GJETO TURMULAJ ka lindur në Razëm të Vrithit, në Shkrel të Malesise se Madhe më 12 Gusht 1942. Shkollën fillore e ka kryer në Vrithë, shkollën 4 vjet "unike" në Fier, të mesmen të përgjithshme pa shkëputje nga puna në gjimnazin "Hydajet Lezha" në Lezhë. Ka shkruar shume poezi, vjersha e rapsodi. Shkruan tek revista "Kuvendi" në Michigan, në revisten "Jeta Katolike" në New York, gazetën "Illyria", New York dhe në revistën fetaro-kulturore në Tuz të Malsisë Madhe "Zani i Shëna Ndout". Ka botuar dy libra me poezi dhe dy në prozë..
Ka botuar:
FJALA SI FILLIM, poezi (2002)
SA LARG, poezi (2004)
UDHA E AKNKTHIT, proze (2007)
GJURM NE ZEMËR, proze (2007)
Bisede me detin
Frynte erë e lehët pranvere
mbi një shkëmb u flisja valëve:
sa është larg Shëngjini prej këtu?
Deti u përgjigj:
largësia matet me zemrën e grishur...
por pyeti një herë Yjet
ata do të flasin me ty
o gjak i pashprishur...
Drita e një ylli zbriti mbi mua
e më tha:
- Jo, jo asgjë nuk është si atje
dashuri kjo hapësirë për ju nuk ka
uji i rrah brigjet me tërbim pa nda`
po toka përse s’të flet çfarë ka...?
Rëra e Jodi nuk qeshin si në Shëngjin
qepriku lot me përvëlim pikoi mbi det
e ajo pikë u bë oqean
zemra strukej si zog shtegtar i pakrahë
shkumbët e detit mbi mua loznin pa dert
e dallga përshkundej në shkëmb e zemëruar
Eh, Oqeani ky gjigand përjetësisht i nervozuar
se si më kërcënon me batice
Atë çast dënesa ime më rrëzoi përdhe
e mallëngjimi u tret deri në brengë
mërgimtar i kohës kisha mbetur peng
klitha, u çjerra, vikata...
me një zë që s’mund ta mbyste as nata
o ofshamë e mjerë më largo këtë mallë
e ti fryma ime shuaju siç shuhen këto valë!
Stamford, më 8 prill 2008
Varur ne tri gozhda
-Meditim në Krezhme nga homolia e Meshes-
Një i vetmi Biri i Hyjit,
në Tre vehtje Hyjinore.
Tre mbretër e adhuruan në lindje.
Tri dekada e tre vite jetoi në tokë,
Tri herë u lutë te kopshti i Gjetsemanit,
Tri herë e mohoi Simon Pjetri ,
Tri herë u rrëzua me Kryq rrugës Golgotes,
Tre Kryqe u vendosen në malë të Kalvarit
Tri gozhda e mbajtën të varur,
Tri orë qëndroji i kryzuar deri në vdekje.
Të Tretën ditë u ngjall nga vdekja,
Ai që ishte
Ai që është
Ai që do të vijë!
Jezusi, Alfa dhe Omega
Jezusi, shpresa e njerzimit,përvujtëria,
JEZUSI vetë dashuria...
Mars, 2008.
VITET E MIJA
" Vargje për vehte,me dat.12.Gusht
në ditën e 65- vjetorit të lindjes"
Më blasfermuan ne gjygj vitet e mia!
Ankimi i tyre ishte ;
-"Ky njeri i kotë
na tërhoqi zvarre për 65 vjet,
e penetroi si nje shurdh memec."
Në "gjykatë" mengjezet e Femijerise
abstenuan.!
Pranverat e Rinisë...
vendosen :
jo denim,ato vite tani më u harruan...
Vjeshtat e Burrerisë u justifikuan,
po ky u përçap i vetem fillikat,
me halle ,tallaze e punë,
e le ta falim të ziun.
Dimrat e Pleqerise me mberthyen;
-O plakush,nga neve nuk ka ikje,
fletet e kalendarit po grisen
dhe për ty jemi në pritje.
I vetedijshem e mora fjalën :
-O vitet e mija;
-Më ndjeni, për 65 minuta,që paskam jetuar .
Eh...po, s'munda të beja hiç me shume!
Gjyqi s'pranoi "meshiren" të me falë....!
E tani rri e pres"denimin" e "grupmoshes se bardhë".
Stamford, 2007.
"MALLI S'KISHTE FJETË GJUMË"
Meditim në vendlindje
Më një shëtitje të trishtë në hullin e memories
hyra në shtëpinë e vjetër.
Deres i'a putha faqen gjithë ankth,
e ajo më ledhatoi me mall.
Votra e zjarrit me një zë dëshpërimi më qortoi:
-Përse je përhumbur?
Harku i oxhakut me buzëqeshi
Vargojtë mbi votër, fytyrën me njohën,
Guri i votres u zgërdhi, e tha:
-Hej më paske vjedhur ngjyrën,!
Dhomat, me flakën hidhnueshëm,
larg netve te harruara...
Të qoshja e shtëpisë, data e gdhendur në gurë,
qe mbuluar nga myshku,
Edhe hekurat e dritareve holluar
prej ndryshku...
Aty në trupin e arres, germa e emrit tim
ishte rrit bashke me trungun
Në livadhet për rreth, me ngjau,se lulet rriteshin
pa kolor, dhe pa aromen e perfumit.
Madje edhe lëndinat, të tjetërsuar nga korrozioni.
Dielli i korrikut,zemrën s'ma ngrohte,
Edhe hana e nervozueme, lindte,lindte tepër
vonë
Ehhh, rinisë time, i kishin humbur gjurmët
përgjithmonë.
Malli s'kishte fjetë gjumë, kaq mote...
-Sa mot?
O streha ime e dikurshme, nën atë çati harrimi,
O vegim,o dritë e frikshme,
me jep ate shpres
të jetoi edhe keto pak vite që me kan mbetur
deri në të largëtat kujtime,
sikurse jeton vargu i poetit në dhimbje?
Razem, Malesi e Madhe, 20. Korrik, 2006.
"TË LUMES TEREZË"
Memorie në përvjetor
Shqipnija e lindi Gonxhe,
Humanizmi e pagezoi "Motër"
me shembull përvujtnie engjellore.
ndriçoi në të 5 Kontinentet...
Jeta për të tjeret,
i fali emnin...
-Nane, pa u ba Nanë,!
zemër madhe sa vet globi.
Vigania e Kalkutes te Indisë.
Misionare e shekullit 20'të,
mbolli shpres ku kje,
i semuri i verbti e sakati,
përhapi dashni ku ishte deshprimi,
jetimi,lebrozi e i pa strehi,
Sheroi mjaft plage të randa
të urise e mjerimit,
atyre...ua shpërndau fitimet e çmimit"Nobel".
Në vegimet shejtnore që përhapi,
si në Psalm porositi:
Më e madhja forc në botë, është lutja
me obligimin zemërpastër
të jetes toksore e të Amshueme.
sa herë e kujtojme të Lumen Terezë,
besojm se:
mbi ne lëshon dritën e Shejtë
me fuqi hyjnore, të Jezusit në Parajse!
5 shtator. 2006.
NJË DITË HOMAZHI.
KUSHTUAR FAN NOLIT !
-MEMORIUM-
Poetë e Shkrimtarë të thjeshtë
...mbi varr të Apostull Nolit u përkulëm
si para një tempulli u lutëm...!
...Ende me vehte
pyesnim...
e pyesim...
e pyesim?
Po, ku ishte...Prometeu ynë..
Poeti , pavdekshmi...i shekujve ?
Zogjtë në Forest Hill...sikur na ligjëruan...
Po,ju...cilin kerkoni...;
-Nolin Kryepeshkop !?
Nolin poet
Nolin përkthyes
Nolin Autoqefal
Nolin muzikant
Nolin politikan
Apo Nolin Rilindasin Shqyptar....!?
jo..dhe jo...Ai...
Ai nuk“gjendet”ketu ndër varre...në Boston!
Ai për amshim qëndron Atje..në Fron...!
Në përkujtim të 101 vjetorit të celebrimit meshës parë në gjuhën shqipe,
nga Imzot Fan Stiljan Noli.
Boston, 22.Mars.2009.