Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/02/21

Izraeli ia ka borxh njohjen Kosovës

מדינת ישראל
("Mədinat Yisraʾel")
دولة اسرائيل
("Dawlat Isrāʾīl")



Nga Flori Bruqi

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e Detit Mesdhe dhe i përcaktuar si shtet hebre dhe demokratik. Shumica e banoreve janë hebrenj, por ka dhe një minoritet te madh arab mysliman dhe grupe minoritetesh të tjera. Izraeli ka kufi me Detin Mesdhe dhe me Egjiptin në perëndim, me Detin e Kuq në jug, me Jordaninë në lindje, me Sirinë në verilindje dhe Libanin në veri. Mes Izraelit dhe Egjiptit, në brigjet e Mesdheut, ndodhet Rripi i Gazës, që është territor në varësi të autoriteteve palestineze. Në zonën e malit kryesor mes Izraelit dhe Jordanisë, ndodhet edhe zona e ashtuquajtur Cisjordania, zonë e mbikëqyrur nga Izraeli dhe nga autoritetet palestineze dhe statusi i tij i fundit akoma nuk është përcaktuar. Mes Izraelit dhe Sirisë ndodhen Lartësitë e Golanit, toka që i pushtoi Izraelit në vitin 1981. Siria akoma vazhdon të kërkojë sovranitet mbi to.



Edhe pas katër vitesh të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Izraeli nuk e ka njohur këtë Republikë ballkanike, të cilën e kanë njohur fuqitë e mëdha perëndimorë, si SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca. Kështu shkruan në një artikull të analistit për politikë të jashtme, Yonatan Touval, njëherësh anëtar i bordit të Institutit izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale.Sipas artikullit të botuar në gazetën Haaretz, mosnjohja e Kosovës nga Izraeli, përveçse është një gabim diplomatik, është njëkohësisht edhe një dështim moral dhe historik.Në vazhdim shpjegohet se burimi i gabimit diplomatik qëndron në frikën e gabuar që Kosova shpesh po krahasohet me Palestinën, mirëpo sqarohet se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Jerusalemi nuk do të minonte në asnjë mënyrë interesat strategjike të Izraelit, por madje mund t’i avanconte ato.

“Mosnjohja e Kosovës nga Jerusalemi, me fjalë të tjera, nuk ka qenë një funksion i një gabimi të thjeshtë diplomatik. Në të vërtetë, ajo reflekton një vendim të qëllimshëm, të ushqyer nga frikët e thella dhe të llojeve të ndryshme. Siç po qëndron, këto frika janë tërësisht të gabuara”, konsideron artikullshkruesi, ndërsa shton se edhe pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën kanë shqetësime të ngjashme me Izraelin.Sa i përket obligimit moral dhe historik, autori përmend Luftën e Dytë Botërore duke thënë se kërkesa e Kosovës për vetëvendosje është diçka që Izraeli nuk guxon ta injorojë.
“Për të shënuar përvjetorin e katërt të Kosovës, Izraeli ka një mundësi për të përmirësuar një gabim dhe ta njohë Kosovën. Është një akt që Izraeli ia ka borxh jo vetëm Kosovës; por që ia ka borxh edhe popullit hebre”, përfundon artikulli.
----------------

Izraili lat. Israel është shtet në Lindjen e Afërt dhe shtrihet në sipërfaqen e provincës antike romake të arabëve dhe hebrenjëve dhe fiseve tjera të përafërta me ta.
Në Izrael janë gjashtë njësi administrative të rendit të parë të quajtura mehozot (מחוזות; njëjës:mahoz) dhe 15 nën njësi (II) të tyre të quajtuarnafot (נפות; njëjës: nafa). Nënë njësitë ndahen më tej në 50 regjione natyrore (III).

Nën njësia Golan e cila ka 4 regjione natyrore na izraelitët merret në këtë sistem edhe përkundër asaj që nga OKB-ja nuk është e njohur si pesë e Izraelit. Sipërfaqet e Judea-së dhe Samaria-së nuk hynë në këtë sistem pasi që nuk janë aneksuar nga Izraeli.

Skeda:LocationIsrael.svg



karakterizuar me sektor shtetëror dhe taksa relativisht të larta, industrinë e hi tek të zhvilluar dhe varësi në import mallrash si: naftë, benzinë, qymyr, diamante të papërpunuara dhe ushqim. Industri të tjera të rëndësishme janë industria ushtarake, turizmi, industria e hekurit, kimike, aparatura bio shëndetësore dhe përpunimi i diamanteve, një fushë që Izraeli kryeson në botë.
Sot ekonomia izraelite karakterizohet me kalimin nga dominim dhe pronësi shtetërore në privatizim, lirësi në pazarin e valutës së huaj, shkurtim i kufijve për import dhe ulje të ngadaltë për taksën e punës dhe taksën e blerjeve. Ne Izrael ekziston taksë e lartë për makinat dhe benzinën dhe gjithashtu ekzistojnë monopole shtetërore te mëdha si kompania energjetike, portet dhe rafineritë. Në popullsinë izraelite ka kritika për monopolet dhe nga ana tjetër ka dhe kritika për lidhjet mes kapitalit dhe qeverise që kur filloi privatizimi i monopoleve dhe pronësive shtetërore.
Izraeli është i varfër në pasuri natyrore. Industria e Izraelit bazohet sot në fusha të pasuruara me burime njerëzore dhe mbahet si përparimtarë në fushat e studimeve dhe të zhvillimit. Industritë e mbrojtjes të Izraelit (Rafael, industria ushtarake, industria ajrore, elbit, el op dhe të tjera) prodhojnë për platformën vendase dhe eksportojnë dhe jashtë mjete luftarake përparimtare.
Në fund të vitit 2005 në Izrael ishin të shkruara 379,503 kompani nga të cilat kompania më e madhe ishte Teva kompania e prodhimit të ilaçeve Venere, që te ardhurat e saj për vitin 2005 ishin 5 miliard dollarë dhe fitime mbi një miliard dollarë. Shoqëri të tjera që operojnë në fushën e hi tek dhe internetit si checkpoint, amdocs dhe combras.
Që në vitin 2000 ekziston një dukuri që shoqëri izraelite blejnë kompani të huaja në botë ose të hapin filiale të rrjeteve izraelite jashtë kufijve të Izraelit. Sot, një pjesë e qendrave tregtare në Evropën lindore janë në pronësi të biznesmenëve izraelitë.
Themelimi i shtetit
Skeda:Emblem of Israel.svg

Përpjekjet për formimin e shtetit te ri në tokën e ashtu quajtura "toka e premtuar" filluan ne Angli ne shekullin e XIX. Qeveria Angleze në vitin 1848 sipas një verdikti, konsullatat e saj në Palestinë i dorëzoi nen juridiksionin e çifutëve. ne vitin 1870 aktiviteti i çifutëve kaloi nga Anglia ne Rusi. Theodor Herzl i cili kaloi ne krye te lëvizjes Sioniste punoi shume për të formuar një shtet Izraelit brenda Palestinës. Herzl duke pasur mbrapa një fuqi si Anglia po përpiqesh qe t'ia arrinte qëllimit te tij. ne vitin 1870 çifutët e arratisur prej masakrës antisemite nga Rusia u vendosen ne Palestinë dhe formuan ferma bujqësore. ne vitet 1870-1896 Herzl formoi shtatëmbëdhjetë koloni fermash.
Herzl i kërkoi Sulltanit Osman të asaj kohe Abdulhamidi i dyte formonte një Republikë Aristokrate por kërkesat e tij u refuzuan.
Mbas Luftës së Parë Botërore ne vitin 1917 me futjen e ministrit të jashtëm të Anglisë Arthur Balfour me deklaratën Balfour, në vitin 1917 procesi filloi. grupimi i Kombeve te Bashkuara ne vitin 1920 ja dha Anglisë përfaqësinë e saj ne Palestinë. Pas kësaj një zyrë e hapur në Angli filloi të përfaqësonte të drejtat e çifutëve e mbështetur nga Anglia.
Pas disa vitesh në Gjermaninë Naziste me fillimin e genocidit ndaj çifutëve cilën me pas filluan te emigronin me të madhe në Palestinë. Arabët në Palestinë dolën kundra këtij emigracioni dhe Anglia vendosi të ndalojë emigrimin. Pas kësaj një Organizatë Ushtarake e quajtur Hagana e cila ishte e lidhur me Sionin filloi aktivitete terroriste në mënyrë që të protestonte kundra vendimit të marrë nga Anglia në lidhje me ndalimin e emigracionit çifut për në Palestinë. Drejtuesit palestinezë bënë marrëveshje me Gjermaninë Naziste.
Për në Palestinë filloi emigrimi ilegal i fshehtë. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me triumfin e aleatëve çështja e Palestinës kishte arritur në faqe të fundit. Anglia duke siguruar edhe mbështetjen e Amerikës , çështjen e Palestinës e çoi për tu zgjidhur ne kombet e bashkuara. Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947's vendosi që njëra anë e Palestinës të ishte e Çifutëve ndërsa ana tjetër e Arabeve. Ndërkohë që çifutët e pranuan, kurse arabët e refuzuan këtë vendim. Qyteti i Kudusit u caktua si zone ndërkombëtare dhe ishte nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Kjo zgjidhje nuk i kënaqi aspak arabet. Kështu që pas kësaj filloi lufta izraelito-palestineze.

Gjuhë zyrtare gjatë kohës së mandatit veç anglishtes ishin arabishtja dhe hebraishtja. Në fund të 19 u ringjall gjuha hebraike dhe tani është gjuha e folur nga shumica e izraelit. Arabishtja si gjuhë amtare është për rreth një milion arabë (palestinezë0 dhe qytetarët druzë të Izraelit. Në shkollat arabe në Izrael është mësuar në gjuhën arabe. Përveç në anglisht në shkollat hebraike arabishtja si gjuhë e dytë e huaj është ofruar. Të gjitha tekstet ligjore janë në hebraisht dhe arabisht .

Shkrimtarët izraelitë kanë kontribuar shumë në literaturën e atyre shteteve ku kanë punuar, p.sh literatura jidishe në Gjermani e cila u shkrua nga autorët hebrenj, poashtu ata kanë kontribuar në shtetet tjera me shkrimtarët atje.
Oskar Shelbah është autor gjerman me prejardhje hebreje. Ai ka shkruar librin Sistemi im i suksesit që thuhet se nuk ka familje gjermane që nuk e ka në shtëpinë e saj.

Kosova e Republikës



         Nga : Adriatik  KELMENDI
Përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës së shpejti do të mund ta kenë një mundësi të shkëlqyeshme për t’i bishtnuar çfarëdo kërkese për të njohur shtetin e ri. Në qoftë se qeveria do ta pranojë propozimin aktual të ndërmjetësit të BE-së, Robert “z. Kravata” Cooper, lidhur me marrëveshjen për pjesëmarrje në nismat rajonale, atëherë për të gjitha vendet skeptike ose kalkuluese do të krijohet një strategji e përkryer refuzuese për njohjen. Kur Kosova pranon zyrtarisht që emri i saj kushtetues ende të ketë referenca në Rezolutën 1244 dhe këtë e zyrtarizon pikërisht për shkak të interesave të shtetit nga i cili ka shpallur pavarësinë, Serbisë, atëherë logjikisht përse këtë të drejtë të mos ua pranojë edhe Kinës, Rusisë, ose Afrikës së Jugut, Iranit, Rumanisë ose edhe të gjitha 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë?!
Thjesht, në qoftë se për dikë është gjallë situata e parashpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të duhej t’i jepte fund Rezolutës 1244, dhe kjo zyrtarizohet nga vetë qeveria e vendit që e ka shpallur pavarësinë, atëherë kjo hap rrugë për një situatë të gjatë dhe të parashikueshme të status qos-së së re dhe minimizuese të shtetësisë. Pra, shtetësia e Kosovës, me gjithë sovranitetin e Kushtetutën e saj, kthehet në diçka të negociueshme. Paradoksalisht, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, së pari të shtetit armiqësisht të predisponuar, Serbisë, e pastaj edhe të 107-të shteteve që s’kanë marrë vendim për njohjen e pavarësisë.
Vërtetimi i marrëveshjeve të këqija
MOS E PYET SE të tregon vetë! Ky proverb sarkastik popullor i përshtatet shumë mirë sot mendësisë së qeverisë së Kosovës në dialogun “teknik”-politik në Bruksel me Serbinë, të udhëhequr nga zv.kryeministrja Edita Tahiri. Dhe kjo na u shpërfaq në mënyrën më të pështirë me qasjen që pati zonja Tahiri ndaj marrëveshjes për përfaqësim rajonal. Ajo, para se të ndërronte fjalët, deklaroi se marrëveshja është gati dhe se do të ketë edhe fusnotën ku i bëhet referencë Rezolutës 1244, bashkë me sqarimin skandaloz se kjo zgjidhje është e ngjashme me kontestin e Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit të së parës. Duke parë këtë lehtësi të padurueshme të gjykimit dhe të krahasimit me rastet më të këqija të botës dhe fare të pakrahasueshme (Greqia dhe Maqedonia është rrëfim as i përafërt me atë të Kosovës e Serbisë, inter alia, meqë Greqia nuk ia ka kontestuar kurrë shtetësinë Maqedonisë) na zbulon tash vetë edhe përse janë kaq të këqija shumica e marrëveshjeje të deritashme të dialogut! Pasi që, po t’i mbetej zonjës Tahiri, dhe po të mos ishte protesta e madhe nga media të caktuara, një pjesë e shoqërisë civile dhe subjekteve opozitare, tashmë do ta kishim “bajtur me shnet” heqjen dorë nga Republika e pavarësia. Zaten, siç po i “bajmë me shnet” kopjet e regjistrave civilë dhe ato të librave kadastralë. Në të dyja këto raste – ndoshta më të rëndat e marrëveshjeve me Beogradin – tejkompromisin e dhimbshëm e ka bërë Prishtina, pasi që i ka njohur Beogradit të drejtën mbi dokumentet shtetërore të Kosovën, zyrtarisht, me pasoja të parashikueshme edhe politike e edhe juridike në të ardhmen.A është menduar ndonjëherë se çka do të ndodhë në qoftë se ka diçka kontestuese në një dokument kadastral kopje të Kosovës, me një origjinal të Serbisë? Sipas praktikës juridike të njohjes së origjinalit para çfarëdo kopjeje të vërtetuar, qoftë edhe nga BE-ja, gjithsesi pritet që validiteti t’i atribuohet origjinalit. Si do ta arsyetonte Qeveria këtë situatë? Ata na kanë thënë se janë njëjtë – si kopjet, si origjinalet!Vetëm zonja Tahiri mund ta dijë përse e ka pasur aq të pamundur që të negociojë një marrëveshje tjetër – por gjithsesi të kompromisit – pasi që sipas saj është njëjtë, pra që Kosova të marrë origjinalet dhe Serbia të pranojë kopjet e vërtetuara nga BE-ja!
A s’na kanë thënë që është njëjtë?!
Mirëpo, siç e kemi stërpërmendur deri më tash, Qeveria në Prishtinë në të gjitha marrëveshjet e deritashme me Serbinë e ka pranuar frymën e Rezolutës 1244 kundrejt asaj të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, ky pranim u bë problematik mjaft vonë, vetëm kur kjo rezolutë e OKB-së u desh të shkruhej qartë, e bardhë në të zezë, bashkë me emrin e Kosovës.
1244 jo i barabartë me GJND-në
NË KËTË FRYMË, fare nuk mund të jetë i pranueshëm as dualizmi i paqëndrueshëm që po propozohet si kompromis për një marrëveshje për përfaqësimin rajonal. Nuk kanë se si të shihen si të barabarta referencat në Rezolutën 1244 dhe atë në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 10 qershor 1999, paraqet një pajtueshmëri politike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe vjen pas katër rezolutave të mëparshme të të njëjtit organ me qëllime të ngjashme (Rezolutën 1160 të datës 31 mars 1998, 1199 të datës 23 shtator 1998, 1203 të datës 24 tetor 1998 dhe 1239 të datës 14 maj 1999).Siç dihet mirëfilli, as Rezoluta 1244, e as të tjerat para saj, nuk janë përfillur nga Beogradi, pasi që struktura të Qeverisë së Serbisë edhe sot e kësaj dite operojnë në Kosovë, sidomos në veri. Për më tepër, duke qenë e natyrës politike dhe pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 87 vende të botës, mund dhe duhet të miratohet edhe një rezolutë tjetër në OKB, që i jep fund 1244-shit.Mirëpo, ndryshe qëndron puna me aktgjykimin e GJND-së. Ky është organi më i lartë juridik në botë, i themeluar mu nga OKB-ja. Në përshkimin e misionit të saj zyrtar thuhet se ka “rol të dyfishtë: për të zgjidhur, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, kontestet juridike të shtruara nga shtetet dhe për të dhënë opinione këshillëdhënëse në çështjet juridike që i adresohen(…)”. Pra, aktgjykimi i GJND-së për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shërben si interpretuesi absolut lidhur me këtë çështje dhe si i tillë nuk mund të quhet i tejkaluar me ndonjë aktgjykim tjetër, pasi që organ më të lartë në fushën e drejtësisë botërore nuk ka.Thënë ndryshe, aktgjykimi i GJND-së do të duhej të shërbente si argument në mënyrë që të harmonizohet vullneti politik i shteteve në KS të OKB-së për të nxjerrë një Rezolutë të re për Kosovën, dhe assesi anasjelltas, që vullneti politik ta mbajë në jetë një Rezolutë që synon të (keq)përdoret kundër shpalljes së pavarësisë.Ky fakt e bën fare të papranueshëm dhe të pakuptimtë propozimin për kompromisin për Kosovën me fusnotat 1244 dhe GJND.

Përkujtohet 20 shkurti 1991, rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës



Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish diktatorit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991 ka mbetur në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të grevës së urisë së studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studentë u futën në një grevë urie. Përmes asaj greve, e mbështetur nga mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të Tiranës t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e diktatorit.Sot në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist ku ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të shumtë, jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 është një ndër ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 1991.

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME,21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT



Shkruan : Elida  BUCPAPAJ
Më kujtohet si sot rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit Hoxha. Ishim dy dekada më të rinj, ishim të rinj fare, gjithë shpresa dhe ëndërra për të nesërmen.Sot kanë kaluar 21 vjet nga ajo ditë. Në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Më i dhimbshmi dhe më rrënqethësi është se rreth 3 milionë shqiptarë si në një eksodus biblik e kanë braktisur atdheun, më mirë të themi janë të braktisur nga atdheu, e sot jetojnë në Europë, SHBA, Kanada e nëpër botën e madhe e cila sado demokratike që të jetë nuk mund të jetë kurrë si atdheu yt, atje ku balta është të gjitha herët më e ëmbël se mjalta.Ky është fakti më dramatik, pastaj vjen edhe pjesa pozitive, Shqipëria nuk është më si një bunker i izoluar, është anëtare e NATO-s. Shqiptarët prej gati një vit e ca me një pasaportë biometrike udhëtojnë në Europë, e cila ishte destinacioni i tyre atë ditë kur rrëzuan shtatoren e diktatorit më mizor të Europës komuniste, regjimi i të cilit përmes diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave i kishte masakruar shqiptarët.Më 20 shkurt 1991, 21 vjet më parë, populli i Tiranës si një uragan madhështor e rrëzoi shtatoren e diktatorit Enver Hoxha, por mjerisht prej asaj dite deri më sot Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. Vendi që ka përjetuar regjimin stalinist më të egër në të gjithë Evropën Lindore dhe Ballkan – edhe pas 21 vitesh të përmbysjes së komunizmit – përjeton anormalitetin më të papranueshëm duke vazhduar të mos kërkohet falje për viktimat e sistemit komunist.
20 shkurti do të duhej të kishte hyrë menjëherë në kushtetutën e Shqipërisë dhe në kujtesën e kombit si dita e rrëzimit së shtatores së diktatorit dhe e ringjalljes kombëtare; dhe të përbënte një ngjarje madhore për të cilën duhet të flitet në librat e historisë që nga klasat fillore.Distancimi nga e kaluara e zezë diktatoriale është alfa dhe beta e një shteti që kërkon të rifillojë jetën si një demokraci Perëndimore. Distancimi nga bëmat e diktatorit është i detyrueshëm për çdo politikan dhe për lidërshipin e Shqipërisë, pavarësisht spektrit politik.Por sot, 21 vjet pas rrëzimit të shtatores të diktatorit, kjo datë dhe kjo ditë kujtohet në mënyrë rutinë me retorikë të konsumuar deri në asht tash dy dekada për sa i përket PD, ndërsa pasi sa i përket PS, Edi Rama në zhargonin e tij të përditshëm e etiketon Sali Berishën si «antikombëtar» ose «diktator» , çka duket vetëm demagogji, kur dihet se Edi Rama e ka pranuar në heshtje popullimin e PS-së me trashëgimtarët biologjikë nga trungu i nomenklaturës së kuqe, ku asnjëri prej të cilëve nuk është distancuar nga veprimtaria kriminale e paraardhësve të tyre.Nëse do ta kisha parafytyruar se si do të ishte Shqipëria sot, më tepër se dy dekada pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, kur kam parasysh 20 shkurtin e vitit 1991, kur kam parasysh tytat dhe shënjestrat e kallashnikovëve nga taracat e Muzeut Kombëtar, Hotel Tiranës dhe Bibliotekës Kombëtare kundër uraganit të turmës atë 20 shkurt; kur kam parasysh forcat e ushtrisë dhe policisë me qentë e policisë nëpër Sheshin Skënderbe prapa demonstruesve, sot këtë datë historike për kombin, do ta përfytyroja si një kremtim mbarëkombëtar, si një shprehje të pluralizmit partiak dhe lirisë e jetëve tona, që na i kishte marrë peng një regjim monstruoz, kriminal, i cili ka ekzekutuar genocid kundër popullit, duke i shfarosur elitën, duke ia shfarosur korifejtë e kulturës duke e mbështetur sundimin apokaliptik në vëllavrasjen.
Por imagjinata ime nuk pi ujë. Sot 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, që shënoi ditën e trimërisë kombëtare, ditën kur ne shqiptarët e vramë frikën dhe guxuam të luftonim të paarmatosur me një regjim të armatosur gjer në dhëmbë, sepse ishim të armatosur me dëshirën për liri, ishim të dashuruar pas lirisë, e cila ishte dhe mbetet arma më e fuqishme për të rrëzuar e përmbysur diktatorë.Imagjinata ime për ta parë sot bashkë klasën politike shqiptare duke kremtuar ditën e bashkimit kombëtar, nuk pi ujë sepse nëpër gazeta lexoj titujt bombastikë që të kujtojnë kohën makabre të luftës të klasave. Në vend se të trokasin gotat e shampanjës kryeministri dhe lideri i opozitës qerasen me sharje bombastike si “rafale kallashësh” me njëri-tjetrin. Dhe në Shqipëri ky është një mision i pamundur, pasi as e majta, por as qendra e djathtë, pra klasa politike nuk është konfrontuar me të shkuarën dhe ndriçimi i të shkuarës tragjike, i tragjedisë kombëtare që përjetuam si komb, ka mbetur për dy dekada rresht në nivelin e superretorikës dhe plotësisht një temë tabu. Dhe “kur së vërtetës nuk i jepet liria e plotë, liria nuk është e plotë”, thotë Vaclav Havel, ndërsa kur e vërteta manipulohet, liria është kështjellë prej rëre.Sot kremtimi i rrëzimit të shtatores të diktatorit bëhet i gjymtuar, sepse klasa politike e Shqipërisë i ka konsumuar denoncimet ndaj krimeve të diktaturës nëpër sloganë dhe fjalime, por jo konkretisht. Jo me ligj. Ligji vetë dhe drejtësia janë më të kompromentuara se kurrë, dhe për ironi të fatit edhe disa eksponentë të diktaturës të cilët u gjykuan gjatë viteve 1992-1996 pas ngjarjeve dramatike të 1997-s u rehabilituan dhe u dëmshpërblyen, ndërsa bijtë e nipat e tyre sot janë ricikluar në politikë, të freskët e të rinj, të cilët e shohin Sali Berishën si „diktator”, ndërsa Sali Berisha i sheh ata vetëm si fiksione për t’i konsumuar nëpër fjalime gjaknxehta, të cilat posa kryeministri i shqipton, bëhen fjalë që i merr era. Tragjikomedi e vërtetë.Në shkurt të vitit 2006 parlamenti Evropian votoi Rezolutën 1481, “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij në Shqipëri” e cila kërkonte dokumentimin e krimeve komuniste dhe demaskimin e tyre, por Shqipëria vazhdon të mbetet rasti unik në Evropën Lindore që nuk e ka përmbushur detyrimin e saj ndaj shoqërisë shqiptare.Pjesë e klikës së Enver Hoxhës ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë, i cili asnjëherë nuk e pranoi fajin dhe nuk iu ka kërkuar falje shqiptarëve për monstruozitetin e regjimit, pjesë e të cilit ishte edhe ai vetë. Mund të thuhet me plotë gojë se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropën Lindore që tregon përkujdesje ndaj udhëheqësve të diktaturës dhe klikës komuniste. Ramiz Alia ishte personazh kryesor për mediat e majta, ashtu si Nexhmije Hoxha e cila vazhdon të na bëjë moral ne viktimave të diktaturës, ndërsa krimet e komunizmit të harruara me kast nga klasa politika rrezikojnë harresën kolektive.
Me vdekjen e Ramiz Alisë ne pamë se lideri i opozitës mbeti i distancuar, ndërsa Ilir Meta, i cili kryeson koalicionin qeverisës në krah të PD-së i blatoi nderime dhe respekt diktatorit të fundit, ndërsa „djemtë ilegjitimë” të Ramiz Alisë kanë mbajtur peng të ardhmen e vendit, pasi Dosjet, ku shfaqen emrat e tyre si figura pa integritet mbahen të mbyllura. Quo vadis kështu klasa politike dhe Shqipëria!Në asnjë televizion të Europës, në asnjë media evropiane, askund dhe askurrë nuk mund të japin leksione për demokracinë eksponentët e ish-klikave të diktaturave, siç ndodh mjerisht shpesh në Shqipëri. Në asnjë vend të Europës Lindore nuk mund të ndodhë që në nivelet më të larta të drejtësisë, të polititkës dhe të diplomacisë të qëndrojnë zyrtarë të lartë të nomenklaturës, njerëz të ish-Sigurmit apo figura të komprometuara siç ndodh në Shqipëri.Fakti që në PS janë ricikluar bijtë dhe nipat e nomenklaturës më të lartë të regjimit komunist, të cilët nuk janë distancuar nga etërit dhe gjyshërit e tyre, fakti që në PD vazhdojnë të bëjnë karrierë njerëz me skeletë në dollapë dhe me hipoteka, tregon shkakun real se përse deri më tani nuk është bërë as distancimi dhe as dënimi i krimeve të komunizmit çka domosdoshmërisht përbën një akt të detyrueshëm moral, kushtetues dhe kombëtar.Pra kjo histori nuk mund të zgjasë më. Në një vend anëtar të NATO-s, klasa politike e ka për obligim kushtetues edhe t’i dënojë krimet e diktaturës, edhe të pastrohet nga mbetjet e diktaturës, edhe të pastrohet nga hipotekat e së djeshmes, sepse e ardhmja nuk mund të mbetet peng i së djeshmes, që kur të kujtohet 21 vjetori i rrëzimit të shtatores së Dullës, klasa politike dhe kombi shqiptar të jenë bashkë; që 20 shkurti të jetë një datë dhe ditë e sanksionuar në kushtetutën e Shqipërisë, për të qenë në shërbim të kujtesës, të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të forcimit të demokracisë dhe unitetit kombëtar e të mos harrohet kurrë e të mos shqitet kurrë nga kujtesa.

“Ëndrrat për ty” edhe në anglisht



Nga : Vjollca  FERIZI
Poeti i ri nga Prishtina, Faik Krasniqi, ka botuar librin e parë me poezi të titulluar” The Dreams for you” (Ëndrrat për ty) në shtëpinë botuese “Lulu” në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse, fillestar, Krasniqi me origjinalitetin, fjalën e thurur artistike e të ngërthyer në vargje të frymës romantike ka arritur që të fitojë simpatinë e lexuesit dhe të kritikës, të auditorit të brendshëm dhe ndërkombëtarë, si një poet i devotshëm krijimtaria e të cilit pritet të shpërthejë më me vrull, si krijimtari e veçantë dhe e këndshme për të gjitha brezat, shpejt është përkthyer edhe në gjuhën angleze. Në fjalën hyrëse të përkthyesit Peter Tase është vlerësuar stili unik i Krasniqit në poezinë bashkëkohëse shqipe, ku mbretëron origjinaliteti i poezisë universale, duke sjellë frymë të re dhe tipare moderne të vargut, veçori që mund të ndeshen me mjeshtëri të hollë krijuese që e dallojnë autorin.Përkthyesi Pirro Tase (alias Peter Tase) me origjinë shqiptare, që është përfaqësues i publicistit, Krasniqi, në SHBA, ka arritur që me përkthim të përsosur e mjeshtëror, si njohës i artit të vargut modern e romantik, të fus përmbledhjen e autorit në rrjetin e shitjes botërore “Amazona” , duke e sjellë atë sa më afër lexuesve botërorë. Poezinë e Krasniqit e shquan mendimi i thellë, fjala e gdhendur me kujdes, shprehja figurative dhe e qartë, përpjekja e suksesshme për të thyer shabllonet e rutinës në poezi, duke i dhënë asaj forcën e fjalës së rrallë dhe të çmuar tek lexuesit, madje edhe atij ndërkombëtar. Përkthimi i Tases, i punuar me mjeshtëri të njeriut me përvojë kreative në përkthime të tilla, e ka ruajtur origjinalitetin dhe porosinë, të veçantën e autorit, stilin eruptiv e shpërthyes të Krasniqit, pa dyshim e ka sforcuar edhe më shumë reputacionin e tij të përkthyesit të suksesshëm të shumë fjalorëve, teksteve të shumta krijuese, si dhe vet autorësisë së tij në fushën e krijimtarisë letrare, lëmë në të cilën është i dalluar edhe vet përkthyesi Tase.Publicisti, poeti Krasniqi, ka marrë vlerësime të larta nga kritika, duke u vlerësuar si krijues “ndryshe” në poezinë shqipe, ngase poezia e tij shpreh njësoj me maturi origjinalen me modernen në poezinë shqipe, përmes një stili që dallon nga të tjerët, duke u trajtuar si element i pjesës së shpirtit artistik kreativ të poetit që premton vepra të reja, padyshim të suksesshme që do të bëjnë më të vlerësuar edhe poezinë kombëtare në botë.

(Pa)ngjashmëri



Nga : Anna  KOVE
Kur po ndizte cigaren e dytë, kishin kaluar 20 minuta nga mesazhi i fundit. I kishte shkruar se donte ta shihte. I kishte shkruar se donte të pinin bashkë një gotë verë. I kishte shkruar se… Tymi po i errte vështrimin dhe mendimet. S’ishte mësuar të pinte verë dhe të tymoste njëherësh. Dëshirën që ndjente për të lagur buzët me lëngun e magjisë së kuqe e shihte si nevojë për të ndenjur me veten. Për të folur me veten. Për t’i ikur realitetit dhe njerëzve. Ndonjëherë, edhe për të kënaqur veten. Intimiteti i vetmisë i ishte prishur nga kjo dreq cigareje dhe nga ardhja e tij e mundshme. Ai që po priste ishte krijesa e saj. Ashtu siç ajo do ta dëshironte të ishte. Edhe pse i shkruanin njëri-tjetrit, ishte, thjesht, si t’i shkruante gjithkush vetes; për t’i konfirmuar vetes ndjesitë dhe mendimet e përditshmërisë; për vetëvlerësim. Egoizëm? Mbase. Tani po i kujtohej se, nga hera e fundit që kishin qenë bashkë, kishte kaluar shumë kohë. Ja pra, një argument i mjaftueshëm, se s’ishte edhe aq e domosdoshme të rrinin me njëri-tjetrin. As të shiheshin. As të flisnin. Çuditshëm, dhe as të prekeshin. Atëherë, pse të rrinin në mendimet e njëri-tjetrit? Ajo e kishte krijuar atë dhe, po ashtu, mund të krijonte këdo tjetër. Këto po mendonte, ndërsa ish mësuar më shumë të priste mesazhet e tij, se sa atë vetë. Ndaj po rrinte si në gjemba. Donte, apo s’donte? I dukej se çdo gjë do të prishej, nëse takoheshin. Sidomos, pas kaq kohësh. Ai ishte tip i thjeshtë, aspak i sofistikuar. Ajo e trajtonte ndryshe. E kishte krijuar ndryshe. Si të përshtatshëm për gjithë inteligjencën e saj emocionale, madje edhe për fantazinë e saj, të cilës jo rrallë i jepte përmasën e jashtëreales. Sa më shumë përqendrohej në gjykime, aq më shumë i merreshin mendtë! Siç dukej, edhe nga turbullimi i verës dhe duhanit njëherësh. Telefoni kish kohë që po binte, por sytë e errur s’po e linin të lexonte e kthjellët emrin në ekran. Kujtesa dhe telefoni po insistonin me të njëjtat ritme padurimi. Alo! Nëna e saj në telefon. I kujtoi se kishte ende punë të pakryera: Pse nuk e kishte marrë…? Pse nuk kishte bërë…? Pse nuk kishte thënë…? Paaah. Po i vinte mendja rrotull edhe më shumë. Turbullimi e bëri të marrë mllef edhe me të ëmën. Për herë të parë guxoi. I mbylli telefonin. Ndonjëherë kishte qejf edhe të dëgjonte se kishte bërë shumë mirë…, ishte shumë e mirë…, e kishte marrë malli shumë…, e donte shumë…, i mungonte shumë… Eh. Kur gjykohej si fëmijë, pse të mos trajtohej edhe në dhembshuri ashtu. Që ta dëgjonte dashurinë e zëshme dhe të lumturohej prej saj. Ashtu, si fëmijë. Po edhe kujtesa e fëmijërisë nuk e ndihmonte dhe aq në percepsione ndjesish të shprehura me “shumë”, dhe as të dhëna ashtu, me tepricë a shumë. Tani ndjehej e lodhur edhe të dëgjonte. Kur s’mund të merrte atë që veshi kish nevojë ato çaste, atëherë, më mirë hiç. Ishte faji i saj që jetonte në një botë më shumë fantaziste se sa reale; që trashëgonte nga fëmijëria pamundësinë e të thënit të gjërave kur i kishte njerëzit përballë; që vetëgjykohej pastaj deri në pamëshirë. S’po ndihej mirë. Kërkoi një gotë të madhe me akull dhe lëng limoni. Çliroi stomakun dhe kokën nga gjithë ajo peshë turbulluese. Kur u rikthye në tavolinë, iu duk se edhe vështrimi i ishte qartësuar bashkë me mendimet. Nuk ishte dhe aq turbull përreth. Jo aq sa e kishte menduar ajo. E ëma po insistonte me telefonatën. Falë saj, i erdhi përsëri në ndihmë aftësia për të marrë vendime të shpejta. Madje, krejt të ndryshme nga ato për të cilat ishte bërë gati dhe po priste. Shtypi fort bishtukun e cigares. Rrufiti deri në gllënjkën e fundit gotën e verës me gjithë të vërtetat e saj brenda. Mendoi se s’mund ta priste më. Në asnjë dimension kohe. Në asnjë hapësirë. Jo më. Po këto nuk ia shkroi. I tha se duhej të shkonte urgjent në një mbledhje. Shkruhemi sërish ndonjëherë, darling! Përgjigjja erdhi në kohë. Aspak keqardhje. Aspak dëshpërim dhe padurim. E shkruar si me akull. Asnjë shumë…keq, shumë…mall, shumë…dëshirë. Vetëm: “shuuumë busy edhe unë, zemër”. Gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Siç qe moda, gjoja.Më mirë kështu, mendoi. Të paktën, nuk ka “pse-ra?”. Asnjë “pse?”. Ato s’durohen edhe kur vijnë nga dashuria, jo më…

Qenësia e dashurisë në poezinë e Kullit


fatime-kulliNga: Ndue  UKAJ
Përmbledhja poetike “*Këpucët e mjegullës*” e Fatime Kullit, sjell para lexuesit shqiptar aromën e një poezi të ndjerë deri në palcë, të përjetuar me thellësinë e zemrës, të shkruar me dellin poetik dhe pasionin e madh që poetja ka për artin poetik, elemente këto që kumbojnë fuqishëm në çdo poezi,
ngase, subjektin lirik e “*…mban gjallë dashuria për poezinë” (*Mbeta dhimbje gjembi në kështjellë të trazuar). Kjo referencë poetike, derivohet në poezi dhe krijon modelin e veçantë të komunikimit poetik, që pikënisje dhe qëllim e ka dashurinë.Relacioni mes tekstit e kontekstit është i ndërvarshëm,ngase shenja poetike është intencë, por edhe reminishencë. Relacioni i
subjektit me objektin, në këtë përmbledhje poetike është një relacion delikat, përshkohet fund e krye nga dashuria, kjo temë e madhe e letërsisë,e cila është nyja e poezisë së Kullit. Në fakt, është pasioni i fuqishëm e i jashtëzakonshëm i dashurisë, i cili do t’ i ndihmoj poetes të këndoj për këtë topos tematik sublim, në shumë variante, për burrin, për kujtimet që sjell dashuria, për dhembjet që sjell ajo, për ëmbëlsinë e saj, për seksin,me një fjalë, për shumëdimensionalitetin e dashurisë.
Poezia e Kullit karakterizohet për një frymëzim origjinal e të thellë, i cila rezulton me një modalitet të veçantë të konstruktimit poetik, përmes vargjeve të kondenzuara, apo poezisë në formë të prozës, ku ajo “rrëfen” vetën, brenda një relacioni shumë kompleks tematik, ku qenia dhe qenësia e njeriut përshkohet me tërë karakteristikat e saja komplekse e shumështresore. Në këtë kontest, është pikërisht dashuria, e cila në variantet poetike bëhet “Stuhi e dashurisë”, që është forca shtytëse dhe motivim poetik. Kjo shenjë letrare, poezisë së Kullit i jep gjallëri, një dinamik të veçantë tekstore, një tekstualitet dridhmues, ngase ajo intencë të tekstit ka “*Të ndjej stuhinë e dashurisë*”, këtë simbolikë domethënëse që në fakt prek palcën e kësaj përmbledhje poetike. Në të vërtetë, dashuria në këtë poezi është paradigmë letrare, ku objekti poetik, dashuria, është ndjenja ku ndërlidhen gjitha variantet poetike, qoftë kur këndohet për erotizmin si emocion e afsh, qoftë për metafizikën e dashurisë, perceptimet
për artin e fjalës e jetën, gëzimet e hidhërimet, tema këto që shtrihet në poezi, në formë të plotfuqishme: “*Puthja ime prej shiu/ Tinguj të trishtuarvizaton…/Çati prej burri./Në dheun e butë të shpirtit/ Këpus lule të egra..”.* (Imazh prej burri). Janë dy dimensioni të rëndësishme që determinojnë poezinë e Kullit, dashuria për poezinë dhe erosi, të cilat janë
të ndërlidhura fuqimisht dhe përplotësojnë njëra tjetrën në poezi, funksionalisht. Ato enden nga vargu në varg, nga poezia në poezi, në formë të plotnisë poetike.  Dhe është pikërisht kryetema e dashurisë, e cila rrezaton fuqishëm në poezinë e saj, shkreptinë si rrufe dhe shkëndijat e saj shpërndahen kudo në poezi dhe rrezatojnë vargje dridhmuese, ku emocionet e
perceptimet për të bukurën, përjetësohen në forma e variante të ndryshme poetike. Në të vërtetë, janë këto dimensione të fuqishme që i përmendëm, që pikëpjekjen në këtë poezi dhe bashkëjetojnë me instancën tjetër letrare, që janë idetë e mesazhet poetike, gjuha dhe imazhet, të cilat ndërtojnë një simfoni poetike të veçantë, ku ritmet dhe hovet e shpirtit shkrihen bashkë
me figurat e bukura poetike që shpërfaqin shpirtin e ekzaltuar të poetes dhe pasionin për fjalën e bukur artistike, po aq sa dashurinë e gruas për mashkullin, një dashuri kjo që ka karakteristikat e saja. Pikërisht këto karakteristika si rrallë ndonjë poete shqiptare, i përçon me fuqi poetike,Kulli. Këtë tipar poetik, poetja e demonstron me mjeshtëri tek poezia e bukur: “*Të dua, të dua…se jam grua”,* kur përmes vargut të përsëritur, i cili njëherësh është edhe titulli i poezisë, e, me gradacion poetik,
sforcohet ideja e dashurisë së gruas. Në këtë poezi, vërehet edhe një dozë,do ta quaja “konfrontimi” me botën e pushtetshme mashkullore: ”*unë jam si zana e legjendave/ që të dua, të dua, të dua se jam grua!/…Dëgjo Ti, që
përdor pushtetin* e burrit/ *Unë do të të ndjek pas çdo hëne,/ çdo dielli,në çdo cep të botës*”.
Këto aspekte poetike ndërtojnë modusin lirik (Northrop Fraji) të veçorisë së kësaj poezie, e cila vjen para lexuesit shqiptar si një freski pranverore,për të thyer tematikën e “rënd” që shpeshherë është tejet monotone brenda poezisë shqipe. Kësisoj, Kullit di të prodhojë një lexues të kënaqësisë (Roland Barthes) për aq sa poezia e saj nënkupton një lexues të kultivuar.Poetja Kulli di t’i sintetizoj në poezi ndjeshmet, përjetimet, imazhet, për t’i “bluar” ato në sistemin filozofik dhe së këndejmi për t’i brumos me ide
e mesazhe të fuqishme. Së këndejmi, për t’i përjetësuar me vargje të realizuara mjeshtërisht. Dhe në këtë qëllim, ajo për bazë ka gjuhën e kultivuar poetike. Poezia e Kullit është e shkruar me tendosje poetike, por asesi duke dal nga parimet poetike, është e shkruar me emocione dridhmuese,por asnjëherë duke e humbur vetëdijen artistike dhe qëllimin estetik të poezisë. Kësisoj, poetja krijon vargje të kondenzuara, në të cilat idetë shkreptijnë fuqishëm dhe krijojnë mozaikun e bukur të poezisë, ngase ajo do “*Të çliroj ankthin*” (Tingull zjarrpritës…). Dhe ky ankth nënkupton katharsisin, atë shpirtëror e letrar, i cili, shprehjen më të mirë e gjënë përmes vargjeve dhe poezisë: “*Vështroj ditë e vështroj netë/ Varur në qepenat e mbyllura të dritës/ Duke kërkuar buzëqeshjen vetëm një çast/Sirtarëve mashtues që fsheh fatin e jetës sime.*.”. (Kam qeshur tërë ditën para vaijit tim)
Kulli shkruan një model të poezisë, e cila perceptimin për të bukurën e ka esencë, ndërkaq mbi këtë esencë ndërthur shumësi formash poetike, përmes një shumësi figurash e stilesh, në vargje që këndojnë jetën si kontrast dhe kontrastin si formë të manifestimit poetik, ku dashuria përplaset me gjitha opozicionet e saj, si urrejtjen, mallin, dhembjen, humbjen, etj, sikurse në
vargjet në vijim:” *Edhe seksi ka filluar të çmendet/ Nga xhelozia e ethëzimit stinor../ Të gjithë janë pronësuar / Shpirt vdekur/ujqër të tërbuar shqyejnë pangopësisht*…” (me vezoret e insekteve). Apo në variante të tjera poetike, dashuria bën jetë prej kontrastesh të fuqishme ku puqen ndjenjat: “*zhvesh këmishën e shpirtit e nënshkruan:/ TË DUA DHE TË URREJ! Dashuritë e mëdha lindin e shkrihen në legjenda” (Silueta e zhubravitur).*
Poezia e Kullit, e ndërtuar rreth dashurisë, përcjell tek lexuesi mesazhe të fuqishme, të cilat shpeshherë thyejnë klishet letrare. Ajo demonstron me guxim dashurinë e gruas, e cila, është e plotfuqishme në relacionet me burrin, e stigmatizon varësinë dhe pushtetin e mashkullit ndaj gruas, me një stil elegantë poetik. Këtë, si shembull e hasim tek poezia “*Më lër të të
zbuloj*…” “, *ku poetja këndon: “**Për dashurinë time/ Tërbohem vetë…/S’e dua tërbimin tënd në qenien time*”. Ky “konfrontim” poetik, esencialisht ndërfut idetë e shkrimtares për relacionet mashkull-femër. Poetja shkruan me
virtuozitet dhe kurdoherë vargjet e saj dridhmuese të tronditin me fuqinë e mendimeve dhe bukurinë e të shprehurit: “*Ëndrra është luftë zjarresh…/Unë freskohem/ nën ujërat e zjarrit*”. (Nën ujërat e zjarrit).
Poezia e Kullit ngërthen në vete një impuls të thellë njerëzor, ku emocioni shkrihet në harmoni më të bukurën, me artin, me të përjetshmen, me ritmet e këngës poetike, me dashurinë si ndjenjë e ndjesi, emocione këto të cilat e përshkojnë poezinë fuqishëm dhe e bëjnë atë të ëmbël: “*Shkëmbi u lëkund/Nën gjuhë të pasionit…/ Shtrëngata u fsheh/ Nga frikë e saj*”. (Nën gjuhë të pasionit…). Poezia e Kullit shquhet për një tekstuliatet drithmues,ngase vërehet në çdo varg, pulsi i fuqishëm  i inspirimit të thellë, ai atij inspirimi autentik që shpërthen fuqishëm; ndjesia e thellë dhe përjetësia e fjalëve me vargje të goditura artistikisht. Shenjat poetike e simbolet në poezinë e Kullit janë dridhmuese, ngase fjala poetike është e përjetuar me
dramaticitet të fuqishëm dhe ajo rënkon fuqishëm: “*Fjala rënkon nën mure muzgjesh*” (Korniza). Këto poezi kanë një ëmbëlsi të dyfishtë, janë një art i bukur, i këndshëm dhe një art i ndjerë thellësisht, ku dashuria, duke qenë kryetema, jep para lexuesit botën e pasur të një poete të formuar që di të shkruaj bukur. Prandaj tek poezia “*Me qumështin e syrit*” , insiston ta
zhvesh ëndrrën, reminishencën, prandaj evokon: “*Mos e lër ëndrrën të të ikë/ Pa i zhveshur edhe lëkurën e fundit. Dhe kjo mbi të gjitha për faktin se “Hija e ëndrrës sime/ lëviz në telat e veglës/ së lashtë
muzikore*”.(Shtegtare e simfonisë…)
Një veçanti e poezisë së Kullit, gjithsesi funksional e origjinal, mbetet sistemi figurativ i pasur dhe me gjetje adekuate, pastaj leksiku dhe shenjat poetike, që shënjojnë idetë fuqishëm poetikisht. Kësisoj, poezia e Kullit,duke ngërthyer në vete trajta shumëdimensionale të këndimit poetike,shpërfaq trajtat e një poetik elitare që duhet tumirur si tejet e rëndësishme në poezinë shqipe.
Janë të realizuara në një nivel të lartë artistik, poezitë: “Të dua, të dua…se jam grua”, “Dritë mbi errësirë…”, “Mërmërinë nën puhizë të dashurisë…” ,  “Nuk munde të deshifrosh shenjtërinë time”, “ E përgjumur si kufomë në shtratin tënd…”, të cilat poezi shquhen për vlera antologjike.
Për fund, s’mbetet të themi asgjë më shumë, se sa të lëmë më së miri të flas vet arti i poezisë së Kullit dhe t’i përmbyllim këto përsiatje për poezinë e saj me këto vargje kuptimplota:  “*I lutem dhimbjes së rrezikshme/ T’më varrosë në kopsht të hijshëm/ Me fjalë të ëmbla dashurie/ Që t’i lidh në varr mizorisht*…” (Petalet shkundin hidhërimin….).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...