Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/09

Jusuf Buxhovi :“Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”



Autori në këtë roman ndalet te roli i faktorit intelektual në këtë proces historik si dhe përpjekjet që kjo lëvizje të zhvillohet në përputhje me aspiratat historike të shqiptarëve.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u promovua , romani I autorit Jusuf Buxhovi “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”, në të cilën trajtohet përpjekja shekullore e shqiptarëve për pavarësi. Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” autor i romanit i Jusuf Buxhovit, i cili merret me kompleksitetin e luftës së gjatë të shqiptarëve për pavarësi, të zhvilluar nga koha e Rilindjes kombëtare e tutje. Fokusimi, megjithatë bie në kohën kur për herë të parë do të shfaqet kërkesa për Republikën e Kosovës, me të cilën fillon një fazë dinamike e shtet ndërtimit, që do të çojë deri te shteti i pavarur i Kosovës. Autori ndalet te roli i faktorit intelektual në këtë proces historik si dhe përpjekjet që kjo lëvizje të zhvillohet në përputhje me aspiratat historike të shqiptarëve.

Krikikët letrar, e çmojë kontributin e shkrimtari duke përfshirë këtu periudha të ndryshme historike të shqiptarëve për pavarësi, por kanë kritika për roman duke vlerësuar se ka mungesë të karakterit në ngjarjet e fundit , sidomos lufta në Kosovë. Ramadan Musliu, duke folur për romanin , tha se romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”e Jusuf Buxhovit është një roman biografik për një personazh konkret i cili vjen duke u zbuluar nga kombet të ndryshme nga rrëfimi biografik, përmes teksteve dokumentare intervista dhe opinione të të tjerëve, dhe për mes rrëfimit autorial. Sipas tij , krijohet ideja dhe profile mbi personazhin andaj mund të themi se ekzistojnë një mungesë e karakterit në ngjarjet e fundit sidomos lufta e fundit e Kosovës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet e tij dhe veçmas me romanin e fundit autori krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Buxhovi një punë të madhe ka bërë edhe me botimin e studimeve-librave të historisë, veçmas për historinë shqiptare në dy shekujt e fundit.

SHBA-të mirëpresin zgjedhjen e presidentes së Kosovës


SHBA-të mirëpresin zgjedhjen e presidentes së Kosovës

Shtëpia e Bardhë e mirëpriti zgjedhjen e Atifete Jahjaga si presidente e Kosovës, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tom Vetor.
Ai tha se e shohin si zhvillim pozitiv marrëveshjen mes partive të koalicionit dhe të partisë më të madhe opozitare në zgjedhjen e zonjës Jahjaga, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo kushtetutshmërinë e zgjedhjes së paraardhësit te saj.
Në deklaratën e Këshillit për Siguri Kombëtare thuhet se SHBA-të do të vazhdojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në promovimin e reformave dhe forcimin e rendit dhe ligjit.
KKSHA uron popullin e Kosovës për zgjedhjen historike të presidentes së parë, zonjës Atifete Jahjaga. KKSHA gjithashtu përshëndet marrëveshjen konsensuale ndërmjet koalicionit qeveritar dhe partisë kryesore opozitare – LDK. KKSHA do të bashkëpunojë shumë për së afërmi me Presidenten Jahjaga dhe Qeverinë e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-ve dhe shqiptarëve kudo që janë.
Zgjedhjen e Presidentes Jahjaga e përshëndetën edhe Federata Panshqiptare VATRA, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shoqata të tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit,Shqipëria dhe Kosova në raportin për të drejtat e njeriut


Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut në 194 vende të botës. Raporti jep një vështrim të përgjithshëm të gjendjes së këtyre të drejtave në secilin vend gjatë vitit 2010.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti përmend zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe thotë se ato u përshkruan nga OSBE dhe ODIHR-i si të tilla që shënuan përparim në krahasim me zgjedhjet e kaluara por pa i realizuar plotësisht angazhimet e OSBE-së. Megjithëse Partia Socialiste votoi për certifikimin e zgjedhjeve si të ligjshme dhe përfundimtare, thuhet në raport, ajo filloi bojkotimin e parlamentit duke kërkuar hetimin e zgjedhjeve.
Lidhur me aspektet e tjera, në raport thuhet se korrupsioni në polici vazhdoi ndërkohë që korrupsioni qeveritar mbeti një problem serioz dhe i pazgjidhur. Edhe trafikimi i personave mbeti problem, thuhet në raport. Kushtetuta, thotë raporti i Departamentit të Shtetit, flet për një gjyqësor të pavarur por trysnia politike, frikësimet, korrupsioni i përhapur dhe mjetet e kufizuara disa herë e kanë penguar gjyqësorin të funksionojë si i pavarur. Për median, raporti përmend se ka patur njoftime që flasin për trysni të qeverisë dhe bizneseve mbi median.
Në pjesën për Kosovën, raporti bën fjalë për probleme që lidhen me ndërhyrje të qeverisë në forcat e sigurisë dhe gjyqësorin, mungesë të procesit të duhur gjyqësor, frikësim të medias nga zyrtarë publikë dhe individë, incidente dhune ndaj pjesëtarëve të komuniteteve fetare dhe dëmtim pronash fetare, përparim të kufizuar në kthimin e të zhvendosurve, dhunë dhe diskriminim kundër grave si dhe trafik të grave dhe vajzave.
Në raport thuhet se ndonëse ligji parashikon ndëshkime për korrupsionin mes zyrtarëve, qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektivitet dhe korrupsioni mbetet një problem serioz, edhe perceptimi i publikut për korrupsionin në qeveri ka qenë i lartë.
Dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit ka ndikuar te korrupsioni në qeveri, thuhet në pjesën për Kosovën të raportit që publikoi sot Departamenti i Shtetit për të drejtat e njeriut në botë.

Presidentja Atifete Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së


Në kuadër të vizitës që presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga po u bën Institucioneve të Repubulikës së Kosovës ajo sot vizitoi sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo u prit fillimisht nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force.
Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, tha se Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.
Presidentja Jahjaga i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të FSK-së gjithë përkrahjen për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit për anëtarësim në NATO.
Ministri Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Sylejman Selimi e njoftuan Presidenten Jahjaga me strukturën dhe zhvillimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen.

Behgjet Pacolli, zv/kryeminsitër i parë i Qeverisë së Kosovës



Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 6 (paragrafi 4,1) dhe nenin 7 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr:
VENDIM
1. Z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
2. Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
3. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Mitrovicë: Dyshohet për helmim në liqenin e Gazivodës


Dyshohet se është helmuar liqeni i Gazivodës në veri të Mitrovicës. Nga ky liqen furnizohen me ujë të pijshëm komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” në Mitrovicë përkitazi me këtë dyshim për helmim.
Burime mediale  bëjnë të ditur se tek qytetarët shqiptar të këtyre komunave është shtuar paniku nga helmimi eventual i këtij uji, ndërsa shumë familje që nga mesnata nuk po e përdorin ujin për pije nga dyshimi se mund të jetë helmuar.
Liqeni i Gazivodës shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit në shtetin fqinjë Serbinë. Ky liqen është më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash.

Një kafe me producentet Susan e Greta



“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”(Nënë Tereza)

Nga Mimoza Dajçi

Në kuadrin e pregatitjve për festën e Mother’s Day, anëtaret e organizatës “Hope & Peace” ndoqën pak ditë më parë sekuencat e plota filmike të dokumentarit artistik “Women, forgotten faces of war” dedikuar femrave të dhunuara e masakruara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë.

DVD-ja e këtij filmi i u dërgua si dhuratë e veçantë kësaj organizate nga producentet e filmit Susan Muska e Greta Olafsdottir, i cili do të shfaqet në mbrëmjen speciale që do të mbahet më 7 Maj. Dokumentari është një eksplorues i qartë i pastrimit ethnik në Kosovë, ku nëpërmjet të mbijetuarave njihemi edhe me abuzimet e masakrave serbe ndaj femrës shqiptare. “Historia e tyre është shumë e dhimbshme. Rrëfimet e tyre janë tepër tronditëse e prekin cilindo person që i shikon për herë të parë –thonë producentet amerikane”. Dikush loton apo nuk ka kurojo ti ndjekë deri në fund këto sekuenca, por mos të harrojmë se ky është realiteti i hidhur i asaj lufte, që na detyron të ndalemi duke kthyer kokën pak mbrapa.

Xhirimet fillojnë në Kampet e Mikpritjes së Refugjatëve në Shqipëri, e vazhdojnë me kthimin e tyre pas lufte në Kosovë. Filmi dokumentar i realizuar me shumë kujdes e profesionalizëm nga producentet Susan e Greta dëshmon fakte e ngjarje tragjike që ka përjetuar popullsia e pambrojtur në Kosovë, veçanerisht vajzat e gratë, të cilat përpos ekzekutimeve në masë që kanë parë të kryhen tek familjarët, burrat e fëmijët e tyre nga kriminelët e Millosheviçit, gjejnë kurajo të flasin mbi abuzimet e masakrat që janë ushtruar padrejtësisht mbi ato. Disa nga të mbijetuarat - protagoniste në këtë dokumentar kanë qenë pjesë e dëshmive në Tribunalin e Hagës. Sot janë nën kujdesin e Organizatave Jo Qeveritare që veprojnë në Kosovë, por që kanë akoma probleme me shëndetin dhe anën social ekonomike.

Megjithëse kanë përjetuar trauma e dhunë të përgjashme, ato karaterizohen nga një guxim e vendosmëri për të përballuar të shkuarën. Dëshmia e tyre në Tribunalin e Hagës thyen çdo tabu, frikë e mentalitet mbytës. Ato me një vullnet të fuqishëm shikojnë përpara të ardhmen edhe për fëmijët e tyre pasi e dinë se e drejta megjiithëse me disfata të mëdha triumfoi. Kosovës i u dha Pavarësia. Populli fitoi lirinë e ëndërruar. E për të gjitha këto, ato u janë mirënjohëse SHBA, Anglisë e të gjithë shteteve demokratike që duan paqen e lirinë në botë.

Si i gjithë populli amerikan duke filluar me Presidentin Bill Clinton e George W. Bush edhe producentet Susan Muska e Greta Olafsdottir fituese të disa Çmimeve, nuk mund të qëndronin indiferente ndaj kësaj ngjarje që tronditi botën. Të dyja së bashku u angazhuan në shumë fluturime për në Kosovë, Shqipëri, SHBA e anasjelltas duke filluar nga viti 1998, 1999, 2000, 2001, ku edhe pas realizimit të këtij dokumentari kanë qenë disa herë atje, e ruajnë raporte të mira me organizatat e grave pas lufte në Kosovë e Shqipëri. Vizita e tyre e fundit në këto vende ishte fundi i vitit 2009.

Nëse do t’i kthehemi punës së tyre krijuese si producente do të shikojmë se për dokumetarin “Women, forgotten faces of war” janë nominuar me Çmimin; “Dokumentari më i Mirë” nga Juria “Astra International Documentary” Festival. Gjithashtu ky dokumentar ka qenë për afro dy vjet pjesë shoqërimi për parandalimn e dhunës e luftës ndaj gruas nëpër botë nga Amnesty International.

Një kafe e një bisedë me producentet amerikane i dha më shumë shanse e perspektivë për të ardhmen Organizatës së Gruas Shqiptaro - Amerikane “Hope & Peace” që tashmë zhvillon veprimtarinë e saj të ngjeshur social - shoqërore në dobi të femrës shqiptare në diasporë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...