2012-04-28

Pse harrohen shkrimtarët e vdekur nga Kryesia e LSHK-së....



Nga Flori Bruqi-Prishtinë




Më duaj, mos më duaj...



Në vend të in memoriamit për poetin dhe mikun   
Iljaz Prokshi...

Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.

 Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi

. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.

 Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete.

 Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.


Aktiviteti letrar


Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. 

Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës. Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern.

 Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare.

 Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. 

Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë. Fitoi pothuajse çdo vit çmime letrare, për poezi ose tregime, në konkurset letrare, që shpallnin gazetat dhe revistat e kohës.

 Iljaz Prokshi, në konkurse të tilla është nderuar prej çmimit të parë gjer në çmimin e tretë. Botoi në gazetën Rilindja, revistën letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zëri, Plejada, Koha ditore dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në Shkup të Maqedonisë, si Flaka dhe Jehona.


Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit.

 Tek ky krijues, të shkruarit është gjithmonë në shërbim të kërkimit dhe të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është njeriu, i rrahur mes erërave të absurdit dhe revoltës, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikën karakterit negativ, të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e një botë të freskët dhe të dëlirë, shënjuese për kohën dhe hapësirën. 

Lexuesit e admirojnë letërsinë e tij, ndërsa kritika me gjithë këta të parët i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik të kësaj vepre.


Vepra  të botuara


Poezi


Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983

Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992

Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995

Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998

Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003

Kambanat e shurdhra, Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. 


Tregime


Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987

Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990

Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996

Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997

Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002

Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.


Romane


Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)

Dashuri në labirint, 2001

Pa botuar  janë ka  tri vëllime  me poezi. dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime  tjera publicistike.


Poezi deri tash të pabotuara nga Iljaz Prokshi 


Braktisja e pikëllimit 


Ç'ngopa me heshtjen tënde 
Ku rri e mërzitur si Helena 
Sa do të më pëlqente te shkoja 
Prapë me ty në kino 
Për ta shikuar filmin aq sensibël Kujt ... 


Amnezia e dashurisë


Do të mund të ishim njohur 
As dje as sot dhe kurrnjëherë 
Në stolin e shkrimit të mos shkruaj kurrë asgjë 
Era t'i marrë fjalët e mia si gjethet e puthjes ... 


Kaos në univers 

Me pak dashuri s'harrohet dot kaosi 
Me ngjyra jeshile vesh ëndrrën e humbur 
Dua të ta them një meshë për miqtë 
Universin ta kaj duke dëftuar dhembjen ... 


Imazhi i rremë 


Asnjëherë mes pirgut dhe ferrit 
S'mjaftonte të ndieja vetminë absurde 
Lehtë ishte të rrish i vetmuar 
Nën dritën e jeshilë në të errët 
Dhe a duhej të ik .... 


Jeta rob


Tani po qan shpirti im 
Apo patjetër duhet ta shprishë kaosin 
Në mëngjes jeta rob të mos gdhijë 
Të pi kafe para tendës në kamp 
Patjetër më duhet të zë rend për ... 


Prelud


Në altar kam shenjtëruar jetën 
Dhe me pahir më kanë abuzuar 
Apo m'i kanë fshehur dhe fjalët 
Dita ikën me një baladë që nis 
Me përdëllime e mbaron me lot 
Në qie ... 

Meditim pas një udhëtimi 

Kush jam unë për të pritur gjithnjë 
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar 
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë
Në fotografi: kombi shqiptar në formën
e trëndafilave

Te  Shatërvani

Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz
Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Majë Kalasë me kantatë lirie 
Të mos humbas si Sizifi
Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet 

Qyqavica

Asgjë s’është harruar 
Kanë ikur korbat para syve të mi
As koha e mjegullt nuk është më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu 
T’ia japë Adem Jasharit
Para kullës të ndodhë betimi
Rrugëve kryq pëshpëritin 
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën
Ujë dua të pi si në Epir 
Krojeve të Qyqavicës
Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetëm iluzionet 
Atdheu im s’më vret
Dhe martirët janë të shenjtë 

Gjiri i Artës

Iliria po tkurret
E dashura ime më ngjitet krahëve
Përgjërimi më djeg përgjithnjë
Sesi m’i përbuzin të parët e mi
Të shpërngulur verë e dimër
Kopshtet lënë bosh 
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët 
Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës 
Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut

Kënga e liqenit të Pogradecit

Nositë të butë të egër me zëra ritmikë 
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës 
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe 
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur 
Besojnë se zgjohen me pasion
Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...