Kryeministri shqiptar Prof.dr.Sali Berisha ka vendosur të bëjë gjithçka për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë...
...dhe nuk i intereson asgjë edhe pse po bie ndjeshëm në sy të ndërkombëtarëve se me këto veprime ai po sjell diktaturën.
Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i është ndaluar të përshëndeti në Lezhë me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Ajo çka është më absurde,është se dje është bërë ftesa në presidencë,ndërsa sot ka shkuar një njoftim tjetër në presidencë që i ndalon presidnetit fjalën përshëndetëse.
Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron se: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë.
Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni.
Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni.
Në këto rrethana, Presidenti e gjykon të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, të komunikojë me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me mesazhin, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do të duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë.”