Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/03

Nuk luajmë më, sepse po plakemi. Plakemi, sepse nuk luajmë më…




Përsiatje pas një shëtitjeje romantike përmidis poezish të vëllimit 
“KËPUCËT E MJEGULLËS"

Nga Jorgo S. TELO

Fatime Kulli, një zë ndryshe në letrat shqipe





FINESA E KËNGËRIMIT POETIK NDJENJËSOR TË FATIME KULLIT

Imazh prej burri 

Puthja ime prej shiu 
Tinguj të trishtuar vizaton...
Çati prej burri.
Në dheun e butë të shpirtit
Këpus lule të egra... 
Puthja ime prej shiu
Mbytet nga lemza 
Nën lëkurën e verdhë... 
Imazh prej burri.
Në dheun e butë të shpirtit, 
Gjelbërojnë flokëza pikëllimi. 
Puthja ime prej shiu
Tingullfshirë, gjurmëve të viteve...
Në dheun e butë të shpirtit
Nën hijen prej burri.
Mbijnë ëndrra të belbëra. 

Një buisje tallazitëse shpërthimesh ndiesore, një buçitje figurash të zëna dorëpërdorë, apo të mbi e nën vendosura, të gjitha në shërbimin suprem të Gjenerales së fjalës poetike, Fatime KULLIT. 

Ligjësitë e jetës janë të ndërtuara të tilla që, për të qenë e plotuar jetësorja është domosdoshmërish e nevojshme pranëgjendet edhe pala tjetër, që në këtë rast poetja na e prezanton si imazh burri.
Burri (mashkulli) i kësaj poezie na ngjan si një burrë virtual, që kërkon puthje, por s’jep, për të mbjelluar me vetëdije ose jo farëza pikëllimi në shpirtin e femrës, që nuk e kufizon veten përkundrejt tij.

Është më se provokuese për femrën që dashuria e saj të marri pamjen e një hijeje që vetëm sa të ndjek pas me një ftohtësi bryme e mjegulle që hyn shpërfillshëm nëpër zemra të ndezura e temperamente naivë ose të zjarrtë. Kur “puthja prej shiu” gremiset mbi një “mjegull shterpane ose hileqare, soset çdo durim.

E kur i soset durimi një shpirti poetik, natyrshmërisht do lindin në rudinat e jetës vargje të sojme e të kolme të këtij karakteri që i hasim vërshueshëm në vëllimin poetik të Fatimes.

xxx

Teksa tërësia e shqisave tona kontakton vetëdijshëm apo spontaneisht me tufën e poezive të vëllimit “Këpucët e mjegullës”, qoftë dhe me poezi a vargje të shkëputura prej këtij vëllimi, na merr vrap mendimi, për të arritur në deduksione lloje - lloje…!

Herë – herë na krijohet një përafrim e përqasje e poeteshës Fatime Kulli në rolin e hyjneshës së dashurisë, duke u “grabitur” atributet Erosit, Kupidit, San Valentinit e gjithkujt.

Përngjet sikur poetesha ka marrë përsipër të superojë avokatinë e pararojës së ndjenjave njerëzore që ëmbëlsisht shqiptohet “dashuri”…

Teksa je i shoqëruar me vargjet misionarë e vizionarë të lirizmit të poeteshës duket sikur brenda shpirtit gjigand të Kryendjenjës nuk ke të nginjur me një shëtitje soditëse pa kurrfarë indiferentizmi karshi ndjesive dhe mesazheve të merakshme që përcillen përmes vargjeve të thekshme, sa miklonjëse aq dhe tronditës gjer në “oxhakun” e vullkanit shpirtëror të femrës brenda ngjizjeve e troshitjeve të ndërsjellta dashurore, ku seksi delikat guxon të shprehë “ashiqare” shumëçka që e step ndjenjën…

Nga një shpirt poetik cilësor me intensitet ndjeshmërie priten veçse produkte poetike cilësore, që kanë tendencën të depërtojnë në çdo zemër të sprovuar apo edhe në zemër pa asnjë përjetim dashuror…
Nuk është e thënë dhe as e domosdoshme të jesh i tejmbushur me përvoja të tilla vetjake që të mundesh të shkruash për to, paçka se sa dorë të jep kjo përvojë…

Fatime Kulli, si e tillë, pra, si poete me ndjeshmëri të lartë, arrin përmes intuitës femërore e poetike t’i kapi të gjitha kahjet e senset e realitetit njerëzor, duke u dhënë flatra vargjeve lirikë, ku erotizmi njerëzor do të gjejë patjetër strehën e duhur për të qenë i mirëpritur.

Shumëçkaja e realizuar më një përkujdesje si prej një amvisjeje të paqme të përzgjedhjes së fjalës e të mendimit filozofik, e ka gjetur shprehjen në shumicën e këtyre poezive. Këto si të jenë në garë me njëra – tjetrën, kanë vetinë të të nxitin fantazinë, të të gudulizin shpirtin, të të fshikullojnë sedrën, të të pasurojnë fantazinë, të të miklojnë ndjenjat në çfarëdo moshë që të jesh…

Fjala poetike bën të lëvizë vendit edhe më “nursëzi” (individi shpirtgërmadhë)…

Mund të krijohet fillimisht (me leximin e parë sipërfaqësor) mendësia e përshpejtuar, sikur poetesha mëshon më së tepërmi tek instinktet e sojit tonë njerëzore. Ne nuk merremi me mendimet e ngutura e as me paragjykimin e kontekstit të fjalëve e idiomave të shprehura paqësisht në tekst.

Serioziteti i ngrohtë e shfaq veten qartas, kur di të respektojë, di të krahasojë, di të vlerësojë normalisht, as me elozhe pa kurrfarë argument as me nihilizma vrastare, që arrijnë ta vdesin fjalën poetikë qysh në belbëzimin e parë…

Duke u vetëshndërruar çdo kritik e lexues në një studiues të artit të fjalës, s’do kemi shumë soditës vetullvarur të krijimtarisë letrare e artistike.

Mundet që këtu në mes të këtij shkrimi të bëj një kapërcim:

Unë, si një krijues nga jugu i Shqipërisë, jo dhe aq i afirmuar, sa mund të mendohet, u njoha me zonjën e nderuar, Fatime Kulli vetëm pers internetit.

Kisha lexuar prej vitesh letërsi nga shkrimtare e poete, duke nisur nga Elena Kadare, Natasha Lako, Mimoza Ahmeti, Luljeta Leshanaku, Iliriana Sulkuqi e paksa më vonë jam njohur me penën e Suzana Zisit, Raimonda Moisiut, Kozeta Zylos, Lediana Pajës e të tjera, gjersa u stacionova te prurjet poetike të Fatime Kullit.

Janë një tërësi zërash, ku vërehet lehtë e dukshëm prirja për letërsi të vërtetë, prej nga gjithkush ka ç’të përfitojë.

Vihet re te shumica e krijueseve në traditë e ato bashkëkohëse prirja për të kërkuar në vazhdimësi më të pranueshmen, më të përsosurën, prandaj dhe në krijimtarinë e tyre gjejmë vlera të shumta, përmes një sitisjeje që mund t’i bëjë produktit shpirtëror çdo krijues, siç kemi në rastin konkret shumëzërëshen tingëlluese Fatime Kulli, një zë ndryshe midis zërave të shumtë të letrave shqip.

Fill pas njohjes, pas përshëndetjeve të para virtuale (internetike), nisa gërmimet që më duheshin për të njohur jo vetëm penën e kësaj autoreje, por pak a shumë edhe diçka më tepër rreth jetës e veprimtarisë; në ato rrafshe që do të më mjaftonin, për të mundësuar lidhjet e qenësishme midis individit si krijues, si veprimtar brenda një mjedisi të përcaktuar. Dhe ishte kjo një njohje e ndërsjelltë , zemërhapur dhe dëlirët.


Ishte kjo njohje që më nxiti të hedh në letër këto mendime që marrin trajtën edhe të një analitike të thjeshtë apo të refleksionit, meditimeve e përsiatjeve sintetizuese…

Brenda një kumti që e kam dëshiruar prej të tjerësh, por që ia dëshiroj dhe vetes: inkurajimit realist të gjithkujt që i do të mirën drejt perfeksionit dhe jo pekulepsjes, për ta parë një ditë (larg qoftë!) të rrëzuar nga çfarëdo lartësie…

Kur ndjenjat konvergohen në dashuri, duke nisur që nga adoleshenca e deri në maturinë e duhur, konstatohen mirëkuptime, porse edhe sig - zage konstatohen, pse jo edhe grindje e sherre, deri në dhimbje e lot.

Këto sjellje e kundërsjellje përbëjnë në fund të fundin peizazhin e plotë të shpirtit njerëzor.

E kështu me këtë përfshirje gjithëdimensionale e gjejmë këtë peizazh poetik edhe te vëllimi në fjalë i Fatime Kullit. 

Ëndërroj krahët e kalit të bardhë...

Një psherëtimë e ftohtë
Si tingulli i kitarës telkëputur...
Qetësisht e vetmuar rrotullohet. 
U duk se më çeli buzëqeshja e largët...
Kur vesha fustanin e bardhë, 
Nën puthjen e imagjinuar
Si pikëpyetje e lumtur... 
Unë, materie e buzëqeshjes së trishtuar
Ëndërroj krahët e kalit të bardhë,
Të ëndrrës realitet... 
Në këtë tingull shpresëkëputur
Që kohë më parë
I adhuroja tingujt të krijuar
Dhe formën e kurmit burrëror. 
Eh, kujtoj 
Buzëqeshjen e tij të çmendur,
Që gajasej në sup të mbrëmjeve.
Nën qiellin e syve të tij
Çelnin bulëza të paçelura... 
Me hapa ndezur, krahë-muzgjesh
Vrapoja nëpër ëndrra të kaltra... 

Besoj se çdo dashamirës poezie di të dallojë ngjizjet e habitshme të epitetit me metaforën, ku edhe sendet e dukuritë kanë marrë përsipër misionin e artë të metaforës e simbolit… një gurrë e vërtetë ligjërimi, që mjeshtërisht arrin t’i përcjellë autorja e vargut fin me një pasuri e bukuri të tillë që na kujton si tërësi një gjerdan, ku diamantet shprehimore s’kanë të numëruar, aq sa të japin shijen e tejveljes…

Epitetet e metaforat shumëngjyrëshe përbëjnë se toku aureolën e florinjtë të çdo poezie e të krejt vëllimit poetik të autores zë fuqishëm e gjëmimtar.

Do zgjatesha më tej se përmasat e vetë librit, sikur të renditja këtu sasinë e çifteve të figurave stilistike të modelit:ëndrra të kaltra; buzëqeshje e çmendur; psherëtimë e ftohtë, të cilat sipas vetëdijes dhe shijes së lexuesit vishen dhe me konture individuale të të bërit analitikë.

Atëherë, për te mos kaluar në tepri, uroj që mikesha ime internetike, poetesha Fatime Kulli, të gëzojë shëndet për vete e me gjithë familjen, pa iu reshtur kurrë prodhimtaria letrare. Begatia e një pene të tillë këngëruese është një fat e kënaqësi për gjithë ne, lëçitësit – dashamirës shqipfolës.

Po e quaj me vend ta mbyll me një thënie universal të George Bernard Shout:

“Nuk luajmë më, sepse po plakemi. Plakemi, sepse nuk luajmë më…”

Urimet më të bukura, zonja Fatime! Rrezatofsh përherë mençuri brenda rebelizmit tënd poetik, që buron prej një shpirti të lirë dhe të etur.

Nuk ka apokalips më 2012

E gjithë bota është futur në një ankth të madh dhe histeri kolektive për shkak të kësaj teorie tragjike, por çfarë mendon NASA rreth kësaj çështjeje?

Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm dy vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit.

Për më shumë, të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?

Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull, në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa, kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012, që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.

E gjithë bota është futur në një ankth të madh dhe histeri kolektive, për shkak të kësaj teorie tragjike, por çfarë mendon NASA rreth kësaj çështjeje?

Bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor të vitit 2012, insiston Agjencia amerikane e Gjithësisë, në kuadër të një fushate të rrallë për të zhvleftësuar pohimet e përhapura, të nxitura nga interneti dhe filmi hollywoodian 2012, i cili përveç fundit të botës, na shfaq edhe një version modern të Arkës së Noes të mbushur me kafshë dhe njerëz të përzgjedhur nga elita botërore për të nisur ciklin e ri të jetës nga e para.

Filmi më i fundit, "2012", që bëri bujë duke u shfaqur në të gjitha kinematë botërore dhe, duke shfrytëzuar "famën e momentit" të nxitur nga teoritë konspirative të apokalipsit, paraqiti një produksion 200-milionë dollarësh rreth fundit të botës, që bazohet në mitet e mbështetura nga kalendari i Majave.

Skenari apokaliptik rrotullohet rreth pohimeve, se fundi i botës do të vijë kur Planeti X - apo Nibiru - do të përplaset me Tokën. Planeti misterioz thuhet se është zbuluar nga sumerët, sipas pohimeve të pseudo-shkencëtarëve, entuziastët e aktiviteteve paranormale dhe teoricientët në internet.

Disa uebfaqe e akuzojnë NASA-n se është duke e fshehur të vërtetën rreth ekzistencës së planetit, mirëpo Agjencia amerikane e Gjithësisë i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i quajtur "Mashtrime në internet".

"Nuk ka bazë faktike në këto pohime", kanë thënë përfaqësuesit e NASA-s". "Po të kishte ndonjë të vërtetë në përplasjen e tillë, astronomët do ta kishin përcjellur së paku gjatë dekadës së kaluar dhe deri më tani ai planet do të mund të shihej nga të gjithë", kanë thënë astronomët. "Është evidente se ai planet nuk ekziston".

"Shkencëtarët e besueshëm në tërë botën e dinë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i lidhur me vitin 2012", ka shtuar NASA.

Ekziston një planet tjetër, Eris, që është duke lëvizur në hapësirë. Megjithatë, ky planet i vogël, i ngjashëm me Plutonin, do të mbetet në pjesën e jashtme të sistemit diellor dhe nuk mund të afrohet më shumë se 6.4 kilometra me Tokën, sipas NASA-s. NASA ka insistuar se kalendari i Majave në të vërtetë nuk merr fund më 21 dhjetor të vitit 2012, pasi që një periudhë tjetër fillon menjëherë pas tij.

Një teori tjetër, të cilën NASA e ka zhvleftësuar janë stuhitë gjeomagnetike, ndërrimi i poleve apo jostabiliteti i pllakave të Tokës. Për shembull, disa mite pohojnë se, rotacioni i Tokës dhe polariteti magnetik janë të lidhura, me një ndërrim polesh që ndodh çdo 400.000 vjet.

"Me sa e dimë ne, një ndërrim i tillë magnetik nuk ka ndikim në jetën në tokë", dhe ndërrimi i rotacionit të Tokës është "i pamundur", ka siguruar NASA.

Po ashtu, edhe pse kometat dhe asteroidet gjithnjë e kanë goditur Tokën, "goditjet e mëdha janë shumë të rralla", ka theksuar NASA. Goditja e fundit e madhe besohet se kishte ndodhur 65 milionë vjet më parë, duke shkaktuar fundin e periudhës së dinosaurëve. "Tashmë e kemi parë, se nuk ka asteroidë aq të mëdhenj sa ai që vrau dinosaurët", ka thënë Agjencia e Gjithësisë.

TRE TRIMA NË LLAUSHË


Falënderoj nga zemra tre burra nga Deçani - Mustafë Ramaj ,Cen Vishaj dhe Beqë Lika për pasionin me të cilin ma përtërinë ngjarjen e lavdishme të Llaushës – autori...





Mbushë Llausha me të blertën

E pikëllueme në pranverë

Njëzetmjë burra mësuesin

Përshëndesin dhe një herë



Lamtumirë, o Halit Geci!

Pru Drenica luftëtare

Njëzet mijë burra për ty

Të qoftë e lehtë toka shqiptare!



Dikush shtërngon grushtet fort

Dikush lotë po nxjerr nga pak

Dikush mërmërin: “Halit

S’më del shpirti pa marrë hak!”



Po…Nga mbinë këta tri maska?

Mos i prunë majat e Sharrit

A mos amanet i nxori

Kjo lëndinë nga fundi i varrit?



Fshehur si miu mes turmës

Sytë shqyen katërsh UDB ja

Maskat britën shqip: “O popull

Është krijuar UCK ja



Kosova, nana e burrnisë

S’asht mësue faqen me koritë

Loke! Më ka ardhë dita jeme

Për nder tand sot pushkë me qitë!





Burra, lirinë kush s’ta falka

Nuk bahet dasma pa dash!

S’ka le ai që e tremb Kosovën!

Të puthsha grykën, o kallash!”



Mas tri maskave - tre palë sy

Që shkreptijnë si baruti

Me zi i mbajnë maskat këta burra

Muja, Rexha e Dauti



Një prej nesh duhet të zbëlohet!...

Kuvendojnë trimat për pak

Dhe Dauti i Dukagjinit

Përmbi turmë maskën ç’e flak



Moj Llaushë, kurr s’je tronditur

Për kaq gëzim në ditë varrimit

Përqafojnë dy maskat tjera

Dautin e Haradinit





“Unë…e njoha atë që foli

Me njatë za që bubullon

Kangën “Kreshtat e Kosovës”

Veç ai, tjetër s’e këndon





Kangën “Kreshat e Kosovës”

S’e këndon kush me çifteli

Se ai burrë me Beqë Gashin

Mujë Krasniqi emni i ti



Në daç me kangë, në daç me fjalë

N’ daç me pushkë, n’daç me sakica

…Por një ditë ra Mujë Krasniqi

Trim…nga ata lind veç Drenica…

Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë…




 Intelektuali i vertetë duhet të jetë roje i  shendetit mendor, shpirtëror
dhe qytetar te shoqërisë! (Agron Bala)

Historikisht ,pushtuesit në vende të ndryshme të botës ,sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën . Ashtu ka ndodhur edhe me ne .Potë analizonim çdo kohë të kaluar do të shofim se ndodhnin gjithmonë të njejtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut : “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paarqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njofim kohën e serbëve të atyre të para luftës së dytë botërore dhe të atyre të pas kësaj lufteje : inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen ,vitet e 80-ta :,diferencimet në Universitet ,në shkolla  , në entet historike , në entet publike ; të gjitha këto vetë e vetëm  që intelingjenca e vërtetë shqiptare të shthurret ,të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të të pa mendëve. E njejta gjë edhe me grekërit , që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këte shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dijmë.

Pra shëndeti mëndor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetëshme të asaj shoqërijeje.

Edhe të çmuarit e ndihmave ,përkrahjes dhe shpëtimit tonë nga një komb mik është në nderin e intelektualëve që t`ia bënë të dijtur në mënyra të ndryshme të gjithë masës ,që edhe ata që nuk kanë qasje në letra dhe shkrime të jenë falënderues për të mirat dhe përfitimet që i kanë ardhur vazhdimisht që nga fitimi i Pavarësisë së 1912-tës.   Të gjithë ne të mos bijmë pre në interesat e caktuara dhe të harrojmë … atë çka s`duhet harruar kurr. Me siguri që po nën kuptohet se fjalën e kam për Shtetet e bashkuara të Amerikës, shkurt Amerikës.

Shpresa e Shqipërisë, të paktën 100 vitet e fundit, kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshillat që na kanë dhënë përfaqësuesit e këtij shteti të madh demokratik e shpirtgjerë, i cili përherë është bazuar në zgjidhjen e problemeve në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe jo në zgjidhjen e çështjeve sipas preferencave dhe interesave, kanë qenë të vlefshme, vazhdojnë të jenë të tilla, ndaj ne duhet t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i zbatojmë me korrektësi ato.( Nuri Dragoi).

Rol mjaft pozitiv, për fatet e vendit tonë, ka luajtur amerikani Charles Telford Erickson. Ai ishte 12 vjet me misionin në Shqipëri dhe 14 vjet si i pavarur. Në vitet 1920­-1921, ka qenë komisioner special për Shqipërinë, në SHBA, dhe në vitet 1922-1923, ka asistuar pranë stafit të American Legation, po në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dërguar një sërë letrash dhe ka biseduar edhe vetë me presidentë, senatorë dhe të tjerë persona me rëndësi në SHBA, mbi historinë, kulturën dhe, mbi të gjitha, për situatën politike në Shqipëri.
Çështja shqiptare u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Senatit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1919. Kërkesa u lexua nga Senatori Henry Kobot Lodge, shef i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Senatit. Ajo u përcoll nga konsulli kombëtar shqiptar në Amerikë, pasi ishte hartuar prej delegacionit shqiptar. Komisioni shqiptar, i përbërë nga C. T Erickson,
C. A Çekrezi dhe Kristo A. Dako, u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, më 2 shtator 1919. ( Historia e popullit shqipetar)

Qëllimi dhe dëshira e Charles Telford Ericksonit ka qenë më parimorja  dhe me një vizion të qartë që të iu bëhët e dijtur fqinjëve gllabërues se Shqipëria e ka  pranë një mik të madh . Se se mike ,për popullin shqipëtar ka qenë Amerika është vërtetuar edhe me fakte gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit. T`i numërojmë ?

Shpresa e Kosovës ,të paktën në këto 20 vjetët e fundit kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo intervenim i Amerikës është shpresa e fundit për ne. E dijmë ne këtë?  Qëllimet e një Kosove të lirë  dhe të pavarur  nuk janë  as partiake  e as individuale ; meritorë  për këte që e kemi jemi të gjithë ,edhe unë ,edhe ti ,edhe ai edhe ne të gjithë .Meritorë janë të 15 000 viktimat , meritorë janë 1 000 000 shqipëtarë të zhvendosur e të dëbuar nga tokat e tyre , meritorë janë 20 000 vajza e gra të dhunuara . Kosova e lirë nuk është New Born i dikujt me emër e mbiemër, por është i posa linduri i të gjithë nesh.

Fletorja Zyrtare nr. 56 (10 dhjetor 1922) shkruan : “Diplomati amerikan  Maxwell Blake , njohtonte me disa nota pozitive departamentin e shtetit , se Amerika për politikanët shqiptarë ishte një vend i parapëlqyer . Pasi duke qenë një shtet i largët nuk kishte synime politike ndaj Shqipërisë. Prandaj kërkonte shpejtimin e njohjes dhe të vendosjes zyrtarisht të marrëdhënieve diplomatike .Duke u nisur nga këto vlerësime Departamenti i Shtetit vendosi më në fund të njihte zyrtarisht Shtetin Shqiptar dhe të urdhëronte M.Blake të paraqiste letrat kredenciale (me 28 korrik 1922) si ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm i SHBA-së në Shqipëri . pandeli Evangjeli si funksionar i Shtetit Shqiptar ju përgjigj me fjalët : Populli shqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin se në çastet më kritike të ekzistencës së tij , kombi fisnik dhe i madh i SHBA , nëpërmjet përfaqësuesit të tij tëe denjë në Konferencën e Paqes , ishte njëri nga mbrojtësit më të vlefshëm të çështjes shqiptare dhe në sajë të këtij qëndrimi fisnik atdheu ynë mundi të shpëtonte nga një rrezik i madh.Kjo ngjarje do të mbetet e pashlyeshme në zemrat tona.”
At Gjergj Fishta ( Tiranë 1943 ) shkruan se njohja zyrtare e Shqipërisë nga qeveria Amerikane ishte edhe ndërhyrja e tij tek senatorët duke iu spjeguar qështjen edhe nga ana fetare (H.Bello).

Kur disa shkonin aq larg saqë e pëshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me çrregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston ,del Fan Noli, që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit. “Ajo është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët slave”
Amerikanët:” Në një libër historije, të shkruar nga shumë autorë amerikanë për shqiptarët në Shqipëri dhe në Amerikë, konkludohet se besimi fetar asnjëherë nuk ka qenë motiv ngatërresash ndërmjet prijësve. Informacioni përfundimtar i Komisionit të Lidhjes së Kombeve të datës 12 maj 1922 kundërshton idenë se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.” Pra?

Fan Noli, në rastin e një takimi me presidentin Uilson, i paraqiti në mënyrë jo zyrtare problemin e Shqipërisë. Presidenti amerikan, sipas Nolit, e dëgjoi ekspozenë “me interesim dashamirës” dhe e siguroi Nolin se ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë. Fan Noli u takua edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin shprehet se ishte jashëtzakonisht e mirinformuar për Shqipërinë. Ai ishte thellësisht i bindur se në Konferencën e Paqes në Paris Shqipëria do të fitonte pavarësinë nën garancinë e fuqive të mëdha.  Pra ?
Emigrantët shqiptarë, në përgjithësi, dhe në veçanti ata të Amerikës, mbështetëshin shumë shpresa tek Konferenca e Paqes dhe sidomos tek presidenti Uilson. “Në listën e miqve të Shqipërisë bëjnë pjesë edhe dy njerëzit më të ndritur të Amerikës dhe të botës: presidenti Uilson dhe ish presidenti Ruzvelt”, shkruan “The Adriatik Review”.Po , na sot?

Jemi të vetëdijshë se çka po bëjmë ? E dijmë të dallojmë mikun nga armiku? E dijmë të falënderojmë mikun për ndihmën e dhënë ? Kosova është e të gjithëve ne , Kosova është e jona.Kosova nuk është pronë as e individëve  e as e partive ,Kosova është  e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe e pakicave që dëshirojnë t`a pranojnë Kosovën si të tillë dhe të jetojnë në te.

Kur në Kosovë  e edhe në Shqipëri ballafaqohemi me probleme  që duan zgjidhje të menqur më shkon mendja tek një defekt i zemrës tek Sindromi “Wolf –Parkinsin –White” . WPW  karakterizohet me rrugëtim abnormal elektrik të zemrës  i cili e shkakton çrregullin e ritmit normal të saj (aritmija). Të rrahurat e zemrës  së shëndoshë janë të kontrolluara nga një signal i cili lëvizë nëpër zemër me një rrugë të kontolluar në mënyrën më të përmbaruar. Kur pason çrregullimi elektrik i zemrës ,humbet kontrolli i hyrjes dhe daljes së gjakut nga zemra . Gjaku nuk di se a tëdelnga zemra apo të hynë në te . Kështu në këtë rrëmujë  e cila zgjatë jo gjat  truri mbetet pa oksigjen dhe pason vdekja.

VEGJËLIA IME, NË ROSUJËN ILIRE


         


Prof.as.Dr. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë

Që mos të zgjatem, shënoj këtu se aty nga viti 1938-1939, pasi prindërit tanë u shpërngulën nga shtëpia e Ukë Mehmetit, u vendosën në tokat e shtëpinë e Elez Demës (Dozhlani). Kjo ishte ndërtuar mbi një kodër (”Kodra e Myrtës”, i thonin),  pothuajse në mesin e fshatit Rosujë. Ai kishte pasur dy gra, Rushë Sokolen (me këtë lindi dy vajza, Fatimen e Gjylën dhe djalin, Zeqirin) dhe Ajshe Sylën (me këtë të fundit i lindi dy djemë, Qazimin e Bislimin).
Me historikun e asaj shtëpie të vjetër, tashmë pothuajse e rrënuar, janë të lidhura shumë ngushtë edhe disa kujtime të fëminisë sime. Tregonin se para çlirimit të vendit aty kishte funksionuar pak kohë shkolla fillore e fshatit. Më vonë, ajo u vendos në Rudeshe, në xhaminë e Bujanit dhe së fundi në një ndërtesë të re. Ashtu siç e kam të shkruar në dokumentet e gjendjes civile, por dhe sipas  krahasimeve, që kam bërë me bashkëmoshatarët, si me Maxhun Niman Margjekën (lindur vetëm 5 ditë para meje) dhe Murat Imer Avdylin, po nga Rosuja e një familjeje fqinje me ne dhe me Mark Nduen e Poravit, djalë i mbesës sonë, Mire Mushakut (lindur po ato ditë) etj., unë erdha në këtë jetëmë datën 23 mars 1940. (Më pas, duke e ngatërruar numrin 23 me 29, më ngeli në dokumente si datë lindjeje kjo e fundit). Më kanë treguar se nëna ime, Suta ka pasur probleme shëndetësore para lindjes sime dhe, bile, me shpresën për ta qetësuar i kishin kërkuar ndihmë dhe hoxhës, i cili i paskësh shkruar nuska.
Banorë të fshatit tim të lindjes, Rosujë-Tropojë (viti 1967)

Pagëzimin e emrit tim, Murat, me sa më kanë thënë, ma ka bërë njerka, Zojë Gjeloshja, si dhe nuni im, Halil Arif Tahiri-Margjeka. Sigurisht, as njerka dhe as nuni im nuk e dinin se ky emër shpjegohet nga arabishtja, që do të thotë: ”dëshirë, qëllim”. Halili kishte qenë partizan i Luftës NcÇl e pas çlirmit oficer dhe vdiq para pak vjetësh, në Tiranë; la tre djem e dy vajza. Pra, emri im është ”puro mysliman” dhe prandaj shpesh të njohurit e mi kanë shprehur mëdyshje: a jam mysliman apo katolik!? Ndër ata kureshtarë të kësaj çështjeje ka qenë edhe pedagogu im i letërsisë në Universitet, Koço Bihiku. Më kujtohet se, kur po na i plotësonin diplomat pas studimeve të larta, ai ndodhej në një dhomë me pedagogë të tjerë. Po kaloja aty pranë e ai më thirri: ”O Murat, Murat!” Ndalova e ai vijoi të pyesë: ”çfarë je ti, mysliman apo katolik?” Unë i thashë se familja jonë ishte e fesë katolike dhe se kishim afër një shekull me banim ndërmjet myslimanëve. Siç duket, nga kjo arsye ma kishin venë një emër të tillë. Sakaq, ndërhyri në bisedë, profesori im i dashur dhe i paharruar, Akademiku Eqrem Çabej. ”Është e njohur kjo gjë për malësitë e Veriut,-shpjegoi ai.- Prindër të fesë katolike ua vinin shpesh fëmijëve emrat myslimanë. Kjo traditë ruhej që nga koha e pushtimit osman. Ndoshta dhe për të qenë më të sigurtë e më të mbrojtur, në çdo situatë”.
Është e vërtetë kjo gjë edhe më Malësinë e Tropojës, se shpesh njerëzve të fesë katolike ua vinin emrat myslimanë. Pra, ndoshta, kjo bëhej ”për t’u mbrojtur” nga  ndonjë sulm i turqve, ndaj shqiptarëve katolikë! Sa për ta ilustruar këtë mendim, përmend këtu se një kusheri i yni rrojti mbi 90 vjet dhe e kishte emrin Hasan. Ndërsa emrat e të parëve të tij ishin: Beqir-Sadri-Ukë dhe më tej-Gjon. Pra, disa breza kishin emra myslimanë.
E ndërpreva pak fillin e mendimeve. Posaçërisht, dëshiroj të tregoj se, sidomos me bashkëmoshatarin tim, Maxhunin, më kanë lidhur të gjitha kujtimet më të mira të fëminisë sime. Kjo sepse nëna ime, Suta kishte qenë e sëmurë shpesh, si nga sytë dhe nga malarja. Prandaj ishte detyruar të shkonte për vizitë, në Shkodër e në Gjakovë, kur isha në moshën e gjirit. Kështu, u bëra si binjak me Maxhunin dhe piva qumësht në gjirin e nënës së paharruar Mine Myrtja, nga fshati  Buçaj i Malësisë së Gjakovës (Tropojë). (Në fakt, siç më ka treguar Maxhuni, Minja e ka pasë origjinën nga fshati Luzhë, ku i vdiq i jati dhe pastaj shkoi me nënën,që iu martua në Buçaj dhe  atje pati vëllezër Avdyl e Adem Qerimin dhe motra Fatimen e Buten). Për ta forcuar këtë afërsi tonën, kur ishim të vegjël, ne pimë edhe gjakun e gishtit të njëri-tjetrit, duke u bërë burazerë, siç i thonë nga Jugu i Shqipërisë.  Pra, a kam patur të drejtë që gjithnjë e kam njohur e paraqitur Maxhinin si vëllain tim? Sigurisht, po. Gjithashtu, ai vetë dhe familja e tij më kanë njohur të tillë, si bashkëshortja, Valentina me fëmijët, Eduardin (tash disa vjet emigrant në Londër) e Vladimirin (me profesion farmacist) dhe vëllezërit Ali, Shaban e  Isuf dhe motrat Rushë e Zizë. Tani, po përmend fjalët, që na tha  mua e Maxhunit, vëllai im Nikolla, gjatë një vizite disa kohë më parë në shtëpinë e tij, në Porto-Romano të Durrësit: ”Unë jam shumë i kënaqur për  dashurinë e respektin, që keni treguar gjatë tërë jetës për njëri-tjetrin. Besoj se është rast i rrallë që, për një periudhë afër 70-vjeçare, dy  veta, shokë ose vëllezër qofshin, të kenë mbajtur lidhje e miqësi të pandërprerë dhe kaq të sinqertë sa ju, pa pasur asnjë rast të prishjes së qejfit me njëri-tjetrin”. Fshati Rosujë, vendi ku linda dhe kalova nëntë vitet e para të jetës, më sjell kurdoherë ndërmend kurdoherë kujtimet më të bukura të fëminisë. Kam vite që nuk kam shkuar atje, për ”arsye” nga më të ndryshmet, por më kanë thënë se ndërtesa dykatëshe, ku banonim ne, tanimë pothuajse është shembur. Sidoqoftë, edhe ato rrënoja,  në themelet e tyre, janë si të shenjta kujtimet e vegjëlisë sime. Ndërsa për tërë Rosujën gjithnjë kam shumë mallë dhe, për të e njerëzit e saj, ruaj kujtimet më të  paharruara të jetës sime. Çuditërisht, sa më tepër ikin vitet, aq më e fortë është kjo ndjenjë në ndërgjegjen time. Përherë e kam pasur atë ndjesi, por tani dëshiroj ta theksoj se të moshuarët e saj gjithnjë i kam quajtur e vlerësuar si nënat e baballarët e mi, ndërsa fëmijët e tyre si  motrat e vëllezërit e mi. Të më falin pasardhësit e banorëve të atyre viteve në Rosujë, që këtu ndoshta nuk do t’i kujtoj të gjithë pleqtë dhe më të moshuarit e mirë të saj, për të cilët tani përulem me nderim e respekt të thellë. Ndër ta, kujtoj familjet e Niman Tahirit; Mehmet, Bali, Halil e Selim Arifit; Miftar, Tahir e Idriz Jahës; Elez Demës;  Rexhep Ahmetit; Qel, Imer e Bajram Avdylit; Ramë e Ali Mehmetit; Hysen e Shaban Zmajlit; Ukë Mehmetit; Ibrahim Hoxhës; Sadik, Shpend e Haxhi Pleshtit; Gani e Sinan Melit; Azem Bajramit; Zeqir Halilit; Azem Shpendit; Ahmet Alisë; Imer Sylës; Ramë Binaku... Sidomos, kur i kullosnim dhitë në përronin e Bogishës dhe në pyllin e ”Gjytetave” të Rosujës, e shihja me kërshëri tërë atë zonë interesante. Më bënin shumë përshtypje ato mure të trashë e të lartë, ndërtuar nga paraardhësit tanë ilirë me gurë të mëdhenj e të lëmuar. Vëllai Nikolla dhe shoku i tij i moshës Idrizi, i kishin mësuar shkronjat e alfabetit pa hyrë në shkollë dhe mbi ta kishin skalitur emrat e tyre. Po kështu, unë me Maxhunin mundoheshim të ”shkarravisnim” emrat tanë. Më vonë mësova se aty kishte qenë një qytet ose kështjellë e lashtë ilire. Përmes kësaj qyteze depërtonte një shpellë e thellë, me errësirën e saj verbuese. Barinjët shpesh përpiqeshin të hynin në të, duke përdorur pishë të ndezura etj. Por ato shkuheshin menjëherë nga gazi i brendshëm e mungesa e oksigjenit. Kur i afroheshim grykës së shpellës, kishim mjaft frikë. Megjithëtë, branda saj hidhnim gurë (si për të vrarë shtriga e dreqër), të cilët bënin pastaj një zhurmë shurdhuese, kur rrokulliseshin brenda-poshtë. Vetëm pasi u rrita, e mora vesh të vërtetën e asaj kodre, rrethuar me mure të trashë, me emrin ”Qyteza e Rosujës”. Këtë gjë e zbuluan arkeologët, në një ekspeditë të drejtuar nga prof.dr. Bep Jubani dhe dëshmuan se, që në lashtësi, aty na paskësh qenë një vandbanim i popullit tonë, që e kishin emrin interesant ”ilirë”. Sipas një botimi, që ai ka bërë më vonë, pohohet se informacionin e parë për këtë vendbainim ilir e kisha dhënë pikërisht unë, kur isha student në Universitetin e Tiranës. Më vonë, aty janë bërë gërmime e janë zbuluar objekte me vlerë nga arkeologët tanë. Por mendoj se ka mbetur për të bërë më shumë në këtë drejtim, pasi ai vendbanim ilir ka në thellësi të tokës mjaft dëshmi, ende të pazbuluara. Kur shërbeja në atë rreth, atje bëmë një vizitë edhe me ish-shokun tim të kursit në Universitet, prof. Enver Hysën, nga Peshkopia dhe nga ajo ditë kam një fotografi, të cilën e ruaj si kujtim. Gjithashtu, kanë ardhur studiues të tjerë nga Tirana dhe kanë takuar babain tim. Nër ta, po përmend këtu prof. Petraq Pepën, i cili mori nga ai një kujtim për Luftën e Çabratit të Gjakovës, nën udhëheqjen e Bajram Currit, i cili u botua pastaj në përmbledhjen me kujtime të asaj periudhe. Siç shkruaj diku në kujtimet e mia, babai ishte këngëtar dhe dinte mjaft këngë të tilla, sidomos nga  rapsoditë e Mujit e të Halilit. Disa nga këto i regjistroi, kur  shkoi për një ekspeditë nga Tirana, në Tropojë e aty në Fang, ish-studiuesi dhe botuesi i pasionuar i Institutit të Kulturës Popullore, i njohuri im i mirë, folkloristi nga Elbasani Qemal Haxhihasani (vdekur në moshë relativisht të re, disa vite më parët...

    (Pjesë nga libri autobiografik ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime”, Tiranë, 2010)

Një vepër e vlerësuar me meritë dhe dinjitet.‏





I respektuar dhe i nderuar Z. Flori !

Ju përshëndesi, Ju urojë dhe Ju përgëzojë për botimin e veprës " Olimpi Shqiptar " , që është nder i Juaj, kënaqësia e miqëve, vlerësim i letërsisë dhe mburrja e Kombit tonë.

Me botimin e këtij libri keni arritur majën e Çukës të malit të " Shënjtë" , të Tomorit të Dodonës së  Beratit, që ka rrezatuar edhe mbi Olimpin e Zeusit Shqiptar.

Këtë vepër do t'a njihja , do t'a cilësoja dhe do t'a konceptoja si një kulm dhe si një dokument enciklopedik të mendimit shkencor, të publicitetit, të letërsisë dhe të arritjes së botës intelektuale shqiptare-kosovare dhe më gjerë; që e nderon dhe e rradhit me dinjitet, edhe letërsinë tonë mbarëkombëtare në një nivel cilësor të lartë.

Atje gjenë të përzgjedhur, të përmbledhur, të analizuar, me kujdes të plotë, me mjeshtëri dhe me talent; letërsi të arritura, polemika të zgjedhura, intelektuale dhe shkencore, shkrime publicistike të veçanta, të përshkruar në shtatë kapituj interesant, ku përfshihen artikuj me mjaft vlera dhe me tematika shumë të larmishme.

Kjo vepër e personifikon autorin si një intelektual me vizion të gjërë publicistiko-letrar, si një shkrimtar me aftësi të rralla mjeshtërore, si një hulumtues i përzgjedhur dhe shkencëtar me kontribute të veçanta.

Librin kollos " Olimpi Shqiptar " po pres t'a rradhis me veprat e shumta që më ka dhuruar autori, t'a vë përkrah librit të adhuruar " Guxim Shqiptar " , për të m' a nderuar edhe më shumë biblotekën time.

Me respekt dhe konsideratë 

Akademik Dr. Namik M. Shehu

---------------------


PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR


Vepra "Olimpi shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.
Madje,kjo e tashmja:"Olimpi shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",
por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,
poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës.
Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare.

Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,
Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,
Abdullah Konushevcin,
Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Raimonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina 



Letra e shkrimtarit Engjëll Shehut

...
Ju i nderuari miku im Flori jeni domethenia e letersise shqiptare ne veprat tuja leterare i jepni drite leterses dhe ceshtjes mbare kombetere asaj te Pamvresies se Kosoves edhe pse disa hije dhe anti shqipatre duan te hedhin balte mbi juve peronaliteti juaj dhe emri juaj ngrihet fuqishem dhe i paster si vet shqpirti juaj i kulluar per te miren e Mbarekombetere.
Une te te uroj sukses te metejshme ne punen tende te mrekullushme ne publikimet e librave ,materialeve domethenese ne internet ku gjejme relitetin e shoqerise dhe te vertetet e historise tone kombetere.
Juve duke vazhduar si gjithmone ne rrugen e shkrimeve te tua ne internet i sherbeni te vertetes duke demaskuar meskinet, mashrtruesit e internetit tashem te vetshpallur si poet dhe poetesha si shoqata grash e shoqata mshtruesesh qe nuk bejne gje tjeter por demaskojne veten e tyre ne rrugen e shpifjeve dhe sajimeve ku ato jane futur dhe se zorr do te dalin nga ajo çorb qe po bejne ku mburrin dhe lavderojne njeri tjeterin per te dukur se jane dikushi ku nuk i njeh askushi.
Juve jam i bindur miku im Flori jam i bindur se do ti demaskoni keto hijena dhe llafazane te internetit per te mos i lene te shtemberojne relaitetin dhe te mashtrojne opinionin , duke i kritikuar keto dhe keta tipa fantazma por qe tani kane vendosur emrin e tyre qe dalngadal u harrrohet fare emri nga mekatet e shkrimeve pa moral juve do ti tregoni opinionit se asnjehere mashtrimi dhe shpifja nuk fiton ndaj moralit dhe aftesise, asnjehere intriga dhe servilizmi nuik fiton nga e verteta dhe e thena balle perballe ashtu si eshte ne realitet.
Forumet e lartepermendura ku une jam cregjistruar ose sic i quaj une furriqe jane mbledhur nje pjese njerezish qe per te treguar se dine edhe ata te shkruajne apo te krijojne shajne, shpifin, mburrin njeri tjeterin, perdorin fjalor vulgar e banal si dhe sulmojne inteletual e njerez te zot mbasi ata nuk jane te zot te prezantohen me dinjitet.
I nderuar miku im Flori te uroj suksese ne shkrime dhe mbaresi ne jete e familje...

Miqesishte Engjell Shehu,shkrimtar 

------------------------------
I dashur Flori,

Te pergezoj per shkrimin. Krijues si Iljaz Prokshi e meritojne kete, madje meritojne edhe shume me teper. Do te duhej nje perkujdesje institucionale qe veprat e tij te lena ne doreshkrim te botohen.

Duke te te pergezuar edhe njehere per angazhimin qe ke bere e po ben per mbajtjen gjalle te figurave te tilla qe i kane dhene mjaft kombit dhe letersise, te pershendes me deshiren qe te te prije shendeti dhe e mbara...

Miqesisht, Demir Reshiti,shkrimtar

--------------------------------
I nderuari Flori Bruqi!

Uroj te jeni mire edhe ju personalisht dhe familjarisht.Per Librin e ri ju pergezoj. Qe kam edhe une nje vend te merituar aty,ju falenderoj per konsideraten dhe ju uroj suksese te reja ne veprimatrine e metutjeshme.Mundesisht me tregoni se si mund ta siguroj kete liber pasi te botohet.

Pershendetje dhe suksese

Pal Sokoli,shkrimtar 
--------------------------------

I nderuar miku im Flori,

Fillimisht te pershendes dhe te uroj, ne rend te pare, shendet dhe te gjitha te mirat ne jete.
Librin tende te ri qe ma dergove ne pdf, e pranova dhe jame ne lexim e siper.
Desha te te shkruaj pasi ta lexoj ate por, nuk munda ta berballoj sviden qe me shtyenta te te lajmerohem sa me shpejte dhe te falenderohem per konsideraten tende te madhe dhe vlersimin e larte qe ke per punen time nga publicisti.
Ne mesin e shume intelektualeve dhe njerzeve te mirefillte te letrave dhe pendes, aty me kisha klasifikua edhe mua. U befasova nga pak por, edhe u ndjeva krenare, posaqerisht kur nje
vleresim i tille behet nga nje krijues dhe njohes shume i mire i kesaj fushe te krijimtarise artistike.Edhe nje here te falenderoj nga zemra dhe te vertetoj se respekti per njeri-tjetrin, pa dyshim eshte i dyanshem.
Te lakmoj per energjine e madhe krijuese qe ke dhe te inkurajoj qe me kete elan dhe intenzitet te shtuar kreativ te vazhdosh edhe ne te ardhmen.

Me nderime dhe respekt,

Adnan Abrashi,publicist 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...