Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/06

Ylli Pepo: Eshtë koha për telenovela shqiptare



• Fatet e njerëzve e rikthejnë sërish në sheshxhirim.

ANILA MEMA

Mëngjesi e dreka e gjen në terren, në pub-et e Tiranës, në lokale, në rrugë, biblioteka, e kudo interesohet për të fokusuar një ngjarje, një episod, qoftë edhe një seri. Ndërsa pasditja veç studiove të TVSH-së, nuk ndodhet kurrkund tjetër. Janë kohë të vrullshme për të, intensive dhe nëse të duhet, vështirë ta kapësh. Celular nuk mban. Mëngjesin herët telefonojeni në shtëpi, veçse para orës nëntë. Më pas rituali i ditës fillon e mbaron me xhirime. Regjisori i njohur Ylli Pepo, do të rikthejë sërish në ekranin shqiptar telenovelën shqiptare. Mos kujtoni se është fjala për “Njerëz dhe fate”?! Jo! Tani pas shtatë vitesh, një tjetër serial tërësisht shqiptar po merr jetë. Titulli paraprak është “Dhimbje dashurie”, por deri në përfundim nuk i dihet. Eshtë dhjetë orë xhirim, ose dhjetë seri. Do transmetohet në TVSH, pse jo në ndonjë tjetër ekran. Ka kohë për t’u vendosur. Eshtë seriali i dytë shqiptar që realizohet nga i njëjti regjisor, Ylli Pepo, me të njëjtin staf që xhiroi edhe “Njerëz dhe fate”, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me producent Arben Lamin, drejtor të zërit, Kristaq Kriston, me regjisore të dytë Eli Bicin, e bazuar mbi skenarin e dramaturgut të vjetër dhe të njohur Bashkim Kozelin. Me montazhin po punon Andon Beqari, ku në fund do të ketë edhe një përmbledhje një orë e gjysmë, që do të promovohet në “Millenium 2”. Por duhet të prisni vjeshtën të ndiqni telenovelën e dytë shqiptare, kështu tregon regjisori Ylli Pepo, sipas të cilit ka ardhur koha për telenovela shqiptare.

Telenovelat shqiptare janë të palëvrueshme në tregun tonë, në një kohë që shikueshmëria e atyre të huaja që shfaqen në ekranet shqiptare kap shifra të larta. Pse nuk xhirohen të tillë filma në Shqipëri? 


E vërteta është se unë akoma nuk e kuptoj pse nuk bëhen telenovela këtu tek ne. Pas telenovelës së parë, “Njerëz dhe fate” kolegë të mi apo institucione që merrem me prodhimin e filmit nuk e kanë stimuluar këtë gjë. Njerëzit janë të mbërthyer pas telenovelave dhe këtë e vërteton dhe shikueshmëria e lartë e telenovelave të huaja. Kjo është një gjini që ashtu si “Big Brother”, apo spektaklet e “Miss Albanisë”, ka zënë një nga vendet kryesore, për të mos thënë vendit kryesor në televizionet tona. Edhe Zambia apo Vietnami, prodhojnë pafund telenovela, përveç Shqipërisë, mos të përmend rreth e rrotull nesh vendet që realizojnë telenovela. Këtë pikëpyetje e kam pasur gjithnjë të them të drejtën dhe nuk di t’i jap përgjigje!

A është koha për të bërë telenovela sot dhe sa arrin kostoja e një telenovele, në krahasim me filmat artistikë, çfarë diference kanë?


Ky lloj filmi në Shqipëri nuk është i kushtueshëm, është shumë më pak i kushtueshëm se filmat artistikë. Do të thosha se telenovelat bëhen me ¼ e një kostos që arrin një film i zakonshëm. Dhe kjo është fare e vërtetë. Me 150 milionë lekë mund të bësh të tillë filma serial. Pa diskutim tani është koha për të bërë telenovela, sepse nuk janë aq të shtrenjta sa ç’duken! Përfitimi është më i madh nëse do t’i krahasojmë me prodhimet e huaja që blejmë nga jashtë. Telenovelat nga jashtë blihen lirë, ndoshta ky është një shkaqet dhe spaciot e televizioneve mbushen me ato që vijnë me çmim të lirë, por pronarët e televizioneve harrojnë se një telenovelë shqiptare mund të prodhohet dhe jepet herë pas here më shumë se një telenovele e huaj. Publiku ka vërtetuar që edhe me filmat e vjetër shqiptarë është akoma i pasionuar dhe i ndjek. Kjo gjë do të ndodhë më tepër me telenovelat shqiptare që trajtojnë tematika nga jeta e sotme, jeta shqiptare dhe jam i sigurt që kanë një shikueshmëri më të lartë se filmat për të cilët njerëzit kanë nostalgji. Telenovela konsumohet është ushqim i përditshëm. Telenovela konsumohet është ushqim i përditshëm dhe këtu mund të themi se ka një ndryshim nga filmat artistik. Telenovela zakonisht buron nga ngjarje të ditës që merren si të thuash një ngritje në art e përditshmërisë sonë, kurse në filmat artistikë trajtohen edhe ngjarje nga e kaluara, nga historia, në përgjithësi filmi është memoria e kombit.

Nga eksperienca juaj e parë me realizimin e telenovelës “Njerëz dhe fate”, si priten prodhime të tilla artistike në vend? 


Mendoj se priten shumë mirë. Pavarësisht se tani është shtuar larmia e programeve, televizionet po ashtu janë zgjeruar, konkurrenca padyshim do të jetë më e madhe kësaj here, por niveli shpresoj është më i lartë se sa hera e parë kur realizuam “Njerëz dhe fate”. Për realizimin e saj ka pasur edhe probleme si një produksion i parë. Por kësaj radhe të metat e konstatuara sigurisht korrigjohen në një punë të dytë. Teknologjia është e njëjtë për të dyja! Unë mund të bëja një krahasim nga fusha e sportit. Një film është një garë 100 metërshe ku dalin sprintorët kurse një film serial, telenovela është njësoj si të bësh garën e maratonës.

Çfarë do të presim nga seria e parë e këtij seriali dhe kur do të kemi mundësinë ta shohim? 


Aktualisht, ju keni ardhur në një kohë pune intensive për ne. Jemi në kulmin e punës ku pothuajse kemi xhiruar gjysmën e filmit, gjysmën në terren konkrete, si në pub-e, lokale, rrugë, studio piktorësh, biblioteka etj., ndërsa gjysma tjetër po xhirohen në studiot e radio-televizionit. Filmi do të bëhet gati shpejt, por mendohet që do jepet nga vjeshta kur dhe shikuesit janë më të shumtë para ekranit. Në serinë e parë do të fillojë me prezantimin e personazheve që do t’i shohim në një kohë, gjatë kapërcimit të dy epokave, në kohën kur ndaheshim nga diktatura, komunizmi me kohën kur fillon demokracia. Ka qenë një kohë vërtet shumë intensive, shumë e vrullshme dhe ne po përpiqemi që serinë e parë ta sjellim ashtu siç ka qenë. Me atë ngjyrë, me atë kolor, me atë intensitet që e kanë jetuar shqiptarët atë kohë.

U fol kohë më parë që do xhiroheshin seritë e reja të “Njerëz dhe fate”. Ç’po ndodh me të?


Ne kemi mbaruar 20 seritë. Ruzhdi Pulaha ka shkruar 10 seritë e reja që janë dorëzuar si projekt në drejtorinë e projekteve në RTSH dhe ne presim që të aprovohen, miratohen, për të vazhduar ato seri që vërtetë patën një impakt shumë të mirë te shikuesit shqiptarë.


“Lidhëset e këpucëve”
Regjisori Ylli Pepo aktualisht ka në proces dy filma dokumentar.


 I pari titullohet “Lidhëset e këpucëve” me skenar të Ahmet Shqarrit dhe flet për sportistët tanë të vjetër. “Ne i kemi marrë ata në vendet ku jetojnë sot dhe tregojnë historitë e jetës së tyre, që janë vërtet emocionuese për këdo, pasi janë anë të dy medaljeve: të famës por të një jete të mbyllur dhe të rëndë jashtë stadiumeve. Në qendër është një nga futbollistët më të mëdhenj të Shqipërisë të të gjitha kohërave që ka luajtur me ekipin e Romës, i cili vjen dhe tregon mbi jetën dhe mbi mënyrën se si ka hyrë në rrugën e sukseseve në atë kohë, kur Italia ishte kampione bote”, tregon Pepo. 


Etnografja norvegjeze


Filmi i dytë dokumentar me të cilin regjisori Ylli Pepo po punon aktualisht është me skenar të gazetares veterane, Suzana Zyrakja, që bën fjalë për një figurë shumë të njohur humaniste norvegjeze, Berit Becker, një etnografe me shumë peshë në Norvegji, e cila ka punuar dhe ka bërë kërkim në malësitë e Shqipërisë dhe veçanërisht në Kosovë. “Në mënyrë të veçantë është angazhuar për të drejtat e njeriut, si një nga themelueset e komitetit shqiptar të Helsinkit. Pikërisht për këtë figurë të njohur, flasin bashkëkohës të saj, njohës të saj, që nga akademikë norvegjezë deri te personalitete të jetës shqiptare, me të cilët ajo pati bashkëpunuar”, tregon regjisori

Regjisorët shqiptarë nënçmojnë intelektin e publikut



Kinemaja e sotme shqiptare bën një gabim fillestar kur tenton të thotë shumë duke thënë pak ose aspak. Nuk ka filma me porosi të qartë, mungojnë filma që zbavisin dhe temat e shtjelluara nga regjisorët shqiptarë në shumicën e rasteve nënçmojnë intelektin e publikut.

Edhe publikut të huaj kinemaja shqiptare nuk i thotë shumë, e them këtë, nëse merret parasysh niveli i interesimit që publiku i huaj ka për tregimet nga Shqipëria dhe Kosova.
Në këtë aspekt, "Tirana, Viti Zero" bën përjashtim dhe prandaj jam i mendimit se ky është filmi më i mirë shqiptar.

Janë disa faktorët që e mbajnë kinemanë shqiptare në suaza lokale dhe nuk i krijojnë mundësojnë e depërtimit në festivale të rëndësishme dhe një nga këta faktorë, në mos po kryesori, është niveli i ulët artistik.

Skenaret në shumicën e rasteve janë të dobëta dhe nuk burojnë nga realiteti, gjë që mendoj se do të duhej parimisht të ishte kështu po ta krahasojmë veten me shtetet në rajon dhe sukseset e tyre, Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina dhe në vitet e fundit Turqia.

Mungesa e kineastëve shqiptarë në forume të rëndësishme evropiane për bashkëprodhim të filmave si në festivalet e Roterdamit, Berlinit, Selanikut etj., bën që kinemaja shqiptare të mbetet pa vlerësim kritik në fazat fillestare të projekteve, sikurse edhe pa fonde të nevojshme për realizim të tyre.

Unë nuk kam dijeni të mjaftueshme sa i përket politikave të Qendrës Kombëtare Kinematografike, por mendoj se QKK nuk do të duhej të finacojë ekskluzivisht filma shqiptarë, por të jetë e hapur për ko-produksione të mundshme, sepse edhe ajo i ndihmon mbetjes në suaza lokale.

Në këtë panoramë të kinemasë shqiptare ka shumë pak kineastë, dhe e aq më pak kritikë të mirëfilltë filmi. Andaj ne shpesh jemi në huti se cili është film i mirë e cili dështim.

Të rinjtë duhet t'i ekspozohen kinemasë në forma të ndryshme. Kinema nuk janë vetëm blockbuster-at hollivudianë apo dokumentarët e stërvjetëruar nga Explorer. Duhet përmirësuar edukimi dhe duhen provuar mënyra alternative të shfaqjes së filmave.

Dua t'ju përmend një rast të mirë që është përvoja e Dokufest-it në Prizren. Ka një projekti i titulluar "Doku t'hanën" ku çdo të hëne shfaqen dokumentarët kreativë për nxënësit e shkollave të mesme të pasuara me debate rreth filmave.

Duhen organizuar punëtori për studentë të akademive të filmit me autorë të njohur dhe nuk duhet frikësuar nga ta. Nuk kushtojnë shumë dhe dobia është e madhe. Studentët të organizojnë një festival të filmit studentor si mënyra më e mirë për njohjen me punët e kolegëve të tyre. Vetëm kështu mund të tejkalohet hendeku në të cilën ndodhemi tani dhe mund të krijohen parakushtet për daljen në skenë të plejadave të ardhshme të kineastëve.

Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar në Prizren 

Tragjedia kosovare mberrin ne Al Jazeera



Tragjeditë e luftës dhe dhimbjes së Kosovës vazhdojnë të prekin popujt. Udhëtimin e shpejtë e ka zgjidhur kinematografia. Stacioni i fundit është televizioni i njohur Al Jazeera. Dokumentari "Fëmijët e Çabrës", i regjisorit kosovar Eki Rrahmani, do të shfaqet për dy ditë në ekranin e këtij televizioni. Regjisori, i cili banon në Londër, në datën 16 mars do të jetë mysafir i emisionit "Witness"(Dëshmitari), i drejtuar nga gazetari Rageh Omaar, ndërsa dokumentari do të shfaqet në datat 17 dhe 18 mars. Ky duket si një rast përjashtimi, pasi shpesh jemi mësuar që këtij televizioni i referohen për raportime nga lufta apo për ndonjë video e publikuar e Bin Ladenit. Gazetari Omaar është shprehur se në emisionin e tij nuk ka komentatorë, nuk ka akademikë, por ata që ai i quan "dëshmitarë të dorës së parë". Sipas Omaar, i cili për shumë kohë ka punuar në televizionin BBC, emisioni "Witness" tenton të sjellë në fokus histori të guximshme humane si edhe tema që hapin debat. Në këtë kontekst, dokumentari i Rrahmanit është një dëshmi e asaj çka ndodhi në Çabër të Kosovës. "Fëmijët e Çabrës", një dokumentar prej 55 minutash, tregon për tragjedinë e mbytjes së tre fëmijëve në këtë fshat. Në mars të vitit 2004, gjashtë fëmijë ishin duke luajtur pranë lumit Ibër të Kosovës. Kur panë dy ushtarë serbë me një qen që t'u afrohej, të frikësuar, katër prej tyre u hodhën në lum për të shpëtuar. Por vetëm njëri prej fëmijëve arriti të dalë. Katër të tjetër u mbytën. Shfaqja e këtij dokumentari përkon në kohë, tre vjet pas trazirave të përgjakshme të marsit në Kosovë. Vetë Rrahmani e kishte filluar këtë dokumentar në vitin 1999, atëherë kur fshati Çabër ishte pothuajse i shkatërruar. Pamjeve që ai filmoi, për të treguar shkatërrimet e mëdha, pasoja të luftës në Kosovë, i bashkëngjiti edhe dëshmitë që u rikthye të merrte sërish. Konflikti ishte ende i hapur kur ai u kthye sërish në Çabër për të takuar personalisht prindërit e fëmijëve të mbytur. Dëshmitë e dhëna prej tyre janë njëkohësisht shprehje e dhimbjes, por edhe e një bashkëjetese që do të jetë e vështirë të ndërtohet. Dokumentari "Fëmijët e Çabrës", i regjisorit Rrahmani, është shfaqur edhe në disa televizione të tjera. Gjithashtu, "Fëmijët e Çabrës" ka qenë konkurrues në Nju Jork, në festivalin "New York Film and Video Festival", ku edhe u vlerësua me çmim. Shfaqja e tij në televizionin e njohur Al Jazeera është oferta më e fundit për ta treguar historinë edhe në një botë që duket

Zimo Krutaj: Poezia, e thëna dhe e pathëna ime


Oliverta Lila

Zimo Krutaj“Hojëza fryme” është vëllimi i parë poetik i Zimo Krutajt. Në fakt është një përzgjedhje e krijimtarisë rreth 20-vjeçare, gjurmët e së cilës ndër vite janë parë në revistat kulturore apo suplementet letrare. I ndarë në katër cikle, ky vëllim sjell Krutajn poet, të cilin deri tani e kemi njohur më së shumti si përkthyes

E ka titulluar “Hojëza fryme” të parin vëllim poetik që e prezanton si krijues me lexuesin. Në fakt është një përzgjedhje e krijimtarisë rreth 20-vjeçare të Zimo Krutaj. Poezitë e tij si cikle janë dukur në revista kulturore e suplemente letrare, ndërsa ky vëllim vjen si një dialogim i drejtpërdrejtë dhe një “hoje” ku mund të qëmtohet e veçanta poetike. Në fakt, përkthimi i Kuazimodos është kthyer tashmë në një pasaportë për Krutajn përkthyes, ndërkohë që e gjejmë të angazhuar në studime letrare, estetike apo etike të shtypit shqiptar. I konceptuar në katër cikle, ky vëllim poetik duket një jetë e ngritur në metaforë dhe e latuar në fjalë. Vetë poeti e ka të vështirë ta përkufizojë procesin e tij krijues, ose të thënat prej tij i quan “të gënjeshtra”, por nuk i mungojnë fjalët për poezinë.

“Hojëza fryme” është i pari vëllim poetik në harkun e një krijimtarie rreth 20-vjeçare? Pse vjen kaq vonë ky botim?

Nxjerrja e një libri është përgjegjësi e madhe në radhë të parë për letrën ose më mirë për pyjet. Kjo përgjegjësi bëhet e dyfishtë kur libri është vëllim poetik. Sado ta ndryshojmë përkufizimin mbi poezinë klasike, moderne apo postmoderne, në fund të fundit ajo mbetet arti i fjalës së zgjedhur. Arsyeja e dytë ka të bëjë me dyshimin artistik, me dyshimin e vlerës që është njëkohësisht faktor frenues dhe nxitës. Së treti, poezia shkruhet, lexohet dhe analizohet si një njësi më vete. Bashkimi i tyre në një vëllim bën që lexuesi e sidomos kritika të nxjerrë tiparet e mëvetësishme të një autori a një tjetri. Në momentin që vepra i shkon lexuesit ose kritikës, autori duhet të heshtë ose të vazhdojë të shkruajë nëse ka një poezi a libër tjetër. Një shtysë për këtë vëllim ma dhanë miqtë me nxitjen e besimin e tyre dhe gatishmëria e përkushtimi profesional i shtëpisë botuese “Ombra GVG” që ka realizuar një botim me cilësi dhe parametra bashkëkohorë.

Si vjen poezia te ju, si është bashkëjetesa me të?

Kjo pyetje të fut në një situatë nga më të vështirat, ku autori duhet të shpjegojë të pashpjegueshmen. Mendoj që poetët, por edhe shkrimtarët në përgjithësi, nuk thonë të vërtetën lidhur me procesin e tyre letrar. Unë nuk bëj përjashtim nga kjo gjë. Kjo ndodh jo pse autorët gënjejnë, por nuk dinë as vetë se çfarë ndodh në të vërtetë.

Libri është strukturuar në katër kohë ose cikle. Ka një përkim me kohën e jetuar?

Kjo zgjedhje vjen për dy arsye: fillimisht sepse përmbledh një hapësirë të madhe kohore prej afro 20 vjetësh krijimtari. Së dyti, këto cikle mund të lexohen si katër kohë muzikore, si katër stinë, por mund të jenë edhe katër kohët e një jete njerëzore që përfshijnë “Kohën e njeriut”, “Kohën e pendesës”, “Dihatja e baladave” dhe “Frymë e fundit e dritës”.

Në mënyrë të pashmangshme, ju si përkthyes njësoheni me përkthimin e poezive të Kuazimodos. Sa ndikon ky angazhim në të qenët poet?

Kam shkruar dhe kam botuar poezi para se të merresha me përkthimin, por profili, sidomos i poetit të shquar, të vë përpara një përgjegjësie të madhe, të mpreh shijet, gjykimin dhe nga ana tjetër të nxit që në krijimtarinë tënde të matesh me më të mirët. Këtë fare mirë mund ta bëjë edhe leximi i mjeshtërve të mëdhenj të fjalës, qofshin klasikë si Dantja e Shekspiri apo modernë si Kuazimodo dhe Uollas Stivens. Por duhet bërë kujdes, që adhurimi për poetët që përkthen të mos ndikojë në krijimtarinë origjinale, përndryshe kthehesh në imitues që nuk thua asgjë tënden.

Në kohë të caktuara, ka ndodhur të ketë edhe poezi të angazhuara. Si e shihni poezinë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni?

Nisur nga formulimi i pyetjes suaj më duhet të them se është fatkeqësi ta lidhim ardhjen e poezisë me terma tranzicioni apo situata konkrete të diktuara nga zhvillime konkrete historiko-shoqërore. Poezia ose është, ose nuk është. Misioni i saj mbetet po ai që ka qenë, ndryshon vetëm cilësia e kumteve, pasuria e imazheve, mëvetësia e gjuhës, përthyerja e botës reale dhe irreale për vetëdijen krijuese të çdo poeti. Në këtë këndvështrim, poezia shqipe e pas viteve ‘90 është si Hirushja e letrave shqipe, Hirushe pa fundin e lumtur. Te ne shkruhet poezi, madje e niveleve të larta, por ajo shkon huq, sepse lexuesi është i paorientuar. Mungon kritika e mirëfilltë dhe e specializuar që duhet të vërë pikat mbi i. Këtu nënkuptoj kritikën e argumentuar që duhet të thotë e të shpjegojë psetë dhe jo të deklarojë që më pëlqen apo s’më pëlqen aksh libër. Arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është mungesa e klimës letrare, e një gazete apo reviste mirëfilli letrare a kulturore. Vitet e fundit poezisë dhe kulturës shqiptare i sjell një dëm të madh për sot dhe për nesër dukuria e shkrimtarëve ose poetëve “mediatikë” që shëtisin nga një ekran në tjetrin me ose pa miqtë e tyre ‘kritikë’, duke trumbetuar vepra që nuk i lexon askush. Filtri i medias nuk funksionon kështu, që largohet edhe ai pak lexues nga vlerat e vërteta.

Poezia është mbi të gjitha gjuha e latuar. Është dhunti, mësohet apo...

Poezia është arti i fjalës së zgjedhur dhe kjo nënkupton gjuhën jo si mjet komunikimi, por gjuhën si shenjë, si tipar i mëvetësishëm, i papërsëritshëm i çdo poeti. Kur flasim ne nuk e mendojmë fare gramatikën. As kur shkruajmë nuk e bëjmë këtë gjë, me përjashtim të habitores së mrekullueshme të shqipes. Gjuha te çdo poet është vetë poezia, është e thëna dhe e pathëna, imazhi që shfaqet përtej vargjeve. Formimi gjuhësor nuk të bën kurrsesi poet, por njohja dhe dashuria për gjuhën kërkojnë ndjeshmëri të lartë.



Pasardhësi i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pas gjysmë shekulli në Shqipëri: Ne ekzistojmë

Oliverta Lila

Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur për herë të parë pas 55 vjetësh tokën shqiptare. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Jeton në Kazerta, afër Napolit së bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtë.
Ka mbërritur dje në portin e Durrësit, aty ku 500 vjet të shkuara u largua familja e Skënderbeut e ka udhëtuar më pas drejt Krujës.
Emri e lidh pashmangshëm me Skënderbeun. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leçes, ndërsa ka shumë të tjerë që abuzojnë me këtë emër.
Me ftesë të drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme, z. Roland Bimo, do të njohë nga afër vendin e të parëve. Ka mbërritur rreth orës 10.00 në Tiranë dhe pak më pas ka udhëtuar drejt Krujës. Nuk i përshkruante dot emocionet e kësaj vizite të parë.
Sot do të udhëtojë drejt Peshkopisë, ku me mbështetjen e kryetarit të bashkisë, Ilir Korsit dhe kryetarit të qarkut, Naim Gazidede, do të zhvillohen edhe festimet kryesore pranë shtatores së Skënderbeut në këtë qytet, realizuar dy vjet më parë nga artisti Sadik Spahiu me mbështetjen e Zaim Krosit.
Një udhëtim në fshatin e vendlindjes së paraardhësve në Sinë dhe pastaj udhëtimi drejt Dibrës së Madhe, ku do t’i presë kryetari i bashkisë, Argëtim Fida. Aktivitetet do të vazhdojnë me një pritje të ministrit të Jashtëm, z. Haxhinasto e më tej Giorgio (Xhorxho) do të shkojë në Arkivin e Shtetit për të dorëzuar dokumentin e pemës gjenealogjike të familjes marrë nga Arkivat e Këshillit të Konsultës Araldike.
Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinë e tij dhe të familjes.

Kjo është hera e parë që ju vizitoni Shqipërinë. Cilat janë ndjesitë apo mendimet që ju vijnë?
Hera e parë është një ndjesi shumë e veçantë. E pres këtë moment prej më shumë se 55 vjetësh. Emocionet janë të pafundme. Kam jetuar me to gati një muaj më parë, kur Ylli Polovina, me të cilin jam njohur më herët në Itali, më tha se mund të ishte mundësia të udhëtoja drejt Shqipërisë me një ftesë zyrtare. Kjo më nderoi shumë. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur të përfaqësoj denjësisht familjen time Kastrioti Skënderbe në vendin nga i cili u nisëm 500 vjet më parë. Shqipëria do të ishte i vetmi vend ku nuk do të vija këmbë nëse nuk do të kisha pasur ftesë zyrtare, dhe kjo jo për të fituar një lavdi të kotë. Ne na dallon nga të tjerët fakti që kemi pasur fatin të lindim Kastrioti Skënderbe dhe duhet ta prezantojmë denjësisht figurën e tij. Mundësinë për të ardhur zyrtarisht në Shqipëri ne e kemi pasur. Familja është përfaqësuar nga xhaxhi im, i cili së bashku me kushërirën time, Maria Luisa kanë ardhur me Urdhrin e Maltës për të sjellë ndihma në ditët e vështirat të vitit 1997. Kjo i paraprinte një vizite zyrtare. Unë ecja me pasaportën në xhep në pritje që të dilte çasti i duhur për të ardhur e për të parë tokën tonë. Janë çështjet historike që na kanë detyruar të mos vijmë. Duhet ta pranoj se këtu Skënderbeu është një hero kombëtar, por në Itali është keqtrajtuar figura e tij. Unë mendoja se ishte e drejtë të fillonim të bënim një emigracion nga e kundërta. Kjo do të thotë se është Skënderbeu që rikthehet në shtëpi dhe kthehem së bashku me gruan time Stefania. Të vegjël mendonim se nuk do të mund ta vizitonim kurrë këtë vend. Na dukej se ishte i ndaluar për njerëz normalë, e jo më pastaj për ne që mbanim këtë mbiemër. Ndiheshim si në ekzil, por tani ndihem si në shtëpinë time. Unë vij nga një familje që nuk ka kërkuar asnjëherë të shpërfaqet. Ne nuk duam gjë tjetër, veçse të themi se ekzistojmë.

Për të gjithë lexuesit, a mund të na sqaroni degën familjare përmes së cilës ju jeni pasardhës i Skënderbeut?
Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, familja (Gjoni me të ëmën Donikën) u transferua në Mbretërinë e Napolit. Falë marrëdhënieve të mira dhe ndihmës që Skënderbeu i kishte dhënë kësaj mbretërie, mbreti Ferdinand i Aragonës i ktheu respektin familjes. Si në çdo familje tjetër, në vitet që pasuan lindën shumë fëmijë, disa prej të cilëve zgjodhën rrugën e tyre për të mos qëndruar në Napoli. Ne jemi trashëgimtarë nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetër trashëgimtare e Leçes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandër Skënderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmë. Të dy jemi Kastrioti Skënderbe, të dy jemi krenarë që jemi përfaqësues të heroit të madh. Nuk kemi marrëdhënie të ngushta me ta, por s’ka vend as për aludime të tjera. Më duket e parëndësishme të thuash që unë jam trashëgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve që ne zotërojmë, të thuash që unë jam direkt apo indirekt më duket e parëndësishme. Por për të shpjeguar këtë rast, po marr një shembull të thjeshtë. Unë kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skënderbe dhe Aleksandro Maria Skënderbe. Nëse djali i madh, Filipo nuk do të mundet të ketë fëmijë ose nuk do të ketë fëmijë meshkuj, të drejtën e pasardhësit do ta gëzojë Aleksandri. Ne rrjedhim nga një familje së cilës më 1945, me vdekjen e trashëgimtarit direkt Françesko, i kaloi nderi për të përfaqësuar Skënderbeun. Në këtë linjë, unë jam i fundit trashëgimtar deri sa kjo t’i kalojë djalit tim, Françeskos. Të gjitha këto që po them janë të dokumentuara në Arkivat e Romës, lehtësisht të verifikueshme.

Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë persona që kanë pretenduar apo e kanë shpallur veten pasardhës të familjes së heroit kombëtar. Jeni në dijeni edhe ju?
Përmes internetit fillova të lexoja pasaktësi për sa i përket familjes Kastrioti Skënderbe dhe fillova të rebelohesha. Ne nuk kërkojmë asgjë, por historia duhet të respektohet. Unë përfaqësoj trashëgiminë aktuale direkte të heroit shqiptar. Shpresoj që vetëm në nivel emri të jemi të nderuar që i përkasim atij dhe të tregojmë se i përkasim. Ndaj kam sjellë me vete një broshurë që përmban tre dokumente: Janë pemët gjenealogjike të familjes, njëra prej tyre e njohur më 1910 edhe nga Arkivi i Këshillit të Konsultës Araldike (familjet fisnike), të cilat do t’i dorëzohen Arkivit Qendror Shtetëror.

Ju thatë se Skënderbeu është i keqtrajtuar në Itali. E thoni këtë krahasuar me kontributin e tij për këtë vend?
Kultura italiane ndaj figurës së Skënderbeut është indiferente. Ai është një hero që i ka dhënë shumë jo vetëm Shqipërisë, por gjithë Europës, por fatkeqësisht nuk është i vlerësuar ashtu si në vendin tuaj, madje më lejoni të them, në atdheun tonë. Në Itali, ne të familjes Kastrioti Skënderbe jemi njerëz normalë, ashtu siç është e drejtë të jemi: punëtorë dhe prindër. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skënderbeut, po aty është edhe pallati i famshëm me emrin e tij, i cili duhet të ishte një vend ku të tregoheshin marrëdhënien e shkëlqyera italo-shqiptare, por për fat të keq atje është muzeu i makaronave. Është i pashpjegueshëm për mua fakti pse nuk ka njohje për figurën, njeriun dhe historinë e Skënderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se politikani i vërtetë sot në Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumë i përgatitur. Unë vet ndjehem i papërgatitur përballë Skënderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai që nuk ka asnjë lidhje, çfarë mund të dijë për të. Historia e një heroi që ka punuar shumë për Europën sot nuk njihet, përveçse nga arbëreshët apo nga ata me origjinë arbëreshe. Sigurisht që nëse takoni djalin tim, ai do t’u përgjigjet.

E meqenëse flasim për arbëreshët, ata janë ende dëshmi e gjallë e asaj që ndodhi në vitet ‘500. Si janë raportet tuaja me ta?
Arbëreshët përfaqësojnë historinë dhe traditat që sipas meje, nuk gjenden më këtu, edhe pse nuk mund të flas me siguri për Shqipërinë. Ata flasin ende shqipen e vjetër, janë krenarë, të mrekullueshëm dhe kanë gjak shqiptar, që rrjedh në mënyrë të vrullshme. Kontaktin e parë që kam pasur me arbëreshët ka qenë vitin e shkuar. Patëm nderin të ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) në një festë të përvitshme, ku na trajtuan shumë mirë. Do të ishim edhe këtë vit, po të mos kishim marrë ftesën për në Shqipëri, në të cilën nuk mund të mungoja. Doja të sillja edhe djemtë, por do të ishte e ekzagjeruar.

Do të udhëtoni në Krujë, në Peshkopi, në Dibër të Madhe. Çfarë prisni të gjeni në këto qytete?
Krujën e konsideroj si qytetin tim. Një vizatim i saj qëndron përballë tryezës sime të punës së bashku me një flamur shqiptar dhe shqiponjën. Do të më duhet t’i vizitoj më parë e pastaj të flas.

A trashëgoni objekte me vlerë historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende një pikturë të shkëlqyer të Skënderbeut. Në fakt është e vendosur te shtëpia e Nënës në Napoli, por më përket mua. Ruaj po ashtu edhe një pikturë që motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratë në dasmën e Mbretit Zog. Më kanë treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundësinë të martohej me një pasardhëse të Skënderbeut që ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bë, nuk e di as se pse dhe nuk dua të ngatërrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndërmend t’i dërgonte një pikturë që përfaqësonte Skënderbeun si luftëtar. Nuk pati guximin ta dërgonte, sepse kishte thënë se e kishte realizuar vetë, por në fakt ishte e një piktori tjetër. Janë gjëra të vogla të familjes. Janë edhe disa tekste të 1800-s që dëshmojnë për vazhdimësinë e dinastisë Skënderbe.

Çfarë angazhimi keni ju në jetën e përditshme?
Një ditë e zakonshme e jona, nëse nuk do të ishim në Tiranë, do të na gjente më Napoli ose Kazertë ku jetojmë. Në idenë e vjetër, princat jetonin në një botë ekstravagante, plot me luks. E jona është një jetë normale. Unë jam drejtor i një banke, ndoshta jam më mirë se të tjerët, por ka edhe më të mirë se unë. Bashkëshortja ime Stefania është e zonja e shtëpisë dhe administron familjen. Të premten, deri në orën 14:00, kam punuar në bankë duke paguar çeqe, mora skuterin (është kali im) dhe u ktheva në shtëpi. Psikologjikisht u përgatita të marr një tjetër pozicion dhe shpresoj të përfaqësoj denjësisht familjen time.

Çfarë do të merrni me vete kur të ktheheni?
Gjithçka, mendoj se nuk do më mjaftojnë lekët (Qesh). Do marr me vete kujtimin më të mirë. Sapo arrita, më njoftuam se do të kem takime të ndryshme dhe aktivitete që në njëfarë mënyre do të përcillen mediatikisht, duke e bërë më të njohur familjen time. Unë dua që të gjithë të kuptojnë që nuk kam ardhur të bëj asgjë, veçse të prek me këmbët e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujën, fshatin e origjinës Sinën dhe është lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unë, nuk mund ta kuptojë.

Poeti suedez Tomas Transtromer fitoi çmimin Nobel për letërsi

 

2011 Nobel Prize Announcements

Literature

2011 Nobel Prize in Literature

The Nobel Prize in Literature 2011 is awarded to Tomas Tranströmer "because, through his condensed, translucent images, he gives us fresh access to reality".
Press Release
Bio-bibliography
Congratulate the New Nobel Laureate
Videos from the Prize Announcement

 

 

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2011 iu dha, të enjten, poetit suedez Tomas Transtromer, veprat surrealiste rreth mistereve të mendjes njerëzore të të cilit i dhanë atij njohje si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Akademia Suedeze tha se e ka njohur poetin 80 vjeçar “sepse, nëpërmes imazheve të tejdukshme, të përmbledhura, ai na jep akses të freskët ndaj realitetit”.

Në vitin 1990, Transtromer vuajti nga një sulm, që e la atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë për të folur, por ai vazhdoi të shkruajë dhe botoi, në vitin 2004, një përmbledhje me poema "The Great Enigma".


Transtromer ka qenë favorit shumëvjeçar për shpërblimin në vlerë prej 1o milionë krona suedeze (1.5 milion dollarë) dhe në vitet e fundit gazetarët suedezë kanë pritur para apartamentit të tij në Stockholm atë ditë kur është shpallur çmimi Nobel për letërsi.


Në mesin e veprave më të njohura të poetit Transtromer përfshihen "Windows and Stones", e botuar në vitin 1966, në të cilën ai përshkruan tema nga udhëtimet e tij të shumta dhe vepra tjetër "Baltics", e botuar në vitin 1974.

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe kanë ndikuar te poetët tjerë nëpër botë, në veçanti në Amerikën Veriore.

 

Që nga vitet pesëdhjeta, Transtromer ka pasur një miqësi të afërt me poetin amerikan Robert Bly, i cili i përktheu në gjuhën angleze shumicën e veprave të tij. Në vitin 2001, shtëpia botuese suedeze e Transtromer-it ‘Bonniers’ e botoi në një libër korrespondencën ndërmjet dy shkrimtarëve, e cila u titullua "Air Mail".


Në fillim të këtij viti, shtëpia botuese ‘Bonniers’ e lëshoi në qarkullim përmbledhjen e veprave të tij ndërmjet viteve 1954 dhe 2004, për të festuar ditëlindjen e tetëdhjetë të autorit.
Ny bild
I lindur në Stockholm në vitin 1931, Transtromer u rrit i vetëm bashkë me nënën e tij mësuese pasi ajo u shkurorëzua nga babai i tij gazetar. Ai filloi të shkruajë poezi derisa studionte në shkollën Sodra Latin në Stockholm dhe debutoi me përmbledhjen “Seventeen Poems” (Shtatëmbëdhjetë poema) në moshën 23 vjeçare.


Ai e mori një diplomë në psikologji nga Universiteti i Stokholmit dhe më vonë e ndau kohën e tij ndërmjet poezisë dhe punës së tij si psikolog.



Lexoni:
http://www.nobelprize.org/
http://inpressbooks.co.uk/tomas_transtromer_new_collected_poems_tomas_transtromer_i022255.aspx
http://www4.svenskaakademien.se/bio_sv.html
http://www4.svenskaakademien.se/bio_en.html
http://www4.svenskaakademien.se/bio_fr.html

http://www4.svenskaakademien.se/bio_de.html
http://www4.svenskaakademien.se/nobelpriset_swe.html

Përgatiti :Flori Bruqi

Këngëtarja Dafina Zeqiri ndryshe!



Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse i bën prezantimet e këngëve në Kosovë, shihet se synimet e saj janë më shumë se publiku shqiptar. Pas këngës “Dangerously in Love”, ajo ka paraqitur edhe klipin “My Swag”, e cila po ashtu është realizuar në gjuhën angleze.

Pas shumë peripecive dhe shtyrjeve, këngëtarja Dafina Zeqiri ka prezantuar edhe këngën e saj më të re, hitin “My Swag”.
E paralajmëruar se do të transmetohet në treg para disa javëve, ajo ka dalë dje në orët e hershme të mëngjesit përderisa thuhet se fajtore për këtë ka qenë paksa Dafina, e cila ka vonuar që t’ia japë bekimin lansimit të spotit.
E realizuar në anglisht, por me një version dhe me një muzikë më të shpejtë, Dafina Zeqiri me dy këngët dhe klipet e saj të fundit po tregon se mendtë i ka diku tjetër – te publiku ndërkombëtar.
“Dangerously in Love”, ishte një këngë e lehtë, baladë, e cila për një muaj arriti që të shikohet më shumë se nga një milion njerëz nëpër ueb-faqe që transmetojnë klipe, përderisa këngëtarja, e frymëzuar nga suksesi i asaj kënge ka realizuar edhe klipin e saj më të ri “My Swag”, një këngë kjo më ritmike, po ashtu në gjuhën angleze.
E kritikuar shpesh si një kopjuese e këngëtareve të huaja, megjithatë Daffy vazhdon njëjtë. Edhe në klipin e ri, ajo ka marrë shumë nga këngëtarët e huaja, sidomos nga Beyonce, Rihanna, por edhe nga Lady GaGa – por spoti i saj ka edhe veçanti.
Klipi “My Swag” që në shqip do të thotë “Plaçka ime”, ka sjellë në të edhe njësinë speciale të Kosovës, ROSU – kjo është hera parë që ROSU dalin në një video-klip muzikor.
Por, klipi di të jetë edhe shpesh i rëndë për sy. Kjo ndoshta pasi që Daffy po ka dëshirë që në spotet e saj të sjellë edhe pak horror, ashtu sikurse kishte bërë edhe në një klip të vitit të kaluar, konkretisht të këngës “Po m’pëlqen” që ishte realizuar në bashkëpunim me Ledrin e Skillzave.
E përfolur shumë për jetën e saj private dhe ndarjen e saj nga i dashuri Krenar Çoçaj së fundi, prapëseprapë këngëtarja nuk e ka lënë pas karrierën, por megjithatë spoti i saj, edhe pse shihet se është bërë një përpjekje për të ndryshuar, prapë nuk ndryshon shumë nga spotet që sot i krijojnë produksionit kosovare.
Në përgjithësi, spoti është i ngarkuar me ngjyra shumë të rënda, skena të horrorit që nuk përshtaten shumë me karakterin e këngës, me tekstin e saj, por edhe me ritmin.
Por, prapë me këto këngë anglisht që po krijon Daffy duhet të shihen se cilat janë synimet e saj.
Deri më tani, shumë këngëtare kosovare kanë provuar fatin që me këngë anglisht të depërtojnë jashtë Kosovës, një ndër to janë edhe Genta Ismajli e Bleona Qereti - por asnjëra prej tyre nuk e ka arritur këtë sukses.
Por, bazuar në klikimet që i janë bërë këngës “Dangerously in Love”, por edhe këngës së re “My Swag”, shihet një mori klikimesh, ku për disa orë kënga kishte marrë më shumë se 5000 klikime në youtube.
Kënga e Daffy-it, “My Swag”

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...