2011-06-13

Ç`kanë shkruar të tjerët për shqiptarët‏




Reshat-nexhipi-150x150
Fjala “të tjerët” e titullit të këtij grupi, ka të bëjë me shkencëtarë, publicistë, diplomatë, gazetarë dhe autorë të profesioneve të tjera dhe etnikumeve të ndryshme nga mbarë bota, të cilët, kanë shkruar ose deklaruar për origjinën, etnokulturën, virtytet e shqiptarëve etj. Numri i tyre është i madh, prandaj, fokusohem në disa më të rëndësishmit, pa ndërhyrë në saktësinë e vlerësimeve të tyre, që do të thotë, pa ndonjë elaborim shkencor, prandaj edhe këtë shkrim e konsideroj më tepër si publicistik, qëllimi i së cilës është që të nxisë krijuesit e rinj, t’i demantojnë ose t’i mbështesin tezat ose hipotezat e autorëve të ndryshëm, të evidentuara nga ana ime në këtë shkrim. Por, ajo që më motivoj më tepër të merem me këtë temë është mbyllja e gojës të atyre të cilët shqiptarët i paraqesin si ardhacakë, kurse veten për zotër të këtij vendi. Përndryshe, për të evidentuar sa më tepër personalitete, nuk zë ngoje vendlindjen, profesionin as edhe përkatësinë e tyre etnike, por vetëm thelbin e konkluzimeve, me përjashtime të vogla, ku tekstet janë më të gjata, ndërsa për të mos i mbetur hatri askujt, emrat e tyre prezentohen sipas rrendit alfabetik, poashtu me përjashtime të vogla, mvarësisht nga përmbajtja e cila ka këta nëntituj:
1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve,
2. Të huaj që shkruajnë ose flasin për gjuhën shqipe,
3. Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, etj.
4. Të huaj që shkruajnë ose flasin për personalitetet puro shqiptare,
5. Të tjerët që shkruajnë ose flasin për figura historike të huaja me origjinë shqiptare,
6. Të huaj që shkruajnë ose flasin në favor të shqiptarëve,
7. Të huaj që shkruajnë ose flasin në dëm të popullit shqiptar, për sakrificat ndaj tij, etj., dhe
8. Të huaj që shkruajnë ose flasin për kufijtë e trojeve shqiptare.

1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve
A. Milladinov. “Emri i Strugës del nga ilirishtja”, ndërsa Ami Bue ishte i mendimit se emri sllav Bitolla vjen nga emri i vjetër ilir Butelion (i butë – R.N), gjë që e vërteton origjinën ilire të këtij qyteti, kurse M. Pavlloviq, emrin e lumit Dragor të Manastirit e nxjerr nga fjala shqipe dragua, figurë mitologjike shqiptare, emrin e fshatit Gopesh, rreth i Manastirit e lidh me fjalët shqipe rap “dru i fortë shekullor”, duke u bazuar në emrin e mëparshëm të Gopeshit – Rapesh. Ky autor, me rrënjë shqipe i nxjerr edhe emrat e dy çezmeve të Prilepit – Ruklec (rrugë) dhe Zhurka (zhur, rërë)
Prof. Dr. Agostino Ribeco: “Të drejtat mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve shtrihen prej kohërave të vjetëra në Iliri, Maqedoni dhe në Thesali”.
Barbara Jelaviç. “Rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë janë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”.
Braisfold. “Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë”.
Branisllav Nushiq: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjët”. Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.
Dimçe Kocev. Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas, ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për Kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohrit pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të principatës së arbërit – Progonit.
Dimitar Gërdanov: Skirtonët ilirë e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. (Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmon edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngritur në të njëjtin vend).
dr. Dushko Hr. Konstantinov: Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar në Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1, mars 1966, shkruan se: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër në Gadishullin Ballkanik dhe “pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve të vjetër”, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”. Pas ngjarjeve të v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor – dr-dr, nën ndikimin edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantinov, ndryshoi qendrimin ndaj historisë të popullit shqiptar, duke e quajtur bile edhe Kongresin e Manastirit si një mbledhje e rastësishme e disa intelektualëve shqiptar. Autori i këtij shkrimi polemizoi ashpër me të në shtypin maqedonas.
Edvin Jasques: “Ilirët dhe shqiptarët këta bijë të paepur ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit...”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arijane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy shprehjet shqipe- ar dhe anë, që do të thotë njerëz të arit, të pastër”. Mitologu gjerman Maks Myle, shkruan se emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala hqipe ar. (kjo vlen edhe për mjaft vende të botës-R.N.) Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës-R.N.
Fanulla Papazogllu: “Dardania është një nga krahinat antike të Ballkanit, ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”. Ajo pranon origjinën ilire të shqiptarëve.
Gabriell Hanoto (1913). Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f.158, shkruan se në parathënen e librit “Shqipëria e panjohur” të Gabriell-Luiz Zhare shkruan: “Ky popull gjithmonë i ri, është një popull shumë i lashtë”.
Gos Xhen, ambasador i njohur anglez: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer: “Shqiptarët janë ilirë të rinj”.
Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërnipërit e pellazgëve”.
Gjusepe Catapango: “Atlantinda, e cila është e zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e ilirëve, të cilët shpëtun nga përmbullja e Atlantidës dhë filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të Vogël”. Përndryshe, Atllantida quhej edhe borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala shqipe dëborë. Në literaturën historike, përmendet edhe emri Xhuzepe Katapanos, me siguri i njëjti person? Ky, në v.1984, në Romë botoi librin me titull “Thoti fliste shqip”. Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6.000 vjet ka krijuar sistemin e hieroglifëve, në bazë të ilirishtes – shqipes që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve – thuhet në literaturën historike.
H. Tunman: “Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zavendësua në viset e veta nga ndonjë popullsi e mëvonshme e dyndur këtu”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”. Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.
Harold Whitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford: “Në Maqedoni vetëm shqiptarët janë popull autokton”.
Hitleri. Shqiptarët i konsideronte për racë të pastër arijane, kurse Shqipërinë “për vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbimin të tij ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizionet ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se “kryqi i thyer ishte simbol i Hitlerit në Iliri” dhe se paskësh përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e, ky, siç dihet ishte perëndi ilire.
Hristo Andonov-Poljanski. “Sendet e gjetura në verginë (Kutlesh) të Greqisë, janë ilire”. Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli, me të cilën mburet VMRO-ja – R.N..
Ivan Mikulqiq. Ky arkeolog, në dorëshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty “kanë jetuar desaretët, një fis ilir” dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri – R.N.), pikërisht për këtë konstatim, “as që ka shprehur vullnet të më dëgjojë 2 minuta”.
J. Pokornu. Ky filolog austriak, emrin ilir e lidh me emrin e lumit Iller që buron në Gjermaninë jugore.
Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Dr. Josip Korosheci: “Varret në Trebenishtë janë ilire”. Të njëjtën e pohon edhe Vasil Llahtov arkeolog i shquar, i cili ka shkruar: “Bartës dominant i kulturës së Trebenishtes kaqnë qenë ilirët”.
Jovan Cvijiq: “Sllavët e Jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët të cilët nën trysninë e tyre (të sllavëve) u tërhoqën nga jugu ku i hasim edhe sot”. I njëjti autor ka shkruar se shqiptarët që u tërhoqën drejt bregdetit Adriatik, më vonë kthehen në vendlindjen prej ku kishin ikur. Ai, në një rast tjeter shkruan se shqiptarët janë raca më e bukur në Ballkan dhe se janë pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve.
Koce Stojmenov. Krijues bullgar, i cili ka thënë se ilirët janë paraardhës të shqiptarëve dhe se këta të fundit, pra shqiptarët e sotëm në Maqedoni duhet të jenë ose plotësisht të barabartë me maqedonasit, ose të kenë të drejtë për autonomi në suazat e këtij shteti.
Konstantin Jireçek: “Shqiptarët e Shkupit sfiduan me suksese të gjitha stuhitë e shekujve që nga Dardania e lashtë dhe ia dolën të rruajnë formën e vjetër të emrit të Shkupit”.
Konstantin Paparigopulos: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.
L. S. Stavrinos. Ky shkencëtar grek, në f.8 të studimit të tij “Ballkani prej 1453...”, thekson se “ilirët kanë qenë banorë të pjesës më të madhe të Jugosllavisë (së atëhershme), por më pas u shtynë drejt jugut prej pushtuesve sllavë”. Pra, sllavët ishin pushtues, kurse ilirët autoktonë.
Louis Schneider. Ky konsull i francës në Shkodër, në një vepër të tij, kushtuar Shqipërisë, sqaron se termi gegë rrënjët i ka te fjala shqipe gjigant (i madh - R.N.), ndërsa fjala toskë, sipas tij, vjen nga toxon, hark, duke e arsyetaur këtë me faktin se ilirët e parë të Jugut kanë qenë më të shkathët për të qëlluar me hark. Konsulli në fjalë, në një rast tjetër ka shkruar se elementi shqiptar është auktohton dhe më i vjetër nga tërë popujt e Ballkanit.
Dr. M. Panov: “Banorët vendas para ardhjes së sllavëve në Ballkan janë ilirët… Një pjesë e popullsisë vendase u vranë, të tjerët u shpërngulën dhe disa u përzien me sllavët”.
M. E. Pittard: “Shqiptari i përket një grupi etnik të karakterizuar nga hyperbrahy-cefalia dhe nga shtati i hedhur, racë shumë e bukur malësorësh, me flokë dhe sy të zinj, me hundë pak të hedhur si të shkabës… raca shqiptare është ilire ose dinarike… Shqiptarët, si racë dhe si ushtarë janë më të mirit në Evropë”.
Mathieu Aref. (studiues i shquar nga Egjipti, me origjinë të largët shqiptare, por në histori i njohur si egjiptian). Në librin e tij “Shqipëria”, konstaton se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe për të argumentuar këtë prezenton plot emra të krijesave mitologjike, herojëve të Luftës së Trojës,me emra shqipe, ose me origjinë të kësaj gjuhe. Zeusi, “mbreti i perëndive”, fjala vjen, e nxjer nga fjala shqipe zë, zëri dhe zot, siç i themi ne shqiptarët, sepse, ishte perëndi ilire. Lidhur me Zeusin shkuran se “një nga shqiponjat e tij do të kenë qenë bijtë e Zeusit”, pra, sipas tij “bijtë e shqiponjës” dhe këtë e lidh me flamurin shqiptar, kur thotë “duhet shënuar se flamuri në fjalë (emblema e Skënderbeut në shek. XV) kishte një shqiponjë dykrerëshe të zezë ( e zeza simbolizon hidhërimin, fatkeqësitë dhe vuajtjet e popullit shqiptar); dykrerëshe sepse simbolizon gegët e Veriut dhe toskët e Jugut; në sfond është ngjyra e kuqe (e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptarët gjatë shekujve për të mbrojtur atdheun e tyre). Sipas tij, me rrënjë shqipe janë edhe shumë emra të tjerë, për të cilët flitet edhe në rezimen e këtij fejtoni. Ai, bile edhe emrin e rrugës të njohur romake “Via Egnacia” e nxjerr nga fjala shqipe, e gjatë.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se historia dhe se gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili”.
Miklosiç: “Në të gjithë Ballkanin janë shqiptarët që kanë ruajtur elementet glotologjike vendore”.
Millutin Garashanin: “Dardanët (Ilirët-R.N) janë popullatë autoktone në pjesën qëndrore të hapësirës ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit... shqiptarët janë pasradhës të drejtpërdrejtë të ilirëve... varret në Trebenishtë janë ilire”.
Mirko Petro. Princ i Malit të Zi: “Shqiptarët janë nipër të Lekës dhe Skënderbeut”.
Moris Dryon: “Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili”.
P. B. Bertius: Hartograf i Luigjit III të Francës: “Pirustët, lart mbi Drin, janë shqiptarë”.
Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët është më i vjetri në Evropë”.
Qiro Truhelka: Emri Ilir ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, në kuptim i pamposhtur.
Pizani, shkencëtar italian: “Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë erdhur prej dikund” – që do të thotë që janë autoktonë (R.N.).
Peter Bartl: “Romakët e as turqit e sllavët nuk patën mundësi që të thejnë unitetin dhe kontinuitetin etnokulturor të ilirëve apo shqiptarëve. Historia nuk na jep asnjë shembull që ndonjë rajon i veçantë të ketë humbur identitetin kulturor ilir apo shqiptar duke e zavendësuar me atë të sunduesit. Bishofet romak, bizantine e më vonë turke e sllave nuk kanë pasur asnjë autoritet tek popullata. Shumica e autorëve, madje vërtetojnë se qytetet, përkundër ashpërsisë së regjimeve të sunduesve kanë mbetur si qendra kulturore të iliro-shqiptarëve. Mbi të gjitha veshja dhe punimet në keramikë demonstrojnë qartas kontinuitetin në mes të ilirëve dhe shqiptarëve”.
Seignabos, profesor i shquar: “Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan... Në të arrdhmen ata do të luajnë në këtë vënd rolin që luajnë skocezët në Angli”.
Stefan Verkoviq: “Maqedonët e Maqedonisë jugperëndimore ishin të mendimit se janë pasardhës të maqedonëve të vjetër”. Me siguri e ka fjalën për torbeshët. Në lidhje me këtë, në gazetën “Hëna e re”të datës 15 tetor 1994, f. 6, thuhet: “Torbeshët të Miakës janë pasardhës të Lekës së Madh... janë popullsi autoktone ballkanike iliro-maqedonee thrakase”. Në gazetën “Dnevnik” të 6 marsit, 1997, thuhet: “Kisha ortodokse pravoslave maqedone nuk i pranon maqedonët islamizuar si etnikum të vet”.
Stojan Novakoviq: “Shqiptarët janë ilirë”.
Sulejman Kulçe: “Nga pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët”.
Shatobriani: “Athina është vend shqiptar”.
Thomopulos: “Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve”.
Ugo Foskoli: “Bijtë e atyre guximtarëve të vjetër (të shqipëtarëvet) i gjejmë në sulmet e Trojës, nën ushtrarinë e Aqiletit edhe nën Piron: ata iu derdhën mbretërisë së Romakëvet”. Po ata, shqiptarët, nën Filipin rrëmbyen lirinë e Greqisë: dhe nën Aleksandrin, zaptuan pjesën më të madhe të botës”.
Vasko Kostiq: “Trojanët dhe ilirët ishin popull i i njëjtë... Troja njihej edhe me emrin Ilij dhe ka të bëjë me ilirët”.
Virçov. Profesor dhe antropoll i njohur sllav: “Shqiptarët janë raca më superiore nga tërë popujt e Ballkanit. Në kabinetin e tij, më 1878, gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, duke folruar për racat e ndryshme të Ballkanit, kishte marrë tri kafka prej njeriu dhe para të pranishmëve, tha: “Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve... a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore? Ja pra, raca superiore mbi të gjitha të tjerat!”, dhe, siç thuhet në literaturën historike, e përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziste kafkën që mbante ndër gjunj. Ai, pastaj tregonte modele kafkash malazez, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze etj. Këto të fundit ai i tregonte me majën e këmbës, kurse ato të shqiptarëve me kujdes të madh.
Zhivojan Vinçiq. Në broshurën “Kështjella e Shkupit – Kalaja”, 1966, shkruan: “Në atë kohë në kalanë e Shkupit ka ekzistuar një lagje e vogël e dardanëve që në atë kohë ka qenë e mundur të jetë Skupi, i cili emër është i pastër me preardhje ilire. Ilirët janë një popull punëtor, kanë ndërtuar një kështjellë të lartë... Ne sot nuk kemi të dhëna shumë për ata (Ilirët) në Kala, mirëpo ato mund të fshihen në themelet e saj dhe bademet. Për këtë arsye këto mbesin si shumë të rëndësishme për vërtetimin e kësaj hipoteze” – thekson Vinçiq.
1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për gjuhën shqipe 
August Friedrich Pott. Gjuhën shqipe e identifikon me atë pellazgo-ilire.
August Scheicher. “Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve pellazge”.
Dimitar Canko: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”.
Dositej Obradoviq. Ministër i parë i Arsimit të Sërbisë: “Tashmë, unë mund të flisja shumë mirë shqip. Gjuha e tyre është e thjeshtë dhe mund të mësohet fare lehtë, kurse me shkronjat tona mund të shkruhet si të ishin bërë për të. Dhe, kështu, çdo ditë shënoja ndonjë bisedë dhe atë mësoja me zë... Gati dy vjetë më vonë në Veneci e kam njohur njëfarë prift Theodorin, mësues që kishte dhënë në shtyp diçka në gjuhën shqipe me shkronja greke”.
Eduard Shnejder: “Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”.
Gotffried Leibnitz. Gjuhëtar gjerman. Në v.1695 ka hetuar se gjuha shqipe quhej gjuhë themelore e kontinentit.
Ilija Strazhevski: “Gjuha shqipe më e vjetër në Ballkan”.
Lejbniht: “Gjuha shqipe ishte gjuhë themelore e kontinentit, gjuhë e ilirëve të vjetër”.
Man. Studiues i njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.
Mihail Eminesku: “Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”.
Marin Soresku, shkenëtar rumun: “Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropjan”.
Miran Alen. Shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII: “Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe”.
Reinhold. Studiues gjerman: “Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”.
Shnaider: “Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare... gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”.
Xhorxh Fred Uiliams: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh...”.
2. Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, trimërinë, etj
Ami Bue: “Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”.
B. Vranisheviq: Piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar... Ata nuk lodhen për pasuri e luks... gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë... Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”.
Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë... Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri... Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”.
Branton. Ky publicist, ka shkruar: “Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze – R.N.) dhe se me ushta të gjata (armë – R.N.) dhe me flamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën, duke u sulur me vrul mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim”. (“Fakti”, 3 nëntor, 2005 – Luan Rama)
Dekani: “Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur”.
Eriksoni: misionar amerikan: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Mblidhen me besnikët më të adhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë”.
Fal Majeri “Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u rruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.
Fransua Pukëveli: “Shqiptarët që mund të quhen shiitë të Perandorisë së Lindjes...janë plot entuziazëm për atdheun e tyre dhe për të flasin vetëm në superlativ... Nuk ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit... Mbajnë mend mirë pavarësinë që e gëzonin”.
Gerard de Nerval: “Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryenecë që nuk e përfillnin vdekjen”.
Gligor Përliçev: “Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.
Ibn Kemali. Historian osman: “Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes... Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë...”.
Jovan Haxhivasileviq. Më 1918 shkruante se shqiptarët e Dibrës kurrë nuk i kanë zbatuar urdhërat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenë vetëm formalisht.
Lamartini. “Nuk ka pendë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të banorëve (të Shqipërisë) në luftrat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”. Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerës këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak e të së njejtës gjini”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
M. Ritton: “Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke”.
Madam Senja. Greke, nënë e një poeti francez: “Vallja e njohur “hasapikos”, që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët, “përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh”.
Maksimilian Lambec: “Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”.
Marco Nese. Ky shkencëtar ose shkrimtar italian, në një vepër të vet, të 3 dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare. “U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip, etj”
Marieta Vasilesku. Kjo rumune filoshqiptare, në një rast ka thënë se ka parë një ëmbëltor të Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharën nën jastëk, ishte njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.
Michael Attaleiates. Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.
Pallavçini. Ambasador në Stamboll: “Kryengritja e Shqipërisë së Veriut (më 1910), e çoi Turqinë në gjendje tejet kritike, jetë a vdekje për qeverinë turke”.
Pushkini: “Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, mernin pjesë 700 shqiptarë”.
Rozher (1922): “Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.
Seneshali i Madh. Gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI: “Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë... në ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për komandant të ushtrisë emëronin gjithënjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj.
Sreten Vukosavleviq. Deputet serb: “Lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në krye”. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendëshme, M. Vujiqiq, shton: “Shqiptarët e kanë patur traditë “kaçakllëkun”, sepse kanë dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur”. Kosta Novakoviq, thekson se “kaçakët janë njerëz që bëjnë kurban të gjitha: shtëpi, mall, katandi dhe marin malet ku formojnë çeta komitësh dhe luftojnë kundër barbarizmit të ushtrisë dhe policisë serbe”. Edhe Nushiqi, në mënyrë indirekte e arsyetonte Lëvizjen kaçake. Mosha Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.
Stadtmuller: “Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet në literaturën historike).
Tacit: “Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.
Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
Tit Livi: “Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët – R.N.)
Vuk Karaxhiq: “Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin - tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në “Zbornik filoloshkih i lingvistçkih studija” më 1921, me titull “Arnautske pjesme” (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.
Xhorxh Fred Uiliams: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.
4. Të huaj që shkruajnë ose flasin për personalitetet puro- shqiptare
Dr. Aleksandar Stojanovski. Ky historian maqedonas i hedh poshtë të gjitha tezat e lansuara paushale të dr. Petar Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, duke e quajtur veprimin e tij si “shovinizëm dhe racizëm i hapur”. Gane Todorovski: “Skënderbeu ishte djalë shqiptari”. Tome Serafimovski: “Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”. Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kurë historianët serbë filluan të intere¬sohen për historinë shqiptare, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënde¬rbeut”.
Anvar El Sadat: “Periudha e Mehmet Ali Pashës është më e ndritura në historinë e Egjiptit” dhe, “sikur paraardhësit e tij të vahdonin me të njëjtën tempo, Egjipti sot do të ishte diçka tjetër”.
Artur Vajgal, për gjarpërin e Olimpisë: “Një natë Filipi II u tmerrua kur e pa të shoqen-Olimpinë me një gjarpër në shtrat. “Dhe kjo-thotë Plutarhu-më tepër se çdo gjë tjetër i dha fund dashurisë së tij me Olimpinë”. Që atë ditë ai çdo natë përmes të një zbrasdësire të derës shikonte në dhomën e saj, a vallë e kishte gjarpërin në shtrat ose jo, duke e parafytyruar si dashnor të saj. Në të vërtetë, sipas Plutarhut, një herë ai e pa të shoqen duke u rrokur me gjarprin në mënyrë mjaft të dyshimtë dhe disa vjet më vonë, kur e humbi njërin sy në luftë, thuhej se i kishte ngjarë kjo fatkeqësi sepse kishte parë atë ç’ka deri atëherë nuk i lejohej asnjë njeriu të vdekshëm”.
Aurel Viktori. Dietar i shek. IV: “Pirro epiroti është me preardhje prej Akilit, nga e ëma, dhe e Herakliut (djali i Zeusit), nga i ati”. Emri Pirro, ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, në kuptim, i sipërm, i lartë etj. Për të ekziston shënimi i Plutarkut se: “Pas fitores së bujshme që korri Pirroja kundër maqedonëve, epirotët e përshëndetën me mbiemrin “shqiponjë”. Ai u përgjegj: “Është merita juaj që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart me krahë të shpejta?”. Pra, këtu e ka gjenezën flamuri ynë kombëtar.
Bill Klintoni. Ky personalite i shquar, i cili në v.1999 urdhëroi akcionin ushtarak për largimin e forcave nga Kosova, pas mbarimit të luftës, në një rast, Gonxhe Bojaxhiut, i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.
Bob Stewart. Kolonel, ish¬komandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë. Në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojëhapur. Ai pati sukses që t’i fokusonte Tensioned që ekzistonin në Kosovë. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për t’u bërë diçka shpejt”.
C. Gane, për Elena Gjikën: “Elena Gjika kishte pikëpamje liberale, e ndodhur nën ndikimin e ideve revolucionare të vitit 1848 në Francë, Itali, Rumani e në vende të tjera. Ndërhynte në debatet politike të salloneve, duke mbrojtur çështjen kombëtare dhe, jo rrallë herë e kishin këshilluar që të mos shprehte pikë pamjet e veta, këshillë të cilën nuk ka dashur ta respektoj. C. Gane përshkruan edhe vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar Elena Gjika: “Një ditë ajo u thirr në prefekturë. Aty, ministri i policisë, edhe ai princ, e pret me respekt të thellë, si midis njerëzve të së njejtës shkallë sociale dhe aristokrate. Pas një qortimi të shkurtër, mondan e plot mirësjellje, zotëria e tij e luti që të ketë mirësinë të hyjë në dhomën aty pranë. Madje e çon vetë deri te praku i portës, të cilën e mbyll pasi ajo futet mbrenda. Princesha Masalski gjendet papritur në një dhomë të vogël, të pa mobiluar dhe të errët, në cepin e së cilës ishte vetëm një kanape. Qëndroi një moment në këmbë afër derës, duke pyetur veten se çfar duhet të bënte. Duke pritur atë që duhet të ndodhte, ajo shkon të ulet në kanape. Por, kur arrin në mes të dhomës, ndjen se toka i hapet nën këmbë dhe po fundosej në një boshllëk. Ishte hapur parketi dhe princesha kishte shkarë poshtë, duke u varur nëpër ca dërrasa, me pjesën e sipërme të trupit në dhomën e sipërme dhe me pjesën e poshtme në dhomën nën të. Pastaj, papritmas ndjen se dikush i ngre fustanin dhe përkëdhel... Kamzhiku rus i administratës cariste, rrahje! Dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzet goditje mbi lëkurën e saj të bardhë prej aristokrateje…”. Autori i lartpërmendur, më pas vazhdon: “Ministri i policisë hap derën, e fton në dhomën ngjiutr, duke e lutur që të mos zemërohej me çka kishte ndodhur. Oh! Gjithçka ndodhi pa dëshirën e tij, për shkak të një urdhëri nga lart. Duke u përulur me respekt, i puth dorën dhe e përcjell përsëri deri tek porta e daljes: Por, “Ju lutem”-i thotë ai në momentin e ndarjes “politika nuk duhet t’ju interesojë”. Pas kësaj ngjarjeje, Elena Gjika e kupton se nuk mund të mbijetojë në Oborrin Carist dhe të largohet përfundimisht nga Rusia me familjen që kishte nga kjo martesë. Ajo nuk kërkoi divorc, duke mbetur Kolcov-Masalski, por iu imponua botës kulturore jo me emrin princor, por me emrin letrar Dora D’Istria, emër me të cilin u bë e famshme.
Charlote A. Graham, për vdekjen e faik Konicës: “Z. Konica kërkoi që t’i telefonoj Dr. Robert Oden, mjekut dhe mikut të tij të madh. Mjeku arriti shumë shpejt. Faik Bej Konica, u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu të presë. Ai sikur u pajtua dhe e këtheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica. Rreth orës 11:45, Faik Beu akoma merrte frymë dhe, dukej në rregul”. Më vonë, gjendja e Faik Konicës u keqësua tepër. Mikesha e lartpërmendur e këtij patrioti shqiptar, kujtohet: “Sytë i kishte të hapur, të shtrënguar dhe nuk lëviznin. i telefonova Dr. Odenit, i cili më këshilloi të provoj ta lëviz dorën e tij. Bëra ashtu siç më këshilloi mjeku dhe i raportova se nuk ka ndonjë ndryshim dhe se duart i ka të ftohura. Mjeku tha se se do të vinte shpejt. Nuk vonoi shumë dhe arriti. Nuk pati nevojë për ta ekzaminuar gjatë dhe, më tha se Faik Beu, miku i tij dhe i imi kishte vdekur në të gdhirë në gjumë”.
Dervish Pasha, për Abdyl Frashërin: “Abdyl Frashëri, përveç në Toskëri, është i lidhur edhe në Krujë me shehun e bektashinjëve, Baba Hysenë, i cili nxit popullsinë që të bëjë trazira dhe kryengritje kundër pushteti osman. Prandaj, sipas Dervish Pashës duhej menjëherë të internohet Abdyli, Baba Hyseni si dhe Esat Pasha nga Tetova. Në një raport tjetër, i njëjti zyrtar turk tregon se si Abdyl Frashëri gjindej i burgosur në Kalanë e Prizrenit dhe se duhej të refuzohet kërkesa e bashkëshortes së tij për lirimin e të shoqit, sepse ai vazhdimisht ka kërkuar dhe ka luftuar për autonominë e Shqipërisë, si fillim dhe më vonë pavarësinë e plotë të saj. Nga burgu, Abdyli mund të dalë, sipas Dervish Pashës, vetëm nëse pendohet, por me kusht që pastaj të internohet me gjithë familje në shkretëtirat e Anadollit, me qëllim që të izolohet nga populli i vet dhe këmba e tij kurrë mos shkelë në Rumeli”.
E. Spanser: “Skënderbeu është një nga njerëzit më të mëdhenjë në botë”.
Edvin Jasques: “Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj”.
Egil Arvik, sekretar i Komitetit Nobëll për Paqë, për Gonxhe Bojaxhiun: “Ajo na ka dëshmuar se çka do të thotë altruizmi, dashuria për të varfër, vepra më e lartë dhe më bujare njerzore, dashuria që spret asgjë, që beson çdo gjë”.
Fisheri për Ahmet Zogun: “Shpallja e mbretërisë ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi i përshtatej regjimeve mbretërore që e rrethonin Shqipërinë dhe në ndërkohë, ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.
Geralldina për Ahmet Zogun: “Mbreti Zog im shoq i dashur, qe një personalitet shumë i dalluar. Ai lidhi një grup fisesh të ndara, në një mbretëri të bashkuar, në një shtet të vetëm. Ai më tepër se kushdo tjetër, krijoi Shqipërinë moderne dhe i dha asaj Kodin Civil, më të përparuar të Evropës Lindore. Ai pajisi vendin e tij me shkolla dhe spitale. I mungonte vëtm koha ta kishte shpënë shumë përpara vendin dhe popullin e tij e ta bënte të lumtur. Këtë kohë, një diktator fashist dhe lufta botërore ia rrëmbyen nga duart. Në muajt e parë të 1961-shit, në një cast mbeti vendosi të shkojë në Paris, për t’u takuar me presidentin De Gaulle dhe me disa miq të tij të vjetër. Ky udhëtim i bëri keq dhe u sëmurë kaq shumë sa që e çova në spital, ku edhe vdiq”.
Indira Gandi: “Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël, turpërohemi para vetvetes…”.
Ismail Habib, për Riza Tefikun e Dibrës: “Shumë merita letrare, mjekësore, filozofike, kulturore, poetike, folklorike, politike, diplomatike, psikosociale, historike, botë¬kupti¬more, elo¬kuente…etj. Gjithë këto cilësi, të ishte e mundur të përziheshin në një kazan, do të dilte vetëm një aliazh: poezia lirike popullore e nivelit të lartë e Riza Tefikut”.
J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.
John Sannes (Kryetar i Komisionit, i cili i dha shpërblimin Nobël për Paqë Nënë Terezës, në Osllo të Norvegjisë, më 10.12.1979): “Nënë Tereza, dhe motrat e saj janë: jetë në varfëri të plotë, punë tejet e vështirë ditenatë, një jetë kushtuar Zotit dhe njeriut që vuan”.
Jozep Roth për Ahmet Zogun: “Ahmet Zogu është më i ri se presidentët e republikave evropiane, sapo i ka kaluar të tridhjetat, megjithatë, ka një të kaluar të rrëmbyer e më të pasur se qindra evropianë të moshës së tij. Është një burrë i gjatë, imponues dhe bjond… Është pasardhës i një gjinie fisnikësh shqiptarë, sundues qysh në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe ndoshta më pare… ky burrë shteti i ri, që deri më tani nënshtroi tre kryengritje, i veshur me një uniformë gjenerali të prerë mirë, me një shpërblim të madh, në një rezistencë aristokratike për nivelin shqiptar, për ne (gjermanët-R.N) nivel i mesëm, i rrethuar nga garda e tij”. Në fund, reportazhin e mbyll me këto fjalë se Ahmet Zogut nuk i zemërohen për vrasjet që ia varin në qafë, po për shumat që ai mer. Por, nëse nuk i merrte ai, kështu do t’i merrnin të tjerët, që i meritojnë akoma më pak: kasta e lartë, e vogël por e dhjamosur e shushunjave, nëpunësit turq, ndërmjetësuesit korrupt të korru¬psioneve. Ahmet Zogu mund të jetë nesër president, pasnesër mund të jetë një hiç dhe po qe se nuk do të qeverisë ai, në vendin e tij ulet dikush tjetër, që shumë pak dallon prej tij”.
Karl Treimer: “Skënderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërko¬mbëtar, është një mbrojtës i suksesëshëm i Evropës... kombi shqiptar është stërnipi ilirian. Ky intelekt e ky shpirt janë trashëguar prej ilirëve të moçëm, që e kanë mbajtur dhe e kanë shpëtuar jo vetëm Perandorinë Romake, por edhe atë Osmane, madje shqiptarët edhe në parahistori ishin kulmi i kulturës evropiane”.
L. Untermejer. Kritik i shquar amerikan: “Zërin e Aleksandër Moisiut njeriu e ka gjithnjë në vesh. I butë dhe përkëdhelës. Moisiu, ky belkantist i teatrit, diti t’ia sjellë këtë zë skenës gjermane” etj.
Lucari. Kronist i dalluar nga Raguza, në vitin 1605 ka shkruar: Vendlindja e Kastriotëve, është Hasi i Prizrenit”.
M. Guin: “Ali Pashë Tepelena, shpesh herë bëhej dhelpër e gjithmonë mbetej luan”.
M. Sabu: “Fama e Mehmet Ali Pashë Kavallës pushtoi botën, ndërsa dera e mbretërve të Egjiptit mbeti nga gjaku i tij gjer tek i fundit prej mbretërve të Egjiptit, Farukut”.
Marçin Bjelsi: “Skënderbeu, princ shqiptar i Maqedonisë”.
Margaret Macmillan: “Esat Pashë Toptani, që nuk njihte asnjë gjuhë të Evropës, a njihte vlerën të të gjitha monedhave evropiane”, duke aluduar në gjysëm milon franga ari që duhej t’i merrte nga knjazi Nikolla i Malit të Zi, për dorëzimin e Shkodrës shtetit në fjalë”.
Marksi. “Egjipti nën udhëheqjen e Mehmet Aliut ishte vendi më i gjallë në tërë Perandorinë osmane”.
Mehmeti II. Me rastin e vdekjes së Skenderbeut, ka thënë: “Një luan të këtillë nuk do të lindë dheu kurrë” dhe se “Tani Evropa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe mburoja”.
Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.
Millovan Gjillas, për vrasjen e Isa Boletinit: “Isa Boletini ishte vrarë. Por kishte luftuar trimërisht, bile për një kohë të gjatë pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu i plagosur ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për ta mbajtur pushkën qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjërin prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorë të majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytë e tij të mëdhenj e të përgjakur, kishte thënë diçka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndjenim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkend, ashtu drejt në këmbë i pa mbrojtur...”.
Nathaly Cleyer për Ali Pashë Tepelenën: “Mendohet të ketë qenë bektashi, me prejardhje nga Sheik Mimi (Shehmimi) i Krujës dhe të ketë qenë njëkohësisht përgjegjës për përhapjen e Urdhërit Bektashi të dervishëve ndër shqiptarët… Ali Pashë Tepelena, ka qenë tolerant ndaj të krishterëve”, gjë që ishte karakte¬ristike për bektashinjtë, dhe se ka ngritur ose ndihmuar mjaft objekte bektashiane. Thuhet gjithashtu, ai ka mbajtur kapelë bektashiane, kurse mbi pllakën e varrit të tij, ka patur një tyxh bektashian.
Nexhip P. Alpan: Për Sami Frashërin ka shkruar: “Në jetën e tij 54 vjeçare, ka hartuar e botuar 54 vepra letrare, gjuhësore, kulturore turqisht, nja dhjetë, të tjera shqip. Sami Frashëri në botën shqiptare njihet edhe për alfabetin e gjuhës shqipe (1879) Gramatika e gjuhës shqipe (1886), Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet? (1899)… etj. Samiu në letërsinë moderne turke është i pari që botoi turqisht romanin “Dashuria e Telatit me Fitneten”, Stamboll 1873. Mund të thuhet se teknologjia ka filluar me Sami Frashërin. Fjalorin turqisht-turqisht është i pari që guxoi ta botojë me titullin turqisht “Kamus-u Turki”: (Fjalori turqisht, fjalori i turqishtes) se Pallati Osman nuk lejonte të thuhej “turk” e “turqi”. Sami Frashëri u bënte të ditur turqve se, fjala “osman-otoman-osmanlli” nuk përfshin as gjuhën, as kulturën turke dhe as Turqinë vetë… “Osmanli” është titull i një dinastie familjare perandorake…” shkruante Sami Frashëri. Prandaj, deri më 1902 as një letrar, linguist, shkrimtar turko-osman nuk shkruante dhe botonte dot për shembull “shteti turk, atdheu turk, gjuha turke, letërsia turke… Sami Frashëri është i pari që turkun e shpëtoi nga përbuzja shekullore dhe atij i dha nderin, virtytin e madh që e meritonte… Sami Frashëri njihet si babai i teknologjisë moderne dhe jeton në shpirtin e turqve intelektualë…”.
Pali II,për Gonxhe Bojaxhiun: “Nuk ka asnjë dyshim se Lumturura e sotme ka qenë një nga misionaret më të mëdha të shekullit XX. Me anë të kësaj gruaje të thjeshtë, që vjen nga një prej zonave më të varfëra të Evropës, Zoti na ka treguar një rrugë për të shfaqur idetë e tij në botë jo përmes predikimit, por me anë të gjesteve të përditshme të dashurisë kundrejt të varfërve. Misionare në një kuptim më universal të fjalës, atë të mirësisë pa kufi dhe pa përjashtime, pa preferenca përballë më të braktisurve...” .
Papa Pali VI: “Skënderbeu asht pinjolli famëmadh”.
Paolo Montegazza: “Elena Gjika është, ndoshta e vetmja femër që i ka gjykuar drejt motrat e saja... Ke përballë teje një zemër gruaje që ndjen të gjitha rrahjet e ndjenjave, ke përballë teje një mendimtare që analizon dhe gjykon me drejtësi”.
Papa Wojtyla: “Falë dashurisë së jashtëzakonshme ndaj kësaj shenjtëreshe të gjallë në mesin tonë, menjëherë mbas popullit tim polak, thellë në zemër e kam popullin shqiptar, që është një popull i madh, sepse nuk mund të jetë i vogël një komb që botës ia ka dhuruar shenjtëreshën e madhe-Nënë Tereza”.
R. A. Fontana, për vrasjen e Mulla Zekës: “Mulla Zeka, duke shkuar për në shtëpi, me dy shoqërues të vet, papritmas e takoi Zajm Efendiu, i cili qe i shoqëruar nga dy mylazim (toger). Aty ishin edhe tre të tjerë, të shtrirë në tokë. Zajmi shtiu disa herë në Mulla Zekën, e ky ra i vdekur për tokë. Dy shoqërues besnikë të Mulla Zekës shtënë me zjarrë, duke e plagosur Adem Zajmin në trup dhe njërin nga shoqëruesit e tij në këmbë. Njëri nga ata shtiu poshtë, kurse Zajmi dhe miqtë e tij ikën duke u strehuar në kullë të tij, brenda në qytet”.
Robert Austin: “Ideja e shqiptarëve të Amerikës që t’i ngrenë monument heroit të tyre kombëtar, është e shkëlqyer, sepse Skënderbeu është hero jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i Ballkanit dhe Evropës, dhe se me qëndresën e tij ai ndikoi në mbarë histoinë botërore”. Përndryshe, Marin Barleti ka shkruar: “me praninë e Skënderbeut mund të ngjallen edhe të vdekurit”, kurse Frank Bardhi: “do të ishte më lehtë t’i shkëpute Herkulit nga duart topuzin se sa të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”.
Roberto Moroko de la Roka, për zonjë Bllomshin. Ky publicist, në librin e vet, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, Tiranë 1994, f.29, prezenton edhe këtë shënim interesant nga viti 1923. “Në mbrëmjen e vitit të ri pranë legatës amerikane ndodhi një fenomen i denjë për t’u shënuar. Gruaja e parë muslimane në Shqipëri u hodh në një dancë publike. Zonja Bllomshi, bashkëshortja e bukur e një deputeti, dhe motra e saj, kërcyen, pa perçe dhe me fustane të shkurtëra… me pasion dhe hov, edhe pas fillimit të vitit të ri. Shqiptarët e moshuar ishin të skandalizuar dhe dukeshin të plagosur përbrenda. Atyre u dukej s’e skishte më asgjë të shenjtë në tokë, dhe u ngjallte mornica parashikimi i një Shqipërie të ardhshme me vallzime dhe kapele, fudbol dhe poker…”.
Ronald Regan (ish president i SHBA-së): “S’është e mundëshme të jesh në praninë e një personaliteti, siç është Nënë Tereza, dhe të mos jesh optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë”.
Rose Wilder Lane: “Unë u futa në zyrën e Ahmet Beut e përgatitur të shkëmbej format e përpunuara të kortezisë së malit dhe të shoh Ahmetin. Asgjë më tepër. Zyra ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje të rënda, po kështu as qilima. Aty ishte një dysheme e ftohtë, muret bosh, një tavolinë druri e palyer dhe Ahmeti. Ai ishte i mprehtë, depërtues, energjik, kontrollonte mjaft mirë veten e tij dhe imponues. Kjo ishte përshtypja e parë. Përshtypja e dytë ishte se ai ishte burri i veshur më mirë, në një këndvështrim europian, që kisha parë ndonjëherë. Ishte veshur si ndonjë biznesmen i sukseshëm amerikan, i cili i jepte kartabianke një rrobaqepësi të mirë dhe nuk interesohej më për veshjen. Ai u ngrit dhe më tha: “tungjatjeta” dhe ndërsa tha këtë më pa mua ashtu si një shkencëtar shikon në gypin e mikroskopit. Pastaj më ofroi një karrike, u ul dhe shtoi: “A mund të jem në shërbimin tuaj zonjë?” U shokova aq shumë sa m’u errësua mendja. Pastaj i thashë se doja të vizitoja Matin dhe Mirditën. Ahmeti më ofroi një cigare dhe ma ndezi atë, ndërsa mendja ime u mobilizua mjaft pasi pashë se ai kërkonte kohë për të dhënë përgjigjen e tij. Sytë tanë u takuan kur e falënderova për cigaren dhe pashë se ai e kishte kuptuar që unë e dija pse ai ishte hezituar. Në ato çaste m’u duk vetja idiote dhe u përpoqa ta ndërroj temën e bisedimit. Por ai tha: “Tani Shqipëria po kalon një kohë të vështirë zonjë. Unë nuk mund t’u them juve nëse mund të shkoni në male apo jo. Nuk mund të diskutoj me ju sot për vështirësitë tona. Pas dhjetë ditësh ato do të mbyllen. Unë do t’u kërkoj të prisni dhjetë ditë, ndoshta më pak, sigurisht jo më shumë se dhjetë ditë. Pastaj, nëse ju do të vini të më takoni përsëri, atëherë do t’u tregoj gjithçka që dëshironi të dini. Nëse është e mundur që ju të shkoni në male, sigurisht do të shkoni si mike e qeverisë shqiptare”. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shales), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë. Shtypi i kohës, ai amerikan dhe anglez e përcolli veprën me tituj si “Një shkrimtare amerikane thotë se mendja e shqiptarëve kur të zhvillohet do të bëjë çudira”, “Rose W, Lane i tregon botës fisnikërinë e shqiptarëve”, etj.
Sotiriu, për vrasjen e Hasan Prishtinës. Në literaturën historike, thuhet: “Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërguar ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2:50 min. pasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin (Ibrahim Çelo-R.N.) nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se i njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke. Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara 15 ditëve, kur po vinim prej Vjene dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhurate mbas aktit të vrasjes, por unë kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit të mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhesha vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar...”.
Suetoni. Historian romak i shekullit I-II: “Lufta ilire e udhëhqur nga Batoja kundër Romakëve në vitet 6-9 ka qënë më e tmerrshme se lufta e Kartagjinës”.
Tatiana. Vajzë e Tolstoit: “Ta shikosh Aleksandër Moisiun është gjëja më e madhe që taetri mund të të ofrojë një gjë të tillë”.
Vançe Stojçev: “Më 15 maj, 1922, ishte nënshkruar protokol për bashkëounim midis VMRO-së dhe Komitetit shqiptar, përmes të cilit, Maqedonia Perëndimore ishte shpallur për territor shqiptar dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit, dërguar Komitetit Qëndror të VMRO-së me të cilën kërkohej nga çetat e Regionit Revolucionar të Manastirit që t’i përmbahen vendimit të lartpërmendur, përndryshe pason dënimi me vdekje” - shkruan historiani i lartpërmendur dhe shton se protokolin në fjalë e kishin nënshkruar profesori shqiptar Bedri Pejani, në emër të Komitetit të Kosovës dhe gjeneral Aleksandër Protogerov, në emër të VMRO-së”.
Viktor Hugo: “Nëse ka një kolos që mund të krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial është Mehmet Ali Pasha, ai qendron krah tij ashtu siç rri tigri përballë luanit, si skifteri përballë shqiponjës...”. Përndryshe, Mehmet Ali Pasha, shqiptar nga Kavalla, është themelues i Egjiptit të Ri, modern.
Vollteri: “Sikur Skënderbeu ta mbronte Stambollin, turqit kurrë nuk do mundnin të hynin në të”.
Xhenaro Françones: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”.
Xhulian Emeri (Julian Ameru). Agjent britanik, pranë Shtabit të Abaz Kupit. Në një rast ka thënë ose ka shkruar se Abaz Kupi, kryetar i zogistëve “përdorte gjermanët për të shkatëruar komunistët”.
5. Të tjerët që shkruajnë ose flasin për figura historike
të huaja me origjinë shqiptare
A. Vasilev. Bizantolog i shquar: “Justinijani I ka patur origjinë shqiptare”.
Adolf Thiers. President francez: “Napoleon Bonaparta ka qenë me origjinë arbëreshe”.
Aleksandër Donski. Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë ilire, autori në fjalë, pa dashur pranon origjinën ilire të dy të tjerëve. Ai, sa për kuriozitet, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe mjaft kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi. Nëse, eventualisht teza e tij vërtetohet, atëherë del se kryetarët e lartpërmendur i takojnë gjakut tonë! Kjo nuk duhet të na habitë, dhe, ndoshta nuk është gjë e rastit që Villsoni shpëtoi Shqipërinë, Klintoni Kosovën, kurse Bushi u prit në mënyrë madhështore në Shqipëri dhe populli shqiptar konsiderohet si një ndër më pro-amerikanët në botë.
Aristokseni: “Pitagora i shek. VI, para Krishtit, ishte djalë i një etrusku (toske – ilir-R.N.). Të njëjtën e vërteton edhe shkencëtari Teopompu, në një shkrim të vet.
Edit Durham: “Leka i Madh, pa dyshim ishte shqiptar....”.
Finleu: “Leka i Madh ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar “. Ndërsa, Robert D’Angely, thekson: “Generalëve të vet, Leka, iu drejtua në gjuhën amtare, pellazge ose shqipe”. Ekspertët e CIA-s kanë konstatuar se Leka i Madh dhe Maqedënt e Vjetër ishin ilirë.
Jovan Pavllovski: “Naumi dhe Klementi erdhën në tokat ilire dhe lihnide”. Për Lihnidën thuhet se ka të bëjë me fjalën shqipe ndrit, aludim ndaj shkronjave të sjella nga Kadmi ilir. Disa autorë maqedonas Qirilin dhe Metodiun, Klementin dhe Naumin i quajnë Maqedonë të Vjetër, ndërsa disa autorë shqiptarë i konsiderojnë për iliro-shqiptarë.
Laonik Halkokondili: “Car Dushani, Knez Llazari dhe i biri ishin triballë – shqiptarë, skizmatikë”.
Lamartini. Tre shqiptarët e Revolucionit grek të vitit 1821, Marko Boçarin, Odhiseun dhe Konstadin Konarin e konsideron për gjysmë perëndi.
Ljubomir Domazetoviq: “Odiseu ishte ilir… Në luftën e Trojës luftonin fiset ilire midis tyr”.
Mathieu Aref. Studiues egjiptian: “Qemal Ataturku dhe Habib Burgiba, nënat i kanë patur shqiptare”. Ndërsa, për Pikason, shkruan se: “Ka të ngjarë... që stërgjyshët e tij të kenë qenë shqiptarë me zanafile nga Azia e Vogël Perëndimore”.
Mihail Kovaçev. Prezenton legendën sipas të cilës Samoili ka preardhje nga dinastia e Justinijanit I (pra ilir-R.N.). Në favor të kësaj teze shkon edhe shënimi se Ermenët kanë preardhje nga Leka i Madh, e Samoilli, siç dihet ishte Ermen.
Paskal Kintz. President i Shoqatës Ndërkombëtare të Toksikologëve të Mjeksisë: “Napoleoon Bonaparta është helmuar me arsenik”.
Robert D’Angely. Ku studiues francez, përveç Homerin dhe Lekën e Madh, edhe Garibaldin dhe Napoleonin, i paraqet si iliro-shqiptarë.
Sime Pandovski: “Filipi II, baba i Lekës së Madh, ka lindur në Krujë”.
Prof. Dr. Tashko Bellçev. Për ta paraqitur Jezu Krishtin si stërgjysh të maqedonëve të sotëm, shkruan se ai ka origjinën e venetëve, të cilët i nxjerr si stërgjysh të sllavëve, duke mos editur se venetët janë ilirë, gjë që, pa dashur, edhe ai e vërteton kur thotë se nga venetët kanë dalë dardanët, e këta, siç dihet, janë ilirë, gjë që poashtu edhe vet ai vërteton, kur thekson se Dardani ishte djali i Zeusit, e ky, siç dihet ishte perëndi ilire. (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102) Autori në fjalë, gjithashtu, Lekën e Madh dhe Bardhylin i nxjerr nga dinastia e Maqedonëve të Vjetër – temenidët, me çka, pa dashur Lekën e Madh e nxjerr ilir, sepse Bardhyli ishte i tillë.
Tome Sazdov: “Gjorgji Pulevski deklaronte se është nga Shqipëria”. Në një shkrim të “Flakës”, 6 nëndor, 2002, thuhet se Gjorgji Pulevski ishte shqiptar, kurse në “Faktin” e 4 korrikut, 2006: “Shqiptar i sllavizuar”.
T Tuberoni, humanist nga Raguza (Dubrovniku): “Nënshtetasit e Knez Llazarit që humbi jetën në betejën e posapërmendur, ishin dardanë, kurse Llazari mbret të tyre.
Xhorxh Frend Uiliams, funkcioner i lartë amerikan: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh... Pellazgët kanë jetuar para Homerit. Emri Homer ka të bëjë me fjalën shqipe i mjerë, Athina me e thënë, Zeus me Zot, Odise me udhëton, Akil me qiell... Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.
Z. J. Tomiq: “Fisi shqiptar Kelmendi ka dhënë disa njerëz shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Sipas “Rilindjes” të 2.2.1990, edhe udhëheqësi i asaj kryengritjeje-Karagjorgje Petroviqi është me origjinë shqiptare”.
6. Të huaj që shkruajnë ose flasin në favor të shqiptarëve
A. Kokoli: “90% të heronjëve të Revolucionit grek ishin Arvanitas”.
Andreas Cobel. Ambasador gjerman në Beograd: “Për Kosovën sa më parë pavarësi, ndryshe, hapen probleme”. (“Fakti”, 13.04.2007)
Angjela Merker. Kancelare gjermane: “Kosova do të fitojë pavarësinë”.
Athanasios Drougos. Analist i veçantë për çështjet botërore të sigurisë rajonale dhe të terroizmit ndërkombëtar, pedagog në Akademinë Ushtarake të Athinës dhe në kolegjet e NATO-s: “Ka ardhur koha për Pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti, 30 korrik, 2007)
Ban Ki Mun. Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Njujork: “Duhet mbështetur planin e Ahtisarit”, për Pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. (“Fakti”, 28 maj 2007)
Bernard Kushner: “Kosova është një rast i veçantë që nuk mund të shfrytëzohet si precedent” – tha ky ministër i Jashtëm i Francës, duke mos u pajtuar me qëndrimin e kolegut rus – thksohet në gazetën “Iliria” të Amerikës, 1-4 qershor, 2007.
Biljana Sërblanoviç. Shkrimtare e shquar: “Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbe”. Në gazetën “Iliria” të Amerikës, 8-11 maj, 2007, theksohen fjalët e saja se “Kosova duhet të jetë e pavarur”.
Bill Klinton. Kryetar i SHBA i cili kontriboi tepër për Kosovën dhe shqiptarët e saj si dhe për shqiptarët në përgjithësi. Me rastin e 8 shtatorit-ditës së pavarsisë së Maqedonisë, përmes një telegrami dërguar Qiro Gligorovit, Maqedoninë e promovonte si shtet multietnik. E ka vizituar Kosovën me bashkëshorten e tij. Në shkrimin e “Faktit”, të 28 shkurtit 2006, lidhur me qendrimin e tij ndaj marrëveshjes së Rambujes, thuhet: “Presidenti Klinton shkruan në librin e tij “My Life” (Jeta ime-R.N.) se shqiptarët e Kosovës kërkonin pavarësinë. Ata, thotë Klinton, ishin të përçarë. Ibrahim Rugova, kryetar i qeverisë-hije, ishte njeri që fliste me zë të ulët, që dallohej për bartjen e një shalli rreth qafe. Isha i bindur se me Rugovën mund të bënim marrëveshje për paqe, por nuk isha aspak i sigurtë se mund të bënim një gjë të tillë me krahun tjetër kosovar, d.m.th. me UÇK-në, që e drejtonte ai djali i ri-Hashim Thaçi. UÇK-ja e Kosovës, shkruan Klintoni, kërkonte pavarësinë. Ata ishin të bindur se mund të luftonin gisht për gisht kundër ushtrisë serbe”. Përndryshe, libri kushtuar biografisë të Klintonit, në shenjë respekti, është përkthyer në gjuhën shqipe. Në literaturën historike, thuhet se ish-presidenti amerikan në fjalë, “sapo kishte mbaruar lufta e NATO-s kundër agresorit gjenocidial të Beogradit në Kosovë, dhe Kosova ishte çliruar nga hordhitë kriminele e barbare serbe, që në formacione ushtarake e paraushtarake të dirigjuara nga kupola e regjimit të Beogradit, ushtronin spastrim etnik me gjenocid në tokat tona, kishte shkruar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënë Terezës, ndër të tjera kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.
Bojan Kostrezh. Kryetar i Kuvendit të Vojvodinës: “Çështja e Kosovës do të zgjidhet me ose pa përfaqësuesit e Serbisë” dhe se Voisllav Koshtunica, lideri i Partisë Demokratike, me qëndrimet e tij rreth Kosovës, është i njëjtë me Sllobodan Millosheviçit, thuhet në “Faktin” e 06.02.2007.
Brus Xhekson. Kryetar i projektit për demokraci në tranzicion: “Kosova e pavarur deri në fund të vitit” – këtë askush nuk e vë në dyshim – thuhet në “Faktin” e 28 korrikut, 2006.
Busek. Koordinator i paktit të stabilitetit për Evropën Juglindore: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë pavarësinë”. (“Fakti”, 26 korrik 2006).
Dana Rohrabaçer. Ky anëtar i dhomës së përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, sipas “Faktit” të 26 shtatorit, 2005, në një rast ka thënë: “Serbët të pranojnë vendimin e shumicës ose të shkojnë në Serbi, ndërsa në të njëjtën gazetë të 12 tetorit, ka shtuar: “Populli i Kosovës ka të drejtë ta votojë e vendosë fatin e tij”.
Daniell Fried. Në “Faktin” e 27 shtatorit 2006, thuhet se ky personalitet, në një rast ka thënë se “Kosova paraqet një rast unik në botë dhe se zgjidhja për statusin e saj nuk do të jetë precedencë e cila do të mund të aplikohej edhe në rajonet e tjera të botës. Sipas fjalëve të tij Kosova nuk do të jetë precedencë as për Republika Sërpskën, as për Osetinë Jugore, Abhazinë, Pridne¬srovljen, apo Çeçeninë”.
Daniell Server. Në një rast ka thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur. Në “Faktin” e 30 tetorit, 2006, për të thuhet se, në një rast tjetër ka shkruar: “Në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës kundër serbëve, por sipas tij, shifrat janë fryrë në mënyrë vullgare nga lobi anti¬pavarësisë, për ta paraqitur gjendjen alarmante.
Danillo Kish. Ky shkrimtar serb mik i Ismail Kadaresë, në historinë e popullit shqiptar ka zënë vend të merituar, si kundërshtar i kolegëve dhe bashkëatdhetarëve të vet që kishin urrejtje ndaj shqiptarëve. Prandaj, pas vdekjes, serbët e quajtën tradhëtar, kurse ata që e urrenin popullin shqiptar, si Aleksandar Rankoviqin, Qubrilloviqin etj., pothuajse “heronjë”!
David Govan. Ambasador i Britanisë në Beograd, i cili i akuzoi zyrtarët e lartë të Serbisë për kritikën që i bënë Marti Ahtisarit, të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për statusin e Kosovës. Poashtu, ambasadori në fjalë, akuzoi ekipin negociator të Beogradit që nuk ka treguar vullnet bindës për zgjidhjen e problemit të Kosovës, etj. (“Fakti”, 6 shtator 2006)
Denko Maleski. Në “Faktin” e 12 nëtorit 2005, thuhet se ky ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkup, ka deklaruar se “realitetet e reja e bëjnë Kosovën shtet sovran”.
Dimitar Vllahov: “Shqiptarët ishin ata që e detyruan sulltanin të shpallte Hyrjetin e vitit 1908 si dhe të marrë fund sundimi i tij në Kosovë e Maqedoni në vitin 1912”. Ky autor maqedonas tregon edhe rastin se si deputeti shqiptar Myfit Beu, i kishte equr një shuplakë në Parlamentin turk një deputetit turk dhe i kishte thënë me mburrje se unë jam shqiptar dhe bektashi.
Dimtrij Rupel. Ministër i Jashtëm Slloven: “Ndarja e Kosovës nuk do të ishte zgjidhje”. (“Fakti”, 31 korrik, 2007)
Doris Pak, eurodeputete: “Pavarësia e Kosovës, qoftë edhe e kushtëzuar do të ndihmojë gjithë rajonin”. Në “Faktin” e 24 tetorit, 2006, qëndrojnë fjalët e saj: “Jam e tmerruar me gjuhën e deputetëve serbë për Kosovën”. Në një rast, ajo i ka kërkuar shtetit grek që të krijojë mundësinë për anëtarët e komunitetit çam që të vizitojnë atdheun e tyre, pra me këtë, kjo eurodeputete, në emër të BE-së, zyrtarizon për herë të parë çështjen çame. (“Fakti”, 28 tetor, 2006)
Dushan Janiq. Koordinator i Forumit për marrëdhënie etnike: “Rusia nuk do përdorë veton për aprovimin e rezolutës për Kosovën”.
Edit Durham: “Shkupi ishte kryeqytet shqiptar”. Përndryshe, ajo ishte shoqe e ngushtë e Sevasti Qiriazit nga Manastiri, nën ndikimin e së cilës ka kontribuar tepër për çështjen shqiptare në përgjithsi. Lidhur me mosszgjedhjen e çështjes shqiptare, në një rast ka theksuar se “kjo ishte një kurdisje e shteteve fqinje nëpërmes të Fuqive të Mëdha, me në krye Rusinë... Lojë më e ndyrë të tradhëtisë kurë nuk është lojtur, Kosova u mor me tradhëti”.
Eliot Engel. Deputet amerikan: “Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”.
Emilio Vijano. Ky profesor i njohur i Universitetit të Vashingtonit, në një rast ka thënë: “Pavarësia e Kosovës është e pamohueshme”. (“Fakti”, 5 tetor 2006)
Frank Karluçi. Ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes, i cili në një rast ka thënë: “E vetmja zgjidhje afatgjate për Kosovën është pavarësia”. (“Fakti”, 02.03.2005).
Frank Valter Shtajnmajer, shef i diplomacisë Gjermane: “Ndarje të Kosovës nuk do të ketë”. (“Fakti”, 22.02.2007).
Frenk Uizner. Aambasador amerikan: “Shpërbërja e Ish-Jugosllavisë ka marë fund... Një pjesë e këtij procesi që duhet zgjidhur është Kosova”. (Fakti”, 24 janar 2007) Në një rast tjetër ka shtuar se: “Nëse s’ka marrëveshje, atëhere Kosova duhet të bëhet e pavarur”. (“Iliria”, 19-21, 2007)
Garet Evans. Ky kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë. “ Kosova nuk mund të kthehet në pushtetin e Beogradit”. (“Fakti, 22.02.2005).
Giussepe De Siati. Botues i Ismail Kadaresë, kundërshtar i Serbisë dhe përkrahës i Pavarësisë shqiptare, gjegjësisht i Kosovës – konstaton Ismail Kadarea në një libër të vet.
Guliam Amato. Ministër i Brendshëm i Italisë, ish shef i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, ka mbështetur planin e Ahtisarit për Kosovën. (“Fakti”, 30.03.2007).
Gjirgji Radullov-Radule. Profesor universiteti: “Në v.548, sllavët e shkatëruan Ilirinë” – thekson ky shkencëtar dhe citon fjalët e Prokopiut se sllovenët në tokën e re të tyre “i therrë tërrë njerëzit që u ranë në dorë, pa dallim moshe të re ose të vjetër” dhe se “Iliria e tërë... u mbush me kufoma, shumica të pavarosur”.
Havier Sollana. Ky personalitet i shquat, me renome botërore, në historinë e popullit shqiptar ka mbetur përgjithmonë përshkak se si sekretar i pergjithshëm i forcave të NATOS, më 24 mars në ora 20, të vitit 1999, dha urdhër për bombardimin e Beogradit.
Henri Hajden. Kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës “Tani”. (“Fakti”, 14.02.2007).
Henry Hyde. Kongresmen amerikan, Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jasht, është përkrahës i denjë i pavarsisë së Kosovës. Ai është në kontakt të përhershëm me Komunitetin shqiptar në çikago. (“Fakti”, 27 nëntor 2003)
Hilari Klinton. Në historinë e popullit shqiptar ka hyrë si mbrojtëse e çështjes se Kosovës dhe me atë që ajo ka ngritur e para çështjen në Kongresin amerikan, senatore. Përndryshe, është bashkëshortja e Bill Klintonit.
Ivica Antevski: “Kryqi në Vodno është ndërtuar për inat të shqiptarëve dhe si i tillë ky monstrum duhet të çmontohet dhe t shfaroset, sepse simbolizon jotolerancë, ksenofobi”, etj.
James Dobbins. Ish emisar i SHBA-ve për Bllkanin: “Nëse dështon rezoluta në KS, SHBA-të do ta njohin Kosovën”. (“Fakti”, 26 janar, 2007)
James Pettifer. Në “Faktin” e 24 tetorit, 2005, thuhet: “Profesor James Pettifer, ekspert britanik dhe autor librash për Ballkanin, thotë se tani që pavarësia pa kushte për Kosovën është një nga alternativat për të ardhmen e saj, sfida mbetet se si do të realizohet ajo. Ai thotë komuniteti ndërkombëtar ka parasysh për Kosovën një marrëveshje të tipit të gjenevës, apo Dejtonit. Ndërsa, në “Faktin” e 9 gushtit 2006, Shkëlzen Gashi shkruan se ky shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Britania e Madhe, është autor i veprës “Libri i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën”, në të cilin përshkruan masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve. Ai ishte mik i politikanëve kosovar Adem Demaçit, Veton Suroit, fehmi Aganit, etj... Pettiferi si korespodent i gazetës “The Times” gjatë luftës në Kosovë ka qenë kundër bisedimeve që bënte bashkësia ndërkombtëare me Millosheviqin, etj. Shkurt: Me fjalë të tjera, mish e me shpirt mbronte interesat e shqiptarëve të Kosovës. Përndryshe, James Pettifer prezenton edhe disa shënime për Hashim Thaçin: “flet rrjedhshëm gjermanishten, është një i ri shtatëlartë, elegant me pamje të hijshme të një ylli kinemaje, që më vonë do të mrekullonte”. (“Fakti”, 9 gusht, 2006, autor: Shkëlzen Gashi)
Janes Dërnovshek. Ky president i Sllovenisë, në një rast ka thënë: “Pavarësia e Kosovës do të arrihet gradualisht”. (“Fakti”, 13 tetor, 2005)
Janosh Bugajski. Ky drejtor i qendrës strategjike në Vashington është deklaruar për pavarësinë e Kosovës, por me mbikqyrje të kushtëzuar. Në një rast ka thënë se për kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës, vendosin Prishtina dhe Shkupi, si dhe: “Popullata e Kosovës është një prej më pro perëndimorëve dhe pro amerikanëve në botë... shqiptarët kanë dërguar vullnetarë për të luftuar (me SHBA) në Afganistan dhe në Irak, prandaj të thuhet se ata janë (islamistë) fondamentalistë, është thjesht përhapje e dezinformatave”. Në një rast tjetër, ka shkruar: “Unë gjithashtu besoj se Serbia nuk ka nevojë për Kosovën, përderisa modernizohet dhe shkon drejt Bashkimit Evropian”, etj. Në “Faktin” e 24 korrikut 2006, qëndron mendimi i tij me titull “Të miratohet pozicioni i palës shqiptare”.
Jave Janevski. Ky maqedonas ose vlleh, në cilësi të përfaqësuesit nga Gostivari, në një mbledhje të zgjeruar të sektorit për Agjitacion dhe Propagandë pranë Byrrosë politike të KQ KPM, gjatë fjalimit të vet, veç tjerash, theksoi se në qarkun e Gostivarit, 85% janë shqiptarë dhe se kjo popullatë është e diskriminuar, sidomos në çështjen e përdorimit të gjuhës, etj. (“Fakti”, 12 dhjetor 2005, autor: Qerim Lita)
Jave Janevski: “Në një mbledhje të zgjeruar të sektorit për Agjitacion dhe Propagandë pranë Byrrosë politike të KQ KPM, gjatë fjalimit të vet, veç tjerash, theksoi se në qarkun e Gostivarit, 85% janë shqiptarë dhe se kjo popullatë është e diskriminuar, sidomos në çështjen e përdorimit të gjuhës”.
Jeane Pierre Vermant. Ky mitolog më i madh i Francës, sipas Ismail Kadaresë, në një rast ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës.
Jerko Kat. Deputet slloven: Kosova do bëhet e pavarur.
Joakim Ryker. Kryeadministrator i Kosovës, i cili duke folur për situatën në veri të Mitrovicës, ka përsëritur parimin e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. (“Fakti”, 17 gusht, 2006).
John Brady Kiesling. Ky ish-këshilltar politik i ambasadës së SHBA-ve në Athinë, ka aktualizuar çështjen çame. (“Fakti”, 14 nëntor, 2006)
Jorgo Chatzimarkakis. Ky eurodeputet gjerman me origjinë greke, ka marrë përsipër që të bisedojë me qeverinë greke rreth kthimit të shtetësisë, e cila në mënyrë kolektive u është hequr çamëve shqiptarë etnikë në v.1947 nga Greqia dhe në v.1953, nga kuvendi i Shqipërisë-thuhet në revistën mujore “Albanica”, nr.62, f.25
Jovan Haxhivasileviq. Më 1911 ka shkruar: “Sot në Manastir ka plot familje të pasura turke me origjinë shqiptare por askush nuk guxon t’ua thotë këtë.”
Jozeph Biden. Kryesues i ardhshëm i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në senatin e Shteteve të Bashkuara, në një rast ka thënë se “koha ka ardhur ë Kosova të fitojë pavarësinë” – theksohet në një shkrim të “Faktit” të 4 janarit, 2007.
Jozef Haven. Ishte konsull i SHBA në Torino, i cili, i ngarkuar nga presidenti Vilson, më 1919, i bëri vizitë Shqipërisë, me qëllim që të shikojë dhe të raportojë për gjendjen e atjeshme, për nevojat e Konferencës së Paqës në Paris. Në Shqipëri, ishte i shoqëruar nga Tefi Mbroja, i caktuar nga ana e Qeverisë së Tiranës, përndryshe Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Romë. Në Vlorë, Jozefi u vendos një kohë në shtëpinë e poetit Ali Asllanit. Ai u befasua nga mikëpritja vlonjake e sidomos nga qëndrimi i delegacionit të grave, të cilat i dhanë në dije se do të luftonin bashkë me burrat për të çliruar Vlorën. Në Tepelenë e pritën me plot flamuj të SHBA. Në Pogradec, u prit edhe nga komandanti francez, majori Montier, i cili i tha se shqiptarët janë popullsi e mrekullueshme dhe se i vjen keq që nuk ishte shqiptarë. Raporti i Jozefit ishte në dobi të Shqipërisë, gjë që i shërbeu Vilsonit që të mos lejonte asnjë korigjim në kurriz të kufijve të Shqipërisë.
Kalmirei. President i Zvicrës, përkrah pavarësinë e Kosovës.
Karla del Ponte. Emri i kësa prokurore të Tribunalit të Hagës, në historinë e popullit shqiptar ka mbetur i shkruar përgjithmonë për shkak se kontribuoi tepër për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, duke i futur në burgun e Hagut Sllobodan Millosheviqin dhe shokët e tij.
Kërste Cërvenkovski. Në burgun e Tiranës ka deklaruar se shqiptarëve në Maqedoni u takon autonomia politiko teritoriale ngjajshëm me atë të Kosovës.
Klarku, komandant i NATO-s: “Jam shumë i nderuar që gjatë jetës sime mu dha rasti t’i ndihmoj popullit të Kosovës. Shpresoj se Kosova një ditë do të jetë e pavarur”.
Kondolisa Rajs. Sekretare amerikane e shtetit, e mbështet pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit rus – thueht në një shkrim të “Faktit”, 25 prill, 2007.
Kris Paten. Ish komesioner evropian, i cili, në një rast në gazetën “Fajnenshëll Tajms”, shprehet pro pavarësisë së Kosovës”-thuhet në shkrimin e “Faktit” të 24 shkurtit, 2005.
Leonid Batkin. Ky publicist, dhe historian i kulturës ruse, që jeton ose ka jetuar në Moskë, sipas Ismail Kadaresë, e ka përkrahur aksionin luftarak të NATO-s kundër Serbisë.
Majkll Polt. Ambasador amerikan në Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”. (“Fakti”, 30.03.2007)
Mark Shnajder. Nënpresident i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, është kundër ndryshimit të planit të Ahtisarit për Kosovën, thuhet në gazetën “Iliria” të Amerikës, të 13-16 korrik, 2007.
Methius, ish zv.shef i UNMIK-ut: “Kosova do të bëhet e pavarur”. (“Fakti”, 06.03.2006)
Michael Keister. Ky ekspert i njohur ekonomist me famë botërore, në një rast ka thënë: “E vetmja zgjidhje e problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar, apo “riintegrimi shqiptar”. (“Fakti”, 01.04.2004)
Mikis Teodorakis: “Në Maqedoni ka 40% shqiptarë”. Të njëjtën e ka pohuar edhe Shesheli.
Millo Gjukanoviç. Për këtë kryeministër të Malit të Zi, në “Faktin” e 26 majit, 2006, Pëllumb Xhufi, veç tjerash shkruan se “duke filluar nga v. 1998, iu rrikthye traditës më të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-malazeze... u distancua qartas e prerë nga politikat vrastare e antishqiptare të Serbisë së Millosheviqit në verën e vitit 1998, gjatë ofenzivës verore të ushtrisë serbe në Kosovë, Gjykanoviqi pranoi strehimin në Mal të Zi, të më shumë se 40 000 refugjatëve Kosovarë, shifër që u rrit dukshëm një vit më vonë, gjatë operacionit të spastrimit etnik të forcave serbe në Kosovë...”
Mirosllav Kërlezha. Ky shkrimtar i shquar kroat, në historinë e popullit shqiptar, përveç të tjerave ka hyrë edhe për shkak se i ka kundërshtuar tezat e shkencëtareve serbe, Cvijiqit e të tjerëve se gjoja shqiptarët janë të pa aftë të kenë shtet të vet etj.
Mishelin Kalmi-Rej. Kjo ministre e jashtme zviceriane, në një tekst të gazetës së Vjenës, ka ritheksuar se Zvicra përkrah pavarësinë formale të Kosovës. (“Fakti”, 21.01.2006)
Montier, komandant francez: “Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm... më vjen keq që nuk jam shqiptar”.
Morton Abramovitz. Ky ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në një rast ka thënë: “Grupi i Kontaktit e di se Kosova është e pavarur”, dhe se “lidershipi kosovar të mos pranojë më pak se pavarësia”. (shënimi i fundit prezentohet në “Faktin” e 11 nëntorit 2006, me emrin “Abramoviç”)
Mosha Pjade. Në referatin e Mosha Pijades në lidhje me Rezolutën e Kongresit IV, i mbajtur në Drezden (Gjermani), më 1928, e trajtoi edhe çështjen shqiptare. Ai në atë referat thotë se, kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe, trojet e banuara me shqiptarë do t’ua kthejmë Shqipërisë. Përndryshe, Mosha Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.
Natasha Kandiq. Kjo drejtoreshë e Fondit për drejtën humanitare me seli në Beograd, në një intervistë, ka thënë: “Kosova do të jetë e pavarur”. (“Fakti”, 1 dhjetor, 2005)
Nathali Handal. Kjo poeteshë nga Palestina, me rastin e manifestimit ndërkombëtar letrar “Ditët e Naimit”, në Tetovë, ka fituar çmimin letrar “Menada” (“Fakti” 24 tetor 2005)
Nenad Çanak. Kryetar i Ligës Socijaldemokrate të Vojvodinës: “Kreu shtetëror serb qysh moti po luan me tezën se Maqedonia e Serbia duhet bashkarisht t’i kundërvehen ekspansionizmit shiptaromadh, me qëllim të vendosjes së dominimit politik në Maqedoni”, dhe se “Sllobodan Millosheviqi i ka ofruar Maqedonisë ndihmë në polici për t’u vendosur dominimi atje. Pasardhësit e tashëm të Millosheviqit po ofrojnë të njëjtën gjë, por duke e shfrytëzuar kishën”-ka thënë Çanak.
Nikolas Bërns: “Mbështesim propozimin e pavarësisë së mbikqyrur”... (“Fakti”, 27.03.2007) dhe se, “Kosova do të duhej të ishte e pavarur në vitin 2007”. (“Fakti”, 22 gusht 2007)
Nikolas Sarkozu. President francez: “Pavarësia e Kosovës e paevitueshme”. (“Fakti”, 18 qershor, 2007)
Noel Malcolm. Ky historian, profesor në Universitetin e Oksfordit, për “Radio Evropën e Lirë”, ka deklaruar: “Kosova është territor i humbur për Serbinë”. Ai, një kohë ka qendruar në krye të Shoqatës Anglo-Shqiptare e kriuar në v.1912. Është autor i librit “Kosova-një histori e shkurtër”, etj. (Shënime dhe ecijake, autor: Tahir Z. Berisha)
Norbert Shmit. Gazetar gjerman, i cili, në një rast ka shkruar: “Unë kam raportuar edhe nga shtetet e tjera të krizës nëpër botë ku zhvillohej lufta, por ama masakrat që kam parë në Kosovë mbi civilët shqiptarë, të parmatosur, të bëra nga paramilitarët e militarët serbë, askund në botë nuk i kam parë”. (“Fakti”, 27 dhjetor, 2006)
N. V. Roven. Ky përfaqësues i Kanadasë (dominion britanik) në Lidhjen e Kombeve, propozoi pranimin e Shqipërisë në të, më 1920. (“Flaka”, 10 qershor, 2004)
O’Brajen. Ish i dërguar amerikan për Ballkanin: “Pavarësia është e vetmja zgjedhje për Kosovën”.
Patricie Nugge. Kjo koleksioniste private angleze nga Londra, i ruan mbi 150 vepra origjinale mbi historinë e Skënderbeut – thuhet në një shkrim të Driton Dikenas në “Faktin” e 9 marsit 2007, dhe shtohet se përpara shtëpisë të saj valon flamuri shqiptar.
Patrick Moore. Analist i shquar: “Nëse radikalët serbë synojnë të bëjnë trazira, le të provojnë, dhe do të shohin se si do të kalojnë”. Kur jemi te këto kërcënime, ndaj serbëve, ja edhe një shënim tjetër në lidhje me këtë. Ushtaraku i lartër gjerman, Helmut Harf, në takimin me oficerin serb, ky i fundit kërkoi tre orë afat për tërheqje, kurse Harfi iu:“nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit. Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin, do të keni pasoja”. Kështu i është përgjigjur ushtaraku gjerman oficerit serb, i cili nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake. Sakaq, uragani i njerëzve nga dogana e Morinit vërshon si llavë vullkani...”.
Petar King. Kongresit republikan amerikan i cili përkrah pavarësinë e Kosovës. (“Iliria”, 29-31 maj 2007)
Peterson: Kosova do të fitojë pavarësinë deri në fund të v.2006.
Pier Shori. Zv.ministër i Jashtëm Suedez, mik i Ismail Kadaresë dhe përkrahës i çështjes së Kosovës-shkruan shkrimtari ynë në fjalë në një libër të vet.
Pol Vilijams. Profesor i drejtësisë të Universitetit në Vashington, i cili ishte angazhuar në përpunimin e 50 faqeve të një projekti për Kushtetutë të re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran - thuhet në “Faktin” e 15 shkurtit 2005. Ky, i dha ndihmë të madhe PDSH-së në përgatitjen e platformës për negociatat shqiptaro-maqedonase pas luftës të v.2001.
Porfirio. Peshkop grek, i cili, në cilësi të kryetarit të një ceremonie, kur vuri re që mbreti i Greqisë Oton u habit dhe u revoltua kur dëgjoi fjalë të mira për shqiptarët, i tha: “Po, madhëri! Shqipëria lindi themeluesët e kombit tënd!”, kurse pastaj, me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjer kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”. (“Fakti”, 5 tetor, 2007, Arben Llalla”).
Qenan Hasip. Ky deputet i Partisë Demokratike Turke, ka thënë se Kosova do të jetë e pavarur. (“Fakti”, 27 tetor 2006)
Radovan Arginovski. Ky ish drejtor i tetëvjeçares maqedonase “Kosta Racin” në Vellushinë të rrethit të Manastirit, ishte i vetmi maqedon që përkrahu iniciativën e ngritur nga ana jonë për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe pranë gjimnazit të Manastirit në v.1967.
Rainer Shtiner. Deputet liberal gjerman i Bundestagut: “Ne mund të presim derisa të na dalë mjekra dhe e dimë shumë mirë që as pas 120 vjetësh nuk do të gjejnë një zgjedhje të përbashkët”, u shpreh ky deputet, lidhur me Kosovën, duke përkrahur plotësisht propozimin e Ahtisarit.
Ramon Sanchez. Përkëthyes dhe mik i Ismail Kadaresë, “ka qenë i palodhur në këto ditë të rënda për shqiptarët”, shkruan shkrimtari ynë në fjalë.
Regjinald Hibbert. Oficer i lartë anglez: “Udhëheqësit e Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit janë njerëz që padyshim kanë patriotizëm dhe parime të larta demokratike me pikëpamje politike të moderuara… Politika e terrorizmi zbatohet nga krerët e partizanëve…”.
Ribentrop. Në “Faktin” e 28 dhjetorit 2004, thuhet: “Ky ministër i Jashtëm gjerman, në telegramin që i dërgon më 20 gusht 1943, ambasadës gjermane në Romë, urdhëron të sillet konsulli Schlip nga Tirana në Romë, për t’i transmetuar një porosi sekrete, pasi parashëkohej një largim i përhershëm i italianëve. “Unë kam parasysh që ne, në këtë gjendje, sa më shpejt duhet ta njohim Shqipërinë si shtet të pavarur”, thotë kryediploamti gjerman duke kujtuar se trupa gjermane, me pak forca duhet të parandalojë një zbarkim të mundshëm britanik në brigjet shqiptare”.
Riçard Blystone. Ky korespodent i rrjetit televiziv amerikan CNN, pati guxim që t’i shtronte pyetjen ambasadorit Christopher Hill pse ishte hequr nga teksti i marrëveshjes në Rambije kërkesa e ÇKS-së për referendumin pas tre vjetësh. (“Fakti”, 28 shkurt 2006, autor: Gjekë Gjonlekaj nga Njujorku, botues dhe ish gazetar i “Zërit të Amerikës”)
Riçard Hollbruk. Ish ambasador amerikan në OKB. Mesazhi i tij dhënë Serbisë ishte ky: “Keni dy shanse: 1. Ta harroni Kosovën e të integroheni në Unionin Evropian dhe 2. Të provoni ta ktheni Kosovën dhe ta humbni edhe atë edhe Unionin Evropian”.
Riçard Von Weizsacker. Ish president i Gjermanisë dhe antar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, ka mbëshetur planin e Ahtisarit për Kosovën. (“Fakti”, 30.03.2007)
Robert Doll. Në “Faktin” e 4 qershorit 2005, qëndron shkrimi me mbititullin “senatori amerikan Robert Doll qendron për një vizitë disaditëshe në Kosovë” dhe titulli “Vitin 2005 Doll e cilësoi vit të pavarsisë së Kosovës”.
Robert H. Fro Wick. Në “Faktin” e 01.02.2007, qendron shkrimi me tituëë: “Vdiq miku i shqiptarëve Robert H. Fro Wick” dhe nënteksti se ai ka shërbyer në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në kohët më të vështira.
Robert Hajden: Gjer në shkurt të v.2007, Kosova bëhet e pavarur.
Robin Cook. Ky diplomat britanik, si mik i Shqipërisë, bëri tepër për ndërprerjen e luftës në Kosëvë dhe për thirjen e Konferencës së Rambujesë, bombardimin e Beogradit nga ana e NATO-s, etj.
Rohan. Diplomat austriak i cili ka deklaruar se “Veriu i Kosovës nuk duhet të fitojë autonomi”, duke aluduar në pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.
Rozmari Di Karlo. Zavendës ndihmës sekretare amerikane e shtetit për Evropën Jugore: “Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme”. (Fakti”, 30 qershor, 2007)
Rypreht Polenc. Kryetar i Komisionit parlamentar gjerman për politikën e jashtme: “Një zgjidhje e mundëshme është që Serbia të mos e administrojë më Kosovën”. (“Fakti”, 27 prill, 2007)
Salman Ruzhdie: “Kosova duhet të jetë e lirë... Shqiptarët e saj kanë vuajtur tmerre, të cilat janë të pafajshme”.
Soren Petersen, ish krye¬admi¬nistrator i OKB-së: “Rezultati përfundimtar, pavarësia e Kosovës”. (“Fakti”, 20 shtator 2006).
Steven Schook. Zëvëndës shefi i UNMIK-ut, nga Amerika: “Për ndarjen e Kosovës, flasin vetëm të papërgjegjshmit”.
Stiven Uordsvor. Ambasador britanik në Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”. (“Fakti”, 30.03.2007)
Stjepan Mesiq. Ky president i Kroacisë, në një intervistë, ka thënë: “Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve të saj”, (“Fakti”, 13 dhjetor, 2005)
Susan Sontag. Është me origjinë hebraike, e lindur në Njujork më 1933. Me rastin e vdekjes të saj (28 dhjetor, 2004) poeti ynë i njohur Ali Podrimja në “Faktin” e 12 janarit, 2005, u paraqit me artikullin me titull “Në vend të përkujtimit-lamtumirë Susan Sontag”, ku, veç tjerash njofton për qendrimin e saj të drejtë ndaj çështjes shqiptare, sidomos të Kosovës, për të cilën shpesh herë thoshte dhe shkruante se ajo i takon Shqipërisë dhe ishte kundër politikës serbe, duke e miratuar madje edhe intervenimin e SHBA-ve dhe NATO-s në Kosovë. Ajo nga populli shqiptar ishte tepër e kënaqur edhe për shkak se kishte dëgjuar nga prindërit që ky popull kishte marrë në mbrojtje hebrenjtë dhe se, siç shkruan Ali Podrmija “është rast i rrallë që asnjë hebre nuk ua kishin dorëzur Gestapos, kishin sakrifikuar çdo gjë që kishin patur”-thekson ky poet, kuptohet për Shqiptarët dhe vazhdon se “pra, nuk kishte si në Serbi, ku ishin zhdukur afro 65 mijë hebrenj”.
Shimon Peres. Zv. Kryeministër i Izraelit: “Mbështesim Pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti”, 09.02.2007)
Taqe Junesku. Ky kryeministër rumun, në historinë e popullit shqiptar veç të tjerave ka hyrë edhe për shkak se, sipas kujtimeve të Sejfi Vllamasit, një ndër personazhet më të rëndësishme të politikës shqiptare të mëvonshme, i kishte dhënë Kristo Meksit një çek prej 500 mijë franga ar për nevojat e shpenzimeve të delegacionit shqiptar në krye me Ismail Qemalin për në Vlorë, ku u shpall Pavarsia e Shqipërisë. (“Fakti”, 06.03.2004).
Tet Karpenter. Nënkryetar i institutit KATO (CATO) në Uashington: “Një ditë Kosova do të marrë pavarësinë”. (“Iliria”, 29 qershor – 2 korrik, 2007)
Tim Judah. Analist i njohur për çështjet e Ballkanit: “Rusët nuk mund të ndalojnë pavarësinë e Kosovës”. (“Iliria”, 4-7 maj, 2007)
Toma Lantosh. Kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës “Tani”. (“Fakti”, 14.02.2007) Në një rast tjetër ka thënë: “E vetmja derë e Serbisë për të hyrë në Bashkimin evropian është pavarësia e Kosovës”.
Tomisllav Mesiq. Ky kroat i njohur, mori pjsë në Kongresin e Parë Botëror të Lidhjes Kosovare në SHBA. (“Fakti”, 27 korrik, 2007, dr. Riza Sadiku)
Toni Bler. Gazetari i njohur Qani Mehmedi, në një shkrim të gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, thekson: “Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan edhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve”.
Torbjorn Sollstrom. Ky udhëheqës i grupit për statusin e Kosovës, në një rast ka shkruar se me Kosovën duhet të udhëheqin institucionet e saj. (“Shpic”, 4-5.11.2006)
Thomas Countryman. Në “Faktin” e 17 nëntorit, 2006, thuhet: “Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon deklaratën zyrtare të dhënë nga përfaqësuesi diploamtik i këtij vendi në Athinë, Thomas Countryman, pak ditë më parë, i cili mbrojti interesat e shqiptarëve në shtetin helen”, si dhe çështjen çame.
Uilljam Montgomeri. Ky ish ambasador i SHBA-ve në Zagreb dhe në Beograd, ka thënë: “Kosova do të jetë e pavarur” dhe se “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë pavarësinë e Kosovës”. Shënimi i fundit qëndron në “Faktin” e 22 nëntorit, 2006.
Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në gazetën “Le Monde”, ka theksuar: “Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”. (Sipas një shkrimi të Ismail Kadaresë)
Vasil Tupurkovski: “Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e pashmangshme, por edhe e logjikshme”. Ky personalitet, me kohë ka signalizuar se me shqiptarët duhet të bëhet një marrëveshje, afërsisht si ajo në Ohër, por, propozimi i tij, fatkeqësisht, nuk u përfill.
Vasill Gllavinov. Në gazetën “Politiceska svoboda” të vitit 1898, shkruan: “T’u jepet të drejtë të gjitha kombësive në Maqedoni të kenë kantone të vogla, në të cilat ata, sipas numrit të banorëve në ato kantona, t’i rregullojnë punët e tyre shoqërore: të zgjedhin vetë gjuhën e vet oficiale, të hapin shkolla në gjuhën e tyre etj”. mirëpo, Llazar Mojsov në historinë e popullit shqiptar ka hyrë edhe për të keq sepse, një kohë, pas mbarimit të luftës ka punuar si prokuror dhe si i tillë ka futur në burg plot shqiptarë, siç ishte, fjala vjen edhe Sali Lisi nga Gostivari i cili ishte dënuar si agent i Gestapos me 20 vjet burg, por pas 13 vjet ishte liruar. Llazar Mojsovi në vitet e mëvonshme çpiku ose trilloi disa gënjeshtra për Kosovën etj. që kishin pasoja të mëdha për shqiptarët e asaj ane.
Velimir Cvejiq: “Kosova do ta fitojë pavarësinë”. (“Fakti”, 23 prill 2005).
Vera Aceva: “Pse të na pengojë mësimi në gjuhën shqipe. Ata qytetarë që do të arsimoheshin në gjuhën e tyre antare, janë qytetarë të kësaj republike dhe nuk shoh kurrfarë të keqe që ata të arsimohen në gjuhën e vet”.
Viliam Kohen. Ish sekretar i Mbrojtjes, u deklarua për pavarësinë e Kosovës. (“Fakti”, 24.02.2007)
Villsoni. Kryetar i Amerikës: “Unë do kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë”. Pa të, Shqipëria mund të coptohej midis serbëve, grekëve etj. Fan Noli, ka shkruar: “Kryetari Villson bëri më shumë se askush tjetër për Pavarësinë e Shqipërisë. Ai refuzoi kategorikisht të nënshkruante marrëveshjen derisa u sigurua në të drejtën vetëqeverisëse të shqiptarëve”.
Vllado Malevski. Ky shkrimtari njohur maqedonas, me mbiemër që ka rrënjë shqipe, ishte i pari që foli në shqip përmes Radio Shkupit, pas mbarimit të luftës. Ai, me rastin e 60 vjetorit të Kongresit të Manastirit, duke vendosur Pllakën - përkujtimore, në gjuhën shqipe dhe maqedonishte, e cila ekziston edhe sot, veç tjerash tha: “Jetojmë në mes të maleve dhe detit, me kujtim të mirë nga e kaluara. Edhe kjo Pllakë - përkujtimore është një kujtim i këtillë. Është prej mermeri, e mermeri nuk thyhet lehtë...”.
Vollgan Shtucer (Shuzef). Funkcionar i lartë i Austrisë, është deklaruar për pavarësinë e Kosovës.
Wollfgang Petriç. Ambasador austriak në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe ish i dërguar i Bashkimit Evropian për Kosovën, “sot deklaroi se Kosova këtë vit do fitojë pavarësi të kufizuar nën administrimin e BE-së” – thuhet në “Faktin” e 17 janarit, 2007.
Von Storck. Ky konsull austriak, në Beograd, në tetor, 1913, deklaronte: “Po veprohet me të vërtetë pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë robë dhe shfarosja e filluar më parë e elementit josllav do të kryeht rrënjësisht me këto ekzekutime të shumta që u bënë në tetovë dhe Gostivar”. (dr. Vebi Xhemaili, “Shqiptarët e Pollogut...”, f.137)
Xhejms Dobins. Drejtor i Qendrës së studimeve ndërkombëtare, në një rast ka thënë: “ Statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë pavarësia”. (“Fakti”, 22.02.2005)
Xhejms Lajon. Ky drejtor i zyrës së GNK-së në Beograd, ka thënë: “Pavarësia e Kosovës është e kryer”. (“Fakti”, 22 prill, 2005)
Xhejms Perdju. Diplomat i shquar amerikan, i cili erdhi në Maqedoni në cilësinë e lehtësuesit lidhur me negociatat shqiptaro - maqedonase, pas luftës së v.2001. Ai, pranoi kërkesën e palës shqiptare (PDSH-së), për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet maqedonase.
Xhejms Petifer. Historian i dalluar: “Pavarësia e Kosovës nuk dëmton askënd”. (“Fakti”, 14.03.2007)
Xhim Moran. Ky ligjvënës demokrat, në një rast ka thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe se Serbia ka humbur çdo të drejtë për ta qeverisur Kosovën.
Xhon Halsman. Ky diplomat, në një rast ka thënë: “Edhe nëse pavarësia është “punë e kryer”, mbetet shumë për t’u negociuar”. (“Fakti”, 9 janar, 2006)
Xhon Kenedi. Ky personalitet i shquar amerikan, në një rast ka folur në superlatif për Gonxhe Bojaxhiun. Babaj i tij ishte mik familjar i Fan Nolit, të cilin e ka përkrahur tepër në SHBA. Në lidhje me mbiemrin Kenedi, Alfred Peza në shkrimin e vet me titull “Kenedi” meteori shqiptar”, shkruan: “Xhozef patrik Kenedi, ambasador i SHBA-ve në Londër, ishte shqetësuar për atë që po ndodhte në Shqipërinë e fillimi të Luftës së Dytë Botërore... Duhet të kalonte pas kësaj edhe gjysmë shekulli që Shqipëria të futej në fokusin e një pjesëtari tjetër të dinastisë Kenedi...”. Në vazhdim autori i lartpërmendur shkruan se si në fillim të v.1991, do të vinte në Shqipëri gruaja e Bob Kenedit, i vëllai i Xhonit, ish Prokuror i Përgjithshëm, i vrarë tek dilte nga një takim elektoral kur kandidonte për president i SHBA-së, kurse në shtator të vitit në fjalë, do të vinte në Tiranë vajza e Bob Kenedit... Shqipërinë e vizitoi edhe Kortnei Kenedi, Presidente Ekzekutive e kanalit të njohur televizif “Sky News”. Ajo shoqërohej nga milijarderi amerikan, Andrea Makuci, magnjat i industrisë farmaceutike dhe me plane ambicioze për t’u zgjeruar në Shqipëri... Ajo kishte vizituar edhe institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz. Në një nga dhomat, vuri re në mur një foto të xhaxhait dhe babait të saj, poseduesi i së cilës ishte një djalë nga Puka që sudionte për veterinari dhe që ishte njohës i mrekullueshëm i dinastisë Kenedi. Më 1992, bashkë me vëllain e saj vizitoi përsëri Shqipërinë, me ç’rast Partisë Demokratike i solli 250 mijë dollarë ndihma materiale”.
Xhon Menzis. Ky ish shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, ka deklaruar: “Kosova e meriton pavarësinë”. (“Fakti”, 13.01.2006)
Zalmaj Khalilzad. Ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara: “Pavarësia e Kosovës është e paevitueshme, pasi kjo çështje është e një rëndësie të madhe për Evropën”.
Zoran Kusovac: “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova të bëhen tri shtete të pavarura”.
Zhak Shirak. Ky kryetar i Republikës s Francës, kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, në v.1980 ose 1986, një rrugë të këtij qyteti i vuri emrin Skënderbe.
Të huaj që shkruajnë ose flasin në dëm të popullit shqiptar,
për sakrificat ndaj tij, etj
Jordan Ivanov: “Ushtria serbe, me urdhër të qeverisë së saj ka masakruar (e çuar në vdekje) 120.000 shqiptarë të viseve të Maqedonisë”.
Kraqidhas. Konsul grek i cili në një rast ka thënë se shqiptarët ortodoks janë elenë prandaj nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e paska zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë, kurse më vonë, konsuli grek ishte vrarë nga ana e nipit të Naços, Vangjelit.
Luba Novakoviq. Më 12.09.1941: “Kur të nisem në rrugën me fat, e di se çka mendoj dhe çfarë planesh thurë për jugun tonë. Besoj se në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë-Kosovë nuk do të mbetet asnjë plis përfarë. Lumenjtë Sitnica e Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”.
Lubomir Fërçkovski: “Universiteti i Tetovës është “fëmijë e vdekur”.
Llazar Kolishevski: “Të bëhet “pastrim” në rradhët e shqiptarëve, sidomos ndaj intelektualëve”.
Mitat Pasha: “Çudi e madhe! Mundimi i pesëqind vjetëve na paska vajtur kot, s’paskemi bërë turq as softet e shqiptarëvet”.
Nikolla Pashiq. Në një rast kur kishte parë se si ushtarët serb përcillnin një grup shqiptarësh nga Kumanova për në Shkup, kishte qëndruar automobilin dhe eprorëve serb u kishte thënë: “Pse po mundoheni me këta njerëz, i vritni menjëherë dhe kryeni ndonjë punë tjetër”, kurse gjatë një takimi që pati me Ferad Dragën në Shkup, kur ky i dyti kishte kërkuar hapjen e shkollave shqipe, i egërsuar, Pashiqi kishte fërkuar mjekrrën dhe i kishte thënë: “Kur të vijë ajo ditë, që të fitoni Ju shkollë, unë qofsha i kalbur nën dhe…”. Në një rast tjetër, ka theksuar: “Mua më duhen vetëm 10 vjetë sundime për të shkrirë këtë etnikum”(shqiptarët-R.N). Nikolla Pashiqi, ka deklaruar edhe këtë: “shteti shqiptar fare nuk duhet të ekzistojë, ndërsa territoret e tij duhet të ndahen patjetër në mes të Serbisë dhe Greqisë”.
Nikolla Vrazhallski. Prokuror publik i Maqedonisë, 07.02.1947: “Të vërtetën se pakica shqiptare është e lirë në RFPJ, se i janë siguruar të gjitha të drejtat, si dhe i janë dhënë të gjitha mundësitë për përparimin e papenguar nacional, nuk e din vetëm pakica shqiptare, por edhe këta shitës të kombit që janë nxjerrë para gjyqit... këtë shumë mirë e di Kreshniku i Organizatës, Azem Marana, edukatori i fashizmit-oficeri i Musolinit, Hysni Rudi. Këtë e dinë edhe stipendisti e kuislingu dr. Qeram Zllatku. Këtë të vërtetë ata e kanë pranuar edhe para gjyqit, që para Azem Maranës, sekretarit të Organizatës së tyre, thanë se pakica shqiptare në RFPJ është e lirë, mirëpo ata janë të vetëdishëm se e kanë mashtruar atë pakicë... Është e natyrshme, që në punën e tyre tradhëtare kanë hasur në mbështetje në diasporë, te elementet armiqësore ndaj Jugosllavisë së re. Edhe njëra, edhe tjetra kanë qëllime të njëjta, ta rrënojnë pushtetin popullor, këtë krijesë më të bukur që ka dalë nga LNÇ-ja, si në RFPJ, ashtu edhe në RP të Shqipërisë, dhe ta rrindërtojnë ndërtesën e vjetër të Karagjorgjeviqit e Petar Zhifkoviçit në Jugosllavi, dhe atë të Ahmet Zogut në Shqipëri”.
Norbert Shmit. Gazetar gjerman: “Unë kam raportuar edhe nga shtetet e tjera të krizës nëpër botë ku zhvillohej lufta, por ama masakrat që kam parë në Kosovë mbi civilët shqiptarë, të parmatosur, të bëra nga paramilitarët e militarët serbë, askund në botë nuk i kam parë”.
Petar. Në “Faktin” e 27 prillit, 2007, gazetari i këtij qyteti, njofton se mitropoliti në fjalë i Manastirit, në mbledhjen komemorative të mbajtur në sallën e madhe të kuvendit komunal të këtij qyteti, në asistencë të ministrit të Punëve të Brendëshme, ka thënë: “Për një maqedonas duhet vrrarë 100 shqiptarë”. Kjo dhe shkrimi i gazetarit të ndjerë, Mende Petkovskit, që shqiptarët gëzohen për vrasjet e ushtarëve dhe policëve maqedon, ndikoi tepër në djegien e dyqanëve dhe shtëpive të shqiptarëve në Manastir.
Petar Kitanovski. Oficer i OZN-ës, 1944/45: “Pasi nuk arritëm që t’i pastrojmë shqiptarët në mal, më mirë është që t’i pastrojmë tani, që të mos mund të organizohen përsëri kundër nesh”.
Pickall. Gazetar i njohur: “Serbët kërkojnë zhdukjen e shqiptarëve, sepse ata kanë qenë fajtorë për ndalimin e shtetit serb nga deti Adriatik”.
Qemal Sejfulla: “Reaksionin shqiptaromadh e udhëheq kreu i Bashkësisë Islame (Vakëfi), në krye me Zejnel Efendinë, atë turkomadh konsulli turk Emin Vefa Geçek, ndërsa në krye të panislamizmit është Atulla Hoxha me shokë, si Aga Rizë, Feta Efendia”, etj.
Sazanov. Ministër rus i Punëve të Jashtme: “Unë jam për krijimin e një “Sërbie të Madhe” me kufijë të sigurtë, por jo “zgjerim” nga Jugu (në Maqedoni-RN), se perspektivën e shoh nga Perëndimi, në detin Adriatik “(Shqipërinë-RN)”
Stefanoviqi. Ky gjeneral i Armatës II serbe, në një rast me dorën e vet ka vrarë 100 të burgosur shqiptarë në Kratovë duke thënë: “Kjo pjellë duhet zhdukur…”.
Svetolik Vuksanoviqi. Ky krijues malazes, ka shkruar: “Shqiptarët në fillim i vritnin me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhëri se s’kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therreshin me thika. Dhe, kështu, shqiptarët ndaheshin në grupe-grupe prej 40-50 vetash, rreshtoheshin në dy rreshta me fytyra të kthyera kah njëri-tjetri dhe atëherë oficerët ose nënoficerët i therrnin shqiptarët një nga një në çafë. Këta njerëz fatkëqij, as luanin nga vëndi as bërtisnin e as mbroheshin, thuajse s’ishin qenije njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente edhe fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakëftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë të njerëzve, të cilët e shikojnë vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga ndër skenat më të llahtarshme që e jetova gjatë luftërave”.
Tome Batkovski: “Një kohë, ushtarët e Ballit të mbetur, u inkuadruan në “Kompaninë 4000” në Kaizersllauteren të Gjermanisë, me detyrë të ruajnë depot e NATO-s dhe njëherit përgatitnin forca paramilitare për depërtimin në Shqipëri e Jugosllavi, për të shembur regjimet (komuniste-R.N.) dhe për të formuar “Shqipërinë e Madhe”. Kjo udhëhiqej nga Abaz Ermenji, një antijugosllav i përbetuar dhe nga Luan Gashi dhe Jusuf Azemi në Nju Jork e Çikago, prej ku vepronin edhe grupi tjetër i renegatëve të Hysen Tërpezës i dalë nga Organizata e Lidhjes së Dytë të Prizrenit në SHBA, ku, së bashku me të parët, më 1974, krijuan “Lidhjen Kosovare”, si krah i Ballit Kombëtar, duke mbështetur idetë e “Kosovës Republikë”-që më vonë të bëhej dhe bashkimi kombëtar”. Më pas, shtohet: “… Veprohet nga tre vija, dhe ajo e para është vija Bern (Zvicër)-Gostivar. Në Bern është Shtabi koordinues i Ballit Kombëtar që udhëhiqet nga Eugen Shehu (Sekretar i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar në Diasporë-R.N.), me origjinë nga Gostivari, janë të lidhura me Shtabin në Bern dhe ashtu ekziston trekëndëshi Gostivar-Tiranë-Bern”. Në artikull, autori i lartpërmendur, prezenton edhe një fotografi, me siguri të marrë nga UDBA, në të cilën gjinden Abaz Ermenji, Isa Ndreu, Luan Gashi, Vasil Andoni dhe Eugen Shehu, në mbledhje të Romës, ku gjindej Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Kalimthi të tregoj, se në Dosjen time prej rreth 500 faqesh në Kompaninë 4000 shqiptarë në Kaizersllauteren, përmendet edhe emri i babait tim i cili kishte ikur me kohë në Gjermani. Përndryshe, shënimet për ve¬primtarinë e grupeve ilegale shqiptare në Maqedoni dr. T. Batkovski i prezenton në librin e tij “Velikoalbanska igra vo Makedonija”, botuar në Shkup, më 1994. Në Kompaninë e lartpërmendur, ka qenë i inkuadruar edhe babi i autorit të këtij shkrimi. (Dosja, nr.546, 12.07.1990)
V. Popovska – Korobar: “Disa freska më të vjetra në kishën “Sveti Dimitria” në Manastir të punuara gjatë viteve 1730-1739, janë vepra të Zografit David Selenica, një ndër piktorët më të shquar kishtar që vepronin në Shqipëri në shekullin XVIII”. Në lidhje me kishën e posapërmendur, ekziston një legjendë interesante, e prezentuar nga ana e Jovan Haxhivasileviqit, lidhur me shqiptarët të cilët vinin të hakmerreshin për masakrin e Dovlexhikut në Manastir, më 1830. Ky studiues serb shkruan se kryengritësit në fjalë kishin mbrirë deri te kisha “Sv. Nedela” (sot brenda në veri të ManastiritR.N). Veziri i madh, Rushid Pasha, nga frika, kishte parë një ëndër gjoja se i ishte paraqitur Dhimitri i shenjtë dhe i paska premtuar që do ta ndihmojë Vezirin kundër shqiptarëve. Këtë ëndër Veziri ia paska treguar Kryetarit të kishës dhe i paska premtuar se nëse del fitimtar ndaj shqiptarëve me duart e veta do t’i vendosë themelet e kishës dhe do t’ia caktojë emrin e “shpëtimtarit”-“Sv. Dimitrija”. Ashtu edhe ndodhi.?!
Velimir Stoniç: kryesisë të PKSH-së: “Ju jeni të vegjël, por kafshatë e mirë për imperializmin, pa Jugosllavinë ju nuk mundeni ta bani situatën dhe sidomos pa një Jugosllavi të tillë. Këtu qëndron puna e marrëdhënieve të mira të përzemërta me Jugosllavinë. Këtë perspektivë të thjeshtë të marrëdhënieve me Jugosllavinë, me këtë ju nderoni perspektivën tuaj. Perspektiva e Jugosllavisë është perspektiva e krejt Ballkanit dhe e krejt Evropës... Emri i Titos ka dalë nga kuadri i Jugosllavisë... Këtë emër më së miri do ta kuptojë populli juaj dhe duhet të jetë kështu, prandaj të popullarizoni emrin e tij në Shqipëri. Duhet të popullarizohet ushtria UNÇL - Jugosllave... Ushtari i UNÇL - Shqiptare të shohë gjakun e ushtarit UNÇL të Jugosllavisë e anasjelltas”.
Von Storck. Konsul austriak: “Po veprohet me të vërtetë pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rrobë dhe shfarosja e filluar më parë e elementit josllav do të kryeht rrënjësisht “me këto ekzekutime të shumta që u bënë në Tetovë dhe Gostivar”.
Zhivko Brahovski. Ky maqedonas, ose vlleh, në një rast, Aqif Lleshit, i ka thënë: “Kemi marrë urdhër nga Llazar Kolishevski që të bëhet “pastrim” në rradhët e shqiptarëve, sidomos ndaj intelektualëve”.
8. Të huaj që shkruajnë ose flasin për kufijtë e trojeve shqiptare
Betrandon de la Brokier. Ky shkencëtar francez, më 1443 e kishte vizituar Kosovën dhe atë e kishte quajtur Albani kurse banorët e saj-Albanë.
Dimitrie Buliç. Nën komandën e këtij koloneli serb, “aradha e Shumadisë”, me 6 500 ushtarë dhe 4 topa, u nis për në Durrës. Para se të nisej për të pushtuar bregdetin shqiptar, nga Prizreni kishte porositur: “ne kemi pushtuar shumë rrafshe pjellore dhe kemi marrë shumë qytete të bukura, tani na ka mbetur të dalim në bregdetin “serb” të Adriatikut. Me këtë do t’i hapim Serbisë rrugën e lirë në tërë botën”. Kjo aradhë e mori emrin të përbashkët “Shumadijsko-albanski odred”, (arradha shumadino-shqiptare) edhe pse në të nuk kishte asnjë shqiptar.
Dimitrie Tucoviq: “Gjysma e popullit shqiptar ka mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi... aneksimi i Dibrës ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe shitësin nga tregu, rrethin prej qytetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e hambarët e ushqimit... Burrimet e jetës u prenë”.
Filip Majzer, shkencëtar francez: Beteja e Kosovës, 1389, u zhvillua në “trevat e Albanisë”. Pra, Kosovën, me të drejtë, e quan Shqipëri.
Goshen. Ky konsull austriak, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, të vitit 1878, ka thënë: “kombi shqiptar po merret nëpër këmbë dhe tokat e banuara prej shqiptarësh i dorëzohen në veri të Malit të Zi, për të kënaqur aspiratat malazeze, të mbrojturon e Rusisë dhe në jug i falën tokat më të mira Greqisë, të mbrojturin e Anglisë dhe të Francës...”.
Gjorgj Hahni. Shqipëria përfshin viset prej Preveze gjer në Novi Pazar-të gjitha vendet e 4 vilajeteve: Janinës, Shkodrës, Manastirit dhe Shkupit.
I. Laurember. Ky shkencëtar, bashkë me një tjetër, kanë punuar hartën origjinale të Epirit dhe Detit Jon, botuar më 1650, në gravurë, ku qendron teksti se “kjo tokë i takon Shqipërisë”. Harta ndodhet në Bibliotekën e Athinës. (Ky shënim është nxjerrë nga libri i Arben P. Llalla, “Gjurmët e letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë, 1860-1889, “Fakti”, 22 maj, 2006)
Ivo Banag: “Objektiv ushtarak i serbëve ishte rrobërimi i Kosovës dhe i të gjitha tokave shqiptare nga Liqeni i Ohrit deri në Detin Adreatik”.
Jan Janson. Ky shkencëtar, bashkë me një tjetër, kanë punuar hartën origjinale të Epirit dhe Detit Jon, botuar më 1650, në gravurë, ku qendron teksti se “kjo tokë i takon Shqipërisë”. Harta ndodhet në Bibliotekën e Athinës. (Ky shënim është nxjerrë nga libri i Arben P. Llalla, “Gjurmët e letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë, 1860-1889, “Fakti”, 22 maj, 2006)
Jordan Ivanov. Shkencëtar bullgar: “Myslimanët e Manastirit, Ohrit, Strugës dhe Shkupit janë shqiptarë me kombësi… Mali i Zi i Shkupit, sidomos në pjesën verilindore, është tërrësisht shqiptar…”.
Josef Lagendijk. Ky deputet i të Gjelbërve holandez, në Parlamentin Evropian ka paraqitur draftin e raportit për Kosovën, në të cilin sugjerohet që Kosovës ti garantohet një pavarësi, ndërsa sovraniteti do të kufizohej për një kohë të caktuar me praninë ndërkombëtare të BE-së dhe NATO-s. Shtohet gjithashtu se, duke patur parasysh gjithë atë që ka ndodhur, është e paimagjinueshme që Kosova të kthehet nën ndikimin e Beogradit. (“Fakti”, 1 shkurt, 2007)
Karoll: “Vilajeti i Kosovës, Ohri dhe disa qytete të tjera të krahinës së Maqedonisë i takojnë patjetër Shqipërisë Etnike”.
Konti Çano. Ky personalitet i shquar italian, më 21 prill, 1941, në Vjenë ka deklaruar se “Kosova dhe një pjesë e Malit të Zi i takojnë Shqipërisë”, ose ato territore ku jetojnë me shumicë shqiptarët t’i takojnë Shqipërisë deri në Prespë.
Mensdorf. Kont dhe delegat i Austro-Hungarisë në Konferencën e Londrës, të vitit 22 janar, 1913, ku para ambasadorëve, ka thënë: “Është nonsens të krijohet një Shqipëri anemike, e atrofizuar me farën e shkatërimit të vet në trupin e porsa lindur, gjë që do t’i bëjë Fuqitë të Mëdha që e krijuanë të luajnë një rol qesharak”.
Mosha Pjade. Në Kongresin IV, ka thënë: “Kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe, trojet e banuara me shqiptarë do t’ua kthejmë Shqipërisë”.
P. F. Bradashka. Ishte shkencëtar sllav, i cili në librin e tij me titull “Di Sllaven in Turkaj” i botuar në Petermansmittajlungen në vitin 1869-shekulli XV, ka shkruar se kufijt etnik të Shqiptarëve kalojnë nga Deti Adriatik, në veri të Barit, përfshijnë krahinat rreth Tuzllës, Hotit, Grudës dhe Trepçës, pastaj Podgoricën… një pjesë të rrethit të Shkupit, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën dhe Dibrën me gjithë rrethinë, nëpër viset midis Liqenit të Prespës dhe Ohrit gjer në malet e Gramozit, duke marrë fund në gjirin e Prevezës.
Paul Garde: “Provinca e Maqe¬donisë, në aspektin antropo¬grafik dhe etnik, nuk ka fare lidhje trashigimie me Maqedoninë antike, pasi ajo ka qënë shtet vetëm dikur, para 2 mijë vjetëve, gjatë kohës së Filipit dhe nipit të ilirëve, Lekës së Madh-Aleksandrit”.
Vodovozov. Ky studijues rus, gjatë vitit 1914 dhe 1915, ka vizituar disa qytete në Maqedoninë e sotme perëndimore dhe ka konstatuar se ato duhet t’i takojnë Shqipërisë. “E tërë pjesa Perëndimore e Pashallëkut të Manastirit nuk i takon Maqedonisë, por Shqipërisë...”.
9. Të tjerët për konfesionet fetare të shqiptarëve
Edward Gibbon: “Muhamdei a.s. ishte njeri me mision fisnik, i cili ishte për bashkimin e njerëzimit në adhurimin e Një të vetmit Zot dhe t’ua mësonte rrugën e jetës së ndershme e të drejtë, sipas porosive të Zotit”.
Edvin Jasques, për bektashinjtë: “Ishin krerët bektashianë ata që dolën haptaz në përdorimin e gjuhës shqipe... Shumë nga dervishët dhe baballarët e teqeve udhëtuan nga fshati në fshat, nga jugu në veri duke shpërndarë libra për rilindjen e Shqipërisë... Jo më kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi iu qas kësaj feje megjithë zemrë, shkruajti libra e vjersha që baballarët i kanë në nder të madh, e meritoi të quhet si një nër themeluesit e kësaj feje në Shqipëri. Me atë mënyrë, gjithë bektashizmin e solli e e mbajti, në qark të kombësisë, të dashur... Dhe shkroi për këtë qëllim edhe disa nga faqet e tij më të shkëlqyera në Fletore në Bektashinjvet në Qerbelanë dhe Mësimet”.
Bodley: “Paraqitja e pashembullit e Muhamedit në historinë e fesë, rrjedh nga fakti se ai ka qenë frymëzuar për atë që ka bërë, pa qenë as i shenjtë, as engjull…”.
Major Leonard: “... Muhamedi a.s., nuk ka qenë spiritualist i thjeshtë dhe i parëndësishëm, oportunist i rëndomtë, endecak, por, një nga mendimtarët më të mëdhenj, me qëllime të sinqerta dhe serioze, të cilës do kohë apo epokë. Njeri, i cili nuk është vetëm i madh, por një nga më të mëdhenjtë, më të sinqertit, njeri çfarë njerëzimi kurrë më parë nuk ka njohur. I madh, jo vetëm si Pejgamber, por edhe si patriot dhe shtetar, ndërtuesi shpirtëror kryesor, i cili e ka ndërtuar popullin e madh, shtetin e madh, dhe shumë më tepër nga tërë ajo - fenë edhe më të madhe. Përveç tjerash, ka qenë lojal ndaj njerëzve të tij, por mbi të gjitha, lojal ndaj Zotit”.
Margaret Hasluck për bektashizmin. Kjo etnologe angleze, më 1930, ishte ngjitur në majë të malit impozant të Shqipërisë jugore-Tomorri, në lartësi prej 2416m, dhe kishte konstatuar se “pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë dhe se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an... Mali i shenjtë, Tomorrit-nga Kulti pagan te miti romantik... Bektashizmi do të bëhet feja e të gjithë shqiptarëve”. Sot në Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e Kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorrit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë më 15 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Edhe në maja të tjera, në veri, në qendër dhe në jug të Shqipërisë, si në majën e Gjallicës e të Pashtrikut, në Shën Llesh të Krujës dhe në majën e Këndrevicës së Kurveleshit, pelegrinët e krishterë festojnë po në mes të gushtit festën e Shën Mërisë. Duke mos dashur ta thyejnë këtë vazhdimësi, bektashinjtë që kanë përvetësuar të paktën një shekull e ca më parë kultin e Tomorrit, e organizojnë pele-grinazhin në majë të tij po më 15 gusht të çdo viti. Në këtë pelegrinazh nuk do të merrnin pjesë, si marrin edhe sot, as synitë, as të krishterë, sikur ky kult të mos lidhej me një traditë të lashtë parafetare. Bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Ata i besojnë gojëdhënës se Haxhi Babai, duke parë pelegrinë që ngjiteshin në Tomorr çdo mes gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbela, mori një dorë dhe nga varri i vërtetë i Abas Aliut, e hodhi në majë të Tomorrit dhe e konsakroi atë si varrin e dytë të shenjtorit. Burime të pavërtetuara bëjnë fjalë për një tyrbe të vitit 1620 kushtuar heroit të Qerbelasë, kurse teqeja bektashiane është ngritur më 1916. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari që del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i Shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorrin e Shqipërisë. Kështu kulti i Tomorrit u shëndrrua në kultin e malit ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. “Shqiptarët e Moçëm,-shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri,-besoninë Hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.
Lamartini: “Muhamedi ka organizuar, ushtri, ligje, imperatori… miliona njerëz në një të tretën e botës. Themeloi bashkësi shpirtërore, e cila bashkoi popujt e tërë gjuhëve dhe të racave…”, dhe, kaliti dashurinë ndaj Zotit të vërtetë, i cili është Një, jomaterial dhe i Vetëmjaftueshëm… është ripërtrirësi i mendimeve racionale dhe kultit pa figurë”. Më pas, i njejti poet, shton: “Për më pak se dy shekuj pas paraqitjes së tij, Islami me besim dhe me armë ka sunduar tërë Siujdhesën Arabe, pastaj në emër të All-llahut (xh.sh.) ka vazhduar t’i çlirojë Persinë, Horasanin, Transskasaninë, Indinë Perëndimore, Sirinë, Abisininë, të gjitha vendet e panjohura në Mesdhe, Spanjë dhe një pjesë të Galicisë (Francë)”. Fare në fund, Lamartini, konkludon se s’ka njeri që mund të marrë guxim të krahasojë çdo njeri të madh në historinë moderne me Muhamedin, etj.
Roberto Moroko de la Roka për bektashizmin: “Muslimanët bektashinj praktikonin një lloj panteizmi universalist, megjithatë që të gjithë ishin të një mendjeje, në shpalljen e dashurisë dhe devotshmërisë (besnikërisë-R.N.) pa fund për atdheun e vet. Manastiret e bektashinjve dukeshin në sytë e udhëtarëve perëndimorë si oaze qytetërimi dhe pastërtie. Nuk të habit toleranca dhe mirëkuptimi i bektashinjëve ndaj jo muslimanëve, (Krishterëve-R.N.), sepse ishin shokë të një opozite idore”. Më pas i njëjti autor shton se për marrëdhëniet e mira midis bektashinjëve dhe krishterëve shkak ka qënë edhe lidhja e të parëve me jeniçerët, sepse këta të fundit kishin preardhje kishtere (kur thuhet kishtere, kuptohen edhe shqiptarët e kësaj feje-R.N.). thekson gjithashtu se bektashinjtë predikonin, gjegjësisht përhapnin barazinë ndërmjet burrit dhe gruas dhe e praktikonin, gjë që nuk u pëlqente fare islamit ortodoks. Në vazhdim, studijuesi italian njofton se më 1922 bektashinjtë shpallën zyrtarisht autonimën e tyre, duke u ndarë nga Selia e Turqisë e cila kalon në Tiranë. Fare në fund, studijuesi italian flet për iniciativën ose propozimin që bektashizmi të ngrihej në një lloj Kishe kombëtare shqiptare, sepse Shqipëria mund të ecte përpara vetëm nëse tërë muslimanët përqafonin bekta¬shizmin.
Sllavejko Arsov. Ky revolucionar, luftëtar maqedonas i periudhës së Kryengritjes së Ilindenit që ka vepruar në Prespë, në kujtimet e tij, për bektashijanët shqiptarë të kësaj ane shkruan në superlativ, duke i përshkruar si njerëz tepër të civilizuar, të cilët, si të tillë kanë kontribuar në qytetërimin të bashkëatdhetarëve të vet që nuk i përkisnin këtij sekti. Vlerësime të larta jep edhe për gruan bektashiane të Prespës, etj.
Rezime
Për ata që s’kanë mundur ta përcjellin rregullisht këtë fejton, përpilova këtë rezime, e cila do ti nxisë që t’i gjejnë edhe pjesët e palexuara. Këtë duhet ta bëjnë, sepse shumë gjëra për herë të parë do dëgjojnë. Kjo, ngase, nga hipotezat ose vlerësimet e ndryshme të prezentuara në këtë fejton, autorë të të cilave janë shkencëtarë dhe poligllotë të shquar, të diplomuar jo në Shkup, Tetovë, Manastir, Prishtinë ose Tiranë, por në Paris, Athinë, Kajro e gjetiu, fitohet përshtypja se shqiptarët rrjedhin nga një popull më i vjetër në botë – Pellazgët, gjë që dëshmohet edhe me konstatimin se emri Pellazg ka të bëjë me fjalën shqipe plak (Aristidh Kola, “Gjuha e perëndive...”, Spiro Kondo, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik...”, Mathieu Aref, etj., dhe se sipas një legjende, Pellazg ka qenë emri i njeriut të parë në botë (Ibrahim Hoxha, “Rrugës së Alfabetit shqiptar”, Tiranë, 1986, f.17). Ose, emri i “mbretit të perëndive”, Zeusit, vjen nga fjala shqipe zë, zëri (Methieu Aref, “Shqipëria”), dhe se Zeusi ishte perëndi ilire (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102). Meqënëse Zeusi ishte “baba” i perëndive të tjera, kuptohet që edhe këto janë ilire, gjë që dëshmohet edhe nga emrat e tyre me rrënjë të fjalëve shqipe: Athina=e thëna, Afërdita=afron dita, Hera=era, Apolon= a po lon, etj. (Mathieu Aref, Aristidh Kola, etj) E njëjta vlen edhe për herojtë e Luftës së Trojës: Akil=qiell, i shpejtë, Paris=i pari, Helena=e lëna, e braktisura, Odiseu=udhëton, Penelopa=pe, lyp penë për qendisjen e pëlhurës së saj derisa i shoqi ndodhej në luftë, Kiklopi=sy kali, etj. (ibid) Kjo, nuk duhet të na habitë, sepse në Luftën e Trojës nuk luftonin gekët dhe trojanët, siç thuhet në librat e historisë, por, vetë fiset ilire midis tyre. (Ljubomir Domazetovq, “Antiçka Makedonija”, etj) Për vjetërsinë e popullit shqiptar flasin edhe emrat e mjaft vendeve të ndryshme të botës, me rrënjë të fjalëve shqipe: Atllantida, Atllantik, Atllas=at, baba, Afrika=afro, Anglia=ana e galëve, Algjeria=gjiri i artë, Bizantia=buzë, formë buze, Greqia=gra, gra të bukura (artikulli i Aristidh Kolës në gazetën “Kombi”, Nju Jork, 1997, f.4 dhe 95), Sicilia=si kali, formë kali, Brindizi=bri dhie (dash), Portugalia=përtej Galisë, Lizbon=bën lisa, Hungaria=hujë, armë e parë e tyre, Panonija=punë, punon, Estonia=është e jona, Asiria=shur, rrërrë, Serbia=sherbetor, Kroacia=krye, Dallmacia=dele, Dardanelë=dardhë, Anadoll=ana e dollinjëve, Troja=truall, Britania=bri anash, Korzika=gurrë i zi, Vllahia=vëlla, Malta=mjaltë, Balltik=baltë, Ballkan=ballë kanë, Kartagjena=gjiri i kartave, Mikena=miq jena, Edesa=e desha, Prishtinë=i prishtë, i prishur, Roma, Romeu=rrumbullak, Bitolla= i butë, Faraon, fara jonë, Piramidë=përmbi dhe, Arkeologji, arkiv=arkë, pasuri, thesar, Muzej, Muzë=mëso, etj.
Në favor të konkluzioneve të lartpërmendura, lidhur me vjetërsinë e popullit shqiptar, shkojnë edhe vlerësimet në vijim të shkencëtarëve të lartpërmendur, ose për shkak të sipërfaqes të gazetës, të anashkaluar:
- “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se historia”.
- “Atllantida e zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e ilirëve”
- “Shqiptarët janë stërnipër të Pellazgëve”
- “Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë ardhur prej dikund”
- “Nga pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët”
- “Shqiptarët janë më luftarakë në botë dhe raca më superiore nga tërë popujt në Ballkan”
- “Po dolli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë osmane e mer lumi”
- “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4.000 vjetësh, p.e.s. kanë domethënie shqipe”
- “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre u tërhoqën në vendet malore për tu këthyer pastaj përsëri në vendet e veta”
Nga kjo që u tha më sipër del edhe kjo rezime e shkurtër, e cila mund të quhet edhe si mesazh ose sugjerim i sinqertë dhe kombëtar: Përfaqësuesët e partive politike shqiptare, pa marrë parasysh a janë në pozitë ose opozitë, me këtë histori kaqë të lavdishme, të prezentuar nga të huaj, të cilët si kemi as vëllezër as kushërinj të parë, duhet të jenë kryelartë në parlament dhe para përfaqësuesve të Evropës, duke u thënë troç se atë që kërkojnë lidhur me avansimin e çështjes shqiptare, është më tepër se modesti, e cila duhet çmuar nga pala tjetër. Prandaj, se ka në kot Koce Stojmenovi, krijues bullgar kur thotë se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë ose plotësisht të barabartë me maqedonasit, ose të kenë autonomi të tyre në suazat e shtetit maqedon.
p.s. Fusnotat janë hequr për shkaqe tehnike. 

Dyert e hapura të vetvetes…



Ese nga Namik Selmani

Simbolika e Dyerve të Hapura ka qenë e mbetet për breza të tërë njerëzorë
prijatarja e një jete ku ka shumë dashuri, harmoni, bashkëjetesë, shumë më tepër
respekt të ndërsjellë, miqësi, bashkëpunim, natyrisht edhe besimin më të lartë
te Zoti, te Mirësia, që mund të ketë një njeri si qenia më thelbësorja e jetës.
Kufijtë e ndryshëm, muret, telat, kodet sekrete, trarët, policët, kamerat
vëzhguese, doganat, flamujt me ngjyra të ndryshme në hapësirat e të cilëve ka
kafshë, shpendë, lule, fletë, yje, diell, hënë, qiell, det. male, borë etj nuk e
kanë penguar në të gjithë shekujt Dyert e hapura për të komunikuar.
Ky meditim sa moral social, por edhe filozofik mund të jetë fare mirë edhe
Porta e parë e një libri që kërkon edhe rrëfime më të shumta më bëri që të
kujtoj Malin e Tomorit. Një mal madhështor për nga lartësia, legjenda, bukuria..
Mali i Tomorit, ose si të thuash ndryshe dhe Olimpi shqiptar, shpesh herë në
mendësinë popullore të krahinës apo edhe të të gjithë shqiptarëve është
quajtur dhe quhet ende si një mal i shenjtë. Këtu gjen edhe sot e kësaj dite ca
njerëz paganë modernë që betohen njëzëri: “Ja Tomor!”(Për Tomor!” Për Çukën e
Tomorit!”). Gati një javë në vit, në atë zagushi gushtiane, me mijëra pelegrinë
nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga Evropa dhe Amerika. Dhe është një udhëtim
që nis në mënyrë figurative që një vit më parë, porsa ata i hedhin krahët malit,
luginës, lutjes në ditët e mesgushtit. Njerëz që duan të jenë sa më lart
mëkateve. Që nuk harrojnë të flijojnë edhe një dash, lëkurën e të cilit duhet ta
dhurojnë në Teqenë e Kulmakut. Që duan të hapin dyert e besimit te zoti për të
hapur më te dyert drejt një vetveteje më fisnike. Më të ndershëm. Një
ndershmëri që sot duket si relikja më e vjetëruar në Muzeun e Kohës, në fletët e
poezive apo edhe në skenat perderënda të teatrove të lashtë e modernë.

Në rrëzë të Tomorit këtej e matanë malit akoma gëlon jeta njerëzore me shumë
fshatra që jetojnë edhe sot e kësaj dite jetën në hijen e tij legjendare aq
edhe fizike. Ca fshatra që krijojnë gjeografinë njerëzore të një krahine që
punon shumë, që pushton një treg qyteti e shumë më tepër me mallrat e duarve të
tyre të arta e shumë më tepër se kaq por edhe nga bujaria e Zotit që i ka dhënë
kaq shumë burime, kaq shumë begati tokës rrëzë malit këtej në perëndim e matanë
në lindje të shpateve. Janë disa fshatra që mund të kenë edhe lëvizjen më të
vogël demografike në Shqipëri drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë për arsye
ekonomike, si ka ndodhur në vitet e fundit.

Në këtë kërkileghendash për dyert e hapur na godet fort në kujtesë një tjetër
legjendë shumë më e bukur se ajo që lidhet me malin-vëlla të Shpiragut. Në një
fshat rrëzë Tomorit dikush kishte thënë se thellë tokës ishte porta e një
thesari me flori. Dhe fshatarët shkuan ta hapnin. Shpuan shumë, shumë. Kur po i
shkonin pranë fare pranë thesarit dhe po e shikonin edhe me sy, doli një ujë i
vrullshëm. Një fontanë ujore. Uturima mbeti atje (edhe sot dëgjohet një uturimë
e tillë) dhe ata iu deshën që të mblidhnin të gjithë leshin e deleve të kopeve
për ta mbyllur këtë guvë, këtë derë. Një derë që kërkonte ta hapte dashuria dhe
dëshira për të jetuar më mirë, por që ka brenda dyerhapjes edhe sakrificën.
Ndoshta nuk do të zgjatesha shumë në këtë rrëfime cicëroni nëse nuk do të
tregoja edhe qëllimin më të veçantë të tij. Për të dhënë një mesazh që duket
shumë herë si një lodër dasme apo habertare që bie e bie vazhdimisht në skenën
e madhe të jetës . Të një skene me aromën e fjalëve shekspiriane. Me jehonën e
ndeshjeve homerike. Të një jete me penelatat danteske. Të shprehur edhe me
vargjet hijerënda të folkut tonë që shumë herë ia kalon për nga bukuria
dramatike e mesazhi edhe kyeveprave të mëdha botërore. Për të kërkuar një Çelës
të ri të jetë dhe që Dyert e Mirëqënies të ishin sa më të hapura, këngëtari
popullor me gojën e një gruaje që ndahet padrejtësht me burrin që po shkon në
kurbet thotë me një duf që nuk mund të gjendet aq lehtë se nga vjen e ku shkon:
“Ti, o Zot rri e mos ecë/të pashë ndë ëndërr të shkretë/t’u pengua kali mbë
udhë/dyfeku të ra ndë lumë/ngjata dorën e ta dhashë/udhë mbarë dot s’të
thashë….”
Në shumë takime që kam bërë me fshatarë të kësaj krahine kam dëgjuar për njerëz
të një fshati që nuk kishte kyça. Dikush e kishte quajtur “Fshati i Dyerve të
Hapura”. E me dorën në zemër, unë nuk mund të vë dorën në zjarr apo të betohem
në një formë që mund të besohem nga lëçitësit e nga ata që mund të më dëgjojnë
në një tavolinë se sot mund të ketë edhe ende fshatra të tilla që do të ishin
reliket më të veçanta të jetës sociale të një populli. Po, po, jo shumë kohë më
parë, asnjë kyç nuk kishte për të mbyllur shtëpitë, odat, kuzhinat, stallat,
hangarët, kotecët e pulave. Natyrisht duke mos patur as edhe një xhandar dikur
apo sot policë për të lëshuar hijen e frikës dhe të gjykimit mbi ata që mund të
merrnin për arsye të ndryshme statusin e vjedhësit, të kriminelit, të prishësit
të qetësisë publike. Nuk ka një njeri me statusin e një gardiani për këtë zakon
të pashkruar, të këtij riti më idealist se idealizmi vetë. Ndërkohë që diku, në
një krahinë tjetër të vendit tonë ende dhe sot e kësaj dite thonë se djemtë e
saj nuk mund të marrin nuse, ose edhe nuk iu japin nuse, po qe se nuk janë të
aftë që të vjedhin, ose të marrin një gjë pa u vënë re. Jo thjesht për të
dëmtuar tjetrin, por që të tregohet si ai djalë është i shkathët, se nuk ia
marrin dot bukën nga dora, se ata duhet të jenë trima, guximtarë, në pamundësi
që këto pjesë të karakterit të provohen në ndonjë luftë të mundshme.

Kjo simbolikë Dyersh të Hapura më sjell ndërmend edhe atë udhë të bukur të
nënave çame që dërgonin në një dasëm bakllavatë më të mira që mund të bënin ato
në jetën e tyre. Në të kundërtën, është shteti që ka drejtuar njerëz, policë,
prokurorë, gjykatës që gjykojnë krimin apo edhe baballarë autoritarë që kërkojnë
të gjykojnë fëmijët në pafajësinë e tyre të pafajshme. Njeriu ka menduar si test
të gjykimit për fajet e vegjël e ato më të mëdhenj dyert e mbyllura, qelinë,
kyçin, izolimin, ndërprerjen e komunikimit me njerëzit e tjerë të zakonshëm,
ishullin ku nuk ka anije njësoj si të ishte një derë shpëtimi për botën që ishte
pas tij. Apo vetë izolimi në ato shtëpi që quhen ndryshe edhe Kullat e Ngujimit.
Ende në Dukagjin të Shkodrës ka Kulla të tilla që janë muzetë më të çuditshëm
të botës. A nuk ishte kjo Kullë një lloj dere të mbyllur për të nesërmen e të
gjithëve?
Jashtë dyerve të rëndë të gjykatave ne jemi bërë dëshmitarë të qepenave që
mbushën sot të gjithë dyqanet e këtij vendi sidomos pas viteve 90. Në fshat e në
qytet. Në secilin qytet dhe fshat sot gati lulëzon tregu i dyerve të blinduara,
i kasafortave, që duket se nuk janë një objekt luksi, por shenja e një izolimi
që i bëjmë vetes. I atij mosbesimi që kemi në secilin hap që hedhim, në atë
sinor shtëpie apo dyqani që na takon. Në këtë çast m’u kujtua një aplikacion i
skulptorit nga Gjilani i Kosovës Avni Behluli në një nga ekspozitat e tij të
piktures dhe të skulpturës në Galerinë e Arteve “Eduard Lear” në Berat. Në të
vërtetë ishin një dyzinë kyçash. Të mëdhenj. Të vegjël. Të ndryshkur. Të
prodhimit të fabrikave të ndryshme. Të këtij vendi, por edhe të ardhuar nga
shtete e kontinente. Të rregullt. Me e pa çelësa për të hapur qoftë edhe një
prej tyre. Një tufë kyçash që të bënte të mendoje gjatë e të merrje jo një, por
disa mesazhe njëherësh.

Dyer të hapura, do të thotë edhe mendje të hapura. Dëshirë për të dëgjuar e për
t’u dëgjuar. Të ketë sa më pak ose aspak duar lypësish. Lypësa që nuk duan vetëm
një copë bukë, disa qindarka, por disa lypësa të një lloji të veçantë. Duan një
semafor të saj të që të kapërcejnë udhëkryqet ku jo rrallë ndodhen. Ai dhe shumë
të tjerë pas tij.
Të ketë sa më shumë buzëqeshje që hapin më tej dyer të tjerë mirëkuptimi,
përqafime vëllazërore. Mbase nuk gaboj kur dua të them se simbolika e dyerve të
hapura për ne ka qenë e mbetet edhe me një copë të nesërme brenda jetës sonë.
Kur doganierët na ndalnin edhe zogjtë të ngrinin çerdhet në të dy anët e kufirit
ku kishte shqiptarë, ku kishte një gjuhë, një trase kënge, një tupan të njëjtë
që drejtonte vallen epike, ku kishte të njëjtën dashuri. Na ndanë mortet, sofrat
ku priste luga e pjata, shtretërit ku ishte shtruar jorgani dhe nuk kishte njeri
për të fjetur. Arën ku brazdonim të zgjatur pas një hosteni mbi trupin e qeve
të lodhura e të djersitura. Na ndanë dyert e hapura për të na memecëruar secilin
hap që kemi hedhur apo edhe që do të hedhim ne drejt një rruge që akoma nuk e
njohim se si do të jetë.

Pjesë e këtyre Dyerve jemi të gjithë. Herë bëhemi viktima e herë heronj të
heshtur që jemi përleshur qoftë edhe me heshtjen tonë vrastare, me atë grusht që
gjakosej dhe gjakoset ende për njëmijë e një arsye me gishtërinjtë e tij. Herë
duke monologuar si Migjeni, herë si Hamleti e herë duke ia kërkuar qiellit që po
bëhej kështu një derë tjetër shumë e hapur se kanatet e një porte hijerëndë.
Herë marrim ca thërrime prometejane për atë që na pret, pa ditur se edhe në
kohët tona kjo sakrificë njerëzore idealiste drejt dyerve të hapura të mençurisë
na bën që të ndëshkohemi fort, fort, dhimbshëm, pa dyshim edhe tragjikshëm.
Shikoni një çast vetrinat e muzeve tona! Natyrisht atje ku ka, se edhe Muzetë
janë kthyer në ca ndërtesa ku nostalgjia i pushton të tërë. Duke harruar se bota
e qytetëruar e vlerëson hartën e një qyteti apo të një krahine me numrin e madh
të Muzeve me një garë se kush është më i ndryshëm se tjetri.
. Në ballin e tyre janë vënë abetaret e rrudhosura nga duar njerëzish të kombit
tonë. Janë vënë pranga që kanë dashur të mbyllin shtigjet e rrugëve të së
nesërmes. Dyer ëndrash Dyert e asaj që nuk ishte një hartë e re mageliane pas
një zbulimi të ri, por një jetë që duhet të bëhej edhe më e begatë.

Të hapeshin dyert e këngëve për të dalë kanat më kanat zogu i shpirtit të
shqiptarit.

Të hapeshin dyert e shkollave e të cicërinin pambarim nxënësit e moshave të
ndryshme. Qoftë edhe pak të moshuar që nuk donin të iknin nga kjo jetë pa parë
dritën e ëmbël të diturisë. Kam qenë këtë verë në Trojet amtare. Në Shkup i
gëzoheshin një gazete që kishte emrin e qytetit ku do të dilte “SHKUP”. 100 vjet
gazetë. 100 vjet shkronja shqipe. Gaz i madh qenka shkronja e gdhendur në fletë
të bardha si të qe një mulli që asnjëherë nuk e ndalon trokashkën e bluarjes ku
asnjë herë nuk iu mungonte uji që do ta lëvizte në dimër e në behar. Në
Preshevë i gëzoheshin librave që kishin shkruar e po shkruanin ende autorët e
këtij qyteti e të rrethinave të tij për të hapur dyer të rinj të mençurisë.
Në Prishtinë akoma flitej për abetare të njëjta. Për dyer që hapeshnin për të
trokitur shqiptarisht gjithkund. Dyer kulture që të hap një këngë që mendohet
kudo njëlloj të paktën në vargjet e saj dritëfanari.
E mbase do të jenë të rrallë kombet në tërë botën e stërmadhe që do të kenë kaq
shumë vargje poezish e tinguj këngësh që t’iu jenë kushtuar gjuhës së kombit si
te shqiptarët. Në këtë LLOGORE ku jemi futur të gjithë kush më shumë e kush më
parë janë rreshtuar poetët më të mëdhenj si Budi, Naimi, Mjeda, Fishta, Agolli,
Poradeci, Kadareja, pa folur për këngët anonime të popullit.



Ndërkohë që shumë para të mbledhuar me aq sakrificë u bënë gazeta e revista për
lëçitëit e vegjël. Mos vallë kjo ishte dhe është një shenjë e “pushtimit” të të
tjerëve? Jo, ishte ëndrra që për shekuj e kishin mbyllur dyert e nuk e kishin
lënë të fluturonte si zog i lirë në shpirtërat e në duart e njerëzve të një toke
me Moshën e Diellit.

Dyert e hapura të Evropës i kemi patur sa e sa herë në këngë, në libra, në esetë
e gjata të studentëve. Më tepër se në fjalimet diplomatike e në ekranet e
televizorëve.

Po edhe në qëndismat e shumta të nënave e motrave tona ku ku kishte shumë
pëllumba që e nisnin dhe e mbaronin fluturimin në një degë peme të tharë pa
patur mundësi që të kishin një qiell të paanë. Në fjalimet retorike të
politikanëve të të gjithë trojeve. Madje edhe të atyre që sot e vënë kokën në
jastëkët me lule të Amerikës, Italisë, të Gjermanisë, Greqisë, Australisë, kudo.
Dyert e vetvetes i kemi hapur në dasmat tona ku mbizotëron kryerurimi ”Të
trashëgohet” njëlloj si të thuash “T’ju qëndrojë përherë e hapur dera e fisit!”
Ashtu si mund edhe të mallkonim me të gjithë dufin e fjalës “Të mbetë dera pa
miq! T’u mbuloftë dera me ferrë!” kemi patur të hapur edhe në mortet tona që
nuk kanë qenë të pakët edhe nga zoti, por edhe nga luftrat që ngatërrohen me
tespihet e një dore që i rrotullon pambarimisht. Në këtë ceremoni hyjnore të
respektit për ata që do t’i mbulonte dheu (ku është dheu më i ëmbël se mjalta)
kishim dhe kemi ezanet e këmbanat e kishave dhe një betim a të paktën një
premtim për të mos i lënë kurrën e kurrës të mbyllur dyert e shtëpive dhe dyert
e shpirtit tonë të sfilitur dhe fort të lodhur.
Dyert e Hapura do të na ndjekin shumë kohë në përditshmërinë tonë. Atje ku
djersisim dhe atje ku argëtohemi. Ku punojmë e ku pushojmë. Ku hapim dyert e
shkollave dhe hipim shkallët e avionëve për të shkuar drejt botës së madhe. Se
ende nuk kemi hapur dyert e bashkëpunimit. Shikoni tavolinat e lokaleve tona të
panumërta! Sa debate ka, por ne nuk dimë ende se e tërë kjo energji na ikën kot,
na ikën dëm ashtu si uji i një vije që ikën në rrugë të tjera. iqtë i trishton
kjo derë e Mbyllur e vetvetes sonë. Fëmijët tanë ua mjegullon shikimin drejt
rrugës që kanë nisur. Zilet e shkollave e venitin ëmbëlsinë e tringëllimës së
tyre.

Urtia e kuvendeve bash si ajo Simbolika e Fshatit të Dyerve të Hapura duket se
duhet të na vijë si zonja e Konakut tonë. Le ta mirëpresim këtë URTI e kurrë të
mos zemërohemi me të.

Qershor, 2011

Kujtesë për artistin shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu

Një vit pa Bekim Fehmiun
 
Kujtesë për artistin shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu
 
Nga Namik Selmani
 
Po të jetonte, në datën 15 qershor do të ishte 75 vjet. Po ai e këputi atë vetë 
në një vit më parë. Duke ecur në buzë të Lumëbardhit të Prizrenit me kolegë 
poetë shqiptarë e të huaj nga shumë shtete të botës, në një Festival 
Ndërkombëtar të Poezisë “ Drini poetik”, më lindi një dëshirë e veçantë. Do të 
doja një çast të ndalja valët e qeta të këtij lumi fjongoblertë për të parë pak 
hi nga ai trup artisti që pas qindra dëshirave të realizuara e të parealizuara 
pati edhe një dëshirë të findit që hirin e trupit të tij ta hidhnin në valët e 
këtij lumi, në këtë qytet që ka bashkuar sa e sa poetë luftëtarë, njerëz të 
dashuruar ..Ai jetoi disa kohë në këtë qytet e ka ende disa prizrenas të moshës 
së tij që e kanë patur shok klase dhe shok mëhalle, si thonë vetë ata
Një rastësi e dhimbshme. Lindi në qershor e vdiq po në qershorin e 74-t të 
jetës së tij. “Nëna më ka lindur me pëlhurë në ditën e hënë pasdite në orën 6 e 
30 , më 1 qershor 1936 “Nova mëhalla” ( Mëhalla e Re) –shkruan për veten e tij 
vetë aktori Si për të sfiduar të gjithë dimrat që ia prekën ditët e tij, herë 
të vrullshme e herë të misterta Të asaj jete me aq lëvizje, pasion, zhgënjime, 
lavdi të merituar që vjen nga aftësia e tij e pakundërshtueshme. Një shqiptar i 
mirë, edhe pse vdiq me një peng të madh të deklaruar shumë e shumë vite më 
parë: “Ah, sikur të mësoja më shumë shqip”
Shikoni stacionet e jetës bekimiane! Sarajevë, Beograd, Francë….Aq sa ne, por 
edhe të tjerë që kërkonin që të mësonin edhe për paskuintën e jetës së tij, nuk 
e dinin se ku banonte saktësisht pa thënë se informacioni për të në atë pakëz 
dritare informative që na jepej, mungonte tmerrësisht, dhembshurisht, 
tragjikisht.
I ardhur nga Sarajeva, ai do të ishte në Beograd mishërimi më i mirë i 
shqiptarizmës. Do të bëhej aktori më i miri i ish Jugosllavisë. Më i miri në 
Ballkan e, më tej, një ndër personalitetet më të spikatura të artit filmik 
evropian e botëror. Një aktor i pëlqyer dhe i tejkërkuar nga regjisorët më të 
mëdhenj të kohës kur ai ishte në kulmin e talentit të tij aktorial. E kurora 
më e ndritshme e këtij shqiptarizmi është “sakrifica‘ e tij e mosaktrimit që 
ishte shenja më e spikatur e rebelimit ndaj atyre që merrnin më këmbë interesat 
e Kosovës. Dikur, në një gazetë ai ka thënë “Kam dashur në jetë që të ndryshoj 
njerëzit.”. Nuk ka shprehje më të qartë të misionit për një aktor. Një moto që 
do të ishte model udhëpërshkrimi edhe për shumë e shumë profesionistë, duke 
përfshirë të parin ata të politikanit. Po, ashtu si edhe te filmi i njohur 
“Odieseja“ që kërkon pa fund mes sa e sa peripecive Itakën, ai ka kërkuar më 
parë e më pas një “Itakë “ tjetër, atë të dashurisë për njerëzit e, mbi të 
gjitha, atë të të qenit shqiptar. Dhe ku, në mes të Beogradit. Aty ku nuk 
ngurron që të mbrojë të drejtat e kosovarëve nga një kohë ku, si thotë ai, 
“mbizotërojnë tanket”. Një ballkanas i mirë dritëlargët në shikimin e tij 
kulturor dhe misionar i antiluftës, Bekim Ibrahim Fehmiu. Një sfidant i madh si 
asnjë tjetër i asaj shprehjeje se “Balkani është fuçi baroti”. Ka patur një 
grua serbe si për të krijuar atë hartë sociale që edhe sot e kësaj dite duket 
paksa utopi. Pa harruar që njërit nga djemtë e tij ta quajë “Uliks”. Në kërkim 
të një Itake të pagjetur kurë ky Bekim Fehmiu. Me dëshirën e madhe që dikush 
t’ia bekonte lumturisht ditët e jetës së tij , të kombit të tij aq të 
përvuajtur. Mbase atë që ai nuk po e gjente jo vetëm në atë kohë, por edhe 
nesër, ku ai do të ecë në ca shtigje të tjera hyjnore me një pistoletë pranë 
shtraiti dhe me një trup të gjakosur në një dhomë. Diku në një lagje beogradase. 
Ai nuk e ka gjetur akoma Itakën e artit të tij, të ndjenjës së tij të mbushur me 
aq përbotshmëri. Ndoshta do ta quanim atë jetë një paralelizëm edhe me rolin e 
parë të ciganit që ai luajti më 1966 e që quhej “Unë nuk kam parë një cigane të 
lumtur”
Me këtë rast m’u kujtua një ngjarje që atij i ndodhi para se të luante një nga 
filmat e tij për ciganët. Në rininë tonë të këndejkufirit shqiptar kur Kosova 
ishte me telat e klonuar, të gjithë informacionet për të ishin shumë të 
gjymtuara po aq sa edhe tani, edhe pse ka shumë mundësi për të bërë të kundërtën 
nuk është bërë aspak e mjaftueshme.
Iu desh që gati një vit të jetonte fizikisht me ciganët , me mënyrën e tyre të 
jetesës, me ritualet e tyre njerëzore. Dhe kur një ditë ai kthehet në shtëpi, e 
prish bukurisht ritin e një njeriu të edukuar duke ngrënë me duar. 
 
-Ç’po bën? - i kishte thënë gruaja e tij Branka Petriç 
- Mos më fol e mos më shiko se çfarë po bëj. Jeto edhe ti me lumturinë time. 
Jam më i lumturi i botës që për shumë kohë duke qëndruar te romët kam marrë atë 
që më më kërkon një film për ta. Edhe vetë jeta e tij familjare por edhe 
artistike i ngjane një jete të romëve duke lëvizur gjithkund.
Bekimi ynë me gjak nga Gjakova, me genin më të mirë të një babai shqiptar si 
Ibrahim Fehmiu. Me një frymë shkodrane që e shoqëroi gjithë jetën do të 
ndërprste rolet e tij aty rreth vitit 1990. Të mbetet në sy ai emocion që ai 
pati në vizitën e tij në Shkodër mes shkrimtarëve dhe aktorëve shqiptarë të sj 
kohe.Po bëhej vizitor në shtëpinë ku kishte jetuar për pak kohë. Ai dhe 
prindërit e tij. 
 
Në atë kthim më shumë se nostalgjik ai kthyer në legjendë me të gjithë rolet e 
tij në një periudhë prej rreth 30 vitesh në skenat më të mëdha të botës. Ishte 
dhe mbeti një nga gurët më të rëndë të artit kombëtar shqiptar.
Me 20 filmat e tij ai u radhit ndër më të njohurit e kontinentit. Duke ndjekur 
arkivin fotografik të Bekim Fehmiut më bën përshtypje një foto ku ai ka dale në 
pranë një monumenti kushtuar artistit të madh Aleksandër Moisiu. Të vendosur në 
dy kohë njëri në gjysmën e parë të shekullit XX e tjetri në të dytën e këtij 
shekulli, e dërguan artin shqiptar të aktrimit në maja të larta.
Ai ishte vetëm 55 vjeç në atë kohë kur para një gazete serbe në Beograd pa asnjë 
droje do të bënte një deklaratë që do të ishte në një farë mënyre edhe “një 
pasaportë e përjetësisë së tij: “Jeta e njerëzve në këtë rajon dhe në Kosovë, 
sidomos, vetëm e lehtë që s’është. U bënë vite që refuzoj të luaj dhe e mendoj 
se do të vazhdoj të refuzoj. Për shkak të gjithë këtij ferri e kam humbur 
kuptimin e profesionit, dhe përderisa aktrimi për mua nuk ka kuptim, nuk kam 
dëshirë që të huaj” 
 
Ishte koha kur në ish Republikën Federative të Jugosllavisë po shpërbëheshin 
shtetet përkatëse dhe në Kosovë u bë një shpallja e Pavarësisë së saj.
Po përsëritej pikë për pikë tragjedia e e mungesës së artistit të vërtetë në një 
kohë kur ai ishte më se i nevojshëm për skenën e për kombin tonë. Para 20 
viteve do të befasoheshim me Lasgushin e madh që takonte jetën e përditshme në 
vetmi të plotë ku në vend të njerëzve ai do të ndiqej nga një qen besnik si 
Guci.. Kështu do të heshtëte edhe Bekimi ynë i madh, pa harruar që të bekonte 
të tjera maja lavdie për vete e për kombin tonë. Deri sa na dha në kujtesë të 
dhimbshme një aktori të madh trupgjakosur me një pistoletë grykënxehtë në afërsi 
të tij. 
 
Nëse kërkon që të gjeni Itakën e ëndërruar të Bekim Fehmiut në këtë kohë moderne 
ka shumë sekeunca filmike. Me plot gojë prej shumë kohësh ajo do të na mungojë. 
Le të flasë më mirë për këtë fjala e loti i mikut të tij Enver Petrovski, të 
aktorit Çun Lajçi, por edhe të një aktori shumë të njohur nga Gjakova, aq të 
njohur për atë periudhë mbi 60-vjeçare në skenën e teatrit e të filmit, Sulejman 
Lokaj, të aktorëve të brezit të tij në Teatrin tonë Kombëtar, por edhe te brezi 
më i ri i aktorëve shqiptarë në të gjithë trojet shqipfolëse.
Edhe vetë libri i tij për jetën që kishte kaluar është me një titull që i bën 
saktësisht jehonë dritëhijeve të viteve që ka kaluar “E shkëlqyeshme dhe e 
tmrreshme”. Si duket , edhe këtu ai ka profetizuar pasjetën e tij që është në 
një farë mënyre edhe pjesa e kujtesës së brezave që do të vijnë.
Në Prizren, pikërisht shumë afër vendit ku është derdhur urna (hiri) i trupit të 
vdekur të aktorit takojmë albanaologun shumë të shquar të kombit tonë Sadri 
Fetahun. Ai na jep një hollësi që na hedh më shumë dritë për Bekimin. Na tregon 
se vitet e fundit Bekimi shkonte shumë herë në Prishtinë dhe Sadriu kishte 
folur shumë herë me të. Kishin pirë kafe së bashku me muaj të tërë.. Flet edhe 
për miqësinë që Bekimi kishte me dhëndërrin e tij Milazim Salihu, që punonte në 
kinemanë “ABC”. Madje ai na thotë se Bekimi ia kishte ngarkuar së gjalli vetë 
Milazimit hedhjen e urnës në Lumëbardh. Ashtu si ndodhi në të vërtetë
Në moshën 31-vjeçare do të merrte Çmimin e madh “Palma e Artë” me një rol cigani 
në filmin “Mbledhësi i puplave” Do të emërohej pak kohë më vonë në Çmimin 
“Oskar” Do të shkëlqente me filmat “ Aventurieri” , “Përgjithmonë Julia”. Për të 
arritur kulmin me filmin artistik “Aventurat e Uliksit” ku ai do të ishte 
rolin e Odisësë. I lidhur fort pas direkëve të anijes së lashtë, ai do të na 
shfaqet si një Odise i përjetshëm duke kërkuar Itakën e vet të ëndërruar, Itakën 
e mrekullueshme të artit, kërkonte Itakën e një jete të lirë me harmoni të 
bashkëjetesës mes kombeve. Dhe ne këtu, të malluar për fytyrën e tij shumë të 
bukur, për magjinë e fjalës dhe të interpretimit të tij, e kuptonim aq qartë se 
sa shumë do të na mundonte kjo mungesë. Një jetë që njësohej aq saktësisht me 
vetë skenat e mbushura me aq shumë konflikte, por edhe me një antiharresë që i 
shoqëron shumë e shumë kohë të pajetuara tërë artistët e vërtetë të kombeve në 
të gjithë botën.. Ndërsa ne, ne do të kërkojmë një Itakë-Fehmi të përjetshëm. 
Një Itakë që mbeti e pagjetur deri sa ai frymonte mes nesh. Një Itakë që shpesh 
e kemi brenda vetes e nuk po e gjejmë dot. Aty ku detet e oqeanet me dallgët e 
kërleshura na provojnë forcën tonë të gjykimit, forcën tonë të bashkimit edhe 
pse gjëmbimi i tyre mund të na gjakosë duart, zemrat. Jeta e vepra fehmijane 
është një Libër i veçantë. Një libër që duhet lexuar me vemendje, por që 
asnjëherë nuk duhet që të na thajë krenarinë dhe dhimbjen tonë se dikur e patëm 
brenda nesh, u bëmë pjesë e magjisë së zërit të tij.
…. Tani po jetojmë magjinë e mungesës .
 
Kontakti 
namikselmani@yahoo.ca

Adem Zaplluzha :HIMNI I PATRIOTIK (Miqve të mi patriot që i dolën atdheut zot)

 
Shënimi juaj është krijuar.
Nëpër vërrimat e fjalës
Sonte më ka ikur gjumi
Nuk pata kohë për të humbur
Andaj erdha në Prishtinë
Duke i shaluar mjegullat               
Në atdhe më së miri mbërrin                       

Lajmin për humbjen e betejës
Nuk e sjellin luftëtarët
Por kasnecët e zinj
Kot i mprehëm shpatat
Kurrë nuk dolëm në dyluftim
E iknim si patat

Na azdisnin fjalët e folklorit
Tërë natën këndonim
Kurse të nesërmen fshiheshim
Pas gardheve të urinuar nga qentë
E në heshtje festonim
Askund asnjë plumb nuk shkrepëm

Iknim nga njëri tjetri
Si djalli prej tymit  të temjanit
Rrugët na kryqëzoheshin diku në perëndim
Nëpër pufa mbjellim mjerimin tonë
Duke u shkundur si gjeli i dehur
Nga mjerimi kërkonim shpëtim
 Gojën plotë atdhetarizëm
Nga sytë pështynim blasfemi
Dhe kullotnim në trastën e nderit 
Duke mprehur gishtin tregues
Në Kodrën e Diellit
Ia shponim sytë e ylberit


II.

Kur ia doli djemuria të keqes përballë
Ia dhamë këmbëve deri te balta e Bllacës
Dhe pritnim mu si stramastikë
Të na qojnë diku aeroplanët
Në ndonjë oazë lumturie
Ose në Amerikë

Sot është koha vëlla
Të kthehem në atdhe pak për sevda
Se shumë keq hoqëm
Atje larg tej Oqeanit
Duke menduar
Për fatet e vatanit

Epo lufta mbaroi
Ngadhënjeu flamuri kuq e zi
Erdha të dëgjoj zërin e tupanit
E të ha pak kikirikë
Pastaj duhet të kthehem
Sërish në Amerikë

Më duhet të marr një pension 
Sepse pa mashtruar edhe kësaj here
Jeta mbarë nuk më shkon

Pas shumë e shumë dekadave
Erdhën edhe ditët e mia
Rroftë Kosova E ODAVE
Rroftë Shqipëria
Rroftë flamuri kuq e zi
Do ta bëjmë Kosovën Shqipëri
                                              
Prizren,  13.06.2011.                                             
                                                     

Një vështrim i shkurtër për romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”

 
Më 16 maj 2011, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u bë prezantimi i romanit të shkrimtarit dhe të publicistit të njohur, zotit Skifter Këlliçi, me titull “Shtatori i gjëmës së madhe”, ku ishte i pranishëm edhe vetë autori, i ardhur nga Bostoni, ku ai jeton dhe punon që prej shumë vitesh.
Në krijimtarinë e Skifter Këlliçit, unë vërej atë çka është karakteristike për shkrimtarët e karrierës. Këta janë njerëzit e mendjes, janë eruditë, të talentuar dhe në çdo vepër të tyre të ngjallin emocione të fuqishme. Nuk është e lehtë të nxjerrësh nga pena një vepër që jo vetëm t’i tërheqë lexuesit, por që edhe të jetojë sa më gjatë në kujtesën e tyre.
Megjithëse i shkëputur nga atdheu që para 12 vjetësh, ai, i ndodhur mes kokëçarjeve të shumta të emigracionit, asnjëherë nuk është shkëputur nga bota e letrave. Gjatë viteve të emigracionit, ai, përveç botimeve të panumërta publicistike, ka nxjerrë nga shtypi shtatë libra dhe dy i ka në dorëshkrim. Këto dy të fundit janë romane me temë amerikane.
Romani “Shtatori i gjëmës së madhe”,edhe ky me temë amerikane, është një homazh për gati tre mijë viktimat e kullave binjake, por sidomos për tre punëtorët e thjeshtë shqiptaro-amerikanë - Rrok Camaj, Simon Dedvukaj dhe Mon Gjonpalaj, të përcjellë në faqet e kësaj vepre përmes rimishërimit artistik te tre personazheve - Rrok Cemi, Besim Vokshi dhe Marko Muzaka.
Ngjarjet në roman shtjellohen në vijimësi, duke ndërkëmbyer rrëfimin me dialogun, deri sa arrijnë në pikën kulminante, rrëzimin e dy kullave gjigante.
Megjithëse rrëfimi herë-herë përcillet me nota, në pamje të parë, jo fort shpirttrazuese, megjithatë, pulsi i një tensioni të brendshëm vjen e ngrihet ca nga ca në qenien e lexuesit. Përshkrimi i ca hollësive, në dukje të parëndësishme, në pikën e kontrollit të pasagjerëve, para hyrjes për në sallën e pritjes në aerodromin e Bostonit, vijnë e të krijojnë një gjendje ankthi të lehtë, i cili, me kalimin e kohës, vjen e bëhet më i pranishëm dhe më shqetësues për lexuesin.
Përshkrimi i sjelljes së shpenguar të kriminelëve, qoftë në pikën e kontrollit, qoftë në sallën e pritjes, të bën të përsiasësh për diçka që ka çaluar në rregullat e sigurimit të aviacionit civil amerikan. Prandaj në shpirtin e lexuesit fillon e përvijohet një trazim ndjenjash të papërcaktuara. Prandaj ai fillon dhe e ndien peshën e fjalës artistike të autorit, fillon të kapë nuancat  kuptimore dhe ngjyrimin e saj emocional. Rrëfimi paskëtaj fillon e përcillet me një strukturim të brendshëm në tensionim e sipër.
Për ta mbrujtur librin me tharmin e së vërtetës, autori e ka mbushur atë tej e tej me lëndën e rrëfimit, çka gjen pasqyrimin e vet në strukturimin e frazës, në sintaksën e kyrsyer dhe në dinamizmin e dialogut.
Përshkrimin e ngjarjeve brenda avionit, kur terroristët kryejnë vrasjen e parë, lexuesi e përjeton me një ankth drithërues. Komunikimi i heroinës së romanit, stjuardesës Zhaklina, me të fejuarin e saj Stiv Robertson, gazetarin e kanalit televizin CNN, merr nota me të vërtetë dramatike.
Tragjizmin e rëndë që ka goditur pasagjerët e avionit, e pasqyron me vërtetësi sinonimika e leksemave të romanit, moria e formave gramatikore dhe e konstrukteve sintaksore. Me mjetet gjuhësore për shprehjen e kategorisë së intensitetit të veprimit brenda avionit, autori zbulon tërë ankthin e tmerrshëm që ka pushtuar qenien e çdo pasagjeri.
Mendoj se i kemi të paktë, për të mos thënë që na mungojnë fare, shkrimtarët që në veprat e tyre artistike të kenë trajtuar tema shqiptaro-amerikane për lexuesit e vendit tonë. Ndërhyrja e Presidentit Uillson kundër copëtimit përfundimtar të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, Shkolla Amerikane e Fultzit, faktori përcaktues amerikan për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe dhe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mund dhe duhej të kishin shërbyer si burime frymëzimi për botën e letrave shqipe.
Por pavarësisht nga ky boshllëk i ndjeshëm, unë dëshiroj ta falënderoj ngrohtësisht zotin Skifter Këlliçi për botimin e këtij romani, i cili, edhe me ndërhyrjen e kritikës sonë letrare, me siguri që do të zërë vendin që meriton në letërsinë shqipe me tema të huaja. Jam i bindur që ky roman do të radhitet jo vetëm pranë librave të autorëve të tjerë të huaj, por edhe pranë filmave të regjisorëve të talentuar që kanë pasqyruar ngjarjen e gjëmshme të 11 shtatorit, siç është regjisori amerikan Shon Penn, i ashtuquajturi rebeli i madh amerikan, i cili, një vit pas asaj tragjedie, nxori në ekran filmin me metrazh të shkurtër me titull “11 shtatori”, që pati vlerësimin maksimal të kritikës, duke u cilësua si filmi që meriton të gjithë “oskarët”, të marrë së bashku.

PROF.DR.ESHREF YMERI
Santa Barbara, Kaliforni
12 qershor 2011

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...