Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/19

Shqiptarët në një Udhëkryq të Rrezikshëm


Nga Shirley Cloyes DioGuardi
(-READ THIS ARTICLE IN ENGLISH-CLICK HERE)
Më 21 Janar 2011, shqiptarët në Shqipëri dhe në të gjithë globin janë tronditur kur një protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mori karakter të dhunshëm, duke lënë tre të vdekur dhe tridhjetë-e-nëntë të plagosur. Menjëherë pas publikimit të inçizimit në të cilin Zëvendës Kryeministri Ilir Meta ishte kapur duke u përpjekur për të rregulluar një tender publik për një hidrocentral që i ishte dhënë njërit prej miqëve të tij, Partia Socialiste, e kryesuar nga Edi Rama, kishte filluar të ndërmarrë një fushatë derë më derë duke i nxitur njerëzit që të vërshonin nëpër rrugë në shenjë revolte. Por reagimi i publikut shkoi përtej dy dekadave të përçarjeve të mëdha në mes të kampeve politike më të fuqishme të vendit.
Deri në momentin kur dhuna u shua, ishte më se e qartë se turma prej më shumë se 20,000 njerëzve përfaqësonte një qytetari të mbushur me një zemërim të akumuluar prej shumë kohësh në lidhje me korrupsionin e pa hulumtuar dhe të pa ndëshkuar që ka kapluar elitën politike të vendit, dhe përkeqësimin gjithnjë e më të madh të gjendjes ekomonike në të cilën gjenden shumica e shqipëtarëve. Vitin e kaluar Bashkimi Europian kishte hedhur poshtë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim, nën arsyetimin se vendi duhet t’i jap fund korrupsionit dhe të krijojë një demorkaci të qëndrueshme në të cilën do mbizotërojë ligji. Revolta e 21 Janarit vetëm sa e ka bërë më të paqartë pranimin e Shqipërisë në BE.
Në veçanti, qështja e pazgjidhur rreth shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec në Mars të 2008-tës, mbeti përherë një plagë e rëndë për të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike, ngase qartazi dëshmonte se ligji është i pafuqishëm kur në pyetje janë oligarkët e politikës dhe biznesit. Si rezultat i këtij shpërthinmi në Gërdec, njëzet-e-gjashtë  punëtorë kishin humbur jetën dhe rreth 309 të tjerë ishin plagosur. Aksidenti kishte ndodhur përderisa punëtorët, cdo ditë, me shufra metalike dhe duar-zhveshur po përpiqeshin të hapnin mijëra predha artilerie si pjesë e një programi kombëtar për shkatërrimin e municioneve dhe shitjen e pjesëve të tyre. Më vonë u zbulua se shpërthimet kishin filluar gjersa punëtorët po bartnin pako municioni të vjetër kinez e rus, të grumbulluar qysh prej kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, ripaketimi i të cilit municion po bëhej me qëllim qe t’i shitej ushtrisë e policisë afgane.
Për ta përkeqësuar situatën edhe më tutje, sipas një raporti hulumtues të kryer nga e përditshmja Amerikane The New York Times, paratë e dala nga kjo ndërmarrje po shpërndaheshin për zyrtarë shqiptarë, përfshirë edhe djalin e kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kishte dhëne dorëheqjen, as ai dhe as ndonjë zyrtar tjetër qeveritar nuk ishte akuzuar për sjellje jo-legale. Për më tepër, pas zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 29 Qershor 2009, Mediu u kthye në qeveri si Ministër i Mjedisit, post ky që i jep atij imunitet politik nga ndonjë ndjekje e mundshme penale.
Andaj, edhe pse Partia Socialiste e thirri protesten e 21 Janarit, ajo gjeti momentin kyc në të cilin pesimizmit dhe mungesa e shpreses kishin ngulfatur shqiptarët dhe si rezultat qytetarë të të gjitha bindjeve politike për shkak të korrupsionit gjithëpërfshirës dhe endemik të elites, mungesës së sundimit të ligjit, dhe dështimit të krerëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për të nxjerrur vendin nga varfëria.

Fundi i Komunizmit dhe Korrupsionit në Shqipëri

Njëzet vjet kan kaluar qysh prej rënies së komunizmit dhe Shqipëria ende udhëhiqet nga ish-zyrtarë komunistë. Hyrja e figurave të reja në politikë vështirësohet tejmase nga fakti se sektori i mediave dhe ai i biznesit sponsorohen dhe kontrollohen nga po këta ish-zyrtarë komunistë. Edhe përkunder faktit se më tepër se 30,000 të rinjë Shqipëtarë kanë mbaruar studimet në universitetet perëndimore, shumica prej tyre hezitojnë të kthehen në Shqipëri, e pjesa tjetër zhgënjehen kur e bëjnë një gjë të tillë. Ata të cilët janë përpjekur të bëhen pjesë e elitës politike, të shtyer nga paraja, shpesh shëndrrohen në kopje identike të liderëve të vjetër, qoftë nga partia Demokratike apo ajo Socialiste. Tragjikisht, ata vazhdojnë të kultivojnë modelin e politikës konfliktuale, të zhveshur prej parimeve dhe vlerave, politikë kjo qe ka penguar unitetin kombëtar dhe progresin e vendit qysh prej rënies së diktatures komuniste në vitin 1991.
Trazirat vdekjeprurëse të 21 Janarit demonstrojnë se vendi gjendet në kthetrat e dy partive partive kryesore të zhytur në një rivalitet të hidhur dhe një mentalitet rrethimi i cili shuan cdo thirrje të arsyeshme/racionale dhe shtyp cdo lloj idealizmi të profesionistëve të rinjë të cilët janë pro ndryshimeve. Megjithatë, kësaj radhe duket pak e mundur që elektorati shqiptar t’u përgjigjet thirrjeve të oligarkëve, duke përfshirë Kryeministrin Berisha e poashtu Kryetarin e Partisë Socialiste Rama. Në vend të kësaj, frustrimi në rritje ndaj shpërdorimit të pushtetit nga elita egoiste, pa dyshim, do të nxisë popullatën shqiptare të vërshojnë rrugët përsëri, me shpresën që të mos ketë përshkallëzim të situatës përsëri.
Thirrjet për zgjedhje të parakohshme do ndëgjohen së shpejti, por në qoftëse nuk krijohen kushte të favorshme për liderë të rinjë politikë dhe parti të reja politike që nuk janë infektuar nga njëzet vitet e fundit të politikës përvetësuese dhe bashkëpunimit të fshehur partiak, është e vështirë të paramendohet një zgjidhje përparimtare. Është e domosdoshme që elita e sotme e korruptuar politike të zëvendësohet nga një bllok i ri politik i mbledhur rreth vlerave demokratike dhe i përgatitur të udhëheqë Shqipërine së bashku me pjesën tjetër të Europës drejt një të ardhme të frytshme. Nga ana tjetër, zyrtarët perëndimorë, që tashmë veqse janë nisur drejt Tiranës, duhet të bëjnë më shumë se sa vetëm të përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësuesëve për stabilitet; ata duhet  të mbështesin dëshirën e zjarrtë të popullit shqiptar për demokraci të vërtetë dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Kosova dhe Raporti i Marty-it

Ndërkohë, Kosova, e cila vazhdon të jetë e lënduar nga mungesa e stabilitetit politik qysh nga vjeshta e 2010-tës, së fundi edhe u gjunjëzua kur diplomati Zvicërran Dick Marty paraqiti para Këshillit të Europës një raport 27-faqesh, raport ky i cili akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) se gjoja gjatë luftës në vitin 1999 ka bërë kontrabandimin e organeve të pjestarëve të nacionalitetit serb dhe bashkëpuntorëve të tyre shqipëtarë; për më tepër në raport thuhet se Kryeministri Hashim Thaçi ishte i përfshirë direkt në këto ngjarje—pohime këto që fillimisht ishin bërë në vitin 2008 nga Prokurorja e OKB-ës Carla Del Ponte në librin e saj. Marty gjithashtu bëri edhe përgjithësime gjithëpërfshirëse, duke e quajtur Kosovën një shoqëri të bazuar në fis e cila është e angazhuar në kontrabandimin e drogës dhe në aktivitete tjera të krimit të organizuar. Për më tepër, ai sugjeroi se autoritetet në Shqipëri kanë bashkëpunuar në marrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore dhe se më vonë gjithashtu kanë penguar kryerjen e hetimeve të duhura në lidhje me akuzat e Marty-it.
Dick Marty dëshiron që ne të besojmë se NATO, Misioni i OKB-së në Kosovë, EULEX (Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë), Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Shqipëria, dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Beogradit dhe Moskës kanë bërë një fushatë për më tepër se një dekadë për të fshehur trafikimin me organe njerëzore nga kosovarët, prej Marty-it, Del Ponte-s, dhe presidentit serb Boris Tadic. Fatmirësisht, edhe pse Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 Janar 2011 e miratoi raportin e Marty-it, ajo u bën thirrje autoriteteve vendore e ndërkombëtare të nisin hetime në lidhje me ‘dyshimet…’ e Martyi-t  ‘…për trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të orgaveve njerëzore në Kosovë.’ Në të njëjtën ditë, disa anëtarë të Parlamentit Europian theksuan se Marty ende nuk ka paraqitur ndonjë evidencë në mbështetje të akuzave të tij dhe se EULEX-i tashmë veçse kishte kërkuar një gjë të tillë nga ai.
Akuza mbi ‘korrjen e organeve’ është në veçanti një sulm ‘vdekjeprurës’ për kosovarët dhe të gjithë shqiptarët, kjo për arsye se ‘korrja e organeve’ sjellë kujtime të hidhura nga krimet e luftës të kryera nga Nazistët kundër Hebrenjëve. Megjithatë, ky është thjeshtë zhvillimi i fundit në një fushatë të orkestruar  nga ana e Beogradit dhe mbështetësve të tij në Europë për të diskredituar shqiptarët, kriminalizuar UÇK-ën, dhe krijuar një barazi të rrejshme ndërmjet kriminelëve dhe viktimave të luftërave Ballkanike të viteve 1990-ta, në të cilat rreth 200,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4 milionë u zhvendosën prej shtëpive të tyre nga trupat ushtarake dhe paramilitare serbe.
Serbia e di se përgjegjësia për krimet që ushtria e saj ka kryer ndaj qytetarëve të pamborojtur të Kosovës nuk do të mund të zhduket asnjëherë. Prandaj, ajo është duke përdorur akuzat mbi trafikimin e organeve në mënyrë që ta dobësojë moralisht kauzën e drejtë shqiptare për një Kosovë të pavarur, dhe në këtë mënyre poashtu të ngritë dyshime në mesin e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshmë që i ka bërë përpjekjeve kosovare për ta mposhtur diktatorin serb Slobodan Milosevic dhe përkrahësit e tij. Qëllimi përfundimtar i Serbisë është të krijojë një situatë të favorshme për rihapjen e negociatave rreth statusit të Kosovës, ku si pikësynim do ketë aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Kjo është arsyeja se pse, përderisa Serbia të mos i kërkojë falje Kosovës për gjenocidin e Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e cila u legjitimua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në fund të Korrikut të kaluar, Prishtina duhet të refuzojë me cdo kusht hyrjen në bisedime të reja me Beogradin.

Dick Marty, në raportin e tij, pretendon se kryeministri i Kosovës Thaci është poashtu i përfshirë në trafikimin e heroinës. Edhe pse nuk ekziston as edhe një provë e vetme për të mbështetur këtë akuzë, nga ana tjetër ka shumë prova se liderët politikë shqiptarë kanë pasuruar vetën në kurriz të popullit dhe duke lejuar krimin e organizuar të lulëzojë pamëshirshëm. Pa aspak turp, zyrtarët janë zhytur në tendera për autostrada e projekte të tjera infrastrukturore, ndërsa rreth dy mijë shqiptarë konsiderohen ende të humbur qysh prej luftës së fundit në Kosovë, 45 përqind janë të pa punë, dhe shumë shqiptarë të tjerë jetojnë në varfëri të thellë.
Ekzistojnë, gjithashtu, dëshmi të mjaftueshme se kur në pyetje ishin përpjekjet e Serbisë për të diskredituar shqipëtarët qysh prej mbarimit të luftës, lidershipi politik shqiptarë ka marrë vazhdimisht një rol pasiv, në vend të një roli më proaktiv. Për shembull, ishte e ditur se Dick Marty kishte filluar hetimet e tijë qysh prej verës se 2008-ës, megjithatë nuk pati asnjë përpjekje nga ana e lidershipit shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë që të parashikojnë dhe kundërshtojnë konkluzionet e tija të rreme.

Konkludim

Shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë janë në një udhëkryq të rrezikshëm, dhe tani është koha të vetëdijësohen se faji nuk qëndron vetëm tek Serbia dhe Perëndimi, mirëpo edhe tek liderët politikë shqiptarë, të cilët kanë pasuruar vetën e tyre përtej çdo mase, ku njëkohësisht nuk kanë qeverisur siç duhet dhe kanë dështuar në plotësimin e nevojave të qytetarëve më të varfur në Europë. Nëse lidershipi i tanishëm nuk është i gatshëm t’i vë fund korrupsionit dhe paaftësisë që shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë, atëhere atyre duhet tu kërkohet të japin dorëheqje në mënyrë qe një brez i ri burrash dhe grashë idealistë dhe të aftë profesionalisht të mund të nxjerrin Shqiptarët nga ky kaos ekonomik e politik në të cilin ata veqse kanë jetuar shumë gjatë tashmë.
Shirley Cloyes DioGuardi është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
SHENIM: SHKRIMI NUK PERFAQESON MENDIMIN DHE OPINIONIN E STAFIT TE GAZETES. AI U DERGUA NGA AUTORJA PER BOTIM..., DHE NE MBETEM TE HAPUR NE KETE KERKESE.

SI PO RADIKALIZOHET FEJA NË KOSOVË?


Nga Sami Islami





Me përfundimin e luftës në Kosovë, pra pas vitit 1999, në emër të misioneve ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat e luftës, hyri dreqi dhe i biri. Në këtë kohë u krijuan kushte  të vinin lloj-lloj njerëzish me qëllime të caktuara. Në këtë kontekst, në kuadrin e UNMIK-ut, erdhën edhe predikues dhe ithtarë të islamizmit. Këta njerëz  të paguar, ndoshta,  nga qarqe arabe, apo ku ta dish se  nga kush filluan të investojnë për ndërtimin e xhamiave të reja, që nisën të mbijnë  si kërpudhat pas shiut! Tani filloi të „lulëzoi“ sërish feja islame… Kjo si duket filloi t’u shkonte për shtat klerikëve islamë të huaj por edhe atyre shqiptarë. Se tani në „demokraci“ po hapeshin dyert  ta forconin edhe më shumë islamizmin! Hoxhollarët filluan të gëzoheshin se tani xhamitë po mbusheshin me besimtarë më shumë se kurrë (jo si pra luftës kur kishte raste të shkonte në xhami hoxha me pak  besimtarë dhe atë zakonisht njerëz të moshuar). Tani xhamitë u shtuan në numër, por edhe u „modernizuan“ me altoparlatë! Secila xhami bëri altoparlatët e vetë. Dhe nëse (të themi kushtimisht)  do të aterosh me helikopter (të premten)  në orën 1 pas dite, por pa e ditë se ku po ateroni, sidomos nëse do të ateroni në Prishtinë, nuk  besoj se do të mendoni se keni ateruar në ndonjë qytet të Kosovës! Përshtypjen e parë, sigurisht,  do ta fitoni se keni ateruar diku në Azi ose në Arabi, në Stamboll ose në Mekë , në Pakistan  ose në  Afganistan, a ku ta dish se ku, por në Kosovë jo!  Se, mu në orën 1 pas dite nga të gjitha minaret ia nis ezani! Merre me mend çfarë hallakame bëhet kur në të njejtën kohë lëshohen altoparlantët nga krejt xhamitë! Si për ironi të duket sikur ato bëjnë gara, se cila do t’ia kalojë tjetrës me forcën e zërit!

Kjo gjë bie në sy sidomos në muajin e ramazanit. Ezani nga altoparlantët  dëgjohet katër –pesë herë në ditë; në kohën e  drekës,  iqindisë , akshamit, taravisë…Pra, qyteti  i Prishtinës,  brenda këtij muaji  shkon  hallakamë! Prishtina është qyteti më me shumë xhami dhe, siç thamë, që të gjitha të paisura me altoparlate. Në anën tjetër altoparlantët  ua kanë “lehtësuar” shumë punën hoxhollarëve nga se ata nuk kanë më nevojë të ngjiten vetë maje minares, për ta thirrë ezanin! Cd-të e marra  nga Arabia e bëjnë mirë këtë punë!

Nuk di se a po e vret kush mendjen, se me këtë po i japim një imazh tjetër botës, nga ai që jemi në të vërtetë? Pse vrapojmë aq shumë pas botës islamike, kur atyre as nuk iu intereson fare për ne. Sa shtete islamike e kanë njohur Kosovën si shtet deri sot? Mund të themi se janë vetëm 3-4 sosh dhe ato shtete që janë të lidhura me Amerikën dhe, ndoshta,  për hir të saj edhe na kanë njohur, të tjerat hiç!  Kjo   tregon se sa shtetet islamike e duan Kosovën dhe Shqipërinë njëkohësisht, si shtete me shumicë myslimane.  Në fakt, këto shtete e duan Kosovën vetëm aq sa ta forcojnë fenë e tyre myslimane; sa më shumë të ndërtojnë xhamia, sa më shumë, të ndërtojnë edhe shkolla (kolegje), si kolegji  turk “Mehmet Hakif” në Lipjan etj.…Kam dëgjuar se ata janë duke i paguar shqiptarët për të propaganduar fenë myslimane duke ‘lansuar’ madje edhe  sekte të tjera fetare.  

Pra në „demokracinë“ e re  shqiptare, si duket islami po ecën mirë.  Po u vjen ujë në mulli disa hoxhollarëve dhe ithtarëve të tyre!  Se nga po u vjen po dihet. Bile pas luftës filloi të shfaqet një  frymë e re e islamizmit, e ashtuquajtur  „vehabizëm“. T’i shohësh djem me mjekra, me kokë të rruara,  e me pantollona „tre çerek“ dhe vajza te reja të mbuluara me shamia nëpër rrugët e Prishtinës, por edhe të Tiranës, të  kap neveria. Kujt po i shërbejnë këto rryma fetare? Arabisë, Turqisë, Pakistanit, Afganistanit? Kujt?
Kleri islam ka nisë të bëjë kërkesa  në organet shtetërore të Kosovës, që feja islame të futet edhe në shkolla! Dalin njëri pas tjetrit  hoxhollarë të shitur ose injorantë në televizion  dhe propagandojnë se „duhet patjetër që lënda fetare të futet në shkolla“! Dhe si model marrin shtetet perëndimore. Po hoxhollarët tanë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se, nuk mund të krahasohet Kosova me shtetet perëndimore me asgjë, pra as me fe!  Është e vërtetë se shkolla të tilla fetare,  ku mësohen fetë   e tjera dhe feja islame  ka  në shtetet perëndimore, si në Britani, Francë, Gjermani etj. Shkolla katolike ose protestante në perëndim janë  shumë, por aty-këtu , ku ka edhe pjesëtarë të fesë myslimane ka edhe shkolla të tyre. Këta myslimanë janë kryesisht emigrantë të ardhur nga vendet islamike. Numri i tyre, në krahasim me banorët vendas është simbolik, kësisoji propaganda e shteteve islame, çfarëdo qoftë ajo, nuk do të mund t’i trandë këto shtete.  P.sh. çfarë mund të bënte feja islame në Britani, ku numri i popullsisë vendase  është 65 milion, nga gjithë kjo të besimit mysliman mund të  janë ndoshta,  gjithsej 500-600 mijë në gjithë  Britaninë?
Tek ne situata është krejtësisht ndyshe, prandaj kurrsesi nuk mund të krahasohet lejimi i fesë në perëndim si në Kosovë! Në një komb, të themi 6 milionësh, i  ndarë në tri fe,  që jeton në trojet e veta den baba den, dhe të lejohet që brenda tij  secila fe  të futet edhe në shkolla shtetërore,  çfarë do të ndodhte me çështjen kombëtare atëherë?

   Tash vonë u mbajt një konferencë me krerët e fesë islame në Prishtinë,  ku u debatua për kërkesën  që edhe në shkollat shtetërore në Kosovë të  futet lënda e fesë islame! Zoti Bajgora,  zoti Tërnava e disa të tjerë ishin më të zëshmit. Z. Bajgora përkrahu modelin e  Kroacisë, për futjen e lëndës fetare. Z. Bajgora  duhet ta dijë se kroatët,  edhe nëse  paskan futë lëndën fetare në shkolla, ata pikë   së pari i takojnë kryesisht një feje , pra të gjithë janë katolikë. Dhe futja e fesë në shkolla atyre nuk u prish punë, sespe janë një komb dhe kanë një fe. Kjo vetëm sa do ta ndihmonte edhe më shumë mirëqenjen e kombit kroat.

Në shtetet  shqiptare,  në qoftë se feja radikalizohet, siç po tendenca të bëhet,  do të prishte shumë punë në sferën kombëtare. Deri para luftës së fundit,  besimet në trevat shqiptare kanë bashkëjetuar në harmoni pa asnjë problem. Fatkeqësisht situata tani është krejt ndyshe. Disa sekte islame kanë filluar të dalin haptas edhe kundër kulteve fetare katolike e ortodokse dhe  figurave historike shqiptare, siç është rasti i një peticioni kundër personalitetit të Nënës Terezë etj.

 Po si do të ishte puna nëse feja islame do të lejohej në shkollat e Kosovës,  ku  shqiptarë janë rreth 2 milion e gjysmë , aq sa ka vetëm një lagje e Londrës, dhe kur  përqindja e popullsisë është (sipas disa të dhënave të pa vërtetuara saktë) rreth 70% mysimanë, 20 % katolikë  dhe 10% te tjerë? Në pytjen e gazetarit se çfarë do të ndodhë me fetë e tjera , sidomos me pjesëtarët e fesë katolike në Kosovë, Bajgora, duke u munduar të krijojë një „balancë“ në mes të këtyre besimeve, u përgjigj se „edhe ata do të mund të mësonin  për fenë katolike në shkollat ku ka nxënës të këtij besimi“!
Unë habitem me këta hoxhollarë  shqiptarë, që për një karrierë të tyre, ose për, ndoshta, disa beneficione nga shtetet arabe, apo ku ta dijsh  se nga, interesin fetar e hedhin  mbi atë kombëtar!
Unë mendoj se Ministria e Arsimit e Kosovës duhet të mos e lejojë në asnjë mënyrë futjen e fesë në shkolla shtetërore! As fenë islame, as fenë katolike, e as fenë ortodokse! Asnjë!
A s’po  u mjaftoka hoxhollarëve, si në Kosovë, poashtu edhe në  Shqipëri që fenë ta mbajnë në kolegje të veçanta fetare, sikur që është medrezeja  „Alaudin“ në Prishtinë? Kush të dojë le të shkojë në këto shkolla!  Çfarë mund të ndodhë me fëmijët tanë,  në qoftë se do të lejojej që hoxhollarë, si ai që ishte në Drenicë, të hapin  „mejtepe“ për fëmijë të vegjël, ku do të mësonin arabisht? Kujt i konvenon kjo politikë arimore?


Të nxitur nga kjo „demokraci“ kleri mysliman, poashtu, ka filluar të bëjë  presion në institucionet tona edhe  për lejimin e shamisë në shkolla. Madje, kohë më parë,  u organizua edhe një demonstratë në Prishtinë  nga ekstremistë islamikë, për lejimin e shamisë në shkolla!  Shamia nuk është veçori e veshjes shqiptare! Atëherë kujt po i intereson kjo? Mendoj se  përfitime  kanë, ndoshta,  vetëm  ata që janë të shitur tek shtetet arabe...  Në një deklaratë të myftiut Tërnava se ç’mendon për shaminë tha: „Vajza ime studion në Londër, por ajo mund ta mbajë ose jo shaminë“, duke i bishtnuar pytjes se gazetarit, se s’ishte në pytje për shaminë që e mbajnë sudentet, pra jo as vajza e tij,  por  për fëmijët e shkollave shtetërore   që mësojnë në Kosovë.

DNA – ja… TREGON !


Nga Fritz RADOVANI:


            Dikur përdorej një shprehje: “Të marrin (budallen) mos e pyet se të tregon vetë!”
Posa ndigjohej një emen fisi ose familje të vjetrit dinin me tregue edhe për squtsinë apo ma të përmendunit e në za të tyne...Kjo lidhej me numrin e vogel të popullsisë që kishin qytetet dhe fshatrat tona, mbasi mbiemnat ishin aq të njohtun sa shpesh njeriu nuk kishte nevojë me pyet për një fis se i cilës krahinë ishte po mënjëherë e përcaktonte fisi apo mbiemni i tij, kjoftë edhe i panjohtun. Mirditësit zakonisht njiheshin nga përdorimi i tre emnave bashkë, i përsonit, babës dhe i fisit nga vinte. Atypëraty, përcaktohej edhe idea që kishin njerzit për djelmët e squtë që kishin nxjerrë fiset e asaj krahinë...
            Edhe në zgjedhjet e para të dhjetorit 1945, u ruejt njëfarë tradite në caktimin e disa deputetëve tue ua përshtatë emnat e tyne krahinave ose disa familjeve të njohuna në qytete ku u caktuen si deputet. Ma vonë kandidatët e frontit ishin të njohun kryesisht nga shërbimi që ata i kryenin partisë komuniste dhe sigurimit të shtetit. Prejardhja proletare e varfer ose e ultë erdhi tue u sfokue, mbasi të gjithë ishin në përgjithsi si ka thanë At Gegë Luma, shtresë e “poshter ose e ultë”... Ai e bante këte përcaktim nga dokumenti i parë që ishte lëshue në janarin e vitit 1945, kur ishte arrestue nga forcat e ndjekjes në Berishë, ku ishte shenue edhe shtresa shoqnore e tij “shtresë e lartë”. Ai e pranonte këte “cilësi” se “jam me të vërtetë i naltë, si më ka përcaktue karakterin prokurori që ka lëshue fletën e arrestit tem se ai e ka ditë se për nga pasunia jam ndër ma të vorfnit e Dukagjinit, mbasi po t’ ishte fjala për pasuni, – u thonte komunistëve që kishin hy ndër burgje, – ju do të ua kishin shenue shtresë e naltë se, të gjithë jeni ma të pasun se unë...po, ua kanë shenue “e poshtër ose e ultë” se ju kanë njohtë si të tillë...” Ky mendim mbizotnoi mbi 45 vjet.
            Në vitin 1991 në Shqipni mendohej me u ba zgjedhjet e para mbas ramjes së komunizmit, ku deputeti i cilësdo “parti” duhet të ishte i pastër në “dosjen” që ruhej nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë. Me datën 28 shtator 1991, kur po diskutohej se kush do të ishte në Kryesi të komitetit të Shkodres, besoj u kujtohet “shokëve” të pranishem të “partisë socialiste” fjala eme: “Se ju nuk e keni vendin ma në këte ndertesë as ndër këto tavolina, por ndër ferma dhe ndër rradha tue kërkue punë, ashtusi keni lanë mija vetë mbas dyerve të këtij komiteti për 46 vjet...” Pak kush i përkrahu mendimet e mija... pat edhe nga “ata” që më quejtën “ekstremist”...madje, edhe të përsekutuem nga diktatura!
            Sot mbas 20 vjetësh “pastertia e figurës” asht harrue... Janë harrue edhe emnat e shumë “fiseve” të njohuna që kanë lanë gjurmë të pashlyeshme në sigurimin e shtetit me veprat e tyne kriminale. Janë harrue edhe vrasësit e torturuesit e vazhdueshem të popullit shqiptar, gja të cilën e vërteton edhe vetë Presidenti i Republikës me dekorimet e tija. Nuk do të hyj fare në analizat e krimit të organizuem, korrupsionit të turpshëm të vetë qeveritarëve që drejtojnë shtetin, as në kacafytjet e tyne për karriga e kulltukë të flliqun të Parlamentit Shqiptar, as në qendrimet e tyne ndër ato tribuna, mbasi kjo analizë duhet të bahet nga vetë “ata” që janë pranë atyne ngjarjeve dhe nën dhunën e tyne. Unë vetëm do të përsëris se: “Me çfarë surrati do të dalin para Popullit Shqiptar në fushaten e tyne të turpshme elektorale Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, kur  paturpësisht “heshtin” ndaj dekoratave të tradhëtarëve dhe të kriminelave të Popullit Shqiptar dhe Atdheut, që Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe gjithë tarikati i tyne tiran, vrasës dhe terroristë vazhdojnë me pasë në gjoks dekoratat e krimeve të kryeme tash 65 vjet mbrenda e jashta kufijve të Shtetit Shqiptar?”
            Për tjerat vepra le të flasin vetë Populli në kurrizin e të cilit do të ndertohet godina e “re” e Shtetit Shqiptar, aty ku zhvillohet edhe “dueli” i “dy bajraktarëve” modern...
            Me siguri koha e “hapjes së dosjeve” tashti ka “kalue”...janë kenë disa shprehje që përdoren edhe sot: “Parja shpon detin!”... “jo ma një karton dosjesh...” “hajnit i ka boxh Mbreti” që tash asht zëvendsue me “Presidentin”.Edhe Presidenti i paguen borxhin!
“Njena dorë lanë tjetrën e të dyja lajnë faqet...e zeza të tyne...!” etj...
            Shqipnia asht edhe “pasqyrë” e Kosovës... Fillojnë e ngatrrohen “rejat” në Tiranë e u del tymi në Prishtinë... ministri i arësimit në Kosovë, nuk mundet me durue në zyret e asaj ministri Figuren e Nderueme të Atdhetarit Ibrahim Rrugova, dhe vendosë heqjen e Tij, bashkë me foton e Nanë Terezës. Heqja e Prof. Rrugovës edhe “justifikohet”, se po mos t’ ishte lufta që ka ba Rrugova për Lirinë e Kosovës, ajo do të vazhdonte me kenë edhe sot me etiketën e shovenistëve sllavoserb“një shtet islamik që nuk meriton me kenë jashta kontrollit serb!”, kështu thonte edhe i “mendshmi” Marksi në vitin 1878...
            Po heqja e Nanë Terezës pse bahet? Ajo pra, edhe kokën e ka të “mbulueme” me qarqaf! Sado fanatik dhe injorant me kenë ministri atje, ai këte e di ma mirë se unë!
            Edhe Kosova nuk besoj se ka nëvojë me hapë “dosjet”!!
            Rreth viteve 60 ishe mësues me një mirditas, të ndjerin Zef Preng –Jaku...burrë i moshuem në prag të pensionit, po edhe me cilësi të rralla qytetare. Një ditë e ngacmova për një mirditas jo inteligjent që drejtonte edhe organizatën e PPSh, së shkollës...sigurisht ashtu i duhej partisë sekretari i organizatës komunisti Marka Pjetri...
            Zefi më shpjegoi: “Kur ishte koha me le një djalë në Mirditë, mblidheshin të gjithë bajrakët...dhe caktonin që për sivjet “marrinë” e gjithë Mirditës po ua lamë atyne që lindin në X bajrak...Kështu, kur kam le unë, më pat mbetë mue!”....u qeshem...po, Ai vazhdoi: “Kur ka le Marku, ia lane marrinë bajrakut Markut, se e dinin se ky do të bahet edhe sekretar i partisë komuniste...e nuk i duhen ma shumë mend se kaq... n’ atë parti!”
            Ndoshta në Kosovë vazhdon edhe sot ajo traditë!...
            Ka mundësi që edhe kur ka “le” para tri vjetësh shteti i Kosovës, janë mbledhë...e ia kanë lanë turpin e faqen e zezë të krejt qeverisë...ministrit t’ arësimit!
            Të gjitha këtyne ngjarjeve u ka kalue koha...përveç “bajrakut të kuq” e, pranë tij edhe ai “blu”... Kështu do vetë Europa! As qeveritarët tonë s’ ua prishin “qejfin” atyne! Ata janë kenë e janë prap sot për sa ma shumë “flamurë” në duertë e... mos harroni kurrë kur flisni për këta padron të shtetit “xhepat” e tyne...që po i shkyhen nga ...
            Asht mirë që deputetëve apo ministrave që kerkojnë me zbatue sot ide të tilla si ministri i arësimit të Kosovës, përpara zgjedhjeve me ua ba DNA ...
            Me këte rasë edhe njëfarë Ramzi Hasanit në Ferizaj, asht mirë me ia ba analizat, se përderisa merret me homoseksualin Enver Hoxha...ka nevojë edhe ai për dishka...
            Ajo tregon çfarë “gjakut” trashigojnë qeveritarët tonë sot, përveç gjakut Shqiptarit që nuk e kanë asnjë pikë në farë as në fisin e tyne as në Shqipninë Nanë e as në Kosovë!
            DNA – ja tregon origjinen e vertetë të “gjakut” tyne!

Melbourne, Prill 2011

Pse është e pavërtetë e pavërteta e ardhjes së plehrave


Nga Saimir Lolja




Fillimi i këtij muaji, i cili fillon me ditën e të pavërtetës, solli edhe një grimcë lajmi për ardhjen e plehrave italianë nga porti i Valonës në Mirakë të Elbasanit. Ka njerëz që nuk e besojnë, sepse:
·         Një lajm i tillë nuk është paraqitur në TV-gazetat kryesore dhe ato partiake;
·         Kush njeri do donte të jetonte bashkë me familjen mes plehrave e tymrave të plehrave;
·         Është e pamundur që ministria e mbrotjes së ambjentit shqiptar, e kryesuar nga ministër Gërdeci, të sjellë plehra në Shqipëri;
·         Ndeshja e topit me këmbë ndërmjet skuadrave PD+ e PS+ ndonëse ka ngritur një furi të atillë pluhuri që do t’i mbulonte plehrat, prapëseprapë plehrave do iu kishte dalë era;
·         Është e pamundur që plehrat të vijnë në kohën e hutimit mbarëpopullor parazgjedhor, sepse shteti shqiptar vigjëlon për të mirën e shqiptarëve;
·         Është e pamundur që fyejve PD+ e PS+ t’iu dëgjohet vetëm fërshëllima e sharjeve ndaj kryetarit të partisë tjetër;
·         Është e pamundur që një maskaradë e tillë të bëhet me qëllim që njerëzve t'iu shijojnë më shumë thashethemet kur të thithin tymin e dukshëm e të padukshëm të plehrave;
·         Është e pamundur që shtetarët dhe politikanët nga Elbasani, ashtu si edhe ato nga rrethet e tjera, të pranojnë të marrin plehra për vendin e tyre;
·         Plehrat janë plehra që sillen me qëllim që pas 12 vjetësh të plasë kolera.

Pra, plehrat ngelshin andej nga duan t’i sjellin, sepse përndryshe:

Në emër të partisë, veten helmoni.
Në emër të partisë, mos mendoni por vetëm vegjetoni.
Në emër të partisë, vetëm për partinë vigjëloni e votoni.
Në emër të partisë, skllevër qëndroni se qytetarinë s'e meritoni.

Jo kështu.
            --- -- -

Shumëdimensioni kulturor i veprës së Neço Kristo Mukos


  
image          Neço K. Muko
Nga Fatmir Terziu

Abstrakt
Një nismë nga Saranda, me emrin dhe angazhimin e studiuesit, poetit dhe shkrimtarit Timo Mërkuri dhe një libër monografi nga Janko LL. Pali, (shkruar e sponsorizuar nga i biri, Petraq Pali, autor i disa librave) më angazhuan të rilexoj dhe të përqëndroj vëmendjen time mes krijimtarisë dhe emrit të veprës së Neço K. Mukos (Artist i Merituar). Është pikërisht monografia “Feniksi i Himarës: Neço K. Muko” që të lidh në këtë projekt madhor e tepër domethënës të inisiatorit Mërkuri. Janë disa hyrje në këtë monografi dhe dhjetëra e dhjetëra shkrime të përfshira e të papërfshira në këtë libër, që nisin me paraqitjen e Petraq J. Palit (6 shkurt 2004), me “Disa fjalë për Neço Mukon e këngën e tij, mikun e tij stoik Janko Palin dhe nënën time, Teftën” shkruar nga Eno Koço (Leeds, 7 shkurt 2004) dhe “Pak fjalë për Neçon” nga Janko Ll. Pali, bashkëkohës dhe mik i ngushtë i tij të shkëputura nga fletore 92, viti i shkrimit Prill 1976. Dhe mrekullisht vepra e Janko Ll. Palit na vjen me një vegim të qartë memoriesh dhe vlerash të plota ku diskursi historik mbetet një materie e shëndoshë edhe për diskursin ideologjik. Këtë mes penës së Koços e mësojmë disi më qetë: ‘Ky bagazh i akumuluar ndër vite e bënte J. Palin të ishte i matur në gjykime e vlerësime duke luajtur kështu rolin e një kronisti autentik, të kthjellët e pa pasione. Sigurisht, duke patur parasysh kohën kur i hodhi përfundimisht në letër kujtimet mbi Neçon (1976), në to ekziston edhe një fill përshkues i “prudencës” ideologjike apo i kujdesit “profilaktik” (Lenini, “sulltani matjan”) që “për çdo rast” punimi të ishte “korrekt” e në përputhje me kërkesat e kohës. Nuk ishin të paktë shkrimtarët e periudhës së pasluftës që mbruheshin me këtë lloj vetkontrolli apo vetcensurimi’ (ibid). Por ndërsa autorët e deritashëm nëpërmjet punëve të tyre të mrekullueshme kanë nxjerrë në pah vlerat e autorit të këngëve Neço Kristo Muko, këngët e tij të krijuara e të kënduara, natyrshëm edhe biografinë dhe karakterin e tij, një këndvështrim disi ndryshe rreth tipologjisë së veprës së autorit, anës kulturologjike dhe shkencore mes së cilës ajo si vepër arriti të mbetet e gjallë dhe domethënëse, eventualisht e kërkon këtë ndërrmarje. Në këtë studim unë do të argumentoj pikërisht nga ky kënd. Së pari do të nxjerr në pah tipologjinë e saj dhe së dyti do të forcojë bindjen se tekstura e Mukos ka një filozofi të veçantë të shumëdimensionit dhe shumëdrejtimit kulturor.
 Paraqitje
 Sipas Dr Eno Koços mësohet se “Monografia mbi N. Mukon (1976), ... është punimi më autentik e i vërtetë për ligjëruesin/këngëtar të Bregut. ... kjo është e para monografi e shkruajtur për Neço Mukon, edhe pse të tjerë artikuj e libra u botuan për të pas kësaj, të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga ky punim, të shfytëzuara me lejen apo pa lejen e J. Palit.” Dhe normalisht në një lidhje të tillë historike, pa emrin dhe vyrtualitetin human të Petraq Palit, autorit sponsorizues të momografisë, emrat e shquar të mbetura si një gdhendje e pavdekshme në ar, nuk do të kishin kuptim dhe jetëgjatësinë e fituar nga trashëgimia kulturore-letrare. Është një memorje që vjen nën një retushim fantastik të kujtesës së grumbulluar të Janko Palit dhe meritave të shkëlqyera të të birit krijues e dashamirës. Dr Eno Koço, shkruan “Janko Pali në kujtimet mbi Neçon nuk bazohej thjesht mbi kujtesën e tij, mbi ngjarje që kishin ndodhur kaq kohë më parë të cilat me kalimin e kohës edhe mund të zbeheshin apo të humbnin vërtetësinë. Të qënit e një njeriu me kulturë të vyer, J. Pali jo vetëm konsultohej me materiale të shkruara të Neços, të cilat ai kishte privilegjin t’i posedonte, por bazohej edhe në shënimet/ditar e tij që kishte mbajtur me dekada të tëra.” (Koço, 2004:5-11). Duke parë këtë arritje të ngulur tashmë për brezat dhe rrjedhën e saj paksa të njohur, gjejmë edhe emrin e Andrea Varfit, që në faqet e Nëntorit të vitit 1982 do të citonte emrin dhe veprën e të madhit Muko. Andrea Varfi i lindur në Qeparo të Vlorës më 21 shkurt 1914, njëri ndër shkrimtarët përparimtarë të viteve ‘30 dhe ndër nismëtarët për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, vepra letrare e të cilit është përmbledhur në dy vëllime, nuk duket se ka një informacion të veçantë, por sipas shkrimit, e gjithë rrjedha në heshtje të shpie tek arkiva e Janko Palit. Kjo citohet disi edhe në disa shkrime të tjera, por si një dritë sqarohet nga analiza dhe kujtesa e Koços: “Ndërkaq, shprehu me pak sa zemërim faktin që shkrimin e tij për jetën e Neços ia kishte dhënë të nipit të këtij të fundit, Kiços, që jetonte në Tiranë dhe që kish dy muaj që kish vdekur, dhe që ai shkrim u botua në “Nëntori” nga Andra Varfi ku emri i Janko Palit nuk përmendej si autor” (2004: 7).
Kjo paraqitje dhe angazhimi i ndjeshëm i disa krijuesve të shfaqin interes për veprën e Mukos, na lehtëson idenë se vepra e tij ka tipologjinë e saj, ka veçori të tilla që duhet sqaruar nën dritën e teorive më të anvancuara të kohës sonë. Një nga këto teori është edhe teoria e Rothberg në lidhje me funksionin shumëdimensional të një krijimi me vlera kulturologjike. Rothberg tek teoria e tij e shumëdrejtimit kulturor na afron këndin e duhur t’i drejtohemi edhe veprës së Mukos nën një prizëm të gjerë dhe me mjaft kënde reflektimi (Rothberg, 2009: 25-34). Sipas Rothberg ‘memorja shumëdrejtimore’ na mundëson të shohim filozofinë e komunikimit të mesazhit me një sy më të hapur e më pak të kundërshtueshëm në funksion të historisë dhe rruajtjes së vlerave (ibid). Duke parë këngën e kënduar nga Koço Cakali, me piano e dy violina, mes tekstit të Neço Mukos, të shkruar në Paris në vitin 1923, vetë titulli “Shqipëria” komunikon nën këtë kënd. Më pas pasohet me funskionin vargor që na shpie tek multidimensioni i kujtesës që pasohet nga disku i gramofonit numër 44001. Kjo këngë e nxjerrë në dritë për publikun nga orrigjinali i të atit, mes dëshirës së zjarrtë të Petraq Palit, na krijon një ide më të qartë kur lexojmë pjesën e parë të saj: “Vend i bukur vend i lumtur/Plot kujtim e plot magji/Shqipëria/Je hyjnore qiellore/Paradis i dytë je TI”. Në këtë shumëdimension dhe shumë drejtim kulturor të memorjes kemi në ndihmë kombinacionin emër dhe mbiemër, duke na lartësuar vlerën e Shqipërisë, ‘vend i bukur’ dhe ‘vend i lumtur’, por kemi edhe plotësuesen ‘plot kujtim’ dhe ‘plot magji’ që forcojnë vargjet më poshtë ‘je hyjnore’ dhe ‘Paradis e dytë je Ti’. Le të ndalemi me radhë. Së pari tek e fundit me fjalët ‘paradis’ (parajsë) dhe përemrin me gërma të mëdha ‘Ti’ (Shqipëria-Atdheu). Studiuesja Katerina Clark tek libri i saj studimor “Novela sovjetike: Historia dhe rituali’ na sjell në vëmendje se përdorimi i fjalës së goditur hyjnore ‘parajsë’ në tërë krijimtarinë fikshën ka një lidhje të gjerë shumëdimensionale dhe me karakter shumëdrejtues të funksionit të saj. Së pari na fron një sfond tipologjik shqiptar të lidhur me një periudhë disi akorduese të vlerëpraqitjes nga jashtë, duke u ndikuar nga emigrimi dhe së dyti nga vetë natyra që fjala lidhet me përshkrimin shpirtëror të dashurisë së lidhur me hyjnoren dhe të bukurën e patjetërsueshme. A nuk lidhet kjo me tekstin e “Vajza e valëve”? Pikërisht aty ku tipologjia e kësaj perle paraqet qashtër: ‘Vajzë e valëve, zemra më stë mban/Dhe mbi gur nd’anë të detit qan, e zeza qan’. Kjo ka tipologjinë e saj, mallin, dëshirën, dashurinë, prestigjin, respektin, hyjnoren dhe tërë dimensionin e saj të qartë e të gjerë. Një ngjashmëri e tillë gjendet tek kapja e Spiro Gjikondit (New York, tetor, 2004) “Ne 80-të vitet e fundit, sidomos gjatë periudhes 14 vjeçare pas rënies së komunizmit në Shqipëri që u shoqërua me një ikje masive të shqiptarëve në rrugët e kurbetit, shumë poetë e artistë i janë kthyer këngës popullore himariote dhe motivit tragjik të “Vajzës së Valëve”… Gjatë po këtyre viteve, pra në 80 vjetëshin e fundit, nuk do të ketë mbetur njeri në Shqipëri, i ri a i moshuar, që të mos ketë kënduar apo, të paktën, të mos e ketë dëgjuar këngën e njohur qytetare “Korçarja e bukur” me vargjet e saj brilante; “ O moj Korçare sa e bukur je/ me ato naze porsi nuse e re…”.
Duhet theksuar në këtë pikë se thesari që na ka prurë në sëndukun e tij të artë i paharruari, Janko Ll. Pali, si dhe puna e madhe dhe e lavdërueshme e Petraq Palit, të birit të “Mësuesit të Merituar”, është përqafuar edhe nga studiuesi Timo Mërkuri që në temat e tij lidhur me këtë autor synon të shpërngulë shumëdimensionalitetin e tij kulturor në një organizëm më të institucionalizuar kulturor. Duke parë krijimin në vargje të Neços, “Leleja dhe Bambumi” me gjithë dimensionin e duhur shohim atë transparencë të duhur e të nevojshme që siglohet me një kriter mnemonik për të bërë retrostrukturën asimetrike të ‘realitetit’ duke organizuar faktet dhe gjeografinë e gjerë, duke udhëtuar në Paris e Londër e duke e lidhur pikërisht me atë nyje ku ‘ha njeriu me Xhaz-Bandë’ pra me një nivel të lartë, që sipas autorit “s’paguajnë kaq, ç’më thua!/Po këtu e thonë Sarandë”. Ky dimension që i mbetet kohërave ka një aspekt tepër domethënës, të kapshëm në çdo kohë, në çdo hapësirë e në çdo vend. Është Saranda në vëzhgimin e tij, është gjeografia e dy qyteteve me zë në fushën e kulturës dhe normal siç shihet e gjitha shumë lehtë mund të transmetohet edhe sot. Përpos kësaj, ne ndjehemi mirë në këtë ndërmarje studimore, në këtë pikë me një efekt shumëdimensional.
 1.1 Shumëdimensioni kulturor (memoristik)
 Shumëdimensioni memoristik dhe udhëtues i Neços, mbetet një tipar tjetër që vjen tek “Nga Lindja në Perëndim” (Himarë, Janar 1924, përkthyer dhe adaptuar më 1979 nga Janko Pali; ndodhet në faqet 104-105 të monografisë së Petraq Palit). Të sqarojmë pak termin memoristik që në gjuhën shqipe duket paksa larg. Është një term filozofik që përdoret në studimet me tematikë kulturore historike po edhe në atë me aspekte të fushës sociologjike. Ka kuptimin e ritransmetimit të fakteve kulturore dhe krijuese si një riprezantim nëpërmjet prozës dhe peozisë në funksion të kulturës dhe identitetit. Në këtë rast është “Nga Lindja në Perëndim” që funskionon si një e tillë, duke na dhënë mrekullisht një prurje të mrekullueshme të identitetit shqiptar edhe në fushën e tradicionales së lidhur me ‘kursimet’; përditësinë e jetikes dhe lidhjen me jetëdukurinë aspektative të njeriut në lëvizje. Dhe kjo lëvizje e afron këtë krijim të Neços me një aspekt më filozofik që u quajt "Lëvizja” dhe që ishte një term i përdorur nga JD Scott, redaktor letrar i “Spectator”, në vitin 1954 për të përshkruar krijimtarinë e një grupi të shkrimtarëve duke përfshirë Kingsley Amis, Philip Larkin, Donald Davie, DJ Enright, John Wine, Jennings Elizabeth, Gunn Thom, dhe Robert Conquest. Lëvizja kishte në thelb dhe në karakter, studimin dhe përfshirjen e poetëve në Skoci dhe Uells që nuk ishin studiuar dhe përfshirë në përgjithësi. Kjo lëvizje synonte me këtë lëvizje të zbulonte pikërisht prurjet e mrekullueshme të identitetit dhe kulturës në krijimtari dhe mes saj në lëminë e memorjes. Më tej duke parë krijimtarinë e autorit në aspektin e kohës, pikërisht në vitin 1924, ne forcojmë bindjen se autori i këtyre vargjeve, poezive dhe këngëve ka më shumë se një argument në fiksimin e shumëdimensionit kulturor memoristik.
Studiuesi shqiptar Jorgo Bulo rreth kësaj teme me përafërsi në vitin 1983 duke shkruar parathënien për “Studime dhe kritikë letrare: nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi” i rferohet traditave shkencore në fushën studimeve të letërsisë artistike duke theksuar se ‘krenaria e ligjshme për traditat historike dhe për vlerat kombëtare të kulturës’ është shprehëse e ndërgjegjes artistike dhe shkencore të kombit tonë (Bulo, 1983: 4-5). Në të njëjtën linjë e sheh edhe kritiku Anton Berisha tek “Mendimi kritik i rilindësve mbi letërsinë gojore’ duke vënë theksin tek trashëgimia si një vlerë e rrëndësishme në memoristikën kulturore (Berisha, 1983: 8). Ndërsa akademiku Rexhep Qosja e fuqizon këtë term duke e lidhur me ‘kultin e ardhmërisë’ (Qosja, 1983: 159).

Dhijamata libri që i solli ‘diell’ shkrimtares shqiptare


Kur lexon Shpresa Vreton



Nga Fatmir Terziu
Ndoshta rastësisht emrin e shkrimtares dhe skenaristes shqiptare Shpresa Vreto e gjejmë të lidhur me emrin e shkrimtares amerikane, të lindur nga prindër me origjinë nga Polonia, Anne Pellowski. Kjo e fundit në librin e saj Tërheqja e tregimeve nga bota dhe bërjen shembull mes tregimeve Europiane për shaminë (Drawing stories from around the world and a sampling of European handkerchief stories) i jep një vend të rrëndësishëm falenderimi shkrimtares shqiptare, duke e cilësuar si të rrëndësishëm një bashkëpunim të saj me të në fushën e letrave dhe të kulturave. Anne Pellowski ka udhëtuar në botë, duke mbledhur tregimet nga vende të ndryshme si Indonezia, Korea, Rumania, Gjermania, Suedia dhe Japonia. Dhe në lidhjet e treguara nga shkrimtarja shqiptare Vreto, ajo vetëm sa bën lidhjet kulturore mes vendeve, ku Shqipërinë e cilëson si një kulturë të veçantë.
Por, jo rastësisht e gjejmë emrin e shkrimtares Shpresa Vreto në mesin e letrave shqipe të përkthyera në gjuhë të huaj. Në gjuhën e huaj e gjejmë emrin e kësaj shkrimtareje që në vitin 1979, kur libri i saj “Ditë me diell” i botuar në vitin 1976 nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” u përkthye në gjuhën greke me titullin DhijamataDhijamata në fakt më tej nga kritika vendase dhe e huaj u cilësua si libri që i solli ‘diell’ jo vetëm letërsisë për fëmijë mes dy kulturave, por edhe vetë shkrimtares shqiptare. Kështu emri i saj hyri ndjeshëm dhe rrjedhshëm në mesin e emrave të tjerë, madje u vu në rrjeshtin e madhe të krijuesve në shumë zhanre.
Shpresa Vreto autore e skenareve të filmit artistik, filmit të vizatuar si dhe autore e librave, është një nga emrat që meriton një vend të rrëndësishëm në letrat dhe kulturën shqiptare. Shpresa Vreto që iu përkushtua krijimtarisë letrare dhe artistike që herët, veprimtarinë e saj si skenariste e ka filluar në zhanrin e filmit vizatimor. Kështu dihet që ajo ndër të tjera, më 1978, ka pregatitur skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Më 1981, së bashku me Xhanfise Kekon bëjnë skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”, ndërsa më 1986 në filmin “Fillim i vështirë” na paraqitet si pregatitëse e vetme e skenarit të këtij filmi, për të vazhduar më tej në vitin 1990 me bashkëpunim, po ashtu si autore skenaresh me Petrit Rukën në filmin “Një djalë edhe një vajzë”.
Por s’duhet harruar se Shpresa Vreto është autore edhe e librave. Të njohura janë librat me titujt “Shokë shkolle” (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1978) dhe “Vit i paharruar” (Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 1983).
Diku për rrjeshtin e konsiderueshëm e të respektuar të autorëve me të cilët krenohet letërsia shqiptare thuhet fjalët më të goditura. Dhe këtu është një hartë e tërë vlerësimesh dhe vështrimesh me respektin edhe për Vreton. Miranda Haxhia tek shkrimi i saj në gazetën “Metropol” shprehet” “Duke u nisur nga kjo hartë vështrimesh në përgjithësi, dhe duke respektuar përvojën tonë të deritanishme në fushën e letërsisë për fëmijë, nuk mund të mos theksoj e rivlerësoj punën e madhe, vlerën e madhe që i kanë sjellë letërsisë së të vegjëlve emra të tillë si Mitrush Kuteli, Gaqo Bushaka, Bedri Dedja, Tahsim Gjokutaj, Shpresa Vreto, Xhavit Beqaraj, Ferit Lamaj, Nexhmije Muça, Viktor Canosinaj etj. etj.”
Shpresa Vreto njihet nga novela “Kështu është bukur” “Naim Frashëri”, 1978 me 104 faqe. Protagonistja kryesore e kësaj novele është Yllka e vogël. Nga përkëdheljet e prindërve, Yllka është bërë tekanjoze. Prindërit vendosin që Yllka, e cila deri atëherë ka qëndruar vazhdimisht me gjyshen në shtëpi, të shkojë patjetër në kopsht. Novela ka fituar çmim të dytë në konkursin e letërsisë për fëmijë të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në vitin 1977.
Kjo autore njihet edhe nga pjesa teatrale për pionierë “Shokë shkolle” “Naim Frashëri”, 1978. Përmbajtja e saj është në dy pjesë me “Kënga ime” dhe me pjesën tjetër “E vërteta”. Subjektet e këtyre pjesëve teatrale autorja i merr nga jeta e fëmijëve të asaj kohe. Në pjesën e parë teatrale, “Kënga ime”, tregohet për një vajzë, e cila këndon bukur. Asaj nuk i pëlqen puna e marangozit, sepse mendon që puna fizike do ta pengojë për t’u bërë këngëtare. Por këtë mendim të gabuar ia heq kolektivi dhe familja. Ajo bindet se puna, jo vetëm që nuk e pengon, por e frymëzon për t’u bërë një këngëtare e njohur. Në pjesën e dytë, “Krahu i thyer”, Agimin e vret ndërgjegjja për një gabim që ka bërë në kabinetin e biolohjisë dhe, pas një lufte shpirtërore, ai i trgon të vërtetën mësueses. Në “Shqetësimet e shoqes sonë” kemi një grup nxënësish të një klase të 7-të cilët bëjnë një aksion për të rregulluar fushën sportive. Meqenëse punën e mbarojnë shpejt, ata shkojnë në kinema duke bërë një gabim: të nesërmen sohet në mbrëmje për detyrat. E merr vesh gjyshi i saj. Kurse ditët e para të pushimeve verore të pionierëve. Ngjarjet zhvillohen në një fshat.
Libri i saj “Ditë me diell” i botuar në vitin 1976 nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ka një tematikë të larmishme...

NË SHQIPNI… ÇKA ASHT MA E VËSHTIRË


Nga Fritz RADOVANI:

  SHQIPNI…  ÇKA  ASHT  MA  E  VËSHTIRË:

ME KENË  KATOLIK  APO  SHQIPTAR  I  VERTETË ?

            Një pyetje për Shqiptarë në pragun e Festës së Madhe të Pashkëve!
            Shumë ngjarje të ndodhuna në periudhen e pushtimit komunist në Shqipni kanë marrë ngjyrën e barceletave, kur në të vertetë ato kanë ngja, e mjaft prej tyne edhe i kemi jetue.
            Një mik në Tiranë, Bedri S..., aty nga vitet ‘80 po më tregonte një ngjarje, për të cilen do të ketë edhe nga ata që ndoshta do të dyshojnë se si ka muejtë me ngja në kryeqytetin tonë një gja e tillë. Ishte lirue nga burgu mbas 15 vjetësh Nika, malësor nga Malet e Veriut. Nuk kishte ma asnjë njeri të familjes në fshatin e vet, ishin arratisë pothuej të gjithë. Një kushri në periferi të Tiranës, i martuem me një grue muslimane, e pranon me e strehue në shtëpinë e vet. Grueja e kushrinit pothuej nuk e njihte fare besimin, as të vetin, as të burrit të vet, se ishte e re dhe e rritun si të gjithë shqiptarët krejt afetarë; flas kryesisht për ata që u rriten mbas vitit 1967... Ajo kishte një shef kuadri të njohun në një ndërmarrje ndërtimi dhe bisedon me të, me mujtë dhe me i sigurue Nikës një punë në ndertim sa me nxjerrë bukën e gojës. Një ditë, bashkë me Nikën, shkojnë në ndërmarrjen e tij dhe Nika njihet me të, sigurisht edhe hapet biseda për me mujtë me xanë vend në atë ndermarrje. Shefi e pyet Nikën rreth biografisë së tij, tue u mundue me errësue problemet politike në maksimum... Nika për çdo gja përgjigjet kjartë dhe pa shtremnue asnjë fakt. Ai vazhdimisht e thrriste “Nik”, tue i dhanë theksin ortodoks për me i dhanë me kuptue se jam tue të kuptue, si besimtar nga ortodoksët e Jugut..Mbasi shefi pothuej i asht ba e kjartë biografia e “Nik-ut”, e pyet: “Më fal, po cilit besim i përket ti, Nik”? Nika, pa farë të keqjet i thotë: “Unë jam katolik!”...Shefi ban aaaaa, sa keq!...
            “Që ke qenë në burg e dija, se ishe i dënuar politik edhe këte e dija nga kunata jote, se ishe nga Shkodra apo rrethet e saj, e dija, se kishe familjen e arratisur e dija, dhe se në vitët 1946 të kanë pushkatuar xhaxhajn e dija, se nuk kanë hyrë në kooperativë po kanë tradhëtuar Atdheun edhe këte e dija, se flet ashtu nga qendrimi me femijët e bajraktarëve dhe priftërijtë e Shkodres atje ku ishe...po, dhe emrin “Nik” mund ta kujtonin nga ata fshatrat e  humbura të Korçës, po, po ti qenke edhe katolik o dërzi, jo, jo, më vjen keq, se sikur të marr unë ty në pune dhe të informohet partia se kam sjellur në kolektiv një katolik...gjëja më lehtë për mua do t’ishte të vija të shtyja karrocën me juve...e, shumë shpejt do më çonin edhe atje ku ishe ti deri tani...Këte, besoj, nuk e do as ti?!”...
            E kështu si Nikës u ka ngja shumë vetëve...që ndokush e kujton për me ba humor...
            Në librin e “Relacioneve të klerit...”, me datën 27 mars 1638, plot katër vjet mbas ardhjes së Misionarëve Françeskan (1634), fra Kerubini, misionarë shkruen: “Ata që bahen muslimanë janë shumë ma të këqijë se ata që lindin myslimanë....” Kjo asht një e vërtetë që koha e ka provue që në ditët e para të vitit 1944...Kultivimi i urrejtjes fetare dhe i përçamjes kombëtare filloi nga shovenistët sllavokomunistë që në vitin 1941 me formimin e partisë komuniste shqiptare, tue gjetë edhe drejtuesin e saj anadollak me gjak e vese “turkoshaku”, Enver Hoxhen, bashkë me pasuesin e vet Ramiz Alinë. Kjo parti, ashtu si u themelue nga komunistët jugosllavë, ashtu i ka shërbye bashkë me trashigimtarë tash 70 vjet të gjitha interesave antikombëtare të Shqiptarëve. Të gjithë ata felëshues nga besimtarët shqiptarë që u vune në shërbim të Titos dhe Stalinit, me masken “komuniste”, çka ishin të vendosun me shpartallue Shqipninë dhe Trojet Shqiptare, e kanë tregue veten si tradhëtarë të shitun porsa erdhën në pushtet, tue fillue nga drejtuesit e partisë, nga të gjithë komandantët e brigadave sulmuese, pra nga Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Shevqet Peçi, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, e deri tek shërbëtorët e tyne “katolikë” Tuk Jakova, Gjin Marku me shokë, të cilëve dy ortakët e çiflikut, Enver Hoxha e Ramiz Alia, ua kanë tregue “rrugën e shegertit”, ashtu si i kanë ba shërbimin e tyne antifetar e antiatdhetar! Të gjitha veprimet e tyne, që në fillim, me vrasjen e Qemal Stafës, Vasil Shantos e deri në një nga tradhëtitë ma të njohuna në Mukje, në Masakren e Kelmendit, në Masakren e Tivarit, dhe në luftën civile në të gjitha krahinat tona shqiptare, andej e këndej kufinit, janë fëtyra e vërtetë e “komunistit” shqiptar në të gjitha kohët deri në ditët tona. U vranë në Jug drejtues të “Ballit Kombëtar”, që nga Lepenicejt e Vlonës, u pushkatuen atdhetarët e Gjirokastres dhe të Sheperit, u zhdukën antikomunistët e Korçës e Permetit, u quajtën “shovenistë” himariotët e sarandiotët antigrekë, u vra Alush Lushanaku e Hamit Matjani se rrokën armët me djelmët e Markagjonit të Mirditës, nuk pranoi kompromis as Muharrem Bajraktari as Maliq Bajrami, as Hasan Isufi e as Llesh Marashi me sigurimin komunist, nuk dorëzoi armët as Dedë Coku...as Jup Kazazi me Dedë Jakupët...e u zhduken si Atdhetarë!
            Po Prekë Cali, me 118 Burra të Kelmendit, çka u bani komunistëve shqiptarë, që si burrat ia tha ndër sy kriminelit Mehmet Shehu: “Faji asht i juej, që u bashkuet me anmikun tonë shekullor, serbin”. Pra, ishin komunistët që vranë, i tretën trupat e tyne ndër prroje, dogjën kullat e kësollat, ua plaçkitën gjanë e gjallë, u vranë trashigimtarët pa lëshue shtat, tue i akuzue antikomunistë, vetem se ishin Atdhetarë dhe katolikë...antishovenistsllavë e antishkja!
            Kjo politikë komuniste u vazhdue për 46 vjet pa ndërpremje. Jo vetem asht luftue vetë elementi katolik, po u vranë edhe ata që guxuen me shprehë një paknaqësi për ata që po ngjanin nga fanatikët anadollakë, të mëshehun nën teserat e PPSh... nën drejtimin dhe zbatimin e politikës së saj me termin e mnershëm marksist-leninist “lufta e kllasave”.
            Me 18 korrik 1946 u pushkatue misionari Don Alfons Tracki. Ja relacioni që iu dergue “turkoshakut” E. Hoxha: “...Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë. Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.” (Dosja 1885 Arkivi Mmbrendshme. Tiranë)
            Enver Hoxha, shkruan: “...mëqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri, ishin pëngesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”(Enver Hoxha: Selected Works, Vellimi i I-rë, fq.438, Tiranë 1974.)
Mbas dy javësh që ngordhi E. Hoxha, trashigimtari i tij në të gjitha poshtersitë, Ramiz Alia, deklaroi në komitetin e partisë komuniste të Shkodres: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do punojnë për të prishur unitetin tonë. Ata në këte kohe, si gjithënjë, do kërkojnë për të gjetur mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqia ndaj Partisë... Prandaj të jemi shumë vigjilentë, sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni, por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).

Zotni Ajet Shahu shkruen:Shteti komunist në përputhje me kushtët konkrete përpunoi platforma politike e zbatoi metoda e mjete antikatolike tepër të sofistikuara.”
Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Partia komuniste shqiptare, me veglen tradhëtare të veten, sigurimin e shtetit, tue zbatue politikën e vet fanatike, terroriste e përçarëse në këta vite robnije të Popullit Shqiptar, i kanë sherbye një objektivi dhe punojnë prap edhe sot për atë qellim pa pushue: “Zhdukjen e intelektualëve dhe Atdhetarëve që kanë punue për zgjimin e pavarësisë së mendimit njerëzor, shoqnor e politik, që janë parime bazë të të drejtave të njeriut në shoqninë demokratike dhe aspirata  të Atyne Sshqiptarëve, që luftuen e punuen për to që në vitin 1912.” Nuk hyna në komente të citateve po në fund besoj ua bana të kjartë se cili ka kenë qellimi i vërtetë i të gjithë atyne që në një formë apo një tjetër luftuen për zhdukjen e elementit katolik.
            Mbas vitit 1991 Populli Shqiptar ka përkrahë të gjitha reformat, programet dhe mundësitë për realizimin e demokracisë në Shqipni. Hapat e para drejt rrugës demokratike janë ata që u ka parapri Don Simon Jubani dhe klerikët tjerë të besimeve të tjera të Popullit tonë. Liria e Fesë erdhi e imponueme nga forca e Popullit Shqiptar dhe aspak me dashje të komunistëve që ishin në pushtet. Asnjë grupim politik nuk kishte dalë në skenë kur me 11 Nandor 1990, ora 11.00 u tha Mesha e Parë, mbas vitit 1967 në Vorrezat e Rrëmajit të qytetit të Shkodres.
Po klasat politike cilat ishin...!? – Asnjë! Terrori dhe vrasjet e komunistëve kishin zhdukë çdo shpresë për ringjallje, jo ma me mendue kush për organizim...Kishte në 1991 nga ata që mendonin për një “parti demokristjane”...po Ramiz Alia vuni barrikadë kundër çdo mendimi politik jo në përputhje me komunistët “ministrinë e drejtësisë”, derisa i erdh fundi i gënjeshtrave të tija dhe shperndau komunistët e besueshëm në filjalet e PPSh, tue u mbështetë fort në spijunët “veteranë” të sigurimit të shtetit. Pamundsia me shpetue asnjë nga “nenet” vrasëse të “Kushtetutës RPSShqipnisë” dhe të Kodit Penal, solli ate që nuk priste as PPSh, as Ministria e Mbrendshme, as Kuvendi Popullor, ku shpresat nuk ishin të vogla, mbasi porsa Ramiz Alia e pa se i doli “tymi” në Komitetin qendror të PPSH, i dha të shtyme Haxhi Lleshit, e u vetshpall President i Shqipnisë. Tashma nuk kishte punë vetëm me një qendër reaksioni, që ishte Shkodra, po kishte punë me Kavajen, Vlonën e gjithë Shqipninë, që ishte çue në kambë e kërkonte pa u frikue nga askush ma: “Liri Demokraci...E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Deri në vitin 1993 Populli i besoi Sali Berishës, tue mendue se ruente karakterin e një Malësori Shqiptar, i ardhun nga Trojet e Bajram Currit. Kur nga anëtarët e kryesisë së PD filluen me deklarue: “Se e kemi për nder që kemi pasë baballarët komunista!”, aty asht kenë fundi i mashtrimit të Popullit, i cili edhe humbi drejtimin, po edhe optimizmin. Klasa e vuejtun, deri atëherë përkrahëse e PD-së, u çorientue, tue u coptue nga Pjeter Arbnori edhe vetë “Shoqata e të Përndjekunve Politikë Shqiptarë” në “antikomunistë” e ...ku, në drejtim të saj erdhën ishspijunët e burgjeve, që u banë ma të neveritshëm se oficerat e sigurimit, që aso kohe kishin hjekë edhe etiketat me emnat e vet nga dyert e apartamenteve. Partia, se cila “parti” kuptohet, nuk i braktisi ish agjentët e saj. U fol për shumë objektiva, po aktuale pat mbetë “vendosja e tyne” me kostumin demokrat të pardysyve uniforme...në zyrat shtetnore nga Bashkitë e deri në Prefektura...kishte “ndonjë” që arriti të drejtonte edhe PD si në Shkoder...
Nuk ndihej fare era e fanatizmit në asnjë qytet të Shqipnisë. Asht e vertetë që Ata Klerikë që kishin mbetë nga burgjet e diktaturës, kanë kenë model i Atdhetarizmit, tue ba një punë të palodhun për vllaznimin e dashninë në gjiun e Popullit Shqiptar, që asht kenë një model në krejt popujt e Europës dhe Azisë, pa zanë me gojë fare Ballkanin.
Loja tradhëtare e vitit 1997 nxori në shesh “fëtyren” e vërtetë të komunistëve shqiptarë të konvertuem në demokratë, që tradhëtuen Popullin dhe sakrificat e Tij të bame në 46 vjet diktaturë komuniste. Jo vetëm zbuluen surratin e vet, por edhe të trashigimtarëve të tyne, që morën stafeten e të gjitha poshtërsive të baballarëve tue fillue nga krimi i organizuem, vrasjet pa gjyqe mbas kaçubash, korrupsionin, trafiqet, vjedhjet e firmave piramidale, grabitje e plaçkitje pronash me dokumenta fallse, organizimin e mëshehtë të partisë komuniste dhe sigurimit të shtetit me veteranët dhe elementin e ri, tue mjellë frikë, ankth, terror, por edhe tue luftue çdo shfaqje Atdhetarizmi me parullën e njohun nga vetë rrethi i korruptuem i drejtuesve të Shtetit, nga Kuvendi Popullor, Qeveria e deri tek Presidenti i Republikës:
Çkado që kemi bërë ose mund të bëjmë, na kemi të drejtë ta  bëjmë  prap!”.
            Po luftë fetare antikatolike a ka sot në Shqipni? Dikush thotë jo! Në fakt kleri sot asht, si thotë një fjalë e vjeter: “Në kater rrota...”. Gjokset u shndrisin nga “dekoratat” dhe janë frye si gjela detit nga “pasaportat” shqiptare, malazeze, serbe, italiane...shyqyr, ka dashtë Zoti edhe “pa viza” e pa veladona..!

            Lufta kundër katolikëve sot vazhdon vetem me të vdekun, kundër Gjergj Kastriotit, Nanë Terezës, At Gjergj Fishtës, Dedë Gjo’ Lulit, Don Nikoll Kaçorrit, At Anton Harapit, At Mati Prennushit etj. Atdhetarë, që as “formalisht” nuk kujtohen as nuk zihen me gojë...
            Pra sot, me të vertetë asht ma vështirë me kenë Atdhetar i vërtetë në Shqipni...
            Por asht shumë ma e vështirë me kenë “katolik i vdekun”! Mbetë edhe pa vorr!

            Melbourne, Prill 2011.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...