2012-01-18

Beteja virtuale për qytetarinë?


Albini dhe Fisi po duken kaq të mjerë, thanë ata. Me llajk-a e me sharje poshtë e lart, po zhvillohet beteja më e ashpër e pasluftës, beteja virtuale për qytetarinë. E kur gazetarët dhe ish-gazetarët vihen në shërbim të qeverive represive, struktura e një diktature të ardhshme kompletohet.
Beteja virtuale për qytetarinë?











         Fadil Lepaja

“Luftë” shumë më e ashpër se në Merdar po zhvillohet edhe në Twiter dhe Facebook. Në Facebook qeveria po fryhet se i ka sjellë protestuesit në gjendje edhe më të mjerë se që e kishte sjellë popullin e Kosovës policia dhe ushtria serbe, në vitin 1999. Më zi se në Bllacë.

Albini dhe Fisi po duken kaq të mjerë, thanë ata. Me llajk-a e me sharje poshtë e lart, po zhvillohet beteja më e ashpër e pasluftës, beteja virtuale për qytetarinë. E kur gazetarët dhe ish-gazetarët vihen në shërbim të qeverive represive, struktura e një diktature të ardhshme kompletohet.

Kush e shan Vetëvendosjen më rëndë, ai e ka karrierën më të lehtë.

Në medie po zhvillohet një luftë e ashpër. Luftë për t’i frikësuar njerëzit të mos dalin në protesta. Luftë për t’i frikësuar me ekskomunikim. Luftë për t’i frikësuar për të mos folur. Luftë për t’i kompleksuar njerëzit me shkëlqimin e qeveritarëve të denoncuar nga organizatat prestigjioze ndërkombëtare si më të korruptuarit.

Ministrat e dehur nga rakia apo nga afshi i fuqisë së sapozbuluar, apo nga pafuqia e qytetarëve për t’i rezistuar vrullit të tyre, me gjuhë më formale thonë atë që në gjuhën popullore do të kuptohej si: Më “22 do t’ua bëjmë edhe më zi”!

Një qytetar, në dialekt, po thoshte: Diktatura brirë nuk ka! Marre nuk kanë! Ndërgjegje nuk kanë! Tutë nuk kanë!

Çka i motivon këta njerëz të jenë kaq të vrazhdë? Kaq arrogantë? Kaq kërcënues ndaj popullit të tyre?

Çka u ka bërë populli atyre?

Më pat rastisur njëherë të bisedoj me një pilot të aviacionit të Republikës së Shqipërisë. – E di cili ka qenë problemi ynë më i madh psikologjik? – më pat pyetur ai? – Jo, nuk e kam idenë – i thashë!

Asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të provojmë shpejtësinë reale të aeroplanëve tanë! Sapo arrinin maksimumin, tashmë kishim mbërritur në kufirin tonë dhe duhej të ngadalësonim dhe të ktheheshim.

Se si m’u kujtua kjo, kur po shihja në TV skenat nga yryshi i qeverisë mbi protestuesit paqësorë. Kjo qeveri asnjëherë nuk ka mundur të shfryhet mbi askënd. Për ta treguar veten. Nuk e linin ndërkombëtarët.

Kësaj radhe, kur për herë të parë morën dritën e gjelbër prej tyre, harruan fare etikën dhe i dhanë krah ambicies së tyre. Nuk arritën të përmbahen. E komprometuan edhe korin diplomatik, të cilët i përkrahën pa e ditur se deri ku janë në gjendje të shkojnë këta.

Veç kështu po e gjej një shpjegim logjik për tërë atë mllef dhe urrejtje që u derdh mbi protestuesit.

Nga kjo ditë askush më nuk ka dilemë se kush i vulos vendimet e Parlamentit të Kosovës. Ato vulosen me çizmen e qeverisë. Natyrisht, ky është një pohim për të cilin qeveria do të kërkojë fakte. Do të kontestojë vulën në ballin e nënkryetarit të parlamentit. Vulat nëpër trupin e deputetëve dhe qytetarëve, të cilët po kërkonin të zbatohen vendimet e organit më të lartë në këtë vend.

Në fund të fundit, çka ka lidhje! Sipas logjikës së një ministreje grindavece të qeverisë, nëse një proteste nuk iu kanë bashkëngjitur më shumë se 1000 vetë, qeveria paska të drejtë “me i shkoqë dru”. – Nuk keni arritur t’i mblidhni as 1000 vetë – po klithte ministrja në ekstazë, e frikësuar por edhe e dehur me fuqinë e vet. Po harronte se po fliste para qindra mijëra njerëzve!

Ministrja është e re për ta mbajtur në mend Jan Pallahun, i cili doli i vetëm para tankeve ruse. Ai u vetëdogj para tankeve ruse që po pushtonin Çekosllovakinë. Ishte fill i vetëm. Ai edhe flaka e tij e frymëzoi popullin deri në çlirimin përfundimtar nga rusët.

Qeveria po sulmon me të gjitha mjetet qytetarët e vet, të cilët po guxojnë të mos pranojnë urdhra nga lart dhe nuk po pranojnë interpretimin e lirisë ku qeveria veç urdhëron e qytetari veç zbaton.

Ndoshta sepse qytetarët e kanë keqkuptuar Kushtetutën, e cila e definon qytetarin si sovran. Nëse pajtohet edhe Gjykata Kushtetuese, natyrisht!

Thuhet se në demokraci qytetarët janë sovrani! Pra, ata janë lart. Ata e thonë fjalën e fundit! Ndërkaq, një qeveri demokratike është në shërbim të qytetarëve dhe vepron në kuadër të kompetencave ligjore. Zbaton ligjet të cilat i nxjerr parlamenti! E parlamenti përbëhet nga përfaqësuesit e qytetarëve.

Por, qeveria prej mllefit, apo mbase edhe prej pafuqisë së grumbulluar me vite, ka shpërthyer si mos më keq. Eh, kjo ishte performansa e Qeverisë më të mirë në botë. Së paku në botën tonë të vogël të quajtur Kosovë. Kështu po vetëmburrej dikur.

Qytetarët janë gabim, gjithsesi! Nuk po u mjafton bota e tyre e vogël. Po duan ta rrisin! Po kërkojnë tepër! Po kërkojnë atë liri që e kanë qytetarët në vendet e Evropës. Po duan të shkojnë në Evropë!

Qeveria, e cila përditë lavdërohet se për qytetarët e Kosovës e shtroi vendin në asfalt, tash po i rrah qytetarët që po ulen në të njëjtin asfalt. Qytetarët që guxuan ta mbrojnë qytetarinë e tyre, e të cilët tash po i shërojnë plagët! Jo veç plagët e trupit. Plaga më e rëndë duket të jetë zhgënjimi!

Më 22 kanë paralajmëruar se sërish do të dalin në Merdar.

Pastaj del përsëri në media ish-kirurgu. Fytyra e tij “zeher” flet vetë: Kemi për t’ua bërë edhe më zi!

Asnjë ndjenjë faji! Asnjë ndjenjë përgjegjësie!

Viktima më e madhe, përpos qytetarëve në krejt këtë lojë, na del Policia e Kosovës. Ata, me urdhër të qeverisë, duhet përsëri t’i rrahin fëmijët e vet. Qytetarët e vet! Për t’u bërë më zi se në Bllacë!

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut


MR.SCI.FLORI BRUQI


Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.

544 vjet nga vdekja e Skënderbeut



































Shënohet përvjetori i 544 i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. 
     
Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. 

Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.



LIDHJA SHQIPTARE E LEZHËS

Principata e Kastriotëve


Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm).

   

Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit.

Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.



     


Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj.

Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhie të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemëve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.

 

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (deri më 1443)

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.

 

Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.
 
Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.

Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.




Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.

Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).

 

Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)

Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishësh ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi.

Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë.

Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve.

Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu.

 

Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj.

Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve.

Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin.
 


Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera.

Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.

Kuvendi i Lezhës dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare

Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilin nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.

Për këtë qëllim më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve ‘30. Në kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.


 


Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve.

Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.
 

Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qëndror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.

Grekët janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar


Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta.

Dokumentar i çensuruar nga kisha greke. Grekët janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar





























Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. 

Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. 

Ja se ç'thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :"Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal." Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :" E vërteta kalon nëpër 3 stade:

Stadi i parë, tallen e qeshin me të.
Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.
Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë."

Ndërsa thënia e Aristotelit : "Amicus Plato, sed magis amicas veritas", e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.

Priftërinjtë bëhen menaxherë dhe iterpretë të mortit.


Opinioni pa që të kryhej një ritual i tërë dhe një zakon alla grek, ku politika dhe priftërinjtë bëhen menaxherë dhe iterpretë të mortit.
Himara dhe raportet greko-shqiptare





















Për fat të keq nuk është e para herë që inskenohet apo përdoret një ngjarje midis shqiptarëve dhe grekëve për të provokuar dhe tensionuar marrëdhëniet e tyre normale. Kështu po ndodh edhe me vdekjen aksidentale të A.Gumës në Himarë. Sipas zakonit shqiptar, familjet e viktimave dhe shoqëria shprehin ngushëllime. Por çfarë ndodhi në këtë rast në Himarë? Opinioni pa që të kryhej një ritual i tërë dhe një zakon alla grek, ku politika dhe priftërinjtë bëhen menaxherë dhe iterpretë të mortit. Madje në varrim iu kushtua një protokoll i tërë zakonor grek dhe jo himarjot, a thua se ngjarjet përjetoheshin në shtetin dhe në territor grek. Si njohës i marrëdhënieve shqiptaro-greke...

dhe që jam marrë disa kohë me to në MJ të Shqipërisë, po shoh me shqetësim se këto marrëdhënie janë tepër të kërcënuara për të shkarë në një situatë të papranueshme. Ky shqetësim bëhet akoma më evident, ndërkohë që Greqia po kalon një krizë të thellë në tërë aspektet dhe për fat të keq qarqet zyrtare të saj po shfaqin shenja çekuilibri të arsyes me involvimin në një fatkeqësi shqiptare dhe brenda territorit shqiptar. E nisa këtë shkrim me titull "Himarë, jeta mes Athinës dhe Tiranës", i përdorur disa ditë më parë në një shtyp të Tiranës, sepse çuditërisht përkon me një sugjerim të shprehur në një Simpozium në Universitetin e Pantios-Athinë (me sa më kujtohet, në vitin 1993 apo fillimviti 1994) dhe më vjen në ndihmë për të parë se ç'po luhet duke shfrytëzuar një fatkeqësi njerëzore. Një simpozium, thelbi i të cilit dëmton rëndë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje, direktivat e të cilit po zbatohen hap pas hapi nga dyshja Dule-Bollano e të tjerë. Për fat të keq ka qenë e lexueshme edhe në veprimet e zyrtarëve grekë.

Në atë kohë mbërrin në MJ në Tiranë një faks nga ambasada jonë në Athinë, ku informohemi për një takim ekspertesh në formë simpoziumi të mbajtur në Universitetin grek të Pantios-Athinë, me specialistë, profesorë grekë të së drejtës ndërkombëtare, politologë e të tjerë.
Po riprodhojmë përmbajtjen e atij faksi që na la gjurmë në memorie, një material që ka shërbyer si udhërrëfyes për të gjithë aktivitetin anti-shqiptar të Dule-Bollanos në Himarë dhe në tërë jugun shqiptar. Tema dhe gjithë diskutimi ishte se si duhej të merrej i ashtuquajturi "Vorio-Epir". U thanë dhe u shtruan shumë mendime nga më radikalet, që shteti dhe strukturat e tjera greke kishin ndjekur për arritjen e Megalides, por që u rrëzuan me diskutimin e një politologe greke, e cila kritikoi sugjerimet e dhëna, duke u shprehur pak a shumë kështu. " ...U ka ikur koha metodave dhe rrugëve që propozoni. Koha i ka nxjerrë si të pasuksesshme dhe jashtë realitetit. 

Kur s'e mori Venizellos më 1913-ën Vorio-Epirin, sot po me ato metoda nuk merret kurrë..., prandaj - theksoi ajo, - unë sugjeroj një rrugë që do të na çojë në arritjen e qëllimeve tona dhe kjo rrugë është të shfrytëzojmë proceset integruese europiane: së pari, ne duhet të llogarisim me urgjencë se sa është ndikimi dhe prezenca gjermane e italiane në Shqipëri, sa të forta janë këto pozita. Pasi të kemi llogaritur këtë gjë, të hidhemi menjëherë në veprim, nëse nuk është vonë. Qeveria dhe strukturat tona të orientojnë njerëzit tanë, që duke shfrytëzuar frymën europiane për decentralizimin e pushteteve lokale nga ai qendrori, të dirigjojë shtetin dhe Qeverinë shqiptare që të zbatojë këtë orientim. Kjo do të thotë që të realizojmë decentralizimin dhe forcimin e pushteteve në zonat që ne i trajtojmë si minoritare. Pra, më shumë pavarësi ekonomike dhe vendimmarrëse në jugun e Shqipërisë nga pushteti qendror i Tiranës. 

Duke ecur me kujdes e hap pas hapi, por gjithmonë duke i mbuluar veprimet tona nën emrin e orientimeve europiane dhe proceseve integruese në EU, pra duke e interpretuar këtë orientim si një kërkesë dhe standard të EU-së, do të arrihet në një fazë ku pushtetet në Vorio-Epir, përfshirë edhe Himarën, do të jenë të decentralizuara e të drejtuara nga njerëzit tanë, pra do të kenë vetëm marrëdhënie politike me Tiranën zyrtare. Kur të ketë arritur ky moment, atëherë ne duhet të flasim se marrja e Vorio-Epirit nga ne është e realizueshme. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të komprometojmë shumë njerëz me idenë tonë, të cilët në momentin e duhur do të krijojnë incidente e trazira që e kemi lehtë t'i kryejmë dhe përfaqësuesit tanë të minoritetit do ngrenë pakënaqësi për Tiranën zyrtare se po i diskriminon dhe injorohen nga pushteti qendror. Atëherë me mjetet dhe pozitën tonë më të fortë në ketë moment në Shqipëri (kundrejt atij gjerman dhe italian-shënimi im) ne e kemi më kollaj të investojmë në një revoltë të madhe pakënaqësie në jugun shqiptar. 

Kur Tirana do të kërkojë aderimin e saj me mbështetjen po tonën në EU, atëherë ne do të artikulojmë me pozitën tonë në EU, në mënyrë që Brukseli për të qetësuar tensionin e krijuar, të detyrohet të shtrojë pyetjen se me kë duhet të kenë zonat minoritare dhe jugu shqiptar lidhje si qendër politike, me Tiranën apo Athinën zyrtare? Në këtë moment ne e kemi fituar betejën dhe aneksimin e Vorio-Epirit. Të jeni të sigurt se investimet tona (kupto këtu dhe pensionet e rekrutuara të shqiptarëve fatkeq, po shënimi im) do të japin rezultat dhe do të formulohet përgjigja zyrtare se duam të kemi lidhje politike dhe administrative me Athinën..." Pjesëmarrësit e këtij simpoziumi të zi e kanë duartrokitur si një ide brilante këtë strategji dhe dogmë tejet shoviniste dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë dhe përpjekjet ndërkombëtare për një Ballkan të integruar në Europë.

Na erdhi në kujtesë kjo përmbajtje fantazmë e këtij faksi, që mbërriti më 1993, duke na shkaktuar një shije të hidhur dhe fatkeqësie se si njerëz të shkencës dhe të politikes greke arrijnë në këto mendime, që as më shumë e as më pak janë si ato të Akademisë serbe për Kosovën. E njëjta paralele për fat të keq në marrëdhëniet shqiptaro-greke lexohet mjaft qartë në veprimet dhe prezencën e politikës zyrtare greke në Shqipëri, po kjo vihet re edhe duke ndjekur veprimet e Dule-Bollanos, që ngrenë pretendime për struktura paralele policie apo autonomi lokale etj.,etj. 

Natyrisht që këtë shije do t'ia linim kujtesës, por kur ke parasysh momentin që po kalon Greqia, një moment çekuilibri të shkaktuar nga kriza e saj ekonomike, është për t'u shqetësuar dhe për të ngritur pyetjet përse u menaxhua me nxitim nga MJ Greke? Përse u implikua Janullatos dhe ardhja me urgjencë e N.Gejxhit në Sarandë?. Përse dhe ku e gjeti kurajën Dule dhe Bollano, ndonëse morën një "kritikë" po nga Athina zyrtare kur ata filluan nën pretekstin e dhimbjes, rebelimin dhe kujdesin për një ritual grek në varrimin e të ndjerit. Përse këta renegat formulojnë vazhdimisht pakënaqësi ndaj trajtimit nga pushtetit qendror në Tiranë, ndërkohë që realiteti flet krejt ndryshe? Nuk mund të mos bëhet një lidhje me planin udhërrëfyes për marrjen e të ashtuquajturit Vorio-Epir, që folëm më sipër, apo po të sjellim këtu një evidencë dhe insistimin e vazhdueshëm të Qeverive greke për shtrirjen e zonave minoritare apo termin e vazhdueshëm të formuluar si minoriteti etnik grek i Shqipërisë apo Himarës. Çdo gjë bëhet e lexueshme dhe lehtësisht e kuptueshme. 

Mesa duket dhe siç po shihet, kemi të bëjmë me një plan të sinkronizuar dhe për këtë bëhet fajtore Qeveria dhe shteti grek, që në lidhje me pozitën dhe hapësirën natyrale të jetesës së minoritetit që është pranuar deri më sot nga të dyja palët dhe ndërkombëtarisht të jetë e paqartë dhe turbulluese. Fatkeqësi ndodhin dhe mund të ndodhin qoftë dhe me ngjyra raciste, siç kanë ndodhur ndaj dhjetëra shqiptarëve në Greqi, por kjo nuk do të thotë që pa folur drejtësia të hidhen një lumë akuzash dhe kërcënime për tendosje marrëdhëniesh. Perse duhej me kaq ngut deputetët grekë ta iniciojnë problemin në Parlamentin Europian, a thua se me një rast të dhimbshëm vdekjeje të një individi me nacionalitet të pretenduar dhe jozyrtar, të ngrihet tymnaja për një rrezik të minoritetit grek dhe pikërisht në një zonë lakmuese, që zyrtarisht shteti grek, sot për sot e sa për sy e faqe nuk ka pretendim ta trajtojë si territor etnik joshqiptar... ?

Duke analizuar përgjigjet e mundshme ndaj këtyre pyetjeve që ngrihen, si dhe duke u nisur nga interesi që midis dy popujve tanë të ketë miqësi dhe respekt të ndërsjellë, ngreh shqetësimin dhe apeloj me këtë rast ndaj Tiranës dhe Athinës zyrtare që të marrin masa dhe të mos lënë që marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-greke të bien në duart e njerëzve, tashmë regresivë, si Dule, Bollano apo qoftë dhe të hirësisë së tij, Janullatos, i cili më bën mirë të shohë punët e Perëndisë se sa ato politike. Njerëzit e përgjegjshëm në Athinë dhe në Tiranë duhet të jenë të vëmendshëm që sa më parë të luftohen e të parandalohen këto përpjekje dhe skena e prapaskena, të cilat më së shumti do të prishnin harmoninë e jetesës së minoritetit grek dhe shqiptarëve në vendin e tyre. 

Marrëdhëniet duhet të jenë të mbrojtura nga çdokush që do të prishte qetësinë dhe interesin për fqinjësi të mirë. Koha e aludimeve territoriale në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve ka marrë fund. Midis dy vendeve dhe dy popujve duhet të ketë vetëm dhe vetëm një interes, atë të fqinjësisë së mirë dhe solide në të mirë të dy popujve dhe të vendeve fqinje me lidhje historike. Jashtë këtij interesi çdo sjellje do të jetë mjerane dhe e destinuar me turp të dështojë. Kjo është historia moderne e Ballkanit, rrugë tjetër nuk ka.

Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit: Mësime nga Japonia


Nisur nga shtrirja gjeografike dhe historia, shqiptarët përherë kanë qenë dhe do të jenë në pozitë të volitshme për të thithur të mirat e dy kulturave, si Lindjes ashtu edhe Perëndimit. Të mohosh njërën prej tyre, siç bëjnë ata që janë “më katolikë se Papa”, do të thotë të mohosh identitetin e vetë shqiptarëve.
Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit: Mësime nga Japonia


























Robert Nesimi


Japonia e përulur

Para rreth 152 vjetësh një luftanije amerikane e komanduar nga komodori Perry hyn me dhunë në ujërat japoneze. Në vetvete kjo mund edhe mos duket ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, por në fakt për Japoninë ka paraqitur pikën kritike në historinë e saj. Duke filluar nga shekulli XVI, nën udhëheqjen feudale të shogunëve, Japonia ka qenë vend i mbyllur në vetvete. Duke kufizuar së tepërmi daljen jashtë vendit të qytetarëve të vetë, si dhe hyrjen e të huajve në vend, e duke lejuar tregtinë e jashtme vetëm në portin e Nagasakit dhe vetëm me tregtarë holandez, Japonia për 352 vjet rradhazi ka ecur rrugën e vet të izoluar nëpër histori.

Por kur komodori Perry hyn në Japoni dhe i detyron japonezët të nënshkruajnë një sërë marrëveshjes tregtare, elita japoneze kupton se nga izolimi i tepërt Japonia ka ngelur shumë pas botës. Efekti i kësaj ngjarje ka qenë i jashtëzakonshëm. Menjëherë Japonia flak anash sistemin feudal të shogunëve dhe lëshohet në periudhën e njohur si Restaurimi i Meixhive. Importohen me të madhe produkte dhe dijeni nga Perëndimi, dërgohen studentë jashtë vendit për trajnim, thirren profesorë të huaj në vend, zgjerohet komunikimi me jashtë, importohen jo vetëm mallrat por edhe modelet ekonomike, sociale e politike të Perëndimit.

Për fat të keq, pre e ndikimit të fuqishëm të Perëndimit bie edhe arti japonez. Gjatë periudhës së izolimit, duke ndjekur rrugën e vet të pavarur, në Japoni lulëzon arti autentik japonez. Shquhet në veçanti arti i të pikturuarit me blloqe druri të ngjyrosura, i njohur si ukiyo, “bota fluturuese”. Ai trajton kryesisht jetën urbane në sistemin e shogunëve në Japoni, siç është për shembull kryevepra e këtij arti “100 pamje të Edos” (Tokios), nga artisti më i madh i ukiyo-s, Ando Hiroshige.

Të mahnitur dhe dalldisur me Perëndimin, japonezët flakin tutje edhe këtë art si shenjë e prapambeturisë së tyre të deriatëhershme. Ky lloj arti bie aq poshtë, saqë pikturat e tilla fillojnë të përdoren për të mbështjellur mallrat komercialë. Për rastësi të fatit, me piktura të tilla kanë qenë të mbështjellura edhe pjatat e porcelanit që ka porositur nga Japonia një diler francez i porcelanit. I mahnitur me ngjyrat e ndritshme e vijat e qarta të pikturës – letër mbështjellëse, ky ua përcjell atë piktorëve francezë të impresionizmit. Është e vështirë të mbivlerësohet ndikimi që prej asaj kohe ukiyo ka ushtruar në artin perëndimor. Një listë e piktorëve të ndikuar thellësisht nga ukiyo mund të na ndihmojë, sepse ajo përfshin emra të tillë si Eduard Manet, Edgar Degas, Anri Tuluz Lotrek, Klod Mone, Pol Gogen, e Vinsent van Gogh. Ky i fundit, përndryshe piktor origjinal, shpreh mahnitjen e vet me artistët japonez në mënyrë të veçantë. Duke përulur veten para mjeshtrave japonezë, bie në rolin e kopjuesit të thjeshte dhe kopjon me dorën e vetë disa nga pikturat nga albumi i sipërpërmendur, “100 pamje të Edos” nga Hiroshige. Me një fjalë, arti i flakur tutje nga vetë japonezët si i “prapambetur” karshi Perëndimit, bëhet inspirim për kremin e kremit të artit europian. Në vetë Europën nis një stil i ri i quajtur Japonizmë.

Japonia e rigjetur

Historia e mëtejshme e Japonisë, pas restaurimit të Meixhive është sadopak e njohur. Pas dalldisjes fillestare me Perëndimin Japonia rigjen veten (filmi “Samurai i fundit” nuk është krejtësisht fiktiv sepse bazohet në ngjarje dhe persona të vërtetë). Vetëm 50 vjetë më vonë ajo mund në luftë Rusinë, duke u bërë kështu fuqia e parë joeuropiane që pas 300 viteve mund një shtet europian në luftë. Më vonë ndjehet aq e fuqishme saqë sulmon edhe SHBA-të gjatë luftës së Dytë Botërore. Pa marrë parasysh se humb këtë luftë, shfaqet përsëri dinamizmi, përshtatja dhe kohezioni i brendshëm i shoqërisë japoneze, sepse humbja në luftë pasohet me ngritje të fuqishme ekonomike. Një masë e vetme e marrë pas luftës do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë shpirtin japonez dhe sensin e tyre për komunitetin: pas lufte çdo qytetar japonez shkon në vendin e vet të punës gjysmë ore më herët dhe kthehet gjysmë ore më vonë pa pagesë, duke ia falur këtë orë plotësuese mirëqenies së gjithë shoqërisë japoneze.

Sot Japonia, një vend pa asnjë resurs natyror, është ekonomia e dytë më e madhe në botë, ndërsa në shumë sfera teknologjike renditet edhe e para. Megjithëse ka adoptuar sistemin politik dhe ekonomik perëndimor dhe është vend kapitalist me demokraci parlamentare, ajo ka ruajtur shumëçka nga vetja, duke u nisur nga kohezioni shoqëror deri te mënyra e vendosjes, ku në një sistem të komplikuar bashkëvendosin të gjithë shtresat e shoqërisë, duke u nisur nga qytetarët deri te bizneset dhe vetë qeveria. Ende është prezent edhe faktori i nderit, prandaj nuk është e çuditshme të ndëgjojmë për politikanë e biznismenë japonezë që kanë vrarë vetveten pas ndonjë skandali, sepse frika nga turpi, nga humbja e nderit, është më e madhe se frika nga ligji ose vdekja. Për artin e ukiyos as mos të bëjmë fjalë, sepse qëmoti japonezët atë e kanë rivendosur në vendin e vet të merituar. Në njëfarë mënyre ukiyo ka gjetur formën e vet bashkëkohore te filmat e animuar të njohur si anime, të popullarizuar në gjithë botën. Ajo që dua të theksoj me këta shembuj është se Japonia ka arritur të modernizohet, pa e humbur vetveten, pa humbur traditën dhe vlerat e veta.

A kemi dilema se kush jemi ne?

Tani dua të kthehem këtu te ne, ku në njëfarë mënyre debatohet çështja e identitetit shqiptar, gjegjësisht se a jemi ne shqiptarët oksidentalë apo orientalë, perëndimorë apo lindorë. Në kontakte me të huaj më ndodh që të më pyesin se nga jam, dhe çfarë kulture a arti ka prodhuar populli im. Pjesa e parë e përgjigjes është e lehtë, jam nga Tetova, qytet i banuar kryesisht me shqiptarë. Pjesa e dytë e përgjigjes mund të mos i pëlqejë dikujt, por është fare e lehtë për mua. Mjafton të dalësh për një shëtitje nëpër qytet dhe të vëresh se çka në të vërtetë ka nga arti aty, çka është e bukur, çka është e vjetër, çfarë trashëgimie na kanë lënë paraardhësit tanë. Do të identifikoj xhaminë e larme, banjot e vjetra – hamamin dhe normal teqen e mrekullueshme të Tetovës. E njëjta gjë do të vërehet edhe në çfarëdo qyteti tjetër shqiptar, e posaçërisht te ne në Maqedoni.
Nga ana tjetër, më trumbetohet nga secila anë se “ne jemi europianë”, “ne s’kemi asgjë të përbashkët me lindjen” ose se “ja kemi parë sherrin lindjes”. Ndonjëherë këto ide marrin edhe forma ekstreme dhe të rrezikshme (për fat të keq ndonjëherë shprehur edhe nga njerëz tanë të shquar), si “shqiptarët janë europianë dhe duhet ti kthehen fesë së krishterë” (duke harruar se vetë feja e krishterë ka filluar poashtu në lindje dhe se disa popuj europianë, si skandinavët, e kanë pranuar pas plot 1000 vjetëve), ose xhevahiri i vërtetë i injorancës nga një intelektual i Shqipërisë se “i keni bërë ato minaret si raketat e Iranit” (duke përqeshur kështu paturpësisht një art dhe traditë me histori mijëvjeçare).

Unë e di se xhamia, hamami, teqeja nuk janë institucione europiane. Tani lind dilema se si t’i përgjigjem pyetjes se çfarë është trashëgimia kulturore e popullit tim, çfarë shenjash ka lënë ai nëpër shekuj nga ekzistenca e vet? Nga njëra anë nëse pajtohem me gjykimin se ne jemi pastër europianë dhe nuk kemi asgjë të bëjmë me lindjen, këto monumente të kulturës që përmenda më lartë duhet ti konsideroj si monumente të një kulture të huaj, gjegjësisht asaj otomane, që ka qëndruar për 500 vjet në trojet tona dhe pastaj është larguar. Njëlloj, monumentet e mëhershme duhet ti konsideroj si trashëgimi bizantine, e edhe më tej romake. Atëherë nga njëra anë do të duhet të themi se shqiptarët si popull nuk kanë ndërtuar asgjë të veten gjatë gjithë ekzistencës së tyre (që na nxjerr me të vërtetë të varfër si popull), ose duhet të them se shqiptarët vërtetë kanë aftësi të prodhojnë vepra kulturore, por se kanë ardhur vonë në këto troje dhe nuk kanë patur kohë të mjaftueshme t’i tregojnë ato aftësi (që do t’i kishte pëlqyer tepër autorëve të enciklopedisë famoze të ASHAM-it).

Simbiozë mes Lindjes dhe Perëndimit

Natyrisht përgjigja e saktë është se ne kemi jetuar me shekuj këtu dhe kemi lënë gjurmën tonë në këto vende. Është e qartë se monumentet joeuropiane që përmenda më lartë janë tonat dhe pjesë e identitetit tonë si popull. Patroni i Xhamisë së Larme për shembull ka qenë shqiptar, sipas të gjitha gjasave edhe mjeshtrit që kanë ndërtuar atë kanë qenë shqiptarë dhe normal njerëzit që kanë përdorur dhe përdorin atë janë shqiptarë. Me sa të drejtë atëherë mund të thotë dikush se ne jemi ekskluzivisht europianë dhe monumentet e këtilla nuk janë tonat? Prandaj do të marr guximin të them se identiteti shqiptar është ngushtë i lidhur edhe me atë europian por edhe me atë oriental, pa marrë parasysh se a do t’i pëlqejë kjo dikujt ose jo. Unë nuk e kam ndërmend të mohoj trashëgiminë e brezave të tëra stërgjyshërish të mi dhe të kompromitoj identitetin e popullit tim, vetëm për hir të neurozave islamofobe dhe orientofobe të disa “intelektualëve” me paragjykime të tmerrshme.

Vetë Europa shikuar si kulturë është përbërje e trashëgimisë greko-romake, gjermanike dhe orientale (krishterimi). Për mendimin tim kjo trashëgimi e përzier është ajo që e ka bërë Europën më të pasur; për mendimin tim ky diversitet është ajo që e bën një kulturë më të begatë. Nisur nga shtrirja gjeografike dhe historia, shqiptarët përherë kanë qenë dhe do të jenë në pozitë të volitshme për të thithur të mirat e dy kulturave, si Lindjes ashtu edhe Perëndimit. Të mohosh njërën prej tyre, siç bëjnë ata që janë “më katolikë se Papa”, do të thotë të mohosh identitetin e vetë shqiptarëve. Si Perëndimi, ashtu edhe Lindja, kanë një begati të madhe intelektuale dhe shpirtërore; ne kemi fatin e mirë që jemi në pozitë të marrim nga këto begati nga të dy anët, duke pasuruar edhe kulturën tonë por edhe atë botërore (Kultura turke që është në pozitë të ngjashme me tonën, nga kjo trashëgimi e dyfishtë kohët e fundit ka arritur të nxjerrë një sërë shkrimtarësh me renome botërore, përfshi fituesin e çmimit Nobel, Orhan Pamuk).

Më lartë përmenda shembullin e japonezëve, sepse ata janë shembull i mirë se si një popull mund të modernizohet pa e humbur vetveten. Nga japonezët kemi shumëçka për të mësuar në këtë moment të historisë tonë, kur tentojmë të integrohemi në strukturat euroatlantike. Edhe brenda vetë këtyre strukturave do të jemi më të dobishëm duke ruajtur identitetin tonë, duke shërbyer si urë mes Lindjes dhe Perëndimit, se sa duke hyrë si popull gjysmak që ridefinon vetveten sipas modës, duke kthyer gëzofin kah fryn era. Nëse dikush turpërohet ose ndjehet i nënçmuar nga pjesa orientale e identitetit tonë, ky është problem i tyre, sepse besoj se shumë të tjerë, ashtu si edhe unë, përkundrazi jemi krenarë me të. Tani më tepër se kurrë, kur zhytemi në globalizim, kemi nevojë t’a rruajmë këtë trashëgimi unike kulturore që kemi. Japonezët janë dëshmi e gjallë se kjo është edhe e mundëshme, edhe e dëshiruar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...