Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/22

Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut


Polemikë me Oliver Jens Schmitt-in

Studiuesi Ardian Ndreca ka bërë një analizë të hollësishme mbi linjat delikate të librit “Skënderbeu” të studiuesit sviceran Oliver Jens Schmitt.Analiza e tij botohet nga shtëpia botuese “Onufri”, e cila e nxjerr në qarkullim ditën e hënë dhe vjen si vijim i debateve të gjata që lindën menjëherë pas botimit të monografisë së Schmitt-it


ARDIAN NDRECA


Kohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prej qëndrimesh, ma së shumti polemike, ndaj kësaj vepre të historianit të ri zviceran Oliver Jens Schmitt. Me të drejtë autori i veprës dhe përkthyesi i saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lexue ma parë veprën dhe mandej me ba debat. Na duket nji këshillë me mend, edhe pse u duk se përkthyesi në zjarrminë që kap shpeshherë opinionin publik në kësi rastesh, e ndiente veten paksa bashkëautor të veprës, kajherë tue e tërhjekë autorin e vërtetë në gjinin e polemikave, dhe tue paraqitë tezat e tija - ndoshta thjesht për arsye marketingu - në mënyrë të diskutueshme. Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rreth kësaj vepre tue e pasë lexue ma parë, dhe tue u pasë mundue me kuptue me ndihmën e arsyes thelbin e saj, objektivat dhe rrugën që mton me çilë në lamijen e studimeve skanderbegiane. *** Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i veprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash e dokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike punon mbi fakte e mbi dokumente dhe përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike, emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme në hamendje. Në ketë objektiv ban pjesë edhe orvatja e tij me interpretue arsyet e kryengritjes së Gjergj Kastriotit tue u nisë prej shkaqesh thjesht personale. Ma së pari autori mundohet qysh në faqet e para me paraqitë “unitetin” skanderbegian si diçka të rrejshme, të paqëndrueshme, si fryt të nji përceptimi të mavonshëm të historianëve.

Në këtë kuadër ai nuk ngurron me e quejt thjesht “pamflet” traktatin latinisht të Frang Bardhit, ku leksikografi i parë shqiptar, kundërshton tezat e Tomko Marnaviqit, simbas të cilit Skëndërbeu kishte qenë boshnjak. Schmitt ven në dukje me të drejtë, por pa nevojë, se asokohe konceptet etni/kombësi ishin mjaft të ngatërrueme dhe nuk kishte kufij të caktuem etnik, fetar. Ma së shumti - por këtë gja Schmitt-i s’e ven oroe -mund të flasim në mënyrë statike vetëm për kufijt fisnorë. Pjesa tjetër e përcaktimeve luhatet në natën e errtë ku të gjitha lopët duken të zeza, siç shkruente dikur nji filozof gjerman. Në fakt edhe pse historianit të ri shumë gjana i duken të errta, ai nuk ngurron me i ndriçue herë mbas here me nji dritë subjektive, të pazakontë për nji shkencatar, sidomos atëherë kur elementet i përshtaten teoremave të tija. Pra kemi nji ndërthurje aksiomash dhe teoremash. Për shembull nji aksiomë e Schmitt-it asht identifikimi i të jatit të Gjergj Kastriotit me nji sundimtar të arealit sllav dhe ortodoks. Pa hije dyshimit ai e quen atë: Ivan Kastrioti. Le të bajmë nji hap mbrapa. Tek vepra “Arbëria venedike”, përkthyesi Klosi shenjonte paraprakisht: “I jemi shmangur prirjes për të shqiptarizuar emra mesjetarë si Juan (sic!) ose Andrea, që sot mund të jenë bërë Gjon ose Ndre; nuk dimë si kanë tingëlluar ata emra në atë kohë” (fq. 6). Si rrjedhojë e këtij arsyetimi në teksin në fjalë gjejmë për shembull: Joan Kastrioti, por ndeshim edhe në Pal e Lekë Dukagjini. Çështja e emnave historikë në nji tekst shkencor nuk mund të jetë prerogativë e
thjeshtë e përkthyesit, pse vetë natyra e librit përjashton gjykime të pathemelta si ato të masipërmet.

Ne sutor supra crepidam! Në këtë rast autori mund ta kishte ndriçue përkthyesin e vet tue i kujtue se nji historian i mirëfilltë si Milan Šufflay dëshmon se qysh në vitin 1281 ndeshim në dokumente emna me trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanuschum Albanensem» (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, Beograd 1925, f. 123) e kjo traditë vijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut» në 1555 e deri në ditët tona. Fakti që në vitin 1281 ekzistonte emni
“Gjin” (shih edhe: Acta et Diplomata), kurse në 1400 nuk ekzistonte emni “Gjon”, nuk përputhet me ligjet historike të gjuhës shqipe. Do të ishte qesharake me pohue gjana të këtilla, mbasi në të dyja rastet vepron i njëjti ligj
gjuhsor. Por edhe po të pranojmë kushtin paraprak të logjikës së Schmitt-it, pra tue u nis thjesht prej dokumenteve serbe për me përfundue se i jati i Gjergj Kastriotit përmendet vetëm si Ivan dhe si rrjedhojë ishte sllav - prapseprap ky silogjizëm nuk asht i rregullt, mbasi Šufflay na njofton se asokohe emni Ivan përdorej dendun edhe prej shqiptarëve. Pra, sido që ta marrim gjykimi i Schmittit s’ka bazë logjike dhe shpërdoron pa kujdes ato pak të dhana që ka në dispozicion. Siç shihet tek vepra e maparshme e Schmitt-it, Klosi përdor nji palë argumente e tek kjo e fundit përdoren argumente të tjera. Përfundimi asht se si autori si përkthyesi përdorin o formën Joan ose Ivan Kastrioti por nuk pranojnë kurrsesi “për arsye shkencore” me e shkrue emnin e të jatit të Skënderbeut, në formën Gjon Kastrioti. Lexuesi e kupton mirë se po të shihet në mënyrë thjesht abstrakte çështja, forma
“Ivan” apo “Gjon” nuk do ta ndërronte thelbin e gjanave dhe nuk do të tjetërsonte qëllimin e luftës së Skënderbeut. Por në këtë libër përdorimi i trajtës “Ivan” rreket me e nxjerrë të jatin e Skënderbeut si pjesë organike
e universit sllavo-ortodoks.

Šufflay na dëshmon që trajtën “Ivan Kastrioti” e gjejmë kryesisht në dokumentet sllave, e në fakt historiani zviceran nuk paraqet dokumente tjera, përposë atyne sllave për me mbështet tezën e tij. Dyshimi i ligjshëm që lind asht ky: - a mjaftojnë dokumentet serbe për me vendosë përkatsinë etnike të babës së Skënderbeut? Çështja e dytë asht feja. Schmitt-i thekson, sa herë që ka rastin me folë për të, se Ivani ishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente historike për me mbështet ketë tezë, por niset prej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon Kastrioti, prej emnave të njerzve që banonin n’ato treva, prej përziemjes etnike dhe kulturore. Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalën për Krujën, ai flet për nji vend të pacaktuem me saktësi (mbasi hipotezat janë disa) dikund mes Dibrës dhe pjesës perëndimore të Maqedonisë së sotme. Pra, ai gjykon Gjon Kastriotin sundimtar të Krujës në bazë të disa të dhanave të vagullta fetare, kulturore dhe etnike të nji zone të shtrime që ndodhet mjaft larg prej Krujës në kohë dhe në hapsinë. Milan Šufflay shkruen se në Krujë, me ardhjen e Anzhuinëve në Arbní në vitin 1272,
merr fund ndikimi grek dhe dekretet e Papës qysh në vitin 1319 quejnë prijsat e familjeve princnore të Muzakajve, Matarangvet, Arianitve, Blinishtëve, Jonimëve “dilecti filii” (bij të dashun) e “viri catholici” (burra katolikë). (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, ff. 94, 95).

Qysh në 1167 Kruja kishte qenë me ndërpremje ipeshkvi katolike (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, f. 88). Në vitin 1279 Kruja ka ipeshkvin e vet katolik, në vitin 1319 kryeipeshkvi i saj Andrea ban përpjekje paqtuese mes
fisnikëve shqiptarë dhe Papës dhe titulli episcopus Croensis o Croyacensis dokumentohet dendun në këtë periudhë. Kurse historiani i ri Schmitt, tue u nisë prej dokumenteve serbe dhe atyne që janë filtrue nëpërmjet historiografisë serbe, përpiqet me argumentue se Ivan Kastrioti ishte sllav dhe ortodoks! Mundet që i jati i Skënderbeut të ketë qenë edhe ateist, por për me mbështetë nji tezë të tillë duhen dokumente, e Schmitt-i nuk na
ofron dokumente objektive historike për të pranue përkatësinë ortodokse të Gjon Kastriotit. Ai thekson se prejardhja etnike s’kishte randësi, se nuk kemi burime të sakta (nuk mund të quhet burim historik përceptimi
psikologjik i Arbër Muzakës, shih ff. 37-38), se kohnat ishin të turbullta, e megjithëketë pasiguri objektive ai zgjedh prejardhjen sllavo- ortodokse të Kastriotëve. Asht, e theksojmë, nji zgjedhje e kryeme pa kritere shkencore, e lejueshme në nji roman apo në nji histori serbe për përdorim të mbrendshëm joshkencorë. Argumente të tërthorta për me vërtetue qenjën ortodokse të familjes Kastrioti, si përzgjedhja e emnit Gjergj për djalin e vogël (“Prindërit i dhanë një emër të pëlqyer në botën ortodokse” ff. 48-49) janë orvatje meskine, mbasi nji argument i tillë mund të kishte njifarë vleret joshkencore për emnat: Kritobulos, Manuel, Niqifor - por jo për emnin Gjergj, që asht deri edhe shenjt pajtor i Anglisë! Autori trajton si të vërteta edhe hipotezat ma t’papërfillshme. Për shembull emni i Gjon Kastriotit shenjohet në pemën gjenealogjike të riprodhueme në tekst: Ivan/Hamza - tue
dashtë me nënvizue se në fund të jetës ai ndrroi rishtas fenë dhe u ba mysliman. Ketë gja Schmitt-i e jep si te provueme, por kurrkund nuk na ka dhanë nji copë dokument apo dëshmi historike që ta mbështesin (shih: f.217)

Sigurisht, autori nuk ka asnji burim të sigurt historik, por kjo gja nuk e pengon me e marrë sikur të ishte e vërtetë. Ka lajme për shembull që autori i thith prej autorëve sllavë. Ai përmend se pranë Ivan Kastriotit silleshin murgj të Malit Atos. Kjo e dhanë asht e marrun prej Jovan Radoni- it dhe Foti-it. Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmittit në gati gjysmën e të dhanave që përmban bazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave të historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetës së Ballkanit. Radoni-i asht autor i përzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmane etj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-ve të para të Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vëren en passant se Radoni ka qenë edhe “përfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmë se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse të Radoni-it. Të paktën nji gja të tillë e shpresojmë, pse kështu edhe studimit të Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buron prej bouquet-ës së Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun në libër. Mund të themi pa frikë se 40% e citimeve të librit janë marrë prej Radoni-it dhe Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatë kohës së komunizmit - ka hjedhë poshtë akuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit në
betejën e Fushë Kosovës. Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, e Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm). Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, për me i heqë karakterin thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët? A po mos ishin thjesht oplitë dhe kuzhinjera në ushtrinë e Skënderbeut?

Çdo personazh arbnor i nji farë randësie duket se e shqetson autorin. Nuk ka çka i ban psh. Pal Engjellit, por Johan Gazuli e Pal Gazuli (sic) nuk i kujtojnë se në Shqipni ekziston ende sot nji fshat me emnin Gazull dhe se ka me qindra mbiemna: Gazulli. Përkundër, ai shton: “Gazulët mund të shihen si një familje ballkanike diplomatësh” (ff. 141, 143). A mos vallë ky asht çmitizimi i shumëpritun? Nji projektim i vagullt në kohë e në hapsinë, në natën e errtë ku të gjitha lopët duken njilloj të zeza! Kleri ortodoks, pohon autori, e tradhtoi Skënderbeun gjatë gjithë kryengritjes; megjithatë antarë të këtij kleri - vijon ai - patën randësi politike për luftën e Skënderbeut, por ai nuk mbërrin me na përmend si bashkëpuntorë të prijsit kruetan veç nji murg prej Malit Atos që historia na e ka përcjellë pa emën deri n’ditët tona (ff. 133-134). Megjithatë Skënderbeu vijon me u quejt prej Schmitt-it “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” a thue se Skënderbeu ishte nji vlladikë!! (f. 468). Kah ana tjetër ai pohon se Skënderbeu bahet katolik kur betejat e tija zhvendosen në zonat e popullueme me katolikë (ff. 146- 147). Kjo hipotezë do të kishte bazë në qoftë se Schmitt-i do të ishte i zoti me ndërtue hartën e përkatsisë fetare të popullsisë arbëreshe. Por ai ma së pari nuk merr parasysh në ketë libër veprën e Farlatit dhe sigurisht që pa nji histori kishtare të rajonit s’mundet me ba fluturime të këtilla pindarike. Aq ma tepër nji determinizëm i tillë minimalist, ku gjeografia përcakton besimin, në nji rrypinë toke si Arbnia, na duket ma fort fryt i nji fantazie të plleshme sesa përfundim shkencor. Megjithëse Skënderbeu asht “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” - vetëm kleri katolik nuk e ka tradhtue asnjiherë - pohon autori (f. 220). Spjegimi i Schmitt-it asht ky: mbasi kleri katolik nuk njihte besnikërinë që rridhte prej lidhjeve të gjakut, ai i ndejti besnik Skënderbeut (f. 221). Pra, kleri katolik i ndejti besnik gjatë gjithë kohës (jo për nji kohë të caktueme, apo thjesht mbas vitit 1666) nji princi me të cilin s’e lidhte as feja dhe as gjaku?- Por simbas Schmitt-it gjuha dhe përkatësia etnike nuk kishin randësi, feja ishte nji motiv dytësor (shih: ff. 251, 477-478), kurse suksesi në luftë mvarej prej pareve (f. 153). Simbas këtij arsyetimi Skënderbeu për 25 vjet qe ma i pasuni sundimtar në Ballkan dhe jo princi i vendit ma të damtuem e ma të shkatrruem prej luftet! ***

E metë e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it asht e ndërtueme mbi hamendje. Hamendje: Skënderbeu mori nocionet e islamit prej dervishëve bektashinj, prej këtej legjenda e Sari Salltikut mund të duket ma pak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënderbeu: simbas autorit ai na paska dijtë bullgarishten perëndimore, ndoshta serbisht, arbërisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për të cilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta. Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ës dhe jo nji luftëtar.
Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeut me Huniadin (f. 55). Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeut drejt veriut të krishtenë, kur ai ishte ende tek Sulltani, për me thurë fijet e politikës së tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skënderbeu i njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit në vitin 1443 (f. 68). Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it se armët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenë të Skënderbeut. Ato armë mund të mos kenë qenë të Skënderbeut, por ai si historian duhet të prodhonte dokumentet përkatëse me mbështet ketë hipotezë. Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë asht tepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenë se Skënderbeu e njihte mirë arabishten (hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdorte nji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq. 123).

Pse, mos vallë nji shpatë me gabime shkrimi do të ishte ma pak e efektshme në luftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënderbeu të kishte probleme me gramatikën arabe dhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit tek shpata e tij? Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë që të jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai, brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse ato kujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë nji tezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikull të tijin. Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma e përkrenares të jenë të rrejshme e brenat të jenë të vërteta! Këtë gja e din vetëm autori. Hamendje tjetër: mundet që popët ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenë pasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne (f. 134). Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetë paraqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit (f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisë në trevat shqiptare. Qe arsyetimi i tij: në vitet 1536-1539 në Dibër osmanët numronin 44 mijë banorë. Hamendje: në këto vite popullsia e Dibrës mund të ketë arritë nivelin e para pushtimit osman, pra para pushtimit osman atje banonin rreth 44 mijë banorë. Hamendje tjetër: në zonat e Matit dhe ultësinës mes Adriatikut e Krujës jetonin të paktën po aq njerëz sa edhe në Dibër. Përfundimi: “vijmë në një vlerësim të kujdesshëm prej 90 mijë banorësh në trevat e sunduara prej Skënderbeut” (ff. 129-130). Quod erat demonstrandum! Të gjitha këto hamendje, që marrin vërtetësi vetëm prej hamendësisë së tyne, duken si sistemi i parashikimit të motit për gjithë shekullin XV tue u nisë tek niveli i ujit në Adriatik.

Duket se historiani ka zbatue teoremën e dytë të Euklidit për me gjetë numrin e popullsisë përgjatë katetit dibran dhe matjan të kandit të drejtë të Krujës! Ky mekanicizëm mendor e kthen historinë në diçka qesharake, pa ide dhe pa mendime të mirëfillta. Por xhevahiri ma i çmueshëm i këtij libri asht nji dokument i diplomatëve de Curte e Trivulzio drejtue dukës Sforza të Milanos ku pohohet se këta dy kanë ndie prej nji ambasadori të Skënderbeut në Romë se shkaku i kryengritjes së Skënderbeut kundër sulltanit ishte vrasja e të jatit të heroit tonë. Kemi pra dy ambasadorë që ndigjojnë nji ambasador tjetër që i thotë Papës se ky asht shkaku i luftës. Asnji dokument papnor i njohun deri më sot nuk thotë se ai ishte shkaku i kryengritjes. Madje nuk ka dokumente historike të besueshme që i jati i Skënderbeut të jetë vra, aq ma pak tashti që, simbas vetë Schmitt-it, kishte ndrrue fenë dhe ishte nënshtrue fizikisht dhe shpirtnisht. I gjithë libri rreket me çmitizue Skënderbeun tue u nisë prej kësaj letër. Kështu, hakmarrja, kjo përbamëse psikologjike e nxjerr Skënderbeun si nji naiv fatlum që luftoi me sukses për 25 vjet kundër fuqisë ma të madhe të kohës! Asnji historian serioz nuk do ta mbështeste kurrë nji vepër mbi nji hipotezë kaq të paqëndrueshme. Por këtu ndoshta ka ndikue edhe nji narçizizëm i tepruem i autorit ndaj nji dokumenti që ka zbulue ai vetë, që e ka shty me u ngutë kaq fort! Hamendjet e pafundme i rrijnë këtij libri po aq mirë sa i rrinë xhepat kostumit të nji të vdekuni. Nuk i shërbejnë për asgja. Mungesa e logjikës në faqet e këtij libri asht mbresëlanëse. Skënderbeu për me u hakmarrë për të jatin, ka kontribue në mënyrë aktive për me vra djalin e madh të Muratit II, Aladinin. Jo vetëm aq, por Skënderbeu shtin me e vra tue qenë larg prej tij. Pra, nji vrasje me porosi (shih: f. 58 passim).

Asnji dokument osman nuk akuzon Skënderbeun si vrasës të Aladinit. Vrasja e trashigimtarit të fronit do të kishte qenë akuza e parë për bukëshkalin, kronikat osmane të mbushuna me shamje kundër Skënderbeut do ta kishin përmendë pafundsisht! Pyesim: kush ka fitue historikisht prej kësaj vrasje? Historia na thotë se ka fitue Mehmet Fatihu gjenial, djali i Muratit me nji skllave të krishtenë ose hebreje. Kështu shkruen F. Babinger-i. Aktorja tjetër asht serbja Mara Brankoviq, grueja e preferueme e Muratit e cila do të ruejë nji ndikim të madh tek Mehmeti edhe kur ajo do të tërhiqej në nji monastir ortodoks në Thesali. Asht e dijtun se ka qenë traditë osmane që djali i madh i Sulltanit të faronte vllaznit tjerë për me sigurue pushtetin e vet, dhe Mehmeti tue e dijtë se ishte i gjykuem për vdekje i ka dalë para punës dhe e ka vra të vllanë. Mandej Mehmeti njihej si gjakatar i madh dhe i pandalshëm para asgjaje. Fakti që Mehmeti dhe Mara shkojnë mirë ma vonë, shtyn me mendue se mund të ketë qenë ajo që ka kurdisë planet. Por nuk ka asnji element objektiv historik që të na bajnë me pohue se Skënderbeu i vret djalin sulltanit për me u hakmarrë. E gjithë kjo mesele asht prodhim i nji fantazie të ndezun, por pa asnji bazë historike dhe pa asnji themel logjik. Na habit fakti sesi ka mujtë Schmitt-i me ndërtue nji gja të
këtillë. Absurd asht përfundimi simbas të cilit: përziemja e Skënderbeut në ketë vrasje asht e sigurt, kurse ajo e Mehmetit e dyshimtë (f. 61).

Historiani i ri Schmitt s’e ka kuptue apo ban sikur s’e ka kuptue, se motivi personal ishte motivi ma i fundit i ndeshjes mes osmanëve dhe Skënderbeut. Lufta në Egje, në More, në Peloponez, në Vllahi, Hungari - dhe vetë ftesat e herë mbas hershme të sulltanit drejtue Skënderbeut për pajtim, tregojnë se politika osmane e ngjadhnjimit shkonte shumë përtej zhdukjes nga faqja e dheut të nji rebeli që sundonte mbi male të zhveshuna, pa pasunina dhe pa tituj që mund t’i jepnin famë ngadhnjimtarëve. Me pohue se hakmarrja ka qenë shkaku kryesor i luftës së nji populli për me qenë i lirë dhe i nji udhëheqësi për mos me iu nënshtrue sulltanit, asht si me pohue se të gjitha funksionet jetike: të trunit, të zemrës, të mëlçisë, mvaren kryekëput prej ngjyrës së lëkurës! Filozofia e historisë (Meinecke, Dilthey, E. Meyer) na mëson se nji proçes historik, siç asht për shembull kryengritja 25 vjeçare e Skënderbeut nuk mund të trajtohen si të ishte nji “faida”, mbasi efektet e gjestit të Skënderbeut rrezatohen edhe në shekujt e mavonshëm deri në vjeshtën e vitit 1912. Friedrich Meinecke e thotë qartë tek nji
studim i tiji i vitit 1927 me titull: “Kausalitäten und Werte in der Geschichte”, se konceptimi antik i historisë, që zgjati deri në prag të Iluminizmit, shihte tek historia gjurmën e vendimeve dhe të veprimeve individuale, kurse konceptimi modern që ndjek hallkat e lidhjeve shkakore dhe të kavive meta-individuale të jetës historike, prihet kah nji ekuilibër i arsyeshëm. Simbas Meinecke-s, nji interpretim i njianshën që sheh individualizmin dhe trajton nji
arsye private si qendër të gravitetit të nji proçesi historik e kthen historianin mbrapa në kohë tek Tukididi dhe Herodoti. Pra, po të mendojmë se akejtë me të vërtetë sulmuen Trojën për me rimarrë Helenën do të kthehemi
tek mendësia historike e Homerit. E njejta gja po të mendojmë se nji hakmarrje personale vuni Skënderbeun në krye të nji lëvizjes së përbotshme kundër osmanëve për 25 vjet!

Por edhe po ta pranojmë si të vërtetë faktin që i jati i Skënderbeut u vra prej sulltanit, sa princa dhe fisnikë prej Ballkanit i shërbejshin sulltanit, mbasi ky u kishte vra etnit! Ndër ta kishte edhe mjaft serb, prandaj Skënderbeu tue mos u hakmarrë nuk thyente asnji taboo. Schmitt-i ka humbë drejtpeshimin, mbasi nji dokument i konfeksionuem prej vëzhguesash të huej pranë nji oborri si ai i Papës, në mungesë të çdo konfirmimi edhe të tërthortë nuk ka ma shumë dinjitet shkencor sesa nji hipotezë e dobtë. Druhemi se historiani zviceran Schmitt në ketë rast e ka humbë fillin. I pezmatuem prej entuziazmit të nji zbulimi madhor, sëmundje e randomtë kjo e diletantizmit shqiptar, ai ka përfundue në krahët e nji gnosis thjeshtëzuese pa baza logjike e historike. E kështu me nji hop të vetëm ai ka lanë mbas doret kritikën e saktësisë (anàkrisis) të cilën na e porositë nxehtësisht J. G. Droysent tek “Historik” e tija. Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu. Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç dëshmojnë edhe biografët e parë. Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit të vet dhe mendon për tokën amtare, për pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave
të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne që rregullojnë trajtimin e robëve të luftës njohin të drejtën e robit me ikë dhe me fitue rishtas lirinë.

nuk ka ma shumë dinjitet shkencor sesa nji hipotezë e dobtë. Druhemi se historiani zviceran Schmitt në ketë rast e ka humbë fillin. I pezmatuem prej entuziazmit të nji zbulimi madhor, sëmundje e randomtë kjo e diletantizmit
shqiptar, ai ka përfundue në krahët e nji gnosis thjeshtëzuese pa baza logjike e historike. E kështu me nji hop të vetëm ai ka lanë mbas doret kritikën e saktësisë (anàkrisis) të cilën na e porositë nxehtësisht J. G. Droysent
tek “Historik” e tija. Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu. Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç dëshmojnë edhe biografët e parë. Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit të vet dhe mendon për tokën amtare, për pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave
të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne që rregullojnë trajtimin e robëve të luftës njohin të drejtën e robit me ikë dhe me fitue rishtas lirinë. e vet nuk e shton mbaresën sllave -viq ! Asht interesant madje fakti, se në pemën gjenealogjike t’Aranitëve, renegatët, pra ata që kanë tradhtue Arbnín, kanë mbetë pa emën e shenjohen thjeshtë: renegatë. Zakonisht në pemët gjenealogjike paraqiten me emën edhe fëmijët e vdekun në moshë të mitun, të çmendunit e edhe kopilat, kurse renegatët shlyhen sepse kanë tradhtue tokën e vet. Nji lajthitje (lapsus calami?) tjetër asht pohimi se Koncili i Firences i dha fund skizmës 400 vjeçare mes ortodoksve dhe katolikëve (f. 63). Jepet ideja se skizma mori fund. Dokumenti i 5 korrikut 1439, që sot ruhet në Laurenziana, u firmos gati prej të gjithëve (përjashto pak grekë) dhe vendoste bashkimin mes grekëve (jo të gjithë ortodoksve, mbasi ma vonë do të ketë marrveshtje të veçanta me jakobitët dhe me armenët) dhe Kishës së Romës. Por fundi i skizmës nuk qe nji fund i vërtetë, Bessarioni e Pletoni nuk mjaftonin me bashkue dy kishat,
siç e tregon historia deri në ditët e sotme. Nji spjegim që s’bind asht çeshtja e titullit të Skënderbeut. Šufflay dishmon se Gjergj II Balshaj thirrej Princeps Albanie (sic - pse asht gjinorja e latinishtes së asaj kohe), Karl Topia
thirrej catholicus princeps Albanie.

Kurse Skënderbeu thirrej Albanie Dominus (Schmitt, nota 113, f. 139) ose princeps catholicus (Schmitt, f. 331). Por ai ishte njeri i luftës - vijon Schmitt, ndryshe prej monarkëve të tjerë ballkanikë që jetonin në pallate, me kancelarë e me njerëz të dijtun (sic! shih: f. 472). Po e lamë mënjianë këtë përfytyrim romantik, mbasi as krajl Nikolla në shekullin XX nuk ka jetue ashtu siç sheh andrra Schmitt-i për monarkët e Ballkanit gjatë shekullin XV.
Po kthehemi tek titujt. Simbas Schmitt-it, Skënderbeu mbetë pa titull pse ai ndihet i mvarun prej Bizantit dhe tue mos pasë nji titull prej tij, mbetë pa gja. Por Bizanti, i cili në vitin 1453 do të shembej përfundimisht, nuk gëzonte ma as autoritet moral e as perandorak me i dhanë kujt tituj. Mandej mes Bizantit dhe Arbnis kishte hy si pykë fuqija osmane dhe asht absurde që nji princ praktik dhe i shkathët për me ba aleanca të priste me marrë titull prej nji perandorije që ishte në grahmat e fundit! Pse duhej ta lidhte fatin e vet dhe famën në zenit me nji realitet që po perëndonte? A nuk kishte nji burim tjetër titujsh në Perëndim? Pse nuk mori titull prej Papës, kur
ma vonë ishte ba i randsishëm për gjithë krishtënimin? Këtë gja nuk e dijmë, mbasi dokumentet që ka zbulue Schmitt-i për çeshtjet e randsishme nuk na thonë gja. Por heshtja dhe padija jonë sot nuk provojnë se Skënderbeu s’e kishte të qartë se Papa asokohe ishte i vetmi autoritet që mund të jepte tituj. Në mars të vitit 1452 në Romë Papa Eugjeni IV kishte ba kunorzimin perandorak të Frederikut III. Bekimi mbi “rota porhyretica” i Perandorit
në mes të bazilikës së shën Pjetrit dhe dorzimi i drandofilles së artë i kishin tregue mbarë botës se kush kishte pushtet me kunorzue nji monark. Prandaj teza e Schmitt-it mbetë pa bazë dhe mbi të gjitha nuk spjegon sjelljen e Skënderbeut mbas ramjes së Konstantinopojës. Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas here interpretime dhe vlerësime tendencioze. Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit të Lezhës (f. 77), gati-gati
i duket e pamundun që arbnorët mbërrijnë me u mbledhë në kuvend dhe me marrë vendime politike. Rreket me provue se kuvendi dështoi, por harron se nji përfundim i tillë e ban ma të vështirë spjegimin e sukseseve të Skënderbeut. Asht interesant fakti se kur flet për dëshirën për liri që nxiti Kuvendin e Lezhës, autori e ven në thojza fjalën liri (shih f. 79), sikur kjo të ishte e marrun uha sub condicione. Sulmet e Skënderbeut kundër Arbnisë venedikase i duken pa kuptim dhe gjithçka shumëzohet me zero. (ff. 84-94).

Na vjen me pyet nga e din autori që “trupat rezerviste nga Dibra e sipërme llahtariseshin nga pamja e sulltanit” (f. 102), apo prej ku del se të krishterët jetonin të tmerruar në malësi ? (f. 135) Schmitt-in duket se e skandalizon fakti që Skënderbeu dhe barinjt e tij (nuk e hup rastin me theksue se ushtarët e tij ishin barinj, a thue se ushtarët serb apo mercenarët spanjoll ishin orëndreqës apo kirurgë) banin ekspedita plaçitëse në tokat e pushtueme prej turqve dhe digjnin e grabitnin (f. 121). A thue se në nji kohë kur komandantat e Skënderbeut të kapun prej Ballaban Pashës ripeshin së gjalli, ai duhet të vepronte në përputhje me konventat e Gjenevës?
Mandej nuk na duket se asht thjesht plaçka e preja motivi pse njerzit e ndiqnin Skënderbeun, siç don me na ba me besue Schmitt-i, mbasi ai vetë pohon se po ata njerz pranonin ma mirë me vra veten sesa me iu nënshtrue turkut (f. 147). Autori e quen Ballaban pashën “fshatari plak” pse ishte me origjine fshatare, në nji kohë që Ballabani kishte luftue gjithë jetën e si fshatar s’i kishte mbjellë kurrë dy kokrra qepë! Asht si me quejt nipin e nji lundërtari të famshëm, por që s’ka lundrue kurrë: “detar i famshëm”! Shpesh autori përdorë “due pesi e due misure”. Për shembull: për të Barleci asht legjendar, por nuk ngurron me e citue, tue e nxjerrë si të besueshëm, kur prifti shkodran thotë se djemt matjanë rekrutoheshin për plaçkë (f. 130). Në nji anë Barleci asht legjendar, në anën tjetër kronika e Carlo Tocco-s asht e besueshme! Sidomos kur prej saj citohen shamjet e poetit ndaj arbnorëve të quejtun “bari derrash”, a thue se grekët apo serbët ishin bari gamilesh! (f. 116). Prej Barlecit merren dhe nënvizohen disa episode që do ta banin qesharak Skënderbeun. Psh. kali i tij derdh lot njeriu kur vdes i
zoti, ose Skënderbeu ishte nji njeri gjysëm hyjnor! (f. 117). A thue nuk e din autori se në të gjithë letërsinë kalorsiake perëndimore dhe bizantine gjejmë episode të këtilla, gja që nuk ia ul vlerat dëshmive të dorës së parë të Barlecit e të D. Frangut!

Paralelizmi mes cubit Tocco dhe Skënderbeut, asht i pa bazë, për vetë faktin se cubit Tocco i humb nami dhe emni, pse cubnia nuk asht ideal që përjetsohet në vetëdijen e popujve, kurse liria po. Në libër citohet përmbledhja foklorike e Marin Sirdanit për me i ba nji lloj proçesi ndërgjegjes kombtare të shqiptarëve që ka mbart në shekuj idena aq antishkencore e antihistorike (ff. 119-120). Vetëkuptohet se rigoroziteti shkencor i Schmitt-it do të dëshironte që edhe folklori të shprehej në terma ekuacionesh matematike. Historiani i ri Schmitt përmend unazën e Skënderbeut që kishte Leden (Ëçäá) dhe mjellmën (në tekst shohin përçudnisht të shkrueme: Leiden). Menjiherë hipoteza absurde: mos nënkuptonte Skënderbeu Kastorin, djalin e Zeusit, pra a mos ndoshta kishte idenë e prejardhjes së vet hyjnore! Në këtë pikë burimi i Schmitt-it asht rishtas mentori i tij Radoni (shih f. 128, nota 63). Nji mendim kaq absurd dhe teveqel, nuk do të mund t’i kishte lindë Skënderbeut as po të kishte pasë njikohsisht dijet e Winckelmann- it dhe marrinë e madhshtisë së Neronit! Këto janë hipotezat me anë të cilave historiani Schmitt don me çmitizue figurën e prijsit arbnor? Apo çmitizim domethanë me e kthye Skënderbeun në nji figurë qesharake? Mund të themi se në këtë rast arma e pazakontë e historianit tonë asht kthye në nji boomerang dhe e i ka ra atij vetë. Janë të pakuptueshme përfundimet e autorit: “Kështu fati i Gjergjit nuk mund të quhet aspak i jashtëzakonshëm. Fati i Gjergj Kastriotit ka mbetur i pashlyeshëm në kujtesën e brezave të mëpasëm vetëm për shkak të famës së tij të vonë” (f. 49). Ne kujtuem se autori don me spjegue famën e Gjergjit tue nisë prej jetës së tij, pse për me spjegue famën e tij tue i nisë te vetë fama, na duket nji tautologji shterpë….

Dy fjale edhe per "debatin" e emrit te babait te Gjergj Kastriotit, Jovan Kastrioti.


Si pjese e ndikimit e propagandes italiane ne Shqiperi, qe doli ne drite qe me pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ne 1939 dhe perpjekjet per gllaberimin e Kishes Orthodhokse shqiptare nga Vatikani, ka qene edhe perdorimi i termave latine e jo bizantine ne terminologjine fetare te krishtere te vendit, edhe pse ka 3 here me shume orthodhokse ne Shqiperi se sa besimtare romano-katolike, edhe pse Kisha Orthodhokse ne Shqiperi eshte nje Kishe Autoqefale dhe jo e varur nga Vatikani. Dhe kjo ka bere, qe "versioni zyrtar i librave shkencore ne Shqiperi kur vjen fjala tek terminologjia fetare te jete latinishtja e jo greqishtja". Prandaj ne cdo botim historik lexojme per Gjon Kastriotin e jo per Jovan Kastriotin, lexojme per Gjon Muzaken e jo per Joani Muzaka, lexojme per Donika Kastriotin, e jo per Androniqi Kastriotin, emer qe mban edhe varri i nenes se Gjergj Kastriotit.

E shkruajta ate me lart per t'iu bere te qarte burimin e keqkuptimeve ne terminologjine fetare ne Shqiperi, qe nuk eshte aspak terminologjia qe njohin apo perdorin besimtaret orthodhokse shqiptare ne shekuj. Ashtu sic nuk eshte as edhe terminologjia e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, qe eshte institucioni me i lashte ne token e Arberit me 2000 vjet histori dhe me traditen me te pasur fetare ne vend.

Por ajo qe e ben akoma me qesharak "debatin" me emrin e te atit te Gjergj Kastriotit, eshte venia e theksit tek emri i tij, sikur emri te ishte celesi i zberthimit te origjines dhe identitetit te ketij personazhi historik shqiptar. Kjo vemendje e tepruar me emrin deshmon perseri friken e shume shqiptareve nga shume te verteta historike ne lidhje me figuren e Jovan Kastriotit qe hedhin shume here me shume drite se kush ishte ai si person se sa thjeshte emri i tij:

- A e dini se Jovan Kastrioti eshte ai qe kundershtoi hapur perpjekjet e Papes se Romes per te emeruar ne Kruje "ipeshke katolike" edhe pse kruja kish peshkopet e vete orthodhokse?

- A e dini se Jovan Kastrioti i ka dhuruar manastirit orthodhoks te Hilandiarit ne Malin e Shenjte ne Greqi ate qe edhe sot e kesaj dite njihet si "pirgu i shqiptarit"?

- A e dini se Jovan Kastrioti, se bashku me bashku me vellain e Gjergj Kastriotit, Reposhin, jane varrosur ne hajatin e manastirit orthodhoks te Hilandiarit ne Malin e Shenjte?

Mirepo njerezit e kane me te lehte te debatojne per emrin e jo per keto fakte historike qe hedhin drite 100 here me shume se kush ishte Jovan Kastrioti se sa emri i tij. Ne fakt, ka plot te tjere qe ose nuk u behet vone qe te njohin keto te verteta, ose i njohin dhe duan qe ti mbajne te groposura e te fshehta, ne menyre qe te kene nje mundesi te spekullojne dhe manipulojne duke avancuar agjendat e tyre.

Ku janë historianet që se kundërshtojnë Prof.dr. Oliver Schmitt -in

Nga Flori Bruqi




Fjalia e parë e parathënies së monografisë së Oliver Schmitt-it, me titull "Skënderbeu", paralajmëron se vepra është shkruar "për lexues joshqiptarë". Sigurisht që kujdesi i autorit për të bërë të qartë audiencën e synuar prej tij meriton lodhjen përkatëse të lexuesit për ta kuptuar, e pse jo, edhe për ta mirëkuptuar.

Me drojën normale se po hyja në fushën e lexuesve gjermanishtfolës, për të cilët thuhej se ishte shkruar "Skënderbeu" i Schmitt-it, fillova leximin e librit. Por droja u shndërrua në habi, kur vetëm pak rreshta më poshtë, në libër, lexova lajmin shumë interesant se libri ishte përkthyer dhe botuar para se ai t‘u kishte mbërritur lexuesve për të cilët ishte shkruar. Pra, si rrallëherë, përkthimi i një libri botohej përpara daljes së tij në gjuhën origjinale.

Përpara një premtimi të tillë, pra, përpara një gjëje "të rrallë", edhe interesi për të lexuar u ngrit në një nivel jo të zakonshëm. Megjithatë, nga fillimi e deri te faqja e 557-të e librit nuk arrita të kuptoj as bujarinë e autorëve për ndërrimin e rrethit të synuar të lexuesve, as se përse gjermanishtfolësit ende nuk e kanë marrë në dorë veprën e shkruar për ta.

Duke besuar në skrupulozitetin e shkollës së autorit, vijova leximin pa i dhënë rëndësi të tepruar luhatjes së tij fillestare.

Pretendimet e larta, ose guximi i skajshëm i Schmitt-it

Libri i Schmitt-it fillon me një titull që thotë shumë, një emër prej dhjetë germash: "Skënderbeu". Asgjë më shumë e as më pak....

.....

 Prof.dr. Oliver Schmitt,shqiptareve jua ka lene  kopilin para dere dhe ate duke e botuar per here te pare librin nga dorshkrimu i gjermanishtes ne shqip....Me kete ai thote se keshtu eshte ne dokumenta te mesjetes...

Pastaj thuaja se as emri Gjon , Gjergj , Gjin  etj.,nuk egzistojne ne Indeksin e librit me arsyetimin se nuk ka dokumente te shkruara ne mesjete per keta emra, te bene te mbetesh pa mend...

Nga Libri i  Prof.dr. Oliver Schmitt-it  flet rreth origjines se familjes se Skendebeut, pra autori shkon me nje qellim te caktuar duke e sllavizuar e serbizuar emrin e Gjonit here ne Jovan e here ne Ivan...

Pse kur mundet autori te permendi emrin Gjin Muzaka e qe ne disa vende e citon edhe si Joan Muzaki, pse nuk paska mudesi te citoje edhe emrin  e  Gjergjit,  Gjonit e te Gjinit njesoj por shkone citon direkt nga latinishtja me "Ivan" ?

Dhe po te ishte "Ivani" i vetemi emer sllave tek familja e Skenderbeut ne kete liber ne do shpetonim per mrekulli por kur e shef kete indeksin me poshte, lexuesi mbetet goje hapur, çka te shtoje, na dalin Ivana e pertej Ivanave...po Hamza, qe eshte i shkruar nganjehere tek latinet si "Amsa" e diku "Hamsa" na qenka shqiptar apo turke ky emer ?

Me poshte autori e spjegon se emrat ne mesjete nuk luanin kurrfare roli ne identifikimin e kombesise por luante rol se ciles kulture i perkiste dhe gjoja se ne mode ishte qe edhe shqiptaret te kishin nga nje bishte prapa si me keta-"vitch" cernjano-vitzch etj..;dmth pasuri kulturore apo hijeshi ?

Mandej me ka befasua edhe numri i referancave qe autori i huazon nga librat e serbve e bullgarve...

Polemika rrethe emrit te babase se  Skenderbeut nuk daton nga sot, ne shekullin e XIX-te ku autori rus Bazil Makushev i cili ne Universitetin e Varshaves ne vitin 1871 tenton me çdo kushte ta beje sllavë !

Mirepo mbeshtetja e Hopf beri qe te thyhet kjo ide edhe pse ne dokumente shkruan ne shumtene rasteve si "ivan" sepse "I" atehere interpretohej ="J" dhe "V" = ishte si "U" e sotme qe duhej te dali ne "Juvan" apo "zhuvan" se sa "Ivan"..

Anastas Gegaj e thote se ne kete kohe hasim edhe emrin "Gin"= barabarte me Gjin, pastaj Jean= barabart me Gjon.

Prof.dr. Oliver Schmitt si duket keto varianta nuk i kan pelqyer...

Poashtu edhe tek nena  e Skenderbeut qe e quanin Vojsava Tripalda, ska lidhje fare me Triballet, fiset ilire qe sot shtrihen serbet, por kjo zonje quhej "Signgnore di Pollogo" sipas Mazakes, pra ishte afer Shtipit apo Tetoves e aspak  serbe...

Fjalen me argumente shkencore duhet ta bejne historianet shqiptar e jo pollavrat e Prof.dr. Oliver Schmitt-it... 

Familja e Kastiotëve sipas Prof.dr. Oliver Schmitt 








Ne kenget dalmatine Skenderbeun e quajne Jure, perkthim nga Barleti...per mua kjo nuk eshte prekse aspak sepse skan se si ta shkruajn ndryshe ne gjuhen e tyre...kurse Gjonin e quaj Ive, apo edhe Ivan...pra shkrime nga viti 1801...ne Delmaci...

http://imageshack.us/photo/my-images/29/picasa304082009034321.jpg/


Pra si e shofim ketu me poshte, ne tera Enciklopedite e huaja qe nga shekulli XIX e XX emrin e te jatit te Skenderbeut autoret e huaj e shkruanin keshtu" IVAN" dhe nganjehere duke e pershtatur ne Johanes apo Jean ose John por qe behet fjale per Gjonin.

Te kush eshte fali ketu me shume, a tek autori Schmit qe na prezenton kete emer tjeter per Gjonin e qidhej fare mire ne tere boten apo eshet faji yek historianet tane te cilet i kane ikur gjithmon ketij emri, ose duke e fshehur per qellime te mosngatrrimit apo te komoditetit per lexuesin shqiptar kane bere dme te medha se po te cekej edhe ne inceklopedit tona dhe librat shqipe se si e quajn dhe e shkruajn te huajt emrin e Gjon, atehere se besoj se Schmitt do kishte gjetur shprazti per te shkaktuar polemika rrethe ketij emri..
Pra fajin me se shumti ne duhet lene vetevehëtes e pastaj te tjerve.





Jo Ivan Kastrioti, por Gjon Kastrioti!




Trajta sllave "Ivan" me të cilën ai quan të atin e Skënderbeut, ka shkaktuar me të drejtë një përshtypje të hidhur në opinionin shqiptar

Kristo Frashëri


Në punimin e vet mbi Skënderbeun, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt ka përdorur në shumë raste onomastikën sllave. Në pajtim me këtë prirje, të atin e Skënderbeut nuk e quan Gjon, por Ivan Kastrioti. Trajta sllave "Ivan" me të cilën ai quan të atin e Skënderbeut, ka shkaktuar me të drejtë një përshtypje të hidhur në opinionin shqiptar në përgjithësi. Arsyeja nuk është vetëm fakti se opinioni shqiptar është mësuar deri tani ta quajë të atin e Heroit me emrin shqiptar Gjon Kastrioti, por edhe te ngarkesa e heshtur etnike që nënkupton përdorimi i pasaktë dhe i panevojshëm për shqiptarët i një trajte sllave që ata s‘e kanë dëgjuar asnjëherë.

Dimë se prapa emrave të përveçëm në trajta të huaja që kanë përdorur shqiptarët, ka në të kaluarën historianë që janë përpjekur të shohin kombësinë e huaj. Kështu për shembull, nacionalistët serbë kanë ngulur këmbë në të kaluarën për origjinën sllave të Skënderbeut duke shfrytëzuar trajtën që ndeshet në disa akte sllave Jovan për të atin, Vojsava për të ëmën, madje dhe trajtën serbe Gjuragj për vetë Gjergj Kastriotin. Me sa dimë ne, edhe serbët e ditëve tona (p.sh. Jovan Radoviçi) e kanë hedhur poshtë këtë tezë.

Për hir të madhështisë që Skënderbeu fitoi në historinë evropiane, nuk janë vetëm serbët, por edhe grekët, që u përpoqën t‘i atribuonin Skënderbeut origjinë helenike. Ndërsa serbët u kapën pas emrit Jovan të të atit të Skënderbeut që ndeshet në aktet serbe dhe pas emrit Stanish që mbante vëllai i tij i madh, - nacionalistët grekë u kapën pas mbiemrit Kastriot, të cilin e lexuan Kastriotis, që do të thotë në greqisht banor i Kalasë. Madje, historiani grek i shekullit XIX, M. Dimitzas dhe të tjerë pas tij, për ta helenizuar njëqind për qind Skënderbeun e modifikuan mbiemrin Kastriot në Kastriotis, kurse emrin nga Gjergj në Jorgo.

Historiani zviceran besoj se e di, por nëse nuk e di do t‘ia kujtojmë prirjen proverbiale të nacionalistëve serbë, të cilët i sllavizonin apo i serbizonin jo vetëm emrat e viseve të sunduara prej tyre, por edhe emrat e qyteteve jo serbe që lakmonin një ditë t‘i pushtonin, për të argumentuar aneksimin e tyre. Dihet për shembull, se serbëve mesjetarë nuk ua zinte goja ta quanin Venedikun - Venediko, por Mletac, Raguzën - Dubrovnik, Selanikun - Solum, Stambollin - Carigrad, Durrësin - Drraç, Shkodrën - Skadar, Beratin - Beligrad, madje për të mos u zgjatur, edhe Vjenën ku zoti Schmitt jep mësime, e quajtën Beç.

Mund të thuhet se historiani zviceran paska bërë një "zbulim" shkencor, - paska zbuluar emrin e vërtetë të të atit të Skënderbeut dhe se përpara këtij zbulimi ne u dashkemi të përulemi, të korrigjojmë vetveten dhe të qepim gojën. Nëse historiani zviceran do të ndjekë sëmundjen serbe, se lumi Danub i cili në Antikitet quhej Ister, ne duhet ta quajmë Tunë, sepse kështu e quanin në Mesjetë serbët. Megjithatë, këtu rasti i Danubit nuk është i ngjashëm me atë të Gjon Kastriotit. Pyetja shtrohet: a është i vërtetë pohimi që ka bërë historiani zviceran se në burimet historike babai i Skënderbeut shfaqet me emrin Ivan dhe se edhe vetë shqiptarët e kohës së tij e paskan quajtur Ivan Kastrioti, kurse forma Gjon nuk ndeshet, sipas tij, në burimet historike? ("Gazeta Shqiptare", 21 dhjetor 2008).

Në intervistën që i dha "Gazetës Shqiptare" historiani zviceran thotë se, reagimi që pati opinioni publik shqiptar është një "keqkuptim thelbësor", sepse, sipas tij, emri personal nuk nënkupton kombësi. Kjo dihet nga të gjithë. Ky fenomen nuk ndodh vetëm te shqiptarët, por te tërë popujt e Evropës, sigurisht edhe jashtë saj. Le të mos shkojmë më tej, por të kufizohemi vetëm te gjermanët. Janë me mijëra e mijëra gjermanë që mbajnë emra shenjtorësh të kishës së krishterë me origjinë izraelite, greke, romake, madje edhe sllave, por askujt nuk i shkon ndërmend të mendojë se ata janë qytetarë me origjinë izraelite, greke, romake apo sllave. Vetë emri Oliver, që mban historiani zviceran emër të cilin në shek. XV e kanë përdorur edhe shqiptarë, sigurisht nuk nënkupton kombësi angleze. Kur shefi i propagandës hitleriane, Joseph Goebbels, akuzoi një shkencëtar gjerman se ishte izraelit dhe kur si dëshmi i tregoi emrin hebraik Joseph - të lutem, i tha shkencëtari, nëse më gjykon nga emri, ç‘duhet të them unë për ju zoti Goebbels që mbani të njëjtin emër izraelit, Joseph! Kjo për arsye se këto emra janë fosilizuar prej shekujsh në onomastikën gjermane, ashtu si janë fosilizuar prej shekujsh nëpërmjet feve edhe te shqiptarët emrat me origjinë hebraike, bizantine, latine, turke, aty-këtu dhe sllave. Megjithatë, me emrin Ivan puna qëndron ndryshe. E para, emri Ivan nuk është përdorur asnjëherë nga shqiptarët. Dihet se emri Ivan vjen nga emri antik i shenjtorit Johan. Emri Johan i shenjtorit te serbët ka marrë trajtën Jovan. Trajta Jovan ka hyrë në disa vise dhe te shqiptarët është shqiptarizuar aq thellë sa askujt nuk i shkon ndërmend se kur ka përballë një shqiptar me emrin Jovan (p.sh. Jovan Kosturi, Jovan Adhami) të mendojë se është sllav. E dyta, deri sot askush përveç O. Schmitt-it, nuk e ka quajtur të atin e Skënderbeut Ivan - trajtë ruse dhe aty-këtu malazeze e emrit Johan. Historiani zviceran thotë se ai zgjodhi trajtën Ivan, mbasi ajo u gjetka në të gjitha burimet, jo vetëm sllave, por edhe latine. Këtu ai me siguri që e tepron. Trajta Ivan ndeshet vetëm në tri raste - në një aktmarrëveshje tregtare në sllavisht lidhur më 1420 midis Gjon Kastriotit dhe Republikës së Raguzës, redaktuar nga kancelaria sllave e Dubrovnikut dhe në dy akte noteriale kishtare paleosllave, të hartuara më 1426, në manastirin e Hilandarit të malit Athos (mali i shenjtë), në të cilin kishte edhe murgj rusë.

Pretendimi i historianit zviceran se emri Ivan ndeshet edhe në burimet latinishte, është trillim. Në korrespondencën latinisht të shkëmbyer me Republikën e Venedikut, Gjoni quhet në trajtën latine, Juanum Castrioti (më 1407), Johannes Castriot (në tre akte: 1413, 1417, 1433), Yanus (1424) ose Juano Castrioth (1439), Juani (1445). Edhe humanisti italian, bashkëkohësi i Skënderbeut, Raphael Volaterranus, të atin e Skënderbeut e quan Johannes Dibras. Në burimet osmane, emri i të atit të Skënderbeut quhet Juvan (lexohet edhe Jovan, por jo Ivan) dhe zotërimi i tij Juvan-ili (tokat e Juvanit ose Jovanit). Deri këtu kemi të dokumentuara tri trajta: Ivan, Johan, Juvan. Këtu lind pyetja: Përse historiani zviceran nuk e përmend kronistin shqiptar, Gjon Muzakën, bashkëkohës të Skënderbeut, madje kushëri i parë i Donikës, bashkëshortes së Skënderbeut, i cili në memorandën e vet italisht të diktuar në pleqëri të thellë më 1510, të atin e Skënderbeut nuk e quan as Ivan, as Johan, as Juvan, por Giovanni Castriota, trajtë italishte e emrit shqip Gjon. Këto emërtime të ndryshme që kanë lidhje me gjuhë të huaja e nxisin historianin të pyesë se cila ka qenë trajta shqipe e emrit të të atit të Skënderbeut. Nëse nuk e ditka trajtën shqipe, përse zgjodhi trajtën Ivan, e cila përmendet më pak se trajta latine Johannes?

Po të ishte interesuar të shihte regjistrat e trevës dibrane, hartuar nga administrata osmane më 1467, kur Skënderbeu ishte ende gjallë, do të shihte se banorët dibranë nuk përdornin as Ivan, as Juvan, as Johan, por trajtën shqipe, Gjon. Për shembull, në Rahonik (sot qyteti i Dibrës, në cepin veriperëndimor të Maqedonisë), gjejmë banorë me emrin Gjon (Gjoni, vëllai i Radecit, biri i Jankut); në Jablanicë ndeshim një fshatar me emrin Miho, biri i Gjonit; në Banishtë, pranë qytetit të Dibrës një Gjon Popoviçi (Gjoni, biri i priftit); në fshatin Majtarë, Miho, biri i Gjonit; në Peshkopi: Gjon Supa; në Brezhdan: Gjon Uraqi; në Brestin e Epërm: Gjon Mëlika; në Shumbat disa Gjonë (Gjon Bardhi, Gjon Urugobrazi, Gjon Bullaçi, Gjoni i Çalë, Gjon Zografi, Gjon Murrizi); në Obok: Gjon Shtupjaku; në Konjarë: Gjon Mesi e të tjerë. Shtojmë me këtë rast se në shekullin XV në trevën dibrane ndeshim gjithashtu banorë me emra tradicionalë shqip - në Bulqizë Gjin Kimëza, Gjin Kolandi, Gjergj i Glat(ë), (i Gjatë); në fshatin Dekë: Bogjisha Gjin; në fshatin Xhurati: papa Gjini, Gjergj Kuqi; në fshatin Banishtë: Kajo, biri i Gjergjit; në Kërçisht të Epërm: Gjorgji, vëllai i Lije Kolecit, Gjorgji, biri i Dimitrit; në Peshkopi: Pop Gjergji; në Starovë: Martini biri i Gjinit, Lekë Gjergji; në Çerjan: Gjin Gjerasi, Gjergji biri i Gjin Gjerasit, Gjin Mazha, Gjergj Luga; në Shumbat: Gjergj Bozi; në Kovaçicë: Stepani i Gjinit.

Në shek. XV trajta shqipe Gjon nuk përdorej vetëm në trevën e Dibrës. Atë e ndeshim dhe në vise të tjera të Shqipërisë. Në Katastën e hartuar nga administrata e Venedikut në vitet 1416-1417 për trevën e Shkodrës, e cila ndodhej nën zotërimin e Republikës së Shën Markut, ndeshim një mori fshatarësh, madje edhe pronarësh, pra feudalë të vegjël, të cilët mbanin emrin Gjon. Për shembull: Gjon Bardhi (në fshatin Kukël), Gjon Baksa (po aty), Gjon Bero (në Dozan), Gjon Berri (në Sordan), Gjon Bestole, proniar (në fshatin Samrisht), Gjon Akela (në Koplik), Dom Gjon Bafe, prift (në Barbullush), Gjon Balori (po aty), Gjon de Bogosavo (në Samrisht), Gjon Borri (në Sakol), Gjon Dobrançi (në Rrushkull), Gjon Brilja (në Bulsar), Gjon Buba (në Dar), Gjon Bulsari (në Grizhë), Gjon Bushati (në Sakol), Gjon Bushati (në Serel), Gjon Butadosi (në Shën Vraç), Gjon Çerga (në Gur të Zi), Gjon Dajçi (në Barbullush), Gjon Dajçi (në Samrisht), Gjon Domi (në Zamarak) dhe me dhjetëra e dhjetëra të tjerë Gjonë në fshatra të pellgut të Shkodrës, kurse dy banorë me emrin Jovan (Jovan Novaku dhe Jovan Bozhidari) i ndeshim në fshatin Bobrodol të Pejës, të cilët duket se qenë me përkatësi etnike serbe dhe dy fshatarë me emrin Ivan (Ivani biri i Radiçit dhe Ivani vëllai i Boshkos, gjithashtu në rrethinat e Pejës), të cilët duket se qenë me përkatësi etnike malazeze.

Rreth gjashtëdhjetë vjet më vonë, pra, pasi Shkodra kishte rënë në sundimin osman (1479), në regjistrin e parë që kreu gjashtë vjet më vonë (1485) administrata perandorake në sanxhakun veriperëndimor të Shqipërisë (sanxhaku i Shkodrës), ndeshim gjithashtu një mori banorësh të trevës që mbanin emrin Gjon. Vetëm në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës lexojmë nëntë kryefamiljarë që mbanin emrin ose mbiemrin Gjon (Gjon Andrija, Dedë Gjoni, Bogë Gjoni, Gjon Nikolla, Gjon Visha, madje edhe prifti i fshatit quhej Gjon). Për më tepër, në kadastrën osmane të rrethit të Shkodrës ndeshim edhe banorë të myslimanizuar, të cilët kishin për mbiemër emrin Gjon të babait të tyre.

Emri Gjon qoftë si emër i përveçëm, qoftë si mbiemër familjar ka qenë i përhapur edhe në krahinat jugore të Shqipërisë. Kështu për shembull në regjistri mufassal të Himarës, hartuar nga administrata osmane në vitin 1583, ndeshim brenda në kryeqendrën e krahinës në Himarë: Petri Gjoni, Mark Gjoni, Gjikë Gjoni, Gjon Palloshi, Pteri Gjoni, Gjin Gjon Aleksi, Gjon Pavllari Mëhilli, Dhimo Gjon Vllasi, Gjon Leondari, Dhima Gjon Meshi, Kont Gjoni, Gjon Mënika, Todor Gjin Gjoni, Nikolla Gjoni, Merkul Gjoni, Zot Gjoni; në fshatin Dhërmi: Gjin Gjoni, Gjon Panoja; në fshatin Palasë: Gjin Gjoni, Gjon Lehamo, Gjon Lohomo, Gjon Gjiraçe, Gjon Mihali, Gjon Shiko.

Emri Gjon ishte aq tepër i përhapur në mbarë trevën shqiptare, sa atë e morën me vete dhe banorët e viseve të jugut, të cilët gjatë shek. XIV dhe XV mërguan në viset e Greqisë kontinentale dhe ishullore. Emrin Gjon e mbanin deri vonë, ndoshta edhe sot, arvanitët si për shembull, në ishullin Hidra (Gjon Gjika, Gjon Dhimitri, Gjon Mihaili e të tjerë) ose në ishullin Andros ku emri Gjon ndeshet krahas emrave të tjerë shqiptarë si Gjin, Lekë, Pepë e të tjerë, të dhëna këto që i lexojmë në trajtesat shkencore të profesorit të Athinës, Titos Johallas.

Për ta mbyllur çështjen e emrit Gjon, të cilën e provokoi, pa qenë nevoja, historiani zviceran O. Schmitt, do të nënvizojmë së trajta shqipe Gjon si emër i përveçëm, por edhe si mbiemër familjar, lindi jo në shekullin XV, por shumë më herët. Nuk do të depërtojmë thellë në historinë e Mesjetës së hershme kur nga trajta latine Johannes, Johan u formua sipas rregullave gramatikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, trajta Gjon. Si dëshmi të sigurta që tregojnë se përdorimi i emrit Gjon si emër i përveçëm ose si emër familjar, madje edhe si emër fshati dokumentohet në hapësirën shqiptare që në shek. XIII, do të përmendim sevastin shqiptar të periudhës anzhuine Jonima (Yonima, Gionima), në vitin 1274, i cili sipas praktikës së njohur të krerëve mesjetarë shqiptarë mbiemrin e ka marrë nga fshati Gjonima - fshat që ekziston edhe sot në trajtën Gjonëm në rrethin e Kurbinit. Në të njëjtën kohë kemi edhe fshatin e Vlorës Gjonëm, i cili përmendet në defterin e shek. XV, fshat që sot nën ndikimin e fenomenit të rotacizmit, fenomen që ka vepruar në krahinat e jugut, quhet Gjorm. Kemi pastaj më 1335, një akt dokumentar që flet për një bari, me emrin Gjon, në afërsi të Tuzit (Gon, pastor prope Tuzi) dhe një tjetër Gjon Mëhilli (Gon Michil), në Kushevë diku në veri të Koplikut. Gjejmë më tej një Gjon (Jon) pranë Kotorrit në vitin 1327 dhe një tjetër Gjon (Jon de Albania), vajza e të cilit më 1392 ishte shërbyese e Radaçë-s (eius filia: Radaça serva). Shih për këto të dhëna në vëllimet e njohura të Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, vol.I (1913), Vol.II (1916), në vendet përkatëse sipas datave.

Emri Gjon është kaq i lashtë sa ka hyrë edhe në sferën e legjendave të vjetra shqiptare. Fillin e saj legjenda e ka te një nënë, djali i vetëm i së cilës me emrin Gjon, u zhduk. Nëna, thellësisht e dëshiruar për të birin, brodhi në të katër anët duke thirrur çdo natë: Gjon! Gjon! Në pritje të përgjigjes ajo nuk vdiq, por u shndërrua në shpendin e njohur me emrin gjon ose qokth (në latinisht: otus scops), i cili natën gjatë verës guat afërsisht: Gjon, Gjon! Për gjyshet tona të dikurshme gjoni nuk është shpend, por është nëna e dëshiruar e shndërruar në shpend, që vazhdon të kërkojë të birin e vet, Gjonin. Sipas albanologut të shquar gjerman, Gustav Meyer, legjenda e nënave shqiptare ka hyrë edhe në mitologjinë e grekëve të kohës së re, të cilët shpendin e natës e quajnë sipas apelativit shqip, në greqisht γκιώνης (gjonis). Nuk është pa vend të kujtojmë edhe emrin e shkrimtarit të parë të literaturës shqipe, i cili në Mesharin e tij të botuar më 1555, prezantohej në pasthënie para lexuesve me këto fjalë: "Unë, dom Gjoni, biri i Bdek Buzukut".

Le ta mbyllim këtë rrufe që historiani zviceran e shkrepi në qiell të kthjellët, me traditën popullore shqiptare. Kur etnografët tanë filluan, më tepër se një shekull më parë, të regjistronin kujtesën popullore mbi Skënderbeun, ata vazhdimisht kanë ndeshur në dy emra të lidhur ngushtë me të - me vetë trajtën Gjergj që mbante Heroi dhe me emrin Gjon që mbante i ati i tij. Nuk janë pra emra të stisur nga fryma nacionaliste e rilindësve tanë. E kundërta, janë rilindësit tanë, të cilët emrat Gjergj dhe Gjon i trashëguan nga tradita popullore. Këtë faktor të dorës së parë duhej ta dinte historiani O. Schmitt. Në intervistën e përmendur që ai dha më 21 dhjetor 2008, ai justifikohet duke na thënë se emrin Ivan e ka përdorur mbasi e ka gjetur të përshtatshëm për publikun gjerman, meqenëse punimi i tij në origjinal është në gjermanisht. Orvatja për t‘i shpëtuar gabimit e shtyn atë të bjerë në një gabim tjetër. Emri Ivan nuk i përket as onomastikës gjermane. Pyesim: Përse zoti Schmitt parapëlqeu për publikun gjerman trajtën Ivan, e cila ndeshet vetëm në dy apo tre dokumente sllave dhe nuk preferoi ta quante të atin e Skënderbeut në trajtën "Johanes" që ndeshet në burimet latine, trajtë që ka përdorur vetë i ati i Skënderbeut? Po të kishte parasysh publikun gjerman, ai të atin e Skënderbeut duhej ta quante të paktën Johanes, siç quhet p.sh. gjeniu i muzikës gjermane Johanes Sebastian Bach. Nga ana tjetër, me justifikimin se emrin Ivan e ka përdorur se kështu e donte publiku gjerman, duket sikur në variantin shqip ai përgjegjësinë e vet kërkon t‘ia hedhë përkthyesit, Ardian Klosit, i cili duhej ta kishte pasur në konsideratë kërkesën e publikut shqiptar. Se kush e ka përgjegjësinë, autori apo përkthyesi për këtë shpërfytyrim të emrit pagëzimor të të atit të Skënderbeut, le ta zgjidhin ata vetë. Pas gjithë këtyre të dhënave kaq bindëse, lind pyetja: Përse historiani zviceran e quan me lehtësi dhe papërgjegjësi të atin e Skënderbeut Ivan, qoftë edhe në tekstin gjermanisht? Kur shohim se në trajtesën e tij historiani zviceran përdor për shqiptarët onomastikë dhe toponomastikë serbe edhe në raste të tjera të pajustifikuara, madje kur shohim se ai quan Ivan edhe birin e Skënderbeut, pa qenë në gjendje të na japë si dëshmi qoftë edhe një akt dokumentar - kemi të drejtë të shohim te historiani zviceran një provokim. Për ne ky qëndrim ka vetëm një shpjegim. Shpjegimin duhet ta kërkojmë për sa i përket ideologjisë, te shkolla historiografike gjermano-prusiane, e cila përçmon popujt e vegjël, kurse për sa i përket faktologjisë, materialin historik ai e ka vjelë në magazinën e shkollës historiografike agresive serbomadhe, e cila për interesat e saj ekspansioniste, e ka denigruar vazhdimisht historinë e shqiptarëve. Ashtu si në të kaluarën, edhe në të ardhmen, shqiptarët të atin e Skënderbeut do të vazhdojnë ta quajnë Gjon Kastrioti, ashtu siç e kanë quajtur dhe do ta quajnë Gjon Kastrioti edhe birin e Heroit.

Vepra e Skënderbeut

Mit apo histori e vërtetë?

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, ngul këmbë se historia e Skënderbeut, ashtu siç është trajtuar deri sot në historiografinë botërore dhe shqiptare ka veshjen e një miti. Kjo do të thotë se nuk është histori e vërtetë. Ai shton gjithashtu se gjatë dekadave të regjimit komunist, miti i Skënderbeut mori nota të theksuara, mbasi ai i shërbente interesave partiake të Enver Hoxhës. Si rrjedhim, motivi që e shtyu historianin zviceran të ndërmerrte trajtesën mbi Skënderbeun ishte ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha e mitit të tij, pra ta çmitizonte Skënderbeun nga mjegullnaja që ka krijuar për të, sipas tij, historiografia skënderbegiane botërore dhe shqiptare. Pra, ta zhvishte Skënderbeun nga veshja legjendare dhe ta ulte në tokën e një personaliteti historik.

Pyetja që shtrohet këtu është kjo: A është me të vërtetë jeta dhe veprimtaria e Skënderbeut, ashtu siç e ka trajtuar historiografia e re skënderbegiane, një mit apo është një histori reale? Po fillojmë me pyetjen paraprake: Ç‘është miti?

Miti (në greqisht: μυτος, përrallë) nënkupton qenie mbinatyrore ose personazhe dhe ngjarje të lidhura me historinë e një populli, diku me një bazë të pakët historike, diku krejtësisht imagjinare, të cilat njerëzimi i ka hyjnizuar pa qenë i sigurt se kanë ose jo një bazë të vërtetë historike. Mite në botën antike janë për shembull figura legjendare të lidhura me origjinën e kombësive, siç janë Remi dhe Romuli për origjinën historike të Romës ose tregimi i legjendarizuar i themelimit të kështjellës së Rozafës. Mite janë edhe tregime të kohëve përrallore ose heroike prapa të cilave ato lënë të kuptohet një fakt i rëndësishëm natyror, historik ose filozofik, siç është p.sh. legjenda e varkës së Noes që shpëtoi nga përmbytja universale. Më në fund, në mit hyjnë edhe llojet e veçanta të krijimtarisë gojore popullore në trajtë rrëfenje për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje a dëshmi të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet e lashta të njerëzve, për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë. Historianët konsiderojnë mit edhe orvatjen për ta paraqitur një ngjarje apo një personalitet historik ndryshe nga ç‘ka qenë, duke i veshur ngjarjes apo personalitetit një petk të rremë ose përrallor.

Sipas historianit zviceran, jeta dhe veprimtaria e Skënderbeut, në radhë të parë lufta njëçerekshekullore që ai udhëhoqi kundër invazorëve osmanë, krijimi nën udhëheqjen e tij të shtetit të përqendruar shqiptar, konsiderata që ai fitoi sa ishte gjallë nga elita politike dhe humaniste evropiane dhe kontributi që ai dha për mbrojtjen e qytetërimit evropian nuk janë ashtu siç i ka përshkruar deri sot historiografia skënderbegiane. Për të ato janë vlerësime të fryra jo reale. Pra, janë mite, të cilat për hir të shkencës së vërtetë moderne duhen shpartalluar.

Në kapitullin e parafundit të punimit të tij me titull, "Kujtimi, harresa, rikujtimi", O. Schmitt-i pranon se miti i Skënderbeut u krijua që sa ishte gjallë Heroi. Pas vdekjes, shton ai, "lavdia e tij jashtë Shqipërisë u rrit aq fort sa që zor se gjeje vend në Evropë ku të mos njihej emri i tij". Vini re: simpatinë kaq të madhe që Skënderbeu siguroi në Evropë që kur ishte gjallë, historiani zviceran e quan mit! Por, thekson ai, ndërsa miti i Skënderbeut në Evropë po rritej, në Shqipëri po venitej. Në Shqipëri, shkruan ai, miti mbijetoi vetëm në radhët e shqiptarëve katolikë. Pas vitit 1800, ai thotë më tej, miti mori drejtim të kundërt. Ndërsa Evropa filloi ta harronte Skënderbeun sepse nuk kishte pse të trembej më nga osmanët, gjë që nuk është e vërtetë, mbasi në shek. XIX ka një mori veprash për të nga historianë e letrarë evropianë, në Shqipëri dhe në Ballkan, shkruan ai, miti filloi të ringjallej, sepse kishin nevojë për të hequr qafe zgjedhën osmane. Ringjallja në Shqipëri, nënvizon ai, mori përpjesëtime historike në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai shton se vetëm në fund të shek. XIX Skënderbeu u kthye në atdheun e vet, ku ndërkaq shumica e popullsisë shqiptare ishte kthyer në fenë myslimane. Vini re: Skënderbeu, prijësi i krishterë, u kthye në atdheun e vet kur shumica e shqiptarëve qenë myslimanë. Edhe ky qenka mit. Që nga fundi i shek. XIX e deri në ditët tona, pohon ai, Skënderbeu do të bëhej simboli kombëtar i padiskutueshëm i shqiptarëve.

Burimet dokumentare që kemi kaluar nëpër duar na sugjerojnë të pohojmë se ky përvijëzim i historianit zviceran për jehonën historike të Skënderbeut gjatë katër shekujve që pasuan vdekjen e tij nuk është i saktë. Ai është fund e krye një përvijëzim i rremë.

Siç e kemi pohuar edhe herë të tjera, Skënderbeu më 1468 vdiq vetëm fizikisht, por emri i tij buçiti pa ndërprerë, për shekuj, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Nga burimet historike të shek. XV del se Skënderbeu u nderua si Hero që kur ai ishte gjallë, madje jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga elita politike dhe humaniste evropiane. Mjafton të përmendim dy përgëzime që i erdhën Skënderbeut, kur ishte gjallë, nga jashtë vendit për fitoret e mëdha që shqiptarët korrën kundër ushtrive osmane. Pasi shqiptarët e mundën më 1450 sulltan Muratin II nën muret e Krujës dhe e detyruan të largohej me turp nga Shqipëria së bashku me ushtrinë perandorake - Republika e Raguzës e përgëzonte Skënderbeun për madhështinë e pabesueshme të shpirtit të tij dhe për burrërinë e shkëlqyer që ai tregoi, duke mbrojtur dhe duke ruajtur fenë katolike kundër turqve të pashpirt. Në mesazhin e përgëzimit thuhej tekstualisht:

"Me të vërtetë ju përballuat me një ushtri të vogël gjithë ato turma të panumërta të turqve, i dolët zot qytetit dhe kështjellave tuaja të paprekura kundra hovit dhe peshës së gjithë asaj përgatitjeje dhe për këtë punë do të fitoni shpërblim të amshuar pranë Perëndisë. Po ashtu, ndër mbretër, ndër princa të të gjithë botës do të keni lavdërime dhe lavdi të pavdekshme... Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat e krishterë dhe për mbarë kombet dhe emri juaj do të kurorëzohet prej famës së amshuar".

Në letrën që Papa Kaliksti III i dërgoi Skënderbeut më 9 qershor 1457, i shkruante ndër të tjera: "Ne, bir i dashur, kemi pasur gjithmonë mendim shumë të mirë për fisnikërinë tënde dhe e kemi ditur se me sa durim dhe dituri u ke qëndruar në ato anë, i vetëm, turqve të egër, të cilët me një mizëri të madhe njerëzish kanë vërshue në tokat tuaja për të dëmtuar dhe shkatërruar besnikët e Krishtit". Më tej, "Emri yt i lumtur është përhapur në të gjithë popujt katolikë për të gjitha këto punë të mira që ti ke kryer, për këto fitore të shkëlqyera që ti ke korrur".

Në një letër tjetër që Papa Kaliksti III i dërgoi Skënderbeut më 11 shtator 1457, pasi i njoftonte hidhërimin e madh që ndjeu kur mori vesh dëmet e mëdha që kishin pësuar viset shqiptare nga mizëria e ushtrive osmane, i thoshte: "Kur dëgjuam këto lajme, ne u prekëm thellësisht, sepse po shohim se ti gjithnjë e më tepër po bëhesh i denjë për trimërinë tënde të shkëlqyer dhe për bëmat e tua, të cilat do të kujtohen më tepër se ato të princave të tjerë katolikë".

Përtej këtyre përgëzimeve vlen të përmendet edhe një fakt historik, që tregon reputacionin jo të vogël që Skënderbeu kishte siguruar sa ishte ende gjallë në arenën ndërkombëtare - krejt në kundërshtim me pohimin e historianit zviceran se Evropa u kujtua për Skënderbeun vetëm pas vdekjes së tij. Konsiderata që tashmë Evropa kishte për Skënderbeun del në punimet e Dietës së Mantovës - kongres i cili u zhvillua në korrik të vitit 1459 për të shqyrtuar projektin e hartuar nga Papa Piusi II për një fushatë të re kundër Perandorisë Osmane. Si një argument të rëndësishëm për dëbimin e sigurt të invazorëve osmanë nga Evropa, Papa përdori pjesëmarrjen e Skënderbeut dhe të shqiptarëve në fushatë. Në Kuvendin e Mantovës Piusi II tha ndër të tjera: "E kush do të mendojë se turqit nuk do të munden? Atyre do t‘u shtohet edhe Gjergj Skënderbeu me një ushtri shumë të fortë shqiptarësh" (Et quis non his copiis superatum izi Turcas arbitratur? His accedet Georgius Scanderbechius et Albanorum fortissima manus...).

Pohimet e Raguzës, Kalikstit III dhe Piusit II, O. Schmitt mund t‘i konsiderojë si përgëzime dhe vlerësime retorike, pra si nxitje për të vazhduar rezistencën shqiptare, e cila ishte në interes të tyre - për këtë arsye jo argumente me vlerë dokumentare. Nuk di nëse do ta pranojë vlerësimin që ka bërë një kundërshtar i Skënderbeut, Antonio Sabeliko (Antonius Sabellicus), një humanist italian, bashkëkohës i Skënderbeut, i cili ishte 32 vjeç kur vdiq Heroi. Në veprën e vet "De Bello napolitano" (Mbi Luftën napolitane), ai tregon se çfarë i kishte thënë i ati, Johan Koçi (Johannes Coccius), i cili si dhe Skënderbeu kishte marrë pjesë në luftërat që u zhvilluan në Pulje, më 1461. Në këtë luftë Skënderbeu ishte rreshtuar në anën e mbretit të Napolit, Ferdinandit të Aragonës, kurse Johan Koçi luftonte nën komandën e Robert Orsinit në radhët e kundërshtarëve të mbretit napolitan, të kryesuar nga Rene d‘Anzhu. Biri i Johan Koçit, humanisti Antonio Sabeliko, ka shkruar në veprën e përmendur: "Thonë se ky (Skënderbeu - K.F.) ka qenë shumë i rreptë në luftë dhe se, pas Pirros, i cili luftoi në tokën e Italisë me romakët, nuk ka dalë nga shqiptarët njeri me nam kaq të madh. Im atë, Johan Koçi, i cili për shumë kohë shërbeu në Luftën Kalabreze, kishte zakon, kur unë isha i ri, të më tregonte se kishte parë një burrë epirot (Skënderbeun - K.F.), i cili kishte dalë me gjashtëqind kalorës në Pulje në emër të Ferdinandit. Sa qe i gjallë, ai mbrojti trimërisht me një grusht burra kundër turqve, në Epir, principatën që kishte shtënë në dorë rishtazi me përpjekje të mëdha. Mbante gjithmonë gjashtëqind kalorës të zgjedhur. Së bashku me ta, në përleshje të egra, ai shpesh shpartalloi dhe vuri përpara ushtri armike shumë më të mëdha se të vetat". Pastaj Antonio Sabeliko shkruan nga ana e vet: "Pas vdekjes së tij, (Skënderbeut - K.F.) thonë se popujt, të habitur nga trimëria e këtij burri, zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej aftësive njerëzore dhe të kujtonin princin e dashur me këngë madhështore. Burra të denjë për t‘u besuar më kanë treguar se m‘u në mes të zjarrit të luftës, kur gjithçka shungullonte nga armët e barbarëve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë në sheshe, ku ai kish sunduar dhe të këndonin lavdinë e princit të tyre të vdekur, ashtu siç bënin edhe të moçmit në kremtimet mortore të heronjve të mëdhenj". Ja teksti në origjinal: "Ferunt hunc ferocissimum in armis furisse, et qualem post Pyrrhum, qui cum Romanis in terra Italia bellavit, Epiroticum nomen non habuit. Solebat Joannes Coccius, pater meus, qui Calabro bello... aliquandiu militavit, adolescenti mihi enarrare, vidisse se Epirotam hominem, qui cum sex centis equitibus Ferdinandi nomine in Apuliam transiverat... Is principatum sua industria in Epirum recuperatum, quood vixit, adversus Turcos cum paucissimis fortiter defendit. Sexcentos lectissimos equites habuit semper. Cum his saepissime barbarotum copias suis longe majores, conserto proelio, fudit, fugavitque. Quo factum esse ajuint, ut post ejus mortem eximia viri admiratione populi imbuta, quasi in illo aliquid vidissent quod humanum excederet fastigium, grati principis memoriam solemnibus consecrabant carminibus. Retubrunt mihi fide digni viri, vel medio ardore belli, et tum quum barbarorum armis omnia strepebant, puellarrum caetus in his urbibus, qiubus ille imperavit, octavo quoque die mediis triviis coire solitos ac defucti principis, ut veteres magnorum heroum in comitiis solebant, lauder decantare. (Antonius Sabellicus, Rerum Venetarum, Venecia 1718, f. 756-757).

O. Schmitt lë të kuptohet se e ka lexuar A. Sabelikon dhe e citon tri herë. Dy herë pothuajse për të njëjtën gjë - se i ati i kishte treguar se Skënderbeu luftonte me llërë përveshur (f. 121, 315). Vetëm kaq! Herën e tretë e përmend vetëm si burim italian për historinë e Skënderbeut, pa cituar prej tij asnjë njoftim (f. 484). Nuk kuptohet përse historiani zviceran hesht për njoftimet e përmendura që jep A. Sabeliko për Skënderbeun. Siç shihet këtu, Johan Koçi, edhe pse kundërshtar, e ngre lart Skënderbeun për nga fitoret që korrte kundër sulltanëve. Për këtë arsye, dëshmia e tij se Skënderbeu korrte vazhdimisht fitore me ushtrinë e vet të pakët kundër ushtrive superiore osmane duhet besuar më tepër se sa pohimi i vonuar i historianit zviceran, i cili flet përçart kur thotë se Skënderbeu pësonte vazhdimisht disfata nga sulltanët turq. Veç kësaj, mospërfillja e këtij dëshmitari të kohës tregon se O. Schmitt nuk është i ndershëm përballë burimeve dokumentare.

Edhe njoftimi i dytë që A. Sabeliko ka marrë jo nga i ati, por nga dëshmitarë të tjerë, se fill pas vdekjes së Skënderbeut vajzat shqiptare e nderonin Heroin me kremtime përkujtimore në vendet ku ai kishte luftuar, tregon se për Heroin shqiptar ishte krijuar edhe një rit, i cili nënkupton edhe një mit.

Kështu zë fill që në shek. XV miti i Skënderbeut, i cili siç do ta shohim nuk u shua as më vonë, sikurse pretendon historiani zviceran. Ky është një fenomen krejt i natyrshëm e krejt i shpjegueshëm, po të kemi parasysh se në mungesë të letërsisë së shkruar historike dhe të biografive të dokumentuara, respekti i shtresave të gjera të popullsisë lind dhe zhvillohet nëpërmjet legjendave dhe miteve.

Krahas mitit nuk vonoi të fillonte jetën e vet edhe historia e shkruar. Nuk do të kapemi në këtë rast pas botimeve të shekullit XV që janë në diskutim për autenticitetin e tyre, siç është ajo e Anonimit Tivaras dhe e Martin Segonit, por do të fillojmë me një monument letrar të sigurt - me veprën themelore të historiografisë skënderbegiane - të humanistit shkodran, Marin Barleti, botuar latinisht 40 vjet pas vdekjes së Heroit në Romë, në vitet 1508-1510.

Siç dihet, vepra e M. Barletit me titull "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princ i epirotëve", më tepër se një përshkrim biografik i Heroit është një trajtesë historike kushtuar luftës çlirimtare që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e tij kundër invazorëve osmanë në shek. XV. Lëndën e veprës së vet, autori në pjesën më të madhe e ka vjelur me sa mundi, nga goja e pjesëmarrësve dhe e bashkëkohëtarëve të Heroit, ndoshta edhe nga tregimet e pasardhësve të tyre dhe vetëm pjesërisht e ka hulumtuar nëpër dokumente të shkruara venedikase. Si rrjedhim, vepra e tij i përket kryesisht historiografisë tregimtare dhe më pak asaj dokumentare. Megjithatë, Barleti bën pjesë në pararendësit e historiografisë moderne. Ai ka meritën se e hartoi trajtesën jo vetëm me mish, por edhe me tru, madje edhe me ndjenja. Nuk është një historian i ftohtë. Ashtu siç e kërkonte koha, ai është edhe një letrar humanist. Si humanist, Barleti ishte i mbrujtur me kulturë klasike latine. Megjithatë, ndonëse jetoi në mërgim të gjatë, për nga ndjenjat ai mbeti një shqiptar i lidhur me fatet e atdheut të vet. Dashuria për atdheun e vet përputhej dhe me momentin dramatik që kalonte Evropa, e cila në atë kohë jetonte nën ankthin e invazorit osman. Për këto arsye, "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" rrëmbeu elitën intelektuale evropiane, të cilët shikonin te vetëmohimi i shqiptarëve dhe te madhështia e Skënderbeut një burim frymëzimi për të mbrojtur lirinë e atdheut të tyre, sa herë që kjo liri rrezikohej nga ndonjë agresor i huaj, apo nga ndonjë despot i brendshëm. Te këto vlera, të marra bashkërisht, qëndron sekreti përse vepra e humanistit shkodran pushtoi, për shekuj me radhë, historiografinë skënderbegiane perëndimore dhe lindore. E shkruar në latinisht, vepra e Barletit u përhap kryesisht në vendet evropiane dhe jo në Shqipëri, ku përveçse ndalohej nga sundimtarët osmanë, nuk njihej as gjuha e ciceronit. Shqiptarët që banonin në atdhe nuk patën pra mundësi ta mësonin historinë e Heroit të pavdekshëm as nga vepra e Barletit, as nga përshtatjet e saj, as nga veprat e shumta që u botuan dhe u ribotuan në gjuhë të huaja, me të cilat u mbush një bibliotekë e tërë. Si rrjedhim, pas vdekjes së Skënderbeut, trajtimi i figurës së Heroit ndoqi dy rrugë paralele, të veçuara njëra nga tjetra - brenda në Shqipëri nëpërmjet legjendave, tregimeve, këngëve, toponimeve, të cilat e shndërruan Heroin në mit popullor - jashtë Shqipërisë nëpërmjet Marin Barletit, i cili ndikoi në krijimtarinë historike, letrare, muzikore, artistike evropiane. Pohimi i historianit zviceran se miti i Skënderbeut në traditën popullore mori fund me vendosjen e sundimit osman dhe u ruajt aty-këtu vetëm nga shqiptarët katolikë, nuk është i saktë. Vizitatori apostolik, Marin Bizzi, i raportonte Papës Pali V më 1610 se Skënderbeu "i cili u dallua në luftimet e shumta kundër turqve, luftime të cilat të thurura në vargje këndohen në atë gjuhë prej të gjithë shqiptarëve, edhe në prani të turqve" (Scanderbegh, che si segnalo con tante valorose fattioni contra Turchi, le quali ridotte in versi si cantano in quella lingua da tutti gl‘Albanesi in prezenca anco dei Turchi. M. Bizzi, Relazione dell‘arcivescovo d‘Antivari diretta al Papa Paolo V, nell anno 1610, f. 86 e dorëshkrimit).

Shprehja e M. Bizzi-t "nga të gjithë shqiptarët" (da tutti gl‘albanesi) nuk do të thotë vetëm nga shqiptarët katolikë, siç e shtrembëron O. Schmitt, por nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia fetare, pra dhe nga shqiptarët myslimanë. Është e tepërt të riprodhojmë këtu dëshmitë që kemi nga udhëtarë të huaj, të cilëve, siç shkruanin ata, u bëri përshtypje kujtimi tepër i gjallë i veprës së Skënderbeut jo vetëm nëpër fshatra, por edhe nëpër qytetet shqiptare. Do të përmendim vetëm njërin prej tyre. Një udhëtar gjerman që e vizitoi Shqipërinë e Veriut më 1868, në një bashkëbisedim që pati me një malësor shqiptar, i cili e njihte Heroin vetëm nëpërmjet traditës popullore, kur e pyeti nëpërmjet përkthyesit se a e dinte që në atë vit mbusheshin 400 vjet nga vdekja e Skënderbeut, malësori iu përgjigj afërsisht kështu: "Mbaje gojën, zotni, se Skënderbeu nuk ka vdekur!" Dhe pyetjes së udhëtarit të huaj "nëse nuk ka vdekur ku ndodhet?" - përsëri malësori iu përgjigj: "Këtu rreth e rrotull nëpër bjeshkët tona". Prapë vizitori i huaj: "Përse rri në bjeshkë? Përse nuk vjen t‘ju çlirojë?" Malësori i nxehur i tha: "Të lutem, se të kam mysafir në shtëpinë time, mos e ofendo Skënderbeun. Se kur do të na çlirojë, ai e di. Nuk ka nevojë ta mësojmë as unë, as ti". Ja ky është miti i Skënderbeut. Ky është përfytyrimi që kanë ruajtur malësorët tanë për shekuj për Skënderbeun - përfytyrim që nuk ka lidhje me të vërtetën historike, por që dëshmon adhurimin e malësorëve të pashkolluar për Heroin e tyre të së kaluarës. Miti i Skënderbeut në traditën popullore ishte ende i gjallë, madje tepër i pasur edhe në shek. XX. Një pjesë e legjendave të lidhura me Heroin që qarkullonin ndër shqiptarët e pashkolluar në fillim të shek. XX i mblodhi Marin Sirdani, të cilat i botoi në punimin e tij "Skanderbegu mbas gojëdhanash", botuar në Shkodër më 1926. Materiali i përmbledhur në këtë vëllim, edhe pse ka veshjen e legjendave, pavarësisht nëse i pëlqen apo nuk i pëlqen historianit zviceran, është një pasuri e vyer historike, njëkohësisht edhe letrare. Legjendat tregojnë rrënjët e thella që ka lënë Skënderbeu në kujtesën popullore. Gjatë viteve ‘50 të shek. të kaluar - vitet e regjimit komunist - folkloristët shqiptarë vunë re se në malësitë e paprekura nga shkolla kombëtare lëvrinte ende një letërsi gojore e pasur mbi Skënderbeun. Malësorët tanë të thjeshtë nuk dinin as kur lindi, as kur vdiq Heroi Kombëtar. Por ata dinin sikur të ishte fosilizuar në ndërgjegjen e tyre se Skënderbeu ishte një hero që kishte luftuar kundër zgjedhës osmane për lirinë e vendit dhe e kishte ngritur atdheun në shkallën më të lartë të lavdisë.

Historiografia shkencore skënderbegiane, qoftë evropiane, qoftë shqiptare, nuk ka fare lidhje me traditën popullore skënderbegiane. Ashtu si tradita popullore skënderbegiane mbijetoi pa u ndikuar nga historiografia e përpunuar skënderbegiane, po ashtu ndodhi edhe me historiografinë e përpunuar evropiane, e cila u zhvillua gjatë shekujve pa e njohur traditën popullore skënderbegiane. Ndërsa tradita popullore skënderbegiane vazhdoi rrugën e saj shekullore të mitizimit përherë e më tepër të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, historiografia e përpunuar evropiane u shkëput dalëngadalë nga historiografia tregimtare e M.Barletit dhe hyri gjatë shek. XIX në historiografinë kritike dokumentare skënderbegiane. Ndonëse me vonesë, edhe historiografia shqiptare skënderbegiane u shkëput dalëngadalë nga mitizimi barletian i Skënderbeut. Sikurse u tha edhe më parë, historiografia shqiptare skënderbegiane e shek. XX, nën ndikimin e historiografisë shkencore skënderbegiane evropiane, hyri edhe ajo në rrugën e historiografisë kritike shkencore dokumentare. Duke ndjekur këtë rrugë, ajo nuk e ka parë Skënderbeun si një mit, por si një personalitet historik të shtjelluar në bazë të burimeve dokumentare. Si përfundim, akuzat që historiani zviceran O. Schmitt, i pasuar nga duartrokitësit e tij johistorianë i drejtojnë historiografisë së re shqiptare skënderbegiane sikur ajo vazhdon të përkundet në djepin e mitologjisë skënderbegiane, është fund e krye një shpifje groteske.

Heronjtë që vdesin pa humbur mbesin heronj përjetë. Edhe ata që vdesin duke luftuar për liri po të tillë janë.


"Skënderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it

Fjalia e parë e parathënies së monografisë së Oliver Schmitt-it, me titull "Skënderbeu", paralajmëron se vepra është shkruar "për lexues joshqiptarë". Sigurisht që kujdesi i autorit për të bërë të qartë audiencën e synuar prej tij meriton lodhjen përkatëse të lexuesit për ta kuptuar, e pse jo, edhe për ta mirëkuptuar.

Me drojën normale se po hyja në fushën e lexuesve gjermanishtfolës, për të cilët thuhej se ishte shkruar "Skënderbeu" i Schmitt-it, fillova leximin e librit. Por droja u shndërrua në habi, kur vetëm pak rreshta më poshtë, në libër, lexova lajmin shumë interesant se libri ishte përkthyer dhe botuar para se ai t‘u kishte mbërritur lexuesve për të cilët ishte shkruar. Pra, si rrallëherë, përkthimi i një libri botohej përpara daljes së tij në gjuhën origjinale.

Përpara një premtimi të tillë, pra, përpara një gjëje "të rrallë", edhe interesi për të lexuar u ngrit në një nivel jo të zakonshëm. Megjithatë, nga fillimi e deri te faqja e 557-të e librit nuk arrita të kuptoj as bujarinë e autorëve për ndërrimin e rrethit të synuar të lexuesve, as se përse gjermanishtfolësit ende nuk e kanë marrë në dorë veprën e shkruar për ta.

Duke besuar në skrupulozitetin e shkollës së autorit, vijova leximin pa i dhënë rëndësi të tepruar luhatjes së tij fillestare.

Pretendimet e larta, ose guximi i skajshëm i Schmitt-it

Libri i Schmitt-it fillon me një titull që thotë shumë, një emër prej dhjetë germash: "Skënderbeu". Asgjë më shumë e as më pak.

Shpeshherë, në raste të ngjashme, studiuesit, për hir të rigorozitetit shkencor, u vendosin kufij veprave të tyre. Schmitt-i duket se ka vendosur ta shmangë këtë kërkesë metodike dhe të punojë në një fushë pa kufij tematikë, hapësinorë, kohorë apo burimorë. Pra, edhe në këtë këndvështrim duket se autori i ka hyrë një sipërmarrjeje ambicioze. Ai pretendon të trajtojë krejt universin e Skënderbeut, duke filluar nga parahistoria e tij për të mbërritur te ditët e sotme.

Schmitt-i e ka organizuar punimin e tij në pesë pjesë. Pjesa e parë titullohet "Burri nga Dibra". Pjesa e dytë nuk ka titull. Pjesa e tretë titullohet "Një hero i Rilindjes evropiane". Pjesa e katërt i kushtohet luftës dhe duket se nuk mund ta shmangë titullin "Lufta totale". Pjesa e pestë, "Fama Perennis", plotëson skemën organizative të monografisë. Sigurisht që libri i ka dhe aksesorët e tjerë, si: parathënien, përfundimet në trajtë përmbledhjeje të autorit, indekset e ndryshme, bibliografinë etj.

Në përpjekjen e autorit për të organizuar lëndën e tij bie në sy fakti që pjesa e dytë e librit është lënë pa emër. Në fillim kjo mund të konsiderohej si një prej atyre mijëra gabimeve teknike, që shoqërojnë librin pothuajse në të gjitha faqet e tij. Por një analizë më e hollësishme e kësaj pjese jep të tjera rezultate. Në rastin e pjesës së dytë duket se Schmitt-i nuk ka mundur të gjejë një titull për t‘i vënë kufij metodikë shkapërdamjes së tij "të paparë" tematike, e cila në këtë pjesë arrin kulmin e saj. Karizma, sundimi dhe pasuesit, lidhjet e gjakut, paraja, hapësira, armiqësitë, tradhtia, dy sulltanë, komandantët e rajoneve kufitare, renegatët, popujt ortodoksë dhe zhvillimi i luftës janë disa nga nëntitujt e pjesës pa emër. Pra, kushdo e ka të lehtë ta mirëkuptojë pamundësinë e Schmitt-it për t‘i dhënë qoftë edhe të paktën një emër kësaj pjese të librit të tij.

Prejardhja e familjes dhe emrit Kastriot, ose kastrimi i historisë nga Schmitt-i

Pjesa e parë e librit i kushtohet prejardhjes së Skënderbeut. Schmitt-i shkon rreth një shekull përpara lindjes së heroit për të kërkuar rrënjët biologjike të tij. Lidhur me origjinën e emrit të familjes Kastrioti, autori duket se e ka të lehtë nxjerrjen e përfundimit. Atij i mjafton fakti se në fjalorin e greqishtes ekziston një fjalë, "kastron", e huazuar prej latinishtes, "castrum", që do të thotë kështjellë, për të konkluduar: "Emri i familjes tregon një trajtë greke; ai vjen pa dyshim prej greqishtes ‘kastron‘".

Në argumentimin e mësipërm, ajo që të bën më shumë përshtypje është fjala pa dyshim. Në librin e Schmitt-it kjo fjalë është ndër më fatlumet për sa i përket dendurisë së përdorimit të saj. Pothuajse shumicës së konkluzioneve të tij në libër, Schmitt-i u bashkëngjit në trajtën e patericës këtë fjalë. Shumëkush e ka të qartë se në shkencë kjo është një ndër fjalët më problematike, kur dihet se vetë shkenca është pa dyshim një dyshim i mirëfilltë. Edhe në shkencat ekzakte, madje dhe aksiomat apo teoremat e matematikës kanë njëfarë hije dyshimi dhe marrin trajtë të padyshimtë vetëm në kushte qartësisht të përcaktuara. Në rastin e shkencave humane, dyshimi është rregull e mungesa e tij është përjashtim. Me keqardhje të sinqertë konstatohet se siguria absolute, pra padyshimi, shoqërojnë nga fillimi në fund përfundimet e Schmitt-it në libër. Në qoftë se ekzistenca në fjalorin e greqishtes e fjalës "kastron" është e mjaftueshme për të shpjeguar emrin e familjes shqiptare Kastrioti, mund t‘i lejojmë vetes naivitetin e padyshimtë për të deduktuar se Kastriotët vijojnë epokën e tyre të lavdisë së radhës duke drejtuar Kubën e sotme komuniste. Edhe atje janë disa Castro, të cilët, edhe nëse nuk kanë lidhje me Kastriotët, të paktën emrin e familjes duhet ta lidhin me origjinën greke të kësaj fjale, në qoftë se i besojnë sigurisë së Schmitt-it.

Siguria e Schmitt-it kur trajton probleme të origjinës së familjes Kastrioti duket se lëkundet kur trajton prejardhjen e saj. Duke përjashtuar të gjitha ato që janë shkruar deri më sot, Schmitt-it i mjafton pohimi retorik i një fisniku arbër dhe pohimet e murgjve grekë të Manastirit Hilandar në malin Atos për të konkluduar se "Kastriotët ishin parvëny". Duket se përkthyesi Klosi u drejtohet, me përkthimin e tij, atyre lexuesve shqiptarë që e dinë kuptimin e fjalës "parvëny", ose kërkon t‘i vendosë ata në kontakt me fjalorët. Pra, Schmitt-i me parvëny-në e tij i vendos Kastriotët në malet e Dibrës, duke i shkëputur arbitrarisht e pa argument nga autoktonia, si dhe dinjiteti i fisnikërisë. Me këtë ai i bën Kastriotët ardhacakë, të cilët ishin pasuruar shpejt dhe në mënyrë të paqartë. Për gjithë këtë degradim rangu, Schmitt-i nuk jep asnjë provë. Në vend të provës, edhe në këtë çështje i mjafton hamendja e tij.

Karakteristikë e qartë e librit është preferenca e Schmitt-it për të përmendur në mënyrë krejt specifike emra sllavë, toponime sllave apo për të cituar autorë sllavë gjatë gjithë librit të tij. Sa për ilustrim po jap dy shembuj:

Shembulli i parë: "Pak kohë pas fillimit të veprimeve luftarake, ai (Skënderbeu, shënimi im) dërgoi familjen e vet, në radhë të parë të birin, Ivanin, bashkëshorten dhe motrën e tij, Mamicën, si dhe pasuritë e tij të tundshme në mbretërinë e Napolit".

Shembulli i dytë: "Më 26 tetor 1467 arqipeshkvi i Durrësit dhe i biri i Skënderbeut, Ivani, u paraqitën para Senatit dhe u lutën për furnizimin e Krujës, si dhe për ndihma për përforcimin e Rodonit, ku ishte strehuar Skënderbeu".

Në të dy shembujt e mësipërm bie në sy fakti që Schmitt-i përpiqet të theksojë emrin "Ivan" të të birit të Skënderbeut. Po përse u dashka ta besojmë Schmitt-in për emrin e djalit të Skënderbeut, "Ivanit". Mirë babai i Skënderbeut quhej Ivan, se u dashka bërë medoemos ortodoks e sllav gjashtëqind vjet pas vdekjes, po pse u dashka që edhe djali i një njeriu të lidhur ngushtë me besimin katolik, sikurse ishte Gjergj Kastrioti, të quhet prapë Ivan?! Duket mjaft interesant kujdesi i Schmitt-it për ta shkruar emrin e djalit të Skënderbeut në çdo rast, ndërkohë që mjaftohet, për shembull, të thotë thjesht gruaja e Skënderbeut, por jo Donika, apo arqipeshkvi i Durrësit dhe jo Pal Engjëlli. Nuk kuptohet kujdesi i Schmitt-it për t‘i lënë pa emër ata që rreshton në fjalitë e tij përkrah "Ivanit". Megjithatë, sado të përpiqet Schmitt-i për t‘i lënë pa emër si nënën Donikë të "Ivanit" të tij, apo arqipeshkvin Pal, çështja nuk zgjidhet në favor të Ivanit. Sipas të gjitha rregullave, aty ku është një Gjergj, një Donikë apo një Pal, në mënyrën më të natyrshme gjendet një Gjon. Schmitt-it i duhet që të gjejë prindër të tjerë për Ivanin e tij.

Marramendja Kanunore

Schmitt-i nuk humbet shumë kohë për të zbuluar një ndër misteret e tij. Qysh në fillim të librit të tij, krejt "padyshim" ai pretendon të zgjidhë "rebusin" e librit, nëpërmjet interpretimit të një dokumenti arkivor të datës 10 janar 1454 nga arkivi i Milanos, në të cilin diplomatë milanezë raportojnë se Skënderbeu i kishte transmetuar Papës informacionin për përfshirjen e tij në vrasjen e një vëllai të Sulltan Mehmetit.

I entuziazmuar nga ky dokument, Schmitt-i, me një lehtësi të rrallë, nxiton të pohojë përfundimin më të rëndësishëm të librit të tij. Ai "zgjidh rebusin" dhe shpjegon motivin e kryengritjes së Skënderbeut. Gjakmarrja!

Së pari, është e nevojshme të theksohet se dokumenti i cituar është mjaft i mjegullt për të marrë atë vlerë që i jep Schmitt-i. Vetë autori shkruan se një fragment i dokumentit, pikërisht ai që e konsideron Skënderbeun të pafé, është korrigjuar më vonë nga vetë shkruesit e tij. Por ky fakt nuk luhat aspak besimin e Schmitt-it te pjesa tjetër e këtij dokumenti. As fakti se hartuesit e dokumentit nuk kanë asnjë ide për kë shkruajnë, se ata shkruajnë për njëfarë zoti Xandrebech, fakti se e gjithë kjo padije e diplomatëve milanezë është e vitit 1454 dhe se ajo kontraston me famën e jashtëzakonshme që gëzonte ndërkohë Skënderbeu jo vetëm në Itali, por në gjithë Evropën e asaj periudhe, nuk e bëjnë aspak dyshues Schmitt-in rreth dokumentit të tij të dashur. Schmitt-in duket se nuk e ka shqetësuar aspak padituria e thellë e hartuesve të dokumentit të tij të preferuar. Vetëm katër vjet më parë, Skënderbeu kishte thyer rëndë në Arbëri Sulltan Muratin dhe ushtrinë e tij të stërmadhe. Lajmi i kësaj fitoreje kishte marrë dhenë, ndërkohë që diplomatët milanezë ende nuk dinin se kush ishte ky "njëfarë zoti Xandrebech". A thua janë aq të besueshëm këta diplomatë, saqë raporti i tyre të mund të hyjë pa koment në qendër të trajtimit të Schmitt-it?!

Por megjithëse dokumenti i përdorur nga Schmitt-i, në vetëm pesë rreshtat e botuar lë shkak për shumë dyshime, atij i është dhënë statusi i një fjalëkalimi për te "rebusi" i një prej periudhave më të lavdishme të historisë shqiptare dhe evropiane.

Përdorja e gjakmarrjes si argument bazë duket më shumë se romantike. Schmitt-i pretendon se e drejta zakonore shqiptare, që sipas tij "gjëllonte në mesjetë", ia pamundësoi Skënderbeut jetën normale dhe e detyroi atë t‘u nënshtrohej rregullave të gjakmarrjes. (Shënim: lexuesi lutet t‘i japë vetë fjalës "gjëlloj" kuptimin e përshtatshëm, pasi autori i këtyre radhëve nuk arrin në tjetër përfundim të saktë, përveç hamendjes se fjala mund të jetë për "gjalloj".)

Në argumentimin e vet Schmitt-i vijon luhatjet e tij kur zhvendos të drejtën zakonore shqiptare në një hapësirë kohore të mesjetës, pa pasur në favor fakte të pranuara për këtë. Për më tepër, Schmitt-i etiketon si aplikim të së drejtës zakonore shqiptare të gjithë epopenë e Skënderbeut kundër Sulltanit. Për hir të së vërtetës, edhe nëse do të pranohej "padyshim" teza e Schmitt-it se Skënderbeu vepronte nën parimet e gjakmarrjes, logjika na kërkon që të pretendojmë prej Skënderbeut respektimin e rregullave të këtyre ligjeve të kësaj gjakmarrjeje. Nëse Skënderbeu i Schmitt-it ishte i detyruar të mbronte nderin e tij duke marrë gjakun e babait, ai nuk mund t‘i lejonte vetes dy gabime trashanike:

Së pari, gjakmarrja, pra vendosja e nderit në vend, nuk bazohet mbi komplotin e fshehtë, por mbi efektin publik të saj. Pra, Skënderbeu i Schmitt-it nuk do të mund të kishte përfituar asnjë kompensim për nderin e tij të dhunuar, nëse gjakmarrja e tij ndaj Sulltanit nuk do të ishte bërë publike. Përderisa princi i kurorës osmane ishte vrarë nga Kara Hidr Pashai, Skënderbeu nuk mund të kishte përfitim. Sipas rregullit elementar të gjakmarrjes, Skënderbeu do të duhej t‘i kishte "çue fjalë" Sulltanit. Pra, do të duhej që akti të ishte bërë publik. Përndryshe, akti nuk vlen, nuk sjell nder, të paktën sipas së drejtës zakonore shqiptare.

Së dyti, Skënderbeu nuk mund të vijonte që për njëzet e pesë vjet të shkelte në përmasa astronomike të drejtën, që Schmitt-i i ka dhënë nëpërmjet së drejtës zakonore. Sipas kësaj të drejte, Skënderbeu do të kishte shpaguar gjakun e babait të vrarë me vrasjen e sulltanit ose të ndonjërit prej meshkujve të afërt të tij, por kurrsesi të fëmijëve ose grave. Mijëra osmanë të tjerë, që lanë jetën në tokat e Arbërisë në dekadat që pasuan nuk parashikohen në asnjë paragraf të së drejtës zakonore shqiptare. Aq më tepër që ata nuk kishin lidhje gjaku me sulltanët osmanë. E gjaku nuk merret as te shërbëtorët, as tek ushtarët, as te fqinjët e gjakësit, por vetëm te rrethi i tij i afërt i gjakut.

Mund të vazhdohej me radhitjen e dhjetëra argumenteve të tjera, që e rrëzojnë përpjekjen e Schmitt-it për ta shpjeguar epopenë e Skënderbeut me ndihmën e kriminalistikës apo gjakmarrjes shqiptare.

Mbështetja e gjithë monografisë mbi një argument kaq të dobët u ngjan atyre defekteve në lindje, të cilat zor se riparohen gjatë jetës. Kështu, vepra e Schmitt-it, pas shuarjes së intrigës fillestare, bie në konfuzion të thellë dhe në vijimin e saj është e vështirë të ndiqen linja konsekuente të trajtimit.

Përpjekje për një përfundim

Edhe pse ka shkruar një libër prej 557 faqesh, Schmitt-i ende mbetet i munduar nga fakti se "do të mbetet e hapur pyetja nëse ai (Skënderbeu, shënimi im) do të kishte ngritur krye sikur sulltani të mos ia kishte vrarë babanë". Sigurisht që mund të ndiesh keqardhje për një harakiri të kësaj përmase. Kushdo mund ta përfytyrojë mundimin që do t‘i jepte vetes një shkencëtar, sikur të përpiqej t‘i përgjigjej pyetjes: A do të kishte pasur atë fat tragjik Pirroja i Epirit nëse gjyshja e tij do ta kishte kuptuar gravitetin më parë sesa Njutoni?!

Schmitt-i përpiqet të bindë lexuesit se Skënderbeu ishte një figurë tragjike, që nuk arriti të fitojë, që u mposht prej sulltanit, që vdiq i vetmuar në një vend të shkretuar. Mund të listoheshin shumë prej barrëve që Schmitt-i i lëshon mbi supe Skënderbeut. Megjithatë, disa prej fakteve bazë janë përjetësisht të stampuara në histori. Skënderbeu luftoi dhe fitoi, duke u ndeshur me superfuqinë e kohës së tij. Ai, në krye të ushtrisë së tij, mbeti fitimtar. Vetëm vdekja natyrale arriti të sundojë mbi heroin e madh. Për sa i përket Schmitt-it, mbetet për të pyetur se si e përkufizon ai humbjen në luftë? Me sa kuptohet nga analiza e tij, duket se Schmitt-i pretendon se në vitet e fundit, pasi osmanët kishin kuptuar mirë strategjinë e Skënderbeut dhe kishin zhvilluar strategjinë e re, që bazohej në një fushatë të pandërprerë, e cila mbështetej te kryerja e re ushtarake osmane në Elbasan, shanset e Skënderbeut për një tjetër fitore kishin mbaruar. Ndoshta Schmitt-i ka të drejtë, ndoshta Skënderbeu kishte mbërritur në limitin e rezistencës së tij, ndoshta... Por askush nuk na jep të drejtën ta konsiderojmë atë si të humbur, përderisa kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Skënderbeu ndërroi jetë si hero fitimtar. Pas vdekjes ky status nuk mund të ndryshojë prej asnjë lloj studimi apo studiuesi. Edhe kriminelët që vdesin pa marrë një verdikt gjyqësor, që i shpall të fajshëm, sigurojnë, të paktën de jure, një pafajësi formale të përjetshme.

Heronjtë që vdesin pa humbur mbesin heronj përjetë. Edhe ata që vdesin duke luftuar për liri po të tillë janë.

Vetë Schmitt-i, pasi shpall të pavlerë pothuajse gjithçka që është publikuar prej shqiptarëve për Skënderbeun, thotë se "Numri i biografive të Skënderbeut është një legjion i vërtetë, megjithatë sasia e jetëshkrimeve nuk i përgjigjet aspak cilësisë së tyre shkencore e as nuk mund të thuhet që veprat më të reja përfaqësojnë përparësi në zgjerimin e njohurive krahasuar me paraardhëset e tyre".

Ky pohim duket se është ndër më të saktët nëse edhe librin e Schmitt-it e konsiderojmë si "një ndër veprat më të reja", ose veprën më të re në këtë fushë.

Ashtu siç thotë Schmitt-i për të tjerët mund të konkludohet edhe për veprën e tij. Ajo nuk sjell asnjë kontribut esencial për zgjerimin e njohurive për Skënderbeun. Schmitt-i nuk arrin të na japë asnjë fakt të ri me peshë që të mund të ndryshonte njohuritë tona për heroin. Ajo që sjell Schmitt-i është përpjekja për të relativizuar faktet e mëdha, siç janë betejat e Skënderbeut, dhe përpjekja për t‘u dhënë statusin e faktit "padyshimeve të tij". Po ashtu mund të thuhet, ndoshta me dhembje, se numri i konsiderueshëm i fletëve të librit të Schmitt-it është në përpjesëtim të zhdrejtë me saktësinë shkencore të përmbajtjes së tyre. Do të mjaftonte vetëm ushtria e stërmadhe e gabimeve në argumente, në fakte, në fjalë, në fjali, në data, në shifra etj., për të justifikuar klasifikimin e librit të Schmitt-it si një ndër kampionët absolutë të pasaktësisë dhe mungesës së korrektësisë e të seriozitetit ndër radhët e "legjioneve" të botimeve rreth Skënderbeut. Puna më e mirë që mund të bënin autori, përkthyesi dhe botuesi i librit do të ishte tërheqja e tij nga tregu, me qëllim rishkrimin e plotë të tij ose lënien në magazinë. Analiza e mësipërme do të mund të plotësohej vetëm pas shqyrtimit edhe të versionit gjermanisht të librit. Por duket se deri atëherë do të duhet të presim gjatë. Padurimi ynë për këtë do të ndeshë patjetër në rreptësinë e botuesve gjermanë, të cilët, të mësuar me standarde të tjera në drejtim të rigorozitetit, do ta kenë të vështirë t‘i japin publikut të tyre një vepër kaq problematike. Megjithatë, i mbetet Schmitt-it sfida për ta shkurtuar kohën tonë të pritjes.

Ç'thonë burimet historike për familjen e Kastriotëve...

Familja e Kastriotëve nis të shquhet nga mbarimi i shekullit XIV dhe në fillim të të XV-it, me Gjon Kastriotin, t'atin e Skënderbeut. Mbi të parët e tij nuk dimë pothuajse asgjë. Gjin Muzaka, në Gjenealogjinë, thotë se i gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti dhe se zotëronte vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtmë, që ndodhen në Dibrën e Poshtme, pranë Drinit. Dëshmi e Gjin Muzakës ka të ngjarë të jetë e vërtetë, sepse ky ishte i njëkohshëm i Skënderbeut dhe kishte lidhje familjare me Kastriotët. Një tjetër gjenealogji e lajluar, shkruar më vonë prej Andrea Engjëll Komnenit, na çon gjer tek stërgjyshi i Skënderbeut, i cili, sipas këtij auktori, quhej Kostandin, dhe i gjyshi, Gjergj. Ky emër i fundit përputhet me atë që jep historiani gjerman J. Hammer-Purgstall, i cili thotë se në luftën e Kosovës, më 1389, ndodhej edhe një princ shqiptar i quajtur Gjergj Kastrioti, që propozoi në këshillën e luftës t'iu bihej Turqvet natën. Veçse Hammer-i nuk shënon se ngaha e di këtë hollësi, dhe s'kemi asnjë dokument që t'a vërtetojë. Ndoshta Hammer-i e ngatërron emrin e Gjergj Balshës me atë të Gjergj Kastriotit.

Është shkruar shumë edhe mbi origjinën e Kastriotëvet. Por dokumentat më të pakundërshtuarshme vërtetojnë se ishin prej malësisë së Hasit, nga një katund i quajtur Kastriot.

Sikurse Balshajt, ashtu edhe Kastriotët, të dalë nga një origjinë fshatare, patën një ngritje të shpejtë. I pari që e bëri të njohur familjen e Kastriotëvet dhe që e vuri në një radhë me familjet princore më të mëdha të Shqipërisë, qe Gjon Kastrioti. Ka shumë të ngjarë që ky të mos ketë trashëguar nga i ati veçse dy fshatrat që përmend Gjin Muzaka. Por pastaj vetë, duke përdorur herë politikën e herë forcën, arriti të formojë një principatë.

Në tronditjen që pësoi Shqipëria dhe gjithë Ballkani nga sulmet e para të Turqvet, Gjon Kastrioti, duke manevruar me mjeshtëri, herë si aliat i Venetikut, herë si vasal i Sulltanit, i zgjeroi vazhdimisht zotërimet e veta mbi ngastrat e principatës së Balshajvet dhe t'asaj së Thopiajvet. Nuk mund të japim kufij të përpiktë të principatës së Gjon Kastriotit, sepse kufijt e zotërimevet feudale, n'atë kohë, ndryshohëshin shumë shpejt. Sipas dokumentavet më të pranuarshme, Gjon Kastrioti, pasi zotëroi Dibrën dhe Matin, e shtriu sundimin e tij gjer në rrethet e Tiranës dhe, nga anë e detit, gjer në Shufadajë të Leshit, duke përfshirë kështu të tërë principatën e vjetër t'Arbërisë. Por Krujën duket se nuk e pati ose e mori më pastaj. Nga veri-lindja, principata e tij arrinte gjer në Prizrend. Këta kufij, në vija të përgjithshme, vërtetohen nga një traktat tregëtie dhe të drejtash doganore nënshkruar prej Gjon Kastriotit dhe katër bijvet me Republikën e Raguzës, më 1420. Aty caktohen taksat që duhej të paguanin tregëtarët raguzanë për të kaluar nëpër tokat e Kastriotëvet, prej Shufadajës, në jugë të Leshit, gjer në Prizrend.

Gjon Kastrioti ishte martuar me Voisavën, të bijën e sundimtarit të Pollogut, krahinë që shtrihej midis Tetovës dhe Shkupit. Megjithëse një pjesë e banorëve të Pollogut përbëhej prej Bullgarësh, familja sundonjëse Tribalda (ose "Triballorum princeps" siç e quante Barleti, emër që vjen nga dy fjalët shqipe : Tri-ballë) ishte fjeshtë shqiptare dhe i vazhdonte martesat me dyer shqiptare. Sipas Gjin Muzakës, Voisava lidhej nga e ëma me familjen e Muzakajvet. Prej kësaj martese Gjon Kastrioti pati pesë vajza dhe katër djem: Stanishin, Reposhin1 Kostandinin dhe Gjergjin. Ky m'i vogli u bë Skënderbeu i famshëm. Duket se Stanishi i qe dhënë peng Sulltanit disa herë, dhe ish martuar me një zonjë turke nga e cila pati një djalë, Hamzë Kastriotin2 që e nisi aq mirë dhe e sosi aq keq historinë e tij. Katër nga vajzat i martoi Gjon Kastrioti në familje të mëdha, duke zgjeruar rrethin e lidhjevet miqësore. Më të voglën, Mamicën, e martoi Skënderbeu me Muzakë Thopinë, pasi e çliroi principatën prej Turqvet.

Nuk i dimë me hollësi përpjekjet e para të Gjon Kastriotit, nga mbarimi i shekullit XIV, sesi arriti të formonte një principatë duke u nisur nga dy fshatrat që i la i-ati. Duket se dinte të përfitonte nga rastet a rrethanat e brendëshme e të jashtëme dhe t'a loste mirë politikën e kohës.

Gjatë luftës së brendëshme që plasi në Turqi midis djemve të Bajazitit I për trashëgimin e fronit, Gjon Kastrioti, sikurse edhe krerët e tjerë të Shqipërisë, u përpoq të çlirohej nga sundimi turk. Por duket se më 1410 u thye dhe u shtrëngua t'iu jepte Turqve si peng një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishin. Një vit më vonë, Gjon Kastrioti kërkon t'afrohet përsëri me Republikën e Venetikut si edhe me atë të Raguzës, të cilat, më 1413, e njohën njëra edhe tjetra si qytetar nderi. Me këto lidhje shpresonte ndoshta të forconte pozitën e tij kundrejt Turqvet. Por kur lufta për fronin mori fund tek Osmanllinjtë dhe Sulltan Mehmeti I e mblodhi të tërë Perandorinë nër duart e tij, Gjon Kastrioti e pau pisk, si të gjithë Shqiptarët. Më 1415, ushtëritë turke sulmuan përsëri Shqipërinë për të rivendosur autoritetin e lëkundur të Sulltanit. Gjon Kastrioti duket se u nënshtrua, mbasi më 1416 përmendet si vasal i Turqisë. Por principatën e tij e ruajti dhe ndoshta e zgjeroi ca më shumë. Vazhdonte gjithashtu të bënte një politikë të tijnë me shtetet fqinjë. Më 1420, nënshkroi me Republikën e Raguzës traktatin që përmendëm më sipër. Më 1422, kur Venetiku ndodhej në luftë me Krajlin e Serbisë, Stefan Lazareviçin, Gjon Kastrioti mori anën e Krajlit, të cilit i dërgoi në ndihmë edhe një nga djemtë e tij me një ushtëri shqiptare. Por pastaj u tërhoq nga lufta dhe hyri si ndërmjetës për të rregulluar paqen midis dy palëve.

Më 1423, Sulltan Murati II dërgon një ushtëri të fortë në Shqipëri për të vendosur pushtetin turk - gjithmonë i lëkundshëm deri atëhere - dhe për të siguruar besnikërinë e vasalëvet. Gjon Kastrioti mundi t'a shpëtojë edhe këtë herë principatën e tij, por duket se u shtrëngua t'i jepte Sulltanit tre ose katër djemtë si peng.

Më 1426, Gjon Kastrioti me të katër të bijtë përmenden së bashku në një dokument me anën e të cilit i falin dy fshatra manastirit serb të Hilandarit, në Mal të Shenjtë. Nga kjo mund të besohet se në këtë datë të katër djemtë ndodhen përsëri pranë familjes3.

Organizimi që patën nisur të bënin Turqit në Shqipëri duke regjistruar tokat dhe popullsinë dhe duke futur administratën e tyre në shumë pjesë të vendit, pat mërzitur jo vetëm krerët feudalë por edhe masat e gjera të popullit, të cilat në shumicë përbëhëshin prej fshatarësh të lirë. Prandaj që të gjithë ishin gati për kryengritje porsa të paraqitej rasti i volitshëm.

Gjon Kastriotit iu duk se erdhi ky rast më 1428, kur Sulltan Murati II i hapi luftë Venetikut për t'i marrë Selanikun. Njëkohësisht Turqit sulmuan edhe qytetet bregdetare të Shqipërisë që ndodhëshin nën Venetikun. Lufta mori gjatë në fillim, dhe Gjon Kastrioti u lidh me Republikën duke shpresuar se këtë herë mund të shkëputej nga mvarësia e Sulltanit. Por fati i luftës ndryshoi më 1430. Turqit e pushtuan Selanikun dhe nisën në drejtim të Shqipërisë një ushtëri të madhe, nën kumandën e Isak Bej Evrenozit, për të shtypur kryengritësit. Furtuna u përplas mbi Gjon Kastriotin, i cili këtë herë u thye keq dhe u shtrëngua të bënte me Sulltanin një paqe me kondita shumë të rënda: të gjitha kështjellat e Gjon Kastriotit u pushtuan prej Turqvet. Ca prej tyre u prishnë; në disa të tjera, si në Krujë e në Sfetigrad, Turqit vunë garnizone ushtarake. Krahina e Dibrës kaloi nën sundimin e Turqve, që e lidhën me vilajetin e Kosovës. Pjesa tjetër e principatës fort e ngushtuar i mbet prapë Gjon Kastriotit, por ky detyrohej të paguante haraç më të rëndë dhe të shërbente n'ushtërinë turke bashkë me të bijtë kurdoherë që të thërritej. Për t'i shpëtuar furtunës, ati edhe djemtë u kthyen myslimanë, sa për dukje, dhe Gjoni vetë mori emrin Hamza.

Venetiku bëri paqe të veçantë me Sulltanin dhe i ruajti qytetet që kishte në Shqipëri. Por Gjon Kastrioti s'u ngrit dot më prej katastrofës së vitit 1430. Përmendet edhe një herë më 1438, kur ai bashkë me të bijtë kërkojnë të bëhen qytetarë të Venetikut. Sipas një dokumenti të datës 10 Korrik 1439, u bënë edhe qytetarë nderi të Republikës së Raguzës. Në këtë dokument, emri i Gjergj Kastriotit është shkruar dhe pastaj prishur me një vijë. Nga kjo kuptohet se Skënderbeu, n'atë kohë, kishte marrë famë n'ushtërinë turke dhe shikohej si armik i krishterimit. Gjon Kastrioti vdiq aty nga viti 1442, dhe mbeturitë e principatës së tij u pushtuan prej Turqvet.

Mbasi dërrmuan Gjon Kastriotin, më 1430, dhe e shkelën të tërë Epirin duke marrë edhe Janinën, më 1431, Turqit iu vunë me forcë organizimit të vendit sipas mënyrës së tyre. Krijuan një sanxhak të Shqipërisë, me qendër në Gjirokastër, i cili përmblidhte pothuajse të gjitha krahinat e shkelura, përveç disa malësive të veriut dhe qytetevet që ndodhëshin nën Venetikun. Vendosja e administratës turke, me regjistrimin e tokave dhe të popullsisë, me detyrimin e taksave dhe t'angarive, ishte një masë fort e rëndë për Shqiptarët, të cilët qenë mësuar të jetonin të lirë nër malet e tyre. Prandaj, si krerët ashtu edhe populli u gjetën të gatishëm për një kryengritje të përgjithshme.

Flamurin e kryengritjes, këtë radhë, e rroku Gjergj Araniti pasi u muar vesh me të tjerë krerë të pakënaqur si ai. Por shënjat e para të luftës i dha Andrea Thopia, i cili u ngrit me rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, në verën e vitit 1432, dhe theu një ushtëri turke në malet e Krrabës. Kryengritja u përhap deri në veri, ku Shqiptarët, nën kumandën e Nikollë Dukagjinit, sulmuan qytetin e Danjës. Kryengritësit iu ranë kudo garnizonevet turke dhe e spastruan vendin prej spahinjve të Sulltanit. Turqit dërguan fuqi të reja dhe e shtypën lëvizjen në veri dhe në Shqipërinë e Mesme. Por kur u ndeshën, në jugë, në qëndresën e Gjergj Aranitit, u thyen plotësisht. Atëhere Ali Bej Evrenozi, sanxhakbeu i Shqipërisë, u nis me një ushtëri të madhe për t'a shtypur kryengritjen e Aranitit dhe për t'a shtruar vendin me zjarr e me hekur. Ngado që kaloi kjo ushtëri, bëri dëme të mëdha. Por në male të Kurveleshit, ku e priste Gjergj Araniti, u bë një luftë e përgjakshme në të cilën Turqit u dërrmuan plotësisht. Në sulmet e tyre për të kapërcyer grykat e maleve, ata u shpartalluan dhe u copëtuan tërësej prej Shqiptarëvet. Ali Bej Evrenozi mezi mundi të tërhiqej me një pjesë të vogël t'ushtërisë së tij.

Kjo fitore e Gjergj Aranitit bëri bujë lartushtuëse n'Evropë dhe ngjalli shpresa të reja, sepse ishte e para herë që një ushtëri e madhe turke dërrmohej në një mënyrë t'atillë prej një ushtërie të krishtere. Papa Eugjeni IV, mbreti Alfons V i Napolit, Republika e Raguzës dhe perandori gjerman Sigismund i dërguan Aranitit letra përgëzimi dhe premtime për ndihmë.

Po n'atë vit, më 1433, Araniti korri një fitore të dytë kundër Turqve, dhe një fitore të tretë në vitin 1434. Kjo iu dha zemër edhe Shqiptarëve të krahinave të tjera. Rrethet e Gjirokastrës thirrën Depe Zenebishin, që ndodhej në Korfus, u ngritën dhe e qarkuan qytetin. Por garnizoni turk qëndroi deri sa arriti nga Thesalia, në mes të dimrit, Turhan Pasha me një ushtëri të madhe, i cili iu ra Shqiptarëvet prapa krahëvet. Të ndodhur befas midis dy zjarresh, Shqiptarët u thyen duke lënë përmbi njëmijë të vrarë. Depe Zenebishin e zunë rob Turqit edhe e varën.

Fuqi të reja turke erdhën nga Rumelia, nën kumandën e Sinan Pashës, për të shtypur kryengritjen shqiptare. Gjergj Araniti iu bëri ballë deri më 1435. Pastaj u thye, u tërhoq malevet dhe u shtrëngua të nënshtrohej si vasal i Sulltanit.

Më 1437, një tjetër kryengritje shpërtheu në rrethet e Beratit, e udhëhequr nga Theodhor Korona Muzaka, i cili e mori qytetin. Por një ushtëri e madhe turke arriti rishtaz nga Thesalia, nën kumandën e Turhan Pashës, dhe e rrethoi Beratin. Kjo ushtëri, pasi e rrahu me top fortesën disa muaj me radhë dhe s'mundi t'a merrte, iu lëshua Myzeqesë ku vrau e preu barbarisht sa deshi, dhe Turhan Pasha e nxori dufin duke ngritur një piramidë me koka të prera Shqiptarësh. Ata krerë të Myzeqesë që u zunë të gjallë, Turqit i vranë duke ua thyer kockat me çekan.

Siç shihet, të gjitha këto kryengritje u shtypën njëra pas tjetrës se nuk ishin të lidhura në një plan vepërimi të përbashkët, nuk bëhëshin në të njëjtën kohë dhe nën një kumandë të vetëme. Secili princ a kryetar luftonte veças në krahinën e tij, kur i mbushej mendja, dhe natyrisht ishte i dënuar që të shtypej. Kundër një perandorie ushtarake aq të fortë siç ishte Turqia, duhëshin bashkuar të gjitha fuqitë e kombit në një shtet të përqendruar dhe nën një kumandë. Mandej duhej ndërlidhur lufta e Shqiptarëvet me atë të popujve të tjerë që kishin të njëjtin armik. Këtë bashkim të forcavet shqiptare nën një kumandë të vetëme dhe në një shtet të përqendruar u mundua t'a bënte Skënderbeu, siç do t'a shohim më poshtë.

Spekulimet e biografëve të Skënderbeut


....

I vetmi portret i Skënderbeut që njohim është ai që gjendet në Muzeun e Firences, në Itali. Ka të ngjarë të jetë portret autentik dhe duhet të jetë bërë përpara vitit 1466, kur Skënderbeu vizitoi tregtarët e pasur Mediçi të Firences, që financuan kryqëzatën e tij. Sipas kësaj pikture, Skënderbeu nuk duhet të ketë qënë më pak se 65 vjeç, në mos më i moshuar.
Një person që e ka parë Skënderbeun kur ky vizitoi Romën më 1466 shkruan për të ?E homo molto de tempo passa li 60 anni?. Domethënë: ?Ai është mbi 60 vjeç. Në rast të kundërt i njëjti person do të kish thënëÓ ?Ai është rreth të gjashtëdhjetave? ose ?Ai është rreth të shtatëdhjetave?.
Më 1420, Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut lidhi një traktat tregtar me Republikën e Raguzës, të cilin e lidhi në emrin e vet dhe të katër djemve të tij si bashkësundimtarë. Kjo do të thotë që në atë kohë Skënderbeu duhet të ketë qënë rreth 20 vjeç, përndryshe nuk do të ishte bashkësundimtar i principatës së Kastriotëve, e cila shtrihej nga Prizreni në Sharfadaj, në detin Adriatik. Me këto arsyetime mund të arrijmë në përfundimin që Skënderbeu duhet të ketë lindur rreth vitit 1400 dhe ishte rreth 68 vjeç kur vdiq, më 1468.
Peng i Sulltanit
Sipas biografit të Skënderbeut, Marin Barletit, nga Shkodra, Gjon Kastrioti i dha si peng Sulltan Muratit II të katër djemtë e tij. Mirëpo nuk ka asnjë dokument të vërtetojë që Gjon Kastrioti ti ketë dhënë ndonjëherë Sulltanit të katër djemtë e tij në të njëjtën kohë. Ka dy dokumente, një i shkruar më 1410 dhe tjetri më 1428, ku thuhet që Gjon Kastrioti i jep si peng Sulltanit një nga djemtë e tij. Por, nga ana tjetër, ka dokumente të tjera, një i shkruar më 1420 dhe një tjetër më 1426, që vërtetojnë se të gjithë djemtë e Kastriotit kanë qënë në Shqipëri dhe jo në oborrin e Sulltan Muratit II.
Përveç kësaj, dokumentet e Raguzës të vitit 1430, të botuara në Illyrisch ?Albanische Forschungen e bëjnë përfundimisht të pamundur versionin që të katërt djemtë u morën si peng nga Sulltani. Po atë vit, kur shpërtheu lufta midis Venedikut dhe Turqisë, Gjon Kastrioti mori anën e Venedikut dhe i shpalli luftë Sulltan Muratit II. Kjo do të ishte e paimagjinueshme nëse të katër djemtë e tij do të ishin në oborrin e sulltanit si pengje. Kjo do të thoshte që të katër djemtë, pa dyshim, të gjenin vdekjen, por siç dihet, nuk ka prind që të rrezikojë në këtë mënyrë.
Nga ana tjetër, versioni i Barletit që tre nga djemtë e Gjon Kastriotit u helmuan nga Sulltani para vitit 1443, viti i kthimit të Skënderbeut në Krujë, bie në kundërshtim me dokumentet arkivore. Një dokument i manastirit serb të Hilandarit në malin Athos na thotë që Reposhi, djali i dytë i Gjon Kastriotit, vdiq si murg më 25 korrik 1431. Një dokument venecian na thotë që Stanisha, djali i madh i Kastriotit, ishte gjallë më 1445, pra dy vjet mbas kthimit të Skënderbeut në Krujë.
Nga këto dokumente del: së pari, që Gjon Kastrioti dërgonte herë pas here një nga djemtë bashkë me ushtarët shqiptarë për të ndihmuar sulltan Muratin II dhe që ky djalë kthehej në shtëpi në fund të çdo ekspedite; së dyti, që vetëm Kostandini, njëri nga djemtë e Gjon Kastriotit, u vra në një nga këto ekspedita turke përpara vitit 1443; së treti, që Skënderbeu u dha si peng kur ishte 30 vjeç, dhe jo 9 vjeç siç na thotë Barleti dhe kjo ndodhi vetëm mbas disfatës që pësoi Gjon Kastrioti më 1430; së katërti, që djali i Gjon Kastriotit, i cili përmendet në dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i sulltanit, mund të ketë qënë Stanisha, djali më i madh dhe i ati i Hamza Kastriotit.
Konvertimi në fenë islame
Versioni që Skënderbeu dhe i ati i tij u konvertua në islamizëm ka mundësi të jetë një tjetër mit i papranueshëm. Ka katër dokumente të viteve 1420, 1426, 1438 dhe 1439 ku Skënderbeu përmendet si i krishterë, me emrin e tij të krishterë, Gjergj.
Është e vërtet që në disa vepra letrare përmendet si mysliman, por nuk ka asnjë dokument arkivor të provojë që Skënderbeu vërtet u konvertua në fenë islame.
Për shembull, në disa burime letrare gjejmë që Skënderbeu u emërua nga sulltan Murati II si subash (guvernator ushtarak) i Krujës, si sanxhakbej i Dibrës më 1439 dhe më 1443 si pasardhës i babait të tij. Por kjo nuk do të thotë që Skënderbeu ose i ati i tij u konvertuan në fenë islame. Ata vetëm sa adaptuan një emër turk sa herë që ndihmonin sulltanin në ekspeditat e tij. Mirëpo ai emër turk nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Sot ne kemi shqiptarë të krishterë me emra muhamedanë. Por më tepër sulltani, si rregull, caktonte guvernatorë të krishterë në provincat e thella ku jetonin të krishterë. Për shembull, që në fillim të shekullit mund të përmendim guvernatorin e krishterë të Samos.
Si përfundim mund të themi që konvertimi i Skënderbeut në fenë slame duket të ketë qënë sa për emër dhe të jetë mbështetur mbi supozimin që, përderisa ai luftonte për turqit, duhet të kish qënë mysliman.
Shkolla ushtarake
Një tjetër legjendë e Barletit, që nuk duhet pranuar, është ajo që trajton arsimimin e Skënderbeut në Akademinë Ushtarake të Adrianopojës. Në këtë shkollë pranoheshin vetëm dhjetëvjeçarë dhe myslimanë të lindur ose të konvertuar. Skënderbeu ishte mbi 30 vjeç kur hyri në shërbim të sulltanit dhe përmëndet në dokumentet arkivore si i krishterë deri më 1439, domethënë katër vjet përpara se të kthehej në Krujë. Kjo do të thotë që ai nuk mund të kishte studiuar në Shkollën Ushtarake të Adrianopojës
Katolik apo ortodoks?
As që mund të dyshohet që Skënderbeu ishte katolik. Papët, duke folur për Skënderbeun me fjalët më të zjarrta, e quajtën atë ?mbrojtës të krishtërimit? (Athleta Christi). Shih letrat e Papë Eugjenit IV, 1431-1447, Papë Nikolla V, 1447-1455; Papë Kalikisti II, 1455-1458; Papë Piu II, 1458-1464; Papë Pavli II. 1464-1471. Çështja shtrohet nëse ishte i ritit latin apo i ritit bizantin. Ka shumë të ngjarë të ketë qenë i këtij të fundit.
Për shembull, një dokument i Venedikut i 17 gushtit 1428, na thotë që përfaqësuesi i Gjon Kastriotit, at Dhimitri, i paraqiti Senatit një kërkesë në greqisht, kjo tregon që ai është më tepër ortodoks oriental sesa katolik i Romës. Edhe përfaqësuesi i Skënderbeut, peshkop Stefani i Krujës, kur nënshkroi një traktat me Alfonsin e Pestë më 1451 e shkroi emrin e tij në greqisht. Një vit më vonë, at Elia, kapedan i trupave ushtarake napolitane në Krujë, kryeqytet i Skënderbeut, i bëri një kërkesë Oborrit të Napolit ti dërgonin një dhjak që ta ndihmonte në shërbesat e tij, sepse në Krujë nuk kishte asnjë diakon që mund të lexonte latinisht. Kjo do të thotë që, si Gjon Kastrioti dhe Skënderbeu ishin katolikë të ritit bizantin.
S?ka asgjë për tu çuditur që këta princa të Shqipërisë, ortodoksë orientalë, i qëndruan besnikë Papës së Romës. Në fakt, Shqipëria ka qënë nën juridiksionin e Papës së Romës deri më 730 p.e.s, kur Leoni i Tretë e shkëputi nga Papa i Romës dhe ia dha patrikut të Kostandinopojës. Mirëpo dekreti i Leonit të Tretë nuk i bëri shqiptarët ortodoksë orientalë. Shqipëria mbeti besnike e Papës së Romës derisa u pushtua nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut.
Përveç kësaj, nuk duhet harruar që ndarja e Kishës së Romës dhe e Kishës së Kostandinopojës në të vërtetë nuk u bë zyrtarisht. Kjo ndarje u bë në fakt vetëm mbas pushtimit të Kostandinopojës, kur Muhameti II i dha fund çdo kontakti midis dy kishave. Këtu nuk duhet harruar, së pari, që katër vite përpara rënies së Kostandinopojës, këshilli ekumenikal i Firences, më 1449, pothuajse njëzëri (me përjashtim të Markut të Efesit që e kundërshtoi), ripohoi bashkimin e dy kishave, dhe së dyti, që perandori i fundit i Kostandinopojës, Kostandini XIII, vdiq si hero i lidhur me Papën e Romës. Kështu, ishte e natyrshme që edhe princat e tjerë ortodoksë si Skëndërbeu dhe i ati i tij të lidheshin me Romën dhe të ishin nën juridiksionin e Papës.
Biemi
Dy dijetarë të shquar gjermanë, Kurt Ohli dhe Franc Babinger kanë pohuar se Historia e Skënderbeut e Antivarionos (Antivariono ?Historia Scanderbegi? Venecie 1430), që përmëndet nga Xhiamaria Biemi i shek. XVIII, është një shtrembërim letrar. Mirëpo ka prova të brëndshme që tregojnë se historia e Antivarinos nuk është shpikje e Biemit. Ky mendim mbështetet në këto arsyetim: Gjergj Arianiti, i vjehrri i Skënderbeut, përmëndet vazhdimisht nga Antivarioni si ?Princ i Kaninës?, titull ky, që nuk njihet te Barleti. Ky titull është konfirmuar në një traktat të nënshkruar nga mbreti Alfons i Pestë i Napolit dhe Gjergj Arianitit në kalanë e Gaetës, më 7 korrik 1451. Në këtë traktat, mbreti Alfons i premton Gjergj Arianitit t?i japë Vlorën dhe Kaninën kur ky t?i merrte këto nga duart e turqve. Biemi nuk kishte dijeni për këtë traktat, sepse u zbulua aty nga fillimi i shek.XX (shih: Spomenik XCV, 74, Botim i posaçëm i Akademisë Mbretërore serbe mbi Gjergj Kastriotin Skënderbeun ? nga dr.Jovan Radoviç, Beograd, 1942, f.28). Në dasmën e Mamicës, motrës më të vogël të Skëndërbeut, më 26 janar 1445, në qytetin e Muzakisë u zhvillua një ndeshje me armë midis dy princave shqiptarë, Lek Zaharisë dhe Lek Dukagjinit për shkak të princeshës Irenë Dushmani e Zadrimës. Disa qindra njerëz u vranë dhe dasmorët u shpërndanë nga të katër anët. Këtë ndeshje e përmend vetëm njëri nga biografët e Skënderbeut, Antivarino. Kjo ndeshje vërtetohet edhe nga fakti që disa muaj më vonë Lek Zaharia vritet nga Lek Dukagjini. Dy djemtë e Gjergj Arianitit nuk pranuan të shoqëronin motrën e tyre në dasmën e saj me Skënderbeun në Krujë, më 1451. I vetmi biograf i Skënderbeut që e përmend këtë fakt është Antivarino. Ata ishin inatosur për pajën e madhe që i ati Gjergj Arianiti, i kishte dhënë motrës së tyre. Kjo armiqësi midis djemve të Arianitit dhe Skënderbeut vërtetohet edhe me një dokument venecian i 3 shtatorit 1463 (shih: Ljubich Listine, vëll.X, f.269-270).
Më 1451 Vrana Konti e mbrojti heroikisht Krujën dhe si shpërblim të kësaj Skënderbeu i dha feudin e Bullgarisë. Përsëri Antivarino është i vetmi nga biografët e Skënderbeut që na e jep emrin e këtij feudi. Me ?feud të Bullgarisë? kuptohet një grup fshatrash në principatën e Skënderbeut, ku flitej bullgarisht. (shih: Archiv za Arbansku Starinu, Kniga II, Sr.2, Beograd, 1924, f.241).
Më 1452 u përpoqën të vrasin Skënderbeun. Dhe përsëri i vetmi biograf i Skënderbeut që e përmend këtë është Antivarino. Dokumentet veneciane vërtetojnë që Republika e Venedikut u përpoq të gjente një njeri që të vriste Skënderbeun, duke e shpërblyer me një pension të përjetshëm. (shih: ljubich Listine, vëll.IX, faqet 268 -269. Dokument i datës 4 maj 1448).
Më 1456, Gjergj Balsha, nip i Skënderbeut, u shiti turqve kalanë e Modricës, të cilën ai si komandant i saj ishte zotuar ta mbronte kundër turqve. Kjo shitje vërtetohet në gjenealogjinë e Gjin Muzakës, botuar nga karl Hopf në veprën e tij Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873.
Nga të gjithë bibliografët e Skënderbeut, vetëm Antivarino na jep emrat dhe datat e dy betejave më të rëndësishme të Skënderbeut, atë të Torviollit më 29 qershor 1444 dhe betejën e Albulenës, më 2 shtator 1457. Antivarino është gjithashtu i vetmi që përshkruan pushtimin e Beratit nga turqit dhe ekzekutimin nga turqit të princit Teodor Korona. Përshkrimi i betejës së Torviollit është aq i gjallë, sikur të jetë shkruar nga një njeri që ka qenë i pranishëm në atë betejë. Antivarino përshkruan gjithashtu Hamza kastriotin në atë mënyrë sikur ta kishte njohur personalisht. Ka disa prova të tjera të brendshme që më bëjnë të besoj se ?Historia e Skënderbeut?, e Antivarinos kurrsesi nuk mund të jetë shtrembërim letrar. Kjo vepër është një nga dokumentet më të rëndësishme, në mos më i rëndësishmi, që trajton biografinë e Skënderbeut. Prandaj për ta vërtetuar këtë unë citova dokumentet arkivore. Dokumente që vërtetojnë të dhëna të tjera të paraqitura në këtë studim mund të gjenden në veprën time ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? (Peshkop Fan S. Noli, ?George Castrioti Scanderbeg?. International Universites Press. New York, N.Y.1947).
Përfundim
Skënderbeu jetoi në shek.XV. Ne jetojmë në shek.XX. Ç?përfaqëson për ne Skënderbeu, sot mbas pesë shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij pesëqind vjet më parë ishte pikërisht i njëjti problem që kishim edhe ne në Rilindjen Shqiptare: Davidi i rreckosur, me një hobe në dorë, që lufton kundër Goliathit të armatosur gjer në dhëmbë. Ai fitoi, edhe ne fituam. Shqipërinë e çliruam me gjithë pengesat e mëdha që ndeshëm.
Më 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skënderbeut në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë Shqiptare. Skënderbeu ishte frymëzuesi ynë gjatë atyre viteve të para e të mundimshme që shoqëruan lindjen e Shqipërisë. Skënderbeu frymëzoi poetët, historianët, skulptorët tanë. Ai po na frymëzon edhe sot e kësaj ditë. Ndonëjherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...