2011-05-05

Masakra e Tivarit


nga Flori Bruqi: M asakra e Tivarit, PD miraton të hënën anëtarët e komisionit për hetimin e Ramiz Alisë






Mazhoranca fut javën e ardhshme në axhendën e Kuvendit, ngritjen e komisionit hetimor 

Partia Demokratike ka përgatitur listën e anëtarëve të komisionit hetimor për rolin e Ramiz Alisë në masakrën kobzezë të Tivarit, ku u vranë barbarisht 5 mijë burra. Ndryshe nga komisionet e tjera, këtë radhë, demokratët duket se janë të vendosur t’i shkojnë
deri në fund hetimit të Ramiz Alisë, pavarësisht moshës së tij dhe viteve që kanë kaluar. Kështu, shumica ka bërë listën e 7 anëtarëve të vet në komision, listë e cila do të miratohet ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Lajmi u konfirmuar për gazetën tonë nga deputeti dhe njëkohësisht sekretari i Grupit të PD, Eduart Halimi, i cili për shkak të ndryshimeve që mund të pësojë në mbledhjen e grupit, rezervoi t’i bëjë publike emrat. Duke shprehur vendosmërinë për ngritjen e komisionit, Halimi sqaroi se lista në fjalë do të miratohet ditën e hënë gjata mbledhjes së grupit. “Deri më tani është hartuar lista e anëtarëve të komisionit hetimor. Kjo listë do të shqyrtohet dhe do të miratohet ditën e hënë në mbledhjen e gripit”, theksoi Halimi. Deputeti Halimi sqaroi gjithashtu se për këtë shkak të do të mblidhet edhe konferenca e kryetarëve, me qëllim për të futur në rend të ditës ngritjen e komisionin. “Pas mbledhjes së grupit, ditën e hënë do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të diskutuar për futjen në rendin e punimeve ngritjen e komisionin hetimor. Kryetarja e Kuvendit do t’u propozojë socialistëve nismën tonë si dhe do t’i ftojë ato të marrin pjesë në komision ashtu siç e parashikon Kushtetuta. Sa për emrat e listës për anëtarë të komisionit hetimor, ato do të publikohen ditën e hënë pas mbledhjes së grupit”, theksoi Halimi. Më tej, Halimi nënvizoi se ekzistojnë të gjithë mundësitë që ngritja e komisionit hetimor të miratohet ditën e enjte në seancën e radhës plenare. “Pas mbledhjes së kryetarëve, janë të gjithë mundësitë që komisioni të miratohet ditën e enjte. Ngritja e tij nuk do të varet nga pjesëmarrja ose e jo e opozitës në komision. Opozita ka të drejtë të përfaqësohet me 6 anëtarë në komision ndaj është në të drejtën e saj nëse do të marri apo jo pjesë”, theksoi Halimi.


Komisioni futet në rendin e punimeve 


Nisma e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për të hetuar rolin e Ramiz Alisë në masakrën e Tivarit, javën e ardhshme pritet të dominojë debatin publik, pasi do të futet në rendin e punës së Kuvendit. Së pari kjo nismë do të diskutohet në konferencën e kryetarëve dhe më tej në komisionet parlamentare përkatëse. Demokratët synojnë që ditën enjte ngritja e komisionit të miratohet në seancën plenare. Ndërkohë, priten debate të ashra rreth kësaj nisme mes demokratëve dhe socialistëve, pasi këta të fundit e kanë konsideruar nismën si një tymnajë për të zhvendosur vëmendjen e kriza e thellë politike-ekonomike.

Partia Demokratike , fakte për implikim e Ramiz Alisë

Partia Demokratike shprehur bindjen se disponon prova dhe fakte që implikojnë Ramiz Alinë në masakrën e tmerrshme të Tivarit, ku u ekzekutuan qindra kosovarë. Disa ditë pas depozitimit në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë të nismën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar ndaj Ramiz Alisë për masakrën e Tivarit, mazhoranca ka pohuar se komunistët shqiptarë bashkëpunuan me serbët për masakrimin e 5 mijë burrave, me kusht që komunistët serb t’i ndihmonte për të marrë pushtetin e Shqipëri. Deputeti demokrat dhe një ndër ideatorët për ngritjen e komisionit hetimor, Gent Strazimiri, ka thënë se faktet dhe provat për implikimin e Alisë në këtë masakër gjenden në arkivat e shtetit, pasi sipas tij, komunistët janë ndjerë krenarë për këtë reprezalje. “Faktet dhe provat gjenden në arkivat e shtetit shqiptarë dhe sidomos në arkivat e ish-Jugosllavisë. Komunistët shqiptarë i kanë ruajtur me fanatizëm këto prova, pasi ngeheshin krenarë për veprimin e kryer. Ne kemi bindje se komisioni hetimor do t’i mbledhë këto fakte dhe prova, të cilat implikojnë Ramiz Alinë në këtë masakër”, theksoi Strazimiri.

Anëtarët e komisionit


Anëtarët e komisionit hetimor parlamentar ndaj rolit dhe veprimtarisë së Ramiz Alisë në masakrën e Tivari, pritet të enë nismëtarët për e këtij komisioni. Ndër ideatorët për hetimin e kësaj masakre janë Mesila Doda, Genci Strazimiri, Eduart Halimi, Enkelejd Alibeaj, Ilir Rusmajli, Viktor Gumi etj. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, Partisë Demokratike i takon të ketë edhe kryetarin e këtij komisioni. Afati i veprimtarisë së këtij komisioni është parashikuar të jetë 1 vit, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe koha e gjatë që ka kaluar. Qëllimi kryesor i komisionit do të jetë nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale, të atyre që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan në ekzekutimin e mijëra shqiptarëve. Objekt i hetimit do të jetë edhe qëndrimi i shtetit shqiptar gjatë viteve 1945-1990, ndaj kësaj masakre të pashembullt si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën e saj.

Qëndrimi i premierit Sali  Berisha

Pasi konfirmoi nismën për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kryeministri Berisha është shprehur se kjo është një nga masakrat më të mëdha pas asaj të Katinit në Bosnjë, që pas luftës së dytë botërore. “Ekzistojnë të gjithë dokumentet se ato kaluan kufirin në Morinë dhe përshkuan territorin e këtij vendi në këmbë gjer në Han të Hotit. Dhe këta kriminelë shqiptarë që morën pjesë në këtë masakër duhet të marrin ndëshkimin e tyre ekzemplar si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e tyre të prehen të qetë. Nuk u transportuan në territor tjetër as të Bosnjës por vetëm në atë shqiptar”, ka thënë Berisha. Reagimi nga kreu i qeverisë erdhi pak ditë, pasi ish-presidenti Rami Alia, tha se për këtë ngjarje duhet të përgjigjen kosovarët. “Parlamenti duhet të nisë me vendosmëri komision hetimor parlamentar. Të vendoset bashkëpunim me të gjitha parlamentet e Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Të mblidhet çdo dokument Fakt, dëshmi. Ka ende dëshmitarë që janë të gjallë”, ka pohuar Berisha.

Krimet e Ramiz Alisë gjatë regjimit komunist 


Maskara e Tivarit është vetëm një pjesë e vogël e krimeve për të cilat mund të hetohet roli i Ramiz Alisë. Vrasjet në kufi të 13 shtetasve dhe plagosjen e një tjetri nga periudha 23 maj 1990 deri në datën 8 korrik 1990, ku janë vrarë nga forcat e kufirit të rretheve Korçë, Ersekë, Librazhd, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër shtetasit Sokol Lika, Sami Daja, Kujtim Xhaja, Bujar Osmani, Fatmir Duro, Nik Hoti, Pëllumb Pëllumbi, Artan Çemi, Muhamet Nurja, Harallamb Papuçiu, Ilia Dalla, Thoma Boda, Enver Duka dhe është plagosur shtetasi Kristaq Lloci, nuk mund të thuhet se janë kryer pa dijeninë dhe miratimin e ish presidentit Alia. Po ashtu, në muajin qershor 1985, në afërsi të Ksamilit dhe në gjirin e Manastirit, janë gjetur kufomat e shtetasve Sotiraq Nasto e Jorgji Sholla nga Narta e rrethit të Vlorës. Ekuipazhet e motoskafit të shërbimit të kufirit janë urdhëruar të vendosin në bashet e motoskafit dhe t’i shëtisnin përgjatë bregdetit të qytetit të Sarandës me sinjale alarmi të ndezura. Me këto veprime të paligjshme dhe anti-humane ushtrohej për një kohë relativisht të gjatë një presion dhe një terror psikologjik në popull dhe nga ana tjetër indinjatë tek të gjithë banorët e zonës dhe pushuesit e tjerë. Gjithashtu, në vitin 1989 nga ana e forcave të kufirit janë kryer imitime të të vrarëve në kufi nën pretekstin e stërvitjes, duke ekspozuar para popullit persona gjoja të vrarë në kufi, të mbështjellë me çarçafë të lyer me bojë të kuqe. Këto veprime shoqëroheshin një natë më parë me fishekzjarre, të shtëna e sirena për të krijuar në qytet imazhin e alarmit dhe të gjendjes së gatishmërisë. Në këto kushte është e qartë se këto veprime nuk kishin qëllim stërvitjen e forcave të kufirit, por “stërvitjen” e popullit me ndjenjën e frikës dhe panikut. E sigurisht që për këto e shumë e shumë krime të tjera ende të pazbardhura, Alia kishte dijeni, madje kishte hedhur firmën e tij për dënimin kapital të këtyre njerëzve të pafajshëm, por që nuk jetonin dot nën diktaturën e egër komuniste. Prandaj, meqenëse Alia duket se nuk është penduar për krimet që ai ka kryer teksa ishte president, Berisha ndoshta përveç masakrës së Tivarit do të duhej të kërkonte dhe zbardhjen e qindra e mijëra krimeve të tjera të kryera nga Alia. Vetëm falë një hetimi të mirëfilltë dhe serioz, Ramiz Alia do të denoncohej si personi përgjegjës i këtyre masakrave të pazbuluara që ndër vite morën jetë njerëzish të pafajshëm.   

Ramiz Alia i përgjigjet  premierit Sali Berisha për masakrën e Tivarit

Ish-presidenti Ramiz Alia ka komentuar akuzat e kryeministrit Berisha në drejtim të tij, të lidhura me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945. Alia i është përgjigjur Berishës me një gjuhë sfiduese duke thënë se kishte një të keqe të madhe se nuk e dëgjonte asnjëherë Berishën. “Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën”, ka theksuar Alia. Më tej ai ka theksuar se asokohe ka qenë në Bosnjën Jugore. “Unë në kohën që ka ndodhur Masakra e Tivarit kam qenë në Bosnjën Jugore”, ka theksuar ai. Sipas shpjegimit të Alisë, ai ishte në krye të një prej formacioneve luftarake shqiptare, të dërguara në ndjekje të nazistëve përtej kufijve, në kohën që në Tivar të Malit të Zi ishte konsumuar e quajtura “Masakra e Tivarit”. Pra sipas tij, ai vetë, bashkë me trupat partizane shqiptare, ishin shumë larg vendngjarjes.. Sipas tij, përgjegjës për nisjen në drejtim të Tivarit të rekrutëve kosovarë ishin kosovarët, më saktë serbët, që i nisën rekrutët në drejtim të Tivarit, të cilët mund të flasin rreth kësaj akuze. E deshifruar një përgjigje e tillë do të thotë se përgjegjës për këtë ngjarje janë drejtues të formacioneve antifashiste kosovare apo jugosllave, që pas çlirimit të Kosovës kishin marrë në duar frenat e pushtetit në këtë rajon.

Kush është Ramiz Alia?


Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.
http://roadtrip.submarinechannel.com/mmbase/images/9425
Alia u lind ne vitin 1925 dhe u bashkua lëvizjes komuniste shqiptare para se ai ishte njëzet vjeç. Ai e kishte rritur me shpejtësi nën patronatin Hoxhës dhe nga 1961 ishte një anëtare e plotë e Byrosë Politike në pushtet (Byrosë Politike) të Partisë së Punës të Shqipërisë (PLA). Hoxha Alia zgjodhi për disa arsye. Së pari, Alia kishte qenë prej kohësh një ndjekës militant e marksizmit-leninizmit dhe i mbështetur politikën e Hoxhës e vetë kombëtare besim. Alia edhe u favorizuar nga gruaja e Nexhmije Hoxhës, i cili dikur kishte qenë mësuesi i tij në Institutin e marksizmit-leninizmit. Përvojë politike Alia ishte i ngjashëm me atë të Hoxhës, dhe duke qenë se ai u paraqit për të shkëmbyer pikëpamjet e Enver Hoxhës në çështjet më të huaj dhe vendas, ai me lehtësi veten për të vendosur regjimin totalitar i Partisë. Se ai kishte arritur të mbijetonte disa valë të gjerë purges bespoke aftësitë e tij politik dhe kapaciteti për mbijetesë.
http://www.enverhoxha.info/img/photo/memento/Ramiz-Alia-1982.jpg


Sekretari i pare i Partise se Punes Shqiptar Ramiz Alia me Enver Hoxhen

Kur Alia mori si sekretar i parë i PPSH-së, vendi ishte në vështirësi të rënda. Apati politike dhe cinizëm u përhapur, me segmente të mëdha të popullsisë që ka hedhur poshtë vlerat e qeverisë. Ekonomi, e cila vuante nga produktiviteti i ulët dhe mungesa e përhershëm të produkteve ushqimore më elementare, tregoi asnjë shenjë të përmirësimit. Kontrolle Sociale dhe vetë-disiplinë kishte gerryer. Inteligjencës ishte fillimi për të rezistuar kontrollin e rreptë të partisë dhe të kritikojnë dështimin e qeverisë për të respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Me sa duket duke njohur thellë dhe shtrirjen e kësaj pafuqie shoqërore, Alia me kujdes dhe ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistem. Objektivi i tij i parë ishte sistemi ekonomik. Në një përpjekje për të përmirësuar efiçencën ekonomike, Ramiz Alia prezantoi një decentralizim ekonomik dhe reformën e çmimeve në sektorë të veçantë. Edhe pse këto ndryshime shënoi një largim nga qeveria e Hoxhës, ata nuk kanë ditur një reformë themelore të sistemit ekonomik.

Alia nuk pushojnë censurën, por ai lejoi diskutimet publike të problemeve shoqërore në Shqipëri dhe debatet e inkurajoi midis shkrimtarëve dhe artistëve në çështjet kulturore. Në përgjigje të kritikës ndërkombëtare të të dhënave të Shqipërisë mbi të drejtat e njeriut, udhëheqja e re loosened disa kontrolle politike dhe pushuar të aplikojë shtypje në një shkallë masive. Rusova rregull, megjithatë reduktuar në masë të madhe këtë përpjekje në një reputacion të mirë Në vitin 1989, solli amnisti e përgjithshme për lirimin e të burgosurve shumë afatgjatë. Alia mori gjithashtu hapa për krijimin e lidhjeve më të mira me botën e jashtme, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italia, Turqia dhe Jugosllavia. Një loosening e kufizimeve të udhëtimit dhe turizmit ka rezultuar në një pikëpamje më premtuese për tregti të Shqipërisë turistike.
http://www.gazeta55.al/fotolajm/44800ramizie.jpg
Tranzicioni ne presidence dhe demokraci
http://bjoerna.net/Kadare/ALB-Alia-Hoxha-1982-11-10.jpg
Pavarësisht nga përpjekjet e Alia për të vazhdojë me ndryshimin në një bazë të kufizuar, të matur, e reformave nga lart kërcënuar se do të kthehet në reforma nga poshtë, kryesisht për shkak të kërkesave gjithnjë e më të ashpër të të rinjve të Shqipërisë. Më 9 dhjetor, 1990, demonstruesit marshuan student nga Universiteti Enver Hoxha (sot Universiteti i Tiranës) në Tiranë nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parrulla dhe duke kërkuar dhënien fund të diktaturës. Në dhjetor të 11, numri i pjesëmarrësve kishte arritur pothuajse 3.000. Në një përpjekje për të shuar trazirat e studentëve, gjë që kishte çuar në përleshje me policinë e ndërhyrjes së shpejtë, Alia u takua me studentë dhe ranë dakord për të marrë hapa të mëtejshëm drejt demokratizimit. Informuar studentët Alia që donin të krijojnë një organizatë e pavarur politike të studentëve dhe të rinjve. Përgjigja Alia ishte se një organizatë e tillë duhej të ishte regjistruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Në mesazhin e tij tradicionale të Vitit të Ri për të popullit shqiptar, Ramiz Alia përshëndeti ndryshimet që kishin qenë që ndodhin në vend dhe deklaroi që 1991 do të jetë një pikë kthese në kushtet e ekonomisë. Por, pavarësisht nga shenjat pozitive të ndryshimit, shumë shqiptarë janë ende duke u përpjekur për të lënë vendin e tyre. Në fund të vitit 1990, deri në 5.000 shqiptarë kaluar kufirin malor në Greqi. Të rinjtë e motivuar me pakënaqësinë ekonomike bërë deri pjesa më e madhe e refugjatëve.

Në shumë aspekte, Alia ishte një i mbijetuar politik. Ai kishte arritur të mbetet një figurë e rëndësishme politike nëpër disa kriza politike. Edhe pse ai kishte disa shqetësime të vërtetë për stabilitetin dhe vazhdimësinë, ai nuk ishte i papërkulur. Ai ndryshoi në përgjigje të rrethanave dhe kërkesave të vendosur reformatorët. Megjithatë, me Shqipërinë në grahmat e një krize të rëndë ekonomike, Alia kishte për t'u përballur me sfidat me të cilat ai nuk mund të kapërcej. Pas rënies së qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e PDSH (Shqipërisë) fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreu i PDSH, Sali Berisha si kreu i ri i Shqipërisë të shtetit.

Më 21 maj, 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alia, shkoi në gjyq. Alia u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe shpërdorim të fondeve shtetërore, siç ishte Adil Çarçani, ish kryeministër, Manush Myftiu, zëvendësi i tij, dhe Rito Marko, ish-zëvendës-president.
Alia ishte vendosur nën arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestuan zyrtarisht në shtator 1993. Në gjykatë ai pretendoi se ishte viktimë e një gjyqi politik tregojnë dhe kërkoi që gjyqi të transmetohet në televizion, një kërkesë mohuar nga gjyqtari kryesues. Gjyqi u monitoruar nga një Human Rights Watch / Helsinki dhe përfaqësues vazhdoi vetëm me parregullsi të vogla proces të rregullt ligjor. Dhjetë të pandehurit ishin gjetur fajtorë si të akuzuar dhe të dënuar me ndërmjet tre dhe nëntë vjet në burg; Alia mori një dënim nëntë-vjeçare.

Një gjykatë e apelit pas reduktuar disa nga dënimet, sidomos Alia në pesë vjet. Alia, Myftiu, Çarçani, Stefani dhe Isai janë urdhëruar gjithashtu që të paguajë shuma të ndryshme të shtetit. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit reduktuar afat Alia e nga një tre vite të tjera. Më 7 korrik, 1995, Ramiz Alia ishte liruar nga burgu.

Klikoni:

Verë ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaçovin Pas një vëllazërie të zjarrtë që do të niste pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të mbaronte në vitin 1960.

http://floart-press.blogspot.com/2009/08/vere-90-kur-alia-puthej-me-gorbacovin.html


13 qershor 2010

Masakra e Tivarit:"Mos me shkel ne plage,vella"


http://www.ekonomia-ks.com/repository/images/Tragjedia_e_Tivarit.jpg 

"Rruga prej Prizrenit deri ne Tivar ka qene plot tmerre e trishtime te medha,por njeri prej atyre qe me ka prekur me se shumti ka qene ai kur ne oborrin e Monopolit te Duhanit ne nje siperfaqe mbi 10 ari i kam pare viktimat e plojes te renditura njera mbi tjetren sikur drute e bera turre,apo dhente kur i ze zhegu dhe e fusin koken njera nen tjetren.Kesisoji ishte e pamundur ta dish se te kujt ishin kembet apo kokat e coptuara.
Ishte i tmerrshem qendrimi mbi kufomat dhe te plagosur.por nje tmerr tjeter te cilin me veshtiresi e kam perballuar eshte skena kur gjakataret serbe e malazeze e kane prere gjymtyret-te dy krihet,pastaj hunden dhe duke e coptuar me thika e kane hedhur ne turmen e viktimave.Me duket se edhe sot po e degjoj piskamen e tij,e cila ka zgjatur deri sa i ka dalur shpirti.
Trishtim i posacem ka qene sidomos aksioni kur filloi patrimi i oborrit nga viktimat dhe ngarkimi i tyre,do te thote i te gjalleve te plagosur se bashku me te vdekurit ne te njejtin mjet transportues.Te kota ishin britmat dhe lutjet e te plagosurve per uje dhe ndihme-gjakpiresit benin mizorine e tyre deri ne fund,ashtu sic e kishin planifikuar para se te niseshim nga Kosova per ne Tivar.

(Rikujtim i deshmitarit te gjalle te Tragjedise se Tivarit,rreth 4310 shqiptare ne Tivar te ish-Jugosllavise,Azem Hajdini-Xani nga Prishtina,i emertuar ne TV e Prishtines ne qershor te vitit 1990)
Masakra e Tivarit ,flet i mbijetuari Azem Hajdini!

Kërkesa e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për ngritjen e një komisioni hetimor për masakrën e Tivarit ka ngjallur reagimet e të mbijetuarve të kësaj ngjarjeje.
Azem Hajdini është një prej tyre dhe ka folur për Top Channel lidhur me ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vrarë 5 mijë rekrutë shqiptarë.

“Për këtë tragjedi kombëtare është historia e Kosovës, ndërsa në Shqipëri është historia e Enver Hoxhës”, është shprehur Hajdini.

Ai ka shkruar shumë libra për ngjarjen e 45-ës dhe u është drejtuar shumë institucioneve shqiptare për të kërkuar zbardhjen e saj, por nuk ka marrë përgjigje.

Sipas tij, deklarata e disa ditëve më parë e kryeministrit Sali Berisha, për komisionin hetimor, është e vonuar.

“Deklarata e Berishës është shumë e vonuar. Ngjarja duhet hetuar, por është shumë vonë”, ka theksuar Hajdini.

Ai ka shtuar se ish-presidenti shqiptar Ramiz Alia ka pjesën e tij në këtë masakër. “Është një tradhti kombëtare. Ramiz Alia të tregojë përse nuk flet”, ka shtuar Hajdini, sot 85 vjec.

**************

Azem Hajdini - Xani - është një shkrimtarë dhe Jurist nga Kosova. Është njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga ”Masakra e Tivarit” (Malë të Zi) ku me 31. Mars 1945, u masakruan 4.310 Shqiptarë nga serbët dhe malazezët.

Lindi me 15 Korrik 1924 në katundin Dashec të Drenicës. Rrjedh nga një familje e varfër, me tipare malësore, me burrëri, besnikëri e tradita të larta kombëtare.

Ishte djali më i vogël i Hajdin Xanit nga Dasheci dhe i Shahes nga Llausha. Kishte mbetur jetim kur i kishte ndërruar jetë babai pa e mbushur një vit jetë, ndërsa nëna i ndrroi jetë ende pa i mbushur dy vjet.

Në kohën e Jugosllavisë monarkiste kreu katër klasë të shkollës fillore, kurse deri në prag të Luftës se Dytë Botërore ndoqi edhe mësimet e teologjisë në Medresenë e Gjakovës.

Në ”kohën e Shqipërisë” (1941 - 1943), librin e zëvendësoi me pushkë, duke marrë pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Pollusha. Gjatë kësaj kohe ishte në mbrojtjen e kufirit shqiptar dhe në mbrojtje ndaj terrorit te egër çetnik në vijën kufitare me Malin e Zi e Sërbinë, në pjesën veriore dhe veriperëndimore të kufirit të Kosovës, në Kolashin, Rogoznë, Jeni - Pazar, Rozhajë, Tutin, Beranë e gjetiu.

Me depërtimin e forcave ushtarake jugosllave në territorin e Kosovës, në Tetor të vitit 1944, për t’iu kundërvëne këtij okupimi, ishte inkuadruar në kuadër të forcave të armatosura ushtarake të Lëvizjes Demokratike Shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar, që udhëhiqej nga komandanti Suprem, Gjeneralkolonel Shaban Palluzha, ku ishte edhe administrues dhe kronist besnik i Shtabit Suprem të forcave të armatosura të Lëvizjes.

Pas rënies heroike të komandantit Shaban Palluzha, Azem Hajdinin e mobilizojnë dhe e dërgojnë për në rrugën e ferrit, në Tivar, ku edhe i përjetoi masakrat e 31.03.1945.

Azemi edhe në momentet më dramatike, kur ndodhej nën kufoma i lare më gjak dhe veten e shihte të vdekur, mendonte: - a do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t’iu treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre ne Tivar.

Pas përjetimit të masakrës, më 25.04.1945, përmes një delagacioni, pjesëtar i të cilit ishte edhe Azem Hajdini - Xani, u informua Shtabi i Divizionit XV ”Matia Gubec” në Istri për masakrat e Tivarit, të Treguarit e të Raguzës, përkatësisht, për tërë atë që kishte ndodhur e që kishin përjetuar që nga Prizreni e deri në Istri. Nga ky divizion u kërkua që për këto masakra të informohej publikisht opinioni i gjëre, veçmas ai shqiptar, pastaj të bëhej evidencimi i plotë me emër e mbiemër i ushtarëve shqiptarë të vrarë dhe të masakruar, të informoheshin prindërit dhe të afërmit e të vrarëve dhe të nxiren para gjygjit të popullit kryesit e këtyre masakrave gjenocidale.

Ndërkaq, në vend të mirëkuptimit, qe duhej ta tregonin oficerët e lartë, ata u kërcënuan: ”Në njësi dhe jashtë tyre askush prej jush nuk guxon të flas për këto ngjarje, në të kundvrtën, po qe se zihet ngojë ajo ngjarje, do të thotë, nëse kjo çështje merrë dhenë, secili prej jush do të nxirret para gjygjit ushtarak për përhapjen e propagandës armiqvsore”.

Pa marrë parasyshë kërcënimet dhe pasojat e mundshme, Azemi me shokë bisedonin dhe shaplosnin kujtimet për atë që e kishin përjetuar dhe kishin parë në Tivar, në Raguzë, në Tregur dhe për mizoritë që kishin përjetuar që nga Prizrenii e deri në Istri, duke i shënuar ato si dëshmi autentike në notesin e vetë, sepse ishin të vetëdijshëm se një ditë do të shtrohet nevoja që të shkruhet dhe të llafoset ndryshe për këto ngjarje nga që kërkonte politika e atëhershme ditore.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Azemi në fillim punoi nëpunës në Këshillin e Vendit në Qirez të Drenicës. Në vitin shkollor 1957/59, pa shkëputje nga puna, mbaroi semimaturën, kurse dy vitet vijuese mbaroi Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë.

Në vitin 1960/61 regjistroi Shkollën e Lartë Juridike të Prishtinës. Pos ishte informuar për regjistrim, Komiteti Komunal i LK në Skënderaj mbajti një mbledje dhe morri vendim që Azem Hajdinit - Xanit të mos i lejohet regjistrimi në asnjë shkollë të lartë ose në ndonjë fakultet. Për të biseduar me të dhe për t’ia komunikuar vendimin e marrë në Komitet, e kishin ngarkuar kryetarin dhe sekretarin e komunes, të cilët e kishin ftuar Azemin ne komunë, në zyrë të kryetarit dhe ia kishin komunikuar vendimin e prerë te komitetit.

Përkundër vendimit të Komitetit dhe barrierave të shumta që ia kishin vënë udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë në Skënderaj, nuk e mposhtën vullnetin dhe këmbëngultësinë e tij për t'i kryer studimet në Fakultetin Juridik - Ekonomik, të cilin fakultet e ka mbaruar me sukses në viitin akademik 1965/66. Pas diplomimit, një kohë ka punuar inspektor i lartë në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë, kurse nga viti 1969 e deri në pension ishte kryeinspektor i të hyrave të Krahinës Autonome të Kosovës.

Vënia pikë masakrës së Tivarit, të varrit më të madh të shqiptarëve në histori, të tragjedisë së Tregurit, të Raguzës dhe të mizorive që përjetuan rekrutët shqiptarë gjatë rrugës për në Frontin e Adriatikut, që nga Prizreni e deri në Istri, me të dhënën reale se asnjë ushtar, asnjë epror dhe asnjë inskenues dhe zbatues i atyre masakrave nuk u mor në pyetje, por u graduan me grada më të larta dhe se institucionet, historianët dhe inteligjencia në Kosovë dhe në Shqipëri heshtën plot 21 vjet dhe nuk e shënuan asnjë fjalë, e të mos flasim për ndonjë veprim për sensibilizimin, përjutuesin e këtyre masakrave, për Azemin, përjutuesin e këtyre masakrave, dhe për popullin shqiptar ishte barra më e rëndë shpirtërore, me të cilën nuk mundi të pajtohej kurrë, pa marrë parasyshë pasojat.

Prandaj, përkundër rrethanave jashtëzakonisht të vështira që u krijuan me administrimin ushtarak në Kosovë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por edhe më vonë, Azem Hajdini - Xani, me qëllim të sensibilizimit të masakrës së Tivarit dhe të masakrave tjera, më 09.11.1966, me parashtresë iu drejtua organeve më të larta Jugosllavisë dhe të Kosovës, duke filluar nga komuna ku punonte dhe vepronte si nëpunës, e deri në Komitetin Qendror të LKJ-së, KQ të LKS dhe Komitetit Krahinor të LKK, me kërkesë për ndriqimin e plotë të këtyre masakrave.

Në parashtresën e tij drejtuar atyre organeve, përveç përshkrimit në hollësi të ngjarjes, Azem Hajdini - Xani ka kërkuar që patjetër publikisht:

1. tё informehet opinioni i gjerё pёr masakrёn e Tivarit, tё Tregurit, tё Raguzёs dhe pёr tё gjitha ato mizori qё rekrutёt shqiptarё pёrjetuan gjatё rrugёs pёr frontin e Adriatikut, qё nga Prizreni e deri nё Istri,

2. tё bёhet evidenca e plotё e ushtarёve tё vrarё dhe tё masakruar me emёr dhe mbiemёr dhe tё informohen prindёrit dhe tё afёrmit e tyre,

3. tё bёhet indentifikimi i varrezave masive dhe tё merren masa pёr kthimin e eshtrave tё tyre,

4. ushtarёve shqiptarё tё vrarё dhe tё masakruar t’u njifet statusi i luftёtarit tё vrarё nё LNç dhe familjet e ushtarёve tё vrarё t’i gёzojnё tё gjitha tё drejtat e invaliditetit ushtarak dhe tё drejtat e tjera,

5. tё identifikohen kryesit e atyre veprave mizore dhe ata tё nxirren para gjyqit.

Nё vend qё institucionet e lartpёrmendura ta zgjidhin lёndёn sipas kёrkesёs, letrёn ia kishin kthyer Komitetit Krahinor tё LK tё Kosovёs, me numёr 2029/1 tё datёs 9 dhjetor 1966.

Lidhur me parashtresёn e tij dёrguar KQ tё LKJ mё 19.11.1966, nё Komitetin Komunal tё LK Mitrovicёs u caktua njё bisedё, ku merrnin pjesё: Azem Hajdini, dy pёrfaqёsues tё KQ tё LKJ, dy pёrfaqёsues tё KQ tё LK tё Serbisё, sekretari i KK tё Mitrovicёs (Zharko Kuzeloviqi) dhe sekretari organizativ, anёtari i KK tё LK tё Kosovёs, Hysen Prekazit. Dy pёrfaqёsuesve tjerё dhe dy oficerёve tё lartё, qё ishin tё pranishёm nё bisedё, Azemi nuk ua kishte mёsuar emrat dhe as funksionet.

Nё bisedё Zharko Kuzeloviqi iu kёrcёnua Azemit me masa administrative, kinёse pёr tё pavёrtetat qё i kishte thёnё nё parashtresёn e tij drejtuar forumeve mё tё larta partiake e shtetёrore, duke i konsideruar ato pohime sie propagandё armiqёsore me qёllim tё komprometimit tё sistemit socialist – vetёqeverisёs, tё drejtuara kundёr vёllazёrim – bashkimit, pёr çka i tha se do tё pёgjigjej para gjyqit ushtarak. Njёkohёsisht kёrkoi nga Azemi ta tёrhiqte parashtresёn. Pastaj, njёri nga pёrfaqёsuesit e KQ tё LKJ ia tёrhoqi vёrejtjen Azemit se kjo ёshtё njё vepёr e rёndё armiqёsore, prapa sё cilёs mund tё fshihej edhe ndonjё grup apo organizatё armiqёsore. Prandaj, ai kishte kёrkuar nga Azemi tё tregonte se kush fshihet prapa tij dhe prapa letrёs, duke i propozuar qё ta tёrhiqte parashtresёn. Propozimin pёr tёrheqjen e parashtresёs e kishin bёrё edhe tё pranishmit tjerё nё bisedё, duke u kёrcёnuar pёr masa tё ndryshme pёr autorin.

Pasi Azemi e kishte marrё fjalёn, qё nё fillim kishte thёnё se qasja e tyre ndaj kёtij problemi nuk ёshtё me vend. „Kёtu mё keni thirrё vetёm tё mё frikёsoni, qё tё tёrhiqem nga ajo qё kam thёnё, edhe pse qё tё gjithё e dini se ashtu edhe ka ndodhur nё tё vёrtetё“. Pastaj ka thёnё: „Hiq mё lehtё nuk janё ndarё shqiptarёt nga kёto masakra se sa popujt qё e pёrjetuan Aushficin(Auschwitz), Mathauzenin(Mauthausen) apo Dahaun(Dachau). Pёrkundrazi, krimi kёtu ёshtё mё i rёndё, sepse, siç dihet, atje pёsuan kundёrshtarёt e nazifashizmit, ndёrkaq nё Tivar, nё Tregur, nё Raguzё dhe gjatё rrugёs pёr nё frontin e Adriatikut, Ushtria jugosllave ka vrarё dhe masakruar 4310 luftёtarё shqiptarё, bashkёluftёtarё tё vet qё ishin duarthatё dhe bashkёluftёtarёt e Aleancёs Antifashiste, pёr tё vetmin faj vetёm pse ishin shqiptarё.“

Qёndrimi armiqёsor ndaj Azemit vjen nё shprehje edhe nё mars tё vitit 1969, kur nё konferencёn kandiduese tё Lidhjes Socialiste tё Mitrovicёs, pёrfaqёsuesi i Lidhjes Socialiste, Mustafa Osmanagiq, delegat i Dhomёs sё Kombeve tё Kuvendit Federativ tё Jugosllavisё, ka thёnё: „Si mund tё kuptohet qёndrimi i disa delegatёve, tё cilёt nё kёtё listё pёr delegat duan ta shtien me çdo kusht Azem Hajdinin – Xanin si aktivist?“ dhe vazhdon: „- Me tё vёrtetё Azemi ёshtё aktiv, por nё njё vijё tjetёr, nё atё jashtё Lidhjes sё Komunistёve.“ Edhe pse populli dhe delegatёt nё Konferencёn kandiduese nuk u frikёsuan dhe pёrgjithёsisht ia dhanё votёn, pushtetmbajtёsit e kontestuan zgjedhjen e tij dhe me aktvendimin nr. 100, datё 31.3.1966, ia bёnё tё pamundshme kryerjen e funksionit.

Azemi disa herё ka kёrkuar pranim te kryetari i Kryesisё sё Kosovёs, Xhavid Nimani. Mirёpo, pasi edhe pas shumё insistimeve nuk ёshtё pranuar. Azemi i mllefosur, por edhe kёmbёngulёs pёr ndriqimin e kёtyre masakrave, tёrё materialin pёr kёto ngjarje nё disa dhjetra faqe, i mbyllur nё pliko, ia ka dhёnё nё dorё nё zyrёn e Xhavid Nimanit, shefit tё kabinetit tё tij, Kariman Celinёs.

Si pёrjetues i masakrёs sё Tivarit, nga frika se kёtё krim tё tmerrshёm me pёrmasa gjenocidale serbo – malazeze dhe maqedonase ndaj shqiptarёve do ta mbulonte terri dhe heshtja, pa depёrtuar asnjё fjalё apo e dhёnё nё opinion, Azem Hajdini – Xani vendosi qё pёrmes fjalёs sё shkruar nё librin „Tragjedia e Tivarit“, botuar mё 15 prill 1990 nё Shtutgard, Gjermani, nё 5000 ekzemplarё, tё ndriqojё kёtё tё vёrtetё tё hidhur. Kjo die i erdhi si reagim ndaj heshtjes dhe injorimit qё i bёhej parashtresёs sё tij drejtuar organeve mё tё larta partiake dhe shtetёrore qysh nё vitin 1966. Vlenё pёr tё thёnё se ky ishte libri i parё me kёtё tematikё.

Nё vitin 1998 Shoqata e tё Burgosurve Politikё nё Prishtinё botoi librin e Azem Hajdinit – Xanit me titull: „Masakra e Tivarit“ dhe librin (ribotim) me titull: „Tragjedia e Tivarit“, me shpresё se pёrmes fjalёs sё shkruar libri do tё kontribuonte sadopak qё opinioni i gjerё dhe bota demokratike mё nё fund do ta kuptojnё plotёsisht atё krim tё rёndё tё serbo – malazezёve e maqedonasve, atё masakёr tё madhe tё komunistёve tё Titos, tё bёrё gjatё LNç-sё ndaj shqiptarёve duarthatё, ndaj bashkёluftёtarёve tё tyre. Populli shqiptar masakrёn e e emroi si „varri i tivarit“, „Varri i Raguzёs“, dhe „varri i tragurit“. Fatkeqёsisht nuk u gjetё asnjё institucion apo individ nё Kosovё e nё Shqipёri qё kёtё vepёr ta ribotojё dhe ta pёrkthejё nё ndonjё gjuhё tё huaj, tё paktё nё gjuhёn angleze.

Azem Hajdini – Xani nuk u mjaftua vetёm me botimin e kёtyre librave, ku nё hollёsi ka pёrshkruar masakret nё fjalё. Pёrmes „Ligёs qytetare shqiptaro – amerikane“ arriti qё masakrat t’i paraqes edhe para opinionit ndёrkombёtar. Kёshtu, pёr Masakrёn e Tivarit tё 31 marsit 1945, ku u masakruan 4300 shqiptarё, si vepёr e ushtrisё serbo – malazeze, ёshtё debatuar nё komitetin pёr marrё-dhёniet ndёrkombёtare tё kongresit amerikan, me temё „E ardhmja e shqiptarёve nё Mal tё Zi“, mbajtur mё 30 tetor 2003. Mes tjerash aty u tha: „Nё vitin 1945 nё Evropё ngjau edhe njёra ndёr mizoritё mё tё mёdha tё asaj kohe, kur 4300 ushtarё shqiptarё qё i ishin bashkangjitur vullnetarisht Ushtrisё Jugosllave pёr ta luftuar fashizmin, u tёrhoqёn nё kurth nё Tivar tё Malit tё Zi dhe u ekzekutuan nё vend nga forcat ushtarake serbo – malazeze. Trupat e tyre u dogjёn dhe u hodhёn nё varrezё masive nё njё gurore tё lokalitetit.” “Juristi Azem Hajdini, njёri ndёr tё mbijetuarit e paktё tё gjallё nё ditёn e sotme shkroi njё pasqyrё tё qartё me titullin “MASAKRA E TIVARIT”, tё cilёn ai mund ta botonte nё Kosovё shumё vonё, nё vitin 1998, pёr arsye se plot pesёdhjetё vjet, çfardo pёrmendje, edhe mё e vogёl qoftё e kёsaj masakre, do tё pёrfundonte me persekutim deri nё vdekje.”

Pёr njё angazhim kaq tё madh nё sensibilizimin e varrit mё tё madh tё shqiptarёve, Masakrёs sё Tivarit, nё emrin e tij, nё emёr tё tё mbijetuarve tё kёsaj masakre dhe nё emёr tё popullit shqiptar, autori i kёtij libri i shpreh mirёnjohje tё thellё komitetit pёr marrёdhёnie ndёrkombёtare tё kongresit amerikan, kongresmenit Tom Lantosh dhe Ligёs Qytetare Shqiptaro – Amerikane.



Azem Hajdini – Xani ka botuar librat:

1. Tragjedia e Tivarit, Shtutgard, 1990

2. Masakra e Tivarit (memoare), SHBP, Prishtinё, 1998

3. Tragjedia e Tivarit (ribotim), SHBP, Prishtinё, 1998

4. Shaban Palluzha (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs I), NB “Rilindja”, Prishtinё, 2001

5. Shaban Palluzha, Lёvizja pёr çlirim dhe Bashkim Kombёtar 1941-1945 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs II), Buroja, Prishtinё, 2002

6. Shaban Palluzha dhe personalitetit e Lёvizjes 1941-1945 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs III), Buroja, Prishtinё, 2003

7. Lufta e Artakollit, Prellovcit, Skёnderajt dhe plani serbo – malazez pёr likuidimin kolektiv tё shqiptarёve, prill 1941 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs IV), Prishtinё, 2006

8. Nga Prizreni nё Istri njё sprovё pёr histori (Kujtime dhe dёshmi, pranverё 1945), Prishtinё, 2007



Burimet dhe literatura

a) burimet e lёndёs

1. Bajrami, dr. Hakif: Tragjedia e Tivarit, Prishtinё, 1993

2. Bajrami, dr. Hakif: Dromca tragjike nga historia jonё kombёtare, me rastin e 83 vjetorit tё Pavarёsisё, “Dituria islame” nr. 75, Prishtinё, dhjetor 1995

3. Berjashi, Ibrahim: Buka e shpёtimit, “Bujku”, Prishtinё, 15 qershor 1991

4. Bozhoviq, Branislav; Vaviq, Branko: Surova vremena na Kosovu i Metohiju 1941-1944, Beograd, 1991

5. Braha, Shaban: Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare 1944-1990, Tiranё, 1991

6. Cana, dr. Zekeria: Masakra mё e madhe mbi shqiptarёt nё vitin 1945, “Bujku”, Prishtinё, 20 shtator 1990

7. Cana, dr. Zekeria: Lot malli dhe brenge; Ditari I. “Bujku”, Prishtinё, 20 shkurt 1997

8. Dedijer, Vladimir: Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita, vll.II. Rijeka, Zagreb, 1981

9. Dobra, dr. Islam: Lufta e Drenicёs 1941-1945, Prishtinё, 1995

10. Dobra, dr. Islam: Lufta e Drenicёs 1941-1945 dhe NDSH deri nё vitin 1947 (Botim i dytё i plotёsuar), Prishtinё, 1997

11. Gola, Bajram: Rishqyrtime tё disa ngjarjeve nga LNç (fejton), “Flaka e vёllazёrimit”, Shkup, shkurt-mars 1997

12. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit, Shtutgard, 1990

13. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit, SHBP, Prishtinё, 1998

14. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit (fejton), “Flaka e vёllazёrimit”, Shkup, nёntor 1997

15. Hajdini, Azem – Xani: Masakra e Tivarit, SHBP, Prishtinё, 1998

16. Luzha, Berat: Artikuj pёr Tragjedinё e Tregurit, Rilindja, 1979/1980

17. Mula, Sami: Nё kalendarin e shqiptarёve mungojnё datat e Tivarit, Tiranё, 30 shtator 1995

18. Pirraku, dr. Muhamet: Ripushtimi jogosllav i Kosovёs nё vitin 1945, Prishtinё, 1992

19. Pirraku, dr. Muhamet: Kalvari i shqiptarёsisё sё Kosovёs – Tivari 1945, Prishtinё 1983

20. Rexhepi, dr. Fehmi: Gjenocidi sllav mbi shqiptarёt gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore (fejton), “Bujku”, Prishtinё, prill 1995

21. Srbija i Albanci III: Pregled politike Srbije prema Albancima od 1944 do 1989, Maribor-Lubljanё, 1998

22. Vjetari nr. XVIII, Arkivi i Kosovёs, Prishtinё, 1984


b) Revista dhe gazeta

1. Bota Sot (disa fejtone)

2. Fjala jonё, nr. 12, Prishtinё, dhjetor 1995

3. Zёri, Prishtinё, 16 dhjetor 1995

4. Zёri i Popullit, nr. 157, 12 dhe 13. VII 1991, Tiranё

5. Rilindja, 14. IX. 1980


SI NDODHI MASAKRA E TIVARIT - MË 1 PRILL 19145 ?!
 Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve...dhe ripushtimi i Kosovës...,nga ushtria e UNÇJ-së,në janar – prill 1945
 
Shkruan: Sheradin BERISHA
Më 30.03.2007
 ____________________________________
   Krijimi i formacioneve partizane në Kosovë në vitet 1943-1944     

  Pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e saj ushtarak, në formimin e sa më shumë formacioneve të armatosura në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare. Për këtë qëllim më 9.IX.1943 SHK i UNÇJ-së për Kosovë e Metohi lëshoi një thirrje, ku kërkohej që popujt e kësaj krahine (e veçanërisht populli shqiptar) të radhiten në njësitë partizane, për të luftuar kundër ushtrisë naziste gjermane e bullgare. Prej shtatorit 1943 (dhe më herët) e deri në nëntor 1944 në Kosovë..., u formuan njësite të shumta të UNÇJ-së, duke filluar nga çetat, aradhat, batalionet  e deri në brigada. Kështu brenda kësaj periudhe u formuan: Aradha Nacional-Çlirimtare Partizane (ANÇP) e Kosovës dhe Metohisë (22.X.1943); ANÇP e Shalës (gusht 1944); ANÇP e Rakoshit (në fillim të tetorit 1944);ANÇP e Drenicës (nga mesi i muajit tetor 1944); ANÇP” Curri-Rexhepi” (e formuar nga Aradha ”Perlat Rexhepi” e UNÇ të Shqipërisë dhe aradha ”Bajram Curri” e UNÇJ-së për Kosovë e Metohi (12.I.1944); ANÇP e Ibrit (4.XI.1944); ANÇP e Kosmetit (7.XI.1944); ndërkaq në nëntor 1943 u formuan Çeta Partizane e Krajës dhe e Tuzit; më 13.IV.1944 - Çeta e Kosovës; më 16.IX.1943) Çeta e Lumës, e Hasit dhe Batalioni i Parë kosovar ”Ramiz Sadiku”; në fund të tetorit 1943 – Batalioni ”Boris Vukmiroviq” dhe Batalioni i Parë i Dibrës ”Nazmi Rushiti”; më 21.XI.1943 Batalioni i Parë dhe më 29.XII.1943 Batalioni i Dytë kosovar; në gjysmën e majit 1944 Batalioni ”Kosova”; në fund të majit 1944 Batalioni  Sulmues i Kosmetit; më 28.IX.1944 Batalioni Partizan ”Meto Bajraktari etj.1
   Po kështu deri në dhjetor 1944 u formuan edhe 8 Brigada, si: Më 24 qershor 1944 në fshatin Zbazhdi (afër Strugës) u formua Brigada I-rë e  UNÇ për “Kosovë e Metohi”, nga luftëtarët e Brigadës së I-rë Kosovare-Maqedone, me 3 batalione dhe 1 çetë përcjellëse. Më 9 shtator 1944 në fshatin Lilanc afër Bujanocit, u formua Brigada II e UNÇ-së për KM-në, me 4 batalione dhe  450 ushtarë. Më 16 shtator 1944 në rajonin e Vranjës,u formua Brigada III e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Më 13 tetor 1944 në Krumë të Hasit u formua Brigada IV e UNÇ-së për KM-në - me 2 batalione dhe 400 ushtarë. Më 24 shtator 1944, në fshatin Tullar u formua Brigada V e UNÇ-së për KM-në - me 4 batalione. Më 13 dhjetor 1944, u formua Brigada VI e UNÇ-së për KM-në. Më 11 nëntor 1944 në Gjakovë u formua Brigada VII e UNÇ-së për KM-në, e cila më vonë u shpall si  brigadë sulmuese. Më 20 dhjetor 1944 në fshatin Ramno të Preshevës u formua Brigada e VIII  e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Po në dhjetor të atij viti u formua edhe Brigada e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë për KM-në.2
Udhëheqja politike – ushtarake e Kosovës në vitet 1943 – 45. Është pikërisht kjo garniturë, e cila nën urdhërat e SHS të UNÇJ-së do të përgatisin ripushtimin e Kosovës. Nga e djathta, në këmbë: Rifat Berisha, Shefqet Peqi, Miladin Popoviq, Mehmet Hoxha, Boshko Çakiq, Pavle Joviqeviq, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mita Milkoviq…(Ulur): Ismet Shaqiri dhe Jela Popoviq, të cilës nuk i duken syt.
 ______________
   Këto formacione partizane edhe pse u formuan në gjeografinë etnike  shqiptare, ngjarjet e mëvonshme do të dëshmojnë se ato, nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.
Synimet e Shtabit Suprem të UNÇJ-së për ripushtimin e Kosovës
  Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”e degradoi në Shtab Opertativ dhe me 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Sërbi. Dhe për çudi  në emër të Shtabit Operativ të “Kosmetit” do të nisin përgaditjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, a në të vërtet SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre.
   Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata ”E” gjermane e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata ”E” për çudi nuk u pengua, (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri - perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t´i zhvillojnë gjoja “kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë..!!!”3
  Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviqit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera M.Popoviq shkruan: ”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim – vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhet gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë...” 4
   Sipas marrëveshjes UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata  II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgaditjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”. Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli – Përpallac – Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë – Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.5
Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptarë
Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krime më të shëmtuara që njeh  historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre.
Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu në:,
1. Gjilanë janë vararë 7854 veta,
  1. Prishtine 3.675
  2. Drenicë 4.820
  3. Mitrovicë,1.970
  4. Pejë 3.540,
  5. Ferizaj 1.260,
  6. Podujevë 1.670,
  7. Prizren 1.200,
  8. Gjakove 800,
  9. Rahovec 750,
  10. Suharekë 420,
  11. Dragash 500,
  12. Preshevë 690,
14. Shkup 1.450 (vetëm në Bllacë të Shkupit u masakruan mbi 130 burra gra fëmijë e pleq!!!),
  1. Kumanovë 780,
  2. Tetovë 4100,
  3. Gostivar 715,
  4. Kërcovë 490,
  19Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,
  1. Tutin 900,ne
  2. Bihor 3820,
  3. Plavë e Guci 710,
  4. Ulqin 515 dhe
24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë.
Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serb, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë politike  të KQ të PKJ-së.6
    Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve dhe Kryengritja e Drenicës
(janar-shkurt-1945)
  Derisa Brigadat e UNÇSH-së marshuan drejt Sanxhakut, (me urdhëresën e Shtabit Operativ te Kosmetit (2.12.1944) të miratuar edhe nga Shtabi Kryesor i UNÇ të Serbisë), të gjitha brigadat e UNÇJ-së në Kosovë morën detyra konkrete për çarmatosjen…e popullatës shqiptare, në emër të gjoja ”spastrimi të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Kjo urdhëresë vinte si përgjigje në konfirmimet e Shtabit të Divizionit 46 të Serbisë, ku thuhet, se :”Shqiptarët e Drenicës e gjetiu...masovikisht po u bashkohen Brigadave të Shqipërisë dhe jo atyre të UNÇJ-së”. Ndërkohë, për t´i realizuar me lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, fillon urgjentisht organizimin mobilizues të brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944 u përqëndrua në Drenicën heroike, Shtabi Operativ i „kosmetit“ urdhëroi komandën e vendit në Skenderaj të iniconte formimin e një brigade të autorizuar për mobilizimin ushtarak me ”vullnet” të mashkujve të aftë për luftë (për në front të Sremit) dhe me pas t´i bashkohet Brigades VII  të „kosmetit“, që komandohej nga Shaban Haxhia.
Dokument i lëshuar nga Shtabi i Divizionit 46 serbë
   Në mbledhjen themeluese të kësaj brigade (më 6 dhjetor 1944) ku mori pjesë edhe kryetari i Rrethit Hilmi Zariqi me të gjithë parinë e vendit (shumica prej tyre ish-veprimtarë politikë e ushtarak të Lidhjes së II-të të Prizrenit) dhe për komandat të brigadës u emrua Shaban Palluzha nga Llausha. Në përbërjen e shtabit Shaban Palluzha përfshiu shumë personalitete të Drenicës, si: Imer Fazliun, Isa Zymerin nga Prekazi, Ramë Sejdiun nga Llausha, Bajram e Miftar Bajraktarin të Llaushës, Mulla Ibrahimin të Hasanprishtinës, Mulla Ilazin të Burojës, Rexhep Gjelin të Likoshanit, Azem Aruqin të Makërmalit, Beqë Çubrelin, Jetullah Muharremin të Rrezallës, Sadik Zenelin, Feriz Bojiqin, Zeqir e Sadik Lutanin të Turiçecit, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica e Artakollit, Istref Temën e shumë të tjerë.7
  Në Brigadën e Drenicës që quhej Brigada e ”Shaban Palluzhës” populli shihte shpresën për të parandaluar masakrat serbe mbi popullsinë e Drenicës dhe të rrethinës. Kjo Brigadë kishte shtatë batalione dhe fillimisht numri i luftëtarëve arrinte nga 500 deri në 700 veta, të cilët përbënin elitën komanduese dhe të luftëtarëve të Brigadës.
   Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Denicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Sërbi (Kurshumli - Banjë e Kurshumlisë – Prokuple - Srem). Udhëheqja më e lartë politike dhe ushtarake serbo(jugo)sllave, krahas qëllimit për largimin e Brigadës së Shaban Palluzhës nga Kosova, kishin planifikuar edhe nxitjen e incidenteve për të gjetur si pretekst intervenimin ushtarak kundër forcave të rezistencës së armatosur shqiptare.
  KNOJ-i për Kosovë në emër të spastrimit të terenit nga “bandat shqiptare...” veçanërisht në rajonin e Drenicës, ndërmorri një operacion të gjerë ushtarak kundër popullatës së pafajshme shqiptare. Në këto operacione antishqiptare morën pjesë:
1. Brigadat I-VI të kosmetit, të cilat përbënin Divizionin 52 të UJ-së;
2. Forcat e Divizionit 24, 26, 44 dhe 46 të Serbisë;
3. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë;
4. Brigadat e Malit të Zi (brigada e I-rë e Bokës dhe brigada e VI) 8 dhe
5. Repartet speciale të OZN-ës të drejtuara nga famëkeqi Spasoje Gjakoviq.*
Fadil Hoxha, Shefqet Peqi dhe Rifat Berisha - Nëntor 1944 Prizren
   Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova në njërën anë do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarëve jugosllavë, ndërkohë që në anën tjetër vuri lidhje me personalitetet dhe me grupet e arratisura në Dukagjin, në Shalë të Bajgorës dhe në Kosovën Lindore, me qëllim të konsolidimit të radhëve për një ballafaqim të mundshëm ushtarak me pushtuesit jugosllavë. Nga mesi i janarit 1945 përfaqësuesit e Shtabit Operativ të Kosmetit: Fadil Hoxha dhe Kërsta Filipoviq ”Grofi”, i garantuan Shaban Palluzhës se do të plotësohen të gjitha kërkesat e shtruara dhe e urdhëruan ta lëshonte Drenicën dhe t´i bashkohet Brigadës VII të Kosovës9, që ishte nisur për në Sremë të Serbisë. Largimi i Brigadës së Shaban Palluzhës nga Drenica deri në Podujevë zgjati katër ditë. Duke kaluar nëpër Artakoll, fshatra të Vushtrrisë, të Permalinës dhe të Llapit, njësive të Brigadës iu bashkuan rreth 3.500 veta, të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ushtria jugosllave. Brigada e VII e “Kosmetit” (të cilës ishte planifikuar t´i bashkohet Brigada e Drenicës) sipas urdhërit 151/45 (pa datë) të lëshuar nga Shtabi Operativ i “Kosmetit”, ishte planifikuar që e ndarë në tri grupe (eshallone), të marshojnë 9.500 veta për në Frontin e Sremit (në dokumentat ushtarake evidentohen vetëm 7.500 të mobilizuar!!).
  1. Eshaloni i parë me 3.300 veta, do të niset më 21.01.1945, në krye me Qamil Brovinën;
  2. Eshaloni i dytë me 3.100 veta, do të niset më 22.01.1945, në krye me Shaban Haxhin;
  3. Eshaloni i tretë me 3.100 veta, do të niset më 25.01.1945, në krye me Miqa Mijushkoviqin.
     Këto eshallone do të udhëtojnë këmbë prej Podujevës deri në Kurshumli. Edhe brigadat VI dhe VIII të “kosmetit” me 9.000 shqiptarë, do të ndahen në dy eshalone sikurse më poshtë:
   1. Eshaloni i parë me 4.300 veta do të niset më 20.01.1945 në krye me major Popoviqin dhe kapiten Vllado Simiqin.
   2.Eshaloni i dytë me 4.700 veta do të niset më 21.01.1945 në krye me Glisho Sharanoviqin dhe Sllobodan Filipoviqin (në dokumentet ushtarake evidentohen vetëm 3.100 veta /vërejtja ime Sh.B !!). Këto eshalone, pasi do të udhëtojnë këmbë në rrugën: Gjilan - Bujanovc, nga Ristovci do të vazhdojnë rrugën me tren për në Srem. Për këtë rrugëtim të brigadave kosovare, Shtabi i Divizionit 46 serb më 17.01.1945 do të lëshojë një dokument (urdhër) sekret, në të cilin do t´i njoftonte brigadat e veta 25, 26 dhe 27 të dislokuara në Kosovë, për udhëtimin e njësive shqiptare të Brigadës VII, në rrugën Podujevë - Kurshumli... dhe u theksonte se në ato njësi konsiderohet se ka shumë dezertorë dhe kriminelë të njemendët, ndaj u urdhëruan që t´u vihej roje përgjatë rrugës (në të dy anët e Grykës së Llapit) në mënyrë që të pengojnë dezertimin e tyre.10
Kryengritja e Drenicës 
Qëndresa dhe rënja heroike e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës
   Derisa makineria ushtarake jugosllave vriste popullsinë e pafajshme shqiptare gjithandej Kosovës11, sipas kujtimeve të martires shkodrane Marije Shllaku, shtabi i Brigadës së Drenicës, më 21 janar 1945 në Gryk të Llapit, mbajti një mbledhje, në të cilën ishin ftuar rreth 100 personalitete shqiptare të arratisur (në mesin e tyre ishin edhe Prof.Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku) për të vendosur, lidhur me shkuarjen apo mosshkuarjen e Brigadës nga Kosova dhe për kahet që duhet të mirrte Lëvizja e Rezistencës Shqiptare. Në shenimet e saj (për këtë mbledhje) Marije Shllaku saktësoi: ”Bëmë një bisedë paria, për gjendjen e ngushtë që na paraqitej, të vdesim dhe të mos biem nën Serbi: edhe në paqim mundësi të shpëtojmë pa luftë. Në qoftëse jo, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë, por të mos e lëshojmë Kosovën”.12
Heroina shkodrane Marije Shllaku
  Në një takim të fundit, të mbajtur më 23.01.1945 në Gllamnik, në mes Shaban Palluzhës dhe përfaqësuesit të Shtabit Operativ të“Kosmetit”: Ismet Shaqirit, këtij të fundit iu kumtua kundërshtimi i shkuarjes së Brigadës për në Srem (Serbi), për shkak të vrasjeve dhe masakrimeve të popullsisë shqiptare që kryenin brigadat jugosllave anë e këndë Kosovës.
Pas dështimit të bisedimeve, Shtabi i Brigada së Drenicës më 23 janar 1945 i bëri përgatitjet e mundshme për daljen nga rrethimi i shumëfisht i ushtrisë jugosllave me humbje sa më të vogla. Më 24 janar 1945 brigada la Grykën e Llapit dhe marshoi drejtë djepit të qëndresës shqiptare-Drenicës. Fillimisht Brigada dislokohet përreth Gllamnikut ndërsa Shtabi i saj vendoset në Gllamnik. Në orën 16 të asaj dite, gjatë marshimit të Brigadës nga Gllamniku në drejtim të Barilevës për të depërtuar  në malet e Qiqavicës, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha, urdhëroi njësitë e veta të shtinin 14 predha topi 13 në mesin e ushtarëve të Brigadës së Drenicës. Mirëpo, luftëtarët e brigadës u mbrojtën me sukses nga sulmet e tilla dhe pa kurrfarëë humbjesh vazhduan rrugën. Ndeshja e parë ballore e Brigadës me Ushtrinë pushtuese jugosllave ndodhi më 25 janar 1945, në Artakoll. Ndonëse më 26 janar Shaban Palluzha me 500-700 luftëtarë besnikë, deperton në Drenicën qëndrore, pjesa tjetër e luftëtarëve që vinin nga Llapi, Permalina, Artakolli... u shkëputën (nga brigada) për të depërtuar në Shalë të Bajgorës e gjetiu, me qëllim të organizimit të rezistencës në ato rrethe.
  
Shaban Palluzha e Mehmet Gradica
 Nga luftimet e përgjakshme deri me 31.01.19145 krijohet një “Zonë e Lirë” në të cilën do të përfshihen  20 fshatra të Drenicës, si: Tërsteniku, Bajica, Palluzha, Shtutica, Dashevci, Mikushnica, Luboveci, Oshlani, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Açareva, Obiliqi i Epërm, Obiliqi i Poshtëm, Krushevica dhe disa fshatra përreth. Gjatë këtyre betejave Brigada e Shaban Palluzhës ka shpartalluar disa njësi serbo-malazeze si dhe 1/3 e Brigadës 25 serbe. Brigadat jugosllave, në kuadër të të cilave ishin mobilizuar mbi 40 mijë ushtarë, ato ditë morën urdhër që të shkatërrohen tërësisht me artileri të rëndë, të gjitha fshatrat e fortifikuara e që bëjnë rezistencë të armatosur. Në zbatim të këtij urdhëri u dogjën e u rrënuan me tokë fshatrat: Tërstenik, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Plluzhina, Tica, Likoci ,Rezalla, Palluzha, Krushevci dhe Dashevci, ndërsa pjesërisht u rrënuan: Polaci, Kozhica, Prelloci, Gradica dhe disa lagje nga fshatrat tjera.
   Gjatë këtyre operacioneve këto urdhëra nuk do t´i zbatoi “Batalioni i Rinisë” i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi, e ku ishin të gjithë shqiptarë. Ky batalion me 1 shkurt 1945 (për të mos u vrarë vëlla me vëlla) do ta lëshoi frontin e hapur në Prekaz, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme në drejtim të fshatit Polac. Për këtë dezertim, Gjyqi Ushtarak i SHO të Kosmetit, të kryesuar nga Fadil Hoxha, më 25 prill 1945 do t´i dënojë 5 veta me pushkatim dhe dy të tjerë me nga 2 vjet burgim të rëndë. Ata që u denuan me pushkatim ishin:
1. Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani;
2. Xhafer Lladova nga Lladova;
3.Abdyl Hyseni, 
4.Shaban Cernica dhe 
5. Raif Halimi,që të tre nga Cërnica.
Ekzekutimi i tyre u bë në burgun e Pejës, ndërsa nga pushkatimi shpëtoi vetëm Raif Halim - Cërnica, i cili do t´i mbaj 18 vjet burg të rëndë nëpër kazametet famëkeqe të regjimit komunist jugosllavë.
    Më 18 shkurt 1945, pas një rezistence heroike, kur bashkëluftëtarët e Sh.Palluzhës mbeten pa municione, veshmbathje e pa bukë, me urdhër të Mehmet Gradicës një pjesë e madhe e tyre u shpërnda për t´i shpëtuar vdekjes, ndërsa rreth tyre do të mbesin vetëm 70 - 100 luftëtarë. Natën e 20/21 shkurtit 1945 Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv luftëtarësh prej 17-29 veta u gjetën të rrethuar në Kullat e Fekë Zenunit në Berzhenik. Më këtë rast dolën nga rrethimi me luftë të pakompromis, duke lënë 6 ushtarë serb të vrarë dhe një të plagosur. Nga aty gjatë ditës arritën të fortifikohen në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik me një efektiv të përgjithshëm prej 16-20 luftëtarësh. Dhe natën e 21/22 shkurtit 1945 kullat u gjetën në rrethim të hekurt nga njësitë e Divizionit 52 të UJ-së, të udhëhequr nga Petar Brajoviq. Shaban Palluzha me bashkëluftëtarët e tij  me sukses i përballoi sulmet e këmbsorisë duke vrarë disa ushtarë serb. Meqë pa ndihmën e artilerisë së rëndë, kulla nuk do të pushtohet lehtë, u gjet renegati shqiptar Kadri Mehmeti nga Klina, i cili duke gjuajtur me top u shkatërrua kulla dhe nga trarët e saj u plagosën për vdekje dy kreshnikët: Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica. Zëvendëskomandanti i brigadës Rexhep Xheli, i ndihmuar nga pesë-gjashtë bashkëluftëtarë, me sukses shpërthyen rrethimin dhe u tërhoqën duke i bartur Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën. Ata do të vdesin mbi krahët e bashkëluftëtarëve dhe kufomat e tyre do të fshihen, për ta mbajtur kështu nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese edhe për një kohë te gjatë.14
Kryengritja e Drenicës u shua me gjak, por në historinë tonë mbeti një nga epopetë më të lavdishme të saj, që për gjeneratat e reja u bë burim frymëzimi deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi  dhunshëm i  shqiptarëve në mars 1945
 Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin, të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllavë), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj.15
      Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Sërbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit  me dhunë, të djemëve, vëllezërve dhe burrave të tyre.    
                  Si ndodhi masakra e Tivarit -  më 1 prill 1945?!
Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë.
Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish - Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.16
Plani i operacionit për mobilizim të dhunshëm të shqiptarëve nga mosha 18 - 35 vjeçare...
  Sipas kujtimeve të pleqëve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm..., të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptar, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni !
Çarmatosja, atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikoz u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

Rrugëtimi i përgjakur
 Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar, nga kazermat e Prizrenit u bë në tri grupime (eshalone):
    1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX - të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.
2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 18.  Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren – Zhur – Kukës – Puk - Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë... si, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.
Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptar që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë - Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo – malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27/28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrrasin mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek... 19
Një nga grupet-eshalonet e prillit 1945, duke rrugëtuar nëpër Shqipëri në drejtim të Tivarit
Edhe pse të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe uria, do të vazhdohet me rrugëtimin dhe natën e 28 / 29 marsit të mobilizuarit do ta kalojnë në një luginë të rrethuar me pyje në periferi të Pukës. Të nesërmen shumë veta për shkak të torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes së dobët... nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën dhe mëngjesi i gjeti të vdekur. 20 Në mbrëmjen e 29 marsit, gjatë kalimit të një kanioni (lugine të thellë) te “Ura e Zogut” përmes një vagonete - teleferiku të improvizuar, u hodhën në greminë rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen.21
Në mëngjesin e 30 marsit Eshaloni i dytë është nisur në drejtim të Shkodrës dhe në “Vaun e Spasës” meqë ishte ura e shkatërruar, lumi është kaluar me anije të improvizuar. Rreth orës 16:00 kolona është futur në Shkodër ku në të dy anët e rrugëve janë përshëndetur nga mijëra shkodranë. Meqë shkodranët sollën ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyre nga Kosova, xhelatët serbo-malazezë e ndaluan një gjë të tilë dhe me shpejtësi kolona e të mobilizuarve u vendos në një kazermë në kodrën e lartë në Shkodër. Aty kah mesi i natës 30/31 mars eshaloni  është nisur në drejtim të Ulqinit dhe me të kaluar kufirin (afër Ulqinit) kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Me këtë rast të gjthë të sëmurët dhe të plagosurit ndahen në një vend të caktuar, me arsyetim për të evituar ndonjë epidemi të mundshme, dhe me premtimin se ata do të shërohen në ndonjë spital të Malit të Zi janë ndaluar aty dhe kurrë më nuk është mësuar për fatin e tyre, ashtu sikurse nuk dihet as për fatin e qindra shqiptarëve të tjerë që u ekzekutuan gjatë këtij rrugëtimi.
Pas këtyre peripetive, eshaloni i dytë, nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e datës 1 prilli 1945 arriti në Tivar. Atë ditë të kobshme rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes të rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth . 22
Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit:
Dëshmitari Azem Hajdini që ka mbijetuar nga masakra e Tivarit
"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt , me maje të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marr parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200 - 2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi. 23
Xhelatët e pashpirt, për të identifikuar të plagosurit që kishin shpëtuar nga trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” lëshuan një proklamatë në të cilën thuhej:
“a) Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që i kanë bërë !!!
b) të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shërim, prandaj të gjithë ata të ngriten në këmbë dhe të skajohen.
c) kërkojmë të brohoritni parullat: ”Rroftë shoku Tito” , ”Rroftë bashkim-vëllazërimi” , ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!!
24
Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të vërteta, shumica e të plagosurve do të ngriten nga vendi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.., çka ndodhi...?! Ushtarët mizorë në vend të ndihmës mjekësore, u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pamëshirshëm. Ky asgjësim barbarë zgjati deri në orët e mbrëmjes, të datës 1 prill, kur në vendin e krimit do të vijnë një grup oficerësh të prezentuar si dalmatinë.
Këtë ngjarje dhe ajo çka pason A.Hajdini e kujton kështu: “ Pas kontaktit që vuri(Isuf Halili nga Radisheva që kishte dal i pari për të kontaktuar me njërzit që u prezentuan si dalmatin e që apelonin për té dalë nga ndërtesa), si dhe pas premtimeve që morëm se nuk do të ketë vrasje, edhe ne të tjerët vendosëm ta léshojmë ndërtesën. Para se të fillojë dalja, në ndërkohë serbët dhe malazezët vunë roje në çdo kat të ndërtesës dhe askush s'mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, të holla etj. Kur dolëm jashtë, vërejtëm se oficeret që na kishin përcjellur dhe ata të paraqitur si dalmatin, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plotë nervozizëm. Mësuam se të parët përpiqeshin ta arsytojnë masakrin andaj prej ushtarëve dhe oficirëve të ardhur kërkonin që të largoheshin prej vendit të ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tërhoqën, sigurisht në aradhat e veta e neve na lanë prap në mëshirën e gjakatarëve. Derisa dilnim nga ndërtesa, pas nesh mbeteshin një numër i madh i të plagosurve, duke qarë e kërkuar ndihmë.“ 25
Kompleksi i Monopolit të duhanit në Tivar, ku u krye masakra më 1 prill 1945
Në vijim dëshmitari Hajdini përkujton:“Me të dalur në oborr, vërejtëm një rrethim të madh nga ushtarët serbë e malazezë, por edhe një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjësendet e mprehta si bajonetat, sëpatat, tërfurqit shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqzuar si kubiku i druve një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që vuanin duke vajtuar, kërkonin ndihmë, klithnin e çka jo tjetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e nuk ishin në gjendje t'u ndihmojmë. Ishte shumë vështirë për ne që mbetëm gjallë detyrimi të qëndrojmë në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit të cilët shpesh klithnin:„ ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time“, „vëlla, ma jep një pikë ujë“, „ma hiq sopatën, tërfurkun, thikën nga gjoksi“, „më nxirrë prej kufomave“ etj, etj „. Nuk ishin të rralla edhe lutjet: „vëllazër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve“, „na mytni ju“…!! Të shtërnguar nga të gjitha këto kërkesa, edhepse ishim të rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur, ne megjithatë u përpoqëm që sado - pak t'u japim ndihmë duke i nxjerrur të plagosurit nga kufomat. Por, atë moment kur na kannë diktuar se po u ndihmojmë, ushtarakët dhanë urdhër të ri kërcnues se çdo kush që tenton t'ju ndihmojë ose që shmanget nga turma që qëndronim në këmbë, do ta zë plumbi. Poashtu dënohet me vdekje çdo i plagosur që tenton t'u bashkangjitet atyre që kanë mbetur gjallë në ndërtesë.“ Në kërë rrëfim rrënqethës plaku Hajdini thotë se i ka njohur disa të plagosur dhe të vrarë në këtë masakër barbare: „…të plagosurit duke kërkuar ndihme njoha Asllan Mustafën nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtë Bislimin nga Kryshefci e disa të tjerë emrat e të cilëve tani nuk më kujtohen. Ndër kufomat në oborr njoha Sinan Avdiun nga Tërnavci, Hysen Zeqën nga Kuçica, një djal të ri nga Rakinica, tre të tjerë nga Kopiliqi, dy shokë nga Prekazi e të tjerë.“…26
Mobilizimi i kryesve të krimit për zhdukjen e krimit
Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së � prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish dogjën dhe pastaj u hudhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen ...!!!
Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë,27 ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...28
Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësoj si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve !! 29
Edhe pas masakrës së Tivarit, mobilizimi i Shqiptarëve
nuk u ndalë dot...!!!
Edhe pas kësaj masakre që ndodhi me grupin e dytë, dërgimi i shqiptarëve për në Frontin e ashtuquajtur të Adriatikut vazhdoi edhe më tutje.
   3.Grupi (Eshaloni) i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe XXVII. Shumë shqiptarë të mobilizuar në këtë grup, gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmunë rëndë nga tifoja dhe për pasojë dhjetra prej tyre vdiçën rrugës. Më 1 prill (ditën kur në Tivar - u masakruan pamëshirë shqiptarët e grupit të dytë) këtij grupi gjatë kalimit të lumit Buna, iu përgatit një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre. Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX-të dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën në disa objekte me destinime të ndryshme,mirëpo një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baroti,në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi dhe vdiçën të gjithës sa ishin aty 30.
   Duke u bazuar në shifrat e sipërthëna delë se gjatë muajit mars 1945, për në front të Adriatikut janë mobilizuar 11.100 shqiptarë, ndërkohë që organet zyrtare evidentojnë një numër më të vogël (7.420 veta). Gjatë muajit mars 1945 (për këtë front) u mobilizuan dhunshëm edhe dy grupe shqiptarësh, nga trevat etnike të Maqedonisë perëndimore.
                     Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në prill 1945
Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe dërgimi i tyre për në Frontin e ashtuquajtur të "Adriatikut", ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 1945.
Kalaja e Shkodrës, ku ndaloheshin eshalonet shqiptare para se të kalonin në Mal të Zi
Që në fillim të këtij muaji, Shtabi Operativ i Kosovës i përbërë kryesisht nga serbo-malazezët, lëshoi urdhëresën (Zonave ushtarake) për ndjekjen dhe kapjen e të gjithë dezertorëve shqiptarë (nga Brigadat Kosovare) por edhe të tjerëve që ishin të aftë për luftë dhe prëgatitjen e tyre për t'u rreshtuar (moblizuar) në repartet e Armatës së IV-të jugosllave. Ky aksion i ndërmarrë në emër të "spastrimit të terrenit nga forcat reaksionare" pasoi me vrasje e likuidime të shqiptarëve kudo që ishin, ndërkohë që radhët e grupeve nacionaliste në shumë anë të Kosovës u rikonsoliduan për ta mbrojtur popullatën nga ekspeditat e përgjakshme të divizioneve serbo-malazeze. Ato ditë prilli, Prizreni (me rrethinë) si një nga qytetet me peshë mbarëkombëtare në histori,meqë ishte epiqendër e mobilizimit-kalonte momente tepër dramatike që të kujtonin barbarinë serbe të viteve 1912-13, të bëra ndaj fshatrave të Vërrinit, Opojës dhe të Lumës.
  Sipas dokumenteve arkivore në Zonën Ushtarake të Prizrenit (ku përfshiheshin Suhareka, Rahoveci dhe Dragashi) operonin Brigadat II dhe IV kosovare dhe Brigadat serbe të Divizionit 46-të. Në rrethinat e Prizrenit, në Vërri, Has e në Kabash, operonin batalionet e Brigadës së IV-të kosovare dhe repartet e Brigadës XXV serbe, të cilat shtriheshin edhe në Rrafshin e Opojës (komuna e Dragashit). Këto Brigada famëkeqe, duke i zbatuar urdhërat e “Shtabit Operativ të Kosmetit” - për mobilizimin e shqiptarëve, pasi vunë në një shetrrethim të plotë Prizrenin dhe fshatrat e Vërrinit, të Hasit, Përdrinit, Kabashit dhe të Opojës, terrorizonin egërsisht popullatën e pafajshme dhe arrestonin të gjithë meshkujt prej moshës 18-60 vjeç.
   Në këtë fushatë të egër, vetëm më 17 prill në Prizren u dogjën shumë shtëpi dhe u arrestuan mbi 400 veta, të cilët iu dorëzuan organeve të OZN-së. Listat e të arrestuarve përpunoheshin nën mbikqyrjen e Komitetit të PKJ të Prizrenit. Deri  më 19 prill nga fshatrat e Prizrenit u arrestuan mbi 1300 veta 31, dhe sipas të dhënave të mbledhura në teren prej tyre 195 mashkuj ishin nga fshatrat e Vërrinit. Arrestimet më të mëdha të përcjella me dhunë, rrahje e vrasje, u bënë në Zhur, Billushë, Kobajë, Lybeçevë, Jeshkovë, Leskovec, Vlashnje dhe Vërmic 32.
Në këtë periudhë të mobilizimit u arresutan edhe shumë kuadra shqiptar, që përbënin organet e pushtetit lokal dhe në vend të tyre emroheshin njerëzit e dëgjueshëm. Shumë shqiptar duke iu shmangur mobilizimit iu bashkuan radhëve të grupeve të rezistencës (Çetave nacionaliste). Ta zëmë në trevën e Vërrinit pjesa më e madhe e mashkujve (që iu shmangën kthetrave serbe) iu bashkuan Çetës nacionaliste të udhëhequr nga Destan Berisha nga fshati Kushtrim (ish-Billushë).
     Në këto rrethana të jashtëzakonshme, në muajin prill 1945, në kazermën ushtarake të Prizrenit u grumbulluan (nën tytat e pushkëve) mijëra shqiptarë, të cilët të ndarë gjithashtu në tri grupe (eshalone) u nisën drejtë brigjeve të Adriatikut.
    “ 1. Grupi (eshaloni) i parë - me 1.506 veta, nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 prill, i shoqëruar nga repartet e batalionit të I-rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë së zbulimit të Divizionit të 46-të serbë. Gjatë rrugës, në Shkodër dy veta vdiqën nga tifoja, me  ç´rast së bashku me shqiptarët e pësoi edhe një roje serbe nga repartet përcjellëse.
    2. Grupi (eshaloni) i dytë - me 2.601 veta, u nis më 20 prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46 serbë. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm bëri që disa shqiptar të dezertojnë. Ndërsa gjatë kalimit të lumit Buna u mbytën 17 shqiptarë dhe 1 ushtar serb nga repartet përcjellëse.
   3. Ndërkaq, më 24 prill u nis grupi (eshaloni) i tretë - me 1.216 veta, i përcjellur nga Brigada XXVI “ 33.
 -Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit, janë mobilizuar 5.323 shqiptarë, ndërsa pushteti serb, evidenton vetëm 4.300 veta.
   Të gjitha këto grupe - eshalone (të marsit – prillit 1945) u dorëzuan në repartet e Armatës së IV-të jugosllave dhe me anije u deportuan në shumë vija të frontit në  Slloveni e Kroaci, prej nga qindra – mijëra shqiptarë nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e tyre
    Sa shqiptarë u mobilizuan dhunshëm në janar-prill 1945...?!
  Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren – Kukës – Shkodër - Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset etnike shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave kosovare dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar - prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike,për frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”.
*Sigla "Tivari 1945" dhe disa foto, janë huazuar nga libri " Tivari 1945 - Kalvari i Kosovës" të prof.dr.Muhamet Pirraku
--------------------------

R  E  F  E  R  E  N  C  A  T
1Dr.I.Hoti - Formimi i njësiteve të armatosura të LNÇ-së dhe veprimtaria e tyre, (fejtoni) Zëri 15.X.2003,fq.25.
2 Historia e popullit shqiptar II, Prishtinë 1967, fq.808. /Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq.25.
3 Dr.D.Bislimi - Formacionet politik-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, fq.209 /.Prof.ddr.Izber Hoti-Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisë fashiste deri në fund të nëntorit 1944 (Fejtoni) Zëri 16.X.2003, fq.18 /Dr.Daut Bislimi:vepra e cituar, fq.196.
4 Dr.I.Hoti-Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë botërore në Kosovë (1941-1945), Prishtinë 1999, fq178. (k.nr.21/69,dok.nr.1281)
5 Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq15.
6 Dr.H.Bajrami-Kosova (20 shekuj te identitetit te saj) Prishtine  2001, fq.86.
7 Dr.M.Pirraku:Kumtesë- Revolta e“Brigadës së shaban Palluzhës“- kthesë historike në luftën e popullit shqiptar për liri, ALK-„Kosovapress“10 mars 2001, fq.5.
8 Dr.M.Pirraku-Kryengritja e Drenicës 21.01-21.02.1945 (Kumtesë 21 shkurt 2001,Prishtinë)
* OZN-a - Odelenje za Zastitu Naroda (Dega e Mbrojtjes së Popullit) - u formua me 14 maj 1944. Ajo veproi në kufirin e seksionit të Mbrojtjes Popullore të KANÇJ, e cila kishte të drejtat dhe detyrat e Qeverisë. OZN-a ishte e organizuar në parime ushtarake. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u formua më 1 shtator 1944 nga Aleksandër Rankoviqi, i cili për këtë qëllim kishte ftuar në Vis Miladin Popoviqin, Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në radhët e OZN-ës ishin edhe tre anëtarë të Komitetit Krahinor të Kosovës: Ali Shukriu, Çedo Mijoviq dhe Sahit Bakalli.
   Pas formimit të të ashtuquajturës Qeveri e Jugosllavisë Demokratike në mars 1945-OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më 1946 u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavne Bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit) që tani quhet DB (Drzhavna Bezbednost-Sigurimi i Shtetit). OZN-a qe dhe mbeti një mekanizëm monstruoz për luftimin e veprimtarive liridashëse të të gjithë popujve të ish-Jugosllavisë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë kundër atyre shqiptarë.
9 Sh.Braha-Rifat L.Berisha, figurë e shquar kombëtare, Tiranë 1998, fq.165.
10 / A.Bytyqi-Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991, Prishtinë 2001, fq.83/85; /Dr.M.Pirraku-Kumtesë e cituar, fq.6.
11 Po aty, fq.102/102 dhe Dr.H.Bajrami-Vepra e cituar fq.86
12 Dr.M.Pirraku-Kumtesa e cituar, fq.7.
13 Po aty
14 Dr.M.Pirraku-Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992 fq.106.
   Dr.M.Pirraku-Kumtese  /Revolta e”Brigades se Sh.Polluzhës…”, Kosovapress 10.03.2001.
15 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh... fq.458
16 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990 fq.3
18 M.Shatri-Kosova në LDB, fq.224
19 Revista Koha-Nr.144,12 mars 1997, f.39
20 Po aty
21 Po aty
22 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13
23 Po aty, fq.15-17
24 Revista Koha, nr.146,26 mars 1997, fq.41
25 A.Hajdini- vepra e cituar
26 Po aty
27 Në raportin e prof.Ymer Berishës dërguar Misionarit anglez Hadson më 22.X.1946 në Tiranë, thuhet se në Tivarë janë vrarë 1670 veta.
Më 20.IX.1996 TV norvegjeze ka kumtuarnjë lajm për zbulimin e një varrete masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.
28 –Azem Hajdini, që kishte përjetuar Masakrën e Tivarit, deklaron se me 26 mars 1945 nga Prizreni për në frontin e Trieshtës (në eshalonin e dytë) janë nisur 4.700 shqiptarë dhe masakrës së kryer në Tivarë më 1 prill 1945, i kanë shpëtuar 810 veta. Nga kjo dëshmi del se gjatë marshutës nga Prizreni - deri në Tivarë janë vrarë e zhdukur pa gjurmë 3.890 shqiptarë...!!!
29 L.Nasi - Ripushtimi i Kosovës..., fq.177
30 AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945
31 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi i Kosovës..., fq.144
32 Më 16 prill 1945 njësit e Brigadës së 25-të serbe, në bashkveprim me komandën e vendit në Prizren bënë konfiskimin e pasurisë së të katër të mobilizuarve zhurjanë. Me këtë rast u morën: "1 ka, 16 dele, 14 qengja, 3 dhi, 1 cap, 100 kg. misër dhe 20 kg grur". (Po aty fq.136 - nga AVII Nr.9-1/4-9-6/4, K-1341, 10.IV.1945)
33 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi jugosllav i Kosovës, fq.145
A janë harruar masakrat serbe mbi ushtarët shqiptarë para 62 vjetëve?
 
TIVARI  ËSHTË VARRI MË I MADH MASIV I SHQIPTARËVE
 
Shkruan: Berat LUZHA
Prishtinë, më 05.04.2007
      Ishte viti i madh 1945. Lufta Nacionalçlirimtare apo Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar edhe në Kosovë. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dëshirën e tij në kreaturën shtetërore të quajtur Jugosllavi, megjithatë shpresonte se gjendja e tij do të ndryshonte rrënjësisht në krahasim me paraluftën. Shpresonte për bashkimin me shtetin amë dhe shpresonte për lirinë e fituar në luftë me gjak. Por, në vend se ta gëzonte lirinë e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo. Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezë si nata, skëterrë. Numëroheshin njëra pas tjetrës masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaçkitjet e një populli të lodhur nga lufta, nga varfëria dhe nga robëria e gjatë.
Në dimrin e ftohtë të vitit 1945 “çlirimtarët” jugosllavë iu kishin vërsulur nga të gjitha anët Kosovës dhe viseve tjera shqiptare për t’i gëlltitur ato. Kurse, për ta bërë gllabërimin më të lehtë, njësitë vendore partizane, si aradhat, çetat, batalionet e brigadat, ishin dërguar në frontet e luftës jashtë vendit, kudo nëpër Jugosllavi, gjoja për t’i plotësuar njësitë partizane të Ushtrisë Naconalçlirimtare të Jugosllavisë. Pos kësaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshëm edhe dhjetra mijëra shqiptarë të tjerë për t’i dërguar ata në frontet e luftës në Dalmaci, në Srem e kudo nëpër Jugosllavi. Por, në vend se në frontet e luftës, në muajt mars - prill 1945, shovinistët serbë, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e masakra të papara mbi ushtarët – rekrutët duarthatë shqiptarë.
Regjimi serb – jugosllav më 8 shkurt 1945 vetëm në Kosovë kishte vendosur administratë ushtarake, e cila udhëhiqej plotësisht nga ushtarakët serbo – malazezë. Me urdhër të veçantë të kreut ushtarak jugosllav, kishte filluar edhe mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve. Të mobilizuarit ishin ndarë në dy pjesë; një pjesë u dërgua në Frontin e Sremit, kurse pjesa tjetër në Frontin e Adriatikut (mbi 22 mijë ushtarë). Pjesa e dytë e të mobilizuarve apo e rekrutëve shqiptarë u grumbulluan fillimisht në Prizren, ku qëndruan disa ditë, ku u çarmatosën dhe ku u ndanë në eshalone e njësi tjera ushtarake. Pastaj vazhduan rrugën drejt Tivarit, nëpër Kukës, Fushë-Arrës, Pukë e Shkodër, por me komandën serbe të Divizionit 46-të të Serbisë. Gjatë rrugës këmbë e nëpër të ftohtë, pa ushqim dhe duke mos lejuar ta shuanin etjen, u vranë disa qindra ushtarë shqiptarë.
Me të arritur në Tivar, më 1 prill 1945, pasoi një masakrim masiv i ushtarëve – rekrutë shqiptarë. Aty janë vrarë, pa asnjë shkak, sipas disa shënimeve, mbi katër mijë ushtarë. Më 18 prill, me një metodë tjetër, atë të ngulfatjes me gaz helmues, në Raguzë (Dubrovnik), janë vrarë edhe 1300 shqiptarë të tjerë. Në qytetin e Tregurit (Trogirit) në Dalmaci u mbytën në det, pas fundosjes me një anije, së paku 29 shqiptarë – ushtarë rekrutë. Numri i saktë i ushtarëve – rekrutëve shqiptarë të vrarë gjatë rrugës nëpër territorin shqiptar, në qytetet e Tivarit, të Raguzës e të Tregurit, asnjëherë nuk është mësuar.
Politika e pushtetmbajtësve të rinj serbë – jugosllavë nuk ndryshonte thuajse aspak nga politika shfarosëse e regjimeve serbe të paraluftës. Shqiptarët akuzoheshin padrejtësisht. Ndaj tyre udhëheqja politike e ushtarake serbe, malazeze e maqedonase kishte krijuar një qëndrim tendencioz dhe disponim thellësisht armiqësor, që reflektonte më vonë, gjatë të gjitha zhvillimeve politike për Kosovën, me veprime të padrejta, me veprime shoviniste e fashiste; duke e “zhvlerësuar” Rezolutën e Bujanit, duke vendosur administratë ushtarake, duke e manipuluar e dhunuar votën në Konferencën e Prizrenit, duke dërguar në Kosovë njësi ushtarake nga Serbia e nga Maqedonia për të bërë krime, duke e çarmatosur popullsinë vendore, duke bërë arrestime të shumta, duke hapur dosje për secilin intelektual dhe shqiptar patriot, duke i eliminuar shqiptarët nga pushteti dhe administrata, duke e bërë mobilizimin e dhunshëm vetëm të shqiptarëve, duke masakruar ushtarët - rekrutët e mobilizuar, por edhe popullsinë duarthatë, duke i dërguar shqiptarët nëpër frontet e luftës jashtë Kosovës e për t’i përdorur ata si “mish për top”, duke i detyruar të shpërnguleshin në Turqi...
Ishte thënë se mobilizimi po bëhej për plotësimin e njësive ushtarake të Armatës Popullore të Jugosllavisë për pjesëmarrje në operacionet çlirimtare. Por, të mobilizuarit shqiptarë nga Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë nuk u dërguan në frontet e luftës, as në operacionet për çlirimin e Jugosllavisë. Ata, në vend se në frontet e luftës, u vranë nga eprorët e tyre, nga komanduesit e tyre, duke përjetuar golgotën e vuajtjeve të pambarim e të vrasjeve të pashembullta në histori, si gjatë rrugëtimit “për në frontet e luftës”, ashtu edhe në vendet (e planifikuara) për vrasjen masive të tyre; në Tivar, në Raguzë, në Tregur...
Të mobilizuarit shqiptarë – rekrutët e çarmatosur kishin mbetur rrugëve, kishin mbetur nën komandën dhe nën mëshirën e eprorëve dhe të ushtarëve serbë. Ata ishin të këputur e të lodhur, të uritur e të etshëm, pa ushqim, pa kujdes dhe në kushte tepër të vështira. Prandaj, vrasjet masive në Tivar, në Raguzë e në Tregur kishin përmasa të krimeve të papara e tepër monstruoze, kishin përmasa të masakrave e të gjenocidit. Këto vrasje nuk mund të cilësohen ndryshe, pos si shfryrje të epsheve shoviniste e fashiste të kreut ushtarak e politik jugosllav, e veçanërisht të kreut serb, malazez dhe maqedonas, përgjegjës të drejtpërdrejtë të këtyre ngjarjeve tragjike.
 Shqiptarët marshojnë drejt vdekjes – Tivarit (fundmars 1945)    
Këto masakra monstruoze duket se janë harruar nga kujtesa jonë kolektive dhe sidomos nga shkenca e historisë. Mijëra shqiptarë, viktima të një regjimi të ri shovinist e fashist, i cili sapo kishte marrë pushtet, na bëhet sikur janë mbuluar nga harresa jonë. Por, ata kanë ekzistuar; kanë lindur e kanë jetuar në të njëjtin vend kemi lindur e ku jetojmë edhe ne. Janë vrarë në moshën e tyre më të mirë për fajin e vetëm, pse ishin shqiptarë! Regjimi serb – jugosllav ishte kujdesur shumë që viktimat e tij, të vrarët të harroheshin përgjithmonë, në mënyrë që për ta të mos dihej, të mos shkruhej e të mos mësohej kurrë. Kurse, në anën tjetër, ky regjim shqiptarëve u bënte premtime mashtruese, u paraqitej si çlirimtar e si shpëtimtar, u paraqitej sikur atyre ua kishte dhuruar lirinë dhe të gjitha të drejtat njerëzore, politike e kombëtare.
Është koha e fundit që shkenca e historisë ta thotë fjalën e vet meritore për këto ngjarje ende të pastudiuara sa duhet. Është detyrë e historianëve të merren më shumë e më me përkushtim për zbardhjen e këtyre ngjarjeve të pashembullta në histori. Me këtë rast duhet përgëzuar përçapjet e para në këtë drejtim të Prof. Muhamet Pirrakut, të Prof. Hakif Bajramit, të Prof. Zekeria Canës, të Sheradin Berishës e të ndonjë tjetri. Veçanërisht duhet përgëzuar përjetuesit e masakrës, Bajram Golën, autori i një fejtoni me dëshmi dhe Azem Hajdinin – Xanin, autorin e disa librave me dëshmi e kujtime për masakrën e Tivarit. Azem Hajdini ishte përjetues i drejtpërdrejt i tërë kalvarit dhe njëri nga dëshmitarët e shumtë autentik, i cili me përkushtim të pashoq po punon qe disa dekada për zbardhjen e ngjarjeve tragjike – masakrave mbi ushtarët shqiptarë në Tivar, në Raguzë e në Tregur.
Por, historiografia shqiptare ende nuk e ka thënë fjalën, nuk e ka kryer detyrën e vet për këto ngjarje historike të tragjedisë sonë kombëtare.
----------------
 PËRJETIM NGA TRAGJEDIA E TIVARIT
 Shkruan: Beqir ELSHANI
 Më 04.04.2007, Suedi 
    Në Televizionin Shqiptar të Tiranës shfaqej filmi artistik ”Flaka e luftës” të regjisorit Vlladimir Prifti, në rolin kryesor të Mark Sokolit atdhetar, luajtur nga artisti i popullit, Ndrek Luca, i cili mullirin e tij e kishte shndërruar në fortesë luftarake kundër hordhive turke. Filmi ka kuptimin metaforik, sepse në mulli bluhej drithi i bukës, por edhe baruti i luftës për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesi turk dhe fqinji verior serbo-malazez.
    Ngjarja e filmit më përkujtoi edhe xhaxhallarët e mi: Vesel, Azem dhe Musli Elshanin me bashkëkohësit e shumtë nga Theranda dhe mbarë Kosova në prill të vitit 1945, të cilët kishin shpëtuar nga masakra e Tivarit, mirëpo me vete kishin marrë plagët si në trup, ashtu edhe në shpirt. Kishin ecur mbi kufomat e vëllezërve të tyre shqiptarë, por edhe kishin parë detin e kuq të Adriatikut që skuqej nga lumi i gjakut të shqiptarëve të masakruar nga ana e bishave serbomalazeze. Axha Musë, kështu e thirrja unë xhaxhain tim më të ri, Musliun, kurrë nuk thoshte deti Adriatik është i kaltër, por i kuq. Ai kishte të drejtë, sepse e kishte parë me sytë e vet dhe unë e kuptoja. Në vazhdim tregonte se Tragjedia e Tivarit ishte planifikuar qysh në Beograd, në krye me xhelatët Tito-Rankoviq.
Xhelatët Tito-Rankoviq
    Konkretisht, u vranë partizanët e paarmatosur shqiptarë, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur fashizmin në veri-perëndim të Jugosllavisë. Elaborati për vrasjen dhe ndjekjen e shqiptarëve i projektuar qysh në Mbretërinë Serbe nga ministrat dhe bashkëpunëtorë të fashizmit gjerman, Vasa Çubriloviqi dhe Ivo Andriqi, po zbatohej edhe në Jugosllavinë Socialiste të pasluftës. Pleqtë tregonin se fashizmi serb me anën e masakrimit të popullit shqiptarë ia kalonte fashizmit gjerman dhe italian. Në Luftën e Dytë Botërore Kosova po çlirohej me forcat e veta nga pushtuesi gjerman, ndërkohë që forcat e shumta pushtuese serbe po mobilizoheshin për kolonizimin e Kosovës. Derisa të gjithë popujt e Evropës luftonin për çlirimin e vendit të tyre nga hordhitë fashiste, përkundrazi Ushtria Jugosllave po mobilizohej të pushtonte me krime çnjerëzore Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Prandaj menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, axha Musë armën me municione i kishte lidhur në thesin e najlonit, pastaj i kishte hedhur në bunarin e oborrit. Gjatë bastisjes nëpër shtëpia policia dhe ushtria serbe shpeshherë kontrollonte me elektrik në fund të bunarit, prandaj axha Musë kishte hedhur dy karroca zall që kishte marrë te lumi skaj bahçes. Kjo ishte një nga metodat më konspirative të fshehjes së armëve, që kishte përfshirë mbarë Kosovën. Më vonë shtëpinë me bunar e kam trashëguar unë, ndaj një ditë vere e pastrova bunarin dhe papritur nxora një pushkë dhe një gjerdan me fishekë të prodhimit italian e gjerman të mbyllur në thes najloni, të cilat me kalimin e kohës ishin ndryshkur. Plumbat e prodhimit italian kishin kokën e rrumbullakët, kurse ato gjermane ishin me maje konike. Gjithashtu në murin e oborrit kam hasur disa bomba dore dhe granata, të cilat babai im, Qazimi, i ka larguar dhe i ka çmontuar me kujdes.
     Në qendër të Therandës po kremtohej përvjetori i së ashtuquajturës dita e çlirimit nga fashizmi gjerman, kurse në parkun e qytetit po këndonte një partizan me rroba të leckosura, ai kishte shpëtuar nga pushkatimi i Masakrës së Tivarit. Sa herë kalonim skaj parkut e dëgjonim këngën mortore kushtuar bashkëluftëtarëve të tij të vrarë pabesisht në masakrën e Tivarit. Në xhamadanin e tij të grisur ende dukeshin njollat e gjakut, kurse në nyje të duarve dalloheshin gjurmët e litarit, ato nuk po zhdukeshin. Partizani e dinte që ne me kërshëri të madhe ia shikonim njollat e thara të gjakut në rrobat e tij. Ai ishte një dokumentar i gjallë i masakrës së Tivarit: kishte dëgjuar rafalët e mitralozave serbomalazezë dhe britmat e shokëve shqiptarë. Derisa në shkollën fillore mësonim për kryeveprën e Naim Frashërit Bagëti e Bujqësi, në parkun e qytetit mësonim për kryeveprën e partizanit të plagosur, në shpirt, dhe ajo quhej Masakra e Tivarit. Kjo ndodhte, sepse iu kishin vrarë bashkëluftëtarët dhe si një foshnje, këmbë e duar, kishte dalë nga gjaku i kuq i Adriatikut. Atje kishte lënë kujtesën, dhe tani po vajtonte shokët e tij më të dashur. Më vonë nuk u ndie kënga mortore e partizanit me rroba të leckosura, UDBa e kishte vrarë natën, sepse po dëshmonte krimet serboçetnike. E kishin vrarë kryeveprën e partizanit, i cili sipas këngës popullore partizane, „Partizani n’luftë po shkon, ka marrë pushkën me nji dorë“… me pushkë në dorë ishte nisur për çlirimin e të gjitha zonave nga fashizmi gjerman. Serbët kishin vrarë partizanin e plagosur në shpirt, por nuk kishin mundur dot të vrasin kujtesën e djalërisë shqiptare që me xhelozi e ruante në zemër. Menjëherë pas vrasjes edhe të luftëtarit të fundit - të plagosur në shpirt, kënga e tij revolucionare kushtuar bashkëluftëtarëve të masakruar u bë edhe më e fuqishme dhe si rrufeja përhapej në të gjitha anët shqiptare.
Marshi partizanëve
    Në kohën, kur tito-rankoviqistët po bënin diferencimin në mesin e popullit shqiptar, një punëtor i ndërtimores „Dukagjini“ të Gjakovës, ishte anëtar i LKJ-së, ndaj axhës Musë i tregon se si ata të komitetit e kishin këshilluar që të ruhet nga irredentistët shqiptarë, kinse janë të rrezikshëm. Gjakovari nuk e dinte se një ndër ata irredentistët ishte edhe kolegu i tij therandas që po shoqërohej. Prandaj axha Musë i kishte thënë që të ruhej edhe prej tij, sepse kishte qenë në burg për Kosovën Republikë. Bashkëpunëtori gjakovar ia kishte pritur: „Musë, nuk ka burrë më të mirë se ti!” Xhaxhai im kishte një të ”metë”, zemërohej po t’ia lavdëronte ndokush Ali shukriun, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin.
    Lidhur me fshehjen e armëve axha Musë, përndryshe në popull njihej si gjeometër, maste arat e familjeve therandase që po rriteshin, tregonte se nuk kishin besim në Jugosllavinë Socialiste pas Luftës së Dytë Botërore. Pas Revolucionit të Kosovës të vitit 1981 burgoset si irredentist, ku së bashku me Mësuesin e Popullit, Hamëz Asllanin, vuan në burgun e Prizrenit. Ashtu si të gjithë partizanët e Brigadës në krye me Komandantin, Shaban Palluzha, e dinte se lufta me kolonizatorin e egër serb nuk ka përfunduar. Jehona e luftës patriotike për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesi i dytë serb (më i zi se i pari), kishte rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve. Kudo flitej për shkëndijën revolucionare të Batalionit në krye me komandantin legjendar, Shaban Palluzha. Populli shqiptar ishte zhgënjyer, sepse Gestapoja Serbe (OZNA) po i vriste në kurth udhëheqësit e lavdishëm të Kosovës, të cilët me armë në dorë kishin luftuar kundër pushtuesit gjerman dhe italian. Tani në pushtetin kundër shqiptar të Kosovës Kreshnike kishin ardhur kolaboracionistët shqiptarë tashmë të jugosllavizuar, të cilët asnjë plumb nuk e kishin shkrepur kundër agresorit serb, përkundrazi e kishin shkrepur kundër Nënës Kosovë që bijtë e saj po i rriste me shumë mundime. Prandaj xhaxhallarët e mi predhat dhe municionet e shumta i kishin fshehur nëpër zgavrat e murit të shtëpisë për mbrojtje nga sulmi i terrorizmit serb. Derisa partizanët shqiptarë po luftonin kundër fashizmit gjerman, ndërkohë ushtria jugosllave me anën e vrasjeve prapa shpine po hynte në Kosovën e pambrojtur.
    Statistikat tregojnë se ushtria jugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore më shumë ka vrarë partizanë shqiptarë se ushtarë të fashizmit gjerman, metodë të cilën e ka zbatuar me qëllim të pushtimit të trojeve shqiptare. Prandaj qëllimi strategjik i masakrës së Tivarit ka qenë zhdukja e një armate të madhe shqiptare të Kosovës, e cila do të udhëhiqej nga komandanti Shaban Palluzha. Kjo bëhej në mënyrë që gjatë pushtimit të Kosovës serbomalazezët të mos hasin në rezistencën e ushtrisë kombëtare shqiptare për të mbrojtur atdheun e tyre - Kosovën. Jo vetëm kaq, sepse sipas statistikave çnjerëzore të projektantëve serbofashistë, me anën e masakrimit të 3800 ushtarëve shqiptarë, parashikohej zhdukja e qindra mijëra banorëve të Kosovës, të cilët pas gjysmë shekulli do të popullonin një qytet sa Prizreni i sotëm me 100 000 banorë.
    Siç dihet, në shekullin XVIII-të dhe XIX-të, Prizreni ishte një ndër qytetet e njohura për prodhimin e armëve luftarake për nevojat e kryengritësve shqiptarë në luftë kundër hordhive turke dhe serbomalazeze. Prandaj në mbarë Kosovën kishte luftëtarë të zotë, që me mjeshtëri të rrallë ishin në gjendje të punonin armën për mbrojtjen e familjes dhe pragut të shtëpisë nga bishat serboçetnike. Rrethanat robëruese nën zgjedhën turke kishin detyruar, që zejtarët shqiptarë të prodhonin armë për mbrojtjen e atdheut. I tillë ishte edhe xhaxhai im, Veseli, i cili mund të punonte revole dhe fishekë me plumba. Për të punuar një revole të tillë kishte përdorur një gyp prej metali, një copë dru dhe disa gozhda. Një ditë unë me babain tim, Qazimin, shkuam në kasollen e tij, gjendej në hyrje të fshatit Reçan. Ndërkohë axha Vesel shkrepi armën e tij dhe qëlloi një poçe kacavarur në degën e një peme. Ai tregoi se revolen e brezit e kishte punuar vet. Unë nuk besoja, ndërkohë babai im ia priti: „Vesel, ti je i trentë!“ kurse axha Vesel ia ktheu me të qeshura. Ndonëse ishte plakë shtatëdhjetë e pesë vjeçar, ende ishte i fortë dhe merrej me punët e bujqësisë, sidomos me kositje. Pastaj tregoi se me këtë revole kishte vrarë një dhelpër që ia hante pulat dhe një vjedull që ia dëmtonte kallamboqin në arë, të cilën e kishte në fund të pyllit. Në qoshe të dhomës së tij qëndronte një vjedull e balsamuar (brenda lëkurës ishte e mbushur me kashtë), për herë të parë e pashë vjedullën, për të cilën kisha dëgjuar nga përrallat që më kishte treguar gjyshja.
    Pas një muaji, SPB (Sekretariati i Punëve të Brendshme) të Therandës i kishte rënë në gjurmë, ndaj axhën Vesel e arrestuan. Shkak i zbulimit ishte bërë grindja me fqinjin e arës, ndaj me rastin e arrestimit policia kishte gjetur armën. Në hetuesi të SPB-së nuk e kishin pyetur se ku e kishte blerë axha Vesel armën, përkundrazi ishin habitur kur kishin parë armën e zjarrit të punuar me mjeshtëri si të ishte ndonjë fabrikant i përkryer dhe që mund të vriste bishën apo mizorin. Kuptohet që policia ia kishte marrë armën, mirëpo axha Vesel nuk brengosej, ai ishte në gjendje që me dhjetëra revole të punonte në shtëpinë e tij. Në fund thoshte se kjo zejtari e prodhimit të armës duhet të vazhdoj brez pas brezi, sepse ujku dhe armiku ynë shekullor nuk kanë besë.

kRIMET E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI

Zbardhja e krimeve të komunizmit në Shqipëri


Në Shqipëri ende nuk janë zbardhur krimet e regjimit komunist. Zbulimi kohët e fundit i një varri masiv me eshtrat e 19 të pushkatuarve, e ka sjellë këtë çështje në rend dite. Pse deri tani nuk është realizuar ky proces?


Në Kishën e vjetër Katolike të Tiranës, të ndërtuar më 1865 nga perandori austriak, Franz Josef, diku në hapësirën e projektuar për prehjen pas vdekjes të klerikëve të lartë, është edhe një varr bosh... Në pllakën prej mermeri lexohet: " Dom Shtjefën Kurti, 1900 - 1971, i pushkatuar nga regjimi komunist".

Pushkatimi i Dom Shtjefën Kurtit është tipik për krimet e atij regjimi që kanë mbetur pa u zbardhur edhe sot e kësaj dite, 20 vjet pas rënies së tij. I diplomuar në vitin 1918 për teologji në Insbruk të Austrisë, më pas në Vatikan, Dom Shtjefën Kurti filloi karrierën e tij në Arqipeshkvinë e Shkupit, ku u zgjodh nga Nënë Tereza, atëherë 12 vjeç dhe e njohur si Gonxhe Bojaxhiu, për t'u rrëfyer në gjuhën shqipe. Nga Shkupi, në Gjakovë, pastaj në Shkodër, në Tiranë ku u bë kryetar i komunitetit katolik të kryeqytetit. Por fati i tij si i shumë klerikëve të shkolluar në Perëndim, ishte i paracaktuar nga regjimi komunist. Ai regjim e arrestoi, e burgosi për 18 vjet, e detyroi pas ndalimit të fesë të prashiste misër në kooperativat bujqësore dhe në fund e pushkatoi me akuzën e dëmtimit të “pronës së popullit nga prashitja e keqe e misrit”. Këto i tregon në mikrofonin e DW i nipi, Nikolin Kurti, i cili prej 20 vitesh kërkon eshtrat e xhaxhait të tij, Dom Shtjefënit.

“Gjatë këtyre 20 viteve, shumë familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre, të pushkatuar me gjyq, pa gjyq, të varrosur në vende të mistershme, kanë pritur që shteti të merrte përsipër zgjidhjen e këtij problemi. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur, pasi mungon vullneti politik”, thotë Nikolin Kurti.
Në këto kushte, ai iu drejtua Arkivit Qendror të Shtetit, gjeti me qindra dokumente, zbuloi dhe hapi varre masive në Malin e Dajtit, por nuk gjeti dot eshtrat e xhaxhait të tij. Përpjekjet e tij individuale nuk sollën asnjë rezultat.

Ai nuk është vetëm në përpjekje dhe dështim. Në dyert e Arkivit Qendror të shtetit kanë trokitur dhe trokasin shumë familjarë të të pushkatuarve dhe të humburve gjatë regjimit komunist që kërkojnë të dhëna për të gjetur eshtrat dhe për të pasur një varr, ku të vendosin lule në përvjetor. A ka pasur kërkesa për të dhëna nga institucione shtetërore? “Ka pasur vetëm kërkesa individuale dhe nuk mbaj mend të ketë pasur qoftë edhe një kërkesë të vetme institucionale”, thotë studiuesi Shaban Sinani, ish-drejtor i këtij arkivi.

Nikolin Kurti ka gjetur arsyen e vet pse ka ndodhur kështu.
”Të dyja palët, si e majta, ashtu dhe e djathta, në strukturat drejtuese kanë të afërm që janë të implikuar me këto procese”, pohon ai.
Kurse Shaban Sinani mendon se ka një mungesë të vullnetit politik nga të dyja palët. "Është një çështje që hapet dhe rihapet sa herë që midis palëve në konflikt politik në Shqipëri ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar dhe ashtu si hapet edhe mbyllet”, thekson ai.

Zbulimi kohët e fundit i eshtrave të 19 të pushkatuarve në një varr masiv, përsëri pranë Malit të Dajtit, e ka rihapur çështjen e zbardhjes së krimeve të komunizmit. Vonesa në këtë proces u kritikua javën e kaluar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri për të drejtat e njeriut, Philip Alston. “20 vjet pas rënies së komunizmit,” tha ai në Tiranë, “ ky nuk është një tregues pozitiv për Shqipërinë, që ka mbetur pas vendeve të tjera dhe nuk ka plotësuar standardet ndërkombëtare lidhur me detyrimin për të hetuar vrasjet masive”, tha Alston.

Por hetimi i tyre dhe zbardhja e krimeve të regjimit të kaluar mund të realizohet pa humbur kohë thotë studiuesi Shaban Sinani. Hapi i parë është ”krijimi i një regjistri kombëtar i të gjithë qytetarëve të këtij vendi që nga 1945-1990 që janë dënuar me gjyq. Dokumentacioni është i hapur, është Fondi i Presidiumit të Kuvendit Popullor që ndodhet edhe në Arkivin Qendror. Presidiumi ishte si një Gjykatë Supreme. 16 anëtarët e tij dhe Presidenti duhet të votonin për çdo pushkatim dhe dënim me vdekje. Kjo shoqërohej nga një dokumentacion i hollësishëm. Të gjitha janë në këtë fond. Pastaj janë edhe arkivat e Ministrisë së Brendshme. Nuk ka asgjë sekrete, qoftë për individë, qoftë për institucion, pasi ka kaluar afati i rezervimit të dokumentacionit.”

Kurse Nikolin Kurti beson se vetën një institucion ndërkombëtar i pavarur, si Komisioni Ndërkombëtar për gjetjen e të humburve, (International Commission for Missing People) me qendër në Sarajevë, i krijuar nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, që po gjen të humburit në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe vende të tjera, ka mjete financiare dhe ekspertizë për të gjetur eshtrat e të pushkatuarve dhe për të zbardhur krimet e regjimit të kaluar në Shqipëri. Ndërkohë, qeveria Berisha ka premtuar ngritjen për këtë qëllim të një "task force" në Ministrinë e Brendshme dhe të një instituti të posaçëm.


*****


Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës




Zona ku u gjetën eshtrat njihet si vend ku pushkatoheshin njerëzit që ishin kundër vijës e regjimit të egër komunist


Gjendet në malin e Dajtit një varrezë masive, viktimat e së cilës janë pushkatuar nga regjimi komunist. Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rrëzë malit të Dajtit, 50 m larg arkivës së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit, ndërsa gërmimi për nxjerrjen e tyre ka zgjatur disa ditë. Eshtrat u gjetën të futura në 11 thasë dhe dyshohet se kishin shumë vite që ishin të groposura në zonën e malit të Dajtit. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë transportuar të gjitha eshtrat në Morgun e QSUT-së, ku pritet të nisë ekspertimi për të zbardhur se kujt i përkasin. Ka qenë një person që duke kërkuar ditë më parë eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë. Pas kësaj u gërmua në zonë nga ekspertë të fushës, të cilët gjetën varrezat e vogla me trupa të varrosur çdo 5 metra larg nga njëra-tjetra. Eshtrat nuk ishin të lidhura as me pranga dhe as me ndonjë mjet tjetër lidhës, por thjesht kanë qenë të futura në qese të zeza. Në disa prej skeleteve janë gjetur edhe sende personale si orë, varëse etj. Sipas disa pjesëmarrësve në ekzekutime, zona ku u gjetën eshtrat njihet si zonë ku pushkatoheshin njerëz nga regjimi i egër komunist. Mësohet se ekzekutimet në këtë zonë kanë filluar nga viti 1975 e më pas. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj u shpreh për gazetën "RD" se, pranë Morgut të Tiranës kanë mbërritur 11 thasë me eshtra njerëzish. Ymaj pohoi se viktimat janë sjellur në morg nga Jovan Plaku, oficer policie dhe një mjek, të cilët po kryenin gërmime privatisht për të gjetur eshtrat e të afërmeve të tyre të pushkatuar nga regjimi komunist. Ymaj u shpreh se eshtrat janë administruar nga morgu më datë 6 shkurt në orën 15:20 minuta. Shefi i Mjekësisë Ligjore u shpreh se instituti që drejton nuk mund të kryejë asnjë veprim pa pasur një vendim nga Prokuroria. Ymaj u shpreh se në thasët që janë administruar nga morgu nuk mund të thuhet një shifër e saktë se sa viktima ka, pasi duhet bërë më parë verifikimi, i cili bëhet me vendim të Prokurorisë. Ai shpjegon më pas procedurën që ndjek Instituti i Mjekësisë Ligjore për rastin në fjalë. Sipas tij, prokurori duhet të sjellë një vendim ku i kërkohet Institutit të Mjekësisë Ligjore që të futet në procedurat e verifikimit të viktimave. Kërkimet pritet të jenë më të përqendruara në njerëz të zhdukur gjatë viteve të monizmit, pasi besohet se eshtrat i përkasin periudhës së viteve të diktaturës komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas që i shihte si kundër vijës së partisë dhe ndërmerrte vrasje masive. Ndërkohë që ish-të përndjekurit pohojnë se duhet të ketë më shumë varre masive të krijuara nga diktatura komuniste në malin e Dajtit dhe në vendin e quajtur Mali me Gropa. Zbulimi i varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t'i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre. Drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, shprehet se gjetja e varreve është një dëshmi e krimeve monstruoze të komunizmit. Mirakaj tha se shumë të burgosur apo të pushkatuar pa gjyq gjenden në çdo cep të Shqipërisë. Sipas tij, arkiva e shtetit në Ministrinë e Brendshme nuk ka të dhëna të sakta për ata të humbur, që janë pushkatuar në kohën e diktaturës, por theksoi se numri i tyre është i madh, duke pasur parasysh se shumë prej disidentëve vriteshin pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë. Komisioneri i Avokatit të Popullit, Skënder Haluca, i cili është i prekur direkt nga diktatura, pasi regjimi komunist i burgosi e më pas i vrau babain, thotë se ky varr nuk është i vetmi dhe kjo bazohet në dëshmitë e familjarëve të viktimave të pushkatuar nga komunizmi, të cilët kërkojnë në vite të afërmit e tyre. "Një rast është në periferi të Shkodrës, pranë antenave të Radio-Shkodrës, ku janë varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona të ekzekutuar pas revoltës së Qafë Barit në vitin 1984. Familjarët e tyre i zbuluan pas shumë vitesh kërkimesh në gjithë vendin. Tjetër rast është një person në pyllin e Sodës në Vlorë, ku familjarët gjetën eshtrat e dikujt tjetër dhe i qajnë sikur të ishin të familjarit të tyre dhe ky nuk është rasti i vetëm", thotë komisioneri Haluca. Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur një hetim prej dy vitesh për gjetjen e të zhdukurve prej regjimit komunist.

Shqipëri: 26 shkurt 1951 regjimi komunist ekzekuton 22 intelektualë shqiptarë

Më 26 shkurt 1951, 22 intelektualë shqiptarë u ekzekutuan nga regjimi komunist me pretekstin se në 21 shkurt kishin shpërthyer një bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë. Ata u ekzekutuan në mesnatë, në afërsi të urës së Beshirit, 15 km larg Tiranës, të lidhur dorë për dorë me zinxhir dhe u varrosën në një gropë të përbashkët.

Diktatura komuniste inskenoi në stilin e saj të ashtuquajturën bombë për justifikimin e një vale të re terrori që ndërmorri kundër figurave, të cilëve mund t'u njohim vetëm një faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre në vende të zhvilluara perëndimore.

Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike, kur këta njerëz nuk kishin lidhje me këtë incident, erdhi si pasojë e kthesës politike të ish-ushëheqësit komunist Enver Hoxha drejt politikës së Moskës.
Në këtë ngjarje gjetën zbatim në mënyrë perfekte zbatimi i urdhrave dhe taktikave sovjetike në eliminimin e kundërshtarëve, duke ia kaluar madje edhe vetë udhëheqësit shpirtëror, Stalinit. Kjo masë e marrë nga sistemi jashtë ligjeve në fuqi solli pushkatimin e intelektualëve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do të vazhdonte edhe në të ardhmen me spastrimin, internimin e këtyre familjeve në breza dhe fis.

Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 57 vjet më parë ishin; Sabaha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kujtim të 22 intelektualëve , "viktima të terrorit komunist", sot ndodhet një memorial, i ngritur në vitin 1993. ( nga ATSH-ja)

"CIA" NDIHMOI ENVER HOXHËN TË MERRTE PUSHTETIN




                    Peter Lukas

Gazetari i njohur i “Boston Herald” Peter Lukas, rrëfen në një intervistë kërkimet e tij mbi OSS, misionin e fshehtë amerikan që ka punuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Cili ishte qëllimi i OSS në vendin tonë? Lidhja e ngushtë e Enver Hoxhës me kreun e këtij shërbimi, Tom Stefan, dhe fati i tij pas mbarimit të luftës. Tashmë, kjo histori që ka nxjerrë në pah informacione sekrete si për palën amerikane ashtu dhe atë shqiptare pritet të konkretizohet në një film me regji të Sten Dragotit

Shkruan: ALDA BARDHYLI

Historia nuk e lë të qetë dhe kur vendos të bëjë shëtitje mbrëmjeve në bulevardin kryesor të Tiranës. Peter e di se në bulevardin ku përkrah tij kalojnë të qetë njerëzit dikur janë varrosur ushtarë gjermanë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në udhëtimet e fundit që ka bërë në Shqipëri e ka pasur të pamundur të mos ndihet mes dy kohërave. Asaj që i shfaqet nëpërmjet përfytyrimit që i vjen nga arkivat e Nju Jorkut dhe asaj të sotmes. Duket se koha e parë kushtëzon ende veprimet e tij. Një gazetar nuk duhet t‘u besojë shumë përfytyrimeve, por Peter ndihet i pafuqishëm për të lënë pas gjithë atë histori të cilën e gjeti përmes një fotografie.

Ai është gazetari i dytë amerikan i "Boston Herald" që mbërriti në Shqipëri në vitin 1986. Që nga ajo kohë e deri sot teksa Peter pi ngadalë çaj në një nga baret e kryeqytetit shumë gjëra kanë ndryshuar në lidhjen e tij me Shqipërinë. Tashmë ai nuk është thjesht gazetari i parë që mundi t‘i raportonte Perëndimit mbi atë çfarë ndodhte me komunizmin në zemër të Ballkanit, por dhe gazetari i parë që ka hedhur dritë mbi OSS (organizata e shërbimeve strategjike më e fuqishmja në botë, ose ashtu siç njihet sot CIA). Nisur nga një foto e një amerikani përkrah Enver Hoxhës, të cilën e gjeti teksa rrëmonte për të bërë një libër për rininë e diktatorit shqiptar, Peter u njoh me historinë e Tom Stefan, kreut të OSS në Shqipëri, një njeri që kishte pasur një miqësi të ngushtë me Enver Hoxhën, për të zbuluar më pas gjithë jetën e këtij shërbimi në vendin tonë. Libri i tij "OSS në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri", i botuar vetëm pak kohë më parë, është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Kjo pasi shumë njerëz nuk e dinin se ky mision kishte operuar dhe në një vend si Shqipëria, aq më tepër të ndihmonte Enver Hoxhën ish-liderin komunist të merrte pushtetin. Më poshtë, Peter rrëfen në një intervistë punën e tij për këtë libër dhe cili ishte Tom Stefan ky njeri jeta e të cilit tashmë do të ekranizohet në një film nga regjisori Sten Dragoti.


Gazeta “SHQIP”: Z.Lukas, ju jeni gazetari i dytë amerikan pas Harrison që keni mbërritur në Shqipëri në vitin 1986. Mund të na tregoni diçka më tepër mbi këtë vizitë?

PETER LUKAS: Sigurisht që është një vizitë e cila më kujtohet mirë. Po udhëtoja drejt një vendi që ishte shkelur vetëm një vit para meje nga një tjetër gazetar amerikan, i cili ndenji këtu vetëm tri ditë. Ndërsa unë isha i dyti që më jepej një mundësi e tillë. Shqipëria e atëhershme ishte një shtet policor. Të dukej sikur po futeshe me këmbët e tua në një burg. Sapo zbrisje nga avioni që te kontrollet e imtësishme që te gazetat, librat çdo gjë sado e rëndomtë që ti mund të kishe me vete. Njerëzit që të shoqëronin, etj. Kur pashë aeroplanin që u ngrit nga Aeroporti i Rinasit sot, duke më lënë mua këtu, në një moment mendova "po unë çdo të bëj tani këtu?". Por dalëngadalë u mësova. Për një amerikan që shkelte në Shqipëri, vendi ishte në një ndryshim të madh. Ne ishim rritur ndryshe pavarësisht gjakut shqiptar. Askush nuk mund të afrohej të bisedonte me ty, studentët të largoheshin, kështu që duhet të ishe i aftë ta perceptoje vetë situatën dhe t‘i kuptoje dhe ato sjellje në pamje të parë të çuditshme të njerëzve. Ishte një eksperiencë e re. Por në të njëjtën kohë kishte gjëra që më pëlqenin, këtu. P.sh. kur shikoje që vendi ishte i pastër dhe familja ishte e fortë. Kuptohet se prostitucioni, droga nuk njiheshin, pasi atëherë nuk kishte liri. Ndërsa me ardhjen e lirisë tashmë këto gjëra janë të pranishme këtu si në çdo vend tjetër të botës. Sigurisht që e tashmja është më e mirë. Por është gjithnjë problem liria, nëse ti nuk di ta menaxhosh atë. Kjo është ajo që sjell kriza të ndryshme në vendet që sapo e marrin lirinë, pasi liri do të thotë më shumë përgjegjësi, që shumë gjëra të mos i anashkalosh, por t‘i marrësh në konsideratë.


Gazeta “SHQIP”: Keni botuar një libër mbi shërbimet e fshehta amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si ranë në gjurmët e OSS?

PETER LUKAS: Gjithnjë më ka pëlqyer të bëja një libër për rininë e Enver Hoxhës. Por për shumë arsye, kjo ide e imja nuk u realizua. Por midis atyre kërkimeve që bëra në Shqipëri për atë periudhë ndesha me një fotografi të bërë gjatë një parade më 28-29 nëntor. Në fotografi ishte Myslim Peza, Baba Faja, Mehmet Shehu dhe në radhën e dytë të fotografisë shikoj një amerikan. Në fakt, kjo foto më habiti, pasi unë nuk e dija që kishin qenë amerikanët pranë Shtabit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe mendova se ç‘bën një amerikan me uniformë shumë pranë Enver Hoxhës. Emri i tij ishte Tom Stefan. Kështu, nisa të hulumtoja se kush është ky Tom Stefan. Dija vetëm se ai kishte vdekur. Kështu nisa një kërkim për të gjetur veprimtarinë e tij në Shqipëri, për të shpjeguar të gjitha detajet që do të lidhnin prezencën e tij në atë foto. Ishte e çuditshme, pasi dhe të tjerë amerikanë që kishin qenë me atë me mision të fshehtë në Shqipëri nuk e dinin se ai kishte vdekur. Unë shkova i takova këta njerëz dhe ata filluan të më flasin për të, për punën që ai kishte bërë në Shqipëri dhe për marrëdhëniet e veçanta që ai kishte pasur me Enver Hoxhën. Atëherë u drejtova në Arkivin Qendror në Uashington për të bërë kërkime. Dhe sa më tepër bëja kërkime, aq më interesante më bëhej historia e këtij njeriu. Dhe subjekti u rrit më shumë sesa Tomi. Në këto kërkime kishte gjëra që dhe vetë amerikanët nuk i dinin, bile as shqiptarët, pasi ishin dokumente tepër sekrete të një periudhe raportuar nga një njeri që ishte në krye të misionit. Në këto dokumente del se amerikanët dhe anglezët e ndihmuan Enver Hoxhën që të vinte në pushtet. Askush nuk dinte gjë se si kishte ardhur kjo ndihmë dhe këto lidhje. Mbasi bëra një kërkim dhe pashë këto materiale arkivore takova katër njerëz që kishin qenë me shërbim në Shqipëri dhe ishin ende gjallë. Ata kishin bredhur të gjithë Shqipërinë si nga Karaburuni në veri kudo. Dhe kur flasim për Karaburunin në të dyja anët, nga ana e detit ku ishin shpellat dhe nga ana e Dukatit. Zbulova ku kishte vdekur Tom Stefan, ku ishte varrosur ai dhe u bë një histori shumë interesante që më nxiti ta shkruaja.


Gazeta “SHQIP”: Sipas jush, cili ishte interesi i këtij misioni amerikan në Shqipëri?

PETER LUKAS: Interesi ishte në mënyrë direkte, pasi amerikanët ishin vendosur në atë periudhë në jug të Italisë.Amerikanët ishin të interesuar që divizionet gjermane në Shqipëri të mbaheshin nën presion dhe të sulmoheshin herë pas here në mënyrë që këto forca të mos shkonin më tutje Shqipërisë.
Dhe për të realizuar këtë, këto misione zgjodhën forcat partizane dhe Enver Hoxhën për t‘u hapur telashe gjermanëve dhe këto divizione të mos dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, por të mbeteshin këtu. Puna e misionit amerikan këtu sigurisht që nuk ishte e lehtë. Ata duhet të nxisnin mendimin se mos amerikanët do të sulmojnë bregdetin shqiptar, në mënyrë që t‘i mbanin gjermanët nën presion. Një interes tjetër, sipas meje, që këto forca qëndronin në Shqipëri ishte për të krijuar një bazë në Shqipëri. Nëse pilotët amerikanë që niseshin me shërbime ushtarake në Rumani apo në ndonjë vend tjetër mund të kapeshin apo të diku në ndonjë cep të Shqipërisë, ky mision kishte për detyrë t‘i gjente këto vende ku mund të kishte ndodhur rrëzimi i avionit dhe të organizonin në mënyrë të fshehtë rikthimin e tyre në bazë. Shqipëria ishte një pikë nga ku amerikanëve u duhej të kalonin për në vende të tjera ku ata kishin interes, ndaj baza këtu ishte e domosdoshme...


Gazeta “SHQIP”: Le të flasim për Tom Stefan dhe miqësinë e tij me Enver Hoxhën. Si ishte kjo miqësi dhe ç‘ndodhi me dy miqtë pasi Hoxha erdhi në krye të shtetit shqiptar?

PETER LUKAS: Dihet që në këtë periudhë që ne po flasim Enver Hoxha ishte 35 vjeç, ndërsa Tom Stefan ishte 25 vjeç. Mendoj se në miqësinë mes tyre ishte Hoxha ai që dominonte. Kjo për faktin se Hoxha ishte udhëheqës, i arsimuar, kurse Tomi një djalë i ri tepër i thjeshtë. Tomit i duhet të punonte ditën dhe natën të arsimohej. Nuk merrte shumë vesh nga politika. Ai erdhi me mision në Shqipëri menjëherë pasi u fut në ushtri, pasi kjo kohë përkoi dhe me nisjen e luftës. Tomi ishte një djalë që dinte të fliste shqip për shkak të origjinës së tij të largët dhe kështu u vendos në krye të misionit. Ai ishte shefi i të gjithë zbuluesve të tjerë amerikanë që ndodheshin në Shqipëri. Teksa kam shfletuar kaq shumë materiale për të, pasi kam lexuar të gjitha raportet e tij sekrete mendoj se Tomi ishte tepër i vogël për detyrën që i kishin besuar. Por është disi e vështirë të flas për marrëdhëniet mes tyre, pasi ky është një intimitet privat, por nëpërmjet fotografive dhe materialeve të gjetura mund të argumentoj, se ç‘ka ekzistuar mes tyre. Fotografitë tregojnë shumë ndonjëherë.

P.sh kemi fotografi ku Tom Stefan ka dalë me Enver Hoxhën, Omer Nishanin. Në qoftë se ndjekim fotografitë e luftës do të shohim se Enver Hoxha nuk ka dalë asnjëherë me britanikët. Dhe ky fakt tregon një lidhje mes tij dhe Tom Stefan.



  • Enver Hoxha, Tom Stefan dhe Omer Nishani 




  • Po pyetja juaj është se ç‘ndodhi me këtë miqësi pas luftës? Natyrisht që kjo miqësi nuk mbeti pas luftës. Ashtu si çdo gjë tjetër Enver Hoxha e prishi këtë miqësi.

    Lidhja e Tom Stefan me Shqipërinë do të vendosej edhe në sferën sentimentale. Pasi kur u kthye në Tiranë pas lufte, ai u njoh me një vajzë, Lulu Vrioni, me të cilën bie në dashuri. Kuptohet që familja Vrioni nuk ishte në shijet e Enver Hoxhës dhe kështu do të nisnin persekutimet ndaj kësaj familjeje. Shumë anëtarë të saj u ekzekutuan. Hoxhës nuk i pëlqente që Stefan të kishte një lidhje të tillë dhe pikërisht me një njeri të kësaj familjeje. Por fakt është që Tomi ka bërë martesë fshehurazi me Lulu Vrionin dhe ju e kuptoni se sa i shqetësuar ka qenë Enver Hoxha për këtë ngjarje. Pas këtyre kontradiktave, Tomi do ta marrë Lulunë me vete në Uashington për të jetuar bashkë.

    Është një fakt shumë i trishtë nëse sheh dokumentet e asaj periudhe.

    Të gjitha vajzat e arsimuara shqiptare që dinin të flisnin anglisht dhe që u shoqëruan me këta misionarë të fshehtë amerikanë në Shqipëri, pas mbarimit të luftës u arrestuan dhe u internuan nga Enver Hoxha. Por Lulu nuk e pati këtë fat, pasi Stefan e mori me vete në SHBA. Lulu ka punuar te "Zëri i Amerikës" dhe vdiq vetëm tre vjet më parë. Ndërsa Tom Stefan ka vdekur më 1959.


    Gazeta “SHQIP”: Çfarë mund të na thoni për vdekjen e tij?

    PETER LUKAS: Jeta e Tom Stefan nuk qe shumë e bukur, pasi ai u kthye nga shërbimi në Shqipëri në SHBA. Ka qenë një periudhë gati-gati tragjike për të. Ai u kthye nga lufta ndoshta me iluzionin që këtë eksperiencë që fitoi nga ky mision mund ta vinte në shërbim të Departamentit të Shtetit apo gjetkë. Por në atë periudhë kur Shqipëria u kthye në një sistem diktatorial askush nuk kishte më interes për të. Ishin vitet 1945-1947 dhe Tom ngeli jashtë interesit. Dihet kthesa e Shqipërisë. Enver Hoxha u kthye nga Stalini në 1948. Tom shkoi në Los Anxhelos. Aty ai takoi një mikun e tij të vjetër që kishte qenë me OSS në Shqipëri dhe ishte bërë një aktor shumë i famshëm. Në bazë të rrëfimeve të miqve, Tom Stefan, dhe miku i tij, OSS kërkonin të bënin një film mbi luftën. Por Tom pati një krizë zemre dhe vdiq në moshën 42 vjeçe. Ai nuk e shkroi dot asnjëherë historinë dhe nuk e bëri dot filmin...


    Gazeta “SHQIP”: Sa e lehtë apo e vështirë ka qenë të bëjë një histori për OSS?

    PETER LUKAS: Mendoj se të shkruash është gjëja më e lehtë. Por rënia në gjurmët e problemit, kërkimi në arkiva është gjëja më e vështirë. Sa herë nis të bësh një kërkim të duket jashtëzakonisht i vështirë. Unë nuk jam profesionist në këtë fushë ndaj dhe detyra ime bëhej akoma më e vështirë. Duke qenë në këtë pozicion, si gazetar jam munduar të jem i vërtetë në çdo detaj të vendosur në libër. Kur fillova kërkimet e mia, takova një njeri puna e së cilit ishte OSS. Ishte ky njeri që më orientoi se ku mund të gjeja shënime apo të dhëna për OSS. Aty kam gjetur raporte sekrete që Tom ia dërgonte bazës në Bari në Itali nga shtabi ku ndodhej me Enver Hoxhën. Ishte një material jashtëzakonisht i madh për OSS-të që kishin operuar në Shqipëri dhe unë duhet të zgjidhja. Mund të them se gjatë kërkimeve gjatë leximeve të këtyre raporteve ndonjëherë ndihesha i rrëmbyer nga to, aq sa më dukej vetja një prej tyre. Njeriu që më ndihmoi në arkivat amerikane bëri një punë të shkëlqyeshme. Ai i seleksiononte materialet që më duheshin në mënyrë që unë të mos merresha me kërkimin e tyre, por thjesht t‘i analizoja, t‘i kisha gati kur shkoja aty. Po të vish në shtëpinë time në Boston janë mijëra materiale të fotokopjuara që rrëfejnë atë kohë. Por faza më interesante dhe më ndihmuese për të realizuar këtë libër ishte gjetja e atyre njerëzve që ishin ende gjallë që kishin qenë me shërbim në Shqipëri. Ata ishin një dëshmi e gjallë që e bënte më të plotë këtë libër.

    TABLO SINOPTIKE E ENVER HOXHËS PËR VETËVRASJEN E MEHMET SHEHUT





    Nga hetimet pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, më 18 dhjetor 1981 dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmet Shehu ka qenë rekrutuar agjent i amerikanëve që kur ndiqte Shkollën e Fulcit në Tiranë. Me urdhër të tij, Mehmet Shehu shkoi për studime në shkollën ushtarake në Itali, po me urdhër të agjenturës amerikane ai u dërgua dhe në Spanjë.
    Pas thyerjes së Luftës Nacionalçlirimtare në Spanjë, Mehmet Shehu shkoi në një kamp refugjatësh në Francë, ku ndenji tre vjet, në një kohë kur shumë shokë të tij u arratisën. Në kamp ai u rekrutua dhe agjent i Inteligjent Servis-it anglez. Prej andej e tërhoqën një oficer i Gestapos gjermane dhe një i SIM-it italian kaloi në Itali ku u mbajt dy muaj, pastaj iu dorëzua në Durrës spiunit famëkeq Man Kukaleshit, i cili pas 20 ditësh e liroi dhe Mehmet Shehu shkoi në Mallakastër dhe u lidh me organizatën e Partisë sonë.

    Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, Mehmet Shehu dhe gruaja e tij, Fiqret Sanxhaktari u rekrutuan si agjentë të jugosllavëve nga Dushan Mugosha (viti 1943), ai me pseudonimin agjenturor MISH (Mehmet Ismail Shehu) ajo me pseudonimin FISARI (Fiqret Sanxhaktari).
    Nga vetë dokumentet e shkruara nga Mehmet Shehu vërtetohet se ai ishte pjesëtar i komplotit të Beratit, bashkë me Koçi Xoxen e Nako Spiron…

    Mehmet Shehu donte të harroheshin gabimet që kishte bërë dhe bënte duke shkelur vijën e Partisë e duke mos zbatuar urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm, për të cilat ishte kritikuar disa herë, e tani kuptohet qartë se nuk i kishte bërë pa qëllim. Kështu ai përdori terrorin nëpër fshatrat ku kalonte Brigada e Parë, për të diskredituar Partinë e forcat partizane, ngriti në legjendë "inkursionin" e dy batalioneve të Brigadës së Parë për shpëtimin e Shtabit të Përgjithshëm nga rrethimi gjermano-ballist, të cilin jo vetëm s‘e shpëtoi ai, por Mehmet Shehu humbi me qëllim dy javë, në vend të dy ditëve, duke futur forcat e brigadës në disa shtigje të rrezikshme dhe duke shkaktuar kështu që shumë trima të kësaj brigade të binin heroikisht. Mehmet Shehu kundërshtoi urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm për kalimin e Divizionit të Parë në veri të Shkumbinit, sepse ky urdhër ishte në kundërshtim me strategjinë e anglo-amerikanëve, që donin ta mbanin Shqipërinë e Veriut nën ndikimin e vet, me forcat e agjentëve të tyre, Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit e bajraktarëve të tjerë.

    Mehmet Shehu erdhi në Shqipëri e luftoi jo si komunist e partizan, por si mercenar dhe i dërguar nga anglo-amerikanët, për t‘u shërbyer planeve të tyre për të ardhmen në Shqipëri. Pas vetëvrasjes, në kasafortën e tij u gjet një program i shkruar me dorën e tij, që në kohën kur erdhi në Shqipëri, që s‘ishte gjë tjetër përveçse një program demokratiko-borgjez, ku nuk flitet fare për parti komuniste e socializëm, por për shumë parti, ashtu siç u munduan të bënin misionet anglo-amerikane dhe grupet reaksionare, që i mbështetën këto menjëherë pas çlirimit të vendit tonë.

    Menjëherë pas çlirimit, Mehmet Shehu, qoftë për të kënaqur ambiciet e tij karrieriste, qoftë me urdhër të Shërbimit Sekret Amerikan, u vu edhe në shërbim të shefit të Misionit Sovjetik në Shqipëri, agjentit të kundërzbulimit, Majorit Ivanov, duke i bërë raporte të fshehta me shkrim kundër udhëheqjes e vijës së Partisë sonë Komuniste, ku i kërkonte të ndërhyhej nga sovjetikët ose nga Tito, të cilin e cilëson figurë të madhe, që të ndryshohej gjendja në Shqipëri, se me Enver Hoxhën nuk ecet.

    * * * *

    Në Plenumin e 8-të, Nako Spiru u denoncua e u dënua nga jugosllavët e Koçi Xoxe si armik, kurse Mehmet Shehu u cilësua si "antijugosllav" dhe nga Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u bë ministër i Komunikacioneve.

    * * * *

    Pas vdekjes së Stalinit, ekipi që erdhi në fuqi dënoi Berian, shefin e KGB-së sovjetike, për shumë shkelje të ligjshmërisë. Ne i kërkuam Mehmet Shehut të shikonte se mos ishin bërë gabime edhe në organet e Ministrisë sonë të Punëve ët Brendshme që drejtonte ai. Mehmet Shehu u tremb se mos ishin zbuluar lidhjet e tij me KGB-në sovjetike dhe e pësonte si Beria. Shkoi tek ambasadori sovjetik, Leviçkin, të cilin e siguroi për besnikërinë e tij ndaj ekipit të ri hrushovian që erdhi në fuqi dhe kërkoi mbështetjen sovjetike, sepse, sipas thënieve të tij, "Enver Hoxha e shihte me dyshim" dhe për këtë ishte shumë i tronditur. Leviçkini e këshilloi Mehmetin të vinte tek unë dhe të sqaronte pozitën e tij, duke e siguruar se edhe ai do ta mbronte. "Vetë Leviçkini erdhi tek unë, më parashtroi shqetësimet e Mehmet Shehut dhe më tregoi se e kishte këshilluar të vinte tek unë. Mehmet Shehu nuk erdhi për dy-tre javë. Në një takim me Leviçkinin, ky më pyeti nëse kisha biseduar me Mehmet Shehun. Iu përgjigja se ai nuk kishte ardhur fare dhe se nuk mendoja ta thërrisja vetë, sepse duhej të paraqitej ai, të bënte një autokritikë të thellë, pasi e konsiderova gabim vajtjen tek Leviçkini, pa biseduar më parë me mua si Sekretar i Përgjithshëm, kundrejt të cilit kishte ankime.

    Leviçini u shqetësua dhe e "urdhëroi" Mehmet Shehun të vinte tek unë. Ky dërgoi më parë Fiqret Shehun që të tatonte pulsin tim. Kjo erdhi të dinte se çfarë kishte Mehmeti që "ishte jashtëzakonisht i shqetësuar" (sikur ajo vetë nuk e dinte). Unë iu përgjigja se "ne nuk kishim gjë me të, le të pyeste të shoqin se mos kishte gjë ai me ne".

    Mehmeti u sigurua kështu se ne nuk kishim bërë ndonjë zbulim dhe nuk kishim ndonjë dyshim kundër tij. I shtyrë nga Leviçkini, ai erdhi tek unë, bëri autokritikë, bëri gjithashtu autokritikë edhe në Byronë Politike dhe në Plenumin e Komitetit Qendror, duke thënë se kishte bërë një gabim të rëndë që kishte shkuar tek ambasadori sovjetik për t‘u ankuar për Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror, pa biseduar me të dhe pa e shtruar çështjen në udhëheqjen e Partisë.

    Më vonë ngjau diçka që e trembi dhe e shqetësoi shumë Mehmet Shehun: Sokrat Bufi, kuadër partie që studionte atëherë në Moskë, i dërgoi një letër Komitetit Qendror ku thoshte se, "Mehmet Shehu është provokator". Mehmet Shehu u tërbua nga kjo dhe kërkoi me këmbëngulje në Sekretariat dhe në Byronë Politike të Komitetit Qendror, disa herë edhe tek unë, që Sokrat Bufi të arrestohej e të dënohej. Ne nuk e pranuam propozimin e tij, se ishte në kundërshtim me normat e Partisë, të dënohej vetëm për faktin se ai kishte bërë një kritikë ndaj një udhëheqësi Partie. Duke qenë se Sokrati u emërua nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të një rrethi, Mehmet Shehut iu ngjall më shumë krimbi i dyshimit se mos ne kishim zbuluar gjë për gjynahet e tij dhe vazhdoi të qëndronte si mbi prush, të jetonte e të punonte në ankth.

    * * * *

    Në kuadrin e veprimtarisë së ethshme të Hrushovit e të Titos pas Kongresit të 20-të, agjentët e tyre në Shqipëri, me Mehmet Shehun, Beqir Ballukun e Fiqret Shehun në krye, në lidhje të ngushtë me Ambasadën Jugosllave dhe Sovjetike në Tiranë, organizuan komplotin për devijimin e Konferencës së Partisë për Tiranën, me synimin e vjetër për të rrëzuar udhëheqjen e shëndoshë të Partisë, për të rehabilituar elementët antiparti dhe armiq të popullit, Koçi Xoxen me shokë, për të ndryshuar vijën e për të shkuar në Kongresin e Partisë, që kishim përpara, në binarët që na kishin shtruar Hrushovi me Titon, sipas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik… Grupi komplotist i Konferencës së Tiranës u shpartallua. Disa u përjashtuan nga Partia, disa të tjerë iu dhanë gjyqit. Por kryesorët shpëtuan. Mehmet Shehu e Beqir Balluku fshehën këmbët, dënuan "komplotistët", kurse Fiqret Shehu që ishte Sekretare e Parë e Komitetit të Partisë për Tiranën, u "betua" se s‘kishte pasur asnjë sinjalizim, se ishte vepruar "prapa krahëve" të saj, se ajo ishte mbyllur në shtëpi për përgatitjen e raportit etj. Atëherë nuk dinim gjë as për Feçorr Shehun, i cili, siç del tani, ishte agjent i rekrutuar nga UDB-ja dhe ndërlidhës mes Ambasadës Jugosllave e Mehmet Shehut dhe Fiqret Shehut. Me Ambasadën Sovjetike lidhjet i mbante direkt Mehmet Shehu, duke shfrytëzuar me lehtësi marrëdhëniet e mira që kishim ne në atë kohë me Bashkimin Sovjetik.

    Në situatat që u krijuan pas dështimit të komplotit hrushoviano-titist në Konferencën e Tiranës dhe demaskimit të vendosur e të hapur që Partia jonë u bëri ngjarjeve të Polonisë, e sidomos atyre të Hungarisë, UDB-ja e Tito-Rankoviçit u dha urdhër agjentëve të saj, Liri Gega, Dali Ndreu e Panajot Plaku të arratiseshin në Jugosllavi, që të krijonin një opozitë jashtë e të na luftonin me gojën e tyre. Dy të parët nuk e kaluan dot kufirin dhe u arrestuan, kurse Panajot Plaku, me ndihmën e Mehmet Shehut e të bashkëpunëtorëve të tij në Ushtri e Sigurim (Beqir Balluku, Kadri Hazbiu), e kaloi kufirin, punoi ca kohë në një radio klandestine që transmetonte nga territori i Jugosllavisë, vrerin e vjetër të titistëve kundër Partisë e vendit tonë.

    * * * *

    Kur revizionistët sovjetikë e panë se dështuan në Hungari e gjetkë dhe se po u ikte gjendja nga duart në lëvizjen komuniste e në kampin socialist, u tërhoqën disi nga lufta subversive... Kurse Tito, nga ana e tij u hodh në sulm më shumë se kurrë dhe drejtpërdrejt personalisht, në fjalimin famëkeq në Pula, dënoi "kultin" e Enver Hoxhës dhe bëri thirrje për përmbysjen e udhëheqjes së Partisë sonë.

    Pikërisht në këto momente, Hrushovi dhe bashkëpunëtorët e tij në vendin tonë, në vend që të zhvillonin e forconin luftën kundër titizmit, u futën edhe më shumë në rrugën e bashkëpunimit me Titon, duke vërtetuar kështu falsitetin e "mbështetjes" që i bëri Partisë tonë. Bashkëpunimi i Hrushovit me revizionistët jugosllavë u duk qartë edhe në qëndrimin e tyre ndaj elementëve armiq: Dali Ndreu, Liri Gega dhe Panajot Plaku. Kur organet tona i kapën në flagrancë Dali Ndreun e Liri Gegën e i vunë në bankën e të akuzuarve, jugosllavët u hodhën përpjetë, por u hodh përpjetë edhe Hrushovi. Ky me urgjencë i dërgoi radiogram ambasadorit të tij në Tiranë, Krilovit, që të ndërhynte tek unë për të mos i dënuar armiqtë e tradhtarët.

    * * * *

    Në verën e vitit 1961 me një delegacion parlamentar u ndodh në Pekin, në një kohë që atje po zhvillohej edhe mbledhja e Federatës Sindikale Botërore, ku jashtë çdo rregulli e norme partie, dolën haptas kontradiktat mes kinezëve e sovjetikëve. Në kundërshtim me qëndrimin e udhëheqjes së Partisë tonë, që nuk donte të prononcohej para kohe për këto kontradikta, Liria shkoi në Ambasadën Sovjetike dhe raportoi gjithë ç‘i kishin thënë asaj kinezët. Si në Pekin, edhe gjatë rrugës, para se të arrinte në Moskë, i dërguam Lirisë dy letra, me të cilat i tërhiqnim vërejtjen për qëndrimin e saj në Pekin dhe i shpjegonim qëndrimin që duhet të mbante në Moskë. Por Liri Belishova, si agjente e sovjetikëve, jo vetëm nuk ndoqi këshillat e udhëheqjes së Partisë, por u takua me Kozllovin, bisedoi, e dëgjoi, bile u dorëzoi hrushovianëve edhe letrat tona, të cilat kur ia kërkuam, na tha se "i kishte djegur".

    Kur u kthye në Shqipëri, Liri Belishova zuri mënjanë Hysni Kapon dhe i tha: "Ta mënjanojmë shokun Enver nga këto ndeshje", por Hysniu e denoncoi Lirinë. Kjo kishte shkuar edhe tek Mehmet Shehu e i kishte thënë: "Mos fol për Hrushovin, se çdo gjë që thua, i vete atij në vesh". Këtë, Mehmet Shehu e tha shumë vonë, kur ishte shtruar në spital në Moskë për kura. Mehmet Shehu ne na tregoi se Kosigini ishte përpjekur ta bindte që Kina duhej dënuar dhe ky "i inatosur" iku dhe erdhi në Shqipëri. Tani na del që Mehmet Shehu me Fiqretin janë thirrur në një mbledhje tek Mikojani, ku ishin të pranishëm dhe Andropovi, më duket, dhe shefi i Sigurimit, Shelepini dhe kanë biseduar për katër orë me ‘të.

    Ndërkohë Mehmet Shehu e shikonte se udhëheqja e Partisë tonë nuk do të duronte në gjatë planet e Hrushovit kundër marksizëm-leninizmit dhe lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare... Mehmet Shehu në këtë kohë u vendos në udhëkryq: Kujt t‘ia prishte e kujt t‘ia ndreqte? Të vihej në kundërshtim me udhëheqjen e Partisë, nuk i leverdiste, se e pësonte si Liri Belishova dhe gjithë armiqtë e tjerë antiparti, prandaj s‘mund të ndiqte rrugën që i këshillonin padronët e tij sovjetikë.

    Në këtë kohë Mehmet Sheu u nis për në Nju Jork, në krye të delegacionit qeveritar për në OKB. Ai udhëtonte me Trans-Atlantikun anglez luksoz "Kuin Elisabet". Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja, por as që na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund të takohej me Titon. Tani marrim vesh se me këtë anije udhëtonte edhe Herri Fulc i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çërçilli, që ishte personalitet i Inteligjent Servis-it e që në vapor u paraqit si gazetar. Duke parë ekipin që shoqëronte Mehmet Shehun, ata që janë tani në burg, si pjesëtarë të grupit të tij (Llambi Ziçishti, Lambi Peçini, Gani Kodra e s‘di kush tjetër), Mehmet Shehu, si agjent i tyre, fare lehtë e me siguri, gjatë një jave udhëtimi bëri takime e bisedime të fshehta me Titon, Fullcin e R.Çërçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisë sonë, acarimet që po lindnin me Bashkimin Sovjetik, dhe qëndrimin që mendonte të mbante udhëheqja e Partisë tonë në Moskë.

    Strategjitë e tri agjenturave të mëdha, jugosllave, amerikane dhe angleze, përputheshin dhe ata i sugjeruan super-agjentit të tyre që të "mbështeste" pa rezerva qëndrimet e udhëheqjes së Partisë, që do të sillnin përçarjen e prishjen me Bashkimin Sovjetik...

    * * * *

    Mehmet Shehu u kthye plot kurajë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u bë më katolik se Papa, tregohej i papërmbajtur në "mbrojtjen" e vijës së Partisë sonë kundër planeve e qëndrimeve të Hrushovit e të udhëheqjes revizioniste sovjetike.
    Bile, ai organizonte "skena" që të ngrinte veten dhe të çimentonte besimin tonë ndaj tij. Kur ishim në Mbledhjen e 81 Partive në Moskë, në nëntor të vitit 1960, ai propozoi të largoheshim nga shtëpia ku na kishin vendosur sovjetikët, se "ata janë kapabël të na helmojnë". Kur shkuam në selinë e
    ambasadës sonë në Moskë, nëpërmjet mikrofonave të përgjimit që zbuluam dhe që kishin vendosur sovjetikët, ai u "transmetoi" këtyre një mesazh të flaktë, duke ngritur lart Partinë tonë dhe Sekretarin e saj të Parë, duke mos lënë pa përdorur sharjet më të rënda për turpin që po përgjonin miqtë e tyre të ngushtë, siç qenë Partia e Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësit e saj. Mehmet Shehu kundërshtoi me këmbëngulje udhëtimin e kthimit tonë me vapor nga Deti i Zi dhe organizoi kthimin tonë me tren nëpërmjet Austrisë dhe Italisë. Me këto masa ishim edhe ne dakord, se ne nuk kishim më besim tek sovjetikët, por me zellin që tregonte ai, forconte besimin tonë ndaj tij, ruante edhe veten. Megjithatë, Mehmet Shehu nuk mund të mos ishte i shqetësuar se "tradhtinë" që po u bënte padronëve sovjetikë, si agjent i pabindur i tyre, mund ta paguante me kokë.
    Disa të hedhura e gjilpëra nuk munguan. Unë kam shkruar në librin "Hrushovianët" atë që më tha Kosigini, se "në udhëheqjen tuaj keni armiq". Por kur thirra Mehmet Shehun të ma përkthente më mirë, Kosigini e mbylli gojën e më tha se, "Nuk e kisha kuptuar mirë".

    * * * *

    Partia jonë, ndërkaq, ndiqte rrugën Marksiste-Leniniste dhe Mehmet Shehu e "miratonte" vijën e saj, bile e afishonte shumë rolin e tij në këto situata dhe në sy të amerikanëve e jugosllavëve hiqej, sigurisht, sikur ishte ky që e frymëzonte këtë rrugë. Amerikanë e jugosllavët, nga planet që kishin bërë, dhe nga lidhjet e fshehta që mbanin, e dinin këtë, prandaj agjenturat perëndimore ishin dakord që "djali" i tyre të lëshonte rrufe e bubullima kundër tyre, si: "Hedhim valle në gojën e ujkut", etj., etj. Ata pranonin çdo të sharë, mjafton që agjenti i tyre të ngjitej lart e më lart dhe të mund të kthente timonin e Partisë e shtetit tonë drejt Perëndimit.
    Sovjetikët e humbën durimin, e panë të humbur davanë e tyre. Ata në fillim vendosën ta paralajmëronin agjentin e tyre. Kështu, Hrushovi, në një fjalim publik tha: "Udhëheqja shqiptare është shitur për 30 aspra"... Komiteti Qendror i PK të BS i dërgoi një letër Partisë sonë, me të cilën e akuzonte Mehmet Shehun si agjent të imperializmit. Ne kjo letër na erdhi, pikërisht, në një kohë që ishim në thikë e në pikë me hrushovianët, kur Mehmet Shehu tregohej i flaktë kundër tyre dhe nuk na shkonte mendja të dyshonim kundër tij. E lexuam letrën në Byronë Politike, në prani edhe të Mehmetit dhe e hodhëm poshtë si një provokacion të ulët të Hrushovit me shokë për të na përçarë. Mehmet Shehu mori frymë, e hodhi lumin.
    Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, u gjetën dokumente që vërtetojnë se Mehmet Shehu ishte agjent edhe i Inteligjent Servis-it. Në to jepet emri i tij dhe disa pseudonime të kodifikuara, si BAB-008, etj. Nga ato del që Mehmet Shehu kishte marrë edhe para për shërbimet që kishte bërë dhe qendra porosiste të mos e ngitnin, ç‘ka do të thoshte se ai ishte një agjent potencial, nga ata që lihen, sikurse thuhet në gjuhën e agjenturës, "në gjumë", për t‘u përdorur kur u duhen.

    Midis këtyre dokumenteve është dhe letra që i drejtohej majorit sovjetik, Ivanov, menjëherë pas çlirimit, në të cilën kishte shumë sharje për vijën e Partisë dhe urrejtje për kuadrin e shëndoshë që mbronte këtë vijë, sidomos kundër Sekretarin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, kundër Hysni Kapos e të tjerë. Kjo letër vërteton se Mehmet Shehu, veç lidhjeve agjenturore që kishte me jugosllavët, vendosi lidhje edhe me një fuqi më të madhe (Shërbimin e Fshehtë Sovjetik). Pas vetëvrasjes, në kasafortën e Mehmet Shehut u gjet edhe një shënim me dorën e tij, ku thotë se i kishte shkruar një letër Ivanovit.

    Mehmet Shehu, për ta afishuar veten, vazhdonte me zell "luftën" kundër revizionistëve sovjetikë, por i nisur nga të tjera qëllime e synime, krejt të kundërta, me qëllimet e larta të Partisë, e cila punonte për mbrojtjen e Marksizëm-Leninizmit dhe interesave të larta të popullit e të Atdheut tonë socialist.

    Erdhën ngjarjet e Çekosllovakisë, të gushtit të vitit 1968 dhe Partia vendosi të denoncojë Traktatin e Varshavës, ta shkëpusë vendin tonë edhe de jure nga ky traktat famëkeq, prej të cilit de facto ishim larguar që në fund të vitit 1960. Fjalimet e rastit i mbajti Mehmet Shehu, si Kryeministër dhe sigurisht, para padronëve të vet, këtë e shiste si një fitore të tij. Agjentura amerikane dhe ato të lidhura me të, në radhë të parë titistët, menduan se Shqipëria mbeti e izoluar dhe e pambrojtur, Kina ishte larg dhe ata gjykuan se kishte ardhur koha që vendi ynë ta kthente fytyrën nga Perëndimi.

    Mehmet Shehu, më 1972, shkoi në Paris për një operacion, i shoqëruar po nga ai ekip që e shoqëronte në OKB dhe me të shoqen, Fiqret Shehun. Atje mori kontakt me një personalitet të CIA-s amerikane, i cili i tha: "Ç‘po bën, u plake, duhet të veprosh!".
    Mehmet Shehu i raportoi atij për gjendjen dhe për komplotet që po përgatiteshin (Beqir Balluku e Abdyl Këllezi me shokë). CIA i rekomandoi të veprojë, por pa u kompromentuar vetë. I dha tre variante për eliminimin e Enver Hoxhës: 1) me aksident automobilistik; 2)-me atentat me pushkë nga larg; 3) me helmim me veprim të vonuar. Iu la në dorë Mehmet Shehut, të vinte në veprim atë variant që do të gjente më të mundshëm.

    Nëpërmjet Feçorr Shehut, të njëjtat udhëzime i erdhën Mehmet Shehut edhe nga UDB-ja jugosllave, e cila ishte plotësisht në ujdi me CIA-n.

    Në Paris, Mehmet Shehut iu dha një radio e sofistikuar për komunikim, marrja e dhënie, që ia instaloi në shtëpi dhe e vuri në përdorim djali i tij i madh, që ishte inxhinier elektronik.
    Në fakt, Mehmet Shehu e kishte kthyer e do ta kthente gjithë familjen në një çerdhe agjentësh, në një familje gjarpërinjsh. Siç thamë, Fiqret Shehu ishte rekrutuar që gjatë luftës nga Dushan Mugosha dhe mbante pseudonimin agjenturial "FISARI" pa bërë supozime të tjera se ç‘mund të kishte bërë ajo më parë, kur kishte shkuar për një kurs një apo dyvjeçar në Itali, gjatë okupacionit; se ç‘mund të kishin bërë me të Liri Gega (e Smithi, agjent i Inteligjent Servis-it e mik i Lirisë), kur ajo punonte me të në Korpusin e Parë. Me kohë, djalin e dytë Mehmet Shehu e kishte bërë bashkëpunëtor dhe kur shkonte jashtë, sidomos kur shkoi për studime në Suedi, e vuri në lidhje me CIA-n dhe e përdori si ndërlidhës. Kurse djalin e vogël dhe të shoqen e tij, i aktivizoi në drejtim të një ambasade të huaj në Tiranë.

    Mehmet Shehu u urdhërua pra nga CIA amerikane, të thurte plane konkrete për përmbysjen e gjendjes në Shqipëri në favor të Perëndimit, të hidhte në veprim e të nxiste në këtë drejtim agjentët e njohur ose të panjohur të tij, pavarësisht se të kujt ishin, jugosllave, grekë, anglezë, italianë e të tjerë, por duke mos u kompromentuar ai vetë.

    Filloi kështu zbatimi i planit të planifikuar komplotist, i organizuar nën rrogoz nga Mehmet Shehu.

    I-Veprimtaria armiqësore e Fadil Paçramit dhe e grupit të tij në fushën e kulturës, të arteve dhe të Radiotelevizionit për degjenerimin e vijës në këto fusha. Por Partia, siç dihet, e goditi shumë shpejt këtë grup dhe veprimtarinë e tij. Mehmet Shehu nxitoi e lau duart, bile bubullinte me zhurmë kundër njerëzve të artit dhe të rinisë për të realizuar qëllimin e tij antiparti, sikurse kishte bërë edhe gjatë luftës, të acaronte edhe marrëdhëniet e lidhjet e Partisë me këto shtresa.

    II- Më 1973 u vu në veprim grupi i Beqir Ballukut, që përgatiste puçin ushtarak me tezat e zeza, me "teorinë e rrëshqitjes", për lënien e bregdetit e qyteteve agresorëve imperialistë, padronëve të Mehmet Shehut. Beqir Balluku u demaskua plotësisht. Atë e braktisën edhe Petrit Dume me Hito Çakon, që ishin në komplot. Mehmet Shehu që ishte në krye të komplotit dhe luante fijet në prapaskenë (tani del se të gjitha materialet e zeza ishin miratuar nga ai), u mundua të shpëtonte Petrit Dumen dhe Hito Çakon. Këta patën shumë shpresa tek Mehmet Shehu se "nuk do u pritej koka", sikurse u tha në Plenumin e Komitetit Qendror të 25-26 korrikut 1974, dhe nuk e dhanë Mehmetin; por dhe ky nuk i shpëtoi dot nga rreziku, se mos dëmtonte veten.

    III- Mehmet Shehu, dhe këtu më drejtpërdrejt, ndërkohë vuri në lëvizje njerëzit e tij, Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin e Kiço Ngjelën, për të sabotuar në fushën ekonomike, veçanërisht në naftë e në bujqësi, për të ç‘organizuar ekonominë e vendit, duke filluar organizimin e futjen e formave vetadministruese jugosllave në të.

    Mehmet Shehu dështoi në të tria këto tablo.

    Gjatë gjithë kësaj periudhe, Titoja, që po i ndiqte situatat me kujdes, mendoi se duke pasur në udhëheqje të partisë e të shtetit tonë agjentin e tij, pas rënies së Rankoviçit në Jugosllavie e pas demaskimit të barbarizmave që ai kishte bërë në Kosovë, si dhe pas situatave që u krijuan pas daljes tonë nga Traktati i Varshavës, mund të lëshonte ca brezin në Kosovë e në marrëdhëniet tona me të… Kur udhëheqësit e Kosovës i thoshin Titos se "shqiptarët po ndezin ndjenja nacionaliste dhe po flasin kundër jush", ai u qe përgjigjur: "Ç‘keni ju, mua më shajnë, le të shajnë...!". Titoja i thoshte këto se e dinte që në Shqipëri kishte Mehmet Shehun, i cili, pas tri dështimeve, po rigruponte komplotistët e tjerë, sidomos në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Feçorr Shehun e disa të tjerë. (Është fjala për Kadri Hazbiun, që ende nuk ishte goditur si bashkëpunëtori më i ngushtë i Mehmet Shehut). Sidoqoftë, Mehmet Shehut i duhej kohë për të thurur komplote të reja.

    * * * *

    Jugosllavëve, përveç shpifjeve që këto demonstrata (është fjala për demonstratat e mars-prillit 1981 në Kosovë) ishin të nxitura gjoja nga Shqipëria, iu desh të merrnin masa të menjëhershme "për të diskredituar" udhëheqjen "staliniane" shqiptare, për të turbulluar e për të përmbysur gjendjen e shëndoshë në Shqipëri, si dhe për të çorientuar forcat patriotiko-revolucionare në Kosovë.

    I kërkuan agjentit të tyre Mehmet Shehu të vepronte. UDB-ja jugosllave ishte në bashkëpunim me CIA-n dhe i dinte direktivat e saj për likuidimin e Enver Hoxhës. Prandaj kërkuan nga Mehmet Shehu të dërgonte me urgjencë në Paris të shoqen. Demonstratat ndodhën në mars, kurse ajo në prill 1981 shkoi në Paris. Iu paraqit atje një i dërguar nga ÇALAMANI (Pseudonimi i Dushan Mugoshës, i cili kishte vdekur, por "jetonte" misioni i tij agjenturor) dhe i dha helmin që duhej të përdornin imediatisht për Enver Hoxhën.
    Fiqret Shehu e Mehmet Shehu kishin rrahur së bashku mendimet se kur, ku dhe si do të vepronin me variantet që u kishte sugjeruar CIA dhe kishin gjetur si më të mundshmin, helmimin me veprim të zgjatur, që mund ta realizonin kur venim e vinim për vizita tek njeri-tjetri.

    Varianti që i dhanë jugosllavët Mehmet Shehut, që të vepronte menjëherë e shpejt, e gjeti atë të papërgatitur. Mehmet Shehu pati frikë. Nuk i pëlqeu kjo vënie e të dy këmbëve në një këpucë. Prandaj iu drejtua padronit më të madh, CIA-s amerikane. Fiqret Shehu filloi të vizitojë kryeqytetet e Europës: Vjenën, Stokholmin, Kopenhagën. Ajo u takua edhe në Stokholm, edhe në Danimarkë, me përfaqësues të CIA-s, ku parashtroi mendimin e Mehmet Shehut që të mos vepronin siç kërkonin jugosllavët, me nxitim, se nuk ishin përgatitur mirë; helmimin ose likuidimin fizik të Enverit ta linin për në mars 1982, gjatë pushimeve dimërore, kurse deri atëherë mund të ndërmerrnin ndonjë veprim që mund të sillte ndonjë përçarje në Parti dhe nxitje të elementit liberal. Përfaqësuesi i CIA-s u mor vesh me qendrën e tij dhe, në takimin e dytë, tani në Danimarkë, u dha miratimi për variantin e Mehmet Shehut.
    Në këtë kuadër Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit me vajzën e një familje, në rrethin e të cilës kishte 6-7 kriminelë lufte të arratisur, ndër ta dhe agjentin e njohur të CIA-s Arshi Pipën. Një fejesë e tillë nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e opinionit, të bënte bujë, dhe po të pranohej nga Partia, do të vinte përçarja, liberalizimi dhe në të tjerë, në Parti, rini etj. Po të mos pranohej nga Partia, do të merreshin masa ndaj Mehmet Shehut, natyrisht, jo me burgosje, por me ulje në përgjegjësi, me mënjanim, ose edhe me përjashtim nga Partia. Kjo do të bënte bujë dhe jugosllavët mund ta përdornin, sikurse u duhej, për qëllimet e tyre propagandistike, për diskreditimin e udhëheqjes së Partisë së Punës të Shqipërisë, e sidomos, të Enver Hoxhës, i cili, siç kanë përsëritur vazhdimisht, ashtu si Stalini, "po eliminon" bashkëpunëtorët e vet.

    Por planet nuk u realizuan ashtu siç kishte menduar Mehmet Shehu.

    Ndërhyri Partia menjëherë, fejesa u prish, Mehmet Shehu u kritikua nga shokët për këtë gabim të madh politik, iu kërkua të bënte autokritikë të thellë për të gjetur burimet e një gabimi të tillë, dhe u la që kjo të bëhej pas Kongresit të 8-të të Partisë. Ai këtë s‘e priste.

    * * * *

    Mehmet Shehu kërkoi të bënte "autokritikë" në Kongres për fejesën e djalit (qëllimi i tij ishte të shkaktonte turbullirë në Kongres), por edhe kjo iu refuzua. Në Kongres ndenji kastile si "i vrarë e fajtor", gjë që ra në sy të delegatëve e të telespektatorëve, saqë filluan të pyesnin njëri-tjetrin.

    * * * *

    Jugosllavët panë se asgjë nuk ngjau, as para Kongresit, as më vonë. Mehmet Shehu e mbajti raportin në Kongres, ai u zgjodh edhe në Byronë Politike, asnjë masë nuk u mor kundër tij, siç shpresonin jugosllavët, për ta ulur ose për ta hequr nga funksionet që kishte në shtet. Pas mbarimit të Kongresit, ndoshta Mehmet Shehu njoftoi jugosllavët se, edhe pas dorëzimit të autokritikës, ai trajtohej njëlloj, se nga sa kishte kuptuar në bisedat tona me të, masa e dënimit do të ishte me karakter të brendshëm partie. Kjo nuk u leverdiste titistëve, serbomëdhenjve dhe UDB-së jugosllave, që prisnin e kërkonin të ngjante me çdo kusht rrëmuja në Shqipëri. Prandaj, Ambasada Jugosllave në Tiranë, në prag të mbledhjes së Byrosë Politike, ku do të diskutohej për gabimin e rëndë politik të Mehmet Shehut, sipas urdhrave që kishte marr nga Beogradi, ngarkoi agjentin e vet dhe ndërlidhësin Feçorr Shehu të shkonte tek Mehmet Shehu e t‘i transmetonte ultimatumin e UDB-së, që Enver Hoxha të vritej me çdo kusht, edhe në mbledhje, qoftë duke u vrarë edhe ai vetë. Kaq ngushtë kishte rënë UDB-ja, klika titiste serbomadhe, me gjendjen në Kosovë, kaq zi u dukej perspektiva, saqë vendosën të djegin kartën e madhe, super-agjentin e tyre, veç të ndodhte diçka spektakolare, që "të bënte t‘i tronditeshin themelet" Shqipërisë Socialiste dhe Partisë së Punës së Shqipërisë.

    Më 16 dhjetor 1981, në orën 10.00 të natës, Feçorr Shehu i shkon Mehmet Shehut në shtëpi dhe i transmeton urdhrin e qendrës së tyre agjenturore.

    Më 17 dhjetor, filluan diskutimet në mbledhjen e Byrosë Politike. Të gjithë shokët, të vjetër e të rinj, diskutuan dhe e dënuan me vendosmëri aktin e fejesës së djalit të Mehmet Shehut me një vajzë, në familjen e së cilës kishte 6-7 kriminelë.

    * * * *

    Kritika e anëtarëve të Byrosë Politike ishte e fortë, e hapët, bolshevike, por si dënim, u kërkua vetëm "vërejtje me shënim në Kartën e Regjistrimit". Në këtë frymë e kisha përgatitur edhe unë diskutimin tim... Por për shkak se qe bërë shumë vonë, diskutimi im nuk u mbajt atë ditë. U la kështu që mbledhja të vazhdonte të nesërmen, veçse iu tha Mehmetit të reflektonte thellë gjithë natën se "kjo alibia e tij (e fejesës), bie".

    Ajo që thashë e alarmoi Mehmetin, ai kujtoi se mos ishte zbuluar krimi që përgatiste. "Trimi" Mehmet Shehu u mendua për tërë natën si të shpëtonte nga kjo darë dhe mendoi e zbatoi një plan të vetin. Ai, siç duket, gjykoi kështu: "I vdekur se i vdekur jam, më mirë të shpëtoj ç‘mund të shpëtoj" dhe vendosi të bëj si shoku i tij, Nako Spiru, të vriste veten, duke menduar se Partia këtë farë "burrë shteti", "udhëheqës legjendar", "partizan i luftës së Spanjës", do ta varroste me nderime, do ta ç‘njolloste duke thënë se "i shkrepi arma në duar" (sikurse na e sugjeronte në letrën që la) dhe kështu, të paktën, nuk humbiste e kaluara e tij dhe nuk i pësonte gjë familja.

    Tok me të shoqen, hodhën helmin në VC dhe ngarkuan djalin e madh të zbërthente e të zhdukte pjesët kompromentuese të radios që kishte instaluar. (Disa nga këto i kishte ruajtur në shtëpinë e tij, pasi nuk u arrestua). Sipas të dhënave që ka pohuar armikja Fiqret Shehu për ekzistencën e radios, u thirr djali i madh nga organet e hetuesisë dhe ky e pohoi këtë, por, kur u la të shkonte në shtëpi për të dorëzuar pjesët e radios që kishte ruajtur, vrau veten që të mos jepte gjithë ato që dinte e kishte bërë (kurse këto i kishte dhënë mamaja e tij kriminele).
    Fiqret Shehu si agjente që ishte (ajo që qante e trembej për hiçgjë), me gjakftohtësi e cinizëm pranoi vetëvrasjen e të shoqit, mjaft që të shpëtonte vetë me djemtë dhe e kaluara e tyre "historike".

    Por i kishin bërë hesapet pa hanxhinë. Sapo më njoftuan për aktin e fundit të Mehmet Shehut, në moment propozova që të dënohej vetëvrasja e tij, se ai kishte vepruar si armik dhe Byroja Politike u shpreh njëzëri kundër këtij armiku…

    * * * *

    UDB-ja dhe CIA mbetën me gisht në gojë. KGB-ja fërkoi duart. Agjencitë e huaja e relatuan faktin ashtu sikurse e thamë ne, që Mehmet Shehu, "në një krizë nervore vrau veten"...

    * * * *

    Bashkë me Mehmet Shehun agjenturat e imperialistëve, të social-imperialistëve dhe agjenturat e tjera, siç është edhe UDB-ja jugosllave morën një grusht, që do ta ndjejnë për shumë kohë.

    Enver Hoxha

    (FUND)

    Nga arkivat e ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, (Dosjet 2, 20, 23/1, të Fondit Nr.14, viti 1982; Dosja Nr.112, Lidh.Nr.1, Fondi 14, të A.Q.SH.

    Ajo çka thuhet në fjalën e Enver Hoxhës nuk përputhet me fotografitë e tyre bashk, puthjet përqafimet e gëzimet e përbashkëta !! Është e tmerrshme kur njerin nga bashkpuntorët pas këtyre fotografive buzqeshjeve dhe përqafimeve vëllazërore e shoqërore e gjen të pushkatuar ose të varur si armik !! duke ja përndjekur fëmijët familjen dhe farefisin !!




  •  
    Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe 

     
    Koçi Xoxe, Enver Hoxha, Mehmet Shehu.... 

    Resigzed ImageClick this bar to view the full image.
     

    Koçi Xoxe, Enver Hoxha, Mehmet Shehu.... 

     
    NGA E MAJTA NE TE DJATHTE: KOÇI XOXE, NAKO SPIRU, ENVER HOXHA, OMER NISHANI, (NE RRETH) NICK KUKICH, JOHN O’KEEFE, NEXHMIJE HOXHA, NE ODRIÇAN NE VITIN 1944[/b] 

     
    Liri Belishova e Nako Spiru 

     
    Koçi Xoxe, Enver Hoxha, Nako Spiru ... 

     
    Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe 

     
    Kadri Hazbiu duke u dekoruar Hero i Popullit 

     
    Fiqrete Shehu dhe Nexhmije Hoxha 

     
    Enver Hoxha Mehmet Shehu duke u përqafuar 

     
    Enver Hoxha duke u konsultuar për çdo gjë me Mehmet Shehun 

     
    Të buzëqeshur para kamerave 

     
    Mehmet Shehu, Hrushqovi dhe Enver Hoxha gjithkund bashk 

     
    Ramiz Alija, Mehmet Shehu, Enver Hoxha gjithmonë në ballë të Partisë 

     
    Enveri dhe Mehmeti të parët cakërronin gotat për gjithçka në Parti 

     
    Enveri, Mehmeti në rend të parë dorshtërnguar 

     
    Fiqreti, Enveri, Mehmeti dhe Nexhmija bashk deri në pleqëri 

     
    Hrushqovi gjat pritjes në Gjirokastër – Enveri gjithkund me Mehmetin 

     
    Enver Hoxha Beqir Balluku 

     
    Mehmet Shehu Kadri Hazbiu



  • CIA: KUSH DREJTOI PARTINË KOMUNISTE NË SHQIPËRI NË VITET 1941-1961

    Shërbimi Inteligjent i shtetit më të fuqishëm në botë, nga viti 1941 deri në vitin 1961, ka skanuar të gjithë aktivitetin dhe fundin e anëtarëve të Byrosë Politike.

    Deklasifikimi i dosjes për Shqipërinë në arkivat e CIA-s, 45 vjet më vonë, pikërisht më 26 qershor të vitit 2007, na tregojnë ato çfarë ne, gjatë regjimit komunist, i dinim krejtësisht ndryshe apo që s‘i dinim fare.

    ÇFARË NUK DINIM

    Ndërsa gjatë regjimit komunist shumë pak veta e dinin arsyen e vërtetë të vrasjes së Mustafa Gjinishit, i cili ishte edhe një nga drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste, në dokumentet e CIA-s të vitit 1961 shfaqet një e vërtetë krejt tjetër. Sipas dosjes së CIA-s, Mustafa Gjinishi është vrarë nga Liri Gega me urdhër të jugosllavëve. Apo dënimin e Koçi Xoxes. Po, gjithashtu me një saktësi tepër të rrallë janë edhe detajet për çdo drejtues të Partisë Komuniste në periudhën në të cilën ata kanë qenë anëtarë të Komiteti Qendror apo Byrosë Politike, si dhe shkaqet se përse janë përjashtimit e disave prej tyre nga Partia.

    LISTA

    Në listën e tyre ata kanë futur të gjithë anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste shqiptare për periudhën 1941-1948, si dhe listën e anëtarëve të Byrosë Politike të viteve 1941-1960. Sipas dokumentit sekret të CIA-s, Komiteti Qendror për periudhën 1941-1948 përbëhej nga 22 anëtarë. Në listën e anëtarëve janë emrat e Enver Hoxhës, Nako Spirut, Qemal Stafës, Ramadan Çitakut etj.

    Kurse lista e anëtarëve të Byrosë Politike të viteve 1941-1961 përmban 26 emra. Nga kjo listë të bie në sy se, në 20 vjet, 12 prej anëtarëve të Byrosë Politike, të cilët ishin edhe figura të njohura të Luftës Nacionalçlirimtare, janë përjashtuar ose kanë pasur një fund tragjik, siç është rasti i Liri Gegës, Koçi Xoxes apo Bedri Spahiut.

    Komiteti Qendror në vitet 1941-1942, pozita në Parti

    Enver Hoxha Sekretar i Parëi i PKSH

    Koçi Xoxe, anëtar e Byrosë Politike deri në shtator 1948, u ekzekutua në qershor 1949
    Tuk Jakova është përjashtuar nga Byroja Politike në vitin 1951, në vitin 1955, në qershor, përjashtohet edhe nga Komiteti Qendror dhe nga të gjitha postet
    Bedri Spahiu është larguar nga Byroja Politike në vitin 1946, por është riemëruar përsëri në vitin 1948, për t’u përjashtuar përfundimisht në vitin 1951. Në vitin 1955, në qershor, përjashtohet edhe nga Komiteti Qendror dhe nga të gjitha postet.
    Nako Spiro, anëtar i Byrosë Politike, vetëvritet në nëntor të vitit 1947
    Liri Gega, në nëntor të vitit 1944 përjashtohet nga Komiteti Qendror dhe në vitin 1956 ekzekutohet për komplot kundër shtetit
    Kristo Themelko, në shtator të vitit 1948 kritikohet, dhe në nëntor 1948 përjashtohet nga Komiteti Qendror
    Ramadan Çitaku përjashtohet nga Komiteti Qendror në nëntor të vitit 1948 dhe kritikohet rëndë në vitin 1949
    Ymer Dishnica largohet nga Byroja Politike në vitet 1943-1944, përjashtohet nga partia në vitin 1947
    Kadri Hoxha, arrestohet në mars të vitit 1947 dhe më vonë ekzekutohet
    Qemal Stafa, vritet në një përpjekje me karabinierët në vitin 1942
    Pandi Kristo largohet nga Byroja Politike në shtator–nëntor të viti 1948, dhe më vonë përjashtohet edhe nga partia.
    Në maj-qershor të vitit 1949 arrestohet Sejfulla Malëshova largohet nga Byroja Politike, dhe nga Komiteti Qendror në shkurt të vitit 1946. Përjashtohet nga partia në vitin 1947
    Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike.
    Mustafa Gjinishi në gusht të viti 1944 vritet me urdhër të jugosllavëve, ekzekutohet nga Liri Gega.
    Liri Belishova është zgjedhur anëtare e Komitetit Qendror në nëntor të vitit 1948, dhe është përjashtuar nga partia në vitin 1960.
    Gogo Nushi, anëtar i Byrosë Politike.
    Mehmet Shehu largohet nga Komiteti Qendror në shkurt të vitit 1948 dhe rizgjidhet përsëri anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i Byrosë Politike në shtator-nëntor të vitit 1948. Zgjidhet kryeministër në vitin 1954.
    Nesti Kerenxhi përjashtohet nga Byroja Politike dhe partia në nëntor të vitit 1948, u akuzua si mbështetës i Xoxes.
    Pëllumb Dishnica, kritikohet në shtator të vitit 1948 dhe përjashtohet nga Komiteti Qendror në nëntor 1948.
    Xhoxhi Blushi, kritikohet në shtator të vitit 1948, përjashtohet nga Komiteti Qendror në nëntor të vitit 1948.
    Koço Tashko, ministër i Bujqësisë, në shtator të vitit 1960 përjashtohet nga partia

    Byroja Politike në vitet 1941-1961

    1. Enver Hoxha 1941- ...
    2. Koçi Xoxe, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1941 deri në 1948. Ekzekutohet në vitin 1949
    3. Tuk Jakova, anëtar i Byrosë Politike nga 1941 deri në vitin 1951. Përjashtohet nga Byroja Politike në vitin 1951 dhe nga partia në vitin 1955
    4. Nako Spiro, anëtar i Byrosë Politike nga 1941 deri në vitin 1947. Vetëvritet në vitin 1947
    5. Bedri Spahiu, anëtar i Byrosë Politike në vitet 1941-1946 dhe 1948-1951. Përjashtohet nga partia në vitin 1955
    6. Liri Gega, anëtare e Byrosë Politike në vitet 1941-1944. Përjashtohet në vitin 1944 dhe ekzekutohet në vitin 1956
    7. Kristo Themelko, anëtar i Byrosë Politike nga 1946 deri në vitin 1948. Përjashtohet në vitin 1948
    8. Ymer Dishnica, anëtar i Byrosë Politike në vitet 1941-1943. Përjashtohet nga Byroja Politike në vitin 1943 dhe nga partia në vitin 1947
    9. Pandi Kristo, anëtar i Byrosë Politike deri në vitin 1948. Burgoset në vitin 1949
    10. Sejfulla Malëshova, anëtar i Byrosë Politike në vitet 1944-1946. Përjashtohet nga Byroja Politike në vitin 1946 dhe nga partia në vitin 1947
    11. Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1946
    12. Mustafa Gjinishi, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1943 deri në vitin 1944. Ekzekutohet në vitin 1944
    13. Gogo Nushi, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1947
    14. Nesti Kerenxhi, anëtar i Byrosë Politike në vitet 1947-1948. Përjashtohet nga Byroja Politike në vitin 1948
    15. Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1948
    16. Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike në vitet 1948-1960. Përjashtohet nga Byroja në vitin 1960
    17. Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1948
    18. Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1956
    19. Rita Marko, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1956
    20. Ramiz Alia, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1960
    21. Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1961
    22. Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1961
    23. Kadri Hazbiu, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1961
    24. Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1956
    25. Petrit Dume, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1961
    26. Pilo Peristeri, anëtar i Byrosë Politike nga viti 1952

    Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

    Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...