Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/11

Mësime nga toleranca e Mustafë Qemal Ataturkut..


 
Mësime nga toleranca e Qemal Ataturk ..
































Ataturku dhe toleranca.Sot do t’ju njohim me disa momente nga jeta e Ataturkut që kanë të bëjnë me karakterin e tij tolerant.
Sot do t’ju njohim me disa momente nga jeta e Ataturkut që kanë të bëjnë me karakterin e tij tolerant.
Ai thoshte gjithnjë:
“Unë nuk dua ti fitoj zemrat duke i thyer ato por duke i  bërë për vete “.
Tani duam t’ju njohim me kujtime që kanë të bëjnë me Ataturkun. Kujtimi i parë është prej Falih Rëfkë Atajit. Ai na thotë kështu :
“Në Parlament dilnin shpesh në pah edhe ambiciozë  të ndryshëm. Duke qenë se ministrat zgjidheshin prej deputetëve, të rinjtë që kërkonin të bënin karrierë të shpejtë dilnin  korridoreve për të gjetur përkrahës. Shembullin e parë e pati dhënë Nexhatiu ,i cili tani është bërë rahmetli. Ai mblidhte firma për formimin e Ministrisë së Urbanistikës dhe përpiqej të bindte të tjerët se  ky problem kaq i madh nuk mund të zgjidhej pa ekzistencën e një Ministrie të Urbanistikës. Dhe duke qenë se heroi i këtij institucioni të porsa formuar do të ishte ai, pa dyshim që ai do të bëhej Ministër i Urbanistikës.
Gjatë kohës që ai fliste tërë pasion nga podiumi, Mustafa Kemali i cili nuk i hiqte asnjëherë tespihet prej duarve, i thotë :
“Të gjitha këto i thua se kërkon të bëhesh ministër! Por ty ministër nuk do të bëjmë ! “
Mirëpo në listën e kabinetit të Fethi Beut pamë se Ministër Urbanistike ishte vënë Mustafa Nexhati-u. Mustafa Kemali për ata që nuk i bëheshin drejtpërsëdrejti armiq nuk mbante mëri dhe inat “.


Një tjetër ngjarje ishte e tillë:
Ndaj një fshatari që e kishte sharë Ataturkun kishin filluar hetimet për ta dënuar.
Dhe këtë gjendje ja tregojnë Ataturkut duke i thënë :”Po ja japim gjyqit se ju ka sharë juve “.
Dhe Ataturku i habitur pyet:
-Pse çfarë i kam bërë unë atij?
Ata që e panë dosjen i thanë:
-Ka sharë se tek po pinte cigare të dredhur me gazetë, i morri flakë gazeta.
Atëherë Ataturku i pyet ata që kishte pranë:
-Po ju a keni pirë ndonjëherë cigare të dredhur me gazetë?
-Jo,- iu përgjigjën ata.
Unë kur kam qenë në Tripoli kam pirë dhe e di se çfarë shije ka . Është një gjë e keqe shumë. Prandaj fshatari më paksa sharë pak. Ju në vend që ta dënoni atë më mirë krijojini mundësinë që të pijë cigare si njeri. ”
Përsëri Besim Atalaj që ishte edhe gazetar edhe deputet po hahej me një arsimtar në lidhje me gjuhën. Në gazetën “Ulus “ ai e kritikonte atë me fjalë fyese. Dhe Ataturku  i drejtohet Atalajit dhe i thotë :
“Atalaj, secili duhet ta thotë mendimin e tij që të dalë në shesh e vërteta .Unë të tilla diskutime fyese nuk i kam qejf “.

Ja edhe një ngjarje tjetër që bën fjalë mbi karakterin tolerant të Ataturkut.
Një arsimtar pati shkruar një poezi kundra Ataturkut. Dhe atë e kishin pushuar nga puna. Arsimtari për tu marrë përsëri në punë bënte lutje në të katër anët. Por më kot...
Dhe një ditë  ai vete pranë ministrit e i ankohet atij. Ishte një i ri plot talent  dhe dinamik.
Ministri i thotë:
-Djali im për ty nuk mund të bëjmë asgjë.
-Përse pyeti i riu ?
-Sepse faji yt ka lidhje drejtpërsëdrejti, me Ataturkun . Ne nuk mund të japim asnjë vendim.
-Atëherë unë do të shkoj direkt tek Ataturku, –tha djaloshi. -Mirë ,mirë prit edhe një javë,- i thotë ministri, -pas një jave hajde përsëri.

Dhe një darkë ministri ja hapi çështjen Ataturkut.
-Zotëri mbase ju kujtohet se si një mësues pati shkruar një vjershë kundra jush?
-Po i përgjigjët Ataturku ,më kujtohet.
-Ai duke përfituar nga amnistia kërkon të bëhet përsëri mësues.
-Pse a ka ndonjë ligj që e pengon atë të bëhet mësues ? –pyet Ataturku.
-Jo zotëri,- i përgjigjet ministri.
-Atëherë përse me pyet mua ?
-Sepse faji që ka kryer është kundra jush zotëri,- i thotë ministri Ataturkut.
-Edhe ty të lumtë,- i përgjigjet Ataturku. Pse më kujton mua aq egoist që të pengoj zbatimin e ligjeve vetëm e vetëm sepse faji që ka bërë ai me prek direkt mua ? Menjëherë emërojeni në vendin që do të hapet i pari!..

DIASPORA SHQIPTARE NE TURQI

(Nje veshtrim historik dhe bashkekohor) Shkruar nga Mal Berisha I- Hyrje Diaspora Shqiptare ne Turqi sipas te gjitha te dhenave perben pjesen me te madhe te popullsise shqiptare ne bote, te xhvendosur nga trojet e veta e te vendosur ne territore te cilat etnikisht nuk i perkasin asaj. Prej shume kujt shifra prej afro pese milionesh merret si e mireqene, ndonese nuk ekziston ndonje evidence e plote per kete. Aresyeja eshte se shqiptaret kane shekuj qe e marrin udhen drejt Turqise; Ne kohen e Perandorise Osmane ata ndjeheshin qytetare te saj por pjesa me e madhe e tyre ka vajtur per shkak te represionit dhe dhunes se perjetuar nga shovinistet fqinje . Kjo ka bere qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqise te jete nje mates historik i dhunes ndaj shqiptareve ne trojet e tyre ne Ballkan. Bje fjala ne periudhen e Luftes Ruso Turke apo te Luftrave Ballkanike fluksi ka qene shume me i madh, qofte nga Kosova e Maqedonia, per shkak te represionit sllav por edhe nga Jugu i Shqiperise dhe Cameria per shkak te represionit grek. Dukuri te tilla te dyndjeve masive vihen re midis dy Luftrave Boterore, gjate periudhes se Titos e Rankovicit per te ardhur pastaj tek tragjedia e fundit e shkaktuar nga Miloshevici. Njohja e plote e numrit te shqiptareve ne Turqi veshtiresohet edhe per dy aresye te tjera: E para ata jane shume te shperndare jo vetem neper qytetet e medha si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari por edhe neper fshatra te largeta te Anadollit ne dy anet e gadishullit turk, si ne brigjet e Detit te Zi ashtu edhe ne ate te Egjeut. Se dyti, mbeshtetur ne Traktatin e Lozanes te viti 1923, shqiptaret nuk konsiderohen minoritet ne Turqi prandaj edhe ne pasaporten e tyre shenohet vetem shtetesia dhe jo kombesia. Cka e ceshtireson edhe me tej evidencimin e tyre. II Vendosja e Shqiptareve ne Turqi. Periudha e Pare e Emigracionit. Vendosjen e shqiptareve ne Turqi mund ta shohim te ndare ne disa periudha. Periudhe e pare le te konsiderohet ajo e para pavaresise pra, qe nga kohet pas Skenderbeut e deri me 1912. Eshte fakt se shqiptaret aq sa e kundershtuan pushtuesin osmanlli aq edhe moren pjese aktive ne zhvillimin e atij supershteti. Studiuesi dhe gazetari i njohur turk Turkaya Ataov ka deklaruar pa hezitim ne te perditshmen Turkish Daily News se Perandora Osmane kishte 27 Vezire shqiptare. Po keshtu sa e sa stratege ushtarake, arkitekte, ideologe, e ngriten edhe me lart lavdine e atij shteti. Dihet tashme se kryeministri osman me origjine shqiptare i deres se Qyprylinjve i dha Perandorise Osmane edhe tre shekuj jete, pikerisht ne nje cast frike nga shkaterrimi per shkak te korrupsionit, mosorganizimit dhe kaosit. Por ajo qe duhet nenvizuar eshte se duke u ndjere, te pakten formalisht, qytetare te Perandorise Osmane, shqiptaret iu larguan terrorit te armiqve te tjere te kombit shqiptar, sllaveve dhe grekeve dhe u vendosen ne Turqi prej nga i sollen kombit te vet emra burrash te shquar te Rilindjes tone Kombetare ku sigurisht vellezerit Frasheri, Ismail Qemali zene vend te dores se pare. Eshte interesant te verehet ne arshivat turke se emri "muhaxhir" u perdor per shqiptaret ne periudhen e Luftes Ruso Turke. Deri athere ky term nuk perdorej per shqiptaret. Pikerisht ne kete kohe, ndodhi dyndja e madhe e shqiptareve nga Kurshumlia, Vranja e Nishi drejt Turqise. Kjo pjese e shqiptareve e cila u be pjese organike e perandorise me pas ka luajtur nje rol tejet te rendesishem ne te ardhmen e shtetit modern turk. Gjate nje fjalimi ne Parlamentin Shqiptar, Kryetari i Parlamentit Turk iu drejtuat deputeteve shqiptare me fjalet: "Ne Parlamentin qe une drejtoj shume prej deputeteve, trojet e te pareve i kane pikerisht prej ketyre aneve". Periudha e Dyte e Emigracionit.. Periudha tjeter e emigrimit drejt Turqise duhet konsideruar ajo fill pas shpalljes se pavaresise dhe sidomos si rezultat i krimeve te shemtuara te kryera nga greket ne Jug te Shqiperise, gjate viteve 1913-1914 ateher kur bandat greke dhe pasonjesit e Zografosit e te Karapanos po pergatiteshin per te ashtuquajturen Marreveshje e Korfuzit. Qellimi kryesor ishte qe te pakesohej deri ne zero numri i shqiptareve ne keto zona. E njejta pamje ishte ne Kosove ku me mijera familje lane shtepite e djegura dhe moren udhet e Anadollit. Cdo kush qe ka patur rastin te kete pare ose te shohe Uren e famshme te Justinianit ne Adapazar do te shohe edhe kodrinen e populluar prej banoreve kosovar te vendosur aty pikerisht ne periudhen e siperpermendur. Jo vetem te vjetrit por edhe femijet ne oborret e shtepive te ndertuara si kulla tipike kosovare, flasin nje dialekt gege paksa te rende te fshatrave prej nga jane shkeputr te paret e tyre rreth 86 apo 87 vjet me pare. Ne shtepite e tyre gjen qylyma te ngjashem me ato te Kosoves si dhe oda burrash tipike kosovare. Ne to ruhen te tera zakonet shqiptare duke filluar tek dera e rende e avllise e deri tek ornamentet ne dru e punime te tjera dore si pjese e kultures materiale te shqiptareve. Nje pamje e tille mbreteron edhe ne disa fshatra te Elazizit, Adanase, Bafres etj. Familjet Cosar, Erk e Yabali nga Adanaya e deshmojne kete me se miri. Periudha gjate Luftes se Pare Boterore eshte periudhe e shpernguljeve ndersa rezistenca per ruajtjen e territoreve te sotshme te shtetit turk dhe formimin e Republikes Turke te Kemal Ataturkut mban vulen e pashembullt te shqiptareve e njohur nga cdo kush ne Turqi ne betejen madheshtore te Canakalase. Kjo beteje dhe trimeria shqiptare gjendet e perjetesuar edhe ne vete kenget, tregimet dhe legjendat jo vetem shqiptare por edhe turke. Hymni turk i shkruar me aq mjeshtri nga poeti kombetar Mehmet Akif, nje shqiptar nga Peja, duke qene simbol i kombit tregon edhe se sa thelle shqiptaret kane shkuar ne vete jeten shpirterore te Turqise. Nje numer i madh i shqiptareve u larguan nga Kosova midis dy Luftrave Boterore. Ne menyre te vecante ky fluks u rrit pas vdekjes se Azem Galices dhe sidomos pas elaboratit famekeq te akademikut serb Vasa Cubrilovic "Spastrimi masiv i shqiptareve" Nje marreveshje e perfolur midis qeverise se athereshme turke dhe Mbreterise Serbo-Kroato-3 Sllovene rrenoi fshatra dhe c'populloi zona te tera ne Kosove. Per kete veprim shume intelektuale te sotshem turq jane mjaft kritike ndaj politikes turke te athereshme. Nderkohe, per shkak te gjendjes ekonomike shume shqiptare nga Shqiperia merrnin rrugen e Turqise ku pershtateshin me shpejtesi. Ne Stamboll gjenden familje te tera dikur me emer ne Shqiperi si ajo e Kurteve dhe Cupeve nga Mati si dhe ajo e Barisheve nga Shkodra. Nje nder intelektualet me te shquar te Turqise se sotshme nje shkrimtar i dashur dhe nje aktivist i dalluar i shoqatave shqiptare vjen nga familje te tilla. Ergun Zogaj eshte djali i xhaxhait i mbretit Zog dhe ka vajtur ne Turqi kur ishte foshnje. Shoqatat shqiptare e njohin ate per oratorine dhe olekuencen ne tubimet e shqiptareve si dhe per patriotizmin dhe atdhedashurine e pashoqe. Periudha e Trete e Emigracionit. Periudha e emigracionit te shqiptareve ne Turqi, pas Luftes se Dyte mund te thuhet se i takon me shume atyre nga Cameria dhe Kosova. Numri i shqiptareve nga Shqiperia ishte mjaft i kufizuar. Disa eksponente te luftes nder ta Tahir Kolgjini shkuan ne Stamboll. Veprimtaria e tyre atje ka qene mjaft kontradiktore dhe e mbushur me ngjarje te cilat kane lene gjurme ne ndergjegjen e komunitetit shqiptaro turk per shkak te pikpamjeve shume ekstreme qe perfaqesonin pale te ndryshme. Nder ta komunistet luan nje rol shume percares nen drejtimin e legates shqiptare e me pas konsullates e ambasades. Kjo periudhe eshte edhe ajo qe beri qe lidhjet e Diaspores Shqiptare ne Turqi me Shqiperine te atrofizoheshin drejt nje vdekje te ngadalte. Kjo ka sjelle ne nje mase te madhe ndarjen, harresen, humbjen e lidhjeve midis njerezve dhe me se fundi edhe interesin e brezave te paraluftes per vete atdheun. Per ndersa dera e atdheut, Shqiperise u mbyll me brave te rende hekuri, nje tmerr tjeter e shoqeroi shqiptarine matane kufijeve. Ne Jugosllavi pas masakres se tmerrshme te Tivarit pasoi i ashtuqujturi "Aksioni i Armeve" gjate viteve 1955 - 1956 ku shqiptaret duhej te dorezonin edhe armet qe i kishin edhe ato qe nuk i kishin. Keto te dytat duhej tua blenin serbeve, malazezeve apo maqedonasve dhe pastaj t'i dorezonin si ish prone e tyre. Gjate kesaj periudhe tmerri e terrori, rreth 300.000 shqiptare u shkeputen prej trojeve te tyre etnike dhe u vendosen ne Turqi. Ky grup i madh populloi zona te tera ne Turqi e sidomos ne Stamboll si ne Zeytinburnu, Gazi Osman Pasa, Kucukcekmece, Bayrampasa etj. Shqiptaret e kesaj kohe jane nisur drejt Turqise pa asnje shprese. Populli turk i priti dhe i ndihmoi ata por mbeshtetjen me te madhe ata e gjeten tek njeri tjetri. Muharrem Kabashi nga Istogu tregon: "Te tmerruar nga dhuna qe lame mbrapa, te lodhur nga rruga e te dermuar nga merzia arritem ne stacionin e trenit ne Sirkeci, Stamboll. Me femije e gra, te drobitur e te pashprese dolem ne rruge dhe u ulem ne trotuarin me te pare. Nuk dinim ne bote se ku te shkonim. Nuk kaloi shume kur degjuam dike qe po fliste shqip. Na u duk se bota u be e jona. i thirra atij: O shqiptar. U kthye dhe e pashe se mbante disa buke nen sqetull. Ishte muhaxhir, si ne. Por kishte disa dite qe kishte ardhe dhe kishte ngritur nje vend sa te fuste koken me gjithe familje. Na mori me vete dhe aty se bashku filluam nje jete tjeter plot mundime. Tash djemte jane rrite e kane ndertuar dy fabrika tekstili. Por edhe pse kane kaluar 40 vjet prape asgja nuk ma mbush syrin". Zenun Istog, i ardhur po ne ate kohe, thote se edhe sot e kesaj dite andrrat i shoh atje ne Kosove, ne vendin ku kam linde. Te ardhurit nga te gjitha trojet shqiptare nen ish-Jugosllavi jane vendosur ne grupe afersisht sic kane qene atje prej nga jane shkeputur. Per shembull ata qe jane shkeputur nga Istogu gjenden ne lagjen Ustun Tepe te Kucukcekmecese. Grupi i madh i shqiptareve qe kane emigruar per ne Turqi eshte ai nga Cameria. Mijera e mijera shqiptare nga ata qe munden ti shpetojne shfarosjes masive te ndermarre nga qeveria greke fill pas Luftes se Dyte Boterore u vendosen ne Izmir, Soke, Gemlik, Aydin etj. Ata ju bashkuan grupit te shqipetareve nga Cameria te larguar gjate viteve 1923 - 1927 gjate kohes se te ashtuquajtures "Mubadele" Ata jane munduar qe te ruajne identitetin aq sa kane mundur ne kushtet e rrethanat e reja ne te cilen jane gjetur pas formimit te disa kolonive te vogla. Kjo duket sidomos ne mbajtjen e shume prej tyre te mbiemrit "çam" i cili ne gjuhen turke ka nje kuptim te mire: "pishe". Nje nder modelistet me te njohura te Stambollit dhe tere Turqise, Fevzie Cam eshte nga nje origjine e tille. Ne nje nder vendet me te bukura te Turqise ne Ceçme gjenden edhe grupi me i madh i çameve. Nje nder çamet me patriote ne Stamboll i quajtur Iliaz Corat i ka dhuruar nje shtepi Shoqates Vellezeria Turko Shqiptare ku ajo ka vendosur zyrat e saj ne Fatih per vite te tera. Emigracioni drejt Turqise ka shenuar renje gjate viteve '70, '80 per shkak se shqiptaret e Kosoves filluan te orientohen me shume drejt vendeve perendimore, ShBA - se dhe Australise, vende keto qe ofronin kushte me te mira per emigrantet si dhe te ardhura me te mira. Emigrantet politike nga Shqiperia gjate ketyre viteve nuk shkonin ne Turqi. Por pas vitit 1990 nje numer i konsiderueshem shqiptaresh te Shqiperise shkuan ne Turqi. Nje pjese e pane ate si nje mundesi per te kaluar ne vende te tjera perendimore. Me pas, ata qe nuk ia arriten kesaj filluan te merren me tregetira te vogla. Shume prej tyre sot jane tregtaret me te pasur ne Shqiperi. Nder te vendosurit ne Turqi mbas vitit 1990 ka edhe disa intelektuale, sportiste si dhe artiste te baletit ne Stamboll. III.- Gjendja ekonomike, arsimore, kulturore dhe politike. Shqiptaret te cilet njihen per pjesmarrjen ne punet e shtetit turk e sidomos per qendrimin e tyre kemalist per shkak se ata e konsiderojne Kemal Ataturkun bashkeatdhetarin e tyre ndjehen shume krenar ne Turqi. i vetmi vend europian ku shqiptari do te paraqitej me krenari si shqiptar eshte Turqia. Ajo cfare eshte per tu shenuar eshte se ndaj refugjateve te rinj nuk ushtrohet asnjelloj diskriminimi nga ato qe hasen ne vende si Greqia, bje fjalaBashkeatdhetarja jone Alije Sensoi, nje grua e lindur nga nje familje e Dibres se Madhe me ka thene nje here: "Degjo, ti vella, mund te gjesh ne Turqi shtatedhjete e shtate milete, do te gjesh lypsa e fukarej por jo prej hebrej e shqiptare" Dhe kjo eshte krejt e vertete. Gjendja Ekonomike Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak. Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli 5 "Hilton," njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari. Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere, zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj. Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori: " Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua, mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une. Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku bertiste "eskiciyim" qe do te thote "mbledhes vjetersinash" Shqiptari refuzoi, i vinte turp. Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte perpara dhe therriste ne avazin e tij, "eskiciyim", shqiptari ia priste "Ben de" qe do te thote "edhe une" pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille" Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti. Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu "Ten-Tur" qe drejtohet nga Hayri Içli Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe eksport-importiy, "Turker", prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva; firma e transportit "Kilerxhik" prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit "Korcali", prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve "Ipek Turizem","Drina Trans","Morava" etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag, vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai "Balkan kuyumcusu" e pronarit Sahit Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur "Matras" eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: "Kur ne turqit te prodhojme mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten" Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te 6 vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla si ajo "Sedef" e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo "Aras" prone e Z. Sezai Baykal etj. etj. Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke. Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme. Gjendja Arsimore Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune administrative. Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues. Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin. Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip. Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku, Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro - turq ne fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per shume studente te mjeksise nga Prishtina. Gjendja Ekonomike Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak. Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli "Hilton," njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari. Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere, zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj. Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori: " Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua, mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une. Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku bertiste "eskiciyim" qe do te thote "mbledhes vjetersinash" Shqiptari refuzoi, i vinte turp. Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte perpara dhe therriste ne avazin e tij, "eskiciyim", shqiptari ia priste "Ben de" qe do te thote "edhe une" pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille" Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti. Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu "Ten-Tur" qe drejtohet nga Hayri Içli Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe eksport-importiy, "Turker", prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva; firma e transportit "Kilerxhik" prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit "Korcali", prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve "Ipek Turizem","Drina Trans","Morava" etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag, vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai "Balkan kuyumcusu" e pronarit Sahit Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur "Matras" eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te 8 prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: "Kur ne turqit te prodhojme mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten" Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla si ajo "Sedef" e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo "Aras" prone e Z. Sezai Baykal etj. etj. Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke. Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme. Gjendja Arsimore Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune administrative. Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues. Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin. Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip. Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku, Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se 9 bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro - turq ne fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per shume studente te mjeksise nga Prishtina. Jeta kulturore dhe organizmi ne shoqata. Jeta e shqiptaro turqeve vjen edhe me interesnate kur sheh se si deklarohen artistet turq me origjine shqiptare. Nder ta ylli i muzikes turke Emel Sayin, ne vitin 1993 ka dhene nje koncert ne ndihme te Kosoves duke deklaruar origjinen e saj nga Shkupi. Po keshtu ne dhjetorin e vitit 1994, themeluesi i muzikes turke rock, figura me popullore e RadioTelevizionit turk, i ndjeri Baris Manco ne nje koncert te perbashket me ansamblin "Shota" te Kosoves,deklaroi publikisht se ishte shqiptar nga Toskeria dhe se i kerkonte varret e te pareve ne ato troje. Edhe kengetare te tjere si Soner Ozbilen dhe Arif Shenturk jane tashme te njohur. Kenge me tituj te tille si ajo "Arnavut kaldirimi (kalldremet shqiptare)" e kenduar nga Demet sjell per shqiptaret e Turqise nostalgji. Edhe ne fushen e sportit shqiptaret kane emrat e tyre. Vite me pare njeri nga futbollistet me te shquar te reprezentacionit Turk ka qene nje Elbasanas. Ndersa viteve te fundit, emrat Sedat, Hakan e Arif i bejne nder jo vetem klubit futbollistik te Gallatasarayit, por edhe kombetares Turke. Me interes eshte te shihen edhe disa toponime sidomos ne Stamboll ku bje ne sy emertimi i njeres nga pjeset me te bukura te ketij qyteti, Arnavutkoy, buze detit ne ngushticen e Bosforit. Po ashtu emertime ushqimesh si elbasan tava, arnavut cieri, e bejne me presente emrin e shqiptareve ne jeten e vete turqve. Organizimi i shqiptareve neper shoqata ne Turqi e ka zanafillen e vet qe ne kohen e Perandorise. Keshtu mund te permendim "Komitetin Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise Shqiptare" i cili eshte quajtur Komiteti i Stambollit i formuar ne dhjetor te vitit 1887 ku benin pjese rilindasit tane te shquar Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frasheri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica, me kryetar Abdyl Frasherin. Po keshtu dihet se ne Stamboll u botua nje abetare e njesuar e gjuhes Shqipe. Tradita e formimit te shoqatave shqiptare ne Stamboll vazhdon edhe sot, por ajo ka krejt karakter tjeter. Te formuara brenda nje shteti qe ndjek nje politike dashamirese ndaj Shqiperise, siç eshte Turqia, ato tani kane karakter informues, human, kulturor dhe i sherbejne mardhenjeve te mira midis dy vendeve si dhe ndihmojne ne ruajtjen e vlerave, traditave, gjuhes, dhe lidhjeve me vendin ame te shqiptareve. Po ashtu atp luakne nje rol te rendesishem ne qendrimet e atij vendi ndaj ceshtjes shqiptare ne Ballkan. Nje nder shoqatat me te vjetra shqiptare ne Stanboll e formuar ne vitet ‘50, eshte ajo Turk ve Arnavut Kardeslik Dernegi (Shoqata e Vllazerimit Turko-Shqiptare). Ne fillim ajo ka qene e vendosur ne Beyoglu, dhe mblidhte rreth vetes shqiptare nga te gjitha viset, pa dallim feje. Ne ate kohe shoqata ka organizuar veprimtari te ndryshme dhe ka patur edhe nje ansambel amator. Nder drejtuesit e shoqates kane qene Yahya Satka, Fadil Alantar. Nesti Gogoli. Prej disa vitesh kjo shoqate eshte vendosur ne Fatih. Viteve te fundit ate e kane drejtuar Celalettin Olmezcan, nje djale me origjine nga Prishtina shume i gjalle e aktiv, 10 Halil Metin (45), nga Kerrçova (Maqedoni), ish-mesues fizike, foles i shqipes, Z. Nihat Kosova, (55), avukat, nen kryetar; Kamil Bitis, (40), nga Prishtina.. Shoqata ka edhe nje bord drejtues prej 13 vetesh, shumica me arsim te larte, qe perfaqesojne sejcili pjese nga trojet shqiptare. Po ashtu kane dhe statusin e tyre dhe komisionin e revizionimit. Zgjedhjet behen çdo vit ne kongresin e zakonshem ku zgjidhen edhe organet drejtuese. Shoqaten e kane vizituar here pas here personalitete te politikes shqiptare, qofte nga Shqiperia, gjithashtu edhe nga viset e tjera nga Kosova, Maqedonia e Diaspora. Shoqata organizon here pas here dhe turne shfaqjesh me grupe artistike nga Shqiperia, Kosova, si dhe artiste turqe me origjine Shqiptare. Ajo perpiqet te botoje edhe nje reviste te quajtur "Besa," por jo dhe aq me sukses. Ne Stamboll funksionojne edhe shoqata te tjera te cilat jane te ndertuara ne baze lokale. Te njohura tashme jane ajo e "Prishtinasve", e "Pejaneve", "Tetovareve", "Shkupjaneve", "Prizrenasve" si dhe e "Kosovarve". Nga ana e bashkeatdhetareve te emigruar nga Shqiperia nuk ekziston ndonje shoqate..Por shqiptaret e Jugut kane organizaten e tyre te cilat mbeshteten me shume tek mbremjet argetuese, muzika, dasmat. Keto mbremje dallohen nga ato te shoqatave te siperpermendura per faktin se flasin me shume shqip, kendojne kenge shqipetare, biles edhe polifonike, dhe argetohen siç dijne shqiptaret. Meqe shqiptaret e toskerise jane me shume bektashinj ata shfaqin nje fryme te dukshme tolerance fetare. Orkestra e tyre "Lumani" eshte e pranishme neper gezime familjare si dhe ne kremtimet e festave tona kombetare. Shoqata "Kosovaret" e vendosur ne Findikzade, ne rrugen "Milliyet" e krijuar disa vite me pare, tani eshte nje nder me aktivet dhe me te organizuarat. Ate e drejtojne Inxhinjeri Fahri Turkan (47), fabrikant, shqipefoles nga Kosova. Kjo shoqate eshte plotesisht e orientuar per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves. Ajo grumbullon tere ata patriote qe i jane kushtuar pavaresise se Kosoves. Shoqata ka statusin e vet dhe eshte mjaft e forte nga ana financiare, pasi ka nje perberje prej afaristesh shume te zote. Drejtuesit e kesaj shoqate bejne perpjekje per koordinimin e puneve te te gjithe shoqatave te Stambollit. Ne vitin 1994, ne qytetin e Adapazarit i cili thuhet te kete afer 150 mije shqiptare nga te 400 mijte qe jetojne atje, u formua shoqata e shqiptareve me kryetar punonjesin e Universitetit te Sakaryas Z. Omer Guner, shqipefoles i lindur ne Turqi. Ata kane nje antaresi modeste,nderkohe qe termeti i fundit qe e ka demtuar aq shume ate qytet e ka demtuar edhe veprimtarine e shoqates. Gjate periudhes se luftes ne idh Jugosallavi shume shqiptare gjeten strehe ne ate qytet. Aktivistet me te dalluar ne Adapazar jane Sabri Kosova dhe Orhan Senkardesh.. Interesant eshte te permendet fakti qe ne shoqatat shqiptare ne Turqi vihet re aktivizimi i femrave gje e cila nuk haset aq shpesh ne ShBA. Perveç pjesmarrjes ne keto shoqata, nje pjese e shqiptareve jane perfshire ne shoqatat e Rumelise. Keto shoqata kane si qellim kryesor te evokojne lavdine perandorake. Nderkohe ato kane ngritur nje fondacion te quajtur "Rumeli Egitim Vakifi" (Fondacioni i Rumelise per Arsim) te cilin e drejton Z. Muharrem Zeki Ilter, fabrikant me origjine nga fshati Gjerbes i Skraparit. Drejtuesve u eshte kerkuar te perfshijne ne planin e tyre per ngritjen e nje Universiteti te Rumelise edhe Fakultetin e Gjuhes Shqipe. Drejtuesi i saj Z. Ilter e pranon me krenari prejardhjen shqiptare dhe flet normen e sotme shqipe. Ne Bursa, prej shume vitesh ushtron aktivitetin e vet nje grup artistik i quajtur "Zafer Rumeli Halk Oyunlari Dernegi" (Shoqata e valleve popullore te Rumelise Zafer), me repertor vallesh kryesisht shqiptare dhe drejtohet prej nje koreografi nga Kumanova. Ata kane bere edhe nje turne ne Shqiperi. Perfaqesia e Kosoves dhe roli i saj ne sensibilizimin e opinionit turk per ceshtjen e Kosoves. Me daten 20 Dhjetor te vitit 1966 ne Hotelin Grand Halic u be pritja zyrtare per hapjen e Perfaqesise se Republikes se Kosoves ne Stamboll. Inisiativen per kete akt shume te rendesishem e mori aktivisti i dalluar i ceshtjes se Kosoves, Zoteri Enver Tali i mbeshtetur pa rezerva nga Shoqata "Kosovaret" e Stambollit dhe personalisht kryetari saj Zoteri Fahri Turkkan, personeli i athereshem i Konsullates Shqiptare ne Stamboll dhe i Ambasades Shqiptare ne Ankara, si dhe i patrioteve te tille si Hajri Kelmendi, etj. Ne ceremonine inaguruese te Zyres se Republikes se Kosoves moren pjese edhe Zoteri Xhaferr Shatri, ne ate kohe Minister i Informacionit i Qeverise se Kosoves (ne mergim) dhe Hydajet Hyseni, ne ate kohe Zevendes Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne pritje moren pjese shume bashkeatdhetare, patriote, njerez te shquar ne fusha te ndryshme, tere kryetaret dhe sekretaret e shoqatave patriotike shqiptare ne Stamboll. Autoritetet turke qene plotesisht te njohura me inisiativen nepermjet te kanaleve te veta shteterore. Ne ate kohe ambsadaori i Jugosllavise ne Ankara Dr.D. Thanaskoviq beri nje proteste te hapur ndaj qeverise turke duke e kercenuar ate se me njohjen e qeverise se Kosoves nepermjet te Zyres se saj ne Stamboll ju i hapet rrugen qeverise Jugosllave qe te njohe organizatat kurde. Dy dite me vone Ministrja e Jashtme turke Zonja Tansu Culler nepermjet te nje pres rilise deklaroi se ne nuk e njohim qeverine e Kosoves. Por asgje dhe askush nuk tha nga qeveia turke dhe as autoritetet turke rreth punes se zyres. Nderkohe, deklarata e Cillerit ngjalli nje gezim cinik shume te madh tek socialistet shqiptare. Nepermjet te nje artikulli te botuar tek gazeta anti-kombetare shqiptare Koha Jone, Vladimir Prela, me vone keshilltar juridik i kryeministrave socialiste shqiptare shkroi nje artikull ku ekspozonte kenaqesine qe deklarata e Cillerit kishte shkaktuar tek ai dhe tregohej shume i merzitur se perse nuk ishin "rrespektuar normat e Konventes se Vjenes se vitiit 1961 per perfaqesite konsullore e diplomatike". Ai e quante kete nje akt amatoresk dhe nje hap drejt prishjes se mardhenjeve me Turqine. Zyra e Stambollit ka luajtur nje rol shume shume te rendesishem, bile shume me te rendesishem nga cfare shume kush e di. Drejtuesi i saj Zoteri Enver Tali duke qene i sponsorizuar nga djali i tij ne mergim, Kujtimi, ne fakt e kishte filluar kete pune qe me 1992. Por tani ajo mban edhe tabelen tek dera e zyres ne tri gjuhe, shqip, turqisht dhe anglisht. Kishte takime me autoritetet me te larta te Bashkise se Madhe te Stambollit madje direkt me kryetarin i cili e vizitonte shpesh. Pastaj me deputete, kryetar partishe, ministra dhe funksionare te rendesishem te shtetit sidomos ne fushen ushtarake. Po ashtu filloi te mbeshtetej nga shoqatat turko - shqiptare dhe qeveria e Kosoves ne mergim. Te gjitha keto lidhje ishin krijuar me nje pune te palodhshme te zotit Tali duke patur ne krah nje djale te urte punetor, patriot e te perkushtuar, Nevruz Carkaxhiu. Ne fakt, hapja e zyres ishte thjesht nje nevoje dhe deshire e shprehur nga vete shqiptaro turqit, e sidomos ata me origjine nge trojet etnike ne ish-Jugosllavi. Kjo zyre bashke me aktiviste te dalluar si Celaletin Olmezcan. Rafet Karaabdiu, Halil Metin, Kamil Bytyc, Fahri Turkan, Elita Alo, Kemal Basaran, Eshref Shenkardesh, Ergun Zogaj e sa e sa te tjere organizuan edhe protesten me te madhe qe ndonjehere shqiptaret kane organizuar, ne Mars te vitit 1998, pikerisht pas masakrave te Drenices. Mbi 20 mije demonstrues protestuan perpara perfaqesise Jugosllave ne Nisantasi, ndersa nje kunore e zeze u la ne prag te deres se konsullates Jugosllave. Ne ate proteste te vetmit qe mungonin ishin diplomatet e Paskal Milosit, te ciley ishin mbyllur ne zyrat e tyre vetem disa metra larg nga rruga ku mbahej demonstrata. Perfaqesia e Kosoves ne Stamboll ka qene dhe eshte, streha e shume kosovareve dhe shqiptareve nga Shqiperia, vendi ku kane gjetur ndihme njerez te semure, refugjate, emigrante, viktima te terroit serb. Ajo eshte zyra ku shoqatat shqiptare u rigjalleruan, ku te pakten 16 ore ne dite ka pune, telefona, fakse, informacione, vizita, takime. Ne historine e perpjekjeve te shqiptareve per clirimin e Kosoves ajo zyre do te kete pa dyshim nje vend nderi per ate qe ka bere dhe ben. Ne veren e vitit 1999, qevera turke ishte nga te parat qe jo vetem iu bashkua NATO - s dhe ShBA - ve ne inkursionin ushtarak kunder Serbise por qe strehoi edhe grupin me te madh te shqiptareve ne kampin e Kirklarelise. Bujaria e shqiptareve te Turqise u tregua ne shkallen me te larte. Kampi vertete u kompletua per kosovaret por aty mbeten shume pak per te mos thene hic.Vete Zyra e Perfaqesise se Kosoves ne Stamboll ishte nje strehe e vertete per ta. Nje nder shembujt me tipike te asaj qe bene shqiptaret e Turqise eshte ai i vellezerve Raif e Veli Terziu, pronare te Kolegjit Privat te Tekirdagut ne Turqine Europiane. Ata strehuan gjate tere kohes se luftes 120 kosovare bashke me femijet dhe familjet e tyre. Konvikti i shkolles u vu ne dispozicion te tyre. Jo vetem qe Zoteri Raif Terziu i ushqeu, i veshi dhe iu liroi konviktin per fjetje atyre por cka ishte edhe me me rendesi ai hapi klasa te gjuhes shqipe duke shfrytezuar kater mesuesit shqiptare qe punojne aty nder te cilet mesueset e njohura Zana Harxhi dhe Flutura Ivzi qe te dya nga Tirana. Gjesti i familjes Terziu ndoshta eshte unikal ne tere boten shqiptare. Se pari jane te vetmit shqiptare qe investimin e kane hedhur ne fushen e edukimit, se dyti kane punesuar mesues nga Shqiperia si dhe kane marre nxenes nga Shqiperia e Kosova duke krijuar nje mjedis shume shqiptare. Se treti i kane dhuruar Klinikes Universitare ne Tirane paisje me nje vlere qe i kalon te 50.000 dollaret. Shqiptaret e Turqise jane ajo pjese e Diaspores Shqiptare qe lobojne ndoshta po aq mire sa edhe ata ne ShBA. Ata kane kane lidhje te terthorta ose te drejtperdrejta me drejtuesit e shtetit turk dhe me politikane te larte. Ahmet Collak eshte nje nder ta. Rifat Senkardes eshte sekretari i Pergjithshem per tere qytetin e Stambollit per partine e Yilamzit, "Memedheu." Ahmet Prishtina eshte deputet i njohur. Ferhat Aykut, kryetar i bashkise se Cerkezkoyt ne Stamboll; Sa e sa oficere te larte ne ushtrine turke e deklarojne origjinen e tyre shqiptare. Nderkohe gazetare me fame si Ilnur Cevik, drejtori dhe pronari i gazetes Turkish Daily News eshte shqiptar. Gazetarja e njohur Yasemin Dobra Manco ka vene ne faqet e kesaj 13 gazete pa reshtur artikuj per Kosoven, zhvillimet ne Shqiperi e Maqedoni. Gazetarja tjeter Ozcan Ercan nga gazeta "Milliyet" pa permendur dhjetra emra gazetaresh te televizioneve te cilet njohen si "arnaute" Disapora shqiptare ne Turqi eshte nje thesar i madh i kultures, tradites, dhe miqesise me Turqine. E gjendur ne nje vend ku kranaria e te qenurit shqiptar eshte e njohur ajo ka krijuar portretin e saj si diaspore e gjalle, aktive, pjesmarrese ne punet e shtetit turk, besnike e idealeve kombetare shqiptare

Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?

Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë. Nëse do t’u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike, na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shifër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë. Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari. Shqiptarët Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, rezultojnë 3 milionë 600 mije 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë. Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t’u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës. Emigrantët Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje “të rregullt” të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla. Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër. Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë. Përse në Turqi pesë milionë? Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë. SIPAS NJE SHKRIMI TE BOTUAR NË FACEBOOK: 3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri 2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë 5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi 1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni 1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi 300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali 200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi 300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani 100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë 50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë 200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada 100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi 100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë 300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujve Janë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi. Eksodet e mëdha nga trojet shqiptare Në historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk. Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë. Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve. Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën. Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë. Largimi i shqiptarëve Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992. Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë. Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje. Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data. Prej 17 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet. Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi. Emigrimet e para Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë. SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE. Albania 3,500,000 Serbia 2,000,000 Turkey 5,000,000 Macedonia 509,083 Greece 500,036 United States 300,000 Italy 238,000 United Kingdom 200,000 Netherlands 105,706 Germany 100,000 Switzerland 40,000 Sweden 35,000 Montenegro 31,163 Australia 20,000 Austria 20,000 France 20,000 Canada 16,135 Croatia 15,082 Bosnia/Herzegovina 15,000 Romania 10,000 Denmark 8,000 Norway 7,000 Slovenia 6,200 Finland 5,000 Belgium 5,000 Egypt 5,000 Luxembourg 4,802 Ukraine 3,300 South Africa 2,000 Russia 1,200

A janë 5,000,000 shqiptar në Turqi?

Pak njerëz e dinë se në Turqi është një pakicë energjike shqiptare.Ata janë të shpërndarë nepër Anadollin perendimore dhe qendrore.Shumica e tyre jetojnë në Stamboll,Bursë,İzmir,Tokat,Ankara,Sakarja dhe Samsun.Kurse grupe më të vogla jetojnë në Adana,Amasja,Ajdën,Kajseri,Kërklareli dhe Manisa.Shumica e tyre janë qytetarë të cilët janë të vendosur nëStamboll,Bursë dhe Ankara.Kryesisht janë të klasës sëm esme, por në mesin e tyre ka edhe shumë të pasur.Një grup i tyre ka filluar të botojë revistën mujore në dy gjuhë, në lidhje me këte do të flasim më vonë. Shqiptarët, mbarë gjithë botës e quajnë veten ‘’Shqiptarë’’, dhe gjuha e tyre e cila i takon grupit İndo-Evropian, është ‘’Shqip’’ ose ‘’Arbëresh’’. Dialektet kryesore janë ‘’Gege’’ dhe ‘’Toske’’. Në Turqi ata njifen si Musliman me shtetësi Turke, me prejardhje ‘’Arnavut’e’’, dhe gjuha Shqipe,për ata që e dinë, pas gjuhës Turke është sekondare. Ata në Anadoll kanë ardhur nga pjesa perendimore e Ballkanit, ku gjithmonë kanë qenë njëri nga popujt më të vjetër.Janë të lidhur me ilirët e lashtë, gjuha e të cilëve ka qenë ilire dhe është e afert me gjuhën Thrakase.Sipas studimeve të gjuhës ilire shumë ekspert kanë konkluduar se gjuha Shqipe rrjedhë nga gjuha ilire.Me siguri gjuha është vijim i gjuhës iliro-Thrakase.Shkrimtarët Shqiptarë theksojn se materialet arkiologjike,etnografike dhe historike vërtetojnë lidhjen e fortë në mes të ilirëve dhe të Shqiptarëve të cilët kanë qenë në Balkan shumë kohë para sllavëve. Turqit dhe Shqiptarët u kontaktuan në fund të shekullit 14, atëherë kur Perandoria Osmane u zgjerua deri në Adriatik.Shumica e Shqiptarëve nëpërmjet Turqëve e pranuan dhe iu adaptuan fesë İslame, zakoneve dhe emrimeve duke iu afruar me Turqit. Disa Shqiptarë kanë marrë detyra në Perandorin Osmane. Në mes tyre ishin Gjergj Kastrioti i njohur si Skender Beu dhe M.Ali Pahsa. Skender Beu, si djalë i familjes aristokrate, u edukua në pallatin Turk të Sulltanit, dhe u dallua si burrë shteti dhe ushtarë.Më vonë u caktua si udhëheqës i Krujës, njëra nga krahinat më të rëndësishme të Shqipërisë. Erdhi koha që kundërshtoi dhe mbi Kështjellin e Bardhë e ngjiti flamurin e kuq me shqiponjë të zezë dy krerëshe. Edhe pas shuajtjes së kryengritjes Shqiptarët dhuruan njerëz të aftë pë shtet.Një shembull tjetër është M.Ali Pahsa nga Tepelena në shekullin e 18-të, të cilit ju kishte dhënë qeverisja në disa rajone të rëdësishme të Shqipërisë, ai deshi të behët udhëheqës i pavarur i Janinës, por nuk pati sukses.İshte nga fundi i vitit 1912 në mest ë luftës së Ballkanit, kur u ngrit flamuri, që më parë ishte ngritur nga heroi Skender Beu, mbi pallat, e cila shpalli sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit. Megjithëse qeveria e parë e İsmail Qemalit krijoi kthesë e madhe në historin e vendit, por gëzimi i patriotëve nuk zgjati shumë. Qeveria e re u përballua me detyra të komplikuara si në vend ashtu edhe jashtë vendit.Shqipëria ishte vend bujqësor dhe nuk kishte industri.Analfabetizmi ishte i përhapur. Transportimi ishte primitiv. Ushtria Greke filloi të hyjë në Shqipëri dhe nga na tjëtër Sërbët filluan të hyjnë nga perendimi.Ata të dy kishin planifikuar të takohen në mes të Shqipërisë duke iu afruar lumit Shkumbini, dhe duke e bërë këtë lumë si vijë kufitare Greko-Serbe, po ashtu edhe Mali iZi bënte shtypje në Shkodër. Gjashtë fuqitë e Mëdha për ta ri-vizatuar hartën e Ballkanit. E ashtu quajtura ‘’Konferenca e Ambasadorëve’’ e udhëhequr nga ministria e jashtme Angleze, u mbjat në Londër, dhe vendosën që Shqipëria nuk duhët të jetë shtet i ndarë. Pjesërisht nga insistimi Austro-Hungarez të brengosur për zgjerimin e Sërbisë, në vitin 1913 e pranoi Shqipërinë si shtet të pavarur.Ky pranim ishte subjekt i gjashtë fuqive të mëdha, garancioni që e ofruan nuk kishte ndonjë kuptim të veqantë pasi që, pas disa vitesh njëri nga garantorët e sulmoi Shqipërinë. Shumë Shqiptarë ikën prej këtyre rrethanave.Kishin mundësi të shkojnë në Turqi. Duke qenë shoqëri muslimane Turqia arriti të jetë një shtet që gjithmonë kishte marrdhenjet e mira, pa marrë parasysh regjimin e Shqipërisë.Edhe në kohën e Ahmet Zogut, edhe në kohën e fundit. Shqipëria gjithmonë ka pas edhe ka mendimet e mira për Republikën e Turqisë edhe për themelusin e saj M.Kemal ATATURK. Pasardhësit e tyre kanë filluar të botojnë revistën mujore, në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Turke, të quajtur ‘’Besa’’. Numri i parë u botua në Dhjetor të vitit 1993. Qëllimi i shpallur është të ndimojë vëllazërimin Turko-Shqiptarë që ka filluar para gjashtë shekujve, dhe të shfaqet solidariteti me muslimanët e Ballkanit. Për qëllime humanitare Turqia ka marrdhanje shumë të mira me Shqipërinë, në të gjitha lëmitë, kryesisht për ndihma ushqimore por edhe ushtarake.

Haqif Blyta (Haqif Haxhiahmetoviq 1887- 21.01.1945)

  Haqif Blyta, (Haqif Haxhiahmetoviq 1887- 21.01.1945( i pushkatuar), populli i Sanxhakut të N. Pazarit e njeh si Haqif-efendia. Haqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botrore.
Skeda:Acif efendija.JPG
                           Haqif Blyta me babain Emin Blyta

Haqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga qetnikët. Haqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Haqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atatürk. Me kryrjen e akademisë kishtë arritë gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugoslave, Haqif Blyta ishte një ndër të parët për formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë. Xhemijeti bashkonte myslimanët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserbe nuk kanë patur partitë e tyre politike. Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar. Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Haqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Haqif Blyta me ushtrinë e tij te formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmen që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët. Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

                      Paria e Pazarit të Ri gjat Luftës së Dytë Botërore
Beteja e Pazarit të Ri është shprehje e cila ka hyrë në histori si shprehje treguese për zhvillimet luftarake në sanxhakun e quajtur Sanxhaku i Tregut të Ri, i cili ishte pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës. Në këto luftime për qëllim zotërimi të kësaj hapësire janë ballafaquar trupat e armatosura shqiptare me ato sllave. Në malet rreth Pazarit të Ri kah mesi i vitit 1941 , u formuan njësitë të përbëra nga serbët e rrethit të Dezhevës dhe Moravicës. Malet e Kopaonikut, Rogoznës , Golisë, Javorit si dhe luginat e lumit Ibër në drejtim te Rashkës dhe Kralevës , vlonin nga kriminelët me mjekrra të gjata. Në të njejtën ditë kur kishte kapitulluar Mbretëria Jugosllave, më 17 prill 1941, ushtria gjermane hyri në Pazarin e Ri. Banorët e Pazarit nuk fshihnin kënaqësinë me rastin e ardhjes së gjermanëve, sepse shpresonin se në kuadër të qeverisjes së re do ta kthejnë autonominë e Sanxhakut të cilën e kishin fituar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, e cila iu ishte marrë me rastin e okupimit nga serbo-malazezët në nëtor të viti 1912. Paria e Pazarit të Ri gjat Luftës së Dytë Botërore Komanda gjermane duke respektuar të drejtën për autonomi lejoi dhe mundësoi krerëve të Sanxhakut të rikthejnë qeverisjen e cila iu ishte marrë pas Luftës Parë Ballkanike.Në Këshillimin që u mbajt në Mitrovicë, të cilin e kishte organizuar Krajs komanda më 19 prill 1941.,qeverisja politike dhe udhëheqja iu dorzua Myslimanëve të Sanxhakut. Në këtë këshillim morën pjesë Haqif Blyta dhe Ahmet Daca. Vendet kyqe udhëhëqëse në kryeqytetin e Sanzhakut - Pazarin e Ri i morën Haqif-efendia, Ahmet Daca dhe Bahri Abdurrahmani ( Abdurahmanovic). Të gjith pozitat kryesore të cilat më heret i mbanin serbët i morën sanxhaklinjët, ndërsa nga zhandarmëria u larguan të gjithë sebët dhe malazezët , sepse Haqifi nuk kishte besim në ta. Largëpamësia e tij u tregua më vonë shum e qëlluar në ngjarjet të cilat u zhvilluan më vonë si potez me vend në shpëtimin e Pazarit dhe me këtë edhe tërë Sanxhakun, sepse qelësi i mbrojtes ishte në këtë qytet. Për komandat të zhandarmërisë u emëru Azem Haxhiviqi. Në radhë të qytetarëve më të nderuar të asaj kohe pos Haqif Blytës ishin edhe krerët si : Ahmet Daca, kryeshef i rrethit dhe kryetar komune në Pazarin e Ri, - Ejup-agë Lajqi, Hafiz Ibrahim Rigjanoviq, gjykatës i sheriatit, - Murat- efendia Sukiq, myfti, - Xhemajl –agë Bosnja, -Mahmut agë Elfiqi. Egërsirat çetnike pa ndërpre përgaditeshin se si t’a thejnë zemrën e Sanxhakut - Pazarin e Ri. Atëherë në krye të Këshillit për mbrojtjen e Pazarit të Ri u vu Haqif Blyta. Këshilla të ngjashëm u foprmuan në shumicën e qyteteve të Sanxhakut. Haqifi në tërësi kontrollonte situatën në qytet dhe rrethinë. Menjiherë mobilizoi tërë popullatën të aftë për luftë dhe shpërndau armët dhe në të njejtën kohë dërgoi tri dellegacione që të thërret në ndihmë vëllezërit shqiptar nga Kosova dhe Peshteri dhe nga rrethet tjera.Delegacioni i cili u nis për në Kosovë , e përbënin qytetërët e Pazarit të cilët ishin me namë: Hanefi Lajqi, Rasim agë Nishliu, - Hazir agë Kërleshi dhe Fehim agë Hoqa. Fehim agë Hoqa ishte i lindur në Pazarin e Ri por babanë e kishte nga Kosova dhe kishte lidhje të shkelqyshme me udhëheqësit shqiptar të cilët mbanin pothuaj tërë qeverisjen në Kosovë. Duke iu faliminderuar ndikimit të tij në udhëheqësit shqiptar si te Xhaferr Deva, Pajazit Boletini ( i cili ishte mik i mirë me Jusuf Mehonjiqin), Adem Voca dhe të tjerë. Haqif Blyta me kohë armatosi popullatën. Pas marrjes së thirrjes 3200 shqiptar të Kosovës arritën me shpejtësi të pamenduar nëpër malet e Rogoznës në Pazarin e Ri. Forca të mëdha çetnike me vetëbesim kishin filluar të futen nëpër fshatra. Menjëher u dëgjua nga malet përreth britmat “Mule , mule” ( fjalë që sot ë kësaj dite qytetarët e Pazarit nuk i kan harruar jo vetëm gjeneratat e vjetra por edhe më të rinjët) të shqiptarëve që kishin arritur nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës. “ E kam para syve Shaban Polluzhen e armatosur me plis në kokë në odën tonë ulur këmbkryq” tregonte me krenari plaku Omer nga fshati Ohole, në jug të Pazarit të Ri. Në të njejtën kohë nga drejtimi i Dohoviqit( sot i kryqëzuar në Dojevic) dhe nga Ribariqi arrinin luftar nga Peshteri, Bisheva dhe luftëtarët e Xhemajl Koniqaninit. Çetnikët në panikë iknin në drejtim të Rashkës, nga edhe kishin ardhur.Por , në tërheqje ua kishin zënë priten afër Banjës së Pazarit shqiptarët që kishin ardhur nga Kosova dhe në tërësi i shkatrruan.Tek kriminelët e vrarë në Jangjikët ( çantat ) e tyre u gjetën gozhda të mëdha të cilat i kishin marrë me vete që kur ta okupojnë qytetin myslimanët t’i kryqijnë dhe gozhdojnë. Luftarët e Peshterit, të cilët kishin arritë nga drejtimi i Jasenovit, Pozhegës dhe Varevës i detyruan çetnikët që të tërhiqen nga fhstrat Vojniq dhe Vidovë në drejtim të Rashkës.Shqiptarët trima i udhëhiqte legjendari Shaban Polluzha i cili me ushtarët e vet siq thot populli i Sanxhakut na ka future në “ borgj”. Për fat të keq për këtë njeri pak dihet, duke mos llogaritur qytetarët e vjetër të Pazarit të cilët me respect të madh flasin për ato kohëra. Në Betejën e Pazarit të Ri kanë dhënë jetën 144 luftar shqiptarë nga Kosova. Varret e të cilëve ndodhën në varrezat më të mëdha të Pazarit në Gazillar. Nga Peshteri kishin arritur rreth 2000 ushtar të udhëhequr nga Mulla Jakupi Bishevës heroike. Çetnikët gjat këtyre 65 ditëve ( nga 2. tetori deri më 7. dhjetor 1941) organizuan tri sulme drejt Pazarit të Ri, ndërsa policia e Pazarit nën udhëheqjen e Haqif Blytës,kishte kryer nji kundërsulm të fortë në drejtim të Rashkës. Në këtë luftë pran Rashkës dallohej “ trimi në kalë të bardhë” Xhemajl Koniqanini cili udhëhoqi luftarët e rrethinës së Tutinit. Dr. Ejup Mushoviqi në veprën e tij “ Novi Pazar i okolina” thot: “ Sulmi i parë ndaj Pazarit të Ri është kryer me 4. nëntor 1941. Qëllimi I sulmit ishte marrja e qytetit nën kontrollë dhe shfarosja i popullsisë Myslimane… Sulmi ka zgjat nga ora 4 deri në ora 10- të. Ky sulm i çetnikëve ishte i pasukseshëm. Pas këtij sulmi Haqifi në qytet solli forca të reja dhe në shënjë hakmmarje organizoi sulmin ndaj Rashkës. Ky sulm filloi më 16 nëntor në ora 10-të , dhe u kry më 17 nëntor rreth orës 16-të. Në këtë sulm morën pjesë 2.600 shqiptarë dhe boshnjak të armatosur më mirë. Sulmi tjetër i çetnikëve në Pazarin e Ri është kryer më 21 nëntor me forca më të mëdha se sa herën e kaluar. Ky sulm zgjati vetëm një ditë.Gjat këtij sulmi çetnikët i djegën të gjitha fshatrat myslimane nga Pozhega e deri në Vuqiniq. Kësaj here Pazari i Ri me sukses është mbrojtur. Sulmi i tretë i Pazari të Ri ka qenë më specific. Në këtë sulm kan marrë pjesë edhe gjemanët, të cilët çetnikët i kishin mashtuar sepse iu kishin thënë se qytetin e kan nën kontrollë komunistët.Posa filloi sulmi, rreth orës 4 më 4 dhjetor, gjermanët klishin zbuluar mashtrimin dhe ishin kthyer në Rashkë bashk me çetnikët" Pas sulmit të parë, i të çetnikëve , Haqifi organozoi një kundërsulm me qëllim që t’iu shkaktoj dëme të medha.Me këtë rast ishte i ndihmuar nga komandati i milicisë së Tutinit Xhemajl Koniqaninit dhe nga vëllezërit Dreshaj. Kishin pasur mundësi ta marrin Rashkën nën kontroll por ishin sygjeruar nga gjermanët që mos të bënin një gjë të tillë..


Ahmet Daca ishte bashkëpuntor i ngusht i Haqif Blytës. Gjatë peridhës 1940-45 ishte kryetar i rrethit te Pazarit të Ri dhe kryetar i komunës së Pazarit të Ri. Ahmet Daca ishte dhëndër i Haqif Blytës ( burr i motres). Ahmet Daca së bashku me tre djemt e tij dhe me Haqifin u pushkatua në vendbanimin e sotshëm Haxhet të Pazarit të Ri në janar 1945 nga OZN-a jugosllave - nga serbo-komunistët.

Bahri (Abdurrahman) Abdurrahmani (1911-1972) nga Pazarin e Ri, ishte veprimtar shqiptar.

Biografia Bahri Abdurrahmani shkollimin fillor e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Beograd dhe Fakultetin e Tregtisë në Vjenë. Në vitin 1941 ndihmoi Haqif Blytën për ngritjen e administratës shqiptare në Pazarin e Ri dhe si veprimtar i Komitetit të Kosovës dhe i Lidhjes Popullore Shqiptare u angazhua për bashkimin e tërë Sanxhakut më Shqipërinë. Gjatë viteve 1942-1944 u mor me tregёti dhe krijoi lidhje në mbarë Shqipërinë dhe më gjërë. Mbarimi і luftёs e gjeti nё Tiranё, por organet e pushtetit komunist e arrestuan, і konfiskuan pasurinё dhe ja dorёzuan OZN-as. Pas vuajtjes sё dёnimit prej 10 vjetёsh nё burgun e Mitrovicёs sё Sremit u largua jashtё vendit dhe vdiq nё Stamboll.

Manipulime shoviniste turko-maqedonase në Dibrën shqiptare

Valon Kurtishi Copëtimi i territorit etnik shqiptar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare më 1912, dhe lënia për pasojë jashtë shtetit shqiptar të 60% të popullsisë së atëhershme shqiptare, ka shkaktuar pasoja të rënda e gati të pakthyeshme në çdo sferë të jetës shoqërore të popullit tonë në përgjithësi. Masat shqiptare që mbetën nën sundimet serbo-greke jashtë Shqipërisë ranë moralisht e materialisht duke u bëre pre e lehte e manipulimit të nacionalshovinizmave ballkanikë. Që në atë kohë filluan eksperimentet e para me përkatësinë etnike dhe fetare të masave kompakte shqiptare të mbetura nën okupim klasik e shtazarak serbo-grek. Duke filluar më 1912 e para këtij viti të zi e deri në ditët tona, vazhdon në mënyrë të pandalshme dhe në përmasa të pabesueshme falsifikimi i historisë dhe shkatërrimi i së ardhmes së shqiptarëve në Ballkan. Qarqe e qendra shumë të fuqishme e nga më të ndryshmet janë vërsulur mbi shqiptarët e pambrojtur të IRJM në veçanti dhe gjithë shqiptarëve tjerë jashtë atdheut në përgjithësi, të cilët nga ana e tyre enden të çoroditur tamam si Juda në shkretëtirën afrikane dikur. Shihet qartë se kultura dhe trashëgimia kulturore shqiptare në Fyrom nuk mbrohet nga askush dhe përdhoset e falsifikohet tmerrësisht nga kujtdo që i teket dhe e dëshiron një gjë të tillë. Falsifikimi i fundit e i pastër i fakteve historike dhe vjedhja e tmerrshme e radhës e historisë shqiptare ndodhi në fshatin shqiptar Koxhaxhik të komunës shqiptare të Dibrës. Sipas lajmeve që i dhanë agjencitë e informacionit dhe sipas shkrimeve në gazeta të ndryshme, në Koxhaxhik të Dibrës qenka vënë gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së një personi të quajtur Ali Riza, baba i Mustafa Qemal Ataturkut. Kjo paska ardhur pas gërmimeve arkeologjike që i kanë organizuar Pasko Kuzmani në bashkëpunim me Bexhihudin Shehabin në këtë zonë të njohur historikisht si boshti kurrizor i popullit shqiptar. Dhe në këto gërmime qenka zbuluar shtëpia e këtij Aliut, babait të themeluesit të Turqisë moderne. Me këtë veprim nacionalshovinizmi sllav dhe ai turk njëkohësisht u thonë shqiptarëve se banorët e Koxhaxhikut dhe Qendër Zhupës në përgjithësi janë turq etnikë. Aq turq të pastër etnikë janë këta fshatarë saqë prej gjirit të tyre ka dalë edhe vetë Mustafa Qemali i madh i kombit turk (!!!). Kjo është një tërheqje interesante taktike e shovinizmit maqedonas i cili në të kaluarën e afërt i quante torbeshët e Zhupës si maqedonas myslimanë. Tash kur janë shtuar shumë shanset që banorët e 10 fshatrave të Qendër Zhupës të kthehen natyrshëm në gjirin e kombit amë shqiptar, Nikolla Gruevski dhe banda e tij i pranojnë këta torbeshë si turq etnikë. D.m.th vetëm e vetëm se mos këta “torbeshë”deklarohen si shqiptarë, Gruevski pranon që “maqedonasit myslimanë të vitit 1990 të shndërrohen në turq etnikë më 2009” (!!!). Po ç’thonë burimet historike në lidhje me të kaluarën e këtyre zonave shqiptare dhe çka duan të arrijnë sllavo-maqedonas e turq bashkë me këto falsifikate të pastra dhe vjedhje të historisë shqiptare atje? I gjithë territori i krahinës historike të Dibrës ku hyjnë edhe Gollobërda e Peshkopia sot në Shqipëri dhe Dibra e madhe me gjithë Qendër Zhupën me 10 fshatrat e saj dhe Rekën e Mavrovën sot nën pushtimin e IRJM-së, janë banuar historikisht nga popullsi autoktone Ilire. Sipas profesorit të njohur nga Tirana, Dr.Skënder Anamalit, “Maqedonia perëndimore, krahinat e Tetovës, Gostivarit, Dibër-Kërçovës e Strugë-Ohrit kanë qenë të banuara me Ilirë penestë e dasaretë, të cilët i takonin Ilirisë Jugore”. Kur e japim këtë fjali mos kujtojë dikush se Shkupi apo Kumanova e Manastiri nuk kanë qenë të banuar me shqiptarë. Aty kanë banuar fise tjera ilirësh si ilirët dardanë dhe ilirët maqedonas. Këtë e citojmë vetëm pasi temë e shkrimit tonë është Dibra dhe rrethinat e saj. Pra shihet qartë se popullsi autoktone e parë në Dibër janë vetëm shqiptarët. Me pushtimin romak të zonës kemi një latinizim të popullsisë, por në Dibër si zonë përgjithësisht malore ruhet me sukses gjuha shqipe dhe përkatësia etnike shqiptare e shumicës dërmuese të popullsisë. Sipas profesor Bahri Becit, që në shekullin e dytë të erës sonë del në skenë qyteti me emrin Deboros, i cili në bazë të ligjeve gjuhësore të shqipes kalon në emërvendin e sotëm shqiptar Dibër. Pushtimet sllave detyrojnë shqiptarët të largohen në drejtim të zonave më të thella malore. Gjatë kohës bizantine paraqitet herezia e njohur e bogomillëve. Pikërisht këtu i kanë origjinat edhe shqiptarët e sllavizuar të këtyre anëve që sot njihen si torbeshë, kurse Gruevski dhe ambasada turke i kanë shpallë si turq. Sipas Profesor Dr. Skënder Rizajt nga Prishtina, goranët ose torbeshët janë shqiptarë të sllavizuar. Këtë e argumenton shumë mirë me citatin në vazhdim: “se goranët dhe torbeshët janë shqiptarë të sllavizuar flasin doket e tyre, zakonet, ritet, traditat dhe tiparet antropologjike që dominojnë te ky kolektivitet. Gjuha sllave e torbeshëve dhe goranëve nuk e tregon përkatësinë etnike e as kombëtare të tyre. Këta në të vërtetë janë patarenë (arbëreshë). Siç dihet, patarenizmi si rrymë e re krishterimi u lind në Bullgari. Në faltoret e kësaj rryme fetare përdorej gjuha sllavo-bullgare. Kështu gjuha kishtare e patarenëve, më vonë u bë gjuhë shtëpiake e ithtarëve të kësaj kishe”. Këtë çështje e ka zbërthyer shumë mirë edhe prof. dr. Dhimitër Shuteriqi në librin e tij ”Shënime mbi herezinë mesjetare në Shqipëri”, (Studime historike nr.2, Tiranë 1980). Nga ky citat pak më i gjatë i prof. Skënder Rizajt, duket shumë qartë se çka janë në të vërtetë etnikisht “torbeshët”, “goranët”, “maqedonasit myslimanë” apo “turqit” e Qendër Zhupës. Edhe në shkrimet e profesor Mojsi Lutfiut nga Shqipëria është shpalosur shumë qartë manipulimi sllav dhe turk i kësaj pjese etnike të kombit tonë të vuajtur shqiptar. Sipas profesor Lutfiut, okupatorët e ndryshëm duke përdorur forma të ndryshme të trysnive administrative në pushtet dhe në administratë bënë që në Buzadrin dhe në Rekën e poshtme të dominojë gjuha sllavo-bullgare; okupatori turk bëri që në fshatrat e Zhupës së sipërme të bëhet si gjuhë nacionale e shqiptarëve lokalë turqishtja e importuar nga Anadolli. Kurse gjuha shqipe mbeti me shumë vështirësi si gjuhë nacionale në më shumë fshatra të Rekës së sipërme dhe në disa fshatra të Rekës së poshtme. Pra administratat e okupatorëve të ndryshëm gjatë historisë arritën ta shkatërrojnë unitetin gjuhësor të shqiptarëve të Dibrës duke i përhapur gjuhët e tyre të mallkuara turke dhe sllavo-bullgare në gjirin e masave shqiptare. Sa i takon çështjes së të a.q “turq” të Dibrës (të Qendër Zhupës) është me rëndësi të thuhet se ata kanë qenë historikisht në epiqendër të kryengritjeve shqiptare kundër hordhive osmane. Vetiu shtrohet pyetja interesante tani se, si paskan luftuar këta historikisht kundër vetvetes?. Sipas rapsodit të paharrueshëm popullor, Haziz Ndreut, “edhe vetë toponomastika historike që flet për vendlindjen dhe vendbanimin e Kastriotëve, nxjerr në pah dy krahina të Dibrës së poshtme, Muhurin dhe Qidhnën. Nga ana tjetër sipas Dr. Përparime Hutës, “dibranët në luftën e tyre heroike kundër hordhive otomane zënë një vend nderi në kuadrin e luftërave të Skënderbeut (shih në: “Dibra dhe etnokultura e saj, simpozium shkencor, Dibër 1993). Gjithashtu edhe më vonë dibranët kanë luftuar kundër reformave centralizuese të Tanzimatit. Njihet kryengritja e madhe e vitit 1844 kundër terrorizimit turk që i bëhej popullsisë së kësaj krahine. Si e paska terrorizuar ushtria turke “popullsinë e vet turke të Zhupës” (!!!). Është kënga e njohur popullore që e ka përjetësuar këtë betejë heroike të shqiptarëve të Dibrës ku sipas shkrimtarit Haki Stërmilli anadollaket lanë reth 9000 të vrarë. Katundarët dhe qytetarët dibranë e paguan me gjakun e 2500 vetëve këtë betejë me një armik shumë më të madh dhe më të armatosur. Nga këta 2500 heronj shqiptarë të kësaj beteje, me qindra ishin gjyshërit shqiptarë të këtyre “Turcive” të sotëm që i promovon Nikolla Gruevski dhe ambasada turke në Qendër Zhupë”(!!!). Këtë betejë heroike e kanë ndriçuar me shkrimet e tyre një numër i historianëve të mëdhenj shqiptarë si Zenel Sula, Moisi Murra, Ligor Mile, Fadil Shehu etj. Edhe gjatë lidhjes së Prizrenit shqiptarët dibranë ishin energjikë në mbrojtje te tërësisë territoriale të trojeve shqiptare. Në telegramet dërguar konsullatave Austro-hungareze dhe Britanike shihet qartë se popullsia e këtyre anëve, edhe atë, 200.000 mijë myslimanë dhe 10.000 ortodoksë është e gjitha me gjuhë e me gjak shqiptare etnike e pastër (A. Petermouns, Mitteilungen aus Juskus Perthes geographicher Austalt, Band 30, Wien 1884). Edhe vetë vjetarët osmanë të regjistrimit të popullsisë nuk japin turq etnikë në krahinën e Dibrës. Tani shihet qartë se popullsia e Qendër Zhupës ka qenë e gjitha me origjinë shqiptare, dhe edhe sot është shqiptare dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Edhe vetë Mustafë Qemali, më i njohur me emrin Ataturk, ka qenë shqiptar etnik me origjinë, duan apo nuk duan ta pranojnë këtë sot, falangat e errëta të shovinizmit turk. Por shkenca ndërkombëtare nuk bie nën ndikimin e falsifikateve turke apo maqedonase. Shumë libra biografikë për Ataturkun të autorëve jo-shqiptarë si dhe vetë revista e madhe amerikane TIMES, datë 12 tetor 1953, faqe 67, në artikullin me titull “The land a dictator turned into democracy”, thotë që, ”babai i gjithë turqve (i cili nuk la pas trashëgimtarë) lindi më 1881 në Selanik, në atë kohë pjesë e perandorisë Otomane, nga një baba i butë shqiptar dhe nga një nënë e rreptë maqedonase. (“The Father of All the Turks (who left no legitimate heirs) was born in 1881 in Salonika, then part of the Ottoman Empire, of a mild Albanian father and a forceful Macedonian mother”). Kjo nëna “maqedonase” e Ataturkut me siguri ka qenë “torbeshe” e këtyre fshatrave që ka folur sllavisht. Shfrytëzimi nacionalist i figurës madhore të Mustafa Qemalit për të turqizuar mendërisht shqiptarët e 10 fshatrave të Qendër Zhupës është edhe një përpjekje e radhës e qarqeve shoviniste turke dhe maqedonase për të ulur sa të jetë e mundur më shumë numrin e popullsisë shqiptare në FYROM. Popullsia shqiptare e kësaj zone, e detyruar nga vështirësitë dhe presionet politiko-ekonomike edhe mund ta pranojë përkatësinë artificiale etnike turke dhe ta mohojë përkatësinë e natyrshme të saj historikisht shqiptare. Por kjo nuk shkon në favor të marrëdhënieve miqësore mes kombit shqiptar nga njëra anë dhe atij turk e maqedonas nga ana tjetër. Kjo shkakton një dhimbje dhe pezmatim të thellë te shqiptarët kudo janë. Miqësia nuk ndërtohet duke i vjedhur tjetrit pjesë të popullsisë së tij vetëm pse për momentin je më i fortë dhe mund ta bësh këtë. Miqësia e vërtetë bazohet mbi raporte mirëbesimi e reciprociteti. Këto nuk i shohim sot as te turqit dhe as te maqedonasit. Të themi dhe diçka. Qendër Zhupa dhe gjithë pjesa tjetër e këtyre zonave i takojnë historikisht krahinës së gjerë të Dibrës. Dibra ka qenë gjithmonë shqiptare dhe i ka takuar historikisht Shqipërisë. Kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Nacional-shovinizmat e kujdo qofshin ato mund vetëm ti ëndërrojnë me syhapur këto toka shqiptare. Do të vijë dita kur banorët e 10 fshatrave të Qendër Zhupës do ti thonë vetë “stop” falsifikimeve turke dhe maqedonase kundër tyre. Ata kanë qenë shqiptarë, janë shqiptarë dhe do të mbeten përgjithmonë pjesë përbërëse, aktive dhe e pandashme e kombit shqiptar.

Mustfa Kemal Atatürk nga Stebleva e Dibrës (12.3.1881-10.11.1938)

image

              Mustfa Kemal Ataturku


 Ne vitin 1861 jane larguar nga Stebleva e Dibres 14 familje per ne Selanik Mustafai ka lindur me 11 mars te vitit 1881. I jati i tij quhej Riza. Llagapi i tyre ka qene Conka. Tokat e Conkajve jane edhe sot ne Stebleve. I pari i tyre ka qene Pirush Conka qe ka emigruar ne Selanik qe ne vitin 1861. Rizai ishte nepunes me shpirt praktik veprimi dhe me mprehtesi e krenari te cilat ja trashegoi te birit, Mustafait. Mesuesi i matematikes, edhe ai quhej Mustafa, vendosi qe ta therriste Mustafa Qemal (Mustafai i Shkelqyer).



Mustafai ishte djale i zgjuar por edhe disi i veçuar. Vendosmeria e tij e heshtur per tu bere dikushi ne jete nje dite shpertheu edhe hapur: “Do te behem, do ta shihni se shpejti”. Pas shkolles se mesme ne Selanik, ne vitin 1895 ai u regjistrua ne Liceun Ushtarak te Manastirit. Manastiri ne ate kohe ishte bere qender revoltash kunder Perandorise Osmane. Se bashku me Fetiun, nje shok nga Ohri mesonin anglisht dhe lexonin Volterin, Rusoin, Monteskjesne dhe Robespierin. Lexonte aq shume sa ja terhoqen vemendjen se kjo ishte nje shkolle ushtarake dhe jo per letersi.


 Mbas Liceut Ushtarak te Manastirit, me 13 mars 1899 mori udhen drejt Stambollit, ku u regjistrua ne kursin e kembesorise te shkolles ushtarake. Stambolli ky qytet i madh me kontraste te medha politike dhe ekonomike i beri pershtypje te madhe dhe e forcoi akoma me shume formimin e tij politik. Dikur ai i pat thene nje fisniku te huaj: “Nuk jam fisnik si ju, por kam dale nga gjiri i nje populli fisnik” (Revista “Bota e Re” Nr.7 Korce, 1937).

 Rrenjet e tij nga Stebleva e Dibres Pleqte Vait Ereqi dhe Destan Bala nga Stebleva e Dibres tregojne se Mustafa Qemal Ataturku eshte biri i nje nene prej Sebishti ndersa i jati i tij ka qene nga Stebleva. Ata jane larguar ne emigrim ne Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali. Tokat e tyre ne Stebleve jane edhe sot, Tokat e Conkajve poshte malit Osojit.


Vetem per te ndertuar çezmen ne vendin e quajtur Terzice, Mustafai ka paguar me flori. Rrenjet e tij shqiptare prej fshatit Stebleve te Dibres i tregon edhe ngjarja qe po ju tregojme: Nje Steblevas nga Bandajt ne Stamboll ne nje kafe vret prefektin e qytetit sepse ai shan Shqiperine. E denojne me vdekje. Nje grup Steblevas shkojne te Qemal Ataturku dhe kerkojne qe t’i fale jeten. Mustafa Qemali ka thene: “Per ta vrare nuk e vrasim, por jam i detyruar ta internoj”. Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli per te firmosur nje liste me emrat e disa shqiptareve, qe do te shpernguleshin nga Turqia.






Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe ne krye te listes vuri emrin e tij. -Zoteri, nuk e kuptoj, perse e vute emrin tuaj ne krye te listes, pyeti sekretari i habitur. -E vura, sepse i pari qe duhet te shperngulet nga Turqia, duhet te jem une, sepse edhe une jam shqiptar, u pergjigj Ataturku. Shperngulja nga Shqiperia


 Ne vitin 1861 jane larguar nga Stebleva e Dibres 14 familje per ne Selanik, nder to edhe familja e Pirush Conkos dhe Vesel Kuçukut. Familja Kuçuku pas 40 vjetesh kthehet ne Shqiperi, por jo ne Stebleve, por ne Tirane, ku banojne edhe sot. Ushtaraku Halil Kuçuku (nje nga trashegimtaret) vazhdon te sherbeje ne rradhet e Forcave te Armatosura Shqiptare ne Ministrine e Mbrojtjes. Ndersa familja e Pirush Conkos largohet nga Selaniku dhe vendoset ne Stamboll rreth vitit 1900.

Nipi i itij Mustafa Qemali u be ushtarak i larte, gjeneral dhe me vone president i Turqise se Re. Ne vitin 1936 eshte zhvilluar ne Stebleve gjyqi per pronesine e truallit te Conkajve. Gjyqi me gjyqtare te ardhur nga Tirana degjoi deponimet e tre pleqve te fshatit, Vesel Kuçuku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Kuçuku qe banonte ne ate kohe (1936) ne Tirane, pas kthimit nga Selaniku vertetoi se trualli ku eshte sot shtepia e Faslli Kuburit (nip tek dera e Conkajve) eshte trualli i Pirush Conkos, gjyshit te Qemal Ataturkut.


Gjyqi u zhvillua ndemjet Jashar Lames dhe Faslli Kuburit dhe u fitua nga ky i fundit, pasi ky ishte nip tek Conkajt dhe i vetmi i afert qe kishte mbetur. Takimi me Qemal Ataturkun dhe pohimi i tij mbi origjinen e tij Ne vitin 1926 Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, kurbetli dhe specialiste ndertimi ne Stamboll jane takuar rastesisht me Qemal Ataturkun. Ndersa po punonin per restaurimin e nje xhamie ata kane marre pergezimet e kryetarit te shtetit turk Qemal Ataturkut.


 -Pune te mbare, o ustallare, i pershendet Qemali. -Mbaresi e miresi paç, o njeri, ju pergjigjen me respekt, por pa e ditur se kush ishte por vetem duke e marre me mend sepse ishte i shoqeruar nga njerez qe e ruanin. -Ju lumshin duart, qenkeni mjeshter te zot e duar arte. E paskeni bere me te mire se ç’ka qene para shkaterrimit nga lufta. Nga ju kemi? -Nga Shqiperia, i pergjigjemi.

 -Po nga çfare krahine? Pyeti prape ai. -Jemi nga Golloborda, njeri nga Gjinoveci dhe tjetri nga Sebishti, ju pergjigjem, pasi u bindem se ai e njihte mire Shqiperine dhe pasi kishim marre komplimentat per punen e mire. Ataturku nxorri nga xhepi nje bllok dhe na tha: “Edhe une andej jam nga Stebleva. Gjyshi im me ka lene amanet aren e Conkajve, te cilen e shprehu maqedonisht ’Conkojca Ograda’ ”.

 -A keni ndonje nevoje? Ishte rasti per tu shprehur. Kishte ardhur e mira tek dera. -Mbetem kurbetçinj, gjithe jeten pa familje, i thame. Kaq u desh dhe na u be menjehere nenshtetesia turke dhe na u dha banese bile edhe me te mire se vete turqit. Ekspozite ne Tirane kushtuar Ataturkut Ne vitin 1984, ne kuadrin e 60 vjetorit te formimit te shtetit te ri turk, u hap ne Pallatin e Kultures ne Tirane, nje ekspozite kushtuar Turqise moderne dhe arkitektit te ketij shteti modern Ataturkut. Edhe ne pemen e gjenezes se familjes se Qemal Ataturkut vertetohet origjina e tij shqiptare dhe vendlindja e tij ne Selanik.


Ciceroni i ekspozites shtetas turk me origjine kosovare pohoi nen ze se Ataturku eshte me origjine nga Dibra e Shqiperise, tregon Ramazan Hoxha, autor i librit: ‘Stebleva, histori dhe figura’. Shoqeria e babait te Qemal Stafes me Mustafa Qemalin (Ataturkun) Garip Disha nga Stebleva tregon edhe per lidhjen e babait te Qemal Stafes (Hero i popullit) me Mustafa Qemalin (Ataturkun). Sic dihet babai i Qemal Stafes ka qene nga fshati Zabzun i Dibres. Edhe sot ekziston fisi Stafa ne Zabzun. Me vone familja e gjyshit te Qemalit shperngulet nga Zabzuni per ne Elbasan. Babai i Qemalit pas perfundimeve te studimeve emerohet ne kohen e Zogut nepunes ne Shkoder, ku lind edhe Qemal Stafa. Mustafa Qemali ishte me origjine nga Stebleva e Dibres.

Edhe sot egziston ara e Conkajve, prone e gjyshit te Mustafait dhe trualli i Faslli Kuburit, nipi i Mustafait. I jati i Qemal Stafes dhe Mustafa Qemali kane mbaruar shkollen e larte ushtarake ne Stamboll. Ne shenje te miqesise se tyre i jati i Qemal Stafes ja vuri emrin djalit te tij Qemal sikurse shoku i tij Mustafa Qemali. Qemal ne turqisht do te thote i shkelqyer dhe babai i Qemal Stafes deshironte qe djali i ardhshem i tij te behej i shkelqyer, Qemal. Simbolet ne emrin e tij Nga emri i tij i tanishem Mustafa Qemal Ataturk, vetem emri Mustafa eshte emri i tij i vjeter. Qemal e ka marre per mbiemer per faktin se ishte qemal (kemal), turqisht do te thote i shkelqyeshem dhe me te vertete te gjitha studimet Mustafai i mbaroi shkelqyeshem, por kete emer ja dha mesuesi i tij i matematikes ne shkollen e mesme qe quhej edhe ai Mustafa, por qe kete nxenes e vleresonte kemal (te shkelqyer).
Ataturk eshte emri apo pseudonimi qe i vuri populli turk pas revolucionit qe kreu ne dobi te Turqise moderne, pra i vune emrin baba i Turqise (Ataturk). Mustafa Qemal Ataturku eshte i vetmi burre shteti, emrin e te cilit e mban rendi qe krijoi, sepse eshte themeluesi i Turqise moderne. Ai beri shnderrimin e Turqise nga Perandori ne Republike. Doktrina filozofike e ideuar dhe e zbatuar shkelqyeshem nga Mustafa Qemal Ataturku eshte doktrine e se ardhmes.


 Per Mustafa Qemalin kategorite “Liri” dhe “Pavaresi” qendrojne ne themel te veteqenies se popujve. Edhe sot ne cdo cep te Turqise do te shohesh thenien e tij lapidare dhe aktuale: “Nje popull pa liri eshte i denuar me vdekje ose te zhduket”.
Inner view of Atatürk’s House at Bigali
 Ai vinte drejtesine mbi forcen, ndersa i kushtonte rendesi te dores se pare forces se brendshme te popullit. Ataturku ka qene mik i madh i Shqiperise dhe i popullit shqiptar. Ai eshte me origjine shqiptare (dibrane), lindur ne Selanik te Maqedonise Greke dhe edukuar ne shkollat ushtarake Turke te cilat do ta benin gjeneral dhe udheheqesin e Turqise moderne. Ai nuk e mohonte kete fakt, perkundrasi duke qene i tille, ai ishte mik i te gjithe popujve.


Marre nga gazeta “Rruga e Arberit”
Engjell BUXHAKU

Lexoni:

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...