Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/30

Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedoni



Nga data 9-13 nëntor në Pallatin e Kongreseve do të hapet Panairi i 14-të i librit “Tirana 2011”, ku lexuesit do të njihen me botimet shqiptare të vitit të fundit, por gjithashtu ai është dhe vendtakimi më i rëndësishëm dhe më i madh i autorëve dhe shtëpive botuese nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, ku flitet e shkruhet shqip.

Janë rreth 80 shtëpi botuese që do të kenë stendën e tyre në Panairin e 14-të të Librit që do të mbahet nga data 9-13 nëntor Pallatin e Kongreseve në Tiranë. 

Një pjesëmarrje e gjerë kjo që, sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, nuk është mbyllur dhe ku pritet të vijnë akoma më shumë deri në fund të muajit tetor. 

Një numër në rritje ky i shtëpive botuese pjesëmarrëse në panairin e Tiranës, krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria e Kosova, vitin e ardhshëm do kenë një Abetare




Nxënësit e klasave të para në Shqipëri e Kosovë do ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtën abetare. Vitin e ardhshëm shkollor, në të dyja shtetet do të qarkullojnë tekste të përbashkëta. Pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të arsimit, do të hapet konkursi për tekstin më të mirë. 

Gjithçka e bëjnë me dije specialistët e MASH-it në Tiranë. Sipas tyre, në nëntor nis konkursi mes shtëpive botuese. 

“Autorët e teksteve do të jenë të përbashkët, edhe shtëpitë botuese gjithashtu. Ky do të jetë libri i parë në marrëveshjen që do të pasohet me libra të tjerë. Këtë libër patjetër do ta fusim në muajin shtator të vitit 2012, aq më tepër që kombinon edhe me 100-vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar në të dyja vendet”, kanë sqaruar specialistët e Ministrisë së Arsimit. 

Sipas tyre, i vetmi kriter në përzgjedhjen e shtëpisë botuese do të jetë që subjekti të jetë shqiptaro-kosovar, shkruan gazeta Panorama. 

Ismail Kadare: Gjuha shqipe, ndër gjuhët themeltare në Evropë




Në kuadër të projektit “Dy gjuhë një libër”, në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare.

Gjatë komunikimit, shkrimtari Kadare u ndal tek rëndësia që ka gjuha shqipe, e cila sipas tij, nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël, pasi edhe populli shqiptar nuk është i vogël.

Ai tha se gjuha shqipe renditet ndër 10-12 gjuhët themeltare në Evropë, gjë që nuk theksohet pothuajse asnjëherë nga shkrimtarët tanë, e që sipas Kadaresë është mungesë nderimi ndaj kësaj gjuhe.

Gjatë fjalës së tij, Kadare u ndal edhe tek marrëdhëniet Shqipëri-vendet fqinje. Një fillim të mbarë e quajti ai fillimin e marrëdhënieve të mira për Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën.

Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Evropë, ai tha se Shqipëria është në Evropë dhe populli ynë thjesht po ribëhet evropian.

Sipas tij, Evropa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka, e ndërsa Shqipëria, sipas Kadaresë ka shumë për të përçuar në Evropë, siç është harmonia fetare, apo dhe figurën e Ismail Qemalit, i cili ishte i pari që ngriti zërin kundër gjenocidit armen.

Projekti “Dy gjuhë një libër” është projekti i parë që zbaton Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projekteve IPA Cross- border Cooperation Programme.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ne bashkëpunim me OJQ Prostory nga Podgorica, OJQ Camaj-Pipa nga Shkodra dhe Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Ministri shqiptar Dr.Bajram Rexhepi e fton Albin Kurtin me Glauk Konjufcën për një kafe në veri të Kosovës!


Dr.Bajram Rexhepi: Ivica Daçiq të merret me rregullimin e brendshëm të Serbisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka porositur ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiq që mos të merret me Kosovën dhe kërcënimet për luftë, por të merret me punët e brendshme të Serbisë dhe ta luftojë krimin e korrupsionin atje.

“Serbia ka pasur një luftë që e ka humbur. Tashmë në Kosovë jemi ne në vendin tonë dhe flasim ne. 

Daçiq duhet të mësohet të shohë nga Unioni Evropian dhe ta luftojë krimin e korrupsionin në Serbi”, ka thënë ministri Rexhepi duke iu kundër përgjigjur deklaratave të ditëve të fundit të Ivica Daçiqit.

Rexhepi po ashtu ka shprehur bindjen e plotë dhe ka garantuar qytetarët e vendit se barrikadat do të hiqen në tërësi përderisa i ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, se ai edhe këtë fundjavë ndodhet në shtëpinë e tij në veri prej nga edhe e ka dhënë intervistën.

Në pyetjen se a do të ishte e pranueshme për Rexhepin, një kafe në shtëpinë e tij në veri bashkë me Albin Kurtin, Rexhepi ka thënë se nuk do të kishte aspak problem ta presë për kafe  Albinin  Kurtin e as Glauk Konjufcën .

Të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi - në listën e Interpolit

AGJENCIONI INFORMATIV NGA PRISHTINA "FLORIPRESS" ka zbuluar se pesë nga gjashtë të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi, janë futur në listën e Interpolit. /http://www.interpol.int/Wanted-Persons/(offset)/18/.

Pas kërkesës së bërë nga UNMIK-u, Interpoli ne ueb-faqe ka publikuar fletarrestet ndërkombëtare për Ratomir Bozovic, Radovan Radic, Milovan Vlaskovic, Slobodan Vucinic dhe Dusan Jovanovic.

 Lëshimin e fletarrestim ndërkombëtar e ka konfirmuar  UNMIK-u.

. “UNMIK-u është autoriteti i vetëm në Kosovë që të bëjë kërkesa të tilla”, ka thënë zëdhënësi Oliver Salgado.

 “UNMIK-u ka kërkuar të enjten nga Interpoli që të lëshoj fletarreste ndërkombëtare për këta persona, pasi që janë pranuar nga EULEX-i të gjitha dokumentet e nevojshme juridike”, ka thënë Salgado I papërfshirë në listën e Interpolit mbetet Ratomir Kasalevic. Mospërfshirja e tij mbetet enigmë.

Search result : 313
BOZOVIC
RATOMIR

Age today : 50 years old
Nationality : Under unmik mandate (kosovo)
VUCINIC
SLOBODAN

Age today : 22 years old
Nationality : Under unmik mandate (kosovo)
RADIC
RADOVAN

Age today : 30 years old
Nationality : Under unmik mandate (kosovo)
JOVANOVIC
DUSAN

Age today : 21 years old
Nationality : Under unmik mandate (kosovo)
VLASKOVIC
MILOVAN

Age today : 32 years old
Nationality : Under unmik mandate (kosovo)
LUGO ANTUNEZ
LUIS ALBERTO

Age today : 56 years old
Nationality : Uruguay
PIPERSKI
UROS

Age today : 22 years old
Nationality : Serbia
NINKOVIC
UROS

Age today : 23 years old
Nationality : Serbia
HAJIYEV
RAMIL

Age today : 33 years old
Nationality : Georgia, Russia

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...