2012-03-03

Një vepër e vlerësuar me meritë dhe dinjitet.‏





I respektuar dhe i nderuar Z. Flori !

Ju përshëndesi, Ju urojë dhe Ju përgëzojë për botimin e veprës " Olimpi Shqiptar " , që është nder i Juaj, kënaqësia e miqëve, vlerësim i letërsisë dhe mburrja e Kombit tonë.

Me botimin e këtij libri keni arritur majën e Çukës të malit të " Shënjtë" , të Tomorit të Dodonës së  Beratit, që ka rrezatuar edhe mbi Olimpin e Zeusit Shqiptar.

Këtë vepër do t'a njihja , do t'a cilësoja dhe do t'a konceptoja si një kulm dhe si një dokument enciklopedik të mendimit shkencor, të publicitetit, të letërsisë dhe të arritjes së botës intelektuale shqiptare-kosovare dhe më gjerë; që e nderon dhe e rradhit me dinjitet, edhe letërsinë tonë mbarëkombëtare në një nivel cilësor të lartë.

Atje gjenë të përzgjedhur, të përmbledhur, të analizuar, me kujdes të plotë, me mjeshtëri dhe me talent; letërsi të arritura, polemika të zgjedhura, intelektuale dhe shkencore, shkrime publicistike të veçanta, të përshkruar në shtatë kapituj interesant, ku përfshihen artikuj me mjaft vlera dhe me tematika shumë të larmishme.

Kjo vepër e personifikon autorin si një intelektual me vizion të gjërë publicistiko-letrar, si një shkrimtar me aftësi të rralla mjeshtërore, si një hulumtues i përzgjedhur dhe shkencëtar me kontribute të veçanta.

Librin kollos " Olimpi Shqiptar " po pres t'a rradhis me veprat e shumta që më ka dhuruar autori, t'a vë përkrah librit të adhuruar " Guxim Shqiptar " , për të m' a nderuar edhe më shumë biblotekën time.

Me respekt dhe konsideratë 

Akademik Dr. Namik M. Shehu

---------------------


PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR


Vepra "Olimpi shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.
Madje,kjo e tashmja:"Olimpi shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",
por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,
poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës.
Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare.

Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,
Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,
Abdullah Konushevcin,
Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Raimonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina 



Letra e shkrimtarit Engjëll Shehut

...
Ju i nderuari miku im Flori jeni domethenia e letersise shqiptare ne veprat tuja leterare i jepni drite leterses dhe ceshtjes mbare kombetere asaj te Pamvresies se Kosoves edhe pse disa hije dhe anti shqipatre duan te hedhin balte mbi juve peronaliteti juaj dhe emri juaj ngrihet fuqishem dhe i paster si vet shqpirti juaj i kulluar per te miren e Mbarekombetere.
Une te te uroj sukses te metejshme ne punen tende te mrekullushme ne publikimet e librave ,materialeve domethenese ne internet ku gjejme relitetin e shoqerise dhe te vertetet e historise tone kombetere.
Juve duke vazhduar si gjithmone ne rrugen e shkrimeve te tua ne internet i sherbeni te vertetes duke demaskuar meskinet, mashrtruesit e internetit tashem te vetshpallur si poet dhe poetesha si shoqata grash e shoqata mshtruesesh qe nuk bejne gje tjeter por demaskojne veten e tyre ne rrugen e shpifjeve dhe sajimeve ku ato jane futur dhe se zorr do te dalin nga ajo çorb qe po bejne ku mburrin dhe lavderojne njeri tjeterin per te dukur se jane dikushi ku nuk i njeh askushi.
Juve jam i bindur miku im Flori jam i bindur se do ti demaskoni keto hijena dhe llafazane te internetit per te mos i lene te shtemberojne relaitetin dhe te mashtrojne opinionin , duke i kritikuar keto dhe keta tipa fantazma por qe tani kane vendosur emrin e tyre qe dalngadal u harrrohet fare emri nga mekatet e shkrimeve pa moral juve do ti tregoni opinionit se asnjehere mashtrimi dhe shpifja nuk fiton ndaj moralit dhe aftesise, asnjehere intriga dhe servilizmi nuik fiton nga e verteta dhe e thena balle perballe ashtu si eshte ne realitet.
Forumet e lartepermendura ku une jam cregjistruar ose sic i quaj une furriqe jane mbledhur nje pjese njerezish qe per te treguar se dine edhe ata te shkruajne apo te krijojne shajne, shpifin, mburrin njeri tjeterin, perdorin fjalor vulgar e banal si dhe sulmojne inteletual e njerez te zot mbasi ata nuk jane te zot te prezantohen me dinjitet.
I nderuar miku im Flori te uroj suksese ne shkrime dhe mbaresi ne jete e familje...

Miqesishte Engjell Shehu,shkrimtar 

------------------------------
I dashur Flori,

Te pergezoj per shkrimin. Krijues si Iljaz Prokshi e meritojne kete, madje meritojne edhe shume me teper. Do te duhej nje perkujdesje institucionale qe veprat e tij te lena ne doreshkrim te botohen.

Duke te te pergezuar edhe njehere per angazhimin qe ke bere e po ben per mbajtjen gjalle te figurave te tilla qe i kane dhene mjaft kombit dhe letersise, te pershendes me deshiren qe te te prije shendeti dhe e mbara...

Miqesisht, Demir Reshiti,shkrimtar

--------------------------------
I nderuari Flori Bruqi!

Uroj te jeni mire edhe ju personalisht dhe familjarisht.Per Librin e ri ju pergezoj. Qe kam edhe une nje vend te merituar aty,ju falenderoj per konsideraten dhe ju uroj suksese te reja ne veprimatrine e metutjeshme.Mundesisht me tregoni se si mund ta siguroj kete liber pasi te botohet.

Pershendetje dhe suksese

Pal Sokoli,shkrimtar 
--------------------------------

I nderuar miku im Flori,

Fillimisht te pershendes dhe te uroj, ne rend te pare, shendet dhe te gjitha te mirat ne jete.
Librin tende te ri qe ma dergove ne pdf, e pranova dhe jame ne lexim e siper.
Desha te te shkruaj pasi ta lexoj ate por, nuk munda ta berballoj sviden qe me shtyenta te te lajmerohem sa me shpejte dhe te falenderohem per konsideraten tende te madhe dhe vlersimin e larte qe ke per punen time nga publicisti.
Ne mesin e shume intelektualeve dhe njerzeve te mirefillte te letrave dhe pendes, aty me kisha klasifikua edhe mua. U befasova nga pak por, edhe u ndjeva krenare, posaqerisht kur nje
vleresim i tille behet nga nje krijues dhe njohes shume i mire i kesaj fushe te krijimtarise artistike.Edhe nje here te falenderoj nga zemra dhe te vertetoj se respekti per njeri-tjetrin, pa dyshim eshte i dyanshem.
Te lakmoj per energjine e madhe krijuese qe ke dhe te inkurajoj qe me kete elan dhe intenzitet te shtuar kreativ te vazhdosh edhe ne te ardhmen.

Me nderime dhe respekt,

Adnan Abrashi,publicist 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...