2012-04-11

Profeci e arrire, apo rastesi, parashikimi i termetit ne Meksike?


Ketu e 2-3 jave me pare, ne Meksike, kishte qarkulluar nje reklame dhe nje poster, ku thuhej se me 20 mars do te realizohet nje ushtrim stervites per perballimin e nje termeti te mundshem!
meksike

Edhe pse mund te duket e pabesueshme, por eshte mese e vertet.
Ketu e 2-3 jave me pare, ne Meksike, kishte qarkulluar nje reklame dhe nje poster, ku thuhej se me 20 mars do te realizohet nje ushtrim stervites per perballimin e nje termeti te mundshem!
Nderkohe qe shume reagime te forta ka ngjallur ky poster dhe kjo reklame Profetike, e cila paralajmeronte per nje termet dhe jepte udhezim se si mund te perballohet apo te shmanget nje termet.
Ajo çka rezultoi, eshte fati se vertet me 20 mars, Meksika u trondit nga nje termet.
Pra dhe here eshte vertet per t’u çuditur, pasi dhe nje tjeter stervitje parapergatitore e paralajmeruese rezulton e vertet!!!
Ajo çka mbetet te theksohet eshte fakti se vetem specialist[t e fushes mund te japin nje shpjegim me te hollesishem mbi fenomenin dhe ketij paralajmerimi “Profetik”.

Termeti 7.6 balle godet Meksiken, s’ka rrezik tsunami


Nga të dhënat e para mësohet se pavarësisht ankthit te njerëzit dhe tronditjes së ndërtesave, të paktën për momentin s’janë regjistruar dëme
Burimi: Reuters
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter goditi jugperëndimin e Meksikës, njoftoi sot Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). 'Tërmeti e kishte epiqendrën në rajonin Oaxaca, ka shtuar ndër të tjera USGS-ja.

Fillimisht, instituti e kishte vlerësuar 7,9 ballë fuqinë e tërmetit. Nga të dhënat e para mësohet se pavarësisht ankthit te njerëzit dhe tronditjes së ndërtesave, të paktën për momentin s’janë regjistruar dëme.

Kjo edhe sepse bëhet e ditur që nuk ka qenë një lëkundje sizmike tepër e dhunshme. Ndërkohë që autoritetet kanë bërë me dije se ky tërmet nuk ka rrezik të gjenerojë një tsunami, ndonëse ka mundësi që të sjellë disa efekte tsunamësh lokalë.

Tërmet tjeter ne Japoni, paralajmerim per tsunami!



Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se epiqendra ishte regjistruar rreth 210 kilometra nga brigjet Hokkaïdo

Burimi: AFP
Sërish ankth e frikë në Japoni, që fiks një vit pas tragjedisë së 11 marsit 2011, është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter, duke paralajmëruar edhe rrezikun për një tsnami prej 50 centimetrash në brigjet verilindore. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, tërmeti është regjistruar në thellësi të Oqeanit Paqësor dhe autoritetet janë përgatitur për një evakuim të mundshëm të banorëve në lokalitetet detare.

Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar rreth 210 kilometra nga brigjet Hokkaïdo (ekstremi i veriut) dhe në një thellësi prej 10 kilometrash. Autoritetet paralajmëruan për rrezikun e një cunami me një lartësi maksimale prej 50 centimetrash që mund të prekte brigjet e prefekturës Aomori, Iwate dhe Hokkaïdo. Mirëpo nga ana tjetër, monitoruesit nga SHBA-ja kanë qetësuar disi, duke thënë se për momentin rreziku i tsnamit në Oqeanin Paqësor është i largët.

Ne Kine termeti eshte parashikuar 2000 vjet me pare



Nje dijetar Kinez, Zhang Heng, i cili jetonte ne qytetin Luoyang Henan te Kines, shpiku i pari me 132 pas eres sere, nje sizmoskop/aparature e cila mundesonte parashikimin e nje termeti.

Kjo aparature mund te percaktonte kohen dhe vendin ku do te godiste termeti/et dhe u quajt Houfeng Didong Yi, qe do te thote; mjet per matjen e ererave sezonale dhe te levizjeve te Tokes.
Sipas arshives se historise me te vonshme te dinastise Han, aparatura eshte ndertuar me baker dhe me mbi 2 meter dimension. Pamja e jashtme e saj, ka forme cilindrike siç nje vazo me permasa ne brendesi prej 8 kembesh. Mekanizmi vendosej brenda aparatures dhe jashte saj, ne rajonin e siperm perreth ‘grykes’ se vazos, gjenden te vendosur, ne pozicione te ndryshme tete koke dragonjsh, ku çdo njeri prej tyre mbante nje sfere (bakri) ne goje.
Aparatura-e-termetit
Jashte aparatures, rreth periferikes se poshtme, ne baze te saj, jane tete bretkosa, ku çdo njera prej tyre gjendet posaçerisht poshte kokes se dragoit. Kur shfaqej nje termet, valet sizmike mund te benin pjesen e brendshme te mekanizmit, qe ishte vares (cilinder vertikal) te aktivizohej dhe te ‘godasin’ nepermjet levave ne polet qe ndodhen ne kokat e dragonjve duke u hapur goja e tyre.

Njera prej sferave binte nga goja e dragoit dhe izolohej ne gojen e bretkoses duke prodhuar nje tingull, i cili tregonte drejtimin e termetit. Me kete menyre, vezhguesit pergjegjes dinin se ne çfare ore dhe ne ç’drejtim kishte ndodhur termeti.

Ne nje rast, gjate kohes se nje termeti te madh ne qytetin Gansun ne 143 pas eres se re, njeri prej dragonjve, ne drejtimin perendimor, hapi gojen e tij dhe sfera doli prej andej dhe ra ne gojen e bretkoses.
Ishte termeti i pare i regjistruar ne historine e njeriut! 

Dy termete te forta ne Azi, alarm tsunami ne Oqean!

Pas lekundjeve sizmike prej 8.9 balle në Indonezi, alarmi ka përfshirë plot 28 shtete të zonës, ndër të cilat India, Sri Lanka e Tailanda

Burimi: Reuters

Një tërmet me magnitudë 8.9 ballë i shkallës Rihter ka shkundur sot Indonezinë dhe Indinë, ndërkohë që autoritetet kanë përhapur alarmin për tsunami në Oqeanin Indian. Alarmi ka përfshirë plot 28 shtete të zonës, ndër të cilat Sri Lanka e Tailandë. Vetëm dy orë më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje prej 8.2 ballësh më në veri e gjithashtu edhe një tjetër më i vogël pas disa minutave.

termetIndonez

 Dallgë të mëdha janë regjistruar në brigjet indoneziane, kurse në ishujt Simeulue, deti u tërhoq rreth 10 metra, siç kanë rrëfyer dëshmitarët. Kjo tërheqje konsiderohet nga specialistët si sinjal, që i paraprin tsunamit.

Epiqendra e tërmetit të parë u lokalizua 500 km në jug-perëndim të Banda Aceh, në ishullin e Sumatara, në një thellësi prej 33 kilometrash, sipas asaj që është regjistruar nga Instituti gjeologjik amerikan.

Në Indi, qendra sizmike ka deklaruar se pret dallgë deri në 6 metra përgjatë bregut lindor dhe dallgë më të vogla në ishujt Adamane e Nicobare. Një tërmet i ngjashëm ishte regjistruar në të njëjtën zonë me magnitudë 9.1 edhe në 26 dhjetor 2004, kur u shkaktuan 170 mijë të vdekur.


8.7M Earthquake Hits Banda Aceh Sumatra


http://www.youtube.com/watch?v=eSk9GTvrhx0&feature=player_embedded



EARTH QUAKE AND TSUNAMI in INDONESIA 11- 4-2012






2012-04-09

Sot shënohet 13 vjetori i Betejës së Kosharës

Nga Flori Bruqi



Më 9 prill të vitit 1999 ishte thyer kufiri i hekurt midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Në betejën e Kosharës kanë rënë 116 dëshmorë në mesin e të cilëve komandantët Sali Çekaj, Agim Ramadani, e të tjerë, ndërsa janë plagosur rreth 350 ushtarë të UCK-së. Sot gjatë gjithë ditës do të bëhen homazhe në varrezat në Koshare.



Ndërkaq, në Prishtinë nën patronazhin e kryeministrit shoqata e veteranëve të luftës së Koshares ”Brigada 138” organizon manifestimin ”Ditët e Shqipes”.





 Është shënuar të hënen Epopeja e Kosharës, njëra nga ditët më domethënëse të luftës çlirimtare të Kosovës, dita kur përfundimisht u shemb kufiri që ndante shqiptarët padrejtësisht. Në një akademi përkujtimore që u mbajt në varrezat e Dëshmorëve në Koshare, e në të cilën morrën pjesë qindra qytetarë, mes tyre edhe ish-luftëtarë, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të institucioneve të Kosovës, u tha se beteja e Koshares vazhdon të mbetet simbol i bashkimit dhe unitetit të popullit tonë.

 “Beteja e Koshares e ka simboliken e unitetit politik e kombëtar. Në këtë betejë luftuar djem e vajza nga e tërë Kosova dhe trojet tjera shqiptare, që në zemër e kishin Adem Jasharin, që respektuan urdhërat e komandantit të zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj dhe e respektuan autoritetin e presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë para të pranishmëve zëvendës Kryeministri Hajredin Kuçi.

Në akademinë që kësaj here është mbajtur nën patronatin e kryeministrit Thaqi, kanë folur edhe Rifat Jashari dhe deputeti Daut Haradinaj, të cilët gjithashtu kanë përquar mesazhe paqeje e mirëkuptimi tek të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nga ana tjetër, duke folur në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ish eprori i kësaj brigade ka rikujtuar situaten e keqe në të cilën ende ndodhen ish-luftëtarët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të luftës. “E gjithë bota është kthyer nga e ardhmja, e ardhme të cilën e synojmë edhe ne. Megjithatë, për hirë të së ardhmes, ne duhet ta kujtojmë të kaluaren dhe të mos e harrojmë sakrificën e të gjithë atyre që po i nderojmë sot”, ka thënë ish eprori Berisha.

Ndërkohë, në përvjetorin e trembëdhjetë të Betejes së Koshares, është vënë edhe gurthemeli i Kompleksit memorial të dëshmorëve i cili tash e sa vjet është duke u kërkuar me ngulm nga pjesmarrësit e kësaj beteje. Sipas veteranëve të betejes së Koshares, ndonëse i vonuar, ky hap për ngritjen e kompleksit memorial është i mirëseardhur dhe në nderim të të gjithë atyre që sakrtifikuan për lirinë e ditëve të sotme.

 Beteja e Koshares-1999




Beteja e Koshares Sipas Verzionit Serb


Te theme te dreijten kisha ndegjuar dhe lexuar per Betejen e Koseves por nuk besoja se ka qene aq`e rendesishme sa e proklamoishine mediat dhe ne shqiptaret mendoja se si gjithmone qe kemi prirje ne shqiptaret ti rrisum gjerat ashtu po behet edhe me kosharen ..

Por definitivishte beteja e koshares eshte LEGJENDARE per shume arsye ne ate beteje serbet e humben qka e pranoijn edhe vete me shume hidherime por edhe ka qene beteja me e madhe e zhvilluar ne luften ne kosove qka e pohoijn edhe vete serbet tashe me .

Kosharja eshte LEGJENDARE edhe per faktin se UCK ushtria shqiptare per here te pare ne lufte frontale ball per balle e mund ushtrine serbo sllave dhe ate me humbje shume te medha nga ana e serbve qka e pohoijn edhe vete serbet e mbijetuar te kesaij beteje ku disa madje e klasifiokoijn si BETEJA E DYTE E HUMBUR E KOSOVES ...

Nuk e kisha ditur se ka pasur aq`e efekt negative per serbet kjo betej madje edhe deri ne demoralizimin dhe qorjentimin e tyre qithe andeij kosoves madje siqe e pohoijn edhe gjeneralet serbe pjesemarres te kesaij beteje ka pasur shume ndikime te madhe psikologjike ..

Deri aty sa UCK ja munde ta fitoij luften ndaij ushtrise super te armatosur serbe ne raste se UCK do konsolidohej dhe organizohej si ne koshare ..

Kosharja ka vendosur definitivishte ne pike pyetje te madhe fitoren ushtarake te serbve ne kosove ..


KOSHARJA LEGJENDARE SIPASE VERZIONIT SERBE SHUME SHUME INTERESANTE

Dokumentare per kosharen nga telvizioni serbe














Luftimet ne KOSHARE filmimet nga ana e pozicioneve serbe


Luftimet ne KOSHARE filmimet nga ana e pozicioneve serbe 



Košara Battle- Live Battle Footage (Serbian Side)

http://www.youtube.com/watch?v=A01j0...eature=related










MBRETI I METAFORËS


BILALL MALIQI

Trekëndëshi Poetik i Paqes që u mbajt më 12 qershor 2011, në trepikëshin kufitar Kosovë- Serbi- Maqedoni, e cila u organizua pikërisht në ditën e përvjetorit të dymbëdhjetë të lirisë së Kosovës, në ditën kur trupat e NATO-s shkelën për herë të parë në komunën e Gjilanit, në kufirin kosovar–maqedonas, nisi rrugëtimin e tij manifestimi rajonal i poezisë, i titulluar “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, të cilin e ideoi dhe projektoi Ars Clubi “Beqir Musliu” me në krye kryetarin e saj shkrimtarin e njohur dhe njëri ndër shkrimtarët më produktiv Sabit Rrustemi dhe,  nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, u realizua bashkërisht me  Drejtorinë  për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në kishën e Shën Anës në fshatin Dunav u mbjat ora e madhe letrare e titulluar “Koha e Poezisë”, ku lexuan krijimet e tyre poetike poetë të shumtë nga tri shtete pjesëmarrëse të cilat u mblodhën dhe u sistemuan në një botim të veçantë të titulluar Manifestimi Rajonal i Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, botues Ars Clubi” Beqir Musliu”, Gjilan. Librin për shtyp e përgatitën : Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha dhe Fatushe Haliti. Në këtë libër të parin e këtij lloji bashkërisht gjenden tridhjetë e tetë poetë me poezitë e tyre të lexuar, të cilat krijime  janë me motive të lloj-llojshme tematike, në mesin e tyre edhe poetët nga Lugina e Preshevës: Kryetari i shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë Biall Maliqi, nënkryatari Nehat Ramizi, Demush Berisha dhe Arsim Halili të cilët denjësisht përfaqësuan me poezi Luginën e Preshevës e të cilët janë të prezantuar në mesin e poetëve në këtë libër. Poetët me poezitë e tyre në këtë botim janë radhitur sipas alfabetit. Libri ka  58  faqe…


 libri-1.png


MBRETI I METAFORËS



Në  përvjetorin e shkuarjes në amshim të shkrimtarit të madh që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë tonë,  Beqir Musliu, Ars Clubi “Beqir Musliu” i mbështetur dhe nga institucionet komunale, organizoi Simpoziumin letrar , i pari i këtij lloji në Gjilan që kur mbahet mend, një eveniment me premisa të mirëfillta shkencore, nën titullin “ Beqir Musliu – emblema e modernitetit shqiptar në letërsi”, ku u shpalos, u shtjellua dhe u vlerësua krijimtaria e tij në poezi, në prozë, dramë dhe në publicistikë, ku me kumtesat e tyre u prezantuan shumë studiues të cilët folën për tërë krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, të cilat kumtesa u mblodhën dhe u botuan në këtë botim të veçantë me titull “Mbreti i metaforës”, përgatitur për botim nga Ars Clubi “Beqir Musliu”. Në këtë libër janë të prezantuar përveq fjalës hyrëse të shkrimtarit Sabit Rrustemi edhe këta studiues: Musa Ramadani, Ibrahim Kadriu, Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Ramadan Musliu,  Dr. Nehas Sopaj, Prend Buzhala,   Dr. Sali Bashota, Flamur Maloku, Tahir Arifi, Ndue Ukaj, Arlind Farizi, Dr. Luljeta Isaku, Nexhat Rexha, Avni Rudaku, Imer Topanica, Ernestina Halili, Dr. Nebi Islami, Dr. Josif Papagjoni, përmbyllja Albina Idrizi dhe kopertinat i mbyll poezia përkushtimore kushtur Beqir Musliut nga poeti Ramadan Mehmeti. Këta studiues të prezantuar në këtë libër janë nga vende të ndryshme shqiptare të cilët e ngritën në nivel të lartë krijimtarinë letrare të Beqir Musliut. Libri ka 220 faqe…
 libri-2.jpg

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...