Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/26

Mrekullitë e fjalës apo Fatmir Terziu ndryshe!!!!



GRYKËS


Romani i Fatmir Terziut flet me një gjuhë të pacekur më parë. Trajton një temë që i përket njeriut, atij njeriu që transformon dhe transformohet, duke sfiduar çdo gjë në ecjen dhe ngecjen e tij. Është një njeri që i prek të gjitha strukturat, por duke qenë në lëvizje tipike dhe metafizike.


GRYKËS


Price:$16.83



KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Dytë



KRITIKA  NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Dytë

Price:$48.08



Duke përdorur me profesionalizëm lentet e strukturave konceptuale më të përpunuara mbi modernizmin dhe pasmodernizmin, Terziu zbulon edhe lidhjet e qenësishme të arritjeve më të vyera të tregimtarisë shqiptare të ditëve tona jo vetëm me rrjedhat përkatëse të modernitetit, por edhe me nektarin e papërsëritshëm të gurrës rrëfimtare të krijimtarisë folklorike të shqiptarëve. I çliruar nga ankthet e paragjykimeve ideologjike dhe si një “gjeolog” i sprovuar Fatmir Terziu gjurmon mineralin e vërtetë artistik, jo vetëm në dritën e diellit e në regëtimet e hënës, por edhe në terrin e natës. Si të thuash, ai është i pajisur me busullën teorike që e orienton drejt mineralit artistik të çdo kohe dhe kudo që të ndodhet. (Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI)


POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT


POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT



$8.41

Iliriana s’ndjek asnjë modë: në vitet e shumta të krijimtarisë së saj poetike mbeti gjithnjë vetvetja. Mund të perifrazoj këtu një nga poezitë e saj: ”Jam e mbetem Ofeli”, domethënë një qenie fine dhe e ndjeshme. Iliriana s’e përkuli poezinë e vet ndaj rregullave të hekurta të “realizmit socialist”, nuk iu tremb shprehjes së sinqertë të ndjenjave të veta, të kontrolluara rreptësisht në atmosferën e diktaturës.
Klara Kodra


Një sy pas në letërsinë për fëmijë


Një sy pas në letërsinë për fëmijë

$32.87



Në krijimtarinë letrare shqipe të letërsisë për fëmijë, mund të thuhet se vitet 1978-1979-të kanë qenë vite ku kjo risi e krijimtarisë aktivizoi një numër të konsiderueshëm autorësh. Vetëm nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në vitin 1978 në letërsinë artistike shqipe, u përfshinë autorë si L. Arapi me “Pse Petriti mbeti prapa?”, B. Bajraktari me “Një përrrallë për motrën e vogël të Mikenit”, M. Bala me “Boçëzat e bardha”, B. Balliçi me “Moj e vogla, moj e mira”, A. Bishqemi me “Drugdhendësi i vogël” dhe “Fidani i dardhës”, P. Bjedi me “Kantieri në festë”, G. Bushaka me “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, Xh. Bushati me “Hyni në çadrën time”, F. Cakaj me “Jam bir i poppullit tim”, H. Ceka me “Gëzim i motrave”, F. Çakërri me “Ç’u bë bora”, S. Çakshiri me “Në pyll buzë rrjedhës”, M. Çullhaj me “Fitorja e milingonave”, B. Dedja me “Republikën Popullore Socialiste mbrojmë”, V. Dilo me “Bekçiu i fshatit” dhe O. Grillo me “Ai që mundi perandorin”.

Eagles' Voices



$20.42

Eagles' Voices



A WINDOW INTO ALBANIAN POETRY The point has previously been made in many academic studies that media and poetry are recognised as the salient aspect of culture and, of course, the culture is a significant aspect of identity. From my point of view and from my long experience in Albanian media I found that identity could also be seen to be constructed through social interactions and political and cultural interests (and therefore is classless and shifting), rather than being a fixed entity. For example, in considering the involvers within media and poetry, the following questions need to be addressed: 1. Who are they? 2. How do they see themselves? 3. How do they see each other? 4. Are there any discrepancies between how they perceive themselves and how they are perceived by another party or other parties in the interaction? With these authors I have tried to identify the importance of knowledge as the window for Albanian poetry.


THE SCRIPT: THE SIMPLE AND COMPLICATED


THE SCRIPT: THE SIMPLE AND COMPLICATED


$42.21


The scriptwriting and script-composition are the two most important aspects that you have to bear in mind before you start thinking about producing a film or documentary.


DJALLI I ARGADASIT


DJALLI I ARGADASIT

$4.01

ESHTE KOHA QE KUJTOHET, POR ESHTE EDHE KOHA QE DUHET HARRUAR. TREGIMI EDHE PSE IMAGJINAR RREKET MES KETIJ ITINERARI KOHE.


KROKAMAT



KROKAMAT

$16.59

"Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ket arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t'iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shume tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës." Lazer Stani, Prill 2007


MOS HESHT


MOS HESHT

$2.00


HESHTJA TE MERR KOHEN THOTE VOLTERI, POR A DUHET HESHTUR? ZBULO ME TE FSHEHTEN E FJALES POETIKE.


KADARE DHE KULTURA E KUJTESES


KADARE DHE KULTURA E KUJTESES

$57.64


Në fillim duhet të sqarohet së paku shkurtimisht se çfarë përcakton një njeri të quhet disident, apo kush mund të jetë një i tillë. Sipas përcaktimit filozofik të këtij termi fjala “Disident” mer kuptime të ndryshme në sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike.


ECJE NE QELQ


ECJE NE QELQ
$2.00


PERFYTYRIMI MAGJIK I DUKURISE DHE MENTALITETI FIZIK I GJERAVE NE ECJEN IMAGJINARE. VARGU TEJKOMPENSON KETE IMAGJINATE. ZBULOJE!


TEARING UP THE PAST


TEARING UP THE PAST
$25,30

My childhood memories sometimes are like a flash. It is like a dream when inspiration comes around and around without thinking and concentration.


WRITING THE DOCUMENTARY WITH STUDENT'S EXPERIENCE

WRITING THE DOCUMENTARY WITH STUDENT'S EXPERIENCE

$26.59




Parametric Narration in Norman Wisdom's Films


Parametric Narration in Norman Wisdom's Films

$79.33


The greater part of documentary-writing and documentary-making, whether for public view, television or films, is technique. It is a craft and lends itself to the apprenticeship system of teaching, where the apprentice works with the journeyman and acquires over the months or even the years the skills of his trade. In this writing, I throwing open my workshop to writers and others interested in the craft and giving them an opportunity of working with me through one particular job; the development and writing of a 15-20 minute documentary.

This study presents a parametric narration in Norman Wisdom’s films, which are very much in keeping with the Wisdom tradition. They are the physical comedies of his variety training ground, with the excellent narration. Wisdom's films were some of the most profitable in the Rank roster and were “commercially successful” (Murphy; 1997:247). Their success “lay in incorporating acrobatic physical comedy within a plausible narrative framework” (Dacre; 1997:204). The films are not known for the producer or director, they are not known for the studio where they were made, but they are known all over the world for being Wisdom’s films. According to Landy, Wisdom’s films are “built around his persona” (Landy; 1991: 361).

RREFENJAT E XHA AVRAMIT


RREFENJAT E XHA AVRAMIT


$31.36



Xha Avrami, nuk ishte aq i vjetër në moshë sa të quhej "xhaxha". Por në fakt i madh e i vogël në atë qytet e quante të tillë, xhaxha Avramin, dhe siç thoshin shpesh për të, ata e thonin me gjithë zemër këtë "titull pleqërie", se kishin respekt për të dhe për më tepër sepse fjala e tij ishte e mençur. Atij i dëgjohej dhe i pëlqehej fjala gjithmonë, ndaj ai u bë tregimtari më popullor më pas, jo vetëm në atë qytet, por edhe në tërë vendin. Madje i kaloi edhe kufijtë. Shpeshherë tregimet dhe thëniet e tij i ngatërronin me ato të Nastradinit, por në fakt gjuha dhe logjika e xha Avramit ishte ndonjëherë e tillë, saqë jo më kot quhej "si thikë me dy presa". Kështu rrëfenjat e tij ishin ndryshe.



KRITIKA LETRARE DHE "SFIDAT": MEDIA E RE DHE KRIJIMTARIA SHQIPTARE


KRITIKA LETRARE DHE

$105.85

... Një vizitë mendore në kompleksin linguistik të Archerit nuk mjafton të krekoset në hapjen dhe mbylljen e kapakut të fundit. Natyrshëm një libër i tillë, duhet hapur me kujdes disa herë në një veprim estetik që nis me kapakun e tij të parë dhe me një veprim po aq estetik që natyrshëm kupton atë që ky libër duhet ‘përkëdhelur’ e mbajtur miqësisht, ndoshta aq sa “Lufta dhe Paqja”, (War and Peace) “I zoti i Unazave” (The Lord of the Rings) apo edhe dhjetë librat e tjerë që figurojnë si më të lexuarit dhe më të vlerësuarit në skenën letrare botërore...

KOHËBOTA

KOHEBOTA
$12.40


TERZIU, POET I KOHËS MODERNE, NJË LORKA I VËRTETË Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim, sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: ç’gjë të re, të pathënë i lashë këtu njeriut, poetit të kohës moderne! E tepërta në art hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e artit të gjatë. Agim Shehu

Përgatiti:Flori Bruqi

GRYKËS TË KOHËS DERI TE OPTIMIZMI PËR NDRYSHIME


Nga Bilall Maliqi

Vështrim kritik

(Fatmir Terziu “Grykës” (roman), Sh. B. “Lulu” USA 2010, faqe, 163).


Të shkruash një vepër letrare nuk është e lehtë. Ti prekësh gati të gjitha zhanret letrare përsëri nuk është e lehtë, por kërkohet punë, mund dhe përgjegjësi sidomos në zhanrin e kritikës letrare, por edhe të shkruarit e ndonjë vepre e cila do të rrugëton dorë më dorë nëpër shtresa të ndryshme lexuesish dhe natyrisht pastaj të pritësh përplasje mendimesh për vlerën e kësaj apo asaj vepre të këtij apo atij autori. Deri tani ka pasur rastin lexuesi të njihet me shkrimtarin, studiuesin dhe kritikun e mirëfilltë z. Fatmir Terziu përmes botimeve të tij të çdo fushe e që është treguar i suksesshëm. Këto që i thashë më lartë studiuesi i njohur Fatmir Terziu i posedon me efikasitet të plotë sa i përket punës së tij krijuese të çfarëdo zhanri qofshin ato. Para disa ditësh përmes botës së internetit m’u bë e mundshme ta lexoj romanin e tij më të ri të titulluar “Grykës”, botuar nga Sh.b. “Lulu” USA, botim autori, 2010. Fillova me kënaqësi ta lexojë këtë roman dhe të shoh çfarë motivi fshihet brenda kopertinave të këtij libri, si është ndërtuar skeleti i romanit, futja në lojë e personazheve dhe jetësimi i tyre sa më efikas.

“Grykës”

Romani “Grykës” është libër bashkëkohor interesant për lexim i shkruar me kujdes të veçantë me përgjegjësi dhe me një art të avancuar krijues të autorit. Libri shoqërohet me temë interesante e cila është shkruar në kohë e situata të caktuara të cilat autori i ka ndërtuar në funksion të shtjellimit sa më efikas të temës së shtrirë gjithandej romanit. Romani si i tillë mbështetet mirë në ndërtimin e efektshëm të mbarvajtjes së temës së sajuar e që autori është munduar në mënyrë sa më të thuktë me një gjuhë të rrjedhshme për çdo shtresë të shoqërisë, të forcuar bukur mirë edhe me shtjellimin e temës të cilën autori e ka përzgjedhur për t’ia servuar lexuesve.Personazhet në libër paraqiten në situata dhe momente të ndryshme. Rregullimi dhe futja në punë e personazheve nga autori është bërë aq bukur sa secili lexues do të bindet se me të vërtetë autori është mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të romanit me të gjitha karakteristikat dhe kërkesat elementare që i kërkon një roman bashkëkohor e këto i gjejmë këtu në këtë roman interesant dhe tërheqës për lexim.
Romani që po e shtjellojmë tek lexuesit përçon një realitet të vërtetë dhe një objektivitet të periudhës post komuniste në të cilën mbështillet vendi ynë, ku autori u mundua në këtë roman gjithnjë përmes mesazhit drejtuar lexuesve në përgjithësi të pasqyroj situatën e pëgjithshme e që lexuesi të nxjerrë atë të vërtetën lidhur me “sëmundjet” që e kanë kapluar vendin tonë duke përfshirë këtu korrupsionin, prostitucionin dhe çdo ves negativ të shoqërisë sonë e që për fat të keq ende nuk po çrrënjoset as korrupsioni, as këto vese negative të cilat ia humbin imazhin kësaj shoqërie dhe vendit në përgjithësi.

Portreti Monda Huta

U mor vesh më lart se romani në fjalë ka bërthamën e tij e cila është ndërtuar në atë mënyrë që të del para lexuesve konkluzioni se njerëzimi i shoqërisë sonë është futur në gjendje amorale, korrupsioni, degjenerimi , pasiguria shpirtërore etj., e që mjaft mirë është pasqyruar në këtë libër. Romani është ndarë në katërmbëdhjetë kapituj të arsyeshëm sepse lexuesi në çdo kapitull merr frymë në një sinkopë të shkurtër për të vazhduar më tej në leximin dhe shtjellimin e këtij romani interesant dhe tërheqës për lexim. Personazhi më i interesant i romanit Monda Huta, ku autori paqyron portretin e kësaj bukuroshe të zgjuar e cila përpiqet ta ruaj dashurinë e pastër në këtë kohë të pakohë.
Edhe personazhet e tjera në këtë roman autori i personifikon dhe ua jep detyrën e qartë në mbarëvajtjen e roleve të tyre duke e paraqitur kështu edhe karakterin e personazheve brenda librit.
Vend me rëndësi në libër kanë çifti Monda Huta dhe Tritan Begu të cilët mbulojnë bukur mirë romanin dhe mbarvajtjen e tij, të cilët mundohen ta mbajnë gjallë të mirën, të lirohen nga e keqja që e kishte gllabëruar kohën dhe njerëzit në të. Tjetër personazh interesant është edhe Ulko Çopia, por jo vetëm ai, autori jetësoi edhe personazhe të tjera me karaktere të ndryshme si personazhi i Subit, shef i policisë, i cili para lexuesve paraqitet si intrigues i interesuar për t’u ngjitur në karrirerë dhe për t’u bërë njeri i parë me pasuri, kësaj ngjitje ia bëri të mundur lidhja me vjazën e sekretarit të partisë. Pra këtu shihet qartë lakmia për t’u ngjitur shkallëve të karrierës në mënyrë jo të ndershme.

Shkëndija shprese

“Çdo bukuri e ka të zezën e vet”
                            (Beqir Musliu)

Thotë Beqir Musliu shkrimtar i përmasave mbarëkombëtare e cila në këtë rast ndërlidhet me temën, ku prej gjithë kësaj  “gryke” që u përbinë të gjitha këto të zeza që u përmenden më lartë, autori i librit len pak vend për shkëndija shprese dhe optimizmi për të ardhmen me të bukur dhe më reale. E kjo vjen si rezultat i ndërrimit të sistemit diktatorial në një sistem tjetër që ndoshta sjell xixa drite e shprese për popullin e përvuajtur në çdo fushë të jetës.
Gjatë leximit të kësaj vepre, lexuesi do të kuptoj rrugën e ngjarjeve deri në epilog të romanit, sidomos të personazheve që dhanë maksimumin e përgjegjësisë që ia ka dhënë autori në këtë libër.
Romani “Grykës” i shkrimtarit Fatmir Terziu, shoqërohet me një vlerë të begatshme letrare, sepse vepra në fjalë i ka të gjitha specifikat që duhet ti ketë një roman, me një ndërtim efikas dhe me qëndrimin e vlerës artistike të saj që nga prologu deri te epilogu i librit gjithnjë duke shoqëruar librin me tematikë të qëllueshme dhe koherente, duke nxjerrë në fund lexuesi konkluzionin për mesazhin drejtuar shoqërisë në përgjithësi.
Kujtojmë se romani “Grykës” i shkrimtarit Fatmir Terziu do ta ketë vendin meritor tek syri i kritikës letrare dhe do të ketë “banim” të përhershëm në mesin e veprave të avancuara artistikisht në letërsinë bashkëkohore shqiptare.
Add toAdd to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Optika qytetare dhe pozicioni intelektual i FATMIR TERZIUT

nga Kristaq Turtulli





                Kam lexuar mjaft këto vitet e fundit mbi aktivitetin e rëndësishëm dhe përkushtimin intelektual të Fatmir Terziut. Një punë voluminoze,  kritikë, analitike dhe studimore në shërbim të artit dhe të kulturës Shqiptare. E kam përshëndetur me shumë dëshirë dhe respekt aktivitetin e tij voluminoz, të papaguar por të një rëndësie të veçantë.
Dikur një ndërmarrje, një nismë të tillë organizohej nga institucionet shtetërore. Kish  objekt dhe rëndësi të interesave të kohës. I shërbente me besnikëri qëllimit të atyre që e organizonin dhe drejtonin. Gjithsesi edhe nën presion politik dolën vlera të padiskutueshme dhe të pamohueshme. Arti i mirë me cilësi u reziston kohërave, lulëzon edhe në shkëmb.
Sot gjithçka është krejtësisht ndryshe. Ndodhën ndryshime të mëdha të mendësisë dhe të sistemit. Të dëshirës për progres, për të njohur botën, për tu pasuruar. Për të shkundur nga supet mykun e kohës. Të përshpejtimit, të amullinë dhe pështjellimin të periudhës së tranzicionit. Nuk është shumë e lehtë të përshtatesh. Të pranosh pa kompromis realitetin, të jesh i kthjellët, objektiv dhe i paanshëm.
Me ndryshimin e sistemeve sigurisht që ndryshoi optika, problematika, këndshikimi, u rit komunikimi, kërshëria. Molla e ndalur prej shumë vitesh u prek dhe u kafshua prej të gjithëve. Ndërkohë bota u bë çuditërisht shumë e vogël. Vërshoi letërsia, piktura, në atdheun mëmë, por edhe në mërgim. Në të gjitha skajet e globit, ku mundën dhe shkuan shqiptarët, por që mbartnin pas vetes një varg me ndjenja, përshtypje, dhembje, shqetësime, kujtime dhe mendime. Letërsia nisi të shkruhej e zhveshur nga kornizat e ngushta. Shitësve librarive u merret fryma, nuk mund të lëvizin prej peshës së madhe të librave. Por nuk mund të thuhet se çdo gjë që shitet dhe gjendet nëpër librari është grurë i cilësisë. Aty mund të gjesh shumë barishte që shiten për grurë, dhe misër, urof, tërshërë a ku di unë.
Ndërkohë përmbysen kultet e vjetra ngaqë i ka lodhur në vite e vite shkëlqimi i tyre. Ngrihen artificialisht dhe individualisht mbi këmbëza druri të pa latuar mirë, kulte te reja.
Kuptohet krijuesit kanë nevojë të shprehen, të pasqyrojnë jetën, ndryshimet, ngjarjet, emigracionin e madh, të shkuarën dhe situatat që përjetojnë. Gjithashtu lind nevoja se ata me pa tjetër duhet të gjykohen dhe të vlerësohen me paanësi dhe dashamirësi nga njerëz të kualifikuar për krijimtarinë e tyre, kur kanë vlera.
Pra ndjehet gjithnjë e më tepër nevoja e gjykimit dhe e evidentimit të kësaj kulture, arti dhe letërsie. E cila ka nevojë për seleksionim dhe përgjegjësi qytetarie. Kjo çështje mendoj se është shumë e rëndësishme, mbasi heshtja e mendimit intelektual dhe të kualifikuar u lejon, u hap udhë prishjeve të shijeve estetike, cilësisë, nuk vlerësohet e realja dhe e vërteta. Në rrjedhën e pandalur të viteve, brezat lëvizin, rriten, ndryshojnë , por kanë nevojë të mësojnë.
Një rol të rëndësishëm në këtë fushë, për evidentimin dhe pasqyrimin, të mendimit kritik të letërsisë. Me punën këmbëngulëse dhe voluminoze sigurisht që e ka intelektuali dhe krijuesi Fatmir Terziu.
Para disa ditësh më ra në dorë romani ‘Grykës’  I shkrimtarit Fatmir Terziut. Mërguar si shumë të tjerë, vite më parë në Angli. Libri është botuar në Shqipëri më 2010, nga shtëpia e njohur botuese ‘Lulu.
Me shumë dëshirë fillova ta lexoja librin ‘Grykës’.
Romani ‘Grykës’ qysh në titull duket intrigues. Të krijon menjëherë përshtypjen e etjes për përlarë gjithçka me grykësi përbindëshi. Paçka se në kopertinë prehet një femër e bukur gjithë pafajësi.
Romanin ‘Grykës’ e lexon me ëndje nga faqja në faqe dhe është një libër bashkëkohor, interesant, i shkruar me kulturë, dhe përgjegjësi qytetarie. Libri ka intensitet, me digresione, kalime situatash, sjellje në kohë. Përshkohet në të një ankth i fshehur, që lëviz si eter nën dhe e nën lëkurë. Ky makth të merr me vete hap pas hapi në rrjedhën mëtejshme të ngjarjeve. Personazhet në libër paraqitin situata dhe momente të caktuara në funksion të shtjellimit dhe të qëllimit të autorit. Aty ku është dëlirësia, ndjenja intime, puthja,  fshihet pasiguria, grykësia. Një teh i mprehtë, gjendet ndehur në erë.
Autori është i saktë, i kujdesshëm, inteligjent, vëzhgues në trajtimin dhe shtjellimin e veprës. Optika e tij e shikimit është e koncentruar në atë mesash të rëndësishëm që do të përcjellë tek lexuesi i sotëm i kualifikuar, i cili nuk pranon zgjatime dhe përshkrime të panevojshme. Grykësia nuk është diçka e pakapshme, ajo gjendet kudo nën lëkurë dhe ka një neps të papërballueshëm, për seks, pushtet dhe para. Fuqia e fshehur e grykësit ka pasoja fatale për jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Diktatura është e mostër sikundër dhe grykësia sepse është pjellë e saj dhe sëmundje gërryese e demokracisë.
Romani ‘Grykës’ i shkrimtarit Fatmir Terziut përcjell tek  lexuesi me finesë dhe vërtetësi ngjarje të ditës, të rëndësishme të periudhës post komuniste në të cilën po jeton vendi ynë. Fill pas trazirave paradoksale dhe aq shkatërruese për vendin tonë.
Të gjithë e përjetojnë situatën dhe gjendjen e sotme, por e rëndësishme është se sa je i aftë ta pasqyrosh,  të jetë lexueshme, të lërë mbresa, ta përjetosh dhe të nxjerrësh mësime nga një vepër. Sepse ky është dhe vetë misioni i krijuesit, përcjellja dhe demaskimi në mënyrë emocionale i vesit, korrupsionit, banalitetit, falsivitetit,  frikës, poshtërsisë.
Të shkruash thjesht dhe me sens do të thotë të shkruash bukur.
Qysh në hyrje të librit, gati si rastësisht nëpërmjet një bisede në dukje e thjeshtë, me të rëndomtën dhe delikatesën e moshës, midis disa vajzave të reja. Autori Fatmir Terziu me penelata të shkathëta, fraza të sakta ,të rrjedhshme hap ngadalë dhe me kujdes siparin. Na paraqet gjendjen, korrupsionin, degjenerimin, prostitucionin, frikën, vuajtjen e brendshme shpirtërore në të cilën ndodhen vajzat e reja dhe shoqëria e lodhur aq tepër me përmbysje dhe çmenduri nga periudha e stërzgjatur e kalimit nga një sistem në një sistem tjetër.
 Në instancat më të larta të shtetit dhe të rendit gjendet gangrena e korrupsionit. Ajo endet, shtrihet dhe përtej kufijve të shtetit mëmë, në Maqedoni, Kosovë. Metodat dhe format janë të ndryshme, përfundimi është i njëjtë: ligësia dhe etja e shfrenuar, pa marrë parasysh asgjë. Por jo për të shuar kureshtjen e lexuesit, përkundrazi për ta ndezur atë, për të ndjekur me kujdes zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve.
 Vajzat e reja duan ngrihen mbi të rëndomtën, të neveritshmen dhe të protestojnë. Mbasi janë ato të parat që e pësojnë për tu pasuruar dhe shuar epshet mbi supe dhe në trup.
Një sërë personazhesh të shfaqen përpara syve. Ata janë të portretizuar, të dhenë me vërtetësi dhe me detaje të sakta. Ja si e paraqet autori njërën prej tyre:
’Një njollë rozë dhe tejet delikate i shfaqej në faqen e majtë të saj. Goja e saj e plotëqeshur me një kërshërinë tërheqëse të bënte më tej të përhumbje. Ai mori frymë thellë e shumë shpejt. Rrëmbimthi nxori, ndoshta më shumë ajër nga sa thithi në çast. Ta dinte që ishte kaq e bukur kjo Monda Huta.’
 Bukuroshja Monda Huta është një nga personazhet më interesante të librit të përshkruar prej autorit me dashuri. Ajo është një vajzë e zgjuar që përpiqet të ketë dinjitet, ta ruajë të pastër dashurinë në këtë amulli të pakuptimtë, ku njeriu për njeriun është ujk.
Personazhet në librin: ‘Grykës’ paraqesin shtresa dhe mendësi të caktuar. Të cilët jetojnë, lëvizin, ëndërrojnë, meditojnë, bëjnë të pamundurën për të plotësuar egon e tyre, duke mbartur mbas vetes të shkuarën afërt dhe të largët. Nuk është e lehtë që njeriu të shkëputet aq shpejt prej së kaluarës.
 Nga kapitulli në kapitull paraqiten ngjarjet dhe situatat, me meditime dhe intensitet. Çifti Monda Huta dhe Tritan Begu përshkojnë në libër një linjë dhe zënë në vend të veçantë të tipizuar me vërtetësi. Të dy janë të dashuruar, i jepen njëri tjetrit, gjenden shumë pranë, nën presionin e së keqes përpiqen për realizuar më të mirën.
Ulko Copia është personazh interesant. Gjetja e kaut rrëmbimi dhe vendimi i të atit për ta bërë pastërma. Mbasi e kaluan kaun në provë. Protesta e heshtur e Ulkos për të mos e lejuar të bijën të shkojë aksioneve. Ai shkoi dhe u paraqit vete në sheshin e nisjen së vullnetarëve.
Personazhi i Subit, shefit të policisë është intrigues, dhenë me kujdes, i paskrupullt, tipik, i ardhur nga llumpeni, për tu ngjitur në karrierë dhe për tu bërë i pasur. Lidhja me të bijën e sekretarit të partisë përbën një shkallë ngjitjeje. Enigma e Zotit X, telefonatat e mugëta. Mbas tij fshihen të tjerë, që mbartin në mot të errët një thes me eshtra. Ja si e përshkruan autori:
‘Dy re u shfaqën menjëherë në qiell kur thesin e zi të mbushur plot me eshtra e plasën   dy mushamaveshur në qoshin e asaj godine të braktisur vitesh. Dy retë e zeza në fakt vetëm sa imituan krokamën e korbave, që u shfaq, u dëgjua dhe u shua pas Kodrës së Mavijosur. Pastaj, e gjitha u tendos nën një thupër të zjarrtë, që u shkëput nga qielli e përfundoi aty ku zëri i kambanave dëgjohej çalë.
Pas tyre vjen fuqia absolute e ndëshkimit, në se prishet marrëveshja. Primitivizëm shtazarak i kohëve moderne. Të tjerë lëvizin në terr, përfaqësojnë regresin, janë grykës dhe nuk kanë asnjë shenjë njerëzore, mbasi grykësia të tjetërson. Të paditurit, të paparët dhe të tërbuarit janë më të rrezikshëm se bishat.
Konfuci i lashtë ka thënë: ‘Ruaju të pangopurit e të pushtetshmit më shumë se tigrit.
Natyrshëm të vjen mendimi se grykësia u ngjan metastazave të kancerit që mbështjell trupin e brishtë  të shoqërisë të dalë prej një sistem të egër diktatorial dhe po shkon mbështetur mbi paterica drejt një sistemi tjetër. Por që i duhet të përshkojë një urë të gjatë për tu bërë vërtet vend demokratik. Krahët e metastazave lidhen, vijnë nxitimthi nga shumë skaje, anë dhe labirinte: inferioritetit, egoizmit, etjes për revansh, për pushtet. Kur njeriu del papritmas prej errësirës në dritë dhe ku elementet e shfrytëzimit dhe të shpërdorimit janë të skajshme.
Autori nuk hyn në hollësi të shtjellimit të ngjarjeve ai e lë të kuptohet. Janë zhdukur shumë vajza. Njëra prej tyre fatkeqja dhe naivja Mendo Bogjas që e donte aq çiltërsisht Subin, u gjend e mbytur në breg të detit, pranë saj u gjend ora e Subit, në një vajzë tjetër në ADN doli sperma e tij.
Në mbyllje të librit autori lë një dritë shprese. Një kontradiktë që ndodh, ku forcat e mirëfillta janë gjithnjë në pritje për të gjetur një udhëzgjidhje. Në Shqipëri krahas zhvillimeve të përshpejtuara, kristalizohet dhe një mendësi e re e cila shpejt a vonë do të jetë promotorë e zhvillimeve  të mëvonshme të ngjarjeve. Uji që të pastrohet dhe të bëhet i pijshëm e kërkon dyzet guriçka. Dhe të shihet një progres, zhvillim dhe përparim e kërkon një kohë, duke mbartur mbas vetes besimin. Kjo shihet në dy propagandistët kryesorë të librit: Monda Huta dhe Tritan Beku.

Nga Aleko Likaj:Gjuhë filmike në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut



Nuk do ta quaja aspak rastesi ardhjen e nje romani te tille, si “Grykës”, ne jeten artistike te nje poeti, studjuesi, kritiku, prozatori, kineasti,  por edhe të një gazetari me nje aktivitet të ngjeshur në nje treve si ajo e Shqiperise se mesme, ne nje prej periudhave me te veshtira te saj, ne vitet 97-98, athere kur edhe vete shteti ishte inekxistent. Fatmir Terziu sot ne emigracion, ka mundur qe te krijoje portretin e tij intelektual ne nje menyre te tille, qe do ti a kishin zili e pse jo shume kolege aty ne Tirane, intelektuale, studjues e kritike. I dipllomuar me rezultate te shkelqyera dhe tani  profesor ne Universitetin LSBU ne Londer. Lektor i rendesishem ne fushen e kritikes, analist dhe studjues nga me seriozet per problemet e kultures shqiptare aty, por edhe asaj boterore.
Prej shume vitesh, per shkak edhe te njohjes sone te hershme, lexoj vazhdimisht poezi e proze nga krijimtaria e Fatmirit, perpos materialeve te tij me karakter shkencor e hulumtues ne nje fushe si  letersia. Kam ndjekur me simpati edhe botimet e shumta te tij veçanrisht keto vitet e fundit. “Grykes” roman i  hedhur para pak kohesh ne qarkullim nga Shtepia Botuese “Lulu”, me erdhi  me poste nga Londra si nje befasi e suprize njekohesisht. Nuk kishim folur per kete me pare, dhe as qe nuk kam patur dijeni se miku im Terziu, prej kohesh krahas  puneve te tjera te dites, si pergatitje e leksioneve, studimet, por edhe angazhimi serioz ne drejtimin e gazetes “Albania News” qe del ne gjuhen shqipe dhe angleze per emigrantet e shumte shqiptare e kosovare qe jetojne e punojne ne Britanine e Madhe, por edhe te nje websiti internetik  qe titullohet “Fjala e Lire”, nga me te njohurit tashme ne diaspore, i cili  ka mbledhur rreth tij me dhjetra intelektuale, krijues nga te gjitha cepat e botes ku jetojne sot shqiptaret. Por ai e kishte gjetur nje hapesire kohore qe te nxirte ne drite e te hidhte ngjarje qe ne fakt i ka perjetuar ne eksperiencen e gazetarit. Disa nga ato i njoh edhe une, por Fatmiri i ka perjetuar ndryshe. Fiksioni ne veper eshte ne kufijte e minimales. Ky eshte nje tipar dallues i autorit ne romanin e tij te pare.
Fatmir Terziu i njeh shume mire vendet ku i vendos ngjarjet ne romanin e tij dhe kjo duket qarte ne skenat realiste qe pershkruan. Nje histori e trishte me kontrabande e kontrabandiste te disa fushave , ku ne aspektin kriminal grupi mbetet i fuqishem e me perkrahje e prapavije te rendesishme  e te fuqishme njekohesisht, duke pasur nga pas nje sfond shteteror e politik. Aty gjen edhe prostitucionin.  Autori duket se i ka hyre ne zemer problemit i cili ka realisht nje gjeografi qe leviz brenda e jeshte kufijve te vendit. Madje ne shtetin fqinj ze e ngrihet e konstrukturohet ngrehina e madhe e krimit dhe qe leviz pastaj e shfaqet  ne rrugica, sheshe te qyteteve tona. Atje ku gelon dhe kerkon qe te fitoje « kredi » bisnesi qe realisht mbetet keneta ku gjallohen e levizin reptilet e medhenje e te vegjel. Por ajo qe e dallon romanin e Fatmir Terziut nga botimet e tjera ne kete fushe e ngjarje ka te beje ne rradhe te pare se autori ne fakt i ruhet nje lloj shtampe qe verehet pothuajse ne zhanre te tilla sa here tentojne te rrokin tema te njejta me te. Terziu nuk merr persiper qe te bej moralin e moralizuesin ne vepren e tij, çka ka zgjedhur ti jape vepres nje karakter fragmentar si ne nje kronike e cila dominohet me shume nga menyra gazetareske. Eshte lexuesi ai qe ne fakt e perjeton e analizon dhe e klasifikon subjektin  pa asnje ndikim, brenda kornizes se tij te formimit dhe botkuptimit. Fatmir Terziu nuk i ben asnje koncension se keqes…..
“Grykës” eshte nje roman aksion, ku lirikja e dramatikja  brenda librit duken si ne nje simbioze te plote. Ka nje gjuhe filmike. Autori kerkon qe te perfshije ne aksion nje spekter pak me te gjere ku perveç konstatimit te tij gjen aty te pikturuar shume mire edhe boten e brendeshme te personazheve te tij. Kjo nuk e veren  tek dhjete a dymbedhjete figura qendrore te vepres, por edhe tek ata personazhe qe ne dukjen e pare dallohen per realizem brenda figures se tyre te dhene nga autori. Ai vizaton dhe jep portrete njerezish ne menyre krejtesisht te besueshme te veshur kesisoj brenda « kostumit » te karakterit  te tyre. Tipizimi si nje metode qe harrin shume shpejt te na jape bindshem nepermjet  dy a tre frazave te shkurtera figuren e heroit, apo te njerezve e personazheve qe levizin deri ne sfond, me sa duket eshte bere dhe bie menjehere ne sy tek kjo veper e re e Fatmir Terziut, si nje qellim me vete. Eshte i kursyer autori edhe kur tenton qe te na jape e te pershkruaj ambjente. I beson  nje dialogu ku ndjehet edhe bota e peronazhit te tij duke i perzgjedhur fjalet, qe ne thelb, shumica e tyre ka e percjell emocion Me qe jemi ne kete pike, sapo e perfundon se lexuar romanin e Fatmir Terziut, te krijohet pershtypja se diku i ke ndeshur keto personazhe dhe se edhe ti vete ke qene ne ato ambjente te cilat here-here te duken jo krejtesisht te panjohura sikur vijne nga « kozmosi » siç ndodh shpesh here ne botimet e fundit aty ne Shqiperi. Secili realisht ben nje lloj perjetimi.
Nuk e di pse personalisht jam ndjere mire per mikun tim te vjeter Terziu, kur mbylla  edhe kapakun e fundit te librit dhe e vendosa mbi tavoline. Per pak çaste u duk se meditova duke u kthyer pas nder vite. Pastaj ngjarjet qe posa kisha shfletuar ne roman si ne nje celuloid filmi, mu rrikthyen ashtu siç ndodh ne te vertete me nje skenar te plote artistik. Subkoshienca filloi qe ti analizoje. Ne fillim ato me kryesoret e me pas detajet dhe emocionin artistik qe prodhuan ato…Fillova qe ti analizoje, dhe sikur te isha une vete autori, nisa te mendoja qe ti riformoja edhe nje here. Ti shkruaja ndryshe… te shtoja e te hiqja elemente te tjere. Mbase e benin vepren me te fuqishme, por edhe me te dobet se ç’mund qe ta beja une…Kjo gjendje me pushtoi deri vone sa rashe ne shtrat, diku nga mesnata.Por edhe aty. Here i gezohesha suksesit te shokut, here…Me erdhen shpejt ndermend copeza mesazhe miqsh krijues te cilet kur u dergoj ndonje gje qe kam shkruar, nisin e me sjellin lloj-lloj skemash ku sipas tyre “duhet qe te shkoje vepra perpara se te dale ne botim”. Per hir te realitetit nuk ndjehesh mire ne keto moment. Se ne fund te fundit krijimi e te berit letersi, eshte nje akt teresisht individual dhe jo kolektiv. Bolle me me kolektivitetin qe lame pas…Çdo veper shenon nje nivel te caktuar ne ngritje te autorit. Kjo tani qe doli libri , nuk eshte aspak e rendesishme…
I urova Fatmir Terziut, me zemer; urime miku im. Befsh vepra te tjera me te bukura…
Pastaj flejta i qete nen çarçaf te bardhe, e nje fllad i lehte vere ma freskoi ballin.

Lakuriqësia e kohëtranzicionit në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut.


Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj


Romani “Grykës” i Terziut, vlerë në kolanën e letërsisë shqipe


Vilhelme Vranari Haxhiraj


Lakuriqësia e kohëtranzicionit në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut.

Fatmir Terziu, ky shkrimtar bashkohor, ky shqiptar i mirë dhe i palodhur, ka dhënë vlera të mëdha në disa fusha; si në gazetari e publicistikë, në kritikë letrare, në kinematografi, si dhe në krijimtari letrare. Në fushën e letrave autori ka dhënë sprova të suksesshme në poezi dhe në prozën e shkurtër (tregim dhe novelë). Me një aktivitet tejet të ngjeshur, mjaft të pasur , tejet koherent dhe shumë cilësor brenda një dhjetëvjeçari, ai sot ballafaqohet me artin modern botëror dhe pranon sfidën në të gjitha sferat ku ai lëvron. Është fitues i disa çmimeve në letërsi si çmimi “Kadmus”- Greqi; “Pena e artë” Kosovë; “Mirënjohje e Bashkisë Sarandë” etj ...
   Para dy muajsh Terziu ishte fitues i një konkursi ndërkombëtar në kinematografi, i vlerësuar me  çmim, nga tri juri ndërkombëtare (Kanada, Australi dhe Zelanada e Re). I lidhur si mishi  me kockën me vendlindjen, Elbasanin, atë e shqetëson fati i bashkëqytetarëve të tij, që është nën kërcënimin vdekjeprurës të metalurgjikut. Kjo ishte tema tronditëse që e renditi atë në vendin e parë.
     Fatmiri duke qenë kërkues ndaj gjithçkaje të mundshme, të arritshme që ia lejojnë shqisat, intelekti dhe mundësitë fiziko-mendore, nuk ndalet dhe provon të bëjë diçka të re, por më të vështirë, më të sofistikuar e cila kërkon vullnet, punë dhe kohë. Së fundmi ia arrin qëllimit dhe krijimtaria e tij letrare, jo vetëm u pasurua nga pikpamja sasijore por edhe nga ana cilësore. Tashmë, qysh nga fundi i vitit 2010 ai i ka dhuruar lexuesit romanin e tij të parë me titull “Grykës”. Për fat ky libër më ra në dorë para një muaji. E lexova me një frymë dhe e rilexova për ta shijuar si duhet.
   Sa e dëgjon titullin e romanit” Grykës”, para teje shpaloset një botë e huaj, që nuk të ngjitet për shtat, sepse është e  pangopur dhe gjithë ligësi për koshiencën e çdo njeriu me norma. Dhe menjëherë i virtytshmi pyet ndërgjegjen: “Më thuaj Zot, këto ndodhin
në Shqipëri?!” Fatmir Terziu, si çdo shqiptar, larg vendlidndjes kërkon të bëj sa mundet për atdheun. Jo më kotë gjithë ata shqiptarë që jetojnë e punojnë në emigracion për të evidentuar historinë dhe kultiurën shqiptare i kam quajtur ambasadorë të paemëruar të Shqipërisë.
Dashurinë, mallin për Atdheun, dhimbjen për problemet sociale, keqardhjen për tjetërsimin e njeriut, ankthi për mungesën e qytetarisë, të cilat shqetësojnë çdo njeri që e do vendin e tij, Fatmir Terziu i ka shprehur më  së miri në romanin “Grykës”.
    Në kontrast me titullin është ballina e parë e librit, ku adhuruesi i letërsisë e vëren me kujdes...mes perëndimit të purpurtë në të bronztë që iku dhe agut të kristaltë mëngjesor që pritet të vijë, ku spikatin e kaltëra dhe ngjyra rozë e agimit, fle e qetë një femër. Edhe pse përjeton ëndrrat e saj rinore, ajo dhe gjithë qenia e saj e dëlirë, e pafajshme, si buzëqeshja e foshnjës,  paraqet rrezik për të qenë preh e epshit shtazarak të grykësve, që gjithçka të mirë që shohin apo që ekziston diku në planet, duhet të bëhet pronë e tyre me çdo kusht.
      Pas dedikimit të autorit, familjes së tij, tek e cila gjen forcën dhe frymëzimin, që e pason  parathënia dinjitoze dhe profesionale e  Z. Kristaq Turtulli, të bije në sy një paragraf në kornizë, që për shkrimatrët të cilët në veprat e tyre kanë reflektuar ndaj problemeve sociale të dhimbshme që përjeton shoqëria shqiptare, e marrin me mend se në ato rreshta është sentenca e romanit. Po të doni pranojeni, po të doni, mos e pranoni, por kjo është e vërteta e hidhur. Lexojini këto rreshta të autorit dhe pastaj gjykoni! Janë këto fjalë të mençura që vijnë për lexuesin si një shkëndijë që do t’ju ndriçojë ndërgjegjen  dhe do t’ju rris kureshtjen për ta lexuar romanin pa hezitim.
      më thoni, çfarë nuk është e vërtetë këtu? E vërteta“Ata janë çdo gjë, ata janë zyra, ata janë ligji. Ju do të mbeteni vetëm viktima sociale, apo edhe
ato do ti vuani në forma të ndryshme. Pa punë. Pa familje. Me tytën e pistoletës tek koka. Sa vetë janë zhdukur gjatë kësaj kohe?! A nuk bëhen javë për javë emisione për të zhdukur? A thua se është kohë e mesjetës dhe nuk i gjendkan njerëzit? Një mace dhe një qen gjendet më shpejt,se sa një njeri.”- shtjellohet nga autori në të gjitha faqet e romanit, ku bëhet një analizë e thellë, filozofike, psiko-sociale e shoqërisë sonë në dy kohë: dje në diktaturë, e cila me varfërinë që mbolli, solli pasojën që ishte koha e dytë, ajo e ndryshimeve të mëdha politiko-sociale, por me një epsh, me një etje të paparë për t’u pasuruar sa hap embyll sytë, me urdhër të peshkut. Askush nuk pasurohet pa punuar. Pikërisht se si janë pasuruar një pjesë e mirë e pasardhësve të diktaturës, Fatmiri na e jep në tabaka të argjendtë mes romanit të tij psiko-social. Ai që e vërenë, e kupton. Kurse dikush që e vuan, reagon...

    Drama e romanit.

      Faktikisht në këtë libër nuk trajtohet një temë, por disa tema që kanë të bëjnë me Grykësinë, pangopjen. Grykësia i ngjan Lubisë së përrallave, që sa më shumë ha, aq më shumë i hapet oreksi. Dramat e librit zhvillohen në Shqipërinë e mesme, dhe kryesisht në zonat kufitare të të dy shteteve, Shqipëri-Maqedoni. Aty ndesh trafikun e paligjshëm, ku në një kazan ziejnë të huaj dhe vendas. Këta nisin nga njerëzit e thjeshtë dhe deri në sferat më të larta të shtetit, që komandohen nga një dorë e padukshme. Në qendër të romanit është korrupsioni, kjo plagë e përbotshme që po grryen shoqërinë në mbarë universin. Ky problem madhor që me të drejtë shqetëson autorin, del si rastësisht qysh në hyrje.
    Një grup vajzash të reja, që kanë përqafuar normat e kohës, me ëndrra për një jetë të re, më të begatë, por jetojnë me shqetësimin e ndodhive në qytetin e tyre. Ndaj kërkojnë të gjejnë të vërtetën. Dhe këtyre bisedimeve si të paqëllimshme ato duan t’i venë një emër dhe e quajnë “E Diela e Fjalës”. Ky emërtim ka të bëjë me lirinë si nocion dhe lirinë vetjake që individit shqiptar i ka munguar dhe ende i mungon. Edhe pse janë nga familje me një pozitë politiko- shoqërore, si Monda Huta (e bija e deputetit), Menda (gruaja e shefit të policisë) apo vajza e Prokurorit etje...ato i shqetëson zhdukja pa nam e nishan e disa femrave, ose vrasjet makabre në mes të qytetit. Terziu përmes narracionit, i cili të lë përshtypjen se vet ai është faktor i pandarë i gjithë rrjedhës së ndodhive që trajtohen në roman. Ai rrëfen thjeshtë, me shumë finesë, me një gjuhë të pasur me figura letrare dhe nënkuptime, me fjalë të reja me të cilat pasuron fjalorin e gjuhës shqipe, që duket sikur e nxit lexuesin të kërkojë drejtësi për vete e për komunitetin. E bukura e magjishmja në këtë roman, qëndron te thjeshtësia e gjuhës, për të cilën thuhet:  Thellësia dhe vlera nuk mbështeten mbi lulet
e metaforës, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit
 (Mihai Antonescu)”  
     Në kërkim të zgjidhjes së enigmave dhe dilemave, ai ka skalitur portrete, ku secilit i ka veshur kostumin e vet në përputhje me karakterin që ka. Çdo personazh ka fytyrën dhe vendin e vet në roman që karakterizohen nga ngjyrat e kohës. Mënyra e njohjes së tyre, përmes mjeshtërisë së penës së Fatmirit, e bënë lexuesin të adhurojë atë që është për të dashur dhe të urrejë atë që është negativ. Ngjarjet dhe personazhet nguliten në kujtesë për vendin që zënë, por do të veçoja Monda Hutën, Tritanin. Ndërsa shefi i policisë, Subi, të ngjall mëshirë për karakterin e tij pervers, tipik i njeriut mesjetar që e do gruan vetëm për seks dhe për t’i dhuruar një trashëgimtar. Është rast i rrallë që një autor mashkull të mbaj qëndrim kritik për një fenomen denigrues ndaj femrës, si Fatmir Terziu.
    Në faqet e romanit shikon femra që mund t’i krahasosh lehtësisht  me robotët, të cilat funksionin e tyre e kryejnë më së miri. Këto janë të një marke, me të njëjtën veshje, njëlloj si jeta e tyre parazite, madje e pakuptimtë.  
 Rrëfimi i Ulko Çopisë për vjedhjen e kaut dhe vënia e tij në provë, janë aq të goditura se tregon më së miri varfërinë dhe tjetrësimin e njeriut në diktaturë.
Ja si shprehet Terziu në lidhje me trashëgiminë e gjithë të këqijave  që nga  koha e diktaturës.
   “Kishte kohë që ky vend kishte ngecur në pengesa të shumta prej këtyre marifeteve që luante paraja,
që luante fuqia e “Botës së Floririt”. Por shansi kishte trokitur në derë. Zoti e kishte dhënë dhuratën e
tij. Dëshmia historike, fshihej tek ai thes i zi, tek ato eshtra…”

Koha në të cilën zhvillohen dramat

    Kurse tema trajtohet, përmes kohëtranzicionit të gjatë, ku e sotmja lidhet me të shkuarën e diktaturës komuniste. Tema është e gjerë dhe shtrihet si në kohë dhe në hapësirë. Terziu përmes personazheve enigmatik kërkon zanafillën e këtij korrupsioni, këtij deformimi psikik të njeriut. Për të zgjidhur ekuacionin me shumë të panjohura, ai kërkon fjalëkalimin, ose Kodin. Autori e shpreh mjaft mirë në paragrafin e mësipërm, ku mjaft qartë del se e vërteta historike, pazarllëqet që janë bërë nëpër tregjet e Ballkanit, është fshehur nën tokë. 
Herë-herë në roman duket sikur autori Terziu aludon me historinë tonë kombëtare, të cilën e kanë shkruar të huajt. Shpesh gjatë leximit të duket sikur personazhet bëjnë dy jetë: njëra në tranzicion dhe tjetra jeton ende në diktaturë. Edhe sot janë “Ata” që bëjnë “ligjin”. Fund e krye romani është i mbushur me plot enigma, me mjaft dilema që gjatë leximit të krijojnë një ankth frymëmarrës. 
   Personazhet duke zhbiruar në të shkuarën të njëri-tjetrit, lidhin fijet e së djeshmes me të sotmen. Mjeshtërisht autori tregon se pangopja, Grykësia bën që edhe më i besuari, sekretari i partisë t’i shkelë parimet, pasi kërkon mjetin për të arritur qëllimin. Përdor atë, më të dobtin që ka një njollë në biografi, duke i dj hënë një kockë e bën mashë për të kapur kokën e gjarpërit.
   Shtrirja në gjerësi problematike e temave është aq e larmishme, sa kujt mund t’i shkonte në mend, veç Terziut se bijtë dhe bijat shqiptare, të cilët morën rrugët e kurbetit, i lanë nënat mes katër mureve të shtëpisë dhe bisedojnë me letrat. Autori i ka shndërreuar ata në “njerëz letër”, sepse një letër as mallin e prindit e shuan dhe as i shërben atyre në atë moshë kur kanë nevojë për kujdesin e fëmijëve.    
    Në fund të fundit romani bënë fjalë për një kohë epidemie ku e gjithë shoqëria është e sëmurë. Bukur e ka krahasuar Terziu me sëmundjen e paralizës që nis nga këmbët dhe që ngjitet me shpejtësi drejt kokës. Ngjason me peshkun që për faj të peshkatarit qelbet nga koka. E keqja nis nga njerëzit e thjeshtë deri tek ata që drejtojnë shtetin, bëjnë politikat.  I tillë është i sëmuri nga babëzia edhe pse në karrocë me rrota, edhe pse me një këmb në varr, jep urdhëra, bën trafik të paligjshëm, vret njerëz që janë viktima të pangopjes së tij, transferon miliona në bankat e Zvicrës, prostituon edhe ai i vdekuri dhe i pakalluri, mes një luksi të jashtëzakonshëm, në vila luksoze inekzistente për syrin e
kujtdo. Nga ferri ku jeton jep urdhëra dhe emëron presidentë dhe kryeministra.
   Me të drejtë autori duke vendosur në gojën e personazhit më simpatik, që e vlerëson realitetin, shprehet:
“Ah kjo grykësi, është pamje sa personale aq edhe zyrtare, apo jo?” – bëri sikur pyeti Monda...
   Dhe ti pasi ke mbaruar së lexuari pyet veten: “Kështu do të vazhdojmë, të zhytur në llomi dhe krim,
në imoralitet dhe korrupsion? E meritojmë këtë pasiguri të sè sotmes dhe tè jetojmè né ankth me dilemën
për të nesërmen? Edhe sa do të durojmë vallë?! Vetëm një Zot e di...”
   Urime Fatmir! Tema është sa e gjerë, po aq aktuale dhe tejet e vështirë.

Vlorë 21/09/2011

2011/09/19

Deri kur shqiptaret mund te tolerojne kriminelet serb?

Shkruan Flori Bruqi

Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën 

  Burimet në terren i kanë thënë portalit Indeksonline se shqiptarët tek Lagja e Vitakëve në veri po bëjnë roje edhe në këto orë të para të mëngjesit, nga frika e asaj që mund të ndodhë. Edhe në Lagjen e Boshnjakëve ka grumbullime të shqiptarëve, ndërkohë që përtej në anën serbe shihen lëvizje të kohëpaskoshme të njerëzve. 

“Nuk lëviz nga shtëpia ime dhe nga vendi im”

Vlerësimi i ish  presidentit Fatmir  Sejdiu, lidhur me strukturat ilegale(shpesh edhe militare”, duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh të luftës së Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ka zgjuar reagime të ndryshme nga analistë politikë, të sigurisë dhe të popullit të Kosovës. Në këtë kontekst është vlerësuar se më në fund është dhënë vlerësimi më i qartë lidhur me veprimtarinë kriminale dhe ilegale në veri, të cilat për dhjetë vjet me radhë vazhdojnë të kërcënojnë qytetarët shqiptarë në veri. Analistët vlerësojnë se struktura të tilla janë të dirigjuara nga zyrtarë të regjimit të Beogradit të cilët realisht dhe me fanatizëm janë duke ndjekur politikën kriminale të paraardhësit të tyre, diktatorit Millosheviq. Strukturat ilegale në veri ish presidenti i Kosoves prof.dr.Fatmir  Sejdiu i ka cilësuar si truproja që kanë bërë krime në Kosovë, në Kroaci dhe Bosnjë.

“Ata njerëz nuk duan të ballafaqohen me drejtësinë, realitetin dhe stabilitetin, prandaj edhe bëjnë probleme të caktuara”, vjen si vlerësim i ish presidentit Sejdiu.

Elementët kriminale në veri-struktura të Serbisë

Elementet kriminale në veri jo vetëm që janë struktura të gangsterëve serbë, por ato vazhdojnë të jenë edhe “institucione” të Serbisë. Në këtë kontekst, analisti, Prof.dr.Nexhmedin Spahiu, vlerësoi se strukturat në veri janë para se gjithash struktura shtetërore të Serbisë, por meqë ato nuk janë legale për Kosovën, presidenti ka mundësi t'i cilësojë ashtu siç edhe i ka cilësuar. Ai thotë se ky duhej të ishte hapi i parë i reagimit kundër mafiozëve të luftërave ballkanike. “Zakonisht kur një president shteti flet me një fjalor të tillë, kudo në botë pasojnë masat adekuate ligjore”, vlerëson Nexhmedin Spahiu.


 Ndërkaq, analisti i sigurisë Reshat Maliqi vlerëson se Policia e Kosovës duhet angazhuar në kapjen e të gjithë atyre, të cilët identifikohen si shkaktarë të prishjes së rendit në veri, aktorëve që shkaktuan incidente dhe shpërthime në veri. “Kosova nuk mund të shndërrohet në një kanal të përshtatshëm për kriminelët, por duhet të jetë vend i perspektives, rendit dhe ligjit”, vlerëson z. Maliqi. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, vlerëson se problemi i strukturave paralele është problem politik ku vendimet mund të merren në instanca të larta shtetërore. “Çështja e demilitarizimit ose ndalimit të funksionimit të strukturave paralele në të gjitha fushat në veri të Mitrovicës, është çështje që ndërlidhet me vendimet politike të cilat duhet të ndërmerren në nivele më të larta shtetërore”, vlerëson Hoti, duke shtuar se pavarësisht kësaj, policia është e përqendruar që të vendosë rend dhe ligj për të gjithë. Nëse një president i një shteti flet me një fjalor të tillë( gangsterët në veri duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh nga lufta në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë), në çdo vend në botë do të pasonin masat adekuate ligjore. Se a do të ndodhë në këtë rast demilitarizimi i veriut mbetet të shihet.

Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës mbeten në duart e grupeve kriminale serbe, të cila kanë mbështetje të Qeverisë së Serbisë. Të gjitha rrugët që të shpien për në veri të Kosovës mbesin të bllokuar, ndërsa barrikada në fshatin Kelmend, konkretisht në hyrje të fshatit Rudare të Komunës së Zveçanit, është betonuar nga këto grupe, kanë njoftuar burime tona . Në qytetin e Mitrovicës që nga mëngjesi i së shtunës është vërejtur një situatë pakëz ma e qetë, por e tensionuar. Forcat e sigurisë, si ato ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore, e kanë rritur numrin e pjesëtarëve të tyre, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për sigurinë e qytetarëve. Në anën tjetër, gjatë ditës, në veri të Mitrovicës ka pasuar të shtëna me armë zjarri, por nga policia e Kosovës janë cilësuar si të shtëna të ahengjeve që nuk kanë pasuar asnjë lidhje me situatën e sigurisë, e cila është krijuar në veri të Kosovës.

Serbia kërkon që doganierët dhe policët kufitarë të mos jenë në pikat kufitare 1 dhe 31 dhe të ardhurat nga taksat doganore të mos depozitohen në buxhetin e Kosovës. Këtë kërkesë Beogradi zyrtar e ka depozituar në Bruksel. Serbia ka kërcënuar se nuk mund të zhvillohet një raund i ri i dialogut pa i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Ndërkohë autoritetet e kosovare kanë mohuar mundësinë që kjo temë të bisedohet. Edita Tahiri shefja e delegacionit kosovar në bisedime, theksoi se nuk do të diskutohet me asnjë për sistemin e brendshëm shtetëror. 

Mediat gjermane edhe sot, të dielën, i kanë kushtuar vëmendje gjendjes në Kosovës, gjegjësisht në veri të vendit, ku qeveria, së bashku me faktorët ndërkombëtar në vend, janë në zbatim të planit të marrjes nën kontroll të pikave kufitare atje. E përditshmja gjermane, “Die Tageszeitung”, në një shkrim të sajin botuar në numrin e sotëm, shkruan se as OKB e as EULEX-i nuk ia dolën që në veri të Kosovës të vendosin “sundimin e ligjit”, i cili ka kohë që mungon atje. “Strukturat paralele serbe janë toleruar skajshmërisht shumë në veri të Kosovës. Mafia dhe ekstremistët nacionalistë shumë gjatë janë trajtuar me vëmendje të veçantë. Gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit, në atë pjesë të vendit “qeverisë” një përzierje e ekstremistëve politik, shërbimeve sekrete, mafisë, politikanëve dhe policisë”, shkruan TAZ, duke shtuar se “kushdo që nuk ka vallëzuar sipas ritmit të tyre, ka qenë humbës”. [Image]Gjithashtu, sipas TAZ, edhe ata që janë përzier në kontrabandën e drogës dhe benzinë, e ka gjetur i njëjti fat. “Ato struktura të ashtuquajtura paralele i përkrahte edhe presidenti i Serbisë, (Vojislav) Koshtunica, por sot nuk munden më të mbështeten tërësisht në ndihmën e Beogradit”. “Ai që dëshiron të integrohet në BE, duhet ta zgjidhë problemin e dukshëm në Mitrovicë. Kjo edhe ka qenë porosia e qartë e Angele Merkel gjatë vizitës që ajo i bëri Beogradit. Serbia, herët a vonë, do të duhet të distancohet nga mafia në veri të Kosovës”, shkruan më tej “Die Tageszeitung”. [Image]Ndërkaq, në fund të shkrimit theksohet se shteti i Kosovës duhet të ketë sovranitet. “Pa kontrollin e kufijve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Misioni evropian për sundim të ligjit duhet që përfundimisht ta zbatojë sundimin e ligjit, pavarësisht rezistencës, në tërë territorin e Kosovës, edhe tek shqiptarët”....

Zakonisht kur një president i një shteti flet me një fjalor të tillë(rreth strukturave ilegale në veri, duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh nga lufta në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë), kudo në botë do të pasonin masat adekuate ligjore. Se a do të ndodhë në këtë rast, demilitarizimi i veriut mbetet të shihet.


Burimet tona tregojnë se betonimi i barrikadës në Kelmend është kryer pak para mesnatës të së premtes nga grupe serbësh. Këto grupe kanë përforcuar edhe barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe atë në afërsi të udhëkryqit të shkollës teknike, duke shtuar sasinë e rërës dhe të zhavorrit. Betonimi i barrikadës në hyrje të fshatit Kelmend është bërë me rreth 25 metra kub beton të derdhur në rrugë për t’u lënë të forcohet, ndërsa operacioni i betonimit është kryer me kamionët e njërit nga krerët e krimit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviq. Situatë e rëndë po qëndron edhe në magjistralen e Adriatikut, rrugë kjo që të shpie për në pikën kufitare Bërnjak.



 Grupe serbësh kanë bllokuar tërësisht rrugën rreth 200 m mbi fshatin Çabër, ndërsa aksi rrugor nga barrikada deri në hyrje të fshatit Koshtovë kontrollohet nga tri makina, një “Toyota” e bardhë, kamionetë, një “Golf 2”, i bardhë si dhe një “Golf 3”, i zi. Në këtë aks rrugor pikërisht mbi fshatin Zupç vërehej një grup serbësh të armatosur.


-“Unë mbetem një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe Kosovës. Dyert e mia do të jenë gjithnjë të hapura për shqiptarët”. Kështu është shprehur pas një takimi në Ushington me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli kongresmeni amerikan Eliot Engell. Si një nga njohësit më të mirë të Shqipërisë qysh nga vitet ’90-të dhe mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare, Engell vlerësoi se Shqipëria ka befasuar me ecurinë e reformave dhe paraqet një demokraci funksionale.Gjatë qëndrimit në Uashington kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është takuar dhe me me Jean Schmidt, bashkëkryetare me kongresmenin Engell të kokosit shqiptar në Kongres dhe Zv/Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, një njohes i mirë i çështjes shqiptare në veçanti dhe i çështjeve ballkanike në tërësi.  Pasi vuri në dukje raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA, kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe frymën miqësore të shqiptarëve, Zv/Ndihmës-sekretari Riker vlerësoi ecurinë dinamike të reformave në Shqipëri. Takimi kaloi në një frymë mirëkuptimi dhe tejet miqësore.Pasi e përgëzoi zotin Riker për marrjen e detyrës së rëndësishme, Kryetarja Jozefina Topalli bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe u ndal në mënyrë të veçantë në treguesit ekonomikë, që e bëjnë Shqipërinë një model të vërtetë suksesi në rajon e më gjerë. Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener, me të cilin pati një bisedë të shkurtër gjatë punimeve të Forumit Parlamentar për Demokraci. Znj.Topalli u takua me shefin e stafit Berri Xhekson dhe Këshilltarin për Politikën e Jashtme Xhen Stjuart.  Gjatë bisedës me kryeparlamentaren Topalli,  Xhekson dhe Stjuart, shprehën gatishmërinë për të pritur një grup të vogël deputetësh shqiptarë, për të parë si funksionon Kongresi Amerikan, procedurat parlamentare, sesa transparente janë ato dhe sesa e rëndësishme është që vota të jetë e hapur. Sipas kryeparlamentes kjo është një mundësi tjetër për të përmirësuar dhe sofistikuar edhe jetën parlamentare në Shqipëri.Xhekson dhe Stjuart e njohën kryeparlamentaren Topalli me faktin se në kongresin amerikan nuk ekziston vota e fshehur, as per gjyqtarët, as për Kryetarin e kongresit dhe për asnjë ligj tjetër.


Është inkurajues fakti që të gjithë faktorët vendimmarrës kanë arritur një mobilizim të jashtëzakonshëm për vënien nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës; kjo praktikisht tregon se ku është kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerësojnë analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Analisti Behlul Beqaj thotë se me gjithë këtë fakt, gjatë 11 vjetëve të kaluar ka pasur mjaft hapësirë veprimi për strukturat jolegale dhe kriminale, të cilat janë forcuar. Sipas tij, do të nevojitet kohë që ato të shpërbëhen. “Natyrisht që asnjë synim nuk realizohet nëse dërgohen doganierët dhe policët vetëm përmes helikopterëve. Prandaj, derisa zgjidhja kërkohet nga ajri, nuk mund të jetë definitive, deri në momentin kur nuk realizohen qarkullimet e lira nëpër rrugët, të cilat aktualisht janë të barrikaduara”. “Ky është konstatimi im për ditët e para...


Tash mbetet beteja rreth rregullimit të statusit të serbëve brenda dhe kjo është betejë që do të zgjasë ndoshta me vite”, thotë Beqaj. Agim Musliu, ekspert për çështje të sigurisë, thotë se pika e parë e planit operativ të Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, për kontrollimin e vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës, tashmë është zbatuar suksesshëm.

Por, sipas tij, mbetet ende mjaft punë për t’u bërë dhe për t’u siguruar një ambient i sigurt në veriun e vendit. “Sa i përket aspektit të sigurisë në përgjithësi, situata është shumë e tensionuar, pasi të ashtuquajturit kryetarë të komunave dhe Këshilli i Emergjencave të asaj pjese kanë mbajtur mbledhjen dhe si komandant të luftës kanë zgjedhur zotin Bozhidar Deliq”. “Edhe këto barrikada që janë të vendosur që nga e mërkura, e kam fjalën për zhavorr dhe pengesat tjera, duan të thonë se pjesa tjetër apo pjesa kriminale, e cila vepron në veri të Kosovës, nuk do të dorëzohet aq lehtë. Nga diktati i Beogradit, do që të përfitojë në fushën diplomatike për shtetin e Serbisë, sa më shumë që mundet”, thotë Musliu. Ai vlerëson se pas vendosjes së doganierëve dhe policëve kufitarë në vendkalimet kufitare në veri, “pika më e nxehtë e këtij operacioni do të jetë largimi i pengesave dhe barrikadave”, të cilat i kanë vendosur serbët. Sipas Musliut, kjo gjë mund të sjellë probleme.


“E dimë që në atë anë të Kosovës ekziston një mori armatimi, të lehtë dhe të rëndë, nga po këta kriminelë dhe kjo strukturë, do të thosha e përzier, paramilitare dhe shtetërore e Serbisë. Do të thotë, këtu NATO-ja mund të hasë në problem. Se si do ta menaxhojë, unë nuk dua të flas hipotetikisht”. “Por, ajo që do të kisha sugjeruar, është që çdo pengesë të trajtohet veçmas. Do të thotë, çdo bllokadë të trajtohet veçmas dhe çdo operacion të jetë me precizitet kirurgjik, për shkak se pala serbe, me çdo kusht, do që ta paraqesë veten të viktimizuar”, thotë Musliu. Analisti Beqaj vlerëson se situata në veri të Kosovës nuk do të mbetet e ngrirë, por në vazhdimësi do të shqyrtohet.

“Do të ndryshojë situata dhe sipas të gjitha gjasave, prognoza ime është se do të shkohet në drejtim të një zgjidhjeje speciale, qoftë ajo autonomi e tipit katalonas, Tiroli, e kështu me radhë. Do të thotë, do të jenë kombinime, të cilat pritet të vijnë në konsideratë”. “Gjithsesi, mendoj se pala serbe do të jetë shumë më e mobilizuar, ndërkaq, si duket, pala kosovare po mendon se e ka përfunduar një çështje, e cila, sipas mendimit tim, është vetëm në fillim”, thotë Beqaj. Analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se çështja e zgjidhjes së problemeve në veri të vendit dhe integrimi i kësaj pjese do të kërkojnë mjaft kohë – sipas tyre, ndoshta edhe vite.

Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për Top Channel tha se kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it dhe për këtë aktualisht nuk ka ndonjë plan. “Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, por nëse bëhen pengesë për KFOR-in barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi. Në këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.



 “Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty, por kjo është çështja e tyre”, shtoi ministri. Ministri mohoi informacionet se doganierët serbë kanë refuzuar të shkojnë në pikën 1 dhe 31, por nëse kjo ndodh ai ka një porosi për ta: “Nëse ata pengohen nga barrikadat duhet të lajmërojnë, por nëse refuzojnë të kthehen në punë do të shkarkohen nga detyra”. Ministri Rexhepi përjashtoi mundësinë që një gjë e tillë mund ta bëjë veriun pjesë të bisedimeve me Serbinë: “Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do të ketë bisedime me Serbinë”. Ndërsa se çfarë detyre po kryejnë aktualisht doganierët kosovarë në dy pikat që janë jashtë funksioni, këtë e sqaroi drejtuesi i tyre për rajonin e Mitrovicës, Ekrem Grabanica.


“Ndërrimi i doganierëve bëhet çdo 24 orë për momentin. Të shohim në vazhdim si do të procedohet. Nëse paraqiten mallra për zhdoganim, doganierët tanë janë të gatshëm të kryejnë punën e tyre”, deklaron Grabanica. Situata e sigurisë mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ku herë pas here gjatë mbrëmjes së të shtunës dëgjoheshin të shtëna armësh, të cilat policia nuk mund t’i lokalizonte. Mbi urën kryesore të lumit Ibër herë pas here shtohen masat e sigurisë.  

 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë për qetësi dhe përmbajtje.

"U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi", ka thënë ministri i Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis, i cili aktualisht kryeson OSBE-në.

"Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme, me anë të dialogut të kryesuar nga BE-ja. Mbrojtja dhe siguria e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, duhet të jenë prioritet i lartë", ka thënë Azubalis.

Doganierë dhe policë të Kosovës e të EULEX-it janë dërguar sot me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërkohë që serbët lokalë kanë ngritur barrikada në rrugë.  

 Autoritetet e Kosovës i janë përgjigjur të shtunën negativisht kërkesës së Serbisë për ta bërë temë dialogu çështjen e funksionimit të pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qëndrimi i përsëritur është: nuk do të diskutohet me askënd për rregullimin e brendshëm shtetëror. [Image]
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është shefe e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë, i ka thënë  se çështja e shkëmbit të mallrave me fqinjin verior është kryer më 2 shtator 2011, kur është arritur marrëveshja për njohjen e vulave të doganave.

“(Për pikëkalimet kufitare) as që kemi biseduar më herët, as nuk do të diskutojmë, sepse marrëveshja për tregtinë e lirë zbatohet nga shtetet në mënyrë të veçantë”, ka thënë ajo.

“Ekzistojnë rregullat e BE-së për këtë çështje. Ne po i zbatojmë këto rregulla dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Për shefin e delegacionit të Serbisë në këtë dialog, Borislav Stefanovic, ajo ka shprehur bindjen se nuk është duke i kontribuuar dialogut kur po hyn dhe qëndron në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Sa i takon cenimit të serishëm të sovranitetit nga ana e z. Stefanovic me hyrjen e tij ilegale në Kosovë, porosia ime është që këto janë politika donkishoteske”, ka thënë Tahiri.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mirë do të ishte që politika zyrtare e Serbisë më shpejtë ta kuptonte këtë realitet, si dhe t’i kontribuonte këtij dialogu teknik në Bruksel, sepse do të kontribuonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e të dyja vendeve në BE”.  

 Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë kanë përshëndetur vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR-it.
Në takimin e Komitetit të Sigurisë, që u mbajt të shtunën, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka thënë se vendosja e policisë dhe doganierëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare në veri, është shumë e rëndësishme për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se me këtë do të krijohen rrethanat për kthimin e normalitetit në veri. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.  

Pas një stagnimi dhjetëvjeçar për shkak të kundërshtimeve të serbëve lokalë, janë bërë hapa të dukshëm në rikthimin e shqiptarëve në veri të Mtirovicës.

Vetëm në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës mëbështetur nga qeveria e Kosovës, ka ndërtuar deri tani në lagjet e banuara me shqiptarë 100 shtëpi. Kroi i Vitakut është njëra ndër lagjet, në të cilën pas dhjetë vjetësh qëndrimi bosh janë rikthyer dhjetëra familje.

Një faqe kodrinore me shtëpi të reja numri i të cilave shtohet përditë, është Lagja Kroi i Vitakut në veri të  Mitrovicës. Ndërsa hapësira 13 arëshe prej së cilës qyteti i Mitrovicës shihet si në shuplake, është prona e Halil Mehmetit, baba i shtatë fëmijëve, i cili mbi themelet e vjetra ka ndërtuar shtëpinë e re.

"Me ta fal krejt botën, sikur n´shpi tonë nuk je i lirë kurrkund. Send i huaj, mo. Nesër vjen e t´qet në rrugë!”, thotë z.Mehmeti, në shtëpinë e të cilit pas dhjetë vjetësh jete si qiraxhi, ogjaku tymon sërish.

Por, kjo ndodhi pas sfidave dhetëvjeçare, thotë z.Mehmeti, në të djathtë të shtëpisë së të cilit një ndërtesë kolektive serbe është ndërtua mbi themelet e shtëpise së fqinjit të tij shqiptar. “Kena jetu me qira kah kena mujt, nëpër krejt Kosovë. Dhjetë vjet kahmos, nëpër podrume, nëpër shatorra, çka kena hjek, Allahu baftë me rahmet. Veç ktu e knena ishalla bahet mirë!”, rrëfen z.Mehmeti.

Për shkak të kundërshtimeve të kthimit të shqiptarëve në veri nga ana e serbëve lokalë, procesi i rindërtimit në Kroin e Vitakut që nga fillimi është përcjellë me incidente. Rindërtimi vazhdoi nën prezencën e autoriteteve të shtuara të rendit,  përderisa reaguan edhe institucione ndërkombëtare.

Halil Mehmeti ka provuar në lëkurë kotësinë e tentimeve dhjëtëvjeçare për kthim në pronën e tij: “S´kena mujt me u kthy...S´na lejshin serbët. S´dojshin me na pa me sy! Na thojshin: “S´domë me iu pa ksajde hiç. Prej Urës së Ibrit e knej asht Serbi”.

Na gjujshin me armë kur vishim e dy tri herë edhe janë plagu gjinja. Serbt s´na lejshin, kta t´jashmit neve s´na nimojshin, po t´kallxoj drejt e ner sy ju thom”, thotë z.Mehmeti, përderisa opinioni kujton ende këmbënguljen e bashkëfshatarit të tij, Ali Kadriut, i cili pas dëbimit të vazhdueshëm nga prona e tij edhe me armë zjarri, nuk iu nda rindërtimit të shtëpisë deri në përfundimin e saj.

Deri para dy- tri vitesh nuk u bë ndonjë hap për rikthimin e shqiptarëve në veri. Megjithëse me hapa të ngadalshëm, procesi i rindërtimit dhe kthimi tashmë po vazhdon dhe komuna e mbështetur nga qeveria ka rindërtuar 100 shtëpi.      

 85 mijë e 776 është numri i banorëve të komunës së Mitrovicës. Ky numër shumë shpejt do të bëhet publik nga Enti i Statistikave të Kosovës.

Në fund të qershorit, Enti Statistikor i Kosovës bëri publike rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ndërsa për Mitrovicën u bënë publike të dhënat vetëm për pjesën jugore, që kishte 71 mijë banorë, ndërsa në veri regjistruesit nuk kishin shkelur kurrë.

Numri prej 14 mijë banorëve të minoritetit serb, që llogaritet të jenë në veri të Mitrovicës, ka dalë nga një hulumtim i kryer nga organizata ndërkombëtare DFID, mbështetur nga Banka Botërore dhe në bashkëpunim me ESK-në...

Të dhënat e këtij hulumtimi të vitit 2008, sipas Rrahman Tarës, nga Enti i Statistikave të Kosovës, do të futen në rezultatet preliminare, pasi përputhen me rezultatet e regjistrimit të vitit 2011.  Sipas Tarës, këto të dhëna të nxjerra nga ky hulumtim ka indikacione që do të pranohen edhe nga EUROSTAT-i.

Enti i Statistikave të Kosovës shumë shpejt do të nxjerrë rezultatet preliminare të plotësuara edhe për komunat e tjera, që janë plotësuar me të dhënat e këtij hulumtimi.

Melihate Tërmkolli, ish-ministre e Shërbimeve Publike, në mandatin e së cilës nisi ky proces, vlerëson se ka tendencë të ndërkombëtarëve për fryrjen e numrit të minoriteteve në vend. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ky proces i rëndësishëm ka dështuar, ndërsa për rezultatet që do të përdoren për veriun, Melihate Tërmkolli thotë se janë të paligjshme. Eksperimente të tilla, sipas Tërmkollit, do të na kushtojnë në të ardhmen dhe vështirë do të jenë të shfrytëzueshme për planifikime socio-ekonomike.

Pas përfundimit të regjistrimit dhe shpalljes të rezultateve preliminare, as autoriteti evropian për regjistrim të popullsisë EUROSTAT, me standarde të së cilit është bërë procesi në vend, nuk ka dhënë fare vlerësim për procesin në Kosovë. 

“Nuk lëviz nga shtëpia ime dhe nga vendi im”, thotë i vendosur shqiptari Tahir Kelmendi në fshatin Kelmend të komunës së Zveçanit, i cili bashkë me familjen jeton jo larg njërës prej barrikadave të serbëve që kanë bllokuar rrugët në veriun e Kosovës.

Kjo familje, anëtarët e së cilës nuk kanë lëvizur asnjëherë nga shtëpia e tyre edhe pse po u bllokohet rruga, është vizituar sot nga zyrtarë të komunës së Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i shoqëruar nga Kushtrim Shyti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës, të cilët janë interesuar për problemet e saj.

Drejtori Bala ka shprehur respektin për kryefamiljarin Kelmendi dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, të cilët, megjithë shqetësimet për shkak të bllokimit të rrugës afër tyre, nuk janë zhvendosur prej atje. Ai tha se pushteti lokal, në bashkëpunim me atë qendror, do të ofrojnë gjithë mbështetjen për të dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në veri.

Ai ka vlerësuar qëndrimin e qytetarëve të veriut, të cilët, ashtu si gjithë vitet e pasluftës edhe këto ditë, kanë treguar një nivel të lartë të përgjegjësisë. “Pjekuria e treguar e qytetarëve të veriut, të cilët vazhdimisht kanë qenë të provokuar nga strukturat paralele serbe, kanë bërë që të dalë në shesh e vërteta për politikën kriminale të Beogradit në këtë pjesë të Kosovës”, tha Bala.

Ai theksoi se bllokadat e rrugëve, sikur ajo që është ngritur në afërsi të rrugës që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë, Kelmend, Boletin dhe Zhazhë, ka krijuar probleme për të gjithë qytetarët që jetojnë në veri. “Me probleme të tilla ballafaqohen që rreth dy muaj shqiptarët që jetojnë në tre fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit”, tregon Bala.

Ndërsa Tahir Kelmendi falënderoi zyrtarët komunalë për vizitën dhe bëri të ditur se ai nuk ka kurrfarë nevoje për kurrfarë ndihme, përveç rregullimit të një distance të shkurtër të rrugës që e lidh me fshatin Boletin, të cilën e shfrytëzon për qarkullim në kohën kur bllokohet rruga në Rudare.

Kelmendi tregoi se kur nuk ka probleme, vazhdimisht e shfrytëzon për qarkullim rrugën që kalon nëpër Rudare. “Në anën e poshtme të vendit ku gjendet shtëpia ime janë 16 shtëpi të serbëve. Zakonisht qarkullojmë në rrugën mes tyre, por pos ndonjë provokimi nuk kemi pasur ndonjë telash të madh. Tash e kanë bllokuar rrugën dhe s’mundemi të lëvizim andej”, tha ai.

Kelmendi tregon se nuk ka fqinj shqiptarë afër, por thotë se nuk ka menduar kurrë të largohet nga shtëpia e tij. “Këtu e kam pasur shtëpinë para luftës. Në luftë ma kanë djegur, por e kam rindërtuar dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Është vendi dhe shtëpia ime kjo”, shprehet kryefamiljari që jeton afër barrikadës serbe, duke treguar historinë e shtëpisë së tij.

“E kam ndërtuar në vitin 1981, atëherë kur rrethanat kanë qenë të rënda. Edhe atëherë kam pasur pengesa nga serbët, të cilët kundërshtonin ndërtimin e shtëpisë sime në këtë vend, në tokën time, pronën time”, thotë ai.

Kelmendi tregon se në luftë serbët ia kishin vrarë një vëlla, ndërsa një problem tjetër me të cilin është ballafaquar gjatë gjithë jetës është një djalë i tij, të cilin ia kishin verbuar në të dy sytë në kohën kur ishte ushtar në ish-ushtrinë jugosllave. “Ka qenë një tronditje e madhe për të dhe për ne. Ka shkuar i shëndoshë dhe është kthyer i verbër”.


I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se “Beogradi nuk guxon dhe nuk mund të jetë për politikën deri në Ibër dhe prej Ibrit, por të jetë konsistente në tërë territorin e Kosovës”.

“Gabimi është te ne dhe te pushteti, por edhe te partitë opozitare që në Beograd flitet pak për serbët në jug të Ibrit”, ka thënë Ivanoviq për ditoren e “Dnevnik."
Ai madje çuditet pse “janë pasiv serbët që jetojnë në jug të Ibrit”.

“Në këtë situatë është e pashpjegueshme pse janë pasiv. Ndërsa është shumë me rëndësi që ata qartë dhe zëshëm të deklarohen, të tregojnë çka mendojnë, se është me rëndësi të kuptojnë se nëse bie veri, edhe mbijetesa e tyre do të jetë e paqartë”.

Sipas tij, Kosova bëhet temë vetëm gjatë zgjedhjeve në Serbi dhe kur atje diçka “e keqe ndodhë”.

“Është një praktikë e keqe që ekziston me vite dhe për të cilën te një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ekziston perceptimi se Beogradit nuk ia ndien shumë për Kosovën. Prandaj, është e domosdoshme një përgjigje strategjike e pushtetit dhe opozitës për Kosovën”.

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...