Bashkësia ndërkombëtare po shqyrton tri opsione si rrjedhojë të mundshme
të bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës: ndarjen e Kosovës, status
kuon dhe zbatimin e modelit të dy Gjermanive, me ç’rast Beogradi nuk do
ta njihte Kosovën, kurse Prishtina nuk do të merrte karrigen në KB,
citon gazeta “Blic” një burim të saj në Qeverinë e Serbisë. Qëndrimi
zyrtar i Serbisë në bisedimet me Kosovën është në përputhje me
Kushtetutën e Serbisë dhe qëndrimin se Serbia nuk njeh Kosovën, por
Beogradi pret që në kuadër të dialogut të shqyrtohet çështje statusore,
para se gjithash statuti i ardhshëm i veriut të Kosovës. Ndarja nuk
hedhet poshtë si një zgjidhje e mundshme, por kjo është e detyrueshme të
arrihet përmes bisedimeve e dialogut, vazhdon “Blic” të citojë burimet e
saj në qeveri. Tash për tash kjo çështje është shumë larg. Hans Ola
Urstad, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, në një bisedë
dje me gazetën “Blic” ka konfirmuar se ideja për ndarjen e Kosovës
ekziston një kohë të gjatë në bashkësinë ndërkombëtare. “Është e
nevojshme të arrihet marrëveshja që do të kënaqte të dy palët. Nëse
Kosova e Beogradi merren vesh, kjo do të ishte e pranueshme edhe në BE.
Nuk mund ta merr me mend se pse evropianët nuk do të mbështesnin e
pranonin diçka për të cilën janë marrë vesh dy palët e interesuara”,
citon “Blic” Urstadin. Si ish-ambasador i OSBE-së në Beograd, ai konsideron se kjo zgjidhje do të mund të siguronte stabilitet në rajon.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon
publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi,
dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë ekskluzive për “Kohën
Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata,
thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi
nga ushtria. Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë
ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk
ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një
brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e
plumbave të manovrave. “Nuk është ekzekutuar për shkak se në
momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për
pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur
ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve
penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”,
thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton, teksa
nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës,
Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta. Themeluesi i
Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo
gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai
nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e
UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna
që tash ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë nuk ndien asnjë fije
mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë. “Spiunët vriten gjithkund”,
thotë ai. Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit
shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës
dhe shton se nëse ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar
vrasjen e Gani Gecit – ka bërë mirë! Dobruna në këtë intervistë të
gjatë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë
gabime. Gabimet më të mëdha, sipas tij, janë bërë me rastin e
mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut. Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna
thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë. Ai tregon një
rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte
lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe
zëvendëskomandant. Mirëpo Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke
ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë. Sokol Dobruna flet edhe për
procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, të cilin e vlerëson lart. Limaj,
sipas tij, nuk ka “shpirt krimineli”, ndërsa tregon raste kur
ish-komandant Çeliku kishte liruar të burgosur. Dobruna thotë edhe se
i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh
mirë dëshmitarin kundër Limajt, të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë
të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë
edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg. Sokol
Dobruna sqaron se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte inkuadruar më
7 shtator 1998. Deri atëherë kishte qenë bashkudhëheqës me të gjithë
veprimtarët në Gjakovë për sigurimin e prapavijës luftarake. Prej asaj
date ka shkuar në Gllogjan ku ka qenë komandant Ramush Haradinaj. “Jam
rreshtuar në mëngjes si ushtar, më është dhënë arma dhe kam filluar
krejt çka është dashur të bëja në luftë” Atëherë ai ka pasur diku 58
vjeçar. Pas një kohe relativisht të shkurtër, tregon ai, Shtabi i Zonës
Operative të Dukagjinit e kishte emëruar si ndihmëskomandant për moral.
Para kësaj, para së të dilte në vijën e frontit, Gani Krasniqi kishte
kërkuar prej tij të shkonte në Malishevë. Unë jam orientuar së pari nga
Gllogjani. Sokoli sqaron se Ramushi ia kishte dhënë shoferin dhe kerrin
dhe diku në mesnatë kishte arritur në Malishevë. Ganiu kishte qenë në
Tiranë. “Më ka pranuar kryetari aktual i Malishevës z. Isni Kilaj, ka
kërkuar nga unë që të shkoja të flija në shpi, por i kam thanë jo këtu
do të fle në shtab”. Siç shpjegon sot Sokoli, qëllimi i tij ishte që
të bisedonte më të, kështu që të nesërmen ishte takuar me Shaban Shalën,
i cili i kishte thënë që duhej të takohej me Jakup Krasniqin. “Meqenëse
atëherë nuk kisha mundësi, jam kthyer në Gjakovë me një tregtar
gjakovar, i cili më pa pak të hutuar se kah me ia mbajt, tha hyrë në
kerr te unë. Rrezikoi, se po ta kishte zënë Policia... na kanë ndalë nja
dy-tri herë dhe e kanë pyetur çka e ke këtë plak, ka thënë mixha është.
Hajt baju. Kështu që kemi shpëtuar edhe unë edhe ai. Më vonë kanë
ardhur Jakup Krasniqi dhe Hashimi.
KD: Hashim Thaçi?
Dobruna: Po Hashim Thaçi edhe kemi biseduar dhe kanë biseduar në kuadër të shtabit problematikat e luftës e të tjera.
KD: Kur dhe ku?
Dobruna: Në Jabllanicë, në vitin 1998. Më vonë më është komunikuar
se duhet të shkoja në shtab për themelimin e shërbimit juridik në kuadër
të të cilit duhet të vepronte edhe Gjykata Ushtarake? KD: Kur keni shkuar pastaj në Shtab?
Dobruna: Në shtab kam shkuar njëherë, pastaj jam kthyer. Më 16
dhjetor 1998 e kam marrë detyrën e shefit të Shërbimit Juridik. Kemi
filluar punën për hartimin e legjislacionit. Përveç kësaj edhe të
hulumtimit të kuadrove. Sa ka juristë, më kë kam të bëj, a ka kush
punon...”
Policia kufitare në Portin e Durrësit duket thuaja se lëngon nga
mungesa e mirësjelljes, nuk i njeh ligjet, nuk e rrespekton
Kushtetutën e Shqipërise, neglizhon kodeksin e profesionit…maltreton
turistët, udhëtarët në transit, konsumatorët e këtyre shërbimeve…edhe
të atyre policore, anise konsumatori taksapagues i Shqipërisë, edhe
një pjesë prej nesh nga Kosova kur përkohësisht ndodhemi te “ Mëma “
Shqipëri – kontribuojmë në Buxhet dhe në pagat e shpenzimet tjera të
Policisë ?!
Kolegët italianë të durrsakëve në Bari, policë kufitarë, dolën më
burra: E trajtuan me dinjitetin e duhur familjen nga Kosova,. E
ushqyen dhe e vendosën si nikoqirë e mikpritës të vërtetë – si
vëllezër, me që mikpritja vëllazërore u mungoi në Portin e Durrësit ?!
Kolegët italianë Kontaktuan Ambasadorin e Kosovës në Romë ( veprim ky
që i mungoi policëve në Durrës ), duke u këshilluar me Të se pse në
Durrës nuk pranohet Kosova ( pse nuk pranohet dokumenti zyrtar i
Ambasadës së Kosovës në Romë ) ?
Policia kufitare në Portin e Durrësit nuk ia njohu dokumentin e
përkohëshëm të udhëtimit një familjeje nga Kosova, dokument ky që
është leshuar nga autoriteti, nga Ambasada
e Kosovës në Itali, për shkak të skadimit të dokumenteve të udhëtimit.
Ky dokument i udhëtimit ( passavan ) ka vlerë edhe nëse nuk shoqërohet
nga pasaporta. Vlerën e këtij dokumenti e njohu dhe e respektoi
paraprakisht Policia kufitare në Bari të Italisë, veprim ky që do të
duheshte t ia lehtësonte punën PK të Durrësit. Policia kufitare e
Portit të Durrësit nuk u mjaftua me kaq. Për t i vënë “ kapak turpit “
e gjobiti familjen nga Kosova me 4.000 € ?!
Derisa në vendkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri kalohet vetëm me karte
identiteti zotërinjëve police kufitarë të Portit të Durrësit nuk iu
mjafton as pasaporta as dokumenti valid i lëshuar nga organi kompetent
– siq është Ambasada ?!
Derisa një deputete e Parlamentit të Shqipërisë ( zonja Vokshi ) mund
të provokojë skandal po në këtë kufi, derisa për të intervenojnë mbi
Ligjin duke e shkeluar ate ata të cilët janë më të thirrurit ta
mbrojnë: Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës – për këtë rast askush
nuk merr mundin ?!
Ndaj, Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, ashtu si u angazhuan
padrejtësisht për rastin “ Vokshi “ duhet të angazhohen edhe për të
zbatuar Ligjin, për ta njohur edhe praktikisht Kosovën e Shqipërinë
dhe për ta marrë në mbrojtje këtë familje të pafat – skajshmërisht të
maltretuar, të ofenduar e të indinjuar. Veçanërisht aktivë në këtë
drejtim duhet të jenë Ministritë e punëve të jashtme, Ministritë e
Punëve të Brendshme dhe Policia e Shqipërisë. Sipas linjës vertikale
të hierarkisë përgjegjësit duhet të japin llogari para opinionit, para
ligjit, para kodeksit profesional dhe llogari morale.
Ministria e Turizmit, e cila me rastin e hapjes së Panairit të sivjemë
të Turizmit na thirri, na premtoi, bile edhe na garantoi mikpritje,
kujdes e siguri poashtu duhet të angazhohet për satisfaksionimin e
kësaj familjeje por edhe, së bashku me Policinë e Shqipërisë, të
kërkojnë falje publike për këtë dhe për rastet tjera të shkeljes së
dinjitetit dhe të keqtrajtimit të turistëve, pushuesve nga Kosova –
qofshin ata edhe ne transit.
Në këtë kontekst freskojmë dhe përsërisim ftesën tone për t u takuar
me Ministrin e Turizmit, e kesaj rradhe këtë ftesë po ia drejtojmë
edhe drejtorit të PSH, të ulemi dhe t i trajtojmë me seriozitetin
maksimal vëllazëror çështjet që na interesojnë ?
Edhe Ambnasada e Kosovës në Romë të Italisë është dashur të jetë më e
vendosur dhe të insistojë në respektimin e dokumentit zyrtar. Nëpërmes
rrugës diplomatike është dashur të merret në mbrojtje e përkujdesje
kjo familje – sepse edhe kështu dëshmohet shtetësia, sepse të qenit
Shtet duhet t ia dëshmojmë së pari vetvehtes !
Ky rast, kur të kihet parasysh edhe rasti i “ aneksimit “ të
Kaçanikut në favor të hartës së IRJM nga Ofiqaria e Komunes Saraj të
Shkupit, na bëjnë që të mos e ndiejmë vehten rehat.
Stina turistike është aq afër sa që autoritetet e Mëmës Shqipëri duhet
të mendojnë e të veprojne shpejtë për të përmirësuar imazhin, për të
dëshmuar se ftesa, premtimet dhe garancitë e dhëna me rastin e hapjes
së Panairit të sivjemë të turizmit në Prishtinë – ishin serioze dhe të
sinqerta.
Reth këtij rasti, mendoj se duhet të prononcohen edhe shoqatat për
mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri. Sepse, anise konsumatorët
turistik të lënduar në dinjitet nuk janë shtetas të Shqipërise janë
konsumatorë të ndodhur në Shqipëri të cilëve iu takon mbrojtje (
ndoshta mbrojtje e dyfishtë ).
Posaçerisht pres reagimin dhe kujdesin e Agjensioneve Turistike,
agjensioneve të udhëtimit…e operatorëve të turizmit që veprojnë në
Shqipëri, në Itali e në Kosovë për të ndërprerë praktikat e tilla, për
t i marrë në mbrojtje klientët.
Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë
Më ndodh shpesh t’i drejtohem lashtësisë, ose të paktën kohëve
gjithësesi të largëta, sepse sot, në botën e një komunikimi marramendës (tv,
internet etj.) reflektojmë ma pak se paraardhësit tanë.
Mendoj se kemi nevojë të reflektojmë disi të patrysnuem nga ritmet shokuese
bashkëkohore.
1) DO T’ISHTE MIRË
Kalo me qetësi përmes poterës dhe nxitimit,
dhe kujto sa paqë ka në heshtje.
Sa të mundesh, por
pa u përulë, mbaj marëdhanje të mira me
të gjithë.
Parashtro opinionin tand me qetësi e
qartësi, dhe dëgjo të tjerët, edhe nëse janë të mërzitshëm e
të padijtun: edhe ata kanë një histori të tyne.
Shmangu prej personave vulgarë e prepotentë: ata
janë një stërmundim i vërtetë për shpirtin tand.
Nëse
kambëngulë të ballafaqohesh me të tjerët, rrezikon të bahesh kapadai e i helmtë,
sepse do të ketë gjithmonë njerëz ma të mirë e ma të këqijë se ti.
Gëzoju sukseseve që arrin e projekteve
tueja. Rueje interesin për profesionin, sado i përvujtë të
jetë; ai asht një pasuni e vërtetë në ecejaket e fatit në jetë.
Tregoju i matun në punë tueja, sepse
bota asht e mbushun me mashtrues. Por kjo nuk duhet të të bajë të verbër ndaj
virtytit: janë të shumtë ata që u përkushtohen idelave të nalta dhe jeta asht
plot heroizma.
Të jesh gjithmonë vetvetja. Sidomos
mos u shtijë në dashuni. Mos trego cinizëm ndaj dashunisë, sepse, edhe nëse
përjeton zhgënjime, ajo mbetet përjetësisht pema e vetme gjithmonë e gjelbër.
Prano urtësinë e moshës, leni
pa keqardhje dëshirat rinore.
Kultivo forcën e shpirtit per
t’u mbrojtë në rast fatkeqësishë të paprituna.
Mos
e mundo veten me fantazina: shpesh frika
lindë nga lodhja dhe vetmia.
Mbaj
në jetë një disiplinë të shëndetëshme, por të jesh njëherësh edhe tolerant me
vetveten.
Ti je bir i gjithësisë jo ma pak se pemët
dhe yjet, dhe ke plotësisht të drejtë të egzistojsh.
Dhe,
i bindun apo jo i bindun ti të jesh, nuk ka dyshim që gjithësia evolon ashtu si
duhet.
Prandajtë jesh në paqë me Zotin, pavarësisht nga konceptimi i Tij prej
teje. Dhe, cilatdoqofshin shqetësimet dhe aspiratat tueja, në konfuzionin e
zhurmshëm të egzistencës, ruej qetësinë shpirtnore.
Pavarësisht nga mashtrimet, shqetësimet e
andrrat e thyeme, kjo asht gjithësesi një botë e mrekullueshme.
Jij i kujdesëshëm.
Përpiqu të jesh i lumtun.
Dorëshkrim i vitit 1692 gjetë në
Baltimora
në Kishën
e vjetër të Shën Palit.
2) QUHEJ FLEMING
Quhej Fleming dhe ishte një
fshatar i vorfën skocez.
Një ditë, ndërsa po punonte,
dëgjoi një thirrje për ndihmë, që vinte nga një kënetë aty afër. Atje, i zhytun
deri në brez në baltën e murrme, ishte një fëmijë i terrorizuem që bërtiste e
përpiqej të lirohej.
Bujku Fleming e shpëtoi djalin nga
një vdekje e ngadalëshme dhe e llahtarëshme.
Të nesërmen një karrocë e bukur
përshkoi arat mjerane të skocezit; zbriti prej saj një zotni i veshun me
elegancë, që u paraqit si baba i djalit që Flemingu kishte shpëtue një ditë ma
parë: "Do të doja t’ju shpërbleja", i tha zotnia, "Keni shpëtue
jetën e birit tim".
"Nuk mund të pranoj asnjë
pagesë për ate që kam ba”, ia ktheu fshatari skocez tue zmbrapsë ofertën.
Atë çast i biri i fshatarit u duk
tek dera e kasollës së tyne.
"Asht djali juej?",
pyeti zotnia. "Po", u përgjegj krenar fshatari.
"Po ju propozoj një
marrëveshje: më lini që të kujdesem unë për t’i dhanë djalit tuej të njejtin
nivel shkollimi që do të ketë edhe im biri. Nëse djali i ngjet babës, nuk ka
pikë dyshimi se do të bahet një burrë për të cilin që të dy do të jemi krenarë
".
Dhe kështu ndodhi.
I biri i bujkut Fleming ndoq
shkollat ma të mira të asaj kohe, u diplomue pranë shkollës së mjeksisë të
Spitalit St. Mary të Londrës dhe u ba i shquem në botë si sër Alexander
Fleming, zbuluesi i penicilinës.
Vite ma vonë, po ai djalë i
zotnisë së pasun, që fshatari Fleming e kishte shpëtue nga këneta, u smue nga
polmoniti. Kësaj here qé penicilina që i shpëtoi jetën. Emni i zotnisë ishte
lord Randolph Churchill dhe ai i të birit sër Winston Churchill.
3) VIRTYTI
VOLTAIRE: FJALORI FILOZOFIK
Çfarë asht virtyti? T’i bajsh
mirë të afërmit. A mund ta quej virtyt diçka që nuk më ban mirë? Unë jam i
vobektë, ti je bujar; unë jam në rrezik, ti më vjen në ndihmë; më mashtrojnë,
ti më thue të vërtetën; jam i shpërfillun, ti më ngushllon; jam i padijtun, ti
më mëson: do të të quej pa ngurrim i virtytshëm. Po si do t’i bahet me virtytet
themelore e teologjike?
E ç’më duhet si ti je njeri i përkorë? Asht një normë shëndetësore, që ti e respekton; do të
ndjehesh ma mirë e unë do të gëzohem për ty. Ti beson e shpreson, e unë gëzohem
edhe ma shumë për ty. Ato do të të sigurojnë jetën e amshueme. Virtytet tueja
teologjike janë dhunti qiellore; virtytet tueja themelore janë të një cilësie
të shkelqyeshme e do të të shërbejnë për të rregullue jetën; por ata nuk janë
virtyte në marëdhanje me të afërmin tand. Matunia
të ban mirë vetë ty, virtyti u ban mirë të tjerëve. Shën Pali ka pasë të drejtë
të thonte që dhimbshunia vlen ma shumë se sa besimi dhe shpresa.
4)HIMN DHIMBSHUNISË
Shën Pali: Nga letra dërgue korithnsave (fragment)
Dhuntitë shpirtnore nuk
vlejnë asgja pa dhimbshuninë.
Kur unë flas gjuhën e njerëzve dhe të engjëjve, nëse nuk kam
dhimbshuni, jam si një bronz që tingullon e një dajre që zhurmon.
Edhe nëse kam gjithë profecitë, dhe njoh të gjithë misteret e çdo
shkence, edhe kur zotnoj gjithë besimin fetar, deri sa me luejtë edhe malet,
nëse nuk kam dhimbshuninë, jam një asgja.
Edhe nëse shpërndaj gjithë pasuninë time për të ushqye të vorfnit,
edhe nëse sakrifikoj trupin tim e të digjem, nëse nuk kam dhimbshuninë, asgja
nuk më gëzon.
Karakteri i dhimbshunisë
Dhimbshunia asht e durueshme, asht bamirëse, dhimbshinia nuk njeh
smirën, nuk asht e pacipë, nuk mburret, nuk asht ambicioze, nuk shikon
interesin e saj, nuk rrëmbehet, nuk mendon keq, nuk i gezohet padrejtësisë, por
i gëzohet së vërtetës.
Dhimbshunia nuk do të mungojë kurrë
Dhimbshunia nuk do të mungojë kurrë. Profecitë do të kalojnë, gjuhët
do të shuhen, shkenca do të ketë një fund. Sepse njohim në mënyrë jo të
përsosun e në mënyrë jo të përsosun profecojmë, e kur të vijë përsosmënia çka
asht jo e përsosun do të zhduket.
Mbesin tashti për tashti që
te tria: besimi, shpresa dhe dhimbshunia; por ma e madhja ndër to asht
dhimbshunia.
Gjatë numërimit të votave
për minibashkitë, proces që ka nisur dje, kanë rezultuar deri në
mesnatë, të paktën 100 vota të dhëna për Lulzim Bashën, por që gjatë
procesit të votimit, janë ngatërruar nga qytetarët duke i hedhur në
kutitë jo për kryetarin e baskisë së madhe por të kryetarit të
minibashkisë.
Ngatërresa në futjen e fletëvotimeve qe ishin katër ku secila futej
në një kuti të caktuar, në fakt pritet të marrë përmasa më të mëdha,
pasi shumë njerëz gjatë ditës së votimit dhe më tej, thanë se ishin të
painformuar për mënyrën e votimit, mënyrën e hedhjes së votës dhe u
ankuan për faktin se ngjyra sinjalizuese e çdo fletëvotimi, ishte e
përafërt me njëra-tjetrën. Lulzim Basha
Nga informacion i marrë dje në KZAZ-të e njësive 6 dhe 7, si edhe në
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se vetëm në hapjen
e kutive të para për njësitë bashkiake, pikërisht tek KZAZ tek kutitë
ku hidhet vota për kryetarin e minibashkisë, janë gjetur të paktën 100
vota të cilat ishin dhënë për kryetarin e bashkisë së madhe, duke bërë
si zgjedhje të tyre në votim, kandidatin Lulzim Basha.
Nisur nga ky fakt, kandidati Basha sipas ligjit, ka kërkuar që këto
vota të përfshihen në totalin e votave që ka marrë ai si kandidat për
kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në këtë mënyrë, kandidati demokrat
Lulzim Basha vetëm me votat që janë gjetur gjatë nisjes së procesit të
numërimit, shënon një avantazh prej të paktën 90 votash përballë rivalit
socialist Edi Rama.
Në fakt, këto fletëvotimi, nuk mund të përfshihen në fletëvotime të
pavlefshme për arsye se vullneti i votuesit është ai që ka rëndësi. Në
momentin që zgjedhësi e ka shprehur vullnetin e tij me votë, ngatërresa
ne hedhjen te kutitë, nuk mund t'i heqë asnjë qytetari të drejtën e
vlefshmërisë së votës.
Arben Imami
Lidhur me këtë fakt, deputeti demokrat Arben Imami i cili ndodhet si
vëzhgues në KZAZ e Njësisë nr 7, tha mbrëmë se kishin konstatuar se disa
fletëvotime që ishin vota për kryetarin e bashkisë së madhe ishin
hedhur në kutitë për kryetar minibashkie. Ai pohoi se bëhet fjalë për
një gabim njerëzor në hedhjen e votës në kuti të ngatërruar ndaj bëri
thirrje që shpallja e tyre e të jetë e vlefshme.
RIZA LAHI
Sigurisht që ambasadorët amerikanë në vëndin tonë kanë përfaqësuar pa asnjë
mëdyshje politikën e shtetit të tyre, por, nga ana tjetër, edhe ata kanë patur
dhe kanë pavarësië e tyre relative dhe që është e lidhur me edukatën , formimin
kulturor, intuitën e zgjuarsinë personale.
Amerika ka patur përrfaqësuesin e saj, edhe kur në vëndin tonë aplikohej teoria
e tmerrëshme e shokut, edhe kur na u shkatërrua shteti , edhe kur lulëzuan
piramidat apo I shitej karburant makinës së Millosheviçit; duhet të ketë qënë
këshilla e ndonje ambasadori amerikan, kur Shqipëria u vendos të mos kishte më
ministri kulture, por, në vënd të saj, kultura e një populli konservator siç
janë shqiptarët, të ishte një nëndegë e një ministrie të quajtur “ Minsitrisë së
Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ku mund të livadhisë pa I hyrë gjëmb në
këmbë çdo bylmez kulturor ardhur nga politika..
Në të vërtetë, që të gjitha forcat politike shqiptare e kanë pranuar dhe
thuajse gjithmonë kanë synuar të sigurojnë simpatinë e kryediplomatit amerikaën
në të gjitha kohërat, aq sa ka patur raste që ndonjëri prej atyre specialistëve
shumë cilësorë, është konsideruar nëpër ndonjë media a mediatik apo, mbase edhe
e ka ndjerë veten, si një lloj “guvernatori”.
Sigurisht, në shkrimin tonë, nuk kemi për objeksion të analizojmë
aktivitetin e ambasadorëve amerikanë në vëndin tonë , siç bënte para ca ditëve
“Panorama” në analizën e shkruar me mjaft kopetencë rreth marëdhënieve të
ambasadorëve amerikanë në vëndin tonë dhe politikës shqiptare dhe ku tërhiqej
një konkluzion I dyshimtë , jo dashamirës e mbase fatalist , kur përmendej fati
I ish kryeministrit Italian Aldo Moro për ndonjë politikan shqiptar që do të
përpiqej me forcë për ta ngritur vëndin tonë nga llumi e bataku ku ka rënë falë
shtresës së tmerrëshme të “politikanëve profesionistë”.
Në shkrimin deshëm të përmëndnim disa ndërhyrje të zgjuara, spektakolare në
jetën e shqiptarëve të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, këtij burri me
pamjen përralltarëve shkurtanakë nga fshatrat e Filipineve apo Amazonës dhe me
mbiemrin ca të ngatërruar.
Zoti Arvizu, është nga të rrallët që ka pranuar sfidën të flasë
drejtpërdrejtë me shqiptarët përmes televizioneve, pa kërkuar ta shikojë më parë
materialine inçizuar për të redaktuar diçka. Kështu bëjnë vetëm njerëzit e
ndershëm, të hapur dhe që nuk kanë zhigla në shpirt. ( Sigurisht që teorema e
anasjelltë nuk qëndron, të kuptohemi, ë? Pra, jo secili burr që rend nga një TV
tek tjetri, hazërxhevap për gjithëçka dhe “live” është asi burri siç po
flasim!!!).
Në një intervistë të dhënë, ky burr me pamje aspak joshëse për botën femërore
por që bëhet I pashëm dhe tërheqës kur jep përgjigje, kur dëgjon me vëmendje apo
kur qesh me shpirt, tregoi për spekticizmin thuajse “en block” të njerëzve
përqark, kur u nis t’I mbushte mëndjen zotit Berisha të mos bënte antimiting; a
miting paralel, në shënjë përgjigjeje “hazërxhevap” ndaj revolëts së gruptit
stërmadh dhe të inatosur të drejtuar nga zoti Rama dhe kur katër xhenaze në mes dhe rreth 100 të plagosur ende e kishin gjakun të
patharë nëpër asfhalt.
Katër xhenaze, kur kemi 60 vjet që kujtojmë nënën Mine Peza. Fashistët që ishin fashistë dhe jo shqiptarë, vetëm një herë kanë guxuar
të hapin zjarr në një turmë shqiptarësh. Mirëpo, ja, ndodhi ajo që ndodhi dhe
ne, nuk kemi ndër mënd ta analizojmë atë ngjarje sa të dhimbëshme e po aq të
ndyrë.
Popo, ishte një rrezik real dhe shumë I frikëshëm që, nisur si një formë
“tazie”, siç bëjnë dervishët kur kujtojnë mes pluhurave dhe vapës vrasjen e
“Imam Hysejnit” për të përfunduar në ndeshje të përgjakura mes “Sunitëve” dhe
“Shiitëve”– këtë radhë ishin katër xhenazet e pakallura – të niste një përgjakje
tjetër popullore. Që në sheshin “Skënderbej”, që atje!!
Mirëpo z. Aleksandër Arvizu u nis, ngadalë, i qetë, i qeshur dhe i vendosur dhe
arriti t’ ia mbushte mëndjen zotit Berisha, që njihet si organizator dhe
pasionant i vjetër i mitingjeve impulsive dhe që i thotë pa hezitim sherrit
“lepe”.
I lumtur, që kontribuoi në mënyrë vendimtare që të mos ngjiste një “tollovi” mbase e përafërt me marsin e 97 që erdhi pas masakrës së votimeve të
bëra në 96 ën dhe piramidave, Arvizu tha për zotin Berisha një cilësim që nuk
e kishim dëgjuar nga asnjë ambassador amerikan më parë apo nga ndonjë përfaqësues i OSBE. I tha “Burrë shteti I vërtetë”.
E kishim dëgjuar këtë cilësim për Curcillin, Stalinin, Rusveltin, De Golin,
Klintonin, Ali Pashë Tepelenën por…edhe për Berishën tonë?
Popo, ashtu!
Pas asaj deklarate, Arvizu, ky burrë i mirë, nuk u kuptua krejtësisht; nuk u
kuptua nga të gjith dhe nuk kishte se si. Një “burr shteti” ka disa parametro që
të quhet I tillë dhe zoti Berisha , pas këtij cilësimi historik, sigurisht do të
jetë akoma më I kujdesëshëm, për të mbetur vërtetë një burr shteti në mes të
shqiptarëve.
Një burr shteti di të sillet ndaj popullit dhe organizmave të shtetit e opozitës me prudencë, fisnikëri ; di t’i vërë një gur zemrës për
dashuritë e simpatitë personale dhe, kur kupton që njerëzit nuk e duan më, di
të japë edhe dorëheqje. Nocioni i dorëheqjes është nga dukuritë më qenësore të
fisnikërisë në politikë .
Duke i thënë z Berisha “Burrë shteti”, z. Arvizu, jo vetëm që vlerësoi pozicionin vendimtar të zotit Berisha në ata ditë ku mund të
pëllciste e ta hante dreqi gjithëçka, por edhe I kujtoi me këtë rast, se ai e
kishte shansin që nuk e kanë të githë njerëzit – të cilësohej “Burrë shteti”.
Që , krahas sakrificave të panumurta e privimeve të përditëshme në emër të
shtetit dhe të popullit të tij, ai , një burr shteti, mund të bëjë edhe
sakrificën e fundit në emër të shtetasve dhe të atdheut të tij - t’i dorëzojë
fiskikërisht çelësat dikujt tjetër, kur e sheh se ka ardhur koha “të lëë
futbollin, para se ta lërë ai”.
Arvizu është parë me rrobe sporti e me një kapë sportive në kokë, të shkojë e
të shikojë një ndeshje futbolli me dy “Opozitarët vëllezër” që nganjëherë sillen
si armiq me njëritjetrin.
Por Arvizu…uou…, kish vendosur të bënte një tjetër lëvizje spektakolare.
Si një vëzhgues I thjeshtë, vendosi dhe u ul në një karrige ku po numuroheshin
kutitë vendimtare të votimeve.
Ngado flitej e flitet me tmerr për vjedhje votash... Është e llahtarëshme që populli të mos ketë më besim te votimi. Të thotë “e
ç’më duhet të votoj? Do të vjedhin votën time”.
Për vjedhje massive votash në vëndin tonë janë dhënë prova. Ngado tregohej kohë
më parë barsoleta sesi kryeministri rus i kërkoi një shpërblim një kryeministrit shqiptar, kur ai I kërkoi ndihmë për të sjellë ca nga armatat e
tija në Shqipëri. Kryeministri rus I kërkoi homologut nga Tirana t’I huazonte
për ca kohë “Komisionin qëndror të zgjedhjeve”.
Protagonistët e vjedhjeve të votive i kemi mes nesh, i kemi të gjallë, madje
shumicën aktivë në politikë, e emra të njohur.
Do të ishte e turpëshme të lihej kjo shpresë nga më të fundëtat e shqiptarëve
për demokracinë, në duar të një konkluzioni as mish e as peshk dhe që vetëm
motivon pisllëqe. Në duartë , pra , të një konkluzioni si ai që është aplikuar
më parë në vëndin tonë nga ndërkombëtarët që po na menaxhojnë: “ Me ca difekte,
hajt, por, me notë kaluese!”.
Nuk ka më “notë kaluese”, por ka kryetar bashkie - ja ish ministri i pozitës,
ja ish kryetari i opozitës dhe kjo është gjë e prerë Jojo.
Hiletë në menaxhimin e vullnetit të popullit shqiptar, hile që nuk do të kishte
shpirte do t’I dhimbsej t’i bënte dhe një gangster apo hajn xhepash, duhet të
zhduken nga faqja e jetës së politikës shqiptare.
Arvizu, ky njeri që di të cilësojë dikënd me emrin që e meriton e që duhet ta
meritojë - “Burrë shteti”, di dhe të gjejë forma aq të thjeshta, siç është
vëzhgimi I heshtur, I qetë dhe me sytë katër i betejës vendimtare.
Ky vëzhgim në vëndin ku numurohen kutitë e fundit, sikur ka një ngjashmëri të
largët me operacionin e “Team six” kur vëzhgohej terroristi më i madh i ditëve
të sotme, Bin Laden.
Terroristët e vjedhjes së votive të popullit shqiptar – nëse ka në të vërtetë e
nuk janë pandehma për të justifikuar humbjen elektorale - nuk kanë ç’të bëjnë
tjetër. Veçse t’I fshihen syve diankë, zemërbardhë dhe që zbulojnë gjithëçka të
këtij burri me pamje aspak joshëse për botën femërore por që bëhet I pashëm dhe
tërheqës kur jep përgjigje, kur dëgjon me vëmendje apo kur qesh me shpirt,
RIZA LAHI
13.maj.2011
Edhe pse ka kaluar një vit, është e
çuditshme se si një ndodhi e dhimbshme po kaq dhe humane
ta ka prekur shumë shpirtin, por prapë nuk të ka bërë dora për të marrë
penën dhe ta ndash me miqtë këtë histori… Kjo kishte
arsyet e veta shokuese për ne që u ndodhëm vjet në festimin e ditës së
nënës në Maj, një festë që u organizua nga aktivistja e mirënjohur
znj.Shqipe Biba në bashkëpunim me organizatën e gruas “Zëri Ynë”, si një
ditë bamirësie në ndihmë të fëmijëve me Autizëm në
Kosovë.Mjaft gra erdhën nga lagje të ndryshme të New
Yorkut, grupe-grupe ato zinin vend të gëzuara në tavolinat përkatëse.Ishte një festë e bukur të gjitha kishim ardhur për një qëllim
madhor: Të ndihmonim fëmijët e Kosovës në nevojë. Midis
tyre nuk mungoi dhe znj. Diana Karamuca me origjinë nga Korca, një grua
zonjë, që mirësinë e saj nuk është vështirë ta dallosh brenda vështrimit
të syve me një butësi të kadifejtë.Tavolna e saj ishte e
mbushur plot me mike korcare të cilat kishin ardhur për të njejtin
qëllim.Mbrëmja ishte e hareshme, ku këtë gezim ia shtonte
dhe më shumë Diana, e cila vallëzoi dhe këndoi tëre kohën, por papritur
nga fundi i mbrëmjes duartë e saj u shkëputën nga duartë e mia dhe të
Vera Hoxhës një tjetër zonjë bamirëse korçare, që kishin ardhur së
bashku dhe që ne në atë
kohë ishim duke vallëzuar të tria.
Ajo pati
nje atak masiv në zemër, goditje që i ndodhi para syve tanë.Eshtë
tepër e dhimbshme të ndodhesh para kësaj situate, është shokuese.Në këtë kohë edhe zëri i këngëtarit Hajro Ceka së bashku me
pjesëmarrësit u duk sikur thirrën me oshëtimë urgjencën…
Erdhën tri ambulanca shumë
shpejt, por zemra e do në minutë ndihmën e shpejtë, ndaj në këtë situatë
sikur zbriti nga qielli një djalosh amerikan i cili ishte i pajisur me
licensën CPR, dhe i bëri frymëmarrjen e shpejtë dhe çdo gjë të nevojshme
për të furnizuar trurin me oksigjen.
Eshte tepër emocionues fakti,
se djaloshi amerikan punonte shumë rrallë si kamarier ne restorantin
“Crystal Room”, në Staten
Island ku u zhvillua festa, por atë ditë rastësisht si
per fatin tonë ai u ndodh aty duke shërbyer si kamarier.Ishte
për të besuar se atë e kishte sjellë Zoti pranë Dianes, i cili i
shpëtoi jetën.Vetë mjekët e vlerësuan në maksimum punën e
tij, dhe pohuan katërcipërisht se po të mos ishte djaloshi amerikan
jeta e saj ishte tepër e rrezikuar, në raste të tilla vetëm 1%
shpëtojnë.Ai ishte ëngjëlli i Dianës, sjellë nga fëmijët
me Autizëm, për të cilët Diana
kishte ardhur për bamirësi atë ditë.
Për këtë rast krejtësisht të veçantë shkruajtën disa
gazeta amerikane nën titullin: “Woman stricken while she danced at South
Beach hall thanks those who saved her life”.
Ajo pas 26 ditësh shkoi të falënderonte amerikanin
William (Billy) Agnew, doktorin, menaxherin e restorantit dhe të gjithë
të punës së saj ku ajo kishte vite të tëra që punonte në një spital në Brooklyn,
të cilët u kujdesën maksimalisht jo vetëm si qënie njerëzore, por ajo i
kishte lënë vend vetes si një grua zonjë në punë dhe kudo.
Ka kaluar një vit që nga Maji i vjetshëm dhe të gjithë
miqtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e saj.Kështu
në ditën e nënës në Amerikë, mikja ime e ngushtë znj.Uliana Isak më
solli ftesën e Dianës e cila na ftonte të shkonim në shtëpinë e saj për
të festuar ditën e nënës së bashku.
Dita e 8 Majit ishte një ditë e bukur pranverore, ku të
gjitha gratë të gëzuara u mblodhen rreth kopshtit të bukur të rrethuar
me pemë gjithë freski, ku dhe ushqimet e shijshme të gatuara aq
mjeshtërish nga amvisat e bukura shqiptare ja shtonin dhe më shumë
hijeshinë të zonjes së shtepisë, Dianës gojë ëmbël.
Përshëndetja e Dianes ishte shumë mbresëlënëse, ajo me
pak dridhje zëri iu shprehu mirënjohjen e pakufishme gjithë
pjesëmarrësve, falënderoi Zotin që e solli përsëri në jetë, ndërkohë
pranë kishja miken time korçare znj. Shpresa Fejzuallai dhe përballë
nesh, nënën fisnike të Dianës, në moshën 87 vjecare, të cilave nga sytë u
ridhnin pikëza loti nëne...Gratë e tjera e dëgjonin me
vëmendje dhe dashuri Dianën, dhe qerpikët u lageshin nga gëzimi që ajo
tani ndihej shumë mirë, e cila ka kohë që është në jetën normale si më
parë.
Ishte Perëndia jonë që e donte aq shumë do të shprehej
një mike tjetër e Dianës, po aq fisnike znj.Tefta Prifti.Ne
jemi shumë të gëzuar që jemi mbledhur këtu si motra për të festuar këtë
ditë kaq të bukur do të vazhdonte znj.Prifti.Fjala e
dhimbshme dhe plot mirënjohje e Dianës do të ma çonte kujtesën një vit
më parë, në ditën kur ajo u shtri para nesh duke vallëzuar, por jeta e
saj u mbrojt nga ëngjëjt e Autizmit, për të cilet ajo kishte ardhur për
bamirësi.Unë i besoj bamirësisë, ju besoj shpirtrave të
pastër të fëmijeve që vuajnë nga Autizmi, me të cilët kam vite që punoj,
ju besoj atyre në çdo gjë edhe tek mrekullia se: Autizmi kuron
zemrat...