Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/20

“Tek individët çmenduria është diçka e rrallë, por te grupimet, partitë dhe popujt, ajo përbën rregull”. Friedrich Nietzsche


 

Nga Flori Bruqi


“Tek individët çmenduria është diçka e rrallë, por te grupimet, partitë dhe popujt, ajo përbën rregull”. Friedrich Nietzsche 


Vepra e Friedrich Nietzsche, aq e lakmuar nga brezat e mëparshëm, d.m.th. nga viti 1945 deri në vitin 1990, ishte një realitet i pakapshëm, i pamundur, kurse tani Niçja edhe pse nga shumë duar po vjen fort në shqip dhe nga përkthyes vërtet të talentuar.
 

Ne presim që së shpejti të jetë në duart e lexuesve, po nga përkthyesi Taulant Hatia, Ecce Homo (Si bëhet njeriu ai që është), Kështu foli Zarathustra (e plotë, në një vëllim), etj.
 


Niçe dhe filozofia e tij, estetika dhe letërsia e tij, janë dhe sot e gjithë ditën vepra mjaft të kërkuara.
 

Vëllimi i plotë i veprës së tij dalëngadalë do ta marrë formën e vet.

Friedrich Wilhem Nietzsche (sqt. Fridrih Niçe) lindi më 15 tetor 1844; vdiq më 25 gusht 1900. Është një nga filozofët më të shquar gjermanë të shek. të 19.


Ai ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Nietzsche ka lindur me 15 tetor të vitit 1844 në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. Ai u rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift.

 Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. 


Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.


Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.


Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite më vonë.

Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.


Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’. 

Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi ‘ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm’. 

Këta libra janë në programin e shkollës së mesme dhe janë të rekomanduar nga MASH.


Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti për fuqi’ luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se ‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllaveruar njerëzimin. 

Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo. 

Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten ( "..njeriu është një urë dhe jo një qëllim." – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës.
Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje.

Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.


Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. 


Nietzsche187c.jpg
Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.

Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit të jetës së tij në errësire mendore dhe nën perkujdesjen e së motrës, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht të vitit 1900, në Vajmar.

 


Filozofia e Nietzsches ka ndikuar në formimin dhe veprën e disa prej figurave më të shquara të shekullit të 20-të, përfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqësisht rreth viteve 20, filozofia e tij u interpretua në mënyrë barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe për më tepër të ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga dorëshkrimet e tia. Tragjedia e vërtetë nicheane qëndron në faktin se këto interpretime të gabuara vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.

Titujt e veprave


Aus meinem Leben, 1858 (Mbi jetën time)

Über Musik, 1858 (Mbi Muzikën)

Napoleon III als Praesident, 1862 (Napoleoni III si president)

Fatum und Geschichte, 1862 (Fati dhe Historia)

Willensfreiheit und Fatum, 1862 (Liria e Shprehjes dhe Fati)

Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863 (Mundet xhelozi të jetë vërtetisht i gëzuar?)
Über Stimmungen, 1864 (Mbi besimet)

Mein Leben, 1864 (Jeta ime)

Homer und die klassische Philologie, 1868 (Homeri dhe filologjia klasike)

Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mbi të ardhshmen së edukimit tonë)

Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 e përbërë nga:

. Über das Pathos der Wahrheit (Mbi pathosin e së vërtetës)

. Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi të ardhmen e Institucioneve tona arsimore )

. Der griechische Staat (Shteti grek)

. Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marrëdhënia midis filozofisë Schopenhaueriane dhe kulturës gjermane)

. Homer's Wettkampf (Kundershtimi i Homerit)

Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedisë)

Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi të vërtetën dhe falsitetin në një kuptim më moralizues)

Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia në periudhën tragjike të grekëve)

Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet përfundimtare) e përbërë nga:

. David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrëfyesi dhe shkrimtari)
.
 Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi përdorimin dhe abuzimin e Historisë për Jetën)

. Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhaueri si edukues)

. Richard Wagner in Bayreuth, 1876

Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerëzor, tepër njerëzor)

Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione të përzjera dhe aksioma)

Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhëtari dhe hija e tij)

Morgenröte, 1881 (Agimi)

Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887

Also sprach Zarathustra, 1883-5 (Kështu foli Zarathustra)

Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Përtej së mirës dhe së keqes)

Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjinë e moralit)

Der Fall Wagner, 1888 (Çështja Wagner)

Götzen-Dämmerung, 1888 (Perëndimi i idhujve)
Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)

Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si bëhet njeriu ai që është)

Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kundër Wagnerit)

Der Wille zur Macht, publikuar për herë të parë në vitin 1901 (Vullneti për fuqi, një koleksion i përzgjedhur dorëshkrimesh, publikuar pas vdekjes së autorit)

Filologji

De fontibus Laertii Diogenii

Über die alten hexametrischen Nomen

Über die Apophthegmata und ihre Sammler

Über die literarhistorischen Quellen des Suidas

Über die Quellen der Lexikographen

Poezi·

Idyllen aus Messina (Marrdhënie nga Messina)

Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892 (Ditirambe për Dionisin)

Vepra të përkthyera në shqip

Kështu fliste Zaratustra, ,,Rilindja,, Prishtinë

Njerezor, teper njerezor/ Human, All Too Human (A book for free spirits), Friedrich Nietzsche, UEGEN

Lindja e tragjedise / The Birth of Tragedy (philosophy) Friedrich Nietzsche, UEGEN

Filozofet / The Philosophs (philosophy), Frederik Nietche , APOLLONIA

Ecce Homo / How to Become What One Is (philosophy) Nietzsche, KONICA, 2001

Udhetari dhe hija e tij/ The Wanderer and His Shadow F. Nietzsche,BARGJINI, 2001

Shnderrmi I te gjitha vlerave/ The Reevaluation of All the Values (philosophy),Friedrich Nietzsche ,UEGEN

Perendimi i idhujve/ The Twilight of The Idols (or how to philosophise with a hammer),F. Nietzche, BARGJINI

Pertej se mires dhe se keqes/ Beyond Good and Evil, Friedrich Nietzsche,PLEJAD

Agu I mengjesit: mendime mbi paragjykimet morale/ Daybreak: Thoughts on Moral 
Prejudices,Friedrich Nietzsche ,UEGEN.


Lexoni: https://fns.org.uk/ 





XHEVAIR LLESHI :TAULANTËT



Ky libër, i shkruar me një gjuhë të pasur dhe i përshkuar nga mitologjia
e asaj kohe të lashtë, ka në qendër, si roman historik, mbretërinë e
taulantëve, ose mbretërinë e Glaukut si dhe Pirron e famshëm të Epirit që u rrit në oborrin e tij. Personazhet e librit janë dinamikë, bindës, tërheqës, edhe në kohë paqeje, edhe në kohë lufte.
“Taulantët” është një libër tërheqës, që lexohet menjëherë dhe ka
forcë të tillë që të çon te historia duke e evokuar atë bukur dhe me
një elegancë që të mbetet në mendje.

Ky libër mund të permendet për tri gjëra: E para për forcën dhe dinamizmin, si dhe karakterizimin e personazheve, së dyti për gjuhën e bukur të përdorur dhe së treti për Pirron e Epirit, i cili është parë pikërisht në atë moshë që ngjall interes dhe të cyt për të lexuar më shumë për të e për historinë në tërësi.

“Taulantët” si roman historik është mirë të zhvillohet në shkollë në klasat VIII e IX, pasi është bërë edhe historia e Shqipërisë dhe shumë nocione historike janë kuptuar nga fëmijët. Ai fare mirë mund të zhvillohet edhe në klasën VII. Është libër që përvetësohet lehtë dhe sidomos gjuha e tij është një pasurim i këndshëm, patjetër që këtu ndikon edhe mitologjia dhe njohja e saj e domosdoshme, për mëtepër edhe përdorimi dinamik në të folurën përditëse.
Faqe 194, çmimi 500 lekë 5 € 

REBELI



Përkthyer nga: Agim  Doksani
faqe 296, çmimi 1000 lekë 10 €
Maksin Uilliams, doktoreshë e përkushtuar rritjes së fëmijëve dhe vetëvrasjeve të adoleshentëve, vjen në këtë roman si një personazh i rrallë, grua e bukur, plot edukatë, inteligjente, një grua që ka nuhatje të përsosur për edukimin e fëmijëve të saj, që di të sillet me njërkorje të hatashme, duke zbuluar kurdoherë tiparet e një personaliteti të fortë, hera-herës burrëror, por me një feminitet të mrekullueshëm plastik, duke tërhequr pas vetes dashurinë dhe mirëkuptimin e njerëzve që e rrethojnë, të pacientëve, të prindërve, të ish-burrit – Bllejkut të famshëm, i cili dora-dorës fiton atë që nuk arriti dot ta kishte në jetë: pjekurinë.
Maksin Uilliams, ish-bashkëshortja e Bllejkut, që noton në para dhe në hapsira të pamata të qejfit , i bie botës pash më pash, kryq e tërthor, nga një skaj në tjetrin duke blerë  shtëpi, apartamente, duke sëtitur me vajza trendy, nuk arriti dot të tregohej i aftë për të qënë bashkëshort i sigurt, brenda mençuris së dëshirave dhe kënaqësive të çastit.

“ÇARJA GJEOGRAFIKE”









Shkruan: Fatos Kongoli “Le Monde”

Në pamje të parë, tema që na u propozua për t’u debatua rreth kësaj tryeze të rrumbullaktë duket e qartë, e thjeshtë, dhe me kënaqësi pranova të marr pjesë. Emërtimi i saj “Çarja gjeografike” është një metaforë e qëlluar. Më tej, kur m’u desh t’i materializoj mendimet e mia, kuptova se, megjithë qartësinë e formulimit të saj, kjo temë nuk ishte aq e thjeshtë sa dukej, pikërisht, për shkak të metaforës që përmban. Për më tepër, më duhet të pranoj, u pushtova nga një dyshim: Cila mund të jetë lidhja mes gjendjes gjeopolitike të një vendi dhe formave të krijimit letrar? Zaten, a ekziston kjo lidhje? Në se po, në ç’mënyrë mund të pranohet si një fenomen letrar? Në fillim, kur ende nuk kisha marë listën e argumentave të kësaj tryeze të rrumbullaktë, arsyetimi im më çoi drejt disa pohimeve elementare, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju.

Të shkruarit është një dukuri metafizike. Të gjithë ata që janë prekur nga ky virus – në se më lejohet të shprehem në këtë mënyrë – gjenden, që në hapat e tyre të para, të ndikuar nga autorë, nën autoritetin e të cilëve ata mundohen të hyjnë në letërsi. Personalisht, në fillimet e mia, për arsye që nuk është vendi këtu të zgjatem, pësova ndikimin e një klasiku si Çehovi. Por, Shqipëria ku fillova të shkruaj dhe provinca ruse, të cilën Çehovi e përshkroi disa dhjetëra vjet përpara se sa të lindja, janë fort larg nga njera- tjetra dhe të pakrahasueshme nga shtrirja. Nga ana tjetër, në njërin nga shkrimet e tij, të cilin e kam lexuar rreth viteve tetëdhjetë – në se nuk gabohem – në revistën “Express”, Gabriel Garcia Marquez shënonte se ishte befasuar nga thëniet e disa prej miqve të tij japonezë, të cilët ishin shprehur mbi ngjashmërinë e shkrimeve të tij me ato të disa shkrimtarëve japonezë, ndërkohë që ai as që kish dëgjuar të flitej për ta, në kuptimin se s’kish lexuar asgjë të shkruar prej tyre. Mund të them se gjithçka varet relativisht nga vendi ku ju jeni formuar si shkrimtar, nga kushtet e tij historike dhe sociale, nga kultura e tij, nga gjuha dhe padyshim, nga preferencat tuaja letrare, më qartë ende, nga ajo çka ju tërheq në këtë fushë. Më vonë mora pyetësorin e kësaj tryeze të rrumbullaktë dhe m’u desh të ndiqja një arsyetim tjetër. Shqipëria ku kam jetuar dhe ku vazhdoj të jetoj nuk është më ajo që ka qenë në të kaluarën, dhe asnjëherë ajo s’ka përfaqësuar një hapësirë konfliktesh ndëretnike as edhe ndërfetare; ajo as nuk ka qenë as edhe nuk është një rajon përplasjesh të atyre natyrave për të cilat ne po diskutojmë.

Sigurisht, aty gjenden pakica nga të cilat më e shumta në numër është ajo greke. Ka edhe të tjera pakica maqedone, rumune ose malazeze. Por, nga një pikëpamje historike, të paktën që prej fillimit të shekullit kur është edhe krijuar shteti shqiptar, pakicat në fjalë kanë vazhduar të jetojnë në paqe dhe shkrimtarët shqiptarë nuk janë gjendur asnjëherë nën trysninë e ndrydhjes ndëretnike. Por, atyre iu është dashur të përballen me një tjetër trysni: përgjatë një gjysmë-shekulli, Shqipëria njohu një regjim totalitar nga më të egrit. Nga kjo pikëpamje, përvoja e shkrimtarëve që shkruan nën këtë regjim është ndriçuese në kuadrin e temës së tryezës sonë të rrumbullaktë. Një vend që jeton nën një regjim diktatorial mund të konsiderohet me të vërtetë si një “çarje gjeografike”, megjithëse, me që nuk e kam lexuar librin e simotrës tonë turke, kam vetëm një ide fort të mjergullt të kontekstit në të cilin ajo e përdor këtë metaforë në rastin e Stambollit. Raportet mes një regjimi diktatorial dhe letërsisë bëhen edhe më dramatike se ç’janë, për të keqen e kësaj të fundit.


Chekhov family and friends in 1890. (Top row, left to right) Ivan, 
Alexander, Father; (second row) unknown friend, Lika Mizinova, 
Masha, Mother, Seryozha Kiselev; (bottom row) Misha, Anton


Herë-herë thuhet se letërsia e një vendi ndjek rrugën e saj, pavarësisht regjimit politik të tij. Sigurisht, edhe në këto shtete diktatoriale, të mbyllura në vetvehte, prodhohet letërsi, por ajo është normative, e vendosur nën kontrollin e rreptë të censurës. Për t’iu larguar dosido kësaj censure, një numër shkrimtarësh shqiptarë preferuan, nën diktaturë, të kultivojnë llojin e romanit historik, në këtë fushë ata ndjeheshin të mbrojtur. Të merresh seriozisht me realitetin e përditshëm ishte diçka e rrezikshme, kritika zyrtare e asaj kohe, si një instrument i pushtetit totalitar, mbyste që në vezë çdo përpjekje për të dalë nga skema e zbukurimit të realitetit dhe ajo e lavdeve ndaj regjimit ne vend. Por këto fenomene i përkasin tashmë një epoke të tejkaluar. Para disa vitesh, kam lexuar një intervistë të shkrimtarit amerikan Norman Mailer ku, mes të tjerash, ai thoshte se kur ulej për të shkruar një roman, ishte më tepër për “të treguar një histori”. Kjo shprehje më ka mbetur e gëdhendur në kujtesë: në të vërtetë, edhe sot e kësaj dite, vras mendjen për të kuptuar se çka donte të thoshte ai shkrimtar me atë shprehje. A është e vërtetë që të shkruash një roman do të thotë të tregosh një histori, pa patur parasysh rrethanat dhe kontekstin gjeopolitik?

Në pamje të parë duket se shprehja e mësipërme nuk mund të vihet në dyshim. Çdo vit, në botë, shkruhen dhe botohen me mijëra romane, ose ndryshe, tregohen me mijëra histori. Sipas mendimit tim, mund të pranohet se është e vështirë të shkruhet një roman po qe se nuk keni një histori për të treguar. Sigurisht, është e nevojshme të kihet një histori për t’u treguar për të ngritur një roman, por ama nuk është e mjaftueshme. Një histori tregohet, një vepër letrare nuk tregohet, ajo krijohet. Një roman, si formë por njëkohësisht si shkrim, ata krijohen, ata nuk tregohen; ata krijohen ex nihilo nga momenti që i jepet jetë një diçkaje që nuk ka ekzistuar më parë. Po qe se do të pranojmë se “të shkruash një roman” nuk është e njëjta gjë sikundër “të tregosh një histori”, cila është atëhere diferenca mes tyre ? Kjo gjë përbën një çështje që, sipas mendimit tim, lidhet me temën e debatit tonë dhe që më bren shpesh, pa qenë në gjendje që t’i jap një përgjigje.


Young Chekhov (left) with brother Nikolai in 1882


 Ndoshta lodhem më kot t’i jap një përgjigje pasi, kush e di, kjo përgjigje nuk ekziston. Atëhere i lejoj vehtes të kënaqem me një përgjigje evasive, sipas të cilës vepra letrare fillon aty ku përfundon historia e treguar. Kam përshtypjen se në pothuaj tërësinë e romaneve të botuara, është fort e vështirë të merret vesh në se autori kërkon thjesht të tregojë një histori tjetër me qëllim që të ndërmarrë tregimin e një historie të re, pavarësisht natyrës së saj, apo nëse ai kërkon të krijojë një vepër letrare. Në këtë sens, ndikojnë fort veçanërisht realitetet e tregjeve lokale të romanit, dhe në një shkallë më të gjerë, ato të tregut botëror. Pa këto realitete, nuk mund të imagjinohet universi aktual i librit.



The Taganrog Boys Gymnasium
 in the late 19th century. 
The cross on top is no longer present.


Ato luajnë një rol të dorës së parë në krijimin e formave romaneske, sipas kërkesave të tyre, të cilat përcaktojnë në thelb suksesin ose dështimin e tyre. Do të thoja që situata gjeopolitike e një vendi ndikon, njëkohësisht si edhe faktorë të tjerë, mbi format e krijimit letrar, dhe në disa momente, ajo mund të luajë edhe një rol përcaktues. Por, meqënëse ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, objektivë dhs subjektivë sikundër edhe thuhet, kjo lidhje mbetet relative.



Romanet e autorëve që shkruajnë dhe jetojnë në vende fort të ndryshme nga njeri- tjetri nga pikëpamja gjeografike, lexohen dhe çmohen gjithandej në botë, në zona të qeta ose në ato të përgjakura nga konflikte. Sidoqoftë, me një kusht: që të jenë romanë të shkruara si duhet, pavarësisht nga kushtet që i imponohen një vendi ose një tjetri. Pasi një roman i shkruar mirë përfaqëson, në një masë ose në një tjetër, një përmasë njerëzore universale, që e bën të lexueshëm gjithandej dhe jo vetëm në kontekstin lokal.


Young Chekhov in 1882


 Ky është, më duket, edhe thelbi i problemit. Dua të them që këtë kërkesë duhet ta përmbushin në radhë të parë shkrimtarët e vendeve të vogla që shprehen në “gjuhë të vogla” dhe që i përkasin, le ta themi, letërsive të vogla, në periferi të metropoleve dhe të hapësirave të mëdha të letërsisë botërore. Pra, shkrimtarët e atyre vendeve që mund t’i quajmë, pa asnjë nuancë ose përmbajtje përkeqësuese, si “çarje gjeografike”. Sidoqoftë, këto janë disa mendime që duhen diskutuar dhe ne gjendemi këtu pikërisht për të diskutuar dhe për të shkëmbyer mendime.

* * *
Chekhov seated at a desk

File:Подпись Антон Чехов.png
 108 vjet më parë vdiq Anton Chekhov/Anton Pavlovich Chekhov 29 .01. 1860 -15 .06. 1904/ , një nga shkrimtarët dhe dramaturgët më me influencë të kohëve të fundit.

Në vendin e tij të origjinës, Rusi, ai njihet më shumë si shkrimtar i tregimeve të shkurtra, por dramat e tij vunë themelin e teatrit modern perëndimor.
Çehovi vdiq në moshën 44-vjeçare, por fama dhe influenca e tij ka mbijetur një shekull revolucionesh politike e artistike dhe ndryshimesh të mëdha.

Çehovi ishte mjek, por një mjek që shkroi disa prej tregimeve të shkurtra më të njohura në rusisht dhe ato që mbahen si dramat më të rëndësishme në historinë e teatrit perëndimor.

I lindur në rusinë fshatare në një familje që vetëm kohët e fundit kishte dalë bujkrobëria, Anton Çehovi është nga ata artistë që është bërë një përcaktim -vetëm mbiemri i tij të sjell ndërmend një botë të tërë komedie melankolike dhe tragjedie përqeshëse.
         
Shkrimtar i dëshiruar në Rusi për tregimet e tij të shkurtra e të thjeshta, por shumë të thella, fama ndërkombëtare e Çehovit ka ardhur me drama si "Pulëbardha" dhe "Kopshti i Qershive".

Kur veprat e tij dolën fillimisht në qarkullim në fillim të shekullit 19, ato i lanë me gojëhapur si publikun ashtu edhe aktorët, me modernizmin e tyre.
Ato nuk janë histori që tregohen lehtë, tragjedia dhe komendia janë të përziera, në to ka një realizëm të madh psikologjik dhe ajo që quhet një ndjenjë teatrore.

Si një zë radikal në Rusinë cariste, Çekovi ishte i pranuar nga regjimi komunist, megjithëse ato i komentonin duke i dhënë një frymë optimiste dramat e tij, ku ai i linte të pazgjidhura gjërat.

Rusët e konsiderojnë atë si thellësisht të tyrin, por evokimet e tij të izolimit dhe zhgënjimit me një ironi të lehtë dhe komedi i kanë dhënë atij një publiku global.



VEPRA TË ZGJEDHURA 4

VEPRA TË ZGJEDHURA 4
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 440
çmimi: 1000 lekë, 10 € (me kopertinë të thjeshtë)
1200 lekë, 12 € (me kopertinë speciale)

VEPRA TË ZGJEDHURA 3

VEPRA TË ZGJEDHURA 3
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 508
çmimi: 1000 lekë, 10 € (me kopertinë të thjeshtë)
1200 lekë, 12 € (me kopertinë speciale)

VEPRA TË ZGJEDHURA 2

VEPRA TË ZGJEDHURA 2
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 374
çmimi: 1000 lekë, 10 € (me kopertinë të thjeshtë)
1200 lekë, 12 € (me kopertinë speciale)

VEPRA TË ZGJEDHURA 1

VEPRA TË ZGJEDHURA 1
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 476
çmimi: 1000 lekë, 10 € (me kopertinë të thjeshtë)
1200 lekë, 12 € (me kopertinë speciale)

Çarls Dikens, kumti i zëshëm i zgripeve


Nga :  Albert  VATAJ 

Dy shekuj janë një shkrepëtimë në universin e matshmërisë së kohës në art. Janë jo më pak se një e djeshme, prej të cilës zgjohemi me ngut dhe përplot kureshti, për të kumtuar dhe për të mëtuar atë që një e shkuar e rizgjuar tek ne ngucatet të dëshmojë. Eshtë kjo kohë dhe hapësirë dimesioni, prej nga erdhi në historinë e letërsisë, një korife mendimi dhe qëmtimi, një ngucatje përvoje dhe dëshmimi, një jetë e tendosur dhe e mbushur me mbrëmje të trazuara dhe netë të zymta, vrashpirtje e zemërthyerje. Oshnar i rrëfimi dhe delikat i tematikët, sarkastik dhe ndërzyes. Ai nuk mund të ishte vetëm një emër i madh, pas të cilit zvarget një galeri kryeveprash botërore, e që mundena me nxjerr prej tyre dhe për ta sejdisur në memorien e shekujt prej jush “Pikuiku”, si fillimtaria dhe tharmi i asaj britme frigane, e atij muzikaliteti të trishtë, e tançkasë në zenith. Ishte dhe mbeti një zot i gjenialitetit dhe fatit, kryerendës i kushtrimeve më të zëshme të kohës dhe tabanit ku ky naltësim do të hovej.Ai la pas një univers të paanë krijimtarie, botoi një numër të madh tregimesh të shkurtra, por edhe të dramave dhe novelave të mëdha, ku “Oliver Twist” mbetet padyshim një nga kontributet më të jashtëzakonshme. Korpusi i tij, natyrshëm prek edhe një tjetër majë, atë të “David Koperfildi”,”Pritjet e Mëdha”, etj. Qëmtesat letrare, ato të sheshtat, të thukëtat dhe kreshpërueset, ngasen të gjitha nga subjekte reale. Fillimtaria e moshës së shpërthimeve në juglindje të Anglisë orvatet të mbart gjithë lëndën dhe pulsin që rreh në këtë shtat vigani të letrave. Dikensi (1812-1870), është pa asnjë mëdyshje romancieri më i mirënjohur e pa modesti mund të ngulmojmë se ai është ndër më të rëndësishmit e botës së letrave angleze. Jeta e këtij gjeniu të letrave, do të përçapej mes vështirësishë dhe nakatosjesh pafund, do të zvargej dhe çirrej, gjakosej, përbaltej, derdhej dhe ngurosej. Ai i pa të gjitha dhe bashkëjetoi me ta në rrugëtimin e mbërritjes së yllit, atij që shohim edhe sot pas 200 vitesh, teksa shndrit. Vetëm 10 vjeç, mbi supet do të hidhte torbën e emigrimit. Kohë më pas, ju bë krah sëmës, që vështirësitë e jetës po bluanin në gjithfarë punërash. Dikensi fokuson në këtë periudhë të fëmijërisë si më të mrazten e jetës. Gjendja shpirtërore atëbotë lëkundej në buzë të zgripit. Humbëtira, poshtë dhe përreth tij do të ngjishte gjithnjë e më fort brumin e kësaj shtatoreje që kryengre, atëkohë, tash e mot, ngultas dhe mrrolshëm.Të thuash se atë e kishte mbytur një zemërim i hidhur është pak, pasi duket qartazi se ai tashmë kishte arritur të zhvillonte një syçeltësi e vëmendje të çuditshme. Në kohën kur robërisë së tij i ceku një lloj fundi, dhe të atit i kishin lënë një trashëgimi pikërisht siç kishte rënë në burg, zgjohet. Dikensi do të shihte me sytë e tij metamorfozën e rritjes dhe tjetërsimit, në veten fizike dhe sentimentale dhe botës, të cilën do të përpiqej ta bënte për vete. Një dalzotës i vërtetë i gjenialitetit. Por jo gjithherë do të zotëronte këtë kolos. Siç ndodh në rrugëtimin e çdo ylli përnda amshimi, edhe Dikens do të ulej, për tu ngjitur rishtaz. Nga hiri do të ngrihej me shkulmet e një zjarri që do të lëshohej si stuhi ferri, të atëhershmes angleze, e të përgjithmonshmes, ku gëlon ligësia në të gjitha trajtat.Vërtet, fati i tij kishte pësuar disa herë çaste kritike. Por ai ishte zgrip në gjak dhe në mish, në zë e në asht, ngase ngulmonte gjithnjë zenitin.Shumë njerëz u përçapën të ndërhynin në jetën letrare dhe sidomos në stilin e tij të të shkruarit, por Dikensi përpiqej me mish e me shpirt të ruante gjenialitetin e tij të papërsëdytshëm. E kjo, nga ana e vet, bëri që ai ta shtynte jetën krahas shumë armiqve, smirëzinjve dhe përbestarë të së ligës. Ashtu si Pikuiku përbënte themelimin e jetës së tij tekstshkruese, po ashtu edhe martesa e tij përbënte natyrisht themelin e jetës së tij vetjake; dhe kjo ka qenë, gjithashtu, objekt kritikash dhe simpatie.
Shumë pak njerëz ishin në dijeni të botës së tij shpirtërore, me gjasa tre a katër. Dhe pikërisht ky grusht njerëzish pranuan që të mos flitnin shumë për shkrimtarin në fjalë, duke mos e ngarkuar aspak me faj. Është më se e vërtetë që “Oliver Tuisti” s’është veç një përzierje fort çudane mes melodramës dhe realizmit; si realizmi, ashtu edhe melodrama janë enkas të errëta dhe zymtake. Por humori dhe llahtara e tij mund të krahasohen përnjëmend, dhe ai vërtet kishte dhunti për njëfarë lemerie, e cila në gjuhën e popullit përkthehet të ushqehesh me frikën, të hovesh nga skutat më të errëta të ferrit dhe të behësh me shkëlqimin e një ylli. Kjo gjallëri e shtypur, kjo lojë me fatin dhe me brendinë,është për shkak të dashurisë që ai ndiente për jetën, të cilën s’e humbi për asnjë çast; ndërsa dashuria për vdekjen, gjë që s’është tjetër veçse dëshpërim dhe pesimizëm, ishte i pakuptimtë dha shpirt. Kjo lloj llahtarie që më pas ngjizi vdekjen e Krukut tashmë gjendet tek “Oliver Tuisti”, porsi përsëritja e padurueshme që buçet në veshët e vrastarit “do të pastrojë njollat e baltës, njollat e gjakut” e kështu me radhë. Për pjesën e mbetur, fabula është e pakuptimtë, kurse shkëndijat e haresë janë të shkëlqyera, por gjithsesi të pakta; sidoqoftë, ekziston një aspekt tjetër i librit që i jep rëndësi historisë së Dikensit. Dhe ky s’është vetëm romani i tij i parë i maktheve, por gjithashtu edhe i pari i traktateve të tij shoqërore.Megjithatë, mëtimi për të shkruar lidhur me gjithë llojet e shijeve të njerëzve, çoi në krijimin e romanit seriozo-komik. Ata priteshin me padurim të madh pikërisht si buletinet, dhe për kohën shkruheshin me të njëjtin turravrap, si edhe njoftimet e gazetave. Ndryshimi ishte pjesërisht pasojë e karakterit dikensian dhe pjesërisht pasojë e metodës së botimit. Por s’duhet harruar një gjë, ekziston më shumë se një shembull që përngjet porsi një ndryshim pozitiv i planit në historitë e Dikensit, i cili u mundësua nga ky zakon i kryehershëm për të mos e krijuar veprën e artit më së ploti. Mbase këtu struket edhe ajo pjesëz e së tërës së veçshmërisë së shkrimtarit.Disa kanë hedhur mendimin se zvetënimi i Bofinit në krye të herës ishte menduar të qe i njëmendtë, ndërsa fabula e tij e ngadaltë një ndërrim mendjeje, dhe e njëjta ide gjendet edhe në rindërtimet e “Eduin Druidit”. Kumtoi pareshtur në kësi shtresimesh dhe thepisjesh, për të mbetur vetëm ai. Çarls Dikens, ky dalzotës i gjenialitetit dhe fatit, ky mjeshtër i trajtës së pavdekshme të ngulmit për të kushtruar. Zëri dhe vepra, mëtimi dhe kumtimi, sharmi dhe ngjizja e dallojnë këtë penë të mprehtë që me kryeveprën “Oliver Twist”, për t’u ngjitur në më të epërmin tekstshkrim dhe më popullorin, “David Koperfildi”. Ai ishte, është dhe s’ka gjas për t’u shkulur nga përmendorja e memories letrare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...