2012-01-24

Kosovë: E tmerrshme, familja e harruar nga çdo institucion, jetonte në kushte mizore



Pamjet në këtë video janë tepër shokuese.
Rasti është i pa precedent.
Absurde mund të themi, ku një familje nga fshati Vllahi i Mitrovicës jetonte për vite të tëra në kushte arkaike.
Bëhet fjalë për familjen Kurti, e cila jetonte në kushte tepër të vështira, jashtë çdo etike të higjienikes, kjo duket qartë dhe nga pamjet e filmuara.
Prej kushteve te vështira, si dhe varfërisë së tejskajshme, pjesëtarët e familjes duken sikur vijnë nga një tjetër planet. Gjatë gjithë këtyre viteve askush nuk u interesua për ta!
A mos vallë institucionet përkatëse janë përgjegjëse për këtë gjendje mjerane!?
A mos vallë duhet që dikush të jap llogari për braktisjen e kësaj familjeje të pa mundur!?

Ju lutemi shpërndajeni këtë video që ta mësojnë të gjithë se si qeveritë, si ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë lenë në harresë popullin e tyre.
Video: Pamjet janë tronditëse:



Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeometri


Është tepër e ulët që një gjeni i matematikës të gëzoj këtë respekt kaq përbuzësh nga bashkë fshatarët e tij. Nëse kjo gjë do të ndodhte në një vend tjetër të botës, me siguri Fatmiri do të ishte një Ajshtajnë i dytë! Ai arrin të deshifrojë deri në njëzet numra!

Fatmirë Rrokaj
Bëhet fjalë për Fatmirë Rrokaj në fshatin Varibob të Mallakastrës, një gjeni i vërtet i matematikës.
Historia e tij filloi shumë herët, që kur ai ishte 13-vjeç, pra kur ai ishte në klasë të shtatë aftësia e tij mbi matematikën u dallua menjëherë nga mësuesit, pasi ai mund të shumëzonte numra deri me 20 (njëzet) shifra. Gjë e rrallë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rast i ngjashëm.
Por kjo aftësi e tij Gjenike, në vend që të merrej në konsideratë dhe ai të gëzonte respektin e gjithkujt, të fitonte atë që atij i takonte, ashtu siç edhe një Gjeniu apo shkencëtari, matematikani të vërtet, fatkeqësisht mendje-ngushtësia e fshatarëve të tij, e kthyen atë në vegël argëtimi.
Mbasi aftësia e tij bëri bujë të madhe në gjithë zonën, të gjithë filluan të luanin me të duke i dhënë atij për të zgjidhur ekuacione, probleme, etj. Thonë që aftësia e tij ishte e një kalibri të ‘Lartë’, e një dimensioni tjetër, kur ai bënte përllogaritjet me mendjen e tij, shumë herë saktësia dhe shpejtia e tij mund t’ja kalonin dhe një makine llogaritëse.
Fatmir Rrokaj, veç aftësisë në matematike, ishe i dalluar edhe në lëndë të tjera siç ishte Kimia, Fizika dhe Gjeometria.
Kur Fatmiri, atëherë fëmijë, refuzonte t’i përgjigjej dëshirave të[ sëmura të bashkëfshatarëve të tij, ata jo vetëm që nuk mbeteshin aty, por e rrihnin atë, duke i pësuar atij trauma psikike.
Ndiqni këtë fenomen tek i përgjigjet SAKTËSISHT pyetjeve të njerëzve përreth duke u krahasuar paralelisht dhe me një makinë llogaritëse, saktësia e tij është absolute.
Për më tepër ndiqni këtë video:

Një grua që e tradhton burrin e saj


Çdo gjë filloi për një bast midis shokëve.
Por, kjo kapricio basti është kthyer në super skandal me një video pornografike e cila përfshin një studente dhe profesorin e saj të filmuar duke bërë marrëdhënie seksuale.
Një grup studentësh, vendosën bast midis tyre për historinë në fjalë.
Çdo gjë filloi 17-korrikun e shkuar, kur një Anonim 17:56 (ky është pseudonimi i tij) ‘mundi’ të filmonte marrëdhënien seksuale të një profesori me studenten e tij brenda në makinë.
Video ka një kohëzgjatjeje 39 minutash.
Në të duket një femër dhe një burrë, identiteti i të cilit, u zbulua më vonë nga policia, pasi anonimi kishte hedhur videon e regjistruar në internet. Për këtë u raportuan në polici e cila mori reagojë menjëherë për zbardhjen e këtij skandali ‘basti’.
Marrëdhënia seksuale është regjistruar natën në një makinë të vogël. Detajet e saj janë disi të errëta, por dallohen qartë lëvizjet e dy personave, si dhe dëgjohen rënkimet tyre shumë mirë. Bile ka dhe raund të dytë, gjë që tregon se çdo gjë bëhet me dëshirë të plotë dhe me vetëdije nga të dy.
Megjithatë, imazhet e filmit tregojnë se të paktën njëri nga dy personat është në dijeni të filmimit, por kjo nuk e pengon atë dhe as e trembë edhe pse mund të kthehej në një “epilog” publik, ndaj vazhdon të… shijojë!
Sipas bastit, çdo gjë duhej të mbaronte me aq, por nuk ndodhi ashtu. Video u kthye lojë dhe kaloi nga dora në dorë, kopjet qarkullojnë në mp3 në mesin e studentëve, e deri kur anonimus e vendosin atë në internet dhe skandali plasi.
Video e titulluar “Një grua që e tradhton burrin e saj”, kthehet në cliccatissimo nga frekuentuesit e një web-i pornografik në janar duke i bërë protagonistët në vipa-pornostar.
Shpejtësia e lajmit gojë më gojë si dhe hedhja e videos në web-in pornografik, bëri që dikush të njohë studenten bionde që ndodhej brenda në makinë.
Kështu, ‘biondina’ (studentja) e kallëzojë ngjarjen në polici.
Hetimi i menjëhershëm i policisë, falë agjentëve të saj të Krimit Elektronik, bëri të mundur zbulimin dhe identifikimin e personave/rinjve të cilët kishin sajdisur gjithë këtë mesele, por që trashmë ndodhen në një pozicion të vështirë.
Të rinjtë janë akuzuar nga prokuroi Emiliano Arnesano, për shpifje, ndërhyrje në jetën private të personit, publikimi të pamjeve filmike me përmbajtje pornografike të regjistruar fshehurazi pa dijeninë e të implikuarve.

Pasardhësi i Skënderbeut, pas gjysmë shekulli në Shqipëri: Ne ekzistojmë




Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur për herë të parë pas 55 vjetësh tokën shqiptare. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Jeton në Kazerta, afër Napolit së bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtë.
Ka mbërritur dje në portin e Durrësit, aty ku 500 vjet të shkuara u largua familja e Skënderbeut e ka udhëtuar më pas drejt Krujës.
Emri e lidh pashmangshëm me Skënderbeun. Është pasardhës i heroit kombëtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leçes, ndërsa ka shumë të tjerë që abuzojnë me këtë emër.
Me ftesë të drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme, z. Roland Bimo, do të njohë nga afër vendin e të parëve. Ka mbërritur rreth orës 10.00 në Tiranë dhe pak më pas ka udhëtuar drejt Krujës. Nuk i përshkruante dot emocionet e kësaj vizite të parë.
Sot do të udhëtojë drejt Peshkopisë, ku me mbështetjen e kryetarit të bashkisë, Ilir Korsit dhe kryetarit të qarkut, Naim Gazidede, do të zhvillohen edhe festimet kryesore pranë shtatores së Skënderbeut në këtë qytet, realizuar dy vjet më parë nga artisti Sadik Spahiu me mbështetjen e Zaim Krosit.
Një udhëtim në fshatin e vendlindjes së paraardhësve në Sinë dhe pastaj udhëtimi drejt Dibrës së Madhe, ku do t’i presë kryetari i bashkisë, Argëtim Fida. Aktivitetet do të vazhdojnë me një pritje të ministrit të Jashtëm, z. Haxhinasto e më tej Giorgio (Xhorxho) do të shkojë në Arkivin e Shtetit për të dorëzuar dokumentin e pemës gjenealogjike të familjes marrë nga Arkivat e Këshillit të Konsultës Araldike.
Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinë e tij dhe të familjes.

Kjo është hera e parë që ju vizitoni Shqipërinë. Cilat janë ndjesitë apo mendimet që ju vijnë?
Hera e parë është një ndjesi shumë e veçantë. E pres këtë moment prej më shumë se 55 vjetësh. Emocionet janë të pafundme. Kam jetuar me to gati një muaj më parë, kur Ylli Polovina, me të cilin jam njohur më herët në Itali, më tha se mund të ishte mundësia të udhëtoja drejt Shqipërisë me një ftesë zyrtare. Kjo më nderoi shumë. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur të përfaqësoj denjësisht familjen time Kastrioti Skënderbe në vendin nga i cili u nisëm 500 vjet më parë. Shqipëria do të ishte i vetmi vend ku nuk do të vija këmbë nëse nuk do të kisha pasur ftesë zyrtare, dhe kjo jo për të fituar një lavdi të kotë. Ne na dallon nga të tjerët fakti që kemi pasur fatin të lindim Kastrioti Skënderbe dhe duhet ta prezantojmë denjësisht figurën e tij. Mundësinë për të ardhur zyrtarisht në Shqipëri ne e kemi pasur. Familja është përfaqësuar nga xhaxhi im, i cili së bashku me kushërirën time, Maria Luisa kanë ardhur me Urdhrin e Maltës për të sjellë ndihma në ditët e vështirat të vitit 1997. Kjo i paraprinte një vizite zyrtare. Unë ecja me pasaportën në xhep në pritje që të dilte çasti i duhur për të ardhur e për të parë tokën tonë. Janë çështjet historike që na kanë detyruar të mos vijmë. Duhet ta pranoj se këtu Skënderbeu është një hero kombëtar, por në Itali është keqtrajtuar figura e tij. Unë mendoja se ishte e drejtë të fillonim të bënim një emigracion nga e kundërta. Kjo do të thotë se është Skënderbeu që rikthehet në shtëpi dhe kthehem së bashku me gruan time Stefania. Të vegjël mendonim se nuk do të mund ta vizitonim kurrë këtë vend. Na dukej se ishte i ndaluar për njerëz normalë, e jo më pastaj për ne që mbanim këtë mbiemër. Ndiheshim si në ekzil, por tani ndihem si në shtëpinë time. Unë vij nga një familje që nuk ka kërkuar asnjëherë të shpërfaqet. Ne nuk duam gjë tjetër, veçse të themi se ekzistojmë.

Për të gjithë lexuesit, a mund të na sqaroni degën familjare përmes së cilës ju jeni pasardhës i Skënderbeut?
Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, familja (Gjoni me të ëmën Donikën) u transferua në Mbretërinë e Napolit. Falë marrëdhënieve të mira dhe ndihmës që Skënderbeu i kishte dhënë kësaj mbretërie, mbreti Ferdinand i Aragonës i ktheu respektin familjes. Si në çdo familje tjetër, në vitet që pasuan lindën shumë fëmijë, disa prej të cilëve zgjodhën rrugën e tyre për të mos qëndruar në Napoli. Ne jemi trashëgimtarë nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetër trashëgimtare e Leçes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandër Skënderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmë. Të dy jemi Kastrioti Skënderbe, të dy jemi krenarë që jemi përfaqësues të heroit të madh. Nuk kemi marrëdhënie të ngushta me ta, por s’ka vend as për aludime të tjera. Më duket e parëndësishme të thuash që unë jam trashëgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve që ne zotërojmë, të thuash që unë jam direkt apo indirekt më duket e parëndësishme. Por për të shpjeguar këtë rast, po marr një shembull të thjeshtë. Unë kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skënderbe dhe Aleksandro Maria Skënderbe. Nëse djali i madh, Filipo nuk do të mundet të ketë fëmijë ose nuk do të ketë fëmijë meshkuj, të drejtën e pasardhësit do ta gëzojë Aleksandri. Ne rrjedhim nga një familje së cilës më 1945, me vdekjen e trashëgimtarit direkt Françesko, i kaloi nderi për të përfaqësuar Skënderbeun. Në këtë linjë, unë jam i fundit trashëgimtar deri sa kjo t’i kalojë djalit tim, Françeskos. Të gjitha këto që po them janë të dokumentuara në Arkivat e Romës, lehtësisht të verifikueshme.

Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë persona që kanë pretenduar apo e kanë shpallur veten pasardhës të familjes së heroit kombëtar. Jeni në dijeni edhe ju?
Përmes internetit fillova të lexoja pasaktësi për sa i përket familjes Kastrioti Skënderbe dhe fillova të rebelohesha. Ne nuk kërkojmë asgjë, por historia duhet të respektohet. Unë përfaqësoj trashëgiminë aktuale direkte të heroit shqiptar. Shpresoj që vetëm në nivel emri të jemi të nderuar që i përkasim atij dhe të tregojmë se i përkasim. Ndaj kam sjellë me vete një broshurë që përmban tre dokumente: Janë pemët gjenealogjike të familjes, njëra prej tyre e njohur më 1910 edhe nga Arkivi i Këshillit të Konsultës Araldike (familjet fisnike), të cilat do t’i dorëzohen Arkivit Qendror Shtetëror.

Ju thatë se Skënderbeu është i keqtrajtuar në Itali. E thoni këtë krahasuar me kontributin e tij për këtë vend?
Kultura italiane ndaj figurës së Skënderbeut është indiferente. Ai është një hero që i ka dhënë shumë jo vetëm Shqipërisë, por gjithë Europës, por fatkeqësisht nuk është i vlerësuar ashtu si në vendin tuaj, madje më lejoni të them, në atdheun tonë. Në Itali, ne të familjes Kastrioti Skënderbe jemi njerëz normalë, ashtu siç është e drejtë të jemi: punëtorë dhe prindër. Roma ka sheshin “Albania” me monumentin e Skënderbeut, po aty është edhe pallati i famshëm me emrin e tij, i cili duhet të ishte një vend ku të tregoheshin marrëdhënien e shkëlqyera italo-shqiptare, por për fat të keq atje është muzeu i makaronave. Është i pashpjegueshëm për mua fakti pse nuk ka njohje për figurën, njeriun dhe historinë e Skënderbeut. Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se politikani i vërtetë sot në Itali ndoshta nuk ekziston, sepse politikani historik kulturalisht ishte shumë i përgatitur. Unë vet ndjehem i papërgatitur përballë Skënderbeut nga i cili rrjedh, imagjinoje ai që nuk ka asnjë lidhje, çfarë mund të dijë për të. Historia e një heroi që ka punuar shumë për Europën sot nuk njihet, përveçse nga arbëreshët apo nga ata me origjinë arbëreshe. Sigurisht që nëse takoni djalin tim, ai do t’u përgjigjet.

E meqenëse flasim për arbëreshët, ata janë ende dëshmi e gjallë e asaj që ndodhi në vitet ‘500. Si janë raportet tuaja me ta?
Arbëreshët përfaqësojnë historinë dhe traditat që sipas meje, nuk gjenden më këtu, edhe pse nuk mund të flas me siguri për Shqipërinë. Ata flasin ende shqipen e vjetër, janë krenarë, të mrekullueshëm dhe kanë gjak shqiptar, që rrjedh në mënyrë të vrullshme. Kontaktin e parë që kam pasur me arbëreshët ka qenë vitin e shkuar. Patëm nderin të ftoheshim nga Portocannone (Porkanun) në një festë të përvitshme, ku na trajtuan shumë mirë. Do të ishim edhe këtë vit, po të mos kishim marrë ftesën për në Shqipëri, në të cilën nuk mund të mungoja. Doja të sillja edhe djemtë, por do të ishte e ekzagjeruar.

Do të udhëtoni në Krujë, në Peshkopi, në Dibër të Madhe. Çfarë prisni të gjeni në këto qytete?
Krujën e konsideroj si qytetin tim. Një vizatim i saj qëndron përballë tryezës sime të punës së bashku me një flamur shqiptar dhe shqiponjën. Do të më duhet t’i vizitoj më parë e pastaj të flas.

A trashëgoni objekte me vlerë historike nga familja, libra apo dokumente?
Ruaj ende një pikturë të shkëlqyer të Skënderbeut. Në fakt është e vendosur te shtëpia e Nënës në Napoli, por më përket mua. Ruaj po ashtu edhe një pikturë që motra e gjyshit tim Ferdinandos donte ta sillte si dhuratë në dasmën e Mbretit Zog. Më kanë treguar se Mbreti Zog kishte pasur mundësinë të martohej me një pasardhëse të Skënderbeut që ishte halla ime, Matilda. Kjo lidhje nuk u bë, nuk e di as se pse dhe nuk dua të ngatërrohem. Por Matilda, kur u martua Mbreti Zog, kishte ndërmend t’i dërgonte një pikturë që përfaqësonte Skënderbeun si luftëtar. Nuk pati guximin ta dërgonte, sepse kishte thënë se e kishte realizuar vetë, por në fakt ishte e një piktori tjetër. Janë gjëra të vogla të familjes. Janë edhe disa tekste të 1800-s që dëshmojnë për vazhdimësinë e dinastisë Skënderbe.

Çfarë angazhimi keni ju në jetën e përditshme?
Një ditë e zakonshme e jona, nëse nuk do të ishim në Tiranë, do të na gjente më Napoli ose Kazertë ku jetojmë. Në idenë e vjetër, princat jetonin në një botë ekstravagante, plot me luks. E jona është një jetë normale. Unë jam drejtor i një banke, ndoshta jam më mirë se të tjerët, por ka edhe më të mirë se unë. Bashkëshortja ime Stefania është e zonja e shtëpisë dhe administron familjen. Të premten, deri në orën 14:00, kam punuar në bankë duke paguar çeqe, mora skuterin (është kali im) dhe u ktheva në shtëpi. Psikologjikisht u përgatita të marr një tjetër pozicion dhe shpresoj të përfaqësoj denjësisht familjen time.

Çfarë do të merrni me vete kur të ktheheni?
Gjithçka, mendoj se nuk do më mjaftojnë lekët (Qesh). Do marr me vete kujtimin më të mirë. Sapo arrita, më njoftuam se do të kem takime të ndryshme dhe aktivitete që në njëfarë mënyre do të përcillen mediatikisht, duke e bërë më të njohur familjen time. Unë dua që të gjithë të kuptojnë që nuk kam ardhur të bëj asgjë, veçse të prek me këmbët e mia territorin shqiptar, qytetin tim Krujën, fshatin e origjinës Sinën dhe është lumturi e pashpjegueshme. Kush nuk quhet si unë, nuk mund ta kuptojë.

Tinguj misteriozë dëgjohen në gjithë botën, shkencëtarët të tensionuar (video)













Tinguj misterioz dëgjohen në shumë vende të ndryshme të botës dhe shkencëtarët tregohen të pamundur për të shpjeguar arsyen, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.
Incidente kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë. Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!
Fenomeni i titullit misterioz ka ngjallur shumë reagime dhe debate të ashpra, pasi askush nuk është në gjendje të shpjegojë prejardhjen e tij. Janë me dhjetëra shtetet të cilat kanë denoncuar fenomenin dhe shkencëtarët e tyre po merren me studimin e tij për të zbuluar misterin që ai fshehë.
Sipas shkencëtarëve nuk është regjistruar ndonjë dukuri e veçantë, si p.sh një tërmet etj, veç regjistrimit të tingullit të çuditshëm.
Torit rreth fenomenit janë të shumta, p.sh për një aeroplan supersonik i teknologjisë së fundit i cili thyen shpejtësinë e tingullit.
Dukuria e fenomenit është se në shumicën e shteteve të cilat e kanë denoncuar atë, deklarojë se ai është më i thekuar gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa shkencëtarët akoma nuk mund të japin një shpjegim të saktë rreth tij.
Ndiqni videon që vijon:

2012-01-20

Shteti “gjunjëzohet” para njerëzve të pushtetshëm




Nuk ki as pse me i thane. Nuk paguajne, jo. Rrjet jane. Tash eshte problem me i ndale. Po bash per kete pune po rri une ketu per me iu ba rezistence qe bile njeren pjese te ndermarrjes me ruajt prej uzurpimit”, ka deklaruar Selimi.

Per vellezerit e Shaip Mujes thote se i ka shoke por qiranë nuk ua lyp sepse, sipas tij, nuk e paguajne kurre.

Ai thote per Bedri Selmanin se e ka mbeshtetjen e njerezve te fuqishem per te bere biznes.

“Mbrapa Bedri Selmanit qendron Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rrustem Mustafa. Perndryshe kush do te guxonte te uzurpoje një hektar e gjysme ne vendin me te mire te Prishtines pa paguar asnje cent per qira”, ka deklaruar Selimi.

Me gjersisht:

http://koha.net/?page=1,13,84138
Publikuar: 15.01.2012 - 22:24
Prishtinë 15 janar - Biznesmenët Bedri Selmani e Shaip Muja, ish-këshilltarë të Hashim Thaçit, kanë ndërtuar biznese private në pronën e ish-ndërmarrjes shoqërore “Auto Prishtina” shkruan gazeta "Jeta në Kosovë". Të dy biznesmenët, Muja deputet aktual e Selmani ish-deputet, nuk paguajnë qira për shfrytëzimin e kësaj prone. Agjencia Kosovare e Privatizimit asnjëherë nuk ka bërë raport për këtë ndërmarrje shoqërore pasi që dy kompani private, sipas zëdhënësit të saj, e uzurpuan “Auto Prishtinën” para gati 13 vjetësh.

Kryeministri Hashim Thaçi në objektet e “Hotel Victory” mban mbledhjet e Këshillit Drejtues e ato të Kryesisë së PDK-së. Edhe mesazhin për zero tolerancë ndaj korrupsionit Thaçi e ka dërguar kur është gjendur në ambientet e këtij hoteli, gjatë vitit 2011. Ndërkaq, objekti ku mblidhet për tu mobilizuar partia e Thaçit është ndërtuar kundërligjshëm.

Pronari i “Hotel Victory”, Bedri Selmani, sipas AKP-së, ka uzurpuar pronën shoqërore për të ngritur këtë biznes privat. AKP, e më herët Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) për 11 vjet rresht nuk ka mundur të “zbarkojë” në këtë objekt, ku i mban mbledhjet partia që drejton qeverinë sot.

Bedri Selmani në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës mbante pozitën e këshilltarit për çështje ekonomike të kryeministrit Hashim Thaçi.

Afër këtij hoteli operon restoranti “Te Rrethi”. Në katin e dytë të objektit, ku është i vendosur ky restorant, ka zyrat kompania Ci-Kos, që merret me tregtinë e metaleve e që është pronë e Fatmir Mujës, vëlla i deputetit të PDK-së Shaip Muja, që ishte këshilltar i kryeministrit Thaçi prej vitit 2008 deri më 2010.

Ish-këshilltari i Thaçit, sipas ish-drejtorit të Auto Prishtina, Aziz Sefedini, menjëherë pas luftës ndërtoi restorantin “Te Rrethi” në pronë shoqërore. Për veprimet e ish-këshilltarëve të kryeministrit është e njoftuar edhe AKP-ja.

“NSH Auto Prishtina që nga viti 1999 është e uzurpuar nga dy kompani private”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi. Hapësira e kësaj ndërmarrje sipas AKP-së është 1 hektar e 61 ari.

Një raport monitorimi e një vlerësim i aseteve të kësaj ndërmarrje nuk është bërë asnjëherë. “AKP nuk ka bërë Raport Monitorimi lidhur me NSH ‘Auto Prishtina’ ngase ndërmarrja shoqërore ‘Auto Prishtina’ është e uzurpuar dhe nuk është e komercializuar”, ka deklaruar Kaloshi për gazetën Jeta në Kosovë.

Nuk dihet as koha kur kjo ndërmarrje shoqërore do t’i nënshtrohet privatizimit. AKP-ja e pret lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për ta shitur këtë ndërmarrje shoqërore pasi kishte ngritur padi ndaj uzurpatorëve. Ende nuk ka marrë një përgjigje se kur mund të privatizojë ndërmarrjen “Auto Prishtina”.

Kjo ndërmarrje shoqërore deri në vitin 1991, kur u ndërpre puna pas largimit me dhunë të punonjësve të saj, ishte e vetmja shtëpi e autorizuar në vend për shitjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e veturave, si dhe kontrollimin teknik të automjeteve të tipit "Magirus". Po ashtu, Auto Prishtina ishte auto servisi i autorizuar për shitjen dhe mirëmbajtjen e veturave “Zastava”, “Iveco” dhe “Opel”.

Objektet e kësaj ndërmarrje shoqërore në korrikun e 99-s do të përdoreshin për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme. Kështu kishte vendosur Azem Syla. Ai mbante pozitën e Ministrit të Mbrojtjes dhe nënshkroi vendimin më 22 korrik të atij viti. Vendimi i tij atë kohë do të hynte në fuqi 5 ditë para nënshkrimit të tij. (Shih dokumentin).

“Lokali i Servis Prishtina pranë restorant ‘Breta’ duke filluar nga data 17 korrik 1999 kalon nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Ish-punëtorët e këtij servisi që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në këtë lokal mund t’i drejtohen me shkrim Komisionit Drejtues të këtij servili, i cili drejtohet nga z. Sabit Zogaj”, thuhet në këtë vendim që e ka siguruar Gazeta JNK.

Azem Syla nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetës rreth këtij vendimi.

Aziz Sefedini, drejtor i kësaj ndërmarrje kishte mbetur i pakënaqur me vendimin e ministrit të Mbrojtjes. Tre vjet më vonë, në një shkresë dërguar shefit të policisë së UNMIK-ut Stephan Feller, do t’i kallëzonte atij për shkeljet ligjore që kanë ndodhur në këtë ndërmarrje. Sefedini tregon për largimin e tij nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje dhe për uzurpimet e bëra. (Shih dokumentin).

Bedri Selmani, sipas tij, një pjesë të objektit të NSH Auto Prishtina e regjistroi si pronë private që e emëroi hoteli “Viktoria”.

Shaip Muja, sipas tij, ndërtoi objektin “Te Rrethi”, prej 500 metra katrorë në pronë të NSH Auto Prishtina.

Sefedini shkruan se Bedri Selmani i kishte bërë presione që të largohet nga puna.

“Bedri Selmani, këshilltar i z. Hashim Thaçi për politikë ekonomike, kërkonte të marrë këtë NSH dhe bënte presion që unë të largohem nga puna...”, shkruante Sefedini më 30 shtator të vitit 2002.

Sefedini thotë për Gazetën JnK se një letër për papajtueshmërinë e tij me vendimet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ia ka dërguar edhe Azem Sylës.

“Në nëntor (1999) do t’i shkruaja Azem Sylës. Aty i them se largimi im nga puna pa një aktvendim paraqet shkelje të ligjit”, ka thënë Sefedini, duke shtuar se nuk kishte marrë një përgjigje nga Syla për shkresën e tij zyrtare.

Një letër tjetër atë kohë ai do t’ia dërgonte Parlamentit të Kosovës, Presidentit e Kryeadministratorit, ku propozonte që objekti i kësaj ndërmarrje të shfrytëzohej nga Policia e Kosovës meqë ka pozitën më strategjike në Prishtinë për të vëzhguar qytetin.

“Nuk kam marrë përgjigje për këtë përveç një premtimi të Michael Steinerit (shefit të UNMIK-ut), i cili më vonë do të zmbrapsej”, ka thënë Sefedini.

Një problem tjetër atë kohë Sefedini ka thënë t’i ketë dalë me njërin prej zyrtarëve të lartë të PDK-së, Rrustem Mustafa - Remi.

“Ne ishim kthyer pas luftës dhe kishim filluar të operojmë. Pas një kohe, është fjala për qershorin e 1999, do të vijnë disa njerëz. Ata më marrin dhe më çojnë në Kolovicë. Aty një person do të më bënte pyetje të tipit “A e njeh Rrustem Mustafën e Zahir Pajazitin e kush na ka çliruar neve? Më thanë a mund ta nënshkruash një deklaratë ku do ta pranoj se është NATO ajo që na ka çliruar e jo UÇK-ja”, ka thënë Sefedini. “Nënshkrimi i kësaj deklarate nuk ishte i preferueshëm në 99-n”.

“Më vonë do të mësoja se ishte Rrustem Mustafa ai që më kishte marrë në pyetje. Edhe diçka tjetër do të mësoja më vonë. Në 99-n ishte bërë luftë mes Llapit e Drenicës se kush do ta uzurponte ‘Auto Prishtinën’ ”, ka deklaruar Sefedini.

Rrustem Mustafa –Remi, tash nënkryetar i PDK-së, thotë se Sefedini mund ta ketë ngatërruar me dikë tjetër “Jo, unë nuk kam lidhje me atë njeri. Nuk e njoh. Kushedi si më ka ngatërruar. Lidhje nuk kam me të”, ka thënë Mustafa.

Për vendin ku është i ndërtuar hotel ‘Victory’, Mustafa ka thënë se nuk është në dijeni që ka qenë ndonjëherë ndërmarrje shoqërore.

“Nuk e di që ky objekt është i uzurpuar. Mund të jetë. Mund të jetë dhe financues i PDK-së. Unë nuk e di. Unë për vete rri më shumë këtu se në çdo vend tjetër. Kjo ndodh sepse e kam shumë të lehtë që prej këtu të lëviz me makinë”, ka deklaruar Mustafa, deri sa flet pikërisht nga hotel "Victory".

Bedri Selmanin thotë se e njeh e pi kafe me të, por nuk e zgjatë më shumë me të.

Uzurpatorë të pronave shoqërore sipas Mustafës nuk do të dalin njerëzit që kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

“Asnjë ushtar i UÇK-së nuk do të dalë mbrapa asnjë uzurpimi. E kam fjalën për ata që kanë luftuar krejt kohën. Mbrapa uzurpimeve do të dalin ata që kanë ndejtë jashtë e janë kthyer prej diasporës dhe kanë uzurpuar objekte”, ka deklaruar Mustafa.

Shaip Mujën, pjesë e batalionit të mjekëve të UÇK-së, që ka ndërtuar një objekt në pronën e kësaj ndërmarrje Mustafa nuk e llogarit për ushtarë të UÇK-së.

“Pse a ka luftu ai, a?”, shprehet Mustafa për Mujën.

Dy ish-këshilltarët e Thaçit, Selmani e Muja nuk kanë dashur të komentojnë rreth çështjes së uzurpimit të “Auto Prishtina”.

Muja nuk ka dhënë një përgjigje me arsyetimin se nuk mund të bëhet kujdestar i gazetarëve për të dhënë përgjigje sa herë ata e kërkojnë një gjë të tillë. E, Selmani, ish-deputet i PDK-së, është arsyetuar se ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të komentojë për këtë çështje.

Veprimet e Mujës e Selmanit nuk i ka komentuar shefi i tyre, Hashim Thaçi. Këshilltarët aktualë të tij, Lirim Grajqevci e Abelard Tahiri nuk kanë kthyer një përgjigje për pyetjet që i janë adresuar kryeministrit të vendit.

Drejtori aktual i ndërmarrjes “Auto Prishtina”, Islam Selimi ka thënë se e di që dy biznesmenët në bazë të rregullave duhet të paguajnë qira për shfrytëzimin e pronës, por ai këtë nuk e ka kërkuar kurrë nga ta.

“Nuk ki as pse me i thanë. Nuk paguajnë, jo. Rrjet janë. Tash është problem me i ndalë. Po bash për këtë punë po rri unë këtu për me iu ba rezistencë që bile njërën pjesë të ndërmarrjes me ruajt prej uzurpimit”, ka deklaruar Selimi.

Për vëllezërit e Shaip Mujës thotë se i ka shokë por qiranë nuk ua lyp sepse, sipas tij, nuk e paguajnë kurrë.

Ai thotë për Bedri Selmanin se e ka mbështetjen e njerëzve të fuqishëm për të bërë biznes.

“Mbrapa Bedri Selmanit qëndron Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rrustem Mustafa. Përndryshe kush do të guxonte të uzurpojë një hektar e gjysmë në vendin më të mirë të Prishtinës pa paguar asnjë cent për qira”, ka deklaruar Selimi.

Vetëm Mustafa ka mohuar këtë lidhje kur është pyetur për këtë. Të tjerët nuk i janë përgjigjur pyetjeve së Gazetës JnK.

Drejtori i kësaj ndërmarrje shoqërore ka thënë se me Selmanin ka pasur probleme edhe më herët.

“Selmani që është vet uzurpues më pat ngritur padi mua se e paskam uzurpuar unë ndërmarrjen. Po unë e kom përzënë hetuesin se është nipi i Selmanit”, ka thënë Selimi.

Kur të nisë procesi i privatizimit për këtë ndërmarrje shoqërore, thotë Selimi, askush nuk do të guxojë të ofertojë për blerjen e saj.

“Kush i shti paret në këtë pronë? Ai (Selmanaj) ka me i largu krejt investitorët e interesuar, duke i bindë që ka investuar aty dhe tash i takon”, ka deklaruar Selimi.

Aktualisht në “Auto Prishtina” marrin paga 30 deri në 40 punëtorë, varësisht prej të ardhurave të qirasë nga pjesa e pa uzurpuar e kësaj ndërmarrje shoqërore.

Më herët, ndërmarrja kishte mbi 70 punëtorë, në kohën kur aty riparoheshin automjetet. Pagat e punëtorëve ishte planifikuar të siguroheshin në vitin 2000 përmes një marrëveshje të lidhur me Bedri Selmanin.

Më 5.04.2000 është nënshkruar kontrata në mes të Auto Kosovës, pronë e Bedri Selmanit si investitor, si dhe Auto Prishtinës si ndërmarrje shoqërore.

Në bazë të marrëveshjes, Selmani obligohej të paguante 19 mijë euro në muaj për të gjithë punëtorët. Të gjithë punëtorët mbeteshin në marrëdhënie pune e ktheheshin të gjithë ata që janë larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta.

Çështja e pronësisë do të mbetej e pandryshueshme me status NSH-je deri në aprovimin e ligjit mbi privatizim. Marrëveshja do të shkëputej zyrtarisht në 2003-tën pasi Selmani nuk e kishte respektuar atë që e kishte nënshkruar në prill të vitit 2000. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...