Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/02

"Falja e gjakut" për tri net mbi 32 mijë dollarë


Filmi me tematikë shqiptare "Falja e gjakut" (The forgiveness of blood") ka korrur sukses në kinematë amerikane. Ajo ka mundur të ketë mesataren më të lartë për shitje biletash të një filmi të sapoprezantuar. Me vetëm tri shfaqje në kinematë amerikane "Falja e gjakut" ka mbledhur 32,301 dollarë, çka përkthehet në një mesatare prej 10,767 dollarë nata. Festivali "Sundance Selects" vëren se filmi do të shitet në shtëpi të tjera filmike të New York dhe do të shtrihet në 20 tregjet më të mira në muajin mars.
photo

Mediat amerikane, njofton BW,  shkruajnë se "Falja e gjakut" është s’kualifikuar për të prezantuar Shqipërinë në OSCAR- ët e sivjetshëm. Me regji të Joshua Marston (që ka realizuar edhe "Maria Full of Grace") "Falja e gjakut" që prej datës 24 shkurt ka filluar produksionin e tij në kinematë amerikane, duke çuar kështu një copë nga tradita e gjakmarrjes në Shqipëri. Festivali "Sundance Selects" ka marrë përsipër distributimin e filmit në 40 kinema amerikane në Los Angeles, Texas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në New York.
Grupi i aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria kanë udhëtuar për në kryeqytetin e botës në premierën që u shfaq.
Filmi, një produksion shqiptaro-amerikan, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikun 17- vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij. Rrëfimi i familjes shqiptare, që izolohet për shkak të gjakmarrjes, ka shëtitur pak kohë më parë edhe në Holandë.
"Falja e Gjakut" është vlerësuar me "Ariun e Argjendtë" në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të New York-ut, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, etj.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...