Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/04/25
Psikologjia e kriminelit sadistito- seksual.
1. Kuptimi mbi çrregullimin antisocial të personalitetit.
Çrregullimi antisocial i personalitetit ndodh për shkak të ndryshimeve midis sjelljes dhe normave ekzistuese sociale. Si të tilla mund të përcaktohen kur plotësojnë të paktën tre nga gjatë pikat e mëposhtme:
1) qetësi e ngurtë ndaj ndjenjave të tjetrit,
2) qëndrim vulgar dhe qëndrueshmëri në papërgjegjshmërinë dhe shpërfilljen ndaj normave sociale, rregullave dhe detyrimeve të kësaj natyre.
3) paaftësi për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe vështirësi për t’i vendosur ato.
4) tolerancë e pakët ndaj dështimeve dhe një prag i ulët për shkarkimin e agresionit, përfshi dhe dhunën.
5) paaftësi për të përjetuar fajin dhe për të përfituar nga eksperienca, veçanërisht nga ndëshkimet.
6) dhe tendenca për të dalluar dhe fajësuar të tjerët, apo për të sjellë arsyetime bindëse për sjellje që e çojnë personin në konflikte me shoqërinë.
7) Mund të ketë dhe acarime të qëndrueshme të ndonjë veçorie shoqëruese, si dhe çrregullime të sjelljes gjatë viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës, megjithëse pa ndryshime ekzistuese, që mund të mbështesin më tej diagnozën.
Ky çrregullim përfshin çrregullimet e personalitetit dhe sjelljet amorale, personalitetin antisocial, asocial, psikopatik dhe sociopatik. Por nga kjo kategori përjashtohen çrregullimet e sjelljes dhe ato emocionale të paqëndrueshme të personalitetit. Gjithashtu, në përkufizimin e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) jepet edhe një pamje tjetër e tij. Sipas tij “…çrregullimi antisocial i personalitetit është një nivel i rëndë çrregullimi në tendencat e sjelljes dhe përcaktimin e karakterit të individit. Ai përfshin hapësira të ndryshme të personalitetit dhe gati gjithnjë lidhet me përçarje të konsiderueshme personale dhe sociale.”
Ky lloj çrregullimi ka prirje të shfaqet qysh në vitet e fëmijërisë së vonshme apo në adoleshencë, por vazhdon të theksohet më qartë në moshën madhore, prandaj është vështirë të përcaktohen para moshës 16-17 vjeç. Për rastet kur nuk gjenden lidhje me dëmtimeve apo sëmundjeve të rënda në tru, çrregullimet psikiatrike të kësaj kategorie njerëzish, kanë udhëzuesit më poshtë si kritere për diagnostikimin e përgjithshëm. Ato shfaqen në qëndrime dhe sjellje dukshëm joharmonike, që përfshijnë nivele të ndryshme funksionimi të emocioneve, të zgjimit dhe kontrollit të impulsive, në mënyrën e perceptimit dhe të menduarit, si dhe në mënyrën e lidhjeve me të tjerët.
Identifikuese janë dhe modelet e sjelljes jonormale, që zgjasin dhe nuk kufizohen me episodet e një sëmundje mendor, me sjellje depërtuese ku shfaqet qartë mospërshtatja në nivele të gjëra të situatave personale dhe sociale. Ato shfaqen gjatë fëmijërisë dhe vazhdojnë në moshën e rritur, duke çuar në shqetësime të konsiderueshme personale. Ato shfaqen edhe si çrregullime të zakonshme, por jo pa ndryshime nga to, për probleme domethënëse në ekzekutimin e detyrave profesionale dhe sociale.
Për kultura të ndryshme mund të zhvillohen dhe grupe të ndryshme kriteresh në lidhje me normat sociale. Sipas DSM-IV (Manualit të Diagnostikimit dhe Statistikave të Çrregullimeve Mendore) janë katër pika kyçe që duhen mbajtur parasysh gjatë diagnostikimit. Së pari, çrregullimi antisocial i personalitetit shfaqet si një model i përhapur nënvleftësimi apo shpërfillje, dhunim i të drejtave njerëzore, që ndodhin mbi moshën 18-vjeçare. Ai duhet të plotësojë, të paktën tre elemente nga ato më poshtë që të quhet sjellje e tillë.
Duhet të dështojë në përpjekje për t’iu përshtatur normave sociale që respektojnë sjelljet ligjore, pra duke shfaqur elementë sjellorë të përsëritur që duhet të sjellin arrestimin e tij. Një i tillë është mashtrues (përfshi gënjeshtrat e përsëritura), ai që përdor pseudonim apo manipulon të tjerët për përfitime dhe kënaqësi personale. Një i tillë duhet të jetë impulsiv dhe dështues në vazhdimin e planeve, nervoz apo agresiv, gjë që tregohet nga përsëritja e zënkave fizike apo fyerjes së të tjerëve. Ai shfaqet i paaftë të kujdeset për sigurinë e vetes dhe të të tjerëve. Dhe së fundi, ai shfaq mungesë pendimi, duke treguar indiferencë dhe racionalizim për dhimbjet, keqtrajtimet apo vjedhjet që u bën të tjerëve.
Tipar i dytë sipas DSM-IV është fakti që individi në fjalë duhet të jetë së paku 18 vjeç. Së treti ai duhet të ketë një çrregullim të caktuar në sjellje, si fillim, të paktën para moshës 15 vjeç. Dhe së katërti e së fundi, zhvillimi i sjelljes antisociale nuk është vetëm gjatë vazhdimit të skizofrenisë apo episodeve maniake.
Në grupin e çrregullimeve të personalitetit antisocial përfshihen dhe gjendjet shpirtërore të depresionit, ato të drogimit, personaliteti dramatik, ai i çrregullt apo antisocial, si dhe disa çrregullime që kanë simptoma të ngjashme me to. Në këtë grup hyjnë dhe çrregullimet që lidhen substancat kimike e që rezultojnë në skizofreni, çrregullime të personalitetit, çrregullime historike, çrregullimet kufitare të personalitetit, ato të personalitetit paranojak dhe sjellje antisociale të të rriturit.
2. Argumente psikologjike rreth vrasësit serialë.
2.1. Roli i fantazisë në këtë sjellje.
Një faktor ndikues në të është fantazia. “Fantazia përfshihet në mekanizmat përballuese të vrasësit për të ardhmen e tij. Pra ai vazhdon të eksperimentoj me anë të dhunës, ku fantazia ka prirjen ta ngrejë kapacitetin e vrasësit nga detyrimi tek egërsia shtazor, më pas, e çon edhe madje më tej”-thotë Ressler në vitin 1988. Në thelb veprimet e dhunshme kanë nevojë për më tepër përpunim e fantazi. Ressler arsyeton që çdo veprim që shtyn vrasësin drejt shprehjes së emocioneve të forta bëhet pjesë e përfshirjes në imagjinatën e ardhme të tij, pra dhe pjesë e fantazisë.
Pra, çdo veprim i dhunshëm, sado i vogël qoftë ai, e shtyn vrasësin pranë shprehjes së frustrimit seksual dhe përpjekjeve plotësuese, të cilat marrin formën e vrasjes. Ashtu si pija alkoolike e shtyn një person të alkoolizuar potencialisht pranë kufirit të vetëdijes dhe instinktit, ashtu dhe veprimi i dhunshëm e shtyn vrasësin drejt veprimeve më tepër të dhunshme, deri në “kufijtë” e vrasjes.
Ashtu sikundër vrasësi i ardhshëm lëviz në jetën e të rriturit dhe arrin pranë kryerjes së vrasjes, po ashtu dhe fantazia e tij ka filluar të dështojë. “Ai bëhet skllav ndaj fantazisë së jetës, ndërkohë që disa ndjenja ngrenë kurthe të mprehta midis botës së brendshme dhe asaj të jashtme”-thotë Abrahamson në vitin 1964. Sikundër i droguari që pas çdo rasti ka nevojë për më shumë drogë për t’u ndjerë mirë, ashtu dhe vrasësi serial ka filluar të mbështetet tek fantazia, që të sigurojë një normalitet në rrafshin e tij emocional. Fantazia i shërben tashmë vrasësit vetëm që ta bëjë të ndihet normal. Studimet kanë provuar tashmë se theksimi i fantazisë ka një aspekt mjaft interesant të ndikimeve tek shumë vrasës të kësaj natyre.
“Si adoleshentë, por veçanërisht, si të rritur, ata mundohen të përfshihen në punët dhe procedurat policore”- thotë Geberth 1990. Kështu p.sh., një i tillë, Alex Henriquez u bë shumë i dashuruar pas hetimeve policore, aq sa u bë dhe ndihmës i saj. Detektivët çuditeshin sa ndihmues ishte ai, duke komentuar se A.Henriquez “….fitonte haptazi një emocion nga puna policore”. Para se të kapej, ai shpesh maskohej si agjent i DEA-s, apo si agjent i fshehtë policie, duke mbajtur një armë të vogël dore dhe një distinktiv.
Magjepsja ndaj policisë nuk është thjeshtë një imitim i agjentëve të forcave të ligjit, por në realitet është një zgjerim tjetër i fantazisë së botës së vrasësit. Sot eksperimenti i vrasjeve serialë nuk shihet si tërësisht e ndryshme nga ndonjë eksperiment tjetër, si ai i të droguarve me gjëra të tilla si alkooli, apo substanca të tjera të paligjshme.
Vrasja seriale është e lidhur edhe me tërheqjen seksuale. Për shumë prej kësaj kategori vrasësish, sjellja kriminale merr formën e sulmeve seksuale jo vrasëse dhe që mund të shtrihet në disa vite. Kështu p.sh., A.Henriquez, që përmendëm më sipër, përdhunoi mbesën e vet për disa vjet resht, ndërsa pak para se të bënte vrasjen e parë kryente marrëdhënie seksuale anormale me një 5-vjeçare, që ishte vajza e njërës prej të dashurave të tij. Po kështu dhe Clifford Olson, vrasësi serial më famëkeq në Kanada, kreu 100 sulme seksuale para dhe gjatë karrierës së tij si vrasës (Ëorthington 1993)
Kjo përvojë është e ngjashme me atë të vrasësit adoleshent, në fantazinë e jetës së të cilit përfshihet dhuna, por para realizimit të krimit. Dhe njëlloj si në përvojën e fëmijërisë, ku eksperimentet e drejtojnë adoleshentin në veprime më serioze, edhe individët e rritur shtyhen nga veprime të tilla që janë më pranë vrasjes. Përdorimi i fantazisë së vrasësit serial si një mekanizëm imitues dhe efektiv, që mbështetet mbi fantazinë, e bën atë të jetë në një vartësi të plotë ndaj saj. Tashmë mekanizmi që i jep një sens kontrolli, vrasësit në fjalë kthehet në obsesion. Sipas Broën 1991 “përderisa sjellja obsesive e vrasësit serial ekziston, ajo dështon në arsyetimin logjik rreth saj, duke zëvendësuar fantazinë me obsesionin.”
Kur fantazia e vrasësit serial rezulton një obsesion, kjo u jep mundësi avokatëve të kërkojnë pafajësinë e klientit të tyre, si në rastin e avokatit të vrasësit serial Xhef Dahmerit që solli prova, se për shkak të obsesionit, klienti i tij nuk ishte në të vërtetë përgjegjës për veprimet e veta, prandaj duhej vendosur në institucionet e shëndetit mendor.
Ai argumentoi që “…vrasjet lindin edhe nga fantazia e një personi të tillë. Kështu dhe Dahmer mund t’i ndalojë vrasjet nga kurimi i një sëmundje të tillë mendore, që ai e zbuloi për që nuk e zgjodhi vetë. Ai duhet të bënte atë që bëri, sepse nuk mund ta ndalonte dot. Dhe kjo nuk ishte një zgjidhje e çështjes.” (Drukteinis 1992, f. 533). Avokati i tij shkoi edhe më tej, aq sa e quajti Dahmerin një “makinë vrasëse ngjeshëse, ose një rul ngjeshës”. Ky është një shembull klasik i vrasësit serial, ngaqë kishte një humbje absolute të kontrollit, ndërsa tashmë, krejt i tërhequr, ky vrasës serial është bërë një skllav virtual i fantazisë së tij.
2.2. Tiparet psikologjike të vrasësit serial.
Ai kontrollon, dominon dhe ekzekuton. Pra vrasja nuk është një ngjarje e izoluar, që media dhe publiku i gjerë e tregon si ndodhi. Më saktë, ajo është një rezultat logjik, një vazhdim i fantazisë në jetën e vrasësit serial. Fantazia është mekanizmi drejtues për vrasjen-thotë Broën (1991) dhe megjithëse ajo paraprin vrasjen, vetë akti i vrasjes, në një kuptim e ka ngurtësuar fantazinë. Vështirësia më e madhe e vrasësit serial në diferencimin e fantazisë nga realiteti është shtyrë përtej skajit, me anë të veprimit vrasës. Veprimi i fantazisë është lidhur me botën reale, ndërsa në mendjen e vrasësit serial fantazia është bërë realitet.
Në formulimet e FBI-së thuhet që “sulmuesi beson se mund ta kontrollojë realitetin dhe “në thelb”, vrasja serial është një veprim kontrolli, dominimi dhe ekzekutimi, është përfaqësuese e një fantazie thelbësore që ngulitet me dhunë, seksualitet dhe vdekje”. Kështu, ndonëse nuk dallohet menjëherë e në të gjitha rastet, është e vërtetë që vrasësit serial mbrojnë fantazinë e tyre-thotë Ressler (1988). Shpesh, e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë këtë fantazi të vrasjes është shfaqja ose demonstrimi i saj.
Mbrojtja e fantazisë mund të imponohet nga shumë faktorë, disa prej të cilave janë të jashtëm, si në rastet kur viktima ndërpret ose pengon ndjenjat dominuese të sulmuesit, apo kur sjelljet e viktimës e zemërojnë ose inatosin atë. Vrasësi nuk e njeh veten si të tillë, por e përshkruan procesin e vrasjes si një “dëshirë të fortë e të papërballueshme për të vrarë”-thotë Holes dhe De Burger (1988). Efekti i kurthit të kësaj gjendje psikike është se e avancon vrasësin drejt niveleve më të larta të fantazisë (FBI, 1985)
Sa për viktimat e parapëlqyera të vrasësit serial, është përsëri roli i fantazisë që vazhdon të përzgjedhë vrasjen e radhës, veçanërisht në llojin e viktimës që zgjedh. Shumica e vrasësve serialë kanë një lloj viktime të fiksuar me disa cilësi të caktuara, viktimë që mund edhe të njihet prej tyre. Ted Bandy parapëlqente që viktimat e tij të ishin femra, që sa kanë mbushur 20-vjeç, me flokët të gjata, të errëta dhe të ndara në mes. Earl Nelson parapëlqente të vriste qiradhënësit e tij, ndërsa Posteal Laskey ishte i fiksuar pas femrave të moshuara-thonë Holmes dhe De Burger 1985.
Vrasësit serialë ngjajnë mes tyre si nga niveli ashtu dhe preferencat e tërheqjes seksuale, madje shumë prej tyre, që janë dhe të tërhequr seksualisht, kanë partnere të privilegjuara. Për ta viktimat shpesh është diçka simbolike që lidhet me historitë e vrasësit. Mënyra e sjellje së dukshme të viktimës, në shumicën e vrasjeve seriale, është përfaqësuese e planifikuar dhe e fantazisë së përfshirë në vrasje.
Në këto kushte çdo vrasje është një lloj përfitimi psikologjik. Në përvojën e tyre mund të dallohen përfitime të tilla, si lehtësimi nga një ankth i madh etj. Në fakt ky qetësim nuk ndryshon shumë në kufijtë emocionalë midis shtrëngimit dhe tërheqjes. Madje Ressler thotë se “…stresi është një stimul po aq nxitës për shumicën e vrasësve serialë, saç është ai për periudhën e pirjes tek pijaneci”.
Moment tjetër interesant është se disa vrasës janë shumë demonstrativë, ngaqë gjenden të rrethuar nga autoritete menjëherë pas vrasjes së parë ose të dytë. Si rregull, sa më tepër vrasje të kryejnë këta tipa aq më i madh është përfitimi psikologjik. Fantazitë mbijetojnë, ato zhvillohen duke përforcuar sjelljen e vrasësit. Pra sikundër fantazia dhe izolimi ushqejnë njëra tjetrën, ashtu dhe vrasja furnizon fantazinë dhe anasjelltas, fantazia ndikon në shtimin e numrit të vrasjeve.
Një prej tyre, Ted Bandi pranon se forca për të vrarë behet aq mbizotëruese sa që vrasësi nuk ka asnjë dëshirë të ndalojë vrasjen. Dhe meqë ato janë në progres kjo forcë vetëm sa fuqizohet”- shkruajnë Holmes & De Burger 1988. Pra çdo vrasje shoqërohet me përmirësim të vazhdueshëm të fantazisë, duke e çuar atë drejt përsosmërisë. Pra sa herë që një i tillë vret, duket sikur fantazia furnizon veten dhe bëhet gjithnjë e më solide dhe e strukturuar (shih FBI 1985). Vrasësi e lejon viktimën e radhës të jetojë vetëm për aq kohë sa e dëshiron një gjë të tillë.
Nga sa më sipër del që vrasësit serialë nuk mund të korrigjohen. As kapja dhe burgosja e tyre nuk mund të ndalë fantazinë. Pavarësisht se ç‘ndodh me të, plani për vrasjen e ardhme do vazhdojë. P.sh., një vrasës që kthehet prapë në burg pas vrasjes së parë, fantazon për të vazhdimisht edhe kur është i burgosur. Kif Olsen vriste sapo dilte nga burgu, qysh nga viti 1964, pastaj 1972-1973, më 1978 dhe deri më 1980-1981. Ai është dënuar bazuar vetëm në zbulimin e vrasjes së fundit, por pretendonte se kish kryer më tepër se 40 të vrasje tilla- thotë Ëoerthington 1993. Ai kryente vrasjen e radhës vetëm sa t’i rritej fantazia. Tod Bandi e quante këtë “kurb udhërrëfyese, sa më tepër vrasje kryente aq më mirë ndihet vrasësi serial”-sipas Holmes &De Bergerit 1988)
Sipas pohimeve të vetë vrasësve, ata mësojnë nga e kaluara duke u përmirësuar vazhdimisht në këtë akt. Ata nuk ndalen me miratimin e asaj që bëjnë, prandaj po mos parandalohet ai do vrasë herë pas here. Çdo vrasje e suksesshme gjallëron vrasësin, duke përforcuar dhe fuqizuar veprimin. ”Ai pritet të shtojë numrin e vrasjeve, me sa duket ai do të vrasë shpesh që të ruajnë ekuilibrin e vet. Fantazia e lartë dhe psikika e zhvilluar i siguron nxitjen e guximit dhe sulmeve më të shpeshta, ndonjëherë me një shpërfillje të plotë të rrezikut”- thotë Geberth 1990 f, 4)
Meqë çdo vrasje e fuqizon fantazinë, ajo vjen e rritet vazhdimisht, çka e bën të kërkojë gjithnjë e më shpesh të vrasë. Ndjenja e suksesit për të qenë i vetë vlerësuar buron vetëm nga vrasja. Të gjithë vrasësit serialë ndjekin këtë model, duke rritur shpeshtësinë e vrasjeve të tyre. Gjatë kësaj periudhe nuk ka forca të brendshme që mund ta ndalojnë veprimet e tyre. Psikologu Jack Annon thotë me siguri që:”e vetmja mënyrë që një vrasës serial të mundë të heqë dorë është përfshirja në një terapi të suksesshme psikologjike”. Por shkalla e suksesit nga përdorimi i terapisë psikologjike në thelb, ka qenë një hiç- për dy autorë të tjerë (Holmes dhe De Burger 1988).
Po mos zhvendoset (izolohet) nga shoqëria ai do vazhdojë të vrasë. I formësuar nga një keqfunksionim dhe mësim i gabuar që prej fëmijërisë, vrasësi serial mëson të mbështetet në fantazinë si një mekanizëm kopjues. Kjo teknikë formimi e shprehive të sjelljes nuk duket të ndryshojë nga ajo e alkoolistit që përdor pijen si mekanizëm kopjues. Dhe ashtu sikundër të droguarit që priren të bien në një spirale, deri sa gjithçka në jetën e tyre të përqendrohet rreth substancave narkotike, edhe jeta e vrasësit serial fillon të vërtitet rreth fantazisë, çka bëhet aq dominues sa që fantazia shndërrohet përfundimisht qendra e jetës së tij.
Dhe së fundi, ashtu si përdoruesit e heroinës që kanë nevojë për një dozë droge e cila mund t’i shtyjë të vjedhin, ashtu dhe detyrimet e vrasësit serial ndaj fantazisë e shtyjnë atë drejt vrasjes. Me pak fjalë: cikli serial i vrasjes nuk është i ndryshëm nga cikli i tërheqjeve të tjera. Kështu që rezultati përfundimtar i vrasjeve bëhet funksionale, ashtu sikundër dhe vjedhja nga drogmeni.
3. Psikologjia e kriminelit sadistito- seksual.
Çdo hetues që ka marrë në pyetje një viktimë të torturua, apo që ka investiguar në skenën e krimit për ndonjë vrasje të kësaj natyre, nuk ka për ta harruar kurrë atë lloj përvoje. Mizoria çnjerëzore shfaqet në shumë forma, por rrallë e gjen atë përtej ngurtësisë që shfaqet nga sadistët seksualë. Ky kapitull përshkruan veprimet që ndeshen aty, duke dalluar sadizmin seksual nga veprimet e tjera që përfshijnë aktet e një dhune mizore. Gjithashtu, përshkruhen disa nga tiparet më të zakonshme të krimeve sadisto-seksuale, duke sugjeruar dhe një numër mënyrash në përballjen e të akuzuarve me këtë lloj krimi.
3.1. Kuptimi psikologjik mbi sadizmin seksual.
Është një formë e qëndrueshme e të kënaqurit dhe eksitimit seksual, ndërkohë që objekti është duke vuajtur tmerrësisht shumë. Eksitimi seksual mund të ndodhë tek persona normalë, por tek sadisti është vuajtja e shkaktuar viktimës ajo që eksiton tjetrin seksualisht.
Nga një studim eksplorues po shkëpusim dëshirat e përshkruara nga dy sadistë, ku i pari shprehej:”..qëllimi im më i rëndësishëm ishte t’i shkaktoj asaj dhimbje, ngaqë nuk ka asnjë fuqi më të madhe ndaj tjetrit se sa ajo që shkakton dhimbje, pra ta detyrosh atë t’i nënshtrohet dhimbjes, pa qenë e aftë të vetëmbrohet. Kënaqësia që të jep dominimi i plotë i një personi tjetër është thelbi i fenomenit sadistik.”
Një tjetër e përshkruan situatën kështu:”…ajo përpëlitej nga dhimbja dhe mua kjo më pëlqente. Në ato momente unë isha duke kombinuar lartësinë time seksuale të përdhunimit me nivelin e frikës time, për të bërë një kombinim që tashmë është përtej çdo lloj shpjegimi…Unë isha gjallë për të vetmin qëllim, që të shkaktoja dhimbje dhe të merrja kënaqësi seksuale…unë isha duke shijuar dhimbjen po aq sa dhe seksin.”
Çdo deponim tjetër i bërë nga të akuzuarit për këtë vepër kriminale konfirmon se është vuajtja e viktimës dhe jo ndëshkimi fizik apo dhimbja psikologjike, ato që e nxitin seksualisht sadistin. Duke shkaktuar dhimbje, ai gjen një mënyrë për të krijuar vuajtje, dhe kështu arrin të përfitojë reagimet e kërkuara të bindjes, nënshtrimit, fyerjes, frikës dhe tmerrit..
Ka disa prova që duhen zbuluar gjatë hetimit që të përcaktojnë nëse krimi i kryer është sadizëm seksual apo jo. Çështjet më kritike në këtë mes janë nëse viktima ka vuajtur, nëse kjo vuajtje ishte e qëllimshme dhe nëse ajo e ka eksituar seksualisht personin që kryente veprën penale. Prandaj, si veprat seksuale dhe ato agresive, të shkaktuara ndaj një viktime të vdekur apo pa ndjenja, nuk është se janë doemos prova të sadizmit seksual, ngaqë në këto raste një viktimë e tillë nuk përjeton dhimbje. Kështu, dëmtimet e gjetura tek viktima, por të shkaktuara pas vdekjes, nuk tregojnë për sadizëm seksual.
Dhe përdhunuesi shkakton dhimbje tek viktima, por vetëm sadisti e përfshin vuajtjen si qëllim të aktit, qoftë ajo vuajtje fizike apo psikologjike, për të arritur eksitimin e vet. As shkalla e mizorisë së kriminelit, as koha e vuajtjes së viktimës nuk mund të jenë prova të sadizmit. Veprimet agresive të skajshme, ose ato që shkaktojnë vuajtje të mëdha, shpesh nuk kanë qëllime seksuale, madje as edhe gjatë sulmeve seksuale.
SSD (devianca sadiste seksuale) si gjithë sjelljet e tjera deviante seksuale kanë një spektër të gjerë. Sadistët mund të jenë dhe mes qytetarëve që u binden ligjeve, por fantazojnë dhe nuk veprojnë dhe nuk e realizojnë këtë fantazi me partneret e tyre. Një sadist do ndiqet penalisht vetëm kur kryen krim dhe jo thjeshtë se ka fantazi të kësaj natyre. Të gjitha aktet kriminale seksuale fillojnë me fantazi, por ndryshe nga ato normale, fantazia sadiste përqendrohet në dominim, kontroll, fyerje, dhimbje, dëmtim dhunë apo kombinim të tyre, si një mënyrë për të shkaktuar vuajtje. Ashtu siç ndryshojnë fantazitë mes sadistëve seksualë ashtu ndryshon dhe shkalla e dhunës së përdorur prej tyre.
Fantazia e përshkruar nga vetë personat e akuzuar paraqitet mjaft komplekse dhe përfshin skenarë të detajuar, metoda specifike për kapjen, kontrollin dhe lokalizimin, skenarë që duhet të ndiqen nga viktima, sekuenca aktesh seksuale dhe reagime të viktimës që dëshirohen nga krimineli. Sadistët në fjalë jetojnë mbi bazën e këtyre fantazive dhe shpesh përfshijnë viktima të shumëfishta e në disa raste edhe vetë partneren.
Ka dhe sadizëm ndaj simboleve. Disa njerëz shfaqin dëshirat e tyre seksuale ndaj objekteve të pajeta si kukulla, piktura dhe veshje ose dhe kufoma. Ashtu si në rastin e fantazisë, vuajtja në raste të tilla është e imagjinuar.
Kështu në një rast gjendet një kukull femër e varur në një dhomë urgjence të spitalit. Rreth qafës ishte lidhur një litar dhe krahët të lidhura nga pas, në sytë dhe veshët ishin ngulura gjilpëra me kokë, kish shenja të djegurash dhe nga goja i varej jashtë një copë pambuku. Në gjoks ishin vizatuar shenja të ngjashme me qepje plagësh. Mes këmbëve ishte bërë një prerje, ku rreth një vrime ishin ngjitur disa fije floku dhe ishte vendosur një laps.
Edhe pse besohet që sadistët seksuale janë mizorë edhe ndaj kafshëve nuk është përcaktuar nëse një mizori e tillë lidhet me sadizmin seksuale. Disa meshkuj të dhunshëm shfaqet të tillë edhe ndaj kafshëve që në fëmijëri, por kjo nuk shoqërohet me eksitim seksual. Pra, disa veprime sadiste ndaj kafshëve mund të reflektojë motive sadiste, agresive dhe joseksuale, ose mund të jenë sakrifica të kërkuara nga ritet fetare apo besimet delusive. Ai që eksitohet seksualisht nga vuajtjet e një kafshe është sadist seksual ose dhe zoofil (person që ka si objekt kënaqësie kafshët)
Tjetër çështje është ajo e viktimës. Sadizëm seksual mund të kryhet edh me partnerë konsensual ose të paguar. P.sh., prostitutat specializohen për nënshtrim ndaj klientëve sadistë. Natyra e veprimeve të tilla varion nga stimulimi i vuajtjes deri tek veprime që përfundojnë me dëmtime të rënda fizike të partneres. Pra kur ajo nuk ka dëshirë për akte seksuale, kthehet në viktimë nëse reziston, çka akti mund të përfundojë edhe me vdekje apo dëmtime të papritura fizike.
Ka dhe disa viktima të pajtueshme. Kështu, ka sadistë që parapëlqejnë viktimat që binden dhe bëjnë lëshime të vetëdijshme. P.sh., preferojnë ato viktima që krijojnë me dëshirë një marrëdhënie dhe madje përfshihen në marrëdhënie sadisto-mazohiste për një periudhë të gjatë. Këto janë gratë ose të dashurat e sadistëve që i nënshtrohen një abuzimi fizik, emocional dhe seksual për muaj apo vite të tëra, megjithëse marrëdhëniet mund të nisin normalisht. Në të tilla raste, sadisti arrin që në forma të ndryshime, t’ia ndryshojë sjelljen partneres, duke e bindur të pranojë gradualisht veprime deviante progresive. Ndoshta këtë e arrin nëpërmjet izolimit social dhe abuzimeve të vazhdueshëm, që u cënojnë rëndë imazhin për veten, deri sa ato të besojnë se e meritojnë një dënim të tillë nga “i dashuri” i tyre.
Kështu në një rast, një grua rreth të tridhjetave lajmëron policinë se i është nënshtruar një abuzimi fizik, emocional dhe seksual prej gati 18 muajsh. Në fillim ajo e shihte të dashurin si personin më të dashur dhe më të kuptueshëm që kish njohur ndonjëherë. Meqë dikur ajo kish përdorur me raste kokainë, pranoi kërkesën e tij për ta ripërdorur, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tyre seksuale. Por praktikisht, gruaja fitoi vartësi ndaj këtij përdorimi dhe pas gjashtë muajsh ai filloi abuzime seksuale, që përfshinin marrëdhënie të detyruara anale, rrahje me kamzhik, shfrytëzim të dhimbshëm seksual, përdhunim nga meshkujt e tjerë, si dhe futje të objekteve të mëdha në rectum. Këto abuzime vazhduan për rreth 1 vit, para se ajo të bënte denoncim në polici.
Këto raste paraqesin probleme për hetimi dhe prokurorinë, ngaqë duket se abuzimi kryhet me dëshirë dhe me aprovimin e plotë të viktimës. Megjithatë, transformimi i partnerit vulnerabël në një viktimë të pajtueshme / të nënshtruar i ngjan mënyrës se si burrat e tjerë abuzivë frikësojnë dhe kontrollojnë gratë e tyre, që ato të vazhdojnë të durojnë të qëndrojnë me ta.
3.2. Forma sjellje që ngatërrohen me sadizimin seksual
Shumë krime përfshijnë vuajtje të qëllimshme fizike dhe psikologjike. Për të evituar keqinterpretimet, hetuesit duhet të dallojnë ato forma sjellje që shfaqen si sadisto - seksuale, por në fakt kanë motive dhe kontekste të ndryshëm..
Kështu, duhet dalluar çrregullimet sadiste të personalitetit. Persona të tilla zakonisht shfaqin sjellje kërkuese, mizore dhe agresive, si në situata sociale ashtu dhe në ato punuese. Në pjesën më të madhe të kohës ata shfaqen të tillë edhe ndaj vartësve, duke u prirur të vendosin marrëdhënie sundimi ndaj vartësve dhe respekt e simpati të ekzagjeruar për eprorët. Ata joshen mjaft nga dhuna, ndjejnë kënaqësi kur kërkojnë, fyejnë dhe frikësojnë të tjerët, mund të kënaqen deri me faktin që u shkaktojnë abuzim fizik e psikik atyre. Në këtë kontekst, qëllimi i tyre është sjellja dhe jo eksitimi.
Një rast: “Gruaja e la burrin për shkak të abuzimeve verbale, kontrollit të marrëdhënieve ndaj saj dhe pjesëtarëve të familjes, sjelljeve frikësuese dhe shpërthimeve të dhunshme të zemërimit, kur ai ishte i dehur. Me dëshirën për t’u hakmarrë nga ndarja, ai e tërheq në apartament me pretekstin për të ndarë ato që zotëronin së bashku. Më pas, u përpoq ta lidhte tek shtrati, ku kishte vendosur dhe mjetet e ndryshme të torturës. Në hetuesi, ai tregoi dhe planin që kishte bërë për ta vrarë, duke e goditur vazhdimisht. Në fakt, ajo arriti ta joshte dhe ta bindte se donte të kthehej sërisht, por ndërkohë duhej të kërkonte ndihmë mjekësore, çka i mundësoi asaj të realizonte arrestimin.
Burri nuk kish ndonjë histori devijimesh dhe shkelje seksuale, po ashtu as ndonjë shenjë sadizimi seksual, nuk u vu re gjatë ekzaminimit mjekësor. Ai mohoi ndonjë eksitim emocional si pasojë e vuajtjes që po i shkaktonte gruas që e braktisi, apo prezencën e ndonjë lloj fantazie sadiste. Edhe pse mundet që burri të ketë qenë sadisto-sekual, ai e tregoi këtë tendencë vetëm kur e sulmoi gruan e tij. Mungesa e provave që tregojnë eksitim seksual ndaj vuajtjes e rrëzuan opsionin e kësaj diagnoze.
Janë dhe rastet E mizorive gjatë kryerjes së krimit. Por ndonëse shumë krime përmbajnë elemente mizorie, veprimet nuk janë medoemos me natyrë sadist.
Një rast ilustrimi: dy burra të arratisur nga burgu rrëmbyen një çift dhe i çuan në një zonë të izoluar. Pasi përdhunuan gruan, në mënyrë të vazhdueshme, i rrahën rëndë të dy, i mbyllën në një bagazh makine dhe i vunë zjarrin asaj, duke i lënë të digjeshin brenda. Edhe pse ata shkaktuan me qëllim vuajtje fizike dhe psikologjike tek viktimat, ata nuk kishin asnjë tregues për eksitim seksual. Vërtet i rrahën pas përdhunimit, por më pas u larguan, ndërsa viktimat thërrisnin për mëshirë. Sadisti seksual do ishte stimuluar seksualisht nga vuajtjet e viktimës dhe do kish qëndruar deri sa vuajtja të kish marrë fund.
Sjelljet sadiset seksuale duhen dalluar edhe nga sjelljet patologjike në grup. E ilustrojmë me një rast. “Një grup adoleshentësh sulmuan një nënë që po ecte në lagjen e saj. e tërheqin në një vend të fshehtë, e goditën disa herë me një shufër të gjatë hekuri, duke i shkaktuar vdekjen. Disa prej sulmuesve ishin shokë me fëmijët e saj. Me sa duket, pjesmarrësit në këtë sulm u përpoqën t’u tregonin të tjerëve veten e tyre, forcën dhe agresivitetin ndaj të rriturve, duke përdorur dhunën.
Janë dhe mizoritë e ligjëruara. Historia është mbushur me raste mbretërimi të terrori, ku institucionet e fuqishme sanksiononin sjellje ekstremisht agresive. Kështu ka ndodhur me përdhunimet dhe plaçkitjet e popullatës së thjeshtë gjatë kryqëzatave mesjetare, ose ekzekutimit të grave gjatë “gjuetisë së shtrigave të Salemit” në kolonitë amerikane. Edhe ne shek 20 shënohet një nga ngjarjet më të mëdha e më të rënda të mizorisë njerëzore, pikërisht ajo e milionave viktima të nazizmit.
Një rast ilustrimi: “Komandanti Koch që drejtonte kampin e përqendrimit të Bukenvaldit dënoi një burrë që u përpoq të arratisej duke e future në një kuti shumë të vogël druri, ku mezi sa mund të lëvizte. Më pas dha urdhër të nguleshin gozhdë në faqet e kutisë, që i dënuari të mos kish mundësi të lëvizte fare nga dhimbjet e shpinës. Ai u mbajt për dy ditë e tre net në publik, pa ngrënë dhe pa pirë, deri sa zëri i tij nuk i ngjante më një qenie njerëzore. Në të njëjtën formë, sadisto-seksualët priren të kryejnë po këto lloj veprimesh, por praktika e mësipërme është e justifikuar politikisht dhe të bazuar në përkatësinë racore.
Është mizoria e motivuar nga hakmarrja. Përgjithësisht mizoria është e dukshme gjatë veprimeve të frymëzuara nga dëshirat obsesive për hakmarrje ndaj gabimeve reale ose imagjinare.
Një rast ilustrimi:”Një fizikan u martua me një prezantuese spektakli dhe filloi të mendonte se ajo e tradhtonte, megjithëse nuk kish asnjë lloj fakti. Kështu obsesioni i tejkaloi logjikën, duke vendosur se asnjë burrë nuk mund t’ia merrte. Pasi e rrahu me kamzhik të lidhur pas një tavoline, i hodhi acid sulfurik në fytyrë dhe trup. Ajo mbijetoi për 84 ditë në agoni para se të vdiste nga dhimbjet. Në këtë rast i shoqi desh ta dënonte duke mundësuar që ajo mos ishte e dëshiruar për asnjë burrë tjetër. Ky veprim nuk dukej se e kënaqte seksualisht, pra nuk kemi veprim sadisto-seksual
Janë dhe mizoritë investigative, dhe fjala është për tortura gjatë marrjes së pyetje që mund të shoqërohen me eksitim seksual, por në disa raste mund të mos interpretohen si sadisto-seksuale.
Një rast ilustrimi “Një agjent ishte kapur jashtë shtetit dhe ishte torturuar në mënyrë të vazhdueshëm fizikisht, duke u rrahur me shkop dhe shok elektrik në gjithë pjesët e trupit dhe në organet gjenitale. Viktima ishte torturuar në mënyrë të tillë për të nxjerrë informacion që lidhej me veprimtarinë e qeverisë së tij dhe jo për të arritur ndonjë kënaqësi seksuale”
Ka dhe gjykime pas vdekjes që shpesh, gabimisht, cilësohen si sadizëm seksual. Por në shumicën e rasteve fajtori e vret viktimën me shpejtësi, duke mos zgjatur shumë vuajtjet e saj, gjë që përbën një sjellje krejt ndryshe nga ajo që po studiojmë.
Një rast ilustrativ “Nja baba e rreh vajzën e tij të rritur me një objekt të rëndë që i shkaktoi vdekje. Pas vdekjes u përpoq ta zhvendoste trupin. Ditën që u arrestua bleu një procesor ushqimi dhe hetuesit gjetën pjesë të trupit të saj në kuzhinë, në tenxhere, furrë dhe në frigorifer. Burri në fjalë kish vrarë të bijën për vetëmbrojtje, por dhe nga frustrimi që ndjente për shkak të sjelljeve të saj të çrregullta dhe ashpërsisë së të bijës, rrjedhojë e një sëmundje mendore kronike. Pra veprimi nuk dukej të kish ndonjë qëllim kënaqje seksuale, duke e parë vajzën e vet të vuante.
3.3. Gjetjet e një studimi për sadizmin seksual.
Në këtë studiuam shqyrtuan 30 raste meshkujsh sadistë, 22 prej të cilëve ishin përgjegjës së paku për 187 vrasje. Burimet e informacionit për studimin vinin nga raportet policore, nga fotografimet e skenave të krimit, dëshmitë e familjarëve të viktimave, konfiskimet, raportet psikiatrike, transkriptimet gjyqësore, raportet para dënimeve dhe regjistrimet e kohës së burgut. Gjithashtu u përdorën dhe prova të siguruara nga vetë fajtorët, si ditar, fotografi, skica, video, kalendarë dhe letra. Këto materiale që përmblidhnin fantazinë e tyre hapën disa dritare mbi mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit për këtë kategori personash. Po kështu, u intervistuan dhe pesë nga 30 fajtorët, ku ata u shprehën më pak për dëshirat e tyre seksuale se sa ishin shprehur nëpër shkrime apo kasetat për krimet e kryera.
Secili nga të 30 fajtorët rezultoi t’i kish torturuar viktimat me qëllim, metodat kryesore e të cilave ishin përdorimi i mjeteve të forta si çekiç, pinca dhe goditje elektrike, por dhe veprime të tilla si kafshim, prerje, asfiksim deri në pikën e humbjes së ndjenjave. Disa përdorin mjete të posaçme torture në mënyrë të përsëritur, gjë që e bën atë mjet t’i përkiste specifikisht një personi. Por mungesa e një elementi të caktuar në krim nuk përjashtonte mundësinë e një krimineli serial. Ai mund të ishte duke eksperimentuar me teknika të ndryshme, në kërkim të një skenari perfekt me qëllimin e vetëm për të çorientuar policinë hetimore.
Nga 30 sadisto-seksualët e studiuar doli që ata aplikonin edhe vuajtjet psikologjike tek viktimat. Detyrimi duke mbajtur peng dhe me sy lidhur viktimën e rrëmbyer, përmbante dhe në fakt konsiderohej, si vuajtje psikologjike edhe pse mund të mos kishte dhimbje fizike. Taktika të tjera ishin kërcënimi apo forma të tjera të abuzimeve verbale, si p.sh., detyrimi i viktimës të lutej apo të përshkruante aktet seksuale, përshkrimi me detaje i viktimës se çfarë synonin dhe ç‘i priste, e detyronin atë të zgjidhte midis vdekjes dhe skllavërisë, apo të zgjidhte me cilin mjet të vdiste.
Disa tipare të sadistëve të studiuar ishin: të qenit të gjinisë mashkullore, vetëm njeri ishte i bardhë, më pak se gjysma e tyre kishin arsim të lartë, gjysma përdornin alkool apo droga të tjera, 1/3 kishin bërë ushtrinë, ndërsa 43% në periudhën e fajit kishin qenë dhe të martuar. Devijimet seksuale më shpesh lidheshin me anomalit e tjera seksuale dhe studimi konfirmoi këtë gjë. 43% e meshkujve ishin përfshirë në aktivitete seksuale si të rritur, 20% ishin transvertitë dhe 20% kishin kryer dhe krime të tjera seksuale, si p.sh., vojerizma, thirrje telefonike dhe ekspozime të turpshme.
Një rast ilustrimi: “Një i tillë adoleshent shkonte nëpër shtëpitë e lagjes dhe masturbohej ndërsa shihet gratë e lagjes që zhvisheshin ose bënin seks. Në shtëpi ai gjithashtu masturbonte shpesh me fantazitë, duke rikujtuar ato që kish parë. Si djalosh i rritur bënte telefonata të turpshme, gjë që e çoi në arrestimin e parë kur kërkoni të takonte një prej viktimave të tij, e cila lajmëroi policinë. Më pas ekspozonte veten tek disa viktima të tjera, gjë që e bënte, siç e shpjegon dhe vetë, për t’u shkaktuar stres dhe frikë të dukshme. Ai ndiqte femrat që kishin bërë pazar dhe ktheheshin në shtëpi për të parë nëse ishte mundësia të futej në shtëpitë e tyre.
Në përdhunimin e parë përdori armë të rastit, por më pas, merrte me vete një “kuti mjetesh përdhunimi” që përbëhej nga ngjitëse, pranga, copa të prera litari dhe një pistoletë e kalibrit 45mm. Kështu, progresivisht po bëhej i dhunshëm në sulmet e tij seksuale, duke torturuar viktimat me rrahje të vazhdueshme, djegie dhe tërheqje të gjoksit. Dhuna arriti atë pikë sa një nga viktimat humbi të dy gjinjtë nga goditjet e vazhdueshme me grusht. Ai përdhunoi me dhunë më shumë se 50 gra dhe ishte duke kryer një vrasje në momentin që u arrestua. Historia e një aktiviteti të tillë është e zakonshme tek personat që kryejnë krime seksuale të çdo lloji. Por është e pavërtetë që personat e përfshirë në këtë lloj krimi nuk kanë prirje ndaj dhunës.
Nga studimi dolën disa karakteristika të krimeve që kryhen nga sadisto-seksualët. Ato dallojnë për planifikim të kujdesshëm, çka do kohë të konsiderueshme dhe përpjekje të mëdha. Kapja e viktimës, zgjidhje dhe përgatitja e mjeteve apo mënyrave të shkaktimit të vuajtjes, shpesh kërkojnë vëmendje të madhe. Shumica e të studiuarve përdornin pretekste apo justifikime për të realizuar kontaktin e parë me viktimën. Ai kërkonte apo ofronte ndihmë, pretendonte se ishte oficer policie, u përgjigjet disa lajmërimeve të caktuara, i takonte viktimat në një vend të izoluar, apo përpiqej të fitonte besimin e tyre.
Në shumicën e rasteve viktima çohej në një vend të paracaktuar, që ofronte vetmi dhe siguri për sadistin, si dhe mundësi shumë të pakta për viktimën që të largohej apo të shpëtonte. Këto vende mund të ishin banesa të kriminelit, pyje të izoluar, apo ndërtesa të krijuar enkas për këtë qëllim.
Një rast ilustrimi”Një i bardhë hyri në një agjenci të respektuar modelimi dhe u prezantua sikur filmonte një dokumentar mbi përdorimin e drogës tek adoleshentët. Ai u përpoq të punësonte dy vajza të reja nga agjencia dhe dy kryeinfermiere të moshuara që t’i shoqëronin ato si mbikëqyrëse. I çoi tek kamioni nën presionin e armës, i lidhi gratë në një arkë druri, që e kish ndërtuar enkas në kamion. Aty kish vendosur krevat dhe disa dyshekë, me qëllim që të mbyste çdo lloj zhurme. Pasi vrau dy të moshuarat, i futi në qese plastike për plehra, ndërsa vajzat i terrorizoi për më shumë se dy ditë, para se ato të shpëtonin.
Nga studimi doli që 77% e sadistëve i lidhnin viktimat me materiale të prodhuara nga vetë atë, për të përfituar kënaqësi seksuale. Ata lidhjet i bënin me shumë kujdes, si ato simetriket apo duke i lidhur në pozicione të ndryshme. Rreth 60% të tyre mbaheshin të rrëmbyera për më shumë se 24 orë. Aktivitet seksual më i zakonshëm i tyre ishte përdhunimi anal (tek 22 prej tyre), i pasuar nga ai oral, përdhunimi vaginal dhe penetrimi i objekteve të jashtëm, (2/3 e tyre kishin ushtruar të paktën tre nga këto katër trajta).
Po kështu 60% e tyre i rrihnin viktimat e tyre, 22 sadistë kishin vrarë gjithsej 187 viktima, ndërsa 17 prej tyre kishin vrarë tre ose më shumë viktima. Mënyrat e vrasjes ishin të ndryshme, disa zgjidhnin viktima vetëm të racës së bardhë, ndërsa 83% e viktimave ishin të huaja, të panjohura për fajtorët. Në pjesën më të madhe zgjidheshin viktima femra, 25% e tyre sulmonin vetëm meshkuj, 16% vetëm fëmijë dhe 26% sulmonin fëmijët dhe të rriturit.
Nga studimi doli që fajtorët kujtonin fakte të shumta kriminale, më shumë se gjysma e tyre i regjistronin krimet, duke mbajtur kalendarë, harta, ditar, vizatime, letra, shënime, foto, video, si dhe lajmet ne media për krimet e tyre. Shumica i mbanin këto evidenca të fshehura në shtëpi, në zyrë, makinë apo mjedise me qira, 12% e tyre merrnin dhe ruanin objektet personale të viktimave, si patenta, bizhuteri, veshje dhe fotografi, që mbaheshin si trofe të krimeve. Por askush nuk kish mbajtur pjesë të trupit të viktimës, megjithëse disa i mbanin përkohësisht ose përgjithnjë trupat e tyre të plotë.
3.4. Intervistimi i sadisto-seksualëve,
Këta janë mjeshtra të manipulimit, prandaj hetuesi duhet të përgatitet me kujdes para se të intervistojë ata. Ai duhet të njohë të dyshuarin me imtësi dhe të jetë i vetëdijshëm për pikat e forta e të dobëta të tyre. Intervista e parakohshme shpesh dështon. Por, pavarsisht shfaqjeve të sofistikuara, ata priren të japin pëlqimin për t’u intervistuar. Shpesh kanë një imazh të ekzagjeruar për veten, duke e konsideruar atë si superiore ndaj policit. Besojnë se nuk kanë asnjë lloj rreziku nëse publikojnë informacion dëmtues për veten e tyre. Madje ata presin të mësojnë më shumë informacion nga policët se sa të sjellin gjatë intervistës. Kështu, nga pyetjet që u bëhen, ata shpreson të përcaktojnë sa di hetuesi dhe ku është gjendja aktuale e hetimit.
Intervistuesi duhet të jetë një hetues me përvojë, mundësisht më i moshuar se i dyshuari dhe superior në forcën fizike, personalitet dhe inteligjencë. Ai duhet të ketë besim në veten, të jetë sa më i çtensionuar mendërisht e shpirtërisht, së paku të duket po aq i qetë sa dhe sadisti. Kjo d.m.th., që çdo ndjenjë personale ndaj krimit apo ndaj të dyshuarit duhet kontrolluar në momentin e intervistës. Ai nuk ka pse të përpiqet për të zënë miqësi me të dyshuarin, sepse kjo mund të shkaktojë humbje respekti për të, apo t’i japë të dyshuarit mundësinë e manipulimit të bisedës. Ai duhet të mbajë qëndrim zyrtar dhe profesional me të.
Megjithëse këta lloj fajtorësh e parapëlqejnë vëmendjen, prandaj intervistuesi duhet të përgatitet për një intervistë të gjatë e të lodhshme. Pyetjet duhen menduar që më parë dhe të strukturohen në mënyrë që të shmanget linja e pyetjeve që mund të marrin vetëm përgjigjen “jo”. P.sh., më shumë se ta pyesë të dyshuarin, nëse atij i pëlqen të torturojë gratë, më e vlefshme do ishte të pyetej rreth mjeteve që parapëlqente për t’i torturuar ato. Pyetja e bërë në këtë mënyrë pasqyron njohuritë e hetuesit, duke mos i dhënë informacion shtesë të dyshuarit dhe mund të lehtësojnë procesin hetimor.
Si përfundim, fajtorët e kësaj kategorie përgatisin dhe planifikojnë me kujdes krimet e tyre. Dëmi që sjellin është po kaq shkatërrues sa dhe teknikat që përdorin janë të stërholluara. Prandaj personat që synojnë t’i arrestojnë (policët apo prokurorët) duhet të kenë instinkte mjaft të zhvilluara, njohuri të gjera dhe burime të sofistikuara për marrjen E të dhënave. Këta tipa kanë aftësi të të “mbushin mendjen” se janë persona normalë. Ata racionalizojnë veprimet e tyre pa shfaqur asnjë ndjenjë faji ose pendimi, si dhe nuk ndjejnë aspak mëshirë. e konsiderojnë veten si superiorë në shoqëri, në përgjithësi, dhe ndaj ligjit në veçanti. Dhe ndërsa duket ta pranojnë dhe t’i binden autoritetit policor, nuk e respektojnë fare atë.
Bashkëshortet apo të dashurat e sadistëve –seksualë mund të jenë një burim i mirë informacioni, mbasi në mjaft raste ata i detyrojnë ato të pranojnë atë që ndodh. Megjithatë, edhe për shkak të turpit që mund të ndjejnë, si rrjedhojë e akteve seksuale të përfshira, viktima të tilla përgjithësisht ngurojnë të japin informacion për efekt hetimi të këtij lloj aktiviteti kriminal.
4. Psikologjia ligjore për terrorizmin social.
Terrorizmi është në nga problemet më të ndeshura sot, ndërsa terroristi shihet si gogol, i frikshëm, shumë i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm. Për të viktimat nuk kanë identitet dhe asnjë rëndësi, mjafton të jenë në vendin dhe kohën e dëshiruar. Por ç’do lloj imazhi të vjen ndër mend kur mendon për një të tillë? Shumë njerëz do mendonin për dikë që sulmon me armë dhe bomba njerëzit, ngaqë ndihet i tradhtuar nga dikush apo diçka. Për këtë arsye ai sulmon këdo, madje dhe të pafajshëm, për të marrë territorin apo vlerësimin që beson se të tjerët ia detyrojnë atij si përfaqësues i një kauze. Një gjë e tillë është terrorizëm politik, që motivohet nga shpirtra të vuajtur që shkakton zemërim dhe urrejtje.
Por në botë ka edhe një kategori grash e burrash që janë terroristë në një kuptim më delikat. Ata nuk luftojnë me armë dhe bomba por luftojnë me mosbindje sociale. Ata nuk luftojnë kundër armiqve realë e të vërtetë, por luftojnë kundër plagëve të vjetra psikologjike, që nga tradhtitë e fëmijërisë së hershme. Pra nuk është dhe aq padrejtësia politike që i lëndon këta njerëz, por mashtrimi intelektual dhe emocional. Dëmet e shkaktuara nga këto mashtrime, nëse nuk mbyllen ose riparohen siç duhet dhe në kohë, mund të projektojnë një ashpërsi të fshehtë e të mprehtë për këtë botë. Një ashpërsi shkatërruese, duke u sjellë si shpirtra të vuajtur që tërheqin këmbëzën e një arme.
Imagjinoni një fëmijë të vogël që rritet në një familje me një baba të ftohtë, të ashpër dhe autokratik. Fëmija është i etur për ngrohtësi, pra edhe për një baba që ta mësojë për botën dhe që të pyesë vazhdimisht rreth mistereve të kësaj bote. Ai është i etur për një baba të dhembshur, që do t’i mësojë atij për dhimbjet dhe vuajtjet, që do t’i duhen të mësuar kur të ketë nevojë.
Por në realit, babai i tij e “le pas dore”, ai mundet që edhe të abuzojë fizikisht, emocionalisht apo ndoshta dhe seksualisht. Ai mund të jetë i alkoolizuar, apo aq i shqetësuar pas punës sa që nuk e vë re fare familjen. Dhe ndërsa, në jetën publike ai mund të shfaqet si një mbështetje e fortë e komunitetit, si një njeri i madh dhe fisnik, por në familje është veçse një mashtrues.
Me kalimin e viteve, fëmija rritet dhe në mënyrë të pandërgjegjshme formaton jetën e vet për t’u shfaqur në këtë botë të mbushur plot me “mashtruese”. Ai do të kërkojë kontradikta në traditën e vlerësimit, ai do t’i thotë kujtdo që e dëgjon se idealet që i mbajnë gjallë janë vetëm “mite”. Ai do të qeshë dhe tallet me rregullat dhe disiplinën, ndërsa do të kënaqet me mosbindjen. Ai do ta sulmojë gjithë hipokrizinë e kësaj bote me anë të një hakmarrje që drejtohen në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj babait të tij. Dhe këtë do e bëjë për të shkatërruar institucionet e shoqërisë, të ulë sa më poshtë statusin publik të babait të tij dhe ta çojë atë deri në rrënim total. Nëpërmjet kësaj urrejtje të verbër, gjithçka që ai dëshiron është vetëm që babai ta dojë atë.
Zhak Lakan (Jacques Lacan), një psikoanalist francez, vëren se në konceptin psikologjik fjala “social” në të vërtetë është një mashtrim. Me gjithë kuptimet që i atribuojmë krijimtarisë njerëzore, duke përfshirë dhe gjuhën, nuk ka asnjë vlerë reale as pas vetë këtij koncepti. Madje sipas këtij autori “nuk ka asnjë njeri për tjetrin”. Me këtë ai nënkupton që nuk ka asnjë kuptim absolut që autorizon kuptimin njerëzor si të tillë.
Interesant është dhe përshkrimi i Biblës, i cili në thelb thotë të njëjtën gjë, kur tregon historinë për përgjigjen e Zotit drejtuar kafshëve të ndryshme të egra dhe zogjve të shumtë që kishin shkuar tek Ai, për ta pyetur si do i quante. Në fakt Zoti nuk u vuri ndonjë emër kafshëve, ai thjeshtë u tha ”çfarëdo lloj emri që do u verë njeriu do të jetë dhe emri juaj” (Gjeneza 2:19-20). Pra vetë Zoti i dha njeriut lirinë për të krijuar një gjuhë, një gjuhë të garantuar nga shqiptimi i vet atij.
Bota na ofron vetveten me një pamje të plotë, por nuk ka asgjë për të parë, përveçse një njeri që e quan veten “perandor”, përmallë kësaj bote lakuriq. Psikologjia na mëson që jo vetëm bota jonë sociale është “abuzive”, por është e pamundur të dallojmë e të kapërcejmë dhimbjet që ndjejmë si fëmijë kur përballemi me mashtrimin e kësaj bote. Kështu që sugjerimi i saj shkencor është që më mirë të flasim për këto plagë të fëmijërisë se sa t’i mbajmë ato si sekrete të errëta të fshehura në vetë vete. Psikologjia na mëson gjithashtu të largojmë zemërimin dhe urrejtjen, duke treguar mirëkuptim, dhembshuri e dashuri për këto sekrete të “zhytura” në pavetëdije, me shpresën e kotë që t’i mbyllim ose t’i vrasim ato. Nëse këto sekrete nuk “zbuten” do bëhen armiqësore të pa ndërgjegjes sonë, ndërsa ne do bëhemi terroristë në një betejë plotë vuajtje kundër dhimbjes sonë.
A ka ndonjë gjë që nuk është abuzive në këtë mes? Psikologjia nuk mund ta thotë këtë, por ka një kufi të përcaktuar qartë: besimi mund të kapërcehet në kufijtë e psikologjikes sepse mund të zhvendoset edhe në drejtime të tjera. Kështu në vend të një terrorizmi psikologjik që përshkruam më sipër, ka mundësi që subjekti me fëmijëri problematike të ndërmarrë akte të sinqerta bamirësie, si dhe çdo veprim që vërtet synon ndryshime pozitive sociale. Ai, gjithashtu, mund të motivohet nga dashuria dhe devocioni altruist.
Por duhet një zgjuarsi e konsiderueshme, duhen dhe njohuri psikologjike, për të ditur se kur personi ka nevojë për krenari dhe ka “grumbullime fëmijërore” të mbledhura si shqetësime social. Dhe është jo vetëm turp, por dhe e pakuptimtë që shumë njerëz, madje dhe fetarë, nuk kanë marrë seriozisht mësimet e psikologjisë së dashurisë, për t’u lutur edhe për armiqtë e tyre. Por më tepër që sa më shumë t’i urrejnë apo të urrehen aq më tepër bëhen terroristë të komunitetit të tyre.
Përgatiti:Flori Bruqi
Trafikimi i femrave shqiptare dhe prostitucioni.
Ngacmuesit e fëmijëve. Dhuna në familje-problem madhor për drejtësinë. Trafikimi i femrave shqiptare dhe prostitucioni.
1. Molesterët-ngacmuesit e fëmijëve.
Molesterët ose ngacmuesit e fëmijëve janë objekt hetimi për zbatimin e ligjit nga ana e nëpunësve të ngarkuar me të. Identifikimi i tyre paraqet një nga format më profesionale për mbrojtjen e fëmijëve të shfrytëzuar seksualisht. Më poshtë do shqyrtojnë disa nga:
• strategjitë e vlefshme për hetim,
• tiparet e pedofilit dhe
• vështirësitë që ndeshen në identifikimin e rasteve të shfrytëzimit seksual.
Tipologjia më e zakonshme klasifikuese për ngacmuesit e fëmijëve që njihet e përdoret ende, është ajo e ndërtuar nga Dr. Grothi. Ai klasifikoi krimet ndaj fëmijëve në dy grupe, nisur nga fakti nëse përfshirja në këto veprime është një metodë të qëndrueshme ose mani, apo shfaqet si ndryshim regresiv në orientimin seksual e jetësor të personit. Për dr.Grothin ngacmuesi i fiksuar pas fëmijëve (molester) është ai “që ka orientimin e vet kryesor seksual, pikërisht, ndaj tyre”, ndërsa ngacmues i regresuar është ai që “përfshirjen seksuale me një fëmijë e ka si pikënisje, qartësisht e ndikuar nga stresi ose nga një orjentim kryesor seksual kundrejt bashkëmoshatarëve”
Kohët e fundit flitet edhe për një tipologji klasifikimi të zhvilluar nga Raymond A. Knight & Robert A. Prentky. Ata klasifikojnë ngacmuesit e fëmijëve bazuar në pesë dimensione: në kompetencën ligjore të subjekteve, në shqetësimin seksual që u shkaktohet fëmijëve, në kontaktet jo-sulmuese ndaj tyre, në dëmtimet fizike që u bëhen dhe në sadizmin. Kjo tipologji është përpunuar empirikisht përmes analizash statistikore dhe është referuar teknikisht si faktor taksonomik me përfundime analitike, disa prej të cilave do trajtohen më poshtë:
1.1. Përshkrimi tipik i abuzuesit seksual të fëmijëve.
Duhet pohuar që në fillim se nuk është aspak i lehtë identifikimi i tyre. Këtu përshihen nga të gjitha klasat sociale, racat dhe profesionet. Megjithatë, janë evidentuar shtatë prirje tipike të abuzuesve në fjalë janë, së pari, ata zakonisht janë meshkuj nga adoleshenca - tek e mesme, të cilët mund të gjenden në tre nëngrupe: pedofilët që joshin fëmijët me përkujdesje e dhurata, ata që i urrejnë ose sociopatë dhe përfituesit nga pornografia ose prostitucioni me ta. Së dyti, në më shumë se 1/3 e rasteve ata janë edhe abuzues substancash. Së treti, në pikëpamje numerike, meshkujt e njohur si abuzues, dominojnë, duke ua kaluar femrave në raportin 8 me 1, megjithëse shumë abuzues janë të panjohur, kështu që raporti mund të jetë edhe ndryshe.
Së katërti, shumica e abuzuesve janë të njohurit e viktimave të tyre. Së pesti, brenda familjes, ngacmuesit më të shpeshtë janë baballarët, njerku, xhaxhai, kushërinjtë dhe vëllezërit. Së gjashti, vajzat pëlqehen më shumë se djemtë për t’u ngacmuar nga pjesëtarët e familjes. Prirja e shtatë tipike, dhe e së fundi, është se shumë raste inçesti baba-fëmijë shfaqen si ngacmime stresi dhe humbjeve që kërcënojnë mashkulloritetin e babait. Në raste të tjera, ajo shpjegohet me inatin apo zemërimin e shprehur prej tij.
1.2. Specifikat e recidivizmit të molesterisë.
Nga ana e tyre, Hanso, Steffy & Gauther në vitin 1993 tregon se përmes gjinisë së viktimës mund të parashikohet, deri diku, me saktësi natyra e sulmuesve recidivistë. Kështu, kriminelët që zgjedhin si viktimë fëmijët meshkuj tregojnë një nivel të lartë rreziku recidivizmi, madje më të lartë edhe se ata që orientohen tek viktimat fëmijë-femra. Sa për kriminelët që parapëlqejnë viktima të të dy gjinive, meshkuj ose femra, sipas këtyre autorëve, nuk duket të shfaqin ndryshime të rëndësishme në raport me dy grupet më sipër. Megjithatë, duhet pohuar se mungojnë të dhënat e plota e të qarta për të mbështetur përfundimet e mësipërme
Një studim tjetër i Langevin et.al. nxjerr që sulmuesit e së njëjtës gjinie kanë një numër të ulët akuzash kriminale, shifër që shkon nga 8 - 22%, ndërkohë që mungojnë të dhënat e plota e të sakta mbi numrin e femrave të sulmuara nga femrat dhe meshkujt nga meshkujt. Sidoqoftë, ky është një pohim shqetësues për drejtësinë dhe një faktor plus për recidivizëm, ndonëse ka argument faktin që viktimat e të njëjtit seks, kryesisht meshkujt, mund të përballen me probleme e shkaqe të ndryshme nga ato të viktimave me gjini të kundërt. Kjo mund të vijë si për shkak të rritjes së stigmës sociale ashtu dhe sikletit që mund të jetë i pranishëm tek viktimat në fjalë.
Sidoqoftë, klasifikimet e ofruara nga studiues të ndryshëm, ndihmojnë sidomos në lidhje me dy variabla plotësues që përdoren për parashikimin e recidivizmit. Sipas Lee ato janë numri i krimeve të mëparshme dhe intensiteti i fiksimit të një ngacmuesi fëmijësh janë parashikues shumë të mire për mundësinë e përsëritjes të këtij krimi më pas.
Po kështu, fiksimi i ngacmuesit është bërë e mundur edhe të matet me anë të një instrumenti të quajtur pletismografik, që konstaton ndryshimet e niveleve të lëngjeve të penisit, të shkaktuara nga luhatjet e presionit të gjakut. Megjithatë, përdorimi i instrumenteve të tilla në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe atë të korrektimit në veçanti, mundet që të krijojnë edhe disa probleme etike të kuptueshme.
2. Dhuna në familje-problem madhor për drejtësinë.
Dhuna në familje është sjellje abuzive mes njerëzve që jetojnë së bashku në një moment të caktuar, ose që kanë jetuar së bashku prej kohësh, të cilët mund të kenë ose jo fëmijë. Shkollimi dhe trajnimi tradicional i ka mësuar punonjësit të policisë se dhuna në familje është një çështje private e “brendshme”, se përgjithësisht, është e pranueshme kur një person dominon apo ushtron kontroll nëpërmjet kërcënimeve, forcës dhe dhunës fizike, ndaj një ose disa personave më të dobët. Ky tashmë është mentalitet në kapërcim e sipër, megjithëse efektet afatgjatë të dhunës tek viktima mund të vazhdojnë, duke u transmetuar edhe tek brezat pasardhës.
Kështu p.sh: një djalë, dëshmitar i abuzimeve të babait ndaj nënës së vet, ka shumë mundësi të ushtrojë edhe vetë dhunë në të ardhmen. Ndërsa vajza e ndodhur në të njëjtën situatë, ka shumë mundësi ta shohë dhunën si pjesë integrale të lidhjeve të tilla të ngushta, siç janë ato bashkëshortoret, duke kërkuar dhe vetë për një partner të dhunshëm. Pra mjedisi familjar, me nënë e babë të dhunshëm, mund t’i çojë fëmijët në marrëdhënie abuzive, në të ardhmen. Prandaj, ndërhyrja institucionale dhe ligjit është përcaktuese për të ndalur tmerre të tilla në familje. Statistikat flasin se në SHBA, numërohen rreth 1500 gra që vriten në vit nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose të dashurit e tyre.
Me gjithë përpjekjet për të kuptuar më mirë fenomenin e dhunës në familje, pavarësisht progresit të dekadave të fundit, ndryshimet ligjore nuk duket të sjellin zgjidhjen e çështjeve në fjalë, njësoj sikundër veprohet me aktet e tjera kriminale. Studiuesit, media dhe institucionet e tjera të propagandës dhe përpunimit të opinionit publik priren të analizojnë tipare të personave me histori kriminale, si p.sh., vrasësit serial apo përdhunuesit, por pak vëmendje u kushtojnë episodeve të shkurtra të dhunës. Përfaqësues të ligjit, avokatë dhe prokurorë që përballen me viktimat dhe dhunuesit e kësaj natyre duhet të përmirësojnë shkallën e njohjes se fenomenit të dhunës në familje, jo vetëm për të gjykuar drejt por edhe për të kontribuar në parandalimin e tij.
2.1. Llojet e dhunës në familje.
Sidomos punonjësit e policisë, si hetues të dhunës në familje, duhet të kenë një informacion të gjerë për llojet e dhunës që ndeshin në këto raste. Në familje ajo mund të shfaqet në trajtën e dhunës fizike, atë seksuale, dhunës emocionale dhe psikologjike. Dhuna fizike përfshin veprime të tilla si goditjet me mjete të mprehta, mbytje të viktimës, therje apo gjymtim të saj, kafshim apo pickim, tërheqje nga flokët, si dhe qëllim me armë apo kërcënime me anë të saj.
Dhuna seksuale nënkupton përdhunim si goditje fizike në gjoks dhe/ose në organet gjenitale, apo prekje të trupit kundër vullnetit të viktimës. Dhuna emocionale merr formën e degradimit sistematik emocional të viktimës, duke e detyruar atë të kryejë akte që i ulin dinjitetin, shoqëruar me komente poshtëruese, kërcënime për vdekje të viktimës ose familjarëve të saj, me marrje para të saj, apo sjellje që i lenë të kuptojë se ai/ajo ka çrregullime mendore.
Ndërsa dhuna psikologjike përfshin të njëjtat tipare si ato të përmendura më sipër, por në të bëjnë pjesë edhe episode sulmi mbi viktimën, duke e mbajtur atë vazhdimisht nën presion apo në një kërcënim të rreptë psikologjik. Shkatërrimi ose dhunimi i pronës është një lloj tjetër dhune, megjithëse mungon elementi i kontakteve fizik midis agresorit dhe viktimës.
2.2. Karakteristikat e dhunuesve në familje.
Shumë dhunues të kësaj natyre janë mjeshtër të mashtrimit. Ata rrallë shfaqin sjellje agresive ndaj të tjerëve, përveç viktimës, pra e kanë kanalizuar ushtrimin e dhunës tek kategori të caktuara njerëzish, ndërsa në shoqëri shfaqen të sjellshëm madje dhe tërheqës. Zakonisht, pas një akti të dhunshëm në familje, ata përpiqen të bindin policinë e mbërritur në vendngjarje, se viktima vuan nga çrregullime mendore. Prandaj njohja në thellësi e tipareve të kësaj kategori njerëzish të dhunshëm do e ndihmonte punonjësin e policisë të kuptojnë rrezikun e manipulimit të tyre nga ana e dhunuesit.
Identifikimi më i saktë policor i personave të tillë do jetë kur do mund të interpretojnë drejt edhe tipare të tjera të mundshme që ndeshin tek persona të tillë, ku ndër kryesoret mund të përmendim katër prej tyre. Së pari vetëvlerësimi i ulët i shkaktuar nga abuzimet fizike dhe/apo ato seksuale të ushtruar ndaj tyre më parë, apo për shkak të mungesës së kujdesit prindëror gjatë fëmijërisë, si dhe prania e një figure të rreptë e autoritare që i ka keqtrajtuar në fëmijëri. Së dyti ndjenja e pasigurisë dhe paaftësisë për t’u besuar të tjerëve. Kjo i bën ata të krijojnë dhe të kërkojnë veçse një marrëdhënie tepër të ngushtë, duke i shtyrë të jenë tepër kritikë dhe xhelozë ndaj partnerit.
Së treti ata nuk marrin përgjegjësitë për sjelljet që kryejnë, madje nuk pranojnë të kenë kryer aktin konkret, ose e minimizojnë rëndësinë e veprimeve kërcënuese që mund të jetë bërë shkak për incidentin e krijuar dhe që ka acaruar situatën. Së katërti ata shfaqin nevojën për të ushtruar kontroll të tjerët, sidomos anëtarët më të dobët të familjes. Duke dashur t’i kontrolluar ata, viktimizojnë personat përmes përpjekjeve për nënshtrim ndaj urdhrave dhe dëshirave të tyre.
2.3. Stadet e dhunës në familje.
Zakonisht policia ndërhyn në rastet kur situatat është mjaft kritike, por përgjithësish dhuna është e pranishme në tre stade të ciklit. Prandaj ka rrëndësi që punonjësi i policisë të ketë njohuri mbi veçoritë e çdo situate për t’i mundësuar viktimës të kuptojë se dhuna e shfaqur në fillim do ndeshet edhe më tej, se episodet do përsëriten nëse nuk do ndërmerren veprimet e duhura parandaluese. Këto stade janë:
Së pari është stadi i lindjes së tensionit, duke u bërë ai pjesë përbërëse e marrëdhënieve të çiftit. Kjo shoqërohet me përdorim të alkoolit, me xhelozi ndaj partneres, me sëmundje të bashkëshorti apo ndonjë faktor tjetër që mund të çojë në lindjen e konflikteve dhe tensioneve në çift. Tashmë gruaja mund të ndjejë se partneri reagon në mënyrë agresive, është i tensionuar dhe me humor të keq, duke u irrituar nga gjërat pa rëndësi. Shumë gra i shquajnë elementet paralajmëruese të një akti dhune apo kërcënimi, por veprojnë në mënyra të ndryshme. Ato mund ta nxisin më tej atë, ose duke iu kundërvënë dhunës me dhunë, ose nënshtrohen apo e evitojnë duke u larguar nga vendngjarja.
Ndodh që gruaja edhe të justifikojë dhunën e ushtruar ndaj saj, duke marrë mbi vete faktorët që e kanë shkaktuar atë, si pjesë të përgjegjësisë së saj që duhej t’i administronte mire, në mënyrë që situata mos rrëndohej. Ajo gjykon se grindja duhej shmangur nëse ajo do të ishte më e qetë, por dështoi dhe prandaj morri atë që meritonte, dhe që ish rrjedhojë e gabimeve të saj. Kalimi në këtë stad të gjykimit do lindë nevojën e pashmangshme të ndërhyrjes profesionale.
Së dyti është stadi akut i dhunës. Tashmë situata tensionohet dhe dhuna bëhet e pashmangshme. Abuzuesi humb kontrollin fizik dhe emocional të vetes. Shpesh ai nuk dëshiron të lëndojë partneren, por vetëm sa t’i japin “një mësim të mire” dhe të kenë pushtet mbi të. Por megjithatë është një stad me rrezikshmëri të lartë për jetën, ku si viktima ashtu dhe dhunuesi, apo dhe polici që ndërhyn për zgjidhjen e situatës, mund të sulmohen apo të vriten. Kjo ndodh nëse kërcënuesi humb kontrollin e vetes, si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Atëherë pasojat do jenë me rrëndësi jetike.
Kohëzgjatja e këtij staid mund të jetë nga një çast i vetëm në disa minuta apo me orë të tëra. Madje, edhe pse dhunimet e viktimës janë evidente, një agresor “i regjur” mund që edhe të , mos lerë shenja dalluese tek viktima. Pas një episodi të tillë shumë viktima e konsiderojnë veten me fat, ngaqë nuk e pësuan më keq, pavarësisht nga traumat ose pasojat e shkaktuara. Ato shpesh minimizojnë rëndësinë e dëmtimeve dhe refuzojnë ndihmën mjekësor.
Policia që vjen fill pas episodit të dhunës, mund të ndeshë me një fajtor që shfaqet i qetë dhe racional. Sjellja e tij është manipuluese, pasi në momentin e arrestimit ai ka mundur të transferojë gjithë zemërimin ndaj viktimës, duke u çliruar nga ndjenja e frustracionit. Ai mund t’ia hedhë fajin edhe viktimës, pasi ajo mund të jetë ende e shqetësuar dhe e irrituar, për shkak të abuzimit që ka pësuar. Ndodh madje që viktima të reagojë negativisht edhe ndaj policëve, që tentojnë të ndërhyjnë për zgjidhjen e konfliktit.
Policia duhet të jetë e vetëdijshme se një sjellje e tillë e viktimës është më se e justifikuar. Ajo ndihet e dëshpëruar nga dhuna e pësuar, por ndoshta dhe nga mungesa e mbështetjes financiare apo emocionale që vjen si rrjedhojë e kërcënimeve të abuzuesi. Nuk rekomandohet që t’u bëhet viktimave premtime të rreme, përveç asaj që është korrekte dhe ligjore se strukturat shtetërore do i ndihmojnë ato. Prokuroria dhe hetuesia kanë përgjegjësinë e hetimit profesional, që sistemi i drejtësisë të funksionojë si duhet edhe në këto raste. Ndërsa një hetim i rastësishëm, një mungesë interesi do çonte në lirimin e të akuzuarve, duke mundësuar ushtrimin e ri të dhunës, edhe më të ashpër edhe më të rrezikshëm.
Së treti është stadi i “muajit të mjaltit”. Tashmë sjelljet e agresorit janë mjaft të qeta dhe mirëkuptuese, të shoqëruara me një ndjenjë pendese për dhimbjet që i kishte shkaktuar viktimës. Ai interpreton rolin e bashkëshortit të braktisur dhe përpiqet të bindë partneren se mund ta kontrollojë veten dhe se nuk do e lëndojë më gruan që dashuron. Viktima dëshiron ta besojë se partneri vërtet mund të ndryshojë, çka e bën të fillojë të ndihet pjesërisht fajtore për incidentin.
Është faza kur mjaft gra tërheqin padinë e ngritur ndaj bashkëshortit apo mohojnë të gjitha akuzat e bëra në momentin e agresionit. Nëse prokuroria studion në tërësi çështjen, mund të njoftojë përsëri viktimën, duke i shfaqur fotot me dëmtime nga momenti i dhunës, plagë të mavijosura në trup. Dhe ndodh që viktima të kthjellojë vetëdijen dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë për shqyrtimin gjyqësor të rastit. Prandaj, nëse prokuroria ka dëshminë e viktimës së momentit fill pas incidentit, kjo do jetë një provë e çmuar për paditësen, duke ndihmuar jo vetëm në formulimin e akuzës, por dhe të avokatit për ta bindur viktimën e penduar për padinë, që të vazhdojë procedimin penal kundër bashkëshortit.
Përfaqësuesit e ligjit të familjarizuar me raste të tilla mund t’i shpjegojnë viktimës se qëndrimet e buta dhe afeksioni që po shfaq bashkëshorti më pas janë pjesë e sjelljeve të pritshme, sipas stadeve të ciklit të dhunës. Sipas avokatëve, fakti nëse viktima do e falë agresorin do kushtëzojnë rrjedhën e ngjarjeve, pra nëse procesi do të vazhdojë edhe pa viktimën, si dëshmitare kryesore, apo do të ndërpritet. Qëllimi i mbrojtësve të ligjit, i atyre që u përgjigjen thirrjeve për ndihmë, është të vazhdojnë hetimet edhe nëse viktima është dorëzuar dhe shfaq sjellje jo të dhunshme.
Ka rëndësi që cikli i dhunës të kuptohet drejt. Kështu, nëse disa lloj aktesh të dhunshme vijojnë sipas këtij cikli të përshkruar me tre stade, ka të tjera që nuk evoluojnë në këtë mënyrë. Po ashtu ka disa dhunues që nuk shprehin ndjenja keqardhje, por vazhdojnë me kërcënime e shantazhe ndaj viktimës, për ta dekurajuar atë në gjetjen e dëshmitarëve. Ata nuk mendojnë të kërkojnë falje apo të shfaqin keqardhje. Por në përgjithësi, shumë raste dhune në familje përshkojnë nëpër këtë cikël 3-nivelesh.
Vitet e fundit, me përmirësimet ligjore, është rritur numri i rasteve të evidentuara, duke mundësuar dhe studimin e motivacioneve dhe veçorive të fajtorëve që përfshihen në akte të tilla dhune. Këto zhvillime krijojnë premisa për studime më të sakta për zhvillimin e një kuptimi më të plotë të veçorive të personalitetit agresor në familje. Po kështu “njerëzit e ligjit” duhet t’ia bëjnë të qartë viktimës se sistemi i drejtësisë kriminale i mbron të drejtat e tyre. Por kjo ka nevojë për një hetim të plotë të rastit, pavarësisht nëse viktima heq dorë ose jo nga padija e ngritur.
Në të shkuarën gjykimi i rasteve të tilla “i kishte duart e lidhura”, pasi kodet ligjore nuk ishin të plota, po ashtu dhe normat sociale ishin paragjykuese ndaj dhunës në familje. Këto bënë që dukuri të tilla të pësonin një shtrirje aq të gjerë, sa që sot të paraqesë një nga problemet më të mprehta sociale, sidomos në shoqëritë e pazhvilluara ose ato në zhvillim e sipër, siç jemi dhe ne.
2.4. Dhuna ndaj grave në familjet shqiptare.
Dhuna ndaj grave ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave në botë vazhdon të mbetet më pak e vlerësuara. Është fjala për një problem të thellë shëndetësor që ka pasojë plagosjen, shkatërrimin e dinjitetit dhe vetëvlerësimit deri dhe vdekjen e personave të dhunuar. Tashmë dihet se dhuna në familje është e pranishme në gjithë kulturat. Studimet kanë vërtetuar se abuzimi ndaj grave është problem kompleks dhe shumëdimensional. Shpjegimi duhet parë tek faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë dhe individualë. Që të gjitha ato, në raporte të ndryshme në kohë, vend dhe individ, ndikojnë në mundësinë e viktimizimit të grave.
Dhuna në familjet shqiptare ka historinë e vet. Kështu, për shkak të traditave të forta patriarkale, familja shqiptare ka qenë ë dhunuar nga meshkujt për një kohë të gjatë. Grave u është diktuar t’u binden burrave të tyre, duke pranuar rolin e të nënshtruarës. Deri para 1944 ne ishim një vend kryesisht rural, prandaj vlerat patriarkale dominonin në shumicën e shoqërisë shqiptare, duke përcaktuar rolet dhe marrëdhëniet gjinore që vazhduan edhe gjatë epokës së komunizmit, dhe që deri diku vazhdojnë edhe sot.
Familja rurale patriarkale kultivon idenë e një gruaje të nënshtruar e pasive, të bindur ndaj babait dhe më pas ndaj burrit. Superioritetit i burrit ishte thelbësori i kësaj tradite, prandaj rrënjët e keqtrajtimit të femrës datojnë nga shek XV-të dhe lidhen me kodin zakonor të njohur si Kanun. Sipas rregullave të tij, burri ka të drejtë të rrahë dhe poshtërojë gruan në publik nëse ajo nuk i bindet, ka të drejtë t’i presë flokët, ta zhveshë, ta përzërë nga shtëpia dhe ta fshikullojë me kamzhik nëpër gjithë fshatin. Kanuni përcakton se burri mund edhe ta vrasë gruan për dy arsye 1) për pabesi dhe 2) për tradhti. Ai e ndalonte të fliste me mysafirët që vinin për vizitë, ose të hynte në dhomën e burrave, pa lejen e burrit.
Në komunitetin shqiptar marrëdhëniet tradicionale vazhduan të kenë një ndikim më të lartë se në çdo grup tjetër etnik të Ballkanit. Kanuni vazhdon të jetë i rëndësishëm dhe të ndikojë në mënyrë domethënëse në përjashtimin social të grave. Shumë burra, veçanërisht nga zonat verilindore, akoma i binden këtij kodi zakonor, sipas të cilit gruaja konsiderohet si plaçkë tregu. Aty është ende e pranishme rrëmbimi i vajzës për nuse dhe martesat me mblesëri.
Në këto kushte, shumë prej femrave e shohin ende veten brenda kornizës së këtij kodi zakonor. Megjithëse pozicioni i tyre në familje ka ndryshuar në vartësi të klasës ose moshës së tyre, janë ende të shumta ato që vazhdojnë të mendojnë se duhet t’u shërbejnë familjeve, të mbajnë fëmijët dhe të ruajnë traditën kulturore shekullore. Qëndrimet kulturore në lidhje me nderin e burrave gjithashtu shërbejnë për të justifikuar dhunën ndaj grave dhe për të përkeqësuar pasojat e saj.
Por Kanuni është vetëm njeri nga faktorët që ndikon në pozitën inferiore të grave në shoqërinë shqiptare. Të tjerë faktorë influencues janë niveli i ulët ekonomiko-social, niveli i lartë i varfërisë, shkollimi i ulët dhe mungesa e kulturës demokratike. Fakti që burrat vazhdojnë të kenë dominim absolut mbi gratë edhe sot e kësaj dite, e radhisin Shqipërinë në një kategori të veçantë të vendeve evropiane.
Doktrina komuniste nxiti formalisht një lloj barazie të grave. Ato kishin mundësi punësimi, por veç retorikave egalitariste, natyra paternialiste e rregullave dhe frymës komuniste përforcoi qëndrimet dhe praktikat patriarkale. Shteti riprodhoi e nxiti më tej marrëdhëniet tradicionale të vartësisë brenda familjes. Kështu, si në gjithë vendet e ish-bllokut komunist edhe tek ne, emancipimi ishte në teori, ndërsa të praktikë u shkatërrua përmbajtja e parullës së barazisë së burrit me gruan.
Rënia e thellë ekonomike që karakterizoi tranzicionin drejt kalimit në ekonominë e tregut, pati ndikime të mëdha në jetën tona sociale. Në vitin 2001 shifrat tregonin që 46,6% jetojnë nën nivelin e varfërisë, ndërsa 17,4% e tyre janë në varfëri të skajshme. Po kështu papunësia ishte 14,6%, por niveli i lartë i papunësisë tek meshkujt po i jepte goditje shkatërrimtare modelit tradicional të burrit si “shtylla mbrojtëse” e familjes. Ata po përballen me një tendencë të re, atë të grave që po siguronin më shumë të ardhura për familjen. Është i vështirë të pranohet ky fenomen i panjohur deri para disa dekadash, sepse kërcënon rëndë identitetin tradicional të burrit.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, grave u jepen të drejta të barabarta me burrat në gjithë sferat e jetës, por realisht ato nuk përfshihen në shumicën e të drejtave që u jep ligji. Madje dhe ato të zënat me punë nuk paguhen mirë dhe këtë diskriminim e bëjnë për arsye të detyrimeve familjare që ato kanë. Po kështu, gjithnjë e më shumë ato po marrin rolin e kryefamiljarit, për shkak të migrimit dhe emigrimit. Bazuar në ligj dhe në standardet e vendeve të përparuara edhe tek ne gratë nuk përjashtohen nga ndonjë post, por megjithatë nuk përfaqësohen si duhet në nivelet më të larta të profesionit që kanë, sepse në zhvillimin e karrierës përballen me forma të ndryshme të diskriminimit gjinor.
P.sh., sipas një studimi të vitit 2001, megjithëse ato bëjnë 62% të mësuesve me arsim 8-vjeçar dhe 38,7% të atyre me arsim të mesëm, vetëm 5,8% e profesoratit në universitete janë të tilla. Pra, është e zakonshme që gratë e shkolluara të punojnë në punë më pak të kualifikuara ose jashtë fushës së tyre të kualifikimit. Sipas një raporti të organizatës “Save the children” e 2001 rezulton që nga rritja e prostitucionit apo trafikimit të vajzave dhe grave ka bërë që në shumë zona rurale rreth 90% e adoleshenteve të braktisin shkollat e mesme nga frika e rrëmbimit.
Tek ne mesatarja e pagës së grave është sa 70% e asaj të burrave, ato përfaqësojnë 51% e popullatës dhe zënë vetëm 10% e vendeve në qeverisjeve të të gjithë niveleve, 5,7% ishin në parlament, shifër që është rritur në këtë legjislaturë, por që nuk kapi objektivin e 30%. Deri në 2002 kish vetëm 5 kryetare bashkie, një prefekt e dy ministre. Barra e trefishtë e tyre si punonjëse-si nëna-si bashkëshorte trashëgohet nga mendësitë e vjetra komuniste dhe vazhdon ende të ekzistojë.
Migrimi i popullatës nga fshati në qytet ka qenë një veçori dramatike e tranzicionit shqiptar. Kjo popullatë e shpërngulur në qytete nga viti 1991 mbarti me vete zakone, tradita, mendësi dhe stilin e jetës së zona të ndryshme të vendit. Papunësia, varfëria dhe ankthi për të ardhmen sillte një nivel të lartë stresi, por dhe probleme psikologjike që mund të bëheshin shkak për provokime dhe reagime agresive ndaj të tjerëve. Përqindja e vdekjeve nga shkaqe jo natyrore u shtua ndjeshëm, në 1998 pati tre herë më shumë vdekje se në 1994, nga të cilët 95% si pasojë e vrasjeve dhe aksidenteve me makinë. Nga burimet policore del që vrasjet kanë qenë krimi më i përhapur në vitin 1999.
2.4.a. Komente të një studimi mbi dhunën në familje
Sa për qëllimin e këtij studimi, përmendim që në Shqipëri nuk janë bërë studime për një kohë të gjatë lidhur me dhunën në familje. Si një hap i parë në drejtim të rritjes së njohurive në këtë drejtim, ky studim synonte identifikimin e gamës së formave më të zakonshme të dhunës së ushtruar në familjet shqiptare, të evidentonte sjelljet abuzive më prezent, sipas perceptimit të grave dhe rrethanat që kryheshin ato, të zbulojë strategjitë që përdorin gratë për t’i dhënë fund dhunës dhe për të zvogëluar pasojat e saj, si dhe të dokumentoheshin pasojat jo vetëm tek gratë por edhe tek fëmijët, familja dhe shoqëria në përgjithësi. Synohet gjithashtu të identifikohen qëndrimet e grave ndaj abuzuesve dhe marrëdhënieve abuzive, si dhe të përcaktohen kufizimet sociale që privojnë shumë gra nga barazia me burrat.
Sa për metodologjinë e studimit përmendim që u kryen intervista të thelluara me 55 viktima të dhunës, si kampion me prejardhje të ndryshme sociale dhe tipare të ndryshme demografike. Udhëzuesi i intervistës përfshinte një numër pyetjesh të hapura për përvojën gjatë abuzimit. Të dhënat u regjistruan në kasetë e më pas u shkruan, analiza e të dhënave u bë sipas teknikës së zbërthimit tematik, kryesisht analizës fenomenologjisë dhe atë bashkëbiseduese. Për gjetjet, përpunimin dhe kodimin e të dhënave u përdor programi kompjuterik “The Atlas ti”.
Si përfundim doli që tek rrëfimet e grave u evidentuan shtatë grupe temash, të lidhura me njëra tjetrën. Së pari çështja e ëndrrës për martesë. Shumica e grave e kuptojnë martesën si qëllim të jetës, megjithëse disa prej tyre shpreheshin se dëshira e tyre ishte largimi nga shtëpia e prindërve, varfëria apo dhuna. Nga të intervistuarat martesa përshkruhej si një normë dhe gjendje e dëshirueshme për statusin social të grave. Ende dukej të kish martesa me shkuesi, por ato prisnin t’u krijoheshin mundësi për një jetë më të lumtur, ndërsa shpesh ajo rezultonte në një tablo poshtërimi, tensioni, kërcënimi e konflikti dhe jo në mundësi për plotësimin e ëndrrave.
Së dyti përballimi me realitetin martesor për shumë prej të intervistuarave ishte krejt ndryshe nga ëndrra e martesës ideale. Rastet treguan se burrat e dhunshëm janë pro roleve dhe përgjegjësive tradicionale familjare, ata janë imponues në marrjen e vendimeve, ndërkohë që gratë duhet të mbajnë shtëpinë, të kujdesen për fëmijët dhe t’u binden atyre. Nëse ato nuk binden që gruaja po i kryen si duhet detyrat, apo i kalon kufijtë e të drejtave të saj, duke ndërhyrë në kompetencat e tij, atëherë ai mund të reagojë në mënyrë të dhunshme. Gratë supozohet se duhet të kënaqen me rolin e tyre si bashkëshorte e si nëna, të pranojnë për sakrifikim deri dhe të jetës së tyre, për hatër të martesës.
Së treti ishte tema e dhunës së ushtruar. Nga rrëfimet doli që dhuna shfaqej si një fenomen kompleks e i formave nga më të ndryshmet, që shkojnë nga poshtërimi, kërcënimi, izolimi social, sekse i dhunshëm dhe rrahja. Dhuna bëhet e vazhdueshme dhe shpesh thellohet nga më e lehta tek aktet brutale tepër serioze. Fillon me një shpullë deri tek goditjet me armë. Shumë prej tyre jetonin më frikën jo vetëm të jetës së tyre por edhe të fëmijëve dhe familjes.
Përvoja e grave të dhunuara seksualisht vërteton se dhuna bëhet e vazhdueshme dhe lëviz nga format jo-fizike, si tallja, kërcënimi, fjalët poshtëruese dhe presion për ta detyruar të kryejë seks pa dëshirë, deri tek rrahja dhe përdhunimi. Dhuna fizike shpesh shoqërohet me tentativë për të kontrolluar ndërveprimin shoqëror të grave dhe lëvizjet e tyre jashtë shtëpie. Disa burra i ndalojnë gratë të shkojnë në punë, madje të intervistuarat përmendin si formë abuzimi edhe abuzimin ekonomik. Kontributi financiar i grave në familje nuk ndikon ose nuk e zvogëlon pozitën dominuese të burrave të tyre në familje.
Së katërti të qenit grua e abuzuar. Dhuna e vazhdueshme fizike e shoqëruar me abuzime emocionale, seksuale dhe ekonomike shkaktojnë efekte shumëfishe tek gratë. Disa fillojnë e mendojnë për vetëvrasje, pra pasojat nuk janë vetëm fizike si mavijosje, plagë e fraktura, apo gjymtime fizike, dështime e lindje të parakohshme, por shpesh ato kanë e shqetësime emocionale. Kanë ankth, depresion, lodhje, nervozizëm, dhimbje koke e probleme të mos përqendrimit apo të pagjumësisë. Përmendet edhe një lloj ftohje emocionale, pasi abuzimi i partnerit shkakton dëmtim të vetëvlerësimit, apo edhe një lloj inkopetence si njeri, si nënë e bashkëshorte, apo punonjëse. Disa nga të intervistuarat i konsideronin pasojat emocionale më serioze se ato fizik. Me kërkesën e partnerëve, gratë i rrallojnë aktivitete sociale. Këtë e bëjnë nga turpi, ose për të mbrojtur fëmijët dhe miqtë.
Së pesti është shqetësimi për fëmijët. Edhe fëmijët janë tejet të ndikuar nga jetesa në mjedise të dhunshme, kanë frikë e ndihen të kërcënuar, pavarësisht se dhunohen vetë apo jo fizikisht. Kjo u krijon probleme emocionale, njohëse dhe sjelljeve. Nënat dëshmojnë se fëmijët e tyre kanë rezultate të ulëta në mësime, janë të turpshëm, u shmangen kontakteve sociale, kanë ndjenjë faji, acarohen dhe shfaqin sjellje agresive. Disa madje kanë dhe ankesa psikosomatike, si dhimbje koke apo barku, duke shfaqur sjellje regresive, si urinim në krevat gjatë natës dhe pagjumësi. Nënat janë tepër të shqetësuara se fëmijët e tyre do përsërisin të njëjtat sjellje të dhunshme kur të rriten, si baballarët e tyre.
Së gjashti është tematika e përballimit të dhunës. Nga intervistat del që përballimi kushtëzohet nga faktorët socialë, kulturore dhe personalë për të përdorur strategji që i nxjerr nga situata kritike. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është procesi i njohjes së shkaqeve të dhunës ndaj tyre. Gratë i shpjegonin ato, kryesisht, me ndryshimet e mëdha sociale që kanë ndodhur në vend. Shkak tjetër ishte përdorimi i alkoolit dhe xhelozia e burrave, por ajo krijohej edhe nga problemet emocionale të burrave si depresioni ose mungesa e vetëvlerësimit. Disa gra i konsideronin burrat si qenie njerëzore agresive nga natyra, megjithëse 30 nga 55 të intervistuarat besojnë akoma që duhen sakrifikuar nevojat personale për të rindërtuar marrëdhëniet e për të mbajtur familjen e bashkuar, ndërsa 19 prej tyre i kanë lenë parterët.
Së shtati është thyerja e heshtjes. Ndërgjegjësimi për të kuptuar se heshtja është një gabim dhe mundësitë që ato kanë për të ndërmarrë hapa që përmirësojnë situatën, janë dy strategjitë kyçe për zhdukjen e dhunës. Rrëfimet e grave evidentojnë një lloj kulture të tolerancës ndaj dhunës në familje, çka reflekton besimin se dhuna mes njerëzve të afërt në familje është thjeshtë një çështje private.
Kudo në Botë shkaku kryesor i vdekjes dhe plagosjes së grave është dhuna e partnerëve (Mills 1996), ndërsa tek vendet në tranzicion, problemi mbetet pothuaj se i padukshëm dhe shpesh nuk pranohet ose nuk raportohet. Ndryshe nga dhuna e rrugës, që përgjithësisht konsiderohet si krim, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve është parë si e ligjshme, e pranueshme, nganjëherë dhe e dëshirueshme, ose injorohet si dukuri private familjare.
Por në dekadat e fundit, organizata e institucione të ndryshme kanë pranuar dhe mund të luajnë një rol kyç në trajtimin e problemeve të dhunës, një synim i të cilës është dhe studimi për të mbledhur informacion mbi qëndrimet, perceptimet dhe ushtrimin e dhunës ndaj grave në familjet e shoqërisë shqiptare
Si konkluzion, ky studim eksplorues e paraqet problemin në një kontekst familjar me kulturë patriarkale, marrëdhëniet gjinore të të cilave u kushtojnë shtrenjtë grave. Përfundimet e studimit hedhin poshtë mitin se dhuna në familje është një problem i njerëzve të varfër e të pashkolluar. Ai vërteton se pas abuzimit gratë kanë vështirësi të bëjnë jetë të pavarur, duke i penguar të shkëputen nga marrëdhënie të tilla të dhunshme. Ndërsa i nënshtrohen dhunës, ato fitojnë një lloj aftësie për mbijetesë të shfaqur në shpresën, në shmangien arsyetimeve për abuzimin dhe duke e parë situatën nga një këndvështrim kompromisi. Gratë e ndara përpiqen maksimalisht të gjejnë vendin e tyre në shoqëri, si për të zbuluar mundësi të reja për jetën.
2.4.b. Rezultatet e studimit”Dhuna ndaj gruas në familjet shqiptare”
U realizuar me 55 të intervistuara nga Shkodra, Berati dhe Tirana. Informacioni u regjistruara në audio kasetë dhe më pas u transkriptua me rreth 5000 faqe kompjuterike, pati dhe 2 intervista me burra, ndërsa të dhënat u përpunuan sipas programit ATLAS-T.
Ndër të veçantat e studimit përmendim përshkrimin e opinioneve që dhanë gratë e dhunuat, ofrohet sfondi i kulturës shqiptare ku ndodhin abuzimet, ngaqë ai nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por gjinor dhe ndërkombëtar, shpjegohen pa shifra, por në thellësi, shkaqet, faktorët, pasojat e abuzimit ndaj grave dhe strategjitë e daljes nga situata. Tregohet gjithashtu që dhuna nuk është tipar i njerëzve të varfër e të pashkolluar, por ka faktorë socialë, ekonomikë, kulturorë e ndër personale, ka lidhje me traditat gjinore dhe se gratë kanë motive dhe dëshira për t’i rezistuar kësaj dhune.
Gjetjet janë lidhur me ëndrrën e tyre për martesë, pra të intervistuarat shprehen se martesa për to nuk ishte vetëm një qëllim i rëndësishëm dhe ideal, por sidomos një ëndërr, megjithëse rreth 35% e tyre ishin martuara me shkuesi. Martesa idealizohet si mjet për arritjen e identitetit të femrës, për të krijuar kushte më të mira sociale, për t’i dhënë kuptim dhe vlerë jetës, për t’u larguar nga varfëria e familjes prindërore, si dhe për të shmangur abuzimet e babait.
Por ajo që rezultonte në fakt nga martesa ishte një status i ulët social dhe abuzime më presente. Sidomos kur burri mbarte qëndrime tradicionale për rolet gjinore, ata janë dominues në procesin e vendimmarrjes, madje edhe kur gruaja ka status të lartë social e profesional, përgjegjësitë e saj mbeten në punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve. Kultura tradicionale e detyron të luajë rolin e nënës dhe të gruas, duke sakrifikuar ëndrrat e martesës.
Në shumë çifte shqiptare mungon partneriteti në përballimin e problemeve familjare, pra gratë ende duhet të veprojnë sipas normave të përcaktuara nga burrat. Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj grave ndodh kryesisht kur ato kundërshtojnë rolin tradicional. Kështu që dhuna shfaqet më shumë si pjesë e një modeli sjelljesh abuzive dhe kontrolli dhe më pak si akte të veçuara agresioni fizik. Format më të përhapura të abuzimit janë ato verbal, emocional, fizik, seksual dhe ekonomik, duke qenë të rrezikuara jo rrallë edhe nga akte te dhunshme me pasojë vdekjen.
Dhuna seksuale shprehet në rrahje, përdhunim, keqtrajtim, kërcënim, poshtërim verbal e marrëdhënie seksuale kundër dëshirës. Një strategji për të shmangur dhunën e mëtejshme është pranimi i seksit kundër dëshirës, pra pavarësisht nga dëshira, gratë e quajnë detyrë të përmbushin nevojat seksuale të burrit. Një dhunë e kësaj natyre bën një grua të heshtur, të kontrolluar dhe të nënshtruar.
Dhuna emocionale shprehet në poshtërimin e manipulimin emocional, në izolimin social për të shtuar kontrollin e për të hequr mundësinë e largimit apo rezistencës ndaj dhunës. Disa burra nuk i lejojnë gratë e tyre të marrin pjesë në vendimet për shpenzimin e parave, nuk u japin as parat për të plotësuar nevojat e shtëpisë. Madje rritja e kontributit ekonomik të grave në fondin e familjes nuk e pakëson dominimin e kësaj kategorie burrash mbi gratë e tyre.
Pasojat e dhunës ndaj gruas shfaqen në probleme të shëndetit fizik e mendor, në plagosje, depresion, ankth, shqetësime të stresit për shkak të traumave që pësojnë, pagjumësia, vetëvlerësimi i ulët, mendime për vetëvrasje, aborte, shtatzëni e padëshiruar, lindje e parakohshme, paaftësi për punën e përditshme dhe aktivitete shoqërore etj.
Pasojat psikologjike të abuzimit janë më serioze se ato fiziket. Ato shfaqen në demoralizim, rënie në kurthin e marrëdhënieve abuzive dhe pranimin e tyre, ndryshim i mendimit për veten, inferioritet e mungesë pretendimesh në familje, nuk kërkojnë as vendin e dëshiruar dhe që u takon në shoqëri. Ndërsa pasojat e dhunë tek fëmijët janë defiçite në aftësitë sociale, rezultate të dobëta në mësime, ankthi, acarimi, sjelljet agresive, dhimbje të kokës, urinim në shtrat, shqetësime në gjumë, përdorim në shoqëri i rolit të dhunshëm sipas modelimit të sjelljeve të babait në shtëpi.
Shkaqet e dhunës, sipas komenteve të vetë grave të dhunuara që u intervistuan, janë problemet sociale që vijnë nga tranzicioni me konflikte të shumta sociale, sidomos ai midis traditës dhe modernes në jetë, varfëria që shkakton stres tek burrat dhe ndjenja e paaftësisë për rolin e tyre në sigurinë ekonomike, abuzimi i burrit me alkool, xhelozia, çrregullimet emocionale të tij, vetëvlerësimi i ulët, mos kontrolli i vetes, të qenit nga natyra qenie agresive, ndërsa disa gra fajësojnë veten që nuk janë të afta të luajnë rolin e nënës e të bashkëshortes.
Abuzimet vazhdojnë se pse ato pranojnë që kanë përgjegjësinë kryesore për suksesin e martesës, edhe pse pranojnë të sakrifikojnë të drejtat e tyre për hatër të fëmijëve, edhe pse aplikojnë strategji të shpresës, të shmangies, apo pranojnë kompromisin, duke racionalizuar dhe shfajësuar abuzimin me to.
Strategjitë për të luftuar me efektivitet dhunën në familje janë ndërgjegjësimi për gjendjen e gabuar në të cilën ndodhen gratë e dhunuara dhe vetëdija se mund dhe duhet përmirësuar jeta e tyre. Megjithëse shkurorëzimi nga burrat parapëlqehet prej tyre si mundësia më efektive për zgjidhjen e problemit. Gratë në fjalë shfaqin avantazhe në zgjedhjet e tyre të reja, ato fitojnë dinjitet personal, rritin vetëvlerësimin, kontrollin personal mbi jetën e tyre, motivohen e përpiqen për të realizuar veten dhe interesat e tyre.
Ajo që shpresojnë gratë e intervistuara është sidomos ndërgjegjësimi i opinionit shoqëror për gjendjen tyre, ndryshimi i normave të kulturës, angazhimi për të luftuar vetë, pa pritur zgjidhje shtetërore, këshillimi profesional dhe ndryshimi i politikave sociale që mbrojnë të drejtat e grave.
3. Trafikimi i femrave shqiptare dhe prostitucioni.
3.1. Ç’e “ushqen” këtë fenomen?
Rekrutimi dhe mënyra e realizimit të trafikimit është një detyrë parësore që duhet dokumentuar nga organet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Nga një vështrim “tangent” i këtyre të dhënave të publikuara del që mënyra kryesore e përdorur për trafikim është mashtrimi, kryesisht duke premtuar punë dhe martesë. Por nuk përjashtohen as premtimi për shkollë, specializim apo vizitë turistike. Më i shpeshtë është mashtrimi i kombinuar me rrëmbimin e dhunshëm, apo peng marrja, por dhe rekrutimi direkt, duke u bërë i ditur motivi, apo blerja nga të afërmit, deri tek rekrutimi me dëshirë apo kërkesën për të ushtruar profesionin e prostitutës. Me përjashtim të rastit kur ekziston vullneti i lirë i femrës, në të gjitha rastet e tjera, subjektet janë viktima të trafikut për të ushtruar prostitucion.
Sidoqoftë, për çdo viktimë ka një rast (histori) të veçantë. P.sh., një vajzë nga Librazhdi u shit tek trafikantët nga babai i saj, disa vajza nga Berati u shitën nga “të fejuarit” e tyre, një nga Fieri u detyrua nga bashkëshorti të prostituojë, etj. Në gjithë këto raste motivi ka qenë ai i fitimit, por çuditërisht kjo ka ndodhur edhe për shifra mjaft të vogla, madje qesharake. Vitet e fundit janë vërejtur dhe tentativat për të perfeksionuar rekrutimin, nëpërmjet krijimit të agjencive të ndryshme legale turistike, specializimit dhe fshehjes së trafikut nëpërmjet aktiviteteve legale të këtyre firmave.
Statistikisht, mënyrat e rekrutimit, nga burimet zyrtare del se në vitin 2001, 17% e tyre janë mashtruar me premtime për punë, 21% me martesa të rreme, kryesisht në Itali, ndërsa 8% janë shitur nga familja për nevoja ekonomike. Rreth 40% e tyre u përkasin zonave rurale, ndërsa rreth 80% janë mbi moshën 20 vjeçare. Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike, punës së vështirë në bujqësi, jetës së vakët kulturore, largimit të një mase të madhe të rinjsh në emigracion, mundësitë më të mëdha për mashtrim mes premtimeve të gënjeshtra, zonat rurale mbeten dhe aktualisht furnizueset kryesore të këtij trafiku. Madje rekrutimi me dëshirë i përket pikërisht këtyre zonave, ku 40% janë minoren, pra që kanë marrë një vendim pa qenë aspak të vetëdijshme mbi pasojat në të ardhmen.
3.2. Si realizohet trafiku i femrave për prostitucion?
Përtej rekrutimit, fazat pasuese e këtij procesi është përgatitja psikologjike dhe fizike për të ushtruar profesionin e prostitutës, lëvizja drejt destinacionit, mbërritja dhe fillimi i aktivitetit. Pavarësisht nga mënyra e rekrutimit, synohet kalimi në këto faza për të realizuar përgatitjen graduale të femrës për të ushtruar profesionin e ardhshëm. Si mjete ndihmuese për arritjen e këtij qëllimi janë përdorimi i drogës dhe vartësia prej saj, përfshirja në aktivitete seksuale të dhunshme e në grup, përfshirja në vepra të lehta penale, apo të pamoralshme, dhuna fizike, apo psikike, etj. Është ky një proces që trafikantët e quajnë degjenerim, për ta pasur më të lehtë përdorimin e viktimës së trafikuar si mjet shfrytëzimi dhe pasurimi për ta.
Lëvizja për qëllim trafikimi parakupton marrjen e femrës nga vendbanimi dhe përgatitja e kushteve për të realizuar mbërritjen në destinacion. Këtu hyjnë angazhimet për të siguruar dokumentet më të domosdoshme, si vizat, lejet e qëndrimit dhe vend-qëndrimet, duke i siguruar dhe mbajtur ato nën kontroll, nëpër baza të sigurta. Me mbërritjen në destinacion sigurohet vend-qëndrimi, “vendi i punës” dhe detyrimi për të ushtruar profsionin.
Gjithë veprimet e përmendura janë direkt, prandaj edhe që “lenë gjurmë” ose prova në mjedisin ku kryhet. Kjo mundëson parandalimin apo zbulimin nga ana e organeve kompetente dhe vënien e tyre para drejtësisë. Duke njohur format dhe metodat e përdorura nga trafikantët gjatë këtij procesi, shoqëria dhe sidomos vetë femrat, por edhe të afërmit apo kujdestarët e tyre, i kanë të gjitha mundësitë e kontrollit dhe vetëkontrollit, për mos lejuar viktimizimin përmes këtij lloj trafiku. Megjithatë, kultura e nevojshme në këtë drejtim ende është e mangët, prandaj në kurthet e trafikimit vazhdojnë të bien viktimat e rastit.
3.3. Karakteristikat e femrave të trafikuara
Sa i përket tipareve social - gjeografike, përgjithësisht, mund të themi sa ato janë me arsim fillor ose tetëvjeçar, por jo se mungojnë edhe ato me arsim të mesëm e të lartë. Niveli kulturor i tyre, pavarësisht nga arsimi, është i ulët dhe shumica kanë jetuar në mjedise familjare me probleme sociale, si p.sh., në familje të paqëndrueshme, me mungesë të njërit prind, me probleme ekonomike të rënda, me dhunë fizike apo seksuale etj,. Pra përgjithësisht, rezulton që familje e tyre nuk kanë qenë në gjendej të realizojnë funksionet e tyre themelore.
Mosha mesatare e femrave të trafikuara rezulton 21 vjeç, gati 95% e tyre kanë qenë të pamartuara më parë, ndërsa jetën seksuale e kanë filluar herët. Ka pasur edhe ndonjë rast kur janë braktisur familje të rregullta për të ushtruar këtë profesion. Tirana është në krye të listës së të trafikuarave, pastaj renditet Fieri, Vlora, Elbasani, Durrësi etj, por nuk mungojnë as rrethet e vogla si Gramshi, Kukësi, Dibra, Pogradeci e Përmeti. Fluksi i të trafikuarave ka pasur një ecuri konstante gjatë gjithë viteve, me një mesatare të përafërt prej 30 në vit. Madje, pas kthimit të tyre masiv nga policia italiane, e disi më pak nga ajo greke, në vend që ky numër të pësonte ulje, u rigjallërua, gjë që tregon se mjaft nga të rikthyerat u ricikluan nga rekrutuesit apo tutorët e tyre.
Në sistemin e tregtisë së seksit përfshihen personat që “gjurmojnë” kandidatët e përshtatshëm e që do planifikohen për rekrutim. Pastaj janë dhe personat që ndihmojë direkt apo indirekt në këtë qëllim, ku hyjnë rekrutuesit, bashkëpunëtorët ndihmës, si transportues, shoqërues, strehues, rojet, kujdestarët, tutorët etj, mbi të cilët qëndron “kapua/kreu” apo “kupola”, që përgjithësisht është një person i padukshëm.
Nëse ekzistojnë elementet e mësipërm, në të gjitha rastet kemi të bëjmë me bashkëpunim të cilësuar kriminal, pa folur pastaj për nivelin më të lartë të organizimit kriminal. Si rregull, rrjetet e trafikut të “mishit të bardhë” përbëhen nga elemente me prije kriminale, që krahas prostitucionit kanë kryer edhe vepra të tjera kriminale, si trafikim droge, vrasje, peng marrje, grabitje etj. Shtrirja gjeografike e elementëve të tillë është e pranishme në gjitha rrethet e vendit. Mosha mesatare e tyre varion nga 20-25 vjeç, me formim arsimor e kulturor të kufizuar ose të mangët, që shquhen për agresivitet dhe ashpërsi mendimi e veprimi. Qoftë dhe për sa më sipër, janë të gjitha shanset që këta të jenë evidentuar dhe kontrolluar nga policia, pavarësisht inefiçencës aktuale të sistemit të drejtësisë në luftën ndaj tyre.
Sidoqoftë, statistikat flasin për një optimizëm të përmbajtur. Kështu, gjatë vitit 2001 janë konstatuar 113 raste trafikimi të femrave për prostitucion, janë shpëtuar 192 femra, nga të cilat 57 të huaja (moldave, rumune, ukrainase etj). Në vitin 2002 janë evidentuar 492 vepra penale të trafikimit të paligjshëm me 778 autorë, ndërsa trafikim femrash për prostitucion janë evidentuar 203 raste me 298 autorë. Në vitin 2003, në dhjetor të këtij viti, policia organizoi disa operacione në shkallë të gjerë, kryesisht në qarqet bregdetare të vendit për të parandaluar dhe goditur trafikimin, operacione që vazhduan edhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2004.
Sa për rolin e gjykatës, për trafikim me qëllim prostitucioni janë identifikuar 126 raste, janë marrë nën përgjegjësi penale 223 autorë, nga të cilët 36 janë arrestuar, 100 janë ndaluar, 6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 81 janë në kërkim. Si shfrytëzimi me qëllim prostitucioni në rrethana rënduese janë identifikuar 23 raste, me 35 autorë, nga të cilët 14 janë arrestuar, 11 janë ndaluar, 1 ndiqet në gjykim të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim. Mbajtja e lokaleve për prostitucion është konstatuar në 5 raste me 10 autorë, 9 të arrestuar, 1 i ndaluar, ndërsa ushtrimi i profesionit të prostitucionit është vërtetuar në 11 raste, me 19 autore, nga të cilat 19 janë arrestuar, 3 janë ndaluar, 3 janë në gjykim të lirë dhe 2 në kërkim.
3.4. Konteksti ligjor i këtij fenomeni tek ne.
aktualisht, legjislacioni ynë përmban nene të veçanta mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe sanksione të rënda për autorët e veprave të tilla penale. Por para vitit 2000 nuk ka pasur ndonjë nenë të veçanta ku të përmendej termi “trafik”. Në janar 2001, duke u parë si problem i mprehtë dhe duke u ballafaquar me përvojën e vendeve të zhvilluara, u vendos të bëhen ndryshime në legjislacion. Kështu, më 24 janar 2001, në Ligjin nr. 8733 u bënë një seri ndryshimesh legjislative, u ndryshua neni 110, pika A e Kodit Penal për “Trafikimin e njerëzve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, tek neni 114 dhe 114 A, ”Trafikimi i femrave për prostitucion”, neni 114B, ”Trafikimi i fëmijëve” është tek neni 128 B, dhe në fund “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” në nenin 115B
Termi “trafikim i femrave për qëllime prostituimi” konsiderohet vepër e rëndë penale, me dënim maksima 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Si term “trafikimi” është një përkufizim ndërkombëtar detyrues ligjor, i adaptuar në dhjetor 2000 edhe nga legjislacioni ynë. Neni 3 i ligjit përkatës shprehet prerazi dhe pa asnjë ekuivok, pra që nuk lejon asnjë shteg për keqinterpretime se: “Rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi dhe pritja e personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës dhe formave të tjera të rrëmbimit, mashtrimit, gënjeshtrës, abuzimit me pushtetin, pozitën, ose duke dhënë apo marrë pagesë e përfitime për të arritur marrëveshje e një personi, duke pasur kontroll mbi personit për qëllime shfrytëzimi”.
Ndërsa termi “shfrytëzim” përfshin shfrytëzimin e të tjerëve për qëllime prostitucioni dhe forma të tjera shfrytëzimi seksuale, si shërbime për punë të detyruar, skllavërim ose praktika të ngjashme me të, zëvendësimin ose heqjen e organeve etj. Edhe ky përkufizim është bënë në legjislacionin tone, madje pranë MB janë ngritur njësi të specializuara policore, si ajo e antitrafikimit, Policia Kufitare, ajo e antikrimit të Organizuar etj, ka edhe zyra rajonale apo organizma ndërkombëtare që bashkëveprojnë për koordinim dhe shkëmbin e informacionit në luftë ndaj trafikut.
3.5. Roli i medias në këtë proces.
Media spikat në sensibilizimin e opinionit mbi këtë fenomen të komplikuar. Megjithatë, nga sondazhet e bëra del që 77% e femrave dhe 73% e meshkujve mendojë se “media vazhdon të bëjnë shumë pak për demaskimin e fenomenit”. Të gjithë të intervistuarit mendojnë se propaganda është e joefektive, por janë 71% e të intervistuarve nga qyteti përkundrejt 79% që janë nga fshati. Kjo diferencë tregon që banorët e fshatit janë më indiferentë ndaj informacionit dhe se infrastruktura le ende shumë për të dëshiruar edhe në këtë drejtim.
Megjithatë është fakt që në median e shkruar ndeshim çdo ditë me tituj që prekin problemin e trafikimit. Shkruhen histori të rrëfyera nga vetë vajzat, histori që përmbajnë nga mashtrimi për t’u futur në rigën e prostitucionit deri tek tortura dhe vrasjet çnjerëzore. P.sh., gazeta “Ballkan” e dt.26 dhjetor 2003, faq 5, shkruan:”Pse dështoi dërgimi i 16-vjeçares në Itali?” ose “Peripecitë e të miturës që u përdhunua nga pjesëtarët e bandës së pesë dyqaneve –Korçë”. Një tjetër shkrim tek “Koha Jona” e dt. 9 janar 2004 me titull:”Mua më shiti halla”, që i rrëfehet historia e një vajze fshati, pjesëtare e një familje ku sundonte kultura patriarkale e me shumë fëmijë, që halla e shiti për qëllime fitimi.
Gazeta “Albania” 14 nëntor 2003:”Motrat Lleshi të trafikuara dhe të vrara” ku lexojmë:”Një ditë, sikundër në shumë histori të tjera të ngjashme, 16-vjeçarja vendosi të shkojë në Itali…”. Atje bëhet preh e një rrjeti trafikimi dhe tragjedia përfundon me masakrimin e vajzës tjetër të familjes Lleshi, e cila guxoi të denonconte në polici trafikantët e motrës së saj. Pak javë pas kallëzimit, ajo gjendet e masakruar buza lumit të Fanit. Disa fëmijë e gjejnë trupin e saj të ndarë më dysh, gjysmën të future në një thes dhe pjesën tjetër të lidhur me litar. Pas ekspertizës rezultoi se në trupin e saj ishin ngulur më shumë se 60 thika.”
Mbas një monitorimi të të gjitha gazetave që botohen në vend, rezulton që pothuaj se të gjitha ato përfshijnë në faqet e tyre kronikat e zeza të kësaj natyre. Aty ka ngjarje, raste, arrestime të trafikantëve dhe tutorëve, të rrjeteve që trafikojnë jo vetëm njerëz, por edhe drogë e armë, etj. Ato janë bërë objekt i interesit edhe të analistëve, psikologëve, sociologëve, apo vetë gazetarëve, si një krim i rëndë dhe problem i madh social.
Adoleshencë, identitet dhe botë virtuale
Ndërveprimi me të ngjashmit përbën një kërkesë themelore për njohjen e vetvetes dhe është nëpërmjet ndërveprimit me të tjerët që qeniet njerëzore fitojnë një njohuri të vetes
Carla Antoniotti
Në ditët e sotme bota e jashtme nuk është më e përbërë vetëm nga familja, nga shokët dhe nga shkolla, por edhe nga të gjithë ata, me cilët hyhet në marrëdhënie nëpërmjet rrjeteve sociale informatike. Si vepron ky modalitet i ri ndërveprimi në zhvillimin e adoleshentëve?
Ndërveprimi me të ngjashmit përbën një kërkesë themelore për njohjen e vetvetes dhe është nëpërmjet ndërveprimit me të tjerët që qeniet njerëzore fitojnë një njohuri të vetes. Dy flukse ndjesore të dallueshëm janë gjithmonë të pranishme në mënyrë simultane: perceptimi i vetes dhe perceptimi i botës. Çdo informacion lidhur me botën i korrespondon një informacioni lidhur me veten dhe zhvillimin e njohjes së vetes ndjek procesin me të cilin kuptohet realiteti i jashtëm. Përpunimi i njohjes është kështu një proces unitar i përbërë nga rregullimi reciprok i dy polariteteve: Vetja dhe bota. Në epokën tonë bota e jashtme nuk përbëhet më vetëm nga familja, nga shokët dhe nga shkolla, por edhe nga të gjithë të tjerët, me të cilën hyjmë në marrëdhënie nëpërmjet rrjeteve sociale informatike. Për adoleshentët në formim, kjo sjell mundësi më të mëdha konfrontimi dhe, për pasojë, një pasuri, por në të njëjtën kohë një rrezik në momentin në të cilin bota virtuale do të bëhej predominuese respektivisht botës reale, në mendjen dhe në jetën e fëmijëve.
Njohje e vetes
Adoleshenca është një fazë e jetës, e cila, megjithëse duke u quajtur shpesh si periudhë tranzicioni në jetën adulte, korrespondon me një moment të përcaktuar evolutiv me karakteristika specifike që e bëjnë një fazë autonome. Shumë studime lidhur me adoleshencën i referohen nocionit të detyrave të zhvillimit, me avantazhin se mund të përfshihet në një kriter unitar kompleksiteti i përvojës adoleshenciale, duke i evidentuar njëkohësisht aspektet e universalitetit dhe ato specifike të kulturës së përkatësisë. Detyrat e zhvillimit, të diversifikuara për çdo fazë të jetës, u korrespondojnë aspekteve në të cilat njeriu është thirrur për t'u impenjuar me qëllimin e arritjes së kompetencave të caktuara njohëse, afektive dhe relacionale. E tejkaluar secila fazë, fillohet me impenjimin e fazës së mëpasme. Në individualizimin e detyrave të zhvillimit ndikojnë në mënyrë të rëndësishme aspekti historik dhe aspekti kulturor. Adoleshenca është një fazë e jetës e karakterizuar në mënyrë tipike nga ndryshimi. Ndryshimet adoleshenciale janë fiziologjikë, por duke qenë të paparashikueshëm, të paqendrueshëm dhe kontradiktorë, pashmangshmërisht rezultojnë destabilizues. Ata përfshijnë njeriun në tonalitetin e tij dhe modifikimet i përkasin sferës së mendimit, të trupit dhe të marrëdhënieve.
Kategori universale
Duke menduar t'i rigrupojmë detyrat e zhvillimit adoleshencial në kategori universale, mund të individualizojmë një kategori që përfshin detyra të lidhura me zhvillimin njohës dhe me fitimin e mendimit hipotetiko - deduktiv; një kategori relative me zhvillimin fizik dhe seksual; dhe së fundi, një kategori e drejtuar nga dimensioni i marrëdhënieve ndërpersonale. Qëllim i fundit i të gjitha detyrave të zhvillimit në adoleshencë është evolucioni i identitetit dhe riorganizimi pasues i Vetes. Përdorimi i social network nga ana e brezave të rinj mund të ketë një funksion stimuli dhe zhvillimi të parakohshëm të të gjitha detyrave evolutive të adoleshentit, por mund të përfaqësojë rrezik për një zhvillim të ekuilibruar në momentin në të cilin përvojat në rrjet do të duhej të zëvendësonin ato të jetës reale. Le të analizojmë më poshte kategoritë e ndryshme të detyrave të zhvillimit.
Zhvillim njohës
Zhvillimi i mendimit tek adoleshenca shikon të shfaqen aftësitë e abstragimit logjik. Mendimi logjiko - deduktiv sjell një zgjerim të vizionit të botës që rezulton i ndërtuar nga realitete jo domosdoshmërisht të jetuar personalisht, por të deduktuar nëpërmjet hipotezash dhe teorish. Zhvillimi mendor ka reperkusione të rëndësishme në nivel të kapaciteteve logjike dhe të qëndrimeve morale. Adoleshenti është në gjendje të mendojë mendimin e vet. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që përfshin aftësitë metanjohëse, domethënë aftësinë për të reflektuar mbi njohuritë e veta, por edhe mbi strategjitë e përdorura për ta arritur njohjen.
Në adoleshencë, ndryshojnë edhe aftësitë e gjykimit moral. Ndërsa, fëmija posedon një moral heteronom, të mbështetur mbi parimin e autoritetit të të rriturit dhe mbi rezultatet perceptues të një veprimi (për shembull, për një fëmijë është më e rëndë të prishë tri objekte padashje sesa një me dashje), adoleshenti zhvillon një moral autonom, të mbështetur mbi kuptimin dhe pranimin kritik të normave, me njohjen e përgjegjësisë subjektive të veprimeve të kryera. Ndërtimi i një imazhi të vetes dhe i botës që është koherent dhe i qëndrueshëm në kohë, përbën në këtë fazë vendimtare të jetës bërthamën e maturimit. Ndjenja e identitetit personal paralajmërohet si një nevojë si për të pasur konfirmime të jashtme ndaj pasigurive dhe paqëndrueshmërive personale, ashtu dhe për ta kërkuar unitetin dhe unicitetin personal. Interneti mund të konsiderohet amplifikator i mundësisë së përdorimit të aftësive të reja intelektive të adoleshentit: përdorimi i imazheve të shpejta, mundësia për të bërë thellime dhe kërkime mbi çdo argument, mundësia për të konsultuar ekspertë disiplinash të ndryshme i lejojnë adoleshentit që të eksperimentojë me të madhe aftësitë njohëse të rendit superior që po maturon. Megjithatë, i njëjti bollëk informacionesh dhe shpejtësia me të cilën sigurohen nuk mundësojnë që të kalohet një kohë e mjaftueshme për të reflektuar, e domosdoshme për sedimentimin e njohurive.
Zhvillim fiziko - seksual
Ndryshimi trupor që ndodh në fazën e jetës së adoleshencës është i krahasueshëm për nga shpejtësia, intensiteti dhe tonaliteti vetëm me ndryshimin e dy viteve të parë të jetës së fëmijës. Shpesh ndryshimet, për sa të pritura, e kapin në befasi paraadoleshentin që është akoma i lidhur me një përfaqësim të vetes të tipit fëminor; fillimisht do ta ketë të vështirë të pranojë ndryshimet e trupit të vet, duke perceptuar se nuk ka asnjë mundësi kontrolli ndaj tij. Imazhi trupor përbën përfaqësimin mendor që njeriu ka për trupin e vet dhe buron nga interpretimi i vet personal ndaj tij; kjo e fundit përcaktohet nga dëshira, ëndërra dhe shpresa lidhur me atë që ka qenë dhe me atë që do të dëshirohej të ishte. Imazhi trupor personal ka kështu konotacione afektive dhe bëhet pashmangshmërisht burim preokupimi dhe ankthi për paraadoleshentin në ndryshim. Shpejtësia me të cilën adoleshenti arrin maturinë trupore nuk është e ekuilibruar nga koha e nevojshme për të arritur maturinë psikike. Vitet e para të periudhës adoleshenciale karakterizohen nga një jetesë disekuilibri midis mendjes dhe trupit, që zgjat deri kur nuk ndodh "mendëzimi i trupit", ai proces përfaqësimi mendor që ka qëllim ta bëjë trupin të kuptueshëm dhe koherent me vlerat e brendshme. Përfundimi me sukses i detyrës së zhvillimit lidhur me ndryshimet fizike dhe trupore nënkupton, që të arrihet një integrim i mirë midis mendjes dhe trupit. Veç kësaj, ndryshimet fizike, trupore dhe seksuale, sjellin fitimin e një identiteti të llojit që shpesh është origjinë vuajtjesh të thella dhe ambivalencash të vështira për t'u zgjidhur. Shpesh problemet e lidhura me zhvillimin fizik e seksual të adoleshentit nuk përcaktohen nga fenomenet biologjikë të pubertetit, por nga domethënia që fenomene të tillë marrin si për veten, ashtu dhe për të tjerët. Tek adoleshentët, frika se transformimet në zhvillim i ndryshojnë përgjithmonë në mënyrë jo të dëshirueshme për ta është shumë e pranishme dhe kërkon një punë intensive kuptimi dhe përpunimi të asaj që po ndodh; një aktivitet i vazhdueshëm manipulimi i trupit ka për qëllim që ta bëjë më të paraqitshëm dhe më të pranishëm si për veten, ashtu dhe për të tjerët. Krahasimi me të tjerët është një aspekt themelor në procesin e mendëzimit trupor. Studimet e drejtuara nga efektet e diferencave ndërindividuale tregojnë kohën e fillimit puberal si faktor potencial rreziku për adoleshentët përpara kohe apo në vonesë respektivisht homologëve. Adoleshentët "jashtëkohe" do t'i kishin nivelet e stresit më të larta që do t'i bënin më të cënueshëm, më pak në gjendje që të përballojnë problemet e zakonshme për adoleshentët.
Faktorë kulturorë
Veç të tjerash, një aspekt me rëndësi themelore jepet nga faktori kulturor, domethënë ndryshimet fizike dhe zhvillimi puberal marrin një domethënie të ndryshme në kulturat e ndryshme: një theksim më i madh apo më i vogël i ndryshimeve nga ana e të rriturve domethënës për adoleshentin, mënyra dhe shpeshtësia me të cilën flitet për zhvillimin fizik dhe seksual, modalitetet e ndryshme me të cilat përjetohet dhe përdoret cilësia fizike në kulturën e përkatësisë, përcaktojnë mënyra të ndryshme për ta konsideruar dhe kuptuar detyrë zhvillimi, mbi bazën e domethënieve dhe të dimensioneve normative e vlerësuese të atribuara. Në internet konfrontimi me bashkëmoshatarët respektivisht problematikave kulturore është lehtësuar. Megjithatë, në botën virtuale të informatikës është pikërisht trupi ai që qëndron i fshehur dhe kjo mundëson që të ndjehesh pjesë e një grupi edhe pa ju shfaqur fizikisht të tjerëve.
Zhvillim relacional
Në zhvillimin e identitet personal mban një rol vendimtar dimensioni relacional dhe ndërpersonal: familje dhe grup të njëjtësh marrin role të ndryshme dhe themelore. Respektivisht familjes, adoleshenti jeton një shtytje drejt autonomsë dhe pavarësisë. Një nevojë e tillë largimi mbështetet nga nevoja për të zhvilluar një ndjenjë të vetes të karakterizuar nga uniciteti. Detyra që familja gjendet të luajë në këtë fazë të jetës nuk është më ajo që të bjerë nga prapa sesa të përfshijë, domethënë të sigurojë rrugëdalje kur ndjesia e çorientimit është shumë intensive. Familjes i kërkohet që të shërbejë si palestër me fëmijën adoleshent, me qëllim që të ushtrojë të luftojë dhe të ripaqtohet. Nëqoftëse prindërit nuk pranojnë që të hyjnë në lojë, duke u bërë shumë dorëlëshuar apo duke u ngurtësuar pas kufizimesh absolute, do të bëhej më shumë i vështirë për adoleshentin integrimi i aspekteve të eksperimentuar të një identiteti adult: autonomi, pavarësi, përgjegjësi. Një rol po aq domethënës luhet nga grupi i bashkëmoshatarëve me të cilët eksperimentohen emocionet e reja të lidhura me bashkëpunimin, me seksualitetin dhe me konkurrencën sportive, dashurore, shkollore. Detyrë e bashkëmoshatarëve është ajo që të ofrojnë modele mendimi dhe sjelljeje të ndryshme, me të cilat të ketë konfrontim. Shpesh një marrëdhënie miqësore përdoret për të eksploruar identitetin personal: për shembull, duke dëgjuar detajet e përvojës mike, adoleshenti kërkon që ta kuptojë më mirë vetveten. Me përdorimin e internetit për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët është shumë më e lehtë, sasia e njerëzve me të cilët kihen kontakte, shumëfishohet. Nëpërmjet informatikës, adoleshentët e sotëm zhvillojnë një ndjenjë përkatësie në një grup shumë më të gjerë se ai i miqve dhe i shoqërisë dhe gjejnë në takimin në rrjet një komunitet ideal me të cilin të identifikohen.
Emocione konfliktuale
Përvoja e marrëdhënieve të para afektive është një tjetër aspekt vendimtar në maturimin adoleshencial, që të vendos përpara një konflikti: të dashuruarit mund të bëjë të përjetohen ndjesira konfliktuale si ndaj vetes, ashtu dhe ndaj grupit të miqve. Emocione jashtëzakonisht të pëlqyeshëm mund të kundërshtohen nga frika e të qenit të mundur, duke humbur siguritë para pak kohe të fituara apo nga frika se mund të humbet shumë lumturi, me ndjesinë e cënueshmërisë në kuptimin e mirëqenia personale është në duart e një njeriu tjetër. Veç kësaj, ndërtimi i një lidhjeje afektive implikon një ripërcaktim të të qenit në grupin e miqve. Nganjëherë grupi mund ta pengojë kërkimin e hapësirave të intimitetit, mund ta jetojë marrëdhënien si një tradhti apo braktisje, duke kritikuar mikun që preferon të dalë me vajzën me shprehje të llojit: "Nuk është më ai", duke ripropozuar kështu skemën e prindërve që shumë herë i kanë thënë: "Nuk po të njoh më". Riparaqitet kështu nevoja e ndërtimit të një ekuilibri të ri. Herë të tjera çifti mbetet i përfshirë në grup dhe nuk i modifikon marrëdhëniet paraekzistuese; në këtë rast lodhja është më e vogël, por marrëdhënia është më pak komplekse dhe më pak komplete. Marrëdhëniet afektive i mundësojnë djalit që të vërë në provë ndjenjën e vet të dashamirësisë personale që mund të jetë konfirmuar apo mund të ripërcaktohet, duke pasur efekte pozitive mbi identitetin personal. Roli i figurave prindërore dhe stili i tyre relacional influencojnë mënyrën me të cilën adoleshenti i propozohet tjetrit ose nuk i propozohet, duke e shmangur marrëdhënien me seksin tjetër. Interneti përfaqëson vendin ku mund të eksperimentohet me qëndrime të mbrojtura nga mundësi e mosekspozimit realisht, kështu që për shumë njerëz të ndrojtur ndaj konfrontimit të drejtpërdrejtë mund të përfaqësojë një trampolinë të mirë lëshimi në botën sociale. Megjithatë, adoleshenti paksa tepër i ndrojtur rrezikon që të mbesë i mbërthyer në kënaqësinë tranzitore të marrëdhënieve shumë të lehta për t'u realizuar, duke shmangur kështu ekspozimin në marrëdhëniet e vërteta, në të cilat shikohesh në sy.
Stile personaliteti
Të gjithë adoleshentët gjenden të bëjnë hesapet me detyrat e zhvillimit të para më lart, por secili adoleshent do t'i përballojë me mënyrën e vet, sipas modaliteteve të tij dhe në bazë të karakteristikave që e dallojnë. Zhvillimi individual, brenda të cilit përkufizohen konturet e identitetit, ndodh nëpërmjet një prove zjarri midis përvojës që është multiformëshe dhe e ndryshueshme dhe skemave emocionale që burojnë nga përvojat e perceptuara më parë dhe të rirenditura në kujtesë. Në bazë të nivelit të akordit apo të disakordit që del nga kjo, ruhet koherenca e brendshme që shërben si bazë e ndjenjës së unicitetit dhe e vijueshmërisë historike të individit. Në zhvillimin e këtij procesi fiton një vlerë themelore aftësia për të dalluar dhe rirenditur dy aspekte të përvojës: perceptimin e vetes dhe perceptimin e mjedisit fizik dhe relacional, me fjalë të tjera, ndjenjën e brendshme dhe të jashtme të individit. Demarkacioni midis vetes dhe tjetrit, midis gjendjeve të brendshme dhe veprimeve që i shkaktojnë duhet të perceptohet në mënyrë të qartë me qëllim që ndjenja e identitetit personal të mund të shfaqet si komponente stabiliteti e individit. Procesi i ndarje - individualizimit ndodh sipas dy polariteteve: një lexim i vetes mbizotërueshmërisht i brendshëm dhe një lexim i vetes mbizotërueshmërisht i jashtëm. Të priresh drejt së brendshmes nënkupton të nisesh nga ngjashmëritë e perceptuara midis ndjenjës së vetvetes dhe karakteristikave të figurave domethënëse, prania e të cilave ndjehet si konstante dhe e rregullt; anasjelltas, të priresh drejt së jashtmes nënkupton që zë nisesh nga ngjashmëritë e perceptuara me figurat domethënëse, të ndjera si të paparashikueshme, për të nxjerrë aspekte të vetes.
Ekuilibër midis tendencave
Ekuilibri rezultues midis tendencës drejt së brendshmes dhe tendencës drejt së jashtmes kushtëzon modalitetet e formimit të identitetit. Tek disa njerëz është më e fortë tendenca për ta përqendruar vëmendjen mbi botën e brendshme, duke u nisur nga si të lexohet konteksti i jashtëm (për shembull, nëqoftëse ndjej frikë, atëhere ka një rrezik). Në njerëz të tjerë vëmendja orientohet kryesisht mbi mjedisin e jashtëm dhe leximi i botës së brendshme deduktohet, duke u nisur nga perceptimet e kontekstit të jashtëm (për shembull, nëqoftëse më thonë se një ushqim është i mirë, atëhere me pëlqen). Leximi i brendshëm rezulton optimal kur bota e jashtme duket mjaftueshmërisht konstante dhe e parashikueshme, ndërsa leximi i jashtëm duket më i mirë kur karakteristikat e botës rezultojnë më të sfumuara apo ambigue. Janë të dy modalitete adaptuese që fillojnë të strukturohen gjatë moshës adoleshenciale. Kërkimi një stabiliteti individual ndiqet nga të gjithë individët. Në subjektet me lexim të brendshëm stabiliteti individual është i lidhur me aftësinë për t'i transformuar gjendjet fizike në emocione korresponduese; ndjenja e brendshme e stabilitetit mund të marrë karakteristika pozitive (vlerë personale, ndjenjë dashamirësie) ose negative (zhvlerësim personal, ndjenjë keqdashësie). Në subjektet me lexim mbizotërueshmërisht të jashtëm stabiliteti individual krijohet nga marrja nga jashtë e një përkufizimi apo një legjitimimi e ndjesive personale; ndjenja e stabilitetit mund të kapet me përkufizimin e dhënë nga njerëz të tjerë, domethënës apo me parime abstrakte dhe norma sociale. Janë të gjitha mënyra për t'i vënë rregull përvojës personale, secila me pikat e forta dhe të dobta të tyre. Të qëndruarit i kapur pas perceptimeve personale, me një lexim të brendshëm, sjell një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie, por mund të sjellë edhe vështirësi në perceptimin e ndryshimeve përreth dhe në përshtatjen ndaj tyre. Të qenurit të përqendruar ndaj leximit të brendshëm sjell një aftësi të mirë në kapjen e ndryshimeve përreth vetes, duke favorizuar fleksibilitetin ndaj ndryshimeve, por mund të bëjë të humbet ndjenja e perceptimit të menjëherë dhe të shkaktohen luhatje të gjendjes shpirtërore të vështira për t'u menaxhuar. Modulimet e ndryshime të fleksibilitetit përballë ndryshimeve, ashtu si itineraret e zhvillimit të karakterizuar nga lexime kryesisht të brendshme apo të jashtme i bëjnë individët shumë të ndryshëm midis tyre dhe lejojnë që të strukturohen stile personale në ndërtimin e identitetit. Në adoleshencë, ravijëzohen stilet e ndryshme të personalitetit dhe në përballimin e detyrave të zhvillimit adoleshenti kërkon ekuilibrin e tij midis botës së brendshme dhe të jashtme, në tentativën për gjetjen e stabilitetit.
Të rritesh në rrjet
Përdorimi i internetit mund të ndërhyjë në këtë proces, duke e lehtësuar apo duke e penguar adoleshentin, i cili, në bazë të karakteristikave të tij, mund të konfrontohet dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për t'i zgjeruar interesat dhe marrëdhëniet e veta në mënyrë konstruktive ose, anasjelltas, të tërhiqet në dhomën e vet me iluzionin se ka raporte miqësie apo deri lidhje sentimentale në botën viruale, duke shmangur konfrontimin me realitetin e jashtëm. Duke lundruar në rrjet është e mundur që procesi i autonomisë afektive dhe i ndarjes nga fëmijëria lehtësohet. Pa pasur nevojë të dalësh nga shtëpia dhe pa u varur nga prindërit e tyre, adoleshentët mund të ndahen psikologjikisht, duke eksploruar dimensione misterioze të realitetit, pa kontroll nga ana e të rriturve, duke shtrënguar lidhje virtuale me bashkëmoshatarët. Nëpërmjet Social Network, adoleshentët mund të përdorin informacione dhe stimuj për të eksploruar forma të reja të ndërtimit të identitetit. Megjithatë, identiteti social adoleshencial i fituar shumë përpara kohe rrezikon që të bëhet forma e vetme e mundshme e identitetit. Ekziston rreziku, që të krijohet një varësi nga situatat e lojës të tilla, për të cilat fëmija anashkalon aktivitetet sociale dhe të formimit që do të mundësonin një futje harmonike në teksturën e marrëdhënieve ndërpersonale. Kur koha e kushtuar luajtjes me kompjuter zë pjesën më të madhe të orëve të pasdites, është e pashmangshme që gama e aktiviteteve të lidhura me rritjen personale dhe sociale është reduktuar ndjeshëm. Veç kësaj, në këto raste është më e lehtë që fëmijët të flasin me të panjohur dhe të realizojnë lidhje ndërpersonale në botën virtuale në vend, që të konfrontohen me njerëzit e afërm dhe figurat prindërore. Ndërveprimet verbale në familje tentojnë që të reduktohen në mënyrë drastike kur adoleshentët janë përdorues të fortë të internetit, domethënë pikërisht kur do të ishte e rëndësishme një afërsi më e madhe nga ana e prindërve, pasi në disa lojëra informatike fëmijët bëhen protagonistë gjestesh me dhunë ekstreme dhe, duke lundruar në rrjet, janë të ekspozuar në mënyrë të pakontrolluar ndaj llojesh të ndryshme materiali pornografik.
Adoleshentët janë shpesh mosbesues ndaj prindërve dhe të propozimeve të ardhura nga të rriturit e referimit, pasi kanë frikë se mos humbasin autonominë mezi të fituar para pak kohësh.
Të rritur bashkëpunues
Për të mbështetur aftësitë krijuese të adoleshentëve, të rriturit duhet të mbajnë distancën e duhur, pa shprehur gjykime kritike zhvlerësuese. Midis adoleshentëve dhe të rriturve mund të ekzistojë një marrëdhënie pozitive reciproke dhe mund të takohet midis brezash edhe nëpërmjet internetit: kultura e rritur, duke arritur të ruajë një marrëdhënie të mirë me të rinjtë, bëhet më e hapur ndaj ndryshimeve dhe risive; kultura rinore, nëqoftëse mbështetet nga ajo e rritur, mund të zhvillohet në drejtim krijues, duke ruajtur një lidhje më të fortë me realitetin. Prania e vëmendshme dhe bashkëpunuese e të rriturve të aftë që të mbështesin adoleshentët u lejon atyre që ta modifikojnë në mënyrë krijuese projektualitetin dhe të zhvillojnë në mënyrë harmonike identitetin personal të tyre.
Carla Antoniotti është psikologe, psikoterapeute, PhD në Shkenca Njerëzore pranë Universitetit Milano Bicocca, Docente në Shkollën e Psikoterapisë Njohëse të Komos.
Mbi terheqjen he orientimin seksual te adoleshenteve
Ndijimet seksualë janë pjesë natyrale e jetës njerëzore. Duke kaluar nga fëminia, nëpër adoleshencën dhe në fund në të rritur, njerëzit i zhvillojnë dhe i ndryshojnë ndijimet e tyre seksuale.
Gjatë viteve të adoleshencës, për arsye të ndryshimeve hormonale dhe fizike të pubërtetit, ndijimet seksuale zgjohen në një mënyrë krejt të re. Ndryshimet që ndodhin në pubertete përfshijnë si trupin ashtu edhe mëndjen e të riut. Adoleshentët habiten me ndijimet seksuale intensive që provojnë. Atyre u duhet kohë të kuptojnë kush janëaktualisht dhe kush janë duke u bërë. Në gjithë këtë proces të ndryshuari dhe të kuptuari të vetes bëjnë pjesë edhe ndjenjat, atraksioni dhe orientimi i tyre seksual
Termi orientim seksual ka të bëjë me gjininë (mashkull ose femër) ndaj të cilës një person tërhiqet seksualisht. Ka disa tipa të orientimit seksual. Konkretisht ato janë:
Heteroseksualë.
Njerëzit heteroseksualë janë ata që romantikisht dhe fizikisht tërhiqen nga njerëz të seksit të kundërt. Meshkujt heteroseksualë tërhiqen nga femrat dhe femrat heteroseksuale tërhiqen nga meshkujt. Heteroseksualët quhen edhe njerëz të "drejtë" për sa i përket orientimit seksual.
Homoseksualë.
Njerëzit homoseksualë janë ata që romantikishtdhe fizikisht tërhiqen nga njerëz me të njëjtin seks: Femrat që tërhiqen nga femra të tjera quhen lesbiane; meshkujt që tërhiqen nga meshkujt shpesh quhen gay. (termi gay disa herë përdoret për të përshkruar personat homoseksualë të të dy gjinive)
Biseksualë.
Njerëzit që janë biseksualë janë romantikisht dhe fizikisht të tërhequr nga persona të të dy sekseve.
Adoleshentët, djem dhe vajza, ndjejnëqë kanë mendime dhe tërheqie seksuale. Për disa prej tyre, këto ndijime dhe mendimemund të jenë aq shumë intensive, sa që mund të shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim tek adoleshentët. Ky konfuzion dhe shqetësim, në mënyrë të veçantë, ndodh tek ata të rinj që kanë mendime romantike dhe seksuale për dikë që ka të njëjtën gjini."C'është kështu me mua?", " A mos jam unë gay?" dhe shumë pyetje të tjera si këto i shqetësojnë ata.
Të mendosh seksualisht për njerëz të gjinisë tënde ose të gjinisë tjetër është krejt e zakonëshme. Por tek adoleshentët këto ndjenja zhvillohen kur ata po kalojnë nëpër ndijime urgjente seksuale, ndaj këto janë shqetësuese dhe konfuzionuese. Por të imagjinosh seksualisht për njerëz me gjini të njëjtë ose të kundërt, nuk do të thotë domosdoshmërisht që adoleshenti i përshtatet një tipi të caktuar të orientimit seksual.
Disa adoleshentë, gjatë viteve që ata do të eksplorojnë seksualitetitn e tyre, provojnë eksperienca të ndryshme seksuale, përfshi edhe ato me persona të të njëjtit seks. Këto eksperimente, që adoleshentët i kanë qejf t'i kryejnë, nuk duan të thonë se adoleshenti ose adoleshentja është patjetër gay ose i drejtë.
A e zgjedhin orientimin seksual njerëzit?
Shumica e mjekëve, përfshi edhe organizatën prestigjioze American Academy of Pediatrics (AAP), besojnë se orientimi seksual është një miksturë komplekse e faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe të ambjentit. Genet dhe faktorët hormonalë të lindur, mund të lozin rol lidhur me orientimin seksual, ndonse deri sot nuk është zbuluar një gen gay. Sipas mendimit të këtyre mjekëve dhe të Akademisë Amerikane të Pediatrisë në shumicën e rasteve, cilatdo që të jenë shkaqet, orientimi seksual nuk është një zgjedhje e thjeshtë që e bën personi.
Ka të tjerë që nuk janë dakort me këtë mendim. Ata besojnë se njerëzit mund ta zgjedhin personin nga i cili tërhiqen. Për ata, njerëzit që janë gay kanë zgjedhurtë tërhiqen nga njerëz me të njëjtën gjini.
Ka shumë opinione dhe stereotipi lidhur me orientimin seksual. Disa mendojnë gabim kur thonë se një djalë që ka dukje më "femërore" është një gay dhe një vajzë me dukje më "mashkullore" është lesbiane. Edhe në këtë rast, siç ndodh me shumicën e gjërave, të bësh përfundime duke u bazuar vetëm në dukjen e jashtme mund të çojë në konkluzione të gabuara.
Ka shumë mundësi që faktorët që përcaktojnë orientimin seksual të një personi të mos jënë akoma tërësisht të njohura. Por ajo që dihet me siguri është se njerëzit pamvarësisht orientimit të tyre seksual dëshërojnë të jenë të mirëkuptuar, të respektuar dhe të pranuar. Këtë ata e kërkojnë në mënyrë të veçantë nga familjet e tyre, por fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e lehtë në çdo familje.
Cdo të thotë të jesh gay për adoleshentët?
Adoleshentët që janë gay ose lesbiane, ndjejnë sikur shoqëria prêt qëgjithkush të jetë i drejtë. Kjo është arsyeja pse adoleshtët gay dhe lesbiane ndjehen ndryshe nga shokët e tyre, kur të tjerët për rreth, që janë heteroseksualë, fillojnë të bisedojnë për ndjenjat romantike, për takimet dhe për seksin.
Homoseksualët ndjejnë sikur pretendojnë për gjëra që nuk duhet t'i kërkojnë. Ata ndjejnë se duhet ta refuzojnë atë çka janë dhe duhet të fshehin një pjesë të rëndësishme të vetes së tyre.
Këto ndijime plus frika e paragjykimit prej të tjerëve, i detyron adoleshentët homoseksualë ta mbajnë sekret orientimin e tyre seksual, madje edhe prej shokëve dhe familjes që duhet të ishin mbështetës për ta.
Fëmijët dhe adoleshentët që dihen ose dyshohen se janë gay shpesh konfrontohen me njerëz që kanë stereotipi, paragjykime dhe madje deri urrejtje për homoseksualitetin.
Disa adoleshentë gay ose lesbiane, e dinë se fare pak (në mos asnjë) shokë dhe antarë të familjes i pranojnë e i mbështetin lidhur me orientimin e tyre seksual. Ambienti ynë shoqëror është akoma shumë larg asaj që quhet "homoseksualët dolën sheshit". Në shoqëri më të emancipuara shumë adoleshentë gay, lesbiane dhe biseksualë që janë hapur tek shokët dhe familja, janë pranuar prej tyre dhe prej komunitetit. Ata ndjehen mirë për tërheqjen dhe orientimin e tyre homoseksual dhe nuk ndjehen në ankth për këtë.
Por nuk është kështu kudo e për të gjithë. Ka akoma, kudo në botë, homoseksualë që ndjejnëse duhet të fshihen, se janë të flakur ose të frikësuar se mund të flaken, të diskriminuar ose që ndaj tyre ushtrohet violencëdhe janë në rrezik të madh të përballën me probleme emocionale si ankthi dhe depresioni.
Disa adoleshentë gay të pambështetur shpesh janë në rrezik për të lënë shkollën, të jetojnë në rrugë, të përdorin alkolin dhe drogat, madje në disa raste tentojnë të dëmtojnë veten.
Këto vështirësi ndodhin më jo direkt pse ata janë gay,por sepse gay-të dhe lesbianetkanë më shumë gjasa të keqkuptohen, janë shoqërisht të izoluar dhe të keq trajtuar për arsye të orientimit të tyre seksual.
Natyrisht, në shumë shoqëri të hapura kjo nuk ndodh me të gjithë adoleshentët homoseksualë. Në këto shoqëri adoleshentët gay dhe lesbiane, si të gjithë adoleshentët e tjerë, nuk kanë më vështirësi gjatë viteve të adoleshencës.
Të rinjtë kanë nevojë të bisesojnë
Pamvarësisht orientimit seksual që ka një adoleshent, ai e ka të vështirë të mësohet me seksualitetin dhe marrëdhëniet e tij seksuale.Ata ndjejnë nevojën të bisedojnë me dikë për këto ndjenja konfuze që vinë bashkë me rritjen e tyre. Ata mund të bisedojnë me prindin, një antar tjetër të familjes, një shok të ngushtë, ose psikologun e shkollës. Por adoleshenti nuk e ka të lehtë të hapet në bisedë për këto probleme, veçanërisht e kanë të vështirë homoseksualët. Ja pse ata shpesh i besojnë dikujt që e ndjejnë të afërt edhe pse nuk janë të sigurtë për mënyrën se si ky person do të reagojë. Nga këto biseda ata diçka do të përfitojnë.
Në shumë vënde ka grupe të organizuara të rinjsh që merren me të tilla çështje dhe ofrojnë mundësi që të rinjtë të bisedojnë me njerëz që i kuptojnë. Psikologët, psikiatrat, mjekët e familjes dhe këshillues të mësuar për këtë punë, i ndihmojnë adoleshentët. Atabashkëpunojnë në mënyrë konfidenciale dhe private me adoleshentët që provojnë ndjenja të vështira gjatë zhvillimit të seksualitetit të tyre. Këta ekspertë i ndihmojnë adoleshentët të gjejnë mënyrën si të sillen ndaj presionit të shokëve dhe për çdo shqetësimi tjetër që mund të ndeshin. Ata ndihmojnë edhe prindërit e këtyre të rinjve, që të kapërcejnë çdo ndjenjë të komplikuar që mund të kenë, kur të mësojnë për seksualitetin e fëmijve të tyre.
Të gjithë adoleshentët qofshin ata gay, të drejtë, biseksualë ose jo të sigurtë për seksualitetin e tyre, kanë pyetje lidhur me arritjen e maturitetit fizik dhe për shëndetin e tyre seksual. (p.sh. si të evitojnë sëmundjet infektive seksuale). Këto janë çështje të vështira për këdo, por veçanërisht për adoleshentët gay dhe lesbiane. Atyre u duhet të gjejnë patjetër një person të ditur që të mund t'i besojnë.
Sot për sot, në kushtet tona vetëm prindërit janë ata që duhet t'indihmojnë adoleshentët e tyre. Që ta bëjnë këtë detyrë të rëndësishme, prindërit duhet të mësojnë e të bëhen më të ditur për problemet e seksualitetit dhe të mësojnë të ndjehen më konfortë kur bisedojnë për këto probleme me fëmijët. Prindërit duhet t'i ndihmojnë adoleshentët e tyrepër t'i çuar tek doktori ose ndonjë punonjës tjetër i shëndetësisë që do t'u japë këshilla shëndetësore të përgjegjëshme për homoseksualitetin.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...