Piruni, gishtat dhe ulliri
Prej një ore, te një pjatë
Ky piruni majat zgjat.
Jep e merr të zër ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...
Ndërkaq gishtat, pa vonesë
E mbërthyen fort në mes.
- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?
Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...
Speci dhe orizi
Shkoj ditë, iku java,
Speci rëndë – rëndë te tava...
-Ç’më ngrefose, flet orizi –
Edhe syçkat seç lëvizi:
Fuçkë, bosh je, or babush;
Se jem unë që të mbushë...
Konia dhe njeriu
Ç’ ngjau mbrëmë, si e qysh?
...Qe një kone, një këlysh.
Tek shëtiste buzë liqeni
Ndjeu shprehjen: “Qen bir qeni”
Gjer në tru iu ngjit inati,
Ç’ju vërsul tjetrit për shtati.
Nduk, kafsho, e gris e shqep...
Mor, e le, me nder... pa brekë.
-Ham, ham, ham! - shton shend e verë:
Shaj po deshe tjetër herë!...
KETRI DHE IRIQI
Foli ketri dhëmbëbrisk:
"Do të bëhem okulist,
t'i fitoj paratë me thasë!..."
Një iriq seç u gajas:
"Ç'do të bëhesh okulist?
S'ka më mirë se dentist.
Kafshët kanë dy sy, o t-rap,
kurse dhëmbët pa hesap..."
Foli ketri dhëmbëbrisk:
"Do të bëhem okulist,
t'i fitoj paratë me thasë!..."
Një iriq seç u gajas:
"Ç'do të bëhesh okulist?
S'ka më mirë se dentist.
Kafshët kanë dy sy, o t-rap,
kurse dhëmbët pa hesap..."
Breshka dhe pula
Dimër ish, gjëmonin retë,
Por breshkani, qetë – qetë
Vetëfryhet si ngahera:
-Nuk qaj kryet për rrufera!
Ç’i tha pula te furriku:
-Të mbërthen, të zë paniku,
Kur lëvizë një fije bari...
Apo jo, breshkan qyqari!?
Trangulli dhe pjepri
Ia vunë trangullit bat – bat
Sa me fiq, sa me domate.
“Trangull, trangull” flet gjithkush
Dhe në serë, dhe në fushë...
Ky se bëri hiç të gjatë,
Hop e hop e në gjykatë.
-Më çukisin me bodec,
Ndaj më quajnë “Kastravec”
As dy orë nuk i mbushi
Plasi tallja dhe romuzi...
-Ç’pret o mik?- gajaset pjepri-
Vrap sërish bëj këmbim emri!...
ARIU E DHELPRA
" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
Ç'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.
"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "
" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
Ç'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.
"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "
NJEREZIA DHE KANDARI
Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?
Nja tri kile do të ketë.
Jo , jo! Katër e përpjetë.
Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.
Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s'bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari...
Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?
Nja tri kile do të ketë.
Jo , jo! Katër e përpjetë.
Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.
Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s'bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari...
TERBIMI
Jep te zbrese , s'e zbret kali...
tashme tigrin e zu halli
turravrap e ne perrua
kaleziu t'u terbua,
mor, nuk la kafshe gjalle
sa me dhembe, sa me palle
preu shqeu permbi kale
asnje çast me nuk zbriti,
teksa kalin shaloi tigri.
Jep te zbrese , s'e zbret kali...
tashme tigrin e zu halli
turravrap e ne perrua
kaleziu t'u terbua,
mor, nuk la kafshe gjalle
sa me dhembe, sa me palle
preu shqeu permbi kale
asnje çast me nuk zbriti,
teksa kalin shaloi tigri.
Nepotizem
Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar
Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister
C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!
Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…
Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka
Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!
Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!
Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…
Dy majmunet dhe derrkuci
Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune
Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!
Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…
Njeriu-mine dhe mina me sahat
Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr
Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.
Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…
Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…
Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):
Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…
Syri, mendja, hunda
Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:
S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene
I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty
Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-
Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!
Eshte pare s’eshte pare
Vune minister nje gomar
Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister
C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
Eh, gomar, c’te polli halli!
Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…
Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka
Ne katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!
Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojne, me nder qytetit!
Se katundi pa gje s’ngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli…
Dy majmunet dhe derrkuci
Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune
Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!
Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…
Njeriu-mine dhe mina me sahat
Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr
Hasi minen me sahat
“Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.
Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
-Shpejt te iki, se pas pak…
Porse mina ia kthen paq:
Une nje here bej “bum” dhe aq…
Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):
Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast…
Syri, mendja, hunda
Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:
S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene
I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty
Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-
Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!
Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 2500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.
Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë: anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.
Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin: çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989); çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995); çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996); çmimi i Karrierës (1996); medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998); medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002); medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).
Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.
Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.
******
Parafjalë (Dritëro Agolli)
Ferit Lamaj është më origjinali e më i begati ndër fabulistët shqiptarë. Njeriu mund të shkruajë tërë jetën dhe të mos arrijë të botojë as njëqind pjesë nga kjo sferë e mençurisë njerëzore. Ndërsa Ferit Lamaj të habit me begatinë krijuese në këtë fushë. Duke lexuar fabulat e tij ndjen një kënaqësi estetike, vë buzën në gaz nga rrëkezat e humorit, ironisë dhe sarkazmës për shumë gjëra, që na bëjnë të qeshim në këtë botë të trazuar e të mbushur me halle. Fabulat janë plot me të papritura e paradokse, të shkruara shkathët e natyrshëm, jashtë letrarizmave estetizante. Ato shquhen nga konciziteti dhe mençuria e batutave, duke iu larguar moralizimit të hapur e banal, nga i cili ndonjëherë vuajnë edhe fabulistët e shquar. Ndër to, nuk mund të mos vësh re edhe frymën popullore dhe kombëtare të përrallave e rrëfimeve të popullit tonë, përmes personazhit - kafshë. Jo vetëm kaq. Në fabulat e Ferit Lamajt ndihet edhe kultura, edhe ajo esencë që është përftuar e nxjerrë qysh nga Ezopi e La Fonteni, Krillovi e Trilusa dhe deri te autorët bashkëkohës. Me këtë dua të them, se autori i ka hyrë kësaj gjinie me seriozitetin e kulturës letrare dhe jo vetëm me intuitën e një poeti, që e dashuron fabulën mes të tjerash. Doemos, vlerësuesi më i mirë si gjithmonë është lexuesi. Dhe ky lexues në fabul është i të gjitha moshave. Fabulën e do edhe gjyshi, edhe nipi, edhe shkencëtari, edhe bariu. Prandaj fabula ka jetë të gjatë në gjirin e lexuesit. Le t’ia lëmë tani vlerësimet lexuesit.
Dritëro Agolli
*****
Skllav, por i pavdekshëm (Kadri Roshi)
"Mes ferrës së vogël fshihet lepuri i madh" - shprehet metaforikisht Populli. Mes fabulave të Lamajt fshihen e fshikullohen dallkaukët e servilët, rrufjanët e maskarenjtë e kësaj kohe të trazuar e të tejmbushur me strese. Më kanë pëlqyer përherë fabulat e Ferit Lamajt, këtij Ezopi shqiptar. Si më i moshuar, le t'i jap një "këshillë": të mos harrojë jetën e Ezopit të lashtë. Ai ka qenë skllav, por na la rreth 430 fabula të mrekullueshme, të pavdekshme. Skllav, por i pavdekshëm. Ndaj, udhëmbarësi të reja në zhanrin ezopian! Fabulat e F. Lamajt përcjellin mesazhe të vërteta filozofike, shquhen për lakonizmin e mençurinë sarkastike, për koncizitetin dhe artin befasues. Pak vargje, por që flasin shumë, që të ngërthejnë e të pushtojnë shpirtin. I recitoj shpesh ato në mjedise publike. Nuk ke si të mos respektosh talentin e fuqishëm të këtij fabulisti, fatbardhësisht shqiptar. Në një autograf të botimit të parë të vëllimit "Dhelpra e Trojës", fitues i çmimit të Karrierës, ndër të tjera, Feriti shkruan: "Prof. K. Roshit, që e kam ndjekur për herë të parë në skenë te "Dhelpra dhe rrushtë", në rolin e Ezopit..." Atëherë ai ishte një fëmijë 9-vjeçar, kurse unë 39. Tani, pas shumë vitesh, kam kënaqësinë e rrallë të interpretoj në moshën 75-vjeçare, në një film televiziv pjesë nga krijimtaria fabuleske e Lamajt. Më duket se jam rilindur. Faleminderit, Ferit!
Kadri Roshi
*****
Opinione te shpejta nga Jorgo Telo per fabulat e z. Ferit LAMAJ
Padyshim ndikon (sipas mendimit tim) pervoja shumevjecare e angazhimit te tij ne shtypin e dikurshem e bashkekohes deri te entet botuese...
Pa metuar per te hyre ne analitike konkrete poezish, falenderoj fabulistin per kenaqesine qe i krijon lexuesit e, sic mund ta shihni pak me poshte ne kete faqe jam perpjekur dhe une t'u krijoj lexuesve dashamires ndonjefare ndjesie...
Pershendetje, zoti Ferit! Te paste begati pena e shkathet ne vazhdimesi te pamate!
Me respekt per mendjen cilesore,
Jorgo S. Telo