Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/06

Tryezë në Zagreb kushtuar albanologut dr.Millan Shuflai

Në kuadër të kremtimit të përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 100 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në këtë vend dhe Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, në “Matica Hrvatska” organizoi dje një tryezë shkencore për personalitetin e albanologut të shquar kroat, Dr.Millan Shuflai.






Pikëpamjet e tij, paanshmërinë, korrektësinë dhe simpatinë e madhe që kishte ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimin dhe argumentimin në mënyrë shkencore të tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptareve nga ilirët si dhe autoktoninë e tyre në trojet shqiptare, dr. Millan Shuflai i mbrojti deri në fund të jetës së tij kur më 19 shkurt 1931 në Zagreb, regjimi i atëhershëm i Mbretërisë SKS bëri atentat ndaj tij.




Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës pjesëmarrësit e kësaj tryeze shkencore i përshëndeti ambasadori Valdet Sadiku, i cili në fjalën e tij veçoi se populli shqiptar kudo që jeton respekton figurën dhe krijimtarinë e albanologut me famë dr. Milan Shuflai, i cili gjatë jetës së tij bëri shumë për kombin tonë dhe i cili, duke u përpjekur të plasojë të vërtetën për shqiptaret tek popujt e Evropës, e pësoi me jetë. Në këtë rrugë Shuflai ka lënë gjurmë të pashlyeshme të cilat historiografia shqiptare i çmon gjithnjë, tha ambasadori Sadiku.

Tryezën e përshëndeti edhe dr. Gëzim Rexhepi, kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare për qytetin e Zagrebit ku ishin të pranishëm punëtorë të shkencës e të kulturës, politikanë dhe simpatizues të tjerë të krijimtarisë dhe personalitetit të dr.Shuflait nga radhët e kroatëve por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci.

Para një numri të madh pjesëmarrësish, punimet e tyre shkencore në këtë tryezë për personalitetin dhe rëndësinë që ka krijimtaria në shkencën shqiptare që la pas dr. Milan Shuflai i paraqitën nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Kosovës, akademik Pajazit Nushi, i cili edhe përshëndeti punimet e kësaj tryeze në emër të institucionit më të lart të dijes në Kosovë, ASHAK.

Me punimet e tyre shkencore në tryezë u paraqiten edhe prof. emeritus Zvonimir Sheparoviq, viktimologu me nam dhe ish ministër i punëve te jashtme të Republikës së Kroacisë, akademik Zef Mirdita, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, prof. dr. Aleksander Stipqeviq, prof.dr. Josip Jurqeviq, mr.sc. Darko Sagrak dhe të tjerë. U vendos që punimet e prezantuara shkencore të botohen si broshurë e veçantë nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe Shoqata “Dr. Milan Shuflai”.

Punimet e kësaj tryeze i përshëndetën edhe ndihmësministri i Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kroacisë, Sreqko Shestan si dhe nënkryetari i Matica Hrvatske, Stjepan Suqiq.



Milan Shufflay about some Albanian tribes in Montenegro






The names of some old brotherhoods of Zeta indicates a strong Albanian affiliation: Mataguzhi in Podgorica (1335), Mahinians across the coastal shores (1435), whose name resemble with Illyrian one ‘Manioi’, then Malonshiqs in valley of Zeta river, then Matarugians who are vanished a very time ago (which were called because of their spares), and now lives only in the fold legends of Grahova. The remembrance of pastoral Albanian brotherhood ‘Velikih Gubica’ (Gojëmëdhenjëve) is saved in the name of Goljemade  (recorded for the first time in 1444) in remote places of Montenegro, where noone speaks Albanian today. Therefore folk legends are of great interests because they claim for a common origin between  both Albanian tribes and Serbian ones.

Milan Shuflay – History of northern Albanians

http://www.facebook.com/pages/Zajedni%C4%8Dki-preci-crnogorskih-i-albanskih-plemena/132587320106046

Rusët me serial televiziv me UÇK-në si "terroriste"


Disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një ditë të ftohtë dimri ia mësyjnë një kishe serbe. Që në hyrje vrasin tre popë serbë. Shpëton vetëm njëri. E ai është rus. Bile më i zoti sesa Rambo (Silvester


Prishtinë - Një intro të tillë ka miniseria gjashtëminutëshe e serialit rus “Spetsnaz”, i cili transmetohet në kanalin shtetëror të Rusisë. Premiera është kohë më parë por është rikthyer me shpërndarje nga portalet serbe. Si qëllim kryesor ka paraqitjen e UÇK-së si organizatë terroriste, e popi ngadhënjen. Por në fakt ai del se është pjesëtar i forcave speciale të Rusisë, siç është edhe emri i serialit që transmetohet prej vitit 2002. Me “Spetsnaz” njihen Forcat e Sigurimit Federal të Rusisë. Miniseria shpërfaq heroin rus të kësaj force i cili në këtë miniseri del të jetë si një pop që ka mision të ruajë popullatën serbe të ngujuar në një kishë diku në Kosovë.

Me një realizim të dobët e me dialogë që përfshijnë gjuhën serbe, ruse e frënge, miniseria me regji të Andrei Malyukov e me aktorët Aleksandër Baluev, Igor Botvin e Valentin Bukin, është shkruar nga Aleksei Poyarkov e Nikolay Suslov. Kjo seri vazhdon me tregimin e historisë që shpërfaq një pjesëtar të UÇK-së, i cili pasi vret disa serbë i thotë popit rus se “do të vrasë dhe do ta shkatërrojë kishën”. Dialogu patetik vazhdon me lutjet dhe fjalët e popit rus që thotë se “nëse Zoti i tij ka vendosur që ai të vdesë, atëherë ashtu do të bëhet”. Por nuk janë vetëm forcat e UÇK-së të përfshira në këtë miniseri. Aty paraqiten edhe forcat e KFOR-it që vijnë nga kontingjenti francez. Ata paraqiten pozitivë, duke u munduar t’i shpëtojnë serbët. Por janë ushtarët e UÇK-së ata që i vrasin të gjithë pjesëtarët e KFOR-it. Por mendja terroriste e UÇK-së, sipas serialit, është edhe më e fortë. Ata detyrojnë popin rus që të qëllojë mbi fëmijët dhe gratë serbe. Por Rambo rus nuk e lejon këtë. Në këtë pjesë popi fillon t’i lutet Zotit që t’i japë forcë. E krejt papritur forca i vjen si prej qiellit. Rrëmben një mitraloz dhe shpartallon të gjithë ushtarët e UÇK-së. Në ndihmë i del edhe komandanti i KFOR-it francez. Miniseria përfundon me plumbin përfundimtar që popi rus ia jep terroristit të UÇK-së. Popi del fitimtar.

Mediat ruse i kanë dhënë një konotacion kësaj miniserie. Ato e kanë quajtur si një përgjigje ndaj filmit të yllit Angelina Jolie, “In the Land of Honey and Blood” që rrëfen një histori dashurie mes një ushtari serb dhe një grua boshnjake në kohën e luftës në Bosnjë. Filmi i Joliet është kundërshtuar nga disa media në Serbi me pretendimin se është antiserb. Javën e kaluar ato kanë raportuar se jo më shumë se 12 veta kanë shkuar në premierën e këtij filmi në Beograd. Jolie para dy javësh udhëtoi për në Sarajevë në premierën e filmit të saj atje ku deklaroi se nuk do ta vizitojë kryeqytetin serb për shkak të propagandës negative që i është bërë filmit të saj.

Por komentet në portale të ndryshme serbe ku është postuar mini seria “Spetsnaz” janë të ndryshme. Shumica bëjnë shaka me transformimin e klerikut të kishës në një ushtar të rreptë.

“Skënderbegu ose Aventurat e Princit të Shqipërisë”, imazhi europian për Gjergj Kastriotin.






“Nuk ka më kohë, Imzot, për t’jua mbajtur sekret ndjenjat e mia ndaj jush. Virtytet tuaja e justifikojnë mjaft mirë dashurinë time. Princ, ju dashuroj. Dëgjojeni pra nga goja ime këtë pohim shumë të sinqertë. Po ama, mos ma refuzoni sekretin që zemra ime nuk ka mundur t’jua mbajë sekret më gjatë, nëse është e vërtetë që dhe ju keni për mua të njëjtat ndjenja të ëmbla. Mos më tregoni kurrë veçse anën e juaj si një princ i Shqipërisë; sepse unë vetëm këtë anë dashuroj. Unë vetëm atë dashuroj zemra ime, kur ju do të bëheni zot i saj”. Këto fjalë të zjarrta dashurie Alzelida, princesha bullgare, ia drejtonte Skënderbeut… Po, po, bëhet fjalë pikërisht për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.. Por, që ta ndajmë qysh në fillim…, bëhet fjalë për një pasazh të shkëputur nga romani “Skënderbegu ose Aventurat e Princit të Shqipërisë”, i cili mendohet të jetë shkruar në vitet 500-600 në Francë dhe që pritet të dalë së shpejti nga botimi prej shtëpisë botuese “55”. “Romani është shkruar nga një shkrimtare anonime franceze. Dhe pse është një fikshën, një rrëfim i udhëhequr nga fantazia, në të ne shohim se një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë, ka qenë një personazh i dashur dhe i njohur në Europën e atyre viteve. Forca dhe suksesi i tij e ka frymëzuar këtë shkrimtare franceze ta shohë si personazhin kryesor të romanit të saj, si një burrë që e do vendin e tij, i cili di të jetë prijës dhe të sjellë fitore, por të jetë njëkohësisht i adhurueshëm për princeshat e asaj periudhe. Dhe pse kemi të bëjmë me një rrëfim letrar, Skënderbeu na shfaqet si një udhëheqës i denjë dhe si një nga figurat më të rëndësishme politike të kohës”, thotë Alda Bardhyli, drejtoresha e botimeve “55”. Ashtu siç thotë edhe Bardhyli, ky roman është një dëshmi që Gjergj Kastrioti ishte një personazh interesant, që lëvrinte mes historisë dhe mitit qysh në shek. XVI-XVII, që nuk frymëzonte vetëm shqiptarët (ky fenomen u bë i dukshëm gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare), por edhe të huajt. E pas gravurave e pikturave të të huajve, pas krijimeve në fushën e muzikës, na shfaqet edhe një roman i shkruar në Francë.

I adhuruar i princeshave

Ashtu siç rrëfehet edhe nga titulli i romanit të përkthyer nga Beqir Ajazi, romani vërtet është i mbushur me aventura, por jo vetëm nga ato luftaraket, por edhe në kuadrin sentimental. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim “atletin e Krishtit”, Skënderbeu na shfaqet si një mashkull i adhuruar nga princeshat e kohës. Dhe nuk ishte vetëm ajo bullgare, e cila nuk skuqet t’i pranojë atij hapur dashurinë, madje bëhet edhe një shtytëse e tij për t’u kthyer në atdhe, por edhe vetë sulltanesha kishte pasur dikur një histori dashurie me të riun shqiptar, të rritur në oborret e sulltanit. Ndonëse përkundrejt dashurisë së tij ajo kishte preferuar të bëhej gruaja e Sulltan Muratit, sulltanesha Melisë nuk mund të harronte kohërat e kaluara, pranndaj edhe përpiqet ta shpëtojë atë nga dënimi që e priste si rezultat i një kurthi të ngritur ndaj Skënderbeut. “Mos u tremb për asgjë. Duke ju mbrojtur, mendoj se po ndihmoj pafajësinë e shtypur. Kredia që gëzoj mbi mendjen dhe shpirtin e Sulltanit përbën një mbrojtje të fortë kundër akuzave që ju bëhen, të cilat i kanë lënë Lartësisë së Tij të mendojë se ju po vini në lëvizje intriga të ndryshme dhe sekrete për të hipur në fronin e Shqipërisë, të cilin Sulltani e ka marrë vetë që pas vdekjes së babait tuaj… Aldeliza do të kishte përfunduar në Saraj, po të mos e kisha shpëtuar unë nga kjo goditje. Lartësia e Tij nesër do t’ju pyesë… Justifikohuni. Mos harroni gjithashtu se dashuria e Sulltan Muratit për mua nuk do të arrijë kurrë që të harroj se dikur ju kam pasë dashuruar…”, i shkruan ajo Skënderbeut të burgosur. Roani ka edhe shumë letërkëmbime të këtij soji, ku Skënderbeu nuk shfaqet edhe aq “naiv” në këto lojëra dashurie. Anonimja franceze, me shumë gjasë mund të ketë qenë një Daniel Steel e kohës, e ndoshta romanet e saj plot trima të fuqishëm e histori dashurie do të kishin qenë me gjuhën e sotshme “bestseller”.

I mbështetur në histori

Pavarësisht se është një krijim i mirëfilltë artistik, “anonimja” franceze nuk është mbështetur në boshllëk, kur ka shkruar romanin e saj. Nga sa lexojmë, ajo duhet të ketë shfletuar, apo dëgjuar për historinë e jetës së Gjergj Kastriotit, të cilën pastaj e ka zbukuruar me skena mallëngjyese, pse jo edhe dashurore. Kështu, kur bëhet fjalë për fëmijërinë e Skënderbeut dhe mënyrën se si ai u gjend dhe u rrit në oborrin e Sulltanit, ajo i referohet pak a shumë historisë që njohim të gjithë, por sigurisht të letrarizuar. “…Vetëm mbretëria e Shqipërisë po i rezistonte dhunës së Muratit, çka e detyroi atë që të marshonte personalisht me një ushtri të madhe kundër Gjon Kastriotit, mbret i shqiptarëve. Duke i vlerësuar forcat e veta të pabarabarta me ato të turqve, pa shpresë për kurrfarë ndihme, për të mirë të popujve të vet, u detyrua që të negocionte e të merrej vesh me Sulltanin, të cilit ai i dorëzoi qytetin e Krujës, kryeqytet i vendit të tij, ku ai e kishte qendrën e fronit. Veç kësaj, ai qe detyruar që t’i jepte Sulltanit djemtë e tij si peng besnikërie. Sulltani e detyroi atë që t’ia sillte vetë djemtë në kampin e tij. Dhe ai i shkretë qe i detyruar t’i bindej”, shkruhet ndër të tjera. E më tej vijon me skenën mallëngjyese të ndarjes së prindit nga fëmijët, shoqëruar me lot të nxehtë nga princesha e vogël, të cilët, sipas autores, mallëngjyen edhe vetë Sulltanin, rritjen e Skënderbeut, simpatinë që ai fitoi në oborr, betejat e para e kështu me radhë…

“Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, sikomandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’


Ekslusive- Jurisheviq: Historia e trishtë e veteranëve të UÇK-së

Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, sikomandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’
Kirurgu Australian Craig Jurisheviq
Prishtinë, 16 shkurt – Një kirurg i specializuar për zemrën dhe një burrë i guximshëm, që ka punuar në shumë zona të rrezikshme të luftës, përfshirë Izraelin, Kosovën, Timorin Lindor dhe Afganistanin, Jurisheviq mbetet emocionalisht i lidhur me vendin tonë. Australiani, rrëfimi i jashtëzakonshëm i të cilit nga lufta e Kosovës u botua në gjuhën shqipe pak javë më parë në librin me titull “Duart e përgjakura’’, përveç përjetimeve të rënda për të cilat shkruan në libër, ndjen se duhet të flasë edhe një të vërtetë në lidhje me Kosovën.
Historinë e trishtë’’ të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që kur është botuar libri në Kosovë, ai ka pranuar shumë mesazhe nga veteranët e luftës, të cilët i rrëfejnë se jetojnë në kushte të rënda, kanë shumë pak të holla për të mbijetuar dhe se jeta e tyre është e tmerrshme në Kosovën e “re’’.
Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,’’ thotë Jurisheviq, i cili është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat Humanitare dhe anëtar i Kryqit të Kuq Australian.
Craig Jurisheviq në malet e Pashtrikut 1999
Një rast i posaçëm e trishton më së shumti. Një burrë, 47 vjeç në atë kohë, ishte në frontin e Pashtrikut bashkë me Jurisheviq, ku luftoi me trimëri. Ai u kthye në Kosovë, i lindi një fëmijë kur ishte 50 vjeç, dhe prej atëherë nuk mund të sigurojë një punë të qëndrueshme. “Ai shpenzon shumicën e parave duke u përpjekur që të sigurojë trajtim mjekësor për vajzën e tij 9 vjeçare, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Për shkak të korrupsionit në sistemin mjekësor, ai nuk mund të vizitojë një neurolog, pasi për këtë nevojiten para, të cilat ai nuk i ka. Ai s’ka para të mjaftueshme për një apartament të mirë e të nxehtë dhe fëmijët e tij jetojnë në të ftohtë dhe vuajtje,’’ rrëfen Jurisheviq.
Duke qenë njeri shumë modest, kirurgu australian tregon shkurtazi se i ka dërguar atij para dhe e ka vënë në kontakt me një neurokirurg shqiptaro-amerikan. ‘’Ai është një njeri krenar dhe mund të mos i pëlqejë që të identifikohet, “ shton Jurisheviq. Megjithatë ai thotë se i vetëm nuk mund t’u ndihmojë veteranëve aq sa do të dëshironte dhe shton se me tërë ato miliarda që ipen për Kosovën, do të duhej që çdo burrë, grua dhe fëmijë të ketë standard të artë të kujdesit shëndetësor.
Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguarfrikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’, thotë Jurisheviq, duke shtuar se në Australi dhe gjetkë, atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit u ofrohet mbështetje e veçantë .
“Ne të gjithë luftuam për çlirim. Ne të gjithë luftuam për liri. Luftuam për t’i dhënë fund shtypjes! Po tani luftëtarët tuaj janë të shtypur nga varfëria, pa lirinë për të mbrojtur familjet e tyre nga shtypja që vie nga pabarazia dhe korrupsioni. Për mua ky është një fund shumë i trishtuar i një luftë të trishtë. Kjo gjë më thyen zemrën dhe më mbush me zemërim dhe neveri,” përfundon Jurisheviq.

RRËFIMI NDRYSHE PËR LUFTËN



Një rast i posaçëm e trishton më së shumti. Një burrë, 47 vjeç në atë kohë, ishte në frontin e Pashtrikut bashkë me Jurisevic, ku luftoi me trimëri. Ai u kthye në Kosovë, i lindi një fëmijë kur ishte 50 vjeç, dhe prej atëherë nuk mund të sigurojë një punë të qëndrueshme


Prishtinë - Një kirurg i specializuar për zemrën dhe një burrë i guximshëm, që ka punuar në shumë zona të rrezikshme të luftës, përfshirë Izraelin, Kosovën, Timorin Lindor dhe Afganistanin, Jurisevic mbetet emocionalisht i lidhur me vendin tonë. Australiani, rrëfimi i jashtëzakonshëm i të cilit nga lufta e Kosovës u botua në gjuhën shqipe pak javë më parë në librin me titull “Duart e përgjakura’’, përveç përjetimeve të rënda për të cilat shkruan në libër, ndjen se duhet të flasë edhe një të vërtetë në lidhje me Kosovën.


“Historinë e trishtë’’ të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që kur është botuar libri në Kosovë, ai ka pranuar shumë mesazhe nga veteranët e luftës, të cilët i rrëfejnë se jetojnë në kushte të rënda, kanë shumë pak të holla për të mbijetuar dhe se jeta e tyre është e tmerrshme në Kosovën e “re’’.

“Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,’’ thotë Jurisevic, i cili është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat Humanitare dhe anëtar i Kryqit të Kuq Australian.

“Ai shpenzon shumicën e parave duke u përpjekur që të sigurojë trajtim mjekësor për vajzën e tij 9 vjeçare, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Për shkak të korrupsionit në sistemin mjekësor, ai nuk mund të vizitojë një neurolog, pasi për këtë nevojiten para, të cilat ai nuk i ka. Ai s’ka para të mjaftueshme për një apartament të mirë e të nxehtë dhe fëmijët e tij jetojnë në të ftohtë dhe vuajtje,’’ rrëfen Jurisevic.

Duke qenë njeri shumë modest, kirurgu australian tregon shkurtazi se i ka dërguar atij para dhe e ka vënë në kontakt me një neurokirurg shqiptaro-amerikan. ‘’Ai është një njeri krenar dhe mund të mos i pëlqejë që të identifikohet, “ shton Jurisevic. Megjithatë ai thotë se i vetëm nuk mund tu ndihmojë veteranëve aq sa do të dëshironte dhe shton se me tërë ato miliarda që ipen për Kosovën, do të duhej që çdo burrë, grua dhe fëmijë të ketë standard të artë të kujdesit shëndetësor.

“Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’, thotë Jurisevic, duke shtuar se në Australi dhe gjetkë, atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit u ofrohet mbështetje e veçantë .

“Ne të gjithë luftuam për çlirim. Ne të gjithë luftuam për liri. Luftuam për t'i dhënë fund shtypjes! Po tani luftëtarët tuaj janë të shtypur nga varfëria, pa lirinë për të mbrojtur familjet e tyre nga shtypja që vie nga pabarazia dhe korrupsioni. Për mua ky është një fund shumë i trishtuar i një luftë të trishtë. Kjo gjë më thyen zemrën dhe më mbush me zemërim dhe neveri,” përfundon Jurisevic.

"Mbrëmja e Rifat Kukajt" në Lubjanë



Me rastin e 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shoqata e miqësisë shqiptaro-sllovene “Dardania”, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Sllovenisë, organizoi në Lubjanë një mbrëmje letrare të titulluar “Mbrëmja e Rifat Kukajt”


Lubjanë – Në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Sllovenisë ku ishin të ftuar shkrimtarë, artistë, intelektualë dhe albanologë, u kujtua vepra dhe jeta e shkrimtarit e publicistit të njohur kosovar, Rifat Kukaj.

Fillimisht pjesëmarrëseve iu drejtua kryetari i shoqatës së miqësisë shqiptaro-sllovene, Agron Millaku, i cili i informoi të pranishmit për synimet e shoqatës për ta promovuar, ruajtur dhe kultivuar identitetin shqiptar në Republikën e Sllovenisë, si dhe mundësit e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes dy kulturave në të ardhmen.

Më pas foli kryetari i shoqatës së shkrimtarëve slloven, Veno Taufer, i cili tha se është shume i mallëngjyer, pasi që ky manifestim po ia kujton kohën kur në ketë objekt kishte pasur rast ta njihte edhe presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën, dhe shkrimtarë tjerë, si Rifat Kukaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli etj.

Mbrëmjen e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sandër Kovaçi. Më pas, gazetari dhe albanologu Drago Flis, në gjuhën sllovene dhe shqipe shpalosi krijimtarinë e begatë të Kukajt, duke vënë theksin në romanin “Lepuri me pesë këmbë”, i cili është i përkthyer në gjuhën sllovene si dhe fitues i çmimit letrarë “Oton Zupançiç” në Lubjanë.

Poezinë dhe prozën shkrimtarit Kukaj, tek të pranishmit e sollën në të dy gjuhët Shqipe Millaku dhe Meta Lokar, si dhe u lexuan poezi të shkrimtares sllovene Neza Maurer, e cila ishte përkthyer nga krijuesi ynë, Rifat Kukaj.

Ndërsa në debatin për dialogun ndërkulturor, folën edhe studiues tjerë si Marijanca Ajsa Vizintin, Ramadan Marmullaku dhe shkrimtarë tjerë, të cilët shprehën domosdonë e njohjes dhe respektimit të kulturave të të dy vendeve

Admirina Peci : Gjurmet e portretit te Pjeter Budit


Pjeter Budi

Pjeter Budi



Per here te pare, na vjen nje imazh nga Pjeter Budi. I cilesuar si poeti dhe prozatori i pare i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk eshte shoqeruar kurre me imazh ne asnje prej teksteve te tij. Pas afro kater shekujsh, libri i tij i trete Pasqyra e te rrefyemit te cilin e botoi ne Rome, nje vit para se te vdiste ne moshen 55 vjecare, zbulon ne faqen e katert te tij nje gravure ku poeti prift jepet ne nje moment lutjeje. Gravura eshte nje punim mjaft fin dhe gjendet ne Biblioteken Kombeatre ne Tirane brenda pasqyres se te rrefyemit, menjehere pasi mbaron parathenia.

P ër herë të parë, na vjen një imazh nga Pjetër Budi. I cilësuar si poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk është shoqëruar kurrë me imazh në asnjë prej teksteve të tij. Pas afro katër shekujsh, libri i tij i tretë Pasqyra e të rrëfyemit të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëatre në Tiranë brenda pasqyrës së të rrëfyemit, menjëherë pasi mbaron parathënia. -Në momentin që fillon teksti në faqen 4 gjendet kjo gravurë e cila është pamja e Budit në moshën 55 vjeçare, viti i fundit i jetës. Studiuesi i Pjetër Budit, Behar Gjoka, i vlerësuar me çmimin Penda e argjendë për studimin në vitin 2003, ka rënë në gjurmën e kësaj gravure që në vitin 1983. Kjo vonesë e gjatë e shfaqjes së këtij imazhi, sipas tij është një shans i humbur nga pakujdesia dhe pavëmendja. Por gjithë këtë rrugë deri tek kjo gravurë, Gjoka e ka përjetuar jo krejt qetësisht.


Kohët e fundit ju vetë keni rënë në gjurmët e një imazhi që shfaqet për herë të parë nga PjetërBudi.
Si ratë në këto gjurmë

B. Gjoka: Nëpër shfletimet e prozës së Budit, (sepse qasja ndaj Budit nuk ka mbaruar, është fjala gjithmonë për qasjen time), gjej një fjali të të madhit Kolë Ashta, i cili thotë tekstualisht se: në faqen 4 të Pasqyrës së të rrëfyemit është gravura e Budit, e poetit prift duke u lutur. Përnjëherë, çdo gjë tjetër nga ato çfarë dija dhe nuk dija, sikur pësuan një ndalim, derisa ta shihja me sy. Sepse në vëmendjen time ka qenë proza, poezia, dhe gjithçka e shkruar nga ai, por jo anët e tjera. Kjo tregon se sa pak dimë në raport me prurjen që sjell kultura shqiptare. Nuk mund ta quaj zbulim, as gjetje. Është thjeshtë prurje e një imazhi konkret të poetit. Ky imazh, mëse i vlertë në kuptimin e shenjimit të kësaj figure, na vjen jo vetëm përmes poetikës së tij, apo prozës, që është nga më të habitshmet, por tashmë edhe me imazh, me gravurë. Në përpjekje për të kuptuar mosdijen dhe heshtjen prej kaq kohësh të kësaj, unë do të doja të mos e trajtojmë si zbulim, por thjeshtë si një prurje të nevojshme që mjediseve të kulturës, njerëzve që duan të dinë se çfarë ndodh, çfarë ka ndodhur, çfarë shenjash kanë lënë njerëzit e kulturës, ata ta dinë.

Pra kjo gravurë gjendet në faqen 4 të Pasqyrës së të rrëfyemit, një libër i botuar ku Budi ishte ende gjallë.

B. Gjoka: Është fjala për një libër konkret të shkruar në vitin 1621 dhe një portret të asaj kohe. Bëhet fjalë për një gravurë të realizuar pikërisht në atë kohë. Dhe raportimi historik dhe i vetë gravurës është i vetmjaftueshëm për tia përcjellë lexuesit, për ta ditur shqiptarët se përveç vlerave të teksteve kemi dhe shenja të mirëfillta të imazhit të poetit Pjetër Budi.

Thatë se bëhet fjalë për një gravurë të 1621. Në atë kohë për cilat figura realizoheshin gravura të tilla

B. Gjoka: Natyrisht shenjimi me gravurë ndodhte për figura të spikatura të niveleve fetare, të niveleve kulturore, ose shkencore. Në fakt ka një hipotezë që edhe Meshari i Gjon Buzukut në pjesët e fletëve që kanë humbur, ka pasur një gravurë. Ka gjithashtu gravura të Bogdanit, dhe përgjithësisht libri i asaj kohe dhe figurat shenjoheshin me gravura. Veçimi tek libri i tretë i autorit, tek Pasqyra e të rrëfyemit për mendimin tim ka dy tregues. Natyrisht po flasim në këtë çast kur kemi mundur ti qasemi gravurës, këtij fakti të prekshëm në librin e tij dhe janë vetëm se mendime të këtij çasti. Për mendimin tim, lidhen me një moment, që pikërisht në vitin 1921 Pjetër Budi merr edhe detyrën e Arqipeshkvit të Zadrimës e... Detyra e Arqipeshkvit, sipas rregullave të Vatikanit, ishte një detyrë tepër e lartë. Me sa duket, duke shënuar këtë nivel, përcillet libri i tij i tretë me këtë gravurë.

Pjeter Budi - Pasqyra et RrethyemitGjithashtu duke qenë në kuptimin letrar, që tashmë ai ishte një personalitet i pranuar si pjestar i dijes, kulturës, ligjërimit të shqipes, por jo vetëm i kësaj të fundit, sepse nga Budi kemi edhe tekste në italisht, në latinisht, kemi trajtime gjuhësore, që të habisin, kur mendon në këto çaste se çfarë posedon. Është pra një shenjë e pranimit të kësaj figure, si dimension fetar dhe letrar. Natyrisht, shpjegimet e mëpastajme, prekja e problemit më nga afër, ndoshta do të na çojë në konkluzione të tjera. Por ma do mendja se, duke qenë se Budi nuk e kishte titullin e doktorit në teologji, siç e kishte Pjetër Bogdani, ai arriti, përmes kulturës autodidakte, nëpërmjet shkrimit të librave, ta meritonte emërimin si Arqipeshkv. Mendoj se duke patur këtë nivel në kiearkinë kishtare, ndodhi edhe përcjellja e librit të tij Pasqyra e të rrëfyemit edhe me gravurë.
Gravura në një kuptim, është i vetmi imazh që na vjen prej asaj kohe. Dhe është vetë fytyra e Budit. Pa hyrë në elementët teknikë të gravurës, unë do të thoja se është më konkretja, që na sillet nga ajo kohë, nga pamja, nga fytyra, nga çfarë posedoi ky emër në kulturën shqiptare.

Si mendoni, pse për kaq e kaq kohë ky imazh i ka munguar kulturës dhe rretheve letrare

B. Gjoka: Ka shumë përgjigje për këtë. Por më tepër se të japësh përgjigje, unë do ta shihja shpjegimin, më shumë, tek një përqendrim, që i është bërë letërsisë së vjetër, për ta parë si fakt gjuhësor dhe letrar. E kam thënë dhe vazhdoj të jem i po këtij mendimi, se studimet gjuhësore nuk i kanë asnjë borxh, asnjë haraç letërsisë së vjetër. Ata e kanë studiuar në të gjitha kuptimet, në prurjen leksikore, sintaktike, në prurjen morfologjike, me atë fakt themelor të artikulimit të shqipes tashmë si gjuhë e shkruar, duke e vendosur edhe në kontekstet historike, kur reformacioni dhe kundërreformacioni krijoi shansin që të lëvrohen gjuhët kombëtare. Në këtë kuadër është edhe kjo prurje e letërsisë së vjetër. Por letrariteti i tyre, (prania e letërsisë), çuditërisht deri para pak kohësh ishte pothuajse i harruar, i nënkuptuar dhe në një farë mënyre edhe nuk përfillej. Të vjen keq kur ndodhesh para tregimesh të tilla. Dhe në këtë shkujdesje futet ndoshta edhe harrimi dhe mosgjetja e kësaj gravure.

Ju merreni prej një kohe të gjatë me studimin e Budit. Çfarë do të thotë për ju prekja e kësaj gravure

B. Gjoka: Prekja e kësaj gravure për mua është një shans që lidhet me atë çfarë kam nëpër duar, sa i përket prozës së Budit. Shumë nga studiuesit e Budit piksëpari e quajnë prozatori i parë i letërsisë shqipe, nisur nga fakti që janë 121 faqe origjinale, të cilat mund të formuloheshin si letërsi autobiografike, si letërsi ku gjenden impresionet, gjithë ngacmimet, gjithë bota e shqetësimeve të asaj kohe, në lidhje me librat, me gjuhën besimin fetar, dhe shijet për të promovuar botën shqiptare. Ajo që të habit, është pjesa e një ngulitje të frazës, e një leksiku që rri edhe sot e kësaj dite në krahinën e Gurit të Bardhë, e më gjerë të Matit e gjithë Shqipërisë së Mesme. Pavëmendja ndaj gravurës ka shumë shpjegime, por më themelor është fakti se prania e tre librave, prania e pohimit si poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe ka qenë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen. Ndërsa imazhi është i vlertë në kuptimin e plotësimit të kontureve, të kësaj figure që na vjen me shumëçka e na vjen dhe me imazhin, i cili krijon një raportim krejtësisht më të drejtpërdrejtë. Do të ishte normale që poezia dhe proza e Budit të shoqëroheshin nga kjo gravurë, e cila është krejt e prekshme.

Çfarë zbret me anë të këtij imazhi, prej asaj kohe të largët, kur Budi lutej 

B. Gjoka: Është një rregull. Që të shohësh gjithçka që kanë librat të paktën duhet një lexim, qoftë edhe formal, ku të prekësh sasinë e faqeve, të fjalës, të grafikave që gjenden në të. Më tepër se sa gjykimi i mosgjetjes, unë do të thoja se është e vlertë rëndësia që ka, që gjendet një portret pikërisht i asaj kohe. Tashmë nuk ka pse të vrasim mendjen për të përfytyruar se si ka qenë Budi. Budi është i ngrirë në këtë gravurë, është krejtësisht i kapshëm si dimension portreti, pikërisht në këtë gravurë, në atë misionin e tij të famulltarit, në fjalën e tij të priftit, por çuditërish në atë pamje që ka gravura ofron edhe shansin e Budit njeri dhe Budit poet. E Budit njeri, sepse është pikërisht në ato momentet e fundit të jetës, ndjehet rrëgjimi i kësaj jete. Kapet në imazhin, që ka gravura gjithë ajo rraskapitje jetësore që ka ndodhur me të, por ndjehet edhe një besueshmëri në kuptimin e një të ardhmjeje që ai e mendonte, që ai prezantonte në poezinë e tij. Besimi tek shansi i bërjes së arbneshëve, i bërjes së shqiptarëve, besimi tek shansi i kultivimit të gjuhës shqipe, të kulturës shqiptare, ndjehet në atë portret që përcjell krenari dhe besim, ndonëse janë momentet e fundit.

Pse e thoni këtë

B. Gjoka: Sepse pikërisht në atë vit të mrekullueshëm kur ai nxjerr librin Pasqyra e të rrëfyemit, librin më të mirë të autorit, kam parasysh praninë e tre poezive por edhe të prozës së tij, e cila ka detyruar personalitete të tilla si Gunar Zllame të formulojë idenë qartësisht se me Pasqyrën e të rrëfyemit, jo vetëm kultivohet gjuha shipe, por vjen në nivelin e një gjuhe letrare kombëtare, e një gjuhë të kultivuar, që çuditërisht ndërkomunikonte mjaft lehtësisht me shqiptarët e të gjithë trevave. Duke mbartur këtë shenjë, edhe prania e gravurës është një riformulim tek e fundit, të asaj çfarë përfaqësonte Pjetër Budi dhe të asaj çfarë synonte të realizonte ai për atë kohe. Por jo vetëm për atë kohë, sepse përcjellja e vlerave të teksteve të tij, ndjehet e prekshme në periudhën e mëvonshme. Është çuditërisht një dyzim i krijuesit shqiptar, i cili dëshiron të jetë patjetër i lidhur me sferën shpirtërore, i rrafshit shpirtëror fetar dhe i rrafshit shpirtëror poetik, letrar. Ky bashkëudhëtim, na shfaqet më vonë tek Naimi, që është udhëheqësi shpirtëror i shqiptarizmës përmes panteikes, ku ekziston gjithësia tek qenia. Na shfaqet gjithashtu edhe tek i madhi Fishtë, ku prifti dhe poeti luftojnë për atdhe dhe fe. Na shfaqet përgjithësisht tek dimensioni i intelektualëve, që fenë e shohin si raport shpirtëror dhe letërsinë po ashtu. Kjo shpirtërore e atyre konteksteve, ky portret i asaj kohe, në fund fare është një përkujtesë, paksa e çuditshme, se si është e mundur që kjo gravurë të mos shfrytëzohej për imazh, për të artikuluar portretin e tij në ato mjedise ku është emri. Ka shkolla në Shqipëri dhe jashtë saj, që kanë emrin e Pjetër Budit, ka rrugë po me emrin e tij. A nuk do të ishte me vlerë, që në këto mjedise të ishte edhe ky imazh A nuk do të ishte krejt shpirtërore, që nisur nga ky imazh të portretohej nga piktorët, skulptorët, portreti i tij Ka një pamje konkrete në ngjallje të Budit, një pamje e përpunuar artistikisht, një portret që mbart shenjtërimin e jetës së poetit, jetës së priftit, të njeriut të lidhur për gjuhë, për fatit të Kombit, për fatit të qenies në përgjithësi. Kjo do të ishte një dhuratë kur gjithçka e atyre konteksteve komunikon lehtësisht me këto kontekste.
Pse duhet të lodhet mendja e krijuesit për ta përfytyruar, kur përfytyrimi është i ngulitur në një gravurë të asaj kohe, në gjallje të poetit

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...