Nga Flori Bruqi
Thënë të drejtën, botimet e mia datojnë që herët, që në vitet e tetëdhjeta, e që mund të thuhet që jam edhe përfaqësues i poezisë së viteve të tetëdhjeta, atëherë kur kam filluar botimin e veprave poetike. Mbase të shkruaj kam filluar që herët. Mirëpo, thënë të drejtën, kritika letrare, disa nga veprat e mia poetike, i ka veçuar në kohë, si vlera poetike. Mbase janë edhe mjaftë emra të njohur të letërsisë sonë të re moderne, që kanë shkruar për veprat e mia, qoftë këndej në Kosovë qoftë andej në Shqipëri. Mund të them se me mendimin e kritikës çdoherë jam i kënaqur, jam katërcipërisht i pajtuar, ngase kritika letrare nëpër kohë, secilën vepër që e ka marrë me theks të kritikës, e ka çmuar dhe vlerësuar pozitivisht, dhe kjo më gëzon si fakt. Unë, do të thoja që janë një sërë veprash poetike, siç bie fjala “Shtreza në fjalë”, e botuar më 1985, ka qenë fillimi i botimit të veprave të mia poetike, domëthënë kjo është vepra ime e parë poetike, që është pranuar atëbotë në konkursin letrar, me shifër, jo me emër dhe mbiemër, në konkurrencën e 33 dorëshkrimeve të edicionit botues “Zëri”. Atëbotë kjo vepër është pranuar si vëllim poetik në konkurrencën e 33 dorëshkrimeve dhe më vonë doli si botim i librit, me titullin “Shtreza në fjalë”, dhe besoj që kjo ka pasur atë vlerën e vet, si krijim poetik, që ka sjellë një frymë të re në poezinë shqipe të kohës. Dhe pastaj do të veçoja edhe veprat tjera si, “Pse ashtu Pandorë”, po ashtu vepër poetike,botuar më 1993, pastaj do veçoja, “Përballje me vdekjen”,botuar më 1999, apo poemën e gjatë, një ndër poemat e para të kësaj natyre, kushtuar legjendës së trimërisë shqiptare Adem Jasharit e titulluar “Shqiptari vdes duke kënduar”, së bashku me poezitë shkruar gjatë kohës së luftës çlirimtare,kur raportoja si reporter lugte, nga beteja e Koshares, e botuar në vitin 2000 dhe ndonjë tjetër, sipër shembull vëllimin tjetër poëtik, “Kohë për të folur gurët”, e botuar në vitin 2001, apo atë, “Sipërfaqja e padukshme”,botuar më 2003 etj. Thënë të drejtën, veprat poetike janë, siç është thënë edhe nga shumë autorë klasikë, apo e kanë thënë edhe të tjerët, disi nuk mund t’i dalloj, t’i ndajë, janë sikur fëmijët kur lindin, do të thotë, secila të duket më e mirë se tjetra, secila e ka atë pjesën e vet tek krijuesi, të vuajtjes së krijuesit, sepse, është një prurje, është një lindje që poeti e sjell. Dhe kështu këto janë ato që do t’i veçoja....
“Në një jetë pas Krishtit”
Këtë libër e ka botuar shtëpia botuese “Rugova Art”, e cila ka një traditë botimi më se katërvjeçare, të cilën e udhëheq poeti i mirënjohur shqiptar Naim Kelmendi, pra ky është krijuesi dhe drejtuesi i saj.
Në radhën e botimeve të tjera, që kanë dalë këtyre viteve, nga gjini të ndryshme letrare, qoftë ato në prozë, poetike, pastaj publicistike e të fushave të tjera, dhe më në fund arriti që të botoj edhe veprat e tij.
Vëllimin poetik “Në një jetë pas Krishtit”, si zakonisht, krijuesi pret reagimet e lexuesit, qofshin ato publike apo të formave tjera, kështu që ato janë të pritshme....
Mund të them se poezitë e Naim Kelmendit kanë motivetë ndryshme. Poezia moderne e tij shkapërderdhet -shpërndahet nëpër një sërë motivesh, e po ashtu edhe poezitë e këtij libri, janë nga më të ndryshmet, personale, intime,lirika të dashurisë,lirika të atdhedashurisë, të jetës urbane, moderne, e motive të tjera, kështu që, këto janë edhe motivet që e përbëjnë poezinë e tij , më konkretisht të vëllimit poetik “Në një jetë pas Krishtit”...
Naim Kelmendi,” “Shqiptari vdes duke kënduar”,poezi,botoi Shtëpia botuese “Rugova Art”,Prishtinë 2010,faqe 74.
Heroi biblik e zotëroi nga fillimi deri në fundin e vet Betejën e pasmbrapsur të heroizmit -shqip.
Në çastin kur bishat e çmendura arritën ta vrasin më të mirin(o zot sa keq ata u sollën me koka të prera,njerëz të vrarë,pleq e plaka,nëna të therura me shtatëzani!)diçka e thellë, e tillë u shkrep në truallin dhe shpirtin që kërkonte vetëm gjak arbëror.
Fillimisht në këtë truall lindi poeti ynë,i cili, ka gjëra të përbashkëta me vargjet fishtjane , mbase të ndërtuara në mënyrën më pikante te poema “Shqiptari vdes duke kënduar”…
Homerit shumë i pëlqente zotërimi.Deri në momentin kur dueli hyjnor-ishte i pa-kryer,poeti i verbër e kishte dashtë shumë Akilin e kishte vlerësuar atë si një zotërues,krejt ashtu siç e synonte dhe ai vetë botën…
Bota i pranon dy a më shumë zotërues.Ne nuk e dijmë se si e ka”parë” Homeri duelin Hektor-Akil,ashtu i verbër ashtu me errësirën e padepërtueshme dhe të përjetshme nëpër sy,ashtu i pamundur,por e ka ndjerë e ka dëgjuar nga shembja e”thelbit” të tij.
Akili ka qenë një rast-hata,një kohë hata,një njeri – hata,një vrasës dhe një fitues – hata.
Ka qenë momenti që poeti ka kuptuar se ai, Akili, nuk është zotëruesi,por sunduesi,e vetmja gjë e përjetshme që nuk ju ka pëlqyer poetëve.
Zotëruesi i baladës është nga Ruhoti i Pejës, është shqiptar,ka të botuara 17 vepra letrare .
Ai është si zogu që ka hyrë edhe vetë në balada lufte,sepse edhe ky ishte njeri i Baladave. Ai u ngrit me vargun e tij për t’i denuar ata – mizorët,që u sulën pabesisht – pas shpine , me elaborate,histori të tmerrshme , për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut-Njerëzit Legjenda -,Adem Jasharin ,…Drenicën,Deçanin,Rugovën,Logjen e Llapin,…Isa Boletinin, Agim Ramadanin, që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqje…,që kurrë për së gjalli s’e arrijti….
Poeti shqiptar ka emër dhe mbiemër, ai është Naim Kelmendi ,që këto ditë,ribotoi në Shtëpinë Botuese “Rugova Art” poemën –Legjendë ,me titull “Shqiptari vdes duke kënduar”…
Dhembja e çdo vargu , e shkruar nga poeti ynë pulson në çdo strukturë të brendshme , që shtrihet gjatë leximit në thelbin racional, ndërsa dhembjet ai i vë në shtratin e poemës nacionale …Pozicioni i çdo fjale,shenje,është i paracaktuar.
Poema për Adem Jasharin,e ka strukturën fishtjane.
Ajo është fabulë,prandaj e ka strukturën e poemës në gur.Duke e lexuar baladën kushtuar Adem Jasharit me titull”Shqiptari vdes duke kënduar”,e cila është botuar para 11 vjetëve , në numrat e gazetës” Bota sot”( 15 mars 1999 dhe 31 mars 1999)që më vonë është botuar si libër poetik(viti 2000 dhe ribotuar sivjet me disa plotësime ) me kapitujt II dhe III : “Poezi nga lufta”(5 poezi), të shkruara në frontin e Kosharës ,pra gjatë luftës ,me vjershat : Shqiptarët në luftë, Histori e gjallë, Vargje në mes plumbash, Fundi, Ora e fundit);kapitulli i tretë me titull “Kapërcimi i ujërave të turbullta”(13 poezi të shkruara gjatë luftës:Shqiptarët,Hyrje në atdheun e djegur,Zabullimë,Shkëlqim i zi,Misteri,Rendi i shurdhmemecëve,Fjalë e drejtë,Pështjellim,Tregim i moçëm,A pritet vdekja në shtrat,Krimet,Kapërcimi i ujërave të turbullta,Mundja e përbindshave )janë eksponent i shkëlqyer në ndihmë të argumentit për ndryshimin semantik të kësaj tradite të të menduarit.
Dihet se, shkrimtarët dhe të gjithë krijuesit e artit të vërtetë janë subjekte të faktorëve të ndryshëm jetësor.
Lexuesi pasi ta ketë lexuar librin”Shqiptari vdes duke kënduar”,gjithsesi do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.
Lexuesi I mirëfilltë kur I lexon 47 baladat e Naim Kelmendit, do t’a ndjejë veten si në një shfaqje filmike,ku përsonazhet si Adem Jashari,Hamza Jashari,Shaban Jashari,Isa Boletini,Oso Kuka,Agim Ramadani,Kosharja legjendare,lëvizin si në ekranin e filmit duke na dhënë një art skenik në heshtje,apo një vallëzim të zjarrtë,që herë-herë është i akullt, me përplotë akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian,rrymë kjo e krijuar nga shkrimtari ynë i mirënjohur Shefqet Dibrani.
Sekreti dhe talenti estetik i homerianit tone shqiptar i përket një fuqije tjetër: asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata,asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdorën shenjat e pikësimit),asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike,që ndihmojnë drejtëpërsedrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit të” shkyer” të hartës arbërore nga Evropa plakë.
Le të përqendrohemi në disa prej këtyre elementeve si dhe në mënyrën se si efektet e tyre kanë ndikuar kaq pozitivisht në poemën që gjejmë në librin e posabotuar ”Shqiptari vdes duke kënduar”….
Që në rreshtin e parë të poemës (prej 30 baladave) kushtuar AdemJasharit,legjendës së trimërisë shqiptare,është një rrëfim fishtjan ,i gjallë,i shfaqur me një sugjestivitet, i cili të tërheq më shumë kënaqësi drejt fundit.
Vini re fjalitë e para:
Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
Vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
Mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
Si dhe vargjet :
“aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku
aty ky vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër”
(balada 1,faqe 11)
Ose:
…..
përmbyllet njëra krizë hapen të tjerat
ngërdheshën dhëmbët hapen varret
bëhet varr pa varri deri në çmenduri
u humbin edhe emrat pa ditur ku i kanë
as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur
përse kanë lindur aq të pafat e pse vdesin
pa asnjë mbrojtje në duar gjakëpirësish
ndërsa atje në kancelaritë hijerënda
mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë
e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet
fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhtojnë
të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë
të egra dehjes me shampanjë me shikime
të dhelpërta me orekse të egra ujqërie.
(balada 5,faqe 11).
Pra, poeti Kelmendi ,zotëron lirshmërinë narrative,paraqitjen dinamike.
Duke fokusuar aspektin psikologjik të ndodhisë apo gjendjes,ai përqendrohet pikërisht në rrëfimin e këtij aspekti.
Kjo i ka dhënë atij mundësinë të mos bjerë në komente apo analiza psikologjike,por që gjendjen psikologjike e manifeston brenda tejksit apo nënteksit në strukturën tekstore:
….
pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat
e ndara në duar të ndyra në gojë myku
përgjaket njeri cep shpopullohet tjetri
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin
andej u vrasin zogjve këngën e parë
….
(Balada 6,faqe 16).
Ose:
…
fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit
në shtat e shtatqind vafshin se Unë njëherë
kam vendosur të bëj timen për dhe Kosove
ah, këtij dheu i pëlciti mjaft zemra,…
(balada 7,faqe 17).
Tek analizojmë poezitë i identifikojmë argumentet,gjendjet dhe, falë pastërtisë së jashtëzakonshme të baladave të Naim Kelmendit,nuk e kemi të vështirë t’i kuptojmë shtresat e niveleve filozofike dhe psikologjike,që gjenden pothuaja në çdo varg të këtyre baladave-Legjendë!
Në secilin varg të librit” Shqiptari vdes duke kënduar”,gjejmë domethënie të dyta e nganjëherë të treta për t’i analizuar në detaje.
Është interesante se, çdo varg është i regjistruar si me kamerë , me imtësi funksionale ,sikur veprime e gjeste të aktorëve , trillët e zogjve , instiktet e kanibalëve sadistë,që…”skanë gjak njeriu,janë krijesa shpirt djalli,vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre,të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari”( Balada 24,faqe 34).
Naim Kelmendi e di mirë se me çfarë cilësish duhet t’i veshë protogonistët dhe në ç’fushëbetejë duhet t’ i vendosë ato figura.
Ai është shumë i kujdesshëm se kush janë,ç’qëllime kanë dhe ku e kur humbin apo fitojnë.
Personazhet e Naim Kelmendit janë të besueshëm sepse vetë ai si autor është i besueshëm.Ai u lejon atyre gjuhën që ata zakonisht përdorin,vetitë dhe vesët që kanë.
Naim Kelmendi është dhe do të jetë i suksshëm në poezinë moderne shqipe,sepse,nga njëra anë,ai e njeh mirë njeriun,vuajtjen dhe psikologjinë e tij,shoqërinë së cilës ai i përket, si dhe jetën në përgjithësi.
Nga ana tjetër,ai ka triumfuar në artin e krijimtarisë edhe më dy vepra tjera “Në një jetë pas krishtit”(Rugova art,2010) dhe “Esenca”(Rugova art,2010).
Naimi zotëron mirë të gjitha sekretet e zanatit të tij si një poet i madh bashkëkohor.