2012-03-03

nga Flori Bruqi : Kush është Bedri Hoxha ( 1975 -Jeton)





Bedri Hoxha ka lindur ne Deshat, Dibër, më 13 gusht 1975. Ka botuar dy libra me poezi, “Qetësi e rikthyer” 1996 dhe “Tingujt që agojnë”, 2004 si dhe përmbledhjen në prozë “Botë e përbuzjeve”, 2001. Pjesëmarrës në “Antologji e e poezisë dibrane”, 2003.Pas mbarimit të studimeve për dramaturgji në Selanik të Greqisë ku aktualisht jeton, ushtron veprimtarinë e aktorit.Përfshirë në mediat e shkruara në Shqipëri dhe në Greqi. Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Emigrantë nga Shqipëria, “Drita”, në Selanik. Autor i njëzet këngëve popullore dhe një albumi.

Kur

Kur zogjtë shkojnë drejt resh
Mali dridhet prej borës.

Olimpi


Isha tek ti kalimthi
në atë kupë qiellore
dhe piva një grusht ujë të ftohtë
nën një ahishte
bashkë me Artemisën.
Të dy e lamë dimrin prapa qiellit
dhe mbanim në dorë
manushaqet e para që kishin mbirë.

Të kam pritur


Pranë mollës sa herë më ndoqi
Qeni yt i egër.
Pranë lesës babai yt me ruante së largu.
Pranë rrugës një sy kuriozi
Më shikoi dhe shau.
Unë akoma shoh endrra syhapur.


Fëshfërima jote
Ti erë që fryn
Vallë mos vjen prej malit tim ?
Ti këngë që vjen prej buzëve të saj,
Mos i shkund degët manit tim?
Ti mollë e mbetur majë degës
Mos do kalosh dimrin gjer pranverës?
Të jesh


Të jesh lis e të mos tundesh
Të jesh mal
Të presësh rrufetë.


Të jesh këngë të digjesh zërave
Të jesh zog e të çash retë
Të jesh lumë e shtrati të dridhet.


Hastar i horizonteve të jesh,
Qepallën e udhës së shpirtrave të qepësh.

Drini i bardhë
Shaminë e reve të trazuara
Mbi vetullën tënde hedh stuhia
Dhe malet përreth majat i ulin
Shkëlqim të bardhë viteve të mia.
Ti gjithmonë rënkon I zgjuar
Thellimave zhurrmave të thella të tokës.
Dhe unë vij sa herë i vonuar
Me hallet e dhimbjet e kohës.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...