Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/21

ÇUN LAJQI AKTORI I MADH SHQIPTAR ENDE SHUMË I FORTË NË SKENËN SHQIPTARE...

Çun Lajqi: Jam lodhur nga injoranca që i bëhet aktorit pikërisht nga pushteti të cilin e kemi votuar, por jo nga puna. Kam shumë krijime të bukura në karriere dhe mund të them se kam jetuar shumë mirë në një kohë nga puna ime. Tani mjerë ne që merremi me këtë punë.... 






FLORIPRESS: Ju në këtë moshë ende merrni pjesë në spektakle, a mund te na thoni pse?

Çun Lajqi: Po duke e marrë parasyshë se shumë pakë po servohen vlerat tona kulturore, po duhet patjetër ta përkrahim vlerën dhe jo anti vlerën, do të marrë pjesë gjerë në pikën e fundit të jetës sime, sepse jamë
shërbëtor i kulturës shqiptare.

FLORIPRESS: Ju gjithëher keni projekte të ndryshme dhe direkte, çka mendoni të arrini?

Çun Lajqi: Po kur ti shërbsh ndokujt dçka, servoj çka është e mirë, unë për ç`do spektakël apo projekt pregadis projekte të ndryshme, dhe sa i përket pyetjes suaj se pse direkte, sepse nuk e gënjej shikuesin me CD sepse kam dëshir të jet direkt sepse është më origjinale.


FLORIPRESS: Ju jeni aktor i madh dhe ende jeni i fort në skenë, deri kur?

Çun Lajqi: Mua më mbanë të gjallë skena dhe aktrimi, artisti kurr nuk vdes, por nëse ka vdek artisti atëher populli paska vdekur më herët. Artistët nuk vdesin kurrë sepse veprat e tyre nuk vdesin.



FLORIPRESS: Si e shihni dallimin e rinisë në Kosovë dhe asaj në Diaporë?

Çun Lajqi: Është e njejtë sepse është në kohën e tranzacionit, rinia është e njejtë si këtu por edhe atje, sepse të njejtat probleme i kanë, por nuk janë fajtor rinia, por koha, por jamë i bindur se do të ndërrojnë kohërat.


FLORIPRESS: Si e shihni ruajtjen e vlerave kulturore në diasporë?

Çun Lajqi: Nuk janë duke u ruajtur si duhet, por nuk e di edhe pse. Por kisha apelu se të ruhen vlerat kulturore, sepse me ato e identifikojmë vehten, kombin, dhe vendin, pa ato nuk jemi asgjë, jemi të humbur kudo që jemi.



FLORIPRESS: Ju jeni shumë shpesh në Zvicër, na thuani diqka për shqiptarët e këtushëm?
Çun Lajqi: Po jamë i ftuar shumë shpesh në Zvicër, në spektakle të ndryshme kulturore, jamë ai që kamë qenë si gjithëher, servoj atë çka është e bukur, mërgimtarët tanë kanë nevojë edhe për çmallje me atëdheun, dhe me programet e veta ata ç`mallen dhe afrohen për momentin afër atëdheut. Mërgata në Zvicër është shumë e organizuar dhe ia vlen për ti lavdëruar.



FLORIPRESS: Na thuaj diqka për lexuesit e albanur.net.

Çun Lajqi: E vizitova edhe këtë Agjencion Publicitar dhe faqen e saj ne internet, nuk pata shumë kohë të lexoj, sepse kishte material aq shumë interesante sa që duhet shumë kohë ti lexoj, ishte e mrekullueshme faqja albanur.net, krahë i djathtë i vlerave kulturore dhe i përgëzoj dhe i përshëndes ata që janë në krye të saj. Lexuesit i kisha porositur, se vehten e tyre ...


FLORIPRESS: Mendoni se është i mbrojtur aktori me ligj në Kosovë?

Çun Lajqi: Në Kosovë unë nuk e di se kush është i mbrojtur me ligj, e lëre më të mbrohet aktori. Kush e mbron aktorin o vëlla, kush kujdeset për mirëqenien e tij, kujt i bie ndërmend se si jetojnë aktorët të cilët me dekada e kanë ushqyer shpirtin e popullit. Po ne akoma punojmë me ligjin e 1978-ës, absurde apo?! Por mos harroni se në këtë vit aktori ka qenë me të gjitha benificionet i barabartë me ministrin.



 E sot për 41-vjet përvojë në teatër aktori merr pagën prej 150 eurosh, ndërsa ministri sigurisht 1000, ndoshta më shumë. Mos harroni se të gjithë këta ministra e kryeministra që i kemi momentalisht janë rritur me artin tim, me qindra herë i kam ngazëllyer me recitimet e mia, me qindra herë i kam frymëzuar me vargjet e Fishtës, Kadares, Shkrelit, dhe me qindra herë mi kanë rrahur krahët dhe janë krenuar me mua e kolegët e mi. Tani që janë ulur në fotele, tani kur nuk e dinë fundin e pasurisë, nuk e kthejnë kokën kah teatri, e lëre më të flas ndokush me ne. Kjo është e dhimbshme, sepse injoranca ndaj kulturës është injorancë edhe ndaj kombit, sepse kombi ndërtohet mbi të kaluarën dhe mbi rrënjët e veta që quhet kulturë.


FLORIPRESS: A mund të jetohet nga arti në Kosovë?

Çun Lajqi: Aktori në Kosovë nuk mund as bukën vjetore të i’a siguroj vetes me këtë punë. Merre me mend se cili është buxheti vjetor i teatrit, besoj jo më shumë se 200.000 euro. Nëse merr parasysh numrin e madh të aktorëve që bredhin rrugëve, e që nuk e dinë a mund të angazhohen njëherë brenda vitit, atëherë del se aktori është thjeshtë një individ që lufton për kafshatën e bukës.



FLORIPRESS: Ju jeni edhe poet, çka është poezia për ju?

Çun Lajqi: Poezi shkruaj shumë rrallë, vetëm atëherë kur kam nevojë të them diçka që nuk mund të thuhet me fjalën e thjeshtë. Unë shumë vështirë e krijoj poezinë, andaj edhe rrallë e shkruaj. Sidoqoftë, e kam pasion të dorës së dytë, e recitoj bukur andaj kam dëshirë edhe ta krijoj bukur.


FLORIPRESS: Jeni edhe lahutar i shkëlqyeshëm. A po ‘zhduket’ muzika me lahutë në Kosovë?

Çun Lajqi: Lahuta fatkeqësisht po zhduket. Më vjen keq por kjo është e vërtetë. Nuk ka njerëz të ri që e pëlqejnë. Mendoj se është një instrument shumë melankolik, po aq sa edhe epik. Unë jam rritur më lahutë sepse babai im, Ali Rexha i binte bukur dhe këndonte. Unë e mësova jo vetëm lahutën por të gjitha këngët epike për Mujen e Halilin si dhe Oso Kuken e Ali Pashën, dhe gati tërë “Lahutën e Malësisë”.



FLORIPRESS: Si e ndjeni veten pas gjithë kësaj kohe në skenë. Jeni lodhur?

Çun Lajqi: Jam lodhur nga injoranca që i bëhet aktorit pikërisht nga pushteti të cilin e kemi votuar, por jo nga puna. Kam shumë krijime të bukura në karriere dhe mund të them se kam jetuar shumë mirë në një kohë nga puna ime. Tani mjerë ne që merremi me këtë punë.



FLORIPRESS:Planet afatshkurtra?

Çun Lajqi: Janë përfunduar skenat e filmit “SHQIPTARI” bashkë me gruan time Fatimen, në produksionin gjermano-shqiptar. Gjithashtu e kemi kryer filmin “Kodi i Jetës” të Ekrem Kryeziut dhe pres një angazhim në një film danez në pranverë. Pra, siç po e shihni jam i angazhuar kryesisht në film ...

Sonte luaj në TKK në Dosja H të Kadaresë.


Nga: Musa JUPOLLI, Paris

N’ Sy ideali i dramës shqiptare
Ikonë e teatrit Shekspirian
Lajçi n’ poemë zgjon ndjenjë
polifoni-homofoni
gegë -toskë
shqiptimi i tij
Lajçi, hecje poetike
n’ Rugovë personazh delikat
pranveror n’ bukurinë e ngjyrave
shetitje n’ aromë t’ luleve
i lindur nga natyra e lirë
Imitues i shqiponjave
që bashkon male
me theks të fuqishëm n’ folje
Albanais
i Ilirisë,
Pellazgë n’ origjinë
aktrimi i tij
gjuhë Arbëri
MADHËSHTI


PËRGATITI :FLORI BRUQI

EULEX-i heton kreun e kundërkorrupsionit për korrupsion Z.Hasan Preteni

banner


Edhe pse është i thirrur që ta luftojë korrupsionin dhe ta bëjë publik atë, i pari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, dyshohet se është i korruptuar. Ai të mërkurën është intervistuar nga polica në një hetim që janë duke e bërë hetuesit e EULEX-it, nën dyshimet se është korruptuar dhe ka falsifikuar dokumentet e zyrtarëve gjatë deklarimit të pasurisë.

Se është intervistuar Preteni, këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e këtij misioni, duke treguar se kjo ka ndodhur pas një ankese të paraqitur nga Organizata “Çohu” kundër kreut të Agjencisë Antikorrupsion.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, e ka mohuar këtë. Mirëpo, ky fakt i Pretenit është hedhur poshtë të mërkurën, pasi që ai nuk ka marrë pjesë fare në komisionin për buxhet, ku ishte i ftuar. Mungesën e Pretenit e kishte “arsyetuar” deputetja Safete Haderxhonaj duke thënë se ai “nuk mund të marrë pjesë në mbledhje për shkak se i ka dalë një punë urgjente në polici”.
Drejtori I AKK-se Hasan Preteni dhe UD I Avokatit te Popullit Hilmi Jashari

“EULEX-i mund të konfirmojë se anëtarët e OJQ-së ‘Çohu’ dhe Hasan Preteni janë intervistuar. Tema e intervistës ishte e lidhur me një ankesë të paraqitur nga OJQ-ja kundër kreut të Agjencisë Antikorrupsion”, ka thënë për Lajm, Blerim Krasniqi, zyrtar për informim në EULEX.
Pamje nga takimet e zyrtarëve të AKK-së me homologët e tyre të  ILDKP nga Shqipëria me homologët

Pamje nga takimet e zyrtarëve të AKK-së me homologët e tyre të ILDKP nga Shqipëria me homologët

Burime të gazetës nga Prokuroria Speciale kanë thënë se intervistimi dhe hetimi i Pretenit është duke u bërë nën dyshimet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

Preteni ka thënë për Lajm se nuk është e vërtetë se është kontaktuar nga ndonjë institucion i ndjekjes. Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e organizatës “Çohu”, duke treguar se për ta ka ngritur edhe padi.
Drejtori i AKK- se z Hasan Preteni se bashku me homologun e tij nga Katari
Drejtori i AKK- se z Hasan Preteni se bashku me homologun e tij nga Katari

“Agjencia në asnjë rast nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen. Fyerjet dhe shpifjet e individëve që për qellim nuk e kanë luftën kundër së keqes, por luftojnë për ‘fonde’ dhe interesa të ngushta private, nuk do të na zmbrapsin”, ka akuzuar Preteni.

Edhe pse ai ka hedhur akuza ndaj organizatës “Çohu”, drejtori i kësaj organizate, Avni Zogiani, nuk ka dashur të jap komente duke thënë se po pret rezultate nga hetimet.
 Nga e majta Drejtori I Qendwres Inteligjente Financiare z. Roger Wilson ndërsa nga e djathta Drejtori i AKK-së z Hasan Preteni.
Nga e majta Drejtori I Qendwres Inteligjente Financiare z. Roger Wilson ndërsa nga e djathta Drejtori i AKK-së z Hasan Preteni.

“Preferoj që të mos e komentoj këtë rast, derisa të ketë një rezultat nga hetimet”, ka thënë Zogiani.

Burime të ‘Lajmit’ kanë bërë të ditur se rasti i hetimit për Pretenin ka kaluar në EULEX, pasi që ka pasur tentime të shuhet nga prokurorët vendorë. Ky rast fillimisht ishte dërguar në prokurorinë speciale, me pas në Prokurorinë e Qarkut, e cila pastaj ka tentuar t’ia hedhë rastin Prokurorisë Komunale. Sipas burimeve, me marrjen e kësaj informate, EULEX-i e ka vendosur rastin nën menaxhimin e vet.
Drejtori i AKK-se z Hasan Preteni me homologun e tij  nga Japonia
Drejtori i AKK-se z Hasan Preteni me homologun e tij nga Japonia

Kohë më parë siq raporton http://www.zeri.info/artikulli/1/1/44036/cohu-akuzon-pretenin-ai-mohon-akuzat/ / "Zëri ditor"/ 16-02-2012 18:42 CET / Organizata “Çohu” ka akuzuar drejtorin e Agjencisë Anti Korrupsion, Hasan Preteni për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas kësaj organizate Preteni ka mbrojtur pesë deputetë të Kuvendit, të cilët nuk kishin deklaruar pasurinë, duke falsifikuar formularët e deklarimit të pasurisë. Preteni ndërkaq, ka reaguar duke i quajtur shpifje dhe sjellje të pamoralshme pohimet e organizatave “Çohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese...



Lorik Bajrami nga organizata Çohu thotë se Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë shkelje të rëndë ligjore duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në formularët e pesë deputetëve të cilët nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre brenda afatit ligjor. Sipas tij Agjencia ka shtuar në formularët e deputeteve, kompanitë të cilat deputetët nuk i kishin deklaruar me kohë si dhe ka ndryshuar datat e deklarimit të tyre.

“Drejtori i agjencisë ka bërë një shkelje të detyrës zyrtare dhe si i tillë institucionet sikur prokuroria, por edhe komisioni për legjislacion duhet me u marr me këtë punë për shkak se këtu kemi falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e zyrtareve publikë” , tha Bajrami.
Z. Preteni ne konferencen e anti korrupsionit ne Katar
Z. Preteni ne konferencen e anti korrupsionit ne Katar

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni më herët kishte deklaruar se këta deputetë nuk kanë bërë shkelje ligjore sepse kompanitë e tyre nuk kanë pasur qarkullime financiare. Por sipas Lorik Bjramit katër nga shtatë bizneset e deputetëve kanë pasur qarkullime financiare.

“Në dosjen të cilën ne e kemi siguruar 4 prej 7 deputetëve, firmat e tyre kanë qarkullime madje dy prej tyre kanë qarkullime mbi 200 mijë euro” , pohoi Bajrami.
Z Preteni se bashku me homologet nga Hong Kongu
Z Preteni se bashku me homologet nga Hong Kongu

Deputetet të cilët figurojnë në listën e organizatës Çohu, të cilët nuk kishin deklaruar pasuritë e tyre në afat ligjor janë: Shaip Muja, Ilir Kuleta, Hashim Deshishku, Nazane Breca, Vesimir Savic, Sala Berisha dhe Teuta Sahatqija. Drejtuesit e Çohu kanë paralajmëruar se deponimin e dosjes do ta bëjnë edhe në prokurori.

Preteni; Shpifje dhe sjellje e pamoralshme

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni i ka quajtur shpifje dhe sjellje të pamoralshme pohimet e organizatave “Çohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, të cilat akuzuan Agjencinë se ka “falsifikuar” formularët e deklarimit të pasurisë të disa deputetëve të Kuvendit të Republikës.
Drejtori i AKK-se z. Hasan Preteni me homolog nga Tajlana dhe Koreia
Drejtori i AKK-se z. Hasan Preteni me homolog nga Tajlana dhe Koreia

Preteni në konferencën për media tha se individë të caktuar që fshihen pas petkut gjoja të shoqërisë civile përmes shpifjeve dhe shantazheve po mundohen ta minimizojnë punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Më 27 janar kam marr një porosi që ka ardhur si ‘selam’ nga njerëzit e kësaj organizate se janë duke pritur një moment të qetë pa ndonjë ngjarje të madhe dhe të dalin në konferencë dhe të flasin kundër Agjencisë. Po ashtu ata më kanë paralajmëruar se janë duke bërë edhe një kallëzim penal ndaj meje dhe pikërisht siç kanë thënë ata do e bëjnë për të bërë një aktivitet të madh medial”, ka thënë Preteni.
Ne kete punetori morren pjese me shume se 45 perfaqesues nga te gjithe mekanizmat qeveritar, agjencit e pavarura, prokuroria dhe shoqeria civile dhe media.
Ne kete punetori morren pjese me shume se 45 perfaqesues nga te gjithe mekanizmat qeveritar, agjencit e pavarura, prokuroria dhe shoqeria civile dhe media.

Duke folur për pohimet e e këtyre dy organizatave, ai tha se për gjatë një kohe ka qenë në korrespodencë të vazhdueshme për të trajtuar rastet ndaj 10 deputetëve të Parlamentit të Kosovës për shkak se formularët e tyre të deklarimit të pasurisë kanë pasur nevojë për sqarime nga Agjencia.
Vizita e studentëve te Venedikut në Agjencinë Kosovare Kundëkorrupsionit
Vizita e studentëve te Venedikut në Agjencinë Kosovare Kundëkorrupsionit

“Për gjatë një kohe unë kam qenë në korrespodencë të vazhdueshme me këta zyrtarët e këtyre dy organizatave. Ata e kanë keqpërdorur transparencën time dhe bashkëpunimin tim. Të gjitha korrespodencat të cilat i kam pasur me ta tani janë publike dhe gjithçka çka ka ndodhur në lidhje me formularët e këtyre zyrtarëve të lartë publik janë në faqen zyrtare të Agjencisë në internet”.

Për më tej Preteni tha se për as një moment nuk është kursyer që të bashkëpunojë me këto dy organizata e as në procesin e çështjes në fjalë. “Unë jam shumë i sigurt se as njëra nga ato që këto dy organizata i kanë thënë nuk qëndrojnë. Sjellja fëmijërore por edhe e pamoralshme e tyre në as një mënyrë nuk e dekoncentron fokusin tonë në realizimin e misionit drejt zbatimit të plotë të ligjeve të cilat e obligojnë Agjencinë në zbatimin e tyre”.

Preteni e siguroi opinionin se bashkëpunimin me shoqërinë civile do e vazhdojë pa as një rezervë. Por tha ai, ”do të doja që ky bashkëpunim të mos keqpërdoret sikurse ka ndodhur në rastin në fjal nga këto dy organizata”.

Ai sqarojë se formularët për deklarimin e pasurisë ekzistojnë në arkivat e agjencisë kurse në faqen zyrtare në internet, publike bëhen vetëm regjistrat.
Debati ?Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë? I cili u mbajt më 12 shkurt 2009 në Skenderaj i udhehequr nga Mefail Bajqinovci,Mentor Borovci dhe Sefer Goxhuli
Debati ?Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë? I cili u mbajt më 12 shkurt 2009 në Skenderaj i udhehequr nga Mefail Bajqinovci,Mentor Borovci dhe Sefer Goxhuli

Agjencia konfirmon se këtu nuk është fjala vetëm për 10 raste siç pretenduar dy organizatat por AKK i ka hetuar 77 raste kur formularët nuk janë plotësuar konform ligjit. Në 73 raste zyrtarët i kanë evituar mangësitë, kurse në katër raste nuk kanë bashkëpunuar dhe ato janë proceduar në gjykatat për kundërvajtje.

Preteni siguroi se nuk ka as një rast që zyrtari që nuk ka bashkëpunuar të mos ketë shkuar në gjykatë.

Agjencia Kundër Korrupsionit, tha ai, shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin më të madh në vazhdimin e përpjekjeve që të luftojë korrupsionin dhe të sigurojë një ambient të qeverisjes së mirë dhe të ndershme.
Nga e djathta drejtori i AKK-se Hasan Preteni ne mes Merita Mustafa nga Insituti Demoiktarik i kosoves KDI dhe majtas Nendat Rashiq minister per Kthim dhe Komunitete ne Qeverine e Republikes se Kosoves
Nga e djathta drejtori i AKK-se Hasan Preteni ne mes Merita Mustafa nga Insituti Demoiktarik i kosoves KDI dhe majtas Nendat Rashiq minister per Kthim dhe Komunitete ne Qeverine e Republikes se Kosoves


Hasan Preteni ka marr mandatin e dytë pesë vjeqar si Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit më 23 shtator 2011.

Në këtë post z. Preteni është zgjedhur pasi mori votat e shumicës absolute të deputetëve të Kuvendi të Kosovës, , duke trashëguar kështu postin nga mandati i parë që nga korriku i vitit 2006. Me të marr këtë detyrë z. Preteni fillojë nga zero për ta ngritur fuqishëm në këmbë tërë kapacitetet profesionale si dhe infrastrukturën administrative të këtij institucioni.

ACA

Më 12 shkurt të vitit 2007 e bëri funksionalizmin e AKK-së dhe si drejtor I saj rrjedhimisht e shëndërrojë Agjencinë në një institucion cilësor e profesional në luftën kundër korrupsionit.

Në vazhdimësi ka kultivuar një frymë të shëndoshë të bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës dhe ka fituar besimin e publikut mbi punën e Agjencisë.
Mentor Borovci Drejtor I Departamentit të Hetimeve, Jetullah Aliu Drejtor I Departamentit të Parandalimit të korrupsionit dhe Sebahate Jonuzi zyrtare e lartë e Resurseve Njerëzore
Mentor Borovci Drejtor I Departamentit të Hetimeve, Jetullah Aliu Drejtor I Departamentit të Parandalimit të korrupsionit dhe Sebahate Jonuzi zyrtare e lartë e Resurseve Njerëzore

Me qëllim që Agjencia Kundër Korrupsionit të bëhet pjesë e rrjeteve të ndryshme globale anti-korrupsion z. Preteni gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare që janë zhvilluar në gjithë botën, si në: Indonezi, Francë, Angli, Belgjik, Portugali, Greqi, Suedi, Gjeorgji Letoni, Holandë etj, ku janë ngritur kapacitetet bashkëpunuese globale për luftën kundër korrupsionit.

Të gjitha këto aktivitete kanë qenë të fokusuara në ndërtimin themeleve të shëndosha të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjejes globale për luftën kundër korrupsionit që në plan të parë vendos nevojën e zbatimit të ligjit si kusht primar për parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit.
Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe Drejtori I Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit I AKK-së  Jetullah Aliu në seminarin e organizuar nga Komisioni Shtetërorë Kundër Korrupsionit në Maqedoni
Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe Drejtori I Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit I AKK-së Jetullah Aliu në seminarin e organizuar nga Komisioni Shtetërorë Kundër Korrupsionit në Maqedoni


Si rezultat i përpjekjeve serioze dhe të pa kompromis për luftën kundër korrupsionit z Preteni ka krijuar një imazh të mirë në sytë e publikut.

Në shtypin vendor ka botuar shkrime të ndryshme të konceptuara në formë edukuese dhe mobilizuese për parandalimin dhe luftën Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe drejtori I departamentit të Parandalimit të Korrupsionit z Jetullah Aliu gjatë në një vizitë pune në Shkup të Maqedonisë
Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe drejtori I departamentit të Parandalimit të Korrupsionit z Jetullah Aliu gjatë në një vizitë pune në Shkup të Maqedonisë

Para se të marr detyrën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Preteni ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Kishte gradën Kolonel dhe ka qenë Shef shtabi në Zonën e IV-t, të TMK-së. Gjatë kohës sa ishte epror I TMK-së ka kryer edhe trajnime të rëndësishme ushtarake.

Drejtori I AKK-së z. Hasan Preteni së bashku me zyrtarët tjerë të këtij institucioni pritën  një grup studentësh nga Venediku.  Prishtinë, 9 janar 2009
Drejtori I AKK-së z. Hasan Preteni së bashku me zyrtarët tjerë të këtij institucioni pritën një grup studentësh nga Venediku. Prishtinë, 9 janar 2009

Z. Preteni ishte në mesin e të parëve që u mobilizua në shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Shalës, dhe deri në çmilitarizimin saj ka qenë komandant i Batalionit të III të Brigadës 141, - Zona Operative e Shalës. Nga viti 1991 deri në angazhimin e tij në UÇK në vitin 1998 në mënyrë vullnetare u morë me aktivitete humanitare.

Nga viti 1979 deri më 1991 ishte epror ushtarak në ish Armatën Jugosllave.
Zyrtarët e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit me homologët e tyre nga Shqipëria.  Në mes është Fatmire Alaska  Drejtoresh e Inspektoratit të Përgjithshëm për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris&e
Zyrtarët e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit me homologët e tyre nga Shqipëria. Në mes është Fatmire Alaska Drejtoresh e Inspektoratit të Përgjithshëm për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris&e

Shkollimi i z. Preteni lidhet kryesisht me fushën ushtarake. Në vitin 1991 në Zagreb të Kroacisë ka mbaruar shkollën e lartë për oficerët e ushtrisë. Në vitin 1986 mbarojë Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Huaja në Beograd. Më 1988 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq në vitin 1979 ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zagreb.

Ka lindur më 10 prill të vitit 1961 në Mitrovicë

Jeton në Prishtinë së bashku me gruan dhe katër fëmijët ( tri vajza dhe një djalë).

Përgatiti Flori Bruqi

2012/04/20

JETA DHE VEPRA HISTORIKE E ISMAIL QEMALIT NË NJË ALBUM PËRGATITUR NGA AKADEMIKU KRISTO FRASHËRI

NGA FLORI BRUQI



Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.



Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare.


 Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Botime

E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit (2010)
Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike) (2009)
Skënderbeu i shpërfytyruar (2009)
Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809) (2009)
Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore) (2008)
Historia e të majtës në Shqipëri (2006)
Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve (2005)
Historia e Tiranës (2004)
Skënderbeu - jeta dhe vepra (2002)



Skënderbeu - jeta dhe vepraSkënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV vëll. I




Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.


Me këtë përmbledhje, fillon seria e burimeve dokumentare për historinë e Skënderbeut dhe të luftës shqiptare-turke që ai udhëhoqi gjatë shek. XV. 


Ky është i pari nga 9 vëllimet që janë duke u përgatitur për shtyp. Në to janë përmbledhur burimet historike dokumentare, kancelareske, diplomatike, epistolare, kronikale në origjinalin e tyre në latinisht, italisht, spanjisht, turqisht, greqisht, sllavisht dhe në përkthimin shqip, të shkruara gjatë jetës së Skënderbeut, nga i ati, ai vetë dhe bashëpunëtorët e tij./Floripress,Flori Bruqi/



http://www.firstpost.com/topic/place/albania-kristo-frasheri-qytetar-nderi-i-tiranes-top-channel-alb-video-Rot0n6mntxA-3430-1.html

------------------




Shkruan Akademik Prof.Dr.Emil Lafe

JETA DHE VEPRA HISTORIKE E ISMAIL QEMALIT NË NJË ALBUM PËRGATITUR NGA AKADEMIKU KRISTO FRASHËRI



Prof. im Kristo Frashëri, ndryshe nga mjaft historianë të tjerë, ka pasur fatmirësisht që në rini pasionin e dokumentimit të ngjarjeve e të figurave të historisë sonë kombëtare. Kështu ai ka mbledhur një arkiv të pasur dokumentesh e fotografish, që dëshmojnë kur dhe kush mori pjesë në këtë ose atë ngjarje, çfarë u tha ose çfarë u bë atje dhe ç’jehonë patën të thënat e të bërat. Këtë pasion të tij ai ka ditur ta vërë në shërbim jo vetëm të studimeve të shumta që ka shkruar, duke i dokumentuar ato më së miri. Këtë pasion të tij ai ka ditur ta kthejë në vepra të veçanta me vlerë të madhe për qindra mijëra qytetarë të thjeshtë shqiptarë, të etur për të njohur më mirë ngjarjet dhe figurat e historisë kombëtare, për të përshkuar nëpërmjet dokumenteve dhe fotografive rrugën historike të popullit e të vendit të vet, të përpjetat e mundimshme dhe tatëpjetat e frikshme, kthesat e njëpasnjëshme dhe, mbi të gjitha, për të njohur më mirë njerëzit që mbajtën peshën e përgjegjësive historike, ata që e bënë këtë vend dhe që nuk e lanë të zhbëhej.

Albumi “Ismail Qemali” është i katërti që na jep prof. Kristo Frashëri. Në vitin e 50-vjetorit të Pavarësisë, më 1962, kur ende ishin gjallë jo pak nga protagonistët e asaj ngjarjeje madhështore, ai përgatiti albumin “Rilindja Kombëtare Shqiptare” me 120 faqe të formatit të madhe dhe me dokumentacion shumë të pasur, por dhe me kufizime, kuptohet, jo për faj të tij. Albumi u prit me interesim jashtëzakonisht të madh dhe me gjithë tirazhin prej 5 mijë kopjesh, nuk arriti të qëndronte në vitrinat e librarive!



Me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit K. Frashëri përgatiti dy albume. Një album i posaçëm, që i kushtohet drejtpërdrejt kësaj ngjarjeje, shumë i pasur, me 255 faqe, risjell dhe dëshmon për publikun e gjerë më qartë se referatet e kumtesat e një konference, veprimtarinë e vrullshme të Lidhjes në ata tre vjet (qershor 1878 – maj 1881), flakën e luftës çlirimtare që ndezi ajo dhe që nuk u shua derisa Shqipëria u bë. Albumi tjetër “Tre vëllezër pishtarë” i kushtohet veprës së ndritur e të pavdekshme të Frashërllinjve të mëdhenj Abdyl, Naim e Sami Frashëri. Dhjetë mijë kopjet e këtij albumi me 95 faqe, gjithashtu format i madh, u përpinë nga kureshtja historike e lexuesve dhe nga dëshira e qytetarëve të thjeshtë për t’i pasur përherë në vatrat familjare këta pishtarë të atdhetarisë, të diturisë e të mirësisë njerëzore.


“Ismail Qemali” është albumi i katërt i prof. Kristo Frashërit. Me këtë përurim Akademia hap sot simbolikisht programin e veprimtarive të saj kushtuar 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Një album historik është një udhëtim në histori. Në këtë rast është udhëtimi në histori i Ismail Qemalit, i cili bashkë me veprën e tij monumentale, shpalljen e Shqipërisë “të lirë dhe të mosvarme”, përbëjnë boshtin e albumit. Dihet se një film historik, siç është p.sh. “Nëntori i Dytë”, mbështetet në ngjarje të vërteta e në fakte, por ka edhe sajime, se ndryshe nuk bëhet filmi.




 Ndryshe nga filmi, një album është historia vetë, ashtu siç ka ngjarë, siç është fiksuar në fotografi. Në album flet në radhë të parë fotografia dhe fotografitë e këtij albumi në shumicën e tyre tregojnë Ismail Qemalin në ngjarje historike dhe në faza të njëpasnjëshme të jetës së tij si veprimtar politik, po edhe si njeri familjar. Një numër fotografish tregojnë Ismail Qemalin në rrethet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për çështjen kombëtare, se, siç thotë fjala, “Trimi i mirë me shokë shumë!” Në albumet historike zakonisht shpjegimet e fotografive dhe të ngjarjeve i bën përgatitësi. Këtu përgatitësi ka lënë të flasë “të zotin e punës”, d.m.th. Ismail Qemalin dora vetë, duke përzgjedhur me kujdes e durim pjesë të ndryshme nga kujtimet dhe shkrimet e tij si shpjegim e si koment për fotografitë. Kristo Frashëri ka shkruar vetëm parathënien e albumit. Dhe kjo parathënie ka një gjë të veçantë: është shkruar e botuar plot 50 vjet më parë! Autori nuk i ka luajtur asnjë fjalë, për të mos thënë asnjë presje.


 Kjo do të thotë se ai, si historian “prej race”, po të përdorim një shprehje të Fan Nolit, kishte arritur që atëherë të vlerësonte drejt rrethanat e brendshme e të jashtme të vendit në vitet e luftës për pavarësi, thelbin e figurës e të veprimtarisë politike të Ismail Qemalit, atdhetarinë, mençurinë, kthjelltësinë, vendosmërinë dhe shkathtësinë e tij diplomatike, aftësinë e veçantë për të mbledhur rreth idesë së tij përfaqësues nga gjithë trojet shqiptare në Kuvendin historik të Vlorës, në një situatë tepër të ndërlikuar e dramatike.

Albumi historik ka një veprim të drejtpërdrejtë e një ndikim të fortë në opinionin shoqëror. Këto vepra e bëjnë historinë më konkrete, më të rrokshme dhe kanë një dobi të veçantë, sidomos për shkollën. Janë një material i shkëlqyer për të konkretizuar mësimin, për të ngulitur në kujtesë ngjarje dhe figura. Për fat të keq kjo gjini botimesh nuk është e zhvilluar. Mijëra fotografi e dokumente të shpërndara andej-këtej ose dhe të panjohura presin të mblidhen nga një dorë e kujdesshme dhe të renditen rreth një teme a ideje qendrore për të dokumentuar më mirë historinë tonë, veçanërisht të periudhës së Rilindjes dhe të shekullit XX. Albumi i Rilindjes Kombëtare i Kristo Frashërit meriton të ribotohet i plotësuar dhe me një cilësi të denjë për veprimtarët e shkëlqyer të Rilindjes, për ata që e bënë Shqipërinë. Akademia e Shkencave nuk duhet të vonohet për këtë. Profesor Kristo Frashërit i shprehim mirënjohjen më të thellë që i ngriti një përmendore intelektuale me këtë album themeluesit të shtetit shqiptar dhe i urojmë jetë të gjatë e shëndet që t’ua dalë mbanë, faqebardhë si gjithnjë, punëve që ka nëpër duar dhe të tjerave që ka në mendjen e tij gjithnjë aktive.



Emil Lafe



18.04.2012

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...