Shkruan Vebi Xhemaili-Tetovë
Pollogu si një krahinë e vogël por tejet e rëndsishme njihet shumë heret në histori, posaçërisht ka qenë e përshkruar nga komandantë e strategë të luftrave të ndryshme që nga periudha ilire e deri më sot. Pastaj këto luftra vazhdojnë pa ndërprer me dyndjen e sllavëve në këto troje ku janë të njohura luftratë bizantine kundër plaçkitësve sllavë të cilët pasi e pushtuan Dardaninë me qytetet kryesore të saja: si Naisusin (Nishin) Skupin-Skopin (Shkupin) Manastirin u vërsulën drejtë Selanikut.
Qysh në atë kohë të hershme mesjetare në trevën e Pollogut gjendeshin lokalitete të shumta mbi 27 fshatra. Në anën e Sharrit më të njohura ishin këto lokalitete: Gradeci, (Draudrakum), Pirgosi (Piroku), Leshka etj. Si qendra më të njohura në Pollog kah shekulli XII përmenden Leshka dhe Piroku, të cilët kanë qenë qendra të rëndësishme ekonomiko-politike para shekullit XII. Kah fundi i këtij shekulli në këto anë kalojnë ushtritë e kryqëzatës së III të shoqëruara nga udhëheqësi i dinastisë serbe Nemanja Plak. Në këto rrethana këto vendbanime në Pollog me fshatrat e saj janë djegur deri në themel nga ushtria serbe e cila erdhi në këto anë për së pari herë si përcjellse e Komandantit Frederik Barbarosa, që në atë kohë ishte komandant i kryqëzatave. Ky kaloi nëpër fushën e Pollogut duke rrethuar Gradecin e lashtë, të cilin e mbajti të rrethuar për tre ditë rresht por nuk arriti ta pushton. Prej nga vazhdoi rrugën për në Kostandinopol kah Ohri.
Për lokalitet e lashta që kanë egzistuar në fushën e Pollogut flet edhe gjeografi i njohur arab i Idriz, icili në shekullin e XII i vizitoi Maqedoninë dhe fushën e Pollogut.Ky në këtë rast fshën e Pollogut e quajti Bollog.
Poashtu edhe studjuesit sllav merren me etimologjinë e fushës së Pollogut, duke e pagëzuar me emra të llojllojhëm me teza të pa definuara si duhet në aspektin shkencor. Ata mundohen që fushën e Pollogut ta spjegojnë sipas fjalorit të tyre sllav “Po-logu”, (Bozhja shuma)që do të thotë vend i pasur me male apo i mbuluar me male.
Fusha e Pollogut shtrihet në Perëndim të Shkupit dhe lidhte rrugët Prizren-Tetovë-Shkup dhe rrugën e vjetër Durrës Ohër Kërçovë Gostivar-Tetovë-Shkup.
Por rruga që çonë Shkup Gostivar Dibër, kjo rrugë që kalonte rrënzë Malit të Thatë mbi grykën e Dërvendit, duke u lidhur me Gostivarin e ka shfrytzuar shpeshherë edhe Leka i Madh siç e quqnin turqit Skënderbeun. në luftra kundër turqve. Me ardhjen e turqve ata e rriparuan këtë rrugë. Për këtë arsye më vonë nga popullata e kësaj ane u pagëzua Stamboll-Xhade.
Pas rënjes së Shkupit nën sundimin turk më 6 janar të vitit 1391, sipas studiuesve bullgarë, ndërsa studiuesi i ri shqiptar Mr. Qerim Dalipi, duke bërë një studim të mirfilltë shkencor në librin e tij, “Inkursionet osmane në trevat shqiptare deri më1402”, mbronë shkencërisht në mënyrë të argumentuar se Shkupi u pushtua nga ushtria osmane kah fundi i vitit 1391 dhe fillimi i vitit 1392 (më 6 janar 1392), duke u mbështetur në të dhënat e historiografisë më të re kohore.
Pas pushtimit të Shkupit edhe krahina e fushës së Pollogut me qytetet Gostivar e Tetovë, ra nën sundimin e ushtrisë osmane.
Pas rënjes së vendeve tona nën sundimin osman fillon një epokë e re e popullatës shqiptare nën adminisrtratën e Perandorisë turke. Në këto rrethana të reja politike u ndryshua në tërësi struktura e popullsisë shqiptare, duke u asimilur për turq, që flasin defteret osmane për regjistrim. Në këto dokumente turke për afërsisht deri vitin1455, Shkupi dukej kështu: me 511 familje muslimane dhe 339 familje të krishterë. ku shumica nga këta familje ishin shqiptarë të krishter, katolikë apo ortodoks.(V.XH).
Rreth vitit 1440 në Provincën e Maqedonisë dhe në disa krahina të Shqipërisë u zbatua krejtësisht sistemi timaro-spahilluk Në Shqipëri nuk ngeci asnjë lagje qyteti apo fshati pa u përfshi në njerin nga tri llojet e sundimit feudal:-has, zeamet, ose timar. Në fillim në Krahinën e Maqedonisë ishin: Pashësanxhaku, Sanxhaku i Ohrit dhe ai Qustendilit. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI nga Pashasanxhaku u ndanë dhe u formuan dy sanxhaqe të veçuara i Selanikut dhe i Shkupit. Në kuadër të Sanxhakut të Shkupit u bashkuan nahitë e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Prilepit.
Pushtimi i tokave të Shqipërisë, fillon nga Shkupi, thotë studiuesi gjerman Peter Batrl, e cila u shoqërua me një rezistencë të fortë.
Por shumë shpejtë pas rrënjes së Shqipërisë nën sundimin osman, fillon shtimi i paknaqësisë duke u shoqërua me një varg kryengrytjesh,nga popullata shqiptare, duke filluar nga viti 1432 deri në vitet1438 nën udhëheqjen e disa feudalëve në Shqipërinë e Mesme e të Jugut.
Në vitin 1432 fillon kryengritja në Shqipërinë e Mesme e udhëhequr nga Andrej Topija, e cila u shua me gjak nga ushtria osmane. Sipas studiuesve sllav, kjo kryengritje është shtrirë edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore ku bënë pjesë edhe fusha e Pollogut, me qytetet Tetovë dhe Gostivar. Por më e theksuara është ajo e vitit 1440 kur Skenderbeu u emrua për drejtues (Sanxhakbej),të Dibrës me rrethinë, ku pati mundësi të kontaktojë me popullsinë e kësaj ane dhe të shohë disponimin e popullatës shqiptare për një kryengritje të përgjithshme.
Pas betejës së Nishit, Skenderbeu me 300 luftarë pas shtatë ditë rugëtimi arriti në Dibër, prej kah vazhdoi rrugën për në Krujë. Kjo ngjau më 13 nëntor 1443. Prej kësaj date fillon pavarësia e Shqipërisë dhe periudha më heroike e popupllit Shqiptar. Shënon në librin e vetë Vlladan Gjorgjeviçi. Ky armik i përbetuar i Shqipërisë e pranon Skenderbeun si komandant, por shton se ushtria e Skënderbeut përbahej nga popullata serbe, e cila në atë kohë e kishte vërshuar Shqipërinë nga të gjitha anët.Ndërsa për betejën e Nishit më 1443 nuk i përmendë fare hungarezët dhe Janosh Huniadin. Por potencon këtë betejë e fituan serbët.
Pas marrjes së Krujës Ushtria e Skënderbeut për një muaj çliroi tërë territorin që mbante dikur nën kontrollin e vetë babai i tij Gjoni. Duke u zgjeruar nga Dibra, Gostivari, deri në Tetovë. Pasi edhe nëna e tij Vojsava ishte nga fusha e Pollogut. Më konkretisht, nga qyteti i vjetër Iliro-Romak i ashtuquajtur Draudrakum, që nga Mesjeta e herëshme njihet me emrin e Gradecit të sotshëm. Pra, territori i i shtetit të Skënderbeut shtrihej në ato kufij që posedonte dikur babai i tij. Por i zgjeruar me një marrëveshje tregëtaro-doganore që lidhi ai më 1426 me Republikën e Raguzës, të cilën e ka nënshkruar në emrin e vetë dhe të djemëve të tij. Kufijt e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shufadaje në jugë të Lezhës, e prej Rodonit në bregdet deri në Prizren. Nga ana tjetër në zotërimet Gjonit bënte pjesë edhe Krahina e Rekës në Verilindje të Dibrës, që kufizohej me Gostivarin. Pra këto territore ishin të bashkuara deri në vdekje të Gjonit, që përafërsisht ka vdekur në mes viteve 1437-1440. Kjo datë e vdekjes së babait të Skënderbeut sipas historiografisë shqiptare nuk mund të merret si e saktë, pasi babai i Skënderbeut në bazë të burimeve më të reja ka vdekur më vitin 1437.
Pra këto territore Skënderbeu do të tentojë ti rruaj nga inkursionet turke në Maqedoni duke filluar nga gryka e Dërvendit që lidhë Shkupin me Tetovën deri në Liqenin e Ohrit, duke përfshi këto qytete: Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën me rrethinën e Ohrit.
Kryengrytjet e shqiptarëve që shpërthyen gjatë këtyre viteve në Shqipëri kurr në këto troje sundonte babai i Skënderbeut. Dhe disa suksese të principatave shqiptare të cilat pastaj u shtypën me një egërsirë të paparë nga turqit. Këto veprime barbare lanë te Skënderbeu një zemrim të thellë shpitëror, me plotë trauma psikologjike, duke filluar moshat e reja të popullatës shqiptare e në veçanti në familjen e Kastriotëve e posaçërishtë në vetë Lekën e Madh-Skënderbeun. V.XH).
Në këto rrethana tejet të vështira kryengritëse e në veçanti feudalët shqiptarë nuk mund të duronin sundimin e e vrazhdë turk, kërkonin nga familja e kastriotëve që të dërgonin dërgonin njerëz të besueshëm te Skënderbeu në Adrianopojë, duke e ftuar që tëkthehej në në Shqipëri për vazhdimin e luftës kryengritëse për çlirim nga zgjedha turke e tërë Shqipërisë dhe bashkimin e principatave feudale në një shtetë të përbashkët me një mbret trashëgues.
Sipas disa burimeve më të reja italiane Skënderbeu ka qenë në Shqipëri para vitit 1440, menjëherë pas vdekjes së babait 1437-1440.Gjatë kësaj periudhe si duket sulltani e shton dyshimin në veprimin e Skënderbeut, për çlirimin e Shqipërisë. Prandaj sulltani jep urdhër për emrim të rri, që Skënderbeu të largohet nga Shqipëria dhe emrohet për Sanxhakbej në Nikopol, krahinë në Bullgari, që ishte më afër Edrenes dhe vetë sulltanit.Kjo argumenthet edhe në veprimtarinë diplomatike,të shtuar të Skenderbeut. Pasi ky kishte filluar ti shpeshtojë edhe kontaktet interne me Venedikun, Raguzën. Skënderbeu u përpoq të afrohej edhe me Napolin. Këtë veprimtari të dendur diplomatike e ka shënuar kronisti italian Donado da Lece.
Në bazë të këtyre të dhënave më të reja historiografike diplomacia e Skënderbeut kishte filluar më parë se ai të kthehet në Shqipëri në vitin 1443, duke i bërë të ditur fshehurazi mbretit Alfons,: “se ishte dëshira e tij ta çlironte Shqipërinë kundër turqve”. Pra Skënderbeu e kishte përgaditur terenin kundër turqve dhe priste momentin e volitshëm, Ky rast u paraqitë pas betejës së Nishit më 1443.
Në anë tjetër edhe papa Eugjeni i IV ishte shumë i interesuar për një kryengritje të përgjithshme në Shqipëri,se ai tani më ishte i bindur se me shqiptarët dhe Skënderbeun që kishte përsosur artin ushtarak në Turqi. Pasi ky ishte njohës i mirë i operacioneve luftrake të ushtrisë të turke, pasi ishte shkolluar së bashku me Mehmetin dhe në beteja ishte treguar më i mirë se ai.
Pra,Vetëm te Skënderbeu dhe heroizmin e tij egzistonte shpresa se do ta ndalonte depërtimin osman kah Italia dhe Europa qëndrore. Prandaj ai mbante lidhje intensive me peshkopët katolikë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe me bujarët shqiptarë, Gjergj Arianitin, por edhe me Skënderbeun.
Thyerja e ushtrive turke në afërsi të Nishit i dha shkas Skënderbeut të të zbatonte planin e tij të përgaditur prej kohësh së bashku me 300 kalorës shqiptarë të repartit të tij dhe i shoqëruar nga i vëllaj Stanishi dhe nipi Hamza Kastrioti,të cilët pas disfatës së Nishit, e braktisin fronin dhe nisen në drejtim të Dibrës, ku arrinë për shtatë ditë. Duke marë me vete një ferman të remë kinse ia kishte nënshkruar sekretari i vulës së sulltanit që e shoqëronte Bejlerbeun Kasam Pasha, me të cilën urdhërohej Subashi i Krujës ti dorëzonte Skënderbeut kështjellën.
Skënderbeu kudo u pritë si çlirues, ai pasi e mori Dibrën, u nisë për në Krujë, kudo në viset e posa çliruara u hoq flamuri turk dhe u ngritë flamur i kuq me shkabën e zezë dy krerëshe. Pra kudo valonte flamuri i Kastriotëve.
Pas marrjes së Krujës, Skënderbeu u nisë në krahinat e Matit e Dibrës, ku bënin pjesë edhe fusha e Pollogut me qytetet Tetovë e Gostivar. Pra fuhsha e Pollogut bënte pjesë në zotërimet e Kastriotëve. Më 27 nëntor Skënderbeu arriti vetë në Krujë, të nesërmen më 28 nëntor1443 në saje të përkrahjes së madhe që gjeti, në popull, u shpallë zot i Principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në Krujë. V.XH.).
Në çlirimin e shpejtë të principatës rol të rëndësishëm luajtën masat e gjëra popullore, thot Barleci në fjalët që u tha atë ditë krutanëve në Krujë: ”Lirinë mund ta kishit fituar me trimrinë tuaj edhe me një çlirimtarë tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat…Lirinë nuk u solla unë po e gjeta këtu në mesin tuaj…armët nuk ua ngjesha unë, po ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahror, në ballë, në shpatë dhe në ushtat…”
Pas mbajtjes së Kuvendit mbarë kombëtar në Lezhë ku për herë të parë u bashkuan shqiptarët në historinë tonë. Këtu në në këtë kuvend historik u krijua Shqipëria feudale. Kuvendi shpalli Skënderbeun për kryetar të saj. Që njëherit i takuan edhe ingerencat komandantit të parë të ushtrisë së parë shqiptare, si komandant i përgjithshëm” me titull”kapiten i Përgjithshëm” (Capitaneus Generalis).
Pas fitoreve të një pas njëshme të Skënderbeut, Sulltan Memeti i II vendosi që së pari ti jep fundë Kështjellës së fundit të Bizantit dhe sundimit të saj që përjetonte një krizë të mbrendëshme si politike dhe ekonomike. Sulltan Mehmeti vendosi që kësaj radhe të vazhdojë rrethimin dhe me sulmin e pestë arriti që ta pushtojë Konstandinopolin më 29 maj 1453.
Poashtu në anën tjetër sulltani vendosi të dërgojë në Shqipëri Ibrahim beun që të hakmirej për disfatën e rëndë që kishin pësuar Dalip e Hamza pasha një vit më parë në betejën e Modricës, më 21 korrik 1452 ku u zu rob vetë Hamza pasha nga vetë Mojsi Golemi, me një pjesë të ushtrisë dhe shtabit, pjesa tjetër e ushtrisë u vu në ikje.
Skënderbeu në një manovrim të të shpejtë ushtarak me Mojsi Golemin për dy orë arriti në fushë betejë të re në vendin e ashtuquajtur Meçad aritën të rrethojnë ushtrinë e Dalip pashës e cila numronte mbi 15 mijë ushtarë. Në këtë betejë të përgjakur u vra edhe edhe vetë Dalip pasha. Sipas kronistëve të kohës në këto dy beteja u vranë më shumë se 7000 ushtarë turq dhe u kapë një material shumë i madh luftarak.Ndërsa ushtria shqiptare humbi përafërsisht një mijë luftarë dhe shumë të plagosur.
Beteja e Parë e Pollogut
Ushtria turke e udhëhequr nga komandanti Ibrahim beu u nisë me 14 mijë ushtarë në derejtim të Shkupit, për të hyrë në Pollog, kah Gryka e Dërvendit. Ku e priste ushtria e Skënderbeut, dhe më 22 prill 1453 erdhi deri te beteja e njohur në histori si beteja e Pollogut.
Për këtë betejë të zhvilluar në fushën e Pollogut, na jep një përshkrim të hollsishëm për shtrirjen e Pollogut dhe kufizimin e saj. Marin Barleti në mënyrë të hollsishme e përshkruan fushën e Pollogut me rrethinë duke e cituar se ajo rrethohet me male rreth e përqark të ashtuquajtura “male të Pollogut. Sipas Barlecit turqit para se të vendoseshin në fushën e Pollogut më 22 prill kaluan qytetin e Shkupit qytet të turqve të ashtuquajtur-Shkup.
Por me keq ardhje mundë të konstatojmë se edhe studjuesit shqiptarë në studimet e veta Shkupin e përmendin si qytet të turqve. (Këta historian të cilët arkivistikën turke e përdorin si kallup, nuk është mirë të prezntohen si shqiptar). Por në këtë rast është e patjetërsueshme të theksohet se në statistikat turke kanë qenë të punsuar ekspert që dinin të favorizonin popullin turk dhe Perandorinë Osmane. Prandaj edhe statistikat turke flasin në favor të politikës së asaj kohe, “se popullata që banonte në qytetin e Shkupit në vitin 1455 ishte në përpjestim 2/1, me muslimanë”. Nga këta 516 familje, turke ndërsa të krishterë 339 familje, nga këta shqiptarë të krishterë,dhe një pjesë e vogël e sllavëve e të tjerëve.( V.XH).
Beteja e Pollogut u zhvillua në mes Gostivarit dhe Tetovës, Sipas Nolit beteja e Pollogut u zhvillua në afërsi të Tetovës.
Ushtria turke pasi e kaloi grykën e Dërvendit u vendosë rrënzë malit të Thatë në vijën Merrovë-Stërmnicë-mbi Zhelinë në drejtim të fshatit Çellopek. Në betejën me ushtrinë turke fitoi Skenderbeu me një taktikë tejet të përsosur ushtarake edhe pse ushtria turke ishte shumë më e madhe.
Skenderbeu sëbashku me Mojsi Golemin arritën në fushën e Pollogut në një kohë shumë të vështirë klimatike. Gjatë rrugës filloi një shi shumë i fuqishëm. Por Komandanti i Përgjthshëm shqiptar Skënderbeu dha urdhër që edhe në ato kushte të vështira të marrshohet nga Gostivari, nëpër fushën e Pollogut duke iu afruar malit të Thatë e më konkretisht Skenderbeu zuri pozicione në vijën në mes Çegranit dhe dhe fshatit Vollkovi, me pjesën më të madhe të ushtrisë u vendosë në hapsirën në mes fshatrave Tenovë –Radiovcë, përgjatë rrjedhës së lumit Vardar. Në këto kushte me shi pas një pushimi që bëri ushtria turke, Ibrahim pasha dha urdhër që të marrshohet nëpër fushën e Pollogut, në drejtim të Mokrës për në Dibër.
Në këtto rrethana tejet të papritura Skenderbeu e sulmoi ushtrinë turke të komanduar nga Ibrahim pasha, kurr ai fare nuk priste këtë sulm se mundë të sulmohej në fushën e Pollogut. Ushtria turke e ndryshoi drejtimin në vend që të niset kah Gostivari për në Dibër filloi të shkapërderdhet dhe të prapset ka gryka e Dërvendit në drejtim të Shkupit. Kjo grykë mbaron deri para dyerëve të Shkupit dhe është tejet e përshtatur për sulme nga të dy anëte rrugës. Në këtë betejë ushtria turke pësoi një disfatë të rëndë, duke lënë një numër të madh vrarë, që sipas kronistëve të kohës kalonte numrin mbi 3000 ushtarë dhe shumë të plagosur. Në këtë betejë u vra edhe vetë Ibrahim pasha. Merritor për suksesin e madh të kësaj beteje padyshim është edhe Mojsi Golemi. Pas kësaj beteje të shkëlqyer në Pollog, Skënderbeu u kthye në Krujë ku i vazhdoi bisedimet diplomatike me disa shtete të Evropës.
Në të njetin vit Mehmeti i II arrinë ta pushton Kështjellën e fundit të Perandorisë së Bizantit Kostadinopolin,(Islambollin), që sot njihet me këtë emër Stamboll. Pushtimi i Kostadinopolit nga Sulltan Mehmeti u futi frigën shteteve evropiane e në veçanti Venedikut dhe mbretit të Napolit, të cilët të vetmin shpëtim e shihnin vetëm te Mbreti i shqiptarëve Skënderbeu.
Këta shtete të Evropës nxitën Skënderbeun duke i premtuar ndihma të mëdha. Pasi vetëm në prisin e shqiptarëve ishin të bindur se mundë të mbrojnë Evropën nga invadimi osman.
Skënderbeu në këto rrethana të favorëshme diplomatike për Shqipërinë vendosi të rrimkëmbte vendin. Së pari të sanonte fortifikatat e shkatruara nga ushtritë turke dhe të rrikthente me ndihmën e tyre teknike së pari Svetigradin dhe Beratin. Me këto fortifikata dominuese në aspektin strategjiko-ushtarak, Skënderbeu ishte i bindur thellë se do të përgaditej më mirë mbrojtja e vendit nga sulmet e ardhshme turke. Për këtë arsye i thiri në konsultim me komandantët e vet.(këshillin komandues). Të cilët erdhën në përfundim që së pari të merret Berati e pastaj Svetigradi. Ndërsa vetë Mojsi Golemi kërkoi që të shkojë në kufij për të sigurar vendin nga ndonjë sulm i pa pritur nga ushtria turke.
Në këto rrethana kurr Shqipëria identifikohej me Skënderbeun nga goja e Papës si shpëtimtar i vetëm i tërë kristianizmit, papritmas u përhap lajmi se Mojsi Golemi ka tradhëtuar Skënderbeun, Komandantin më të madh në Historinë e Mesjetës dhe të mbarë Evropës. Nga kjo tradhti Skënderbeu pësoi një disfatë të rëndë ku humbi mbi 6000 bashkluftarë, para dyerëve të Beratit. Për këtë ngjarje të kobëshme, të komandantit më të besueshëm të Skënderbeut, Historianja ruse Smirnova për katastrofën e Beratit do shkruaj: “katastrofa e Beratit bani një jehonë të keqe për pozitën e Principatës shqiptare dhe për autoritetin e Skenderbeut shumë kush kujtoi se vepra e tij mbaroi”.
Vitet 1455-1456 janë vite tejet të vështira në Sundimin e Skënderbeut në Shqipëri. Pas Mojsi Golemit edhe nipi i tij Gjergj Stres Balsha u shiti turqve në tetor 1456 kalanë e Modricës për 30 000 dukatë të argjenta.Pas tij u largua nga Skënderbeu edhe Hamza Kastrioti bashkë me të shoqen e fëmijët. Ishin këto grushte të rënda për Skënderbeun që e tronditën shumë fortë, por nuk e thyen moralin e lartë luftarak të Skënderbeut.
Në këto çaste shumë të vështira për Komandantin shqiptar, e braktisën edhe diplomatët e huaj,të akredituar në zyrën politike pranë Skënderbeut në Krujë. Këta diplomat filluan të humbin besimin në rezistencën e mëtutjeshme në luftrat e Skënderbeut kundër turqve. Por këtë vuajtje shpirtërore Skënderbeut e tejkaloi me një fitore të shkëlqyer kundër tradhtarit dibran Mojsiut, i cili u nisë me 15 000 luftarë kah Maqedonia për në Dibër. Beteja zhvillua më 18-20 maj 1456 në fushën e Oranikut, duke i shkatruar një disfatë katastrofale mbi 10 000 të vrarë, ndërsa vetë Mojsi Dibra, pas dy muajve hiku nga Stambolli, pasi nuk munndë ti duronte fyerjet si shqiptar që i bërin turqit, u kthye në Shqipëri, ku Skënderbeu i madh ja fali jetën për tradhtinë e bërë.
Në këto rrethana tejet të vështira politike në Shqipëri, kurr shtetet e Evropës i kishin humbur shpresat për vetë mbrojtje. Papritmas në vitin 1456 kemi edhe një fitore nga Janosh Huniadi në Beograd, më më 6 gusht 1456 Për fat të keq të botës së krishter, pas këtyre betejave të shkëlqyera pas 7-8 ditëve papritmas nga ethet vdes Janosh Huniadi.
Pas vdekjes së Huniadit 1456, “Skenderbeu ishte njeriu më i rëndësishëm që mbronte integritetin e shteteve kristiane para turqve”.
Pushteti i Papës para së gjithëve filloi të shoh në Skënderbeun figurën më të rëndsishme udhëheqëse të planifikuar për komandimin e luftrave kryqëtare. Ky ishte shkaku që vetë Papa Kaliksti i III, këtë udhëheqës musliman e pagëzoi “Atleta Christi”.
Pas kthimit të Skenderbeut në vitin 1462 nga Napoli ku i siguroi Ferdinandit kurrorën mbretërore. Skënderbeu në Napoli themeloi edhe koloninë e parë shqiptare të udhëhequr nga Demetrie Pepesi.
Me kthimin e Skenderbeut në Shqipëri dhe ekspeditn e sukseshme të Skënderbeut në në Itali 1461-62 , Sulltan Mehmeti dërgoi tri ushtri për ta mposhtur Princin e arbërve dhe Komandantin legjendar Skënderbeun. Ky gjatë vitit 1462 zhivilloi tri beteja tejet të rëndësishme kundër turqve. Në drejtim të malit Mokra dërgoi Sinan Pashën, i cili u thye më 27 gusht 1462, poashu edhe krahu i majtë i kësaj ushtrie u thye pa arritur në Dibër, Husein beu.u kap i gjallë.
Pak ditë më vonë nga Kosova (është fjala për Shkupin që në atë kohë ende njihej si qendër e Dardanisë e pas beteës së Kosovës në vitin 1389 si qendër administrarivee Kosovës, V.XH).),u nisë edhe Jusuf beu me 18 000 ushtarë, por u thye në hyrje të Pollogut pa arritur në Tetovë .
Sulltan Mehmeti i II dërgoi edhe ushtrnë e III në krye me Karaxha beun i cili pa arritur në Dibër u thye shumë keq në shtator të vitit 1462 te beteja e Livadit (Livadhia e sodit), afër Strugës.
Beteja e II e Pollogut
Kjo betejë u zhvillua në verë të vitit 1462. Jusuf beu kësaj radhe tentoi me një manovrim që nga Shkupi të hy në Pollog, nga rruga e vjetër që lidhë Shkupin me Tetovën nëpërmes Grykës së Kaçanukut, për rreth lumit Vardar kah Kalaja e Orashjes, që me pzitën e saj straregjike është pika më dominuese në hyrje të fushës së Pollogut, që nga populli i vendit quhet Kalaja e Skënderbeut.
Komandanti i shquar shqiptar që në këtë kohë ishte shpallë mbojtës i tërë krisherizmit, nuk lejoi që ta mashtrojë një komandant nga Anadolli. Ky arriti ta ndaj ushtrinë e vetë në dy pjesë, duke sulmuar nga kalaja e Orashjes për rreth lumit Vardar ndërsa me pjesën dërmuese të kalorsisë e sulmoi ushtrinë turke mbi urën e gurit në fshatin Zhelinë në drejtim të grykës së Dërvendit. Ushtria e Jusuf beut e habitur nga ky sulm i furishëm i komandantëve të Skënderbeut nuk pati kohë që të zen pozicione për zhvillimin e luftës dhe filloi zbrapsjen e pa kontrulluar, ajo u tërhoqë përgjatë grykës së Dërvendit, ndërsa një pjesë e saj kah fshati Radushë që çon nëpër luginën e Vardarit për në Shkup, duke pësuar humbje katastrofale. Komanda turke tentoi në hyrje të Shkupit të bënë rezistencë ushtrisë shqiptare, por nuk pati sukeses. Pozita strategjike e kësaj ngushtice e vulosi fatin e betejës në favor të ushtrisë shqiptare.Pasi kjo zonë me pozitën që ka nuk lejon përhapjen apo zhvillimin e operacioneve luftarake dhe përdorimin e armatimit të rëndë, deri në hyrje të Shkupit. Këtë epërsi gjeostrategjike, komandantët e spikatur të ushtrisë sonë kombëtare të udhëhequr nga vetë Skënderbeu arritën ta ta shfrytzonin me përpikni deri para dyerëve të Shkupit, duke i sjellur një disfatë të rëndë ushtrisë turke e cila nga fusha e Pollogut deri në hyrje të Shkupit la mbi 2 000 të vrarë dhe disa qindra të plagosur.
Kjo betejë e shkëqyer e Skënderbeut në Pollog duke i dëbuar turqit deri ppara dyrëve të Shkupit i dha popullatës shqiptare kudo që ishte shpresën e çlirimit nga sunduesit turq të Anadollit.
Sulltan Mehmeti i dëshpruar nga disfata e Pollogut, me të shpejtë nisi një ekspedit tjetër ushtarake me një ushtri edhe më të madhe drejtë Shqiprisë nën komandën e Karaxha beut, shqiptarët të vendosur si çdo herë për të mbrojtur çdo pllëmbë tokë i dolën përpara te fusha e Livadit (Livadhisë), duke i shkëtuar një disfatë të rëndë. Pra këtë vit kalendarik kurr mbushen 540 vite të fitores së Pollogut, Dibrës dhe të Betejës së Livadhisë. Me plotë krenari këto fitore i përkujton: Tetova, Dibëra,Gostivari, Struga, e në veçanti Livadhia. Pra këto fitore janë të tërë popullit shqiptar, të udhëhequr nga prisi i ynë legjendar Skënderbeu.I cili në ato kushte të ngrytjes së vetëdies kombëtare arriti të themelon shtetin feudal shqiptar duke i bashkuar për herë të parë shqptarët nga të gjitha trojet etnike, nga Shkupi deri në Ulqin.V.XH)
Këto suksese në luftarake në Shqipëri dhe fitorja e Skënderbeut në Napoli, ku arriti vetëm me 2 500 ushtarë të mundë kundërshtarët e Ferdinandit, njëherit mikut më të sinqertë të popullit shqiptar dhe të vetë Skënderbeut, ku erdhi deri te forcimi i i aleancës shqiptaro-napolitane.
Këto fitore e forcuan pozicionin diplomatik të Skënderbeut në arenën ndërkombëtare.
Marrëveshja Shqiptaro-turke në Shkup
Paqa e Shkupit njihet në histori si një marrëveshje me rëndësi të madhe historike që u nënshkrua në mes përfaqësuesve të Skënderbeut dhe Mehmmetit të II në Shkup kah fundi i prillit 1463.
Kjo marrëveshje u nënshkrua me një afatë dhjetë vjeçar. Kjo paqë u pranua si tejet tragjike për shtetet e Evropës e në veçanti nga vetë papa Pio II, i cili ishte në atë kohë edhe nismëtar i lutrave kryqëtare kundër gjysëm hënës. Skënderbeu më këtë alencë të lidhur në Shkup, bëri një çmenduri në politiken e papës e në veçanti në diplomacinë e jashtme të Vnedikut. E cila disa vite me radhë nxiste Turqinë në luftë me Skenderbeun. Që të mbante nën hegjemoninë e vetë sferat e interesit në tërë bregdetin shqiptar me disa qytete të rëndësishme në zonën bregdetare. Paqa e Shkupit sipas historianëve të kohës është një e arritur fenomenale e diplomacisë së Skënderbeut, në forcimin e politikës së vendit në analet diplomatike. Që sipas analistëve të kohës, lidhja e kësaj marrëveshje në Shkup cilsohet si një fitore e shkëlqyer e diplomacisë Skënderbegiane, kundër një politike shterpe (e shpeshëherë poltroniste), që mbante deri në atë kohë Republika e Shën-Markut.V.XH).
Në këto rrethana të reja në Ballkan Shqipëria u bë vend merritor për forcat e shteteve Europiane. Tani Venediku për herë të parë kërkoi në vitin 1463 prishjen e traktatit të Shkupit, duke kërkuar publikisht që të lidhë aleancë me Shqipërinë dhe të ndihmojë ushtarakisht Skënderbeut,duke i ofruar mbi 1000 ushtarë dhe 5000 dukat për luftën që do të pasonte.
Historianja ruse Smirnova, thotëe këtë aleancë defakto Venediku ka pranuar Shqipërinë si shtet të pavarur në krye me Skënderbeun. Ajo në punimin e vetë Histori e Shkurtë e Shqipërisë pranon: se merrita kryesore për goditjen dhe qëndresën e që iu ba Perandorisë otomane, e cila asokohe ishte në lulzimin e saj të plotë , në Europën Juglindore, u përket popujve që bënë qëndresën më të fortë –Shqiptarëve Sllavëve të Jugut dhe Hungarezëve”.
Historiografia gjermane për emrin e Skënderbeut thotë se emri i Skënderbeut do të jetë simbol i rezistencës për brezat shqiptarë. Emri i Skënderbeut do të jetë në shfrytëzimin e kujtesës për bashkim të gjithë shqiptarëve. Ky personalitet i ynë kombëtar do të jetë personifikim edhe gjatë Rilindjes sonë kombëtare.
Lufta e Skënderbeut dhe bashkimi i popullit shqiptar në kohën e tij, do të shërbejë si fundament edhe krerëve të Lëvizjes sonë Kombëtare, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot. Ata thirrën heroin që të vendosej së bashku me ta në llogoret e luftës çlirimtare që të frymëzonte në çdo hap me flamurin dhe me trimërinë e pashoq dhe urtësinë e tij.Ky kolos i historisë sonë kombëtare do të ngel si: simbol i rezistencës kombëtare për pasardhësit e tij, në luftë për çlirim e bashkim kombëtar të popullit shqiptar kudo që jetojnë.
LITERATURA
1.Jahja Drançolli Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Pejë, 2001.
2.Ali Vishko, Nahija e Gostivarit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Jehona”, nr.8-9, Shkup.
3.Iliri i Albanci,(nauëni skupovi ) libri i 10, Beograd, 1988.
4.Vasil Kënçov, Izabrani Proizvedenija, Tom II, Sofija, 1970.
5.Qerim Dalipi, Inkursionet osmane në trevat shqiptare deri më 1402, Kërçovë, 2002.
6.Tetovo i tetovsko niz istorijata, I,Tetovo,1982.
7.Istorija na makedonskiot narod, Shkup. 1969.
8.Historia popullit Maqedonas, Shkup, 1983.
9.Peter Batrl, Albanien, Regensburg, 1995, (Përkthyer nga gjermanishtja 10.Lubinka Milenkoviq, botuar në Beograd në vitin 2001).
11.Historia e popullit shqiptarë, I, Prishtinë, 1969.
12.Burime të zjedhura për historinë e Shqipërisë, vëlimi i II, Tiranë, 1962.
13.Vladana Gjorgjeviça, Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913.
14.Vebi Xhemaili, Pushtimet e para serbe në Pollog, “Flaka”, më 16-19 mars 1993.
15.Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke e she. XV, Tiranë, 1967.
16.Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg so osmanlite so poseben osfrt na Makedonija, Shkup, 2001.
17.Marin Barleti, Historiae jetës dhe e veprave të Skënderbeut,Tiranë, 1964.
18.Fan Noli, Historia e Skënderbeut, Prishtinë, 1968.
19.Masar Kodra, Historia e Diplomacisë shqiptare, (vep.në dorshkrim).
20.Arsh-Senkieviç-Smirnova, Histori e shkurtë e Shqipërisë, Prishtinë, 1967.
21.Mahmut Hysa, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994.
22.Abas Ermenji, Albania, Romë, 1968.
23.Joseph Hameer, Historija Turskog Osmanskog carstva, Zagreb, 1979.
24.Tetovo i tetovsko niz istoriata, Tetvë, 1982.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...