Prof.dr.sc.Begzad Baliu |
Fakultetin e Filologjisë -Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë - Sektori i Onomastikës. Po në këtë institucion ka mbrojtur tezën e magjistraturës (2000) dhe tezën e doktoratës (2003). Nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, dhe ka thirrjen: Prof. ass. dr.
Ka qenë kryeredaktor i revistës për art, shkencë dhe kulturë «Shenjëzat»(1998-2000) dhe drejtues i po të njëjtës shtëpi botuese; gjithashtu, edhe redaktor i kulturës në të përjavshmen «Pasqyra» (Prishtinë).
Në vitin 1994 ka themeluar Qerthullin e të Rinjve të Onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të Shoqatës së të rinjve «Pjetër Bogdani» të Prishtinës.
Nga viti 2001 është drejtor i shtëpisë botuese «Era» dhe i OJQ-ës «Qendra e Ndërlidhjes Arsimore dhe Shkencore» në Prishtinë.
Është nënkryetar i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë) dhe udhëheqës i Seksionit të Albanologjisë në nivel ndërkombëtar.
Prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës, bashkorganizator, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkodër, Turun etj.
Deri më tash është paraqitur në shtypin ditor dhe shkencor më me shumë se 200 artikuj nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë.
Vepra të autorit:
1.Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.
2.Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.
3.Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi) Prishtinë, 2005.
4.Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.
5.Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.
6.Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.
7.Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.
8.Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.
9.Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.
10.Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.
11.Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.
12.Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.
13.Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.
14.Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.
15.Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007. (ne shtyp)
16.Refernca albanologjike, Prishtinë, 2007(ne shtyp)
17.Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007 (ne shtyp)

18.“Vareni kryengritësin e shenjtëruar (Qosja, Kadare, Nobeli...)” - Botues: Instituti Albshkenca i Prishtinës, Korrik 2010.
19.“Bibliografi e Skënderbeut”, Era, Prishtinë, 2005
Etj.
TOKË E HUAJ
E kërkoj pas shpine
Nuk më duron e kaluara
E shikoj në sy
Bota bie në vërbëri
S'kuqjen nuk e duroj
T’i afrohem mundem
Ta dua deri në zemër fuqi s'kam
Rrugë e gjakut nuk më lë
Tokë e shitur mollë sherri
Krimbi i huaj në të ka hyrë
Farën kujdes
Të qëndrojë jashtë do të pësosh
Të hy brenda drejtëpeshimin humb
E tani
As të hy brenda
As të rri jashtë pa ty
E kemi humbur rrugën, tokë e huaj
Unë dhe ti
Ti ke humbur drejtëpeshimin
Unë kam humbur në ty.
1986
Nuk më duron e kaluara
E shikoj në sy
Bota bie në vërbëri
S'kuqjen nuk e duroj
T’i afrohem mundem
Ta dua deri në zemër fuqi s'kam
Rrugë e gjakut nuk më lë
Tokë e shitur mollë sherri
Krimbi i huaj në të ka hyrë
Farën kujdes
Të qëndrojë jashtë do të pësosh
Të hy brenda drejtëpeshimin humb
E tani
As të hy brenda
As të rri jashtë pa ty
E kemi humbur rrugën, tokë e huaj
Unë dhe ti
Ti ke humbur drejtëpeshimin
Unë kam humbur në ty.
1986
NDOSHTA JAM I DASHURUAR
Pasi në jetën time ka kaq huti
Dhe në zemrën time ka kaq shumë dhembshuri
Ndoshta jam i dashuruar
Pasi në jetën time ka kaq shumë lumturi
Dhe në sytë e mi ka kaq shumë melankoli
Ndoshta jam i dashuruar
Pasi në ëndërrat e mija kërkoj bukurinë
Dhe në botën e ëndërrave kërkoj rininë
Ndoshta jam i dashuruar
1998

TI LINDE
Askush nuk të donte
Askush
Nëna as babai
Kohë dashurue nuk ishte
Dashuria çohej në shtëpi publike
Askush nuk të donte askush
Së paku nëna dhe babai
Askush nuk të donte askush
Nëna as babai
Dashuria çohej
Për inat të korbit mbi çati
1996
Askush
Nëna as babai
Kohë dashurue nuk ishte
Dashuria çohej në shtëpi publike
Askush nuk të donte askush
Së paku nëna dhe babai
Askush nuk të donte askush
Nëna as babai
Dashuria çohej
Për inat të korbit mbi çati
1996
DREJT BURIMIT
(Pjetër Bogdanit)
Më flasin më thërrasin më ftojnë në jetë
Po deshe burimin nisu rrjedhës së lumit
Unë e Bogdani- T'birtë e Atit e Shpirtit Shenjtë.
"Aty ish Dheu, Qiella, Deti e Zjarri" e shpirti
DHEU ku nisëm themelet e gjuhës përsëri
QIELLA ku kërkonin amshimin për njeri
DETI ku rritej rrënja dhe ngritej maja mbi lartësi
ZJARRI i pjekjes diellore në sy
Shpirti ku kthehemi në shenjtëri.

SHI NË METROPOL
Bie shi mbi kulm hekur betonCa gjethe të thata ikin para ujit me shushurimë
Ndërsa njerëzit tërhiqen me ngutim...
Bie shi mbi beton
Dhe betoni me ftohtësi qëndron
Kërkon takim me tokën me rrënjën në lum.
Dhe shiu vazhdon të bie me marrëzi
E qyteti shikon mbase pluhur nuk do të ketë më
Vetëm ca plumba më të qetë se kukullat
Bëjnë ca lëvizje dhe ikin më në fund.
Pastaj shiu ndalet
Përsëri pluhuri era me rradhë
Dhe dielli depërton me rreze ku mund
Ku ta gjej një ylber
Ku ta çel një lule
Mbi mur
Ku ???
DUKE PRITUR
(Grevistëve të Rilindjes)
Korb është ditë e natë
Natë e ditë
Në rrëzë të Kullës së Ngujimit presim
Një burrë i hutuar me gazetë në dorë
Një grua me lotin e varur në qerpik
Një fëmijë që përsërit emrin baba
Një vajzë që pret të dashurin në takim
Një grua që shtrëngon fëmijën në gji
Dhe një tjetër që pret të lind
Të gjithë të gjithë
Ditë e natë
Natë e ditë
Në rrënzë të Kullës së Ngujimit
Presim
Presim lëvizjen e yllit në atë Kullë plot dritë
Po hapeni së paku një dritare për ne
Hapeni ore siç e hapnit një faqe gazete
Ah sa shumë a paskeni dashur njëri- tjetrin
E ditë e natë
E natë e ditë
Korb bënte.
1993
(Cikë i huazuar nga Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi) Shenjëzat, Prishtinë 1996, 2000)