2012-03-03

nga Flori Bruqi : Dr.Rober Elsie ,figurë e çmueshme e albanologjisë shqiptare



Robert Elsie

Dr.Robert Elsie është shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog i mirënjohur ndërkombëtar i cili ka dhënë një kontributë shumë të madh në çështjen shqiptare...

Albanologu Robert Elsie lindi në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29.06. 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft) ), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në një fshat malor të Gjermanisë afër kufirit belg.
 http://www.elsie.de/graf/elsie/elsie2010_1.jpg
Robert Elsie merret me albanologjinë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht me kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë. Faqet e tij të tjera, lidhur me këtë, kushtohen fushave të historisë, të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe të fotografisë të hershme.


Faqja e internetit "Tekste dhe Dokumenta të Historisë Shqiptare" ofron një përmbledhje tekstesh që synon të hedhë më shumë dritë mbi këtë kënd të Evropës Juglindore i cili shpeshherë keqkuptohet nga historianët dhe shkencëtarët. Kjo faqe nuk është një histori e Shqipërise dhe as një histori e shqiptarëve, por thjesht një përmbledhje tekstesh historike - nga shekulli i njëmbëdhjetë deri një shekullin e njëzetenjë - të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit të saj. Shumë prej këtyre teksteve paraqiten këtu në përkthim, kryesisht në anglisht, për herë të parë.

Faqja e internetit "Gjuha Shqipe" ofron një hyrje mbi gjuhën shqipe me disa inçizime historike. Në pjesën "Dialekte Shqiptare" mysafiri mund të dëgjojë të folmet rajonale të shqipes, pra se si flitet gjuha shqipe në krahinat e ndryshme të botës shqipfolëse.

Faqja e internetit "Letërsia Shqiptare Anglisht" përmban përmbledhjen më të madhe të letërsisë shqiptare në gjuhën angleze. Ajo perfshin një varg tekstesh nga e kaluara si dhe shumë autorë bashkëkohorë nga Shqipëria, Kosova dhe nga diaspora shqiptare, si dhe disa tekte të letërsisë gojore. Disa përkthime janë botuar gjatë viteve, por shumica shfaqen këtu për herë të parë.


Faqja e internetit "Fotografia e hershme në Shqipëri" ia ofron shikuesit disa koleksione të hershme fotografike, kryesisht nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë. Këto koleksione, deri tani kryesisht të panjohura, janë mjaft domëthënëse për të kaluarën e popullit shqiptar dhe do të jenë objekte, shpresoj unë, të një interesi të veçantë.
 Wikipedia

******


Dr.Robert Elsie was born in 29.06. 1950 in Vancouver, Canada. He studied at the University of British Columbia, graduating in 1972 with a diploma in Classical Studies and Linguistics. In the following years, he continued his post-graduate studies at the Free University of Berlin, at the Ecole Pratique des Hautes Etudes and at the University of Paris IV in Paris, at the Dublin Institute for Advanced Studies in Ireland, and at the University of Bonn, where he finished his doctorate (Dr. Phil.) in 1978 at the Linguistics Institute. From 1978 on, he was able to visit Albania several times with a group of students and professors from the University of Bonn, visits which first awakened in him an interest for the culture of the tiny and, at the time, exotic Balkan country. For several years in a row, he also attended the International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture, held in Prishtina (Kosova). From 1982 to 1987, he worked for the German Ministry of Foreign Affairs in Bonn. Since that time he has worked as a freelance conference interpreter, primarily for Albanian and German. Robert Elsie is the author of numerous books and articles, in particular on various aspects of Albanian culture and affairs. He lives in the Eifel mountains of Germany, not far from the Belgian border.
 http://www.elsie.de/graf/elsie/elsie2010_4.jpg

Dr. Robert Elsie Writer, translator, interpreter, specialist in Albanian studies

Zeekant 13 NL-2586 NA The Hague
The Netherlands
e-mail: info@elsie.de
http://www.elsie.de/en/pub_books2010.html
http://www.elsie.de/en/pub_articles2000.html
http://www.elsie.de/en/pub_reviews2000.html
http://www.elsie.de/en/pub_interviews2010.html
Domains / Websites: 
www.elsie.de 
www.AlbanianHistory.net
www.AlbanianLanguage.net
www.AlbanianLiterature.net
www.AlbanianPhotography.net

N ë web sitin e dr.Rober Elsie-së mund të  lexoni:
http://www.albanianhistory.net/al/texts15.html
http://www.albanianhistory.net/al/texts16-18.html
http://www.albanianhistory.net/al/texts19.html
http://www.albanianhistory.net/al/texts20_1.html
http://www.albanianhistory.net/al/texts20_2.html
http://www.albanianhistory.net/al/texts21.html
http://www.albanianlanguage.net/al/jokl.html
http://www.albanianlanguage.net/al/fishta.html
http://www.albanianlanguage.net/al/zog.html
http://www.albanianlanguage.net/al/konitza.html
http://www.albanianlanguage.net/al/noli.html
http://www.albanianliterature.net/en/authors_early.html
http://www.albanianliterature.net/en/authors_classical.html
http://www.albanianliterature.net/en/authors_modern2.html
http://www.albanianliterature.net/en/oral_lit1.html
http://www.albanianphotography.net/szekely/home.html
http://www.albanianphotography.net/en/szekely_photos.html
http://www.albanianphotography.net/doda/home.html
http://www.albanianphotography.net/en/dmm.html
http://www.albanianphotography.net/al/dmm.html
Përgatiti:Flori Bruqi - Wikipedia  
sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi - Cached - Similar

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...