Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/23

Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi

Evropa e Bashkuar   nga ideja deri te realizimi




Në këtë studim shkencor, në veçanti janë hulumtuar përpjekjet e mendimtarëve për një Evropë të Bashkuar, në shekullin XIX dhe XX, si: Sen Simon-it, Viktor Ygo-së, Adam Smit-it, Lorimer-it, Jozef Prudon-it, Kudenhov Kalerg-it, Eduard Herio-së, Aristid Brian-it...


Prof. dr. Lazar Lazarov për librin e botuar nga Dr.sc. Zeqirja Rexhepi, vlerëson se: vepra e autorit Doc Dr. Zeqirja Rexhepi, Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi është një studim shkencor, që merret me çështjen e zhvillimit dhe jetësimit të idesë së kahmotshme, të ideologëve dhe mendimtarëve të shumtë për bashkimin e popujve evropianë, filluar nga zanafilla e idesë evropiane e deri më sot. Është me interes të jashtëzakonshëm për njohjen, sado pak të procesit evolutiv të idesë evropiane nëpër shekuj, proces që është në zhvillim e sipër.

Në këtë studim shkencor, në veçanti janë hulumtuar përpjekjet e mendimtarëve për një Evropë të Bashkuar, në shekullin XIX dhe XX, si: Sen Simon-it, Viktor Ygo-së, Adam Smit-it, Lorimer-it, Jozef Prudon-it, Kudenhov Kalerg-it, Eduard Herio-së, Aristid Brian-it... 

Autori, në këtë vepër me të drejtë potencon se ideja e Evropës së Bashkuar fillon të konkretizohet vetëm pas tragjedisë së popujve evropianë në luftërat botërore, pas të cilave vjen tek vetëdijesimi i tyre, në veçanti të atyre që gjatë të kaluarës historike ishin përpjekur për dominim në kontinent. Pra, me Evropën e Bashkuar fillon një etapë e re historike – ajo e bashkëpunimit të popujve, fillimisht në sferën ekonomike e më pas edhe në sferat tjera. Sot, Evropa e Bashkuar - Unioni Evropian, është një realitet i gjallë që zhvillohet në kahe të mirëqenies ekonomike dhe politike të popujve evropianë, për këtë dëshmon procesi i zgjerimit të saj me vende të reja. 

Autori, konstaton se ideja për një Evropë të Bashkuar do të mbetet e parealizuar po qe se ky projekt ndërpritet së zgjeruari. Andaj, sipas tij, përpos vendeve të Ballkanit, në këtë projekt duhet bërë vend edhe për vendet tjera evropiane, siç janë: Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, pra atëherë do të realizohej në tërësi ideja e filozofëve për një Evropë të Bashkuar. 

Autori i veprës Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, konstaton një optimizëm të theksuar për unifikimin e tërësishëm, duke u nisur nga fakti se, civilizimi evropian është ngopur me tragjedi, ndërkaq kthimi në të vjetrën nuk do të thotë asgjë tjetër përpos një tragjedi të re me përmasa shkatërrimtare. Nisur nga ky fakt, autori në veprën e tij hedh poshtë kategorikisht zërat pesimistë, për dështim të projektit “Evropa e Bashkuar”. 

Vepra, Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, do të mbetet në shërbim të opinionit, si: studentëve, historianëve, politikanëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të njihen me projektin më madhështor të qytetërimit evropian – Evropa e Bashkuar. 

Doc Dr. Zeqirja Rexhepi
   Doc Dr. Zeqirja Rexhepi

Ndërsa, doc. dr. Fehari Ramadani, thekson se Vepra e autorit Doc. dr. Zeqirja Rexhepi, Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, është e një rëndësie të veçantë, sidomos për faktin se ai jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit të idesë për një Evropë të Bashkuar, që nga periudha e antikitetit dhe deri te realizimi i saj, pas Luftës së Dytë Botërore.

Autori ka arritur me mjeshtri të pasqyrojë evoluimin e procesit për bashkimin e popujve të kontinentit të Evropës, duke prezantuar idetë e personaliteteve të shquara të historisë botërore, që nga periudha e antikitetit e deri në kohën më të re. Sipas autorit, Bashkimi Evropian, sot shihet si vend i shpëtimit për çdo evropian, në radhë të parë nisur nga aspekti ekonomik dhe politik. Prandaj, synim i secilit popull të kontinentit të vjetër është integrimi në BE.

Krijimi i “Evropës së Bashkuar”, dëshmoi se francezët dhe gjermanët, dy popuj që kishin luftuar për vite të tëra kundër njëri tjetrit, shumë më lehtë mund t’i realizonin interesat reciproke duke bashkëpunuar midis tyre sesa duke luftuar. Kjo duhet të shërbejë si model edhe për të tjerët.

Autori me një stil shumë të kuptueshëm dhe të rrjedhshëm pasqyron gjithë procesin e krijimit dhe të zhvillimit të Bashkimit Evropian, që nga vitet 50-të, të shekullit të kaluar e deri në ditët tona. Ai në mënyrë të veçantë pasqyron zhvillimin e institucioneve evropiane.

Bashkimi Evropian, për autorin, paraqet një Bashkësi të shteteve dhe popujve, të cilët kanë synime të përbashkëta. Sipas tij, në perspektivë, në BE do të përfshihen të gjithë Evropianët. Ai shpreh bindjen se në të ardhmen institucionet e BE-së do të fuqizohen edhe më tepër, duke hartuar edhe një Kushtetutë, duke i përsosur institucionet e përbashkëta për politikë të jashtme dhe sigurisë, qeveri të përbashkët...

Ky studim është hartuar me një strukturë të logjikshme dhe të qëndrueshme, duke respektuar me përpikëri aspektin metodologjik. Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, është rezultat i punës kërkimoro-shkencore të autorit, i cili ka shfrytëzuar shumë studime paraprake rreth kësaj çështje. 

Autori ka analizuar dhe sistematizuar një varg të dhënash që lidhen me idenë procesin të krijimit të BE-së, e që janë pak të njohura jo vetëm për opinionin e gjerë, por edhe për qarqe shkencore.

Mënyra e strukturimit dhe e hartimit të veprës në fjalë, stili i përshtatshëm dhe gjuha e pastër që përdor autori, rrisin edhe më tepër vlerat e saj.

Evropa e Bashkuar nga ideja deri te realizimi, do t’u shërbejë studentëve të shkencave shoqërore si dhe opinionit më të gjerë, i cili ka interes të njihet me idetë dhe procesin e krijimit dhe të zhvillimit të Bashkimit Evropian.

Përralla erotike e Almodovarit

Historia e Rikit një i ri që ka sapo ka dalë një qendër rehabilitimi për të sëmurë mendor, merr çuditërisht një kthesë të pabesueshme. Ai nuk e harron Marinën vajzën me të cilën fjeti për një natë, deri sa e gjen dhe e fiton përgjithmonë.


Përralla erotike e Almodovarit


"Tie Me Up! Tie Me Doën!" titulli amerikan për "Átame!", film i vitit 1990 i regjisorit Pedro Almodovar shfaqet sonte ora 19.00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi.

Historia e Rikit një i ri që ka sapo ka dalë një qendër rehabilitimi për të sëmurë mendor, merr çuditërisht një kthesë të pabesueshme. Ai nuk e harron Marinën vajzën me të cilën fjeti për një natë, deri sa e gjen dhe e fiton përgjithmonë.


Me dashurinë e tij ai i kryen një shërbim të madh Marinës, e cila me zor po e kapërcen rehabilitim nga drogërat. Sa të rëndësishme janë marrëdhëniet dashurore mes dy njerëzve, mes trupave të tyre, e tregon Almodovar tek kjo përrallë erotike. Interpretojnë Antonio Banderas, Victoria Abril, Loles Leon. 

Jeta Toçila Shkurti:“Psikologjia shkollore e zbatuar”


“Psikologjia shkollore e zbatuar”, manual për psikologët shkollorë, është libri i saj i parë, i cili vjen si një domosdoshmëri për të gjithë psikologët që punojnë nëpër shkolla, mësuesit, prindërit dhe për të gjithë studentët e psikologjisë. Libri përmban informacione mbi rolin dhe funksionet e shërbimit psikologjik, parimet etike të këtij shërbimi, konsultimet me mësuesit, si realizohen dhe për çfarë bëhen ato. Gjithashtu, aty trajtohet gjerësisht vlerësimi dhe këshillimi psikologjik, platformat e vëzhgimit, instrumentet dhe protokollet që përdoren nga psikologu për nxënësit që ndjekin seanca këshillimi. Autorja ka përfshirë në libër tema konkrete që trajtohen nga psikologët në shkollë, në orët edukative ose seminaret sensibilizuese, duke u ardhur kështu në ndihmë të gjithë psikologëve të rinj që hasin vështirësi në hartimin dhe realizimin e planit të punës. Në vazhdimësi të kësaj ideje në libër flitet edhe për planet edukative dhe ato të punës që hartohen nga psikologu, strategjitë e ndërhyrjes në raste të krizave shkollore ose për parandalimin e një fenomeni shqetësues për shkollën dhe hapat konkretë në ndërhyrjen e tyre. Fenomene si depresioni apo dhuna mes nxënësve janë të trajtuara gjerësisht në kapitullin e strategjive të ndërhyrjes, për të shërbyer si një model, i cili mund të adaptohet edhe për fenomene të tjera që janë tipike në shkollat tona. Gjithashtu të interesuarit mund të gjejnë në libër teste dhe pyetësorë të gatshëm për t’i përdorur në punën e tyre me fëmijët dhe adoleshentët. 
Jeta Toçila Shkurti

Jeta Toçila Shkurti është psikologe e mirënjohur shqiptare . Ka punuar në disa shkolla të Tiranës , folëse në televizion dhe opinioniste në median e shkruar.


Kohë më parë ka dalë në treg libri “Psikologjia shkollore e zbatuar”, manual për psikologët shkollorë, nga shtëpia botuese “Dituria”.

Autorja e tij, Jeta Toçila Shkurti ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega Psikologji, profili psikologji shkollore dhe Organizimi, gjatë periudhës 1998-2002. Aktualisht autorja ndjek sudimet Master të nivelit të dytë në Shkenca Administrative. 

Jeta Toçila Shkurti është kryetare e shoqatës shqiptare të shërbimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë. Ajo punon si psikologe në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe shkollën 9 vjeçare “4 dëshmorët”, në Tiranë. Paralelisht me këtë është e angazhuar në TVSH si spikere lajmesh dhe opinioniste në median e shkruar. 


“Psikologjia shkollore e zbatuar”, manual për psikologët shkollorë, është libri i saj i parë, i cili vjen si një domosdoshmëri për të gjithë psikologët që punojnë nëpër shkolla, mësuesit, prindërit dhe për të gjithë studentët e psikologjisë. 

Libri përmban informacione mbi rolin dhe funksionet e shërbimit psikologjik, parimet etike të këtij shërbimi, konsultimet me mësuesit, si realizohen dhe për çfarë bëhen ato. 

Gjithashtu aty trajtohet gjerësisht vlerësimi dhe këshillimi psikologjik, platformat e vëzhgimit, instrumentet dhe protokollet që përdoren nga psikologu për nxënësit që ndjekin seanca këshillimi. 

Autorja ka përfshirë në libër tema konkrete që trajtohen nga psikologët në shkollë, në orët edukative ose seminaret sensibilizuese, duke u ardhur kështu në ndihmë të gjithë psikologëve të rinj që hasin vështirësi në hartimin dhe realizimin e planit të punës. 

Në vazhdimësi të kësaj ideje në libër flitet edhe për planet edukative dhe ato të punës që hartohen nga psikologu, strategjitë e ndërhyrjes në raste të krizave shkollore ose për parandalimin e një fenomeni shqetësues për shkollën dhe hapat konkretë në ndërhyrjen e tyre. 

Fenomene si depresioni apo dhuna mes nxënësve janë të trajtuara gjerësisht në kapitullin e strategjive të ndërhyrjes, për të shërbyer si një model , i cili mund të adaptohet edhe për fenomene të tjera që janë tipike në shkollat tona. 

Gjithashtu të interesuarit mund të gjejnë në libër teste dhe pyetësorë të gatshëm për ti përdorur në punën e tyre me fëmijët dhe adoleshentët. 

Ky libër është i pari në llojin e tij, është një libër pune i nevojshëm për çdo psikolog që punon dhe do të punojë në shkollë, dhe vjen nga një profesioniste që e ka prekur me dorë realitetin e shkollave tona dhe që ka patur sukses në punën e saj me mësuesit, prindërit dhe nxënësit. 

Unë e vrava Moamer Gadafin me një plumb



Unë e vrava Gadafin me një plumb (VIDEO)Sanad al-Sadek al-Ureibi, 22 vjeçari që është pjesëtar i kryengritësve në Libi thekson se ai është vrasësi i vërtetë i ish-udhëheqësit libian Moamer Gadafi. Al-Ureibi publikoi në internet një video-xhirim në të cilin thotë se ai kishte kapur Gadafin dhe e ka goditur me dy plumba në kokë.
 

“I kam shkrepur dy plumba, por ai nuk ndërroi jetë menjëherë. Shkoi gjysmë ore kur ai dha shpirtë”, deklaron al-Ureibi, i cili kishte braktisur brigadën e tij në Bengazi dhe i ishte bashkëngjitur forcave kryengritëse në Misrata, të cilët kishin ndërmarrë sulmin për rrethimin e Sirtës. 
Al-Ureibi në kamera thekson triumfin derisa disa persona të tjerë i urojnë aktin e bërë. Ata në kamera tregojnë një unazë ari dhe xhaketë, për të  cilën pohojnë se i ka takuar Gadafit. Në unazë duket emri i gravuar i gruas së ish-diktatorit, safije, si dhe viti i martesës së tyre 1970. 

Kryengritësi i ri theksoi se Gadafi u kap në një rrugë që ishte i shoqëruar me disa fëmijë dhe vajza. “Ai mbante një kapelë dhe ne e njohëm nga flokët dhe më pas kuptuam se ishte ai”, pohon al-Ureibi.


Siç shpjegon ai më tej, Gadafin e ka neutralizuar duke i`a marrë pistoletën dhe e ka kapur më pas për duar. “E godita me shuplakë, dhe ai mu përgjigje se unë jam djalë i tij. Atëherë e kam kapur për flokë dhe e kam shtrirë për tokë”, theksoi kryengritësi i ri, i cili pohon më tej se kishte dëshiruar që Gadafin ta dërgonte në Bengazi.
Sipas tij, në zënkën me bashkëluftëtarët e tij nga Misrata, të cilët kishin dëshiruar që Gadafi të mbetej tek ta, al-Ureibi i ka shkrepur dy plumba në kokë ish-diktatorit dhe më pas pistoleta e artë i është marrë nga dora dhe është larguar me forcë nga vendi i ngjarjes. 





 *******************

Moti nesër :23 tetor 2011

 


Sipas MeteoAlb edhe nesër vendi ynë ka qenë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Vranësirat dhe shirat kanë dominuar gjatë gjithë ditës, por më problematike situata është paraqitur në veri dhe veriperendim të vendin, ku shirat kanë rënë me intensitet të lartë, herë pas here në formë rrebeshi.
Edhe pjesa e dyte e ditës do të vijoi me vranësira dhe shira intensivë në të gjithë zonën bregdetare si edhe në veriperëndim të territorit, ndërsa pjesa tjetër ka patur sasi më të pakta të reshjeve. Në zonat malore ka patur reshje të pakta dëbore. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të mbetemi edhe gjatë natës.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit kane pësuar 2 gradë rënie në të dy vlerat ekstremale.
Era ka fryrë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h dhe drejtim jugor - jugpernedimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë 3 ballë.
Europa
Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjine oqeanike janë vendosur në të gjithë Evropën veriore duke u shtirë deri në ishujt britanikë dhe për pasojë në këto rajone ka dominuar moti i paqëndrueshëm. Konkretisht në Norvegji, Suedi dhe Finlandë ka patur vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Problematike situata është paraqitur në ishujt britanikë për shkak të reshjeve me intensitet të lartë dhe stuhive të forta të erës. Përsa i përket Mesdheut dhe gadishullit të Ballkanit qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike kane bërë që në këto vende të dominojnë vranësirat dhe shirat, por intensiteti i reshjeve ka qenë i dobët. Ndërsa Europa Jugore, si edhe një pjesë e Europës qendrore janë dominuar nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Nga Enver Robelli :Nobeli i letërsisë një "vjelës" i heshtjes

Jo shumë i njohur për masën e gjerë, por i rëndësishëm për lexuesit me shije: suedezi Tomas Transtromer, poet me vjersha të shkurta e libra të holla, nderohet me çmimin Nobel për Letërsi



1.

Në fillim ishte piskama. Të enjten në orën 12:25 në webfaqen e radiostacionit B92 nga Beogradi u publikua lajmi se Dobrica Qosiqi ishte shpërblyer me çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2011. Krahas lajmit ishte plasuar edhe një link, një vegëz, përmes së cilës popullsia digjitale e planetit mund të shikonte webfaqen e Komitetit të Nobelit. 






Edhe aty i njëjti njoftim: Qosiqi laureat! Kishte edhe media të tjera, jo vetëm serbe, të cilat e transmetuan këtë lajm. Pas piskamës, filloi hulumtimi. Brenda pak minutash lajmi nuk gjendej më në webfaqen e B92, në faqen zyrtare të Nobelit shkruante se njoftimi se kush është fitues i Nobelit për Letërsi do të bëhet publik në orën 13:00, si çdo vit. 






Shpejt u pa se lajmi i gëzueshëm për Qosiqin dhe Serbinë nacionaliste ishte një rrenë pothuaj e përsosur. Në mbrëmje, po të enjten, përgjegjësinë për sajimin e lajmit e morën një grup aktivistësh antinacionalistë serbë, të cilët me aksionin e tyre synuan të demaskojnë figurën shoviniste të Dobrica Qosiçit.

2.

Emri i Tomas Tarnstormer, laureatit të vërtetë për këtë vit, është përmendur ngaherë si kandidat potencial për çmimin Nobel për Letërsi. Për çdo vit në fillim të tetorit gazetat dhe televizionet suedeze dërgonin nga një apo më shumë reporterë para shtëpisë së shkrimtarit. Edhe fqinjët e Tarnstormer-it tashmë ishin mësuar me zhurmën e përvitshme.






 Vetë Tarnstormer njihet si poet i heshtjes. Gjuha e tij është si një lumë i prajshëm, i cili edhe gurgullimën e ka qetësuese. Tarnstormer është një poet që shkruan me qetësi olimpike, një lirik që gdhend fjalët me maturi dhe i vjel ato prej heshtjes. Krejt vepra e tij poetike ndoshta i mbërrin 500 faqe. Brenda kësaj vepre gjejmë poezi për një mësues të latinishtes, mësuesin e Tarnstormer-it dhe të shumë artistëve suedezë, të cilin nxënësit e quanin "cjapi" për shkak të mjekrës. Mësuesi mjekrosh kërkonte shumë nga nxënësit, mes tjerash edhe përkthimin e poezive të Horacit, poetit romak. 







Më vonë Tomas Tarnstormer kështu i përshkruan përpjekjet e tij dhe të shokëve të klasës për të sjellë në suedisht Horacin: "Tani teksti që vetvetiu shkëlqente ishte zbritur në tokë". Me gjasë ky është edhe qëndrimi programatik i nobelistit të ri për punën letrare. Letërsia e mirë ec për toke. Arti i të shkruarit jeton nga thjeshtësia, jo nga banaliteti. Thjeshtësia është aftësi për t'i rrokur gjërat në thelb, banaliteti është vetëm një përpjekje joambicioze, triviale. Në letërsinë shqipe një poet i qetësisë dhe thjeshtësisë monumentale është Martin Camaj, i kopjuar dhe i imituar keq nga shumë poetë kosovarë.

3.

Tomas Tarnstormer është një poet që e zotëron artin e modestisë. Kjo vërehet jo vetëm në poezitë e tij, por që në titujt e veprave: "17 poezi" titullohet një vëllim nga viti 1954, "Enigma e madhe" (2005), "Tinguj dhe gjurmë" (1996), "Detet veriore" (1974). Vepra e Tarnstormer është përkthyer në mbi 30 gjuhë; në gjuhën shqipe shtëpia botuese "Rilindja" në vitin 1986 nxori vëllimin "Yjësia e bardhë" me poezi të Tomas Tarnstormer dhe autorit finlandez Paavo Haaviko. Veprën e laureatit të sivjetmë të çmimit Nobel për Letërsi, kuptohet, më së miri e njohin suedezët. Karin Naumann-Magnusson, docente për letërsinë suedeze me banim në Zvicër, kështu e shpjegon veprën e Tarnstormer: "Ai shkruan me një gjuhë shumë të përqendruar, mbresëlënëse. Veprat e tij janë përplot imazhe, të cilat ai i bart tutje. Janë imazhe vizionare si: ��rri varur si një këmishë e zbrazët në tojën e teshave'. (�) Ai përdor imazhe origjinale, befasuese, të cilat janë të qarta dhe të kuptueshme. Stili i shkrimit të tij është mistik. Natyra nordike luan një rol të rëndësishëm. Por edhe muzika – Tarnstormer fillimisht dëshironte të bëhej muzikant". Pas suedezëve janë gjermanët ata që marrin vesh më së shumti nga poezia e Tarnstormer, në veprën e të cilit, krahas elementeve të poezisë nga Azia lindore, shihet veçanërisht ndikimi i mistikës gjermane. Në një tekst të shkurtër, të botuar të premten në gazetën "S�ddeutsche Zeitung" të Mynihut, Michael Kr�ger, shef i shtëpisë botuese Carl Hanser, e cila ka publikuar veprat e Tarnstormer në gjermanisht, mes tjerash, shkruan: "Me rastin e ditëlindjes së tij të tetëdhjetë në pranverë të këtij viti ne të gjithë u mblodhëm në Teatrin e Qytetit në Stockholm për ta uruar Tomasin. Tomasin dhe gruan e tij Monica, për të qenë më i saktë, sepse ajo prej vitesh kujdeset për të, prej se ai pas një sulmi të rëndë në tru nuk mund më as të ec si duhet, as të flasë qartë. Ky burrë i ndrojtur, i dashur rrinte ulur në një karrige për të sëmurë dhe na shikonte me një përzierje të turpit dhe gëzimit neve që e lavdëronim. 






Tani Mbreti i Suedisë në ceremoninë e 10 dhjetorit për herë të parë duhet t'i përulet një poeti, ashtu siç e do puna, në fakt". Ky poet di të thur këso vargjesh, diçka mes haikut dhe qetësisë nordike: "Frymë e madhe dhe e ngadalshme / nga biblioteka e detit./ Këtu mund të pushojë". Ose: "Varrimet vijnë / dendur e më dendur / si tabelat e komunikacionit / kur i afrohemi një qyteti". Ose: "Tingulli thotë se liria ekziston / dhe dikush Perandorit nuk po ia paguan tatimin". Ky është arti i thjeshtësisë, larg banalitetit, afër jetës, afër njerëzve, në tokë.

Ministri i Turizmit shqiptar Aldo Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Buzukut


Aldo Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Buzukut


 


































 Gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë të Vatikanit në kuadër të 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ministri i Turizmit Aldo Bumçi i kërkoi drejtuesit të Bibliotekës së Vatikanit, që kthejë në Tiranë librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili gjendet në Bibliotekën e Vatikanit. 
Këtë kërkesë Bumçi e bëri në kuadër të kremtimit vitin e ardhshëm të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite një nga figurat më të larta të Selisë së Shenjtë, dekani i kolegjit të kardinalëve, Kardinal Sodano mbajti një meshë ku merrte pjesë edhe ministri i Turizmit Aldo Bumçi, Kardinali Ivan Dias, nunsi i parë apostolik në Shqipëri, si dhe Arqipeshkvi i Metropolit imzot Rrok Mirdita e Ipeshkvi i Sapes imzot Lucçan Agustini.
Po kështu në meshë morën pjesë edhe edhe një numër i madh ambasadorësh të akredituar në Vatikan si dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.
Në fjalën e tij Ministri Bumçi vlerësoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin ishin të hershme së paku 1800 vjeçare.
"Vatikani iu gjend pranë shqiptarëve në orët më të vështira të historisë sonë kombëtare duke mbështetur gjuhën, kulturën, pavarësinë dhe lirinë e shqiptarëve", theksoi Bumçi duke u ndalur edhe në historinë frymëzuese të fesë dhe besimeve në Shqipëri.
"Lavdia e besimeve fetare në Shqipëri u shfaq si gjatë diktaturës ku kleri i të gjitha besimeve Mysliman, Bektashi, Ortodoks dhe Katolik u përball me persekutimin më të madh të epokës moderne, dhe me qëndresën e tyre ata krijuan shembuj moral për brezat e ardhshëm, ashtu dhe me harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në Shqipëri", u shpreh ministri i Turizmit.
Gjatë vizitës në Vatikan, ministri Bumçi u takua me homologun e tij, Kardinalin Ravasi, i cili vlerësoi marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë duke bërë me dije se do të vizitonte së shpejti Tiranën si pjesë e një projekti që nxiste dialogun ndërmjet kishës dhe shoqërisë.
Gjatë takimit kardinali Rivazi, vlerësoi harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe shprehu interesin e Vatikanit për të nxitur dialogun ndërfetar në nivel botëror.
Ministri Bumçi zhvilloi edhe një takim me At. Caesar Atuire, shef i Entit Turistik të Vikariatit të Romës, Opera Romanna Pellegrinaggi, që është organizata më e madhe e udhëtimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar, e cila i shërben rreth 900 000 mijë turistëve në vit, duke u ofruar destinacione që mbartin këto vlera.
Për shkak të pasurisë se madhe shpirtërore dhe harmonisë tonë fetare, Shqipëria është përzgjedhur si vend pushimi në rrugët antike që të çojnë në tokën e shenjtë.
mit..
.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...