2012-04-22

“Skënderbeu”, flet Schmitt: Kurrë nuk kam thënë se ai ishte serb



Schmitt: “Libri im nuk ka patur për qëllim të çmitizojë Skënderbeun dhe se në asnjë rresht të tij nuk shkruhet se babai i Skënderbeut Ivan Kastrioti ishte serb. Schmitt shprehet se nuk i kishte pritur reagime të tilla pasi në libër nuk thuhet se gjakmarrja paska qenë motivi i kryengritjes. Qëllimi i librit sipas Schmitt është rindërtimi historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. Në pjesën përmbyllëse vijon Schmitt analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skëndërbeut në Europë e Ballkan dhe se si lindi imazhi i sotëm i Skëndërbeut. Debati mbi demitologjizimin i shkon tangent qëllimit të librit –ashtu siç kanë të bëjnë me librin edhe elementët e tjera të debatit. Veç kësaj mendoj se për të arritur mirëqënien ka rrugë më të mira nga hartimi i librave shkencore -përfundon Schmitt në këtë intervistë të tij.

Ne fakt nuk e thote por e le ne ajer si elektron te lire.Gjon (Ivan) Kastriotin Schmitti nuk e ben as arber e as serb.Me pak fjale e nxjerr dhe e le ne nje "ankand" historik.

Ndersa per punen e hakmarrjes ose ja ka keputur kot Schmitti ,ose artikulli ose ka nderruar mendje fare dhe eshte penduar tani.Ne liber eshte e shkruar si e zeza mbi te bardhe qe arsyeja kryesore e luftes se Gjergj Kastriotit ishte hakmarrja personale ndaj Sulltanit.

Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë".



Ai është sundues, kërkon të arrijë qëllimet e tij me çdo kusht, edhe me dhunë, por është edhe shumë karizmatik. Të thjeshtët e duan, fisnikëria e ka halë në sy. Një këmbyes fesh, nuk është edhe aq i besueshëm. Nga i krishterë u bë mysliman e më tej sërish i krishterë. I pabesueshëm dyfish. Diplomat dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja. Të gjitha këto dëshmohen në librin më të fundit të historianit Oliver Jens Schmitt, "Skënderbeu". I ulur përballë historianëve shqiptarë të Mesjetës, por edhe monumentit madhështor të Skënderbeut në pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar, 36-vjeçari Schmitt, përmes përkthimit mjeshtëror të Ardian Klosit, sjell një këndvështrim për këtë figurë, të pranuar nga historiografia evropiane, si një nga figurat më të rëndësishme të kohës, bashkë me Huniadin dhe Drakulën. Historiani thotë se nuk është qëllimi i tij të çmitizojë Skënderbeun, por të plotësojë figurën e tij me të tjera dokumente të pashfrytëzuara më parë. Përmes një materiali dokumentar, të bollshëm, të qëmtuar në arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovës, Romës, Parisit, Barcelonës, etj., Schmitt na e paraqet Skënderbeun, jo si njeriun që bashkoi rreth vetes princërit shqiptarë e luftoi kundër turqve, por si udhëheqësin, që e kishte të vështirë të bënte pakte paqësore me fisnikët e tjerë të Arbrit. Dokumentet e paraqitura në libër dëshmojnë për mërira dhe armiqësira me familjet më të mëdha, duke nisur që me Aranitët, nga ku mori gruan e tij Donikën, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumë i internoi, u mori tokat. Besueshmëria tek Skënderbeu ishte shumë e brishtë. Shumë e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndërsa kishte shumë të pakënaqur. Por ajo që "trondit" më shumë është teza e hedhur mbi kryengritjen e Skënderbeut, arratinë e tij nga Danubi dhe kundërvënia ndaj turqve. Në bazë të një dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bëhet fjalë për "çlirimin e mëmëdheut", por për hakmarrje personale. Kur figura e Skënderbeut vazhdon të glorifikohet, materialet që ofron Schmitti, nuk mund të mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianët shqiptarë e dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër.


CARE FLET KY O NJERES ME SA DI UNE KURE MOREN GJERGJIN NGA SHQIPERIA ISHTE FEMIJ E JA NDRYSHUAN FEN TURQIT JO AI VETE SI ESHTE NE GJENDJE NJE FEMIJ TE NDRYSHOJ FEN E VETE;SA PER KATOLIKT DHE ORTODOKST I PERKASIN NJE FAMILJE DHE NE SE U BE KATOLIK U BE PER HIR TE KOMBIT JO PER HIR TE FES



Skënderbeu sipas Oliver Jens Schmittit


Hakmarrja

"Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë, që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një "ligë italiane", e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se "për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)". Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. Ivan Kastrioti pra, më 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga një vdekje e natyrshme, por ishte vrarë me urdhër të Muratit II. Si shkak mund të hamendet që urëtrazuesi i vjetër do të kishte përgatitur ndonjë rebelim të ri, e me të vërtetë ai vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me Venedikun, kishte kërkuar gjithashtu të drejtën e qytetarisë venedikase, për të bijtë Stanisha dhe Gjergj, këtë qytetari e kishte kërkuar edhe në Raguzë. Me mëkëmbësin venedikas të Lezhës, Pasquale Gradenigo, ai pak para se të vdiste kishte pasur marrëdhënie tejet të përzemërta; venedikasit e quanin "një mik të shkëlqyer". Nga këndvështrimi i osmanëve kjo përbënte arsye të mjaftë për ta hequr qafe këtë njeri të rrezikshëm një herë e mirë. I biri, Iskënderi, i cili në sy të osmanëve nuk ishte i ngatërruar drejtpërdrejt në ndonjë përbetim, u largua menjëherë nga atdheu i të parëve. Është e paqartë nëse Skënderbeu e mori vesh vrasjen aty për aty, apo ndoshta më pas. Por sidoqoftë së shpejti do të mendonte për hakmarrje. Po të keni parasysh se e drejta zakonore e arbërve gjallonte qysh në mesjetë, ai s'kishte tjetër rrugë përveçse të ruante nderin e tij. I duhej të merrte gjak nga ajo familje që kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanëve. Në vend që të rrëmbehej në ndonjë veprim të pamenduar, Skënderbeu luajti në mjeshtërinë e kamuflimit, e cila ishte mjaft e përhapur në oborrin e Osmanëve, me të krishterët e shumtë që ishin shtrënguar të ndërronin fenë e tyre. Biografë të më vonë janë të një mendje në pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtër për t'i fshehur mendimet e tij të vërteta. Kështu Iskënderi i ashtuquajtur besnik shkoi në Danub dhe priti me durim derisa të vinte çasti i volitshëm....


PO TE KISHTE QEN VETEM PER TE MARR HAK PER TE ATIN E TIJ DO E KISHTE BERE QEKURE ISHTE OFICERI ME I LARTE I SULLTANIT EJO TE BENTE GJITHE KETE LUFTE PER NJE HAKMARRJE PERSONALE

Taktikë lufte?


"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë. Shumë prej tyre ishin malësorë të mësuar me mungesat, por që sipas zakonit të vjetër, zbrisnin poshtë në fusha për të furnizuar familjet e tyre me grabitje. Këto doke u ruajtën deri në fillimet e shekullit 20. Kalorësit e shpejtë nga malet i kishin qejf shpeditat grabitëse, ku mund të vinin përpara bagëtinë e rrëmbyer. Grabitjet bëheshin kryesisht kundër territoreve osmane, por edhe ato venedikase nuk u kursyen. Pak javë pas fillimit të kryengritjes banorët e Lezhës njoftonin se "njëfarë Jeorgius Castriot ka kryer shumë grabitje e vazhdon të grabitë bagëtitë e tyre e të marrë rob gratë dhe fëmijët e tyre" (Acta Albaniae Veneta) (fq 159).

KUSH KA BERE LUFTE DHE NUK KA GRABITUR PER MBIJETES ME GJENI NDONJE SE UNE VETE NUK NJOH,,?????


Marrëdhëniet me fisnikërinë

"Ai mëtonte të bëhej zot në të gjithë vendin", ankohej Joan Muzaki.
Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dërgoi ata te mbreti ferronte Plaku në Napoli, që ky t'i mbante robër, e pastaj ua mori sundimet që ndodheshin midis Krujës dhe Lezhës, dua të them tokën e Misias"

KA DY MENYRA OSE JE OSE BEHU ME ZOR PER HIR TE KOMBIT KJO NUK DO SHKOLL PER TA KUPTUAR

Tradhtia


Më 1457 bajli venedikas i Durrësit njoftonte: "Atë e kanë lënë të gjithë komandantët e vet, të cilët kanë kaluar te Turku".

KETE E DIME QE SHQIPERIN TRADHTARET E KAN MARR ME QAF.PO MIR QE NXJERR DHE BURRA KJO TOK TE PAKT PO TE MIRE

Fati i heroit
Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh dhe me kthesa të papritura të fatit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...