Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/21

Kritika tani i ngjan nje dige te shpartalluar qe i varen llamarinat nga ererat e fitimit

Dikur kritika ishte si buloni e si vida qe i shterngonte traret e trasese qe treni i artit dhe letersise te mos dilte nga shinat e ideologjise. Tani vagonat e ndryshkuara kane dale para trenit dhe secila me zhurmen e vet qe nuk i ngjan asnje sirene kerkon te dale e para dhe te zere kryet e vendit
....Kritika aq me keq heshtja e saj i ka bere nje dem te madh shkelqimit elitar te kultures dhe letersise. Kritiket kane hyre nen sqetullat e EUROS,DOLLARIT DHE LEKUT ...Shoqeria e kaluar mbeshtetej ne parime ideologjike e revolucionare e sot i mban syte nga slloganet politike...
....

Jo se nuk ka vepra te mirefillta artistike dhe ato jane te pakta, kur temat jane te medha, por me teper po shkruhet per fisin dhe kullen e bajrakut sesa per ceshtje madhore te kombit ate te bashkimit dhe njesimit kulturor ku ushqehet palca e karakterit. Rolin me te demshen e bejne mediat qe kane mbetur pas karroces politike duke e zvetnuar shpirtin itelektual te shoqerise....
 
Letersia nuk e paqyron realitetin objektiv ne ato permasa qe e kerkon koha dhe mjetet artistike jane te vobekta per shkak se gjithkush eshte bere shkrimtar, poet kengetar. ka nje ngaterrim profesionesh dhe dikush duke mos i njohur As gjymtyre e fjalise nuk e pranon kritiken. Ka kopje e vjedhje te tmerrshme sa poetet, disa, them ketu ne Kosove,Shqiperi, Diaspore u ngjajne rrobaqepseve te kohes se monizmit ne Shqiperi/Kosove , qe i kthenin kapotat e klienteve per tu dukur te reja. ...
Pas renies se Murit te Berlinit ra edhe muri i kritikes. Ne shoqerine e re kritika heshti ne vend qe ta orjentone letersine dhe kahjen e saj ne dobi te shoqerise.


Kritika tani i ngjan nje dige te shpartalluar qe i varen llamarinat nga ererat e fitimit...
Nje here tjeter do te shkruajme me emer dhe mbiemer per te gjithe ata shkrimtar te medhenje qe shkruajne libra me para per analfabetet qe s'i dijne 36 shkronjat e shqipes.

Dhe krejt ne fund....

Përshëndetje miq të librit!
Leximet e verësStina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.
Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë, shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shume te mira cdo vere  dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.
Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë?  Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!
Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.

Sugjeroni leximet e verës 2011!


Agjencioni Floripress,Leximet e Veres 2011 (foto)ketu te “Shtepia e librit" mendojmë se shumë mendje janë më mirë se sa pak!
Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh dhe ne besojmë se ju mund të bëni një sugjerim të vlefshëm për të gjithë vizitorët e “Shtëpisë së Librit” mbi librin apo autorin qe ju mendoni se ia vlene te lexohet gjate veres 2011. 
Gjatë muajve të fundit shumë libra të rinj i janë shtuar bibliotekës së gjuhës shqipe, qoftë nga autorët vendas, ashtu edhe nga të huaj.
Kështu ne ju ftojmë të sugjeroni librin apo librat, ose autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohen gjatë kësaj vere. Do vlerësonim edhe një shpjegim apo arsye të shkurtër pse sugjeroni që ta lexojmë librin përkatës.

Ndërsa  Floartpress-i dhe Librat  shqip , mendonim se çfarë titujsh mund t’ju sugjeronim për të lexuar gjate kesaj vere  , vendosëm të ndryshojmë për të sugjeruar një mënyrë tjetër, mbase më interesante për të gjithë.
Çështja është e thjeshtë! Në vend që ne t’ju sugjerojmë librat shqip që mund të lexoni, ju lëmë juve të na sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Fundja, në këtë kontekst politiko-social ku njerëzit nuk marrin gjithnjë atë që kërkojnë, ne i qëndrojmë bindjes se jeni ju ata që duhet të zgjidhni!
Pra edhe një herë, na sugjeroni librat shqip  apo autorët në shqip që duhet të lexojmë gjatë verës dhe pse?

Apo ....
Leximet e verës (foto)Këtë verë/korrik,gusht,shtator 2011/ perveç zgjedhjes së vendit ku do kaloni pushimet mbase jeni duke menduar edhe për librat ose autorët që do kishit dëshirë të lexonit. Nga ana jonë, duke dashur t’ju vijmë sado pak në ndihmë, menduam t’ju sugjerojmë një përzgjedhje librash të këndshëm që shpresojmë t’ju pëlqejnë.
Ndërkohë kjo është vetëm një listë e shkurtër dhe ne nuk duam ta kufizojmë atë me kaq. Prandaj, nëse ju keni libra apo autorë të tjerë që dëshironi t’i sugjeroni, ju lutem shkruajini këtu duke vendosur titullin dhe autorin e librit, si dhe një koment të shkurtër që shpjegon arsyen pse ju ka pëlqyer.

Ideja është e thjeshtë!

 Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë te Floripress-it. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.
Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit!
Redaksia Floripress....

Flori Bruqi

KUR PO KRYHEJ DARKA ERDHI FALJA…

 

 Dom Anton Kçira del në pension

 




 

nga ZEF PERGEGA


        Mbrëmja e datës 21 Qershor në Detroit shënoi jo vetëm përmbylljen 44 vjeçare të karrierës meshtare të Dom Anton Kçirës, i cili e drejtoi për 22 vite kishen e Shën Palit në shtetin e Michiganit në Amerikë, duke e ngitur atë me bujarinë malësore në përmasat e një katedrale të stolisur me dhurta të shënjta në qytetin Rochester Hills, por edhe pasi u krye darka erdhi drita e faljes dhe vazhdimit të misionit të tij në mënyra të tjera.

Meshtarit Dom Anton Kçira
 
          Rreth një mijë besimtarë, patriot e lider fetar, përfaqësues të pushtetit lokal dhe kongresmen, kishin ardhur ti uronin meshtarit Kçira jetë të gjatë, pleqeri të paqtë dhe shërbime të shquara misionare dhe kombëtare.
 
Tom Mrijaj

           Mbrëmjen e rastit e drejtoi në shqip aktivisti Prek Gjokaj dhe në anglisht Didi Dedivanaj. kishin ardhur edhe pjestarë të familjës Kçira që jetojnë në Amerikë, miq e dashamirë si Gjon Kadeli, ish gazetar i “Zerit të Amerikës” konsulli i nderit Ekrem Bardha, publicisti Tom Mrijaj, biznesmeni Satko Satko, vëllëzërit humanistë Lekë e Pashko Gojçaj që kane kontribuar përveç të tjerave edhe në ngitjen e dy shtatoreve të Nana Terezes në grigjën e dy kishave katolike shqiptare në metropolin e Detroitit.
 
Ekrem Bardha


          Prek Gjokaj pasi bëri një përshkrim të kontributit të Dom Antonit tha se kisha e Shën Palit është një vatër e ngrohtë shqiptare fetare dhe kombëtare. Këtë ngrohtësi e ka marrë nga devotshmëria në udhën e Krishtit të Dom Antonit, nga besimtarët malësorë që mbushin sallen në çdo meshë, të cilët e kanë rrethuar qëndren e tyre me humanizëm e besim të pashoq dhe nga puna e palodhur e motrave  Françeskane.

Nga jashtë e ngroh madhështia e përmendorës së Gjergj Kastriotit Skenderbeu dhe shtatorja e Nana Tereze që rrinë në grigjen e saj në krah te njeri-tjetrit. Krishti nuk e la vetëm Dom Antonin. Këtë e tregon se kisha fitoi shtatë proqese gjyqsore dhe atë të fundit të videos që u publikua në internet.
 
Fr. Damien Gjonaj at his priestly ordination
       Fr. Damien Gjonaj

           “Dom Antoni e kreu detyren në mënyrë kualitative. Ai nuk u ndal, nuk u dorëzua e nuk e prishi bekimin e Zotit, ndaj sot me gjithë shpirt e thërras vellau im më i mirë!”- tha Dom Damian Gjonaj në gjuhën anglishte. Ndërsa me përshëndetjen e tij Dr. Shan Zefi i thirri të pranishmit të ngrihëshin në këmbë e të brohorisnin për Dom Antonin që sipas tij ka shëndritur fytyrën e shqiptarëve besimtar në Amerikë.
 
Dr. Shan Zefi

             120 kongresmenë amerikan kanë firmosur një çertifikatë falenderimi për Dom Antonin që do të arshivohet në rekordin e Kongresit Amerikan. Kongresisti Gery Piters duke ia dorëzuar këtë mirënjohje Dom Antonit tha ndër të tjera se ky është një vlersim që i bëhet karrierës fetare dhe atdhetare meshtarit shqiptar që drejtoi për një dekadë kishen katolike të shqiptarëve ne Detroit, si një lider që ndihmoj jo vetëm katolikët, por edhe muslimanet në të gjithë hapsiren shqiptare duke vendosur lidhje me administraten lokale dhe atë qëndrore të shtetit Amerikan e duke i shërbyer paqës, e harmonisë ndërkomunitare.

Në kishen e Shënpalit nga shqiptaret u mblodhen një milion dollarë për lirinë e Kosovës dhe Dom Antonit si lider i njihet një meritë e madhe për pavarësinë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës.
       Mehill Velaj

            “Që kur kam qenë fëmijë Dom Antoni me ka mësuar se deti ka kripe ujë e ranë dhe peshkaqen më të ngranë”-tha poeti kosovar Mehill Velaj, i cili kishte përgatitur një poezi me rastin e daljes së Don Antonit në pension të titulluar “Ne teatrin ererave te kohes” nga e cila recitoi disa vargje.

“…Fjala jote e shtrënjtë në jetë
                   në kuvende e pajtime gjaqesh
                   i ashpër për politiken
                   i mëshirshëm për të varfërit
                   i pathyeshëm në ide e mendime
                   kur vitet për atdheun e robëruar bënin acar
                   ti shpresoje e besoje në Zot
                   predikoje lirinë e bashkimit shqiptar…!”
       
             “Dom Antoni ka ditur me e mbjellë farën, ka ditur se si me ujit dhe në cilën tokë me e rrit. Ai ka lyp falje për çdo gabim apo mosmarrëveshje që ka patur, ndaj sot i uroj pleqëri të mbarë dhe paqe në shpirt në emrin tim dhe në emër te Aqipeshkëvit tonë Mos. Zef Gashit sepse kështu paguhet me dalë në pension.

 Dom Antonit po i dhuroj tablonë e Ded Gjon Lulit dhe Dom Franit që e merr detyren e re, tabllonë e “Zonjës së Këshillit të Mire” që ta ndimojë e këshillojë për të vazduar misionin ndër shqiptarë të mëgats.” Më këto fjalë dhe dhurata P. Pashku Gojçaj përshëndeti kalimin e kurorës mes dy meshtarëve.
         
Dom Pjeter Popaj dhe  DomAnton Kqira

Në këtë darkë përshëndetën edhe Dom Ndue Gjergji, famullitar i kishës “Zonja Pajtore” kryetraret e bashkive të qytetëve Rochester Hills, Shellby Township dhe Sterling Heights, avokati Jozef Dedvukaj, Zef Gjonaj, Zef Çobani dhe Kol Gjokaj.
           Dom Pjeter Popaj


          Nga ana e tij Dom Pjeter Popaj, famullitar i kishes “Zonja e Shkodrës” në New-York tha: “Jemi bashkuar për t’iu uruar Dom Antonit vitët më të bukura të jetës së tij. Ashtu si piktori që shijon vepren e tij pasi e përfundon ashtu dhe Don Antoni pas shumë vitësh meshtarie tani me daljen në pension mundet me e pa dhe me e shijue vepren e tij madhështore.

Kur je i ri e ke energji menjëherë angazhohesh në punë, si meshtar qëllimi është t’i shërbesh Zotit dhe grigjës, si bari tempulli e shërues i shpirtërave me sakramentet e Krishtit. Ishte ëndërra e tij të ndërtonte kishen e Shën Palit.

Nuk ka patur takim apo demonstratë që nuk ka marrë pjesë Dom Antioni për çeshtje shqiptare e sidomos për situaten tragjike të Kosovës para çlirimit. Të mos harrojmë se as Amerika dhe as Nato nuk do të luanin vendit për ta çliruar Kosovën pa inisiativen e diasporës, duke bërë përpjekje në demostrata në Washinton DC dhe para Kombëve të Bashkuara në New-York.


 Ndër inisiatorët me të flaktë ka qenë Dom Antoni. Ai nuk e ka bërë për dy e faqe apo me u duk. Shpërblimi më i madh për Dom Antonin është sot se Kosova e fitoi lirinë dhe shtetin e vet. Shën Pali ka thënë se në ligësi ndjehëm me i fortë se kam Zotin në ndihmë, ashtu dhe Dom Antoni pati një besim të palëkundur në Zotin ndaj dhe veshtirësitë nuk e topiten, por e forcuan me tepër. Edhe pse sot Dom Antoni largohet fizikisht jam i sigurtë se në zemër e në shpirt afrohet me tepër me këtë popull!”

          Dervishi i Teqës Bektashianë në Detroit Elidon Pashaj në përshëndetjen e tij tha:

“Michigani është shteti me i pasur me ngjarje e data të shënuara me përsonalitet shqiptare të diasporës. Këtu e filluan dhe e mbyllen jetën fetare disa nga figurat historike të kombit tonë të cilët iken nga komunizmi me qëllim që veprimtaria e tyre në dobi të çeshtjes fetare dhe kombëtare ta shtrinin mes shqiptarësh në këtë shtet si symbol i lirisë dhe demokracisë.

Njëri prej këtyre figurave që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës ne Kosovë është dhe do të mbetët Don Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuoje për ngritjen e frymës patriotike.

Dom Anton Kçira me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivuas i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare”

Pak përpara se të hyja në sallene oborrin e kishes takova gazetarin e “Zërit të Amerikës” Astrit Lulushi, i cili gjatë bisedës së lirë u shpreh: “Kam ardhur enkas ta pasqyroj këtë ngjarje. Mora pjesë në meshen e drekës dhe intervistova disa njerëz e lider të komunitetit.

Burra si Dom Antoni nuk lindin përdite. Në vitet që kalojnë do të rritet e do të dallohet vepra e tij. Ai do të mbesë një përsonalitet e veçantë dhe i kompletur me viryte të dallueshme shqiptare!”
Dom Fran Kolaj

Prek Gjoka ftoj para mikrofonin famullitarin e ri të kishes së Shën Palit Dom Fran Kolaj, i cili ka shërbyer në Kosovë dhe vitët e fundit në Zvicer.
Kisha e Shën Palit në Detroit

Në fjalen e tij ai ndër të tjera tha: “…Sot po e pranoi misionin e ri në kishen e Shën Palit në Detroit nga ato duar që aq shumë punuan për te, që aq shumë u kujdesen për te, që aq shumë e ngriten nga qielli, për ti falur bekime.

Po e pranoj këtë mision nga duart e të gjithë atyre që ndanë kafshatën e gojës, për të ngritur këtë vepër që u bë vatër për të gjithë kishen tonë, si në Kosovë, Shqipëri dhe në Mal të Zi, u bë dritë për të gjithë kauzen e lirisë dhe po premtoj se kjo dritë do të na përcjelli po me atë besnikëri, për t’i ngoh zemrat e besimtarëve tanë për Zotin dhe vendin tonë duke kërkuar që të jetë e pandërprerë vatra e shpirtit tonë nga e cila do të marrim dritën e mbretërisë qiellore.

     Dom Anton Kqira

Një vatër mbahet gjallë nga zjarri dhe trolli. Zjarri i vatrës mbahet gjallë përmes kujtesës se atyre që na e lanë trashegim këtë qënder misionare, kujtimi juaj Dom Anton do të jetë i pashuar si zjarri i kësaj vatre se trolli që e mban të gjallë është zemra e të gjithë besimtarëve të kësaj famullie…!”


Ne fund kur po kryhej darka e mori fjalen Dom Antoni i cili tha: “Edhe pse kanë kalur 22 vjet nga 12 tetori i vitit 1989 unë akoma e kam të fresket dashurinë dhe respektin kur më pritet në Detroit.

 Kjo dashuri dhe ky respekt ka qenë i pakursyer nga dashamirësit e kishes së Shën Palit deri në ditën e sotme. Me ju dhe me malësoret trima, bujar e patriot, me të gjithë ata që luftuan e punuan për çeshtjen kombëtare, kaluam ngjarje e situata që nuk  do të harrohen në kujtesen time, por as në kujtesen tuaj.

Këto 22 vite, janë vitët me të rëndësishme të jetës time. Mposhtëm komunizmin, fituam demokracinë, fituam Kosoven shtet të pavarur, Shqipërinë antare të NATO-s, Lëvizjen e lirë në BE dhe uroj që së shpejti ajo të bëhet antare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Baftë Zoti që mrekullitë e këtij shekulli për kombin shqiptar të kurorëzohen me bashkimin e trojeve shqiptare.

E filluam punën me 50 familje dhe mbërritem të kemi 1800 familje në famullinë e Shën Palit. Ju nuk pushuat duke demostruar para Kombëve të Bashkuara dhe Shtëpisë së Bardhë për zgjidhjen e çështjes kombëtare. E filluat punën me rrëzimin e komunizmit dhe e vazhduat atë me kërkesat dhe demostratat e pandalshme deri në çlirimin e Kosovës.

Puna e juaj dhe e diasporës shqiptare nuk duhet të ndalet deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzes tonë kombëtare. Ajo zgjidhet vetëm atëherë kur të gjitha trojet tona që na lanë amanet të paret të bashkohen në një shtet shqiptar.

Ju asnjëherë nuk u kursyet për Kishen për Kosoven dhe për të Vobektit. Ju nuk u kursyet për çlirimin e Kosovês duke dhênê njê milon dollarê. Kontributi juaj është aq i madh sa duhen disa libra për ta paraqitur me dinjitetin që meriton bujaria juaj fisnike dhe tipike shqiptare!’

Meshtari Kcira kur spikati humanizmin e malësoreve tha se kisha e re brenda tetë vitëve u likujdua e gjithë shuma e shpënzuar (rreth 11 milion dollarë) dhe princi i truallit ku u hodhen themelet e kishes eshte Rrok Lulgjuraj që me zgjuarezinëe tij dhe përkushtimin në besimin e të parëve të vet bëri të mundur që ta sigurojmë token dhe të kursejmë një fond tepër të konsiderueshëm.

Ndërsa kur një djalë i ri nga Shqipëria kishte nevojë të ngutshme për operacion dhe në meshen e radhës u sigurua vetëm gjysma e lekëve u ngrit Palok Camaj e dha 10 mijë dollarë që ndërhyrja kirurgjikale të bëhej atë ditë!
Rrok Lulgjuraj

Duke vazhduar nê fjalën tij Dom Antoni bêri disa falenderime speciale pêr tê gjithê kryetaret e keshillave dhe antarêt emêr pêr emêr me tê cilêt iu dha rasti tê punonte, Dioçezën e Detroitit dhe titullarët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në realizimin e ideve dhe programeve për komunitetin, famullitarët e ndyshëm që kanë celebruar meshen e shënjtë në raste të veçanta dhe kremtimesh solemne kombëtare, grupin artistik të kishes, Qëndrën Islame në Detroit dhe Teqen Bektashiane.

Më pas meshtari Kçira tha: “Falenderoi të gjitha mediat e shkrura, vizive dhe elektronuike që kanë pasqyruar me realitet veprimtarine e kishes së Shën Palit, pa e deformuar atë për interesa të caktuara, por edhe ato media që kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë qenë në gjëndje të flasin për hir të vërtetës une i kam falur, po e përseris i kam falur dhe uroj që herë të tjera të kenë kurajon që të qëndrojnë në anën e se vertetës.

 Gjithashtu kam falur të gjithë ata që kanë renë viktimë e kanë luftuar kishen e Shën Palit dhe mua personalisht. Zoti u dhashtë forcë për të kuptuar të vërtetën. Zot fali për fajet që kanë bërë!

Në veçanti falenderoj televizionin e “Zerit të Amerikës” i cili ka përcjellë ngjarjet e rëndësihme që janë zhvilluar në kishen e Shën Palit.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata pa dallim besimi që anë e mbanë botës kanë thënë të vërtetën për Kishen e Shën Palit dhe punën time si meshtar katolik per 44 vite. Edhe njëherë po them Zoti t”ua bekojë familjen dhe të ardhmen e tyre! Jam i bindur se Dom Frani bashkë me besimtaret e kishes se Shën Palit do ta ngrejë me lart këte qëndër, jo vetëm si objekt fetar, por edhe si qëndër ku ruhet kultura, gjuha, tradita, atdhëdashuria e zakonet tona të mira.

Vëllezër e motra, ju bëj thirrje që ta doni dhe ta respektoni më shumë njeri-tjetrin, si vëllezër të një gjaku pa dallim feje e krahine. Le të kuptojmë se duke dashur njeri-tjetri do të na duan e respektojnë më shumë të tjerët. Një komb rritet e zhvillohet vetëm atëherë kur mbizoteron paqa e dashuria, ligji e drejtësia dhe mëshira për të varfërit e besimi tek Zoti. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”

Kryetari i këshillit të kishes Kol Gjokaj pas fjalës vlersuese që mbajti për rolin fetar dhe atdhetar të Dom Antonit ftoi në skenë biznesmenin Rrok Junçaj ti dorëzonte Dom Antonit çelësin e një makine benz-mercedes që famullia i bëri dhuratë me rastin e daljen në pension. Dom Antoni u përshëndet me të gjithë me sy të përlotur.
 
       

Edhe prifi është njeri, thashë me vete, kur i dhashë dorën e ai me mori ne krah dhe një pikë loti nga sytë e tij ma ngrohu supin. Ishte nata e ndarjes e faljes dhe e vazhdimit të jetës…!


Miqte e mi: kujdes nga virusi!

Nga Fatime KULLI

 

Miqte e mi: kujdes nga virusi!
Nje virus po perhapet ne facebook ne te gjithe boten,virusi eshte nje trojan qe quhet ''koobface'' i cili te vjedh informacionet e tua dhe pushton sistemin shut down.MOS E HAP linkun ''Barack Obama-Clinton''..githashtu mos prano si friend SMARTGIRL 15 ,edhe ajo eshte gjithashtu nje virus,nqs ndonje prej miqve te tu e pranon si friend,atehere virusin e merr dhe ti! Bejeni copy dhe shperndajeni kete shqetesim!

2011/07/20

DËBIM NGA TOKA E QIELLI



Vullnet Mato
 
DËBIM NGA TOKA E QIELLI

Kam takuar njeriun
më të rrallë të globit,
përdhunuesin e një
minorenie të shenjtë,
dënuar përjetësisht
nga mallkimi i Zotit,
mos pranohet në tokë,
as në qiell kur të vdesë.

Tentova të vras veten
tri herë me radhë,
tha mëkatari i dënimit
të pazakonshëm,
vetëvrasjen s’e kryej dot
me asnjë armë,
Zoti më ndal dorën
në çastin e kobshëm.

S’të pranoj, më thotë
më një zë të padukshëm,
të më ndysh ferrin,
as parajsën jo se jo,
se e kam plot femra
Edenin e këtushëm,  
dhe nëntokën ku ti,
pa mëkate s’duron!...

Tani unë pres
dhjetëvjeçarët e ardhshëm,
kur rruga për në galaktika
të jetë shtruar,
dhe njerëzit të vizitojnë
planetët e ngjashëm,
të shkoj të vdes
te ndonjë planet i pabanuar...     

"Pulishti" i Bakes...( Tregim humoristik )

Nga Përparim  Hysi
 
 
     Është korrik.Sa kam filluar pushimet  e shkollës dhe,për të marrë ca rreze,para se të shkoj në plazh,kam dalë gjysmëlakuriq në ballkonin tim,në katin e dytë.Njerëz rrotull nuk ka dhe atje,po lexoj-më sakt po rilexoj"Lufta e Paqja" të Tolstoit.Kur lexoj,përqëndrohem i tëri dhe nuk dua që t'më traozojë njeri.Dua unë,po ja tek më sheh plaka Qeriba që më vërsulet që poshtë.-More mos je atje në Grykë të Devrisë (1) që nuk të sheh njeri,që më ke dalë ashtu "karkanxhhuall!" si ata karçinët kur shkojnë për ujë? Me këtë nuk ke si ia bën.Të vë përpara dhe nuk të ndahet.Përpiqem t'i bëj sulmit "dredha".-Oh,i them,-moj hallo Qeriba po ja dua të marrë ca rreze,se dielli i plazhit të djeg e të pjek.Po,po,ju të rinjtë,as pyesni më tej.Ku leh qen e ku del tym,ku ia bën daullja,bym!-shpotiti ajo.-Pse nuk  ke një copë kanotjere a fanellë,apo të ka lënë Zengjineja,dac? (2).Po,jo moj hallë,- e ula tonin fare unë,po kam dalë vet kështu.
Ndërkaq,pashë që dikush erdhi dhe po vinte drejt saj.-Shyqyr,- thashë,- se kush e duron bodecin e saj.Më la mua dhe hodhi sytë andej nga tjetri dhe,ndërsa ai afrohej,ajo ia nguli mirë shikimin.Qe me gjyslyke.I hoqi dhe,si i fshiu me cepin e fustanit,i vuri prapë.E pa mirë e mirë të panjohurin dhe bërtiti:-More shohin apo nuk shohin mirë këto "shalladuqet" e mia apo je ti,"Pulishti i Bakes?!!!".-Unë jam hallë Qeriba,unë.I tëri.-Tiiiiiiiiiii,- shfaqi habinë ajo.Po si e kam atë hanko Zymbylen,po Fëllëza si më është?Se qemë gjitonë atje në V... (3) dhe shkëmbenim tepsitë bashkë.I panjohuri u përgjij,me të njëjtën fjalë:-Të pyeçin të mirat dhe ke shumë të fala.Tjetra e përfshiu dhe njëherë dhe "pllaq-plluq" e puthi në faqet sikur ta kish djalin e saj.Unë e ndiqja gjithë këtë shfaqje nga ballkoni.E lashë "Lufta e paqja" dhe po vështroja këtë takim të përmallshëm aty,në këmbë,tek oborri para pallatit.Kur ky"Pulishti i Bakes" i kërkoi adresën e një skraparliu tjetër në fshatin tonë ( se jemi shumë familje me origjinë nga Skrapari këtu.Plaka Qeriba që andej është,po dhe prindërit e mi)  ,ajo e mori prej dore,si të ishte fëmijë,dhe i tregoi  për shtëpinë që  kërkonte.
Po më brente kërshëria.Kjo plaka Qeriba është si një minierë.Duhet të ngërmosh në të,për të nxjerrë "xehërorët" që fsheh.Po mos kujtoni se është kollaj.I ka parë shumë lëkura dhe,me që burri i ka vdekur heret,u bë dhe grua dhe burrë.Po qe burrë kalaur burrit në fjalë,fuqi dhe në huqe.E gjatë si një shkop bariu,por e fortë si një dru thane.Nuk u  sëmurë kurrë.Im atë xhëku e ngacmonte-se qenë nga një anë- i thoshte:-Moj hanko Qeriba,po si nuk u sëmure qoft dhe njëherë,që të të sillnim ndonjë vazo me reçel? Dhe ajo:-Hazis aga,sëmundja është si puna e ujkut.Ujku,kur bie në tufë,zgjedh më të shëndoshën.Dhe sëmundja ç'do të marrë tek unë,veç të më marrë të keqen.Dhe shkriheshin gazit.Ah,sa për sytë,nga një i shuar nuk shoh mirë,po më erdhi ai dhëndërri dhe më solli këto "shalladuqet".Pastaj,po të kishte njeri që e dëgjonte këtë fjalë"shalladuqe",zinte dhe shpjegonte.Kur m'u futën për çupën,më thanë se të kemi gjetur një djalë nga Gjirokastra.Epo birinxhi,se janë kursimtarë këta.Erdhën dhe krushku tek do lexonte diçka,i tha të birit:-Pa më nxirrë aty nga çanta ato"shalladuqet".Unë po sa  dëgjova këtë fjalë,i them krushkut:-Krushk aga,në ke huqe ti,dhe ne kemi huqe.
Më fal,- tha sterraniku(se ka vdekur tani),po nuk thashë huqe,po shalladuqe,se kështu u themi syzvae na.Dhe që atë kohë dhe vet syzave u them shalladuqe.Dhe qeshte...
 
                                  *      *     *  
 
Unë prita sa u kthye hallë Qeribaja,vesha këmishën ( në xhep futa një "shukë"me duhan të grirë") dhe i dola përpara.Hallë Qeriba,-i thashë,- të kam sjellë këtë duhan.-Hair ishalla,se ju,dhaskalët,nuk e kini dorën të lirë.E pinte duahnin me llullë dhe e kish filluar qysh kur i kish vdekur i shoqi.E kam kujtim nga ai,ndaj e pi me llullë,- toshte.Mëduket se kështu e kujtoj.Pastaj,si e mori duhanin,më tha:-Ç'doganë kam për të paguar?-Hiç,asgjë,- bëra si qoti unë.-Mirë,- më tha,-rrofsh e marrçë një nuse të mirë! -Po hallë Qeriba,-bëra unë kur po shkonte brënda,- të dëgjova që atij mikut,i the"Pulishti i Bakes" dhe as nuk t'u zëmërua.Si është puna? -Thashë unë ç'e gjeti dhaskalin që u bë dorëlëshua?/ Ky do vergjinë për duhanin.Doganë mbi doganë.Dhe ia dha të qeshurit.Kjo punë,mor djalë,nuk tregohet në këmbë,po do ulur shehs.Prandaj,hajde brënda.Tek më ftoi të ulesha mbi divan,vet u ul shesh nbi një poste të madhe,mbi të cilën,si një hanko e vërtetë,vuri një shilte.
 
                                         *     *    * 
 
Dhe filloi.-Ç'dëgjove nga ballkoni, qe një paranomë që këtij,dalit të Bakes( e quajnë Dylber në fakt ) i mbeti nga fëmijëria.Po me paranomet është keq:të ngjiten dhe nuk ka njeri që të t'i heqë.Të ndjekin pas:do apo nuk do ti.I ati,Dylberit,Belul Devria qe jo vetëm burrë i zoti,por dhe me kamje.Kamje që e kish vënë me djersë të ballit.Kish 4 çupa dhe nuk la baba e dervish teqeje pa shkruar që e  shoqja,Zymbylja,të lindte dhe një djalë.Sekush i paska thënë:-Ti,Belul,je bektashi i mirë,por që të zëjë ajo lutja jote,bën mirë të shkosh dhe në një kishë .Bëri tutje nga Berati (epo mbushur me kisha është ky qytet) ,paska bërë dhe një kurban atje dhe u kthye në fshat.Kur desh perëndia dhe në krye të vitit.Zymbylja e Belulit, bëri djalë.Ky që pe ti.Beluli po zuri qiellin me dorë.Emrin ia vuri Dylber,por tek ajo kisha shkoi prapë.Pritfti donte ta shpinte ujtë në mullirin e tij dhe i thotë:-Djali të të rrojë,po mirë ështët'i ndërrosh emrin se kështu thotë ky"libri" i shnënjtë.Beluli u turbullua pak,po emë rkauri,-tha,- nuk i vë unë.Dhe ç'bëri?E mbante ngado me vete dhe në sytë të tërë botës,e përkëdheltedhe i thoshte:-Pulishti i bakes.Domethënë,i vogli i babait.Po gjithmonë,ama,po atë fjalë:-Pulishti i bakes.Pulishti bakes këtu,e pulishti bakes atje,iu ngjit ky paranomë dhe iu bë rrodhe pas vetes.Djali po rritej dhe,kur shkoi në shkollë,të gjithë i thoshin "Pulishtii bakes".Hë-hë dhe një ditë prej ditësh,vdiq shpirtziu,Belul.Djali qe gati për nuse dhe kudo:-Pulishti i Bakes po shkon me dhënë.Po shkon në muli.Emri "Dylber" humbi si ajo kova kur bie në pus.Kudo në fshat dhe veç "pulishti i bakes".Tani dhe i vinte rëndë,po ç'të bënte?Drejt e tek kryeplaku i fshatit.-E,-Pulishti i bakes,- përse je munduar?- e pyeti.Qe djalë kokëunjiur dhe nuk zëmërohej kollaj,por  paranoma qe e rëndë dhe i thotë kryeplakut.-Dua  që t'më hiqni këtë paranomin.Kryeplaku qe dhe izgjuar,por dhe dinak.E dinte që nga gjëndja ky qe mirë,ndaj i tha:-Për të bërë këtë,duhet të shtrosh një gosti që të vijë i gjithë fshati dhe aty ta heqim paranomin. .Një rrugë e dy punë:edhe hanë e pinë,por dhe marrin vesh emrin e ri.
Mirë,-tha ky,- dhe që të nesërmen, e shtroi gostinë.Mishra në hell dhe rakia gjym,hesapi.Mirëpo nga anët tona (nënkutpo nga Skrapari) ,rakia pihet pak me terezi.Jo çdokush ngre dot dolli dhe,ve çkësaj,që të hash bukë,kjo do ndodhë veç kur ai që drejton sofrën (tavolinën tanithi) ,të ketë kërkuar bukë nja tri herë në intervle kohe që zgjasin goxha.Kur njerëzit ishin bërë çakërejf,i zoti i gostisë po priste që kryeplaku të bënte  njoftimin.Prit,prit dhe hiç.Mezi i natës kish kaluar dhe ky i afrohet kryeplakut.Kryeplaku qebërë xurxull (kish harruar fare, ç'kish premtuar) dhe,kur pa të zotin e gostisë që xhëç i thoshte,ashtu i pirë siç qe,i thotë:-Çfarë do?-Po pres për atë njoftimin,për t'më hequr paranomin.-Pse si të thërrisni deri tani?-pyeti i dehuri.
-Pulisht,pulishti i bakes!!! -Aha,- tha kryeplaku dinak,dëgjoni,o milet:"Që sot e tutje mos dëgjoj njeri që këtij djalit të Belul Devrisë t'i thotë "Pulishti i Bakes!".Djali,siç e shikoni është rritur dhe këtë gosti ndaj e ka shtruar.Që sot e tutje,ai nuk do quhet "pulisht",po "gomar!!!"...
Epo ta gëzoj!-bërtitën gostiarët,që të gjithë të dehur. Unë u shkriva nga ky rrëfim i plakës Qeriba,po  asaj nuk ia ha qenin shkopin,tek më përcillte,më tha:"Vergjinë e duhanit,e vole.Meslenë e dëgjove dhe mos të shoh më si karçinë atje mbi ballkon.E përqafova dhe në ballkon veç me këmishë,se kushedi seç paranom të vë plaka Qeriba dhe hajde gjej kryeplak të ta heqë,mandej...

* toponim gjeografik në Skrapar

** emri i të ndjerës,sime ëmë.

                                                  
     20 korrik    2011

Kur Kryeministri i vendit bën fyerje publike

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
 
 
 
Ndoqa fjalën e zotit Kryeministër në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ai u shpreh për regjistrimin e popullsisë. Të gjithë ata që janë kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, zoti Kryeministër i etiketoi si "njerëz pa fe dhe pa flamur". Më kujtohet fjala e zotit Kryeministër edhe kur shumë shqiptarë u shprehën kundër vendimit të parlamentit demokratikas për falje hapësirash ujore shovinizmit grekomadh. Një ndër këta shqiptarë, ishte edhe topografi i shquar, kolonel Myslim Pasha. Asokohe zoti Kryeministër e ofendoi rëndë, publikisht,  kolonelin e nderuar dhe atdhetar, duke e quajtur "sharlatan". Por kur Gjykata e nderuar Kushtetuese e hodhi në koshin e plehrave vendimin e parlamentit demokratikas, zoti Kryeministër nuk e tërhoqi fyerjen që i bëri kolonel Pashës.
Një ndër ata shqiptarë që është kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, pra, sipas midesë së shovinizmit grekomadh, jam edhe unë. Pra, sipas deklaratës publike të zotit Kryministër, edhe unë, edhe ata që janë kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, qenkemi "njerëz pa fe dhe pa flamur"!!!  Pra, zoti Kryeministër, si edhe në rastin e kolonel Pashës, i fyen publikisht të gjithë ata shqiptarë që kundërshtojnë mënyrën e regjistrimit, sipas formularit të qeverisë, të përfaqësuar nga zoti Pollo. Kurse unë mendoj se të gjithë kundërshtarët e kësaj mënyre regjistrimi, duke filluar që nga "Aleanca Kuq e Zi", zoti Abdi Baleta, Prof.dr Pullumb Xhufi, Prof. Alfred Uçi, Prof.dr. Sabit Brokaj, zoti Sabri Godo dhe mijëra e mijëra shqiptarë të nderuar që kanë nënshkruar peticionin kundër këtij lloj regjistrimi, kan si fe dhe kryefe shqiptarinë dhe si flamur kanë Flamurin Kombëtar me fushë të kuqe dhe me Shqiponjë të zezë Dykrenare në mes. Kurse njerëz pa fe dhe pa flamur janë deputetët demokratikas të parlamentit shqiptar, të cilët ligjin për regjistrimin e popullsisë e kaluan vjedhurazi, pa pasur numrin e nevojshëm, por duke mashtruar me praninë e paqenë të deputetëve Maliqi dhe Dibra. Janë pa fe dhe pa flamur edhe për faktin që peticionin me dhjetra mijë firma të "Aleancës Kuqezi", e anashkaluan me mospërfillje. Unë e kuptoj që sot koha është e tradhtarëve, por Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet e shqiptarëve. Para ca muajsh, zoti Abdi Baleta iu drejtua publikisht zotit Kryeministër për çështjen e regjistrimit, por zoti Kryeministër nuk reagoi fare. Nu veproi drejtë. Edhe sot gaboi me deklaratën që lëshoi nga kolltuku i Kryeministrit. Nuk është ogur i mirë kur Kryeministri i vendit bën deklarata publike të gabuara, madje edhe fyese.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
20 korrik 2011

Shpirti i turmës dhe i askushmërisë

Nga Saimir Lolja


Në fushën e shkencës së shpirtit (psikologjisë, e thënë joshqip) në lidhje me turmat kanë shkruajtur shumë autorë. Ndër ta, i spikatur është Zigmund Frojdi me librin e tij “Psikologjia e turmave dhe analiza e unit” të botuar më 1921. Ndërsa shpirti i askushmërisë, që lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, vetëm se është përmendur aty këtu. Prandaj më poshtë do të shtjellohet më tej shpirti i turmës dhe për herë të parë ai i askushmërisë.
Shpirti i Turmës

Shpirti i turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo është çeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfar quhet e mirë dhe çfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, sepse në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë.
Njeriu me mendësi turme ka një shpirt të ndrydhur, të pa lirë e të pa larmishëm dhe duke qenë në gjendje të tillë ai kundërvepron duke i lindur dëshira në skutat e shpirtit të tij për ta parë veten në krye të turmës. Shpirti i tij ngashëron, kredhet përqark, i friksuar mban sytë e veshët hapur te të tjerët, frigon nga e mira e tjetrit, i sheh të tjerët detyrimisht të barabartë me vetveten, sheh në të tjerët aspak ndryshim nga vetvetja ose në rastin më të mirë ndryshime të parëndësishme. Ai ndjehet njësh me “të barabartët e tij” dhe vetpërfytyrohet si përfaqësues i tyre. Ky shpirt i ngujuar në mënyrë natyrale kërkon hapje, liri dhe vet-dallueshmëri. Prandaj ai e anon ndërgjegjen e tij drejt njëshit, drejt unit, drejt vetkuptimit me ndjenja të forta që ky vetnjësh kështu nuk ka vlerë dhe si rrjedhim i mbin dëshira që të duket mbi të tjerët ose, e thënë sipas mendjes së tij, mbi “të barabartët e tij”. Zgjidhja më e lehtë për të është mburrja ose bërja e tjetrit me turp. Ai gjithmonë është në kërkim të rastit për t’u mburrur ose bërë tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpëruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpëron tjetrin. Me ligësi, ai gjithmonë është në kërkim të thashethemit për tjetrin, sepse edhe vetë ai është një thashethem. Një mendësi i tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij egziston e duhet të egzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk sillet në mënyrë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve. Për një shpirt të tillë i mirë është, domethëne duhet të egzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët. Ai vetëgjykon se është i pazëvëndësueshëm dhe ka edhe raste që ai përpiqet ta prishë murin e përbashkët, sepse ka një shpirt të pabesë. Një shpirt i tillë nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, biles për të nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi është më i fortë. E thënë më gjërë, një shpirt i tillë nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmërinë, domethënë harmoninë, dhe si rrjedhim nuk pranon përparimin, madje e urren atë.
Njeriu në turmë kthehet pa e kupuar në nja narcist. Si i tillë ai kërkon me këmbëngulje në turmë vetëm pasqyrime të vetvetes; të tjerët janë njësoj për të, duhet të jenë kështu ose përndryshe të shndërrohen në të tillë. Pëlqyeshmëria për vetveten duke parë vetveten nga të gjitha anët e në tërë turmën është e pakufijshme. Ndërsa narcistit të lashtësisë i duhej të qëndronte tërë ditën mbi një pellg të vogël me ujë të patrazuar për të parë vetëm vetveten e pasqyruar me qëllim që t’i avullonte kënaqësinë e pëlqyeshmërisë së vetvetes, për narcistin e turmës pasqyra e vetvetes shtrihet në të katër anët e pafundme për sa kohë që egziston turma e tij. Si e tillë kjo pasqyrë e nderë bëhet njëkohësisht mjaft e brishtë, lehtësisht e thyeshme dhe e thërmueshme nga çasti në çast për shkak të madhësisë e shtrirjes së saj. Një kënaqësi e tillë e dhënë nga një pasqyrë e pafundme nuk mund të lëshohet apo të harrohet. Për ta ruajtur këtë gjendje mjetet e vetme të narcisitit të turmes janë: vigjilenca, cmira, urrejtja dhe dhuna ndaj çdo drithërime të sipërfaqes së pasqyrës ujore, ndaj çdo njëshi tjetër në turmë, ndaj çdo ndryshimi që shfaq ky njësh. Në mënyrë të veçantë, narcisti i turmës hidhërohet thellë dhe mbushet me dëshpërim e urrejtje kur vëren ndonjë të mirë që i shkon apo i ndodh tjetrit. Për të, njëshat e tjerë në turmë nuk e meritojnë dhe nuk duhet t’iu ndodhin të mira. Për të, vetëm sundimtari i turmës, idhulli i tij, vetvetja e tij e dëshiruar, meriton të mira dhe bukuri.
Një shpirt i tillë i jep vlerë vetëm të qënit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm duke ia ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket. Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egërt e të pakufishme. Ay është shpirtërisht pjesmarrës në krimin apo tradhëtinë që sundimtari (Mbinjëshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton për këtë dhe nuk e arsyeton mbinjëshin e tij, sepse ay vetë është sundimtari i ëndërruar pa qenë sundimtar. Ai dallon vetëm të drejta për veten e tij; për të egziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve. Biles, kur mbaron ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët. Një shpirt i tillë është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Ai vetmendon se është i pagabueshëm, i pacënueshëm, me të drejta absolute e liri të pakufijshme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen përgjegjësi për veten dhe të tjerët; një shpirt i tillë është, bie fjala, një Ali Pashë Tepelenë. Një shpirt i tillë synon që çdo gjë me vlerë të jetë brenda derës së tij, ai dëshiron dhe përpiqet të ndërtojë vetëm ishullin e tij, kullën e tij me frëngji. Atij nuk i intereson ambjenti përreth dhe madje ai e sheh me armiqësi këtë ambjent, sepse atij nuk i interesojnë gjërat e përbashkëta. Një shpirti të tillë i pëlqen të ndërtojë ishullin e tij të thepisur; ai ngazëllehet kur prish urat lidhëse dhe pret telat ndërlidhëse për të ndërtuar garth përrreth vetes së tij. Atij nuk i pëlqen bashkëjetesa paqësore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesën e tjetrit, ai është një fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytë për çdo ndryshim të vënë re tek “të barabartët e tij”. Njëkohësisht, ai vrojton se ç’bëjnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë, për të mos ngelur mbrapa shpirtërisht.
Njeriu në turmë kthehet në fëmijërinë e tij kur ëndërronte të ishte i madh, mbinjësh i frikshëm, dhe kështu tani besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga shfryn sundimtari i turmës. Si një vocërrak, ai gjykon vetëm duke kujtuar paragjykimet e paharrueshme të vogëlisë. Ai e kthen veten mbrapa në kohë dhe emocionalisht mburret me këtë. Kështu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinë e tij, bëhet i paaftë të dallojë dhe kuptojë të vërtetën, e ul veten aq poshtë sa të mos njohë rrotën dhe të mos dijë sa bëjnë 1+1-1, dhe shpejt e shpesh bën keq dhe gabime. Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit. Domethënë, ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët, sepse ai e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij, dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arësye. Ay është një sundimtar i gurosur, sepse vetëm kështu mund të jetë njësh, dhe si i tillë nuk pranon të dallohen njësha të tjerë në turmë. Kur ia dënojnë të këqijat, ai kërkon vetëm njësha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Një shpirti të tillë nuk i intereson bashkëpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetëm mbinjëshi që ta sundojë në shpirt. Pavarësisht sa larg është, ai gjithmonë vigjëlon që mbinjëshi, sundimtari i tij me të cilin i mburret vetvetes, të mos cënohet, të mos iki, të jetë i përjetshëm e i paprekshëm, i gurosur, i lartë deri në qiell, sepse vetëm kështu ai mund të ngrejë sytë lart. Urrejtja e bën atë gjithmonë gati të bashkohet me shpirtra të tjerë të tillë për t’iu sulur mizorisht “të barabartëve të tij”, për t’i plaçkitur e përdhosur ato, për t’i tradhëtuar ato, sa herë i del rasti apo dëgjon se mbinjëshi iu kërkon një gjë të tillë. Lëvizja barazitiste (komuniste, e thënë jo shqip) në Shqipëri mori përmasa epidemike gjatë Luftës II Botërorë, sepse njerëzia u josh nëpërmjet thënies “Ngrihuni t’iu biem atyre që janë ndryshe dhe t’iua marrim atë çfar kanë”.
Njeriu në turmë nuk ka forcë shpirtërore dhe gjithnjë bëhet akoma edhe më i pa aftë të pyesë apo të gjykojë vetveten, të shkëputet prej kthetrave të brendshme, të përdorë ndonjë dritëz kuptimi prej vetvetes, të ketë kureshtje, kush është, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu në turmë është një askush. Ai mendon sipas modës së turmës, sipas propagandës zyrtare shtetërore apo botërore, dhe përqesh çdo gjë që është ndryshe nga ajo modë. Njeriu në turmë i ngjan një cifle hekuri të cilën vetëm fusha magnetike e mbinjëshit e mban drejt, të ngritur lart. Pa këtë fushë magnetike jetike, ai bie përdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu në turmë guroset pas mbinjëshit dhe shndërrohet në fanatik, domethënë ai e ka të pamundur të ndryshojë mendjen dhe përmbajtjen. Një njeri me shpirt të tillë është qenie emocionale, nervore, një tifoz, një madhni që përgjërohet për naltmadhninë e tij. Ay qëndron në turmë për shkak të urrejtjes që ka ndaj të tjerëve, ndaj atyre që njeh apo ndaj fqinjit. Mbinjëshi është shpirti i tij, emocioni dhe kënaqësia e tij, sepse prej hyjniut mbinjësh dhe urrejtjes që ai mbjell egziston turma ku mund të bëjë pjesë. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve që i shërbejnë kësaj urrejtje janë ato që e mbajnë turmën bashkë, sepse tek mbinjëshi ai gjen urrejtjen e dëshiruar dhe pickimin e nevojshëm të emocioneve. Pa këtë pickim emocionesh njeriu i turmës nuk do ta ndjente vetveten dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa të gjente një turmë ku helmi i mbinjëshit t’i ëmbëltonte emocionet. Turma e tij është bota e tij, e kuptimtë për të egzistuar, në brigjet e së cilës përplasen botë (turma) të tjera, të huaja dhe armiqësore.
Njerëzit në turmë janë të egër e të dhunshëm. Shpirti i tyre dhunon dhe kërkon të dhunohet. Me fjalë të tjera shpirti i tyre është i skllavëruar. Skllavërimi i është bërë karakter, zakon, kërkesë, dëshirë dhe mënyrë të jetuari. Meqenëse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “të barabartët” e mendjes së tij dhe ndërkohë kërkon të dhunohet, atëhere këtë dhunim e skllavërim e kërkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetëm nga sundimtari i pashpirt i turmës. Domethënë, e kërkon këtë nga idhuli i tij, nga i dëshiruari i shpirtit të tij. Meqenëse ky shpirt i egër është i pasjellshëm ndaj “të barabartëve të tij”, meqenëse ky shpirt nuk pranon të renë dhe ndryshimin e harmonishëm tek “të barabartët e tij”, ai ka vetëm një shtysë mendimi: skllavërimin, dhe vetëm një gjuhë veprimi: dhunën. Egërsia i shkakton dhimbje therëse në shpirt kur sheh harmoni në rrethin e “të barabartëve të tij”. Vetëm dhuna e më të fortit, e më mizorit, e më të egrit, e më të poshtrit, e atij që ka të drejtë të dhunojë e përdhosë të tjerët, e sundimtarit të turmës, mund t’ia fashitë dhimbjen e instikteve të egra të tij. Vetëm kjo dhunë madhore, vetëm ky sundimtar turme me të vetmen të drejtë fjale e veprimi, mund t’ia shtypë egërsinë, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetsojë shpirtin e tij dhe t’ia dehë emocionet. Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kërkon mëvetësinë, ndryshimin në lidhje me të tjerët. Më e shumta që dëshiron ky shpirt është të bëhët një vasal mizor. Edhe kur e shtyjnë në liri të përkufizuar për të gjithë, ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e skllavërimit dhe dhunimit mbi të. Liria për të është dhuna, rasti për të shfryrë egërsinë e emocioneve të tij. Ai po me dhunë kërkon të kthehet në skllavërinë e shkuar, me të njëjtat kushte e mundësisht me të njëjtin sundimtar mizor për turmën. Shpirti i tij qan papushim për egërsinë e sundimtarit të shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherëtin për mungesën e munduesit të tij të egër, humbjen e të cilit e ndjen shumë herë më të madhe se humbjen e vetvetes apo “të barabartëve të tij”. Ai dëshiron gjithmonë që munduesi të ringjallet dhe shpreson në këtë.

Askushmëria

Askushmëria është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvetnon. Nën ndrydhjen e skajshme të shpirtit të tij, nën hutimin dhe kotësinë që pëson shpirti i tij, nën zhvleftësimin e historisë në mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmëria, fillon të ndriçojë në shpirtin e tij një flakë pishe e zbehtë në degëzën e askushmërisë. Askushmëria bëhet për të frymëmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bëhet kështu një makinë që nuk ka fillim rruge, që përpiqet të ngahet dhe po qe e nevojshme mund të marrë një kthesë e të ecë për aq sa i kërkojnë shërbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinë në origjinën e tij, rrënjët. Ai nuk e dallon më tjetrin. Ndërkohë ai kërkon të mbushet me vlera të reja, por nuk arrin të kuptojë se ato janë të pathemelta tek ai, janë si gjethet të cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.
Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe biles brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje. Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëhere jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore. Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht, fizikisht dhe jetësisht. U punua për të krijuar të ashtëquajturin “njeriu i ri”, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të edukuar me shpirtin e turmës.
Për askushin e mirë është askushmëria dhe e keqe është çdo gjë tjetër e arsyeshme, jo-paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë. Askushi nuk di të emërojë dhe pse është emëruar; ai pret urdhër nga mbinjëshi për të zbatuar një ligj që është urdhëri vetë. Ai nuk di pse është në një detyrë zyrtare dhe çfar do të thotë ai emërim, çfar pritet e duhet të bëjë, çfar të thotë e çfar të kërkojë; ai është një vjedhës pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ç’është e çfar përfaqson kombi e flamuri kombëtar ose çfar duhet të bëjë për festën kombëtare, çfar flamuri duhet të mbajë, çfar të bëjë që ai flamur të mos jetë thjesht një copë lecke me ngjyra, etj. Askushmëria shpesh e vozit askushin në veprime tradhëtie, sepse për të qenë një njësh dikushi, një sundimtar, ai i hyn rrugës së krimit dhe bashkëpunimit me armiqtë. Ai vetëm keq sheh, uron apo dëshiron, sepse ai vetë është keq dhe të keqen ka si pikë krahasimi. Ai flet për gjëra të parësyeshme e të pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.
Turma dhe Askushmëria

Mendësitë e turmës dhe askushmërisë të para veçan dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Por në skajin tjetër, kur shpirti i turmës dhe i askushëmrisë bëhen tipare shoqërore të përhapura dhe të njëkohshme, atëhëre ai grup shoqëror është në rrezikun e madh të mashtrimit dhe vetshkatërrimit. Rreziku bëhet akoma më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e këtij grupi shoqëror ia njohin atij këtë shpirt dhe përkujdesen t’ia forcojnë pikërisht këto dy tipare shoqërore. Në këtë rast, pasoja është e paqartë për çastin por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqëror vetshkatërrohet, humbet vlera njerzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përtiqet në kufinjtë e mbijetesës duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar në përparim dhe i paqetësuar. Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban njeriut ndezur ëndërrën e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cënon dhunshëm gjërat që s’i përkasin ose që janë të ndryshme nga ëndërrimi i tij.
Veç shpirtligëve, njerëzit që janë në detyra zyrtare dhe i përmbajnë në vetvete të dy këto mendësi bëhen shumë dëmtues për shoqërinë gjatë marrjes së vendimeve. Biles, ato zhyten në krime dhe tradhëti nga të cilat nuk dalin dot dhe njëkohësisht kujdestarët e tyre nuk i lenë të dalin por i zhytin akoma më shumë. Njerës të tillë bëhen kukulla qeverisëse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund të dëgjohen gjërat më të paarësyeshme. Me njerëz të tillë në pozita shtetërore, veprimtaria armiqsore e huaj ka fushë të lirë veprimi dhe pasoja të dhimshme për vendin. Historia shqiptare vazhdon ta japë këtë mësim. Ato njerëz që thonë se nuk ka armik, ose e thonë këtë nga mungesa e zgjuarsisë së tyre, ose e thonë këtë nga vetvetja për shkaqe emocionale dhe qëllime të ngushta vetjake apo përfitimi, ose iu është thënë nga armiqtë ta thonë këtë gjë (duke e ditur ose duke mos e kuptuar këtë); ose shtyhen ta thonë këtë jo nga një shkak i përmendur më sipër. Shteti i Shqipërisë zyrtare u shpartallua në fillim të vitit 1997 pikërisht prej humbjes së armikut (askushmërisë) dhe veprimit të frymëzuar nga mendësia e turmës.
Të dyja këto mendësi ushqejnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë sjelljen shoqërore të njeriut, e cila do të thotë para së gjithash si sillet njeriu ndaj shoqërisë dhe çfar ka bërë për të. Egzistenca dhe nxitja e tyre nga ato që i duan të keqen shqiptarëve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqërinë shqiptare, qetësimin, bashkimin dhe përparimin e saj. Ndikimi negativ në shoqëri i të dyja mendësive zvoglohet nëpërmjet ndriçimit të shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit shkencor, edukimit të njeriut si e pse të përdorë arësyen, edukimit kombëtar dhe atij bashkësor. Të gjitha këto kanë qëllim përparimin dhe përkufizimin e mirësjelljes shoqërore ndaj vetvetes, të tjerëve dhe ambjentit në rrugën drejt një shoqërie të udhërrëfyer prej arësyes dhe urtësisë. Pra çeshtja shtrohet: të dihen të metat e mendësisë shoqërore dhe të kundërveprohet butësisht për largimin e tyre, apo të mos dihen por t’i dijnë armiqtë dhe të veprohet egërsisht për thellimin e tyre. Meqenëse përmirësimi paraprak fillon tek vetë njeriu, fillimi i largimit të këtyre dy mendësive në çdo rast është shumë i thjeshtë: njeriu të mos mendojë e të mos flasë me NE.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...