Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/21

Premieri Sali Berisha: Kemi kandidatin tonë për president, jo Nano



Berisha: Kemi kandidatin tonë për president, jo Nano


Kryeministri  prof.dr.Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ketë kandidaturën e saj për president të vendit.
I pyetur nga mediat për kandidimin e Fatos Nanos gjatë vizitës së tij në landfillin e Kamzës, Berisha është treguar i rezervuar lidhur me propozimin zyrtar të ish kryeministrit  Nano për të qenë një kandidat mbi palët për presidentin e ardhshëm të vendit. “Sot nuk flas për politikë, vetëm për mjedisin. Ne do të kemi kandidatin tonë” është shprehur shkurt kryeministri.
Ndërsa i është referuar mjedisit, shefi i qeverisë theksoi se mbetjet janë burim infeksioni dhe çështja e mjedisit është jetike për vendin.
Teksa ka vizituar sot vendin e depozitimit të mbetjeve në Kamëz, kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e bashkisë së këtij qyteti për heqjen e mbeturinave.
Ndërkohë në kuadër të ditës për një Shqipëri të Pastër, në të gjithë vendin është ndërmarrë një aksionin vullnetar për pastrimin e gjithë territorit

Fatos Nano-Ilir Meta ,takimi për presidentin



Nano - Meta, takimi për presidentin


Ashtu sic paralajmëroi një ditë më parë ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryeministri Fatos Nano ka nisur turin e takimeve me drejtuesit e partive në vend. Pasditen e sotme, rreth orës 17:00, Nano ka nisur një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta, në ambjentet e hotel Rogner.
Ndonëse nuk ka detaje të hollësishme lidhur me temën e këtij takimi, pritet që në qëndër të diskutimeve të tyre të jetë vatshpallja si kandidaturë për President e zotit Nano, fakt të cilin e bëri publik mbrëmjen e një dite më parë dhe sigurisht sigurimi i nje mbeshtetje dhe konsensusi sa me te gjere lidhur me kandidaturen e tij, transmeton Ora News.
Lidhur me këtë fakt, i pyetur nga mediat për kandidimin e Fatos Nanos gjatë vizitës së tij në landfillin e Kamzës, Berisha është treguar i rezervuar lidhur me propozimin zyrtar të ish kryeministrit Nano për të qenë një kandidat mbi palët për presidentin e ardhshëm të vendit. “Sot nuk flas për politikë, vetëm për mjedisin. Ne do të kemi kandidatin tonë” është shprehur shkurt kryeministri.

Agjenda e presidentit shqiptar Bamir Topit kritika nga bullgarët



Agjenda e Topit kritika nga bullgarët

Vizita dhe vendosja e kurorave të lules pranë bustit të personalitetit historik “Goce Dellçev” si dhe vizita e përmendoreve në sheshin “Shkupi 2014” si pjesë e agjendës së presidentit shqiptar Bamir Topi në Shkup ka irituar diplomacinë bullgare.
Një diplomat bullgarë i tha  se “presidenti Topi nuk bëri mirë që hyri në skenaret e autoriteteve maqedonase, për të vizituar varrin e një heroi kombëtar bullgar, që sipas tyre është Goce Dellçev apo të vizitojë një projekt si “Shkupi 2014”, që është një mashtrim grandioz i historisë”.


“Ne shprehim shqetësimin tonë se si presidenti Topi viziton projektin Shkupi 2014, një projekt që ka nxitur reagime edhe tek bashkëatdhetarët e tij në Maqedoni dhe që akoma është problematik dhe që po nxit dhe tensione të vazhdueshme dhe reagime ndërkombëtare” theksoi , diplomati bullgar.


Ai vlerëson se “Topi nuk duhej të ishte pjesë e një agjende mashtruese të autoriteteve maqedonase, duke qëndruar pranë figurave historike bullgare si në rastin e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev”.
Bullgaria sikur Greqia ka kontestuar vendosjen e disa figurave historike nga ana e autoriteteve të Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2012”, duke konsideruar se bëhet fjalë për figura të pastra historike bullgare si Goce Dellçev, Jane Sandanski si dhe emra të tjerë.




Pse Berisha i duhet Ballkanit edhe këtë dekadë


Nga  Andi Bejtja


Pse Berisha i duhet Ballkanit edhe këtë dekadë - Andi Bejtja


Një nga simpatizantët më të mëdhenj të liderit opozitar shqiptar Edi Rama, ish-ambasadori amerikan Withers, jo një herë, por shumë herë, në takime private dhe publike me gazetarët shqiptarë kishte shprehur një shqetësim, sërish dashamirës, por të vërtetë në lidhje me figurën e liderit opozitar shqiptar Rama. Shqetësimi i Withers-it përmblidhej në faktin se Rama nuk kishte dimensionin e një lideri rajonal, ishte më shumë i përfshirë në çështjet e brendshme lokale, duke aluduar në të njëjtën kohë se Rama kishte pak njohuri politike mbi rajonin dhe posaçërisht mbi Kosovën dhe Maqedoninë. Withers atëbotë ishte shprehur fjalë për fjalë: “Uashingtoni nuk e ka akoma të qartë çfarë pikëpamjesh ka Rama mbi Kosovën apo Maqedoninë”.
Edhe pse atë periudhë Rama ishte njëherësh dhe kryetar Bashkie dhe kryetar Partie dhe shpeshherë, jo për faj të tij, pozicioni i parë merrte më shumë peshë se pozicioni i dytë, druaj se edhe sot, kur ai është eskluzivisht një lider opozite, mund të përballojë qoftë dhe një drekë punë me liderë ballkanikë apo dhe më gjerë, ku të diskutojë për rajonin, të japë zgjidhje politike, madje dhe të rrezatojë kulturë politike mbi çështje politike rajonale. Gjithë këtë dekadë, sërish ndoshta jo për faj të tij, ai dhe për shkak se ka qenë kryetar bashkie për më shumë se një dekadë, është investuar, në gjithë kuptimin e mirë të fjalës, krejtësisht dhe thellësisht në çështje lokale, madje inaugurimet e tepruara, qoftë të mbjelljes së një pemë në kryeqytet, apo inaugurimi i një rruge prej 200 metrash, apo prerja me sëpatë në dorë që mund t’i ketë bërë një peme vetë ai, ia kanë shtuar akoma më shumë këtë imazh, të një lideri ekstravagant, me mungesë të theksuar të interesit politik për rajonin dhe më gjerë.
Këtë mungesë interesi Rama ka vazhduar ta dëshmojë, madje dhe ta reflektojë në Partinë Socialiste, ku deklaratat për çështjet rajonale apo dhe më gjerë janë më të pakta se LSI, e një partie me katër deputetë,  për shembull, më të pakta se PDIU, vetëkuptohet më të pakta se Partia e Re e Kreshnik Spahiut. Për të mos kujtuar këtu dhe gafa të tilla si letra dërguar Haradinajt, që ndodhej në burg, që edhe pse mund të mos jenë përgjegjësi personale e Ramës, por e kabinetit të tij, dëshmojnë neglizhencën e tij mbi këto aspekte.
Vetë eksponentë të PS-së pranojnë se dhe ato dalje të pakta publike me deklarata mbi rajonin më shumë kanë qenë të iniciuara nga vetë këta eksponentë si një refleks i vjetër i mbetur nga PS-ja e Nanos, sesa iniciativa personale të Ramës si lider. Ramës i mungon ky lloj stofi politikani rajonal, madje ai as nuk bën përpjekje për ta rikuperuar këtë minus jo të vogël, që disa politologë mendojnë se mund të jetë dhe i lindur. Këtë lloj stofi e gjen lehtësisht në lider partish më të vogla se PS-ja. E gjen lehtësisht te Ilir Meta, i cili jo thjesht lexon, informohet për çdo ngjarje në rajon, pavarësisht çfarë pozicioni ka për momentin. E gjeje te Fatos Nano, pavarësisht nga indiferenca karakteristike për çdo gjë, por që i mahniste liderët rajonalë dhe botërorë me kulturën e gjerë mbi çdo çështje globale.
Ndërkohë, te Berisha, ky lloj stofi është me tepri, dhe e kalon rajonin: Berisha interesohet dhe për Sirinë apo dhe Indinë, që Ramës mund t’i duken si dy vende UFO.
Ballkani sot ndodhet në një situatë delikate. Delikate, sepse ndryshe nga shumë herë të tjera, asgjë nuk dihet dhe çdo gjë është e paparashikueshme dhe me gjasa për të zgjatur gjithashtu në një kohë të paparashikueshme. Fatkeqësisht apo fatmirësisht, tensione po ndodhin kryesisht në ato zona të banuara me shqiptarë. Dhe për vetë Perëndimin dhe ShBA-në situata nuk është thjesht delikate e shpërthyese, por është në të njëjtën kohë dhe eksperimentale dhe e mbushur me enigma. Gjithkush e ka të vështirë të thotë apo të parashikojë se ç’do të ndodhë me Veriun e Kosovës. Maqedonia është si një shalqi i çarë, që tashmë po i bien edhe farat dhe sërish askush nuk mund ta dijë se ku do shpërndahen këto fara. Në këtë periudhë do ishte një luks i madh për perëndimin dhe ShBA-në, që në Tiranë, në të ashtuquajturën toka amë dhe zemra e shqiptarisë shtatëmilionëshe, të vinte një lider deri diku eksperimental në këtë kontekst, si Edi Rama, për të cilin jo vetëm siç thoshte Withers “Uashingtoni nuk di asgjë çfarë mendon për Kosovën apo Maqedoninë”, por pasi, mbi të gjitha, ka shumë pak influencë për të mos thënë aspak mbi liderët aktualë shqiptarë në rajon, sepse dhe marrëdhëniet personale që ka vendosur me këta liderë, në të shumtën e rasteve nuk i ka vendosur vetë, por nëpërmjet sekserëve mediatikë.
Në këtë situatë shpërthyese në rajon dhe veçanërisht në trevat shqiptare Uashingtoni dhe Brukseli, në rast se do i duhet ndërhyrja e të Parit të Shqipërisë për të zbutur gjakrat në Maqedoni, nuk e di a do e dëgjojë Ali Ahmeti apo Menduh Thaçi Edi Ramën, në qoftë se ky do jetë Kryeministër i Shqipërisë më 2013. Nuk di nëse do ia dëgjojë fjalën Thaçi në Kosovë, apo Haradinaj e kështu me radhë. Në këto kushte, siguresat e liderit Rama për rajonin janë tejet të dobëta. Nuk e them dot nëse Edi Rama i duhet apo nuk i duhet Shqipërisë më 2013, por Brukselit dhe Uashingtonit them se jo. Sërish e theksoj, jo për faj të Ramës si politikan shqiptar Shqipërie, po për “faj” të Ramës si model politikani aspak rajonal.
Ndërkohë që në këtë kontekst, Rama për Brukselin e për Uashingtonin, ka shumë zgavra, shumë të panjohura dhe në të njëjtën kohë me një peshë rajonale të pamatshme për ta në peshoren e zhvillimeve ballkanike, Berishës, dhe për shkak të një kohe të gjatë si politikan, ia dinë dhe Kilogramët Politikë në Peshoren Ballkanike dhe Masën e Kostumit dhe pluset dhe minuset, ia kanë lexuar me kohë edhe dritën, edhe errësirën. Dhe për më tepër, pas vitit 1997 kanë një partneritet më shumë se të besueshëm që përfundoi, përveç të tjerave, dhe me anëtarësimin në NATO. Brukseli dhe Uashingtoni e kanë shumë të qartë se Berisha mund të luajë me liderët shqiptarë në Maqedoni, siç luajti më 1994; mund të luajë më liderët e Kosovës, siç ka bërë rëndom dhe, ai që luan, dëshmon se është i vetmi që edhe mund t’i qetësojë, është i vetmi që, thënë troç dhe shqip, mund t’i merret në konsideratë dhe fjala. Sepse, ndryshe nga Rama, Berisha jo vetëm për shkak të të qenit për një kohë të gjatë në majën e shtetit, jo vetëm sepse ndryshe nga Rama, kontaktet personale me liderët shqiptarë në rajon nuk i ka vendosur nëpërmjet sekserëve mediatikë, por vetë si Presidenti i parë i Shqipërisë Postkomuniste, duke i zhvilluar më pas qoftë dhe mes përplasjesh, pajtimesh, konsultimesh e dëgjimesh, për të ardhur në këtë pikë pas 20 vjetësh, kur, dua apo nuk dua unë, duan apo nuk duan disa të tjerë, Berisha konsiderohet “de fakto”, jo vetëm nga opinion mbarëshqiptar, por veçanërisht dhe nga këta liderë që nesër mund ta trazojnë apo qetësojnë Ballkanin, si lider spiritual i mbarë shqiptarëve.
Unë nuk e di në i duhet ose jo Berisha Shqipërisë më 2013, por jam i sigurt që Ballkanit po. Ndërmjet një lideri pa eksperiencë dhe me shumë të panjohura e shumë pikëpyetje siç është Rama, që me vështirësi të madhe u zhvendos nga kollaret me topa te kollaret lisho, nga çorapet e verdha te  ato të zeza, Perëndimit i bëhet më e lehtë puna me një lider të sprovuar 20-vjeçar, që gjithmonë ka mbajtur kollare lisho, gjithmonë ka mbajtur çorape të zeza, që ia dinë çdo dhëmb dhe dhëmballë, që ia dinë dhe dritën dhe hijen, që ia njohin dhe komplekset, që në fund të fundit është i aftë qoftë t’i nxjerrë shqiptarët kudo që janë në rrugë, apo qoftë dhe t’i mbajë mbyllur në shtëpi.

Misteret e vrasjes së pesëfishtë



 Nga Mehmet Latifi


Misteret e vrasjes së  pesëfishtë – Mehmet Latifi


Nga vrasja e pesfishtë në afërsi të Shkupit, ditët po kalojnë, misteri po rritet dhe askush nuk jep sinjal të qartë se hetimet janë në drejtim të duhur të zbulimit të kryes(it)ve të këtij akti tepër mizor.
Mbase edhe vetë informacionet e para të publikuara pa dashje kanë dezorjentuar hetuesinë, duke deklaruar “versionin” e këtij krimi, me vetëm një fjali: “Supozohet se katër të rinjtë: Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç, kanë qënë cak i këtij krimi, ndërsa Borçe Stevkovski (45) është likuaiduar pasi supozohet se ka qënë dëshmitar i ngjarjes”! Ky version i publikuar, me automatizëm hapë dilemën tjetër: Mos vallë këta kayër të rinjtë kanë mundur sipas supozimeve të jenë dëshmitar?!
Së dyti: vetura e gjetur, akoma nuk po jep rezultatet të duhura të pronarëve të saj. Mbase, MPB, disponon me informacione të mjaftuara për pronësinë e veturës së gjetur “Opel” me targa të Shkupit, me numra “499”, mirëpo në interes të zbardhjes së plotë të rastit nuk jep informacione më të hollësishme. Për të zbardhur “rrugën” e veturës që nga dalja nga fabrika e deri në kilometrin e fundit të lëvizjes së kësaj veture, MPB-së nuk i duhet më shumë se 15 minuta, por…

Shumçka është mbështjellur me vellon e misterit

Nga literature e konsultuar profesionale, lidhur me “atentatet”, kamë hasur në  shumë versione dhe tipe të atentateve, por ndër ato më të theksuar janë tre lloje të atentateve:
a) Atentatet politike
b) Atentatet ekonomike dhe
c) Atentatet destabilizuese.

Atentatet politike janë të njohura botërisht dhe kanë karakteristikat e veta, kur për interesa të ndryshëm politik, kryhet atentati ndaj një kryeministri, ministri, personaliteti politik. Të tilla janë të shumtë në botë, por edhe në rajonin tonë. Kujtojmë rastin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Grvalla së bashku me Kadri Zekën, atentatin ndaj ish kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe shumë e shumë të tjerë. Pra këta janë të tipizuar si atentate politike.
Atentatet ekonomike, janë gati identik me ato politike, por këtu bëhet fjalë për personalitete të jetës ekonomike, financiare dhe profitabile, se përndryshe pos motivit që dallon nga ai politik, të gjitha karakteristikat janë të njëjta.
Tek atentatet e ashtuquajtura “destabilizuese”, ekspertët pohojnë se ato mirë planifikohen, deri në hollësitë më të detajuara. Qëllimi i tyre është destabilizimi dhe krijimi i situatave të tensionuara ndërmjet një familjeje, grupimi politik, ekonomik, ose edhe më gjërë.
Këto atentate, zakonisht kryhen ndaj personaliteteve pak të njohura në opinionin politik ose ekonomik, por personalitete mjaft të respektuara në qarqe shoqërore, personalitete të pa-implikuara në ndonjë krah ose subjekt politik, dhe që është më e theksuar, të jenë: të rinjë, të jenë autoritativ, të jenë të bukur dhe mundësisht të jenë djem të vetëm të familjes “djalë për mall”!
Kjo në rend të parë bëhet për të krijuar tensione të natyrave të ndryshme, ndërfamiljare, ndërgrupore, por edhe ndërfetare e ndërnacionale. Rasti i vrasjes së pesfishtë në afërsi të Shkupit, sipas këtyre tipizimeve, ngjan pikërisht në “atentate destabilizuese”, sepse janë vrarë 5 persona të paimplikuar në asnjë aktivitet që kanë mund të rrezikojnë shoqërinë në cilën do fushë të jetës. Vrasja e këtyre 5 personave ka irituar dhe ka shkaktuar pezëm jo vetëm në rajonin ku ka ndodhur, porn ë tërë Ballkanin e më gjërë.
Pas kryerjes së këtij akti mizor, janë shkaktuar një varg protestash të grupacioneve të ndryshme, që janë përpjekur të “keqpërdorin” këtë rast, për të shprehë edhe mllefin dhe epshet e tyre të shfrenuara nacionaliste dhe shqiptarobobe, duke adresuar akuzat dhe shigjetat helmuese ndaj tërë kolektivitetit shqiptar. Këto protesta janë manifestuar me një huliganizëm të paparë nëpër rrugët e Shkupit, ku ka pasë edhe përleshje me vetë policinë e shtetit dhe qytetar të theshtë, që kanë qënë kalimtar të rastësishëm.
Për shprehjen e shfrenimeve të këtilla, mjafton të rikujtojmë se familjarët e viktimave nuk janë solidarizuar me protestuesit e tërbuar rrugëve të Shkupit, duke thënë se “nuk kanë nevojë për mbështetje të dhunshme”.
Nga ky akt mizor e barbar i vrasjes së 5 personave në afërsi të Shkupit, janë irituar  jo vetëm maqedonasit, por edhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë saj. Ky iritim ka shkuar aq larg, sa që edhe SHBA-të kanë reaguar lidhur me mundësinë e eskalimit të situatës dhe daljes nga kontrolli i tërësishëm.
Këtij “zjarri” të situatës së krijuar u kanë “ndihmuar” në masë të madhe edhe mediumet e vendeve fqinje, që kanë dhënë kahje me publikimet e bëra në mediumet e tyre, duke apostrofuar se “pikërisht shqiptarët janë ata që kanë kryer këtë vepër mizore”, gjë që janë gjëra të mirënjohura se kah do ta orjentonin shigjetën helmuese, për ta arritur qëllimin e destabilizimit dhe për ta dëshmuar faktin se bëhet fjalë për atentat destabilizues.

Kush mund të jenë kryes(it) (i) e veprës së këtillë? 

Kjo vepër është kryer (sipas informacioneve që dalin nga MPB-ja) në mënyrë tejet profesionale, nga person(a) profesionistë, gjakatar, vrastar gjakftoftë dhe të pashpirtë. Një njeri normal, kurrë nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë. Akte të këtilla bëjnë vetëm pjestarët e njësiteve vrastare profesioniste të nëntokave të ndryshme, që në rajonin e Ballkanit nuk janë të panjohura.
Përkundër faktit që këta vrastar gjakftoftë, janë në gjendje të ngrehin armën dhe të shkrepin  në lule të ballit, megjithate nuk janë aq trima sa paraqiten para viktimave. Sepse, vetëm disa sekonda pas aktit, ata shikojnë se si e sa ma shpejtë të largohen nga vendi i ngjarjes, por duke shikuar edhe të mos lënë asnjë gjurmë që mund ti shoqërojë dhe ti identifikojë aq lehtë dhe aq shpejt. Dhe pikërisht kështu si duket ka ndodhur edhe në rastin e vrasjes së 5 personave në afërsi të Shkupit.
Nga e gjithë ajo situatë që është krijuar në Maqedoni, nga reagimet e subjekteve politike, të djathtë e të majtë, parlamentar e jo parlamentar, pozitë apo opozitë, shoqata të ndryshme joqeveritare, qytetar të rëndomtë, përfshirë edhe kryeministra dhe president shtetesh, rezultaon se “Atentati destabilizues” ia ka arritur qëllimit, për të destabilizuar situatën edhe ashtu të brishtë në Maqedoni.
U mbetet edhe shumë punë organeve të policisë dhe të hetuesisë, për ta zbardhur këtë ngjarje të përgjakshme, ku humbën jetën 5 qytetar.
Duke shprehur ngushëllimet familjarëve, mbetemi me shpresë se organet do ta kryejnë detyrën që u vihet në ngarkim, dhe kryesi(t) e kësaj vepre të nxirren para organeve të drejtësisë, për të shfajësuar cilin do kolektivitet me të cilin kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë.

TRUPA SHTESË TË KFOR-IT GJERMAN DHE AUSTRIAK NË KOSOVË



Gjermania dhe Austria trupa shtesë në Kosovë

Gjermania me kërkesë urgjente të NATO së shpejti në Kosovë do të dërgojë njësi plotësuese për ndërhyrje të shpejt, shkruan revista “Spiegel”.,
Sipas revistës, NATO dy javë para zgjedhjeve në Serbi ka vlerësuar se situata mund të shkojë drejt një eskalimi të ri në veriun e Kosovës. Nga ana tjetër, Berlini zyrtar menjëherë ka miratuar kërkesën e Aleancës, duke paralajmëruar se do të dërgojë një kontingjent shtesë me 55 ushtarë nga përbërja rezerve për ndërhyrje të shpejtë (ORF).
Si forca shtesë dhe për përforcim do të shkojnë edhe rreth 150 pjesëtarë të ushtrisë austriake.
Pjesëtarët e njësitit ORF vetëm para disa javëve ishin larguar gradualisht nga Kosova, ku ishin vendosur nga gushti i vitit të kaluar.
Në Kosovë aktualisht janë të stacionuar rreth 5800 ushtarë të misionit të KFOR-it, prej të cilëve 1300 nga kontingjenti gjerman. 

FYROM kërkon viza për kosovarët



Maqedonia kërkon viza për kosovarët
Policia kufitare e Maqedonisë i ka kthyer prapa qytetarët e Kosovës, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror për të hyrë në Maqedoni, të enjten.

Policia maqedonase i ka rekomanduar qytetarët kosovarë që për të hyrë në këtë shtet paraprakisht të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë.
Nga ky vendim i palës maqedonase më së keqi e kanë pësuar nxënësit, studentët dhe punëtorët e fshatit Glloboçicë, të cilët punojnë e studiojnë në Tetovë.
Jeton Luma, nxënës i vitit të dytë në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, është njëri nga ata i cili është kthyer prapa nga policia maqedonase në kufirin e Glloboçicës.
“Policia kufitare e Maqedonisë më ka kthyer prapa. Më thanë se për të hyrë në Maqedoni, së pari duhet të shkoni dhe të aplikoni për të marrë vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë”, ka pohuar Luma, i cili shprehet i shqetësuar për humbjen e mësimit, njofton e përditshmja kosovare Zëri.
Kthimin e qytetarëve nga policia maqedonase e ka konfirmuar edhe administratori i këtij fshati kufitar, Zymer Luma.
“Është e vërtetë që janë duke i kthyer prapa dhe po u kërkojnë vizë hyrëse për në Maqedoni”, ka thënë administratori Luma. Mësohet se vetëm nga Glloboçica janë rreth 20 punëtorë, 30 nxënës dhe rreth 15 studentë, të cilët udhëtojnë përditë për në Tetovë.
Burime policore në Kaçanik kanë thënë ndërkaq se, në kufirin e Hanit të Elezit nuk është kthyer asnjë qytetarë nga policia maqedonase.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i pyetur nëpërmjet telefonit, ka thënë se nuk ka informacione se është duke ndodh diçka e tillë. “Nuk kam informacione të tilla, por nëse kjo është duke ndodhur mendoj se duhet të aplikohen masat reciproke edhe për qytetarët e Maqedonisë të cilët tentojnë të hyjnë në Kosovë”, ka porositur kryetari Suma.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...