Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/29

Poeti Ismet Hebibi ,...Stuhitë i përkund e i ve në gjumë...





Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.Kompenzoi me detyrim dhe me një sumë tepër të lartë parash shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij,dhe u përcaktua me élan,vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE",dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë.Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri_ Prishtinë .Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve.

Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Vazhdimisht punëoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik.Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve(SHBA,ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.


Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës ,Zotit Uisner ,dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikan. Ka marrë përkrahje dhe ka korespondencë aktive me shumë personalitete shtetërore anëkënd botës demokratike për Pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe tani korespondon në mënyre aktive.


LIGJËRON NË TË GJITHA KONFERENCAT DHE SEMINARET POLITIKE QË MBAHEN NË KOSOVË DHE JASHT- PËR KONSOLIDIMIN, AVANCIMIN DEMOKRATIKO -JURIDIK TË GJITHA TË DREJTAVE LIGJORE DEMOKRATIKE DHE LIRIVE NJERËZORE, SI DHE PËR BASHKËPUNIM RAJONAL, EUROPIAN E BOTËROR- PËR PAQEN DHE SIGURINË E PËRGJITHSHME. BËN KOMENTE NË TË GJITHA GAZETAT DHE AGJENCITË E LAJMEVE NË INTERNET. Ka themeluar OJQ e parë në Kosovë – OHAK (ORGANIZATËN HUMANITAR ANTIKANCER), për ndihme gjithë të semurëve nga kanceri.

Kredoja e Tij jetësore është liria njerzore dhe liria shpirtërore, mirëqenia dhe shëndeti i njerëzve,si dhe lumturia e të gjithë njerzëve në gjithë rruzullin e bukur toksorë!

Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, kroate, gjermane, sllovene dhe anlgeze.

Së shpejti i del nga shtypi Vepra I, libër me poezitë më të bukura shqipëtare, kushtuar: Burrështetasve të ndritur të Shqiptarisë,Heronjëve madhështor të Kombit Shqipëtar, të Dijturëvet dhe Shkrimtarëve të mëdhenje Atdhetarë dhe Pendave të arta të botës së bukur. Jetës së shenjtë dhe Lirisë së shtrenjtë- Himne, Bekim dhe Lavdi!
Jeton, vepron dhe punon në Junik- Kosovë

Ismeti për lexuesit e poezisë thotë:


Sikur në histori, letërsi, arte, shkenca dhe në jetë- shpiken rregullat e reja apo "thehen” rregullat e vjetra, një varg imi thotë:” poezia nuk duron Rregulla të buta ,poezia nuk mbijeton n’ kallype të Ngurta”.
Si do ta çuanin letërsi bashkohore këtë që po e krijojmë ne- sikur të shkruanin si parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar. Ata i kanë thënë më së bukuri me vargje dhe rima të kohës tyre, me ndjenja motive dhe fiziomnomi krijuese atë që është dasht ta thonë.
Ne duke i respektuar dhe mbrojtur si vlera ato,në kohë të re -duhet të hapin një rruge të re të poezisë.Një drejtim të ri- pse jo edhe një shtegtim të ri.I cili drejtim bashkohorë do të pranohet nga gjeneratat reja siq kemi pranuar ne nga parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar rrugëtimin në art.
Kjo është fryme e re, fryma bashkohore e një shtegtimi poetik dhe nje stil i ri i shkruarjes së poezisë së re bashkohore.Pse jo edhe romaneve, dramave e gjinive tjera të artit bashkohorë.
Shtrohet pyetja:a është me mirë ti “imitojme” poetët e mëdhenjë apo të hapim nje shteg tjetër bashkohor në letërsi.Pra, shkurt e shqip, një rrymë të re bashkohore në letërsi.Dhe kjo rrymë bashkohore afirmohet në fillim të viteve 70-80-ta të shekullit kaluar, dhe tani është në moshën më të mirë të pjekurisë.Këtë guxim e kanë vetëm erudititët dhe poetët e mëdhenjë bashkohorë.
Në letërsi po të mos ndodhte kjo, askush nuk do ta lexonte me kuriozitet poezinë imigj të atyre poetëve të kësaj kohe, të cilët shkrujanë si poetët e mëdhenjë të afirmuar në shekullin e kaluar,...
Sepse poezia afirmative e përparme është ajo që jemi rritur me te, dhe nëse kjo e sotmja nuk ecen në forma dhe stile të reja, nuk do të mundte të quhej poezi bashkohore e shekullit XXI.

Poezia duhet të ketë kurs dialektiko-filozofik të kohës, kuptim semantiko- artistik dhe porosi logjiko-filozofiko- humane.Ky është një artikull i shkurtë, për të hy në këndvështrimet e poezisë se sotme bashkohore, dhe në këndleximet dhe interpretimet e saj.

Për këtë arsye unë dua të shpjegoi përse e shkruaj kështu poezinë. Këtë formë të re poezie e kultivoi gati 30 vite ,që nga libri i parë “Nunosje” 1980, botuar nga NGB RILINDJA, vazhoi me librin e dytë”Dritëzat e mashtrimit” botuar 1989 nga NGB RILINDJA, pastaj libri i tretë”Magjia e humorit të zi”, botuar 1955 , e kështu me radhë.

Libri i poezive ”NUNOSJE” i Ismet Hebibit, flet për talentin e autorit që t’i hetojë fenomenet poetike. Inkuadrohet në poezinë e ironisë tek ne, që merr një aspekt të ri e më të hapur nga brezi më i ri i poetëve.( IBRAHIM RUGOVA,Bota e re, 1 janar 1981).

...Me pjesët e veta më të realizuara, këtë bindje dhe këtë kërkesë tash e përforcon edhe përmbledhja e poezive”NUNOSJE”e Ismet Hebibit, e cila përqendrohet në fakte e plane të ndryshme të realitetit me qëllim të kumtimit të idesë sa më të plotë për të dhe për të fshehtat e ekzistencës dhe rrymimet brenda saj,...( XHEMAIL MUSTAFA,Rilindja, 3 janar 1981).

...Edhe bota e njëjtë e metaforizuar me mjete të njëjta, te Ismet Hebibi del me të tjera ngjyrime artistike.(…)Me fjalë të tjera, poezia e këtij poeti arrin t’i kundërvërë botës së rrumbullakët, botës atomike një tjetër, më të mirë, më subtile, atë të Orfeut.(ISMAIL BELAJ ,Fjala, 1 nëntor 1980).

...Mendoj se titulli “DRITËZAT E MASHTRIMIT” është çelës për ta kuptuar jo vetëm semantizmin e vjershave, por edhe për ta ndier disponimin poetik, emocionalitetin dhe intonacionin e vjershave,...( RAMADAN MUSLIU,Rilindja, 5 gusht 1989).

...Forma e të krijuarit poezi i të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike,...( Hysen IBRAHIMI,Förslöv-Suedi , 2010-03-11).

Sepse koha e re don poezi të re, poezi që në vete ngërthen gjithçka të bukur që i duhet jetës së bukur.Ose gjithçka çka do të dëshironim nga jeta- poezia-filozofia-shkenca dhe ekzistenca e madhështisë-lirisë-mençurisë.

Këte poezi e parapëlqejnë shumë letrarë dhe lexues- dhe ka 30 vite që e aplaudojnë:si dikur poeti i ndjerë Fahredin Gunga,poeti Qerim Ujkani,kritiku dhe shkrimtari: Ali D. Jasiqi, i ndjeri kritiku i Bajram Krasniqi, redaktori Ali Podrimja, poeti Shaip Beqiri,shkrimtari Milazim Krasniqi, poeti Basri Qapriqi, ...

Dyvargëshi është stili im.Metaforat,simbolet dhe gjithë ajo që e bën magjike poezinë- i keni përpara.Shikoni me kujdes, analizoni me dituri dhe dashuri, verbi me germë të madhe e merr rolin e simbolit, kryefjalës, kallzuesit , pse jo të shkakut dhe pasojës së ndodhive të jetës dhe artit.

Poezia mund të lexohet në disa mënyra, varsisht nga shkollimi, intelektualizmi dhe erudicioni.Po mundohem të shkruaj për të gjithë lexuesit,secili ta gjej veten- e kush dëshiron kënaqësi më shumë- duhet të thëllohet dhe do gjejë mënyrat e reja të leximit të poezisë në përgjithësi.

Poezia lexohet si verb, si varg, si strof, si vjershë,si mësim, si porosi, si amanet,...për jetë të begatë shpirtërore dhe për lumturinë e madhe.

Arti është jeta plotë gëzime, politikë e mirë dhe realizim i ëndrrave të bardha.Përse të mos ndodhin hap pas hapi gjitha këto mirësi dhe filozofi pozitive edhe në jetën e çdo njeriu. Shkrimet akademike e të gjitha shkencave,arti dhe politika e mirë e kanë këtë detyrë të shenjtë- si me na lehtësuar brengat, si me na zbukuruar jetën dhe si me na bërë plotsisht të lumtur!

Verbi me germë të madhe, fillimi me germë të vogël dhe dyvargëshi stilistik është motoja dhe letërnjoftimi i poezisë time.Sikurse që është figurë dominante stilistike_ Shpirti i bardhë!

Do të ishte mirë që secilin libër ta përcjellë kritika letrare, kritik nuk do të thotë çvlerësues, por në të vërtetë vlerësues arti dhe i krijimeve artistike.Por më se lehti është të kritikosh autorin nga qëllime të caktuara ose të dirigjuara!!!

Secili kritik duhet të ketë dije të madhe, zemër të pastërt dhe shpirtë human, e mbi të gjitha përvojë të sofistikuar me librat dhe elaborimet analitiko- kritike.Kjo do të thotë i ngritur superintelektualisht dhe i shkolluar artistikisht.Kritik i mirë është ai i cili ngritë vlera të vërteta, por edhe jep alterantivë për poetet e ri, si një varg tingëllon më bukur dhe si duken metaforat mbretëresha të një poezie të bukur.

Pra kritiku duhet të jetë poet i poetëve- ose Maestro i ditur dhe shkronjës artistik i artit bukur,thotë dr.Ismet Hebibi.


MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...

ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë 
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...

vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…

oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...

fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...

po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë

hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...

kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë 
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha 
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!

Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...

lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!


VETËM TY!

bezdia e Pakuptimtë saherë t’ Kaplon
e Ankthi mjeran t’ rrethakon si Tmerri!!!

kur Nata t' duket më e Gjata ndër netët e pagjum,... 
e Errësira kurrsesi nuk di t' sosur Fare 

mos u frigo Dashuri as Hiç mos ta ndien !
se Dielli më i bukur- at Ditë ka për me lind! 

e porosisë Diellin se Zotin e kam mik
me të Përqafua sikur t' përqafoj Gjithmonë,...

rrezet e Hirësisë t' miklojnë flokët e buta Mëndafsh
t' Puthin ballin sytë faqet e Fytin-e art!

oh! buzët e tua t' Lëngshme si Trëndafil i kuq
gushën si Smeraldi e gjoksin sezam Thesaresh

duart e mia Imagjinare kanë me t' ndezë Zjarrë
e mijëra Shkëndija n' qiell kallin Yjefllakadaj

pa Ty bukuri bota është Asgjë: hiç i Hiçit,...
jeta pa Dashuri s’ ka kurrfarë Kuptimi !!!

vetëm me Ty dashuri-dëshprimi e tmerri Sfidohen
lindet Mbinjeriu: vigajt madhështor t' Zotit!

gjithçka Ringjallet me formulën e Dashurisë
Jeta pa brenga – Lumturia askend se bezdis!

mos u frigso Kërkoje me ngulm: gjeje Dashurinë
me sy Shpirt e zemër do ta shijosh Mrekullinë!


MOS MA THE ZEMRËN!!!...

mos ma the Zemrën,oh kurrë më Zemrën mos ma the!!!...
si thehet Poqi i kristalit kur t ' rrëshqet prej Duarsh
kur thehet zemra: Zot njeri as Magjistar s' mundet me e ngjit më!!!

thërmia Kristalore t 'imta shumëzohen n' mia Thikëza
kuq Gjakosin e thellë Ngulen n' mish e n' asht
më shumë se vdekja m' Lëndon: një Jo e jotja???

Dielli atë ditë sëmuret nga ethet e Dashurisë halucinante
pëlcet edhe Ai si pëlcasin n'zjarrë Pologaqet e vala
n' miliona rreze Përthehet nga malli: me t' përqafuar Ty!

hej ç'suprizë! e hallakatura Hënë: nga Pendim i fshehur nurzbehet
e kishte harruar t'hapur Bukura e dheut ;Këmishën e natës
kurrë s' kam pa aq shumë Brilante vezulluese e t' Magjishme përnjëherësh!

shkëlqenin nga Trup i saj prej fildishi; si Biluri më i pastërt
përhapnin aromë Dehëse trëndalinash t' Posaqelura alesh
që i kishte mbledhur Bukura e dheut me dorën e Saj t' artë

valët e Oqeanit shpirtit kreshpërohen nga Dëshprimi i sertë
shkumbzojnë e rekëllejnë Brigje-përplasnin për shkëmbinjë Anijet
o Zot mos lejo me qenë Fajtore ti:për gjithavdekjetkatastrofat !!!

vetëm kjo mos të Ndodh.As që duhet as s' Guxon kurrsesi të ngjitet ty
prania jote Domosdo gjithçka qetëson e Embëlson më së miri
si tëmbli i Shëndetshëm i gjirit- si nëna e Devotshme e njerëzimit !

ti je Djepi madhështor dhe kurora më e bukur e Mirësidashurisë
por mos u bë Padashje ga neuroza fillimi dhe fundi i Mërzisë
qyqarllekmarrëzia e tragjedive Apokaliptike: miliona e miliona Fatkeqësive!!!

aq shumë kam besim në Ty: krenariqendisur n' krahë Shqiponje
as për Flori të gjithë botës as për thasë brilantesh nga Përralla
Dashurinë se jap:se shes fillimin as fundin e Lumturisë së përbotshme!

kurrë Zemrën mos ma the, mos ma the më Zemrën kurrsesi!!!
se ime Zemër nëse thehet- rikrijon Miliona zemra t' vogla
që rriten e pushtojnë Vasionën- dhe do t'duan Përgjithmonë,... !

vetëm Ty !vetëm Ty dashuri! vetëm Ty dashuria ime!...


VIRGJËRESHA E PËRJETËSISË

e vetmja je e Pastërt
n’ Botën smogbërrlogu


dashuri je vet Magjia
suprizë e Suprizave botërore

si kupa e Qiellit e përkryer
e madhërishme si Oqeani

plot Fshehtësi të ëmbla
e hire Mrekulliplote

përkdhel Suprinëdallgat
bëhem Mbret i miklimit

t’ puthi n’gjoks e pas veshi
në emër të Perëndisë

nxjerri nga Thellësit tua
më të çmuarin Margaritar

si Shpirtin tënd të bardhë
Virgjëridashurinë e amshuar

e Vetmja ti shëndrit
kur Dielli ka eklips

mos m’harro kurrë Dashuri
m’ përjetëso Virgjërabukuri!

ANTIKOHËRAT

pas Stuhisë ra borë e madhe
pullazet shkuleshin së Zgërdhiri

njerëzit s’mund të Iknin
bora shumëkënd Mbyti

fjalë e Zjarr hidhnin
n'topuzët e harruar të Respresaljeve

dojshin me na përpirë Kanibalët 
rrobaveshur zhonglamishi

tjerëve Darëmengelet iu thyen
as Dhëmballë s’iu mbeti

shpirtërat tonë Fluromë u degdisën
t’mos vegjetojnë n’Parazitët

një i vërbër Vajshëm më tha:
-ti je syri im Blerak, Princ i dritbardhësisë!

syrin Magjik ia dhurova
për operacionin e lavdishëm Plastik!

i thashë:shiko me sy të Shpirtit bardhë 
zhytu n' botën e fantazidashurisë

më tha :po shikoi shumë më Kthjelltë
se ata që kanë sy - por e duan Vërbërinë!!!


( Nga libri i Ismet HEBIBI, "NUNOSJE", NGB RILINDJA, Prishtinë 1980.)

KRITIKË POETIKE



(Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi)



Forma e të krijuarit pozi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike. Edhe zgjërimi i tyre mund të humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri dhe përpikëmiri.


 Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me Diell e i mbathur me Hënë“ mbaron citati. Pra fillon me legjendën duke prekur historinë dhe pika atëdhedashurie me realitetin, madje mund të themi pa mëdyshje se poeti dr. Hebibi është i mbushur plot e përplot me implikacione dhe iluzione që lidhen ngusht me tema patriotike, atëdhetare dhe realitetin.

Në poezinë e dr. Hebibit, vërejmë çartë interesimin e tij me tendencë për të dëshmuar ekzistencën e njerëzve të mëdhenjë të kohës dardane, këtë arrinë t’a nxjerrë me mjeshtëri, sepse përqëndrimi i vet autorit me një vëmendje që hetohet në vargun e tij ku prekë situatat e caktuara historike gjer në realitetin aktual të kohës.

Në poezinë „SI BURRAT E VJETËR“ në strofën e parë: 

Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes

Iu hyni të gjitha luftërave në Jetë

Para Skeptrin e Shpirtit Bardhë


nxjerrë një karakteristikë ku tendenca e poetit Hebibi është që friga, pa rrotulla, me driten e mendjes, i’u hynë të gjitha luftërave në jetë…. të mos mbesin në nivelin e harreses, përkundrazi me një intelekt të
tij prej poetit dhe atëdhetarit që e posedon poeti Hebibi, këtu formon një bazament poetik të fortë të idealit të kryetarit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA. Megjithat këto vargje mund të nxirren si model i poezisë
moderne se si me pak fjalë të shkurtëra, nxirret një poezi e sakt e që në vetvete përmbanë edhe filozofi poetike.

 Një gjë të kësaj natyre e ndeshim edhe në strofën e dytë po të njejtes poezi:

Nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës

Orientimin e ka koduar në busollën e vet

Çdoherë arrin i pari me kohë


Poeti bën përpjekje dhe ja arrinë të bëjë një përkufizim së paku poetik prej një përvoje krijuese dhe nxjerr trimërinë e protagonistit të kësaj poezie dhe në veçanti orientimin e tij të drejtë e që arrinë gjithëherë i pari.


 Këtu pa asnjë hamendje mund të themi se poeti dr. Hebibi, duke pasur parasysh krijimtarinë e tij poetike të gjertanishme, përpiqet dhe ja del që t’i nxjerrë shumë konstatime të filozofisë ”RUGOVIANE”, të cilat janë një shkallë të lartë dhe korrenspondojnë me realitetin e punës dhe veprimtarisë së Presidentit RUGOVA. Dr. Hebibi, realitetin e identifikon me kohën duke i dhën atributet përmes poezisë moderne deri tek ajo më qenësorja për të cilat insiton bindshëm t’i thoet edhe në poezi. 


Gjë që ja del me sukses sepse i trajton njejtë si ant-vlerën dhe vlerën ashti siq janë në hapësirën shqiptare. Thën shkurt, është mëse origjinal dhe poezia e tij flet pa ndërkamca. Këtë e dëshmon në strofën e tretë:

Le të flasin kopukët e dallkaukët

Ai si dëgjon as syri vërr si bën për alkimista

Me Fatumin e deshirës Popullit


Që herë herë shtron edhe probleme në nivele të tjera që të mos i ikë nga realitetit. Këtu në këto poezi të dr. Hebibit shofim raste që priret për kah tretmani i nivelit të lart poetik, në suaza të një poeti krejtësisht të pavarur dhe aspak ndikues nga subjekti njeri. Por që ndikohet vetëm nga puna e tretmanit të subjektit njeri, me shpjegime poetike që i ndërton përmes kombinimit të imazheve ku secili bartë në vete një mesazh të kjartë sikurse që e kemi poezinë „SI BURRAT E VJETËR“. 


Në këtë strofë dr. Ismet Hebibi, jo rastësisht thot : ” Le të flasin kopukët e dallkaukët” i cili këtë problem e trajton me intelegjencë si dëshmi se ka pasur të tillë me tendenca për pengesa në punën e të madhit Dr. Ibrahim RUGOVA, e që lidhet ngusht me fenomenin e trajtimit real të poezisë. 


E kemi fjalën për një poezi tejet frymëzuese të një kategorie poetike me vlerë artistike, që në këtë rast poeti dëshmohet dhe identifikohet me vlera të larta poetike, ndërkaq sipas meje frymëzimi i këtij poeti duhet të jetë ”Optimizmi i poezisë reale”, pra siq shifet, poeti dr. Hebibi, insiston për drejtësi, harmoni, sinqeritet, unitet dhe vlerë poetike të standardeve europiane.

Në strofën në vazhdim ku thot:

Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion

Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell

Stuhitë i përkund e i ve në gjumë


Rreshti i parë ”Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion” shtrohet me të drejtë mes autoritetit të krijuar e që emri ”RUGOVA” vërtetë fiksohet në kokën e intelegjencës botërore e që më vonë pati jehonen ndikuese në të cilën fiksohet fati i një kombi nga një krijues që ndjenjat asnjëherë nuk e tradhëtuan sa herë që ka qenë në pyetje fati i Dardanisë Antike.


 Këtu poeti arriti të zbuloi dhe të ndërtoi në vargun e tij poetik, poezinë e cila do të jetë pos pasyrë e qëndrimeve të tij  prej poeti modern dhe ndjenjave shpirtërore poetike dhe mendimeve moderne. Pastaj në rreshtin e dytë kur thot: ”Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell” që dallon tematikisht nga thënjet e  tjera dhe mund të themi se shpreh më tepër vizionin largëpamës të kryetarit RUGOVA, me pikëpamje atdhetare siq merr funksionin drejtues e që shërben si një mjet ekuilibrues strategjia e tij filozofike e politike për vendin, pavarësinë dhe unitetin mbarë kombëtar.


 Kjo filozofi është kur poeti thot ”Stuhitë i përkund e i ve në gjumë” pra është si një vërtetë reale dhe domethënëse që poeti e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, e që mund të nxirret poezia e denjë evlerës dhe qëndrueshmërisë me vizionin mbi krijimin poetiko-artistik. 


Derisa një pjesë e poezive të autorit dr. Ismet Hebibi kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e njerëzve se si sjellen karshi figurave kombëtare,ku poeti prekë pjesët ekstreme të tyre, kurse në anën tjetër nxjerr pjesën më mirënjohëse të figurave që punuan dhe ndihmuan çlirimin e popullit Shqiptar. 


Mirëpo duhet thënë se poezia e krijuar nga poeti nëfjalë për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor të cilat ndryshojnë prej poezie në poezi varësisht nga disponimi i poetit nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues.

Të gjitha poezitë e poetit dr. Ismet Hebibi si:

B E K I M A M E R I K Ë S E P R E S I D E N T I T , DASHURI SHQIPËTARESH,

DASHURIA E SHENJTË SI ZOTI, DASHURIA E SHTRENJTË SI ATDHEU,

DASHURIA E DHEMBSHME SI VASHA, DASHURIA KRENARE SI BABAZOTI, 


dhe poezi të tjera janë si përpjekje të poetit për t’a ngjallur at që është predestinuar të mbetet faktikë e historisë si meterje përbërëse e saj edhe përmes fushës poetike, nga një pasion poetik. Veçanërisht bie në sy efekti shpresëdhënës që kushtëzohet në shërbim apelativ për unitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Nga shembujt e cituar nga poezitë që vijnë mund t’a nxjerrim një përfundim:

Poeti dr. Ismet Hebibi, asnjëherë në krijimtarinë e tij, nuk e kalon realitetin e përditshmërisë nga situatat jetësore gjatë përshkrimit të poezisë, nga ndjenjat e tija shpirtërore“,thotë shkrimtari Shaban Cakolli.

Përgatiti për botim:Flori Bruqi

Mos bëni sikur jetoni në një vend normal



photo



 Anisa Hysesani, eshte e  lindur në Memaliaj (Tepelenë) më 13.07.1987. Diplomuar ne shkenca politike dhe Master Shkencor për Teori Politike në Universitetin e Tiranës. Merret ne menyre aktive me krijmtari letrare, gjithashtu eshte prezente me opinone socio-politike ne gazetat e perditshme shqiptare



Pikë së pari : Ata që janë përgatitur për dicka të paparë o tepër të zgjuar, le të mos vazhdojnë leximin pasi do zhgënjehen, se nuk do gjejnë asnjë term të bukur këtu dhe as mendim të mirë-përpunuar, po vetëm troç-e qe edhe mund ti bezdisin.

Pikë së dyti: Militantët e gjithfarë kahu, janë gjithashtu të lutur që madje as mos ti afrohen këtij shkimi, as duke e kthyer me shkronja kineze dhe as ata që e hasin në Twitter.

Mbas parlajmërimit (i parlajmëruari-gjysëm i shpëtuari), do flas dhe unë për Shqipërinë meqë është bërë trend i kohëve të fundit, e kuptohet duke dhënë dhe unë kontribut për 100-vjetorin e Pavarësisë (që në vetevete) është  i nderuar si fakt, zhul e bëjmë ne! Po mendoja (me aq file njohurish, sa me  nxë usb-ja e trurit-se kam filluar të dixhitalizohem meqë dhe Shqipëria është në epokën e dixhitalizimit, se cfarë kanë/kemi arritur ne Shqiptarët në territorin e Shqipërisë (që i ra fati të pillte ca politikanë me emër) deri në 2012 që është 100 vjetori i Pavrësisë? Sa të lumtur janë shqiptarët sot (se krenarë jemi boll nëpër fcb dhe konferenca shtypi)?
 Anisa Hysesani
Në fillim mendova, meqë potencialisht do na nderojë Shakira, shqiptarët duhet të jenë shumë të lumtur dhe u ngazëlleva porsi një fëmijë, që është duke mprehur shqisat dhe ja bën uau për çdo gjë që e ka për herë të parë.Është bukur të jesh fëmijë, pse jo?

Pastaj mendova që për fat të keq, nuk e di sekretin e Piter Pan-ave që kemi dhe mu kujtuan ato zona të mjera, që u ra fati i keq të bllokoheshin nga bora e këtij dimri, por menjëherë se c’mu zhbë kjo ndjesi e keqe dhe u mrekullova me perspekivën e mësimit të gjuhës kineze që kryeministri na i hodhi si bombë. Po po bombë, sepse bomba plas, lë vetëm gjurmët e kësaj të fundit, kështu ndodhi dhe me këtë rast. Të gjithë (përfshirë veten), filluam të bënim gallatë me këtë fakt, ndërkohë që dhelpra rrushtë e vetë i kishte kapur (ca orë pushimi nga vëmëndja për problemin e zonave të bllokuara).

Isha që isha(me mungesë modestie), ashtu si puna e 10 urdhëresave, më erdhën ndër mënd 10 cfarë ndodh- në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë?Se çfarë ndodh, kur vjen fjala për problemet që e kanë zaptuar Shqipërinë e që jemi “me fat” se nuk duan as statistika;mjafton një “sy  i lirë”, duke filluar që nga periferia e Tiranës, më tutje nuk ka nevojë.

Këto janë 10 çfarë-t e mia, si një kontribut modest për këtë vit të rëndësishëm:

1.Cfarë ndodh me papunësinë në masë (mbi masë) që kemi, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

2.Cfarë ndodh me arsimin e degraduar, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

3.Cfarë ndodh me të rinjtë që po rrinë kot, madje edhe ujin u’a kanë pirë diplomave dhe trajnimeve, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

4.Cfarë ndodh me faktin që ne diplomojmë studentët dhe pastaj u themi të na falni për këtë francezin,por kjo “ishte loja”, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

5.Cfarë ndodh me faktin që s’ka drejtësi,por shumë korrupsion ngado, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

6.Cfarë ndodh me faktin që ende jemi të ndarë, për një copë buke -në të mëmës e në të njerkës, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

7.Cfarë ndodh me cubat shqiptarë, që kanë në dorë të të bëjnë “star” e të të japin një rrogë (nëse skllavërohesh),vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

 8.Cfarë ndodh me faktin që i themi bythës-kokë dhe kokës-bythë, kur vjen fjala për të abuzuar dhe përfituar sa më shumë të mundemi kur jemi në pushtet, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

9.Cfarë ndodh me faktin që kemi mpirje kolektive e tru silikoni,vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

10. Cfarë ndodh me faktin që nuk po ndodh më asgjë e duhur, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?

Besoj se u lodhët me kaq shumë probleme-pyetje dhe une po i bie shkurt me përgjigjen-mos cani kokë: vjen Shakira ta tundi e ta ndezi pishtarin e pavarësise:me “Hips don’t lie”!(mjafton ti japim nja 4.000.000 euro, sepse e preferon kryeministri dhe komiteti ndër-mos-cajmë-kokë)! Faleminderit që na bëni të kuptojmë tamam, po tamam fare shprehjen: ad astera per aspera!


Çimkat dhe shashkat!




             Anisa Hysesani  


Në rastin e kësaj, që i ndodhi ish zv.kryeministrit dhe ministrit të ekonomisë: Z.Ilir Meta , nga këndvështrimi im nuk kishte asgjë që nuk përfytyrohej(kujdes: përfytyrohej ka sensin e dickaje që ne e inskenojmë në mendjen tone, bazuar në realitet), por qe dëshmi,fakte  e shumë gjëra që dihen thuhen qosheve, e teksa ka nevojë për ndonjë hakmarrje bombastike e show mediatik , nxjerrim nga xhepat ca kaseta , që trondisin një ditë a dy, në rastin më të mirë tre ditë dhe aty mbaron gjithcka, deri sa të kemi një qarkullim të sërishëm të po të njëjtëve elementë, po kjo padiskutim që ndodh,  pasi kanë kaluar një fazë "puritanizmi" dhe   "jashtë vendimarrjes" dhe duke dhënë "dorëheqjen" nga posti. Janë disa të dhëna, lidhur me këtë ndodhi që anashkalohen ose nuk  arrijnë dot fushëpamjen publike,  për shkak të një këndvështrimi të caktuar të gjthëkujt nga personat, që  ka mundësinë të shprehet publikisht dhe që situatën e shohin ose pro një pale, o kundra palës tjeter. Por këta zotërinj e këto zonja, harrojnë që dëmi më i madh nuk është i  personave të implikuar në këtë vidio të transmetuar,në kontekst të cfarëdolloj mase ndëshkimore a publike të marrin  , por i popullit dhe këtë e them bazuar, në dobësinë e vetëqëndrueshmërisë si dhe qëndrueshmërisë korrekte, të elementëve të implikuar në këtë histori, qoftë tërthorazi ose  drejtpërdrejt, qoftë nga ana e "të keqit" ose e " të mirit" dhe kjo sepse:
 Ngjarja e fundit politike, më shumë sesa risi, rivërtetoi që në Shqipëri vitet kalojnë, konsolidohen shumë gjëra përvecëse: një qeverisje si e tillë, një shoqëri civile si e tillë, e një popull i përgjegjshëm e i ndërgjegjshëm për veten, si i tillë.


1) Kemi një media që është transparente në mënyrë selektive , që do të thotë se implikimi i drejtpërdrejtë i mesazhit që transmetojnë është : Gjërat i dimë dhe i disponojmë , por i shfaqim kur e shohim ne të arsyeshme, duke e marrë transparencën publike por dhe imazhin e dikujt nën disponim, në mënyrë të njëanshme dhe diktatoriale.

2)Kemi një politikan si Z.Dritan Prifti që i duket vetja show men, duke deklaruar që unë këto gjëra i kam ditur e kam akoma shumë për të thënë , por duhet të prisni...! Ndërkohë në asnjërën prej daljeve të tij publike, lidhur me aferat korruptive te publikuara prej tij, nuk i drejtohet pyetja: Më fal zotëri, por nëse i ke ditur, përse nuk i ke thënë më përpara po u desh që njëherë zotëria i implikuar iIlir Meta , të konsumonte për kohë të gjatë postin e tij si dhe ndërkohë i jepej kredo, që sipas gjasave nuk do duhej ta kishte?

3)Nga ana tjetër e medalies qëndron situata e fajtorit të prezumuar,  Z.Ilir Meta që konstaton ,se ekzistencën e asaj vidio e njihte prej kohësh, por e kishte menduar si tekë të ish(mikut) të tij Z.Dritan Prifti dhe se nuk e kishte menduar që kjo 'lojë" do bëhej vërtet e rrezikshme.Pra thjesht i doli situata nga duart por jo se kjo implikon mosekzistencën e saj!

4)Kemi një shoqëri civile dhe opozitë që i ulërin Metës dhe Qeverisë pa dhënë aspak alternativa konkrete dhe pa bërë aspak kundërshti konstruktive duke mos u marrë me fenomenin në mënyrë konkrete , por me majën e tij(mos të harrojmë se titanikun nuk e rrëzoi maja e ajsbergut, por pjesa që qëndronte poshtë)

5) Për ti vënë deri diku kapakun e argumentave që përforcon kjo ndodhi, kemi një popull që irritohet tavolinave të kafes a vox pop-eve që bëhen rrugëve, e kryesisht reagojne fuqishem, me indinjatën publike nëpër profilet e tyre virtuale,ndërkohë që përfundojnë në tipiken " Kështu janë gjërat po s'kemi ç'bëjmë" .

E duke dhënë situatat e para nga mua të absurdit ,që jeton brënda  vetvetes, besoj dhe mendoj se  ndodhemi në rrugën qorre, ne te cilen jemi futur prej shumë kohësh,  ku : " e dime, po bëjmë sikur s'dimë" . Përgjatë gjithë kësaj pushteti, mban pezull frymën e popullit, duke i hedhur here pas here shashka, ose "Dritën" ndaj korrupsionit dhe  duke eklipsuar ditë pas dite ndërgjegjet, duke bërë që cdo herë e  më shumë, pushteti të bëhet mëma dhe njerka e po të njëjtëve njerëz, që mesa duket u mungon vetëm një tapi privatizimi dhe cdo gjë të vazhdojë të ndotet në ujërat e veta. Problemi në këtë ndodhi, nuk është vetëm korrupsioni dhe të korruptuarit, cimkat apo shashkat, problemi është dhe më i thellë dhe akoma dhe më shumë i rrënjosur.
Problemi është pseudo-izmi i cdo gjëje duke filluar nga demokracia e duhur që do duhej të aplikohej,te komunikimi i pavlerë politik e deri te "mrekullia ekonomike" që po përjetojme, e midis këtyre konturesh pseudo-sh, populli vazhdon të jetë e vetmja e vërtete e nevojshme, për të realizuar një lojë futbolli ku fitohen shume miliarda e ku ndërgjegjja njerëzore e qeverisëse,nuk  i është shitur as zotit as djallit , por zorraxhinjëve !





...Dy hapa para,e nuk e prek mesin...


Cikël poetik nga Linditë Ramushi




photo


Linditë Ramushi e lindur në Gjilan më 18 dhjetor të vitit 1984,shkollimin fillor dhe të mesem e kreva në vendlindje.Shkollën e mesme e mbarova në profilin e pediatrisë në Shkollën e Mesme Mjekësore “Dr.Asllan Elezi".Studimet universitare i regjistrova në Universitein Shtetëror të Tetovës në Maqedoni në vitin 2004,kurse bëra transferim në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë,në vitin 2006 për të përfunduar studimet në këtë Universitet në degën e Psikologjisë.Poezia dhe të shkruarit në përgjithësi kanë qenë gjithmonë fryma e jetës sime,përmes tyre kam dhënë gjithmonë idetë dhe gjërat që kam parë për rreth meje.Githmonë jam munduar të ndryshoj dicka me atë që thoja në shkrimet e mia.Poezitë e mia të para datojnë qysh në moshën 10 vjeçe,në klasë të katërt fillore.Botimin e parë me poezi të titulluar "Mos Hesht",e nxorra në vitin 2004,tani kam përfunduar punën me dy libra të tjerë,njëri me poezi dhe tjetri roman i stilit leksion më shumë,të cilat pres t'i botoj së shpejti.



A mbetet pas ëndërrës hija?
Mund të prekësh vallë zgjuar
Një realitet të ëndërrës?
Sikur zjarri që shoh në ëndërr,
Më prek dhe s’më djeg.
A mund të jetë kështu edhe pas ëndërrës?
Në ëndërr me mbulojnë valët e detit,
Trupi me freskohet nga uji,
Me mbushet zemra dhe mbi mua tretet kripa e njelmtë
Në kujtesë mbetet vetëm hija pas ëndërrës.

_______________________________
Labirint

Ti natën fshihesh,
Sepse terri t’I mbulon të këqiat.
Mjegulla t’i përzien fluskat dhe të mbledh.
Stuhia t’a ngrit lart zërin dhe krijon jehonë,
Por ti prap fshihesh.
Ke mbetur si një sinfoni,
E përzier me zhurmë e gumzhimë,
Sikur trupi i djersitur pas etheve te zjarmisë.
Diten ndricon shumë pak,
Sikur te kishe lindur pas shumë neteve me terr.

___________________________________
Aty në rreth,
Atje në skaj poshtë urës,
Edhe rrëzë malit,
Ishte një dhomë.
Dhomë me katër kënde
Dhomë me katër stinë.
Atë se ngrohë dielli,nuk e ndriçon
Nuk e mbulon qielli,
Por as bora se ftohe,as shiu se lag.
Një dhomë me katër qoshe
Një dhomë me katër stinë,
Po ku e kam shtratin?
Nuk e shoh,jam e verbër,apo ku është?
Nuk e ditkam.
________________________________
Më than se toka ishte tharë,
Më than që ishte djegur bari si qiri,
Më pan që po nisem tek ti,po vij.
Më than ishte vyshkur pranvera,pa ujë e palarë.
I pash po të përvidheshin për rreth,
I lash,të verbuar bëra zemren,jo sytë.
I lash,asgjë s’thash.
E grisa biletën e shfaqjes dimërore
Të pranverës.
Më pan,asgjë s’më than,
E pash dhe e lash,buzë degës së shegës.
____________________________________
Vazo e bukur

Vazo e bukur dukesh
Bukuria e jashtme po të shihet
Eshtë një që s'fshihet

Ti ke edhe brendi
Po brendinë s'ta di...

Një gjë tjetër në mendje më ndryhet:
A je vazo që thyhet?
________________________________
Pasqyrë e natyrës

Si se tradhtove njëherë qiellin?
Futesh nën tokë,heret prap zgjohesh,
Aty je në çdo kohë.
Po ato brigje që të mbajnë në shtëpinë e tyre,
Sa herë u fale fryme barishtoreve
Kjo s’të lodh,
Dhe jetën që u fal frymorëve.
Ty të dhuron qielli dhuratë,
U kënaqe duke u larë!
Aha larja je vet ti,je pasqyrë e qiellit,
Dielli freskohet te ti.
___________________________________

Nga rrënja deri te dega,
Qerdhe zogjësh gjeta,
Nëpër mes ajrit të lagësht kalova
Zbathur,ishte maraz,e unë ecja prore.
Horizonti I kërkonte planeteve eklips,
Ia lash dy dritare hapur,
Kosmosi u trazua,
Verën tha,lajeni,dimrin thajeni,
Hekuroseni vjeshtën,
Visheni me barishte kur të shihni pranverën,
Të zhveshur e të rënqethur lëreni.
Nishanin ku e ka,aty flutrat vëjani.
____________________________________
Nga cila anë e rrugës

Mund ta shohim fillimin?
Dy hapa para,e nuk e prek mesin,
Varur me këmbët lart,lidhur me litar.
Hija lakuriq,turpëronte muret,
Shikoja në mës vrimës së një gjilpëre,
Koka e saj e topitur
Shponte dhe muret nga gurët.
Bluza e hollë e gjatë nuk ia mbulontë trupin,
Dy mese kishte metri aty,
Matja hijëzohej,
Meteori shkurtëpames e pluhërosi,
Me pika të shiut e projektoi qilimin.
________________________________

Vijat ishin nisur drejt hapave,
Më mjegullonin pamjen
Sytë e përlotur,
Pëllëmbët e qullosura e merrja frymë
Si peshku me velëza,
Në mes të asgjësë infinitivi
I foljes pa paskajore
I shpërthente tullumbacet e fryera,
E breshka standardizonte numrin fitues
Të shpejtësisë,
Por dispersioni I vijave devijoi drejtimin
Vërtetësia shoqërohej me vijat e lakuara.


Celula e “nevojave” dhe identifikimi


Linditë Ramushi


Origjina e jetës në vend dhe organizimi i saj në ditët e sotme po stërshtrembërohet e po stërndryshohet, fakt ky që edhe po reflektohet në tërë sferën e punimeve tona. Asgjë s’përjashtohet nga kjo e pështjellë dhe identifikim i murrmë që po përcillet shpesh edhe pa u vënë re nga vetë ne. Në tërë pellgun e zhvillimit, për çfarëdo që mund të flasim, kujtdo që i referohemi hasim rrënjë dhe komplet të njëjtë ngurtësimi.

Të veshura personifikimesh shumë hapur e dendur po përvidhen nëpër vijat e statuseve shoqërore, e personale. Rrugët tona të realizimit të vetës dhe jetës janë të hijezuara, e paralelizmi mes shoqërisë si institucion i lirë dhe të vërtetës së arritur nga kornizat që vendosim e heqim kur të duam. Ku është ngecja dhe vërshimi i zhvillimit në politikat vendëse dhe individit në veçanti në Kosovë? Kultura institucionale ka veshur petka e petka pas një krize të varguar, përjetuar gjatë luftës së fundit.

Duke u përballur me ndryshimet kohës që ikte dhe pikës që shihej larg mbase edhe vetëm si pikë pikadoje që lojtari ka si shenjë gjuajtjeje, natyra e punës dhe veprimit tonë e devijon drejtimin. Shoqëria dhe politikat bashkëdyzohen dhe ndërtojnë dëshirën bazë, por secila në forma të ndryshme. Po të flasim për mendimin e përgjithshëm të popullatës në vend, në vend se të gjejmë përgjigje nga këto rezultate, mendoj se do të gjendemi brenda një vakuumi rrjedhash të njëjta gjatë gjithë këtyre viteve.

Nga kjo pastaj rrjedh dhe lidershipi i zgjedhur në format e mendimit të përgjithshëm - Si mund të arrihet një sistem i bërjes së politikave të ndryshme, si ato shtetërore, të një vendi privat të caktuar të punës, detyrës profesionale private pa njohur ndërtimin e celulës. Dhe në psikologji kur flitet për plotësim nevojash, nga ato instiktive deri tek ato sociale, shohim një drejtim të specifikuar nga e “pastra “ e kërkuar deri tek vënia në pah e dëshirës dhe suksesit bazë.

Në jetën e ashtuquajtur moderne në Kosovë mendoj që po ndeshim një formë të shtrembëruar të realizimit të vetës si individ së pari pastaj edhe si grup. Duke dashur të prekim “çfarë të tjerët duan” po prodhojmë si shumë identifikimin nëpër venat tona që po mashtrojnë shtetrregullimin. Identifikimi si mekanizëm mbrojtës nuk po na shpien në veshje të natyrës as nevojave shoqërore. Kur kjo ndodh ne fshehim dhe humbasim arsyen e vërtetë. Një shembull të identifikimit po e shohim tek politikat institucionale dhe atë shumë të dukshme kohëve të fundit.

Ngjarjet që po zhvillohen dhe mund të zhvillohen po ndjekin një teknikë mbrojtëse në të shumtën e rasteve dëmtuese për rrjetet private e shoqërore. Duke u përpjekur të gjejmë edhe shkaqet e mossukseseve, në shembuj të ndryshëm biem shpesh ndesh me të vërtetë për të cilën kemi nevojë. Nëpër çdo lloj debati dëgjojmë fjalën për standardizimin e kushteve për të fituar vizat, s ju duket kjo sikur po kalohet një shkallë më e rëndësishme që duhet kaluar deri sa të arrijmë këtë pikë “plotësimi nevoje”.

E përmenda këtë shembull sa për të elaboruar identifikimin si proces, kjo njihet si plotësim i një nevoje të paarritur e zëvendësimi i saj në një objekt tjetër. Kështu po ndodh dhe në jetët tona që po zhvillohen brenda të ashtuquajturit vend të formuar. Jo gjithmonë të identifikuarit na dëmton rrjedhën e proceseve tona, por ai shpesh determinon detyra të përkufizuara. Në vend se të fokusohemi në ato që serviren nga e jashtmja, them se duhet të vetaktivizohemi.

(Autorja është psikologe dhe poete)

Vendi im është përdhe...



photo

Rudina Çupi

Rudina Çupi, ka lindur në Durrës, më 17 Janar 1975. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë. Aktualisht punon si redaktore në një shtëpi botuese. Ka shkruar librat me poezi: “Mos ma kujtoni vdekjen!”, “Shkopsitje” dhe së shpejti do të dalë në qarkullim edhe libri “®”. Shkruan edhe libra për fëmijë. Është vlerësuar me çmime nëpër konkurse letrare, si çmimi “Dritëro Agolli” për ciklin me poezi “Lugina e trëndafilit”.




Të mbajmë frymën gjallë

Në tavolinën e shtruar
ku trëndafilët lëshojnë prej lëkurës aromë
vënë mes errësirës së plotë
që më ndjell ta gjej rrugën me të prekur
ti ndeze një qiri, unë thashë: “Oh mos!”…
Pikëloi , t’u përderdh dyllli nëpër gishta
si drithërimat e mia në të gjatën e palcës
ndjesitë u përlyen , u njomën me dritë
dhe çdo gjë u përndez në të mjegulltën e natës…
Veri gishtat e mia mbi buzë si mbi shtrat
endjeji të lëndëzohen fërkueshëm me gjuhë
se gishtave u pëlqejnë të zhyten në gjalpë
e ndër ethe të kaplohen me etje e bujë…
Bëje shiun e brendshëm të vërshojë
si frymë që do në veshin tënd të fshehë ca fjalë
që rebelojnë gjak e kockë,
të ngrihen më këmbë të më përlajnë
dhe vuajnë.. vuajnë… vuajnë…
si gjunjët e mia që përdheren e s’më mbajnë
kërrusen kënaqësie mbi ty e të pushtoj
ndërkryehemi, bëhemi dry, shul e bravë
që sonte ta mbajmë mirë frymën gjallë...




Shtizat

Njerëzit mbushin fytafyt rrugën
e përplasen bërrylash tek ecin përgjatë…

Dëshirat mendojnë t’i kenë fshehur në një vend të mbuluar, të lartë
(që shpesh quajnë kokë)
sikur mbi to të jetë shkruar “Mbajini larg prej fëmijëve“ (të prapë)…
Po nuk e dinë se dëshirat njeriu i mban shkruar mbi lëkurë
por i lexon rrallë, përmendësh, nën dush,
kur dora ndjek ujin e shkumën e bardhë
kur çdo gjë përshkruan ndjesitë të vagullta që gufojnë, gëlojnë vërdallë.
Më një fërkim të gjatë i verbri njeri i lexon radhë më radhë
Pore më pore, me përkëdhelje të mbarë
Dhe fryma ngërthehet me avujt përndanë,
E aty përlarten, përngrihen mbi majë
dora e lumtur , e drojtur , merr valë
tek rrok nënsqetullat e këmbëve
e ndjen lëmshin të cdridhet, përveshur matanë
e goja, kur uji ngroh buzën e tharë
me gjuhën e tjetrit i ngjan
si dy shtiza që ndërthuren të bëjnë corap
për të veshur në kock dëshirën e marrë…
që rend, vlon e përpëlitet për shtat….


TRUPI

E ç’është turpi?

Një turrë me trungje burrash veshur me xhupa lëkurëzinj
ngulur në klubin me pamje nga rruga e lënë enkas pa pemë
i bëjnë sytë birucë dhe numërojnë si tespinj
kokët e grave që shohin vitrinat, po kurrë kafenenë....
(pupupu, një grua nuk duhet të sillet ashtu,
duhet të shohë vetëm gurët përdhe).

I tërë vendi kundërbon
oxhak drush të lagësht
përzier me duhan futur ngushtë në llullë
dhe frymë përdhosëse për të fermentuar gratë...

Sot, dashtë Zoti do të jetë një ditë me fat,
ndonjërës do i ketë ikur filli i çorapes për punë të vet
e ata, skërmitshëm do e përgojojnë parw e prapw....

Sapo të kthehen do të shajnë të zonjën e shtëpisë
që rrobat i ka nderë për turp në gardh...
“A s’e din moj e ngratë....
që çarçafët, të brendshmet nuk duhen nderë jashtë, por mbrendë...”
dhe rrobave, mustaqeve të tij, si gjithçkaje u bie era ndenjë
turp historikisht i ndenjur, i paajrosur
që burrat e mbajnë nw krerë
e gratë nën prehër...


Zhgënjimet janë burra

Pres të kalojë një burrë në jetën time...

I mban mend kukullat pesëqindëshe?
Një kukull e madhe, e shëndetshme,
ngulur këmbëhapur mbi krevatin dopio
mu në zemër të jorganit qepur me tegela si rrjetë merimange
e pambiemërt, e zbutur, veshur me rroba paje
me sytë gjithnjë gati nga dera...

Dera.... një ekran i madh ku rrotullohen sfondet:
rrugës, në bar, në punë, në TV, në chat
ku shfaqen tek e tek fytyra burrash që nuk arrijnë
kanë fatin e fluturave kur i afrohen dritës…

Nuk është aq e thjeshtë
Si të marrësh në dorë një këpucë burri në vend të filxhanit
e t’i trokasësh tjetrit në derë për t’i kërkuar farë kosi
kinse për të bërë pak muhabet…

…Dhe këpucët e tua të burrta
bërë me dorë me shumë kujdes
rrinë rrjesht, gojëhapur si zogj dallëndyshesh
me sytë nga qiejt…
thjesht sepse ti ndryshe nga të tjerat do të ndihesh
t’i duash burrat nga mesi e lart,
por mbetesh një zog i ngratë dallëndysheje
një shishe vere e patapë….


NGA LIBRI “SHKOPSITJE”


Më mungon

Më mungon,
ta hajë dreqi,
më mungon!
Shoh nervat e mia
si gjemba kaktusi,
sa herë ndeshin përballë
fytyra që s’të ngjajnë.

Degdiset tek ti truri im,
nëpër natën e çarë.
i ndjekur nga duart,
shërbëtore besnike,
që pa hartë,
kërkojnë si të mara
një thesar.

Më mungon,
dreqi ta hajw,
më mungon!
E ndjehem si kinematë,
që rrinë vetëm
shumë kohë.

Dhe si qenit
nuk i duhet busulla,
as mua s’më duhet
për të të gjetur imzot,
por këmbët ballsamosur i kam
mallkuar me ndrojë të fortë.

Formë

Ty nuk të prishin punë
lotët e mi që ndjekin rrugën e vet,
as malli që ndjehet ngushtë
në hambarët e shpirtit.
ti di veç të ikësh,
e s’të bie ndër mend,
se më le të ndihem
si unazë boshe
që i mungon gishtit.

Nuk më lejohet

Nuk më lejohet të kem ftohtë
kur jam pranë teje.
ti hyn në gjërat që bëhen vetëm.
dhe dhemb si të bukurat e shkurtra,
të pak-prekshme,
si reja.

Ti futesh
në listën e gjërave që lakohen
në romancën e një lisharësi të butë,
kur fundi zgjat duart të më prekë
në ëmbëlsitë e mia
prej gruaje të tjetërkujt.

Drithërimë nën fustan

Me buzëqeshjen fshehur
nën çadër
si drithërimë dëshire
nën fustan
më gjen ky shi
që s’vjen dot tek ti,
atje larg…
shi që më prek
me gishta të hollë dashnori
e më gudulisin
kudo dhe thellë.
dhe zhgualli i çadrës - një strehë
mëkatin fsheh gjithandej.

Vjen e papritura

Është vath
që s’rri në dy veshë,
varri im i kthyer në hi.
aty ku loti s’shkon dot në këmbë
aq më pak me taksi.

Aty ku klithjet i fton me letër,
e takohen me dashnoret-psherëtima.
diku mes barit,
shumë shpesh i virgjër,
ku shkelin
vetëm milingonat dhe errësira,
ku paqes
i vjen të plasë nga vetmia.

Unë vulos mbi gjethe,
dimëroshet e mia.
Si një palë hapa
veshur me çizme,
vjen e papritura
dhe ikën si hije.

Gratë që të kanë patur

Si libra në një raft biblioteke,
si fruta në natyrën e qetë,
tespij të numëruar një jete,
gratë që të kanë pasur ty.

Romane, ngjyra, numra
histori që s’më përkasin aspak
koha, autobus që s’ka vende të lira
ti, një fatorino koprac

pa abone a biletë,
do më lësh të zbres,
pa shpresë,
në stacionin më pas.

Mungesë

Si fëmijë,
që do t’i ndryshojë ngjyrën natës,
cigarja ime të zëvendëson ty.

Imazhin shterpë
mundohem të prek,
si kërmill bosh
i lënë vetëm
në natyrë.

Trokitje...
jo më kot,
dyert i bëra tw xhamta,
si fletë të bardha,
që presin një zhurmë qukapiku
që kushedi në ç’udhë,
klandestin,
duhet të ketë ikur.

Ëndrra ime për ty

E fshehur në fole qerpikësh
rri ëndrra ime për ty.
ti - një vezë mëndafshi,
pret të të çukisë një zgjim.

Dhe të kuptosh se errësira,
e trembur,
në vezë,
ishte e ngrohtë, e ngrohtë,
paçka se e zezë.
Ditë

Të nesërmet t’i kam rezervuar ty.
e nëse dita të humbet ndonjëherë,
ki frikë
se nuk do të jem.

do bëhem
thërrmijë ndër çarçafin tënd,
që s’e lë natën të flerë.

Shkopsis mallin

Ti je larg.
dhe unë shkopsis mallin,
që më zjarret nën lëkurë.
prek aty një lule që s’e shoh.
mimikë,
përlyer me dëshirë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës nuk janë kukulla rozë.
janë hajdutë
që trullosin dhe qentë.
Të kisha veç një kokërr hënë
si me gur
do t’i grisja retë.

S’do i lija mangët
as të sharën nëpër dhëmbë,
si kapaku i fundit i librit.
Me erën
do i depiloja drurët, si këmbë,
t’i mallkoja
me të idhtën e ullirit

Pikturat e mia

Pikturat e mia moderne
lanë mjekër të gjatë si pykë.
Harrojnë që s’janë në ëndërr,
të bëjnë me mua ç’të duan.
dhe rrënjë të zënë, kudo ku ka fyt.

Pikturat e mia moderne,
funeral i ndjesive të mia,
rrethuar nga re të bardha, shterpe,
u bëhet më kot se janë mjellma,
varur në gozhdët
e mureve të gjembta,
ku gjarpri i syve i gënjen me vëmendje.

Ikje

Në atë që ikën,
jo gjithmonë është rrugë.
Ndodh që
këmbëkryq të shtrosh tentakulat,
e t’ia këpusësh me gjumë,

e të nesërmen,
të marrësh ëndrrën si shkop,
e të harrosh mbi jastëk sytë.

Pa mëshirë

Dashuritë
për të cilat s’dhashë mëshirë,
rrinë buzë rrugëve të mia të shkreta.

Rrinë,
si shitëse të vogla shkrepësesh
e mërdhijnë,
duke pritur
vështrimet e mia të zbehta.

Ndezin,
e nën flakën e djegies së vet,
shohin ëndrra.
shohin ëndrra të kaltra dhe
presin.

Mërdhijnë,
mërdhijnë gjer në ngrirje,
e ashtu këmbëzbathura vdesin,

Vdesin
buzë rrugëve të mia të shkreta.

Eja

Atë që dua të të them
e di tërë bota
ti ende jo!

Në cilën udhë të gjatë
endet zëri im? E dëgjon?
Për në zemër nuk duhet pasaportë,
ndaj fiki të gjitha dhe eja këtu
në vendin e asaj që mungon.
Tej
Po të jap lamtumirën
me organin e trishtimit.
Larg je… larg!
s’ke si e ndien instinktin brenda shpirtit,
gudulisjen e pritjes,
si vija të bardha
në shkretëtirën e ikjes.

Sytë nuk i jap me qira

Shpirtrat tanë janë kolegë nate,
që takohen në udhëkryqin e hapave të humbur.
Asgjë s’është e thënë të jetë shpresë.

Ti rri si lot
në biberonin e shpirtit,
e unë dado - ciceron i dhembjeve.
i shkruaj vetes një kartolinë dhe pres,
se përtoj ta përvesh lëkurën gjer në grykë.

Tek sillem si mickonjë e zbutur, e pirë
takoj një dreq me kapardinë dhe i them:
“A del dëshmitar për kujën time?”
ai më sheh ndër gjunjë, më hedh një çek.
dhe shkon duke kërcitur këpucët brune.

Për një femër tjetër

S’ke pse ndjehesh ngushtë
si në hapësirat mes fjalëve
si klithmë e shkelur në fyt.
Kalimtare shkoj,
duke marrë me vete formulën e zjarrit
e të të le me një pikë të dobët
si sqetull, të ngrohtë,
të të dhembë kur të jetë natë.
E nga atje ku do shkoj,
do të postoj një pako drithërimash
dhuratë.

Mall

Nën lëkurën e kthyer përmbys
zbuloj plagët rrathë-rrathë si drurë,
ku mbetur si fole dallëndyshesh
fle vezë e braktisur - një pritje premtim,
për t’u bërë shumës si dialog
me ty, që më mbete ndër duar si gjurmë.

Pres.
Edhe pse e di mirë,
që koha me të tejdukshme nuk vishet kurrë.
Mes nesh udhëton
epidemia e gjetheve të rëna, si modë,
që tokën prekin me drojë,
në parkun e pyetjeve mbetur lehonë.

Ikja jote prej shiu

Si një mëngë gjunjëthyer në lamtumirë
që i sheh gjërat tek bëhen të vogla,
gjersa rruga të bëhet e ngushtë si vijë,
e mbetur si harku që lançon shigjetën;
është ikja jote me hapa të shpejtë si prej shiu.

Shtangur si këmbë urash
që s’dinë të bëjë një hap.
ikjet ecin me hapa humnerash
nuk kthehen më pas.

Fustan i ngjitur pas saj, heshtja
ecën kaq ngadalë
me hapa komodë, pa taka, si prej hëne
e më le zbrazur
si shishja e verës përdhe.
pa dallgë.

Ikja
me një inat të vetvetishëm
s’e dëgjon edukatën,
e vjen për tek ty
si ti kesh borxh plasaritjen
e vërtitet rreth meje
për të më vënë etiketën.

Hakmarrja

Hakmarrja
qorr si një mëdyshje
më prek me duar të pista
e numëron urrejtjet me gishta
të fton në duel
të konsumosh armët
më të mprehta se mëritë.

Hakmarrja
krejt e pushtetshme,
sa një histori që niset për takim të fundit
me flokë të shpupuritur si qielli,
më merr peng një rrëqethje
e sajon me të një derë
të largët
për të mos trokitur asnjëherë.


NGA LIBRI ®


Natë dimri e ardhshme
Të dua si Zotin
që marr me vete në çdo shpërngulje!

Eja,
dënomë me ligjin e egër të tingujve,
që lakuriq tërbohen mbi natë
e shkallmojnë burgjet e mishit!
Eja,
të mbyllim sytë,
të shtojmë duart,
të ndjejmë ulërimën e shtazëve të nënlëkurshme
që janë tonat aq rrallë!
Eja,
të shtojmë në liqenin tonë të verbër
një pikë nga uji i kënaqur,
të fitojmë të drejtën të shihemi në pasqyrën
që thotë se jemi më të bukurit e botës.
Eja,
të heshtim në këmbë të njëri-tjetrit
tërë lidhje,
e të mos marrim vesh asgjë nga ato që thonë
të tjerët dhe të vjetrit.

Eja,
e jeto në zhurmën që bën shpirti
kur të sheh e përëmblet!
Intime

Syri yt më zhvesh dashurinë!

1.
Ti je pëlhura më intime,
që unë vesh vetëm para pasqyrës
dhe kundroj vende-vende lulet në lëndinën e dantelltë.
Ti - konserva ime e gjumit, mbarsur me zanore,
që kurrë nuk pate një gusht nën diell.
Më pëlqen kur marr rrugën e shtrembër,
tërë kthesa, ndër mendime.
Ti - shkarravina që ende udhëton
dhe unë - si fëmijë të adhuroj.
Se ende je i trëndafiltë, jo i bardhë
- koha për t’u parkuar në varrezat e mia tërë gjak,
të më bësh të qajnë vrull e mall.

2
Unë jam murgu yt
mbushur e veshur gjerë me errësirë
(e ngushtë më vjen martesa,
veç ëndrrat më rrinë mirë,
si sy i mbyllur me brekë
ku dikush vigjilent rri gjithmonë)
Do jem rrotull teje, kuptohet, në kishë!
Ku ti mban një kryq për të më gozhduar
para besimtarëve të rrallë,
që mbjellin Biblën në rreth
e presin prej meje të dalë gjak.

Vendi im është përdhe,
prangosur si hije pas teje,
ngatërruar e ënjtur si gurë,
dhe vetëm natën zhvishem, rrënjë pa mëngë,
të ngroh me krahët e gjata netët e tua pa hënë,
ku më lejohet të pipëtij si bufi në drurë.

Para ngërthimit

E ndjej buzëqeshjen të më hepohet,
si shpatulla jote kur i mëshoj.

Gjaku,
nga të gjitha gjërat që lëvrijnë në pipa (në pipa me gjunjë),
para ngërthimit
çurget në zjarrmi që kolmet,
lëvrin e kridhet si flakë qiriri,
ndërsa gjunjët përdheren e shndërrohen në gjarpërinj
që s’mund t’u vesh prangë, por veç lëmohen,
pa kërkuar liri,
në përpëllimë
pranë lëkurës së tyre të vagullt, pa dritë.

Uniformë femër

Sa i bukur i duket vetja shiut në shtëpinë e një merimange
plot shalë,
pa gjoks ku strehohen të (fr)ikurit.

Si bëjnë dashuri pa flirt femrat që flenë nën perçe
lëvozhguar me uniformë dimri pjesës më të mirë?!
Këto sorollas në tru
ndërkohë që ndiej gishtat të sakatohen si mashkullorë
në këpucët e mia elegante me majë
që në çdo “tak” i hap rrugës nga një sy për të më parë
si pikë e shiut hap liqenin për të hyrë;
se unë nuk dua të çaloj në të qenit grua.

Shiu tundohet:
të ngjyroset në tualetin tim të hareshëm
a të lagë atë që mbrohet!

A s’është dhe ai burrë
që do të banojë në gojët tona të poshtme, të heshtura
që s’duan kurrsesi të zënë merimangë
ndaj janë banesa të buta, të ngrohta
se nga e buta iket rrallë!

Tradhti e verdhë

I ke parë korbat që vallëzojnë
para ushqimit të ndyrë?

Si e drejta elementare e zërit për t’u ngritur në këmbë
por qetësia e spraps, je Tradhti,
që krenaria të ka vdekur mbi fytyrë!
Dremit si injorante frika e m’i dergj mëngjeset të zverdhura, pa fuqi
e më duhet të shpik muzikën rozë,
një engjëll-kloun ta ngushëlloj,
por edhe pak mish sa më të brendshëm
se skllevërit duhen sa më lakuriq, e di?
një flutur të imët që argëton në errësirë,
një peshk petashuq për të lulëzuar këtë vend-shëllirë.
... Të gjitha për ta bërë të mençur tradhtinë
e t’i pëshpërit tërë shpresë të ngrehur
se ajo ka ardhur të marrë hak mbi mërzinë.


I njohur pak kohë më parë me poezine e Rudina Çupit, hyj ndër ata që, që pas befasimit, mund të them me bindje se poezisë “femërore” shqipe i është shtuar një vlerë dhe është bërë më e pasur. Krejt ndryshe dhe kaq e sinqertë na vjen përballë një grua shpirtbukur që i rri kaq besnikërisht vetëvetes. E thellë në mendime, me një botë që “ngatërrohet” e shkumëzon poetikisht një botë ndjenjash, që duket sikur e dëgjon për herë të parë në poezinë tonë nga një grua. Dhe thua me vete: te jetë kaq “pafundme” në përjetimet e veta një femër? E dimë ndërkohë virtualisht që kështu është, por duhet ta shikosh të shkruar (dhe sa e vështirë që është kjo gjë) që ta besosh. Dhe të hutohesh. Dhe të mbash këmbët e mëndjen ndaj asaj pasurie universale që quhet grua, nënë, e dashur, motër. E tillë është poezia e Rudinës. Të ngjall së pari një mirënjohje të pakufi ndaj gruas dhe ky është një mision i vetvetijshëm i poezisë së saj. Është goxha shumë për një synim artistik. Kur kryhet kaq artistikisht. Me kaq finesë dhe me një sinqeritet original, që bëhet bash thebi i vlerës së poezisë.
Poezia e Rudinës është një poezi që ruan besnikërisht një linjë, raportin universal të dashurisë midis burrit dhe gruas, atë fuqi mitike që mban jetën njerëzore në këmbë.
Me përjetime të këtij harku ylberor vjen Rudina dhe futet në këtë qiell me një ylber të tërë ndjenjash. I bie pash më pash kësaj bote duke folë gjithmonë në vetën e parë, duke ligjëruar vetveten në gëzimin e marrtë të lindjes së dashurisë, në lojën e saj për t’u mbajtur në këmbë me të, në “vjeshtën” e saj, në tradhëtitë e saj, venitjen dhe rilindjen, në humbjen dhe pikëllimin që lë pas dashuria. Rudina ka të njëjtën violinë për të kënduar në dorë, por tingujt i ndryshojnë nga një poezi në tjetrën, sa ti lexuesi i rastit gjendesh i befasuare I lumtur nga gjithë këto gjendje. Me një sistem figurativ të beftë e thjeshtësisht të bukur, tek poezia e saj gjen figura të tilla brilante që mund të vijnë vetëm nga mendja e një gruaje kaq të talentuar:

Ah sikur ta qepja errësirën e çarë prej agut,
Sa ta shoh edhe njëherë në ëndërr
gamilen e mallit që ti tërheq nga pas!



“ Dëshirë zevzeke” nga libri “shkopsitje

Është tejet e bukur kur e mendon rikthimin e një ëndrre mbrapsht si në moviolën e një filmi. Dhe e gjitha kjo sa për të parë edhe njëherë Atë, që ecën duke tërhequr “gamilen e mallit.” Ja, kjo është poezia, një poezi që e bën fjalën të lakohet deri në përndritje emocionale. Do të kisha dëshirë të sillja këtu një grumbull të tërë shembujsh që mund të bindin këdo, se poezia e saj është një bukuri më vete, e freskët dhe e paharrueshme. Nuk besoj dhe nuk ndjej asnjë druajtje duke thënë këto fjalë admirimi të thellë. Nuk ndjej asnjë mëdyshje. Përkundrazi. Përpiqem të jem sa më sqimatar për të t’u përmbajtur në lavdërime, nga që kam frikë se mos bie në kurthin e atij pirgu të madh lavdërimesh që gjen me shumicë dhe aq pameritueshëm në faqet tona elektronike, apo në shtypin e shkruar. Në një rrafshinë kaq të gjerë poetike, ku shkruajnë me qindra dhe mijra njerëz poezi, mbetet kaq e vështirë të dallosh grurin nga egjra. Është kaq vështirë të dallohet “koka e bukur” e një poeti të vërtetë. Dhe me këtë shënim të shkurtër desha të bëja vetëm këtë gjë të vogël e të fisme. Të tregoja një poete të vërtetë, që duhet lexuar sepse na duhet dhe iduhet shpirtit tonë që nuk bën dot pa u ngopur me të bukurën. Me siguri, në këtë çaste, dikush, me të drejtë, do të thosh, po hë pra, na fol edhe për diçka që nuk shkon tek poezia e saj. E drejtë. Por ndonjëherë, kur gjen diçka kaq me vlerë, këtë e “harron” vetë dhe me dashje. Sepse ndodh si me atë të uriturin., që pasi i jep një copë bukë, e pyet në se ishte pjekur mirë apo jo buka që hëngri…Është një pyetje së paku budallaqe për të mos e quajtur cinike.



Poezia e Rudinës është e tillë, të ngop emocionalisht të bën të prilltë e të vjeshtosur në shpirt njëkohësisht. Sheh tej e tej vetveten, dashuritë e tua në të gjithat stinët, me tërë atë kobëri ndjenjash që të kanë tendosur tej e tej jetën tënde. Dhe ti s’ke kohë të vësh re se si ndodhi kjo gjë kaq e bukur . Në fund të fundit një poezi e mirë nuk spjegohet me fjalë, sepse kjo është gati e pamundur. Në fund të fundit unë jam i mrekulluar nga një poezi e tillë dhe prej mua nuk pritet të bëj kritikun. Dhe as që e synoj këtë edhe tek ky shënim. Ndoshta i gjithë kjo mbresë ishtje si ajo lutja që i bëhet një shoku kur i thua: të lutem lexoje këtë libër se është kaq i bukur. Një lutje që u bëhet vetëm miqve.
Ashtu siç mund t’i lutesha Rudinës, po ta takoja diku, pasi lexova poezitë e saj: Të lutem shkruaj! Sepse ti shkruan kaq bukur, Rudina!

Përgatiti:Flori Bruqi

Poezi nga Tefta Sala



photo

Tefta Sala

Tefta Sala,e lindur në Elbasan më 16.01.1974.Shkollën e mesme dhe te lartë i kreu ne Elbasan.Talenti i lindur dhe pasioni per poezinë e kanë ndjekur hap pas hapi ne jetën e saj.Tefta është në botimin e dytë te librit të saj me poezi.Autorët e saj te preferuar janë: Mimoza Ahmetaj,Xhevahir Spahiu,Lasgush Poradeci .

Liqen i paderdhur

Fillikat jam,
Me frikën time,
shëmtaraqe.
Më kot kërkova,
Një pikë gëzimi.
Tek buzëqeshja,
e kësaj jete,
gënjeshtare!
dehem ditë e natë,
Trishtim të pashterur.
Shpirti im,
është bërë,
Liqen i paderdhur.

Heronjtë

Padashur,
Ngrita një kala,
prej xhami.
Në majë,
i vura një flamur.
I filtrova,
ngjyrën e gjakut.
Me kujdes,
Shkrova mbi të
Sot mungojnë Heronjtë!


Koha e lumturisë

Dashuria jote,
Aq e madhe,
U konservua,
shumë shpejt.
Plagët që mora,
Pa pagesë,
I qepa me urrejtje.
Pastaj...
Mora rrugën,
Në një drejtim,
tjetër.
Patjetër do të ndaloja,
Për t'u ushqyer,
me lumturi.
Vetëm tek,
Koha e fèmijërisë.


Buzëqeshja

Buzëqeshja...
Më lindi në buzë.
Më pickon lehtas,
Më puth tërë nur.
Më çliron,
Nga e fshehta,
heshtje.
Më lulëzon,
Si zambak pranvere.
Më gudulis,
Me pikëza qeshje.
Eshtë e freskët,
Për ç'do hera.

Gëzofi i bukurisë

Bukurinë e moshës,
së saj,
S'mund ta përdredhësh,
si një tel.
E të thyhet në mes.
Ciltërsinë e saj,
S'mund ta pish,
Si një gotë uiski,
a martini.
Kur s'të pëlqen.
Gëzofin e saj,
të shtrenjtë,
Asnjeri
Ti merru me,
gëzofin tënd. se blen.
Që po ta çjerrin qentë.

Personalitetin

Ma grinë personalitetin,
Si copë mishi në makineri.
Në qafë më varën,
Një fasho me medalionin,
e Vetëmohimit.
Më nxorrën shëtitje,
Si manekin reklamash.
Nëpër pazare njerëzish.
Pastaj...
Më buzëqesh,
Në mënyrën,
Më demokratike.

Vend i heshtur

Vend i ngrënë,
nga heshtja.
Njerëzit ecin,
Në majë të gishtave.
Një hije përplas,
këmbët zhurmshëm.
Sikur do të thyejë,
Nderin e heshtjes.

Mëngjes
Mëngjes i lagësht,
i etshëm,
Për zëra,
të dëshirshëm.
Më kaplon,
mua,
Si dëshirë,
të tij.
Më zgjon,
përkëdhelshëm.
Më afron,
pranë gjoksit,
Gjithë hijeshi,
Më thotë:
Je mëngjesi im,
,
Të kam si,
timen lakmi.

Argëtim

Buzë më buzë,
Jemi tash.
Ngatarrohemi,
si pa takt.
Unë zgjidhem,
Ti më lidh.
Nyja jonë.
Argëtim,
i dlirë!!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...