Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/30

Roamni “Freedom” i Jonatan Franzen




Nga Flori Bruqi

Admiruesit e veprës së Jonatan Franzen, që është një kronikë e familjes amerikane, kanë pritur 9 vjet rresht për romanin e radhës pas suksesit të të famshmit “The corrections”. Por të gjitha shenjat flasin se pritja ia ka vlejtur…
File:Jonathan Franzen 2011 Shankbone 2.JPG
Janë të paktë ata autorë të aftë të shkruajnë një roman të madh amerikan në shekullin e 21. Gjatë gjysmës së dytë të dhjetëvjeçarit që shkoi, bota letrare ka përcjellë për në banesën e fundit të mëdhenjtë e letrave si : Mailer, Updike, Vonnegut, Bellow dhe Salinger. David Foster Wallace, më i riu dhe më ambiciozi shkrimtar amerikan i brezit të tij vrau veten në vitin 2008. E megjithatë në këtë klimë ku jepen vazhdimisht çmime, por asnjëra prej veprave nuk meriton që të quhet “roman i madh amerikan”, dikush ka shkruar dy të tillë. Ai është Jonathan Franzen. E para “The corrections” është publikuar para sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe është lëvduar gjerësisht për finesën e fikshënit, që është karakteristike për mijëvjeçarin e ri, edhe pse është një roman që flet dhe është shkruar për ditët e fundit të shekullit që lamë pas. “Befas autori nisi të intervistohej dhe për të nisën të flisnin radiot e televizionet amerikane e më pas edhe të të gjithë botës”, thotë e dashura e Franzen, Kathrin Chetkovich, në lidhje me suksesin e menjëhershëm dhe të madh që pati romani i parë. “Qartësisht që libri kishte lindur jo për të qenë “një libër”, por “libri” dhe çdo ditë sjell fakte të reja në lidhje me shndërrimin e veprës në atë gjë të rrallë që konsiderohet vepra me përmasa kombëtare dhe ndërkohore”, shkruan një gazetë e famshme amerikane në vitin 2003. Nga ana tjetër, vetë autori i ri është mësuar tashmë si me suksesin ashtu edhe me anën tjetër të tij, zilinë. Një nga miqtë e tij të afërt ishte edhe i ndjeri Wallace, i cili edhe pse ishte vetë brilant në të shkruar, sërish e kishte zili kolegun dhe mikun e tij për suksesin e beftë e të madh që përjetoi. Por të përjetosh suksesin e madh në veprën e parë është një bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë.
Është bekim, sepse një sukses mund të të vlejë si një nxitje dhe si një mjet i mirë financiar, por, nga ana tjetër, mund të merret gjithmonë si referencë dhe në krahasim me këtë vepër të parë, të tjerat mund të duken më të zbehta. Për të mos folur për rastin kur bëhet fjalë për një bllokim mundësish të autorit. Një gjë e tillë i ndodhi edhe shkrimtarit tonë, që për 8 vjet rresht e pati të pamundur që të mblidhte forcat dhe të sillte një tjetër vepër po aq, ose më pak të denjë. 

Vetëm viti 2008 i dha frymëzimin dhe formën e duhur për të përfunduar një vepër, të cilën kishte kohë që e kishte nisur pa e përfunduar dot. “Erdhi një moment që i thashë vetes : puno, ulu dhe përfundoje atë libër që ke nisur, mos kërko që të jesh prodhues i një libri të vetëm, që të bëri të famshëm dhe të mallkoi njëherë e mirë që të mos shkruash më”, rrëfen shkrimtari për momentin kur vendosi të mbaronte me çdo kusht pas një kohe të gjatë romanin e tij të dytë. 

Por ai nuk ishte një roman me pak faqe dhe ndoshta koha e kaluar për ta shkruar dhe për të reflektuar ia kishte vlejtur. Bëhet fjalë për një roman me 562 faqe, një sagë e vërtetë familjare me emrin “Freedom”, e cila do të mbërrijë në tregun amerikan javën e ardhshme. Madje, Presidenti Obama i ka bërë një reklamë shumë të mirë këtij libri, duke e marrë kopjen e librit të dhuruar nga autori me vete për ta lexuar gjatë pushimeve të kësaj vere. 
Ndërkaq, autorit i është dhënë një hapësirë shumë e rrallë dhe e jashtëzakonshme në kopertinën e revistës “Time”. Është një gjë e rrallë, sepse janë shumë të paktë shkrimtarët që e kanë merituar më parë këtë nder. I fundit i racës së shkrimtarëve që ka qenë në kopertinën e revistës prestigjioze amerikane ka qenë Stephen King, 10 vite të shkuara. Në këtë mënyrë shkrimtari i ri amerikan është në një radhë me më të mëdhenjtë e dhjetëra viteve të fundit, si me të famshmin JD Salinger, apo Updike që respektivisht kanë qenë edhe ata në kopertinën e revistës. Ajo çka është e rëndësishme, është se veprat e Franzen i detyrohen shumë jetës së shkrimtarit. Ai ka lindur në Çikago në vitin 1959 dhe është rritur në një ambient shumë modest në rrethinat e St Louis Missuri. Një pjesë e mirë e ambienteve dhe njerëzve që popullojnë dy romanet e tij të suksesshëm janë marrë nga vendet në të cilat ai ka kaluar fëmijërinë. Romani i tij i parë, ai me të cilin debutoi në botën letrare, doli në vitin 1988 dhe quhej “The twentyseventh City”. Ishte një histori e marrë nga vendi në të cilin ai u rrit. Ishte një libër që u prit mjaft mirë nga kritika e lexuesit, edhe pse nuk u shoqërua me ndonjë superlativë të jashtëzakonshme. Por ishte i rëndësishëm, sepse e bëri Franzën një nga zërat e letërsisë amerikane të kohës, edhe pse një zë ende modest dhe jo shumë bindës.
Libri i dytë ishte “Strong Motion” i botuar në vitin 1992 dhe pati të njëjtën pritje të ngrohtë e dashamirëse dhe personazhet e rrëfimet e këtij libri në lidhje me mënyrën e funksionimit të keqe të marrëdhënieve njerëzore në shoqërinë amerikane e veçanërisht në familjen amerikane do të përbënin edhe linjat kryesore, të cilat ai do t’i ndiqte në dy romanet vijues, me të cilët fitoi me të vërtetë një pozicion shumë të nderuar në panteonin e shkrimtarëve aktualë e të gjatë amerikanë. 

Pikërisht me të përfunduar këtë roman të dytë, Franzenit iu deshën edhe plot 7 vite të tjera për t’i sjellë publikut veprën e parë të madhe jo vetëm për të, por për letërsinë amerikane të dekadës “The corrections”. Por, ndërkohë, kishte shkruar disa ese e shënime dhe një libër me tregime. 

Janë të gjitha libra që po t’i lexosh do ta kuptosh se sa shumë u është referuar autori ngjarjeve dhe personazheve të hasura gjatë jetës së tij. E për t’iu rikthyer jetës, Franzën u largua nga periferitë e St Louisit ku ishte rritur për të shkuar në Pensilvani. Pasi përfundoi dy romanet e parë, ai gjeti për të jetuar një apartament të vogël në Kembrixh të Masaçusesit dhe më pas u zhvendos drejt Nju Jorkut, ku nisi që të shkruante për revista të ndryshme.
Shkrimtari është i njohur për një proces krijimi që e përfshin në një shkëputje tërësore nga modernizmi. Ai nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me internetin dhe gjithë shpikjet teknologjike që i përdorin sot njerëzit rëndom. Franzen përdor një laptop të vjetër për të shkruar, me të cilin ndihet shumë komfort. Rregullat kryesorë dhe të patjetërsueshëm për krijimtarinë, sipas tij, janë shkëputja nga bota teknologjike. “Nuk mendoj se dikush që tenton të shkruajë dhe njëherazi është i lidhur edhe me internetin në të njëjtën kohë është në gjendje që të ofrojë një prozë të mirë”, ka deklaruar së fundi për një revistë amerikane. Prirja për izolim gjatë procesit krijues dhe shkëputja nga realiteti përreth u duk edhe pas botimit të librit të tij të parë, kur u ftua në një emision televiziv për të folur për librin. Ndërkohë ishte në proces krijues për romanin e katërt e të dytin të famshëm dhe e ndërpreu në mes intervistën, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe se dëshironte që të shkonte në shtëpi të shkruante. Ai ndodhej në një program të së famshmes Oprah, e cila u inatos aq shumë nga veprimi i shkrimtarit, sa deklaroi se ai nuk do të shkonte shumë larg me famën e tij, pas asaj që i kishte bërë. Por, në fakt, e gjithë kjo skenë e ndihmoi shumë nga ana tjetër për reklamimin e librit dhe shndërrimin e tij në një bestseller, që qëndroi në krye të klasifikimit të librit amerikan më të shitur për javë të tëra, duke thyer rekordet e viteve të fundit. Libri “The correstions” ka fituar shumë çmime vendase dhe ndërkombëtare që kur e pa dritën e botimit dhe ka shitur në të gjithë botën 2,85 milionë kopje. Franzën ndërkohë në jetën e tij private është martuar dhe divorcuar me një shkrimtare të re, edhe ajo e famshme, Valeri Cornell. Kur takoi të dashurën e tij të fundit Chetkovich, ishte duke punuar me korrigjimet e fundit të “The corrections”. Ajo rrëfen se e ka zili të dashurin e saj për talentin e jashtëzakonshëm që ka dhe për mënyrën se si e organizon procesin e vet krijues. Në fakt, ajo çka është karakteristike për këtë shkrimtar, i cili tashmë futet si ndër më të mëdhenjtë e Amerikës ende gjallë, është se kur i vjen frymëzimi duhet ta kapë edhe sikur të jetë në avion duke fluturuar, apo në makinë, sepse është një moment magjik. Sipas tij, kur të ndodh ndërsa je në lëvizje, duhet të ndalesh dhe të hapësh laptopin e të shkruash menjëherë.
Edhe romani i ri “Freedom”, ashtu si edhe ai i mëparshmi, është një roman që portretizon një familje socialist dhe financiarisht në kushte të mira, që gëzon lirinë e demokracisë perëndimore, por anëtarët e së cilës janë të përfshirë nga pakënaqësi të ndryshme dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë nga jeta e tyre. Personazhet e këtij romani mund të jenë të sajuar, por edhe në këtë libër ata që janë të vëmendshëm mund të vënë re ndikimin që ka e kaluara e shkrimtarit gjithmonë në veprat e tij. Është një roman që flet në fakt për kufijtë e lirisë individuale e shoqërore dhe personazhet e tij kanë një dialog të shkëlqyer që të mbërthen dhe të lë pa frymë për vërtetësinë dhe mprehtësinë. Ka nga ata shkrimtarë që e kanë kritikuar veprën e Franzën për një arkaizëm në mënyrën e trajtimit të subjektit, që duket sikur i kthehet pas në kohë metodave të shekullit të 19-të, ndërsa për të tjerë pikërisht ky rikthim, kjo shije e së shkuarës, është merita e tij më e madhe

Nga Flori Bruqi:Jeta dhe vepra John Griffith Chaney London (1876-1916)




Jack London, (sq.: Xhek London),pseudonim i John Griffith Chaney London (1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX. Lindur në San Francisco, Kaliforni, më 12 janar 1846, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma , Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë. Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.


U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore "The Aegis". Më 1896 arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare. Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme. London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetëvjeçari (1904-1916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: "Kushtrimi i të parëve",(1903), "Ujku i Detit", (1904), "Dhëmbi i Bardhë", (1906); romani autobiografik: "Martin Eden" dhe ai fantastiko-politik: "Thembra e Hekurt". Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916. Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkthyer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantik, naive, konfuze dhe kontradiktore.


Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e egzistencës së "racës superiore", u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet '20 dhe '30. Në të gjitha këto vënde, regjimet në fuqi ditën t'a interpretonin "ngatërresën" e ideve londoniane dhe t'a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.

NOVELAT


Tregime të shkurta

  • A Curious Fragment (1908)
  • A Piece of Steak (1909)
  • A Relic of the Pliocene (1901)
  • A Thousand Deaths (1899)
  • An Odyssey of the North (1900)
  • All Gold Canyon
  • Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904
  • By The Turtles of Tasman
  • Even unto Death (1900)
  • Goliah (1910)
  • Good-by, Jack (1909)
  • In a Far Country (1899)
  • In the Forests of the North (1902)
  • Keesh, the Son of Keesh (1902)
  • Love of Life (1905)
  • Moon-Face (1902)
  • Negore the Coward (1904)
  • Samuel
  • South of the Slot (1909)
  • The Apostate (1906)
  • The Chinago (1909)
  • The Death of Ligoun (1902)
  • The Dream of Debs (1909)
  • The Dominant Primordial Beast (1903)
  • The Enemy of All the World (1908)
  • The God of His Fathers (1901)
  • The King of Mazy May (1899)
  • The Law of Life (1901)
  • The Leopard Man's Story (1903)
  • The Madness of John Harned
  • The Man With the Gash (1900)
  • The Mexican
  • The Minions of Midas (1901)
  • The One Thousand Dozen (1903)
  • The Red One (1918)
  • The Rejuvenation of Major Rathbone (1899)
  • The Scarlet Plague (1912)
  • The Seed of McCoy (1909)
  • The Shadow and the Flash (1903)
  • The Strength of the Strong (1911)
  • The Sundog Trail
  • The Unparalleled Invasion (1910)
  • The White Silence (1899)
  • To Build a Fire (1902, revised 1908)
  • Told in the Drooling Ward
  • To the Man on Trail
  • War (1911)
  • When the World was Young (1910)
  • Who Believes in Ghosts! (1895)

DITA E PAVARËSISË -28 NËNTORI 1912-2011


Rasim Bebo 

Addison  -Çikago , Tetor ,2011.

“As shqiponjat as populli i shqipes nuk mund ta durojnё robёrinё. Ato nuk janё kanarina, qё tё kёndojnё tё lumtura nё kafaz. Kёshtu “shqiptarёt”. Populli i shqipes, iu futёn luftёs pёr pavarёsi – luftё qё do tё zgjaste pёr 2000 vjet. Me njё fjalё, e gjatё dhe e dёshpёruar pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen”. (1).
“Nёn uzurpimin romak kaloi nga viti 168 p.e.s. nё vitin 395 e. j. = 563 vjet.
Nёn uzurpimin bizant nga viti 395 deri nё viti 1443 = 1030 vjet.
Nёn uzurpimin turk nga viti 1479 deri nё vitin 1908 = 429 vjet. Gjithsejt 2030 vjet. (2).
Pёrgjatё kёtyre 2000 vjeçarёve kaluan shumё vandalё qё e kthyen tokё tё djegur, po neve po aty me gjuhё dhe kombёsi tё trashёguar nga shqiponja e Zeusit te Pirua i Epirit te Skёnderbeu dhe sёfundi te plaku i Vlorёs Ismail Qemali me flamurin e Skёnderbeut tё ardhur nga thellёsitё e mijёvjeçarёve pёr tё shpallur pavarёsinё e Shqipёrise.
Stёrnip i Skёnderbeut. Don Juan De Aldro Kastrioti. “Nё njё mbrёmje nё Paris mё 1910, presidenti i Thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё darkё ku u gjendёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare ... i sollёn njё kuti tё kuqe stolish tё artё, çoi kapakun e kutisё dhe nxorri prej saj njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapun ... Nё fund, at flamur ia dorёzoi Eqerem Beut tue i thanё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisё shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnie n’Atdhe! Premtoftё Perёndia qё shpejt tё shtjellohet nё qella tё lira tё Shqipnisё”. Kёshtu Murat Toptani i kallzoi Ismail Qemalit pёr flamurin. I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aldro Kastriotit u valёvit si simbol lirie mbas 500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28 nёntorit 1912”. (3)
Ismail Qemalin e adhuronin dhe po aq e luftonin. Historiani Amerikan E. Jacques shkruan: “Mendja e tij e mprehtё dhe idetё novatore bёnё qё Sulltan Abdyl Hamiti tё kishte njёherёsh respekt e frikё prej tij. Ndonse e internuan pёr disa vjet, ati nuk i rreshtёn sё dhёni grada”. (4)
“Ismal Qemali, ёshtё i pari qё cakton vend-ndodhjen e Tempullit tё Dodonёs. Nё  kujtimet e tij, tregon se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё miku tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me Tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё kur ja tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin, Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e inisjativёs” filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkollogjike me vlerё tё jashtzakonshme”. (5)
Dhimiter Pilika thotё: “Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё mё 1875-1877 gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtpёrdrejt lidhet me kёtё mbret tё Perёndive Pellazgjike”. (6)
Ismail Qemali iu pёrgjigj Konferencёs sё Londrёs se: “Ndёrtesa e Ballkanit e ngritur vetёm mbi tri kёmbё, Sёrbi, Mal i Zi, Greqi, njё ditё do tё pёrmbyset; i mungon kёmba e katёrt e natyrshme Shqipёria. Kur vet Eduard Grei e pohoi nё dhomёn e komuneve: “Jam i bindur se kur tё mёsohen tё gjitha faktet, ky vendim do kritikohet me shumё tё drejtё”. (7)
Nё prag tё Luftёs sё Parё Ballkanike (qё nisi mё 8 tetor 1912) ishte krijuar aleanca e shteteve ballkanike tё cilat kishin si qёllim ndarjen territoriale tё Perandorisё Osmane. U nёnshkruan disa traktate midis shteteve tё ballkanit. Ndёrsa nё shtator tё vitit 1912 Greqia ishte marrё vesh me Sёrbinё pёr ndarjen e territoritoreve shqiptare duke marrё si vijё ndarёse lumin Shkumbin.
“Ёshtё fakt i njohur tashmё se pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912, dobёsoi ndjeshёm potencialet dypalёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, filloi edhe sulmi ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Sёrbia dhe Greqia. Nёse lufta e shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, padyshim qё edhe harta e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.
Historiani amerikan Xh. Williams, dёnon ashpёr pёrsekutimin e shqiptarёve nё shekullin XX, kur thotё se: “Ështё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo racё madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё njё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit evropian”. Ndёrsa,               George Fred Williams nё librin “Shqiptarёt” (Tiranё 1934) e ka quajtur “kanosje pёr civilizimin  perёndimor”. (8)
Nё rrethana tё tylla mё 14 tetor 1912 njё grup patriotёsh shqiptarё organizuan njё mbledhje nё kryeqendrёn e vilajetit tё Kosovёs nё Shkup, nga ku u njoftuan Fuqitё e Mёdha se shqiptarёt nuk e pranonin pushtimin e tokave tё tyre. Ndёrkohё Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi udhёtuan nga Stambolli pёr nё Bukuresht mё 5 nёntor 1912, u bё njё mbledhje e madhe e shqiptarёve, por nuk dihej nёse do tё shpallej autonomia apo pavarёsia. Ismal Qemali e kishte busullёn e tij dhe mendonte se pёr çёshtjen shqiptare nё atё kohё nevojitej vetёm dipllomacia e madhe. Nga kёtej, ai shkoi nё Budapest, ku u takua me ministrin Berthold dhe pastaj nё Vjenё. Kishte gjetur mbёshtetjen e vёrtetё e cila ishte nga Italia dhe Austria dhe epillogu i kёsaj pёrpjekje ishte nё Trieste, ku ai shpalli nё momentin e nisjes me anijen “Bryn” Vendimin e madh pёr ta shpallur Shqipёrinё tё Pavarur. Kёtu duhet theksuar mbёshtetja e plote qё i dha Astro-Hungaria mbrojtjes sё interesave shqiptare.
Ismail Qemali mbriti nё Durrёs mё 21 nёntor 1912, -pёr shkak tё ushtrisё sёrbe qё po i afrohej qytetit dhe nga pritja armiqёsore e peshkop Jakovit, morri rrugёn pёr nё Vlorё mё 25 nёntor 1912. Tre ditё mё pas filloi Kuvendi i Vlorёs.                                                                                            DELEGATЁT  E  KUVENDIT  TЁ  VLORЁS
Berati: Iljas Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprenca, Dudё Karbunara, Taq Tutulani, Sami Vrioni.
Durrёsi: Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçori.
Dibra: Myfit vehbi Dibra, Sherif Langu.
Elbasani: Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frashёri.
Gjirokastra: Azis Efendiu, Veli Harxhi, Elmaz Boce, Myfit Lobohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu.
Ipeku (Gjakova, Plava, Gucia): Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Sali Xhuka, Qerim Begolli.
Kruja: Abdi Toptani, Mustafa Kruja.           
Lushnja:Qemal Mullai, Ferit Vokopola.
Pogradeci: Hajdar Blloshmi.
Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojli, Hamdi Ohri, Dervish Hima, Mustafa Barutçiu.
Shijaku: Xhemal Deliallysi, Ymer Deliallysi, Shahin Efendiu.
Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani.
Korca: Pandeli Çale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.
Vlora: Ismail Qemali, Zyhni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Eqerem Vlora.   
Shkodra: Luigj Gurakuqi,
Permeti: Veli Kёlcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frashёri.
Kosova: Mehmet Pashё Dёralla, Isa Buletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.
Peqini: Dervish Biçakçiu, Mahmut Kaziu.   
Gramshi dhe Tomorrica: Ismail Qemali.
Tepelena: Kristo Meksi, Myfit Libohova, Fehim Meshgorani, Aristidh Ruçi.
Kavaja: Abdi Toptani.           
Çameria: Veli Gёrra, Vesel Margёllёçi, Azis Tahir Ajdonati, Rexhep Demi, Alush Taka.
Mati: Ahmet Zogu, Riza Beu, Kurt Aga.
Kolonia e Bukureshtit: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati, DhimiterIlo.

28 NËNTOR 1912  KUVENDI I VLORËS

Nё fillim tё mbledhjes Ismail Qemali deklaroi se qёllimi i mbledhjes ishte marja e masave tё nevojshme pёr tё shpёtuar Shqipёrinё nga reziku i madh qё i kanosej. Delegati Rexhep Mitrovica propozoi pёr kryetar tё kuvedndit Ismail Qemalin dhe pёr sekretarё Luigj Gurakuqin dhe Shefqet Daiun ... Para delegatёve ai tha se nuk kishte rrugё tjetёr veç asaj tё shpalljes sё pavarёsisё. “Pёr tё plotёsuar kёtё qёllim tha Ismail Qemali, thirra zotёrinё tuaj kёtu nё Vlorё dhe shfaq gёzimin tim se thirrja nuk shkoi kot, se gjithё anёt e Shqipёrisё dёrguan delegatё qё tё mendohen e tё pёrkujdesen pёr shpёtimin e atdheut.


KRYETARI I KUVENDIT TЁ VLORЁS PROPOZON:
1 - Tё shpallej Shqipёria mё vehte me njё qeveri tё pёrkohshme.                                               2 - Tё ngrihej njё pleqёsi pёr ndihmё e kontroll tё qeverisё.                                                  

    3 – Tё dёrgohej njё komision nё Europё pёr tё mbrojtur para mbretёrive tё mёdha.

Sekretari i Kuvendi Luigj Gurakuqi lexoi tekstin e shpalljes pavarёsisё:
Pas fjalёve qё tha Z. Ismail Qemal Beu, me tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilat ndodhet sot Shqipёria, kongresistёt me njё za vendosёn qё Shqipёria tё bёhet mё vete, e lirё dhe mos varme”.
Pas nёnshkrimeve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin kryeministёr tё qeverisё sё pёrkohshme dhe Dom Nikoll Kaçorin si zёvёndёs tё tij. Pas kёtij vendimi nё orёn 17:30 delegatёt morrёn pjesё nё ceremoninё e ngritjes sё flamurit, tё dhёnё nga stёrnipi i Skёnderbeut Don Alardo Kastrioti.
Qeveria e Vlorёs  ka hyrё nё historinё e Shqipёrisё si qeveria e parё e Shqipёrisё. Ajo u formua mё 4 dhjetor 1912. Pёrbёria e Kabinetit: 1- Ismail Qemali – Kryeministёr dhe ministёr i Punёve tё Jashtёme. 2- Dom Nikoll Kaçori – zv/kryeministёr.  3- Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik gusht 1913) (Hasan Prishtina, 5 shtator – 20 nёntor 1913) – ministёr i Punёve tё Mbrёndshme. 4- Abdi Toptani (Azis Vrioni) (Gjergj Cako) minister i Financave.  5- Mit’hat Frashёri ministёr i Punёve Botore. 6- Mehmet Pashё Dёralla – ministёr i Luftёs.  7- Luigj Gurakuqi – ministёr i Arsimit.  8- Pandali Çale (Hasan Prishtina) (Qemal Karaosmani), nёntor 1913 – 22 janar 1914) ministёr i Bujqёsise.  9- Lef Nosi – mistёr i Post-telegrafave.  10- Preng Bib Doda – zv/kryeministёr (dhjetor 1913). (9).
“Mё 29 nёntor 1912, Ismal Qemali, i njofton aktin historik gjashtё Fuqive tё Mёdha dhe shteteve tё Ballkanit. Pavarёsia u njoh nga Fuqitё e Mёdha, por jo nga Greqia dhe Sёrbia.
Situata: Nё kёtё kohё. “Ushtritё ballkanike kishin hyrё thellё nё tokёn shqiptare. Ata, tashmё, kishin pushtuar Strugёn, Elbasanin, Tiranёn dhe ishin nisur pёr nё Durrёs, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekёve. Qarkullimi nёpёr Shqipёri nuk ishte aspak i lehtё, pasi bandat  dhe forcat sёrbo-malazeze-greke kishin zaptuar pjesёn mё tё madhe tё vendit, duke masakruar popullin dhe duke kthyer nё tokё tё djegur”. (10).
Rёnia e Qeverisё Vlorёs mё 22 janar 1914. “Gazment Shpuza zbulon me vёrtetёsi tё  sakta pёr oficerin Tomson qё erdhi nё Shqipёri sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e Xhandarmёrise... Tomsoni u tregua shumё aktiv kundёr tё ashtuquajturit kompllot xhonturk tё drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai arrestoi vet Beqirin dhe e pushkatoi, kёtё hero tё vёrtetё tё qёndresёs heroike tё shqiptarёve kundёr pushtimit tё shovenistёve grek ... Arestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plotё tё tjerё. Nё kёtё kuadёr tё kёtij aksioni tё drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dёrgua para njё gjyqi special, tё krijuar nga Komisioni Ndёrkombtar i Kontrollit, edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesor i aksionit atdhetar dhe dipllomatik tё shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё rezultonte, sipas tij  me shokё, si pjesmarrёs kryesor nё kёtё kompllot turkoman kundёr kёsaj pavarёsie. Pra, nё vijim tё kёsaj logjike absurde, angazhimi i plakut tё Vlorёs nё kёtё “komplot” xhonturk ishte drejtuar, as mё shumё as mё pak, por pikёrisht kundёr veprёs sё vet. Absurditeti i kёsaj logjike nuk njeh kufi.
Ismail Qemali dha dorёheqjen si kryeministёr i qeverisё sё parё Shqiptare.

Dhespoti grek Jakovi me shokёt e tij, me 1912 penguan Ismail Qemalin pёr ngritjen e flamurit kombёtar nё Durrёs. Duhet rikujtuar se Tomsoni nuk morri pjesё kundra agresionit grek nё shqiprinё e jugut. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir” tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturin pёrfaqёsues tё “Verioepirotёve”. Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin “Protokoll tё Korfuzit”... Siç dёshmon autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek  e pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e aktit aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyea qё po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914. Kёto janё fakte tё cilat nuk mund tё mёnjanohen kursesi.
Tomsoni drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebeleve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn, pёr mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke. Ky ёshtё Tomsoni nuk ka nevoje pёr koment”. (11)

Si e helmuan nё Peruxhia tё Italisё ISMAIL QEMALIN
“Ka qёnё ora 10:20 e datёs 24 janar tё 1919-ёs, dolli para gazetarёve nё njё konferencё pёr shtyp tё organizuar nё njё sallon hoteli nё Peruxha.
Hyrja e tij nё sallё e mbushur me mbi 100 gazetarё dhe fotoreporterё i befasoi tё gjithё tё pranishmit qё kishin mbi dy orё qё prisnin dipllomatin e njohur tё Shqipёrisё. Ndёrsa ecte pёr t’u ulur nё tavolinёn nё krye tё sallёs, nё fytyrё i fashitet njё cehre e verdhё qё sa vinte shtohej. Nuk kaluan shumё minuta dhe disa tё dridhura i mbёrthyen trupin. Askush nuk po pipёtinte, vetёm plaku mjekёrbardhё, qё me gjithё gjёndjen qё po kalonte, gjeti forca pёr tё folur. Nga goja i dolёn pak fjalё dhe dukej qartё qё ai po mundohej t’i lidhte me njёra-tjetrёn. Nё atё çastё kёrkoi ndihmёn nga i biri Qamili, tё cilin e mbante pranё vetes si sekretar, i kёrkoi tё shkoi nё tualet. U kёrkoi tё falur gazetarёve tё pranishёm dhe mori hapat drejt derёs sё tualetit. Aty mёsohet se sa vuri kёmbёn pёr t’u drejtuar te lavamani filloi tё shkumёzonte dhe tё dridhej mё shumё. Ajo gjёndje nuk zgjati shumё. Nё pak çaste zёmra e tij pushoi sё rahuri. I biri del para gazetarёve ku u komunikon lajmin se i ati, tё cilin para pak çastesh e kishin nё tavolinёn pёrballё tashmё nuk jeton mё. Ajo situatё ishte e rёndё pёr tё gjithё. Aty dhimbja njerёzore i kaloi kufijtё.
Situata qё Ismail Qemali kishte kaluar ato ditё nё Peruxha tё Italisё i kishin shkaktuar njё gjёndje tё rёndё psikollogjike dhe fizike. Edhe pse nё atё gjendje, ai nuk kishte ngurruar tё dilte para shtypit. Ai donte tё denonconte krerёt e dipllomacisё italjane, nё atё kohё kur nё Paris diskutohej fati i Shqipёrisё dhe ata kishin mundur ta hanin nё besё. Megjithatё, pёr çudinё e tij, ajo konferencё ishte organizuar nga tё tjerёt. Nuk u mёsua asnjёherё se kush i kishte thirrur gazetarёt. Plaku 75 vjeçar i kishin thёnё se media kishte interes tё dёgjonte nga ai se pёrse nё ato momente nuk ndodhej nё Konferencen e Paqes nё Paris. E kёshilluan qё tё hante mire pasi nё atё konferencё shtypi do t’i duhej tё fliste gjatё. Pikёrisht pas ushqimit nuk vonoi shumё, ai dolli nё sallёn e takimit dhe nё ate moment jeta e tij filloi tё shuhej.
“Mё hёngrёn nё besё!” bёrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nё Peruxha tё Italisё. Ai ishte nisur pёr njё vizitё urgjente nё Romё, me ftesё tё autoriteteve mё tё larta tё vendit, nga kryeministri dhe ministri i jashtёm. Kjo kishte ndodhur pas kёrkesёs sё tij. Synimi i dipllomatit shqiptar ishte qё tё ndihmohej nga pёrfaqёsuesit e Italisё, tё cilёt do tё ndёrhynin pranё autoriteteve mё tё larta tё Konferencёs sё Paqes qё mbahej nё Paris. Ismail Qemali kishte marrё pёrgjigje se kryeministri Italian Orlando dhe ministri i jashtёm Sonino e prisnin nё Romё, ai pa humbur kohё u nis pёr tё takuar. Por u pёrball sapo zbriti nё Peruxhia, me pёrgjigje negative, ishte mashtruar qё ishte thirrur nё Itali. (12).
Vdiq nё Peruxhia me 24 janar 1919 dhe mё 12 shkurt kufomёn e tij e sollёn nё Vlorё dhe e varosёn nё Kaninё.                                                                                                                                                “Historiografia komuniste e Shqipёrisё me kriteret e saj leniniste nuk la pa damkosur as ata qё bёnё pjesё nё qeverinё e parё shqiptare dhe kёta janё: Myfit Libohova, Mit’hat Frashёri, Lef Nosi dhe Fejzi Alizoti. Kёta tё dy tё fundit u pushkatuan dhe gjёnden sotё nё njё  gropё tё pёrbashkёt tё pazhvarrosur akoma. (13).

Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt” bot. 1995,  f. 146.
2. Mathyeu Aref  “Shqipёria”  bot. 2007,  f. 116
3. Rasim Bebo  “Dodona tempulli i lashtё...”,  bot. 2007, f. 62.
4. Ben Andoni “Ismail Qemali ...”,  “Illyria” 24-2-2005, f. 28.          
5. Agim Shehu gazeta “Illyria” 28- 12-2006
6. Pullub Xhufi “Greqia sipas formatit...” gazeta “Illyria 24-2-2006
7. Dhimitёr Pilika ‘Pellazgёt” botimi 2005, f. 171.
8. Eleni Kocaqi “Albanet”, bot. 2006, f. 1 (Hyrje).                                                                              9. Kastriot Dervishi  “Kuvendi qё shpalli....”,  “Illyria” 4-12-2006, f. 25.
10. Erion Habilaj, Sonila Yzeiri   “Histotia si pёrfunduan...”, “Illyria” 25-11-2006,
11. Albert Kotini  “Tre gurёt e zezё nё...”,“Tomsoni dhe Verio-Epiri” bot. 2000, f. 641.
12. Fatos Veliu  “Si u helmua Ismail Qemali nё Peruxhia...”, “Illyria” 25-11-2006, f. 24.     13. K. Dervishi, “Trdhёtaret” e qeverisё sё Vlorёs” Illyria 28-12-2006, f. 30.                       


 Rasim Bebo <rasimbebo@att.net>

Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedoni



Nga data 9-13 nëntor në Pallatin e Kongreseve do të hapet Panairi i 14-të i librit “Tirana 2011”, ku lexuesit do të njihen me botimet shqiptare të vitit të fundit, por gjithashtu ai është dhe vendtakimi më i rëndësishëm dhe më i madh i autorëve dhe shtëpive botuese nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, ku flitet e shkruhet shqip.

Janë rreth 80 shtëpi botuese që do të kenë stendën e tyre në Panairin e 14-të të Librit që do të mbahet nga data 9-13 nëntor Pallatin e Kongreseve në Tiranë. 

Një pjesëmarrje e gjerë kjo që, sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, nuk është mbyllur dhe ku pritet të vijnë akoma më shumë deri në fund të muajit tetor. 

Një numër në rritje ky i shtëpive botuese pjesëmarrëse në panairin e Tiranës, krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria e Kosova, vitin e ardhshëm do kenë një Abetare




Nxënësit e klasave të para në Shqipëri e Kosovë do ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtën abetare. Vitin e ardhshëm shkollor, në të dyja shtetet do të qarkullojnë tekste të përbashkëta. Pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të arsimit, do të hapet konkursi për tekstin më të mirë. 

Gjithçka e bëjnë me dije specialistët e MASH-it në Tiranë. Sipas tyre, në nëntor nis konkursi mes shtëpive botuese. 

“Autorët e teksteve do të jenë të përbashkët, edhe shtëpitë botuese gjithashtu. Ky do të jetë libri i parë në marrëveshjen që do të pasohet me libra të tjerë. Këtë libër patjetër do ta fusim në muajin shtator të vitit 2012, aq më tepër që kombinon edhe me 100-vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar në të dyja vendet”, kanë sqaruar specialistët e Ministrisë së Arsimit. 

Sipas tyre, i vetmi kriter në përzgjedhjen e shtëpisë botuese do të jetë që subjekti të jetë shqiptaro-kosovar, shkruan gazeta Panorama. 

Ismail Kadare: Gjuha shqipe, ndër gjuhët themeltare në Evropë




Në kuadër të projektit “Dy gjuhë një libër”, në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare.

Gjatë komunikimit, shkrimtari Kadare u ndal tek rëndësia që ka gjuha shqipe, e cila sipas tij, nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël, pasi edhe populli shqiptar nuk është i vogël.

Ai tha se gjuha shqipe renditet ndër 10-12 gjuhët themeltare në Evropë, gjë që nuk theksohet pothuajse asnjëherë nga shkrimtarët tanë, e që sipas Kadaresë është mungesë nderimi ndaj kësaj gjuhe.

Gjatë fjalës së tij, Kadare u ndal edhe tek marrëdhëniet Shqipëri-vendet fqinje. Një fillim të mbarë e quajti ai fillimin e marrëdhënieve të mira për Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën.

Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Evropë, ai tha se Shqipëria është në Evropë dhe populli ynë thjesht po ribëhet evropian.

Sipas tij, Evropa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka, e ndërsa Shqipëria, sipas Kadaresë ka shumë për të përçuar në Evropë, siç është harmonia fetare, apo dhe figurën e Ismail Qemalit, i cili ishte i pari që ngriti zërin kundër gjenocidit armen.

Projekti “Dy gjuhë një libër” është projekti i parë që zbaton Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projekteve IPA Cross- border Cooperation Programme.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ne bashkëpunim me OJQ Prostory nga Podgorica, OJQ Camaj-Pipa nga Shkodra dhe Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Ministri shqiptar Dr.Bajram Rexhepi e fton Albin Kurtin me Glauk Konjufcën për një kafe në veri të Kosovës!


Dr.Bajram Rexhepi: Ivica Daçiq të merret me rregullimin e brendshëm të Serbisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka porositur ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiq që mos të merret me Kosovën dhe kërcënimet për luftë, por të merret me punët e brendshme të Serbisë dhe ta luftojë krimin e korrupsionin atje.

“Serbia ka pasur një luftë që e ka humbur. Tashmë në Kosovë jemi ne në vendin tonë dhe flasim ne. 

Daçiq duhet të mësohet të shohë nga Unioni Evropian dhe ta luftojë krimin e korrupsionin në Serbi”, ka thënë ministri Rexhepi duke iu kundër përgjigjur deklaratave të ditëve të fundit të Ivica Daçiqit.

Rexhepi po ashtu ka shprehur bindjen e plotë dhe ka garantuar qytetarët e vendit se barrikadat do të hiqen në tërësi përderisa i ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, se ai edhe këtë fundjavë ndodhet në shtëpinë e tij në veri prej nga edhe e ka dhënë intervistën.

Në pyetjen se a do të ishte e pranueshme për Rexhepin, një kafe në shtëpinë e tij në veri bashkë me Albin Kurtin, Rexhepi ka thënë se nuk do të kishte aspak problem ta presë për kafe  Albinin  Kurtin e as Glauk Konjufcën .

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...