Dy shkrimet e editorit Mustafa Nano, (është editor ai e jo vetëm gazetar, analist, opinionist…), publikuar në gazetën e tij elektronike“www.respublica.al”… në dy kohë, për udhën e Kosovës dhe për shqiptarët e Kosovës, njëri me titull “Rruga Durrës – Kukës dhe shajnitë patriotike”, i 2 qershorit 2009 dhe tjetri me titull “Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka si të çmohen”, i 3 dhjetorit 2011, janë shkrime utilitare, shërbesa me dobi për Partinë Socialiste të Shqipërisë. I pari botuar në vigjilje të zgjedhjeve politike të 2009, i dyti si analizë belbëzake e pandershme dhe e pasinqertë pas vizitës suksesdyshimtë të Edi Ramës në Prishtinë për festën e flamurit kombëtar me 28 nëntor 2011. Këto të dy, dhe një i tretë me titull “Toskë? Gegë? Asht mir me ken shqyptar”, janë shkrime që ia vlejnë dhe nuk të lënë t’i kalosh sikur s’i sheh. Sepse aty ka të vërteta të rëndësishme dhe s’mund të mos përgëzohet autori i tyre. Tek flet në shkrimin pas vizitës së Ramës në Prishtinë për Shqipërinë dhe Kosovën e thotë se “Ne jemi dy copa të së tërës që ndikojmë tek njëra-tjetra në një mijë e një mënyra e forma, herë të dukshme e herë të padukshme”, nuk mund të mos ndjehesh mirë dhe ta nderosh Mustafain. Edhe kur jep një citim të Shkelzen Maliqit që thotë se “shumica [e kosovarëve] e adhuron Sali Berishën sikur të ishte një i shenjt i kombit”, Mustafai të bën ta nderosh për të vërtetat e hidhura që ka mësuar dhe sjell për ne bashkë me pezmin e tij. Ndërsa rreket në etimiologjinë e emrit Edvin Rama, sipas mendjes së tij e jo të kolegëve të tij të Kosovës si Shkelzen Maliqi, Baton Haxhiu, Migjen Kelmendi etj, gjithmonë me i tërheqë vemendjen Edi Ramës që është thellësisht dyshues, si çdo usta, ndaj tij dhe të tjerëve si ai, harron dhe shpërfill krejt me dashje ca të vërteta historike shumë të qenësishme. Harresa duket është zanat i tij i paguar mirë, siç e ka të paguar vende vende shumë mirë edhe kujtesën. Edi Rama nuk mund të jetë Mesia si Sali Berisha në Kosovë sepse ai ka kundërshtuar udhën e kombit, dhe nuk shfaqi pendesë të sinqertë për këtë në Prishtinë edhe pse u përpoq pandershmërisht, duke fyer ideatorin e saj Ibrahim Rugovën e duke “graduar” si ideator të saj, Pandeli Majkon; sepse i përket një partie politike që trashëgon hipotekë të Partisë Komuniste Shqiptare, parti e cila ka patur bashkëpunim me serbët që kanë qenë armiq të Kosovës, që është krijuar me ndihmën e serbëve, që ka bashkëpunuar për masakrën e Tivarit, që ka bërë lojën e Titos e serbëve në Luftën e Dytë Botërore, që ka vrarë, burgosur e zhdukur qindra e qindra shqiptarë të Kosovës që arratiseshin për në Shqipëri me besim të plotë në kërkim të shpëtimit të jetës, duke besuar se Shqipëria nuk do t’u delte njerkë, etj, etj.; sepse në programin e saj politik me 89 faqe të 5 nëntorit 2011, (që Rama ia dhuroi “tribalit” gegë Hashim Thaçi), që do të jetë programi i nesërm qeverisës i socialistëve, për Kosovën ka gjithsej vetëm 12 fjalë, lidhëza e pjesëza dhe konkretisht kaq: “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”. 12 fjalë a karaktere, ose 54 germa, vetëm 54 germa, sa ka brenda thonjëzave i kushton PS-ja Kosovës në programin e saj 89 faqësh. As një fjali e plotë! Eh ç’vlerësim për Kosovën! Kjo të kujton “Zërin e Popullit”, që Kosovën e ka trajtuar në rubrikën “Nga Bota”… Kaq vend zë Kosova në programin a platformën politike të socialistëve shqiptarë… Dhe kërkon pastaj lideri socialist, a zëdhënësi i tij i zellshëm jo zyrtar, dashurinë apo begenisjen e Kosovës… Shkurt, Kosova të do, jo aq sa e do, por të do më shumë se sa e do. Ndaj Mustafa Nano nga Çorovoda nuk mund të krijojë urrejtje aty ku s’ka urrejtje. Kur e qasin atë si mentar në Kosovë, nëpër studio televizive, e qasin ku e ku më shumë Edi Ramën, që është më i ditur, më i zoti, më i realizuar dhe jo servil si ai. Të paktën Edi Rama për shumë vite në skenën politike shqiptare, kryeson socialistët, ndërsa ai kërkon një vend në xhepin e vogël të xhaketës së Edi Ramës. Shkurt, Edi Ramën nuk e refuzon askush në Kosovë pse ka emrin Edvin Kristaq Rama dhe as pse një gjë të tillë e kërkon M. Nano. Shqiptarët e Kosovës, në historinë e tyre të vjetër e të re, kurrë nuk kanë patur konflikt me grekërit. Çizmja greke s’ka shkelur kurrë në Kosovë. Grekët nuk kanë bërë kurrë masakra në Kosovë. Në Skrapar po. Por Mustafai ka harruar se i duhet të harrojë. Është mëkat i rëndë dhe ligësi të harrohet e shpërfillet e vërteta, se nëse Kosova ka ndonjë mllef me Greqinë, e ka thjeshtë dhe vetëm për hatër të dangëllinjotëve, të frashëllinjve, të skrapallinjëve, të kolonjarëve e gjithë krahinave të jugut të Shqipërisë që i ka kallë në flakë greku. Kosova mund të ketë ndonjë mllef apo inat me Greqinë vetëm për hatër të Shqipërisë së Jugut, banorët e të cilave i ka shfarosë shpesh çizmja greke duke bërë masakra çnjerzore, por ndërkohë i ka shqiptarizuar më shumë, siç i ka shqiptarizuar më shumë edhe shqiptarët e Kosovës ndeshja e përhershme me fqinjët masakrues serbë. Duke qenë në të njejtën anije fati shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e jugut të Shqipërisë administrative, pra kufitarë me fqinj dashakëqinj të shqiptarëve, ata nuk janë ndarë por janë bashkuar e dashur më shumë mes veti. I ka bashkuar dashuria e njëjtë për kombin shqiptar, komb gjithmonë i rrezikuar nga shovinizmi i fqinjëve. Ndaj nuk ka patur dhe nuk ka asnjë shkak për ndarje e dallime në shpirtin kombëtar mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të jugut të Shqipërisë. “Dallimet” mund të shihen e të lexohen vetëm në Tiranë, ku është sahani i pushtetit dhe ku zhvillohet lufta e lugëve, kush e kush të hajë më shumë në këtë sahan. Vetëm këtu mund të shihet “konflikti” toskë – gegë. “Konflikt” që e stisin shumë më pak se njëmijë njerëz, sepse nuk ka pafund zyra të rëndësishme pushteti një shtet sa i yni. Nuk ke si të mos jesh dakort me analizën që bën ai ku thotë se për gati gjysmë shekulli pushteti i “toskëve” nuk lejoi “gegët” të fusnin ndonjë lugë në sahanin e pushtetit në Tiranë. Ai vetëm se nuk është i ndershëm që të pohojë se edhe pas gjysmës së shekullit komunist, ka shumë pak lugë “gegësh” në sahanin e pushtetit edhe pse ai i shumëfishon sa don. Kur fillon pastaj dhe përdor termat “tribal”, “tribuja e tyre”, “tribuja tjeter”, fillon e hyn në ara të huaja dhe korr në asfaltin e autostradës. Të jetë kaq shumë kundër gegëve, “tribalëve”, malokëve një malok Çorovode, që e urren Sali “tribalin”, s’duhej të pranonte malokun “tribal”, të ndjerin Dritan Hoxha, themeluesin e pronarin e Top Medias, që e ushqeu me bukë, që i krijoi e dha mundësi Muçit në ekranin e televizionit të tij. Apo ai ishte gegë, “tribal” e malok i mirë dhe familja e tij sot është gege, “tribale” e maloke e mirë. Nuk mund të mos përshëndetet guximi i M. Nanos që është ndër të paktët që flet për gegët e toskët, për dallimet e ngjashmëritë. Ai ka trimërinë të mos i ikë kësaj çeshtje, pavarësisht se a e ka apo jo takatin me prashitë në të e me i dalë në krye. Gegët dhe toskët kanë dallime gjuhësore, etnografike, por jo dallime të atilla aq sa do të dëshironin armiqtë e këtij kombi. Këto dallime i ka analizuar ish kryeministri serb Vlladan Gjeorgjeviç, armik i shqiptarëve, i cili i quan si dallime mes dy kombeve. Ndërsa albanologët jo armiq të shqiptarëve, dallimet mes gegëve e toskëve i quajnë dallime kozmetike, si “gegët pak më të gjatë e toskët pak më të shkurtë”. “Toskët rondokopë/gegët trupgjatë”, do të thoshte, tek i shihte nga dritarja e zyrës së tij në Korçë, poeti i shquar grek Jorgo Seferis, konsull i shtetit fqinj në Korçë në vitet ’30 të shekullit të njëzetë, konsull fisnik, poet, që s’merrej me eshtra pleqsh e plakash përmetare shqiptare në varreza shqiptare, për me i quajtë eshtra ushtarësh grekë në Shqipëri, por merrej dhe bënte artin e miqësisë mes dy kombeve, mes dy popujve - shqiptarëve e grekëve. Në motet pa komunikim, pa rrugë, pa njohje, pa marrëdhënie intensive si të sotmet në biznes, martesa, shkëmbime, tregti, turizëm etj, gegë e toskë kanë qenë një. Sot janë edhe më një, se kanë hyrë kaq shumë në njëri – tjetrin sa s’ka Vlladan Gjeorgjeviç e as zëdhënës të tëzës së tij, ti ndajë e të hyjë mes gegëve e toskëve shqiptarë për ti ndërkryer kundër njëri - tjetrit. Miqësia dhe dashuria janë të natyrshme për njerzit, për kombet, ndërsa urrejtja nxitet me para e me pushtet “Milic horr xhubleta…”. Pa bërë poezi, që sigurisht e bëj më mirë sepse vij nga planeti i pafundëm i epit, mund të them se dallimet mes gegëve e toskëve janë dallime krejt të parëndësishme, që analistët e huaj sot në varësi të oreksit dhe të interesave të tyre të çastit, i nxjerrin në dritë, herë duke u vënë emrin real e herë duke shpifur si Vlladan Gjeorgjeviçi. Sharjet dhe shpifjet, me një fjalë poshtërimi ndaj shqiptarëve, po të perifrazojmë Kadarenë, u kanë shërbyer armiqve të këtij vendi si përdorimi i aviacionit dhe artilerisë para se të sulen me trupa këmbesorie për tu lëshuar mbi prenë e tyre... Mustafa Nano kërkon pushtimin e elektoratit. Duke u folë zemrave të elektoratit e jo mendjeve. I thotë elektoratit të majtë, kudo që të jetë, e sidomos toskëve në jug të vendit, mos e votoni atë “tribalin” Berishën se ai i çoi gjithë paratë e shtetit te ajo rruga atje… I hakërrehet edhe Dritëro Agollit. I kërkon hesap pse ai thotë se“Rruga Durrës-Kukës do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, por në radhë të parë për simbolikën dhe funksionin që ka”, se “ajo lidh për herë të parë në mënyrë kaq të vrullshme dy pjesë të një kombi, të cilin, përveç kufijve, e kishte ndarë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Rruga Durrës-Kukës është arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Do të kalojnë vitet, pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar ajo, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbetën në histori”. Atë e tërbon ky vlerësim i Agollit për atutostradën e Kosovës. Por Dritëro Agolli atdhedashurinë e ka zanat, nuk paguhet për këtë. Atij nuk i ha palla për politikë. Ai po përgatitet për atë botë. Poezitë më të bukura i ka ato të pendimit, të reflektimit. I dha zoti kohë të shfaqë pendesë. Pse bëka mëkat që thotë fjalë lapidare për rrugën e kombit? Apo pse duan ta mbajnë domosdo si patriak jo të socialistëve por të “rondokopëve që u qan zemra për pushtetin dhe paratë”. Dritëroi, i Devollit të Korçës, i çveshur nga frika e zmadhimit të kombit, vetëm i shton vota Partisë Socialiste dhe më bën edhe mua ta dua PS-në se është parti shqiptare. Dhe unë e dua pa hile duke mos e votuar kurrë dhe nuk pres ndonjë shpërblim nga lideri i saj, të cilin e kam marrë nëpër gojë qindra herë, me të drejtë e pa të drejtë. Dhe do ta marr prapë. M. Nano flet si profet për udhën e Kosoves nga Vërmica në Merdare që “mund të bëhet pas nja pesë a dhjetë vitesh”. Përurimin e tunelit në Malin e Rrunës që të nxjerr në Kalimash, të cilin e bënë dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, la Tafë (kwshtu thirret Mustafai në anët e mia, ma ka mësuar gjyshja ime ndjesë paste), e quan “festë të shpikur kombëtare në një festë të shpifur partiake e tribale”. Ai e din mirë, e din shumë mirë (o zot sa i informuar e i sigurtë që është!) se “Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan imediat për të nisur investimin në segmentin Morinë - Prishtinë, i cili kap gjatësinë e 150 kilometrave. Në rastin më të mirë, kjo mund të bëhet pas nja pesë a dhjetë vitesh. Ah, epo atëherë ne mund të shkojmë qetë qetë deri në Kukës”, shkruan Mustafai gjithë mllef kundër autostradës, kundër dy Kryeministrave shqiptarë gegë, “tribalë”. Nuk e di se si u ndje la Tafë, kur qeveria e Kosovës pa kaluar as tre vjet pas përfundimit të segmentit Durrës – Kukës, përfundoi 38 kilometrat e para të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe, edhe këtë segment e inauguruan bashkë të njejtët Kryeminista gegë, “tribalë” shqiptarë. Si guxoi vallë Kosova ta bënte këtë gjë pa i marrë leje Mustafa Nanos? Edhe pse autostrada “Ibrahim Rugova” është aty, (jemi në dhjetor 2011), nga Vërmica në Suharekë, e shtrirë në 38 kilometër gjatësi, e inauguruar nga “tribalët” Thaçi e Berisha, nga presidentja “tribale” Ahtifete Jahjaga, nga kongresmeni amerikan Eliot Engell, lobist i shqiptarëve, nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, ne nuk mund, nuk duhet dhe nuk guxojmë ta besojmë se është aty, se është inauguruar, se është ndërtuar, se ecin makina nëpër të. Nuk guxojmë kurrësesi ta besojmë e ta pranojmë sepse nuk e ka thënë M. Nano. Ne duhet dhe jemi të detyruar të besojmë vetëm atë që thotë ai. Autostrada në Kosovë që po u sherben njerzve le të rrijë aty ku është, ne do ta pranojmë se është, ndoshta “pas 5 apo 10 vitesh”. Se kështu ka thënë ai dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. E pohon në çdo rrjesht të shkrimit të tij të 2 qershorit 2009 frikën dhe tmerrin e tij se mos udha e Kosovës, tuneli i Kalimashit që çau malin e Rrunës, të cilin e inauguroi Sali Berisha bashkë me Hashim Thaçin, Kryeministrat “tribalë” të dy shteteve shqiptare, po ia rrit votat Berishës, të cilin la Tafë e vë përballë vetes si kundërshtar patologjik dhe është gati ta shqyejë atë fizikisht. Ajo që nuk shkon është analiza krejt e cektë, foshnjarake e tij kur rreket të zbulojë pse Berisha është Mesia në Kosovë dhe pse Partia Socialiste nuk qaset atje. Ai nuk do edhe nuk di. Ai ka dashuri idilike për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe urrejtje pa cak për përsonin Sali Berisha. Ai nuk don të arsyetojë pse në Kosovë ka simpati më të madhe për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike dhe më pak simpati për Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj. Dashuria dhe urrejtja nuk janë irracionale. S’ka shqiptar idiot. Akuzohen shpesh shqiptarët se nuk kanë kujtesë. Por në fakt ata kanë kujtesë. Që në fillim të levizjes demokratike në Shqipëri, në vitin 1991, Sali Berisha do të shprehej qartë se çeshtja kombëtare shqiptare do të jetë ylli polar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. M. Nano nuk ka qejf ta pranojë e ta thotë se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e ka yll polar çeshtjen kombëtare shqiptare. Ai ka qejf të harrojë. Në vitin 1992 Sali Berisha i ka kërkuar NATO-s, Alenacës së Atlantikut të Veriut, të bombardojë caqet ushtarake të Beogradit. Pastaj vjen udha e kombit, udha e Kosovës, (2007-2010) që ka qenë që në krye udhë drejt yllit polar. U bë ajo udhë për të cilën Neritan Ceka, kundërshtar i Berishës në 2009, mentar, dijetar, politikan dhe shkrues shumë më i madh se M. Nano, i cili është në gjithë kohët kundërshtar i Berishës, deklaroi të gryka e tunelit se “këtë autostradë mund ta bënte vetëm një guximtar i çmendur si Sali Berisha”. Ndërsa Partia Socialiste i kushton këtë fjali Kosovës në programin e saj të 2011: “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”. 12 fjalë a karaktere, ose 54 germa, vetëm 54 germa, në një program 89 faqësh. I harrojnë këto gjëra. Le t’i harrojnë. Por historia nuk e harron. Sepse këto janë arsye madhore pse shqiptarët në tërësi, dhe ato të Kosovës në veçanti, e duan Sali Berishën. Përkundër kësaj, ata që s’kanë kujtesë ose që duan ta fshijnë kujtesën e shqiptarëve, rrinë e rrinë dhe shpesh kujtojnë ca serbratorë e ca auotobote nafte që shkonin nga Shqipëria në Kosovë dhe nuk kujtojnë e as nuk thonë që Berisha kërkonte nga NATO-ja të bombardonte caqet ushtarake të Beogradit. Serbia i kishte të hapura dyert për t’u furnizuar me karburant nga Danubi. Kurrësesi nafta e futur nga Shqipëria nuk mund ta furnizonte makinerinë ushtarake serbe të luftës. Edhe të donte, s’e kishte atë takat Shjqipëria. Këtë gjë nuk duan ta mbajnë mend, as ta pranojnë. Nuk i hyn në punë fare atij se çfarë tha e çfarë bëri Berisha. Nuk ka rëndësi fare për të.Ai paragjykon, gjykon, dënon, ndëshkon dhe e grin në makinë mishi, me pasë mundësi, njeriun Sali Berisha dhe nuk e honeps. (E honepsi Saliun në kohën kur la Tafë ishte drejtues i Partisë Demokratike për Skraparin, edhe pse me zor e patën caktuar kandidat për anëtar të Partisë së Punës…, kur merrte rrogë prej Saliut, si diplomat, pasi këtë e “urdhëruan” të ikte nga Partia Demokratike). Ankth që e trazon keq i është bërë Ilir Meta me vizitën e tij në tunelin e Kalimashit. Meta, kundërshtari politik më i egër e i vrazhdë për shumë kohë i Berishës, pa i marrë leje M. Nanos, iu përgjigj thirrjes së vetëdijës së tij dhe shkoi te tuneli, sepse kuptoi se aty ishte aorta e kombit, vuri “kaskën e minatorit në kokë të bënte një vizitë në tunelin e madh”. Ai ishte thellësisht i bindur se nuk mund të fitonte deputet e as vota në gjithë trevat nga shtrihej autostrada nëpër “Marsin” e Fatos Lubonjës, pra në rajonin e Kukësit e në Fan të Mirditës. Gjithë shtrati i lumit autostradë me gjithë brigjet anash ka dy deputetë. Ilir Meta duke qenë politikan, duke qenë shqiptar, (të siguroj se nuk e kam takuar kurrë në jetën time dhe nuk kam asnjë lidhje me të apo me partinë e tij), ka kuptuar dhe pranuar, se nuk funksionon dot kombi edhe më tej si gjysmë trupi e gjysmë trungu. “Me siguri ka menduar” siç thua ti, “që rreshtimi me ata që glorifikojnë patriotikisht rrugën është një gjest” shumë më shqiptar, shumë më i denjë, më human, më vizionar dhe jo siç thua ti “më elektoral sesa rreshtimi me ata që denoncojnë ligjërisht korrupsionin”. Por Ilir Meta ka kuptuar edhe këtë që thotë Amiko Kasaruho, toskë nga Gjirokastra, i dënuar e përsekutuar nga diktatura, intelektual, shkrimtar, përkthyes, autoritet i vërtetë moral i shoqërisë shqiptare, se autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë “Është vepra më shqiptare e bërë ndonjëherë dhe leverdia më e madhe e autostradës së Kosovës është se kursen kohën e shqiptarëve. Është e para herë që një lider në Shqipëri mendoi për kohën e njerzve. Ne kurrë nuk kemi menduar për kohën”, thotë Kasaruho. Nuk jam aq naiv sa të njejtësoj kompaninë “Bechtel” me Amerikën, por gjithkush e di se “Bechtel”-i si një kompani jashtëzakonisht e madhe, s’e konsideronte dhe s’e kishte në fakt aq të madhe e të konsiderueshme shumën e parave të fituara në rrugën Rrëshen – Kalimash dhe tunelin atje, për të pasuruar biografinë e saj. Natyrisht, “Bechtel”-in nuk e solli në Fanë të Mirditës dashuria e saj për Shqipërinë, por nevoja e saj për biznes. Ajo ka bërë punë të mëdha kudo, jo për shkak të amerikanizmit të saj, por për shkak të cilësisë së punëve që bën, cilësi për të cilat edhe Edi Rama, si për inat të lalës Tafë, thotë se rruga e “Bechtel”-it është e standarteve europiane. Ndoshta “këshilltari” i tij është nisur nga këto fjalë. Por s’kanë se si t’i dalin parashikimet. Ai është nga ata këshilltarë që kanë nevojë të këshillohet nga Rama, i cili duket se po kapet nga mania e “ustait” të tij Berisha, për t’i këshilluar këshilltarët e tij, jo të paktë, të deklaruar e të padeklaruar si M. Nano La Tafë me shpirtin “civil” e “civik” e bën “Bechtel”-in “hëm projektues, hëm ndërtues, hëm supervisor” (hëm, hëm, hëm…), dhe nuk i njeh meritë tjetër përveç përfitimit të parave. Nuk e di ç’mendon tani ai për “Bechtel”-in, gati tre vjet pasi u bë autostrada në Shqipëri dhe pasi ka përfunduar gati një të tretën e saj në Kosovë, edhe pse ai falltari, orakulli i “www.respublica.al” pati thënë se “Në rastin më të mirë, kjo mund të nisë pas nja pesë a dhjetë vitesh”. Sa i pasaktë është orakulli…!! Në çdo libër gjeografie, që nga shkolla fillore, mund të gjesh distancat nga një vendbanim në një tjetër edhe pa ndihmën e hartave moderne. Por, kur do, ai “këshilltari” i zgjat distancat e gjatësitë e pabëra të rrugëve. Të bërat i shkurton. Milot – Rrëshen që është 26 kilometër, ai e shkruan “(nja 50 km akoma)”. Për Rrëshen - Kalimash, që është 61 kilometër, ai shkruan se “kap gjatësinë 56 km”. E bëri udhën e Kosovës Sali Berisha i Viçidolit të Tropojës apo Malsisë së Gjakovës, që nuk ka patur kurrë turp ta thotë se është nga Viçidoli, të cilin ia ka kujtuar shpesh me përbuzje për ta fyer si malok. Çorovodën – Hinterlandin e tij të kuq, i vjen turp me ia përmendë emrin. Sepse nuk i ka shtuar fare emër, nam, lavdi e krenari. Ndryshe nga Ilir Meta me të cilin tashmë, duam s’duam, mburren skrarpalinjtë. Berisha ka mbi 50 vjet që ka ikë nga fshati i tij që fëmijë dhe prej më shumë se dy breza njerzorë jeton në Tiranë, intelektual i rangjeve më të larta të vendit, dhe ka dy dekada që drejton politikën në vend. Një korçari, vlonjati, gjirokastriti, beratasi, që ka mbi dy breza njerzorë që jeton në Tiranë, që ka qeverisur në këtë vend për 30 – 40 vjet, që ka zbritur dikur nga fshatrat më të thella e të humbura të jugut, edhe nga fshatrat e “zonës së parë operative”, që e ka qejf ai, nuk ua zë kurrë emrat e fshatrave me gojë. Unë dhe shqiptarët i dimë. I dimë gjithë byroistët e dikurshëm se nga ishin, gjithë qeveritarët e dikurshëm se nga ishin, gjithë qeveritarët e lartë socialistë të pluralizmit se nga ishin e nga janë... Druaj se nuk e merr askush seriozisht lalën Tafë. As Rama nuk i beson. Ndërsa Faik Konica do të çohej lugat sikur ta dinte se pretendon t’i ngjajë. Urrejtja që ka ndaj zotit Berisha është e jashtëzakonshme. Gati sa nuk thotë, ej, unë jam Avni Rustemi dhe do ta shtrij për tokë në mes të Tiranës Sali Berishën, (Esat Pashë Toptanin). Dhe për këtë, në mënyrë aspak të fisme, njerzore, “civile” a “civike”, i kërkon ndihmë deri edhe gjyshës së tij të ndjerë, me ia plasë sytë Sali Berishës, i cili “Përuroi sytë e vet që t‘i pëlcasin!”. Sytë nuk i pëlcitën Berishës. Natyrisht ai ka shtuar vite mbi supe. Ka përuruar shumë rrugë të tjera. Milot – Thumanë e bëri me 4 kalime nga dy që ishte. Po mbaron me tunelin e Elbasanit. E mbaroi segmentin Levan – Vlorë dhe është në përfundim segmenti Levan – Tepelenë. Edhe pse nuk e beson ai, shumatorja e rrugëve që ka bërë dhe inauguruar “regjimi” Berisha në gjithë Shqipërinë, është më e madhe se autostrada Milot – Morinë. Fondet që janë përdorë për ndërtimin e rrugëve të tjera në gjithë vendin janë më shumë e më të mëdha se ato të përdorura në udhën e Kosovës. Por madhështia e udhës së Kosovës, mos dashja për atë udhë që prish ca punëra e ca ekuilibra lokalë e rajonalë, ua errëson shikimin kundërshtarëve dhe i ngazëllen dashnorët e saj. “Regjimi” i Berishës lidhi me udhë të standarteve gjithë fshatrat e ultësirës bregdetare, që dalin në det, nga Velipoja në Vlorë. Bëri udhën e Bregut dhe nxori në dritë mrekullitë e hapsirës Vlorë – Sarandë. Po lidhet Librazhdi me Bulqizën. Po punon në rrugën e “Arbërit”. (Për rrugët e tjera në gjithë vendin, për fondet që kanë shkuar në rrugët e tjera, krahasuar me fondet që ka marrë udha e Kosovës, është shkrim më vete në këtë libër). Thua se të gjitha këto që përmenda e më shumë të tjera që s’i përmenda i bën “regjimi” Berisha, vetëm me na marrë votat në 2013 dhe aspak nga dashuria për këtë komb?! Prapë do të dalë shpirti “civil” e “civik” e do të thërrasë, mos ia jepni votat më Berishës, atij “tribali”. Siç thërriti në zgjedhjet e fundit Gramoz Ruçi se “Sali Berisha e urren Labërinë”. Më erdhi keq, natyrisht, për Gramozin. Më vjen keq edhe për Muç Nanon. Nuk kanë asnjë të metë tjetër, duan t’ia bëjnë qejfin ustait, i cili, kur i duhen, i do, i afron, kur s’i duhen e s’i do, u jep ndonjë shqelm. Ai lajmëron dhe “lan” veten para popullit socialist se Sali Berisha me inaugurimin e tunelit dhe të autostradës “po përgatit dhe vjedhjen e madhe të zgjedhjeve. Do t‘ia dalë mbanë? Në kushtet e vëmendjes së shtuar të ndërkombëtarëve, do të jetë e vështirë. Por nëse s‘ka shumë në dorë për të vjedhur zgjedhjet, ai ka në dorë për t‘i prishur ato. Dhe mbani vesh! Është pikërisht kjo që do të ndodhë: zgjedhjet do prishen”. E vutë re si si parathotë, parashikon, paradin, paracakton ai, profeti? Por lexuesi pak i vëmendshëm, dhe ka të tillë në Shqipëri, e din mirë se edhe pse ai hiqet si profet, ai për t’i thënë këto fjalë ka folë me Edi Ramën. Se këto janë fjalë të Ramës të përsëritura nga zëdhënësi i tij jo zyrtar. Zëdhënësit zyrtarë nuk i plotësojnë kriteret e Mustafait. Ata jo domosdoshmërisht duhet të jenë të zgjuar. Madje u lejohet që herë pas here të bëjnë gafa e budallalleqe si, bie fjala, t’i kërkojnë takim Ramush Haradinajt në Prishtinë, kur ai, për fat të keq, ndodhet në Hagë. Zëdhënësit jo zyrtarë edhe kësaj here u përpoqën të shpëtojnë nderin e zyrës, duke ia hedhur fajin “armikut të brendshëm” Kastriot Islamit, si dje Kadri Hazbiut. Jo se beson dhe është malinj, ka urrejtje të lindur për kombin, por thjeshtë për nevoja utilitare si “toskë pragmatik”, pozicionohet më egër se Edi Rama apo Gramoz Ruçi dhe kërkon të nxisë urrejtjen midis dy “tribuve toskë dhe gegë”. Mos i jepni asnjë votë ju toskët Sali Berishës se kështu vijnë toskët në pushtet. Këtë e mbulon me gjoja qëndrim qytetar “civil e civik”. Patriotizmit, dashurisë për kombin i vesh sëmundje të qena e të paqena. Unë jam për kurajon civile. Të gjithë duhet të jemi. Të respektojmë ligje e kushtetutë. Por kombi mbrohet dhe me kushtetutë dhe nuk besoj se kjo është tribale, primitive. Siç mbrohen dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e njerzve që e bëjnë kombin. Në shërbesën e tij të zjarrtë e të zellshme ai ka dhe pasaktësi. Ai sikur e merr aksiomë se investimi i madh ka edhe korrupsionin e madh. Duke harruar qëllimshëm se lepuri i madh fshihet ndonjëherë edhe në ferrën e vogël. Por i korruptuar mund të jesh edhe kur shet shpirtin për një parti politike ku ke interesat e tua. Dhe ky është makiavelizëm e as shpirt “civil e civik”. Ai nuk ndalet para asgjëje kur është fjala për ta mbrojtur apo për t’i shërbyer partisë që ai don, të cilës i përket. Por të paktën u tregua i ndershëm dhe e pohoi se është palë, është i “varur” dhe nuk shet, si shumë të tjerë, dëngla të pavarësisë intelektuale. Bëhet më i zellshëm se kryetari i Partisë Socialiste, z. Rama, i cili për të shkuar në Kukës, i detyruar edhe nga opinionet e këshillat e këshilltarëve të tij, i binte nga rruga e vjetër, duke mallkuar ndoshta edhe “këshilltarët” sharës e përbaltës të autostradës Durrës – Kukës – Morin. Ai e ka njohur thelbin e kësaj rruge për të cilën votuan në masë gjirokastritë, elbasanlinj, vlonjatë, skraparlij, korçarë, lushnjarë, beratas etj. etj., të cilët nuk i pengoi qenia e tyre toskë për me e dashtë pjesën gege të veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, për me u njoftë më mirë, për me bë tregti, me hy e me dalë tek njëri – tjetri. Besoj se, si sajesë e vonë e komunizmit në Shqipëri, për me krijue idenë se jemi boll, nuk kemi më nevojë për shqiptarë të tjerë e për troje të tjera shqiptare, është edhe krijimi apo shpikja e termit Shqipëri e Mesme. Sajesë që nuk ka vend ku të rrijë nëse jemi esëll si popull e si komb. Të parët tanë, më mendje hapur, jo aq të panginjur para sahanit të pushtetit, na e lanë kombin shqiptar në dy pjesë të bashkuara në mënyrë të pandashme, të Jugut e të Veriut, në gegë e toskë. Çdo tentim për ta legjitimuar termin Shqipëri e Mesme më është dukur si tentim për t’i barazuar në sipërfaqe e në popullsi dy pjesët gege e toske të kombit, pasi t’i hiqej pjesës gege, Elbasani, Tirana, Durrësi etj. E unë në fakt duke e marrë të mirëqenë e të patjetërsueshëm lumin Shkumbin si kufirin që na kanë lënë të parët ku ndahën me bashkim gegë e toskë, kam pranuar se teritori gegë është më i madh se ai toskë, duke llogaritë Kosovën gege. Por duke qenë i pakënaqur nga kjo “pabarazi”, unë nuk ia kam “dhënë” kurrë Greqisë Çamërinë shqiptare që e kam pjesë toske të Shqipërisë tonë natyrale. Mustafa Nano nuk mund dot askënd me urrejtjen e tij, nuk i imponohet askujt me urrejtje. Edhe për të ka vend dhe shumë arsye për tu gëzuar për kryeudhën e kombit shqiptar. Tani t’i japim përgjigje shkurt pyetjes së titullit të këtij shkrimi. Jo, nuk flet si toskë Mustafa Nano. Askush nuk e ka ngarkuar t’i përfaqësojë, nuk e ka zgjedhur askush si përfaqësues. Nuk mbron interesat e toskëve. Ai shprehet dhe mbron vetëm interesat e veta. Nën petkat nacionaliste të tij, siç i pëlqen të thotë, fshihet ndoshta pragmatisti e biznesmeni. Nëse do të flisja unë në emër të gegëve, që nuk guxoj as ta mendoj një gjë të tillë, se nuk kam tagër a këllqe, ai do të thoshte se pas qëndrimit tim fshihet apo ruhet streha e fundit e maskarallëkut.
2011-12-13
THANI NAQO:KITARËS
Me
ty kam këputur shumë tela,
Me
ty kam kënduar këngët tona.
Me
ty kam lënduar edhe zemra...
Me
ty u ngjira kur dashurova!
***
Të
mbaja në dorë dimër e pranverë,
Sa gishtat m'u ngjitën me krelat e tua.
"Eja, moj eja... (tani, rrallëherë!)
Eja pranverë, se un' ty të dua!"
Me ty u qorrollisa edhe n' errësirë,
Të çukita qosheve...Ç'bën o, i marrë?!
Lëshove rënkimin me psherëtimë:
"Edhe zemra e akulluar shkrin me
kitarë!"
Me ty i këndoj trëndafilave të botës,
Vesën thëthij në postafet - purpur.
Kur pjerrgulla zinxhiron buzën e gotës...
Kaq më mjafton, t'ia mar këngës si dikur!
* * *
Me ty këpus akoma tela,
Me
ty prushoj këngët tona.
Me
ty shëtis edhe sot nëpër zemra...
Por
jo si atëherë kur unë dashurova!
2011
Diskursi i rezistencës në krijimtarinë e Minella Gjonit
Nga Fatmir Terziu
Çuditërisht
për njeriun, ky diskursi i rezistencës! Më së shumti për mësuesin,
studiuesin, hulumtuesin, kthyesin dhe transmetuesin e çdo vlere të
ardhur nga skutat shekullore në germa të arta për brezat, kohërat e
shekujt në ikje, vijim e ardhje… Një magazinë e pashtershme vlerash nën
këtë ‘çudi’ që mbetet fakt teksa formon diskursin e rezistencës. Dhe kjo
s’është në fakt ‘çudia’, por është aroma e largët e viteve që pasojnë
ndikimin e urtësisë dhe mençurisë tek Minella Gjoni. Aroma e Shën Vasilit, jo thjesht si një gjeografi apo histori e vendlindjes, por si një ‘erë e asaj Shëvasie aq të dashur’ për të cilën Robert Martiko shprehet “Kur
vija në fshat nga Vlora, për hir të dashurisë që më shfaqnin prindërit
apo paraardhësit tuaj të dashur më dukej ky vend si një shtet brenda
shtetit… Ku nuk vepronte fare e ashtuquajtura Luftë e Klasave, apo ato
forca negative që juve vetë ju shtrënguan për tu larguar nga ai fshat i
mrekullueshëm apo Vend Perëndish” (Martiko, Blogspoti kushtuar
fshatit Shën Vasil). Në këtë udhëtesë grishëse tundimi i ‘çudisë’
vyshket tej dhe ardhjet na diktojnë amshin e një kohe tjetër që nguli
tek studiuesi Gjoni, atë fëmijëri “gishtëprerë në vllazëri gjaku,
përballë vështrimit bekues të shënjtorëve nga ikonat” (Papagjoni, shënim
për librin e autorit: “Se jam nga Bregdeti”). Kjo ndodhte dhe
vinte në rritjen e saj graduale mes aromës tipike të Bregdetit sepse “ai
është nga ata djem të Bregut, modest e këmbëngulës, që ka kontribute,
jo thjesht si një ndër personalitetet e arsimit në trevën e Jugut e më
gjerë si “Mësues i Merituar”, por edhe për studimet e tij në rrafsh
historik, folklorik, gjuhësor, gjithëheri për krahinën e Bregdetit”
(ibid).
Me
këtë rregëtim tipologjik të faktorit frymëzues në tërë aritmetikën e
fateve, fakteve dhe materialeve, argumentave dhe dimensioneve, artikujve
dhe konferencave, trajtesave e kumtesave të panumërta të Minella
Gjonit, ajo që lidhet me librin është thjesht një dëshmi e strukur në
qindra e qindra faqe që shënojnë libra të tillë si “Se jam nga Bregdeti” (rrjedhë historike), “Bregdeti dhe Ali Pashë Tepelena”, “Studim dialektologjik dhe toponimik i Bregdetit të Poshtëm”; “Vendlindja jonë Shën Vasili”; “Shën Vasil fshat i dëgjuar”, “Historia e shkollës Shënvasil”, “Bregdeti dhe Europa” dhe “Xhelozi pleqërie”.
Dhe
ne, jemi gati pjesë e këtyre faqeve të shumta të librave të Gjonit,
teksa aritmetika e tyre na përpin enkas “në histori betejash, emrash e
kapetanësh të njohur, burrash të mençur, dijetarësh, klerikësh të lartë,
vezirësh, administratorësh e hierarkësh autoritarë, ushtarësh,
oficerësh e gjeneralësh që kanë shërbyer nëpër oborret mbretërore,
filluar nga perandoria romake, Bizanti, epoka zulmëmadhe e Skënderbeut,
mbretëria e Napolit, Spanja, Venediku, Stambolli, Austro-Hungaria,
luftërat ruso-turke, Misolongji dhe revolucioni grek e gjer tutje në
brigjet e Argjentinës dhe Amerikës së re” (Papagjoni, po aty). Por
autori i dehur nga ‘aroma’ e hershme, nga trashëgimia ngacmuese dhe
njohuria didakte nuk mbetet me kaq. Ai rrëmon e rrëmon deri në grimën e
fundit për të kapërcyer shekuj e shekuj e për të sjellë fate dhe fakte
të reja të diskursit të rezistencës, aq të vyer në një zonë-Perlë
shqiptare të rrahur nga erozioni dhe agraviteti i historisë. Autori këtë
shërbim nuk ia bën thjesht vetëm fushës me të cilën ai ndan jetën, por
diskursi i tij i rezistencës është mjeti me të cilin qindra e qindra
studentë të të gjitha niveleve, studiues e shkencëtarë, vendas e të huaj
mund të kenë çelësin e mjaft arsyeve të kyçura me e pa qëllim. Jo më
kot autorin e shohim në mjaft raste mes emrave më në zë të
historiografisë shqiptare. Jo më kot! Ai është besnik në kërkimin dhe
paraqitjen e tij dhe e sheh të pandarë pjesën e konsideruar nga tërësia e
Europës, ndaj mëshon më së miri tek “Bregdeti dhe Europa”. Jo më pak tek “Xhelozi pleqërie”
ku rrëfimet e tij janë pjesë e këtij diskursi. Janë 34 tregime me
ngjarje reale të ardhura brezash, por në një këndvështrim letrar e një
dioprinë moderne. Ky libër është jo vetëm me individualitet të spikatur
dhe me tematikë e stil të admirueshëm, por edhe me nivel të lartë si në
përmbajtje edhe në formën e të shprehurit. Më tej diskursin e
rezistencës e bën më të arsyeshëm vetë shtrirja kohore në disabrezash e
këtyre rrëfimeve, që sjell edhe mentalitete e zbërthime të psikës së
personazheve që vijnë si individualitete të pangatërrueshëm. Një rrëfim i
zhdërvjellët, mes rrëfimit kronikan, letrar e gazetaresk bën që të lexohen me një frymë rrëfimet e librit më të fundit “Xhelozi pleqërie”
të Minella Gjonit, por edhe shton më tej forcën e diskursit të
rezistencës me të cilën studiuesi dhe hulumtuesi Gjoni dihat mes
kohërave për kohërat.
Nga ana tjetër “Bregdeti dhe Europa”
i autorit Minella Gjoni (Mësues i Merituar) është çelësi në morinë e
shumë hyrjeve që historia u ka lënë shqiptarëve në sënduqe të heshtura
kornizave dhe shtjellave lëmishkore. Historia e një treve si Bregdeti,
me të veçantat e veta gjeografike, sociale e mitike, është parë në një
këndvështrim të ri nga studiuesi Minella Gjoni. Tek “Bregdeti dhe Europa”,
kjo histori vjen e parë në raportet e hershme me Mbretërinë e Napolit e
deri në ato me Francën e Egjyptin. Në libër analizohen marrëdhëniet e
krahinës së Bregdetit me Papatin e Romës, më tej me Spanjën, apo me
Venedikun, për të vijuar me Rusinë e Austrinë, me Turqinë e Greqinë, si
dhe me Francën e me Egjyptin. Diskursi i rezistencës në këtë vepër është
një pasim i dukshëm i veprave paraardhëse të autorit, edhe pse këtu ai
është më i ndjeshëm dhe tejet transparent. Josif Papagjoni në njëfarë
mënyre i parafrohet këtij diskursi kur citon “Ky fis kaonësh epirotë,
shqiptarë me rrënjë ngulur thellë në shekuj, trima e atdhetarë të
flakët, rrëmbyen vëmendjen e Bajronit duke i inspiruar atij ekstazën e
njohur poetike tek “Çajld Harold”(Të bijt’ e Himarës që s’falin as
mikun/ si mund ta lënë të gjallë armikun?!); gjithpo aq grishën penën e
francezit Pukëvil, vlerësimet e konsullit anglez Lik, shkrimet e Edith
Durhamit. Brigjeve të ashpra të kësaj krahine me Akrokeraunet (Mali i
vetëtimave ku Zeusi godiste me shigjeta flakërimash), i është adresuar
vetë Homeri tek “Odiseu” e më pas Virgjili” (ibid).
Për librin “…se jam nga Bregdeti – rrjedhë historike”,
të Minella Gjonit, Papagjoni është shpehur “Është e çuditëshme se si
kjo krahinë, e djegur, e rrënuar dhe e shpopulluar dhunshëm nga luftrat,
emigrimet, epidemitë shfarrosëse dhe fatkeqësitë natyrore disa herë,
sërish është ringritur nga gjaku dhe kuja si Anteu, dhe sërish ka
rilindur nga hiri dhe zjarret si zogu Fenix. U dyndën aty: romakë, gotë,
vizigotë e ostrogotë, hunë e arabë, bullgarë e bizantë, normandë e
venetikas, anzhuinë e turq, andartë grekë, fashistë italian e nazitë
gjermanë; vranë, prenë, shkatërruan, dëbuan, dogjën (vetëm gjatë luftës
civile midis legjioneve të Qesarit dhe Pompeut u dogjën 70 fshatra, Ali
Pasha bëri kërdinë dhe i vuri zjarrin Bregut të poshtëm me ambicjet prej
turkoshaku), - por njerëzit e saj hyjni patën tokën ku kishin lerë edhe
etrit e tyre, besimin e patundur tek zoti dhe feja që kishin përqafuar,
krenarinë për identitetin” (Papagjoni, po aty).
Mes
këtyre pikasjeve të Papagjonit dhe mjaft thënieve e arsyeve të sjella
në forma të tjera nga studiuesi Xhufi në komunikimet shkencore me
autorin, po aq në vetë argumentet që vetë autori sjell për fate të
pashkruara më parë, shihet qartë forca e diskursit të rezistencës që
sqarom më tej se “Bregasit nuk kanë qenë shquar vetëm për nepsin e
pashuar ndaj lirisë, por edhe për kulturën e jetesës e më gjerë. Kur
gjithkund Shqipërisë flihej në rrogoz, piktori anglez Eduard Lir
shprehte kënaqësinë që pat fjetur, në fshatrat e Bregut, në krevat me
sustë dhe çarçafë të larë. Në fletët e librit lexuesi ndjen edhe etjen e
përhershme të bregasve për dije, shkolla, kulturë. Të panumërt janë
mësuesit, veprimtarët e kulturës, artistët, studiuesit: 65 profesorë e
doktorë shkencash, 16 Mësues të Popullit dhe Mësues të Merituar, 13
Artistë të Popullit dhe Artistë të Merituar, rreth 100 shkrimtarë e
publicistë të njohur në rrafsh kombëtar” (ibid).
Ndërsa
citojmë dhe marim në konsideratë veprën e Gjonit, të ndërlidhur me
diskursin e rezistencës, duhet sqaruar se fjala ‘rezistencë’ me të cilën
ne kumptojmë tërësinë e lidhjeve historike, nuk është thjesht arsyeja
për mbijetesë, madje as edhe vetë nocioni i saj historik. Me këtë
kontekst përfshihen të gjitha anët strukturore, kulturore, sociale dhe
shkencore me të cilat format e diskursit formojnë vartësinë e rrjedhës
së gjërave në histori, por edhe në kërkimin e fateve dhe fakteve që
përcaktojnë vetë ato struktura. Le të konsiderojmë edhe fatin që një
trevë e tillë, të cilën mjeshtërisht e dekodon për të gjithë lexuesit
autori Gjoni, ka patur në shekuj, por edhe e konsideruar në emra
konkretë të cilën përbëjnë krenari dhe lavdi për të. Në të njëjtën kohë
vetë diskursi i rezistencës në këta emra gjen arsyen të flasë më qartë.
Ata sipas gjetjeve të Papagjonit janë “Ashtu si galaktikat, ndrisin mes
këtyre emrave opuset e njerëzve të shquar të penës, të mendjes e të
fantazisë si Petro Marko, Spiro Çomora, Dhimitër Anagnosti, Robert
Ndrenika, Diana Çuli, Odise Grillo, Anastas Kondo, Neço Muka, Lefter
Çipa, Llambro Ruci, Aleks Çaçi, Spiro Gjikondi, Andrea Varfi, Myzafer
Korkuti, Adriatik Kallulli, Miho Gjini, Spiro Shkurti, Sulejman Mato,
Viktor Qurku, Ilirian Zhupa, Alqi Lepuri, Andon Qesari, Anastas
Kristofori, Sheri Mita etj. Nga Bregdeti ishin Spiro Jorgo (Koleka),
Xhorxh Tenet (ish shefi i CIA amerikane), Melina Mërkuri (ish ministre e
kulturës së Greqisë), apo Spiro Koleka e Gogo Nushi, Stefan Papagjoni,
Mantho Bala, Jorgo Milica e Myzafer Ahmati, Paskal Milo e Petro Koçi,
luftëtar si Zaho Koka, Kozma Nushi, Vasil Laçi, Mitro Xhani, Persefoni
Kokëdhima, portjeri i kombëtares Foto Strakosha, komentatori sportiv
Valdimir Grillo, mjeku Besim Elezi, juristi Ismet Elezi, heroina Maro
Konda që u hodh nga gremina për të mos rënë në duart e turqëve dhe i
tërhoqi pas edhe ata vetë…” (ibid).
Pra
shihet më së qarti vetëm edhe fakti i fundit i cituar i ‘Maro Konda’,
mes të cilit diskursi i rezistencës forcon bindjen në këtë lidhje ku
sedërtohet filozofia e studimeve të Minella Gjonit. Argumentet
hulumtuese, faktet e ardhura nga qindra burime të besueshme, debati në
heshtje me disa jo-argumentime të shfaqura, apo ‘goditja’ në heshtje
shton më tej rëndësinë e leximit të Gjonit dhe cilësimin e studimeve dhe
krijimeve të tij të besueshme dhe të qëndrueshme.
Për këtë le të rikthehemi paksa tek tregimi “Shpirti i nënës së një të cmenduri”, tregim të cilin autori e vendos në rrjeshtin e “Xhelozi pleqërie”. Aty gjejmë tipare të tilla rezistence dhe dashurie si “Një shtëpi e vjetër ndodhej në krye të fshatit”; “ngrehinë shkatarraqe”; “xhaketa e vjetër”; “I vetmi banor i mureve të rrëzuara ishte Moisiu, i sëmuri nga trutë – si e thërrisnin”; “gërmadhat e shtëpisë së gjyshit të vdekur”; “të ëmën e donte shumë”; “misërniken ia servirte e ëma”; “Mushkonjat atë verë kishin mbuluar dhenë”; “Moisiu i çmendur e kuptoi se e ëma ishte shumë sëmurë”; “dyshekun me kashtë”; “Loti i të çmendurit të kthjellët dhemb deri në shpirt”; “Me duar bënte sikur ia hiqte zjarrin nga balli, por prapë asaj trupi i digjej furrë”; “Se
si do ta shëronte Moisiu të ëmën, një zot e dinte. Ç’bluante vallë
truri i tij i kthjellët në çmenduri!? Ç’pjesë të shpirtit të tij do t’i
falte ai së ëmës?” “Se si do ta shëronte Moisiu të ëmën, një
zot e dinte. Ç’bluante vallë truri i tij i kthjellët në çmenduri!?
Ç’pjesë të shpirtit të tij do t’i falte ai së ëmës?”; “Shikimin
e hodh tutje, në grykat e Skotinisë së Zhulatit përkarshi. Duke
picërruar sytë, mundi të dallonte së largu ca copa bore të ngrirë”; “mbushi thesin me dëborë të ngrirë”; “Ndjeu një lehtësim në shpirt”; “Unë do ta shëroj nënën. Unë do ta shëroj nënën”; “Nëna
po ikte, po ikte duke pasë mbi ballë një copë bore, duke pasë mbi ballë
një dorë dhembshurie, një copë sakrifice nga i biri i saj i çmendur. Në kthjelltësinë
e çmendur, Moisiu e kuptoi që e ëma ndërroi jetë. Klithi, lebetiti e
ulëriti mbi të ëmën. Përpiqej t’i hapte sytë, buzët. I donte shikimin,
buzëqeshjen, por merrte veç ngurtësimin e trupit. E rrotullonte si për
ta ngrohur, si për ta gjallëruar. Nuk e shkëpusnin dot nga trupi i së
ëmës si për të ngelur përjetësisht aty, bashkë edhe përtej vdekjes…” etj.
Në
qetësinë tonë më të madhe kuptojmë këtë përshkallëzim figuratik me
tension, qëllim dhe dimension force. Lexojmë forcën dhe arsyen. Kuptojmë
pra diskursin e rezistencës me të cilin edhe fjala ‘i çmendur’ dështon.
Këtu qëndron forca e autorit edhe pse në këtë rast është tregim,
rrëfenjë, fikshën.
2011-12-11
Jam betuar të mos ndjej puthje ...
Te gjeta mes mijra kristalesh...do te thoja qe ti gjete vetveten Syri...Leshove ndjenjat, vargut i dhe ngjyra dhe poezise jete. Duhet guxim te hidhesh ne kete skene arti. Me delikatesen tende krijove vetveten,ndriçove reflektimin tend, e kalove imazhin pertej pasqyres, i dhe lirine...Sot gezohem kur shoh qe ajo frika, nuk ekziston me...Pa ndrojte, ashtu e lire vazhdo kete flutrim qe ke mbimarre per te na percjellur akoma me shume secretet e ndjenjave te tua. Lere burimin te rrjedhi fjalet, qe ne vrullin e tyre te formojne vargun dhe duke vallzuar te perhapin fjalen e bukur, tingujt e jetes portretin, perjetesine....Te pergezoj mikja ime, ndjehem krenar...
JE TAMAM SI NJE MUZE QE MAHNIT HYJNITE ME ARTIN E TE SHPREHURIT MBI DASHURINE. ESHTE SHUME E VERTETE LOTIN PER DASHURINE NUK MUND TA PREKE AS TOKA E AS QIELLI, GJITHASHTU AS DIELLI NUK MUND TA THAJE, SEPSE LOTET J'U PERKASIN VETEM ZEMRAVE.....!!!!!
Vetem nepermjet vargjeve ti, Drit Syri, mund te shprehesh stuhine e ndjenjave qe ke ne shpirt. Dhe ti i shpreh kaq bukur ato! Me elegance te stuhishme.
Më 24.05. 2011poetja e mirënjohur shqiptare , Syriha Ademovi, prezantoi librin e saj të sapo publikuar me titull: Drita, syri i shpirtit ... Libri ka kopertinë nga Dashamir Vraniçi, përmban poezi dhe aforizma dhe u publikua në Tiranë në shtëpinë „Marin Barleti“, ka 98 faqe dhe kushton 350 Lekë.
http://www.youtube.com/watch?v=1hbT4XjyyKE&feature=share
TË TË THEM: TË DUA!
Si hëna rrokullisem që të vij tek ti
n’eterin blu t’ kësaj nate vjeshte.
Pranë teje sonte të jem unë dua,
të tretem e tëra në sytë e tua.
Kur ti më mungon, them mijëra fjalë,
dhe qiellit i lutem çdo natë për Ty,
të të kem pranë, të shuaj të shkretin mall,
oh! kjo kohë e fatit, që mallin na e ndau!
Më trishton largësia, malli se ç’më djeg,
të isha me ty, të isha për një çast,
jo jo, s’do desha një natë të gjatë,
sa zgjat nje puthje të t’ kisha në krahë.
Të jem pranë teje sa herë kam ëndërua,
të puth shikimin e të të them: TË DUA!
@D.Syri Nentor 2011 USA
Syriha Xh.Ademovi
(Drit Syri)
MALL
M’ asht çue peshë malli
me kthye dhe ‘i herë
në Shkodrën time.
Karajfilave dhe luleborave
po due sot me u këndue …
e kanga
deri n'majë Tarboshit
me u dëgjue.
Të heq mallin
për Drinin,
për Bunen e Rozafën
që tash sa dit lanë i kam ....
Natës kur ika
si t'isha krahkëputun,
eterit fluturova
trishtueshëm.
Larg vendlindjes tretun,
si hija mbas diellit,
n'perëndim,
e shpirtin lashë atje..
Ndër netët e ftohta,
prej mallit,
andërat m'ngrijnë në sy.
Zgjimet,
kur zbardh mëngjesi
këtu të bardha s’janë
si në Shkodrën time.
Këtu
edhe shkelqimi i lotit
ngjyren e mallit ka,
i mallit që më përvëlon
për ty,
Shkodra ime!
@ Drit Syri
19 Nentore 2011 USA
http://www.youtube.com/watch?v=8Ex2cpfethE
Dashurit nuk shuhen..
Flaka e dashurise
ngre lart tymin mbi re
dhe rete e percjelllin,
.....qiellit
e sjellin perseri ...
Freskojne shpirtrat,
per t'u ringjallur..
e per t'u rindezur
....perseri..
@D.Syri
Imazhi...
Me imazhin tend sonte
deri ne qiell do te fluturoja
yjet do ti ulja prane teje ne toke
tingujt te te sillnin te vallzonin me ty,
por,jo eshte dicka tjeter ne te vertete
si dielli i vjeshtes qe djeg mbi gjethet
jane buzet qe djegin..pervelohen..
Te te kem prane,imazhin tend!
KACURRELJA
Tash sa kohë të shoh në endërr,
Ty moj vajzë me kaçurrela,
Kur do t’shoh një herë zhgjandërr,
E bukura,
E mira.
Sa të prek pak kaçurrelin,
Atë lëshue përball,
Kaçurrelin ar,
E bukura,
E mira.
Le të flasë e gjithë bota,
Drini,Buna e Rozafa
Porsi dritë të rritën,
E bukura,
E mira.
Shtati yt llastar pranvere,
Kacurreli në ball,
T’i kem dua përherë,
E bukura,
E mira.
@Drit Syri
Endrra..!!
Nuk njoha mbreme
Gjumin nates..
As henen pershendetur
Ndjeka endrren..
Ne zgjimin e pafjetur
Mbi jastekun e qullur
Preka kristale loti
Te bardhe ngrire
Endrra psheretiu..
Lehte mbi balle
Me puthjen mall..
Iku..mbylli heshtjen..
Nen..tingullin ..me fal!
Dhurova nje enderr..
Sonte...vetem gjumin..
@D.SYRI
http://www.youtube.com/watch?v=ZKaG_aIQXYY
CONIU SHQIPTARE CONIU..!!
Shqiptar !Kudo qe te jeni..
bashkohuni sot! Betohuni ..!!
rreth ketij FLAMURI lare me gjak
nga jugu e ne veri..Kosove e Cameri..
le te digjemi per tu bere shkrum e hi..
ta groposim te zezen histori..
qe na la t'coptuar e te ndare
nene motra e vllazni..
neser grusht..bashkuar t'jemi..
eshte toka jone bekuar ...
eshte gjaku i Juaj ARBERI..
ku ne c'do gur e ne cdo shkemb..
ke lene shkruar.. histori..
me gjakun tend emrin.. Shqiptare...!
lulkuqet lare me gjakun tuaj psheretijne..
ulin koken mbi male...ngrire..
duan Shqipen duan lirine..
dhe Shqipja renkuar nga hallet ..
krenare ka hapur krahet..per Ju Sot!
Nentori i Trete Ju pret...!
Coniu Shqiptare...Coniu..!!
http://www.youtube.com/watch?v=qal9Fkr2DEQ&feature=share
MOS MË DUAJ
Jam betuar
të mos ndjej puthje kurrë në buzët e mia,
le të mbesin ashtu,
të rreshkura nën dashurinë e diellit.
Mos më bëj të të dua,
sepse do vuajmë më shumë
si unë edhe ti.
Jam fati vetëm i atij që me fali.
Aty, kur të vijë perëndimi një ditë,
aty, ku perëndimit do t’falet mbi trupin tim,
do t’largoj vetëm një fytyrë:
Fytyrën e atij që më bëri të vuaj,
atij që më bëri te shkoj.
Kurse ti
erdhe si vetëtimë
e diell ishte,
diell i brishtë,
më i brishtë se unë,
dhe më kape përdore
i ndrojtur nga hija e fatit
dhe kërkon dorën time.
Mos me duaj,
sepsse do vuash më shumë.
@D.S- 5-Nentor-2011-USA
DRITE E SYVE TE TU..
Dua ngjyrën e petaleve të trëndafilit të kem,
Dritë e syve të tua të jetë buzëqeshja ime,
Kur zgjohem dua në gjoksin tend të jem,
Dua te ushqej me ty shpirtin e të ndjej.
Je dielli im edhe kur perëndon,
I dashur, ti strukë je në zemrën time,
Ndjej si në heshtje me zjarr shqipton
Emrin tim dhe tretesh në ëndërrime.
@D.SYRI OCTOBRE 2011 USA
VJESHTE
E zhytur jam
ne stinen e arte,
aty,ku gjethet le
te behem petku im.
Aty,ku tingulli i eres
le te jete serenata ime
S'dua te zgjohem,
as ne stinen e dimrit,
debora le te me mbuloje
me akull....
Akullin pres
te shkrije mbi petkun tim
ne lengun e gjetheve
te zjarrta te vjeshtes,
dua te dehem
ne gjumin e pritjes,
aty,ku do te behem
ngjyra e zjarrte e diellit..
S'dua stine tjeter..
Stina ime:Vjeshta!
@dRiT.SyRi Shtator 2010
Portreti yt
Perjetesia Ime
Ne ç’fshehtesi je fshehur valle ti sot?
Pasqyre!!
Pasqyra ime
Tek ti shikoj nje buzeqeshje te huaj…
Tek me shikon me endje dicka kerkon…
Lexoj emrin tim…
Papritur degjoj dhe nje ze…
Te lutem !!Qendro dhe pak…
Me ler te pikturoj kete bukuri mengjesi..
Buzeqesh ,portreti im buzeqesh…
Nese do ikesh ,nga pas te ndjek…
Mos u mundo tek fshihesh …
ç’do kush e ka nje pasqyre…
Dhe une ngadale ,nga balli flokun e arte largoj
Perseri degjoj…
Buzeqesh ,portreti Im buzeqesh…
Me Ty une jam …me Ty une jam
Ne brendesine tende …
Flas ne heshtje kur ti s’me degjon
Me ty ndaj gezimin,hidherimin…
Pres lotin tend ,e s’dua as toka ta prek…
Je bukuria e endrrave te mia…
Je dielli qe lind e perendon…
Ne valsin e lumturise tende
Doren kam shtrenguar…
Tek fluturojme perjetesive…
E s’dua te te humb
Te gjeta mes mijera kristalesh
Portreti Yt
Perjetesia Ime
J E T E !!
Jete ! Jam Une thesari Yt..
Nje pasuri e pa´shterrshme
per ne labirinthe te pa´fundme
deshirash...endrrash..per Ty
Jete natyra na fali nje dite
aty ku dua te perpij ditet e tua
dhimbjet..ti kthej ne lot gezimi
edhe kur natyra motin..grih sjell
Une jam me Ty Jete !
nen cadren tende ngrohte
me Ty dua te ec..
e deri ne amshim te digjem
hirit te bardhe te shpirtit
aty ku dua te endi kerkimin
ti jap krahe lart fluturimit
qilimit te kaltersie pafund
drejt Teje perqafuar
...premtimin .....
tek Ti ringjallje perjetesie..
shpirtit.. ti jap shprese
Celesi i Yt jam Une Sot..Jete
buzet me trupin toke..ledhatim..
e shtrenjta Ime Jete !!
Je Ti !!
Drit Syri (D.S)
Portreti
Kërkon hijen time lakuriq në portretin tim.
Nuk dua paragjykimie...,!?
Lajthitjet e tua i dua kur fshehurazi
më shiqon në portretin tim nudo.
Nuk je mëkatare,botën të lir do,
dhe shijoje në qetësi.
Jam piktori e dashur...,ngrihu nga ky ankth.
Protreti i im është këtu...,!?
Kontrast koloritesh,ankthi...,portr
Demonët filluan vallen mbeta farisht pa mbuloj.
Jeta rropatet hileqare djallzit ferexhe të zezë
kërkojn për të bëmet në errësir.
Mëkatar i shekullit të ri jam unë apo ti ?!
Portreti i im ka shije dhe art.
Portreti i ytë ka hijen të dyfisht.
Je lule e mbyllur në kafaz.
Je pranver e vonuar në këtë botë.
Je shkëputje nga ngjyrat e jetës.
Kalendar i vjetër ke ngelur.
Mos mallko të tjerët sikur veten.
Sikur jemi të bastarduar dhe jemi t`paafte.
Sikur bota do të përmbyset e sikur...,!!
E ti do jesh gjelate e t`pafteve.
Kërko ndjesi oj e mallkuar,
nëna lakuriq t´lindi në këtë botë,
nuk ta mbuloi as nurin as lakuriqësin.
Mëkatare do jesh kur ndjen urrejteje për
të tjerë që mendojn ndryshe nga ti.
Thuaj dhe shkruaj:
Bota paska dy hije,dy fytyra,dy ngjyra,
paska dy djallzi,dy mëkatar bardh e zi.
Batica dhe zbatica qenkan formul e jetës.
Këndoji të bukures,shijoje të bukuren,
kjo është vlera e Universit.
Preke realitetin lakuriq,
dhe jo të kamufluar or njeri...,apo lugat i zi !?
Mallkimi i gjyshës përjetësisht të mbolli-zi
ferexhe dhe saf në kokë...,!?
Por edhe ajo lindi lakuriq.
Dhe lakuriq shkoi në amshim,ndjes past...,Amin!!!
Te dua...Te dua...
Mengjes i dashurise
Me ty une linda sot
Lindi kenga me e bukur
Qe e pagezoi natyra
Fjala te dua te dua
Kenga jote
Me ndjek ne enderr e ne zgjim
Aspirim i ajrit qe une thith..
Me jep jete te jetoj
Kenge ku kjo melodi
Amsherim i perjetesise time
Qe do te perkund shpirtin tim
Ne djepin e drunjte
Te ruhet thesari im
Me fjalen e vetme
Amanetin e fundit
TE DUA...TE DUA...
TE DUA...TE DUA...
(D.S)!!
Përgatiti:Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut
Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...