2012-03-02

Adem Demaçi: Nuk ka vdekur Rezoluta 1244

Veprimtari  ,Kryetari  i  LSHK     Adem Demaçi, ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur rrugë tjetër veç pranimit të fusnotës. Ai ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit evropian, dhe se Bashkimi Evropian po përpiqet që në këtë rrugë ta fusë edhe Serbinë, ku çetnikët vazhdojnë të kenë ndikim në politikbërjen e shtetit serb.

Demaçi ka thënë se me mospranimin e fusnotës, Kosova nuk do të përfitonte asgjë. Ai ka thënë se edhe me refuzimin e saj, pra të fusnotës, Serbia do ta fitonte statusin e kandidatit, sepse sipas tij, Evropa ka shumë më shumë dyer për të vepruar sesa Kosova apo Serbia. “Bashkimi Evropian do që Serbia të integrohet brenda saj, por kjo nuk arrihet lehtë me një shtet që ka qenë në luftë më të para pak më shumë se dhjetë vjetëve”.

Demaçi ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon ta tërheq drejt vetes Serbinë, jo ta shtyjë drejtë Rusisë, ndaj ka pasur nevojë edhe për ndihmën e Kosovës. “Thash se fusnota nuk ishte zgjidhje ideale, por as kundërshtaret e saj nuk e thanë të vërtetën, sepse Rezoluta 1244 nuk ka vdekur, është në fuqi, këtu është edhe KFOR-i, edhe EULEX-i. Pra nuk jemi plotësisht të pavarur, por jemi në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit”,

Adem Demaçi, nuk e ka kritikuar kryeministrin për pranimin e fusnotës, por e ka kritikuar atë për etiketimet që ua ka bërë partive. Ai ka thënë se Ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit ishte i ashpër, i stilit komunist. “Kryeministri u tha atyre që mendojnë ndryshe ta mbyllin gojën. Kjo nuk është demokraci. Ndryshe nuk mendoj se ka shqiptar normal që është antiamerikan, madje as antievropian, pavarësisht të mirave dhe të këqijave të kësaj Evrope”.

Demaçi ka kritikuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për siç ka thënë ai, fjalorin e tërbuar ndaj kryeministrit. Ai ka thënë se nuk mund të thuhet se gjithë deputetët e parlamentit janë hajna, të gjithë drejtuesit e shtetit janë hajna, sepse sipas tij, me këtë nuk zgjidhen problemet.

Duke folur për idenë për bashkimin kombëtar, Demaci ka thënë se bashkimi i shqiptarëve duhet të bëhet pa zhurmë, jo duke ua mësyrë kufijve, por duke bashkuar arsimin, duke ndërtuar rrugë dhe duke zhvilluar ekonominë. Kjo rrugë, sipas tij, do t’i shemb kufijtë e vendosur padrejtësisht në mes të shqiptarëve dhe do të sjellë stabilitet në ballkan. “Sepse, nuk mund të ketë stabilitet, derisa të tjerët shikojnë të përfitojnë nga shqiptarët”.

Demaçi ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ai ka thënë se partitë dëshirojnë t’ia kufizojnë pushtetin presidentit, që me pas të kenë hapësirë të bëjnë çfarë të duan.

Për të Jahjaga është presidentja më e mirë deri tash.

“A po duan ato kukull? Atëherë ajo është super -kukull”, ka thënë Demaçi.  

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...