Agjent i njohur i luftës së II-të Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranë konsullit gjerman në Ankara gjatë viteve 1943-1944. Biografia e tij është e errët, dihet se ai ishte i burgusur në Marsej (Francë) për kontrbandë para luftës. Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku në malet shqiptare, në gjueti nga një anglezë. Pas disa vitesh Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi. Më vonë punon në Ambasaden e Britanisë së Madhe në Ankara ku has në dokumenta të rëndesishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatve në Normandi, më 6 Qershor, 1944, më kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C. Moyzisch për një shumë afer 15 000 livre britanike për ç'do film.Mbas luftës me paratë e paguara nga Abwehr u mundua te hynte në bisnes por u zbulua pasi paratë ishin të fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.
2*
Iliaz Bazna u bë i njohur pas luftës, kur ky konzull botoi kujtimet e tij me titillin "Operacioni Ciceron" ku pas ca vitësh pershtatet edhe për kinematografi, filmi i njohur me titullin "Afera Ciceron".
Historia e njërit prej agjentëve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, që nga çelësabërës kasafortash u shndërrua në vjedhës dokumentesh të rëndësishme.
Cicero
Emri i një agjenti shqiptar është shënuar në fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë emër dhe famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore, fjalor ky që jep mjaft të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Të tërheq vëmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili është një nga agjentët më të shquar të shekullit XX.Ai punoi për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve u dha informacione mjaft të vlefshme. Ai radhitet përkrah agjentëve me famë botërore, që kanë bërë emër në të dyja luftërat botërore, si: Franc Fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Hari apo Ana Maria Leser.
Dünyanın en ünlü casusları - Ulrich Herming - Anna Crause - Elyesa Bazna - Leopold Trepper - Mischa Wolf
Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut në çelësabërës. Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 - 1962. Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës. Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet sekrete. Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush. Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij.
Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna. Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij.
Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë.
Takimi me gjermanin Ludvig. Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi. Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.
Si e mori shqiptari emrin “Cicero” Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.
Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat. Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë. Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën. Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi. Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës. Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve. Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët. Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme. Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.
Arrestimi. Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur të mbidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut. Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni. Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht. Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur. Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare. Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit. Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë. Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.
Hitleri i besoi shqiptarit. Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike. Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi. Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false. Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës. Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971. Agjent i njohur i luftës së II-të Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranë konsullit gjerman në Ankara gjatë viteve 1943-1944. Biografia e tij është e errët, dihet se ai ishte i burgusur në Marsej (Francë) për kontrbandë para luftës. Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku në malet shqiptare, në gjueti nga një anglezë. Pas disa vitesh Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi. Më vonë punon në Ambasaden e Britanisë së Madhe në Ankara ku has në dokumenta të rëndesishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatve në Normandi, më 6 Qershor, 1944, më kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C. Moyzisch për një shumë afer 15 000 livre britanike për ç'do film.Mbas luftës me paratë e paguara nga Abwehr u mundua te hynte në bisnes por u zbulua pasi paratë ishin të fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.*
Iliaz Bazna u bë i njohur pas luftës, kur ky konzull botoi kujtimet e tij me titillin "Operacioni Ciceron" ku pas ca vitësh pershtatet edhe për kinematografi, filmi i njohur me titullin "Afera Ciceron".
--------------------------
1*Operacion Berhnard ishte plani sekret i Gjemanisë Naziste i zhvilluar gjatë luftës së dytë botërore për të çuar në krizë ekonominë britanike duke hedhur në tregë një sasi të kosiderueshme kartëmonedhash £10, £20, £50.paratë e fallsifikuara duhet të rrisnin inflacionin dhe si rrjedhim shkatërrimin ekonomik të armikut.
Operacioni Bernhard është konsideruar operacioni më i madh në fallsifikimin e kartëmonedhave (stërlina) i të gjithë historisë. I madh si nga ana e sasisë, reth 133 milion stërlina,ashtu edhe nga cilësia e fallsifikimit të tyre.
Operacioni mori emrin nga kapiteni SS Bernhard Krueger , ekspert në fushën e fallsifikimit të pasaportave pasi ishte ispektor në antikrimin ekonomit të Berlinit.
Shtypja e kartëmonedhave u bë në barankat 18 dhe 19 të kampit te perqendrimit Sachsenhausen i vendosur 30 km në veri të Berlinit.Në të punuan 137 të internuar hebrenj dhe rreth 13 të kombësive te ndryshme, të gjith ekspert në fushen e stampimit në letër.
Paratë e fallsifikuar u perdorën nga shërbimet e fshehat gjermane për të paguar ciceronin dhe për liruar Benito Mussolinin nga Campo Imperatore.
Iljaz BAZNA: Unë isha CICERONI - Si u shkruajt ky libër?
Ai më tha në telefon, me një anglishte shumë të keqe, se atë e quanin Iljaz Bazna ishte biznesmen nga Stambolli dhe se Ciceroni ishte spiuni më i Famshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ramë dakord qe të tokoheshim në Munih, në hotelin “Fir Jarescajten”.
Duke hyrë nê hollin e hotelit, vura re një njeri që i kishin rënë flokët, me moshë krejt të thyer, me shtat të vogël dhe me sy të mendueshëm. Ai e kishte përqëndruar shikimin nga vajza, që në atë moment po i drejtohej daljes.
- Sa të bukura janë vajzat e Munihut, - m’u drejtua mua (kësaj here në gjuhën frënge).
FilIimisht diskutuam për probleme të ndryshme, që nuk kishin tè bënin me çështjen. Siç e dija, Baznës i pëlqente shumë që të qëndronte në hollin e hotelit dhe të shikonte njerëzit që e rrethonin. Pastaj unë e pyeta atë, se me të vërtetë ai ishte pikërisht Ciceroni.
Bazna qëndronte i zhytur i tëri në kolltuk dhe vështronte pa kujdes rreth e qark. Kur dëgjoi pyetjen, sytë e tij vezulluan, u drejtua dhe më vështroi me sy të ndezur. lshte mëse e kuptueshme që atë e revoltonte pa masë fakti që unë nuk i besoja atij. Vetëm sytë e tij, atëherë dhe më vonë, më ndihmonin që tek ai të merrja me mend një njeri tepër të rrezikshëm. Ai hodhi mbi tavolinë një fletore të zakonshme shkolle në ngjyrë të gjelbër.
- Kjo është jeta ime, - tha ai i vendosur dhe në mënyrë disi provokuese, si për të hedhur poshtë skepticizmin tim.
Unë mendova se njeriu kurrë nuk gënjen dhe nuk e zbukuron të vërtetën kur tregon rrjedhën e jetës së vet. Në përgjigje ai më hodhi një vështrim të mprehtë. Më pas shprehja e fytyrës së tij ndryshoi papritmas dhe buzëqeshi shumë lirshëm Bashkëbiseduesi, që ishte përpara meje, ishte njeri tepër i rafinuar i cili kishte një qëllim të vetëm të lidhte një marrëveshje të levërdishme Duke qeshur, ai theksoi:
- Ju keni plotësisht të drejtë Por në këtë fletore ju do të gjeni heroin, madje dhe patriotin - dhe më shkeli syrin. Ashtu si çdo njeri tjetër, edhe unë më shumë mendoj për vete.
Ai i hapi të gjitha kartat përpara meje pa bërë as përpjekjen më të vogël për të më fshehur diçka. Në rrëfimin e këtij njeriu unë pashë sqimatarin e vërtetë, një farë frike të fshehtë dhe synimin e tepruar të tij për kotësira dhe Iuks. Pastaj e pyeta se përse, pas kaq vitesh, ai papritur vendosi të shesë ditarin e vet.
- Mua më duhen paratë, - u përgjigj ai. - Unë dua të filloj gjyqin kundër Republikës Federaile Gjermane. Gjermania duhet të më japë paratë. Rajhu gjerman më ka mashtruar në mënyrän më të paturpshme. Unë dua të marr nga qeveria federale kompensimin e atyre parave fallso, që m’i dhanë gjermanët në kohän që unë merresha me veprimtari spiunazhi në favor të tyre. (Në qoftë se ai me të vërtetë do të përpiqej të merrte kompensimin e atyre parave falso, të cilat i ishin dhënë atij në cilësinë e shpërblimit për spiunazhin në dobi të Gjermanisë në kohën e luftës, atëherë kjo punë sigurisht që do të zgjatej pambarimisht për shkok të kokëfortësisë së tij. Por rreth kësaj do të flosim më vonë.)
Në kujtesën e tij ruheshin disa falimentime që dukeshin sheshit. Këtë po e shpjegojmë. Nge koha e aventurës së tij kishin kaluar 17 vjet. Por ai ishte gjithmonë i gatshëm që, ku të mundej, të merrte vërtetimin e duhur për të plotësuar pikërisht atë boshllëk. Dy gazetarë, Hans Shvarc nga Munihu dhe Tomas Bejl nga Hollivudi, shpenzuan muaj të tërë për të kontrolluar vërtetësinë e gjithë asaj që tha Bazna.
Gazetori i tretë, Herbert Kaufold ngo Munihu, kontrolloi të gjitha ato momente të kujtesës së tij, në të cilat ai në një farë mase dyshonte për shkak të ngjarjeve të përshkruara në të kaluarën.
Dhe më në fund, detaji i fundit, i cili duhej të konfirmohej, ishte origjinaliteti i këtij njeriu, i cili e quante veten Ciceron. Ky ishte qëllimi për të cilin ne u kthyem tek zoti Mojzish, me të cilin ishte lidhur Bazna. Sot Majzishi jeton në Insbruk. U bë një ballafaqim.
Ky ishte një takim krejt i veçantë, i ftohtë dhe formal. Partnerët në takime të tilla të jashtëzakonshme nuk kanë shumë për t'i thënë njëri-tjetrit. Dhe megjithatë zoti Mojzish ishte hallka e vetme që i mungonte këtij zinxhiri. Ai konfirmoi se lljaz Bazna ishte me të vërtetë ai që në të gjithë botën njihej me emrin Ciceron.
Hans Nogli
Munih, shkurt 1962.
******************
Elyesa Bazna, known primarily in Germany's Sicherheitsdienst or SD by codename Cicero, began his life as a German spy in 1942.
The former Albanian juvenile delinquent, locksmith, and fireman became the valet in 1942 to the British ambassador to Turkey, Sir Hughe Knatchbull-Huggessen. He had earlier served as valet to the Yugoslav ambassador to Turkey and later to a German counsellor who incidentally fired him for reading his mail.
Bazna, a small and compact man in his forties, discovered Sir Hughe kept important papers in a locked black dispatch box in his bedroom. On one occasion when the ambassador left the room for a few minutes, Bazna managed to take wax impressions of the key to the dispatch box. A friend of the future agent made keys from the impressions.
Bazna soon began photographing secret British documents using a Leica camera together with a 100-watt light bulb for illumination. He kept the camera stationary by using an arrangement of four rods and a round support ring. The valet became a paid espionage agent in October 1943. Armed with 56 photographs, Bazna approached the German Embassy in Ankara, Turkey, and indicated that he wanted 20,000 pounds sterling for his initial camera work.
His contact at the German Embassy was Ludwig Moyzisch, a Viennese who had been a member of the Nazi party since 1932. Moyzisch had worked in a number of positions for the Nazi Party and had been turned down for membership in the SS because he could not learn the identity of his mother's father and thus prove he was 100 percent Aryan. The German Embassy in Ankara soon handed over the payment requested and did not haggle over the price.
Why should they? The English money was counterfeit and manufactured in the Sachesenhausen concentration camp. After this first contact, Bazna acquired the codename Cicero for the eloquence of his information. He received several more payments and hid the counterfeit notes in the carpet in his living quarters. He generally turned over the photographs to Moyzisch, inside Moyzisch's car parked on an Ankara street. This routine ran smoothly for several weeks until interrupted once by a car chase of the two conspirators through the streets of the Turkish capital.
Following this narrow escape, the two divised other methods for Bazna to present his work. Bazna's work soon captured the attention of senior German officials. Franz Von Papen was the first high-ranking German representative in Turkey to see the documents supplied by Cicero. A former military attaché who had been expelled from Washington in World War I for spying was no stranger to espionage and intrigue. He used the Cicero documents to keep Turkey from yielding to allied demands and ending her neutral status.
At one point, the photographs revealed the British wanted to use Turkish airfields as staging points in their attack of Rumanian oilfields. Cicero helped the Germans end this effort. Over the months the Cicero documents came to be valued within the Nazi hierarchy by both Joachim Von Ribbentrop and Adolph Hitler.
Ribbentrop brought glossy prints of the photographs to Hitler for review. The two considered the Cicero documents as precise intelligence. The material arrived in Germany by either telegram or as film in the diplomatic pouch. Walter Schellenberg, who would later become head of Nazi foreign espionage, and Nazi officials tried to use the documents as a basis from which the English code could be broken. In this effort they were unsuccessful.
Franz Von Papen concluded that the Cicero documents allowed Germany to win the first battle over Turkey's entry into the war. On one occasion, Hitler entered a conference room with a collection of Cicero documents in December 1943 and announced he did not doubt for a minute based upon his review of the materials that the attack in the west would come in the spring. He also on this occasion talked about deception attacks in Norway and in the Balkans. Franz Von Papen later concluded that OVERLORD meant an attack out of England.
Despite the authenticity accorded the Cicero documents, Hitler persisted in his belief that the allies would attack somewhere in the Balkans. Cicero's documents at no point gave any indication of an attack in the Mediterranean region. The documents made no mention of a military buildup in the eastern Mediterranean nor did German aerial reconnaissance give any such indication.
Hitler feared an allied invasion in the Balkans would place in jeopardy the Russian campaign and would likely result in Rumania, Hungary and Bulgaria defecting to the allies as Italy had done. It could also threaten the flow of oil, copper and bauxite into the Third Reich. Hitler felt he could not risk potential disasters to the German military machine on the interpretation of a word or phrase picked up from documents presented by one spy, even a reliable one.
During the first three months of 1944, Cicero continued to supply the Germans with copies of documents taken from his employer's dispatch box or his safe. The money continued to flow in and dreams of future wealth seemed assured.
When the Cicero documents predicted an allied air raid on Sofia, Bulgaria, the authenticity of the information was confirmed. Indeed, Mopyzisch told Cicero that at the end of the war Hitler intended to give him a villa.
In the meantime, Bazna found it increasingly difficult to carry out his spying activities. A new alarm system in the British Embassy required him to very carefully remove a fuse whenever he wanted access to the ambassador's safe. In addition, Mopyzisch hired a new, shapely secretary named Nele Kapp who defected to America in early 1944. Fearing Miss Kapp would pinpoint his operation; Bazna left Sir Hughe's service.
By April 1944, Nazi forces in the Crimea were in full retreat. Worried they might face advancing Russian forces alone if they did not reach some accommodation with the Allies, the Turks replaced their pro-German army chief with one that was pro-English.
In August 1944 Turkey severed diplomatic relations with Germany and by February 1945 declared war on Germany. Cicero's usefulness thus ended in 1945.
In all, the SD paid Cicero 300,000 pounds in counterfeit notes. The spy's retirement plans collapsed when the forgeries were discovered after the war. He sued the German government but without success and never realized his dream of total financial independence.
By Dr. Dennis Casey
HQ AIA/HO
Kelly Air Force Base, Texas
************************
Elyesa Bazna |
Elyesa Bazna (1904 in Kosovo - December 21 1970 in Munich) was a spy employed by Nazi Germany during the Second World War. He hated theBritish whom he held responsible for the death of his father but, principally motivated by monetary gain (he had always wanted to be an opera singer), sold secret information to the Germans through their ambassador in Ankara, Turkey, Franz von Papen.
Albanian by birth, Bazna was a valet first to the Yugoslav ambassador to Turkey and then to a German counsellor who fired him for reading his mail.
From 1942 Bazna was the valet of the British ambassador Sir Hughe Knatchbull-Hugessen in Ankara. Bazna began photographing secret British documents on October 21 1943. He approached Ludwig Moyzisch, an attaché at the German Embassy in Ankara, indicating that he wanted£20,000 for fifty-six documents he had photographed initially. He became a paid German agent in 1943 and was given the codename "Cicero". He leaked important information about many of the international conferences and bombing raids such as Ploieşti but only fuzzy information about "Operation Overlord", the codename for the Battle of Normandy. British intelligence believed that Bazna could not speak English and furthermore was "too stupid" to be a spy.
Bazna resigned from his position at the service of the ambassador at the end of April 1944 when he feared betrayal by Moyzisch's secretary, who defected to the allies. He was paid £300,000 by the Abwehr with counterfeit British Pounds (see Operation Bernhard). After the war he sued the German government for outstanding pay, and obtained a modest recompense.
His memoirs were entitled I was Cicero. The book was later made into the 1951 movie 5 Fingers, directed by Joseph L. Mankiewicz, in which Bazna was played by James Mason.
Referenca:
* L'affaire Cicéron by François Kersaudy, ISBN 2262019215.*Envoy's singing valet was Nazi spy (telegraph.co.uk, 22 May 2003)
*Secret plot to catch out Nazi spy (BBC News, 1 April 2005)
- ^ Take Nine Spies by Fitzroy Maclean, published in 1965
- ^ Elyesa Bazna
- François Kersaudy: L’affaire Cicéron (ISBN 2-262-01921-5)
- L. C. Moyzisch: Der Fall Cicero (Palladium Verlag, Heidelberg, 1952)
- Ian Colvin: Chief of Intelligence (Gollancz, 1951)
- Open Library: I was Cicero
- 5 Fingers at the Internet Movie Database
- Cicero, as portrayed by James Mason, talks about his roots (Movie clip)
- Bazna's autobiographical book "I Was Cicero" on Amazon.com
- "The Cicero Spy Affair: German Access to British Secrets in World War II" by Richard Wires
- Envoy's singing valet was Nazi spy (telegraph.co.uk, 22 May 2003)
- Secret plot to catch out Nazi spy (BBC News, 1 April 2005)