Shkruan: Xhevat REXHAJ
Të merresh me tema të ndryshme në ditët e sotme kur jetojmë si shtetas të lirë të Republikës së Kosovës në veçanti, dhe si shqiptarë në përgjithësi nuk është e lehtë. Për këtë duhet ose të jesh realistë dhe i drejtë ose të jesh i varur nga mendësia e jonë ende naive dhe primitive për rrethanat dhe kushtet kur jemi duke jetuar. Kjo vjen nga fakti se ne shqiptarët fatkeqësisht ende jetojmë me stereotipa dhe mentalitete jo vetëm ballkanike por thjeshtë të ndryshkura nga e kaluara e jonë jo e mirë në të gjitha sferat jetësore që i patëm.
Ne shqiptarët që lindem dhe u rritëm pa dëshirën tonë në një shtet që ishte njerkë për neve, e patëm fatin dhe fatkeqësinë që të ishim pjesë e një shoqërie ku një arritje e vogël e ndonjë shqiptari në ndonjë lami të caktuar jetësore, ishte kënaqësia më e madhe e jona. Ne shqiptarët ishim të lumtur kur ndonjë shqiptarë përfaqësonte emrin tonë në sport, kulturë apo diç tjetër, ne mburreshim ngase ishim të etur që të njiheshim edhe te të tjerët se çfarë vlerash kemi si komb edhe pse të pushtuar nga jugosllavizmi. Gjendja fatkeqësisht nuk ishte edhe aq më e mirë as në shtetin amë ngase socio-komunizmi enveristë ishte i izoluar total nga bota demokratike, dhe populli vuante nga diktatura e egër.
Të gjitha këto ndoshta luajtën një rol në perceptimet dhe orientimet tona se çdo gjë çka ishte e lidhur me jugosllavizmin ishte jo shqiptare, pra ishte thjeshtë serbe, dhe se edhe ata shqiptarë që korrnin suksese të ndryshme në arenat e atij shteti dhe në arenat ndërkombëtare, nuk duhej të përfilleshin, ngase kinse nuk përfaqësonin emrin shqiptarë por diç tjetër?
Ne shqiptarët aso kohe dinim pak ose hiq se një femër me emër dhe mbiemër shqiptare ishte nder gratë më të njohura në botë, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, ne shqiptarët kishim Rifat Gjotën e Madh, ne kishim A. Salihun,Xh. Pecin,N. Gashin,M. Bogujevcin boksier të gjithë me renome ndërkombëtare, F. Vokrrin, Xh. Muriqin, Xh. Prekazin,K. Shalën, futbollistë me nam ndërkombëtar, kishim profesor dhe shkencëtar me referenca ndërkombëtarë, kishim njerëz të shumtë të artit dhe kulturës e sportit që ngritën emrin e shqiptarit në piedestalin më të madh të mundshëm edhe pse rrethanat politike nuk i favorizonin ata, por ata u tregonin gjeneratave të ardhshme se kombi duhet me vepra e jo me fjalë. Të gjithë këta dhe mijëra të tjerë ishin luftëtarë të denjë të çështjes kombëtare, këta më shumë se të tjerët luftën e bënë me mjete demokratike dhe me zell të madh për emancipimin dhe ardhmërinë e shqiptarëve. Të tillët edhe nëse ne duam ti harrojmë nuk i harron historia ngase ishin pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare edhe pse nënë pushtim politik.
Në gjithë këtë vorbull paragjykimesh tona ne ende nuk po mund të krijojmë ndjenjën e të dashurit dhe të respektit tonë ndaj vlerave madhështore që dha kombi ynë në përgjithësi e individët në veçanti. Populli shqiptarë kishte artistë të mëdhenj, A. Shalën, F. Begollin, Xh. Qenën, H.Shehun e qindra të tjerë të cilët formuan dhe zhvilluan artin, teatrin dhe filmin kosovar-shqiptarë, vetëm ata e kanë ditur se si ishte të punohej dhe të mendohej shqip atyre viteve dhe dekadave. Po ato vite kishim doajenët e teatrit dhe filmit me përmasa të mëdha edhe ndërkombëtare, Enver Petrovcin e madh dhe të papërsëriturin, të ndjerin tani më, Bekim Fehmiun. Po, par dy ditësh Bekimi ia mori jetën vetes, Bekimi ndërroi jetë dhe shkoi në amshim, po Bekimi jetoi dhe punoi në Beograd, kishte gruan jo shqiptare, ka dy djem Hedonin dhe Uliksin por mbiemrin e kanë shqiptarë-Fehmiu. I madh ishte Bekim Fehmiu, më i madh se Jugosllavia e atëhershme, i fortë ishte Bekim Fehmiu më i fortë se ai shtet, i mençur ishte Bekimi më i mençur se rrethanat politike të pafavorshme për te dhe shqiptarët, artistë i madh ishte Bekimi më i madh se të gjithë artistët e atij shteti, shqiptarë ishte Bekimi se gjakun dhe emrin e kishte shqiptarë më i madh dhe më i fortë se shumë shqiptarë të tjerë patriot të vetëquajtur, Bekimi ishte vetë madhështia e të qenit shqiptarë.
A e njihnim ne Bekimin, po, a e donim ne Bekimin ,po, a e çmonim ne Bekimin jo?! Nuk e çmonim sa duhet ngase ai jetonte në Beograd, kishte tjetër grua dhe për ne ishte i huaj? Koha e hanë kashtën thotë populli, zhvillimet politike të atëhershme sollën ndarje edhe më të mëdha ndaj nesh e Bekimit,ne mundoheshim me mjetet tona të çliroheshim nga okupimi ndërsa Bekimi tani më i ndjerë kishte metodën e vetë të ndihmës për çlirimin e Kosovës, ai qysh me 1987 pas kongresit të shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi Sad kur i Madhi i kombit Dr. Ibrahim Rugova iu tha mjaftë më serbëve, dhe shkatërroi shoqatën e atëhershme, duke u thënë serbëve se Kosova do pavarësi, Bekim Fehmiu ndërpreu aktivitetin e tij nga artisti në shenjë proteste të shovenizmit serb kundër shqiptarëve, a nuk është kjo madhështi kur një njeri i tillë si Bekimi ndërmerr kësi hapi, po ishte. Po çfarë bëmë ne shqiptarët për Bekimin asgjë, e harruam e lamë të vetëm në greminë, e hedhim si dimë vetëm ne shqiptarët të i hedhim vlerat, mbaroi lufta dhe ne Bekimin e harruam krejtësisht, ne i duheshim atij ngase edhe ai na duhej neve më shumë. Bekim Fehmiu nuk ishte patriot me bateria, nuk ishte popullist, nuk ishte fjalamanë ai ishte artistë dhe ishte me gjak e me zemër shqiptarë, ai nuk ishte as Ali Shukri e as Sinan Hasan pro serb, jo ai ishte vetë shqiptari që jetoi dhe punoi si shqiptarë duke ia rritur emrin kombit.
Vdiq Bekim Fehmiu, mjetet tona të informimit e jepnin lajmin diku nga fundi, politikanët pritnin se kush i pari do thotë diçka nga frika e njëri tjetrit, u treguan të vegjël dhe të dobët këta politikanca kosovar, ngase e dinin se Bekimi ishte më i madh se ata, dhe se ishte më kombëtar se ata, Bekimi nuk vodhi dhe nuk vrau shqiptarët, Bekimi nuk bëri korrupsion dhe kriminalitet në kurriz të popullit, Bekimi nuk iu nënshtrua diktatit politik të politikuajve tanë por mbeti ai që ishte, i Madh si artist dhe i Madh si shqiptarë. Ku mbeti qeveria e Kosovës dhe zyra e kryeministrit, mbeti aty ku e ka vendin në marrinë e strofullit të vetë, se çka din dhia çka a tagjia, thotë prapë populli, aq din edhe qeveritarët.
Rrallë lindin njerëz të mëdhenj, ata meritojnë kujtesën tonë të përhershme, i tillë ishte Bekim Fehmiu, artisti më i famshëm shqiptarë i të gjitha kohërave, të vegjël jemi ne karshi veprës së tij ngase ma shumë e çmoi bota artdashëse sesa ne shqiptarët, bashkëkombësit e tij, ndoshta do e respektojmë më shumë pas vdekjes së tij se kështu e kemi adet ne shqiptarët. Ishte shumë me rëndësi të lexohej intervista e djalit të tij Hedonit, ku ai tregoi prejardhjen prej gjyshit e sot, Familje e shkolluar dhe familje me veti vërtet shqiptare, ai tregoi konkretisht se çfarë domethënie kishin emrat e fëmijëve të familjes Fehmiu, andaj edhe fëmijët e tij kanë gjak shqiptari, se baba është trungu i familjes themi ne shqiptarët, e kemi detyrim që edhe fëmijët e tij të i nderojmë, së paku.
Shpirti i Bekim Fehmiut do të jetë në Prizren, në kryeqytetin e shqiptarëve ngase Bekimi ishte kryevepra e artit shqiptarë.