2012-04-25

Tentativa e suicidit tek adoleshnet

Shkruan Mr.sci. Flori Bruqi-Prishtinë

Psikologët e shkollave të mesme pohojnë për vendimet ekstreme të adoleshentëve. Ja shkaqet e këtij fenomeni

Alarmi i Psikologëve

Mungesë e vëmendjes nga prindërit, zhgënjime në lidhjet sentimentale apo ndjenja e inferioritetit e për pasojë tentativa serioze për vetëvrasje. Këto janë disa nga shkaqet që dërgojnë adoleshentët në këto vendime ekstreme.

Madje ky fenomen është bërë aq i shpeshtë, sa psikologët e shkollave të mesme i ndeshin ato pothuajse çdo ditë. Këtë e pohojnë për gazetën vetë psikologët të cilët theksojnë se vetëvrasjet e adoleshentëve janë shumë prezente pavarsisht lënies së tyre në harresë. Nga ana tjetër, edhe të dhënat shkencore për suicidin  raportojnë shifra tronditëse sa i takon vetëhelmimeve, ku pjesën më të madhe e zënë pikërisht adoleshentët.

 Por si e komentojnë psikologët këtë situatë dhe si mendojnë adoleshtët për për këto vendime ekstreme që mund të marrin bashkëmoshatarët e tyre.

Vetëvrasjet

Tentativa seroze për t’i dhënë fund jetës në mënyra nga më të ndryshmet. Pirje ilaçesh me sasi të mëdha, prerje damarësh apo edhe tentativë për t’u hedhur nga lartësi për shkak të depresionit që kanë kaluar. Sipas psikologëve klinikë, në shkolla të Kosovës kanë kaluar dhjetëra raste ku nxënësit kanë tentuar vetëvrasjen.

Kamraste që adoleshentët kanë tentuar 3 deri në 4 herë për të kryer vetvrasje.


Kjo moshë është shumë problemtike pasi ata kanë luhatje të tepërta emocionale dhe vendime të tilla iu shkojnë shpesh në mendje.


Adoleshentët të shumtën e rasteve  thonë se nuk ndihen mirë, jeta e tyre është kot dhe për këtë do të vrasin veten.. Një adoleshente tentoi të vriste veten në sy të shokëve të klasës së saj.Arsyeja ishte ndarja e saj nga i dashuri.... Adoleshentët që marrin këto vendime është shumë e vështirë pasi kanë mbingarkesë emocionale ku psikologët  duhet të tregohen shumë profesional me raste të tilla.

...Para pak ditësh ndesha një vajzë që tentoi të vetëhelmohej duke gëlltitur 70 kokrra paracetamol. Vajza jetonte me prindërit biologjikë, por edhe me dy motrat nga nëna me të cilat kishte shumë konflikte. Problemi i inferioritetit që ndiente ajo në familje, si edhe kontrasti sa i takon pamjes fizike, motrat nga nëna ishin disa nga shkaqet që ajo mori këtë vendim...

Shkaqet.

Të gjithë psikologët rendisin të njëjtat shkaqe që adoleshentët i shtyjnë në vendime ekstreme për jetën.  80 për qind të rasteve për vetvrasje adoleshentët i kanë në problemet e tyre familjare. Ata kanë prindër të divorcuar, prindër që konfliktohen shpesh dhe ashpër në familje. Pra janë familje të pakonsoliduara dhe nuk u ofrojnë fëmijëve të tyre ngrohtësi...


Përveç këtij shkaku rendisin edhe zhgëmjimet në lidhjet sentimentale të cilat i përjetojnë mjaft rëndë. Problem tepër i theksuar është edhe ndjenja e inferioritetit nga bashkëmoshatarët e tyre dhe këtë e përjetojnë shumë keq.Fakti që nuk janë pjesë e grupit të të preferuarve të klasës i bën ata të ndihen keq. Dëshira e adoleshentëve është të jenë në qendër të vëmendjes dhe fakti që nuk janë e shohin si një të metë, duke bërë që të distancohen nga moshatët, por edhe nga vetja e tyre...

Psikologët: Prindër tregoni vëmendje ndaj adoleshentëve

Prindër, kushtojuni vëmendje fëmijëve pasi vendimet e tyre mund t’ju shkaktojë plagë që do t’i vuani gjithë jetën. Ky është sugjerimi kryesor që japin të gjitha psikologet e shkollave të mesme të cilat problemin kryesor e shohin tek familja.

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj çdo shfaqjeje emocionale që tregojnë fëmijët e tyre. Ata duhet t’i pyesin kur t’i shohin të mërzitur, por edhe kur janë të qeshur dhe të mos u shpëtojë asnjë detaji...


Sipas saj, në përgjithësi adoleshentët janë të qetë kur kanë një familje të stabilizuar dhe pa probleme. Krejt e kundërta ndodh në familjet që nuk kanë një stabilitet dhe nuk u ofrojnë fëmijëve vëmendje dhe ngrohtësi.

Ajo shpjegon se fakti që adoleshentët bëjnë tentativa për vetëvrasje, por tërhiqen në momentin kur janë afër vdekjes, tregon se ata e bëjnë për të tërhequr vëmendjen e atyre që i rrethon e sidomos të prindërve. Sipas saj problemet që kanë prindërit nuk kanë pse t’ua bëjnë prezent fëmijëve të tyre. “Para disa ditësh më erdhi një nënë e një nxënëseje dhe në sy të vajzës thoshte se prej vitesh ajo nuk shkonte me bashkëshortin.

Ky është një akt shumë i gabuar, pasi fëmijët nuk kanë pse t’i dinë problemet e prindërve të tyre pasi ata fillojnë dhe i përjetojnë. Duhet treguar shumë kujdes edhe ndaj adoleshentëve që ndihen inferior ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Në këtë mënyrë ata fillojnë të largohen nga shoqëria dhe të vetëhelmohen. Psikologet  duhet  thënë  mësuesve se problemi duhet parë tek fëmijët që nuk janë shumë të zhurmshëm apo tek fëmijët aktivë. Problemi janë pikërisht ata që rrinë të heshtur dhe të vetmuar. Tek ata diçka nuk shkon ndaj duhen ndihmuar.

Toksikologët: Shumica e të vetëhelmuarve, adoleshentë

Tragjike, por e vërtetë. Pothuajse çdo ditë paraqiten më shumë se 5 raste të vetëhelmuarish me lëndë të ndryshme toksike në urgjencën e QKUK-së në Prishtinë..... Sipas mjekëve në QKUK Prishtinë shërbimi, fatkeqësisht shumica e atyre që tentojnë t’i japin fund jetës me anë të vetëhelmimit janë adoleshentë.


Është për të ardhur keq, por vitet e fundit fenomeni i vetëhelmimit po vjen gjithnjë në rritje- theksojnë toksikologët. E ndërsa alarmi për vetëhelmimet është i madh, përpjekjet maksimale të mjekëve në  Spitaliet Kosovare   për t’i shpëtuar, jo gjithmonë rezulton me sukses....Janë adoleshentët dhe saktësisht grupmosha 15 deri 18-vjeçarët që përdorin substanca nga më të ndryshmet për ti dhënë fund jetës- theksojnë toksikologët.

Adoleshentët: Depresivët inferior

Ndihen inferior apo si i thonë të pavlerë krahasuar me të tjerët. Kështu e komentojnë disa nga adoleshentët vendimet ekstreme që marrin moshatarët e tyre. Kështu nxënësi i  një shkolle në Prishtinë , M. A, pohon se diferncat mes bashkëmoshatarëve janë të mëdha në shuëmë aspekte, ndaj dhe disa prejt tyre mund të kalojnë në depresion.

Nuk janë në grupin e VIP-ave, siç e quajnë veten disa nga adoleshentët të cilët ndihen në qendër të vëmendjes. Ata janë më poshtë, madje inferior”, thotë moshatarja e tij, H Sh.. Por ata theksojnë se fakti që nuk janë në grupin e të preferuarve të shkollës nuk duhet përjetuar aq rëndë.


Mendoj se janë vendime të marra që marrin moshatarët tanë për vetëvrasje. Fundja jo të gjithë janë njësoj, ndaj disa do të jenë në qendër të vëmendjes,- thotë E. Ç, e cila me bukurinë e saj mbahet nga moshatarët si më tërheqsja dhe preferuara e  një shkolle të mesme në Prishtinë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...