Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/19

Kristaq Turtulli : Poemth për nënën

                      

                            Rënkoi thellë në heshtje,
                            Flokëbardha,
                            Trupvogla,

Fjalëmbla,
Brengëmadhja
Thatimja,
E munduara,
Pak e kërrusura,
Madhështorja
E rrëgjuara,
Nëna ime,
Dhe u ndeh e tëra,
U drodh më pas si gjethi në vjeshtë,
U shkundën rrapet e lashta.
 Malet e larta u kollitën rëndë.

E përgjëruar u përgjunj NËNA,
Iu tha në fyt fjala.
Buzën kafshoi me dhembje,
Currili i gjakut të saj pikoi mbi përgjumje,
Kur pa diellin që u  mbështoll i murrëtyer me pelerinë
Dhe pa vështruar përqark
U tërhoq  me ngutje,
Krenarithyer,
I trishtuar,
I nervozuar,
I përbuzur,
I mohuar.

Ardhësit e rinj paturpësisht
I thanë:
Jetëdhënësit,
Ndriçonjësit,
Diellorit.
Shko plako, shko,
U qëro.
Të ka skaduar leja e hyrjes
Për të dhenë dritë.
Je bërë si një e vjetër monedhë,
Pa vlerë.
Të tjerë diej të rinj më modernë,
Shkëlqimtarë,
Priten të vijnë.
Ne, vetëm ne do bëjmë historinë.

Aty më tej u zgërdhi,
U lëpi,
Hëna verdhashe,
Tinëzare,
E shndërruar në kosore,
Si koketë u përdrodh në hapësirë.
Mbështjellë me pluhurin e hirte,
Yjet kërkonte ti magjepste dhe ti krasiste,
Ti bënte të shëmtuar,
Qorrë.
Qerosë.
Lapangjozë,
Të mos kish më vezullime dhe jetë.
Le të ishte thjesht një gropë e zezë.

Poshtë në tokë,
U mpi,
Ngriu,
Katarakti i ëndrrës,
Ngeli,
I varur në kujtesë,
Si një relikt e vjetër e shpërdoruar,
Si një pezhishkë.
Gurët e kalldrëmeve të shpresës,
Nuk mund të shkëndijonin më.

Ylberët ishin shndërruar në zvarranikë të pistë.
Ishte bërë natë.
Qielli u pushtua prej hijeve
Dhe anktheve.
Kish ardhur koha e xhahilëve
E djajve.
Me gishtërinj të shpoheshin sytë.
Një tam- tam i ri ogurzi ndehej skajeve.

Qyteti në gji të maleve,
Ish mbledhur,
Bërë sa një guaskë,
Memec,
Gjuhëtharë,
ligështuar,
Trembur,
Shurdhuar,
Verbuar.
I dridheshin duart e lidhur me pranga,
I ishin lagur të ndenjurat.
Malet u bënë kodra.
Sytë e të gjithëve ishin mbyllur nga sklepat...

U zbuten rrudhat
Prej lotit të kristaltë,
Të flokargjendes nënës sime.
Errësirën do të përzërë,
Ndaj lan çdo sekondë dhe minutë,
Pastron shtëpinë, shkallët
dhe gurët e kalldrëmeve,
Të mos shkelë,
Mbi pabesinë dhe hidhësinë
I heshturi,
I ndershmi,
I vuajturi,
I pamposhturi
Babai.

E ëmbla
Dhe e rreshkura nëna ime
E donte buzëqeshjen,
Miqësinë,
Gazmendin e çiltër
Ninullën e bukur,
Detin e kaltër,
Burimet e kristalta,
Fushat e gjelbra,
Nektarin e luleve,
Flladin e lehtë,
Erën e fortë të maleve,
Dritën jetëdhënëse të diellit.
Të gjitha i donte,
Sepse ish nënë.
Por ishte natë.
Nuk kish kush ti thoshte,
Mos u ligështo,
Rrëgjo,
Mos vuaj moj nënë.

Se për të të gjithë ishin njëlloj,
fëmijë,
Me dhembje prej barkut nxjerrë,
Të ligj,
Të prapë,
Çamarrokë apo të mirë.

Diellori u kish thënë të marrëve lamtumirë.
Ndaj drithërohej nena dhe përlotej në heshtje,
Të gjitha ishin tretur tutje.
Ardhacakët e rinj  egërsisht i kishin  prerë,
Meridianët dhe paralelet e lidhjeve,
Shkatërruar urat e shtyllës kurrizore
Dhe brinjëve.

Qielli ish pushtuar prej anktheve.
Qysh kur fyen, nervozuan dritëdhënësin,
Përzunë,
I thanë:
Shko shtrig, shko,
Të ka skaduar leja e hyrjes,
Je veç një vjetërsirë,
Fundërrinë,
Dhe shiko, mos e sill kokën më,
Se ti thyejmë këmbët.

NËNA
Gjithnjë si NËNË,
Hapte zemrën,
shtrinte krahët,
Linte erërat e shekujve të frynin,
Të oshtinin,
Le ti dërmonin gjoksin,
Le të kërrusej gjithnjë e më shumë.
Lutej nëna, ftonte diellorin,
Të flakte tutje zemërimin.
O ti i Pazëvendësueshmi,
Drita,
Jetëdhënësi.

Heshtje.

Diellor, i bukuri i nënosë,
More djalë i mbarë,
Fali ardhësit e rinj, janë çiliminj të prapë,
Nuk dinë se ç'bëjnë...
Përsëri heshtje.
Por nëna ngulmonte.

Me sa kuptoj unë,
NËNA dhe DIELLI,
Nuk dinë të mbajnë kurrë mëri.
Nënat janë mësuar të dhurojnë jetë,
Ngrohtësi,
Dashuri,
Sikundër dhe ti.

Dielli nuk përgjigjej, qëndronte kokëfortë,
Për herë të parë,
Në miliona vjet ish fyer, zbuar aq rëndë,
Përtypte në heshtje nën pelerinë,
Mërinë.

Nëna u mpak, u shtang si shtatore,
Si të gjitha nënat që treten,
Thërrmohen shtigjeve,
Edhe nëse vdesin,
Fryma e tyre,
Mbart vargmalet e shekujve.

Nuk kish kohë Nëna.
A mund të fashiten shpejt mëritë dhe marrëzitë
E njerëzve..?!
Shpejtoi nëna të mblidhte xixëllonjat e trembura,
Të fshehura nëpër hatulla
Të memories.
Për të  krijuar rezen e parë të dritës.

Nënat asnjëherë nuk kanë gjumë të qetë,
Ato nuk mund të flenë.
Palltoja e gjatë, gri e halleve,
Nuk kish vetëm babanë nën vete.
Por gjithë botën e madhe...

Lotonte nëna në heshtje, por gjithë krenari,
Nuk është thjesht grua, por nënë,
Universin mbart mbi supe,
Si një legjendë më këmbë.
Meridianët u korkolepsën u nxinë,
Akullnajat u  shkrinë u bënë baltovinë.
Zogjtë dhe peshqit humbën humnerave.

Ndaj duart e fisnikes nxitonin,
Dridheshin.
Nuk kish kohë.
Xixëllonjat e memories kërkonin të iknin,
Të shkisnin.
Ato zhurmonin,
U trembeshin ardhësve të rinj,
Ata nuk kishin mëshirë.

Mblodhi nëna disa copëza.
Xixëllonjat në botën e duarve të nënës,
Gumëzhinin, grindeshin,
 Pëllëmbët hidhshëm ia pickonin.
 E drithëruar priste madhështorja,
E thjeshta,
Deri në dhembje.
Priste.

Priste,
Oshtinë hapat e rënda të babait,
 Mbi kalldrëme,
Shtriu krahët nëna,
U kryqëzuan horizontet,
Hapi gishtërinjtë,
Hodhi mbi të dashurin të voglat dritëza.
Derdhi vetëtimthi shikimin mbi mua,
më tha:
Vocërrak nuk është kurrë vonë.
Pas teje të tjerë do vijnë.
Nuk ka botë pa nënë.
Me diellin matet
Që ngroh dhe ndrit.
Dëgjon bir, vrapo,
vrapo,
Ndiq rezen e DRITËS,
Të gjesh lumin e SHPRESËS,
JETËS....

Kristaq Turtulli
Toronto Maj 2011

Cikël poetik nga Kozeta Zylo : "Nje pike Hene shtrydhe duarsh"



Kozeta Zylo, New York



E fundit që jep shpirt…
 
Zërin se kam bilbil, të të kendojë mbi degë,
As si i ëmbli Naim, të të mjekojë buzën e çarë,
Por po të fal sythin e fjalës, që çel në pranverë,
Dhe Hënën tek parku, që të prêt me aq mall.
Dhe shfaqesh ti pranë pemëve të heshtura,
Me vjeshtën e florinjtë, që gjethet rrëzon,
Në kujtimin e bukur, lotëve të patretura,
Brenda gjoksit të Hënës, veç ti qëndron.
E mbështjellë kujtimin me të butin mëndafsh,
Dhe vesh pemën e zhveshur, nudo nga vjeshta,
Si shenjtore e heshtur, mes kopshtit qëndron,
E fundit që jep shpirt, është vetëm shpresa!
 
Manhattan, 1997
 
Një pikë Hëne
 
Erdhe mbrëmë në kalë shaluar,
Në ca shtigje që s’i di,
Një pikë hëne shtrydhe duarsh,
Si Sadiu re në gji.
Kishja veshur fustan dielli,
Terrin e muzgut more peng,
Brenda buzëve, mjaltë lëshove,
Bilbil prilli që më çmend!
Me lotë shpirti njome shtratin,
Nga dritarja Hëna qeshte,
Të mos mbyteshim të dy,
Unë i piva, gjithë për vehte!
 
New York, 2009
 
NË ACARIN E SHKURTIT
 
Ma grise qiellin e shpirtit i rëndi trishtim,
Me natën e ikjes zemrën ma plogështon,
Është ecje e fundit bulevardit tim,
Në acarin e shkurtit pishat i kundroj.
Eh, ndarje e hidhur, e rënda ndarje,
C’më gjete ca qoshëza në dhomëzat e shpirtit,
Seç rrinë të strukura, të rreshkura pa
frymëmarrje,
Si ca dru të djegura, mbetur në ngjyrë hiri.
Edhe kur avionit shkarazi do t’i hipi,
Me këmbët zvarrë, rrugëve të përbaltura,
Me vete do të marr krahët e hallakatura,
Që s’dinë ku do të përplasen tutje në
Perëndim!
 
Tiranë, 27 Shkurt, 1997
 
Nxënësit pres…
 
(Në kujtim të 7 Marsit)
 
Thellë zemrës një dashuri,
Belbëzon shpirtit kulluar,
Në këtë mbrëmje nostalgji,
Më puth Hëna drithëruar.
Dhe vjen mëngjesi përmbi vesë,
Pa degë mimozash nëpër duar,
Çdo 7 Mars nxënësit pres…,
Me lotë malli, pikëlluar.
Më vini shpesh me krahë magjie,
Të butëzën fjalë sillni pranë,
Ç’m’i flladisni sot mendimet,
Si krahë pulëbardhash mbi oqean.
Eshtë kaq e dhimbshme të jem pa ju,
Sa mjegullohet çdo gjë që ndrin,
Ditë e mësuesit rëndon këtu,
Bashkë me hartimet mbi tavolinë...
Eci Nju Jorkut kuturu,
Me Korçën lule nëpër shpirt,
Në bebëzën e syrit jeni ju,
Dhe me hartimet që bëj flirt!
Dhimbja e prushtë brenda meje,
Psallm deliri sjell mahnitur,
Vetëm me një mimozë Tirane,
Ka të ngjarë, t’ju kem papritur…!
 
New York
7 Mars...

RIZA LAHI : NJË SOPRANO KËNDON KËNGË TË LUFTËS ANTIFASHSTE….



RIZA LAHI



Në anën tjetër të nr.2256040, pas tingujve të njohur në gjithë botën të “Pod moskovnie vjeçerom”, erdhi një zë vajzëror dhe  me një shqipe të pastër më njoftoi se “ Për fat të keq, ende nuk është bërë gjë për Shvedçikovin.Por…”
Po plas që të na vijë në vëndin tonë njëri nga poetët më të mëdhej të njerëzimit të sotëm. Është rusi Adolf Shvedçikov, 74 vjeç dhe shkruan poezi ( e kush shkruan poezi më në këtë moshë? Mirëpo….dje unë zbulova një “Shvedçikov shqiptar” që është 2-3 vjet më I madh nga gjiganti rus dhe, popo….shkruante poezi shumë të bukura, të mrekullueshme,  por do të shkruajmë një herë tjetër, kur do t’ua tregojmë dhe  emrin dhe artin e tij …). Shvedçikov, ka shkruar dhe një poezi për shqiptarët dhe kushedi se çfar mrekullirash poetike do t’i dhuronte miqësisë së dy popujve tanë,  po të na vinte!!! Unë që kam përkthyer dhe botuar një cikël të tij dhe e kam mik, hmmm…nuk kam bërë asnjë përpjekje praën ministrisë sonë të Turizmit…E vetmja gjë që kam bërë gjer tani që të vijë, ja…”mos e sjell ambasada ruse?!”
Ky “Por” - i zërit të ëmblë të atasheut kulturor të ambasadës ruse në Tiranë, që quhet Anna Rukova , kishte të bënte vërtetë për një sihariq, që, hëhë, e kompensonte sadopak mungesën e “të rejave”  për ardhjen apo botimin e  Shvedçikovit në Shqipëri, për ditlindjen e të cilit kishte botuar një ditë më parë revista kulturore “Obelisk”poezinë kushtuar  “Shkodrës dhe shkodranëve gazmorë”
“ Jeni të mirëpritur të na urdhëroni sonte ….” i  vajzës ruse të angazhuar me kulturën, kishte të bënte me koncertin që do të jepte pa para në sallën e Akademisë së Arteve një soprano e re nga Voronezhi. Ajo   ka nisur të studiojë artin skenik që në moshën 4 vjeçe, dhe kishte marrë çmime nderi në konkurse vokale e shfaqje në Rusi, Ukrainë, në vëndet skandinave dhe qark detiti Balltik.
Sopranoja e mrekullueshme Olga Mitrofanova do të shoqërohej nga pianistja brilante shqiptare Klejda Tare.
Dy vajza të reja, pra, do të a jepnin  këngë të 60 – 70 viteve më parë. Këngë të periudhës kur populli rus me 28 milion të vrarë, I vuri gjoksin I pari bishës hitleriane, i theu hundët e I preu kokën me pas asaj  në bashkëpunim me popullin anglez, amerikan  të gjithë popujt e pushtuar që u përlanë fytafyt për liri.
                 Nga tër miqtë që njoftova shpejteshpejt  për këtë koncert, njëri po më priste te dera e Akademisë. Isha i sigurtë që do të vinte patjetër, edhe në spital të ishte. Me këmishën e bardhë mbi xhaketë, me rrobe ngjyrëçelura ashikësh.hekurosur e kërpitur, me flokët krehur e dallgëzuar me merak si për një ballo dashnorësh, ja ku po priste ish mësuesi im i rusishtes në gjimnaz, shkodrani Fejzi Ceka, ndërsa shiu nuk pushonte.
 Ca më tej priste mysafirët Ana Rukova, vajza  me të cilën kisha folur në telefon.
Fejzi Ceka I foli rusisht . Vajza   më falënderoi edhe një herë për “Obeliskun” dhe na tregoi vëndin..
” Pah, more! Sa e bukur kenka! Si e pat, more emrin? E? Anna?Eeeeeeejjjj, kur isha unë në Rusi….papapapap…ishte njëra….U plaka, pasha zotin!”- dëgjova mërmërimën e profesorit tim, tanimë 73 vjeçar.
 Zumë  vënd dy radhë përball skenës  dhe unë, sapo matesha ta pyesja profesorin për ndonjë “store d’amore” me ndonjë vajzë ruse, ndonjë që I përngjiste kësaj bukuroshes së ambasadës   që , ishalla të na sjellë Shvedçikovin, kur …”Shshshssttt, se filloi”.
Gjuha imë është e varfër të shprehë mrekullinë e  interpretimit të këngëve nga sopranoja Olga Mitrofanova . Jo vetëm ishin këngë nga më populloret e rusëve të periudhës kur u kënduan, por disa nga ato janë të njohura edhe tek ne, madje, ndonjëra, këndohet edhe në dasmat tona. Në dasmat tona krahas këngëve determinuese tonat, a e keni vënë re që këndohet edhe  ndonjë këngë greke, sërbe, italiane dhe, popo, edhe ndonjë ruse. Si kjo “Katjusha”, “Krillat”, “Moska ime”
Profesori në krah bënte me saktësi dhe letaz zërin e  dytë, ndërsa Olga Mitrofanova shoqëruar mrekullisht nga shqiptarja Klejda Tare . Fejzi Ceka ende I bie fiziarmonikës, siçi I binte kur na jepte rusisht në gjimnaz dhe papushim “me shoqninë”.
“Nji kyt kangë e kam …edhe njate….Papapapa….”. Profesori duartroket me furi. E tër salla. Edhe unë, fort. Për më tepër, uou…ja një këngë për pilotët. .”Ne fluturojmë në qiell me aeroplanë – pastaj , poshtë, na presin vajzat”.
Kjo këngë më sjell ndër mënd rininë time; një jetë në ajër me shokët e mi të mrekullueshëm, që janë mplakur të gjithë , si unë, por që kur takohemi, dukemi të rinj e plot pasione. Brezi im I përket shkollës shqiptare të aviacionit, por këtë këngë e kemi dëgjuar nga veteranët tanë që I përgatiti shkolla ruse e pilotëve.
Që të gjitha këngët e  kënduara nga artistja e re, kanë patur kompozitorin dhe poetin e saj; që të gjithë qenë përmendur në fletpalosjen e shfaqes. Janë këngë me të cilat në gojë janë vrarë njerz në front përballë hitlerianëve apo janë kënduar kur njerëzit nuk kishin bukë dhe luftonin në rrethim.
Do të qe gjë e bukur dhe dinjitoze sikur edhe ne të organizojmë koncerte me këngë shqiptare të kësaj periudhe, që I këndonin djalëria shqiptare që kish rrokur armët për liri.
Pas shfaqes, si takojmë atashenë e bukur ruse e cila na premton për mundësinë e përgatitjes së një CD me kësi këngësh e për të na i dhuruar, krah më krah, dalim me professor Fejziun dhe shiu ka pushuar.
Profesori nis të mërmërijë tani një këngë melankolike partizane që është kënduar me kitarrë. E këndon me zërin e tij melodioz, të saktë; është I njëti zë që mërmërinte zërin e dytë lehtë rrëzë veshit tim, këngët e  dives  ruse këndonte live në shoqërinë e pianistes së ëmbël.

Ps
Në shfaqe nuk u pa as edhe një kamer të ndonjë stacioni televiziv, që të kishte mundësi të kënaqeshin më shumë njerëz të vëndit tonë, sikur u kënaqëm e tër salla dhe unë me professor Fejziun. Por as edhe ndonjë përfaqësues I minsitrisë që mbulon në të njëjtën kohë dhe me një ministër, edhe turizmin, edhe kulturën, edhe rininë, edhe sportet e vëndit tonë…Kot nuk thonë, kur ka nuse shumë, mbetë shtëpia pa ujë. E  si  të mos vinte qoftë edhe dikush, për “lezet”, nga kjo ministri me kaq shumë valenca? Të vijë një këngëtare kaq e madhe, nga një vënd kaq I madh, me një periudhë kohe historie të përbashkët goxha dhe të këndojë për një tematikë kaq të madhe dhe…askush për të thënë një fjalëz përshëndetjeje? Vallahi- bilahi, mua më duket e çuditëshme, or miku im që të mërzita e ta cava kryetin duke më lexuar deri në fund. Po ty?

2011/05/18

E VETMJA RRUGË PËR SOCIALISTËT E EDVIN KRISTAQ RAMËS ËSHTË KOMUNIZMI!!!






Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Shqipërisë që të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.


http://www.botasot.info/img/numerim-votash0%60-%60-%6021923.jpg
“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike, individëve, institucioneve shtetërore, e në veçanti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të vazhdojnë me atmosferën konstruktive, e cila ka mbizotëruar në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.
Thirrjet e bllokut evropian vijnë në kohën kur në Tiranë kanë shpërthyer tensionet, për shkak të mosshpalljes së rezultatit për bashkinë e kryeqytetit.
Fyle ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet “sa më shpejt që të jetë e mundur”.





Strukturat e policisë së kryeqytetit pas deklaratave të bëra në organet mediatike dorëzuan në Prokurorinë e Tiranës materialet për deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi për konsumim të veprës penale të "Thirrjes publike për veprime të dhunshme".
“Ditën e sotme, Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të policisë së kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruar, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të deputetëve socialistë Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi. Referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj deputetëve do të kalojë për konsumim të veprës penale të "Thirrjes publike për veprime të dhunshme" thuhet ne komunikate.
http://www.botasot.info/img/19kkqqzzz.jpg

Mbledhja e radhës e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të realizohet në orës 18.00, ndërsa jo pak evacione pati gjatë mbledhjes në të cilat janë shqyrtuar fletët e kontestuara.


Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të njësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultuar tre vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe nje fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama.
Tashmë qyteti ka marrë një pamje tjetër, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë forcat policore jashte selise se KQZ-së. Kjo mbledhje hasi jo pak kundërshti nga PS-ja, me akuza, se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm. 

http://www.botasot.info/img/19mobilixim.jpg


Pas deklaratës (18 maj 2011)së kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, në të cilën tashmë do të respektohet i gjithë vullneti i qytetarëve, mësohet se startin e protestave e merr qyteti i Gjirokastrës.

Kryetari i Partisë Socialiste Florian Hysi, pas një takimi me strukturat e partisë kanë vendosur që në orën 18.00, të ketë një mobilizim, duke u organizuar një protestë, pas situatës së krijuar në Tiranë. 






Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha trajtoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, procesin zgjedhor, duke u ndalur veçanërisht në çështjen e numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë për kryetar të bashkisë së Tiranës, të hedhura gabimisht në kutitë për kryetar të minibashkisë dhe të këshillit bashkiak. Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sërish çështja e parë e rendit të ditës janë zgjedhjet dhe nuk mund të ketë një çështje tjetër. Dy ditë me radhë, në dhunim të të gjitha ligjeve të vendit, u bënë përpjekje për të paralizuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, funksionimin dhe vendimmarrjen e tij, me rrugë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik.

Në situatën aktuale, do të sqaroj qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar gjer sot as dhe një rezultat, përveçse raste sporadike në ndonjë komunë, që unë nuk kam dijeni të plotë, pra, ka pranuar çdo rezultat. Problemi është përpjekja për të konsakruar atë që në ligj nuk ekziston, por ekziston në realitet, atë që quhet rezultat paraprak. Ligji shqiptar nuk parashikon rezultat paraprak të shpallur nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve, de jure, por de facto ai ekziston, sepse atë e jep sistemi transparent elektronik që ne kemi vendosur dhe nuk mund të themi se nuk transmetohen në kohë reale votat dhe të dhënat dhe ata i kanë publikuar. Në rast se ne nuk kemi kundërshtuar as edhe një rezultat thelbësor, pala tjetër dhe konkretisht kryetari i Partisë Socialiste, zoti Rama kërkon të imponohet me çdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit dhe shqyrtimit. Ndaj dje është përpjekur ta paralizojë dhe sot e ka rrethuar nga të gjitha anët Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në thelb, jo këtu, por aty, në atë Komision, rreh sot zemra e kombit, zemra e lirisë së kombit. Në qoftë se do të pranonim rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar, ne do të asgjesonim sistemin e zgjedhjeve të lira, për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, tha Berisha.



Tutje kryeministri Berisha tha se “Ne faktuam në sytë e botës se cilat ishin zgjedhjet që mund të bëjmë dhe bëmë. Ne, që nga të dhënat e para paraprake, të cilat oshilonin një herë në favorin tonë e një herë në disfavorin tonë, nuk bëmë asnjë koment, por i pritëm me qetësi, siç pritëm votën 17 përqind më shumë për koalicionin që kjo mazhorancë ka. Në këtë kontekst, nuk ka e nuk mund të ketë rezultat përfundimtar, përveç atij që certifikohet nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Asnjë seli partie, cilado qoftë ajo, e mazhorancës apo minorancës, nuk mund të shpallë rezultatin përfundimtar. Ne kemi një sistem të konsoliduar të shqyrtimit të ankesave, i cili, pavarësisht nga mendimet që mund të ndajnë forcat politike për këtë sistem, është faktuar si një sistem kompetent dhe që ka marrë vlerësimet e faktorit ndërkombëtar.

Çështja për qytetarët është kjo. Për Tiranën, në dalllim nga të gjitha qytetet e tjera të vendit, ligjvënësi shqiptar, por edhe forcat politike, respektivisht Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur në ligjin elektoral që komison zonal të jetë KQZ-ja. Çka do të thotë se ai ka tagrin ligjor, detyrimin ligjor të shqyrtojë të gjithë dokumentacionet dhe procesin zgjedhor të Tiranës, sipas ligjit e dokumeteve të finalizojë në cilësinë e komisionit zonal tabelën përfundimtare të rezultateve për Tiranën si KZAZ, të cilën ia paraqet po KQZ-së, pasi këtë ligj kemi bërë ne dhe mbi bazën e saj, KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar. Zoti Rama, në rezultatin preleminar, rezulton 10 vota para. Problemi qëndron tek votat e panumëruara, të cilat janë hedhur në kuti të ndryshme. Në të gjithë ligjin e botës demokratike, ato janë vota që meritojnë numërim. Dhe ligji jonë elektoral detyron numëruesin të fillojë me kutinë e kryetarit, të vazhdojë me kutinë e këshillit bashkiak, të vazhdojmë me kryetarin e minibashkisë dhe më pas, me atë të këshillit bashkiak për njësinë. Pra, ka pasur një proces tërësor. Sikundër dekreti i Presidentit parashikon një zgjedhje unike, si proces. Këto vota janë evidentuar në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës. Për rreth 82 prej tyre, kjo mazhorancë disponon dokumente për ekzistencën e tyre, të firmosura nga komisionerë të të dyja palëve. Ligji elektoral i vendit dhe i çdo vendi të lirë kapitullin më rigoroz, më të prerë e të qartë ka kapitullin e pavlefshmërisë së votës, me vetëdijen se në ato nene ligjvënësi cënon me vendimin e tij një të drejtë themelore. Pra, janë përcaktuar kushtet, kur një votë është e pavlefshme. Ligjvënësi shqiptar, ai italian, austriak dhe të gjithë ligjvënësit e tjerë nuk e kanë përfshirë në votën e pavlefshme votën e hedhur në kuti të ndryshme, pasi ajo nuk është e pavlefshme. Atëherë, cili është tagri, cila është e drejta që ta quash këtë votë të pavlefshme? Në asnjë kushtetutë demokratike, në asnjë vend demokratik, kjo nuk ndodh. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, ka praktikat e saj të konsoliduara edhe për këtë çështje. Precedentët shqiptarë janë të qartë si kristali. Votat e këtyre qytetarëve nuk janë jetime. Ato votuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën qendër, me fletën e dhënë nga komisioneri dhe ngatërruan kutinë, e vetëm kaq. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin me një traditë 200 vjeçare votimi, votohet me një kuti të vetme. Kutitë janë vetëm për lehtësi burokratike, që ndarja mbrapa të mos zgjasë shumë. Ato nuk janë vota diversante, por vota qytetarësh të ndershëm që gabuan kutinë, janë vota të njerëzve që kanë të drejtë njësoj si kryeministri, si kreu i shtetit të votojnë dhe t’u numërohet vota. Në qoftë se një votë e vlefshme hidhet poshtë e dhunohet jashtë kritereve ligjore, është dhunuar një klomb i tërë, është dhunuar e tërë vota e popullit. Njerëzit janë të barabartë për votën e tyre.

Thirrjet të mos numërohet asnjë votë nuk i bëjnë nder askërkujt që i lëshon. I nderuar zotëri, dy vjet rresht ke kërkuar të rinumërohen votat, në kundërshtim me një vendim gjykate dhe tani nxjerr zëdhënësit të thërrasin të mos numërohet asnjë votë. Votat do të numërohen. Është e drejta kushtetuese për t’u numëruar ajo votë, sikundër secili ka të drejtën kushtetuese për të nisur ankimet për çdo gjë që e konsideron jo të rregullt. Unë dua të garantoj zotin Rama që ato vota do të numërohen me transparecën më absolute, t’i ndjekin të gjithë shqiptarët, t’i ndjekë mbarë komuniteti ndërkombtëar. Dua të theksoj se ne nuk kemi përdorur provat tona materiale, për t’i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të merret vetëm me to. Përkundrazi, këto dokumente që kemi, i kemi përdorur vetëm si prova për të ndihmuar komisionin zonal të Tiranës, që ai ta konsiderojë në të gjithë shtabin elektoral këtë problem.

Për qytetarët shqiptarë, dua të theksoj se në sistemin e mëparshëm elektoral në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër të lirë që ka atë sistem, ky rezultat i ngushtë paraprak me 10 vota diferencë çonte në mënyrë automatike në numërim të 252 mijë fletëve të votimit të hedhura në kutitë për kryetar dhe ata 7 gra e burra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në cilësinë e komisionit të zonës për Tiranën, se rinumërimin e bënte komisioni i zonës, do të nguleshin dy javë në punë për të numëruar 252 mijë vota. Këtë e përjashton sistemi dhe kanë për të kërkuar sipas ngjyrës dhe për të mos shqyrtuar asnjë votë tjetër, por thjesht për të kërkuar ngjyrën e verdhë që gjendet aty ku nuk duhet të jetë, në fletët e quajtura të kundërshtuara apo fletë që gabimisht, në shkelje të të gjitha ligjeve, janë cilësuar nga njëra palë të pavlefshme, por pala tjetër ka mbajtur shënim. Kjo është një e drejtë ekskluzive e komisionit zonal të Tiranës. Kjo e drejtë e tremb zotin Rama. Zotëri, në qoftë se ti del përpara me vota të numëruara të qytetarëve, të pashtuara as edhe një e vetme e gjeni qoftë dhe një të vetme, se ka pasur zero ankesa dhe ti je fitimtar, nuk ta vë kush në diskutim fitoren. Sikundër, në qoftë se këto vota të nxjerrin mbrapa, atëherë si mund të mendohet që të jesh kryetar i bashkisë së Tiranës, me vota të panumëruara. Kjo është totalisht e pamundur. Me kërcënime është rrugë e gabuar, me presione, është akoma më e gabuar. Ne qëndrojmë këtu për një proces të drejtë e të ndershëm, për një proces, ku çdo votë të kushtojë.

Ndaj unë e ftoj t’i largojë njerëzit nga rrethimi, të mos rrethojë një institucion të pavarur, sepse ky është një akt shumë, shumë i rëndë, të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda, në qoftë se cënohet puna e KQZ-së. KQZ-ja është një Komision i zgjedhur me vota unanime, me konsensus. Në këtë moment nuk janë kryeministri, as kryetari i opozitës, njerëzit më kryesorë. Njerëzit më kryesorë janë ata që po bëjnë detyrën. Aty rreh zemra e kombit, zemra e lirisë së kombit. Ndja unë ftoj të rishqyrtojë qëndrimin e tij, pasi absolutisht çdo votë do të numërohet me transparencën më të madhe, por, në rast se dikush na thotë të mos numërohet, në mënyrë absolute çdo votë do të numërohet. Kjo nuk do të ketë asnjë ekuivok. Këtë nuk e bëjmë kategorikisht as për të ndryshuar rezultat a gjë tjetër, por, para së gjithash, nga detyrimi themelor kushtetues, vota e çdo qytetari duhet të numërohet. Një komb që nuk e bën dot këtë, nuk mund të pretendojë për të ndërtuar të ardhmen, nuk mund të pretendojë për të konsoliduar lirinë”.


Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje sot qytetarëve të gjithë qyteteve të Shqipërisë të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vodhën votën dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve.
“Thirrjja ime sot për qytetet e Shqipërisë është të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vjedhin votën dhe familjet e zakonshme të këtij vendi. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, unë e kam bërë zgjedhjen time, të gjithë në rrugë, për të mbrojtur të vertetën.”- tha Rama...

http://www.botasot.info/img/20Rama-duke-fol.jpg
Sipas kryesocialistit, Shqipëria më 8 maj i tha jo se keqës, duke shtuar, se e gjithë Shqipëria e pa në ditën për diell që Tirana u fitua nga ne, me 10 vota diferencë.
Duke falenderuar për aq sa kanë bërë, Rama ka drejtuar një apel edhe ndaj ndërkombëtarëve, të cilët i ka ftuar të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në humnerën teposhtë.
“Mos u bëni palë me ata që vjedhën votën”- iu drejtua Rama ndërkombëtarëve
Ai tha se do të protestojmë paqësisht por më të vendosur se kurrë.


“Të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës deri tek cdo deputet, dhe ne do të jemi në ballë te revoltës”, ky është konfirmimi i marrë nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, nga selia rozë, për të gjithë situatën e krijuar, marrë start nga dita e djeshme në KQZ.
http://www.botasot.info/img/ruci65235111.jpg


I vendosur si kurrë më parë, Ruçi shprehu qartazi të gjithë vendimin e Partisë Socialiste, duke mbrojtur me çdo kusht të drejtën e votës së lirë.

“Sot për ne ka dy rrugë, ose ti nënshtrohet diktaturës për të vjedhur votën, për të vjedhur Shqipërinë, ose të ngrihemi në këmbë të gjithë dhe ne të përballemi me zemër dhe me trup, për të larguar një herë e mirë këtë diktaturë”.
“Apeli ynë për cdo qytetar të ndershëm të këtij vendi është të bashkohen me ne paqësisht, por vendosmërisht”, tha më tej  Ruçi.

LABORATORET PËR KONTROLLIN E CILËSISË NGA “ GIZ “ ( GTZ ).


ushqimi-vegjetarian     



Të hënën “  GIZ “ ( GTZ ). i premtoi MTI-së se do të bashkpunojë në funksionimin e laboratoreve për kontrollin e ushqimeve.

Ndjeva kënaqësi kur e lexova këtë lajm në gazete. E çërasa vehten me krenari  sepse, në një takim në “  GIZ “ , një javë para vizitës së  Ministrit të Gjermanisë për zhvillim ekonomik në Kosovë, u angazhova duke propozuar dhe duke favorizuar ndihmën e “  GIZ “ në këtë drejtim në krahasim me përkrahjet në lëmenjtë të tjerë. Pra, u angazhova në drejtim të dhënies së donacioneve për ngritjen e laboratoreve për kontrollin e cilësisë, në veçanti të kontrollit të cilësisë së artikujve ushqimor.
Aq më gëzoi lajmi ( dhe reagimi  shpejtë i GIZ ) sa që harrova hidhërimin për ate se as kësaj rradhe Ministria nuk i tregoi asgje, nuk i raportoi asgje, nuk e lajmëroi konsumatorin për të cilin, ashtu është rregulluar me ligje dhe është deklaruar me dokumentet e Ministrisë, kujdeset ajo vet?!
83)


E në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit që doli po nga kjo ministri dhe është miratuar nga Qeveria, është thënë shumë qartë se kush është i obliguar të merret me informimin, arsimimin dhe vetëdijësimin e konsumatorit. Edhe në Programin për mbrojtjen e konsumatorit 2010 – 2014  janë “ vizatuar “ detyrat dhe obligimet, të cilat vlejnë njësoj për të gjitha institucionet duke filluar nga MTI-ja, anise po kjo Miknistri është “ vendlindja “ e Programit ?!
83)


Nejse, ndoshta edhe informimin e tërthortë nëpërmes mediumeve të informimit ndokush e nënkupton si përmbushje të obligimit. Por. Kujt  t ia “ varim “ arsimimin dhe vetëdijësimin, kujdesin permanent ndaj konsumatorit takspagues i cili finanson të gjitha ministritë dhe të gjithë zyrtarët ?


Edhe diç nuk më pëlqei: Angazhimi që këto laboratore të jënë në pronësi private?!

Jo, jo ! Laboratoret duhet të vendosen mbi Plane të qëndrueshm të biznesit, të pandikueshme nga politika dhe plotësisht neutrale.

 Këto cilësi, mendoj se, nuk mund të përmbushen pa monitoirimin 24 orësh nga konsumatori me të drejtën e vetos !

Po të mos ishte  utopike për ndokend do të kërkoja që ato laboratore të jenë nën kompetencën e atij të cilit i dedikohen, nën kompetencëen e menaxhimin e atij që është për 24 h Monitorues, vezhgues, inspektues… në treg si dhe është shtylla kryesore, sensi i tregut, Konsumatorit !


Dhe, përderisa institucionet tona kanë qëndrim si të guvernantës ( dados ) ndaj konsumatorit, aq më shumë fuqizohet ngulmtësia dhe insistimi i konsumatorit për të formuar Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, për t u mbrojtur vet e për t i mos mundësuar më kënqësinë e kujdesit dhe mbrojtjes sonë atyre të cilët nuk na kuptojnë, nuk kanë sens….dhe ( ndoshta ) nuk kanë dëshirë për t u marrë me ne ?!


 Në Ministrinë ku janë resoret e fushat “ më të rëndësishme “ kauza e konsumatorit mbetet “ e mrama birë e kavallit “ ?! 

Konsumatori nuk mund të pajtohet me “ fatin e bonjakut “ sepse konsumatorit do të duheshte t i shërbejnë të gjitha institucionet – sepse është elementi kryesor i tregut të (ç)lire të Kosovës…të Botës.

INFORMIMI,  ARSIMIMI,  VETËDIJËSIMI  I   KONSUMATORIT  NË VUSHTRRRI “ 0 “, ZERO, HIQ, ASGJE…?!

Po vazhdoj aty ku mbeta. E vërteta Qeveria jonë dhe ministritë, po edhe institucionet tjera nuk e kanë absolvuar këtë shkallë. Por, fillimisht ( le të shpresojmë ) do të punojnë për vehten e tyre në planin  e informimit, arsimimit e vetëdijësimit e pastaj u vie rradha edhe konsumatorëve tjerë ?!
Nga një hulumtim i Organizatës “ Grupi Avokues “ në Vushtrri doli se “ Konsumatorët nuk dine ku të ankohen “, se nuk dine se ekzistuaka Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit…
Si funksionoin zingjiri i informimit mund të imagjinohet edhe nga fakti se as KONSUMATORI nuk qe i  njohtuar as për këtë hulumtim as për takimin ku janë trajtuar rezultatet, temat e hulumtimit ?!
Ajo që do të thoja është kjo: Se rezultatet janë këto që janë e arsyeja qëndron te mospërmbushja e obligimit ligjor të institucioneve tona për të informuar, arsimuar e vetëdijësuar konsumatorin. Është për të ardhur keq se institucionet tona, edhe Qeveria edhe Ministritë, pandehin se këtë rol duhet ta kryejnë mediumet e informimit ?!




Organizata vullnetare të rinjëve vushtrrias “ Grupi Avokues “ meriton lavdëratë për temën e zgjedhur dhe trajtimin.
Edhe me këtë rast u pa se e vetmja mbrojtje për konsumatorin në Kosovë, përkundër ekzistimit të Ligjit dhe të Programit për mbrojtjen e konsumatoirit – është vetëmbrojtja. Dhe, përderisa institucionet tona nuk marrin mundin për t i përmbushur obligimet ligjore rreth informimit, arsimimit e vetëdijësimit të konsumatorit, ku bëjnë pjesë edhe vet me famljarët e tyre, atëherë detyrohemi që me forcat tona të informohemi e ti këmbejmë informatat, të arsimohemi dhe t ju ndihmojmë edhe konsumatorëve tjerë ta srsimohen, dhe kështu së bashku, me kapacitete të shtuara të ngrisim vetëdijen tone duke ua mundësuar këtë cilësi të re edhe atyre që do t i zgjedhim në të ardhmen për të na përfaqësuar dhe për t i menaxhuar sektoret jetike për interesin dhe nevojat tona.










Edhe ky hulumtim i “ Grupit Avokues “ është ekzemplar dhe shembull i vetëdijësimit, është paralajmërim se kërkesat e konsumatorit po artikulohen dhe se në të ardhmen e afërtë askush më në Kosovë nuk do të mund ta trajtojë konsumatorin si “ dele për qethje “. Se, çdo ditë e më shumë po vetëdijësohemi se si konsumatorë jemi edhe taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës. Dalë ngadalë edhe “ despotët “ nëpër institucione do t i bindim se ato institucione janë servise në shërbimin tone dhe se ne jemi ata që bëjmë evaluimin e punës së tyre që do të shërbejë si bazë edhe për shpërblimin mujor të tyre.

Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
18.05.2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...