Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/25

Gjendja psikologjike e fëmijës që nuk i njeh prindërit e tij




Për shkak të ndryshimeve të shumta morale dhe sociale vitet e fundit është rritur në masë fenomeni i fëmijëve të cilëve nuk u dihen prindërit. Janë pikërisht ato fëmijë të cilët kanë ardhur në jetë nga marrëdhëniet jashtëmartesore.

Fëmija i zakonshëm pritet me gaz e hare, rrethohet gjithandej me përkujdesjen e nënës, ndjen ngrohtësinë e prehrit të saj, ndjen përkëdheljen e dorës së babait. Ai rritet në një ambient plot dashuri, zhvillohet dhe fillon të identifikohet me rrethin familjar me të cilin ndjehet edhe krenar. Sakaq, në krahun tjetër kemi një fëmijë të lindur nga prindër që nuk i njihen, pritet me dëshpërim dhe hidhërim, madje ndonjëherë refuzohet. Kur rritet ai ndjen se është pa identitet dhe përkatësi. Në vazhdim do të cekim efektet psikologjike të këtij fëmije:

Periudha e shtatzënisë

Kur nëna e kupton se është shtatzënë nga marrëdhëniet jashtëmartesore ajo përfshihet nga një stres i thellë për shkak të kësaj shtatzënie. Shumë nëna tentojnë ti japin fund kësaj shtatzënie për të mënjanuar problemet dhe pasojat e saj. Shkencërisht është vërtetuar se emocione të tilla si stresi, paniku, dëshpërimi dhe çdo lloj emocioni tjetër i transmetohen embrionit nëpërmjet lëndëve kimike që gjenden në gjakun e nënës. Që këtu fillon të rritet emocioni i stresit dhe tensionit tek embrioni ngase nëna e tij i përjeton këto emocione.

Ndjenjën e refuzimit tek embrioni e shohim të konkretizuar pas lindjes së tij. Tek tiparet dhe cilësitë pasi gjatë jetës ai është më nervoz në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Veç kësaj, duhet të dimë se embrioni influencohet si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht nga orvatjet për abortim që bëhen për ti dhënë fund shtatzënisë. Këto orvatje lënë gjurmë të thella të cilat koha mund të mos i fshijë.

Pas lindjes

Kjo foshnje zakonisht pritet ftohtë derisa bëhen edhe përpjekje për ta eliminuar fizikisht duke e vrarë ose duke e lënë në rrugë. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, nëna dhe familja e foshnjës ndihen në hall të madh nga prania e tij pa baba për shkak të opinionit. Kjo pasqyrohet qartë tek injorimi, neglizhenca dhe emocionet negative që manifestohen ndaj këtij fëmije. Këto mund të bëhen direkt ose indirekt por në fund të fundit mbërrijnë tek fëmija. Ato e lëndojnë edhe në forma të ndryshme dhe bëjnë të ndihet i padëshiruar. Që këtu, lind tek fëmija agresiviteti ndaj atyre që e refuzojnë, e lënë pas dore dhe duan ta heqin qafe.

Ditët që pasojnë lindjen e fëmijës janë konfliktuale dhe hutuese për shkak se lipset dëshmia e lindjes dhe regjistrimi i tij në gjendjen civile. Nëna dhe familja e tij përjetojnë një krizë të rëndë, sidomos nëse babai biologjik i fëmijës refuzon ta njohë dhe të mbajë përgjegjësitë. Çështja mund të përfundojë dhe në gjykatë, madje dhe në faqet e gazetave dhe kanalet televizive, siç ka ndodhur në shumë raste. E në këtë rast, skandali i kësaj nëne merr përmasa të pallogaritshme. Ajo damkoset për çështje morali dhe bëhet objekt bisedash.

Stadi i fëmijërisë

Një fëmijë i tillë nuk e ka fatin e një jete normale. Nëna e tij ndjehet e trishtuar dhe e përvuajtur për shkak se i ati e ka mohuar fëmijën e tij. Ajo ose rend nëpër gjykata për të vërtetuar të atin biologjik ose i nënshtrohet dhe serviloset babait të foshnjës që ta pranojë. Në të dy rastet ajo përballet me një damkë sociale dhe morale që nuk është aspak më e lehtë se ajo me të cilën përballet vetë fëmija. Meqë nëna është prehri i vetëm i këtij fëmije është normale që gjendja e saj psikologjike të reflektohet dhe tek fëmija e saj. Ai e ndjen peshën e damkës së dhimbshme sociale, refuzuese dhe dyshuese sa edhe e nëna.

Kur fëmija rritet ai ndjen se është i ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tjerë. Ata i shohin shokët teksa përqafohen me etërit, tek i dërgojnë në shkollë apo i marrin që andej. Mandej i shoqërojnë për në shtëpi, pasi tu kenë blerë ndonjë dhuratë, dalin me ta shëtitje dhe i mbrojnë nga rreziqet. Sakaq, ky fëmijë nuk ka tjetër veçse një nënë të mjerë, të trishtuar, të dobët, zemërthyer, të braktisur dhe të vetmuar.

Stadi i adoleshencës

Kriza thellohet gjatë stadit të adoleshencës, kur adoleshenti kupton se i përket një babai biologjik të panjohur. Aq më tepër, që çdo adoleshent kalon një krizë identiteti. E nëse një adoleshent normal e kalon këtë krizë me disa vështirësi, adoleshenti me prind të panjohur e përjeton thellësisht me vuajtje të rënda këtë stad. Kjo, pasi origjina e identitetit personal dhe familjar nuk ekziston, pasi nuk e njeh të atin dhe për rrjedhojë nuk ka me kë të identifikohet. Sakaq, ai i sheh bashkëmoshatarët e tij që identifikohen me etërit e tyre dhe krenohen me familjet. Ndërkohë që ky ndjen se i hapet toka nën këmbë, se nuk ka tokë të fortë e cila ta mbajë. Ai i ngjan një ngrehine pa themele.
Identiteti është një kërkesë themeltare për njeriun. Kur ai është i paqartë, i çrregullt dhe i shpërfytyruar, e bën konstruktin psikologjik të ligsht dhe të deformuar. Por problemi i fëmijës apo adoleshentit që nuk i dihet prindi nuk ka të bëjë vetëm me prindin që nuk e njeh. Ai ka probleme dhe me të ëmën e tij, e cila e lindi nga një marrëdhënie e gabuar dhe aspak normale. Me këtë rast, ai ka ndjenja kontradiktore karshi nënës. Nga njëra anë, ajo është burimi i gjysmës së identitetit, ashtu siç është burim i përkujdesjes nëse ekziston kjo e fundit.

Por nga ana tjetër ajo është burimi i damkës sociale dhe shkaku i mos respektit që ai ka për të ëmën. Emocionet e tij janë një përzierje mes dashurisë dhe urrejtjes, zemëratës dhe përbuzjes, kritikës dhe protestës. Këto emocione dhe ndjenja kontradiktore nuk hasen vetëm tek fëmija ndaj nënës, por edhe tek nëna ndaj fëmijës. Me gjithë dashurinë e natyrshme të nënës, hasim edhe emocione refuzuese të saj për telashin në të cilin e ka futur ky fëmijë. Ajo, e pohon këtë gabim natë e ditë dhe para gjithë njerëzve sikur fëmija të përfaqësonte një pjesë të madhe të atit. Të atij i cili e shfrytëzoi, mori atë që deshi dhe në fund e braktisi duke e lënë të përballet e vetme me këtë problem. Mbështetja e saj e vetme mbesin materialet ligjore, të cilat nuk e mbrojnë aspak në këtë botë dhe nuk i bëjnë dobi në botën tjetër. Veç të tjerave, ky fëmijë mund të bëhet pengesë dhe për martesën e së ëmës duke u bërë barrierë në rrugën e jetës së saj.

Sipas studimeve dhe hulumtimeve rreth fëmijëve të cilëve nuk u dihen prindërit tek ata kemi çrregullime emocionale dhe në sjellje. Ata janë agresiv, vjedhin, kanë vështirësi në të nxënë etj... Këto çrregullime kanë burim sa gjenetik aq dhe të fituar. Lidhur me burimin gjenetik, ai i referohet zhvillimit biologjik të fëmijës. Është vërtetuar se femrat që kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore kanë një koeficient inteligjence më të ulët, ku koeficienti i tyre është 83% – 96%. Ndërsa koeficienti mesatar është 90% – 110%. Pra, në përgjithësi këto femra nuk janë shumë inteligjente.

Lidhur me burimin e fituar është zbuluar se shtatzënia nga marrëdhëniet jashtëmartesore, lidhet shumë me problemet patologjike të personalitetit të gruas. Këto probleme mund të transmetohen dhe tek fëmija, siç janë euforia, rriskimi, luhatja emocionale, mos vlerësimi i pasojave etj... Ambienti psikologjik ku rritet një fëmijë i tillë që nga fillimi i shtatzënisë, gjithmonë lë pasoja negative në sjellje.

Pyetja problematike që shtrohet këtu është: Kur dhe si duhet njohur fëmija lidhur me prindin e tij?
Përgjigja varet nga shumë faktorë dhe për çdo rast lipset një skenar që i përshtatet. Megjithatë, përvoja ka treguar se është më mirë që fëmijës ti tregohet nga mosha dy deri katër vjeçare, në atë formë që ta perceptojë mendja e tij e vogël. Atij mund ti thuhet që babi ka vajtur diku larg dhe se ata që kujdesen për të e duan dhe nuk do e braktisin kurrë. Kjo bëhet me qëllim që fëmija mos e mësojë të vërtetën në ambientit familjar, gjë e cila e bën të kuptojë se kujdestarët e tij ia kanë fshehur të vërtetën. Nga ana tjetër, nuk është aspak e dobishme që fëmijës ti tregohen detaje të problemit, pasi kështu do e urrejë të atin biologjik, i cili e paska mashtruar nënën e tij dhe në fund e ka braktisur. Por mund ta shohë me shpërfillje edhe të ëmën. Gjithashtu, është e rëndësishme të mos i thuren histori iluzionare, por thjesht ti thuhet se i ati ka ndërmarrë një udhëtim të largët dhe mund të mos kthehet fare.

Disa familje e shtyjnë këtë informacion deri në moshën shtatë apo tetë vjeçare të fëmijës, me qëllim që fëmija ta perceptojë sa më drejt çështjen. Ka familje të tjera të cilat e shtyjnë deri në moshën e adoleshencës dhe kur fiton aftësitë për pavarësi dhe për tu mbështetur në forcat e tij. E megjithatë, në të gjitha rastet, duhet të përballemi me pasojat që vijnë kur fëmija mëson të vërtetën. Ai duhet mbështetur psikologjikisht derisa ta kalojë këtë sfidë.

Lidhur me mbiemrin e këtij fëmije, ndonjëherë mjaftohet duke i dhënë një mbiemër të papërcaktuar, të cilin e zgjedh e ëma si të dojë. Ndonjëherë i jepet mbiemri i nënës, duke respektuar meseletë e ligjit përkatës, të cilat kanë të bëjnë me birësimin, trashëgiminë etj...

Nëna e fëmijës të cilin e ka refuzuar i ati, ka nevojë për përkujdes dhe mbështetje psikologjike dhe sociale, me qëllim që ta ketë më të lehtë përkujdesin ndaj fëmijës në formë normale.
Fëmijës i lipset dikush që mund të luajë rolin e babait alternativ, ku në këtë rast mund të jetë gjyshi, daja apo ndonjë nga të afërmit e tjerë, të cilët mund ti ofrojnë modelin e babait. Ai është një model i domosdoshëm nga aspekti psikologjik dhe edukativ. Mungesa e tij shkakton çrregullime në strukturën psikologjike të fëmijës.

Nuk duhet të harrojmë se ky fëmijë ka ardhur në jetë pa bërë ndonjë mëkat. Prandaj, ai ka të drejtën të ketë një jetë sa më normale si gjithë fëmijët e tjerë. Ai gëzon të drejtën e përkujdesit dhe krijimin e kushteve për tu rritur sa më normal, me gjithë rrethanat negative lidhur me lindjen dhe rritjen e tij. Ne si shoqëri, duhet ta nderojmë dhe respektojmë si njeri. Ne duhet ta ndihmojmë në forcimin e identitetit të tronditur dhe të thyer. Ai s’ka përse të jetë përgjegjës për një faj që nuk e ka bërë. Zoti në Kuran thotë se askush nuk ka përse të paguajë për fajet e tjetrit.


Perktheu: Elmaz Fida

"Pranvera, ndryshime ne sjelle deri ne vendime ekstreme"

Sonila Isaku

Kushtet e veshtira ekonomike, sociale, por edhe problemet familjare, jane shkaktaret kryesore qe cojne nje pjese te madhe te personave ne vetevrasje. Por, pervec ketyre edhe ndryshimet klimaterike dhe ardhja e pranveres eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne marrjen e vendimeve te gabuara, te cilat shume here jane fatale. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", psikologu i njohur Edmond Dragoti shpjegon fenomenin, i cili po merr permasa te jashtezakonshme.

Z. Dragoti kohet e fundit numri i rasteve te vetevrasjeve eshte rritur ndjeshem. Cilet jane faktoret qe ndikojne?

Faktoret, te cilet ndikojne ne marrjen e vendimeve, te cilat shume here jane me pasoja te renda per jeten apo qe cojne deri ne humbjen e saj jane te shumte. Nder faktoret kryesore jane varferia, e cila ne te shumten e rasteve detyron kryefamiljaret per marrjen e vendimeve ekstreme. Por edhe problemet sociale jane shume here shkaktare te vetevrasjeve, te cilat kryesisht ndodhin te femrat, por nuk mbetet pas edhe te meshkujt. Por ajo qe vihet re kohet e fundit eshte edhe rritja e vetevrasjeve te femijeve, te cilet nuk mund te perballojne keto situata te veshtira ne familje dhe marrin vendime ekstreme.

Meqenese jemi te femijet, gjate kesaj periudhe vihet re nje rritje e numrit te vetevrasjeve tek ta. A ndikon ndryshim i klimes ne gjendjen e tyre?

Periudha e veres eshte nje stine kur organizmi i njeriut peson ndryshime te shpejta. Ne kete kohe vihen ne funksion qelizat nervore, qarkullimi i gjakut dhe ndryshimet hormonale per shkak te ndryshimet te temperaturave dhe nderrimit te stines. Por kjo eshte me e theksuar te moshat e reja, sidomos te femijet dhe adoleshentet, te cilet pesojne ndryshime te menjehershme fiziologjike qe ndikojne drejtpersedrejti ne sjelljen e tyre.

Cilet persona jane me te rrezikuar?

Keto ndryshime ne kete periudhe kohore jane te te gjithe, por individet qe kane raporte emocionale me te larta marrin edhe vendime te padrejta, te cilat u lene pasoja per gjithe jeten e tyre. Nderkohe qe ka edhe nga ata qe marrin vendime ekstreme, te cilat i cojne deri ne pasoja fatale, ne vdekje. Ndaj nje kujdes i vecante duhet te femijet dhe sidomos adoleshentet, te cilet kane nje funksion te larte hormonal seksual, apo edhe te ndryshimeve fiziologjike qe sjellin qendrime te ndryshme te te kuptuarit.

Cfare duhet bere me keta persona dhe cila eshte keshilla qe duhet te ndjekin?

Prinderit apo mesuesit duhet te kene nje informacion te gjere per zhvillimet fiziologjike per te kuptuar edhe sjelljet e femijeve. Cdo ndryshim fiziologjik shoqerohet me nje sjelle te re, e cila duhet te kuptohet sa me mire nga prinderit dhe te percohet "mesazhi" qe ata duan te thone. Ndersa vete te rinjte, por edhe personat e tjere, situatat e veshtira nuk duhet qe t'i perjetojne me emocione te forta, por t'i shohin me gjakftohtesi, nderkohe qe asistenca e psikologeve sociale do te ishte e rendesishme.





Shkaqet e vetevrasjes

Problemet e renda sociale dhe ekonomike ne familjet shqiptare jane faktoret kryesore qe ndikojne ne marrjen e vendimeve te gabuara per jeten e gjithsecilit. Sipas psikologeve me te rrezikuar ne keto raste jane kryefamiljaret dhe te rinjte te cilet nuk arrijne t'i suportojne keto situata.



Ndryshimet klimaterike

Ardhja e pranveres dhe ndryshimi i stines eshte nje nga faktoret qe ndikon drejtpersedrejti ne ndryshimet fiziologjike te te rinjve dhe adoleshenteve. Keto ndryshime hormonale sjellin ndryshimin e te kuptuarit dhe qendrimet, sidomos tek adoleshentet, te cilet marrin vendime te padrejta.

Mungesa e prindërve mbjell tek fëmija ndjenjën e fajit

Nga Flori Bruqi


Nuk është aspak e mjaftueshme, që prindërit dhe fëmijët të jenë nën të njëjtën çati, por ajo që kërkohet është nevoja e pjesëmarrjes dhe ndërveprimit prind-fëmijë në çdo gjë. Në jetën e fëmijëve kërkohet një prezencë e fuqishme e prindërve. E kundërta e kësaj është shkaku i parë i krejt ose i pjesës dërrmuese të problemeve dhe ndërlikimeve shpirtërore, që prekin fëmijët në vegjëli dhe që më pas mbesin tek ata përgjatë gjithë jetës.


Prania e prindërve në jetën e fëmijëve duhet të jetë e fuqishme, me qëllim që të mos formohet asnjë ndërlikim, që cungon personalitetin e tyre. Kjo prezencë, siç e cekëm, nuk presupozon vetëm jetesën në të njëjtën shtëpi, apo thënë ndryshe nën të njëjtën çati, por e tejkalon këtë në kufij shumë më të gjerë sesa thjesht prezenca fiziologjike.

Disa mendojnë, se rutina familjare e fëmijës është bezdisëse dhe e papranueshme, por shkencëtarët brazilianë të shkencave shoqërore theksojnë, se monotonia e shëndoshë, apo prania e një sistemi, që organizon lidhjet midis prindërve dhe fëmijëve, i bën fëmijët të ndjehen të sigurt dhe largon prej tyre hijen e mungesës së njërit ose tjetrit prind, apo të të dyve bashkë. Shkencëtarët në fjalë theksojnë, se mungesa e kësaj monotonie për arsye të jashtme, që dalin nga sfera e dëshirës, sikurse për shembull vdekja e njërit prej dy prindërve ose divorci i tyre, destabilizon personalitetin e fëmijëve dhe i fut ata në tunelin e humbjes dhe zbrazëtirës emocionale. Studimi i këtyre shkencëtarëve thotë gjithashtu, se problemet që ndërlikojnë personalitetin e fëmijëve, fillojnë me mungesën e njërit prej dy prindërve, ose të të dyve.

Ky është edhe shkaku - sipas tyre - pse jetimët i gjejmë në një gradë tepër shqetësuese, madje ndodh edhe që ata të rrëshqasin në botën e dhunës, krimit dhe narkotinës, si pasojë e mungesës së kujdesit, këshillës dhe orientimit të shëndoshë.

Studimi në fjalë shton, se ajo çfarë synon ky studim me “monotoninë familjare”, është ndjesia tek fëmijët, se ata kanë dikë, që i mbështet ata, i këshillon dhe interesohet për ta në çështjet e tyre ku ata kanë nevojë, një person që është gjithmonë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Mungesa e prindërve ndërhyn drejtpërdrejt në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve cungon fantazinë e fëmijëve kundrejt marrëdhënieve shoqërore. Personi që nuk e mëson nga prindërit mënyrën e ndërtimit të lidhjeve shoqërore, do ketë tendenca egoiste, jeton i vetmuar dhe mbyllet në vetvete. Mungesa e prindërve shkakton tek fëmijët mungesën e një vizioni të natyrshëm mbi gjërat dhe prej këtu çdo pikëpyetje rreth jetës shndërrohet në rrugën e fëmijës në një gogol, që do ta përpijë atë. Kjo bën që fëmijët t’u bëjnë një komentim të çoroditur dhe të përzier me ndjesinë e frikës prej të panjohurës, gjërave që e rrethojnë, pasi vetë mungesa e prindërve është në vetvete e panjohura më e madhe për njeriun, që ka nevojë të natyrshme për praninë e të tjerëve, sidomos prindërve.

Gjithashtu, studimi në fjalë thotë, se mungesa e prindërve mbjell tek fëmija ndjenjën e fajit dhe fëmijët mendojnë, se ata vetë janë shkaku për mungesën e prindërve dhe se ata nuk e meritojnë të jenë si fëmijët e tjerë, që rriten në prehrin e prindërve të tyre dhe ndihen emocionalisht të stabilizuar.

Studimi shton, se mosprania e fuqishme e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron formimin në perspektivë të personalitetit të fëmijës. Shenjat e kësaj mund të gjenden të shpalosura tek dobësia e personalitetit dhe ndjesia e frikës, që dominon ecejakun e fëmijëve në periudha afatgjata.

Mungesa e prindërve përsa i përket fëmijëve të vegjël:

Përsa i përket fëmijëve të vegjël, mungesa e prindërve konsiderohet si mungesa absolutisht më e rrezikshme, sepse fëmija i vogël ka një nevojë të domosdoshme për praninë e fuqishme të prindërve. Fëmija i vogël është i kufizuar në të menduar dhe në fuqitë që disponon. Ai e bazon fuqinë e tij tek prania e prindërve në jetën e tij dhe po kështu edhe metodën e të arsyetuarit. Në këtë periudhë tek fëmija spikat nevoja për përkujdes shëndetësor dhe arsimor, ndërsa mosprania e dikujt përbën shkatërrim real për botën emocionale të fëmijës si dhe e fut atë në çoroditje, kotësi e deri në destabilizim të plotë. Kjo ndodh, sepse në këtë rast është rruga ajo, që shndërrohet në mësuesin e fëmijës dhe siç është vërtetuar, ajo do t’ia mësojë fëmijës të gjitha gjërat në një formë të gabuar.

Mungesa e prindërve për sa i përket fëmijëve adoleshentë:

Adoleshenti është gjithashtu shumë i nevojshëm për praninë e fuqishme të prindërve në jetën e tij, përsa i përket orientimit të jetës së tij në një formë të saktë, si dhe vargut të këshillimit të tij, ndihmesës së tij për të ndërtuar të ardhmen e vet dhe mbështetjen e tij në zbulimin e pasioneve, që për të përbëjnë burimin e furnizimit dhe jetesës. Stabiliteti i sjelljes është nevoja më e rëndësishme në jetën e adoleshentit, në orientimin e sjelljeve të adoleshentit, standardizimin dhe organizimin e lidhjeve të tij me të tjerët. Askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë për fëmijët më mirë se prindërit. Studimi thotë gjithashtu, se mosprania e prindërve në jetën e adoleshentit është një nga shkaqet më të rëndësishme të problemeve shoqërore. Adoleshenti i destabilizuar dhe i pa orientuar prej prindërve, padyshim që do bëhet shkak në përhapjen e shumë dukurive negative shoqërore.

Prania e prindërve nuk do të thotë vetëm që ata të jetojnë me fëmijët.

Në fund, studimi ka theksuar, se prania e prindërve në jetën e fëmijëve, nuk nënkupton thjesht të jetuarit e tyre me ta, por ajo përbën ndërveprimin dhe pjesëmarrjen. Ndërveprimi dhe pjesëmarrja nga afër në jetën e fëmijës, zhvillon tek ai shumë prej gjërave pozitive dhe i mëson atij standardet e lidhjeve shoqërore. Prej këtu, del si detyrë për prindërit, të bëhen pjesë e fëmijës përmes lojës me ta dhe dhënies së vërejtjeve pozitive kundrejt lojrave, që fëmija preferon. Pjesëmarrja e prindit në lojën e fëmijës duhet bërë herë pas here, në mënyrë që fëmija të ndjejë, se që po bën nuk është një gjë e pazakontë. Largësia dhe distancimi emocional i prindërve prej fëmijëve konsiderohet një tjetër faktor i fuqishëm, që u jep atyre ndjesinë, se ata janë persona të padëshiruar në këtë jetë, ndaj dhe diçka e tillë shndërrohet në ndjesi turpi, që përbën një pikë negative në jetën e tyre.

Studimi thekson gjithashtu, se studimet e kryera tek adoleshentët mbi turpin kanë nxjerrë në dritë, se një nga shkaqet kryesore për turpin negativ tek ta, është mungesa e pjesëmarrjes së prindërve në jetën e fëmijëve të tyre.


Ndikimi i marrëdhënieve nënë – baba në rezultatet e fëmijëve


Një sociolog i njohur, Dr. David Popenoe thotë: “Baballarët janë më shumë se thjesht ‘I rrituri i dytë’ në shtëpi”, ai vazhdon: “Baballarët bashkëpunues sjellin përfitime pozitive tek fëmijët e tyre më shumë se çdo person tjetër”. Ata ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Ndikimi i marrëdhënieve nënë – baba në rezultatet e fëmijëve

Një ndër ndikimet më të rëndësishme që babai mund të ketë tek fëmijët tij është ajo indirekte, baballarët ndikojnë nëpërmjet marrëdhënieve me nënën e fëmijëve. Një baba që ka një marrëdhënie të mirë me nënën e fëmijëve të tij është më i prirur të jetë bashkëpunues dhe të shpenzoj kohë me fëmijët e tij. Po ashtu të ketë fëmijë që janë psikologjikisht dhe emocionalisht të shëndetshëm.

Ndërkohë, një nënë e cila ndihet e vlerësuar nga babai i fëmijëve të saj dhe gëzon një status të lumtur ka më shumë gjasa të jetë një nënë më e mirë. Në të vërtetë, cilësia e marrëdhënieve ndikon në sjelljen e të dy prindërve. Ata janë më të përgjegjshëm, më të dashur, dhe më të afrueshëm me foshnjat e tyre; më të vetëkontrolluar kur kanë të bëjnë me fëmijë ngacmues; dhe më të afërt me adoleshentët që kanë nevojë për këshilla dhe mbështetje emocionale.

Një ndër ndikimet më të rëndësishme të një marrëdhënieje pozitive midis nënës dhe babait, është sjellja që modelohet tek fëmijët. Baballarët që e trajtojnë nënën e fëmijëve të tyre me respekt dhe i zgjidhin konfliktet në mënyrën e duhur dhe me pjekuri, ka më shumë gjasa që të kenë djem që kuptojnë se si duhen trajtuar femrat. Vajzat që kanë një baba bashkëpunues dhe respektues kuptojnë se si duhet të trajtohen nga meshkujt e tjerë. Ato kanë më pak gjasa të përfshihen në marrëdhënie të dhunshme dhe jo të shëndetshme.

Studimet kanë treguar se burrat që shfaqin agresivitet, përbuzje ose kundërshtojnë gratë e tyre mundësia është më e madhe që të kenë fëmijë ankthioz, të tërhequr ose antisocial.

Ndikimi i baballarëve në aftësitë dhe arritjet akademike të fëmijës

Fëmijët me baba bashkëpunues dhe përkujdesës kanë rezultate më të larta në mësime. Një sërë studimesh tregojnë se baballarët bashkëpunues, të edukuar dhe hokatar me foshnjat, kanë fëmijë me KI të lartë apo shumë të zgjuar dhe me kapacitet më të mirë gjuhësor dhe njohës. Të vegjlit që kanë një baba bashkëpunues e fillojnë shkollën më me dëshirë. Ata janë më të durueshëm dhe mund ti përballojnë streset dhe frustrimet lidhur me shkollën më lehtë se fëmijët e tjerë.

Ndikimi kur përfshihet babai në arritjet akademike është përgjatë adoleshencës dhe rritjes së hershme. Studimet tregojnë gjithashtu se të qenit një baba aktiv dhe i edukuar lidhet me aftësitë e mira verbale, intelektuale dhe arritjet akademike tek adoleshentët.

Lidhja mes martesës dhe të qenit baba

Baballarët bashkëpunues dhe të kujdesshëm ekzistojnë edhe jashtë martesës. Megjithatë ka më shumë mundësi të gjenden më shumë në kontekstin martesor. Ka shumë arsye për këtë, disa prej të cilave janë normat ligjore dhe sociale mbi martesën ato që e lidhin një baba me bërthamën familjare. Kjo gjë mund të shpjegojë pjesërisht se pse studimet tregojnë që një nënë dhe baba të martuar janë një mjedis më i mirë për rritjen e fëmijës se sa një familje ku nëna dhe babai bashkëjetojnë.

Ndikimi i baballarëve në zhvillimin psikologjik dhe sjelljen sociale të fëmijës

Që në lindje, fëmijët që kanë një baba bashkëpunues mund të jenë emocionalisht të sigurt, e eksplorojnë mjedisin përreth me siguri dhe gjatë rritjes kanë lidhje më të mira shoqërore me moshatarët e tyre. Gjithashtu këto fëmijë kanë më pak gjasa të sjellin telashe në shtëpi, në shkollë apo në lagje.

Foshnjat që marrin më shumë dashuri nga babai kanë atashim më të sigurt; pra, ata mund të eksplorojnë ambientin lirshëm kur babai është afër dhe riafrohen më lehtë me të pas një ndarjeje të shkurtër.

Ata gjithashtu janë më të shoqërueshëm me fëmijët e tjerë gjatë fëmijërisë së hershme.
Mënyra se si baballarët luajnë me fëmijët e tyre ndikon shumë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës. Baballarët ndikojnë në përqindje më të lartë duke i stimuluar dhe duke luajtur kokë më kokë me fëmijët më shumë se sa nënat.

Nga ky lloj ndërveprimi fëmijët mësojnë të menaxhojnë ndjenjat dhe sjelljen e tyre. Përleshjet në formë loje me baballarët, ndihmojnë fëmijët të menaxhojnë impulset agresive dhe kontaktin fizik pa humbur kontrollin e emocioneve. Baballarët priren të nxisin pavarësinë tek fëmijët.

Nga studim i bërë me fëmijët e moshës shkollore, rezultoi se fëmijët që kishin marrëdhënie të mira me baballarët e tyre mundësia ishte më e vogël të ishin pre e depresionit, të shfaqin sjellje shqetësuese, apo të gënjenin.

Gjithashtu rezultoi se djemtë me baballarë të dashur kishin më pak problem me sjelljen në shkollë dhe vajzat kishin vetëvlerësim më të lartë. Studime të shumta theksojnë se fëmijët që jetojnë me baballarët e tyre mund të gëzojnë shëndet të mirë fizik dhe emocional, të kenë arritje më të larta akademike, të shmangin problemet me drogën, dhunën dhe sjelljet antisociale.

Si përfundim, mund të themi se baballarët kanë ndikim thelbësor dhe pozitiv në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve.

Flori Bruqi

Tentativa e suicidit tek adoleshnet

Shkruan Mr.sci. Flori Bruqi-Prishtinë

Psikologët e shkollave të mesme pohojnë për vendimet ekstreme të adoleshentëve. Ja shkaqet e këtij fenomeni

Alarmi i Psikologëve

Mungesë e vëmendjes nga prindërit, zhgënjime në lidhjet sentimentale apo ndjenja e inferioritetit e për pasojë tentativa serioze për vetëvrasje. Këto janë disa nga shkaqet që dërgojnë adoleshentët në këto vendime ekstreme.

Madje ky fenomen është bërë aq i shpeshtë, sa psikologët e shkollave të mesme i ndeshin ato pothuajse çdo ditë. Këtë e pohojnë për gazetën vetë psikologët të cilët theksojnë se vetëvrasjet e adoleshentëve janë shumë prezente pavarsisht lënies së tyre në harresë. Nga ana tjetër, edhe të dhënat shkencore për suicidin  raportojnë shifra tronditëse sa i takon vetëhelmimeve, ku pjesën më të madhe e zënë pikërisht adoleshentët.

 Por si e komentojnë psikologët këtë situatë dhe si mendojnë adoleshtët për për këto vendime ekstreme që mund të marrin bashkëmoshatarët e tyre.

Vetëvrasjet

Tentativa seroze për t’i dhënë fund jetës në mënyra nga më të ndryshmet. Pirje ilaçesh me sasi të mëdha, prerje damarësh apo edhe tentativë për t’u hedhur nga lartësi për shkak të depresionit që kanë kaluar. Sipas psikologëve klinikë, në shkolla të Kosovës kanë kaluar dhjetëra raste ku nxënësit kanë tentuar vetëvrasjen.

Kamraste që adoleshentët kanë tentuar 3 deri në 4 herë për të kryer vetvrasje.


Kjo moshë është shumë problemtike pasi ata kanë luhatje të tepërta emocionale dhe vendime të tilla iu shkojnë shpesh në mendje.


Adoleshentët të shumtën e rasteve  thonë se nuk ndihen mirë, jeta e tyre është kot dhe për këtë do të vrasin veten.. Një adoleshente tentoi të vriste veten në sy të shokëve të klasës së saj.Arsyeja ishte ndarja e saj nga i dashuri.... Adoleshentët që marrin këto vendime është shumë e vështirë pasi kanë mbingarkesë emocionale ku psikologët  duhet të tregohen shumë profesional me raste të tilla.

...Para pak ditësh ndesha një vajzë që tentoi të vetëhelmohej duke gëlltitur 70 kokrra paracetamol. Vajza jetonte me prindërit biologjikë, por edhe me dy motrat nga nëna me të cilat kishte shumë konflikte. Problemi i inferioritetit që ndiente ajo në familje, si edhe kontrasti sa i takon pamjes fizike, motrat nga nëna ishin disa nga shkaqet që ajo mori këtë vendim...

Shkaqet.

Të gjithë psikologët rendisin të njëjtat shkaqe që adoleshentët i shtyjnë në vendime ekstreme për jetën.  80 për qind të rasteve për vetvrasje adoleshentët i kanë në problemet e tyre familjare. Ata kanë prindër të divorcuar, prindër që konfliktohen shpesh dhe ashpër në familje. Pra janë familje të pakonsoliduara dhe nuk u ofrojnë fëmijëve të tyre ngrohtësi...


Përveç këtij shkaku rendisin edhe zhgëmjimet në lidhjet sentimentale të cilat i përjetojnë mjaft rëndë. Problem tepër i theksuar është edhe ndjenja e inferioritetit nga bashkëmoshatarët e tyre dhe këtë e përjetojnë shumë keq.Fakti që nuk janë pjesë e grupit të të preferuarve të klasës i bën ata të ndihen keq. Dëshira e adoleshentëve është të jenë në qendër të vëmendjes dhe fakti që nuk janë e shohin si një të metë, duke bërë që të distancohen nga moshatët, por edhe nga vetja e tyre...

Psikologët: Prindër tregoni vëmendje ndaj adoleshentëve

Prindër, kushtojuni vëmendje fëmijëve pasi vendimet e tyre mund t’ju shkaktojë plagë që do t’i vuani gjithë jetën. Ky është sugjerimi kryesor që japin të gjitha psikologet e shkollave të mesme të cilat problemin kryesor e shohin tek familja.

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj çdo shfaqjeje emocionale që tregojnë fëmijët e tyre. Ata duhet t’i pyesin kur t’i shohin të mërzitur, por edhe kur janë të qeshur dhe të mos u shpëtojë asnjë detaji...


Sipas saj, në përgjithësi adoleshentët janë të qetë kur kanë një familje të stabilizuar dhe pa probleme. Krejt e kundërta ndodh në familjet që nuk kanë një stabilitet dhe nuk u ofrojnë fëmijëve vëmendje dhe ngrohtësi.

Ajo shpjegon se fakti që adoleshentët bëjnë tentativa për vetëvrasje, por tërhiqen në momentin kur janë afër vdekjes, tregon se ata e bëjnë për të tërhequr vëmendjen e atyre që i rrethon e sidomos të prindërve. Sipas saj problemet që kanë prindërit nuk kanë pse t’ua bëjnë prezent fëmijëve të tyre. “Para disa ditësh më erdhi një nënë e një nxënëseje dhe në sy të vajzës thoshte se prej vitesh ajo nuk shkonte me bashkëshortin.

Ky është një akt shumë i gabuar, pasi fëmijët nuk kanë pse t’i dinë problemet e prindërve të tyre pasi ata fillojnë dhe i përjetojnë. Duhet treguar shumë kujdes edhe ndaj adoleshentëve që ndihen inferior ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Në këtë mënyrë ata fillojnë të largohen nga shoqëria dhe të vetëhelmohen. Psikologet  duhet  thënë  mësuesve se problemi duhet parë tek fëmijët që nuk janë shumë të zhurmshëm apo tek fëmijët aktivë. Problemi janë pikërisht ata që rrinë të heshtur dhe të vetmuar. Tek ata diçka nuk shkon ndaj duhen ndihmuar.

Toksikologët: Shumica e të vetëhelmuarve, adoleshentë

Tragjike, por e vërtetë. Pothuajse çdo ditë paraqiten më shumë se 5 raste të vetëhelmuarish me lëndë të ndryshme toksike në urgjencën e QKUK-së në Prishtinë..... Sipas mjekëve në QKUK Prishtinë shërbimi, fatkeqësisht shumica e atyre që tentojnë t’i japin fund jetës me anë të vetëhelmimit janë adoleshentë.


Është për të ardhur keq, por vitet e fundit fenomeni i vetëhelmimit po vjen gjithnjë në rritje- theksojnë toksikologët. E ndërsa alarmi për vetëhelmimet është i madh, përpjekjet maksimale të mjekëve në  Spitaliet Kosovare   për t’i shpëtuar, jo gjithmonë rezulton me sukses....Janë adoleshentët dhe saktësisht grupmosha 15 deri 18-vjeçarët që përdorin substanca nga më të ndryshmet për ti dhënë fund jetës- theksojnë toksikologët.

Adoleshentët: Depresivët inferior

Ndihen inferior apo si i thonë të pavlerë krahasuar me të tjerët. Kështu e komentojnë disa nga adoleshentët vendimet ekstreme që marrin moshatarët e tyre. Kështu nxënësi i  një shkolle në Prishtinë , M. A, pohon se diferncat mes bashkëmoshatarëve janë të mëdha në shuëmë aspekte, ndaj dhe disa prejt tyre mund të kalojnë në depresion.

Nuk janë në grupin e VIP-ave, siç e quajnë veten disa nga adoleshentët të cilët ndihen në qendër të vëmendjes. Ata janë më poshtë, madje inferior”, thotë moshatarja e tij, H Sh.. Por ata theksojnë se fakti që nuk janë në grupin e të preferuarve të shkollës nuk duhet përjetuar aq rëndë.


Mendoj se janë vendime të marra që marrin moshatarët tanë për vetëvrasje. Fundja jo të gjithë janë njësoj, ndaj disa do të jenë në qendër të vëmendjes,- thotë E. Ç, e cila me bukurinë e saj mbahet nga moshatarët si më tërheqsja dhe preferuara e  një shkolle të mesme në Prishtinë.

2012/04/24

KOHA E TYRE...POR, NE ISHIM...

Nga Flori Bruqi



Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare. Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë. Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.
Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.
Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .
Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:

1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010


Etj.


Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës. Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë…








Poezi  nga Naim Kelmendi


 



POR, NE ISHIM

Pa dritat e mendimit…
jemi thjeshtë pjesa e pjesës të pjesëve
diçka që s’do ta shpjegoj assesi
nga erdhëm e kah shkojmë
mor askush s’do ta ndryshojë ligjin
e heshtjes bizare pasi tradhtojnë
dhe veten në fund të fundit

deri këtu kemi ardhur
duke u kapur për një fije t’mendimit
pas betejave të gjëllimit ofshajmë thekshëm

në tërë rrugëtimin tonë vetmitar
ekziston ana e errët që ne s’e shohim
pikërisht aty kemi kurthën
e shpirtit të lënë vishkull

s’është e rëndësishme
nga na vjen gjykimi
ne edhe vetëgjykohemi
për ato që s’ia arritëm qëllimit

tash qetësia ime vajton papajtueshëm


por, ne ishim…
pikëllim fatesh nëpër kohë


E PAMUNDSHMJA


Mësa një fije bari
që mund ta dijë për një fije bari tjetër
që ekziston dikund larg në botë

aq e pamundshme është ta dijë
dikush e dikund se ekzistojmë
ti dhe unë në këtë çast, pra

po flas, ja për çka po flas
për të pamundshmen
dijmë vetëm për raca njerëzish e popuj

kufij, luftëra, dhe tragjedi jetësh
por ne s’e dijmë biografinë e secilit

prandaj ne s’e dijmë as pse jemi këtu
e dikush tjetër e atje dikund
dijmë vetëm se jemi dhe në këtë formë

pra, ja për çka po flas
për të pamundshmen e njohur

E PANDRYSHUESHMJA

Ekziston diçka e paarritshme
për ta njohur deri në fund

në botën e kujtesës
qiriu i mendimit rri ndezur
në mua, përreth meje ekziston
e reziston deri në paskajësi

e mjegullt e panjohur
që rrjedhë përditë çdo çast
Panta Rhei, dhe

një ditë që s’do të jemi
më kështu në këtë ajër

po si luan teatër me ne
e padukshmja
e paprekshmja dhe hija
e atij që rrënon dashuritë

ne mbesim veç hijesim, shenja
për t’na çajtur mjerueshëm
pasaktësia nëpër hirin e asgjësë


KORI I KORBAVE

Amen, mos ua kopjoni krrokamën
s’thonë gjë prej gjëje
që i duhet bardhësisë
pos zhurmës së korbët

në shumës janë bërë të zhurmshëm
kor i mërzitshëm deri te retë

kur ta vajtojnë fatin e atdheut
janë duke ia sqepuar mëlqitë
pasi ia kanë shtjerrur
tërë qumshtin e nënës

posi, i dalin zot në secilën krizë
së bashku në kor me gjuhën e korbët


NË FOLTORE

Si po djersijnë fjalëve
fytyrave nuri i bardhë

si po ushtojnë kërcëllimës
për t’parin e radhës
askushët sërish te vargu

betohem në verën e kallirit
të thatë, në stinën e verdhë
dyll do të na dalin

veç një herë do t’i shohin
fjalë të zbrazëta prej asgjëje

paskëtaj do t’i takojmë heras
n’peshoren e ndërgjegjes së vrarë

askushët sërish në krye të vargut


NËN DIELLIN TIM

Ecjen e bëj të flashkët
me thirrjet në vetvete

dhe ngrohem
ashtu si di vet
në botën time të vogël

vetëm poezinë e kam
dashnoren më besnike
që s’më lë të vetëm

edhe atëherë kur s’më shohin

edhe atëherë kur s’ më njohin

o ati ynë, bota dhe njerëzit
qenkan një reklamë e madhe
të mërdhijnë hipokrizitë
kur ndeshesh ballëpërballë
me intrigat, laviret e demonët

kujt t’i qahem e kujt t’i besoj
veç poezisë që më mbetet afër
një pikë helmi në dhembje fjalësh


PRAPË DEMONËT

Dje ishin kokë cerberësh
kryerrugës, kryejetës
nëntokës kaliruan me biografitë
e egra prapashpine

plehu i kohëve t’perënduara,
ende ua zbardhë rrugët
e idealit t’një plehurine

në kryejetë në kryerrugë
kanë dalë përsëri
të verdhë, të kuq,
soj i çuditshëm
helmin e gjuajnë kujdesshëm
në kohë tjetër në njeri
dhe prijnë me flamujt
e dufit të tmerrshëm

në krye të radhës
nën dardhë kokrrojnë

 

RISANI

Aty, vetëm pluhuri
i Ilirisë së madhe

një dhembje
për t’humburën
po ma brente shpirtin

askund mbretëresha
Teutë,
unë - askushi aty
dhe askund
fjala e bukur shqipe

veç kthimi në kohë
dhe një dritë në kujtesë
për luftërat, tmerr i njerëzimit

ika për ta shëruar plagën
atje te lumi Shkurd


PERASTI

Perasti ishte dikur
një pikë në Iliri

tash detit iu kthye
mendimi se është
dikund përsëri si pikë
me bokelët vendas
nga rrënja ilire

me vetëm dy fije emri
ballabanët dhe Lindi

a thua do të Ri-lindin


LUMI SHKURD

Lum shkurti,
po të thellë burimin
po të shkurtër rrugën
po të lashtë rrjedhën

më thuaj kah i del
më shkurt, për t’jetuar
shqip me detin

                                
Ulqin-Risan,2002


HARRIM U BËMË

Koha kaq e shurdhër
e spo na e zë as fjalën
as zëri s’na dëgjohet kund

hapësira sa e gjerë
i vie era pis
nga myk i mendimeve

e s’e shohim njëri-tjetrin
nga hipokrizia e vetvetes

amen mor si ia dalim
kështu drejt Bregut

e ai na pret në maje
me shpatën e njëjtë

ne ngjitemi rrugëjetës sonë
mugët dhe bëjmë sehir
me jetët tona e lavdet
e fitorët e minjve

harrim u bëmë kaq kohë
e s’po e kuptojmë asnjëherë
as n’fund as n’fillim Dhembjen

2012/04/23

Aktori sudez Gert Fylking : Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar


File:Gert Fylking.jpg


Aktori i njohur suedez, Gert Fylking, ka barazuar popullin serb me Anders Breivikun. Moderatori i emisionit “Bota e Gertit” në Radio 1 të Stokholmit, i ka “qerasur” serbët edhe me epitete si: psikopatë, të retarduar dhe derra të mallkuar.


              Anders Behring Breivik

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve ka edhe serbë, aktori – i cili merret edhe me politikë – ka thënë se “serbët janë breivika”.



Në një moment, ai ka dhënë komentet se “bota është plot me të tillë”, pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.



“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj.


Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.



Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë.



                                                  Anders Behring Breivik










Srbislav Ilic, nga Iniciativa Ndërkombëtare për monitorimin e të ashtuquajturit “anti-serbizmit”, ka thënë për Press të Beogradit se do ta iniciojnë një aktivitet – si më herët në Spanjë – kur për “incidentin e njëjtë, përmes mjeteve juridike është kërkuar falja në televizionin nacional spanjoll”
“Epilogu do të jetë kërkimi i faljes nga Gert Fylking, në Radio 1”, thotë ai.



Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe.
Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është 61 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë.

http://en.wikipedia.org/wiki/Gert_Fylking

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...