2011-06-01

Fjala dhe dashuria e brumosur në vargje


Nga Xheladin Mjeku 
 
Poezia e Suzana Zisit
Suzana Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe realizimit të botës universale moderniste.
Fjala dhe dashuria përbëjnë strumbullarin kryesor të poezisë së Suzana Zisit. Lajtmotiv i ndërtimit të poezisë në këtë përmbledhje është fjala, e cila identifikohet me shpirtin e saj, me mendimin filozofik dhe idetë e fuqishme që përcjellin mesazhe te breznitë, duke rrezatuar frymën e dashurisë dhe jetës. Këtë ndjenjë kaq të thellë autorja arrin ta trajtojë me ndjeshmëri të hollë lirike, me përkushtim në ndërtimin e një poezie me fjalë e shprehje moderne poetike, duke insistuar në afrimin e mendimit filozofik si forcë komunikuese me vizion të qëndrueshëm dhe premtues. Kjo poezi është e formësuar në mënyrë të rrjedhshme, ligjërim i lirshëm poetik që ndërlidh gjithë poezitë, pa konsistuar në nevojën e ndonjë organizimi ciklik të librit, ashtu siç e ka organizuar ndërtimin e librit autorja. Suzana Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe realizimit të botës universale moderniste Poezi të cekura këtu dhe shumë të tjera që ndërtojnë përmbledhjen në fjalë, janë kontribut i angazhimit të një periudhe të gjatë në gjetjen e unit të saj, që e veçon për stilin karakteristik të ndërtimit të opusit lirik, si “Një fjalë për ty”, “Lule-Margarita”, “Gjysma ime”, “Don Zhuani”, “Gramatikë ekzistenciale…”, “Një varg për ty…”, Eja në shekullin e munguar…”, “Grimca dashurie…”, “Eja… në hënë…”, “Një kupë verë, tri cigare, dy lot…”, “Pa ndonjë titull për të qenë…”, etj. Identifikimi i poezisë me fjalën, si element kryesor i ndërtimit të filozofisë së shprehjes së preokupimeve jetike nuk janë të rastësishme, por një produkt i përkushtimit të talentuar të saj, që në mënyrë të natyrshme prodhon sensi krijues i një zëri të veçantë për ndjenjën e dashurisë, të frymës poetike dhe gëzimit të jetës. Në një analizë të krijimtarisë së Suzana Zisit, shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu do ta kundrojë në katër veçanti mbi të cilat e heton ndërtimin e kësaj poezie: E para lidhet me organikën semantike të vargut të saj. E dyta me ndjeshmërinë filozofike dhe universale moderniste. E treta me ligjësinë e strukturimit të lirë të vargut. E katërta nga radha por, jo e fundit në një mori lidhjesh të tjera, që lidhen me forcën e mesazhit me të cilën komunikon Zisi.
Suzana Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe realizimit të botës universale moderniste me ngjyrime filozofike dhe meditacion të gjerë kuptimesh dhe shprehjesh letrare. Imazhi, pjekuria e ideve, simbolika e veçantë dhe metafora pasqyrojnë një shkallë të lartë të ligjërimit poetik. Dëshira për mundësinë e komunikimit përmes vargut lirik i jep identitetin e saj krijues me të gjitha vetitë meditative dhe inspiruese në pafundësinë e botës së saj imagjinative. Ajo tashmë ka hapur portat e shpirtit të trazuar duke zgjeruar mundësitë shprehëse, duke ruajtur ndjenjën e krijimit të një jete normale, me figura e personazhe të sinqerta, aq sa është edhe mendimi poetik si forcë krijuese me ngjyra të jetës që e preokupon vargun e saj lirik. “Instinkti dhe syri i poetes, i kap, i përpunon, i vesh me petkat e mendimit dhe shpirtit të saj dhe na i jep ne që t’i shijojmë dhe të mendohemi, të perceptojmë dhe të gërmojmë më tej për të zbuluar varg pas vargu, thesarin që fshihet diku në thellësi të vargjeve”, - do të shprehet poeti dhe studiuesi Agim Vinca në fjalën e tij, me rastin e promovimit e librit të Suzana Zisit. Ajo me poezinë e saj, sidomos në librin e fundit “Të jesh… fjalë” vjen si një zë i veçantë, plot meditim, siguri në vetvete se ka prekur temën që e provokon unin krijues dhe me vullnetin e rrugëtimit të qëndrueshëm në ndërtimin e botës së saj krijuese me stilin e transformuar në kornizat e fushëveprimit poetik që e provokon.
Tropet dhe figurat, metafora dhe përfundimisht imazhi që krijon kjo poezi, e radhisin Suzanën në radhët e krijuesve që zotërojnë mirë këto elemente, duke vazhduar rrugën e sigurt të krijimtarisë letrare. Shpirti i trazuar poetik i provokuar nga muza krijuese synon majat e fjalës së bukur artistike.

Gjeneral Lleshi: Lufta Çlirimtare e Kosovës pjesë e arsenalit dhe thesar për Shqiptarinë.

 

altMe rastin e trembëdhjetë vjetorit të rënies së luftëtarëve të UÇK-së,  Gjeneral major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj  në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes në Tiranë Akademia përkujtimore. Të pranishëm ishin Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral brigade Sandër Lleshi, Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës Gjeneral major Imbri Ilfezi, Kryetari i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut Adem Demaçi si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura të Kosovës dhe Shqipërisë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe njerëz të jetës politike e kulturore.
Tubimi në trembëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorëve u mbajt për të kujtuar dy nga  shtyllat kryesore të luftës çlirimtare, ideologët dhe veprimtarinë e denjë të çështjes Kombëtare të Kosovës, njerëzit e mëdhenj që i dhanë krahë të fortë luftës për çlirim, Ilir Konushefci dhe  Hazir Malën.

altNë fjalën e tij përshëndetëse, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral brigade Sandër Lleshi, theksoi se: “Me sakrificën e tyre dëshmorët realizuan një projekt të madh, atë që konsiderohej e pamundur prej shume kujt, realizuan një luftë e cila hyri në axhendën botërore dhe u bë fokus i përpjekjeve  ndërkombëtare. Me luftën e tyre  arritën të demonstrojnë një model të ri sjelljeje të shqiptarëve, t’i qëndrojnë larg krimit, madje duke e përballuar atë me mjaft sakrificë e dinjitet. Ata nuk e përlyen Flamurin Kombëtar, por ruajtën  integritetin shqiptar, duke i treguar të huajve se shqiptarët edhe luftën dinë ta bëjnë ndryshe, të pastër. Të gjitha  përpjekjet  që bëhen sot  nëpër kancelari apo korridore të ndryshme, janë të pasuksesshme. Çdo përpjekje që bëhet për ta njollosur sadopak sakrificën e madhe, heroizmin e jashtëzakonshëm të popullit shqiptar është e pasuksesshme për një fakt të thjeshtë se lufta çlirimtare e Kosovës ishte një luftë dinjitoze njerëzish që luftonin për liri duke respektuar të gjitha principet mbi të cilat zhvillohet lufta.” nënvizoi Gjeneral Lleshi.

altTë pranishmit i përshëndeti edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës Gjeneral major Imbri Ilfezi i cili ndër të tjera theksoi se: “Çdo përvjetor na kthen mbrapa në histori për të kujtuar  dhe nderuar ata që nuk kursyen as jetën që ne të gjallët të jetojmë të lirë. Ky tubim përkujtimor na përkujton edhe një herë se sa e dhimbshme dhe njëkohësisht sa e rëndë  dhe e vështirë ka qenë përpjekja dhe lufta e gjatë për liri e popullit të Kosovës. Kjo përpjekje dhe luftë e vazhdueshme në situatën e shtypjes e vuajtjes të shekullit që lamë pas ka qenë pika që ka bashkuar të gjithë shqiptarët  kudo që ishin rreth çlirimit të Kosovës. Në besimin e plotë te liria dhe e drejta e popullit shqiptar të Kosovës për të qenë zot në shtetin e vet, Atdheut ju bënë fli shumë burra të mëdhenj. Lufta e fundit i futi në këtë radhë dhe luftëtarët e mëdhenj, strategun Ilir Kunoshevci dhe mjekun trim nga Tropoja Hazir Malaj, të cilët u shfaqën ndër figurat më të mëdha të luftës për liri të popullit të Kosovës. Figurat e të gjithë atyre që iu bënë themel shtetit tonë të ri, Republikës së Kosovës, janë përjetësuar sot dhe kanë zënë vend në kujtesën e kombit. Ata janë bërë pjesë e historisë sonë të re, pjesë e kujtimit që ndonjëherë edhe mund të na ligështojë, por që gjithmonë na jep forcë që të mos ndalemi asnjëherë së ndërtuari, përparuari dhe ruajturi shtetin që u krijua mbi kaq shumë sakrifica”, nënvizoi Gjeneral Ilfezi.

altNë nder të luftëtarëve të lirisë, dëshmorët e kombit i përshëndeti edhe Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, i cili foli për veprimtarinë e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, për kontributin e tyre në përgatitjen dhe aftësimin e njësive të UÇK-së. Sipas tij vepra e madhe dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit është një udhërrëfyes për çdo veprim të institucioneve tona. Kujtimi për ta do të ketë kuptimin e plotë vetëm nëse Republika e Kosovës, ëndrra dhe synimi i tyre kulmor do të zhvillohet ashtu siç e kanë dëshiruar ata dhe siç e synojmë ne, vazhduesit e projektit për shtetin e ri, që synon zhvillimin dhe ecjen krah me botën e përparuar. Gjithashtu në këtë tubim e mbajti fjalën edhe Kryetari i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut Adem Demaçi, ku sipas tij, aspirata e tyre ishte që Kosovën dhe Shqipërinë ta shihnin një. Ata ranë me këtë aspiratë dhe nuk e panë, por shpresoj që të jetë detyra jonë që ta mundësojmë atë. Në emër të familjes Malaj, foli  vëllai i dëshmorit, Z. Besim Malaj.

Në përfundim të akademisë përkujtimore, në nder të dëshmorëve të rënë për  liri dhe pavarësi, u organizua dhe një program muzikor me artistë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

134 oficerë të lartë të FASH-it ,shkuan në punë dhe janë liruar në mënyrë të befasishme ...



134 oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë liruar në mënyrë të befasishme ...
nga detyra dhe brenda një muaji do të dalin në rezervë. Me urdhrin nr.930, datë 27 maj 2011, të firmosur nga ministri, Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi daljen në rezervë të oficerëve aktivë, duke nisur që nga fundi i qershorit 2011.
Ministri i Mbrojtjes i ka dhënë të gjithë ushtarakëve të larguar lejen e zakonshme të detyrueshme për vitin 2011 nga data një qershor deri në fund të muajit. E më pas të drejtat financiare iu ndërpriten në 1 korrik 2011, për tu trajtuar më pas sipas ligjit "për sigurimin shëndetësor suplementar".


Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se gjithçka është bërë konform ligjit dhe sipas kritereve që duhet të plotësojë ushtria shqiptare pas anëtarësimit në NATO në prill 2009. Sipas tij, lirime të tilla kanë ndodhur edhe gjashtë muaj më parë dhe sërish do të vijojnë. 
alt








Por ish-ushtarakë  thanë se spastrimet e fundit të ministrit Imami, janë në dëm të afrimit të ushtrisë shqiptare me standardet e ushtrive të tjera të vendeve anëtare të Aleancës.Në listën e gjatë, shumica e oficerëve të liruar janë kolonelë, nënkolonelë dhe majorë dhe të larguar nga gati të gjitha armët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Disa prej oficerëve nuk janë pranuar të futen nëpër institucionet ku punojnë, kur janë kthyer për të nisur javën e punës të hënën, dy ditë më parë. "Urdhri është firmosur të shtunën në mbrëmje vonë, kur administrata është pushim dhe pa dijeninë e personave të futur në listë",- tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa prej oficerëve të larguar nga puna, janë vënë të hënën para faktit të kryer.

*******
Kumtesa nga MBSH:

Përmbushën afatet ligjore, dalin në rezervë 134 oficerë të Forcave të Armatosura Shqiptare



 
alt
134 Kolonelë, Nënkolonelë e Majorë, të cilët shërbyen në Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dalë në rezervë, pasi përmbushën afatet ligjore dhe nënligjore të Kushtetutës së Shqipërisë. 
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, me urdhër Nr. 930, datë 27. 05. 2011, “Për dalje në rezervë të oficerëve aktivë” në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 19, pika 2 dhe 13 e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 11, në nenin 24, pika 1, gërma “a” dhe pika 2 e Ligjit Nr. 9171, datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka nxjerrë në rezervë 134 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura, pasi kishin përmbushur kriteret e shërbimit në FA.
134 ushtarakët e lartë, kanë dalë në rezervë, si pasojë e përmbushjes së afateve ligjore dhe nënligjore që rrjedhin nga ligjet shqiptare të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. 

Më poshtë po ju paraqesim të gjitha pikat dhe nenet ku është bazuar urdhëri i Ministrit Imami: 

Bazuar në kriteret e përcaktuara në Ligjin Nr. 9171 datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe në të dhënat që ka paraqitur Komanda e Qendrës së Personel Rekrutimit, oficerët që dalin në rezervë kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe nënligjore të daljes në rezervë dhe për këtë arsye nuk mund të shërbejnë më në Forcat e Armatosura. 

Për përpilimin e kësaj praktike, personeli i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, ka paraqitur pranë Ministrit të Mbrojtjes një listë me emrat e personave të cilët kanë mbushur kohën e shërbimit të tyre në Forcat e Armatosura. Përpilimi i kësaj praktike është mbështetur në nenin 102, pika 4 e Kushtetutës, në nenin 19, pika 2 dhe 13, e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 11, në nenin 24, pika 1, gërma “a” dhe pika 2 e Ligjit Nr. 9171, datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 

Në Ligjin Nr. 9171, datë 22. 01. 2004 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në FARSH”, në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 e Kushtetutës, me prpozim të Këshillit të Ministrave, në nenin 11, pika “a” të këtij Ligji ndër të tjera thuhet se: “Ushtaraku, i cili ka plotësuar afatin maksimal të shërbimit në një gradë dhe nuk ka marrë gradën e rradhës del në rezervë/lirim. 

Duke u bazuar në nenet e lartë përmendura sqarojmë se koha maksimale e qëndrimit në shërbim për personelin ushtarak në një gradë është: 

1- Major 22 vjet
2- Nënkolonel 27 vjet
3- Kolonel       30 vjet


Pra, nisur nga Ligji në fjalë, sqarojmë se një Major del në rezervë, pasi ka mbushur 22 vjet shërbim aktiv në Forcat e Armatosura dhe nuk ka mundur të marrë një gradë më të lartë se ajo e majorit. Po kështu ndodh edhe për një Nënkolonel, i cili në 27 vjet karrierë aktive në FA nuk ka mundur të marrë gradën e Kolonelit, ndërkohë që afati kohor i një koloneli është 30 vjet shërbim aktiv në FA, pa mundur që të përparoj në gradë. 

Nisur nga kjo, Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami, në urdhërin e tij me Nr. 930, datë 27. 05. 2011, “Për dalje në rezervë të oficerëve aktivë” në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 19, pika 2 dhe 13 e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të FARSH”...., urdhëroi lirimin nga detyra dhe daljen në rezervë të 134 oficerëve.


http://www.mod.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=3

Akademitë shqiptare me marrëveshje për kërkimet shkencore



Protokolli i nënshkruar dje, është dyvjeçar dhe gjatë këtij mandati pritet që të realizohen shumë projekte që janë afatmesme dhe afatgjata.








Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Republikës Shqipërisë të hënën në Prishtinë, nënshkruan një protokoll bashkëpunimi kërkimor-shkencor e artistik për vitet 2011-2013. Marrëveshja e parë ndërmjet të dy akademive është arritur në vitin 1979 dhe brenda kësaj marrëveshje ka arritur të realizohet vetëm një protokoll një vjeçar, sepse siç theksoi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademi Besim Bokshi, ndodhën demonstratat e viti 1981dhe Jugosllavia i ndërpreu dhunshëm dhe njëanshëm marrëdhëniet me Shqipërinë kështu, që u desh të kalonin shumë vite deri në vitin 1996, kur, më tej ai theksoi, se marrëveshja e tretë u nënshkrua në Tiranë në vitin 2000, ndërsa protokollet vazhdojë të realizohen vazhdimisht. Përveç kësaj në protokoll ekzistojnë edhe përpjekjet për të realizuar projekte hulumtuese e kërkimore me afate të shkurta dhe të mesme.

Për 11 vjet Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka botuar mbi 130 vepra shkencore dhe ka realizuar disa projekte të cilat janë për t’u përmendur, projekti 3-vjeçar i përgatitjes së monografisë, “Kosova” në të cilën prezantohet gjithanshëm me tekste të shkruara me mbi 50 ekspertë të fushave të ndryshme. “Akademitë tona kanë marrëdhënie edhe me akademi të tjera, të dy akademitë tona janë anëtare të Unionit Evropian të akademive evropiane” u shpreh akademik Bokshi.


    Prof. Dr. Gudar Beqiraj



Ndërkaq Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë akademik Gudar Beqiraj, tha se Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka bashkëpunim me shumë akademi të tjera të botës, por bashkëpunimin më të fuqishëm e ka me Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Jemi dy akademi që kemi mirëkuptuar mjaft mirë njëra-tjetrën” u shpreh Beqiraj. Ndërkaq, akademik Hyvzi Islami, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se me të drejtë këtë marrëveshje e kanë cilësuar si marrëveshje të përtëritjes së bashkëpunimit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës përkundër problemeve që ka pasur në aspektin financiar, hapësinor e infrastrukturor ka arritur ta zgjerojë bashkëpunimin me akademitë në rajon Evropë dhe më gjerë, u shpreh Islami, që edhe më tej, ai theksoi se Akademia e Kosovës dhe e Shqipërisë janë anëtare të federatës nacionale të akademive të Evropës. “Gjithashtu jemi anëtarë të rrjetit akademik të Evropës Qendrore të rrjetit të akademive së Evropës Juglindore por edhe të rrjetit për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork”, u shpreh ai. Gjithashtu akademia e Kosovës këto vite të fundit ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje të tjera me akademinë italiane britanike, gjermane me akademinë belge me akademinë sllovene dhe turke, ndërsa janë në rrugë për të nënshkruar edhe shumë marrëveshje me shumë akademi të tjera. Protokolli i nënshkruar dje, është dy vjeçar dhe gjatë këtij mandati pritet që të realizohen shumë projekte që janë afatmesme dhe afatgjata. “ Jam i bindur që do të shënojmë rezultate ndërmjet dy akademive në interes kombëtar të dy shteteve” theksoi akademik Islami.
Nënkryetari i Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuri, tha se protokolli i ri do të na sjell rezultate shumë më të mira se sa deri më tani, ai me këtë iu referua fillimeve të shkëlqyera të bashkëpunimeve të universiteteve, që edhe akademia është pjesë e universitetit, sepse nga andej vinë burimet për në akademi. Ndërsa Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës, Ramë Buja, tha se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të ketë mbështetje të plotë në proporcion me mjetet financiare që ka kjo Ministri. “ Për mua është nder i madh të gjendem këtu në mesin e ajkës së mendjes, kjo është e mrekullueshme”, u shpreh ministri Buja.


*****


Neser promovohet ne Prishtine libri i Engjell Koliqit"Dr.Ibrahim Rugova,arkitekt i Dardanise se Re-Republikes se Kosoves"






Miqt e mi te mire,me kenaqesi ju ftoj te merrni pjese ne promovimin e librit tim publicistiko-monografik mbi Presidentitn Historik te Kosoves –Dr Ibrahim Rugova,me 2 qershor 2011,me fillim ne ora 13,ne sallen e rezidences se katedrales “Nene Tereza”ne Prishtine!!! Jeni te mireseardhur te gjithe!!!

http://www.zeri.info/artikulli/4/22/26167/liber-per-rugoven/


http://floripress.blogspot.com/2011/05/se-shpejti-ne-prishtine-promovohet.html
http://agim.poeticforum.com/t15578-liber-per-rugoven-engjell-koliqi-dr-ibrahim-rugova-arkitekti-i-dardanise-se-re#21322

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...