Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/04/22
Ringjallja e Gjon Kastriotit
Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel “Mamicës” në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i shkencave.
Plumbi e mori Ardian Klosin në krahun e djathtë, ndërsa një e shtënë e dytë theu xhamat e një mikrobusi të organizatës “Mjaft”, që ndodhej i parkuar aty rastësisht. I tronditur nga atentati, Ardian Klosi u shemb përdhe, teksa atentatori Frrok Gjoni u orvat të rimbushte armën, por gjakderdhja fatmirësisht u ndërpre nga ndërhyrja e forcave speciale të REMINA-s, FAMINIRA-s dhe TIBIDA-s, të cilat e çarmatosën pa vështirësi historianin dhe i hodhën pranga të sigurisë së lartë.
Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil “Vëllezërit Topulli” të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: “Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm.”
Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin: “paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.”
Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb “Nënë Vojsava” ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.
Në mbrëmje, mjediset e spitalit “Nënë Vojsava” i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.
Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.
Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.
http://obobonews. wordpress. com/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment