Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/27

Ik Rama,shko në shtëpi ,me veti merri dhe breshkat...

Lulzim Basha, Kryebashkiak i Tiranës: Çdo votë u numërua, unë do vazhdoj të dëgjoj zërin e qytetarëve

 “Së pari, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës, që pritën me durim dhe qetësi funksionimin e procesit tonë zgjedhor dhe gjithë ata që ndihmuan që ai të ishte i drejtë”.
Kështu u shpreh kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një dalje para mediave, menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e shpalli atë si Kryebashkiakun e kryeqytetit.
Basha tha se ndihet i prekur me faktin që shumica e qytetarëve votoi duke e zgjedhur atë si kryebashkiak.



“Çdo votë u numërua.
Unë e kam thënë që në fillim, se cilido të ishte verdikti i votës së qytetarëve, do ta pranoja atë.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar respektimin e institucioneve, por Rama donte të ndiqte një rrugë të vjetër, alibie politike ku interesat e qytetarëve radhiteshin të fundit.
Por ju e dini se sa më shumë luftë politike të provokohet, aq më pak do të mendohet për ju.
Dhe ju e treguat me votë se doni më pak smog e më shumë oksigjen; më shumë gjelbërim dhe se doni një rrugë më të mirë për Tiranën.

 http://www.botasot.info/img/KQZ-3_3_9.jpg
Së shpejti, procesi zgjedhor do të mbarojë dhe angazhimi im do të jetë nisja e punës, pasi ju jeni të parët dhe Tirana është e para.
Ju më votuat për të ndërtuar një Tiranë moderne dhe evropiane, ashtu siç ju realisht e meritoni”, iu drejtua Basha publikisht qytetarëve të Tiranës.
Duke iu premtuar atyre më pas se “zëri i çdo qytetari do të dëgjohet dhe ai do të vazhdojë ta dëgjojë këtë zë”.
“Sot jam i prekur dhe i mrekulluar nga mbështetja juaj, por edhe më optimist se kurrë për të ardhmen e qytetit tonë”, përfundoi fjalën e tij Basha.

http://www.botasot.info/img/esh-basha.jpg
KQZ: Lulzim Basha, Kryebashkiak i Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur zyrtarisht vendimin për fituesin e Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, rezulton të jetë fituesi i zgjedhjeve të 8 Majit për kryeqytetin.
Kjo pasi anëtarët dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, morën në shqyrtim projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.
Kështu, tabela përmbledhëse rezultoi se kandidati Lulzim Basha parapriu me 95 vota rivalin e tij, Edi Rama.
Mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate dhe kundërshti të projekt-aktit nga ana e përfaqësuesve të opozitës, por në fund, ai ka mundur të gjejë miratim, duke përmbyllur odisenë e procesit të numërimit të votave të kontestuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
KQZ miraton në parim projekt- aktin për Bashkinë e Tiranës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projekt-aktin për Tiranën, ndërkohë që ka marrë 15 minuta pushim para shpalljes së vendimin zyrtar për rezultatin e bashkisë së kryeqytetit.
Kanë qenë 4 vota pro, të cilat kanë mundësuar kalimin e këtij projekti.
Anëtarët e KQZ-së dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, dhanë vlerësimet e tyre mbi projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.
Ndërsa vetëm dy ditë më parë u mbyll procesi i numërimit të votave për Tiranën, ku në avantazh ka dalë kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, kundrejt kandidatit të “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama...
...
Nis mbledhja e KQZ-së, pritet shpallja e fituesit të Bashkisë së Tiranës
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur mbledhjen e parashikuar për shqyrtimin e projekt-aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e bashkisë së Tiranës të ndryshuar me numërimin e votave të hedhura gabim në 1793 kuti votimi të 11 njësive bashkiake në Tiranë.
Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit.
Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati i ‘Aleanca për Qytarin’ Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij kandidatit të ‘Aleanca për të Ardhmen’ Edi Rama.
Ndërkohë Partia Socialiste ka deklarua se do të kërkojë pavlefshmëri të plotë të asaj që socialistët qujanë ‘masakër elektorale’.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri, me vendimin e miratuar dje shpall fitues, për Bashkinë e Tiranës, kandidatin e mazhorancës, Lulzim Basha. Qytetarët zgjodhën Bashën për kryetar të bashkisë së kryeqytetit. Por, pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, Partia Socialiste nuk bëri asnjë analizë mbi arsyet e humbjes. Sërish duket se socialistët nuk do të reflektojnë mbi arsyet e humbjes së tyre në Tiranë. Tashmë duket se mospranimi i rezultatit në kryeqytet do të lërë në plan të dytë marrjen e përgjegjësisë në selinë rozë.

Profili i Lulzim Bashës

Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë. Përmbledhtas në Enciklopedinë në internet Wikipedia, Lulzim Basha prezantohet si jurist dhe politikan shqiptar, ministër i suksesshëm i këtij vendi për shkak të ndërtimit të rrugës së kombit Durrës-Kukës, dhe aktivitetit të tij në diplomacinë shqiptare me produkte konkrete: Shqipëria anëtare e NATO-s, shqiptarët udhëtim pa viza në Bashkimin Evropian (BE).
Basha kreu studimet në Universitetin e Utrehtit në Holandë, duke u specializuar në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Karriera e tij profesionale nisi në maj të 1998-ës, ndërsa deri në 1999-ën ishte pjesë e skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Në vitet 2000- 2001 u emërua Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK. Deri në 2002, Basha ishte Zv. Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.
Dhe nga nëntori i këtij viti deri në 2005-ën ai ishte Këshilltar Special për Tranzicionin, përgjegjës për përgatitjen e ministrisë së ardhshme të Drejtësisë në Kosovë. Karriera politike e Lulzim Bashës në Shqipëri nis në vitin 2005. Ai iu bashkua Partisë Demokratike të udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha në janar të 2005-ës, dhe brenda pranverës së këtij viti u përfshi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike me zgjedhjen anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë.
Afrimi i Bashës me selinë blu u bë në kuadër të krijimit të Komitetit të Orientimit të Politikave, një ekip ekspertesh i thirrur nga demokratët 8 vjet në opozitë, ekip që përcaktoi fitoren e PD-së më 3 korrik 2005, nën sloganet “Koha për ndryshim” dhe “Me duar të pastra” .
Lulzim Basha u bë koordinatori i KOP-it, komisionet e të cilit shpallën 17 projekt- platforma qeverisëse për Partinë Demokratike. Basha ishte dhe zëdhënës i fushatës elektorale, për t’u përfshirë pas zgjedhjeve të 3 korrikut në radhët e 140 deputetëve në Kuvendin shqiptar, në legjislaturën e tij të XVII-të. Në shtator të atij viti Lulzim Basha mori besimin e kryeministrit të ri të vendit, Sali Berisha për drejtimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai konkretizoi në mënyrë optimale, pavarësisht akuzave, premtimin kryesor të demokratëve për infrastrukturën e vendit, atë që sot quhet rruga e Kombit, kryevepra e infrastrukturore e vendit me tunelin e Kalimashit rreth 6 kilometra të gjatë.
Në maj të 2007-ës, Basha mori postin e ministrit te Jashtëm. Vetëm pas pak ditësh ai u takua me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs, një takim që i pararendi vizitës historike të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, i cili dha dy mesazhet e rëndësishme për shqiptarët, pavarësinë e Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në krye të ministrisë së Jashtme Basha qëndroi deri në 2009-ën, kur dhe u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbajtën PD-në në pushtet dhe Bashën deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur kësaj herë në qarkun e Elbasanit.
Në shtator të 2009-ës, Lulzim Basha, në kabinetin Berisha 2 mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa vijoi punën e nisur si shef diplomacie për përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ngushtësisht i lidhur me Ministrinë e Brendshme, pune e mbyllur suksesshëm, teksa më 15 dhjetor të 2010-ës qytetarët e preken vete realitetin, duke lëvizur me një pasaportë biometrike në vendet e hapësirës Shengen, larg radhëve të ambasadave.
Por përgjatë gjithë vitit, të gjithë kishin filluar të shinin tek Lulzim Basha, rivalin e vetëm të Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që presidenti Topi i dekretoi më 8 maj të 2011. Ndonëse zyrtarizimi vonoi deri në afatet që ligji përcakton, disa herë kryeministri Berisha, e konfirmoi atë përmes batutave, madje fakt i kryer ishte bërë dhe për ambasadorët në Tirane, teksa Bashën e komentonin pa druajtje si garues për Tiranën.
Pritshmëria e të gjithëve u zyrtarizua pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke u përqendruar në një fushatë qytetare, me një bosht kryesor, se për të dhe koalicionin qeverisës qytetarët janë të parët, e në rastin e Bashës, Tirana është e para.

ATY FILLON PERENDIMI SHQIPTAR




Nikaj-Mërturi,dekoratë ilire,në gjoksin Dardani -

Zeqir Lushaj
…!
Kapuçi i bardhë:
Lugbat,Shtyllë,
…Kore e Kaki.
Kërshi i Pikut,
Vorri i Fratit:
Sytë,poshtë tij !
Qafë Agri ,
Qafë Kolçi:
Dy desh mbi urë !
Brinjët,vet fiset,
(Libër i hapur):
-Nikaj-Mërtur.
Rrasa e Mulajve,
Shpatë,për së gjati,
Varur,qystek sahati.
Shkuma e bardhë ,
Nga Currajt e Epër,
Zhurmon serbes,
Qëndrestarin,
(Epos kreshnikësh),
Freskon mespërmes .
Rreth e rrotull,
Bjeshkët plot çetë,
Kalabosh,vezme me fishekë.
Ngulur fort,(Va në Va),
Drinit,nën kambë,
Nga Kisha e Rajës,në Toplanë .
Sy ciklopi,
Përballë,natë-ditë,
Berishë e Brigjeve-Aprripë !
Shpatullat,të sigurta,
Nga do t’i shikosh,
Valbonë-Shalë -Shosh.
Taban mbështetës,
(Drejtëpeshim gjithmonë),
Motrat ,Shkodër e Gjakovë !
Vrrini i kullave,
Bjeshkët e stanit,
Visare,të Kulturës Komanit !
Si lisat breg Karmës,
E pishat në bjeshkë,
Djelt e çikat,me synin eshkë.
Si në Apelin e Fiseve,
Për t’u rrethue në sofër,
Artistë me emën,në çdo votër.
Hemisfera në Alpe,
(Si Muja e Halili),
Dy Lekët:-Biba-Dukagjini !
Për mikun,në dorë zemrën,
Për armikun,vaisin pushkët,
Pa kallauz,katundi që duket!
Aaah ! Nikaj-Mërturi !
Dekoratë ilire,në gjoksin Dardani,
Sa mangut,do të ishim pa Ty !
Mësonje mirë !
Mbanje mend,(çikë e djalë):
-Aty fillon,Perëndimi Shqiptar!
…!
Gjeografia…,
Lehtë vizatohet,
Libri i jetës,zor lexohet !

Zef Mulaj:Lëkurë e lisit plasur



Lëkurë e lisit plasaritur
Zogjtë në horizont
Vërtiten pa fole.
Turma njerëzish nëpër rrugë
Akoma nuk dinë të flasin
Gjuhën e tyre.
Mjelmat e deleve nëpër male
E në fusha e deri në bregdet
I bëjnë nën drita qirinjsh
Si në mesjetë.
Në duartokitjet e tyre
E zëri i çjerrë gicilon diellin.
Në krah turmash pash dje
Ngarkuar kohën me vetëvrasjet
Njerëzore. Me thasë paresh ngarkuar
Duke shpallur liri të reja
E bëhem akoma më primitiv
E nuk mundem të flas
Kur shoh njerëzit që vetëvrasin
Kombin…..
Nuk kuptoj as gjuhën që flasin,
Ndaj fëmijët që do lindin
Tek lisat lëkurëplasur
Do të kenë kufirin..
Primitiv nën flakën e qiririt.
Digjni paratë e lironi shpirtin,
Ndryshe në sofër do keni
Djallin e djeshëm e të sotëm.
E kështu fëmijët nuk do flasin
Gjuhën e gurit,as gegë as toskë
Por në djepa do lidhen ..
Këngët e nënave pa lahutën
E Fishtës.
Bastardat nëpër turma njerëzish
Duke mashtruar,tradhtuar
Hajdutëruar me paratë që kanë
Erën e gjakut tonë,erën e tokës
Erën e ujt,erën e kryqave
E gurëve mbi varret njerëzve
Erën e të humburve,erën
E emigrantëve nëpër rrugët e botës.
Dua të flas gjuhën time
Dua kufijtë e mi,dua pushkën time
Lahutën e Gjergj Fishtës ..
Natë e errët,lisa lëkurëplasur
Në horizont. Zogj pa fole.
E di ku shkon koha…
Atdheu duhet të jetojë gjithmonë.

Zeqir Lushaj:Fola me Princin,Lekë Dukagjini! –poezi


Zeqir Lushaj
- poezi
- Besojeni këtë intervistë…,paçka se,isha në andërr!
…!
Në një gjumë të thellë,
(Andërr…,natë dimni),
Në Shtek të Dashit,
(Të Shtyllës së Grisë),
U ndodha,kambëkryq,
Me princin,Lek Dukagjini!
1.
E pyta,pak me salltanet:
-Ku je,Figurë?
M’u përgjigj,prerë:
-Ju,“-kah po i kullotni”?
Unë,këtu jam,qyshkurë!
2.
Meqenëse u takuam,
(Qoftë e bekuar kjo ditë!),
A pranoni,Princ i nderuar,
Te ju marr,nje intervistë?
Ju ra mustaqeve,me pëllëmbë
Hijerandë-serioz,foli:
-Eeeu! Megjithë qejf,
Qysh jo,he burrë?
Nuk i shmangem kurrkujt,
…Kalemxhinjve-ma:-kurrë!
3.
I kallxova se:
-Në monizëm,
E kemi sha Kanunin Tand!
Përgjigje:
-Mos folni keq për Kohët,
Se,bani ma shumë dam!
4.
I thashë:
-E shembëm Komunizmin,
Se ishte shumë i keq!
M’u përgjigj:
-Edhe të keqen,legjitime,
Lereni në punë të vet.
5.
E pyeta:
-A mund të jemi,(ne),
Ish-komunistët,demokratë?
Tha:
-Mirë…,qe po mundohi,
Por,nuk ju ka shumë grat!
6.
Kur i thashë:
-Me politikë,po merren,
Përditë,edhe granija!
M’u përgjigj,serioz:
-Nuk ecen,në gra,
E shkretë-Mbretnia!
7.
Ju ankova:
-Kemi ligje të mira,
Por nuk zbatohen!
Më tha,me bindje:
-I keni marrë nga t’huajt,
…Nuk asimilohen!
8.
E pyeta:
-Pse Kanuni Jot,
Mbijeton,tash 500 vjet?
Hazerxhevap:
-Asht prodhim i vendit,
Asht,nga trolli i vet!
9.
I thashë:
-Kemi hall se,
Duam të hyjmë në Europë!
-Mjedis saj,na fali Zoti,
Nuk lue (jo),kjo Tokë!
10.
Po-po,-more zotni Lekë,
Por,mbetëm të izoluem?
-Për të qenë vetvetja,
Nëpër shekuj luftuem!
11.
Pak,me kuj,-i thashë:
-Ky,po më duket,
Si koncept komunist!
Me shikoi mrrolshëm:
-Edhe Ti,e paske hangër…!
Dhe ma bani me gisht.
12.
I thashë se:
Kur vdiq Skenderbeu,
Thonë,aq shumë ke qa’!
Shpejt ma priti:
-Gjergj,-ishte Një,
…Ai nuk vjen ma!
13.
E njoftova:
-Një shkrimtar i huaj,
E akuzon Prijësin tonë,
Për hakmarrje dhe zullum!
M’u përgjigj:
-Me luejt derën në thinxa,
Nuk duhet punë-shumë!
14.
I ndëruar Princ:
-Pse,e ke lanë,
Gjakun për gjak?!
…!:
-Aaa!…Ashti i Kanunit,
Tjetër rrugë nuk pat.
15.
Shumë,thonë se:
Femrën,e keni poshtnue!
-Gjykojnë gabim.
(Mos i shtini mish dhije),
E kam mbrojt e nderue!
16.
I thashë se:
-Dënimin me vdekje,
Ne,e kemi hjek!
Tundi kokën:
-E keni hjek në letra,
Duhet hjek në jetë!
E pyeta,me shqetësim:
-Si hiqet në jetë,
I nderuar Princ?
E rrudhi ballin:
-Kush vret,duhet të vritet,
Dhe,s’ka ma,–Hiç !
17.
I kallxova se:
-Europa,sot,
I ban ndryshe hesapet.
I kërciti dhambët:
-Ata që na kanë vra,
Po na i pleqnojnë gjaqet?!
18.
I tregova se:
-Kur vdiq Komandanti,
U shkrehem së qari,
Dhe…,mbas 5 vjetësh,
E nxorrëm nga varri!
-Uuuf,bani! Uli kokën,
Dhe…,foli duke tërrfatë:
-Faqe e zezë!
Nuk asht shqiptar,ky bidat!
Madje-madje,po deshët me e ditë,
Me Djalin e Hoxhës,get,jeni koritë!
19.
Kur i kallxova se,
Cilin,sot,kemi të parë!
(Qeshi me të madhe):
-Edhe Ba-Mir,edhe Top?
Kurrë nuk kam ndie,
Për t’madhin Zot!
20.
Në fund,i thashë:
-Për këtë intervistë me Ju,
Kushedi,ç’ka do t’më thonë?
Më shikoi vëngër:
-Tash 5 shekuj…!
Dhe,druheni me folë?
21.
Droe,kanë me më thanë:
-Si të besojmë,andërr,
Kur,nuk të besojmë çue?
Buzëqeshi,hijshëm:
-Për sa folëm sonte,
…Leni mbi Mue!!
22.
E falenderova shumë.
U bana gati që të ik…!
Ma bani me shenj:
-Prit…!
Edhe një dekik!
E ngriti kokën,
Më shikoi drejt-ndërsy:
-More lum zotnia;
Prej kah’,t’patëm,Ty?
(Buzëqesha,pak me ngurrim,
“A mos ish pyetje-vërejtje,
Për mosprezentim!”)
-…Jam,prej midis Krasniqes,
Ma e para shtëpi,te Kisha,
…Katundi Gri!
E nguli shikimin,
Ma hoqi drojtjen:
-Eeeuu…!
Po e çove ma gjatë,
Kie me m’dalë kushëri…!
23.
Brofi në kambë,
Ma shtërngoi dorën,
Duke më afrue ngat:
-Qofsh me nder,zotni:
Po ndahemi,
Per t’u takuar prapë!
…!
24.
Mendoj,i përgjumur:
-Me Lekën e para 500 vjetëve,
U mora vesh…,edhe fjetë!
…Po,me bashkëkohësit,
Në Milenumin e Tretë?!
…?!
…? (Pikë-pyetje),
…! (Pikë-çudi ):
-Gjithkush paska,kandarin e tij .
./.
Shënim:Vjersha “Fola me princin Lek Dukagjini”,është nxjerrë nga libri me titull “Piedestali”,që autori Zeqir Lushaj,po e përgatit për botim.
NJ,USA,2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...