Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/06/26
Ëndërr dhe jetë!
Alma Papamihali
|
Enigmë kthimi
Jemi shumë, sa shumë jemi ne, fëmijë dyvendesh lindje-perënduar, si të huaj njërës anë përcjellë, e në tjetrën mysafirë pritur, dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar... Qindra duar zgjatur sportelesh, shpesh fundosur kur indentifikohen, më shumë largohemi se vijmë, jetë që ecin pas ndërprerjesh, por që pa nisur ende, mbarohen... Çdo centimetri gjendemi ne, të ashtuquajturit "binjakë perëndimi", vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra, por skenar ëndrrash të një autori jemi, përfunduar me enigmën e një kthimi... Jemi shume... sa shume jemi ne, që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë... Shtegtim pulbardhe Largohem për të mos u kthyer më, Ndaj iki tutje, fluturoj, Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem, Duke dashur të lënit pas t´i harroj... Por të harrosh s´mjafton gjithmonë, Drejt qiellit të kaltër një fluturim, Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam, Ka dhe shtegtime me drejtim kthim... Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh, Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin, Kur lartësive në pikë shndërrohet, Oh sa i largët të duket kthimi. Larg fluturoj, pa frikë largohem, Sepse e ndiej që çdo shtegtim, Sado i largët në vetvete, Do më riktheje pranë detit tim. Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem, Aspak s´kërkoj të shoh nga pas, E mjerë do mbetej çdo pulbardhë, Të huajat brigje po të trokasë... Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj, Në pupël reje jam shndërruar, Nëse ky qiell mbi det s´do flinte, I imi mall do ish´ harruar...
Ëndrrat
Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin
Jeta do kthehej në përvëlim,
Etja e jetës do mbetej pashuar,
Pa ëndrrën një jetë do quhej trishtim.
Nëse me fjalë s’mund të zgjidhej,
Nyja mpleksur pa dëshirë,
Ëndrës do i rikthehesha ,
Atje je vërtetë i lirë.
Ëndërr dhe jetë!
Sinonime të etjes së pashuar,
Nëse një ditë do shuhej etja,
Dije, nga kjo jetë ke shkuar.
Kujdes
Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...
Para se dikë të lëndosh,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Emigranti
Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.
Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.
Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.
Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri.
|
Alma është lindur në qershor të vitit 1974, rritur dhe shkolluar në Tiranë për Gjuhë Letërsi. Pasioni i saj, ka qenë që në fëmijëri poezia, por vazhdimisht angazhimi i saj ka qenë edhe publicistika. Alma gjithashtu është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani, si dhe themelusese dhe mësuese e shkollës shqipe "Iliria", po në Gjermani.
Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi, është botuar në Tiranë në shtator të vitit 2007 (redaktor, Viktor Canosinaj).
Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze, apo atë rumune, (në antologjinë "Çelësi i Shpirtit"), si dhe në revista, apo gazeta të ndryshme periodike.
Disa poezi nga libri "Nen tingujt e nates" ...
Kuajt
Kurrë s´ia qava hallinkalorësit për këmbët, që i vareshin.Netëve ulëriva, me kuajt në stallë.
Më dhimbej,
kurrizi i tyre i dalë...
Flirtimi
Secili ulur në karrigen e tij,
të dy përballë...
nuk e njohin njëri-tjetrin,
ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.
Ndërkohë që s´flasin,
ju puthen vështrimet.
Stacioni vjen. Njëri zbret.
Ja pra, ç´na qenkan flirtimet.
HËNA GËNJEN
Nuk bie hëna,
mos prit t´a presësh
dhe nëse pranë e ke...
Nuk bie hëna,
mos prit t´a presësh,
veç djallëzisht të sheh...
SHPIRT I RI
Çdo mur i dhomës,
ka varur një pasqyrë,
ku veten sheh çdo ditë...
Por të rinohesh,
nuk vlejnë pasqyrat,
që s´depërtojnë në shpirt...
Rrugë që shkelen
Kjo rrugë ende më do, dhe pse çdo ditë e kam shkelur...
Sa rrugë të tilla ka në botë,që të pafjala kanë ngelur...
Lulja
Lule në kopështin tënd, nën barin e njomë fshehur...
Kujdes kur hapat hedh,
nuk flet, por s´duhet
shkelur...
Koha ime
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen...
Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen...
Ushqehem me gjuhën time
Jam një lypëse e mjerë,
S´jam e pasur o njeri,
Ndaj mos m´u afro,
Kur s´kam ç´të të fal...
Jam një lypëse e mjerë,
Ushqehem me gjuhën time,
Libër lëmoshë kërkoj,
Ndryshe të mbijetoj s´ja dal.
Qetësi
Asnjë qindarkë
s´paskam në xhep,
fundja të hollat ç´i dua...
qyteti sot qenka i shkretë
dhe s´paskam kujt,
ti jap qerasje hua...
|
Letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale...
Letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale...
I dashur FLORI BRUQI,
I nxitur nga sakrifica jote per te gjetur kohe, ne cdo kohe, te lexosh e publikosh mjeshterisht krijimet tona, e lexova pothuajse krejt shkrimin tend te gjate teper ineteresant dhe inkurajues per te gjithe shkrimtaret, qe ndonese punojne me shpirt te lodhur, per t'u dhuruar njerezve artin e telentit personal, mohohen paturpesisht nga disa pseudokritike te kohes sone.
Mund te them me bindje konstatuese, se shume nga ata qe marrin penen ne dore, me endrra ambicioze per tu bere shkrimtare te medhenj dhe deshtojne per shkak te mungesese se talentit, behen kritike te rendomte. Dhe godasin e percmojne gjithcka qe nuk jane ne gjendje ta bejene vete. Dihet se njeriu lind nje here krijues dhe dy here kritik.
Nje shkrim per tipa dhe fenomene te tilla, ka bere keto dite edhe miku im, profesor doktor Adriatik Kallulli, per krijuesin Kostandin Vogli i sulmuar padrejtesisht nga kata pseudokritike. Ju po merrni ne mbrojtje jo vetem krijuesit, por edhe letersine ne teresi, sepse te thuash sot nuk ka letersi, eshte budallallek me brire, per shkak, se ashtu si mes grurit ka edhe kashte, letersia cilesore ekziston e fuqishme mes mediokriteteve sasiore. Pastaj cdo kohe ka letersine dhe artin e saj, ne veresi te tematikes, kushteve rrethanore dhe interesit te mases se lexuesve. Ndonese sot letersia dhe arti nuk marrin shperblimin e merituar materialisht dhe nuk kane mbeshtetjen institucionale, goditjet nga pseudokritike te tille si ndonjeri nga i cili merrni shkas ju, jane poshtersisht te demshme. Por megjithate, floriri mbetet flori edhe po ta hedhesh ne balte.
Por kete tipa nuk jane as mish as peshk.
Ju uroj dhe perqafoj vellazerisht per problemein e madh qe keni ngritur.
Me dashuri e respekt Vullnet Mato
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...