Radije Hoxha-Dija |
Radije Hoxha,` Dija` është shqiptare me prejardhje nga Kosova. E lindur ne Shkup. Shkollen fillore dhe te mesme (te mjeksise, dega infermiere) i kreu ne Shkup, Maqedoni. Studjoi mjeksine ne Universitetin e Prishtines, ne Kosove.Ka diplomuar per Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, ne Shkup, ne klasen e prof. dr. Edvin Dervisevic (Bosna & Hercegovina).Ne Prishtine kreu shkollen Art of Living ( ideator dhe udheheqes i saj eshte Sri Sri Ravi Sankar, nga India), ne klasen e mesueses Snjezana Nisevic (nga Kroacia).Ka punuar 7 vjet gazetare ne Shkup (Maqedoni) dhe 3 vjet ne radio IRIB ne Teheran (Iran), redaksia e programit ne gjuhen shqipe. Aktualisht jeton ne Prishtine, punon gazetare dhe moderatore e programeve te kultures, ne Radio Televizionin e Kosoves- Radio Kosova.
Veprimtaria letrare
Eshte anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, anetare e Haiku Klubit Shqiptar “Ha” ne Tirane dhe anetare e Haiku Klubit Kroat “Karolina Rijecka”. Ka marre pjese ne shume manifestime kulturore poetike, ne Ballkan dhe ne Azi.Poezite e saj jane perkthyer ne anglisht, maqedonisht, kroatisht, boshnjakisht, rumunisht dhe turqisht, ndersa jane botuar ne disa revista letrare ne rajon.
Veprimtaria letrare:
1.“Zoti me do naten” eshte botuar ne Shkup, nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 1995.
2. “Une behem Ajo” (poezi) botuar poashtu ne Shkup nga i njejti botues, ne vitin 1997. Ky liber, ne ate vit, ne Manifetimin Nderkombetar letrar- poetik “Ditet e Naimit” ne Tetove, fitoi cmimin “Libri i Vitit”.
3.“Mosdija”, botuar ne vitin 2000 nga Shtepia Botuese “Buzuku” ne Prishtine. Libri u shperblye me botim.
4.“Gjeniu pleqnon çmendine time”, botuar nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 2005.
Ne manifetimin poetik “Ditet e poezise Korcare” ne Shqiperi, ky liber fitoi “Cmimin e Kristalte”.
5. Haiku poezi eshte ne doreshkrim dhe se shpejti pret te shohe driten e botimit.
Etj.
Etj.
Jeton dhe vepron si gazetare në Prishtinë.
Kam mundur
Kam mundur te kem lindur ne Paris,
me Senen lezbike te puthem vajzerisht.
Te jem gruaja e shtate e ndonje sheiku barktrashe,
Qe diten Zotit, e naten Burrit i lutet,
per pak dashuri (nje here ne jave).
Gjithcka kam mundur te behem:
zezake, e verdhe, xhuxhe, cigane, insekt,
burre shteti, grua mileti `si Cicolina`, prefekt, difekt,
semundje ngjitese, lidhese, pikepyetje a pikecuditese.
Edhe Zotit kam mundur ti behem grua,
te shetis sarajeve, aty ku askush s’mund te shkoje!
Te ngrej Kishe e Xhami
dhe fshehurazi te te mbaj peng
nen dry...
por...
Ja qe rastesisht jam Dija
dhe s’di c’te bej me Ty...!
Atje ne parajse isha femi...
U vonove i dashur,
Nente muaj.
Nente muaj pa Ty...
Vdiqa...!
Atje ne parajse isha femi...
Zoti im
Me bluan si grurin...
Te gatuaj buke te bardhe,
Shtrohem...
Kembekryq
Ulesh ne sofer
Dhe si zot i shtepise
Thyen buken...
Martohu me nje vetmi tjeter miku im!
Ne Deja vu-te boshnjake
pushojne shikimet e perhumbura te Mitrovices,
Sahara e Ajshes nga Maroko ne Drenice.
Kacubat e manaferrave rimojne me qepallat e vajzave
qe fshihen nga dielli i vitit 1999.
Martohu me nje vetmi tjeter miku im!
Ti thua:
Paramendoji puthjet qe kembehen si te burgosurit...
Sa shume te burgosur kemi per te kembyer, miku im,
sa fjale te pathena te dashurise kemi per te liruar...
Ky Rekuiem ne A-dur, qe nuk perkthehet ne anglisht,
ia ben: Pssst,
botes ne gjoksin tend
dhe perkund foshnjen
qe futet ne parajse,
bashke me nje doreshkrim te zbehur.
Martohu me nje vetmi tjeter miku im,
Shkelja syrin mesyshit!
Poezi Haiku
***
O buf somnabul
ne varrin e Hedajatit
henen e kerkon?
***
miza e kalit
ne gishtin e unazes
firmos martesen
***
shiu me frak gri
gejsha me nxitim fshihet
ne akuarel
***
vjeshta pijanece
krejt qiellin e shet
per nje pije