Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/18

Nga arkivi i hershëm i UDB'së - Nafi Cegrani


Shkruan: Nafi Cegrani -
















Një roman që brezi im e ka lexuar me aq endje qysh në rininë e
hershme, te viteve ‘60, sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa herë, nga arkifat e fshehta te UDB-se /tani gjenden ne Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk ishte autor i vertet qe ta kishte shkruar ai romanin ,,Tradhetia,, që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…
Pas vjedhjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, një mësues dhe shkrimtar i ri, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir plangprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha që kishte thënë e shkruar për veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e njëpasnjëshme, nuk ishin veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë. Çudi me këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila nuk të merrte vetëm jetën fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd, vetë përjetësinë...
Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve shqiptare ku shitet libri shqip, romani “Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte shitje. Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të përmbajtjes, por për shkak të emrit të autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kap1lan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtejkohërat.
Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një shkrimtar të ri, që premtonte shumë, por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe..... botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë radhazi pas viteve ‘90, kur autori kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më lart, del se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare. Vështirë se ka ndonjë shqiptar të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë shfletuar me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të shenjtë.


KUSH ËSHTË AUTORI I VËRTETË I ROMANIT “TRADHTIA”? 

Ai është një nga pishtarët e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, MAHMUT DUMANI. Dora e Zotit ose rrugët e fatit që përmendëm më lart, e kishin çuar atë nga Normalja e Elbasanit, në disa treva të viseve shqiptarë të Maqedonisë, si në Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, ku shërbeu me vite të tëra. Ishte një njeri i gjithanshëm, poliedrik, një studiues dhe një gjuetar metodik dhe i papërsëritshëm, që dinte të kërkonte, të qëmtonte dhe të gjente gjërat më të bukura të folklorit e të trashëgimisë sonë etnografike, gjuhësore, toponimistike, historike e kulturore të kombit tone, duke e skeduar gjithçka me kujdes të madh, si një profesionist i vërtetë. Punoi kudo me shumë devotshmëri, u takua me shumë njerëz te vuajtur e të përvuajtur, me njerëz të kalitur e të përlindur si
FENIKSI, mësoi për fate tragjike shqiptare dhe histori të atyre anëve, mësoi edhe për historinë e gjeografinë e atyre zonave, fshatrave, maleve e fushave, për vrundujt dhe zhvendosjet e mëdha që kishte shkaktuar sundimi turk, për lashtësinë dhe të sotmen. Asgjë nuk mbetej jashtë interesimit të tij. Mbante me hollësi shënime për emra vendesh të veçantë të maleve të Sharrit, të Malit të Thatë e Karadakut, për trojet e Gjilanit e Kumanovës, Preshevës e Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës, dinte të të fliste me fakte e detaje nga më të imtat për ngjarje të ndryshme, për vrasjet e Mulla Idriz Gjilanit, Gjon Serreqit, Sulë Holtës, Xheme Simnicës, Memish Kapidanit, Ibrahim Lutfiut, Hasan Remnikut etj. Shkroi gjerë e gjatë për secilën nga këto figura, si dhe për tradhtitë e mëdha ndër shqiptarët, që e kishin gërryer nëpër vite e shekuj kombin tonë dhe që, prapa tyre, fshihej gjithmonë diçka tjetër dhe dikush tjetër.
Nga e gjitha kjo veprimtari e dendur, dalëngadalë në trurin e Mahmut Dumanit nisën të përvijoheshin konturet e një romani të mirëfilltë, të cilit ai ia kishte gjetur prej kohësh edhe titullin: “Tradhtia e madhe”. Kishte shkruar edhe hyrjen e tij, pastaj prologun dhe epilogun dhe e kishte përfunduar romanin me durim, i sigurt se do t’i kthehej edhe njëherë nga e para, për t’i dhënë dorën e fundit para botimit. Shpirti i tij i trazuar tashmë jetonte vetëm me romanin. Ai shpirt ishte derdhur në të dhe kishte krijuar karaktere e portrete të fuqishme dhe skena ngjarjesh epike e madhështore, të atilla që vetëm mendja e ndritur e një shkrimtari të madh mund t’i krijojë. Në mendjen e tij rridhte me zhurmë lumi Pçinja në zonën e Preshevës, dallgëzonin nëpër lindje e perëndime ditësh e netësh lumenjtë e Lepenecit e të Moravës; në të uturinin nga vikamat e luftërave Maja e Zezë, Karadaku dhe Maja e Kopilaçes. Kopilaçe! Sa emër i veçante, sa dredhi tradhtie (kopilie), drama e tragjedi mbart ai në vetvete! A thua do t’i shkonte ndër mend të riut Kapllan Resuli ky detaj kaq i gjetur, a nuk është edhe ky argument etimologjik e toponimistik, një argument më tepër se truri i tij i pastërvitur nuk mund të kapte dhe të shtjellonte detaje kaq të imta? Më vonë, po, tek “Fanola” dhe veprat e tij të tjera, ka mjaft skena e episode të shkruara me mjeshtëri, por asnjëra prej tyre nuk e ka forcën dhe vërtetësinë e skenave të romanit “Tradhtia”. Dhe kjo do të përbëjë një fushë tjetër të të vërtetave të deformuara, që duhen nxjerrë më në fund në dritë, por le t’ia lemë më mirë kohës.


KUSH ISHTE MAHMUT DUMANI 

Nëpërmjet fijeve të shumëfishta të spiunazhit total që aplikohej më shumë skrupulozitet në çdo pëllëmbë toke të Jugosllavisë, UDB-ja mësoi me hollësi gjithçka që lidhej me veprimtarinë e shqiptarit të rrezikshëm Mahmut Dumani. Mësoi për dorëshkrimet, skedat, studimet dhe hapi një dosje të veçantë për këtë qëllim. Mësoi edhe për dorëshkrimin e romanit “Tradhtia e madhe” dhe, që nga ai çast, ca mendje të djallëzuara thurën planin për ta nxjerrë në dritë atë roman nën një emër tjetër, i cili do të merrte pas kësaj famën dhe kurorën e merituar të një shkrimtari dhe atdhetari të madh, të dashur dhe të besueshëm për të gjithë shqiptarët. Pas planit, detajet nuk kishin shumë rëndësi. Ato ishin çështje kohe, një rutinë që nuk donte shumë mend për t’u zbatuar. Dhe, ashtu u bë. Mahmut Dumani u arrestua befasisht. Ia morën dhe ia konfiskuan që në çastet e arrestimit e burgosjes se padrejtë gjithçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme, librat, fotografitë, dorëshkrimet …
Natyrisht edhe dorëshkrimin e “Tradhtisë së madhe”, për të cilin ishte thurur gjithë rrjeta e merimangës. Madje, pikërisht ai dorëshkrim do të përdorej në gjyq si material komprometues kundër të akuzuarit për veprimtari antijugosllave. Ky ishte hapi i parë, që do të pasohej më vonë nga të tjerë. Natyrisht, që në fillimet e thurjes së planit djallëzor, zotërinjtë e UDB-së kishin gjithmonë parasysh të riun Kapllan Resuli, i cili ishte mësues në fshatin Tearcë të Tetovës dhe kishte pranuar prej kohësh t’iu shërbente atyre e të luante ndër shqiptarë rolin e Kalit të Trojës. Për të, sipas rregullave, ishte hapur një dosje tashmë e njohur prej meje, me siglën PPR “Korabi” (Predmet u Predhonu Radu), e cila pasurohej vazhdimisht. Por, sipas logjikës dhe stilit të UDB-se, ai ishte tepër i ri për t’i besuar përpunimin dhe redaktimin e një romani të vërtetë, që parashikohej të ishte ndër me të mirët e letërsisë shqipe. Me këtë do të merreshin ca ustallarë të tjerë, shumë më të kualifikuar, që dinin t’’i bënin punët ashtu siç duhej dhe që nuk kishin nguruar t’iu shërbenin padronëve të tyre me devotshmëri edhe herë të tjera. “Ustallarë” të tillë, nuk ishte e vështirë të gjendeshin. Njëri ndër ta ishte Lutfi Rusi, deri vonë oficer i OZNA-s jugosllave, madje edhe kryeredaktor i “Flakës së Vllaznimit”, ndërsa tjetri dramaturgu Murteza Peza, drejtor i Radio Shkupit. Sipas direktivave të UDBsë, nga që gjithçka ishte pothuajse e gatshme dhe e përfunduar nga vetë Mahmut Dumani, ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjet që duhej të bënin ata duhej të ishin të papërfillshme, të lehta, “të padukshme e anësore”, por gjithsesi fine, që romani të ishte i gjetur në formë dhe në përmbajtje. Sa për gjuhën dhe anën letrare, “ustai” ishte gjithashtu i gatshëm. Ai ishte doktor Petro Janura, shefi i Rezidencës në Shkup. Pas këtij kombinacioni të hollë operativ, mbetej vetëm finalja: Arrestimi i Kapllan Resulit, si një “antijugosllav shumë i rrezikshëm” dhe rekrutimi e përpunimi në burgjet e Idrizovës i rolit të tij të mëtejshëm si atdhetar i madh, si shkrimtar dhe autor i romanit “Tradhtia”, që denonconte të gjitha punët e ndyra të Jugosllaveve kundër Kosovës.
Gjetje më e mirë, vështirë se mund të bëhej. Mbetej vetëm që dorëshkrimi i “Tradhtisë” t’i jepej “autorit” të tij, i cili duhej ta mësonte më parë përmendësh dhe ta përkthente pastaj në serbokroatisht. Me këtë punë, ai u mor “në burg” për afro një vit e gjysmë, kohë pas së cilës ai iu la në dorë shefave të tij variantin përfundimtar të romanit “Tradhtia” (Titulli ishte ndërruar që më parë, në zyrat e UDB-së.), të përkthyer e të firmosur prej tij. Edhe sot, ato fletore nxënësish të mbushura me një shkrim të pasigurt dhe jo fort të lexueshëm, plot me prishje, ndreqje e shkarravina, ruhen në dosjen e Kapllan Resulit. Ruhen me fanatizëm, ashtu siç është tradita e të gjitha shërbimeve sekrete serioze në botë, së bashku me instruksionet dhe detyrat e përcaktuara me rigorozitetin më të madh, të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin gati në një hero dhe do të përgatisnin terrenin për “arratisjen” nga burgu dhe “ikjen” në Shqipëri si një i përndjekur i njohur politik. Kështu, pra, nisi operacioni misterioz dhe perfid, me shifrën e koduar “K – Korabi”. Kështu, me romanin “Tradhtia” nën sqetull, Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri dhe nisi përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë së përjetshme......
Kam përshtypjen se dosja kryesore e këtij njeriu ruhet në qendrën e UDB-së në Beograd. Por edhe dosja me të cilën jam njohur unë, është e bollshme. Ajo të jep dorë dhe të ndihmon për të nxjerrë përfundime të sakta se çfarë ndodhte në atë kohë, si përfshiheshin njerëzit në veprime të tilla agjenturore, deri ku shtriheshin e shkonin intrigat dhe legjendat e shërbimeve të fshehta etj. Konkretisht, unë kam lexuar në atë dosje emra njerëzish të njohur, të cilët ishin thirrur në organet e UDB-së për biseda informative. Mes tyre edhe Fariha Hajrullahu, Esat Hoxha, Adem Demaçi, Esat Mekuli, Bahri Brisku dhe Adem Gajtani. Madje ky i fundit, pas një flirti të gjatë me bashkëshorten e Kapllan Resulit, i kërkoi asaj të martoheshin dhe këmbënguli që Kapllani të nënshkruante kërkesën për ndarje në burgun e Idrizovës. Dhe ky ishte një tjetër kombinacion i UDB-së. Ajo nuk i besonte askujt dhe synonte t’i mbyllte të gjitha shtigjet e ndonjë tërheqjeje të mundshme. Pra, me këtë ndarje të papritur në kohën që Kapllani ishte përfshirë në veprimtarinë e tij më të ethshme agjenturore, ajo kërkonte ta bënte fare leckë këtë të fundit, ta dëshpëronte dhe ta thyente moralisht, me qëllim që ai ta kishte më të lehtë nisjen për në Shqipëri, sipas planit. Në këtë kuptim, mendoj se të gjithë personat e lartpërmendur, ose një pjesë e mirë e tyre, duhet të kenë pasur dijeni se çfarë po ndodhte me të gjorin Kapllan. Më tej, unë pyes përsëri: Vallë, a nuk kanë pasur dijeni për “ikjen” e inskenuar të Kapllan Resulit edhe shokët e tij të burgut, si Rexhep Bunjaktu e të tjerë?
Patjetër që kanë pasur, sepse në atë kohë Kapllani nuk ishte aq i formuar sa t’i ruante sekretet me fanatizëm dhe të zbatonte deri në fund rregullat e konspiracionit. Nga ana tjetër, vetë fakti që, dashur e pa dashur, UDB-ja u detyrua të përfshinte disa persona, e bënte këtë operacion të brishtë dhe të lexueshëm edhe nga një njeri me zgjuarsi mesatare dhe jo më për ata që punonin në shërbimet e fshehta, ose për intelektualët me emër. Akoma më tej, para se të arrestohej dhe të humbte pa nam e pa nishan, Mahmut Dumani, duhej të kishte biseduar patjetër me më shumë se një person për romanin që kishte nëpër duar. Dhe, kur i njëjti roman u botua nën një emër tjetër, a thua nuk e kanë marrë vesh lojën agjenturore këta njerëz, nuk e kanë ditur ata se të gjitha materialet dhe dokumentet e Mahmut Dumanit u morën dhe u konfiskuan nga UDB-ja?!... Në një bisedë që kam pasur me shkrimtarin e shquar Murat Isaku, në Tetovë, në verën e vonë të vitit 1993, në praninë e Kapllan Resulit, i cili kishte ardhur tek unë në Çegran si mysafir nga Zvicra, ai më tha se ishte prej kohësh në dijeni për këtë, por nuk kishte guxuar të hapte gojë, nga frika e “fakirëve” shqiptarë, të cilët ishin të angazhuar si spiunë edhe në radhët e shkrimtarëve e gazetarëve... Për ta ilustruar këtë, Murat Isaku përmendi emrin e Muhamer Vishkos, por unë e di fort mirë se edhe shumë të tjerë, nga qejfi ose nga zori; e kanë zhvilluar atë veprimtari për një kohë të gjatë, për të mos thënë se ata që janë gjallë e vazhdojnë edhe sot. Po në atë bisedë, unë e pyeta Murat Isakun në dinte ndonjë gjë për Mahmut Dumanin dhe për dorëshkrimin e romanit të tij. Ai u step. Me sa di unë, këmbëngula, Mahmuti është “babai” i romanit “Tradhtia” dhe jo Kapllan Resuli, alias Resulbegoviq ose ,,akademik,, Buriqi… Murati më pa drejt në sy, buzëqeshi, dhe i ra shkurt bisedës: “Mos mëngacmoni, zoti Nafi, juve vetë pyesni e vetë përgjigjeni, sepse ju keni Punuar në SDB dhe e dini fort mirë të vërtetën .Para jush dhe para zotit Kapllan, Unë nuk guxoj të flas më gjatë për këtë...
Me mire bent e flet vete ,,Kallushi”! –tha ne fund Murat Isaku, disi I vrejtur ne fytyre ! Siç e thashë, kjo bisedë zhvillohej në praninë e vetë Kapllan Resulit, sado e çuditshme dhe paradoksale të tingëllojë një gjë e tillë. Me këtë rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: “Po vetë Kapllani, çfarë bëri, si reagonte, kur diskutohej në sy të tij se kishte qenë në shërbim të UDB-së dhe se, me urdhër të saj, kishte pranuar të merrte përsipër autorësinë e një romani që nuk e kishte shkruar kurrë vetë?... Kapllani i gjorë, nuk mund të reagonte.Dukej, disi i shashtrisur dhe ne fytyre fare i zverdhur, sikur ikishte rene pika. Si shërbëtor i vjetër e i mësuar i shërbimeve sekrete, ai i dinte mirë rregullat e lojës, sidomos atë rregullin, sipas të cilit heshtja është flori. Ai e dinte mirë gjithashtu se, kur një ish-punonjës i SDB-së ka vendosur të flasë, kjo gjë nuk mund të parandalohet…/ per cka me vone, ne shkrimet e veta Buriqi, ne shenje urejtjeje do shkruan per mua:,, Nafi Cegrani, ,,MAJOR,, I UDB-se,,/(?!?) Të paktën ai vetë, nuk kishte asnjë force, ende edhe sot nuk ka ndergjegje, per Te dale paara opinjonit shqiptare dhe te rreefen haptazi, cfare ndodhi me te gjate viteve te rrenuara udbashiane , per tab ere realen dhe te verteten publike… Por ai, gjersa qendroi ne shtepine time ne Cegran, orvatej ne menyra te ndryshme qe te me bindete te besoja se ka qene i mashtruar për ta bërë një gjë të tillë, ndonëse tërthorazi, në mënyra nga më të ndryshmet, më ishte lutur që ta kurseja dhe te mos flisnja, te mos e hapja gojën ne lidhje me romanin ,,Tradhtia,, dhe per ate se si eshte ,,arratisur,, nga burgu i ,,Idrizoves,, port a ndihmoja e te vehej ne kontakt me Esat Hoxhen dhe Rexhep Bunjakun. Sidomos kur e mori vesh se kisha lexuar dosjen e tij. Pas këtyre bisedave, ia dhash ta vesh Kapllani nje sako te re te cilen vellau im ma kishte derguar nga Amerika, dhe e ndihmova, duke e cuar me veture ne shtepine e Esad Hoxhes ne Shkup. Është e qartë se sot nuk duhet dhe nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës, sado e ëmbël, ose e hidhur që të jetë ajo. Le ta shohim atë drejt në sy, për t’u çliruar nga mëkatet e së kaluarës.Kete ia thash edhe Kapllanit me qellim qe t I jepja guximin e te rrefehej.Por ai kete nuk e beri…
******
Historia e letërsisë dhe e artit në përgjithësi, njeh shumë raste të ngjashme me këtë që po trajtojmë, për zhdukjen ose vjedhjen, për humbjen apo djegien e shumë veprave, librave e dorëshkrimeve të ndryshme, të sapunisura, të pambaruara ose edhe të përfunduara e të bëra gati për t’u publikuar. Ndër këto raste, është i njohur ai që lidhet me shkrimtarin e madh Eernest Heminguej, bashkëshortja e të cilit, duke udhëtuar për në Zvicër humbi për të mos u gjetur kurrë një baule të madhe plot me dorëshkrime. Një Zot i madh e di se çfarë kishte dhe përse flitej në ato dorëshkrime. Por, sigurisht, pas vetëvrasjes se novelistit të ardhshëm, ato dorëshkrime duhet të kenë rënë në ndonjë dorë “ustai” dhe, prej tyre, ndoshta ka lindur ndonjë shkrimtar i madh në Perëndim. Edhe ndonjë novelist tjetër, pse jo. Ndoshta!... Edhe N. Gogoli, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekur”, e dogji pak çaste para se të ndërronte jetë. Ndërsa për Mihal Shollohovin, një tjetër nobelist i madh ky, si dhe ish-oficer i shërbimeve sekrete bolshevike, thuhet se ka bërë emër duke vjedhur veprat e një ish-oficeri të ushtrisë së bardhë dhe, me pas, e ka likuiduar atë për të humbur gjurmët. Po, ç’të shkojmë aq larg, kur rastet i kemi midis nesh?
Kujtoj dorëshkrimin e Gjon Serreçit, i cili, vetëm disa ditë para se të binte në dorën e UDB-se, duke e parandier të keqen, ia dha atë Rizah Shkodriqit, për t’ia çuar Gajur Dërrallës në Shkup. Nuk e di se si, por edhe ky dorëshkrim, që bën fjalë për heroizmat, besën dhe tradhtitë shqiptare, ra më vonë në duart e UDB-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur pas arrestimit të Gajur Dërrallës. Edhe Ibrahim Lutfiu, veprim-tari i guximshëm nga Prizreni, vetëm disa çaste para se te arrestohej nga UDB-ja, pra në kohën që i kishin trokitur në portë, i vuri zjarrin dorëshkrimit të romanit të tij, në të cilin bëhej fjalë për heroizmat e Mullah Idrizit dhe Hasan Remnikut me shokë. Pas kësaj, Ibrahimi vrau edhe veten, për të mos përfunduar në skëterrën e UDBsë, por ata qe hynë egërsisht në shtëpinë e tij i futën duart me shpejtësi në zjarrin e vatrës e rrëmbyen dorëshkrimin dhe ashtu gjysmë të djegur e futën në arkivat e tyre në Prishtinë. Kështu mund të përmendim plot shembuj të tjerë, por ajo që ndodhi me romanin “Tradhtia” është shumë e veçantë, është një intrige sa agjenturore, aq edhe letrare, ndaj për këtë duhet gërmuar, gjurmuar, analizuar dhe shkruar nga specialistët dhe profesionistët e vërtetë të kësaj fushe. …
Në fund të fundit, nuk besoj se dorëshkrimi i Mahmut Dumanit është zhdukur përfundimisht. Ai ruhet me siguri nëpër arkivat e shërbimeve sekrete dhe ka mundësi të kërkohet e të gjendet, në përputhje me rregullat zyrtare, dhe mund të botohet ashtu siç e ka shkruar autori i vërtetë i tij, që romani të marrë vlerën e vërtete, atë që i takon. Pas kësaj, as Kapllan Resuli dhe as ndonjë Kapllan tjetër nuk do të mund të thonë më se edhe ata kanë punuar mbi faqet e romanit dhe, në këtë kuptim, janë po aq autorë të tij sa Mahmut Dumani... Për këtë, kemi sot një detyrim të madh moral e qytetar, për të mirën e historiografisë sonë shqiptare. Dhe, pasi ta kemi bërë këtë, atëherë ndoshta do të kujtohemi të pyesim: “Po me dorëshkrimet e Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit, Kasem Trebeshinës, Bilal Xhaferit, Kin Dushit, Jorgo Bllacit, vëllezërve Blloshmi, Avzi Nelës, apo edhe të Martin Camajt, çfarë ka ndodhur? Janë zhdukur, kanë humbur, apo ruhen diku, nëpër arkivat e mykura të ish-shtetit komunist shqiptar. Nëse janë ende nëpër ato arkiva, përse nuk bëhen sot kërkime për t’i gjetur e për t’i nxjerrë ata në dritën e vërtetë. Por le t’i kthehemi romanit “Tradhtia” dhe “autorit” të tij, Kapllan Resuli.
Me të dy edhe me librin edhe me gjoja autorin, UDB-ja realizoi një nga operacionet më spektakolare dhe më afatgjatë në Shqipëri. Por duket të pranojmë se në mjaft raste puna e Sigurimit të Shtetit ishte shumë e ngjashme me atë të Sigurimit Jugosllav, dhe kjo ndodhte qoftë se zbulimi e kundërzbulimi i të dyja palëve bashkëpunonin në fshehtësi, qoftë se, siç është bërë tashmë e njohur, pothuajse të gjithë ish-ministrat e Brendshëm dhe ndihmësit e tyre kryesorë në Shqipëri ishin vënë prej kohësh në shërbim të jugosllavëve, qoftë edhe se të dy shtetet udhëhiqeshin gati nga e njëjta ideologji, marksizëmleninizmi. Pra, të dyja palët i bashkonin armët kur ishte fjala për të devalvuar dinjitetin dhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, të cilët e kishin shpirtin të mbrujtur dhe të njësuar me ndjenjën dhe virtytin, që buronin nga gjaku dhe raca e tyre për qëllime të mbrapshta dhe për të bërë përçarje dhe hata ndër shqiptarinë, andej dhe këtej kufirit, duhej patjetër edhe ndonjë mollë sherriviktimë, duheshin edhe njerëz të verbuar, qoftë edhe si Kapllan Resuli, për t’i futur në rrjetën dhe lojën e UDB-së... Është e rëndësishme këtu të cek mënyrat, metodat, stilin e punës dhe të veprimit specifik të këtij lloj shërbimi, i cili dihet tashmë se ka qenë ndër më të tmerrshmit dhe më aktivët në Ballkan, në mos më gjerë. Në mënyrë të përkryer ai shërbim dinte të injektonte gjëra të çuditshme, të tmerrshme, shpesh edhe me pasojë për jetën e personit që binte në rrjetën e këtyre dramave të sajuara shpesh edhe në bazë të “ARGUMENT BACILINUMT” Dua të ndalem pak edhe në faktin se çfarë ndodhi me Kapllan Resulin pas “arratisjes” së tij në Shqipëri. Dihet se pas kësaj ai nisi të vërë në zbatim planin në bazë të detyrave që i ishin ngarkuar.
Nisi nga takimet me persona të caktuar, të rekomanduar nga padronët e tij. Nisi të mblidhte informacionet e kërkuara (Ndoshta në të gjithë këtë lojë, pati ndikimin e tij edhe vëllai i Kapllanit, ish-oficeri i KOS-it të Armatës Jugosllave, majori Xhevdet Resulbegoviçi), por, me sa di unë, të gjithë personat që takonte ai ishin nën vëzhgim, kështu që Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk e pati të vështirë që ta vinte edhe atë nën përpunim dhe t’iu servirte jugosllavëve materiale dhe informacione të paqena. Natyrisht, pa dijeninë dhe dashjen e Kapllan Resulit, i cili, pas botimit të romanit “Tradhtia”, që bëri shumë bujë edhe në Shqipëri, e ndjente veten në majat e lavdisë. Dhe nuk e kuptoi atëherë, e ndoshta nuk e kupton as sot, se ndoshta është pikërisht ky roman “i nëmur” shkaku i viteve të gjata të burgut të tij. Është e qartë se regjisorët dhe aktorët e kësaj drame pranuan të rrezikonin, për të përfituar diçka më të madhe, por ata kurrë nuk e kishin menduar se romani “Tradhtia” do të fitonte shumë shpejt aq popullaritet, sa ta lexonin pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin sadopak interes për letërsinë. Kjo ishte diçka e paparashikuar, që nuk iu leverdiste aspak titistëve, këndej dhe andej kufirit. Në këtë kuptim veprimtaria agjenturore e Kapllan Resulit, nuk kishte asnjë vlerë krahasuar me vlerën që kishte romani. Për t’ia arritur qëllimit i kishin vetëm një mënyrë: arrestimin e “autorit” të romanit ku për pasojë do të anatemohej edhe vepra e tij, do të shpallej herezi dhe do të hiqej nga qarkullimi dhe të digjej e të zhdukej krejtësisht. Dhe kështu ndodhi vërtet. I shkreti BUROVIÇ, kaloi vite e vite të tëra “nën hijen e qershisë” në burgun e Burrelit, në Spaç e gjetkë, ku e njohën edhe shumë shqiptarë të burgosur nga regjimi i atëhershëm enverist, Por kjo është një çështje tjetër.
Thonë se në burgosjen e Kapllanit në Shqipëri, ka gisht edhe Ismail Kadareja i madh, si dhe disa të tjerë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por, kjo nuk është diçka e panjohur, dihet se artistët, për shkak të rivaliteteve dhe zilisë janë shumë të gatshëm t’ia fusin njëri-tjetrit. Dhe, spiunllëku atje ku duhet, është gjeja më e thjeshtë për t’u bërë, aq më tepër kur dihet që shërbimet sekrete ofrojnë dhe garantojnë fshehtësinë dhe anonimatin e plotë. Në këtë këndvështrimi, kërkesa që bëhet sot në Shqipëri nga disa prej njerëzve më të mëdhenj të artit, nuk është gjë tjetër, veçse një farsë propagandistike, një lojë për ta rritur edhe më tej famën dhe emrin e tyre, si kampionë të demokracisë. Ata e dinë shumë mirë se dosjet nuk do të hapen kurrë, ata e kanë marrë prej kohësh garancinë se, çfarë është shkruar dhe ka ngrirë në ato dosje të errëta, nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit. Siç e kam mësuar më vonë, pas daljes nga burgu, Kapllani mbeti fare pa identitet kombëtar. Në vitin 1993, siç e kam përmendur edhe më lart, erdhi nga Zvicra në Çegran, u takuam së bashku edhe me Murat Isakun, Adriatik Kallullin, Xhezair Abazin e të tjerë, e të tjerë në qytetin e Tetovës. Shkoi edhe në Shkup, për të realizuar qëllimin për të cilin e kishte marrë tërë atë rrugë të gjatë: Ta nxirrte dosjen e tij nga SDB-ja, t’i shqyente dhe t’i fshinte njëherë e përgjithmonë si atë dosje, ashtu edhe dorëshkrimin origjinal të romanit “Tradhtia”, të shkruar me dorën e Mahmut Dumanit, por nuk ia arriti kësaj dhe iku andej nga erdhi me një mërzi të madhe. Pas ca ditësh, i pajisur çuditërisht me një pasaportë kroate dhe me një emër të trilluar, shkoi në Ulqin, ku i dha gazetës malazeze “Pobjeda” një nga intervistat më antishqiptare dhe më skandaloze të jetës së tij, duke deklaruar botërisht se nuk është shqiptar, por jugosllav . …
P.S.
Kush, kur dhe si u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) jugosllave?
Sherbimet e fshehta te sigurimit jugosllav anatomine e formimit e kane qe nga vitet 1944/46, fillimisht kur Rankoviqi ne ishullin Vis te Kroacise bashke me Titon /marshalin komintenist/,dhe kreret qe do te emrohen ne siperfaqesite e kesaj agjenture ne nivelin federative dhe atyre republikane dhe krahinore, sollen VENDIMIN e prere, duke themeluar VOSI-n dhe OZN-a, te cilat me vone u ,,shkrine ,, ne UDB-a dhe KOS, te drejtuara nga vet Rankoviqi deri ne vitin 1966, kur ky, ne Plenumin e BRioneve u ,,shkarkua,, ke urdher te Titos dhe te KQ te LKJ-se…
( Duhet theksuar se keta Sherbime famkeqe ne Kosove gjate viteve te tmerreve dhe vdekjes per shqiptaret, udhehiqeshin nga antishqiptaret me te rrezikshem sic ishin Milladin Popoviqi te cilin pas atentatit ne Prizren, e zevendesoi Spasoje Gjakoviqi, ky gjithnje nen direktivat e Dushan Mugoshes, Tempos dhe Rankoviqit…Duke emruar, njekohesisht edhe krere te falanges shqiptare me ,,pelqimin,, e Fadil Hoxhes, UDBJA dhe KOS-I udhehiqen edhe nga Mehmet Maliqi, Ali Shukrija, Gojko Medinica, Sahit Bakalli,Mehmet Shoshi, Cedo Mijoviqi e shume te tjere, gjer te ardhja e Selim Broshes, Muharrem Danes dhe disa spasiqash tjere shqiptare…)
Po keshtu ishte gjendja e tmerreve dhe vdekjes edhe per shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi !Pas Plenumit te Brioneve ne vere te vitit 1966 dhe renien e Rankoviqit, UDBJA jugosllave beri disa ,,ndryshime,, Brenda per Brenda dhe ,,disa nderime kuadrosh,, duke u shenderruar ne SDB (Luzhba Drzhavne Bezbednosti) Sherbimi i Sigurimit shteteror.( Por, ne popull ky sherbim famkeq mbahet mend dhe njihet si UDB).Gjersa KOS-i ,(Kontra obavestajna Sluzhba) mbete i pandryshuar si Sherbim ushtara i Kunderzbulimit,i cili ne saje te kometencave per sigurim shteteror,ka qene nen konstrollin e UDB-se dhe, pas renies se Rankoviqit SDB e ka kontrolluar KOS-in, deri ne shkaterrimin e Jugosllavise komuniste …( per te vazhduar me tej, gjate kohes se Mllosheviqit, UDBJA dhe KOSI bashkarisht, nje beteje te fshete klanor dhe mafioz duke shendruar rrjetet dhe selite e viteve te rrenuara te spiunazhit jugosllav, ne nje makineri te fuqishme dhe shume te rrezikshme te nentokes dhe krimit te organizuar, me njerez te stervitur dhe te cilet bene krime ne shtigjet ballkanike,duke ndjekur ne vazhdimesi veprimtari djalli dhe vdekje si ne Bosnje e Kroaci, njashtu edhe ne Kosove…ne kohe dhe hapesire, deri me daljen e UCK-se dhe ,, vdekjen ,, e Millosheviqit, - cili, ne fakt, sot jetojne bashke me gjeneralin Kadieviq, ne vila special qe mbrohen nga agjent special te Putinit ne Siberi!).
Por, kjo eshte nje histori tjeter, nje sage ndryshe ballkanike …

Komunistat e reformuar dhe sigurimcat në Shqipëri kërkojnë KQZ të nxjerrë rezultatin, tension para KQZ-së

http://www.shekulli.com.al/assets_c/2011/05/duhet-kqz-thumb-250x139-25070.jpg
"Berisha të ndalë aventurën me pasoja për stabilitetin e vendit me skenën e përgatitur për një krim të pashembullt nga KQZ-ja. Qytetarët janë të thirrur në frymën e revoltës popullore që të mos lejojnë vjedhjen e votës", deklaroi Kodheli.



 
 
 
 
 
 
 
- Partia Socialiste e Shqipërisë ripërsëriti dje në mbrëmje kërkesën e saj, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për bashkinë e Tiranës, në të kundërtën, do të përballet me një revoltë popullore.

"KQZ-ja duhet thjesht të nxjerrë rezultatin e Tiranës si shumë aritmetike e 11 tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo njësi bashkiake në kryeqytet. Çdo rezultat tjetër është një dhunim i patolerueshëm, të cilit populli do detyrohet t'i përgjigjet me të gjithë fuqinë e vet", tha deputetja e PS-së dhe zedhenese e kryesise se PS-se, Mimi Kodheli.

 


http://www.shekulli.com.al/mbledhja-duhet-kqz.JPG









Ajo njoftoi se, nëse KQZ nuk tërhiqet nga synimi i saj, atëherë do të përballet me revoltën popullore.

"Berisha të ndalë aventurën me pasoja për stabilitetin e vendit me skenën e përgatitur për një krim të pashembullt nga KQZ-ja. Qytetarët janë të thirrur në frymën e revoltës popullore që të mos lejojnë vjedhjen e votës", deklaroi Kodheli.

Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se, duke bllokuar KQZ-në në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të anashkalojë procesin vetëm për përfitimet e tij personale.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së kryetarja e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës për koalicionin "Aleanca për qytetarin", Jorida Tabaku tha se, "është bërë e qartë sot nga veprimet e Edi Ramës se, ndërsa të gjitha votat numërohen sipas një procesi të ligjshëm, ai do të kërkojë revoltë, sepse nëse të gjitha votat numërohen, ai do të humbë".

Tabaku u shpreh se "duke bllokuar KQZ-në, Rama në mënyrë të deshpëruar, kërkon të anashkalojë procesin e ligjshëm, vetëm për përfitimet e tij personale".

"Rama kërkon të anashkalojë procesin dhe kërkon të mbytë zërin e qytetarëve, sepse nuk i pëlqen ajo ç'ka ata kanë thenë", tha më tej Tabaku.

Ajo akuzoi Ramën se "po bën gjithcka për të ruajtur karrigen e tij".

kRIMINELËT E EDVINIT DËSHIROJNË TA MARRIN PUSHTETIN ME DHUNË

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në mbrojtje të votës së lirë. Në një prononcim për mediat pas miratimit nga ana e KQZ-së së aktit normative, deputeti Xhafa theksoi se me këtë veprim është instaluar përfundimisht diktatura në Shqipëri.

“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
http://www.botasot.info/img/n.fatmir_xhafa8.jpg Komunisti i Enverit ,tash Deputet i Kuvendit Shqiptar :Fatmir Xhafa

“Maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, dhe respektim të ligjit”. Ky eshte apeli i kreut te shtetit, Bamir Topi bere per situaten pasgjedhore, gjate takimit te zhvilluar sot me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, shoqeruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Presidenti Topi ritheksoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë “respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.”

http://www.botasot.info/img/ttt9510.jpg
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan faktin se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës si dhe detyrimeve të tjera që nevojiten për anëtarësimin në familjen evropiane.
Në këtë prizëm, për t’i shërbyer axhendës evropiane të Shqipërisë, Presidenti Topi vlerësoi si “të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë”.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falenderimet e tij për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi punën dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.
Zyrtari i lartë i BE-së, zoti Sanino, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.

 

Sali Berisha takon Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE

Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfarth, dhe Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi
Në takim u bisedua për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, i cili po vijon pas mbylljes së qëndrave të votimit.
http://www.botasot.info/img/b.takon1305634815-2.jpg
Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht. Ata theksuan se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit.


Nga ana e tij kryeministri Berisha i falenderoi Ambasadorët për kontributin e çmuar që ata dhanë nëpërmjet angazhimit personal dhe të stafit të tyre si në ditën e zgjedhjeve ashtu dhe gjatë numërimit të votave. Kryeministri theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kryeministri Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.
Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare. Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e çertifikuara sipas ligjit.
Kryeministri gjithashtu nënvizoi se sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transaparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin.

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është larguar nga selia e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama.

Diplomati amerikan është shoqëruar nga kreu i opozitës Edi Rama jashtë ambjenteve të selisë rozë ndërsa mbështetës të PS-ja të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të selisë në mbështetje të liderit të tyre.

Mendohet se në qendër të diskutimeve ka qënë tensionet e krijuara pas zgjedhjeve vendore tw 8 majit. Ndërkohë në këto moment ka filluar mbledhja e grupit parlamentar socialist ku do të diskutohet në lidhje me qëndrimet që do të mbajë PS-ja në lidhje me vendimin e KQZ-së për t`i cilësuar sit ë vlefshme fletët e kontestuara.

Kandidati për Kryebashkiak dënon presionin politik ndaj KQZ dhe shprehet se votat për kryetar në kutitë e gabuara, janë të vlefshme
 
Dua ta nis duke falenderuar edhe një herë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit, që po punojnë për të përfunduar procesin e numërimit për këto zgjedhje. Ndërsa janë numëruar kutitë për Kryebashkiak, ka kuti të tjera për funksione të tjera, të cilat duhet të numërohen ende, për të pasur një numërim të plotë për këto zgjedhje.
Ndërsa kjo po ndodh, unë pres i qetë dhe me durim rezultatin dhe certifikimin përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, unë jam më i vendosur se kurrë, që çdo votë të numërohet dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Çdo rezultat që nuk lejon zërat e të gjithë qytetarëve të dëgjohen nuk është një përshkrim i saktë i vullnetit të zgjedhësve në një demokraci.

Sot, pak më herët z. Rama pretendoi se numërimi i votave ka përfunduar, e ndersa ai mund të urojë që kjo të jetë e vërtetë, jo çdo votë është numëruar, dhe ende nuk është dëgjuar zeri i çdo qytetari që ka votuar.
Sot, unë i kam kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - në cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - që të numëroje votat e vendosura aksidentalisht në kutitë për funksionet e tjera. Këto, janë vota plotësisht të vlefshme të këtyre zgjedhjeve, dhe askush nuk ka të drejtë tua mohoje vullnetin këtyre qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.

Ky është procesi që disa bashkëpunëtorë të z.Rama kanë bllokuar tani në një perpjekje të dëshpëruar. Uroj që zoti Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e çdo vote dhe të mbysë zërin e qytetarëve. Uroj po kështu që qetësia dhe durimi të mbizotërojnë dhe ti rikthehemi punës për të përmbyllur një proces që të gjithë duam të përfundojë.
Në fund, kjo nuk ka të bëjë as me mua, as me z.Rama, por me faktin nëse zëri i çdo qytetari do të dëgjohet dhe çdo votë do të numërohet, sepse ky është thelbi i demokracisë.

Une i kërkoj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - ne cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - të numëroje çdo votë që aktualisht nuk është numëruar dhe ta bëjë këtë në mënyre objektive, të ndershme, transparente dhe apolitike.

Çdo përpjekje për ti bërë presion apo për të kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ketij procesi, është një përpjekje për të shtrembëruar procesin demokratik. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që ky proces të vazhdojë të jetë i ndershem, i lirë, transparent dhe i saktë.

Rama, Berishës: S’ka forcë të na vjedhë rezultatin

“Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë”. Me këtë apel i është drejtuar sot kreu i PS-së, Edi Rama, kryeministrit të vendit, Sali Berisha, duke kërkuar sërish nga KQz certifikimin e rezultatit për Tiranën.
Rama ka deklaruar se nuk do të ketë forcë që të ‘vjedhë rezultatin’. Rama e ka quajtur jo vetëm antiligjore, por edhe të papranueshme situatën në KQZ, ku pritet miratimi i aktit që rreshton votat e hehdura në kutitë e gabuara, si pjesë të rezultatit.
“KQZ ka detyrimin ligjor të shpallë rezultatin mbështetur mbi procesverbalet. Nuk kemi pasur iluzion se kjo KQZ mund të sillet normalisht me të drejtat e opozitës. Por ajo që po ndodh kalon cdo cak të arsyes dhe kërcënon kufirin e durimit të popullit.
Po tentohet të përmbyset rezultati me një vendin të paligjshëm, akt dhune që kërcënon stabilitetin e vendit. Apeli im për Saliun është të ndalet këtu dhe të mos imponojë shkelje ligjore që minon themelet e bashkëjetesës demokratike”- ka thënë Rama.
Sipas tij, vendi ka nevojë për siguri dhe shqiptarëve politika u detyrohet respekt për votën, punë dhe vizion për të ardhmen.
“Ajo që po ndodh në KQZ mban erën e keqe të historive të shkuara që s’mund e s’duhet të përsëriten. Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë”- ka thënë Rama.
Sipas tij, nxjerrja e rezultatit është kërkesë e ligjit, qytetarëve, ndërkombëtarëve, e shprehur qartë sot.

DOSJA E BLERIM KUÇIT I ËSHTË DORËZUAR GJYKATËS SË HAGËS

Sokol Dobruna: Spiunët, me kënaqësi do t'i vrisja

Sokol Dobruna, ish udhëheqësi i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, ka folur sërish për të kaluarën e tij, veprimtarinë e organit që ka udhëhequr dhe arrestimet gjatë luftës. Gjatë një interviste në Klan Kosova, Dobruna mbrëmë ka folur për rastin Kuçi, duke thënë se ai shpëtoi nga ekzekutimi pasi në kohën e fillimit të bombardimeve të NATO-s nuk kishte ushtarë sa duhej për ta kryer ekzekutimin dhe nuk mund të arrihej efekti juridik.
Sipas tij, dosja Kuçi i është dorëzuar Hagës. 70 vjeçari Dobruna, me profesion jurist që jeton në Gjakovë, ka folur edhe për rastin e një të arrestuari shqiptar, ish-drejtori i Burgut të Vushtrrisë, Sherafedin Ajeti, për të cilin ka thënë se ishte spiun por nuk di çfarë ka ndodhur me të gjatë luftës dhe ka dëgjuar se është vrarë.
"Nuk ka pas kurrfarë vendimi për të. Po të kishte proces gjyqësor kundër tij, me kënaqësi e kisha pushkatu. Me dorën teme e kisha kry këtë", ka thënë shprehimisht Dobruna, duke folur edhe për babanë e Ajetit që ishte ndër bashkëpunëtorët e Millosheviqit.
Në fund ai është ndalur edhe në dëshmitarin X, në rastin e Kleçkës që ka thënë se e njeh mirë. Për një moment ka përmendur nofkën Komandant Murrizi, ndërsa ka thënë se ai nuk ka mund të bëjë asgjë pa urdhrat e tij.
 http://www.botasot.info/img/434ere-1.jpg

Sokol Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Blerim Kuçin

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.
Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e plumbave të manovrave.
“Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”, thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton, teksa nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës, Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta.
Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna që tash ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë nuk ndien asnjë fije mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë. “Spiunët vriten gjithkund”, thotë ai.
Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës dhe shton se nëse ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit – ka bërë mirë!
Dobruna në këtë intervistë të gjatë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë gabime. Gabimet më të mëdha, sipas tij, janë bërë me rastin e mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut. Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë.
Ai tregon një rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe zëvendëskomandant. Mirëpo Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë.
Sokol Dobruna flet edhe për procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, të cilin e vlerëson lart. Limaj, sipas tij, nuk ka “shpirt krimineli”, ndërsa tregon raste kur ish-komandant Çeliku kishte liruar të burgosur.
Dobruna thotë edhe se i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh mirë dëshmitarin kundër Limajt, të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg.

2011/05/17

Gjatë majit promovovohet libri i Engjël Koliqit “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Engjëll Koliqi, nga Stublla e Vitisë,gjatë muajit maj(ende nuk dihet data)do të bejë në Prishtinë promovimin e librit “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë

     
      Në këtë promovim, që planifikohet të jetë nën patronazhin e Presidencës së Kosovës, parashihet të flasin këta persona:
-          Naim Kelmendi, redaktor dhe botues i librit,
-          Enver Bytyçi, biograf i njohur i Ibrahim Rugovës,
-          Ndue Ukaj, njëri nga pjesëmarrësit e librit,
-          Dr Don Lush Gjergji, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Presidentit Rugova,
-          Flori Bruçi, njëri ndër pjesëmarrësit e librit,
-          Përfaqësues të institucioneve tona shtetërore, nëse mund të vijnë (parashihet të jenë: presidentja Atifete Jahjaga, kryemistri Hashim Thaçi, ish presidenti (tani zëvendëskryeministër i parë Behxhet Pacolli, ish presidenti Fatmir Sejdiu dhe ndonjë nga familjarët e Ibrahim Rugovës.
-          Moderator Sarë Gjergji.


Përveç massmediave të shkruara dhe elektronike, kombëtare, parashihet të jetë edhe operatori i njohur – kameraman Selajdin Osmani, nga Vitia, i cili do e filmojë komplet promovimin, për t’ia dhuruar autorit një DVD.

Të ftuarit në promovim mund të jenë qindra persona, nga të gjitha trojet tona etnike, edhe nga diaspora.


Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.
Edukimi Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë.

Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar.

I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe.

Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij.

Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.

Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.

“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Është  botuar edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën portugeze – “Ndjenjë Drite”( 2007).

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Koliqi kryesisht ka vepruar  në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula.

Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës.

Në Brazil  si dhe në Itali zoti Engjël Koliqi  është shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm mbarë shqiptar , që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri në çështjen madhore- kombëtare !

Flori Bruqi

NGA RIZA LAHI‏ : KAPITENIA PLAKË

KAPITENIA PLAKË
 
     Junik, qershor, 1998
 
 
Ranë gjylet që nga qielli¼
¼drejtë qiellit derdhet flakë
mure derdhen katër anët
pandërprerë, dy orë e pak;
 
fëmijë, gra të lemerisura
flokëpërzhitura në panik¼
Ah, këta “Tigrat e Arkanit”
Kishin hyrë në Junik
 
Por dikush është mbërthyer
E s’shqitet nga dhoma e miqve
Me rrobet e varrit veshur
plaka e shtëpisë së Krasniqëve
 
Trerët nisën e po bien
Dhe minderet morën flakë¼
Plaka e vjetër e Krasniqëve
Si ikonë mbi konak
 
“Dil, moj nënë, se po digjesh
dil, për mua”, qanë e mbesa
“T’i puthë nëna sytë e ballit
Ik, se unë do të vdes, qe besa.
 
Kur kam ardhur këtu nuse
Mbi duvak më hodhën oriz
Këtu kafe u kam qitë miqve¼
Të keqen nëna, nuk lëviz!
 
Ik, moj fëllanxë, moj lulja e nanës
Ik, më lër vetëm, mos qaj
Kur të nisë të më dalë shpirti
Do të shoh nuse me pajë
 
Velin unë do ta ujdis
Unë do të të hyp në kalë
Kur t’i vë buzët mbi ball
Atëherë shpirti do më dalë
 
Amanet, moj bijë , për mua
Kur të lindësh një bebush
Po qe vajzë, ma kujto emrin
Se të desha si askush.
 
Dheu s’lëvizë, e unë dheu jam
Se u mplaka në këtë konak¼
¼Një copë shpirt, gja tjetër s’kam
Për Kosovo, njatë do ta nap!”
 
Xxx
 
Kur anijen veterane
Ta përpijë nis oqeani
Të gjith hipin nëpër varka
Por nuk hipën kapedani
 
Kapedani përshëndetë
Varkëtarët dhe një herë
Para se , tok me anijen
Ta përpijë për jetë humnera¼
 
Një anije kosovare
Panë si e mori oqeani
Atë qershorë në Junik
Kriminelat e Arkanit

Një shkrimtar francez – Ambasador i çështjes shqiptare

Abaz Pllana




           Abaz Pllana 





Përshëndetje,

Zoti Gilbert Gardes këto ditë është në Kosovë. Do të jetë shumë me vend nëse ky shkrim do të mund të botohet në faqet e gazetës suaj.
Falemnderit

Abaz Pllana




Një shkrimtar francez – Ambasador i çështjes shqiptare

Shqiptarëve dhe çështjes shqiptare gjatë gjithë historisë i kanë dalë në krah vazhdimisht  personalitete të njohura nga bota. Shumë figura të çmuara ndërkombëtare u angazhuan në periudha të ndryshme për të vënë drejtësi në zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Në Francë Shqiptarët e kanë ambasadorin e tyre : shkrimtarin francez Gilbert Gardes. Njohës dhe studiues i mirë i çështjesh shqiptare prej mëse 15 vitesh, Gilbert Grades ka vendosur sot që të bëjë akoma më shumë për shqiptarët.




Kush është Gilbert Gardes ?

Gilbert Gardes ka lindur në vitin 1942 në Saint Etienne të Francës. Ka përfunduar studimet për histori të artit dhe ka doktoruar po në të njëjtën fushë në Universitetin Lumiere të Lionit. Ka doktoruar gjithashtu në letërsi në Universitetin e Sorbonës. Ka qenë një ndër hulumtuesit më të shquar për gjuhën dhe historinë e artit në CNRS (Qendra Nacionale për Hulumtime Shkencore) që nga viti 1975 deri në vitin 2006. Shquhet si njohës shumë i mirë në fushën e identitetit dhe trashëgimisë. Deri tani ka botuar mbi 240 tituj në fushën e arkitekturës, artit bashkëkohor, skulpturës, ikonografisë, urbanizmit, pikturës, biografisë, udhëtimeve dhe fushave tjera. Është sekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Ndërkombëtare "Kujtesa e gdhendur".

Në mesin e botimeve të shumta të tij, një pjesë e konsiderueshme i kushtohen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndër botimet më të rëndësishme të zotit Gilbert Gardes për shqiptarët mund të përmendim "La Guide de l’Albanie" (Udhërrëfyes për Shqipërinë), libri i parë i botuar i këtij lloji në Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Me rëndësi të veçantë janë edhe shkrimet e tij në Buletinin Bashkiak të Lionit me titull "Lioni dhe Kosova". Këto shkrime të botuara në prag të Pavarësisë së Kosovës ishin një përkrahje e fuqishme për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës që ishin mbajtur të pushtuar për më shumë se një shekull nga Serbia.

Shkrimet e tjera të zotit Gilbert Gardes për shqiptarët dhe Shqipërinë mund t’i gjeni edhe në faqen e tij të internetit www.gilbert-gardes.fr

Për miqësinë e tij me shqiptarët, për punën e tij të palodhshme publicistike në përkrahje të shqiptarëve, Shoqëria Shqiptare "Iliria" në Lion të Francës i dha titullin Anëtar Nderi në vigjilie të festave të Nëntorit, më 20 nëntor 2010. Kjo mirënjohje u dha në praninë e ambasadorit shqiptar në Paris, zotit Ylljet Aliçka.

Javën e shkuar, zoti Gilbert Gardes u nis nga Gjeneva për Prishtinë. Do të vizitojë qytete, fshatra, institucione të artit dhe kulturës për të mbledhur materiale për botimin e një libri për shqiptarët. Ai nuk do të ndalet në kufinjtë e sotëm administrativë. Shqiptarët janë shqiptarë pavarësisht se ku jetojnë. Me vizitën e tij dhe me materialet e grumbulluara shpresojmë së shpejti të kemi një libër të çmuar për trashëgiminë, kulturën, historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe viseve tjera shqiptare në Ballkan.

Eshtë fat për kombin tonë që një personalitet i njohur francez i kushtohet çështjes së shqiptarëve përmes librave të tij, që pa dyshim, kanë jehonë në qarqet intelektuale e politike. 

Besoj se subjektet e ndryshme arsimore, politike e kulturore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të tregohen të gatshëm për të mbështetur kërkimin e zotit Gilbert Gardes. Ta përkrahim punën e madhe të një miku kaq të madh të shqiptarëve. Ta arsyetojmë denjësisht dashurinë e tij për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Shqiptarët kudo ku jetojnë ju urojnë - Mirë se erdhët në mesin tonë Gilbert. Bukën, kripën dhe zemrën e kemi pasur çdoherë për mikun. E kemi natyrisht edhe për ju. Urojmë edhe për një sukses tjetër tuajin dhe përforcim të miqësisë sonë.

Abaz Pllana
16 maj 2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...