2012-03-03

nga Flori Bruqi:Ziko Kapurani(1951-Jeton)





Ziko Kapurani
, u lind më 6 janar 1951 në sarandë. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Korcë. Pavarësisht nga talenti i spikatur, ai u godit nga diktatura duke kaluar dekada të tëra nën zgjedhën kooperativiste. Prej vitesh punon e jeton në Selanik. Ka botuar këto libra:Në degëzë ahishte, poezi, 1998. Dashuritë e mia, poezi, 1999. Një tango e vjetër, poezi, 2000. I kthyer në re, poezi , 2003. Të ndaluarit, tregime.Pemë në borë, poezi-greqisht. Valixhia e rëndë, tregime,greqisht 2008.



Therrisni


Therrisni zogjte-
Do cicerojne plepat.
Therrisni rritesin e kuajve-
Do oshetijne stallat.
Therrisni rete-
Do tunden gjethet,dallga.
Therrisni pleqte-
Do ngrihen kollitje, kujtime.
Therrisni dashurite-
Do feshferije zemra ime.



Eshte nje qytet

Eshte nje qyteze ne kete bote
Shume thjesht quhet:"qyteti im"
Hartat e medha e marrin per te vogel
Dhe emrin e saj s'e mbajne shenim.

Ajnshtajne s'linden atje,as shopene
As ka rruge qe s'maten me cape
Ka nena qe lindin Asdrene
Kitara qe ul yjet neper parqe.

Bota nuk pa prej c'guri ai ish
Shtepite me pjergulla mbi oborr
Henezat qe dilnin shpesh prej avllish
Dhe e benin qytetin nderqiellor.

Atje ato prita me peme e lule,
Dhe brodha pas tyre si neper enderr
cdo nate qyteti u stolis si nuse
Cdo nate me nisi dhe mua dhenderr.

...Hartat e medha e marrin per te vogel
Dhe emrin saj se marrin shenim
C'na prishi?! Emrin tend moj Korce
E shkruan ne zemer shpirti im.

Lojë me gurë



Të le, Shqipëri,

Dhe pas

Gurë hedh.



Kthehem tek ty përsëri

Dhe gurët mbledh,

Nga kthehem

T’i hedh.



C’lojë, me gurë,

Që s,munda ta le.

Kurrë,

Kurrë.





Nga larg


Do të vesh për krahë dy re

Për këpucë dy dallgë deti

Pantallona Vjosën do vë

Dhe kapele dy pyje bredhi,



Si një zog përralle do ngrihem

Ta ndjej tokën time të largët

Nga qielli ta shoh një qëndisje

Se plagë ajo është nga afër.





Burimit te pyllit.



Ti s'rrjedh me i kristalte nen shkemb,

Nga buzet s'me hyn ne zemer.

Tjeter te gjej sot ne tjeter vend,

Tjeter me gjen nen nje qiell tjeter.



Ne gota fine te shesin ty ne treg

Dhe une zbraz xhepat te te pi

Gjersa iken nga streheza, c'pret,

Te na presin me violi?!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...